Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Similar documents
Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Speci Shqipëri

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

D I S E R T A C I O N

Curriculum Vitae. TË DHËNA PERSONALE Emri : Ilirjan Mbiemri: Lipi Grada: Doktor Titualli: Docent EDUKIMI EKSPERIENCA PROFESIONALE

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

this project is funded by the european Union

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

Reforma e administratës publike në Kosovë

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

3 / ACTA SCIENTIARUM

TË SHKËPUTUR! RINIA NË ZONAT E PAFAVORIZUARA. Neshat Zeneli

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat,

VROJTIM NË TERREN Identifikimi i mundësive ekzistuese për formim profesional për emigrantët që kthehen në Shqipëri: mangësi dhe rekomandime

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë

Temë Diplome. STUDIMI I ZHVILLIMIT Të SME-VE Në SHQIPëRI. NDJEKËS DIPLOME Prof. As. Dr. Mit'hat MEMA UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Energjia dhe Turizmi në Shqipëri: Sfidat për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor. 1. Përmbledhje

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

Raporti i Performancës së Komunave

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

KAPITULLI I PARË ZHVILLIMI I SEKTORIT TË AGROBIZNESIT NË SHQIPËRI DHE NË RAJONIN E KORÇËS NË VEÇANTI

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT DHE ZGJIDHJE SISTEMESH RAPORT PËRFUNDIMTAR

Transcription:

PhD Cand. Mimoza Kotollaku mimozakotollaku@yahoo.it Fakulteti Ekonomik, Universiteti A.Xhuvani, Elbasan Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri Abstract Tourism, an often bended word by governments that have ruled Albania after the 90 s, has nothing to do with tourism as such in reality and even less with tourism as an industry. Creating opportunities for a country from this industry is a real and very difficult challenge. The real challenge lies not only in the fact that all know, which is the people s lack of culture and education in tourism, this inherited from the communist system but in the today s awareness not only of the government but of every individual to view tourism as an important source of their living standards but as the future of our country as well. This future cannot be achieved without a proper education in tourism which should start in its early stages and continue up to university levels of the youth. The challenge is opened to all the actors of this industry such as leading government bodies, private businesses, and human resources operating in this field. People make change possible and they define the future. Human resources in tourism service sector in Albania have lack of quality, are untrained and have no knowledge of this sector due to the negligence of the government, and the lack of entrepreneurs and tourism education throughout the society. Tourism education and professionalism in the tourism service is and will be the real challenge of raising the level of human potential and the cornerstone for the development of tourism in Albania. Keywords: tourism,students,education,development Volume 4, Number 1 223

Hyrje Turizmi sot,është nje ndër industritë më te fuqishme ne botë dhe si e tillë,ajo ka një impakt të madh ne zhvillimin ekonomik e social te mjaft vendeve,sidomos atyre ne zhvillim ku shihet si një nga burimet me te rë ndë sishme të të ardhurave,të mundësive të punësimit,të diversifikimit të ekonomisë,te mbrojtjes së ambientit si dhe te promovimit te shkëmbimeve ndë rkulturore.. Levizja turistike në fillimet e këtij mijëvjecari është bërë një fenomen tipik i qytetërimit modern.wto parashikon rritje të turizmit ndërkombëtar në 1,6 miliardë udhëtime në vitin 2020,respektivisht një qarkullim prej rreth 2 bilionë $.Për vendet e Mesdheut WTO parashikon ulje te pjesëmarrjes në treg nga 30% në 22% por në shifra kuantitative,rritje të vizitës vjetore prej 3%,nga 167 milionë në vitin 1995 në 346 milionë në vitin 2020. Shqipëria është një vend i bukur,me një potencial të madh atraksionesh historike,kulturore dhe natyrore që e bëjnë atë autentik duke ngjallur interes te madh jo vetëm tek turistët e huaj por edhe vetë shqiptarët. Ajo çka e bën unike Shqipërinë është afërsia e madhe e një larmie të madhe atraksionesh dhe afërsia relative e këtyre atraksioneve në një konteks unik kulturor për një numër të madh turistësh vendas dhe nderkombëtarë. Potencialet turistike shqiptare janë pjesë e ofertës turistike globale e cila bën të mundur perqasjen ndaj saj të kërkesës turistike nga e gjithë bota në një treg sa atraktiv po aq konkurrues.të jesh pjesë e këtij tregu është një oportunitet por njëkohësisht dhe një sfidë.oportunitetet kanë të bëjnë me efektet që sjell kjo industri në gjithë aspektet.krapfi thotë Elementi ekonomik është emëruesi i përbashkët në aspektin psikologjik,sociologjik,gjeografik dhe teknik të turizmit.turizmi është industria më e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të nje vendi e cila shërben për të plotësuar nevojat e turistëve për shërbime dhe produkte turistike. Prodhimi turistik përbën instrumentin kryesor të marketingut. Nëqoftëse nuk është i pozicionuar në mënyrë adekuate, instrumentat e marketingut nuk mund të vijnë në shprehje, përgjithësisht janë kundërproduktive për shkak te kundërproduktivitetit të vetë prodhimit Produkti turistik është një paketë me disa elementë si:atraksionet, shërbimetargëtimit, akomodimit, ushqimit, udhëtimit, transportit dhe zhvillimi i infrastrukturës që lidhen me to.rëndësia e tij ne zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të një vendi evidentohet nëpërmjet vlerësimit ekonomik dhe shoqëror të burimeve natyrore,kulturore e njerëzore të tij. Percaktimi i turizmit si industri ka të bëjë me tërësinë e aktiviteteve që kanë si objekt përdorimin e pasurive turistike,transformimin e tyre nëpërmjet përdorimit të burimeve njerëzore dhe ato të kapitalit në lëndë te para,shërbime dhe produkte turistike në përputhje me kërkesën turistike.rezultatet e arritura nga turizmi shqiptar gjatë dekadave të kaluara janë relativisht të dobëta,ku shkaqet për këtë gjendje janë sa objektive(sistemi shoqëror-politik komunist dhe tranzicioni i tij i gjatë dhe i veshtirë) dhe subjektive (niveli i ulët turistik i popullsisë vendase dhe niveli i ulët arsimor dhe profesional i kuadrove në këtë fushë).shqipëria është përfshirë vonë në tregun botëror turistik. Oferta turistike e shërbimeve nuk ka qenë e përqasur ndaj kërkesës.kërkesa turistike është dominuar më shumë nga tregu vendas,emigrantët dhe shqiptarët e rajonit. Potencialet natyrore dhe kulturore,vecantitë e tyre vlerësohen si pika me e fortë e Shqiperisë në tregun botëror. 224 Volume 4, Number 1

Potencialet natyrore dhe kulturore që favorizojnë zhvillimin e kësaj industrie 1-Pozicioni gjeografik i favorshëm pranë destinacionit me të kërkuar sot,mesdheut dhe mundësinë e pozicionimit të produktit tonë turistik pranë këtyre tregjeve. 2-Kushtet klimatike të favorshme me afro 200 ditë me diell dhe me temperaturë mbi 20 gradë. 3-Vijë e gjatë bregdetare prej 472km,ku alternohen plazhet e gjera ranore me masivet shkëmbor 4-Relievin e thyer kodrinor dhe malor me shumëllojshmëri te florës dhe faunës. 5-Trashëgiminë historike,arkitektonike të shprehur në praninë e qytetërimeve të të gjitha kohëve. 6-Pasurisë shpirtërore,të reflektuar në një folklor original,të pasur dhe të larmishëm. 7-Traditat e jetesës të nje populli mirkpritës. Ndër pikat e dobëta mund të evidentojmë produkte të papozicionuara në tregun turistik global,informacion dhe marketing i pamjaftueshëm në promovimin e aseteve turistike shqiptare,mangësi në shërbime,dëmtime të mjedisit,infrastruktura,mungesë të standarteve dhe eksperiencave në shërbim,si dhe burime njerëzore të pakualifikuara dhe të paarsimuara.burimet njerëzore dhe cilësia e tyre përbëjnë një faktor themelor për ti dhënë vlerë dhe jetë burimeve të mësipërme me qëllim përdorimin e tyre ekonomik për turizmin. Në turizëm burimet humane ndahen në burime të mundshme për punë dhe burime të mundshme për kualifikim.kualifikimi i burimeve njerëzore në industrinë turistike është një nga sfidat kryesore të kësaj industrie. Rritja cilësore e profesionale e të gjithë llojeve të shërbimeve si dhe të produkteve turistike kërkon kualifikimin e burimeve njerëzore,prandaj edhe ai përbën një element specifik të nëntë fushave prioritare të strategjisë sektoriale të zhvillimit të turizmit në vend,pasi ato janë shprehje e realizimit të sasisë dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve turistike. Duke ju referuar realitetit shqiptar dhe problematikave që sjell ky realitet thënia e profesor Mesinës : Shqipeëria është si ai bari që i ka të gjitha llojet e pijeve por i mungon baristi për të shërbyer kokteilet e mrekullueshme është evident dhe i pamohueshëm.mungesa e profesionalizmit në fushën e turizmit si dhe fakti që ende nuk është krijuar një kulturë dhe edukatë e mirëfilltë e orientuar në mbështetje të turizmit ne Shqipëri është rezultat i shumë faktorëve të cilët i klasifikojmë në bazë të periudhave para viteve 90 dhe pas viteve 90.Para viteve 90 pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri ekzistonin vetëm 16 hotele dhe nuk mund të flitej me të vërtetë për zhvillimin e turizmit. Në vitin 1955 u krijua Drejtoria e Albturizmit, e cila varej nga Ministria e Tregëtisë së Brendshme.Veprimtaritë kryesore të saj,kishin të bënin me pritjen,strehimin dhe organizimin e udhëtimeve turistike në Shqipëri ku turistët e huaj që vinin nga vendet e Evropës Lindore ishin miq dhe simpatizantë të ideologjisë.oferta e pasur parësore dhe dytësore deri tani nuk kishte gjetur vendin e duhur në produktin turistik të vendit tonë kjo për faktin se gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar turizmi nuk stimulohej.veprimtaria turistike përbëhej kryesisht nga forma klasike,si turizmi bregdetar,malor,kulturor dhe ai kurativ ku mbizotëronte turizmi i brendshëm. Volume 4, Number 1 225

Turizmi i jashtëm nuk është konsideruar si burim i rëndësishëm për hyrjen e valutës. Ai zhvillohej në formën e udhëtimeve paketë,të organizuara nga Albturizmi si i vetmi tour operator që vepronte në atë kohë si ndërrmarje shtetërore. Faktorët pengues të zhvillimit të turizmit ne Shqipëri para viteve 90-të 1-Izolimi i Shqipërisë për 50 vjet si dhe zhvillimi fare pak i turizmit para viteve 90 si rezultat i politikave të gabuara të sistemit komunist. 2-Investimet ishin shumë të pakta të pastrukturuara dhe kapacitete të pamjaftueshme. 3-Arsimimi i plotë i burimeve njerëzore për zhvillimin e turizmit mungonte. 4-Turizmi nuk u trajtua asnjëherë si degë prioritare për zhvillimin e vendit. 5-Ekzistonte vetëm një agjensi turistike shtetërore e quajtur Albturist e cila menaxhonte grupe të pakta të turistëve të huaj të përzgjedhur. 6-Nuk pati asnjëherë një strategji të mirëfilltë për zhvillimin turistik qofte edhe brenda vendit. 7-Pasuritë natyrore,historike,artistike dhe kulturore nuk u trajtuan asnjëherë si një aset me vlera te mëdha për njerëzit si dhe ndërgjegjësimin e tyre për ti ruajtur këto vlera. 8-Portet turistike nuk ekzistonin.aeroporti dhe infrastruktura rrugore te papërshtatshëm dhe me mangësi të shumta. 9-Mikpritja dhe bujaria si traditë e popullit shqiptar edhe pse evidente nuk mjaftonte. 10-Prodhimi industrial dhe bujqësor nuk ishte në mbështetje të zhvillimit të turizmit,shumë pak ai artizanal e i traditës. 11-Kushtet evidente bënin të pamundur lindjen dhe formimin e një kulture dhe edukimin turistik te njerëzve. Zhvillimi i turizmit pas viteve 90-të Fillimet e viteve 90-të shënojnë një faqe te re per zhvillim e turizmit sipas modeleve të ekonomisë së tregut.shpërbërja e Entit Shtetëror për Turizmin Albturist dhe krijimi i agjensive të para turistike private,privatizimi dhe rikonstruktimi i hoteleve ekzistuese si dhe ndërtimi spontan i hoteleve të reja krijuan ofertën agregate pritëse të kësaj industrie e cila i përgjigjej deri diku kërkesës në rritje të vendasve për të eksploruar botën dhe jo aq fluksit të turistëve të huaj që kërkonin të vizitonin Shqipërinë. Krijimi i Entit Kombëtar të Turizmit në vitin 2005 i cili më pas emërtohet Agjensia Kombëtare e Turizmit i cili merret me përgatitjen e programeve të asistencës financiare për perkrahjen e investitorëve e sipërmarrjeve turistike që paraqesin projekte bashkëkohore,për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm,si dhe sigurimi i ndihmesës në sigurimin e shërbimeve e të lehtësive për biznesin privat të turizmit,nëpërmjet tarifave të miratuara për këto shërbime.gjatë vitit 2005-2006 226 Volume 4, Number 1

Ministria e Turizmit Rinisë dhe Sporteve hartoi për herë të parë ligjet në mbeshtetje të zhvillimit të Turizmit në vend.për herë të parë Shqipëria merr pjesë në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit dhe bëhet anëtare e OWT.Duke ju referuar faktit që turizmit gjatë kësaj periudhe po i jepej prioritet, burimeve njerëzore edhe pse nga shumë studiues dhe eksperte të fushës janë përcaktuar si lënda e parë e kësaj industrie nuk po i kushtohej rëndësia e duhur nga politikëbërësit,sipërmarrësit e bizneseve,menaxherët e niveleve të ndryshme. Mungesa e profesionalizmit në turizëm vihet re edhe sot, në cilësinë e dobët të shërbimeve të ofruar në kete fushë e cila ka ndikuar jo në forcimin e aktivitetit turistik por ë dobësimin e tij.realiteti shqiptar është vërtet i hidhur duke vënë përballë nga njera anë ndërtime luksoze,hotele, resorante,resorte dhe fshatra turistike të arreduar me paisje moderne dhe të teknologjisë së fundit dhe nga ana tjetër një shërbim i ftohtë,jo mikpritës,jo cilësor në përputhje me nevojat e konsumatorit turistik.duke mos mohuar rolin pozitiv të shumë bizneseve të cilët e kanë kuptuar rolin e profesionalizmit si vendimtar në suksesin e biznesit shumë pak po bëhet për arsimimin profesional në fushën e turizmit. Kërkesës për menaxherë të niveleve drejtuese dhe punonjësve në industrinë turistike nuk po i përgjigjen politikat e qeverisë mbi arsimimin profesional turistik në gjithë nivelet e arsimit publik dhe privat.shqipëria po integrohet çdo ditë e me tepër në Europë dhe sistemi arsimor është pjesë e këtij integrimi i cili kërkon domosdoshmërinë e ndryshimeve rrënjësore të kurrikulave dhe programeve duke i përshtatur më tepër me tregun e punës. Mungesa e arsimimit profesional në fushën e turizmit vihet re: 1-Në mungesën e shkollave profesionale në turizëm. 2-Në mungesën e një Universiteti Publik të Turizmit në Shqipëri. 3-Në mungesën e trajnimit të menaxherëve të të gjitha niveleve. 4-Në mungesën e trajnimit profesional të brezit të të rinjve në profesionet si: hidraulikë,kuzhinierë,elektricistë,mirëmbajtës,karpentierë,shërbim hotelerie, shoferë,baristë etj. 5-Në mungesën e guidave turistike të përgatitura dhe profesionale dhe një sërë problematikash të tjera. Duke mos mohuar ekzistencën e 3-4 shkollave të mesme profesionale të turizmit,hapja e degës Ekonomi Turizëm në studimet e larta në Universitetin e Vlorës,Durrësit, Korcës,Sarandës,Elbasanit si dhe hapjen e Universitetit Europian të Turizmit në Tiranë, programet master dhe doktoraturë në këte fushë, janë të pamjaftueshme për të krijuar një staf profesionistësh në shërbim të kësaj industrie. Të investosh në burimet njerëzore në turizëm është një detyrë dhe sfidë e aktorëve pjesëmarrës në sektorët privat,shtetëror dhe atë vullnetar me interes në turizëm ose te ndikuar nga ai. Volume 4, Number 1 227

Aktorët kryesore që duhet të investojë në këto burime njerëzore janë: 1-Ministria e Turizmit,kulturës rinisë dhe sporteve. 2-Organizmat ministrore përgjegjës për turizmin. 3-Ministria e Mjedisit. 4-Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. 5-Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave. 6-Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike. 7-Autoritetet e Qeverisjes Vendore dhe Komunitetit. 8-Shoqatat private të turizmit(dhoma e tregëtisë,shoqata hoteliere,shoqata e restoranteve,shoqata e agjensive turistike) dhe organizma të ngjashme në nivel nacional dhe lokal. 9-Drejtoria e Parqeve Kombëtare. 10-OJQ që prekin sektorin e turizmit. 11-Institucionet arsimore profesionale, të larta,master,doktoraturë etj. 12-Kompanitë e transportit.!3-furnizuesit e shërbimeve të nevojshme. 14-Bizneset private në sektorin e turizmit. Aktorët kryesorë që ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin profesional të burimeve njerëzore në turizëm janë institucionet arsimore profesionale,të larta dhe më tej.universitetet janë ato që kontribuojnë dhe i pergatisin studentët për të qenë nëpunës të mirë,menaxherë dhe sipërmarrës të zotë ku bën pjesë dhe sipërmarrja në turizëm për të përmbushur misionin e tyre në shërbim te shoqërisë.duke ju referuar ketij fakti hapja e degës Ekonomi Turizëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit A.Xhuvani në qytetin e Elbasanit ishte nje hap i rëndësishëm por jo i mjaftueshëm, në edukimin e profesionistëve të fushës të cilët do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit në këtë qytet.pyetësorët drejtuar studentëve të degës Ekonomi turizëm të vitit të parë dhe të dytë në muajin shkurt 2014 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit A Xhuvani pati si qëllim testimin e këtyre studentëve për rëndësinë e zgjedhjes nga ana e tyre të degës Ekonomi Turizmi, mundësinë e punësimit të tyre në të ardhmen, si dhe prioritetet që sjell zhvillimi i turizmit në këtë qytet. Pyetësori që është perdorur është pyetësor me shpërndarje dhe mbledhje dhe përbëëhej nga 11 pyetje.ky pyetësor u plotësua nga 100 studenteë të kësaj dege. 1-Pyetjes që Universiteti që ju ndiqni eshte degë e parë apo e dytë? ata ju pergjigjën : degë e parë 100 studentë ose 100%,degë e dytë asnjë student. 2-Pyetjes se Përse këta student zgjodhën degën Ekonomi Turizëm në UE? ju pergjigjën sipas alternativave: a-e zgjodhën sepse ishte dege e re i janë pergjigjur 35% e studentëve. b-fituan këtë degë sepse nuk kishin mundësi tjetër i janë përgjigjur 75% e studentëve. 3- Pyetjes se A mendojnë se dega ka të ardhme në zhvillimin e ekonomisë së vendit i janë pergjigjur:po 100% e studentëve. 4- Pyetjes se A mendojnë se dega do t ju sigurojë një punë të mirë në të ardhmen? i janë pergjigjur 63 % e studentëve PO dhe 37 % JO. 228 Volume 4, Number 1

5-Pyetjes A mendoni se tregu i punës ka nevojë meë tepër për profesionistë në këtë fushë? i janë pergjigjur 100% PO. Nga rezultatet e marra del se edhe pse 75% nuk e kanë zgjedhur me deshirë atë degë, mendojnë se do të ketë një të ardhme në vendin ku jetojnë dhe se kontributi i tyre do të jetë mjaft i madh në ndryshimin e situatës në industrinë turistike.fakti që vetëm 35% e tyre e kanë zgjedhur këtë degë tregon se qeveria vazhdon të mos orientojë studentët ndaj edukimit në fushën e turizmit. 6-Pyetjes se A zotëronin ata ose familja e tyre biznes në turizëm subjekt turistik(hotel,resorant agjensi turistike etj) 12% prej tyre i janë përgjigjur PO dhe 88% të tjerë JO.Nisur nga ky fakt vërehet se pronarët e bizneseve po bëjnë përpjekjet e para për të njohur rregullat dhe mënyrat e funksionimit të turizmit,duke investuar në arsimimin e fëmijëve të tyre,e cila do të sjellë në një të ardhme investime më të mirëorganizuara si dhe drejtim të shërbimeve të specializuara në këtë fushë. 7-Pyetjes A mendoni se qyteti i Elbasanit është në nivelet me të larta të mundshme të zhvillimit të turizmit dhe nqs jo pse?.rezultatet e marra nga këto pyetje janë: Niveli i zhvillimit Nr i studentëve të përgjigjur Në nivele të larta 0 Në nivele mesatare 0 Në nivele të ulta 100 8.Në pyetjen se Cilat janë problematikat e zhvillimit të turizmit në qytetin e Elbasanit? janë vënë në dukje një sërë problematikash ku më të rëndësishmet janë:mungesa e promovimit të qytetit të Elbasanit nga të gjitha strukturat drejtuese të turizmit si qytet i artit dhe kulturës,ndotja e lartë mjedisore e cila ul imazhin e qytetit si destinacion turistik, mungesa e profesionistëve të fushës, mos sensibilizimi nga ana e mediave dhe strukturave përkatese të opinionit publik dhe të çdo qytetari për rëndësinë qe ka zhvillimi i turizmit në këtë qytet, mungesë e theksuar e infrastrukturës për ti bërë të arritshme nga ana e turistëve të aseteve turistike të kësaj zone. 9- Pyetjes Ku mendojnë ata se do të punësohen pas përfundimit të studimeve?, i janë përgjigjur: Ku mendoni se do të punoni Nr i studentëve të përgjigjur Në komunë, bashki,zyrë,info.turizmi 13 Në agjensi turistike 43 Menaxher të nje subjekti turistik 34 Menaxher të biznesit të tyre 10 10-Pyetjes se A mendoni se turizmi ka vetëm efekte pozitive apo edhe negative dhe cilat janë ato? i janë përgjigjur:rezultatet e marra tregojnë se 100% e studentëve janë përgjigjur se turizmi sjell efekte pozitive në zhvillimin e ekonomisë,në rritjen e të punësuarve, në rritjen e investimeve në të gjithë sektorët që janë të lidhur me turizmin,në rritjen e të ardhurave si dhe pa mohuar dhe efektet negative si: shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore,ndotja mjedisore etj. Volume 4, Number 1 229

11-Pyetjes se A mendoni se është domosdoshmëri ushtrimi i praktikës profesionale? i jane pergjigjur 100% PO.Përfundimet nga ky anketim modest janë: Studentët që studiojnë në degën Ekonomi Turizëm në Fakultetin ekonomik të Universitetit A.Xhuvani në Elbasan përbëjnë një element pozitiv që do të sjellin zhvillimin e turizmit në këtë qytet bazuar në burime njerëzore të kualifikuara. Evidentimi i problematikave nga ana e tyre kërkojnë një investim të konsiderueshëm nga ana e qeverisë në kapitalin human per ta kthyer në prioritet. Domosdoshmëria e praktikës profesionale që bën të mundur zbatimin e koncepteve teorike të mësuara. Kordinimi i punës së qeverisë,bizneseve që operojnë në këtë fushë,universitetit për të krijuar një bazë të shëndoshë të profesionistëve të turizmit. Konkluzione dhe rekomandime Turizmi është një sektor shumë i madh dhe për të qenë në majën e kësaj industrie duhet të kesh edukimin më te mirë.edukimi turistik sot përbën një sfidë reale për qeverinë, organet përgjegjëse të turizmit dhe njëkohësisht sfidë për çdo qytetar që sheh tek turizmi burimin e rëndësishëm të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të ardhmes së vendit. -Arsimimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore në shërbim të turizmit. -Rritja e cilësisë në arsim duke harmonizuar procesin mësimor dhe atë kërkimor shkencor të fushës së turizmit. -Duhet të riorientohet më mirë tregu arsimor i edukimit profesional,universitar dhe parauniversitar,duke u orientuar më shumë në funksion të tregut të punës dhe zhvillimeve ekonomike. -Roli i Universiteteve është vendimtar dhe përcaktues në edukimin profesional të menaxherëve të kualifikuar që do të drejtojnë këtë industri sipas standarteve që kërkon sot bota globale turistike. -Prioritet në universitete tujepet degëve Ekonomi turizmi, Manaxhim biznesi, Manaxhim marketing, Gjuhëve të huaja, Shkencave informatike,këto degë do të jenë në gjendje të kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik pozitiv të qytetit si dhe cilësinë e zhvillimit të turizmit dhe ofertës turistike. -Pasurimi i kurrikulave në këto degë,krahasimi me programet arsimore perëndimore dhe përfshirja e studentëve tanë në projekte të BE mbi edukimin profesional të menaxherëve elitë të fushës. -Dhënia nga ana e qeverisë së bursave studimi,studentëve tanë për tu arsimuar në universitetet më të mira të botës në degët e Ekonomi Turizëm. -Mbështetja nga organet qendrore dhe lokale si dhe subjektet turistike private të studentëve për ushtrimin e praktikës e cila do tu mundësonte atyre të reflektojnë njohuritë e tyre teorike dhe njëkohësisht rrit shkallën e profesionalizimit që në të ardhmen do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit në Shqipëri. -Trajnimi profesional për të rinjtë në profesione të tilla si hidraulikë,elektricistë, karpentierë, mirëmbajtës,kuzhinierë,shërbim hotelerie si dhe orientimi me programe dhe aktivitete edukuese në disa drejtime. 230 Volume 4, Number 1

-Edukimi turistik mbarë qytetar për vlerën e aseteve turistike të vendit,ruajtjen e tyre,mirëmenaxhimin e elementit mikpritje si një aset me vlerë që e lidhur ngushtë me asetet natyrore dhe të kulturës do të bëjnë diferencimin e Shqipërisë në tregun turistik global. Volume 4, Number 1 231

REFERENCAT 1.Meneri,a.2010.Gazeta Koha Jonë.Shqipëria,destinacion i ekoturizmit-një këndvështrim i së ardhmes.http://eee.kohajone.com/html/artikull 569 26.html 2. http://world-tourism.orgtouristik Masterplan of Montenegro,Potgorica 2001 3. MTKRS Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2013 4. KotlerPH,Principles of Marketing,1989-fq.289 5. Mesina 2/2/2009,gazeta Koha Jone 6. V.Bakiu, Menaxhimi i Turizmit 2006 7. V.Bakiu, Ekonomia e Turizmit 2011 8. V.Koja,K.Gorica, Bazat e Turizmit 2010 9. RSH (Republika e Shqipërisë) (2008): Strategjia kombëtare për zhvillimin dhe integrimin 2007-2013, Këshilli i Ministrave, Mars 2008 10. SH. Hajnu, Revista Monitor, Nr.23. (2006). Trrokitja e turizmit 11. Shreurs M. (2008): From the Bottom-up: Local and Sub-National 12. Toto R. (2009): Rajonalizimi i Shqipërisë përkundrejt Reformës 13.UNDP, REC (2005a): Strategjia Rajonale e Zhvillimit, Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit 232 Volume 4, Number 1