PËR PAJISJET NËN PRESION

Similar documents
PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

Faksi:

Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

Për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale. Ligji për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale

PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK

PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIR ATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS PËR FARËRAT NË KOSOVË

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr.24/2011 MPB PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE ME TARGA KS

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

DORACAK MBI PËRPUNIMIN E JASHTËM

PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

PËR MBROJTJEN E NATYRËS

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PЁR SIGURINË NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

PËR TELEKOMUNIKACIONIN

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

NJOFTIM PËR KONTRATË

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR KINEMATOGRAFINË

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

INTEGRIMI I PROKURIMIT NË LIGJIN E BE-SË DHE MBROJTJE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

Promovimi i të drejtave të Privatësisë në Kosovë

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 03 MAJ 2013, PRISHTINË. Ligji Nr. 04/L-155 PËR SISTEMIN E PAGESAVE

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Kostoja e ciklit të jetës

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2005/11 PËR KËRKESAT METROLOGJIKE PËR NJEHSORËT STATIKË TË ENERGJISË ELEKTRIKE PUNUESE TË KLASËS SË SAKTËSISË 1 DHE 2

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

LIGJ PËR SHOQËRITË TREGTARE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

VENDIM Nr.443, datë

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

RREGULLAT EVROPIANE TË BURGJEVE

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveri-Vlada-Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

I LIGJIT PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

Ngacmimi seksual në Kosovë

Transcription:

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Ligji Nr. 02/L-103 PËR PAJISJET NËN PRESION Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1 (ç) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001), Me qëllim të mbrojtjes dhe të sigurisë së jetës së njerëzve, pajisjeve e ambientit nga rrjedhjet dhe shpërthimet e pajisjeve nën presion, Miraton: LIGJI PËR PAJISJET NËN PRESION KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Lënda e rregullimit dhe fusha e zbatimit 1.1. Me këtë ligj rregullohet mbrojtja dhe siguria e jetës, shëndetit, vlerave materiale dhe mjedisit nga rreziqet e shfryrjeve dhe të shpërthimeve të shkaktuara nga: enët e thjeshta nën presion, pajisjet nën presion dhe pajisjet transportuese nën presion. 1.2. Ky ligj zbatohet për projektimin, prodhimin, vlerësimin e konformitetit të pajisjeve nën presion që i nënshtrohen një presioni të lejuar më të madh se 0.5 bar ose më të ulët se -0.5 bar. Neni 2 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: Ministria nënkupton Ministrinë e Energjisë dhe e Minierave; Ministri nënkupton Ministrin e Energjisë dhe Minierave; Person nënkupton qoftë person fizik apo juridik; Enët nënkuptojnë kthinat e mbyllura të projektuara dhe të prodhuara për të mbajtur fluide nën presion. Ato përfshijnë elementet bashkues të drejtpërdrejtë deri tek vendi i parashikuar për lidhjen me pajisjet e tjera. Një enë mund të përbëhet nga një ose më shumë ndarje;

Enët e thjeshta nën presion nënkupton çdo enë të ngjitur e lidhur me një tërësi, masë nën presion më të madhe se 0,5 bar e cila përmban ajër ose nitrogjen dhe i cili nuk mendohet të ndizet; Tubacionet nënkuptojnë pjesë përbërëse të një linje tubash, të destinuar për transportin e fluideve, kur janë të lidhur për një sistem nën presion bartjen e fluidit, kur lidhen së bashku me sistemet nën presion. Tubacionet thjesht përfshijnë: tubin apo sistemet e tubave, gypat, armaturën, gypat elastike, apo pajisjet tjera-komponentët lidhëse si të përshtatura. Këmbyesit e nxehtësisë të përbërë nga tubat për bartjen e fluidit të ngrohët dhe të freskët që do të konsiderohet si tubacion; Fluidet nënkuptojnё të gjitha gazet, gazet e lëngëzuara, lëngjet që shpërbëhen nën presion dhe avujt; Pajisjet nën presion nënkuptojnë enët, tubacionet, pajisjet shtesë të sigurisë dhe pajisjet shtesë të presionit përfshirë elementet bashkuese me pjesët nën presion si: fllanxha, pipëza (diznet), lidhëse, mbështetëse etj; Pajisjet transportuese nën presion nënkuptojnë: të gjitha enët, (bombolat, tubat, fuçitë nën presion, bateritë e bombolave); të gjitha cisternat e çmontueshme, kontenierët cisterne (rezervuar të lëvizshëm), rezervuarët e vagonëve cisternë, cisternat e automjeteve cisternë të përdorur për transportin e gazeve dhe e disa lëndëve të rrezikshme, përfshirë ventilet e tyre dhe aksesorë të tjerë të përdorur për transport; Pajisjet shtesë të sigurisë nënkuptojnë mekanizmat të konstruktuar për mbrojtjen e pajisjeve nën presion nga tejkalimi i kufirit të lejuar të sigurisë; Presioni nënkupton presionin relativ kundrejt presionit atmosferik, pra presioni manometrik. Si pasojë vakumi shënohet me vlerë negative; "Presioni provues" nënkupton presioni të cilit i nënshtrohet pajisja për qëllime provues; Presioni maksimal i lejuar nënkupton presionin manometrik maksimal që mund të ushtrohet në kushte normale të përdorimit, për të cilën pajisja është konstruktuar, e dhënë nga prodhuesi; Ujë i nxehtë është uji në temperaturën mbi 110 gradë C; Inspektor nënkupton personin e autorizuar për mbikëqyrjen inspektuese të zbatimit të këtij ligji dhe dispozitave të nxjerra për zbatimin e tij; IPNP nënkupton Inspekcionin e pajisjeve nën presion; Çertifikatë nënkupton dokumentin për vërtetimin e kërkesave të sigurisë të pajisjeve nën presion; Vëllimi nënkupton vëllimin e brendshëm të kthinës, përfshirë vëllimin e pipëzës deri te lidhja e parë dhe përjashtohet vëllimi i elementeve të brendshëm të përhershëm; Temperatura maksimale - minimale e lejuar nënkupton temperaturën maksimale/ minimale tё punës në kushte pune normale të specifikuara për shkaqe sigurie; Organ Inspektues nënkupton personat fizikë apo juridikë të regjistruar dhe autorizuar të kryejnë shërbimet e shqyrtimeve dhe kontrolleve teknike. 2

KREU II KËRKESAT THEMELORE TË SIGURISË NGA PAJISJET NËN PRESION Neni 3 3.1. Pajisjet nën presion duhet të plotësojnë kërkesat themelore të sigurisë të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet tjera për projektimin, prodhimin, vlerësimin e konformitetit, përdorimin dhe kontrollin teknik për secilin grup pajisjesh nën presion. 3.2. Kërkesat themelore të sigurisë në lidhje me pajisjet nën presion të parapara në paragrafin 3.1 të këtij neni që kanë të bëjnë me projektimin, prodhimin dhe transportimin e pajisjeve nën presion do të rregullohen me akte të veçanta nënligjore të cilat do ti nxjerrë Ministria. Neni 4 Mbikëqyrja e Tregut 4.1. Pajisjet nën presion lejohen të futen në treg dhe të vihen në shfrytëzim vetëm nëse nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e njerëzve, kafshëve shtëpiake dhe vlerave materiale. 4.2. Para futjes në treg, prodhuesi, përfaqësuesi i tij i autorizuar, importuesi apo tregtuesi i fundit i pajisjes është i detyruar që për çdo pajisje nën presion të posedoj certifikatën e lëshuar nga IPNP-ja, me të cilën vërtetohet se pajisja i plotëson kërkesat themelore të sigurisë. 4.3. Pajisjet nën presion, para futjes në treg duhet të pajisen me deklaratë të konformitetit nga ana e prodhuesit, përfaqësuesit të autorizuar apo importuesit, dëshmi e kësaj është vendosja e shenjës së konformitetit, dhe të shoqërohen me udhëzime adekuate për shfrytëzim, si dhe duhet të posedoj tabelën që përfshinë të gjitha të dhënat themelore të pajisjes nën presion. 4.4. Lejohet importimi i pajisjeve të shfrytëzuara nën presion, jo më të vjetër se 15 vjet. 4.5. Mbushja e bombolave me gaz të lëngëzuar të naftës në pikat e shitjes të karburanteve dhe gazit të lëngëzuar të naftës me pakicë është e ndaluar. Neni 5 Kontrolli teknik i pajisjeve nën presion 5.1. Pas instalimit, pajisjet nën presion i nënshtrohen kontrollit teknik të vënies në punë dhe të regjistrimit të tyre nga IPNP-ja. Kur pajisja plotëson kërkesat dhe kur kushtet e instalimit garantojnë sigurinë e pajisjes nën presion, IPNP-ja lëshon lejen e vënies në shfrytëzim. Në rast të riinstalimit në një vend tjetër ose pozicion tjetër, pajisja nën presion i nënshtrohet kontrollit teknik, marrjes së lejes dhe të vënies në shfrytëzim nga IPNP-ja. 5.2. Personi që përdor pajisje nën presion duhet të merr të gjitha masat për të kryer kalibrimin periodik të instrumenteve matëse të pajisjes dhe kontrollin periodik të çdo pajisjeje nën presion sipas llojeve, afateve dhe vlerave të presionit të provës së përcaktuar në lejen e vënies në shfrytëzim së IPNP-së, e cila përsëritet pas çdo kontrolli teknik periodik. 3

5.3. Pajisjet nën presion u nënshtrohen kontrolleve teknike të posaçme nga IPNP-ja, në çdo kohë kur paraqiten rrethana të veçanta, që janë të lidhura me vënien në rrezik të pajisjeve, si punime modifikuese, avari, aksidente ose periudha të zgjatura të mosvënies në shfrytëzim, për tu siguruar se janë ruajtur kushtet e sigurisë dhe për të zbuluar dhe mënjanuar në kohë dëmet. 5.4. Në rast se pajisja nën presion do të përdoret nga një subjekt tjetër, ajo shoqërohet me dëshminë fizike të kryerjes së kontrollit të fundit teknik dhe bëhet paraqitja e ndërrimit të pronësisë në IPNP 5.5. Kontrollet teknike dhe mbikëqyrja kryhen nga IPNP-ja, ndërsa shqyrtimet si pjesë e kontrollit teknik bëhen nga një organ inspektues si palë e tretë ose nga një kontrollues i brendshëm, gjithnjë duke e informuar IPNP-në. KREU III PËRDORIMI I PAJISJEVE NËN PRESION Neni 6 Detyrimet e punëdhënësit 6.1. Punëdhënësi merr masat e duhura që pajisjet nën presion, të vëna në dispozicion të punëmarrësve, të jenë të përshtatshme për punë, duke garantuar sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësit gjatë përdorimit. 6.2. Punëdhënësi duhet të vërë në përdorim pajisjet nën presion dhe ti mirëmban ato në nivel të tillë që plotësojnë kërkesat e nenit 3.1 të këtij ligji. 6.3. Punëdhënësi është i obliguar që punëmarrësit ti ofroj të dhënat dhe udhëzimet e nevojshme lidhur me përdorimin e pajisjeve nën presion që kanë në përdorim. 6.4. Të dhënat dhe udhëzimet për përdorimin e pajisjeve nën presion duhet të përmbajnë të paktën treguesit për sigurinë dhe shëndetin për sa u përket: a) kushteve të shfrytëzimit të pajisjeve nën presion; b) situatave emergjente të parashikueshme; c) dhënies së ndihmës së parë mjekësore në rast aksidenti. 6.5. Punëdhënësi merr masat e nevojshme që: a) Punëmarrësi i ngarkuar për përdorimin e pajisjeve nën presion të kenë aftësim të mjaftueshëm për rreziqet që përmban ky përdorim; b) Punëmarrësi i ngarkuar me riparimin, modifikimin ose mirëmbajtjen duhet të kenë kualifikim përkatës dhe të kenë trajnim të posaçëm për të kryer këto detyra. 4

Neni 7 Inspektimi i avarisë 7.1. Për çdo rast avarie në pajisjet nën presion ose të një aksidenti të shkaktuar nga pajisjet nën presion, punëdhënësi ose përfaqësuesi i tij duhet të njoftojnë menjëherë IPNP-në për inspektimin e avarisë. 7.2. Ndalohet riparimi ose ndryshimi i vendit të pajisjeve nën presion të dëmtuara deri në përfundimin e inspektimit, përveç në rastin kur rrezikohet jeta e njerëzve, ndotja e mjedisit dhe dëmtimi i pajisjes. 7.3. Punëdhënësi ose përfaqësuesi i tij është i detyruar ti japë IPNP-së çdo të dhënë që ka lidhje me kryerjen inspektimit. 7.4. Pas përfundimit të inspektimit të avarisë, inspektori përpilon raportin me të cilin konstaton shkallën dhe shkaktarin e avarisë. Neni 8 Ankesa e Palës së dëmtuar Nëse personi juridik apo fizik bën shkelje të dispozitave të këtij Ligji ose të akteve nënligjore të nxjerra në bazë të këtij Ligji, me të cilat rrezikon jetën, shëndetin, të mirat materiale apo shkakton dëm të konsiderueshëm material, pala e dëmtuar ka të drejtë që nga Gjykata kompetente të kërkoj: a) kompensimin e dëmit; b) ndërprerjen e zbatimit të aktivitetit. KREU IV INSPEKCIONI I PAJISJEVE NËN PRESION Neni 9 9.1. Inspekcioni i pajisjeve nën presion vepron në kuadër të Inspektoratit të Energjisë në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave. 9.2. Aktivitetet e inspektimit sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij, e bënë Ministria përmes Inspektorëve pёr pajisjet nën presion. 9.3. Inspektor pёr pajisjet nën presion duhet të zgjidhet inxhinieri i diplomuar i makinerisë që ka së paku 5 vite përvojë pune në profesion. Neni 10 Të drejtat dhe detyrat e Inspektorëve 10.1. IPNP bënë mbikëqyrjen e zbatimit tё dispozitave të këtij ligji, akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, dhe vërteton: a) plotësimin e kërkesave të sigurisë së pajisjeve nën presion për lëshimin në punë të tyre; b) plotësimin e zbatimit të rregullave teknike për prodhimin dhe përdorimin e kaldajave të avullit dhe ujit, enëve të avullit, tejnxehёsave të avullit dhe nxehёsave të ujit; 5

c) përshtatshmërinë e pajisjeve stabile dhe transportuese nën presion, në qarkullim për transportin e mallrave të rrezikshme; d) zbatimin e dispozitave mbi sigurinë e qytetarëve dhe pasurisë në pronësi publike e private, nga subjekti i cili merret me realizimin e punëve me pajisjet nën presion. 10.2. Inspektori pёr pajisjet nën presion ka autorizim: a) të urdhëroj që lëshimet dhe të metat e konstatuara të eliminohen në afatin të cilin ai e cakton. b) të urdhëroj ndalimin e përdorimit të pajisjeve nën presion deri sa të eliminohen lëshimet dhe të metat e konstatuara; c) të merr lejen e shfrytëzimit të pajisjes nën presion, për një periudhë kohe të caktuar; d) të hyjë në çdo kohë në mjediset ku mund të ndodhen pajisjet nën presion në punë. e) të shqiptojë masa administrative apo gjoba për kundërvajtje në pajtim me këtë ligj si dhe të iniciojë procedurë penale nëse pasojat për jetën e njerëzve janë të rënda. 10.3. Në rast se konstatohet se ka shkelje të dispozitave të këtij ligji, inspektori pёr pajisjet nën presion shqipton gjoba në pajtim me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji. 10.4. Subjektit të cilit i është urdhëruar eliminimi i të metave dhe parregullsive sipas paragrafit 10.2 të këtij neni, është i detyruar që pas eliminimit të të metave dhe parregullsive të lajmëroj inspektorin pёr pajisjet nën presion në afatin e caktuar nga inspektori dhe i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 8 ditë. 10.5. Inspektori pёr pajisjet nën presion është i detyruar që: a) të mbaj evidencë për gjendjen teknike, avaritë dhe regjistrimin e pajisjeve nën presion; b) të hartoj raport lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese; c) të ruaj si sekret zyrtar të gjitha shënimet për të cilat njoftohet gjatë kryerjes se punëve inspektuese, të cilat me aktet e ndërmarrjes janë përcaktuar si sekret afarist. 10.6. Inspektori mund të kërkoj ndihmën e SHPK-së në rast se: a) pengohet gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare; b) nuk zbatohet urdhri i inspektorit i paraparë në paragrafin 10.2 të këtij neni; c) nuk lejohet të hyj në objektet ku ndodhen pajisjet nën presion. 10.7. IPNP-ja bashkëpunon me persona ose shërbime përkatëse publike ose private, për të kryer ekspertiza për krijimin e grupeve të punës dhe për kryerjen e kontrolleve të veçanta. 10.8. IPNP-ja autorizon subjektin afarist për ekzaminimin e pajisjeve nën presion dhe për mbushjen e bombolave të gazit të lëngëzuar të naftës dhe të gazrave teknike. 6

Neni 11 Pavarësia dhe paanshmëria 11.1. Inspektori kontrollues apo përfaqësues për pajisje nën presion, nuk mund të jetë projektues, prodhues, furnizues, montues apo shfrytëzues i tyre. 11.2. Inspektorët për pajisjet nën presion nuk mund të ndërhyjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në projektim, prodhim, instalim, në tregtimin ose mirëmbajtjen e pajisjeve nën presion, as të përfaqësojnë palë që marrin pjesë në këtë veprimtari. Kjo nuk përjashton mundësinë e shkëmbimit të të dhënave teknike, ndërmjet prodhuesit, montuesit e përdoruesit të pajisjeve në presion dhe IPNP. 11.3. Inspektorët pёr pajisjet nën presion duhet të kryejnë veprimet e vlerësimit me aftësi profesionale e me përgjegjësi të plotë teknike dhe të jenë të lirë nga çfarëdo nxitjeje, sidomos të natyrës financiare, që mund të ndikojë në gjykimin e drejtë të tyre ose në rezultatin e kontrollit, në mënyrë të veçantë nëse vijnë nga persona ose grupe personash të interesuar për rezultatet e verifikimeve. 11.4. Inspektorët në kryerjen e detyrës së tyre duhet të jenë të paanshëm. 11.5. Inspektorët pёr pajisjet nën presion duhet të kenë në dispozicion kompetencën teknike, personelin e kualifikuar dhe lehtësitë e nevojshme për të realizuar shkallën më të lartë të profesionalizmit gjatë kryerjes së detyrave. KREU V DISPOZITAT NDËSHKIMORE Neni 12 12.1. Për kundërvajtje, me gjobë prej 500 deri 15.000 euro, dënohet personi juridik apo fizik nëse: a) bën shkeljen neneve 3, 4, 5, të këtij ligji, që rrezikojnë sigurinë e njerëzve, kafshëve shtëpiake dhe të vlerave materiale; b) nuk siguron kushtet e nevojshme për punë, nuk i ofron shënimet e kërkuara, ofron dhe përgatitë në mënyrë të pasaktë dhe të pakompletuar të dhënat apo materialet e kërkuara; c) përsëritë shkeljet e shënuara në raport të bëra nga inspektori pёr pajisjet nën presion; d) nuk respekton afatin e caktuar nga inspektori për mënjanimin e shkeljeve. 12.2. Për shkelje nga paragrafi 12.1 i këtij neni, gjobitet edhe personi përgjegjës për mbikëqyrjen teknike, prej 200 Euro deri 1.000 Euro. 12.3. Mënyra e llogaritjes së gjobës rregullohet me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria. 12.4. Gjoba paguhet nga shkelësi brenda afatit 8 ditësh pas marrjes së vendimit, dhe për çdo ditë vonese paguan kamatë prej 2 % në muaj. 12.5. Të hyrat e realizuara sipas këtij ligji derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. 12.6. Në rast të mos pagesës së dënimit të shqiptuar nga IPNP-ja atëherë IPNP-ja inicion procesin në Gjykatën kompetente për realizimin e dënimit si borxh civil. 7

Neni 13 Ankesa 13.1. Kundër vendimit të inspektorit pёr pajisjet nën presion, pala e pakënaqur në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të vendimit, mund ti parashtrojë ankesë Ministrisë, e cila në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të ankesës vendos sipas ankesës. Ankesa e parashtruar kundër vendimit të inspektorit pёr pajisjet nën presion nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi. 13.2. Kundër vendimit të Ministrisë sipas ankesës pala e pakënaqur ka të drejtë që të ngritë kontest administrativ në pajtim me ligjin në fuqi mbi procedurën e përgjithshme administrative. KREU VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 14 14.1. Brenda 12 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria nxjerr dhe miraton aktet nënligjore. 14.2. Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të parapara me këtë ligj aplikohen dispozitat përkatëse në fuqi. 14.3. Pas hyrjes në fuqi ky Ligj shfuqizon të gjitha dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 2005/ 1, që kanë të bëjnë me inspektimet e pajisjeve nën presion. Neni 15 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. Ligji Nr. 02/L-103 18 dhjetor 2006 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolё Berisha 8