Abstract. Përmbledhje

Similar documents
Speci Shqipëri

STUDIMI I DISA KULTIVARËVE TË GRURIT NË ZONA TË NDRYSHME TË SHQIPËRISË

BULETINI MUJOR KLIMATIK

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

FAO Project GCP/ALB/005/ITA Production Support in Albania. Kultivimi i Hurmës. Pergatiti: Dr. Fatmir VOCI Consulent ne projektin FAO

VNMS Shqipëri Aneksi 11.4 Kriteret e Ndjeshmërisë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

Prof. As. Dr. Belul Gixhari Dr. Mehmet Ramadani. Ag robiod iversiteti. ne Fushe Arrez. (Monografi) Realizuar na kuoder ta projektit

Morphological characteristics of olive varieties

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Kultivimi i Kumbullës

this project is funded by the european Union


Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

AKTET ISSN PEÇI DH 1, MULLAJ A 1 ; DERVISHI A 2. AKTET V, 1: , 2012

VNMS Shqipëri Aneksi Fletët e të Dhënave nga Terreni mbi

SEE PhytoChemNet Workshop, Albanian Network for PGR, An overview of the flora and genetic resources of medicinal and aromatic plants in Albania

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Lloje bimore të rralla dhe të kërcënuara nga Lugina e Gjergjevicës (Korçë)

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Bjeshkët e Nemuna perla natyrore e Kosovës

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

NON TIMBER FOREST PRODUCTS IN KOSOVO

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Studimi i VNM. Inxhiniere Mjedisi: Denisa Kola. Ekspert Mjedisi: Elgerti Bixha. Administrator: Elon Ciko

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

The UK Linguistics Olympiad 2018

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Kisha e Lindjes së Hyjlindjes tek pazari i Vjetër, Përmet * Numri i shtëpive (haneve) ose I popullsisë 1431/32 42 hane (2-3 shtëpi për çdo hane)

Plani i Veprimit për Biodiversitet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitet

A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.2

PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

RAPORTI MBI STUDIMIN E DRUNJËVE DHE MENAXHMIN E GJELBËRT

BANKA BOTËRORE SHQIPËRIA: TENDENCAT E VARFËRISË DHE PABARAZISË,

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

KREU I: PASURITË UJORE SHQIPTARE

Integrated Ecosystem Management of Prespa Lakes Basin in Albania - News

Tel: +377 (0)

Protect nature Invest for the future. Gashi.

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6.

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat,

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Biodiversity effect in ecotourism

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Planifikimi i projektit/programit

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Shëndeti i ndjeshëm i fëmijëve përballë mjedisit të ndotur

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

Zhvillimet politike në Kosovë

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Raporti i Performancës së Komunave

S T U D I M PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

LOJËRA DHE USHTRIME PËR TRAJNERË

AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

Artikuj të botuar në buletinin ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një dekade

RRJETI I TË DHËNAVE TË KONTABILITETIT NË FERMË - FADN

ANALIZA E INTENSITETIT TË FUSHAVE ELEKTROMAGNETIKE NË QYTETIN E GJIROKASTRËS

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

VLERëSIMI I obezitetit në MoShën fëminore VLERëSIMI InStItutI I ShëndEtIt publik I obezitetit tiranë, Maj 2013 në MoShën fëminore 1

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

DISERTACION. Për marrjen e gradës shkencore: Doktor

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

RIMËKËMBJE E BRISHTË

RAPORT GJENDJA E AJRIT 2017

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

Transcription:

Zambaku (Lilium spp) - një bimë e rëndësishme e florës së egër dhe të kultivuar në rrethin e Tiranës Lily (Lilium spp) an important plant of wild and cultivated flora in Tirana district Elisabeta Susaj 1, Lush Susaj 2, Florina Pazari 3 1 Agricultural Technology Transfer Center of Fushë Kruja, 2 Agricultural University of Tirana, 3 University of Durrësi, ALBANIA Abstract Lily (Lilium spp) is one of the most important plants of the Liliaceous Family which is growing in Tirana and the areas around it. This plant grows spontaneously or as cultivated plant into parks and small gardens and welts of the houses, hotels and locals, affecting to the increase of flora and fauna diversity, providing a sustainable biological equilibrium. Agro-pedological soil properties in Tirana region are very suitable for the natural grow and cultivation of the lily. Various flower colors and shapes, green and dense leaves, and high flower stems of this plant, create a beautiful view and a comfortable environment. The study was carried out at the period September 2009- September 2010. At the Dajti s Mountain and the other areas around Tirana there were identified three wild lily species such are Martagon lily (Lilium martagon L), white lily (Lilium candidum L), Albanian and tigers lily (Lilium tigrinum Ker-Gawl.). The wild lily species are accompanied with annual and perennial herbaceous plants such are strawberry (Fragaria vesca L), carnation (Dianthus spp), trefoil (Trifolium spp), aegilopsis (Aegilopsus spp), daisy flower (Bellis perennis), primula (Primula ssp), roses (Rosa canina L), pelargonium (Pelargonium spp), sage (Salvia officinalis L), blackberry (Rubus spp), etj. The cultivated lily is widespread in small gardens and welts of Tirana. There were identified three lily cultivars such are Las Vegas (Asiatic hybrid), White Fox (Longiflorum hybrid), Apollo (or Blizzard) (Asiatic hybrid pot) and Cassandra (Oriental hybrid). Cultivated lilies in small gardens and welts were accompanied with other bulbous plants such as dahlia (Dahlia ssp), hyacinth (Hyacinthus ssp), narcissus (Narcissus ssp), tulips (Tulipa ssp), gladiolus (Gladiola ssp), iris (Iris ssp), etc, and different shrubs which provide plants shadow. Key words: biodiversity, Dajti s Mountain, flora and fauna, lily, wild species. Përmbledhje Zambaku (Lilium spp) është një nga bimët më të përhapura të familjes Liliaceae në qytetin e Tiranës dhe përreth tij. Kjo bimë rritet në mënyrë spontane dhe si bimë e kultivuar në parqe lulishtet e bordurat e banesave, hoteleve dhe lokaleve, duke ndikuar në shtimin e biodiversitetit të florës dhe faunës duke siguruar një ekuilibër biologjik të qëndrueshëm. Cilësitë agro-pedologjike të tokës në zonën e Tiranës janë shumë të përshtatshme për rritjen natyrore dhe kultivimin e zambakut. Lulet e bukura, me forma e ngjyra të ndryshme, gjethet e gjelbra e të dendura dhe kërcejtë e gjatë lulorë të kësaj bime krijojnë një pamje të bukur dhe mjedis çlodhës. Studimi është kryer në periudhën shtator 2009-shtator 2010. Në Malin e Dajtit dhe në zonat përreth qytetit të Tiranës janë identifikuar tri specie të egra, si zambaku martagon (Lilium martagon L), zambaku i

bardhë (Lilium candidum L) dhe zambaku tigrin (Lilium tigrinum Ker-Gawl.). Zambaku i egër bashkëshoqërohet nga me bimë barishtore njëvjeëare dhe shumëvjeçare si luleshtrydhja (Fragaria vesca L), karafili (Dianthus spp), tërfili (Trifolium spp), aegilopsi (Aegilopsus spp), luledelja (Bellis perennis), aguliçja (Primula ssp), trëndafili i egër (Rosa canina L), pelargoniumi (Pelargonium spp), sherbela (Salvia officinalis L), manaferra (Rubus spp), etj. Zambaku i kultivuar është shumë i përdorur në lulishte dhe bordura në qytetin e Tiranës. Janë identifikuar katër kultivarë të përhapur në lulishte si Las Vegas (hibrid aziatik), White Fox (hibrid me lule të gjatë), Apollo (Blizzard) (hibrid aziatik për vazo) dhe Cassandra (hibrid oriental). Zambaku i kultivuar në lulishte e bordura bashkëshoqërohet me bimë të tjera bulbore, si dahlia (Dahlia spp), zymbyli (Hyacinthus spp), narçisi (Narcissus spp), tulipani (Tulipa spp), gladiola (Gladiola spp), shpatorja (Iris spp), etj dhe me bimë shkurrore që sigurojnë hijezimin e bimëve. Fjalë kyçe: biodiversitet, Mali i Dajtit, flora dhe fauna, specie e egër, zambak. Hyrje Bimët bulbore zbukuruese më të përdorura bëjnë pjesë në familjet Liliaceae, Amaryllidaceae dhe Iridaceae. Zambaku (Lilium spp) është bima më e rëndësishme e familjes Liliaceae e përhapur në gjithë hemisferën veriore si në Evropë, Amerikë dhe Azi (Alan, T., 2003). Aktualisht njihen 90-110 lloje zambakësh. Vlera dekorative e zambakut qëndron në lulet e bukura, me formë e madhësi të ndryshme, me dhe pa aromë, që çelin herët në pranverë, periudhë kur ka pak bimë me lule në ambjentet e hapura, deri vonë në vjeshtë, në varësi të kultivarit (Dinga, L., 1985; Vuksani, Gj., 2004). Karakteristikë e këtyre bimëve është shndërrimi i organeve vegjetative si kërcelli, baza e gjetheve ose gjethet në qepë (bulb) ose zhardhoko-qepësi rezultat i përshtatjes së tyre me kushtet e mjedisit. Zambaku është bimë me cikël vegjetativ të shkurtër që pjesën më të madhe të vitit (kur kushtet janë të papërshtatshme) e kalojnë në gjendje qepe (bulbi) (Dinga, L., 1985; Vuksani, Gj., 2004; Susaj, L., 2006). Në natyrë, zambaku rritet afër shkurreve ose bimëve të tjera që hijezojnë rrënjët e tij dhe i mbajnë bulbat freskët dhe me lagështirë. Zambaku konsiderohet si bima më domethënëse për kristianët dhe është një lule e veçantë, simbol i dlirësisë, pastërtisë e virtytit, shenjtërisë dhe pjellorisë, fisnikërisë dhe bujarisë. Deri në shek. XVI Madonna Lily ishte i vetmi kultivar i njohur dhe i kultivuar. Zambaku ka qenë shumë popullor gjatë civilizimit çifut dhe përmendet në Dhjatën e Vjetër dhe atë të Re. Sipas kinezëve, zambaku është emblemë e verës dhe e pasurisë. Zambaku i bardhë simbolizon pafajësi, pastërti dhe ëmbëlsi. Zambaku i verdhë shpreh mirënjohje dhe gëzim (http://www.birthflowersguide.com/may-birth-flower.html). Zambaku në Shqipëri është bimë native, pjesë e florës së pasur shqiptare dhe biodiversitetit natyror, pasuri kombëtare. Cilësitë agrokimike dhe pedologjike të tokës në vendin tonë janë shumë të përshtatshme për rritjen natyrore dhe për kultivimin e zambakut. Në zonën jugore të vendit tonë, në vende shkëmbore e pyje, rritet zambaku kalcedon (Lilium chalcedonium L) me 1-7 lule me ngjyrë portokalli në të kuqe (Marku, H., 2007: MMPAU -Libri i Kuq i Florës Shqiptare, f 138), zambaku martagon (Lilium martagon L) që rritet në livadhe e pyje të rralla të zonave klimatike të dushkut dhe ahut (Demiri, M., 1981), në Alpet e Tropojës si në Peraj, Curraj i Epërm, Mulaj, Dragobi, etj, në lartësi 900-1600 m mbi nivelin e detit (Mulaj, Z., 2008), zambaku shqiptar (Lilium

carniolicum Bernh ssp albanicum), një bimë endemike-thesar i biodiversitetit shqiptar (Abeshi, P., etj, 2006; Demiri, M., 1981), zambaku i bardhë (Lilium candidum L) (Demiri, M., 1981; Jani, V., 2005), zambaku tigrin (Lilium tigrinum Ker-Gawl.) (Demiri, M., 1981; Dinga, L., 1985). Zambakët e vërtetë bëjnë pjesë në gjininë Lilium (Fig. 1/a, b). Disa bimë që kanë si pjesë të emrit të tyre Lily nuk janë zambakë të vërtetë, psh Daylily (zambaku i ditës) bën pjesë në gjininë Hemerokallis, psh Hemerokallis fulva (Fig. 1/c), Lily of the valley (zambaku i luginave) (Convallaria majalis L) (lotzonja, parlota, lule Shëngjergji) me lule si vile të bardha me aromë të këndshme (Fig. 1/d) e cila rritet në zona me shkurre e pyje, në Alpet e Shqipërisë që mund të kultivohet si bimë zbukuruese (Marku, H., 2007 f 20; Mulaj, Z., 2008; Demiri, M., 1981). a) b) c) d) Figura 1. a,b) Lilium longiflorum cv Easter Lily, c) Hemerokallis fulva L, d) Convallaria majalis L Për shtimin e zambakut përdoren bulbat të cilët kanë formë lehtësisht të zgjatur (Conover, Ch., 1988), qepëzat ajrore (L. Longiflorum), luspat dhe fara (kjo e fundit për qëllime seleksionimi). Bulbi që përbëhet nga sythi qendror nga ku zhvillohet kërcelli që përfundon me lule, luspat e brendshme nga zhvillohen gjethet dhe luspat e jashtme që përmbajnë lëndën ushqyese rezervë. Në sqetullat e luspave të jashtme formohen 3-4 sytha të vegjël të quajtur ndryshe pika të rritjes të cilat shndërrohen në 3-4 bulbëza. Bulbi i zambakut quhet tjegullor, me luspat të vendosura njëra mbi tjetrën, njëlloj si tjegullat. Bulbat e rinj që formohen mbijnë nëse arrijnë madhësinë e duhur ose vazhdojnë rritjen edhe për 2-3 vjet të tjera që të mund të japin bimë me gjethe e lule. Përmasat e bulbit (diametri) dhe sasia e lëndës ushqyese që përmban, përcaktojnë cilësinë e bimës dhe lules (Vuksani, Gj., 2004). Zambaku formon gjethe të zgjatura, që veshin gjithë kërcellin lulembajtës (në ndryshim nga gjinitë e afërta si Amalyllis, Agapanthus, etj), dhe lule me ngjyrë, formë dhe madhësi të ndryshme. Lulet e zambakut janë në formë gypore, si hinkë, si kupë, si këmbanë, me ose pa aromë. Lulet marrin pozicion të ndryshëm në lulesë. Ato mund të jenë të kthyera poshtë, lule të kthyera anash ose të kthyera lart (Dinga, L., 1985). Lulet kanë ngjyrë të kuqe, të verdhë, të bardhë, etj, dhe lulëzojnë duar-duar për një kohë relativisht të gjatë, 1-2 muaj. Zambaku është shumë e mirë si lule e prerë për buqeta dhe çdo lule e çelur mund të qëndrojë deri në 8 ditë. Zambaku mund të mbillet në vazo, me të cilat zbukurohen ambjentet e jashtme gjysëm të hijezuara të banesës, në bordura përpara verandave, poshtë dritareve, rreth tendave në lulishte e parqe, etj. Në ambjentet e hapura, në lulishte dhe parqe, mbillen duke i ekspozuar në grupe prej 5-10 bimësh duke u shoqëruar me bimë të

tjera si Petunia, Zinnia, etj që sigurojnë hijezimin e nevojshëm për qepën dhe zgjatin periudhën e lulëzimit (Dinga, L., 1985; Dinga, L., 1988; Susaj, L., & Gj. Jaku, 2009). Zambakët, sipas origjinës, ndahen në 9 grupe, si hibridet aziatike (Asiatic hybrids), hibridet orientale (Oriental hybrids), hibridet martagon (Martagon hybrids), hibridet kandidum (Candidum hybrids), hibridet amerikanë (American hybrids), hibridet me lule të gjatë (Longiflorum hybrids), hibridet gyporë-trumpetë (Trumpet hybrids), hibridet e tjera që nuk futen në grupet e mësipërme dhe speciet e egra (wild species) (Gleason, H. A. & Cronquist, A., 1991; Dinga, L., 1985; Comber, H., 1949). Hibridet aziatike rrjedhin nga Lilium tigrinum L një specie që e ka origjinën në Azi. Ata lulëzojnë herët në pranverë, për një periudhë më të gjatë se një muaj. Kultivarët ndryshojnë mes tyre nga vendosja e lules në lulesë. Lulesa shkon nga 12-18 cm e gjatë. Lulet mund të shohin lart, anash ose poshtë, dhe mund të jenë me nuancë të kuqe, portokalli, të verdhë, rozë, lejla dhe të bardhë. Bimët kanë rritje kompakte dhe një gjatësi 60-150 cm. Janë shumë të përshtatshëm për t u rritur në serrë për lule të prera dhe janë shum të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve. Hibridet orientale rrjedhin nga Lilium aureatum L dhe Lilium speciosum Thunb. Formojnë kërcej lulorë 60-200 cm. Sipas formës së lules, ndahen në katër grupe: me lule në formë gypore, me lule në formë gote, me lule të hapur e të gjerë, me lule me petla të kthyera poshtë. Lulëzojnë në verë vonë dhe japin lule me ngjyrë të bardhë, rozë, të kuqe të ndezur, me dy ngjyra, etj. Hibridet martagon rrjedhin nga Lilium martagon L (zambaku martagon, zambaku si çallmë turke) dhe Lilium hansonii Leichtl. Formojnë kërcell lulor 90-150 cm me gjethe të vendosura në qerthuj dhe lulesë 6-12 cm. Lulëzojnë në periudhën qershor-korrik. Lulet në formë çallme kanë ngjyrë jargavani-rozë, purpur, të bardhë, të verdhë ose protokalli. Hibridet kandidum rrjedhin nga Lilium candidum L (Madonna Lily ose White Lily) dhe Lilium chalcedonicum L. Kërcelli arrin deri 120 cm me një lulesë me mbi 20 lule me ngjyër të bardhë, shumë aromatike. Lulëzon në qershor. Hibridet amerikanë rrjedhin nga zambakët nativë të Amerikës së Veriut si Lilium columbianum L, Lilium canadense L, etj. Formojnë kërcej lulorë 120-200 cm me një lulesë 12-20 cm. Lulëzojnë në periudhën maj-qershor. Hibridet me lule të gjatë rrjedhin nga Lilium longiflorum Thunb (Easter Lily) dhe Lilium formosanum L nga Kina perëndimore. Këta hibride prodhojnë lule shumë aromatike, me ngjyrë të bardhë me grykë të verdhë, në formë hinke. Në fushë të hapur lulëzojnë në gjysmën e parë të korrikut, ndërsa në serrë për Pashkë (mars-prill). Hibridet gyporë-trumpetë rrjedhin nga speciet aziatike si Lilium regale Willson, Lilium sargentiae Willson, etj. Formojnë kërcej lulorë 120-180 cm, lulesë 15-25 cm dhe lulëzojnë në verë. Speciet e egra gjenden në natyrë (janë native) në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi. Speciet më të përhapura janë Lilium aureatum L, që formon deri 35 lule të mëdha për lulesë, në formë ylli, shumë aromatike që lulëzon në gusht-shtator; Lilium tigrinum L ose L. lancifolium (Tiger Lily), me lule të kuqe ose portokalli me pikla; etj. Vitet e fundit, në vendin tonë kanë hyrë shumë kultivarë zambaku, por mungojnë studimet e mirëfillta për saktësimin e emërtimit shkencor dhe vlerave të tyre ornamentale (Susaj, L., 2006) prandaj ky studim kishte si qëllim evidentimin dhe identifikimin e kultivarëve që rriten në qytetin e Tiranës. Ngjyra e lules, gjatësia e bimës, shpejtësia e

rritjes, numri i luleve, madhësia e luleve, qëndrueshmëria e kërcellit lulor, etj, janë tiparet që i japin bimës vlerat zbukuruese. Materiali dhe metoda Studimi është realizuar në periudhën shtator 2009-shtator 2010 në qytetin e Tiranës, në Malin e Dajtit dhe në zonën përreth qytetit. Studimi është fokusuar në identifikimin e varieteteve të zambakut (Lilium spp) që rriten në gjendje të egër si bimësi spontane e livadheve dhe të kultivuar në qytetin e Tiranës dhe në zonat përreth tij, që përdoren për zbukurimin e ambjenteve të ndryshme, dhe emërtimin shkencor të tyre duke u bazuar në treguesit ornamentalë të shfaqur. Vrojtimi, matjet, vlerësimi, karakterizimi, identifikimi dhe emërtimi shkencor i formave të ndryshme të zambakut është bërë në mjedise të ndryshme ku kjo bimë është e pranishme. Në periudhën 10-20 prill u krye një ekspeditë deskriptive për të përcaktuar vendndodhjen me qëllim matjet dhe vlerësimet e mëtejshme për tiparet e bimës dhe lules. Janë regjistruar vendndodhja, mënyra e kultivimit, si vazo, bordura apo fushë e hapur, etj dhe bimët e tjera bashkëshoqëruese, natyrale ose zbukuruese. Matjet e tipareve dekorative dhe ornamentale të lules dhe të bimës, përshkrimi, karakterizimi dhe emërtimi i varieteteve të zambakut u krye në kohën e lulëzimit, në periudhën maj-shtator, sipas varieteteve (Susaj, L. & Gj. Jaku, 2008). Karakterizimi dhe identifikimi i kultivarëve është bazuar në vlerat mesatare të matura të tipareve fenotipike dekorative e zbukuruese, në vlerësimin me sy dhe në krahasimin e fotografive dhe vlerave mesatare me të dhënat e literaturës, si Deskriptori Ndërkombëtar i Bimëve Bulbore ( Manual for the selection of bulbflower cultivars nga Internacional Flower Bulb Centre, Holland, 2005; Dendrologjia (Marku, V., 1999); Flora Ekskursioniste e Shqipërisë (Demiri, M., 1981). Janë vrojtuar, matur, krahasuar dhe vlerësuar tipare të tilla, si: - Rritja vegjetative e bimës (cm). Matet gjatësia e bimës çdo 10 ditë që nga fillimi i vegjetacionit (mbirja) deri në kohën e lulëzimit. - Gjatësia e bimës (cm). Matet në kohën e lulëzimit nga sipërfaqja e tokës në majën e lulesës. - Periudha e rritjes (javë). Llogaritet periudha nga koha e mbirjes deri në lulëzim. - Trashësia e kërcellit lulor (cm). Matet në fazën e lulëzimit, 5-6 cm mbi sipërfaqen e tokës. - Fortësia (qëndrueshmëria) e kërcellit lulor. Vlerësimi kryhet në kohën e lulëzimit sipas grupeve: shumë e dobët, e dobët, relativisht e mirë, e mirë, shumë e mirë. - Madhësia e sythave lulorë (e lidhur me madhësinë e lules). Bëhet matja e sythave nga maja në bazën e tyre, pak para hapjes së tyre. - Ngjyra e luleve. Vlerësohet në fazën e lulëzimit dhe bëhet krahasimi me deskriptorin për të përcaktuar varietetin. - Qëndrueshmëria ose ndjeshmëria e petlave të lules ndaj djegies. Vlerësimi: qëndrueshmëri shumë e dobët ose ndjeshmëri shumë e lartë (petlat digjen shumë), qëndrueshmëri e dobët, qëndrueshmëri mesatare, qëndrueshmëri e lartë, qëndrueshmëri shumë e lartë (petlat nuk digjen nga drita direkte e diellit). - Ruajtja e cilësisë së luleve. Vlerësimi bëhet sipas shkallës së ruajtjes së freskisë (turgorit) së luleve: shumë e dobët (kur petlat zbuten shpejt), e dobët, mesatare, e mirë, shumë e mirë - kur petlat e ruajnë gjatë formën dhe freskinë për një kohë të gjatë.

Rezultatet dhe diskutimi i tyre Zambaku është një bimë shumë e përhapur në qytetin e Tiranës, në zonat përreth dhe në Malin e Dajtit, si bimë zbukuruese dhe si bimë e egër. Si bimë zbukuruese përdoret kudo si lule në vazo në ballkone e dritare, në bordura e lulishte të vogla në shtëpi, vila dhe në ambjentet e jashtme të lokaleve, si lule e veçantë ose e bashkëshoqëruar me bimë të tjera të familjes Liliaceae. Në zonat përreth qytetit të Tiranës dhe në Malin e Dajtit zambaku i egër është shumë i përhapur. Speciet e egra të përhapura janë zambaku martagon ose tridhëbota (Lilium martagon L), zambaku i bardhë (Lilium candidum L) dhe zambaku tigrin (Lilium tigrinum Ker-Gawl.). Të dhënat përputhen me autorë të tillë si Demiri, M., 1981; Jani, V., 2005; Abeshi, P., etj, 2006; Marku, H., 2007; etj. Zambaku martagon (Lilium martagon L) u gjet në Malin e Dajtit, në lartësi 1400 m mbi nivelin e detit. Bimë barishtore shumëvjeçare. Gjethet e mesit të vendosura në qerthuj. Lulesa në formë vile me ngjyrë trëndafili-të kuqe, zakonisht me pika ngjyrë të purpurt, pjesët e rrethlules të përkulura nga jashtë, gjatësia e kërcellit lulor 40-80 cm, lulëzon në periudhën qershor-korrik (Demiri, M., 1981). Zambaku i bardhë (Lilium candidum L). Bimë barishtore shumëvjeçare. Gjethet të këmbyera. Lulet të bardha të mëdha me aromë të këndshme të vendosura në lulesë në formë vile. Gjatësia e kërcellit lulor 100-120 cm, lulëzon në periudhën maj-qershor (Demiri, M., 1981; Jani, V., 2005). Zambaku tigrin (Lilium tigrinum Ker-Gawl.). U gjet rrugës për Linëz. Bimë barishtore shumëvjeçare. Lulet portokalli-të kuqe me njolla të errëta. Kërcelli është i mbuluar me qime të bardha si fije merimange. Në sqetullën e gjethes zhvillohen qepukja të vogla të zeza. Gjatësia e kërcellit lulor 100-150 cm, lulëzon në periudhën qershor-korrik (Demiri, M., 1981) (Figura 2). a) b) c) Figura 2. Speciet e egra të zambakut në Malin e Dajtit: a) zambaku martagon, b) zambaku i bardhë, c) zambaku tigrin Zambaku i egër në Malin e Dajtit dhe zonat përreth qytetit të Tiranës bashkëshoqërohet me bimë barishtore njëvjeçare dhe shumëvjeçare si luleshtrydhja (Fragaria vesca L), karafili (Dianthus spp), tërfili (Trifolium spp), aegilopsi (Aegilopsus spp), luledelja (Bellis perennis), aguliçja (Primula ssp), trëndafili i egër (Rosa canina L), pelargoniumi

(Pelargonium spp), sherbela (Salvia officinalis L), manaferra (Rubus spp), etj (Marku, V., 1999; etj). Zambaku i kultivuar është shumë i përdorur në lulishte dhe bordura në qytetin e Tiranës. Kultivarët më të përhapur janë me lule të bardhë dhe më rrallë me lule të verdhë. Në lulishtet e qytetit të Tiranës janë Las Vegas (hibrid aziatik), White Fox (hibrid me lule të gjatë), Apollo (Blizzard) (hibrid aziatik për vazo) dhe Cassandra (hibrid oriental). Kultivarët White Fox dhe Apollo janë gjetur tek Hotel Rogner, Sheraton, Continental dhe në disa vila rreth qytetit të Tiranës, Cassandra (hibrid oriental) është gjetur tek Hotel Continental në Vorë, ndërkohë që kultivari Las Vegas është gjetur në mjediset e një lokali në kompleksin VizionPlus (Figura 3). a) b) c) Figura 3. Kultivarët e zambakut në Tiranë: a) White Fox, b) Apollo, c) Las Vegas Zambaku i kultivuar në lulishte e bordura bashkëshoqërohet me bimë të tjera bulbore, si dahlia (Dahlia spp), zymbyli (Hyacinthus spp), narçisi (Narcissus spp), tulipani (Tulipa spp), gladiola (Gladiola spp), shpatorja (Iris spp), etj dhe me bimë të tjera shkurrore që sigurojnë hijezimin e bimëve. Karakteristikat kryesore të kultivarëve të identifikuar të zambakut në qytetin e Tiranës janë dhënë të përmbledhura në tabelën 1. Tabela 1. Karakteristikat kryesore të kultivarëve të identifikuar të zambakut në qytetin e Tiranës Përshkrimi Kultivari 1 Kultivari 2 Kultivari 3 Kultivari 4 Koha e lulëzimit Maj-korrik Maj-korrik Prill-korrik Prill-korrik Forma e lules Këmbanë E hapur E hapur E hapur Ngjyra e lules E bardhë E verdhë-limoni E bardhë-krem E bardhë Periudha e rritjes (javë) 18 13 14 17 Fortësia e kërcellit lulor Shumë e mirë Shumë e mirë E mirë Shumë e mirë Trashësia e kërcellit lulor (cm) 1.2-1.4 cm 1.1-1.2 cm 0.7-0.8 cm 1-1.1 cm Madhësia e sythave lulorë E madhe (8.2 cm) E madhe (7.8 Mesatare (6.8 cm) E madhe (11.8 (lules) cm) cm) Gjatësia e bimës (cm) 125-130 108-115 cm 75-80 cm 140-150 cm Numri luleve për kërcell 7-8 7-9 10-12 8-10 lulor Qëndrueshmëria e petlave E mirë E mirë Mesatare E ul Cilësia e lules E mirë Shumë e mirë E mirë Shumë e mirë

Qëndrueshmëria pas E mirë E mirë Mesatare E mirë çeljes së lules Grupi Longiflorum Asiatic hybrid Asiatic hybrid pot Oriental hybrid Emërtimi White Fox Las Vegas Apollo (Blizzard) Cassandra Përfundime Zambaku është një bimë shumë e rëndësishme e biodiversitetit në qytetin e Tiranës dhe në zonat përrreth tij, qoftë si bimë e egër ashtu dhe e kultivuar. Zambaku i egër është i përhapur në Malin e Dajtit. Speciet e egra të përhapura janë zambaku martagon (Lilium martagon L), zambaku i bardhë (Lilium candidum L) dhe zambaku tigrin (Lilium tigrinum Ker-Gawl.). Zambaku i egër në Malin e Dajtit dhe zonat përreth qytetit të Tiranës bashkëshoqërohet me bimë barishtore njëvjeëare dhe shumëvjeçare si luleshtrydhja (Fragaria vesca L), karafili (Dianthus spp), tërfili (Trifolium spp), aegilopsi (Aegilopsus spp), luledelja (Bellis perennis), aguliçja (Primula ssp), trëndafili i egër (Rosa canina L), pelargoniumi (Pelargonium spp), sherbela (Salvia officinalis L), manaferra (Rubus spp), etj. Zambaku i kultivuar është shumë i përdorur në lulishte dhe bordura në qytetin e Tiranës. Por, ndonëse në pamje të parë duket sikur ka shumë kultivarë, realisht numri i tyre është i kufizuar. Kultivarët më të përhapur në lulishte janë Las Vegas (hibrid aziatik), White Fox (hibrid me lule të gjatë), Apollo (Blizzard) (hibrid aziatik për vazo) dhe Cassandra (hibrid oriental). Si bimë zbukuruese e kultivuar, zambaku bashkëshoqërohet me bimë të tjera bulbore si dahlia (Dahlia spp), zymbyli (Hyacinthus spp), narçisi (Narcissus spp), tulipani (Tulipa spp), gladiola (Gladiola spp), shpatorja (Iris spp), etj dhe bimë shkurrore që siguijnë hijezimin e qepëve të zambakut. Referencat 1. Abeshi, P., Z. Dedej, N. Dragoti. (2006). Thesaret e boidiversitetit Biodiversity treasure. Botim i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave: 50-55. 2. Alan, T. (2003). Flowers : 57-83. 3. Comber, H. (1949). "A new classification of the genus Lilium". Lily Yearbook, Royal Hortic. Soc., London. 15:86 105. 4. Demiri, M. (1981). Flora ekskursioniste e Shqipërisë: 95-102. 5. Dinga, L. (1985). Luletaria:147-150, 171-177. 6. Gleason, H. A. & A. Cronquist. (1991). Manual of Vascular Plants of Northeastern United States and Adjacent Canada, New York Botanical Garden, Bronx, New York: 839-840. 7. http://www.birthflowersguide.com/may-birth-flower.html 8. International Flower Bulb Centre, Holland. (2005). Manual for selection of bulb flower cultivars Mediterranean edition (second edition): 37-119. 9. Jani, V. (2005). Lule e bimë zbukuruese për shtëpi, kopshte e vila: 69. 10. Marku, H. (2007). Libri i kuq i florës shqiptare. Botim i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave: 20, 138. 11. Marku, V. (1999). Dendrologjia : 32-48. 12. Mulaj, Z. (2008). 880 bimë mjeksore në Alpet e Shqipërisë : 44-46. 13. Susaj, L. (2006). Cikël leksionesh të lulëtarisë: 36-45. 14. Marku, V. (1999). Dendrologjia, tekst mësimor: 28-42. 15. Vuksani, Gj. (2004). Luletaria kultivimi i luleve (botim i dytë): 15-16, 325-326, 329-332.