Ji Gjigand ne biznes dhe ne jete. Donald J. Trump dhe Bill Zanker. Përktheu: LORENC Rabeta

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

SPECIALE #LIDERSHIP #SUKSES #FILANTROPIA #STARTUP #BIZNES #MARKETING #SOCIAL #CEO TRENDING: >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Louise Hay. Pa stres. Afirmime pozitive. të miratuara dhe të rekomanduara. nga Daut Demaku. përkthyer nga Ridvan Bunjaku :( :)

NJË MËNYRË. e RE JETESE

ESHTRA TË THARA. Nga Toni Alamo

Mishevska. Autore: Gordana. Ilustrimet: Aleksandar. Sotirovski

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

Viti XVII, numri 1 / Janar 2013

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

1 QERSHORI. 1 Qershori Dita e fëmijëve. Prishtinë. Ese. Poezi. Kuriozitete. Aktivitete SH.F.M.U PJETËR BOGDANI. Rr. Antigona Fazliu

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Rapsodia e Realiteteve...devotshmëri e përditshme

ENGLISH SECTION ON PAGE 7. gazeta zyrtare e DokuFest-it official newspaper of DokuFest

Siguria e fëmijëve në internet

Rapsodia e Realiteteve...devotshmëri e përditshme

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

1. A ekziston Perëndia? Në të gjithë historinë, në të gjitha kulturat e botës, njerëzit kanë qenë të bindur se ka një Perëndi.

TRENDING: #SUKSES #ICT #START UP #PERFORMANCE #CEO YOUTUBE #TOP RATED INFO

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor PUNIM DIPLOME MENAXHIMI I KLASËS DHE DISIPLINA

Shërim për Zemrat e Thyera

BAZAT E BIBLËS. Bible Basics by Duncan Heaster- Albanian Version.

Published by GoodSeed International

Viti XV, numri 1 / Janar 2011

NDËRMJETËSIMI I GRUPEVE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Fehmi Agani FAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË Programi: Parashkollor

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

Jezus: Unë isha refugjat

TRENDING: #BANKA #INOVACION #TOP10THENIE #INVESTIME #SHQIPERIA #SUKSES #4G INTERNET #MARKA #BANKAT. >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

Islami dhe Krishterizmi

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

MJET FRYMËZIMI DHE UDHËRRËFYES PËR PASTORËT DHE SHËRBYESIT. numri 12 / vjeshtë Tema: Pastor i Shëndetshëm, Kishë e Shëndetshme

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

Viti XV, numri 8 / gusht

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Agna Group - Business News

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

Speci Shqipëri

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

SPECIALE #TURIZËM #UDHËTIME #TEKNOLOGJI #INOVACION #STARTUP #BIZNES #MARKETING #SOCIAL TRENDING: >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

DËBIMI I SHQIPTARËVE

SARAS. gusht 2016 Çmimi 300 lekë. Jetë përtej...

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Pyetjet e testit ekstern-gjuhë angleze

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

MJET FRYMËZIMI DHE UDHËRRËFYES PËR PASTORËT DHE SHËRBYESIT. numri 3 / vjeshtë Tema e këtij numri: Duke i besuar Zotit për gjëra të mëdha

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Kostoja e ciklit të jetës

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI. Fakulteti i edukimit ( Programi Fillor)

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

A ka vertet rendesi se si besoni?

Albanian: Introducing Bible Basics HYRJE PËR BAZAT E BIBLËS

Fitorja e Islamit. Hazret Mirza Ghulam Ahmed as. Mesih i Premtuar dhe Imam Mehdi Themelues i Xhematit Musliman Ahmedia

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

LEKSION I HAPUR I KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI NË UNIVERSITETIN ALEXANDER XHUVANI Elbasan, 17 prill 2012

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

Allahu njihet përmes arsyes Harun Jahja

Republika e Kosovës Republika Kosovo Republic of Kosovo Kuvendi Skupština Assembly

APLIKO. English Language Academy T A N I. Shkolla e Gjuhëve të Huaja. REGJISTROHU TANI

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

UNGJILLI DHE JETA PRODUKTIVE MANUALI I MËSUESIT. Feja 150

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

HISTORIA E MARTESËS JOHN & LISA BEVERE

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

LOJËRA DHE USHTRIME PËR TRAJNERË

faqe 2 faqe 14 faqe 6 faqe 20 Gëzuar festat e fundvitit! KFOR-i nderoi zonjat e KEDS-it Po hyjmë në vitin e konsumatorit

Viti XVI, numri 9 / shtator 2012

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME

Hulumtim mbi Profilin Socio-Politik të Popullatës Rome në Shqipëri

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

Koncepti i Republikës Islamike të Iranit

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM


Universiteti i Shkencave Organizative P J E T Ë R B U D I Instituti për Studime - Prishtinë LOGOS

Transcription:

Ji Gjigand ne biznes dhe ne jete Donald J. Trump dhe Bill Zanker Përktheu: LORENC Rabeta Titulli i origjinalit: Think big and kick ass in business and life Copyright 2007 by Donald J. Trump and Bill Zanker Copyright Redaktor: Sejdin Cekani KUSHTESA NGA DONALD TRAMP: Familjes sime, Fred dhe Meri Tramp, tim vëllai Fred Tramp Xhunior, motrave të mia Merian Tramp Berri dhe Elisabet Tramp Grau, tim vëllai Robert Tramp, fëmijëve të mi Ivanka, Erik, Tifani, Barron, si dhe bashkëshortes sime të mrekullueshme Melani. KUSHTESA NGA BILL ZANKER: Këtë libër ia kushtoj bashkëshortes sime Debi, fëmijëve të mi Ediva, Dilan e Vera, të cilët më kanë ndihmuar të kem gjithnjë ëndrra madhështore, si dhe të gjithë punonjësve të Aneksit të Mësimit, që mendojnë me madhështi dhe çdo ditë i zënë të gjithë me shkelma. DY FJALË Përgjatë viteve që kam kaluar në botën e biznesit, jam takuar me njerëz që më kanë lënë mbresa të veçanta. Bill Zankeri është njëri prej tyre. Kur e takova për herë të parë, kuptova se bëhej fjalë jo vetëm për një njeri shumë të zgjuar e dinamik, por për personifikimin e dinamizmit në kuptimin e plotë të fjalës. E gjeta veten të përfshirë nga idetë dhe entuziazmi i tij. Kreativiteti është një element shumë i rëndësishëm i suksesit, pavarësisht natyrës së biznesit. Billi e ka këtë dhunti dhe e di mirë se si ta vërë në jetë. Kushdo që ka pasur rastin të jetë pranë tij, nuk do ta nxjerrë kurrë nga mendja. Është nxitës i talentuar dhe këndvështrimet e tij pozitive kanë ngacmuar mijëra njerëz që të shprehin më të mirën nga vetja. Njëherësh është mësues dhe edukator që di ta njohë thelbësisht subjektin e vet. Gjithashtu, ai e do me gjithë shpirt biznesin e tij, çka për mua është thelbësore në rastet kur flitet për sukses. Pasioni për punën nuk i ka shterur kurrë dhe Aneksi i Mësimit ka arritur suksese mbresëlënëse. Të menduarit me madhështi është një kredo që e kam përqafuar që në moshë të njomë dhe është provuar se përbën një rrugë shumë të frytshme për arritjen e suksesit. Edhe Billi ka zgjedhur të njëjtën përqasje dhe rezultatet janë më se të dukshme.

Libri qe një përvojë shkelmuese për të dy ne - dhe shpresojmë se jo vetëm do t ju pëlqejë, por në të njëjtën kohë edhe do t ju mësojë. Shpresojmë t ju shohim të gjithëve teksa po i përmbushni ëndrrat tuaja më të mrekullueshme - dhe nëse punoni me ngulm, do t i ktheni në realitet! DONALD TRAMP PARATHËNIE Nga e vogël në madhështore Aneksi i Mësimit ishte një kompani e vogël deri në çastin kur takova Donald Trampin. Tashmë është një kompani e madhe, ngaqë përqafova kredon e tij - shkelma bythëve! Rreth 28 vjet më parë, kur isha student kinemaje në Shkollën e Re të Nju-Jorkut, më duhej të fitoja diçka sa për të mbajtur veten. Kështu, në vitin 1979, në moshën 26-vjeçare, mora pesë mijë dollarët që kisha grumbulluar nga ceremonia e bar mitzvah-ut dhe themelova Aneksin e Mësimit. Në fillim e kisha konceptuar si shkollë jozyrtare për t u mësuar të rinjve filmin eksperimental, ku të mund të ndanin përvojat e tyre me kineastë të tjerë të rinj. Por e dashura ime e asaj kohe, mësuese poçerie, më këshilloi ta zgjeroja shkollën dhe të krijoja forma të reja të mësuari, diçka ku njerëzit të mësonin parimet bazë të disa gjërave që nuk mund t i mësonin askund tjetër. Kështu lindi Aneksi i Mësimit. Gjatë atyre ditëve më ndodhte shpesh të vishja kostumin e klounit e të vërtitesha rrugëve të Manhatanit duke shpërndarë katalogë të kursit. U kërkoja kalimtarëve t i telefononin numrit të shkruar në katalog dhe të thoshin se klouni u kishte premtuar se do të kursenin pesë dollarë për çdo orë mësimi. Pas kësaj, rendja në zyrë për t iu përgjigjur telefonatave. Për kënaqësinë time të papërshkrueshme, nuk reshtnin telefonatat e njerëzve që më thoshin se një kloun i këndshëm u kishte folur për ulje çmimesh. Regjistroja të gjithë studentët për orët e mësimit dhe përpiloja një listë konfirmimi për gjithë kursin. Kur telefonatat pushonin, atëherë hidhesha e kërkoja mësues të rinj për të zhvilluar seminaret. Këtë biznes e çoja përpara në studion-apartament në pjesën e sipërme perëndimore të Manhatanit, qiraja e së cilës më kushtonte 325 dollarë në muaj. Karrierën në botën e filmit as që e fillova ndonjëherë me të vërtetë, por Aneksi i Mësimit pati sukses dhe unë e shijoja tej mase. Zbulova se isha një nxitës i lindur dhe se ky ishte pasioni im. E shndërrova tërësisht konceptin e formimit në atë që e quaj edu-tainment. Në ditët tona, gjithçka rrjedh me shpejtësi. Askush nuk ka kohë për formim të mirëfilltë. Kanali muzikor MTV dhe interneti kanë krijuar një brez njerëzish të cilët kërkojnë që gjithçka të kryhet me ritme të përshpejtuara dhe në mënyrë sa më dëfryese. Vendosa të sillja në orët e mësimit emra sa më të mëdhenj nga të gjitha fushat. Doja që mësuesit të ishin me shumë personalitet dhe të famshëm. Kur në listën e mësimdhënësve u shtuam emra të mëdhenj, kërkesat nuk reshtën dhe shumë personazhe të njohura pranuan të jepnin orë mësimi. Sara Xhesika Parker, Herrison Ford, Riçard Simons, Henri Kisinger, P. Didi, Suzi Orman, Barbara Bush, Lerri King, Dezmond Tutu, Rene Zelluiger, Dipak Çopra dhe Rudi Xhuliani kanë nderuar podiumin e Aneksit të Mësimit bashkë me qindra të tjerë.

Si i zura në grackë këta yje? Kur nuk kisha shumë pará, këta personazhe të njohur i fusja në lojë duke u bazuar te një rreng tjetër: ndjenja e fajit. U thosha: Keni arritur gjithçka mund të arrihet. Pse të mos ia shpërbleni në njëfarë mënyre shoqërisë? Më kujtohet gjiganti i kinemasë, Harvi Uenshteini. Ai qe një gështenjë shumë e vështirë për t u nxjerrë nga prushi. Iu qava, iu qava e iu qava pa pushim: Mund t u kushtosh një orë për bamirësi studentëve të Aneksit të Mësimit? Më në fund, pranoi dhe i mahniti të gjithë, teksa tregonte se si mund të çash përpara në botën e Hollivudit. Dhe më pas, foli për orë e orë të tëra. E njëjta gjë ndodhi edhe me producentin muzikor Klaiv Deivis, i cili jo vetëm dëgjoi për punët e studentëve, por pranoi t i publikonte disa prej tyre gjatë mësimit. Ndërkaq, për më të shumtët e këtyre personazheve, pagesa nuk kishte kurrfarë rëndësie. Me përjashtim të Donald Trampit. As që pranonte të më përgjigjej në telefon. Një ditë i telefonova zyrës së tij dhe më kaluan Normën, sekretaren personale. E dija që nuk mund ta tërhiqja dot vëmendjen e Trampit duke përdorur metodat e zakonshme. As që do të më jepte rast të flisja me të. Prandaj m u desh të veproja ndryshe për t i tërhequr vëmendjen. Vendosa t ia nxit interesin duke luajtur kartën e parave, diçka krejt e pazakontë për mua. Por doja me çdo kusht ta kisha në kurset e shkollës, ndaj vendosa të merrja parasysh gjithçka. I ofrova një pagesë që për mua përbënte një shifër të jashtëzakonshme parash: 10 mijë dollarë. Sekretarja e tij më pyeti: - Vetëm kaq? Dhe ma hodhi poshtë ofertën, sikur të bëhej fjalë për nja dy shishe të lira vere. Më tha prerë: - Nuk besoj se është e mundur. Dhe ma mbylli telefonin. Në ditët që pasuan, i dhashë vetes më shumë guxim. Sypatrembur, i telefonova Normës dhe i thashë: - Do ta paguaj zotin Tramp me 25 mijë dollarë. Norma ma ktheu: - Jo, nuk është i interesuar. Mbeta pa fjalë. Pas kësaj kuptova se nuk kisha ofruar aq sa duhej. Javën që pasoi, mora përsipër një rrezik të pamendueshëm: ofrova 100 mijë dollarë. Ishte shuma më e madhe e parave që i kisha ofruar ndonjëherë një folësi, por dukej se kjo nuk tingëllonte e tillë për Normën, e cila, pa iu dridhur zëri, tha: - Nuk ka mundësi. Donaldi nuk do ta pranonte. U mbusha me frymë dhe vrava mendjen se ç mund të bëja pas kësaj. Mos duhej të hiqja dorë nga ideja për ta joshur Donald Trampin, apo duhej të vazhdoja të këmbëngulja? Nuk dija më ç të bëja. Më pas më ranë ndër mend ato që më kishte thënë magjistari i interpretimit, Toni Robinsi: Nëse ke ndër mend të bësh diçka madhështore, duhet të dalësh përtej caqeve. Duhet ta pomposh veten dhe ta ngresh në gjendje më të lartë mendore. Dhe duhet ta bësh vetë. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për llogarinë tënde. Vendosa t u hyja gjërave të mëdha. Donald Trampi ishte zotëria më i madh ndër zotërinjtë e mëdhenj. Që të gjithë kemi heronj dhe Donald Trampi qe heroi im. Nëse vërtet doja të luaja në të njëjtën skenë me të, duhej ta shtyja veten drejt një niveli të ri. Nxora përpara gjoksin, u mbusha thellë me frymë dhe grumbullova të gjitha energjitë nga i kisha e nga s i kisha. I telefonova Normës dhe i ofrova Trampit një milion dollarë, nëse pranonte të fliste për një orë tek Aneksi i Mësimit. Deri në atë periudhë, arkëtimet e

Aneksit të Mësimit nuk i kishin kaluar kurrë 5.5 milionë dollarët në vit. Merreni pak me mend: i ofrova 1 milion dollarë, ndërsa arkëtoja 5.5 milionë gjatë gjithë vitit! Dhe zor se kishte pasur ndonjë kurs me më shumë se disa qindra studentë. Se si do të arrija t i ktheja sërish në arkë ato pará, as që më binte ndër mend. Por e dija se duhej bërë. Kështu, dëgjova pjesën time më trimoshe dhe bëra telefonatën. Norma u përgjigj: - Shumë interesante! Do t ia them Donaldit. Ula telefonin, shkova në banjë dhe po përpiqesha të mblidhja veten. Mendja punonte me ritëm të shfrenuar, ndërsa zemra sa s po më dilte vendit. Ç kisha bërë? Nëse gjërat nuk do të shkonin ashtu siç duhej, mund të humbisja gjithçka. Brenda një çasti, jeta ime qe ngjitur në një tjetër nivel dhe kjo nuk ishte aspak e rehatshme. Por njëherësh ishte bërë edhe tepër dehëse. Ajo që sapo kisha bërë, qe marrëzi. Por ndihesha për mrekulli dhe në më pak se një orë, m u përgjigj vetë Donaldi. Kur ngrita telefonin, nuk arrija të besoja se po flisja me vetë Donald Trampin. Në një çast i thashë vetes se do të jetë ndonjë nga shokët e mi që po më vinte në lojë. Por qe Donaldi. - Bill, - tha, - më pëlqen Aneksi i Mësimit dhe më bëre një ofertë mjaft të këndshme. Por lërmë të të pyes: sa njerëz ke ndër mend të mbledhësh me këtë rast? Deri në atë çast, në klasat më të mëdha kishim arritur të grumbullonim rreth 600-700 vetë dhe numri më i madh i të pranishmëve qe regjistruar në leksionin që kishte mbajtur një njeri me aftësi paranormale. Kurrë nuk kishim pasur më shumë se disa qindra studentë në raste të tilla. Gjithsesi, i thashë se do të mblidhja një mijë vetë. Trampi u kundërpërgjigj: - Do ta bëj, por nëse më premton që aty do të jenë dhjetë mijë vetë. Dhjetë mijë vetë! As në ëndrrat e mia më të marra nuk i kisha imagjinuar dhjetë mijë vetë. Por i thashë prerë: - Mirë, do t i mbledh dhjetë mijë vetë. Pa problem. Trampi ma ktheu: - Mrekulli, avokati im do të të dërgojë dokumentacionin. Dhe kaq qe gjithçka. Marrëveshja ishte kryer. Duke thënë po, iu zotova vetes solemnisht të jetoja me madhështi, më me madhështi se më parë. Ai çast ma ndryshoi jetën. Donald Trampi më tërhoqi në një nivel të ri. Nisa të bëja gjëra që nuk i kisha bërë kurrë më parë. Nisa të mendoj në një shkallë shumë më të gjerë. Më duhej të gjeja dhjetë mijë njerëz, që të ishin të pranishëm gjatë orës së mësimit me Donald Trampin. Dhe a e merrni me mend? Të gjithë donin të mësonin nga Donald Trampi, ndaj dhe regjistrimet qenë të panumërta. Kështu lindi edhe Ekspozita e Pasurimit e Aneksit të Mësimit. Dhe grumbullova shumë më tepër se dhjetë mijë njerëzit që i kisha premtuar Donaldit. Më shumë se 35 500 vetë morën pjesë në Ekspozitën e Pasurimit të Aneksit të Mësimit të vitit 2004. Ishte kthesë e mahnitshme. Dhe ndërkaq e pata shumë më të lehtë ta paguaja Donald Trampin. Ai e kishte ditur që në fillim se do t ia dilja në krye. I jam mirënjohës që më nxiti në sfidën për të ndryshuar mënyrën si i mendoja gjërat. Përtej çdo dyshimi të mundshëm, ajo përvojë më mësoi se, kur mendon me madhështi, të ndodhin gjëra madhështore. Kompania ime është rritur me ritëm 400 për qind në vit që nga çasti kur takova Donald Trampin; nga një kompani e vogël, që arkëtonte 5.5 milionë dollarë në vit, është zgjeruar në një kompani të madhe dhe vitin e shkuar arkëtoi plot 102 milionë. Aneksi i Mësimit është cilësuar si kompania me ritmet më të shpejta të rritjes përgjatë dy viteve. Gjithçka falë parimeve të të menduarit me madhështi dhe shkelmave, për të cilat do të lexoni në këtë libër.

Puna me Donald Trampin e ka shndërruar tërësisht mënyrën se si mendoj. I kisha dëgjuar fjalët mendo me madhështi, por kurrë nuk e kisha kuptuar tërësisht. Për Donald Trampin, të menduarit me madhështi është mënyrë ekzistence. Mësova nga ai se, për të menduar me madhështi, lipset të hidhen tej të gjitha komoditetet dhe pasiguritë. Mësova se, për të qenë i suksesshëm, nuk duhet të dorëzohesh kurrë. Çdo dështim është një hap i mëtejshëm në rrugëtimin drejt suksesit. Donald Trampi ka teorinë e tij: Arrije gjithçka, mos zër robër. Pra, ji vetvetja. Mos lër askënd të marrë vendime për jetën tënde. Mos lër askënd të tallet me ty. Nëse dikush të lë mbrapa, mos u dorëzo kurrsesi; lufto, merre këdo me shkelma dhe fute në xhep atë që të takon. Vendosi vetë rregullat dhe mos u shqetëso për atë që mund të mendojnë të tjerët. Ky është Donald Trampi. Përmes sjelljes dhe shembullit të vet, ai më ka mësuar si të mendoj me madhështi. Dhe tani jeta ime ka përftuar shumë më tepër energji, qëllimet janë shumë më të mëdha, por edhe të ardhurat shumë më të bollshme. Kjo përqasje e re i ka dhënë një shtysë të paparë vetëbesimit tim. Nuk e kam më të vështirë të thur plane të mëdha apo t u qepem pas personazheve nga më të rëndësishmit, qoftë kur bëhet fjalë për Uorren Bufetin, Rupert Murdokun apo vetë presidentin Klinton. Asgjë nuk më tremb. Biznesi dhe jeta ime personale janë transformuar rrënjësisht falë miqësisë me Donald Trampin. Tani jam shumë më i zoti dhe kam besim të madh te vetja. Jam kthyer në multimilioner. Tani e vlerësoj më shumë veten dhe kjo është pasqyruar edhe në jetën time personale. Jam bërë bashkëshort më i mirë për gruan dhe baba më i mirë për fëmijët. Bashkëshortes sime i pëlqen së tepërmi mënyra si i shoh tani gjërat, ndërsa fëmijët e respektojnë babanë e ri. Edhe jeta e tyre është transformuar tërësisht. Pasi ka parë turma prej 50 000 vetash, djali im, Dilani, po tregon më shumë interes ndaj biznesit. Pasi dëgjuan fjalët e Donald Trampit, vajzat e mia, Ediva dhe Vera, e kanë mbushur jetën e tyre me më shumë pasion. Ime shoqe, Debi, i admiron rreziqet që marr mbi vete dhe më mbështet në aventurat e biznesit. Nëse zotëron një biznes të vogël, mbështetja e bashkëshortes ka rëndësi të jashtëzakonshme. Thjesht fakti që kam time shoqe pas vetes, më ndihmon gjatë çasteve kur pushtohem nga frika. Biznesi i vogël përballet me shumë rreziqe dhe është tejet e rëndësishme ndihma dhe mbështetja e bashkëshortes dhe e fëmijëve. Punoja 24 orë në ditë gjatë shtatë ditëve të javës për realizimin e Ekspozitës së Pasurimit në Nju-Jork në vitin 2004. Në orën katër të mëngjesit ndodhesha në një dyqan për të blerë tortë ditëlindjeje për njërin nga djemtë e skuadrës. Kishte hequr dorë nga festimi i ditëlindjes me familjen për hir të ekspozitës, kështu që ishte më e pakta që mund të bëja për t i shfaqur mirënjohjen. Më telefonoi Herri Xhaveri, i cili drejtonte ekspozitën. Më tha: Eja menjëherë këtu. Kemi një problem të madh. Turmat e njerëzve kanë bllokuar dyert. Qendra e biznesit po duket si të qe çmendinë. Kurrë nuk kishin parë turma të tilla pjesëmarrësish. Dhe të mendosh se ishte ora katër e mëngjesit! Kur realizuam ekspozitën e parë të madhe në vitin 2004, as që e kishim idenë e përmasave të asaj që po merrnin përsipër. Po t i kishim thënë njeriu se do të tërhiqnim më shumë se 30 000 njerëz në ekspozitën tonë të parë, pa dyshim që nuk do ta besonte. Dhe në fakt, shumica e ekspertëve thoshin se nuk do të grumbullonim dot më shumë se pesë mijë vetë. Ngaqë nuk kishim kurrfarë përvoje me gjëra të tilla me përmasa të mëdha, edhe vetë nuk dinim si të silleshim. Mëngjesin e parë, radhët në qendrën Javits nuk kishin të mbaruar. Kishim shpenzuar shifra të stërmëdha parash për t i bërë publicitet ekspozitës. Të gjithë donin ta shihnin personalisht Donaldin dhe të mësonin sekretet e tij.

Por gjithë ato pará e dhanë rezultatin: turma erdhi. Ishte realizimi i ëndrrës sime prej sipërmarrësi. Kisha luajtur me madhështi dhe kisha fituar. Në atë çast besoja te strategjia e Donaldit - mendo me madhështi. Pas ekspozitës së parë, Aneksi i Mësimit realizoi edhe të tjera ekspozita pasurimi me Donaldin dhe të gjitha qenë të mahnitshme. Në San Francisko u grumbulluan më shumë se 70 000 njerëz, ndërsa më vonë, në Los Anxhelos, 62 500. Ndërkaq i telefonova Trampit dhe i thashë se doja të nënshkruaja një kontratë me të për më shumë se 20 ekspozita gjatë vitit pasardhës. - Mrekulli, - tha. - Por gjithë këta njerëz vijnë për të më parë mua. Prandaj dua të ma shtosh pagesën. - Jo, zoti Tramp, - vijova unë. - Kam punuar shumë dhe kam shpenzuar shifra marramendëse për publicitetin. Kjo e solli suksesin. - Broçkulla! - ma ktheu. - Suksesi erdhi falë meje. Tani dua një milion e gjysmë dollarë. Dhe e dini çfarë? Pranova, sepse e meritonte. Ai po e ndryshonte jetën time dhe të studentëve të mi. Ky është një shembull i këndvështrimeve të Doanld Trampit. Ai e di sa vlen dhe i detyron njerëzit ta paguajnë këtë vlerë. Por në lojë nuk janë vetëm paratë. Ai vë pasionin në gjithçka bën. I pëlqen së tepërmi të krijojë lidhje me njerëzit, t i ndihmojë e t i mësojë. Po të mbledhim shifrat që shpenzohen për reklamimin, promovimin e gjithçka tjetër nga Aneksi i Mësimit për llogari të markës Trump brenda kufijve të vendit dhe jashtë, Donaldi fiton më shumë se 1.5 milionë dollarë për çdo paraqitje të tillë, por pjesën më të madhe e dhuron për bamirësi. Donald Trampi është i papërkulur. Është kërkues. Ai komandon në botën e dollarit. Por, çuditërisht, është njeriu me të cilin mund të punohet për mrekulli. Dhe dua të nënvizoj se unë punoj me shumë njerëz të famshëm. Është gjithnjë tejet profesionist dhe kurdoherë i përgatitur. Në të gjitha rastet më shpërblen duke na dhënë mua dhe studentëve më shumë nga ç prisnim dhe më shumë nga sa i kërkohet. Dhe është njëherësh një ndër njerëzit me besnikë në botë. Besnikëria është një tipar shumë i rëndësishëm për të, dhe i bën shumë mirë biznesit. Idetë e tij mbi biznesin, Donald Trampit i pëlqen t i ndajë me të tjerët. Di si të të shpërblejë. I mëson njerëzit me mënyrën që përdorej mijëra vjet më parë - përmes rrëfimit të historive. Ky libër është shkruar për diçka që vlen vërtet shumë - këndvështrimi i të menduarit me madhështi, i bazuar në ngjarje nga jeta reale. Teksa e lexoni, ndaluni një çast dhe mendoni rreth historive që tregohen në të. Ju siguroj se, si qindra studentët që më kanë shkruar, kur të jeni përpara një situate të caktuar në jetë, do të kujtoni njërën nga historitë e Trampit dhe mënyrën si është përballur me të. Do t ju bëjë të përballeni ndryshe me situatën tuaj. Është kjo ajo që e bën kaq të rëndësishëm këtë libër. Lexojeni. Shijojeni. Dhe, pa e kuptuar, libri do t jua ndryshojë qëndrimin dhe sjelljen në jetë. Ju siguroj për këtë. Lexoni çdo kapitull dhe lini që këndvështrimet e Trampit t ju japin një mësim. Qëndrimin merri të gjithë me shkelma, përshtateni në jetën tuaj. Përdoreni këtë qëndrim për të shkuar përtej caqeve që i keni vendosur vetes. Keni gjithnjë dy opsione në jetë: mund të mendosh me modesti ose me madhështi. Ja si shprehet Trampi: Nëse po e mendoni këtë, më mirë bëjeni me madhështi. Pavarësisht rrethanave, askush nuk mund t ju ndalojë të mendoni me madhështi. Pasi merrni një dozë të të menduarit me madhështi, kurrë më nuk do të hiqni dorë. Dhe pa dyshim që shpërblimi do të vijë. Është sekreti i Donaldit për

të menduar me madhështi e për t i vënë shkelmin kujtdo. Praktikojeni këtë dhe do të vëreni se në biznesin dhe në jetën tuaj do të ketë mbrothësi. E dua shumë dhe e respektoj Donald Trampin. Ai transformoi biznesin, gjendjen financiare dhe jetën time personale. I jam borxhli dhe më bëhet qejfi që i ndaj me ju mësimet e tij. Ju siguroj se ato do t i japin një shtysë të re jetës suaj, ashtu siç ndodhi me jetën time e të studentëve të mi. Faleminderit Donald, që më mësove të mendoj me madhështi e të mos ia kursej kurrkujt shkelmat në prapanicë! BILL ZANKER President dhe themelues i Aneksit të Mësimit. 1 E ZOTËRON ATË QË NEVOJITET? Njerëzit gjithnjë më pyesin: Si ia dole të pasurohesh kaq shumë? Mënyra si i bëj gjërat, më ka dhënë mundësinë të arrij përtej suksesit që prisja. Jam zbavitur shumë dhe kam arritur të fitoj shumë pará. Kam njohur shumë njerëz të famshëm, biznesmenë miliarderë, yje të spektaklit e të sportit. Nuk është e lehtë të shpjegohet me pak fjalë, por kam vënë re se këta njerëz të suksesshëm kanë tipare që i veçojnë nga turma: mënyra si sillen, si veprojnë, këmbëngulja dhe pasioni, si dhe një numër i tërë cilësish të tjera që veçojnë fitimtarët nga dështakët. Për të qenë i suksesshëm, duhet ta mbash veten larg nga 98 për qind e pjesës tjetër të botës. Sigurisht, mund të bëhesh pjesë e atij dy përqindëshi që qëndron në majë vetëm nëse punon shumë e investon me zgjuarsi. Ekziston një formulë, një recetë që ndiqet nga ky dy përqindësh që mund ta ndjekësh edhe ti për të arritur te suksesi. Së pari, duhet të jesh i ndershëm me veten. E vetmja rrugë për të qenë i pasur është të qenit realist dhe i ndershëm deri në brutalitet. Duhet të shkëputesh nga ajo bota imagjinare për të cilën lexon në gazeta e revista apo sheh në televizor. Nuk është aq e lehtë sa mund të duket. Përkundrazi, është shumë e ashpër dhe dikush edhe mund të lëndohet. Ndaj dhe duhet të rezervosh gjithë ashpërsinë e mundshme dhe, për hir të fitores, të vendosësh të japësh edhe shkelma, po të jetë e nevojshme. Shumica e njerëzve nuk janë të prerë për këtë. Të duhet të përballesh me doza të tmerrshme trysnie. Të duhet të mendosh me madhështi dhe të jesh krijues për të zgjidhur pikërisht ato probleme që u kallin datën pjesës dërrmuese të njerëzve. Njerëzit do të përpiqen të të vjedhin dhe të të rrënojnë thjesht për kënaqësinë që u fal kjo gjë. Duhet t u kundërvihesh atyre, të luftosh e t i zësh me shkelma. Askush nuk do të të marrë për dore që të të tregojë rrugën. Je krejt i vetëm. Duhet të jesh në gjendje të përkulesh, por të mos thyhesh. Të gjithë të mëdhenjtë e sportit, financës e biznesit, artit dhe politikës zotërojnë diçka të veçantë. Këtë e kanë shumë njerëz, por, të jemi të sinqertë, më të shumtit nuk e kanë. E zotëron atë çka duhet për të menduar me madhështi e për të dhënë shkelma? Virtualisht, të gjithë miliarderët që kanë arritur vetë te suksesi, si Bill Geitsi, Oprah Uinfri dhe Uolt Dizni, kanë pasur aftësinë për të menduar me madhështi e për ta zënë me shkelma këdo. Është e vështirë të shpjegohet, ndaj dhe kam përpiluar lojën e mëposhtme të suksesit, që mund ta përdorni për të parë nëse i zotëroni cilësitë e duhura. Nëse i zotëroni, do të arrini të bëni një thes me pará.