UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

Autori është pedagog në Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë në lëndët nga e Drejta Biznesore dhe E drejta Biznesore Ndërkombëtare 2

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Speci Shqipëri

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Faksi:

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS)

Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+1 Vlera në kredi - ECTS: 5 Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

PROFILI I SEKTORIT TIK

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

Lidhur me Menaxhmentin

SISTEMI ORGANIZATIV I EKONOMIZIMIT SHQYRTIME TË PËRGJITHSHME

Analiza Financiare. Dep.: Kontabilitet dhe Financa. MSc. Valdrin Misiri

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Lëvizja e Lirë e Njerëzve dhe e Mallrave Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kontekstin e Bashkëpunimit Regjional Studim shkencor - hulumtues

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

POLITIKA TREGTARE DHE PROMOVIMI I EKSPORTIT NË KOSOVË

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

E DREJTA ROMAKE. Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Romake Niveli: Bachelor Statusi lëndës:

INTEGRIMI I PROKURIMIT NË LIGJIN E BE-SË DHE MBROJTJE

DORACAK MBI PËRPUNIMIN E JASHTËM

Tregjet potenciale për eksport

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Kostoja e ciklit të jetës

Njoftim Tatimor. Në këtë publikim: Udhëzimi Administrativ 03/2015 për zbatimin e Ligjit 05/L-037 mbi TVSh

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

E Drejta Bankare dhe Tregjeve Financiare Niveli:

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

Analizë politikash 05/2016

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR

NJOFTIM PËR KONTRATË

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

Promovimi i të drejtave të Privatësisë në Kosovë

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Manuali për provim pranues

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Transcription:

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK PRISHTINË DEP. Menaxhmet dhe Informatikë Dr.sc. Armand Krasniqi Prof. ass. Një pjesë e leksioneve plotësuese për vitin akademik 2011 2011 semestri pranveror (Këto të dhena duhet t I trajtoni vetëm si informata plotësuese dhe nga ju kërkohet që lidhur me literature që duhet të përdorët gjithësesi t i përmbaheni programit të lendës) Prishtinë, Mars 2012

HYRJA 1. Lënda e drejta biznesore ndërkombëtare është disipline mësimore - E drejta biznesore ndërkombëtare është emërtimi për një lëndë të veçantë e cila, në përputhje me programin mësimor, ligjërohet në Fakultetin Ekonomik të UP së me qëllim të mësimit dhe edukimit të ekonomistëve të cilët studiojnë në këtë institucion. Lënda E drejta biznesore ndërkombëtare studion aspektet dhe pikëpamjet juridike ndërkombëtare lidhur me tregtinë, rregullimit të marrëdhënieve juridike ndërkombëtare, institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, marrëdhënieve biznesore ndërkombëtare, aktet e rëndësishme juridike ndërkombëtare, etj, të gjitha këto analizuar nga aspekti i akteve juridike të cilat kanë rëndësi të veçantë rregullative ndërkombëtare. 2. E drejta biznesore ndërkombëtare si disiplinë shkencore - Lënda E drejta biznesore ndërkombëtare gjithnjë e më shumë është duke u ndarë ne vete si disiplinë e veçantë shkencore. Kjo lëmi është e kombinuar nga lëmi të caktuara juridike dhe zbatohet nga norma juridike të shumë degëve të së drejtës: drejtës materiale biznesore (tregtare), drejtës ndërkombëtare publike, drejtës ndërkombëtare private, etj,. Kjo pozitë e lëndës, natyrisht i ka edhe dobësitë e veta pikërisht nga pikëpamja e ndarjeve të normave të saja juridike në të drejtën ndërkombëtare apo në të drejtën e brendshme - të ndonjë vendi të caktuar, mendimtarët e ndarjes së e drejta biznesore ndërkombëtare konsiderojnë se autonomia e një ndarje të këtillë është pikërisht nevojë e jetës praktike biznesore ndërkombëtare.. Kështu, zbatimi për qëllim të realizimit të punëve të cilat i lidh shteti në cilësi të tregtarit (punët ex iure gestionis), me ndërmarrje dhe korporata multinacionale në një anë dhe marrëdhëniet e caktuara juridike - tregtare në mes të ndërmarrjeve dhe korporatave multinacionale në anën tjetër, në një formë paraqesin bazën e hulumtimit ndërkombëtar të kësaj lënde. Më tutje, konsiderojmë se është e nevojshme që shqyrtimi i gjithanshëm i karakterit të nocioneve të së drejtës ndërkombëtare publike me të cilat rregullohet tregtia ndërkombëtare (regjimi i përgjithshëm i shtetit, në cilësi të tregtarit, lidhur me lidhjen e kontratave ndërkombëtare, dhe rregulloret në bazë te të cilave shteti i përcakton mënyrën e pjesëmarrjes së subjekteve ekonomike në tregtinë ndërkombëtare) dhe ajo duhet të jetë lëndë shqyrtimi nga lëndë e drejta biznesore ndërkombëtare. 2

3. Kuptimi i lëndës Kuptimi i lëndës e drejta biznesore ndërkombëtare konkretisht përfshinë ne vete marrëdhëniet biznesore që zhvillohen dhe rregullohen juridikisht në planin ndërkombëtare. E drejta biznesore ndërkombëtare studiojnë aspektet e së drejtës së zhvillimit të biznesit ndërkombëtar dhe atë në pikëpamje të qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit që bazën e vet e fitojnë në kuadër të akteve konventave ndërkombëtare në ekonomi dhe turizëm. Edhe më sipër kemi potencuar se e drejta biznesore ndërkombëtare nuk është lëmi e pavarur në kuadër të një sistemit të caktuar juridik. Por, çdo veprimtari individuale ekonomike apo çdo veprimtari tregtare me mallra të caktuara automatikisht përmban në vete edhe një numër të madh marrëdhëniesh juridike të cilat kanë efekte të ndryshme të cilat janë në interakcion të vazhdueshëm. Konsiderojmë se në të drejtën tonë thuhet se e drejta biznesore ndërkombëtare së bashku me të drejtën biznesore janë lëmë dinamikë të rregulluara me akte juridike konkrete ndërkombëtare që shërbejnë për përmbushjen e nevojave praktike të tregtisë dhe sferës së shërbimeve ndërkombëtare. Nevojat bashkëkohore të ekonomisë në kushtet bashkëkohore kërkojnë ndryshime të shpejta dhe cilësore në rregullimin e këtyre çështjeve. E drejta biznesore ndërkombëtare në pikëpamje juridik i rregullojnë këto aspekte: shitjen ndërkombëtare të mallrave, transportin e mallrave, sigurimin e mallrave nga humbja dhe shkatërrimi, financimin dhe pagesën e mallrave, zgjedhjen e kontesteve eventuale që lindin nga këto marrëdhënie, etj,. Karakteristikë e të drejtës biznesore ndërkombëtare është standardizimi respektivisht unifikimi i normave dhe rregullave juridike në planin ndërkombëtar. Pasi që ekzistojnë shumë marrëdhënie juridike të cilat në këtë raste kombinohet në punë të caktuara ekonomike automatikisht ekziston nevoja e harmonizimit ndërkombëtar dhe unifikues të së drejtës. Ekskluzivisht funksionalizimi dhe unifikimi i të drejtës materiale mund t i përmbush nevojat e pritura në planin e ambientit të së drejtës gjë që në kuadër të këtij aktiviteti e drejta biznesore ndërkombëtare ka rol të rëndësishëm. 4. Lënda Lëndë e e drejta biznesore ndërkombëtare mund të shqyrtohet si në kuptim të ngushtë ashtu dhe në atë të gjerë. Në kuptim e ngushtë, lënda e drejta biznesore ndërkombëtare trajton të gjitha ato marrëdhënie juridike të cilat i referohet rregullave të së drejtës ndërkombëtare private. Në këtë kuptim e drejta biznesore ndërkombëtare nuk është lëmi e pavarur nga e drejta ndërkombëtare private por vetëm një pjesë e zhvilluar e së drejtës së përditshmërisë, e themeluar nga nocionet dhe kuptimet të cilat janë të ndërlidhura me tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve e që në instancë të fundit janë të rregulluara me normat juridike të së drejtës ndërkombëtare private. Në kuptimin e gjerë, e drejta biznesore ndërkombëtare i studiojnë tërësinë e marrëdhënieve juridike që janë të rregulluara me të drejtën ndërkombëtare publike. Në këtë kuptim lëndën e drejta biznesore ndërkombëtare e përbëjnë normat juridike që: 3

Rregullojnë kuptimin e tregtisë së lirë në mes të shteteve duke e liberalizuar tregtinë. Formalisht është e bazuar në norma nacionale (regjimin e investimeve të huaja, regjimin e tregtisë me jashtë, doganave, etj,) dhe kontrata ndërkombëtare (kontrata bilaterale për trajtimin e investimeve të jashtme, investime të jashtme, marrëveshjeve të përgjithshme për dogana dhe tregtinë, etj), dhe Rregullimin e organizatave ndërkombëtare dhe atë: organizatave ndërkombëtare të karakterit ndërkombëtar të cilat i formojnë shtetet (Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe organizatave jo qeveritare ndërkombëtare asociacioneve të përfaqësuesve të profesioneve. Konsiderojmë se doktrina jonë shkencore lidhur me lëndën konventat në ekonomi dhe turizëm e përdorë që t i operacionalizojë veprimet dhe aktivitete për pjesëmarrje në proceset ekonomike tregtare të Kosovës me vendet tjera në regjin dhe me gjerë. 4

DISA INFORMACIONE THEMELORE SE CKA ËSHTË BIZNESI NDËRKOMBËTAR DHE KUADRI NORMATIV I RREGULLIMIT TË TIJ Biznesi ndërkombëtar ose sic shpesah përdoret edhe termi tregtia e jashtme, si këmbim i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të drejtave intelektuale personale ndërmjet rezidenteve në vende të ndryshme, mund të definohet në shumë aspekte. Varësisht e nga përfshirja e këmbimit dallohet tregtia e jashtme në kuptim më të gjere dhe më të ngushtë. Tregtia e jashtme në kuptimin më të ngushtë, përfshin qarkullimin e mallrave ndërmjet rezidenteve prej shteteve të ndryshme, gjersa tregtia e jashtme në kuptim ma të gjere, përveç qarkullimit të mallrave përfshin dhe qarkullimin e shërbimeve me kapital, me force punuese, bartje të informatave etj. Në baze kësaj, varësisht prej mjetit të këmbimit në tregtinë e jashtme dallohen : këmbimi ndërkombëtar i mallit, këmbimi ndërkombëtar i shërbimeve, lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit (dobive) dhe lëvizja ndërkombëtare e forcës punuese. Këmbimi ndërkombëtar i mallit- paraqitet si një nga llojet më të vjetra të këmbimit në tegetin e jashtme. Sipas disa autoreve, tregtia e jashtme me mallra është më e vjetër se sa tregtia e brendshme e mallrave. Fiset në bashkësinë primitive, më pare ndërmjet veti i kanë këmbyer prodhimet e natyrës dhe tepricat prej prodhimit të tyre, dhe me pastaj ka filluar këmbimi ndërmjet anëtareve të fisit. Me paraqitjen e kapitalizmit janë krijuar kushte për zhvillimin e tregtisë bashkëkohore, dhe në kornizën e tyre edhe tregtia bashkëkohore e jashtme. Vlera e këmbimit të mallit shënon rritje permanente edhe pse në dekadat e fundit të shek. XX arrin deri në zvogëlimin relativ në pjesëmarrjen e saj në tregtinë botërore. Këmbimi i shërbimit ndërkombëtar përfshin këmbimin e shërbimeve transportuese, shpedicionit, sigurimit, shëndetësisë, arsimimit, bankare, turistike dhe lloje të tjera ndërmjet rezidenteve të vendeve të ndryshme. Në kushte bashkëkohore është vërejtur rritje e shpejte në tregtinë e shërbimeve botërore, për çka dhe pjesëmarrje e tyre në tregtinë botërore në mënyre rapide rritet. Lëvizja ndërkombëtare e kapitalit - analizohet si lëvizje ndërkombëtare e kapitalit në të holla (para) dhe transferi ndërkombëtar i teknologjisë. Lëvizja ndërkombëtare e kapitalit në para përfshinë marrjen e kredive nga jashtë dhe dhënien e kredive personave të jashtëm; investimet e pronës vendore jashtë dhe investimet e jashtme të pronës në vend,etje. Me transfer ndërkombëtare të teknologjisë nënkuptojmë mbartjen e diturive dhe aftësive të lidhura me veprime të caktuara prodhuese prej një vendi në tjetrin. Lëvizja ndërkombëtare e forcës punuese- përfshinë punësimin rezidenteve prej një vendi në tjetrin. Varësisht nga kahja e lëvizjes se mjetit të tregtisë në tregtinë e jashtme, dallohen tri transaksione kryesore : importi,eksporti dhe transporti. Import i- paraqet transaksionin ku subjekti vendas blen mallra, ose furnizohet me shërbime, kapital dhe të drejta prej pronës intelektuale, përderisa partneri i jashtëm paraqitet si shitës ose ofrues i të njëjtave. Eksporti - paraqet transaksion ku subjekti vendas ( në rolin e shitësit) subjektit të jashtëm (blerësit), i shet ose i ofron shërbime, kapital dhe të drejta nga prona intelektuale. Transiti - përgjithësisht paraqitet si transaksion neutral në tregtinë e jashtme. D.m.th. Nuk bëhet fjale për këmbim direkt ndërmjet subjekti të brendshëm dhe të jashtëm. Transporti (mbartja) është transaksion me të cilën një mall, në rrugën e vet prej të shitësi në njërën deri të blerësi në vendin e dytë kalon nëpër territorin e vendit të vet. 5

Zhvillimi i prodhimit botëror, në kushte të mundësive të kufizuara për mbrojtjen e gjithanshme në të gjitha kushtet e nevojshme të ekonomisë individuale nacionale ( si në anenë e ofertës, ashtu edhe në anën e kërkesës, në thelb ndikon në zhvillimin më të shpejtë të tregtisë së jashtme. Tregtia e jashtme paraqet veprimtari komplekse e cila karakterizohet me specifika signifikative në raport me tregtinë e brendshme. Specifikimi i tregtisë së brendshme në raport me atë të jashtmen nuk buron vetëm në dallimet e madhësisë së tregut dhe në preferencat e hargjuesëve, por edhe nga dallimet në sistemet ekonomiko- shoqëror ndërmjet vendeve të ndryshme. Në atë kornize theksohen dallimet e politikes nacionale të vendeve partnere në sferën e sistemit të tregtisë se jashtme, sistemi valutor, sistemi i marrëdhënieve kreditore me vendet e jashtme, sistemi fiskal etj. Njëkohësisht; këmbimi në përgjithësi, kryhet në bazë jo ekuivalente ku ndodh ndarja jo proporcionale e tepricës se vlerës ndërmjet subjekteve në këmbim, gjegjësisht derdhjen e të ardhurave (njëri fiton,tjetri humb ose njëri fiton më shumë se tjetri nga rezultatet e mundit të bëre, të tanishëm dhe të kaluar). Ndarja jo e drejtë në tepricën e vlerës ka efekte të ndryshme ndaj ekonomisë nacionale gjatë këmbimit të mallrave dhe shërbimeve në tregtinë e brendshme dhe atë të jashtme. Ndarja e tepricës së vlerës ndërmjet subjekteve të tregtisë së brendshme kryhet në kornizën e ekonomisë nacionale. Jo suksesi i veprimtarisë së një subjekti vendore paraqet veprimtari të suksesshme të subjekt tjetër vendore.,d.m.th. teprica e vlerës mbetet në kornizën e ekonomisë nacionale. Demet e shkaktuara nga realizimi jo i suksesshëm i punëve të tregtisë se jashtme, ndikojnë jo vetëm në subjektin ekonomik të vendit por edhe jo sukses i ekonomisë nacionale. Jo suksesi i tregtisë jashtme, përveç se sjelle zvogëlimin e të hyrave të subjektit të vendit, por shkakton dhe derdhje të përhershme jashtë vendit të një pjese të tepricës të vlerës i realizuar në ekonominë nacionale. Pasojat në ketë situate sjellin prishjen e marrëdhënieve të pozitave në bilancin tregtar por dhe dobësimin e fuqisë ekonomike të vendit, por edhe negativisht ndikon mbi pamjen e shtetit në bote. Subjektet të cilët merren me tregtinë e jashtme e paraqesin ekonominë nacionale në nivel ndërkombëtar dhe botëror, pra nga këtu del obligimi i ekonomik dhe moral i tyre, për të ruajtur autoritetin e vendit të tyre. Nga specifikat e tregtisë se jashtëm, shikohet edhe kampaktiteti prej kryerjes efikase të saj. Subjektet të cilat merren me tregtinë e jashtme, me qellim qe të kryejnë pune efikase dhe rentabile duhet të mbërrin konkurrim ndërkombëtar, për paraqitje (debutim) në treg. Ata duhet mire ti njohin dispozitat për rregullimin e tregtisë se jashtme dhe atë si ato nacionale ashtu dhe ata qe zbatohen në vendet e partnereve afarist. Ky lloj kompaktiviteti kushtëzohet për të arritur shkalle të lartë të pajisjes teknike dhe ekipimit kadrovike nga ana e subjekteve në tregtinë e jashtme. Realizimi i dobive potenciale nga tregtia e jashtme në çdo ekonomi nacionale, si dhe mos lejimi i pjesës se tepricës se vlerës, gjithmonë të derdhet në vendet e jashtme, paraqet sfide për qeverinë e shtetit, me çka arsyetohet involvimi i saj në rregullimin e rrjedhave në ketë sfere. Shteti nëpërmjet sjelljes se masave dhe instrumenteve të politikes mbrojtëse është i tenton të ndikoj në përmirësimin e pozitës se subjekteve vendore dhe në tregtinë e jashtme por edhe në tregun e vendit, si dhe në tregjet ndërkombëtare. DOBITË NGA TREGETIA E JASHTME Shpërndarja jo proporcionale e resurseve natyrore dhe disponimi jo i njëjte me të gjitha resurset e domosdoshme në vendet e ndryshme, nuk mundësojnë organizimin e prodhimit vendor për plotësimin e nevojave të kërkesës vendore. Nga ky aspekt meqenëse resurset nacionale prodhuese janë të kufizuara ndikojnë jo vetëm në pamundësinë të organizojnë prodhimtari vendore por edhe në pamundësinë për përdorim racional të tyre. Parakushte themelore për 6

përdorim racional të resurseve prodhuese vendore paraqet importi të inputeve prodhuese të cilat janë mungojnë në ekonominë nacionale. Ekzistenca dhe zhvillimi i një numri të madhe të degëve ekonomike të ekonomive nacionale është i kushtëzuar nga plasmani i prodhimeve të tyre në tregjet e jashtme. Subjektet ekonomike duke i përcjelle principet ekonomike të ekonomizimit tentojnë të arrin shpenzime me të ultë për njësi produkti. Çmimi me i ulet i prodhimit për njësi produkti realizohet nëpërmjet përdorimit racional të shpenzimeve variabile, por edhe me zvogëlimin e shpenzimeve fikse për njësi produkti, që arrihet vetëm ndërmjet shkalles se angazhimit gjegjësisht me realizimin e vëllimit me të madhe të prodhimtarisë. Por, tregjet e vendit në përgjithësi janë të kufizuar ta absorbojnë vëllimin e zmadhuar të prodhimtarisë, dhe vetëm me plasman në tregjet e jashtme shikohet fitimi i vëllimit me të madhe prodhues. Kjo posaçërisht vlen për vendet e vogla, të cilat ballafaqohen faktorë prodhues të kufizuar dhe fuqi absorbuese të kufizuar në tregun e vendit janë të detyruara një pjese të madhe prej bruto produktit vendore ta këmbejnë me vendet e jashtme dhe në të njëjtën kohe tregtinë e jashtme ta llogaris si dege kryesore e zhvillimit ekonomik të tyre. Pasuritë natyrore gjatë kohe llogariteshin si force lëvizëse të zhvillimit ekonomik të një vendi. Por sot duke mos e nënçmuar rolin e tyre në kushte të internacionalizimit të prodhimtarisë rendësi me të madhe për zhvillimin fiton dijenia, për parimin tekniko-teknologjik, informatat etj. Parakushtet bashkëkohore të zhvillimit detyrojnë investime të mëdha për arsim, për hulumtime shkencore,për marketing etj, qe mund të jenë racionale vetëm për prodhimtari masovike dhe orientuar për eksport. Duke pasur parasysh se vetëm vendet e zhvilluara mund të ndajnë mjete për investim në shkence dhe hulumtime zhvillimore, subjektet e tyre në tregjet ndërkombëtare në përgjithësi paraqiten si eksportues të shpikjeve tekniko-teknologjike, ndërsa subjektet ekonomike prej vendeve në zhvillim paraqiten si importues të tyre. Tregtia e jashtme në vendet e vogla në zhvillim përmes furnizimit me komponentë të ndryshëm të imputeve prodhuese për prodhimtarinë vendore të cilat nuk janë të kapshme në vend (lënda e pare, teknika dhe teknologjia etj ) jo vetëm qe u mundësojnë të organizojnë prodhimtari vendore, por edhe në mënyre indirekte ndikojnë në realizimin e përparimit qe është i arritur në prodhimtari në vendet e zhvilluara. Kjo mundësohet sidomos me importimin e lendeve të para kualitative, dhe gjysmë produkteve, me importin e pajisjeve bashkëkohore me çka zmadhohet shkalla e automatizimit dhe mekanizimit të procesit të prodhimit, si dhe përmes importit të të arriturave tekniko-teknologjike me qellim të modernizohet procesi i prodhimit (licenca, patenta, know-how etj.).modernizimi i proceseve të prodhimit paraqet mundësi reale për përmirësimin e konkurrencës të subjekteve vendore qe paraqet parakusht kryesore për plasmanin e produkteve të gatshme në tregjet ndërkombëtare. Ndikimi në baze shikohet ndërmjet krijimit të kushteve për prodhimtari masovike nga njëra anë por edhe ndërmjet mundësisë për prodhimtari standarde të produkteve të gatshme me kualitet të lartë nga ana tjetër. Vëllimi i zmadhuar i prodhimtarisë vendase d.m.th. Shfrytëzim me të madh të resurseve prodhuese të vendit sidomos me angazhimin me të madhe të kapaciteteve prodhuese dhe punësim me të madhe, gjegjësisht formohen kushte për efektimin e përparësive që produktojnë vëllimin ekonomik. Çmimi i prodhimit i ulët për njësi produkti nga ana e vet e bene produktin me konkurrent në tregjet e huaja që pozitivisht ndikon në plasmanin e suksesshëm, por edhe me realizimin e neto produktit me të madhe. Në atë mënyre arrin deri të zmadhimi reali neto fitimit të subjekteve ekonomike si dhe fitimin nacional të vendit. Përdorimi racional ekonomik gjegjësisht investimi i neto fitimit të realizuar për qëllime prodhimi në mënyre plotësuese dhe multiplikative pozitivisht ndikon rritjen ekonomike dhe në zhvillimin e ekonomisë nacionale. Me gjithë që zënshëm është promovuar dobia prej tregtisë së jashtme, e njëjta mund të provokoj efekte të pa dëshirueshme në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e ekonomisë nacionale. Subjektet vendase me paraqitjen në tregjet ndërkombëtare, ballafaqohen me konkurrence të fortë e cila bazohet në çmime të ultë dhe norma të larta për kualitet etj. Seleksionimi ekonomik i subjekteve në tregjet ndërkombëtare është i 7

pa mëshirshëm, gjegjësisht me të fuqishmit i largojnë subjektet me pak konkurrues. Në kushte kur subjektet vendore janë konkurrues inferior në raport me të huajit ( pa marre parasysh tregun e vendit ose tregjet e huaja ) vjen deri të korrigjimi i dobive nga tregtia e jashtme gjegjësisht paraqiten efekte negative në zhvillimin e ekonomisë nacionale. D.m.th. të larguar nga lufta konkurruese subjektet vendore nuk kanë mundësi ti shesin produktet e tyre ose do ti shesin me kushte relative të këqija të këmbimit, që në mënyre retroaktive ndikon në zvogëlimin e prodhimtarisë vendase. Gjendja e këtillë do të rezultojë me zvogëlimin e aktivitetit ekonomik të vendit, zvogëlimin e punësimit si dhe ngecjen ose zvogëlimin e zhvillimit ekonomik. ZAKONET DHE RREGULLAT TREGTARE NDËRKOMBËTARE. Zakonet tregtare ndërkombëtare janë "rregulla të pashkruara" që përdoren në mardhënie afariste ndërmjet partnerëve në tregtinë e jashtme dhe në mardhënie ekonomike ndërkombëtare, në përgjithësi. Zakonet tregtare, sikur rregulla për rregullimin e mardhënieve të pjesëmarrësve në tregtinë e jashtme, nuk janë të miratuara nga ana e pushtetit shtetëror ligjdhënës, institucione juridike ose disa të tjera, por rrjedhin nga praktika shumëvjeçare e punës të tregjeve ndërkombëtare, me sjellje stihike të qëndrueshme të njerëzve. Por, me kalimin e kohës, ajo si dhe është modifikuar nëpërmjet formimit të kuptimeve te caktuara për sjellje korrekte ose jo korekte të njerëzve në raste të njëjta shoqërore. pastaj sjellja korrekte ka kaluar në shprehi dhe është pranuar moralisht, në realitet i zakonshëm, sjellje normale, sjellje që llogariten të obligueshme. Ashtu është krijuar vetëdija shoqërore se çdo sjellje ndryshe është në kundërshtim me moralin e qeverisë në shoqëri. Në atë mënyrë, kah praktika shumëvjeçare janë ndërtuar zakonet afariste të mira, të cilat në bazën e vet e kanë moralin tregtar dhe afariste të pjesëmarrësve në tregti dhe në punime afariste, në përgjithësi. Përveç tjerash, në zakonet tregtare marrin pjesë: nderi, lojaliteti me konkurrencën, dhënia e të dhënave të vërteta për vete dhe për pjesëmarrësit tjerë në këmbimet tregtare, respektimi i fjalës së dhënë, mos tradhtimi i fshehtësive afariste të rëndësishme për interesat e partnerit, realizimi i detyrave të marra nga kontrata etj. Norma e rëndomtë nderi është në normat morale në përgjithësi, kurse në kuadër të zakoneve të mira afariste nga ajo kuptohet se sjellja me të cilën secili nga partnerët afarist juridik jep të dhënat e sakta për vete dhe për firmën e vet; për llojin, sasinë,cilësitë dhe kualiteti i mallit që është lëndë për shitblerje; i respekton afatet e marrëveshjes për dorëzim-porositje të mallit dhe të pagesës; nuk e bëjnë në dyshim partnerin e vet; në tërësi e respekton fjalën e dhënë dhe konsekuent përmbahet ndaj premtimeve që i ka dhënë etj. Me zakonet tregtare rreptësishtë dënohet praktika jo lojale e konkurrencës në tregun ndërkombëtar, si dhe lëndimi i autoritetit të ndërmarrjes dhe vendi në fitimin me tregtinë e jashtme. Nga konkurrenca jo lojale në tregun ndërkombëtar nënkuptohen në veçanti këta aktivitete të subjektit e tregtisë së jashtme të caktuara; reklama jo lojale kur nxjerrën publikisht; jo të vërteta për mallin ose shërbimet që punon ndërmarrja e vet ose për ndonjë ndërmarrje tjetër, kurse për qëllim të gjejë interes për vete; shenja të rrejshme për prejardhjen e mallit; nxjerrja e informacioneve të rrejshme për ndërmarrjen e vet ose ndonjë ndërmarrje tjetër; keqpërdorimi i shenjave mbrojtëse tregtare për ndërmarrjen e vet apo të huajën; lëndimi apo shfrytëzimi i fshehtësive afariste dhe të ngjashme. Si lëndim i autoritetit në punën e jashtme tregtare nënkuptohet secila sjellje në kundërshtim me zakonet e mira afariste, e cila nxitë ose mund të nxisë lëndime më të rënda të obligimeve të marrëveshjes. Në rast të mosrespektimit të normave të lartpërmendura dhe zakoneve tjera, përdoren sanksionime të ndryshme; përqeshje publike, bojkoti, shpallje publike e 8

emrit dhe të firmës të atij që sillet në kundërshtim me normat morale afariste, shpallje e ashtuquajtur "lista të zeza"; dënimi nga ana e gjyqeve të nderit të komoreve dhe asociacioneve të tjera afariste etj RREGULLAT TREGTARE NDËRKOMBËTARE. Nga kjo nënkuptohen ato zakone dhe rregulla tregtare ndërkombëtare, të cilat, në mënyrë përkatëse, janë formuluar dhe oficijalizuar nga ana e organeve dhe institucioneve të autorizuara, bursat, komoret tregtare dhe të zhvillimit ekonomik, organizatave profesionale, bile edhe nga komora tregtare ndërkombëtare. Me rregullat tregtare në mënyrë unitare rregullohen numri i madh problemesh praktike në sferën e tregtisë së jashtme ose jepen shpjegime të termeve tregtare, për veprat, të parimeve në zgjedhjen thelbësore të marrëdhënieve dhe kontesteve (kundërshtimeve) të rëndësishme, jepen udhëzime të njëanshme për shpjegimin e termeve profesionale gjatë punës me valuta, deviza ose gjatë përdorimit të instrumenteve për pagesë jo të gatshme në pagesën e fitimit ndërkombëtar, gjatë përdorimit të masave dhe sistemeve matëse etj. Me një fjalë, funksioni i rregullave ndërkombëtare është që ta barazon dhe të bëhet e njëllojtë praktika në marrëdhëniet afariste ndërkombëtare. Varësisht nga ajo kush e kodifikon dhe çfarë është ndikimi i tyre dallojmë tregtare të përgjithshme dhe të veçanta. Rregullat e përgjithshme tregtare i pranojnë dhe i shpallin asociacionet më të gjëra të subjekteve të zhvillimi ekonomik, tregtarë ose oda tjera. Rregullta e përgjithshme ndërkombëtare i miraton dhe i shpall oda tregtare ndërkombëtare në Paris. Si më të rëndësishme vlen t'i cekim këta përmbledhje të rregullave të përgjithshme ndërkombëtare: Rregulla dhe zakone të njëllojta për punë me akreditiv dokumentues të miratuara në vitin 1933, kurse të rishqyrtuara në vitin 1963 dhe 1984. Me këta rregulla tërësisht rregullohet materia për pagesën me akreditim; llojet dhe notifikimet akreditiv, obligime dhe përgjegjësi të bankave dhe fletëdhënësve; dokumentet për prezentim (dokumente transportuese, dokumente sigurimi, faktura tregtare etj); afati deri kur vlen akreditimi, bartjen e akreditimeve dhe të ngjashme. Rregulla të njëllojta për inkaso kanë hy në fuqi në vitin 1958. Te këta rregulla janë përpunuar gjitha momentet e rregullës për pagesë; obligimet dhe përgjegjësit e bankave dhe fletëdhënësve; prezantimi i dokumenteve; pagesa dhe informimi ndërmjet bankave dhe fletëdhënësve si dhe çështja e kamatës, harxhimet dhe plotësimet të punëve inkaso. Rregullat ndërkombëtare për komentimin e termeve tregtare INCOTERMS (për këta rregulla do të flasim më gjerësisht në tekstin e mëtutjeshëm). Rregullore për pajtim dhe arbitrim. Në atë Rregullore tërësisht është përpunuar rregulla e pajtimit dhe arbitrimi ndërmjet subjekteve ku janë paraqitur probleme të caktuara gjatë këmbimit ndërkombëtar. Rregullën e pajtimit e udhëheqë komisioni administrativ për pajtim kurse rregullën e arbitrimit gjyqi arbitrues, të dy organet janë në odën tregtare ndërkombëtare në Pariz. Përveç të përgjithshmeve, ekzistojnë edhe rregulla të veçanta tregtare. Ato janë shumica e rregullave të caktuara me shkresë subjekteve veçmas specifike tregtare (bursa, aukcine). Në ato janë caktuar rregulla të punës në tregje 9

konkrete ndërkombëtare, sipas të cilave patjetër të sillen subjektet e interesuara ekonomike-zhvillimore pjesëmarrës në ato tregje. Rregullat bursore i përshkruajnë llojet e ndryshme të bursave ndërkombëtare si tregu i jashtëm tregtar specifikë ku janë të përmbajtur kushtet themelore për përfshirjen e atyre tregjeve. Çdo subjekt që donë të bëj shitblerje në ndonjë bursë, duhet saktë dhe detalisht t'i njeh gjithë "rregullat e lojës" të atij tregu. Përveç rregullimit të veprimit në shitblerje; mënyra e lidhjes së punëve; normat dhe standardet në pikëpamje të cilësive kuantitative dhe kualitative të mallit, në rregullat bursore rregullohen edhe çështjet e mënyrës të zgjedhjes të kontesteve eventuale etj. Me disa rregulla është përshkruar edhe forma e kontratave shitblerëse (p.sh. shitblerja sipas "përfundimit standard"). Pranimi dhe respektimi striktik i dispozitave të rregullave të veçanta nga ana e pjesëmarrësve në ato tregje paraqet kusht për pjesëmarrje në transaksione shitblerëse. Mosrespektimi i rregullave tregtare do të thotë mos mundësi për tregti në treg të caktuar. Pasojat të mosrespektimit te rregullave janë të ngjashme me ato të zakoneve tregtare. Mirëpo, rëndësia e tyre si burim specifik i drejtësisë është më i madh, sepse me ato në mënyrë më konkrete rregullohen dhe realizohen marrëdhënie konkrete në punën e jashtme tregtare. Zakonet dhe rregullat tregtare ndërkombëtare, si dhe dispozitat e drejtësisë autonome dhe ndërkombëtare në sferën e tregtisë së jashtme, janë bazë për rregullimin e gjithë sjelljeve në forma të ndryshme në transaksionet ndërkombëtare, si dhe për degëzimet e ë drejtave dhe obligimeve të partnerëve afarist në këmbimin ndërkombëtarë. RREGULLAT INCOTERMS Janë klauzola transportuese të shprehura me shkurtesa (simbole) me fjali të caktuara (më shpesh anglisht) me të cilët në kontratën e shitblerjes rregullohen çështjet themelore të ndërlidhura me caktimin e çastit, vendi dhe mënyra e dorëzim-porositjes, si dhe çasti për kalim të rreziqeve dhe harxhimeve në lidhje me mallin prej shitësit deri te blerësi. Në ato janë të përshkruara të drejtat dhe obligimet minimale të shitësit dhe blerësit. Varësisht nga nevojat dhe dëshirat e tyre, palët e marruar vesh mundet të dakordohen edhe për obligime më të mëdha, në atë mënyrë që përveç të përcaktimit të klauzës sipas INCOTERMS si bazë e përgjithshme e kontratës, mund të merren vesh edhe për plotësime dhe ndryshime përkatëse. Klauzat transportuese INCOTERMS përbëhen prej dy pjesëve. Pjesa e parë është shkurtesë e përbërë nga tri shkronja, që kanë dalë nga shprehja atë dispozitave për klauzën transportuese përkatëse. Për shembull shkurtesa DAF...vjen nga fjalët angleze DELIVERED AT FRONTIER që do të thotë " e porositur deri në kufi" ose "franko kufiri". Në pjesën e dytë nga klauza transportuese shënohet vendi, në realitet dispozita e pjesës së parë. Për shembull DAF kufiri Maqedonase-Grekë ose e porositur deri te kufiri Maqedonase- Grekë. Unifikimi ndërkombëtarë i dispozitave të klauzave transportuese mundëson mënyrë të kuptueshme, të lehtë dhe të veçantë që të rregullohen të drejtat dhe obligimet reciproke të subjekteve, pa rregullimin e përshkrimit të tyre në kontratën e shitblerjes. Para nënshkrimit të kontratës për shitblerje e mjaftueshme është që partnerët ta caktojnë klauzën transportuese që dëshirojnë të zbatohet, pa marrëveshje të veçantë për elementet e saj, sepse çdo pjesëmarrës në praktikën e tregtisë së jashtme, përpara dhe saktë përpiktë i njeh të drejtat dhe obligimet e veta që rrjedhin nga klauza e caktuar transportuese. Në atë mënyrë, palët të marruar vesh, rëndësishëm e shkurtojnë kohën dhe formalitetet gjatë nënshkrimit të kontratës shitblerëse. Në INCOTERMS nga viti 1936 kanë qenë të përpunuara 11 klauza, të cilat në praktikën e atëhershme kanë qenë shpesh në përdorim, kuptohet të rindërtuara me kuptimet e reja. Me zhvillimin ekonomik dhe përparimin e praktikës të tregtisë së jashtme është paraqitur nevoja për shpjegime të reja të klauzave transportuese. Në maj të vitit 1953, Oda tregtare ndërkombëtare, në kongresin e saj në Vienë, ka dhënë shpjegime të reja për 9 klauza transportuese. Por edhe këta shpjegime janë reviduar në INCOTERMS në vitin 1990dhe 2000, te të cilat, në mënyrë të veçantë janë 10

përpunuar dispozitat e 13 klauzave, të grumbulluara në katër grupe. Dispozitat në INCOTERMS janë përgjithësisht të pranuara në praktikën e tregtisë së jashtme evropianë. Njëkohësisht dispozitat e tyre aplikohen edhe në Republikën e Maqedonisë. Por, në tregtinë botërore ende nuk është arritur deri te unifikimi i përgjithshëm i termeve tregtare. Për shembull në SHBA aplikohen të ashtuquajturat "definicionet Amerikane për tregti të jashtme " (Revised American Foreign Trade Definitions - RAFTD), të miratuara në vitin 1941. Dispozitat e definicioneve Amerikane për tregti të jashtme, dallohen nga dispozitat e klauzave të INCOTERMS-it, edhe pse disa prej tyre mund të kenë të njëjtin emër. Për qëllim që të pengohen prezentivisht mos marrëveshjet dhe problemet eventuale para realizimit të kontratave për shitblerje në tregtinë e jashtme, patjetër duhet që ende gjatë nënshkrimit të tyre të kujdeset cilat klauza transportuese janë të pranuara dhe po aplikohen në vendin e partnerit. Sipas dispozitave të INCOTERMS, të gjitha trembëdhjetë klauza transportuese janë të grumbulluara në katër grupe, edhe atë në E, F, C dhe D. Klauzat E Në këtë grup marrin pjesë klauza të cilat sipas mallit i jepet në dispozicion blerësit në hapësirë të shitësit ( salla fabrike, depo dhe hapësirave tjera). EXË-EX Works... ( Fabrika Franko...) (të gjitha llojet transportuese) Sipas klauzave Fabrika Franko..., e vetmja përgjegjësi e shitësit është ta vendos mallin në dispozicion të blerësit në ndërmarrjen e vet dhe njëkohësisht ta informon blerësin. Shitësi nuk ka përgjegjësi për ngarkim të mallit në automjetin të dërguar nga blerësi, përveç nëse janë marr vesh ndryshe. Blerësi i bartë të gjitha shpenzimet dhe rreziqet në lidhje me transportimin e mallit prej fabrikës deri te destinacioni i duhur, si dhe shpenzimet për eksportimet doganore. Nëse blerësi, direkt apo indirekt, nuk mund t'i kryej formalitetet eksportuese, atëherë shërbehet dispozita FCA. Te kjo klauzë obligimet e shitësit janë minimale. Kjo klauzë mund ti ketë edhe mënyrat e veta: EXW e ngarkuar me... Nëse blerësi mënyrën e formulon precizë, atëherë shpenzimet për ngarkim dhe renditje i bartë shitësi; EXW e doganuar për eksport dhe e ngarkuar në... që do të thotë se shpenzimet doganore për eksport dhe shpenzimet edhe rreziqet për ngarkim i bartë shitësi; EXW e doganuar për eksport... që do të thotë se shpenzimet për doganim eksporti i bartë shitësi; etj. Klauzat F Dispozita themelore, në realitet specifikimi i grupeve të klauzave F është se shitësi e ka për borxh mallin ta dorëzoj deri te mjeti transportues që e ka caktuar shitësi. Këta klauza për frankim bëjnë pjesë në rangun " kontrata për përcjellje". Shpenzimet për transport dhe sigurimet, si dhe të gjitha rreziqet, kalojnë prej shitësit te blerësi në çastin e dorëzimit të mallit transportuesit ose shpedituesi i autorizuar. Në rast të mbushjes të kamionit, vagonit apo kontejnerit, shitësi e ngarkon, kurse blerësi e shkarkon mallin, kurse secili i bartë shpenzimet dhe rreziqet e veta. Doganimi i eksportit e bartë shitësi. Blerësi i bartë shpenzimet e sigurimit të lejes për eksportim ose leje tjetër, bën të gjitha formalitetet e tjera doganore importuese dhe me nevojë, të gjitha formalitetet për tranzitim të mallit në vende tjera, në realitet i bartë të gjithë shpenzimet për atë esencë. FAS - Free Alongside Ship... (Franko deri te skaji i anijes...) (transportet përtejdetase) 11

Obligimet e shitësit janë të kryera kur malli është vendosur afër anijes te limani ose pak më larg. Nga ai çast të gjitha shpenzimet dhe rreziqet kalojnë mbi blerësin. Blerësi përveç doganës importuese, ka dallim nga FOB, bën edhe doganim importues. Blerësi siguron anijen si dhe i paguan shpenzimet të transportit dhe sigurimit. FOB-Free On Board (Franko anije ) (transport përtejdetarë) Shitësi e ngarkon mallin në anije e siguruar nga ana e blerësit. Shpenzimet e transportit përtejdetarë dhe sigurimet i bartë blerësi. Çasti kalimit të shpenzimeve dhe rreziqeve është moment i kalimit të mallit mbi gardhin e anijes. Shitësi e bën doganimin e eksportit, kurse blerësi atë të importit, do të thotë bëjnë pagesën e shpenzimeve përkatëse. Kjo klauzë ka mënyrat e veta. Më të shpeshta janë: FOB e ngarkuar (e ndërlikuar). Shitësi i bartë gjitha shpenzimet për ngarkim (dhe renditje) të mallit në anije te limani për ngarkim. Kjo klauzë më së tepërmi zbatohet në vendet lindore para blerjes. Kujdes të veçantë duhet të vihet re te ngarkesat që nuk mund të ndahen te të cilat mund të paraqitet problem në përfshirje të hapësirës më të madhe, do të thotë shpenzimet rëndësisht të rriten. FOB amerikane. Në SHBA ekzistojnë 6 interpretime të ndryshme të FOB sipas klauzave Amerikane për tregti të jashtme nga viti 1941. Nga dallimet në lartësi të shpenzimeve për transport dhe sigurim varësisht mënyra e zgjedhur dhe qartë të ceket a bëhet fjalë për FOB amerikanë apo për FOB sipas INCOTERMS dhe për variante është fjala. i. Masat për mbrojtjen e konkurrencës jo lojale në plan ndërkombëtar prej konvencionit të Hagës në vitin 1911. ii. më hollësisht në www.icc.org iii. Shërbimi në fjalë angleze është përshkak se Anglia(Britania e Madhe), gjatë kohë ka qenë më e zhvilluar me industri, tregti dhe fuqi përtejdetare në botë, prandaj klauzat transportuese më së tepërmi janë formuluar në gjuhën angleze. iv. RAFTD janë miratuar nga ana e Komitetit koordinativ, ku kanë qenë anëtarë përfaqësuesit e Odës tregtare të SHBA-ve, Këshilli nacional të importuesve amerikan dhe Këshilli nacional për tregti të jashtme. v. Bëhet fjalë për limane të cekëta ose për rrethana të veçanta ku anija nuk mundet të vijë afër limanit. Në atë rast, blerësi merr qira objekte më të vogla lundruese, më së tepërmi të ashtuquajtur maoni që të mund ta bartë mallin deri te anija. Klauzola C Në këtë grup numërohen klauozola me rregulla sipas së cilave shitësi është i obliguar të bëjë marrëveshje për udhëtimin ose pronësi dhe sigurim për mallin, por pa marrjen e rrezikut nga harxhimet shtesë, që mund të paraqiten në raste të ndryshme, në momentin kur malli është i ngarkuar dhe i porositur. Klauzolat C në thelb janë të njëjta sikur klauzolat F, ndërsa edhe ato janë marrëveshje për dërgesa të mallit, për shkak se shitësi i plotëson rregullat sipas marrëveshjes në vendin ku bëhet ngarkesa. CFR= Cost and Freight (Çmimi dhe pagesa e transportit) Shitësi është i obliguar të sigurojë anije dhe ti paguaj harxhimet e transportit deri në përfaqësinë e caktuar. Të gjitha harxhimet dhe rreziqet kalojnë nga shitëse tek blerësi, pasi që malli kalon rrethojën e anijes ( gjithashtu edhe tek FOB). Ndërsa, shitësi është i obliguar të paguajë transportin dhe harxhimet për ngarkim dhe shkarkim, që është i 12

nevojshëm për përgatitjen e mallit deri tek përfaqësia e caktuar, por rreziqet nga humbja, gjegjësisht dëmtimi i mallit, dhe çdo rritje e harxhimeve nga rrethanat e ndryshme që mund të pësojnë pas momentit të dërgimit të mallimit, kalojnë nga përgjegjësia e shitësit tek blerësi, pasi që malli të kalojnë rrethojën e anijes në përfaqësinë e caktuar. Shitësi i mbulon harxhimet për doganimin e eksportit. CIF - Çmimi, Sigurimi, dhe transporti (transporti detar) Obligimet në të dyja anët janë të njëjta sikur tek CFR, për dallim se në këtë klauzolë shitësi i paguan edhe harxhimet për sigurim nga rreziqet e transportit. Përmbajtja me e vogël e sigurimit (vlera më e vogël e sigurimit nga havaria e veçantë është 10% vlerës së mallit). Por, kalimi i rreziqeve nga shitësi tek blerësi bëhen në momentin e kalimit të mallit nga rrethoja e anijes ( njësojë sikur tek FOB dhe CFR). Shitësi mbulon harxhimet për doganimin e eksportit. Kjo bëhet përshkak se shitësi e zgjedhë kompaninë e sigurimeve nëpërmjet të cilës bën sigurimin e mallit nga rreziqet e transportit, ndërsa të gjitha harxhimet e tjera dhe rreziqet shkojnë në llogari të blerësit, në praktikë mund të paraqiten mosmarrëveshje të caktuara rreth asaj se a është zgjedhur kompani e sigurimeve që është me renome dhe solide. (per ate arsyje eshte edhe qellimi i kësaj klauzule sipas se ciles sigurimi i posaqem i ndonje havarie te veqant duhet te jete 10% me i madh se vlera e mallit ). Edhe kjo klauzolë ka variantet e saja. Ato janë CIF e shkarkuar dhe CIF+ sigurimi, rreziqe ushtarake. CIF e shkarktuar. Të gjitha harxhimet e shkarkimit në përfaqësinë e caktuar shkojnë në llogari të shitësit, përveç harxhimeve të sigurimit nga rreziqet gjatë shkarkimit të mallit. Kjo klauzolë është e rrezikshme për shitësin, për shkak se mund të dalin harxhime shtesë varësisht nga kapaciteti teknik i përfaqësisë. CIF+ sigurimi, rreziqet ushtarake. Përveç sigurimit të zakonshëm ( nga havaria e veçantë 110 për qind nga vlera e mallit ), shitësi mban llogari edhe për harxhimet për sigurim nga lufta, grevat, trazirat, dhe paqëndrueshmërinë qytetare dhe ngjarje të tjera. Mirë është që shitësi ti përfshijë këto harxhime në çmimin e shitjes së mallit, në të gjitha raste kur nuk përjashtohet mundësia për zhvillimin e këtyre llojeve të rreziqeve, gjegjësisht në rastet kur bëhet fjalë për dërgimin e mallit në vendet apo rajonet e ashtuquajtura më rreziqe të larta. CPT - Carriage Paid To... (transporti i paguar gjer tek...) (te gjitha llojet e transportit) Shitësi sigurinë transporti dhe i paguan harxhimet e transportit deri në destinacionin e caktuar. Harxhimet e sigurimit, gjithashtu edhe të gjitha mundësitë e tjera të rritjes eventuale të harxhimeve të transportit gjatë periudhës së transportit kalojnë nga shitësi tek blerësi në momentin e dorëzimit të mallit tek transportues i parë, çka do të thotë se në këtë rast harxhimet nuk shkojnë në llogari të shitësit. Të gjitha obligimet e tjera për ngarkim, shkarkim dhe doganim të mallit janë të njëjta sikur në klauzolën FCA. CIP - Carriage and Insurance Paid To... (transporti dhe sigurimi te paguar gjet tek...) (te gjitha llojet e transportit) Gjithçka është njëjtë sikur tek CPT, përveç se shitësi ka obligime për të paguar sigurimin e rreziqeve të transportit, gjegjësisht shitësi bën marrëveshje dhe paguan premitë për sigurimin e ngarkesës nga rreziqet, ose në rastet kur mallim dëmtohet gjatë kohës së bartjes. Blerësi dhe shitësi merren vesh për nivelin e sigurimit. Shitësi siguron transport, i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit, dhe harxhimet e doganimit të eksportuar. 13

Klauzola D Karakteristikë bazë e klauzolës së këtij grupi është rregulla që shitësi të mbaj llogari për të gjitha harxhimet dhe rreziqet që janë të lidhura me dërgesën e mallit në vendet e caktuara. Rregullat e klauzolës nga grupi D përcaktojnë marrëveshje për dërgesat e mallit. Klauzolat në këtë grup ndahet në dy kategori të veçanta varësisht nga ajo se në çilën llogari bën pjesë doganimi i eksportit. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë klauzolat sipas së cilave shitësi është i obliguar të kërkojë mallë të doganuar të eksportuar. Këto janë klauzolat DEQ dhe DDP. Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë klauzolat sipas së cilave shitësi nuk është i obliguar të bëj doganimin e mallit të eksportuar. Këto janë klauzolat DAF, DES dhe DDU. DAF - Delivered At Frontier... (Dërgesa deri në kufi) (transporti toksor) Kalimi i harxhimeve dhe rreziqeve nga shitësi tek blerësi realizohet në momentin e arritjes së mallit në vendkalimin kufitar. Shitësi i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit deri në kufi ( pikën e caktuar të kufirit dhe të doganës ). Shprehja kufi, duhet në mënyrë precize të definohet, për shkak se mund të jetë çfarëdo vendkalimi kufitar, duke përfshirë edhe kufirin e vendin nga bëhet importi. Pjesëmarrësit në shitëblerje mund të merren vesh për harxhimet e sigurimit gjatë kohës së transportit ti paguajë vetëm njëra palë. Formalitetet e importit shkojnë në llogari të shitësit, ndërsa doganimi i eksportit dhe pagesave të tjera shkojnë në llogari të blerësit. DES - Delivered Ex Ship... ( E porositur nga anija) Shitësi siguron anije dhe i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit. Ai e ka plotësuar detyrimin e tij për dërgesën kur mallin e eksportuar dhe të pa doganuar e vë në dispozicion të blerësit, në anijen në përfaqësinë e caktua, në ditën e caktuar ose afatin e caktuar (në mënyr që mundëson zbarkimin e saj prej anijes me mjete te përshtatshme për llojin e mallit. Njëkohësisht, ai është momenti i kalimit te hargjimeve dhe rreziqeve prej shitesit tek blersi). DEQ - Delivered Ex Quay (Duty Paid)... (E porositur franko deri në breg e doganuar) Sipas të vendimit bazë, shitësi është i obliguar të sigurojë anije ose hapësirë të anijes, të bëjë gati mallin deri tek përfaqësia e caktuar, të bëj shkarkimin në cepin e caktuar dhe të bëjë doganimin. Kjo do të thotë se formalitetet e doganimit, doganimin e eksportit dhe pagesat e tjera bien në llogari të shitësit. Kalimi i harxhimeve dhe rreziqeve bëhet në momentin e vendosjes së mallit në dispozicion të blerësit në cepin e përfaqësisë së caktuar. Kjo klauzolë ka variantet e saja, për të cilat palltë veç e veç mund të arrin marrëveshje: DEQ pagesa eksporti në llogari të blerësit. Dogana dhe pagesat e tjera të eksportit janë në llogari në blerësit dhe jo të shitësit. Ky opsion është më i përshtatshëm për blerësin nga sektori publik, për shkak se nuk janë të obliguar të paguajnë doganë. DEQ pa tatim të fitimit dhe pagesa të tjera të eksportit. Në këtë variant, shitësi paguan doganën e eksportit, por është i liruar nga obligimi për të paguar tatimin e fitimit dhe pagesat e tjera të eksportit. Ato janë në llogari të blerësit. DDU - Delivered Duty Unpaid... (E porositur, por e pa doganuar ) Të gjitha harxhimet dhe rreziqet janë në llogari të shitësit deri në vendin e caktuar të dërgimit të mallit tek blerësi, me Ç`rast doganimi dhe të gjitha harxhimet e tjera të eksportit janë në llogari në blerësit. Kjo klauzolë është më e 14

preferueshme dhe më e përshtatshme çdoherë kur doganimi i eksportit nuk paraqet problem, si për shembull në kuadër të Bashkimit Evropian. Edhe kjo klauzolë ka variantet e saja. DDU tatimi i paguar i fitimit. Edhe sipas kësaj variante shitësi nuk paguan doganën e eksportit, por vetëm e bën pagesën e tatimit të fitimit gjatë eksportit të mallit. DDP Delivered Duty Paid... ( E dërguar dhe e doganuar ) Shitësi mban llogari për të gjitha harxhimet dhe rreziqet, si dhe për harxhimet e doganimit të eksportit në vendin e blerësit, përveç kësaj edhe për doganimin dhe harxhimet e tjera. Momenti i kalimit të harxhimeve dhe rreziqeve bëhet në momentin kur malli është i eksportua doganohet dhe vihet në dispozicion të blerësit. Kjo klauzolë paraqet obligim maksimal për shitësin. Variante të kësaj klauzole mund të jenë: DDP pa shkarkim. Sipas kësaj variante, harxhimet e shkarkimit nga kamioni, vagoni apo aeroplani shkojnë në llogari të blerësit. Shitësi duhet të jetë i kujdesshëm nëse e dinë se blerësi me harxhimet minimale mund të bëj shkarkimin. DDP pa tatim të fitimit. Sipas kësaj variante, tatimi i fitimit është në llogari të blerësit, dhe jo në llogari të shitësit. Kuptohet se doganimi dhe pagesat e tjera të eksportit janë në llogari të shitësit. Incoterms sipas grupeve 15

Momenti I dergese MN: me nisjen e mallit MA: me arritjen e mallit Grupet Shenja Emertimi Lloji i transportit Е EXW... Еxh Njorks Te gjitha llojet MN Nisja Fabrika Franko FCA... Free-carrier Te gjitha llojet MN Transportues franko Free Alongside Ship F Transporti kryesor nuk eshte paguar FAS... Franko deri te porti i anijes Free On Board Detar MN Anija Franko FOB... Detar MN 16

CFR... Cost and Freight Detar MN Cmimi me bartje Cost, Insurance, Freight CIF... Cmimi, sigurimi, bartja Detar MN C Transporti kryesor paguar I Carriage Paid To Bartja e paguar deri CPT... Carriage Insurance Paid Te gjitha llojet MN Вarja dhe sigurimi te paguara deri CIP... Te gjitha llojet MN 17

DAF... Delivered At Frontier Tokesor - E derguar deri ne kufi DES... Delivered Ex Ship Detare MA E derguar anije Franko DEQ... Delivered ex Luax Detare MA E dërguar franko kej D DDU Delivered Duts Unpaid Të gjitha llojet MA Arritja E dërguar e padogonuar DDP... Delivered Duts Paid Të gjitha llojet MN E dërguar dhe e doganuar 18

Klauzola me variante INCOTERMS Variantet Pasojat Vlerësimi FOB FOB e ngarkuar Shitësi I bart të gjitha shpenzimet e ngarkimit dhe renditjen e mallit në anije në portin e ngarkimit Shum shfrytëzohet në vendet lindore gjat blerjes. (e renditur) CIF... CIF E shkarkuar Të gjitha shpenzimet e shkarkimit në portin e caktuar në kurriz të shitësist, përveq shpenzimeve të sigurimit E rrezikshme për shitësin. Shpenzime shtes të mundëshme varësisht nga përgaditja teknike e portit. CIF... CIF + sigurimin,rrezi qet e luftës Përveq sigurimit, shitësi I bart edhe shpenzimet e sigurimit nga lufta,grevat etj. Mirë është që shitësi ti përfshijë shpenzimet e tilla eventuale në çmim. DEQ... DEQ + tatimet importuese në shpin të blersit Dogana dhe tatimet tjera importuese në kurriz të blerësit, e jo në kurriz të shitësit. Opciopn I dëshirueshëm për blerësit e sektorit publik (zakonisht nuk paguajnë dogana). DEQ... DEQ pa tatim në qarkullim dhe tatime importuese Tatimi në qarkullim dhe të gjitha tatimet tjera në kurriz të blerësit. Kujdes!shitësi I paguan tatimet importuese dhe shpenzimet e doganave importuese, në qoftëse më parë nuk është e definuar ndryshe. EXW EXW e ngarkuar në.. Shpenzimit e ngarkimit dhe renditjes janë në kurriz te shitësit. Blerësi, këtë variantë duhet ta formulojë në mënyrë precize. 19

DDP DDP shkarkim pa Sipas kësaj variante shpenzimet e shkarkimit nga kamioni, vagoni apo airoplani, janë në kurriz të blerësit. Shitësi duhet të ketë kujdes nëse e dinë që blerësi me shpenzime minimale mund ta kryejë shkarkimin. FOB FOB amerikane Në SHBA, sipas klauzualave të tregtisë së jashtme amerikane të vitit 1941, ekzistojnë 6 interpretime të FOB. Klauzulë e rrezikshme.duhet të përcaktohet saktësisht se a bëhet fjalë për FOB amerikan apo FOBsipas INCOTERMS. 20

Kapitulli I KUPTIMI I MARRËDHËNIEVE KONTRAKTORE NDËRKOMBËTRE DHE DISA PARIME PËR ZGJEDHJEN E KONTESTEVE ME ELEMEMT NDËRKOMBËTAR 1. MARRËDHËNIET KONTRAKTORE NDËRKOMBËTARE Zhvillimi i tregut ndërkombëtar në përmasa botërore ka ndikuar që qarkullimi i njerëzve, mallrave dhe kapitalit të jetë shumë dinamik dhe dominant në marrëdhëniet shoqërore. Format themelore në bazë te të cilave krijohen marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare janë bazuar në tregti por në dekadat e fundit është vërejtur edhe dominimi dhe masivizimi i turizmit ndërkombëtar. Këto marrëdhënie në lëmin e turizmit ndërkombëtar kanë pasur ndikim edhe në të drejtën e vendit e cila ka detyrimin e rregullimit të marrëdhënieve kontraktore dhe pozitën e palëve kontraktore të cilat me veprimtarinë e vet ose në marrëdhëniet e caktuara i krijojnë jashtë shtetit, e të cilat krijojnë dhe prodhojë efekte juridike për vendin. Prezenca e çfarëdo elementi të jashtëm ndërkombëtar në përmbajtjen e kontratës krijojnë efekte të rëndësishme juridike në marrëdhëniet e caktuara kontraktore. Që nga themelimi i shtetit është e njohur se sistemi juridik nacional në një vend, bazuar në sovranitetin e shtetit, rregullon tërësisht të gjitha marrëdhëniet brenda territorit të shtetit. Kontrata e lidhur me elemente ndërkombëtare ka ndikuar në paraqitjen e tendencave të shteteve që secila pavarësisht nga tjetra, në bazë të ligjit nacional, të zgjedhë kontestin eventual kontraktor. Duke e pasur parasysh se marrëdhënia e caktuar kontraktore është marrëdhënie e cila në përmbajtje është unike, për hir të sigurisë më të madhe juridike, automatikisht ka imponuar nevojën e rregullimit të saj në bazë të një ligji. Në praktik, parashtrohen pyetjet se në bazë të cilit ligj, ose në bazë të cilave elemente, është e mundur që të lejohet zbatimi i ligjit tjetër pasi për zgjedhjen e konfliktit konkret ligji i vendit e rregullon me dispozita me të cilat efektivisht e zgjidh çështjen. Zhvillimi i tregut dhe qarkullimi i madh i njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, edhe në lëmin e turizmit, kanë imponuar nevojën që sistemi i të drejtës nacionale respektivisht dispozitat e caktuara ligjore të krijojnë favore dhe të orientojnë që në raste të zgjedhjes së kontratës më elemente ndërkombëtare, të aplikohen parime e të drejtës ndërkombëtare private të cilat përmbajnë kritere për zgjedhjen e konflikteve në mes të drejtave nacionale. Pikërisht për këtë arsye, parimet e kësaj dege të shkencës juridike këto konteste dhe interesin e shtetit për zgjedhjen e tyre i quan kolizion ose konflikt i normave. Normat e këtilla e kanë karakterin ndërmjetësues sepse ato nuk i rregullojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhëniet e caktuara juridike por ato paraqesin kritere për zbatimin e të drejtës kompetente të vendit të caktuar e cila drejtpërdrejtë është e autorizuar në pikëpamje legale të rregullojë ose të zgjidh marrëdhënien juridike me element ndërkombëtar. 21