Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

Similar documents
Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Raport Final i Vlerësimit

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Raporti Final 23 qershor RVV i dorëzuar në tetor Vizita në terren 9 maj 2014.

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

RAPORTI I VLERËSIMIT AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE PROGRAMOR PËR BPRAL KOLEGJIN. Raporti 23 Qershor, 2012

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Raporti i Ekipit të Akreditimit

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Curriculum Vitae - CV

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

Curriculum Vitae - CV

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit. Bsc. në Administrim Biznesi SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Tel:

Tel: 044/

Raporti i Vetë-vlerësimit

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Program Edukimi I Individualizuar

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit BSc. në. "Inxhinieri Softuerike" SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Universiteti me Administratë. dhe efikase

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Formular për SYLLABUS të Lëndës

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik

Tel:

RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM Për Programin e studimit BSc. në Informatikë Ekonomike. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Fakulteti Juridik

Speci Shqipëri

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:

Përtej retorikës politike

(Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore) Data e zgjedhjes: Maj Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / Faqe Reflektimi i motivimit të të punësuarve në suksesin e ndërmarrjes

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

AUK College. Nr. Code Study Program Albanian Study Program English Campus Level ECTS Accredited Until

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

PROCESI I AKREDITIMIT

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI

REPUBLIKA E KOSOVËS - РЕПУБЛИКА КОСОВO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE УСТАВНИ СУД CONSTITUTIONAL COURT

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, "SHKOLLA E LARTË NËNA MBRETËRESHË, GERALDINË" DHE

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit Viti i diplomimit: Niveli : BA në Edukimin parashkollor.

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

Faksi:

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM PËR PROGRAMIN E STUDIMIT. MASTER I SHKENCAVE në MENAXHIM MJEDISOR URBAN TË UNIVERSITETI POLIS

Analizë politikash 05/2016

Raporti i Performancës së Komunave

Transcription:

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë, Vlerësimi i përgatitur nga një ekip ekspertësh i përbërë nga Prof. Dr. Dr. h.c.mult. Reinhard Meyers/ Universiteti i Muenster (G) (kryesues) Prof. D.I. Walter Cadek, AUS Graz (A) Prof. Dr. Thomas Bauer, Universiteti I Vienës (A) Prof. Dr. Volker Gehmlich, Universiteti Osnabrueck (G) Prof. Dr. Peter Richter, Universiteti Karlsruhe (G) të përcjellur në vizitën e sajtit nga: Prof. Dr. Ferdije Zhushi-Etemi, NQC/ AKA, dhe Mr. Basri Muja, Ekspert për vlerësim dhe akreditim U.D. Drejtor/ AKA Bazat e informatave në Raportin Vlerësues: - Raporti i Vetëvlerësimit I UBT-së, me datë Janar 2010 - Plani i Biznesit dhe Zhvillimor, UBT, reviduar maj 2010, pranuar me 05.06.10 - UBT Plani Strategjik i Hulumtimit 2010-2012, Verzioni i shkurtë i pa datuar, pranuar me 05.06.10 - UBT Programi i Zhvillimit të Stafit, i pa datuar, pranuar me 05.06.10 - UBT Pasqyrë e kontakteve të jashtme, i pa datuar, pranuar me 05.06.10 - UBT Përshkrimi i programit bachelor në Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare, pranuar me 05.06.10 - UBT Përshkrimi i programit bachelor në ligj, pranuar me 05.06.10 - UBT Përshkrimi i Master i Arteve në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, pranuar me 05.06.10 - Vizita e sajtit, e ekspertëve të nënshkruar më poshtë Shënim: Për dallim nga komentet paraprake në Draft Raportin e Vlerësimit të pranuar nga UBT më 25.06.10, i cili përshkroi (f.3) Planin e Biznesit dhe Zhvillimor si dhe Programin për Zhvillim të Stafit, si dokumente të dorëzuara panelit të ekspertëve, si një çështje mirësjelljeje (dhe, nga konkluzioni, si dokumentet mbi të cilat Raporti i Vlerësimit nuk duhet të jetë i bazuar), do të donim të kujtojmë UBT-në që në fund të vizitës panel i ekspertëve ka lëshuar një kërkesë zyrtare për informata shtesë që përmbajnë, mes tjerash, artikujt e cekur, të cilat janë pranuar zyrtarisht nga ana e AKA më 05.06.2010. Rrjedhimisht, ne nuk shohim asnjë arsye, pse këto dokumente të mos përdoren si material bazë për këtë raport. Shënim i mëtejshëm: Komentet paraprake të formuluara nga UBT, ankohen për tonin e pamenduar dhe pjesërisht me ton pranë-shpifës të Draft Raportit të Vlerësimit. Në fjalorin tonë, shpifja është e definuar si "... Transmetimi ose publikimi me shkrim të një deklarate të rrejshme në lidhje me një tjetër e cila e akuzon atë për një krim, apo vepër jomorale,..." etj etj Paneli i ekspertëve presupozon se UBT është udhëzuar për faktin se ekspertët kanë nënshkruar një deklaratë të fshehtësisë në lidhje me procedurën e vlerësimit. Kështu që, përmbajtja e Raportit të Vlerësimit mund të bëhet shpifës, vetëm nëse është transmetuar ose publikuar nga një palë e tretë. Kjo nuk është puna e panelit të ekspertëve nëse ka shkelje të konfidencialitetit diku përgjatë vijës në mes të AKA dhe UBT; prandaj ne rezervojmë të drejtën të formulojmë mendimin tonë në mënyrë të lirë dhe të padëmtuar nga çdo pritje e mundshme që UBT mund të ketë në lidhje me frymën e përgjithshme të raportit. 1

Shënim Final: Draft Raporti përmbante një numër të pasazheve të shkruara në të kuqe që kanë të bëjnë me pika të veçanta mbi të cilat Komiteti i ekspertëve ka pritur informacione të mëtejshme dhe / ose sqarim nga UBT. Kur ky informacion nuk është pranuar, ose nuk është konsideruar si i mjaftueshëm deri në momentin apo kohën e hartimit të verzionit përfundimtar të Raportit të Vlerësimit, vërejtjet origjinale me të kuqe janë lënë në versionin përfundimtar të raportit vlerësues si një tregues i gjërave që duhet të bëhen apo që ende duhet të adresohen nga UBT. Qëllimet dhe Objektivat: - Qëllimi i këtij raporti është që t i mundësojë Agjencisë së Akreditimit të Kosovës si dhe autoriteteve Ministrore dhe / ose politike në fjalë për të ardhur tek një vendim në lidhje me akreditimin e kurseve të mësipërme Bachelor dhe Master kurse këto të ofruara respektivisht nga Departamentet e Shkencave Sociale, dhe Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, Kolegji i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), Prishtinë. Ekspertët e nënshkruar më poshtë do të vlerësojnë dokumentacionin e përmendur më lart duke reflektuar në përvojat e tyre të fituara në, sistemet universitare Austriake, Gjermane, Britanike, dhe Frenge. Referencat për standardet dhe praktikat e mira kryesisht u referohen sistemit universitar Gjerman dhe / ose sistemit Austriak universitar. - Ky raport do të përfundojë me një numër rekomandimesh: ato janë mendimet personale të autorëve dhe janë të formuluara me sfond nga përvojat e përmendura më lart në shënime. Në tekstin aktual, rekomandimet kanë prefiksin përpara Rekomandimet, shkruar në italik, dhe të vendosura në kuti. Ato pasqyrojnë atë që autorët e konsiderojnë si praktika të mira apo standarde në një numër të sistemeve të arsimit të Evropës Perëndimore, pa dashur të paragjykojnë në asnjë mënyrë kushte apo kufinj të ndryshëm të arsimit të lartë në Kosovë. Prandaj, vendimi përfundimtar mbi aplikimin e UBT-së për akreditimin e kurseve të saj të përmendura më lart do të duhet të bëhet nga autoritetet përkatëse në fjalë. Në këtë kontekst, të nënshkruarit më poshtë njohin trashëgiminë e një periudhe shumë të vështirë për arsimin e lartë që Kosova i është dashur t i nënshtrohet në vitet 1990 dhe gjeneratën e humbur që kjo ka shkaktuar, por, me deklaratën e pavarësisë së Kosovës duhet të shikojmë në të ardhmen, dhe në arsimin terciar, ku e ardhmja qëndron në përafrimin e standardeve kombëtare të atyre që në përgjithësi mbizotërojnë në Bashkimin Evropian. - Ky raport nuk mund të ketë qenë shkruar pa mbështetjen e stafit të AKA në rend të parë, dhe gjithashtu nga një numër i kontakteve ballë-për-ballë në UBT, Prishtinë. Përderisa autorët janë mëse mirënjohës për mbështetjen e marrë në këtë mënyrë, ata do të donin të theksojnë se argumentet dhe konkluzionet e këtij raporti janë përgjegjësi ekskluzivisht e tyre. - Autorët janë të vetëdijshëm për faktin se ka patur, në të kaluarën, dallimet lidhur me statusin e UBT (kolegj ose universitet). Ata deklarojnë se nuk e shohin atë si detyrë të tyre për të bërë një propozim për një vendim në këtë çështje, e cila, në fund, është privilegj i vetëm Ministrit në fjalë. I: KOLEGJI I BIZNESIT DHE TEKNOLOGJISË, PRISHTINË Synimet dhe qëllimet e UBT ju shpjeguan ekipit të ekspertëve nga Presidenti i tij gjatë vizitës së sajtit, së bashku me një ekskursion në historinë e UBT-së. Ai demonstroi se ky: vazhdon të mbetet një Universitet inovativ në Kosovë dhe në rajon, i cili kombinon të gjitha avantazhet e universiteteve të njohura ndërkombëtare: programe bashkëkohore studimi, sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë, akademikë dhe ekspertë të shquar, partneritete me universitete dhe institucione të njohura, mundësitë për përvojat jashtë vendit (studime profesionale dhe praktike), infrastrukturë moderne, organizimin dhe menaxhimin e universitetit (në përputhje me ISO 9001); lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë; projekte akademike dhe hulumtuese ndërkombëtare; transferimi i teknologjisë së lartë të diturisë, si dhe studentët dhe 2

stafin shumë të motivuar. Në këtë kontekst, ai theksoi cilësinë, qasjen multi-disiplinare, dhe ndërkombëtarizimin si parimet udhëzuese të punës së UBT-së, duke martuar përvojën evropiane dhe amerikane; interesi i tyre ishte i udhëhequr nga punësimi i studentëve të tyre dhe nuk dëshirojnë të ofrojnë ofertat e njëjta me sistemin e arsimit publik. Motoja e tyre është që të jetë një universitet "... i lartë për studentët më të lartë...". I.1 Misioni - Parimet udhëzuese RIV formulon deklaratën e mëposhtme misionit: për të përmbushur kërkesat e arsimit të lartë dhe nevojat e një shteti demokratik, me qëllim për të ndërtuar ekonominë e tij dhe shoqërisë që të bëhet një pjesë e dijes evropiane dhe globale (diturisë dhe punës) tregjet. UBT është i angazhuar për zhvillimin e programeve mësimore akademike të kombinuara me kërkime shkencore me cilësi të lartë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Me aktivitetet e saj, UBT ka për qëllim të: a) Të themeloj një institucion akademik jo-publik, si një alternativë të rëndësishme për arsimi të lartë në dhe rreth Kosovës. b) Për të sjellë standardet përkatëse ndërkombëtare në zhvillimin e programeve të studimit. c) Të zhvillojë dhe të promovojë kapacitetet vendase profesionale dhe akademike, në përputhje me standardet më të larta në botë, d) Të përmirësojë kushtet për një cilësi të lartë të programeve ndërkombëtare universitare në Anglisht, Shqip, Gjermanisht, Frëngjisht etj, për Kosovën dhe rajonet përreth. e) Të kontribuojë në rritjen e cilësisë së studimeve akademike, si dhe krijimit të një mjedisi akademik dhe kulturor në shoqërinë kosovare. f) Të krijojë një institucion të hapur për studime universitare për të gjithë pa dallim dhe në bazë të meritës, dhe për të ndërtuar një mekanizëm të nevojshëm profesional për bashkëpunim të suksesshëm me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe bashkësinë vendore dhe ndërkombëtare të biznesit. g) Të shërbejë si një qendër reference për studimet akademike ndërkombëtare në rajon. Për të arritur këto objektiva, Plani strategjik 2008-2011 ka përmendur çështjet vijuese: Objektivi Strategjik 1 - Arritja e përsosmërisë akademike Objektivi Strategjik 2 - Ruajtja dhe rritja e partneritetit ndërkombëtar dhe rajonal Objektivi Strategjik 3 - Krijimi i mjedisit pozitiv të punës dhe mësimit Objektivi Strategjik 4 - Partneriteti me komunitetin Objektivi Strategjik 5 - Zhvillimi i hulumtimit, inovacioneve, dhe qendrave të biznesit Komiteti i ekspertëve ka pranuar këto ekspozita për momentin se janë në vlerë nominale në kuptimin klasik captatio benevolentia; ata u shprehën se RIV dhe Plani i Biznesit ka përmbajtur një numër të madh të qëllimeve, shpresave, pritjeve, dhe premtimeve që paneli i ekspertëve i konsideroi si mjaft optimiste në dritën e zhvillimeve të ardhshme të ekonomisë kosovare në veçanti dhe ekonominë evropiane në përgjithësi. Kjo është demonstruar nga një diskutim i shkurtër i rritjes së pritshme të numrit të studentëve, aftësinë e një numri më të madh të individëve në Kosovë për të paguar taksat e UBT, dhe shuma e të ardhurave si rezultat - detajet cf. poshtë nën 1,4 Financat. Disponimi i optimizmit mbizotërues në anën e Menaxhimentit u pa më shumë me skepticizëm nga paneli. 3

Në anën tjetër, ekipi i ekspertëve ishte i gatshëm të pranojë se menaxhimi i UBT shkoi në lidhje me biznesin e tij në një mënyrë shumë profesionale me zell, shkathtësi dhe kuptim të mirë të biznesit, ishte bindëse në lidhje me ndërtimin e lidhjeve të dhe rrjeteve me komunitetet e biznesit dhe administrative në Kosovë, dhe duke mbajtur një sy në përdorshmërinë praktike - vlera e rishitjes, të themi kështu - e kurseve të ofruara. Duke patur parasysh precedentet austriake dhe gjermane, UBT do të jetë në gjendje të aspirojë në statusin e një Universiteti privat të Shkencave Aplikative. Është për të ardhur keq që Ligji mbi Arsimin e Lartë të Kosovës nuk parashikon një mundësi të tillë, pasi kjo do të zgjidhë në mënyre elegante debatet e ndonjëherë të hidhura për të arritur marrëveshjen për statusin e duhur të institucioneve si UBT. Ekipi i ekspertëve pranoi se në përmbushjen e misionit të UBT-së është / mund të pengohet nga elementet e mëposhtme: ndryshimet dinamike në mjedisin shoqëror dhe ekonomik të Kosovës, humbjet në kohë që ndodhin në zhvillimin e përgjithshëm institucional dhe veçanërisht zhvillimi i kurrikulave të kursit, dhe inercisë burokratike apo për pak kohë: burokracisë. I.2 Organizimi, manaxhimi dhe planifikimi Në përgjithësi, komisioni i ekspertëve nuk ka gjetur shumë pengesa dhe probleme me organizimin dhe menaxhimin e UBT, edhe pse natyrisht u ngrit pyetja se struktura e plotë e një universiteti të madh (Rektorit, Senati, Fakultete, Dekanët, etj) ishin në fakt të nevojshme ose pak të dalura nga proporcioni. Struktura administrative e Institutit Freng d'etudes Politiques do të ishte më e përshtatshme në këtë rast: një Drejtor si udhëheqës dhe Përfaqësues akademik, përgjegjës për drejtimin e ditë-për-ditshëm IEP, një-sekretar të Përgjithshëm që udhëheq Administratën, dhe një Conseil d'administrimi i shqyrtimit dhe votimit në pyetjet shumë më themelore dhe të thella, i cili do të kalojë kompetencat e zakonshme të Drejtorit. Ekipi i ekspertëve ishte pak i hutuar dhe i kënaqur nga etiketa e "çmimit" apo struktura meritore duke theksuar emërimin dhe promovimin e personelit akademik (RIV p-13), të cilat konsiderohen shumë mekanike dhe pa-kërkuese në rastin e emërimeve profesorëve. Emërimi në rangun e profesor i asociuar apo të plotë duhet të bëhet vetëm në bazë të një liste të emërimit duke rekomanduar dy ose - edhe më mirë - tre emra, të renditur në mënyrë cilësore nga një komision emërimesh i cili duhet të ketë të paktën një ose dy anëtarë të tjerë të jashtëm nga institucionet akademike në Kosovë dhe mundësisht jashtë vendit. Kjo kërkesë e një parimi të përzgjedhjes nga kolegët do të sigurojë standardet e cilësisë së lartë akademike, transparencën dhe krahasueshmërinë me emërimet tjetërkund. I.3 Menaxhimi i Cilësisë Struktura shumë e hollësishme për menaxhimin e cilësisë ka arritë dhe herë pas here edhe i ka tejkaluar pritjet e ekspertëve. Ndoshta procesi siç është i parashikuar merr shumë kohë dhe i mundimshëm, por në fund kjo është për UBT për të vendosur. Nuk është dhënë përgjigje në pyetjen se çfarë ka për qëllim menaxhimi të bëjë me ata që vazhdimisht shkelin kualitetin apo cilësinë, ndoshta një nga RIV-it të ardhshëm mund t i përgjigjet kësaj. Është e habitshme për komitetin që UBT bëri të gjitha përpjekjet për të marrë certifikatën e cilësisë ISO9001, sepse pothuajse nuk ka universitet tjetër që bëri një gjë të ngjashme. Nuk ishte e qartë për ekspertët nëse sistemi i cilësisë është një document i gjallë, apo vetëm një status quo i certifikimit në datën e certifikimit. Por ISO9001 kërkon vlerësime të mëtejshme, në mënyrë që në të ardhmen me Riçertifikim të tregojnë nëse sistemi është duke jetuar apo jo. 4

Rekomandim: Certifikata 9001 ISO shpreh se vlefshmëria e saj varet nga një auditim vjetor dhe një survejimi tre vjeqar i ri-përtërirjes. Prandaj është e domosdoshme që të bëhet ri-përtërirja në vjeshtë të këtij viti. Nuk ka dokumente për të treguar në lidhje me auditimin vjetor të mbikqyrjes që nga viti 2007. Menaxhimi i cilësisë mund të përmirësohet më tej me një lloj të ankesave publike dhe kutive të sugjerimit në dispozicion të studentëve dhe stafit diku në korridor, sugjerimet dhe ankesat e pranuara, dhe veprimet e ndërmarra, duhet të publikohen në intervale të rregullta në faqen e UBT-së. (PPV Procesi i Përmirësimit të vazhdueshëm) Përmirësimi i ligjëratave është siguruar me një procedurë të vlerësimit (sondazh studentësh). Procedura nuk është përshkruar në RIV, por me kërkesën tonë gjatë vizitës së sajtit një dokument me shkrim që përshkruan procedurën është paraqitur. Do të ishte e preferueshme, në vlerësimet e mëtejshme, për të shtuar një dokument të tillë në vetë RIV-it. I.4 Financat Komiteti i ekspertëve kaloi ca kohë në pjesën e planifikimit financiar të të dhënave, supozimeve themelore, dhe në pyetjen nëse ekonomia e Kosovës dhe shoqëria do të jetë në gjendje për të mbështetur supozimet optimiste të përmbajtura në projektimet financiare. Shifrat e vetme në dispozicion ishin në RIV f. 18: të Planit të Biznesit dhe Zhvillimor 2010-2012 i cili nuk u konsiderua si shumë informativ në këtë drejtim. Për fat të keq, tabela në f. 18 të RIV nuk ishte e lehtë të kopjohej për qëllimet e këtij raporti; dhe rrjedhimisht ekipi ka formuluar për këtë arsye pyetjet e mëposhtme: Projektimi i numrave të studentëve 2010-2012 është projektuar në rritje - nga 1500 në studimet bazike/200 studime pas-diplomike në 2010, në 2500 në studime bazike/500 pasdiplomike në 2012. A është ky projeksion real? E shifrat e stafit a rriten në mënyrë proporcionale? UBT ka 1,700 studentë në 2010 si një bazë fillestare? Projeksioni i të ardhurave 2010-2012 rritet nga 3.140.000 në 2010 nëpërmjet 5.570.000 në 2011 deri në 7.540.000 në 2012. A është kjo reale si shifra të përgjithshme? A është reale, se do të ketë një numër në rritje të studentëve për çdo vit duke paguar tarifat e plota? Projeksioni i shpenzimeve të mëdha 2010-2012 rritet nga 1,162. 000 në 2010 nëpërmjet 3.045.000 në 2011 deri në 3.974.000 në 2012. Ekipi i ekspertëve ka llogaritur një rritje të të ardhurave mbi shpenzimet si vijon (në ): 2010 1.978.000 2011 2.525.000 2012 3.566.000 Për fat të keq, as në RIV as në Planin e Biznesit nuk janë dhënë disa tregues si me përqindjen e fitimeve që ri-destinohen në qëllime arsimore. Projections / Students 5

I.5 Objektet dhe Pajisjet Ekipi i ekspertëve vizitoi objektet e UBT gjatë vizitës së sajtit dhe nuk kanë zbuluar ndonjë mangësi të madhe në lidhje me objektet dhe pajisjet. Ata vlerësuan se planet për një lokacion të kampusit të ri dhe kanë pranuar entuziazmin me të cilin studentët e Departamentit të Arkitekturës ishin të përfshirë në përgatitjen dhe ekzekutimin e vizatimeve përkatëse. Rekomandim: UBT mund të konsiderojë në kampus të ri për t'i dhënë më shumë hapësirë në biblioteka, të sigruojnë që biblioteka është me rafte me qasje të hapur kështu që nxënësit mund të vizitojnë pronat e Bibliotekës në çdo kohë, dhe gjithashtu t u sigurojë studentëve në Bibliotekë vende pune me një numër më të madh të kompjuterëve të lidhur në internet, në mënyrë që të lidhë Bibliotekën dhe përdoruesit e saj me internet. Hapësirat e punës duhet të jenë në vend të hapur, miqësore, dhe të arritshme për një kohë më të gjatë gjatë ditës. Laboratori për trajnime praktike në fushën e mechatronikës është I pajisur mirë me pajisje të rëndësishme të përdorura në industrinë mekanike dhe elektronike, e kombinuar me disa shembuj të lojrave robot për të zbatuar entuziazmin e studentit për sendet teknike. Duhet të merret në konsideratë, që pajisjet laboratorike janë shumë të shtrenjta, sidomos kur ajo duhet të ofrojë mundësinë për të trajnuar nxënësit në grupe prej 5 apo 10 në mënyrë paralele. Kjo është e nevojshme për të mbajtur ngarkesën e punës për profesorët në një sasi të kufizuar edhe kur numri i studentëve të rritet. Për aktivitetet kyçe trajnuese hapësira të shumta të punës duhet të jenë në dispozicion. Në anën tjetër menaxhimi i UBT duhet me kujdes të planifikojë dhe vendosë nëse do të shumëfishohen pajisjet ekzistuese ose të rrezikojë për modernizimin e pajisjeve për t i mbajtur ato ne hap me zhvillimet më të fundit të teknologjisë I.6 Stafi Vërejtjet e mëposhtme i referohen takimit të komitetit të ekspertëve me stafin akademik të UBT gjatë vizitës së sajtit. Përvoja: Të pyetur se çfarë anëtarët e stafit do të vlerësonin si pjesën më të theksuar dhe çfarë si nga pikat më të dobëta të UBT nga perspektiva e tyre e interesit, përgjigjet më së shumti ishin për të bërë vlerësime pozitive: - Bashkëpunimi ndërkombëtar: mësuesit nga jashtë sjellin brenda standardet ndërkombëtare. Përfitimet e UBT sidomos nga bashkëpunimi me institucionet akademike në Britani të Madhe. Ata garantojnë lidhje me standardet shkencore dhe zhvillimit në Evropën Perëndimore, - Mësuesit të e shohin bordin udhëheqës të UBT-së të jenë një menaxhim me mendje të hapur - Vlerësojmë shumë klimën miqësore në UBT, - Përfitojnë nga orientimi ndërkombëtar - sidomos në teknologji, ku pajisjet teknike mësimore - pas krahasim ndërkombëtar - i jep një pozitë të shquar në rajon, - Ligjëruesit / profesorët gjithashtu theksuan se studentët janë shumë të prirur për të mësuar - interesuar para së gjithash në aftësitë praktike. Të pyetur në lidhje me interesat e tyre kërkimore dhe përpjekjet hulumtuese, shumë nga anëtarët e stafit kanë përmendur kushtet që janë faktorë për reduktimin e sasisë dhe cilësisë së hulumtimit: 6

- Lidhja në mes të hulumtimit dhe mësimdhënies nuk është shumë e fortë nga ana e hulumtimit, sepse ka një program mësimor që duhet të bëhet (subjekte sistematike) - Shumë prej mësuesve / ligjëruesve / profesorëve janë të zënë në mësimdhënie në institucione të ndryshme dhe për këtë nuk gjejnë kohë për hulumtime të veçanta, - Sa i përket hulumtimit të bërë, është i lidhur me konferenca ndërkombëtare brenda dhe jashtë Kosovës, edhe një herë në vit (?) në UBT, ku mësuesit e brendshëm mund të paraqesin punimet e tyre, - Një nga kushtet më kundër-produktive është mungesa e librave teorike apo raporte kërkimore në gjuhën shqipe, i cili është një disavantazh për mësuesit dhe nxënësit - Çfarë është tjetur duke munguar në këtë program kërkimor dhe çfarë duhet të jetë më e theksuar në të ardhmen, është: lidhje ndërkulturore (dimension), perspektiva gjinore dhe dimensionin etike (përgjegjësisë së korporatave) Përshtypja: - Mësuesit, lektorët, profesorët qëndrojnë në identifikimin shumë të lartë me institucionin, - Kolegialiteti është zhvilluar shumë (mbështetje reciproke) - Një sistem për rekrutimin e brendshëm (karrierës) është duke punuar, si dhe ka thirrjet nga jashtë, - Shumë nga mësuesit mund të thirret në praktikën e tyre të mësimit për një mësim nga jashtë (perspektivë ndërkombëtare) Komente, interpretimi, konkluzioni: - Anëtarët e stafit mësimor në UBT duket se shohin misionin e tyre në ofrimin e njohurive solide në fushat e tyre përkatëse duke treguar me gisht për faktin se ata gjithashtu kanë marrë një arsim solid në vendet e tyre të studimit (kryesisht tërësisht ose pjesërisht jashtë shtetit) -, në përputhje të plotë me deklaratën e misionit të UBT. - Lidhje të mësimdhënies dhe kërkimit nuk duket të jetë shumë e fortë. Përshtypja ishte, hulumtimi është bërë aq sa pritet apo si një mundësi e mirë për të treguar kompetencën në konferenca. Kryesisht ata përpiqen për të mbajtur pajtueshmërinë e hulumtimit me atë që ata (duhet për të) mësuar. - Gjithashtu angazhimi në institucione të tjera absorbon kohën e tyre me mësimdhënien. - Pra, konkluzioni është: në lidhje me vetë të kuptuarit dhe angazhimin në UBT të mësuesve akademik, një ka për të thënë se UBT i plotëson kriteret e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në një cilësi të krahasueshme ndërkombëtare: Mësimdhënia dhe hulumtimet e aplikuara janë kompetencat kryesore me interes për të siguruar tregun e punës me kompetence për njohuri bazë profesionale. - Në rast se UBT është duke synuar për të marrë statusin e një Universiteti, një numër i artikujve kanë për t'u sqaruar: programet (kurrikulat) në të gjitha nivelet (Bachelor dhe Master) janë shumë të orientuara në mënyrë rigoroze të një tradite të njohurive të konfirmuara, nuk tregojnë metodologjinë e mjaftueshme në mënyrë që të zhvillojnë teori epistemologjike, dhe reflektim kritik si një kompetencë e motivuar përbrenda përtej zbatueshmërisë së saj. Për një pjesë të madhe, mësimi/ligjërimi dominon kërkimin. Gjithashtu plani I zhvillimit të hulumtimit është (deri tani) nuk (ende), në përputhje epistemologjike apo strategjike me planin mësimor (kurrikulat) 7

I.7 Studentët Vërejtjet e mëposhtme i referohen takimit të komitetit të ekspertëve me një numër më të madh të studentëve të UBT gjatë vizitës së sajtit. Eksperienca: Të pyetur për disa komente kuptimplota për të nxjerr në pah se cilat janë dobësitë e UBT nga perspektiva e studentëve, përgjigjet shkonin në drejtimet e mëposhtme: - Mësues të shkëlqyer, të angazhuar maksimalisht në pritjet e studentëve - Cilësia e mësimdhënies në përmbajtjen, mënyrën dhe integrimin e studentëve, gjithmonë sipas planit mësimor - Raporti në mes të mësimdhënësve / pedagogëve dhe studentëve - Mësimi është shumë i orientuar ndaj nevojave të praktikës: ju mësoni se çfarë pastaj mund të aplikoni në kontekstin e praktikës: Shkalla e punësimit nuk mund të jetë më e lartë. - Ndërkombëtarizimi ende është në fillimin e tij. Video-konferencat me një universitet në Japoni janë interesante, japin perspektiva ndërkombëtare dhe mundësinë për të marrë një ide të standardeve ndërkombëtare, por janë ende në fillim dhe të gjitha ato ngjarje ende mbeten si ngjarje të vetme. Të pyetur se çfarë ata marrin në përgjithësi nga programet e UBT: shkencë apo njohuri, njohuri me bazë kërkimore apo kërkim me bazë të njohurive, përgjigjet ishin më të ndryshme/diversifikuara: - Të dyja duke kuptuar njohurinë si një grup teorish praktike dhe kërkimore si një metodë pragmatike e afirmimit të njohurive ekzistuese - UBT ofron sisteme të orientuara në praktikë të njohurive në të gjitha programet - por kjo është ajo që studentët të presin në përputhje me motivimin e tyre të studimit dhe arsyeja e tyre pse janë regjistruar në UBT: fitimit të një ekspertizë me njohuri bazë për fushat e posaçme të profesionit me punësimin më të lartë në zhvillimin e vendit të Kosovës. - Përfshirja në hulumtim është dhënë në programet master. Përshtypjet: - Studentët në mes të linjave argumentojnë se ata paguajnë një çmim të lartë për marrjen e "cilësisë" dhe për etiketimin e studimeve të tyre me imazhin dhe reputacionin e institucionit UBT në rajon, i cili duket të jetë: alumni të trajnuar mirë për shkak të të gjitha objekteve që janë të nevojshme në mënyrë që të sigurohet një nivel i mirë funksional i njohurive (teknike). - Nxënësit duket se mësojnë, se çfarë ata marrin si mësim, çka do të thotë: ata e kuptojnë vetë punën e tyre të studimit, si një metodë e përsëritjes së asaj që ata marrin nga mësuesit, asgjë më përtej se kaq. Një mënyrë konservatore e të mësuarit: absorbojnë, e përsërisin, thellojnë, shkruajnë vërejtje, dhe aplikojnë. - Për këtë studentët vlerësojnë shumë mësuesit e tyre: vëmendje për nevojat e nxënësit, përfshirjen, mbështetjen - Studentët që ndjekin këtë sesion tregojnë një nivel krahasimisht të elaboruar të aftësive mbi gjuhën: Anglisht - Nxënësit tregojnë një nivel të lartë të identifikimit me UBT dhe misionin e tij Komente, interpretimi, konkluzioni: 8

Pasi që pagesa për shkollim është relativisht e lartë, studentët të cilët aplikojnë në këtë institucion të arsimit të lartë presin një rezultat të shpejtë (suksesi), që nuk është i ngarkuar me kompleksitet të lartë teorik, Studentët që kërkojnë sukses të shpejtë dhe të garantuar të investimeve të tyre janë më pak të interesuar në çështje të hulumtimeve themelore, por më shumë në rezultatet praktike të nxjerra nga hulumtimi I aplikuar. Pra, përfundimi është: - Nxënësit janë të kënaqur me atë që ata marrin në këmbim të investimeve të tyre, pasi që të gjitha objektet dhe oferta nga UBT (sidomos në teknologji dhe biznes, ndoshta më pak në ligj) përmbushin shpresat e tyre për t'u bërë të përgatitur për tregun e punës. - Kjo gjithashtu do të thotë: studentët e identifikojnë UBT si një institucion që i plotëson kriteret për të qenë një zingjir I mirë i transmetimit të standardeve të njohurive në nivelin mirë ose edhe praktikat më të mira në fushën e Biznesit dhe Teknologjisë, por jo si një institucion që kërkon vendin e vet në zhvillimin e shkencës në biznes dhe vetë teknologjinë. - Deri më tani UBT i plotëson kriteret e një programi studimi në nivelin e AL-të të Universitetit të Shkencave të Aplikuara. 1.8 Kontaktet e jashtme, dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i UBT RIV liston në f. 141 më tutje, përnjëherë rreth 43 partnerë ndërkombëtarë dhe të jashtëm të bashkëpunimit të UBT, pasi lista ishte jo-informative, komisioni i ekspertëve ka kërkuar një listë më të detajuar të partnerëve të jashtëm të bashkëpunimit, emrat dhe radhët e personave në UBT përgjegjës për bashkëpunimet përkatëse, përcaktimet e projektit, dhe përshkrim të shkurtër të projektit. Kjo listë u pranua nga të nënshkruarit e mëposhtëm më 5 qershor, 2010: për fat të keq ende pa emrat e personave në UBT përgjegjës për projektet e përmendura. Nga lista, mund të nxirren në pah disa çështje të përzgjedhura: - Një projekt Tempus midis UBT, Universitetit të Teknologjisë Vjenë, Universitetit Cassino Itali, dhe Institutit Ëaterford për Teknologji, Republika e Irlandës: ky projekt duhet të jap një diplomë të dyfishtë në Inxhinieri Ndërkombëtare (me Vienën), dhe një diplomë Master të përbashkët në Sistemet Informative (Ëaterford), ndërsa bashkëpunimi me Cassino në Mekatronikë është përshkruar në mënyrë mjaft të përgjithshme - "... të përmirësuar nivelin e arsimit të lartë dhe kërkimit...". Në tabelën e paraqitur, nuk u përmend shkalla e përfundimit të projekteve, as nëse diploma të përbashkëta janë tashmë operative, dhe në çfarë mënyra të tjera efektive bashkëpunimi përmirëson mësimdhënien dhe kërkimet shkencore në UBT. Ekipi i ekspertëve do të vlerësonte disa informacione të mëtejshme substanciale për këtë çështje. Një bashkëpunim me Akademinë Diplomatike (AD), të Vjenës "... duke ofruar së bashku Programin Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci...", gjithashtu duke hapur mundësinë për të shkëmbyer stafin dhe studentët për vizita studimi dhe konferencave të përbashkëta, dhe për të marrë, me marrëveshje zyrtare mes partnerëve, ndihmë në themelimin e Fakultetit Juridik, Shkencave Politike dhe Diplomaci në UBT. Për fat të keq, ky bashkëpunim nuk është përmendur askund në faqen e internetit të AD-së, në veçanti, në Vjenë çdo informacion për ofertën e përbashkët të programit Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare mungon. Nëse e gjithë kjo është ende në fazën e projektit, UBT duhet të tregojë se sa ata kanë arritë me Vjenën në ndërkohë, si dhe furnizimin e kontratave përkatëse si dëshmi. Deklarata e synimit të 2005/07/11 nuk i referohet programit Master të përmendur më lart, por për një kurs një here jo-kualifikues për shërbyesit civil dhe udhëheqësit e rinj të biznesit: ky është një element i mëtejshëm, e jo i arsimit të lartë! - Bashkëpunimi në mes të Ecole Nationale d'administration të Parisit, dhe UBT, në 9

programin Master për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci: shtrirjen dhe specifikat e këtij bashkëpunimi nuk janë përshkruar: UBT duhet të demonstrojë: - Kush është përgjegjës - çka tashmë është arritur dhe çka është ende për t'u pritur - Nëse bashkëpunimi në Master UBT është dikund dhe gjithsesi a është duke u formalizuar, si dhe në çfarë mase kjo mundëson studentët e UBT të përdorin objektet që ENA është duke ofruar; natyrisht është edhe interesimi për formulimin e saktë të Marrëveshjes mes dy institucioneve që themelojnë marrëdhënie bashkëpunuese - Bashkëpunimi në mes të Institut des Hautes Etudes Internationales (I.E.H.E.I), Nice, me stafin e IEHEI për të dhënë mësim në UBT, shkëmbimin e studentëve nga të dy institucionet, ofrojnë një diplomë të dyfishtë në Integrimet Evropiane: për këtë, e njejta analizë dhe gjetjet zbatohen siç janë formuluar për marrëdhëniet me ENA më lart; në veçanti, do të ishim shumë të interesuar se sa larg projekti I diplomës së dyfishtë është zhvilluar ndërkohë, cili është përgjegjës për të, dhe cilat janë detyrimet kontraktuale të të dyja palëve. Është e panevojshme të përmend, ky bashkëpunim nuk është përmend në faqen e internetit e cila përndryshe është shumë e gjerë dhe e rekomanduar, ndërsa dy mësim dhënës nga Nice vërtet janë përmendur në listën e stafit të jashtëm të UBT; nëse ata janë të rregullt apo me angazhim të pjesshëm, mbetet e hapur. Rekomandimi: Si rregull i përgjithshëm UBT duhet të, në përshkrimin e projekteve të jashtme të saj dhe bashkëpunim ndërkombëtar, në mënyrë të qartë të bëj dallimin mes a) projektet e materializuar tashmë, plotësisht operacionale, dhe në një fazë të formalizuar kontraktuale, dhe b) projekte në ndërtim e sipër - ndoshta në të ardhmen - fazën e planifikimit. Për më tepër, një linjë të qartë ndarëse duhet të nxirret për projekte, e cila c) t u ofrojë mundësi studentëve të UBT vendosje dhe UBT stafit përmirësimin e kapaciteteve të objekteve në mënyrë konkrete d) mund të interpretohet si një shprehje e përgjithshme e vullnetit të mirë akademik duke mundësuar të dyja palëve për të rregulluar konferenca të rastit ose seminar të përbashkët e) zyrtarisht të bëjë krijimin e Diplomave të Dyfishta dhe Diploma të Përbashkëta midis UBT dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë: për këto, do të donim për të parë kontratat dhe të kemi informacion të mëtejshëm mbi gjendjen e tanishme të përgatitjes. Në këtë kontekst, Marrëveshja e Bashkëpunimit me Akademinë Diplomatike të Vjenës i referohet një AD - UBT kurs i përbashkët dy-vjeçar të kualifikimit për shërbyesit civil të rinj dhe vendim-marrësit e biznesit: do të jemi të interesuar të dimë nëse kjo ishte / është një rregullim i një-hershëm apo i përhershëm (teksti i memorandumit sugjeron një-hershëm). Po ashtu, Kooperationsvereinbarung mes CIFE / IEHEI Nice dhe UBT i referohet një masteri të organizuar së bashku "Master në Integrimet Evropiane dhe Ligjin" të vihet në funksionim nga 2007/2008 e tutje. Nuk ka asnjë informacion për këtë në faqen e UBT, as në faqen e internetit të IEHEI Nice [i cili për më tepër nuk përmban ndonjë referencë për bashkëpunim me UBT]... Lista më e gjerë e dorëzuar ditë më parë duket mbresëlënëse në shikim të parë; mirëpo më thellë, si dhe megjithatë, pas disa hulumtimeve në internet tani për tani i nënshkruari mëposhtë është i bindur se ajo listë përmban një numër më të madh të balonave të ajrit të nxehtë. Do të ishim të kënaqur nëse menaxhimi i UBT mund të hedh poshtë këto shqetësime... Për të arritur këtë, ekipi i ekspertëve do të preferojnë të kenë, nga UBT, një listë të personalizuar të kontakteve ndërkombëtare akademike kush çka bën, me kë, ku, dhe se çfarë lloj të rezultateve (botime, seminare të përbashkëta, projekte të përbashkëta 10

kërkimore) janë arritur tashmë. Ekipi i ekspertëve me shumë keqardhje shënon se informacioni për të gjitha pikat e mësipërme nuk ishte pranuar nga UBT deri në formulimin përfundimtar të raportit vlerësues; në kundërshtim me komentet paraprake të UBT-së në Draft Raportin (f.3), paneli rrjedhimisht nuk sheh mundësi që të ndriqojë këtë foto mjaft negative të prodhuar nga gjendja e punëve të përmendura. 1.8 Çështjet e veçanta problematike a) Hulumtimi Normalisht, hulumtimi në një institucion universitar ka tre funksione të dallueshme - një individual, një institucional, dhe një pedagogjik. Sa i përket funksionit individiual, kjo i referohet zhvillimit dhe zbatimit të interesave individuale hulumtuese të stafit akademik, mbështetjes së dhënë nga institucioni në formë të (për ndihmë) botimeve, sigurimit të burimeve financiare dhe fizike, bibliotekës dhe pajisjeve laboratorike, dhe mbështetjes teknike të stafit. Aspektet individuale e kanë kufirin deri te ose madje edhe janë pjesë e skemave të zhvillimit të kapacitetit të stafit akademik të të ofruara nga institucioni - dhe në të dyja rastet (vërtetuar nga masa e kënaqësisë e shprehur në këtë kontekst me politikën zyrtare në takimin me stafin akademik), komiteti i ekspertëve mund të jetë i kënaqur dhe të përfundojë, në bazë të programit të zhvillimit të stafit të UBT-së, si dhe në bazë të planit strategjik kërkimor të UBT-së 2010-2012, se UBT i plotëson kërkesat themelore të cila çdo akademik i përgjegjshëm do t i priste nga një institucion i arsimit të lartë dhe hulumtues. Megjithatë, nëse bëjmë ndarjen klasike në mes të kërkimit bazë dhe hulumtimit të aplikuara (Grundlagenforschung versus angeëandte Forschung), UBT dhe stafi i tij akademik duket më shumë të jetë i orientuar në drejtim të hulumtimit të aplikuar - i cili në fund është në përputhje me misionin e tij të deklaruar fillimisht në SAR. (raportin e vetëvlerësimit) Përsa i përket funksionit institucional hulumtimi do të kontribuojë në 1. Arritjen e ekselencës akademike 2. Ruajtjes dhe rritjes së nivelit të ndërkombëtarizimit dhe partneriteteve regjionale 3. Krijimi i një mjedisi pozitiv punues dhe të mësimnxënies 4. Partneriteti i komunitetit 5. Zhvillimi i hulumtimit, inovacionit dhe qendrave të biznesit Për këtë, programi i zhvillimit të stafit parashikon një linjë substanciale financiare buxhetore Titulli buxhetor në kuadër të cilit ky program është tregon se kemi një rritje prej E90,000 në 2010, në E400,000 në secilin vit 2011 dhe 2012. Për shkak se stafi i UBT-së ka shprehur një masë të madhe të kënaqësisë me këto linja buxhetore dhe me këtë politikë, kjo sigurisht nuk është një detyrë e komitetit të ekspertëve për të dyshuar dhe për të komentuar në mënyrë kritike Programin e Zhvillimit të Stafit dhe planin e hulumtimit nga fillimi i tyre. Megjithatë, AAK duhet të mbajë në mend këtë çështje dhe të shqyrtojë, në procedurat e akreditimit në të ardhmen, nëse premtimet në fushën e hulumtimit të bërë nga UBT-ja, si një institucion në të vërtetë janë mbajtur. Për komitetin e ekspertëve do të ishte e dobishme që të pranojë një listë të projekteve hulumtuese & publikimeve të nxjerra të ndërmarra nga UBT-ja gjatë dy apo tre viteve të fundit. Përfundimisht, përsa i përket aspektit pedagogjik të hulumtimit p.sh përfshirja e studentëve pasdiplomik dhe asistentët e rinjë në sistemin e ri të vlerave të punës akademike ekipi i ekspertëve vëren planet për futjen e një programi partneriteti të studimeve të doktoraturës me 11

partnerët nga Mbretëria e Bashkuar (Programi i zhvillimit të stafit faqe 2 dhe plani i hulumtimit strategjik faqe.4) UBT konsideron një program të fuqishëm dhe rigoroz të studimeve të doktoraturës si thelbësor për vendosjen e një kulture të fuqishme të hulumtimit e cila flet në veti për punën e mësimdhënies dhe të projekteve hulumtuese. Në krye të agjendës për krijimin e një kulture është edhe pjesëmarrja e stafit adekuat në programet e doktoraturës me partnerët e Mbretërisë së Bashkuar, sin ë cilësi të kandidatëve për doktoraturë dhe si mbikëqyrës të barabartë për studentët dhe stafin tjetër të cilët janë kandidatë të programit të doktoratës në kuadër rë programit të partneritetit. Për të siguruar menaxhueshmërinë e këtij programi dhe bazuar në vlerësimin real të kapacitetit të mbikëqyrësve të barabartë për secilin vit të këtij plani qëllimi është që të kihen dy anëtar të stafit dhe pesë studentë në kuadër të programit. Ekspertët me siguri do të jenë të interesuar në emrin dhe cilësinë e institucionit partner të Britanisë së Madhe të cilit i është besuar një detyrë e rëndësishme. E njëjta gjë vlen edhe për kursin (lëndën) metodat hulumtuese e përmendur në Planin e Kërkimit Strategjik pak më vonë ku thuhet se ajo do të jepet nga "... akademikët nga Oxfordi...": informacione më të sakta për këtë do të ishin mëse të mirëseardhura, dhe" Oksfordi "në vete nuk është një shenjë e ndërgjegjshmërisë së dalluar metodologjike dhe cilësisë së hulumtimit: këto mund të jenë p.sh. marrja pjesë në një prej shkollave verore ECPR të drejtuara nga Essex në të njëjtën mënyrë. Në të kundërtën e asaj çka UBT thekson në komentet preliminare në draftin e raportit, paneli i ekspertëve mendon se ka të drejtë që të kërkojë emrin e institucionit partner të Mbretërisë së Bashkuar/Oxfordit; nëse UBT refuzon të tregojë për emrin e këtij institucioni tregon se ky institucion në këtë moment është joekzistent. Rekomandim: UBT mund të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në Konzorciumin Evropian për Hulumtim Politik ECPR për departamentin e saj të shkencave shoqërore për të lejuar stafin dhe studentët që të përfitojnë nga një system i gjerë i kurseve (lëndëve) trajnuese metodologjike dhe hulumtimit të udhëhequra nga ECPR çdo vit. b) Libraria Libraria e gjetur nga komiteti i ekspertëve me rastin e vizitës së sajtit është paksa më e madhe se ajo në institucionet private të arsimit të lartë. Fatkeqësisht, as SAR dhe as plani i biznesit dhe ai i zhvillimit 2010 2012 nuk japin ndonjë shifër e cila I referohet parave që do të shpenzohen për libra çdo vit dhe as nuk jep detaje për burimet në dispozicion për lëndër shkencore në njërën anë dhe shkencat juridike dhe shoqërore në anën tjetër. Mbi këtë bazë, një vlerësim i duhur i ndihmës së ofruar nga libraria e hulumtimit dhe mësimdhënies nuk mund të bëhet. Komiteti i ekspertëve vëren me interesim punën e bërë në krijimin e katalogut të librarisë elektronike dhe inkurajon UBT-në të vazhdojë në atë drejtim. Rekomandim: Në planin afatmesëm do t ja vlentë nëse UBT-ja punëson për një periudhë kohore dy apo tre asistentë të hulumtimit puna e të cilëve do të ishte që të kërkojnë nëpoër internet dhe të gjejnë faqe referuese të internetit (sikur Enciklopedia e Filozofisë e Stanfordit, - http://plato.stanford.edu/ ), programet e mësimnxënies elektronike, downloadimi i faqeve të institutive hulumtuese (sikur ARENA, Crisis Web, HSFK, Instituti Brookings etj., etj.) dhe qendrat hulumtuese të politikave dhe të downloadojë faqet e organizatave qeveritare dhe joqeveritare (nga UNO deri te BE deri te OXFAM) me qëllim të ndërtimit të një katalogu të linqeve në dokumentet specifike, publikimet zyrtare dhe gjysmë zyrtare dhe materialin e studimit e cila do të ishte në dispozicion në serverin e Fakultetit për të gjithë studentët dhe gjithashtu mund të kopjohet edhe në CD apo memori stik I cili mund të merret me veti në 12

shtëpi. Kjo nuk do të zëvendësonte mungesën e librave shkollor të printuar mirëpo së paku do t a lehtësonte këtë. II DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SHOQËRORE UBT 1. PROGRAMI BACHELOR I ARTEVE NË DREJTËSI Përkundër pritjeve fillestare të cilat nga këndvështrimi i ndërlidhshmërisë së vetëdeklaruar të UBT-së me biznesin, administratën dhe politikën ne Kosovë do të na shpenin tek një përfundim se programi i UBT-së do të ishte i koncentruar në biznes dhe drejtësi, BA në drejtësi në UBT duket të shiqojë në parimet e drejtësisë më shumë nga këndvështrimi akademik se ai praktik. Theksi i vënë është në parimet dhe teknikat, aryetimin dhe shpjegimin. Në këtë program ka mundësi të studiohet historia e së drejtës dhe konsiderohen lëndët nga konteksti më i gjerë shoqëror. (SAR faqe.87). Si rrjedhojë, rezultatet e pritura të mësimnxënies kanë për qëllim vendosjen e një kornize më të gjerë se sa vetëm përgatitja për provimin e jurispudencës dhe profesionin ligjor: Pas përfundimit të suksesshëm të BA në Drejtësi, studentët do të jenë në gjendje të: _ të shfrytëzojnë shkathtësitë analitike të nevojshme për të mirëpritur ligjin si një dukuri shoqërore, _ të kuptojë se si krijohet e drejta, si aplikohet, interpretohet dhe ndryshohet, _ të ndikojë në njohurinë e fushave substanciale të së drejtës, _ të ofrojë përvojë klinike dhe të punës së drejtpërdrejt në mjedisin ligjor, _ të bëjë më të përkryer shkathtësitë e studentit në hulumtimin ligjor, shkrimin ligjor dhe analizën ligjore, dhe _ ofrojë arsimim interdisciplinar në artet liberale. Programi mund të zgjas për tre apo katër vite në këtë të fundit për t ju mundësuar studentëve që të japin provimin e jurispudencës në Kosovë (Staatsexamen). Nëse shiqohet më për së afërmi, megjithatë, programi duket të jetë një program klasik në drejtësi dhe sigurisht se ai nuk do të jetë në gjendje të ofrojë arsimim në artet liberale mirëpo do të jetë një trajnim për juristët e përqëndruar kryesisht në lëndët juridike vendore dhe administrative me një theks më të vogël në lëndët e të drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Mirëpritja e funksionit shoqëror të së drejtës si dhe e drejta si një forcë shoqërore dhe politike do të prisupozonte një lëndë në sociologjinë e e së drejtës (Rechtssoziologie), si dhe një në filozofinë e së (Rechtsphilosophie) lëndë të cilat nuk janë të përfshira. Për të mirëpritur një ndërlidhje të ngushtë ndërmjet të ligjit dhe politikës, do të ishte mirë që të ofrohej studentëve të juridikut lëndë në shkencat politike: atë çka e bën BA në drejtësi është se ofron një kornizë normative në kuadër të së cilës proceset politike shpalosen mirëpo nuk është një kornizë e vetë proceseve politike. Mund të mbështetet fakti se trajnimi real juridik për studentët e juridikut do të ofrohet nëpërmjet të ofrimit të kryerjes së punës së praktikantëve që ai/ajo duhet t a realizojë pas dhënies së provimit të parë akademik (dhe në rastin gjerman së paku gjithashtu edhe nëpërmjet të Repetitorium e cila jep udhëzime për të gjitha këto anë të arsimimit universitar ligjor e cila tenton që t a largojë këtë nga librat e saj). Sa i përket programit të UBT-së në këtë drejtim do të ishte shumë e dobishme që të ndjeken dhe përshtaten disa zhvillime të tanishme në fushën e shkencave juridike kryesisht në këto fusha: - e drejta e internetit përfshirë edhe të drejtën për kontratat e internetit për më shumë informata shiqoni. http://www.uni-muenster.de/jura.itm/hoeren/ 13

- zgjidhja e kontesteve në të drejtën vendore dhe ndërkombëtare jo nëpërmjet të shërbimeve të mira siç parashikohet në të drejtën ndërkombëtare por më shumë nëpërmjet të ndërmjetësimit privat, arbitrazhit, dhe gjykimit cf. e.g. http://www.dis-arb.de/ - zhvillimi i një sistemi kompleks të së drejtës ndërkombëtare kontraktuale. Çka është më pak e paraqitur janë lëndët në të drejtën e unionit evropian si e drejta e tregut të përbashkët, e drejta e konkurrencës, e drejta e prokurimit public, e drejta evropiane e ndihmës shtetërore, ramifikimet juridike të migrimit dhe marrëveshja e Shengenit etj etj. Mirëpo nga këndvështrimi i kohës së kufizuar për lëndët bachelor dhe nga këndvështrimi i lëndëve që kërkohen për të dhënë provimin e jurispudencës, ne nuk mund të presim që UBT të rimodelojë programin e saj të sugjeruar në drejtësi kryesisht në baza të së drejtës evropiane. Për të rënë më shumë në një vijë me praktikën ndërkombëtare të notimit dhe titullit, UBT-ja mund të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të titullit për këtë program bachelor në LL.B. Bachelor of Laë pas përfundimit të suksesshëm të tij. Rekomandim: - AAK të akreditojë BA në drejtësi përkohësisht për një vit dhe të kërkojë nga UBT-ja që të revidojë dhe modernizojë kurrikulumin në vijat e sugjeruara mëlartë - që UBT të ndërrojë titullin nga BA në LLB. - që UBT të shiqojë mundësinë e futjes së një programi master në të drejtën evropiane në planin afatmesëm duke vazhduar programin në juridik të përgjithshëm dhe duke mundësuar një specializim më të hollësishëm dhe më te gjerë në sistemin juridik të Bashkimit Evropian në fushat e ndryshme dhe pasojat praktike që rezultojnë nga kjo për biznesin, administratën, dhe politikën dhe shoqërinë në Kosovë. 2. PROGRAMI BACHELOR I ARTEVE NË STUDIMET EVROPIANE DHE NDËRKOMBËTARE Përshkrimi fillestar i programit BA më shumë të përkujton në një program BA të kolegjeve amerikane është e formuluar në mënyrë shumë të arteve e cila përgatit studentin për një arsimim të përgjithshëm para se studentët të shkojnë në Fakultet Juridik në Amerikë. Ne citojmë nga përshkrimi në SAR (faqe.89 et seq.): Objektivat dhe qëllimet e programit Studimet evropiane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare është një titull inderdiscplinar e cila kombinon përvojën e avanzuar gjuhësore me përvojat e studimit në shkenca humane, shkenca shoqërore dhe/apo biznes. Ky program është i dizajnuar që të zhvillojë një të kuptuar të thellë dhe kompleks të kulturës evropiane, politikë, drejtësi, histori dhe çështje kontemporare. Ai gjithashtu ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive të përgjithshme në të menduarit analitik, metodat e interpretimit, leximin perceptive dhe shkrimin kompetent. Si një kurs kryesor interdisciplinary (major), lënda është e dizajnuar që të rris shkathtësinë mendore dhe të instalojë kurreshtjen intelektuale dhe shprehitë jetësore të mendimit të cilat do t i mundësojnë studentëve të interpretojnë Evropën dhe botën përreth tyre nga një sërë perspektivash. Ky program reflekton kërkesën e tregut në Kosovë për studime dhe integrime evropiane. Në përgjithësi ky program ka për qëllim të plotësojë zbraztësirat dhe kërkesat për një njohuri më të detajuar në çështjet evropiane. Rezultatet e mësimnxënies Pas përfundimit të suksesshëm të programit BA në studime evropiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare, studentët do të jenë në gjendje të: 1. Demonstrojnë një njohuri faktike të gjeografisë, historisë, politikës, ligjit dhe shoqërive në Evropë sin ë të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. 14

2. të jetë në gjendje të analizojë dhe interpretojë temat e caktuara evropiane në një nivel më të hollësishëm duke shfrytëzuar teoritë, konceptet, materialet hulumtuese dhe idetë nga më shumë se një disciplinë e ndërlidhur me studimet evropiane. 3. të jetë në gjendje të lexoje dhe komunikojë ide qoftë në mënyrë gojore apo me shkrim në gjuhën evropiane (gjuhën angleze).... Fatkeqësisht, ky përshkrim nuk korrespondon me qasjen faktike të moduleve të përshkruara: kulturë, histori dhe çështje kontemporare si dhe çështjet tjera të cilat dalin jashtë suazave të saj dhe pjesa tjetër është kryesisht juridik (struktura e programit BA me semestra e kërkuar mëpastaj liston 8 lëndë me përmbajtje juridike kjo është një e katërta e të gjitha lëndëve obligative ), disa lëndë të studimeve evropiane dhe një shkallë e caktuar e ekonomisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Ose UBT-ja duhet të ndërrojë përshkrimin e lëndëve dhe rezultatet e mësimnxënies ose duhet të ndryshojë shumë në modulet ekzistuese të lëndëve! Përpos kësaj, si përshtypje e pëgjithshme, struktura e lëndëve krijon një baraspeshë jot ë lehtë ndërmjet të lëndëve të shkencave politike dhe atyre më të specializuara në studime evropiane. Nëse ekspertët kanë numëruar si duhet numrin e lëndëve, nga 32 lëndë obligative janë vetëm pesë apo gjashtë lëndë ndërkombëtare, 18 lëndë të cilat në një mënyrë apo tjetrën ndërlidhen me Bashkimin Evropian dhe 8 lëndë me pak a shumë përmbajtje juridike. Rrjedhës së lëndëve nëpërmjet të semestrave i mungon parimi i orientimit; fakti se disa lëndë nga drejtësia (Teoria e së Drejtës, e drejta dhe politika) janë të përfshira në program përderisa të tjerat ( ato më të njohurat: nuk ngërthejnë ndonjë hyrje në të drejtën publike dhe kushtetuese) pa dyshim mund të spjegohen nga disponibiliteti i mësimdhënësve akademik aty për aty sesa nga argumentet bindëse të cilat i referohen nevojave të tregut të punës së Kosovës apo një strukture ideale në studimet evropiane. Teoritë e integrimit nuk përmenden askund; konflikti veri-jug është pjesë më e vogël e lëndës së globalizimit dhe historia dhe zhvillimi i sistemit ndërkombëtar pas 1648/1713 (si p.sh ato të cilat trajtohen në mënyrë nga Edëard L. Morse: Modernizimi dhe transformimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, London 1976, dhe/apo Adam Ëatson: Evolucioni i Shoqërisë Ndërkombëtare. Analizë krahasimore historike, London 1992) zhduket në boshllëkun diplomatik. Ekonomistët nuk do të gjejnë vetën në këtë strukturë të lëndëve dhe të gjithë ata të interesuar në fushat reale të politikave të Bashkimit Evropian sikur politika e përbashkët bujqësore, politika regjionale dhe strukturore/politika e kohezionit, mbrojtja e mjedisit dhe mbrojtja e konsumatorit, politika e konkurrencës, çështjet e vizave të Shengenit dhe ato të migrimit etj do të kërkojnë më kot vetën në këtë program. Triada tradicionale e studimeve evropiane (cf. Neill Nugent: Qeverisja dhe politika e Bashkimit Evropian, 6 th ed.2006, apo Desmond Dinan: Gjithmonë më afër Unionit, 3 rd ed. 2005, tabela e përmbajtjeve; autorja gjithnjë e më bindëse Helen Wallace/Mark A.Pollack/Alasdair R.Young: Politikëbërja në Bashkimin Evropian, 6 th ed. 2010) is HISTORIA - INSTITUCIONET DHE AKTERËT - POLITIKAT DHE PROCESET - dhe kjo sekuencë apo rrjedhë do të i jepte një strkturë të fuqishme organizative tërë sistemit të lëndëve. Sugjerimi do të jetë që UBT-ja të riarranzhojë tërë strukturën e programit të saj BA me qëllim që të theksojë mëtutje epërsinë ekzistuese të Bashkimit Evropian në këto linja si në vijim: - Semestri 1: Gjeneza historike e sisremit ndërkombëtar //Parakushtet, kushtet kufitare dhe zhvillimi i integrimit evropian //rrënjët historike, aspektet filozofike dhe teorike të integrimit evropian //La finalité d Europe - Semestri 2: Institucionet dhe akterët, marrëdhëniet ndërinstitucionale, kornizat juridike dhe politike të integrimit evropian; tregu i brendshëm dhe liritë e saj - Semestri 3: Përcaktimi i agjendës dhe politikë bërja në një kornizë të qeverisjes me shumë nivele & rast i studimit: ndjekni një vendim të ligjbërjes gjatë gjithë karierës prej lindjes nëpërmjet të shqyrtimit nëpërmjet të vendimit e deri te implementimi //marrëveshjet në paketë dhe sistemi komitologjik 15