Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Similar documents
Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

this project is funded by the european Union

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Speci Shqipëri

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

REZULTATET E VLERËSIMIT BAZË TË TURIZMIT TË KOSOVËS PERËNDIMORE

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

RIMËKËMBJE E BRISHTË

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë. Disertacion

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

D I S E R T A C I O N

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

International Scientific Conference, Tirana, Albania 2011

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PROFILI I SEKTORIT TIK

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

BULETINI MUJOR KLIMATIK

DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË

Kostoja e ciklit të jetës

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike Nr. 3

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

Raport 1 mbi ecurinë e treguesve që do të monitorojë Banka e Shqipërisë, në kuadër të procesit të deeuroizimit

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat,

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2014

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION AKSESI NË SHËRBIMET FINANCIARE PËR INDIVIDËT NËPËRMJET MIKROFINANCËS DHE MIKROKREDITIT

E U R O P A J U G L I N D O R E

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

Transcription:

UNIVERSITETI FAKULTETI PROFILI ALEKSANDËR MOISIU SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA Punoi : SIDRIT CARCIU DATA : 15/01/2013 TIRANE 1

FALENDERIME Pershendetje, në Universitetin e Durrësit Aleksandër Moisiu, pata fatin te studioj në profilin qe kam patur deshirë per Drejtim Turizmi.Ne këtë universitet edhe pse i ri per nga funksionimi,me beri te besoja se kisha bërë zgjedhjen e duhur per te studiuar.pasi vete metodat e mësiëdhenies ishin ndryshe,rezultative dhe bashkëkohore. Ne universitet kuptoheshe progresi dhe menyra sa me e qarte,ne te cilen pedagogët jepnin mësim.kuptoheshe organizimi korrekt I Fakultetit te Shkencave Politike Juridike per oret e mësimit. Dua ti falenderoj per mundesine qe me dhane te studioja dhe do I jem mirënjohes gjatë vazhdimësisë së jetes time gjithashtu dhe karrierës time. 2

PASQYRA E LËNDËS ABSTRAKT... 4 HIPOTEZA DHE METODOLOGJIA... 5 HIPOTEZA...5 METODOLOGJIA...5 KAPITULLI I: FAKTORËT E KËRKES OFERTËS QË NDIKOJNË NË TURIZËM... 7 FAKTORËT QË NDIKOJNË NË KËRKESËN PËR TURIZËM...8 Kursi i këmbimit...8 Udhëtimet për arsye biznesi dhe pushimi...9 Çmimet e paketave turistike...10 Faktorët demografik...11 Promovimi...12 Sezonaliteti...13 FAKTORËT QË NDIKOJNË NË OFERTËN PËR TURIZËM...14 Akomodimi...14 Investimet në infrastrukturë...16 Qeveria...17 Punësimi në sektorin e tuizmit...17 Atraktiviteti...18 KAPITULLI II: FAKTORËT E QË NDIKOJNË NË TURIZMIN SHQIPËTAR... 20 KURSI I KËMBIMIT...22 UDHËTIMET PËR ARSYE BIZNESI DHE PUSHIMI...24 ÇMIMET E PAKETAVE TURISTIKE...26 FAKTORËT DEMOGRAFIK...28 PROMOVIMI...29 3

SEZONALITETI...31 KAPITULLI III: FAKTORËT E OFERTËS QË NIDKOJNË NË TURIZMIN SHQIPTAR... 34 AKOMODIMI...34 INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË...36 QEVERIA...37 PUNËSIMI NË SEKTORIN E TURIZMIT...38 ATRAKTIVITETI...40 KAPITULLI IV: ANALIZA DHE HIPOTEZA... 41 KËRKESA...41 OFERTA...42 A U VERTETUA HIPOTEZA?...43 KAPITULLI V: PERFUNDIME DHE REKOMANDIME... 44 REKOMANDIMET...44 Krijimin e strategjive për uljen e çmimit të paketave turistike...44 Rritjen e njësive akomoduese...44 Punësimi...45 BIBLIOGRAFIA... 46 4

ABSTRAKT Turizmi, sot është një ndër industritë më të fuqishme në botë dhe si e tillë, ajo ka një impakt të madh në zhvillimin ekonomik e social të mjaft vendeve, sidomos atyre në zhvillim ku shihet si një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave, të mundësive të punësimit, të diversifikimit të ekonomisë, të mbrojtjes së ambientit si dhe të promovimit të shkëmbimeve ndërkulturore 1. Në këtë temë do të trajtoj pikërisht këtë ndikim që ka turizmi në ekonominë e vendit tonë. Studimi im do të bazohet në literatura të ndryshme për të përcaktuar ndikimin e faktorëve të kërkesës dhe ofertës të turizmit. Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë si në kërkesë ashtu dhe në ofertë, disa prej tyre ndikojnë pozitivisht e disa të tjerë negativisht duke zhvendosur në këtë mënyrë kurbën e kërkesës dhe ofertës. Gjatë kësaj pune do të studioj secilin prej këtyre faktorëve dhe do të individualizoj ndikimin e secilit prej tyre në rastin e Shqipërisë. Studimi arrin në konkluzionin që janë faktorët e kërkesës, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri. Kjo sepse faktorët e kërkesës që kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e turizmit janë më të shumtë se faktorët e ofertës. Rekomandimi im është që të punohet më shumë për të përmirësuar ndikimet negative si dhe për të nxitur më tej ndikimet pozitive të faktorëve të kërkesës dhe ofertës. 1 Meneri, A. (2010). Gaz eta Koh a Jo n ë. Shqipëria, destinacion i ekoturizmit- një këndvështirm i së ardhmes. http://ëëë.kohajone.com/html/artikull_56926.html 5

ABSTRACT (ENGLISH) Tourism today is one of the most poëerful industries in the ëorld and as such, it has a great impact on social and economic development of many countries, especially developing countries ëhere it is seen as one of the most important sources of income,employment opportunities, economic diversification, environmental protection and the promotion of interculture exchanges. On this topic ëill address precisely the impact of tourism on the economy of our country. My study ëill be based on different literature to determine the impact of tourism demand and supply factors. There are a number of factors affecting both demand and supply, some of them positively affect others negatively thus shifting the demand and supply curve. During this ëork ëill study each of these factors and ëill individualize the impact of each of them in the case of Albania. The study reaches the conclusion that the demand factors, the main factors that have influenced the development of the tourism sector in Albania. This is because the demand factors that have a positive impact on the development of tourism are more numerous than supply factors. My recommendation is to ëork harder to improve the negative impacts as ëell as to further promote positive effects of supply and demand factors. 6

HIPOTEZA DHE METODOLOGJIA Hipoteza Turizmi është një sektor që ka patur rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në zhvillimin e turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të cilët kanë lidhje si me ofertën ashtu dhe me kërkesën për shërbime turistike. Të dy grupet e faktorëve kanë patur kryesisht ndikime pozitive por përmasa e ndikimit nuk është shumë e qartë. Pyetja që shtrojmë në këtë temë është: A kanë ndikuar më shumë faktorët e ofertës apo të kërkesës në zhvillimin e sektorit turistik në Shqipëri?. Hipoteza që ne ngremë është: Në rritjen e turizmit në Shqipëri, ndikimin më të madh e kanë faktorët e kërkesës. Metodologjia Për të vërtetuar hipotezën e mësipërme, do të analizohen teorikisht faktorët kryesorë që ndikojnë mbi tregun për shërbimet e turizmit. Faktorët do të ndahen në faktorë që ndikojnë në veçanti mbi kërkesën dhe mbi ofertën. Më pas, ndikimi i këtyre faktorëve do të analizohet duke marrë në konsideratë tregun Shqiptar të turizmit. Mbasi të përcaktohet efekti i secilit prej këtyre faktorëve në Industrinë Shqiptare të Turizmit, do të krahasohet ndikimi përkatës mbi kërkesën dhe mbi ofertën për shërbime turistike. Qëllimi është të përcaktojmë se cili nga grupet e faktorëve ka 7

ndikuar më shumë në tregun turistik faktorët e kërkesës apo faktorët e ofertës. Në përfundim të analizës do të japim konkluzionet nëse u vërtetua apo jo hipoteza e ngritur më lart. 8

KAPITULLI I: FAKTORËT E KËRKES OFERTËS QË NDIKOJNË NË TURIZËM Kërkimet e fundit nga ana e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, të zhvilluara në vitin 2010, treguan se industria e turizmit ka pasur një kontribut direkt në rritjen e PBB-së globale me 3,3% duke arritur një shifër prej 1.770 bilion USD. Gjatë 2011 parashikohet që kjo rritje të forcohet dhe më tej me 4,5% në vit (1.850 bilion USD). Nga ana tjetër, duke pasur parasysh ndikimin e gjerë të ekonomisë në PBB-në globale, pritet që kjo të kontribuoj këtë vit me 9,1% që do të thotë 5.987 bilion USD dhe krijimin e 258 milion vende të reja pune. Kjo rritje ekonomike do të ndeshet me shumë sfida si për sektorin privat ashtu dhe për atë shtetëror, si pasoj e kërkesave për të ulur borxhet qeveritare, dhe përballjen me rritjen e çmimit të naftës dhe të mallrave të tjerë, ndërkohë që sektori i turizmit në veçanti, pritet të jetë motori kryesor që do të sjellë këtë zhvillim ekonomik 2. Roli i turizmit po njihet gjithnjë e më shumë nga qeveritë e të gjithë rajoneve të botës, si një nga indikatorët kryesorë në rritjen ekonomike. Kërkimet e bëra nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve tregojnë qartë potencialin e turizmit për të rimëkëmbur ekonominë globale, për të ulur papunësinë duke ndihmuar në këtë mënyrë në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në zbutjen e varfërisë. Faktorët ekonomik janë ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen apo uljen e kërkesës për turizëm, pasi ato janë vendimtarë në zgjedhjen apo jo të një destinacioni turistik. Ndikimi i këtyre faktorëve në mbështetje të zhvillimit të turizmit është veçanërisht i dukshëm në udhëtimet që bëhen gjatë kohës së lirë. Statistikat e publikuara të turizmit dhe trendet ekonomike 2 Ëorld Travel&Tourism Council. (2011). F.1 http://ëëë.ëttc.org/search/results.php 9

kombëtare, bëjnë të mundur gjetjen e lidhjeve ndërmjet ndryshimeve të të ardhurave me vëllimin e udhëtimeve dhe shpenzimeve të kryera në to 3. Për pjesën më të madhe të popullsisë në vendet me ekonomi të zhvilluar, rritja e përgjithshme e të ardhurave reale ka çuar në rritjen e shpenzimeve të udhëtimit, pra gjithnjë e më shumë ka të ngjarë që shpenzimet e udhëtimit në këto vende të zhvilluara do të tentojnë të rriten dhe të bien në varësi të ciklit ekonomik që do të përshkojnë vendet. Faktorët që ndikojnë në kërkesën për turizëm Kursi i këmbimit Një faktor që ndikon në zgjedhjen e një destinacioni është gjithashtu dhe valuta, luhatshmëria e kursit të këmbimit në shumë raste është vendimtare për zgjedhjen e një destinacioni, pasi në shumicën e kohës pushuesit tentojnë t i drejtohen destinacioneve më të lira. Një destinacion është më i lirë kur valuta e vendit pritës është më e dobët në krahasim me valutën që përdorin pushuesit në vendin e tyre 4. Për shembull në momenti që dollari amerikan forcohet në krahasim me euron, shumë amerikan janë të prirur të kryejnë pushimet e tyre në Evropë, pasi pushimet bëhen më të lira për ta. Lidhja ndërmjet dy valutave në shumë raste është vendimtare për zgjedhjen e vendit në të cilin do të bëhen pushimet, por megjithatë ka përjashtime. Në periudhat kur kemi luhatshmëri të kursit të këmbimit risku për të kryer apo jo pushime në një destinacion turistik është i lartë, për shkak se në një moment mund të shfaqet si një destinacion i lirë dhe pas disa ditësh mund të shndërrohet në një destinacion të shtrenjtë 5. 3 Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and Tourism The dynamic business environment: factors influencing demand for tourism F.60 4 Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997). An introduction to Tourism. Factors influencing demand for tourism. F.57 5 Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997). An introduction to Tourism. Factors influencing demand for tourism. F.57 10

Udhëtimet për arsye biznesi dhe pushimi Tregu i udhëtimeve për arsye biznesi është shumë i gjerë dhe është i një shkalle ndërkombëtare. Udhëtimet e biznesit janë vazhdimisht të ndikuara nga zhvillimet ekonomike, por për disa kompani udhëtimet e përfaqësuesve të tyre janë më se esenciale për mbarëvajtjen e biznesit. Vihet re që në periudhat e reçensionit kompanitë kalojnë nga prenotimet në klasin e parë nëpër avionë në ato të klasave më të ulta, madje dhe gjetja e hotelit ndryshon nga hotele luksoze në ato më pak të shtrenjta. Duke reduktuar në të njëjtën mënyrë dhe netqëndrimet dhe madje dhe numrin e udhëtimeve. Për një biznes nuk është e njëjta gjë si për udhëtimet për arsye argëtimi, pasi një rënie ekonomike nuk do të jetë vendimtare për ato lloj udhëtimesh, kurse për bizneset mund të çoj deri në falimentimin e tyre 6. Për këtë arsye edhe në kohra tepër të vështira ekonomike bizneset vazhdojnë të kryejnë udhëtime, në mënyrë që të mbajnë në këmbë biznesin e tyre. Shumë biznesmen do të kërkojnë të blejnë një biletë avioni dhe të prenotojnë në një hotel të cilat do t i lehtësoj zhvillimin punës së tij 7. Rritja e aktiviteteve të bizneseve që operojnë në një vend, bënë që të rritet kërkesa. Pasi gjithnjë e më shumë biznesmen do të udhëtojnë në këto vende. Udhëtarët e biznesit mund të jenë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e turizmit, pasi ata mund të shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë për të vizituar vendin në të cilin ata kanë shkuar. Nga ana tjetër pushimet e udhëtarëve paguhen nga vet ata, të nisur nga kursimet e tyre gjatë vitit. Përcaktuesi kryesor ekonomik i kërkesës është niveli i të ardhurave që pushuesit disponojnë për pushimet që do të kryejnë. Pikërisht kjo sasi e mbetur e të ardhurave përcakton kërkesën për turizëm, pra nuk duhet të nisemi vetëm nga një nivel makroekonomik të të parit të gjerave, si 6 Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997) An introduction to Tourism. Factors influencing demand for tourism. F.55 7 Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997).An introduction to Tourism.Factors influencing demand for tourism. F.56 11

numri i udhëtime të kryera në një periudhë kohe, por është tepër e rëndësishme të përcaktohet e ardhura për frymë që disponojnë familjet. Pasi vetëm në këtë mënyrë do arrijmë të përcaktojmë saktë kërkesë për turizëm. Kërkesa nuk është gjë tjetër përveçse një dëshirë dhe aftësi për të udhëtuar, të mbështetura nga një nivel të ardhurash të mjaftueshme për të mbështetur këtë dëshirë. Çmimet e paketave turistike Ekzistojnë të dhëna të besueshme, për periudhën afatshkurtër, që çmimi i një produkti të një firme apo çmimi i perceptuar i një destinacioni, në krahasim me atë të konkurrentëve, të jetë një ndër faktorët kryesorë që ndikon dhe mbizotëron në vëllimin e kërkesës. 8 Sigurisht që vendosja e çmimit të një produkti nuk është e thjeshtë dhe madje bëhet dhe më e vështirë kur duhet të vendosë çmimin që do të ofrosh për paketat turistike. Ky çmim duhet të justifikoj më së miri kushtet me të cilët do të përballet pushuesi. Çmimi është një ndër faktorët kryesor që do të ndikoj në rritjen e numrit të pushuesve që do të frekuentojnë një destinacion të caktuar. Rritja e turistëve do të çoj në rritjen e të ardhurave të njësive akomoduese, përgjithësisht hotelerisë, duke çuar rrjedhimisht në rritjen e të ardhurave të sektorit të turizmit. 9 Duke qenë që ekzistojnë shumë agjenci turistike, filialet e të cilave ndodhen dhe të përhapura nëpër botë, pushuesit kanë më tepër alternativë të zgjedhin një destinacion në krahasim me një tjetër. Madje kjo gjë deri diku po fillon dhe të rregulloj tregun dhe ta bëj konkurrencën ndërmjet agjencive më të fortë duke ofruar dhe çmime më joshëse në mënyrë që të gjenerojnë kërkesë për vendin e tyre. 8 Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M. (2009 ). M ar ketin g in Tra ve l an d To u ris m Th e d y n amic b u sin e s s en viron m en t: facto r s in flu en c in g d eman d for to u rism F.60-62 9 Hajnu, Sh., Revi sta Mo n ito r. N r.23. (2006). Trrokitja e Turizmit.F.29 12

Faktorët demografik Demografia është faktori i jashtëm më i rëndësishëm që po ndryshon mënyrën e të bërit turizëm dhe do vazhdoj ta ndryshoj atë dhe më shumë në të ardhmen. Trendet e tanishme demografike do të ndryshojnë kërkesën për turizëm, e cila do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt në strukturën e industrisë, në mënyrën se si ajo vepron. Faktorët demografik përfshin moshën, nivelin e të ardhuave, madhësinë e familjes, kombësinë, punësimin, lëvizjet e popullsis si brenda dhe jashtë vendit, mënyra e jetesës, etj. Studimet e tregjeve demografike duhet të fokusohen në dëshirat individuale sesa në turizmin si një e tërë, pra duhet të bëhet një segmentim i turizmit në bazë të kërkesave dhe dëshirave të pushuesve. Popullsia është lënda e parë e turizmit, por megjithatë nuk është numri i rëndësishëm por aftësia e individëve të popullsis për të përballuar pushimet. Turizmi është një e mirë luski, për këtë arsye rritja e të ardhurave të individëve të një shoqërie do të bëjë që të rritet kërkesa për këtë të mirë. Nga ana tjetër mosha mesatare e popullis gjithashtu ndikon kërkesën për turizëm. Rritja e moshës mesatare rrit kërkesën për turizëm pasi personat që bëjnë pjesë në këtë kategori kanë më tepër probabilitet për të kryer pushime, si pasojë e statusit të tyre në familje 10. Këta persona kanë të ardhura më të larta dhe si pasojë do të sjell që ata të shpenzojnë më tepër për mallra dhe shërbime luksi. Mënyra e jetesës, informacioni dhe edukimi që kanë pjestarët e një shoqërie ndikon dukshëm në mënyrën e të bërit turizëm. Gjithnjë e më shumë turistët po i largohen pushimeve të tyre tradicionale ata kërkojnë më tepër aventura në pushimet e tyre, e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i 10 T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and Tourism. Th e d y n amic b u sin e s s environment: factors influencing demand for tourism. F.62 13

rritjes së informacionit të disponueshëm që kanë njerëzit në ditët e sotme. Këta faktor sigurisht që ndikojnë pozitivisht në rritjen e kërkesës së turizmit 11. Promovimi Një strategji promovuese do të thotë të hartosh dhe zbatosh programe të integruara komunikimi. Objektivat janë zakonisht për të bërë klientët të vetëdijshëm, për të motivuar interesin e tyre, të inkurajojnë ata që të shfletojnë internetin, të kërkojnë broshura dhe të telefonojnë direkt ose të shkojnë në agjensitë e tyre më të afërta për të kërkuar më tepër informacion për vendin që i u ngjalli kurshtje 12. Sigurisht që këto strategji kushtojnë shumë dhe buxheti i cili i referohet promovimit duhet të jetë i konsiderueshëm në mënyrë që strategjia e zgjedhur për promovim të rezultoj e suksesshme. Studimet e segmetimit të tregut dhe të audiencës së synuar janë të nevojshme. Për të qënë sa më efektiv, fushata të tilla duhet të kenë një peshë të mjaftueshme dhe ndikimi për të arritur dhe për të motivuar numrin e nevojshëm të blerësve potencialë të cilët janë të gatshëm për të arritur destinacionin 13. Strategjia e promovimit duhet të ndryshojë në varësi të arritjes së zhvillit të destinacionit. Kur destinacionet janë të panjohura dhe kryesisht të dobta duhet të punohet shumë për të bërë të njohur vendin pritës. Vendi duhet të luajë një rol të madh në promovimin e produkteve të destinacionit të saj. Ndërkohë që vende të cilët kanë krijuar tashmë një imazh në sytë e pushesve të tillë si Spanja, Australia, Anglia etj. shpenzimet për të shumta kanë lidhje me strategjithë mbështetëse dhe lehtësuese, të cilat mbështeten më tepër në përkufizimin e imazhit dhe 11 Nagle, G. (1999). Tourism, leisure and recreation. Demographic factor. F. 9 12 T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M., (2009). Marketing in Travel and Tourism. Destination promotion role for NTOs or marketing facilitation? F343 13 T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and Tourism. Destination promotion role for NTOs or marketing facilitation? F.343 14

zhvillimin e ëeb site-ve, sesa në blerjen e hapësirave mediatike 14. Një arsye tjetër se pse vendet aplikojnë strategji të ndryshme dhe të përhershme promovim është për shkak të konkurrencës. Gjithnjë e më shumë po behet më e fortë konkurrenca ndërmjet destinacioneve të ndryshme, duke promovuar ide, mundësi të reja argëtimi, dhe çmime konkurruese. Sa më i mirë promovuar një vend dhe sa më i mirëpozicionuar ndaj konkurrentëve aq më shumë do të rritet kërkesa për atë destinacion. Sezonaliteti Sezonaliteti është karakteristikë e tregjeve të kohës së lirë në të cilën kërkesa luhatet në varësi të stinëve të vitit. Përgjithësisht shkollat dhe bizneset ende i qëndrojnë tradicionales, përsa i përket kohës në të cilën marrin pushimet. Si rezultat, bizneset e turizmit luhaten nga 90-100% të përdorimit të kapacitetit të tyre maksimal në 16 javë në vit, duke rënë më pas në 30% ose dhe më pak, të përdorimit të kapacitetit të tyre gjatë mbylljes së sezonit 15. Një ndryshim të tillë i kërkesës është tepër e vështirë për tu përballuar nga sektorët të cilat preken nga sezonaliteti, pasi luhatja e të ardhurave është e madhe jo vetëm për bizneset por dhe për të punësuarit në këtë sektor të cilët pjesën më të madhe të vitit e kalojnë të papunësuar. Por problemi i stinëve mund të reduktohet deri në njëfarë mase kjo sigurisht lidhur dhe me mundësitë e një vendi. Por për vendet që trajtojnë forma të ndryshme turizmi, ky është një problem i cili reduktohet lehtësisht. Strategjia e diversifikimit të produktit mix, në fakt është e 14 T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M. (2009). Marketing in Travel and Tourism. Destination positioning themes, branding, images and concepts F.345 15 Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M. (2009). Marketing in Travel and Tourism. The dynamic business environment: factors influencing demand for tourism F.64 15

lidhur ngushtë më strategjinë e diversifikimit të tregut. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjenden tregje të ndryshme të synuara, pra për të reduktuar efektin e sezonalieteit. Në Qipro, Organizata e Turizmit ka arritur të kuptojë problemet që lidhen me sezonalitein në vendin e tyre dhe ka arritur të gjejë alternativa të reja për të shmangur këtë problem. Një shembull ka lidhje me agroturizmin e cila i ofron vizitorëve të përjetojnë Qipron e Vërtet, sidomos jashtë pikut të sezonit dhe gjithashtu të jenë nën shoqërinë e banorëve lokalë 16. Për më tepër, paketa për qëndrim të gjatë janë ofruar me një çmim shumë tërheqës. Gjithashtu ofertat e shumta për të kaluar festa të ndryshme dhe kryesisht Krishlindjet dhe Vitin e Ri ka rritur kërkesën për të vizituar këtë vend 17. Kjo sipërmarrje ka rezultuar një sukses i madh, si për rritjen e kërkesës ashtu dhe për të reduktuar varësinë ndaj sezonalitetit. Faktorët që ndikojnë në ofertën për turizëm Akomodimi Karakteristikat cilësore dhe sasiore të ofertës së akomodimit kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e përgjithshëm të destinacioneve turistike. Në këtë mënyrë që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm dhe efecient të turizmit duhet t i kushtojmë një vëmendje të madhe dhe zhvillimit të sektorit të akomodimit 18.Në bazë të disa studimeve të bëra është arritur në përfundimin se forma të ndryshme turizmi paraqesin kërkesa të ndryshme përsa i përket formës së akomodimit. 19 Sigurisht që kërkesat bazë janë të njëjta por duke u nisur vetëm nga arsyeja e udhëtimit të tyre do të shohim që ata kërkojnë shërbime shtesë. Kështu për shembull udhëtarët për arsye biznesi do të 16 Kapetaniou. N. (2009). Th e P r o b lem o f S eso n alit y in Cy p ru s t o u rism. http://ëëë.marketingineurope.org/emc/the-problem-of-seasonality-in-cyprus-tourism-100025 17 Kapetaniou.N.(2009). Th e P ro b lem o f S eso n alit y in Cy p ru s t o u rism. http://ëëë.marketingineurope.org/emc/the-problem-of-seasonality-in-cyprus-tourism-100025 18 Sharpley. R.(2000). The influence of the accommodation sector on tourism development: lessons from Cyprus http://ëëë.sciencedirect.com/science/article/pii/s0278431900000219 19 Bisht, H.(1994).Tourism in Garhëal Himalaya: ëith special reference to mountaineering and trekking in Uttarkashi and Chamoli Districts. Accommodation.F.106 16

kërkojnë dhoma për konferenca apo pse jo një gatim të përshtatshëm për një drek/darkë pune. Nga ana tjetër pushuesit do të dëshironin më tepër komoditet, më tepër mundësi argëtimi, etj. Për t iu përshtatur kërkesave të pushuesve vendet duhet të rrisin dhe përmirësojnë kapacitet e akomodimit që ata ofrojnë. Siç dihet ekzistojnë një sërë njësishë akomoduese të tilla si hotele, motele, kampe, shtëpia pushimi etj. Akomodimi është forma më e mirë që lidh pushuesin me destinacionin e zgjedhur prej tij. Ai është i një rëndësie të veçantë lidhur kjo dhe me faktin që shumica buxhetit të disponueshëm për pushime, harxhohen vetëm për akomodim 20. Akomodimi përfshin të gjitha fasilitetet që i shërbejnë dhe i nevojiten pushuesve gjatë qëndrimit të tyre në një destinacion, të tilla si : shtretër, ushqim, apo dhe aktivitete të ndryshme me qëllime argëtuese të përgatitura nga menaxherët e njësisë akomoduese. 21. Është vënë re që destinacione turistike të cilat kanë kapacitete të mëdha akomoduese, pra hotele, motele, kampe, etj. me një numër të madh dhomash dhe shtretërish për pushuesit, kanë dhe të ardhura më të mëdha pasi dhe oferta e tyre për pushuesit është më e madhe. Akomodimi përbën një ndër faktorët që bënë të mundur rikthimin apo shkuarjen për herë të parë në të njëjtin destinacion, kjo është dhe arsyeja që gjatë reklamimeve të vendeve të ndryshme një hapësirë e konsiderueshme minutazhi i jepet reklamimit të hotelit shërbimeve dhe akomodimit që ai ofron. 20 Bisht, H.(1994).Tourism in Garhëal Himalaya: ëith special reference to mountaineering and trekking in Uttarkashi and Chamoli Districts. Accommodation. F.106 21 Sharpley. R.(2000). The influence of the accommodation sector on tourism development: lessons from Cyprus http://ëëë.sciencedirect.com/science/article/pii/s0278431900000219 17

Investimet në infrastrukturë Infrastruktura është themelore për zhvillimin e turizmi dhe jetike për tregtimin e tij. Ajo rrit efikasitetin e prodhimit privat dhe shpërndarjen e shërbimeve të turizmit, dhe në raste të caktuar bën të mundur furnizimin me shërbimeve turistike. Fakti që udhëtimet bëhen nga ajri, toka apo deti, ka bërë të lind nevoja e krijimit të hekurudhave, aeroporteve, porteve detare, rrjeteve të tuneleve e të tjerë, për ta bërë udhëtimin sa më të lehtë dhe sa më të shkurtër në distancë kohore 22. Si turistët ashtu edhe banorët e këtyre vendeve kërkojnë të njëjtat shërbime të tilla si, kërkesa për shërbimet e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe largimit të mbeturinave, të komunikimit dhe energji elektrike. Sigurimi i infrastrukturës së turizmit është e një rëndësie shumë të veçantë në periudhë afatgjate të zhvillimit të turizmit. Investimet publike në infrastrukturë dhe përdorimi i formave të tjera të ndërhyrjes së shtetit për të siguruar infrastrukturën, janë mbështetur nga teoritë e reja të cilat shpjegojnë rritjen ekonomike 23. Këto tregojnë se rritja ekonomike lind jo vetëm nga kapitali fizik por edhe nga infrastruktura publike dhe kapitalit njerëzor. Në këtë përkufizim të kapitalit, aeroportet dhe rrugët mbështesin qartazi rritjen ekonomike të turizmit duke i dhënë përparësi krahasuese vendit, dhe duke e çuar turizmin e një vendi në një destinacion me ofertë më të lartë dhe më të shtrenjtë dhe duke çuar në këtë mënyrë në një rritje ekonomike 24. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, i porte aeroporteve, vendosja e sinjalistikës rrugore, ul kostot e lëvizjes në atë destinacion. Ulja e kostove shoqërohet me rritjen e ofetës turistike të atij vendi. 22 Dëyer,L. & Forsyth,P.(2006). INTERNATIONAL HANDBOOK ON THE ECONOMICS OF TOURISM. Public sector investment in tourism infrastructure.f. 268 23 Dëyer,L. & Forsyth,P. (2006). INTERNATIONAL HANDBOOK ON THE ECONOMICS OF TOURISM. Public sector investment in tourism infrastructure.f. 268 24 Dëyer,L. & Forsyth,P. (2006). INTERNATIONAL HANDBOOK ON THE ECONOMICS OF TOURISM. Public sector investment in tourism infrastructure.f. 268 18

Qeveria Qeveria dhe ndikimi i saj janë tepër të rëndësishëm në zhvillimin dhe në rritjen ekonomike të një vendi. Vetëm qeveria ka të drejtën dhe fuqinë të siguroj stabilitet politik dhe të siguroj korniza ligjore e financiare për të cilat ka nevojë turizmi 25. Ajo siguron shërbime esenciale dhe thelbësore për një sezon turistik sa më fitimprurës. Qeveria është e vetmja e cila mund të bjeri dakord dhe të kryej marrëveshje me qeveritë e tjera përsa i përket lëvizjes së lirë të individëve nga një territor në një tjetër. Ministria e Turizmit së bashku me një sërë ministrish dhe bashkish bënë të mundur mirëfunksionimin e turizmit dhe mirëfunksionimin e sektorit publik me atë privat 26. Ekzistojnë një sërë mënyrash me anë të cilave qeveria mund të rris ofertën për turizëm të një vendi, si për shembull duke ulur taksat e hyrjes në kufij, reduktimin e TVSH-së, etj 27. pra ndërhyrja e qeverisë me anë të politikave të saj fiskale do të uli kostot, duke rritur në këtë mënyrë ofertën për turizëm. Qeveria ka përgjegjësinë për investime në infrastrukturë,si krijimin dhe mirëmbajtjen e aeroporteve, duke qenë që kjo e fundit është faktori kyç nga i cili varet turizmi. Ajo ka gjithashtu përgjegjësin për zhvillimin dhe rizhvillimin e qyteteve dhe destinacioneve të tjera si dhe kanë detyrë të krijojnë hapësira publike, siç janë parqet, kopshtet, të mirëmbajnë objektet e trashëgimisë kulturore, teatrot, qendrat e konferencave e kështu me rradhë 28. Punësimi në sektorin e tuizmit Industria e turizmit është një ndër industritë që gjeneron më tepër vende pune. Ky sektor krijon një sërë oportunitetesh punësimi si në sektorin formal dhe në atë informal. Përveç kësaj turizmi 25 Elliott, J. (1997). Tourism: politics and public sector management. F.2 26 Elliott, J. (1997). Tourism: politics and public sector management. F.8 27 Elliott, J. (1997). Tourism: politics and public sector management. F.12 28 Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and Tourism. The component sectors of travel and tourism supply the visitor economy F. 10 19

mund të krijoj tre lloj oportunitetesh punësimi: direkt, indirekt dhe te induktuar 29. Sipas K. Sharma, punësimi direkt i referohet punësimit të gjeneruar nga hotelet, restorantet, klubet e natës etj. Punësimi indirekt u referohet punëtorëve që nuk kanë lidhje direkte me turizmin por që gjithsesi marrin përfitime ekonomike prej saj, të tillë si doktorët, punonjësit në karburante, etj. Dhe së fundmi punësimi i induktuar i cili i referohet punësimit të krijuar për t u siguruar pajisje dhe shërbime njerëzve të punësuar direkt në këtë sektor. Por megjithatë ne do të meremi vetëm me punësimin direk dhe mënyrës se si ky i fundit ndikon në rritjen e ofertës për turizëm. Disa nën-sektorë të turizmit shfaqin kushte të pafavorshme pune, si: orë pune të çrregullta dhe të gjata, punë me kohë të pjesshme ose sezonale, nivel pagese dhe sigurimi shoqëror nën mesataren, nivele të ulëta kualifikimi, mungesë të mundësive për karrierë dhe një përqindje të lartë të pune në të zezë 30. Këto probleme bëjnë që dhe shërmbimi të jetë nën kushtet minimale duke ndikuar në këtë mënyrë negativisht në turizmin e një vendi. Punonjës të kualifikuar dhe që ndihen të kënaqur me punën që bëjnë ndikojnë pozitivisht në rritjen e dhe zhvillimin e një biznesi. Zhvillimi i një bisnezi tregon rritje të ofertës së tij duke u bërë në këtë mënyrë një konkurrent më i fortë si për njësitë turistike të bizneseve brenda dhe jashtë vendit. Atraktiviteti Gjatë udhëtimeve të tyre turistët marrin pjesë në aktivitete, të cilat janë një pikë kyçe në pushimet e tyre. Në disa raste këto aktivitetet mund të përbëjnë edhe arsyen kryesore të udhëtimit të turistëve. Atraksionet janë ndarë në disa kategori nga studiuesit e turizmit për të parë 29 Sharma, K. K.(2004) Tourism and socio-cultural development. F.25 30 Dhoma e tregtisë dhe industirsë. Udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. F.13 20

impaktin që ato kanë në aktivitetet e turistëve. Zakonisht atraksionet studiohen në aspektet e mëposhtme: a) Burime natyrore --- Këto janë burime të cilat ofrohen nga natyra dhe përdoren nga turistët. Historia e turizmit bazohet në zbulimin dhe njohjen e këtyre burimeve natyrore si atraksione për turistët, më në dukje janë zbulimet e qendrave SPA. Në një mënyrë të ngjashme, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, zhvillimi ishte i bazuar në zbulimin dhe njohjen e peizazheve të ndryshme (si p.sh detet dhe bregdeti) si atraksion për turizmin 31. b) Burime të krijuara nga njeriu --- Këto janë atraksione të cilat u zhvilluan si përgjigje ndaj rritjes së kërkesave për turizëm në lokalitete të caktuara. Shpesh këto atraksione ndërtohen mbi burimet natyrore. Në periudhën pas lufte, rritja e turizmit në masë dhe rritja e kërkesës për mjedise atraktive çoi në zhvillimin e ndërtimit të qëllimshëm të burimeve për të rritur shpenzimet e turistëve, duke rritur në këtë mënyrë ofertën e turizmit 32. Zhvillimi i mjediseve argëtuese nga sipërmarrës të mëdhenj (si Ëalt Disney i cili krijoi Disneyland në Kaliforni) dhe rritja e mëtejshme e parqeve me temë vuri në dukje potencialin e burimeve të krijuara nga dora e njeriut. Një rritje e tillë u konkretizua me hapjen e Disneyland në Hong Kong në vitin 2005. Varieteti i atraksioneve për turistët vazhdon e rritet gjithmonë e më shumë. 31 Sharma, K. K.(2004). Tourism and socio-cultural development. F.45 32 Sharma, K. K.(2004). Tourism and socio-cultural development. F.45 21

KAPITULLI II: FAKTORËT QË NDIKOJNË NË TURIZMIN SHQIPËTAR Shqipëria njihet si një destinacion turistik në bregdetin Mesdhe dhe ka një pozicion konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit. Shqipëria është e pozicionuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar, si një destinacion pushimi me çmim të konkurrueshme. Turizmi posedon potencial të shkëlqyer si një katalizator për rritje ekonomike. Industria është intensive në krijimin e fuqisë punëtore dhe një burim kryesor i të ardhurave të qeverisë. Kontributi i sektorit të turizmit në PBB është i konsiderueshëm, por po ti bëjmë një analizë potencialeve të Shqipërisë kuptojmë se, mund të përdorë burimet e saj në interes të turizmit shumë më tepër sesa aktualisht. Duhet dhënë një mbështetje e fortë zhvillimit të turizmit duke dhënë drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike, që Shqipëria të jetë një destinacion turistik i ardhshëm në tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të huaj. Tërheqja e turistëve të huaj do të influencojë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet turistike për të garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj, dhe do të ndikojë në funksionimin e sektorit të turizmit në Shqipëri me të njëjtat parime, me të cilat funksionon industria e turizmit në botë. Në bazë të kërkimeve të bëra nga Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, pritet që kontributi i turizmit Shqiptar në PBB-në të jetë 99,8 bilion Lekë ose 7,6% e PBB-së. Kjo shifër reflekton të ardhura nga aktivitete të tilla si: hoteleritë, agjencitë turistike, linjat ajrore, shërbimet e tjera të transportit, restorantet dhe aktivitetet e kohës së lirë, të cilat mbështeten direkt nga kontributi i drejtpërdrejtë i turistëve në këto destinacione. Ndërkohë parashikimet e bëra sërisht 22

nga këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit pritet që për vitet e ardhshme të kemi një rritje vjetore preje 5,4% duke rritur PBB-në në 582.7 bilion Lekë për vitin 2021 (ose 29% e PBB-së). Po shikojmë trendet hyrjeve të udhëtarëve ndër vite do vëmë re që kemi një rritje pozitive. Tabelat e mposhte tregojnë pikërisht këtë fakt: 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Total 317 353 470 558 645 748 937 1,126 1,419 1,856 2,418 Me ajër 72 90 80 87 103 128 150 182 206 227 246 Me det 79 102 111 120 138 130 141 162 189 215 216 Me tokë 166 160 279 351 404 490 646 782 1,024 1,414 1,956 Në këtë tabelë paraqiten hyrjet e udhëtarëve në kufirin Shqiptar sipas mënyrës së udhëtimit, nga ajri, deti dhe toka. Këto rritje të vazhdueshme kanë ardhur si rezultat i rritjes së investime në infrastrukturë duke ua bërë udhëtarëve më të lehtë hyrjen në trojet Shqiptare. Tabela e mëposhtme tregon netëqëndrimet e shtetasve Shqiptarë dhe të huaj në hotele. 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Total 326 395 532 277 243 344 459 547 490 539 610 Të huaj 98 92 143 118 90 130 136 172 130 170 185 Shqiptarë 228 303 389 159 153 214 323 375 360 369 425 Gjatë këtij 10-vjeçari të fundit shohim që kemi një luhatje të netëqëndrimeve duke shënuar uljen më të madhe në vitin 2004 si për netëqëndrimet e shtetasve Shqiptar ashtu dhe atyre të huajve. Një fakt tjetër i rëndësishëm që vihet re nga kjo tabelë është që shtetasit Shqiptarë janë ata që kanë frekuentuar më tepër qëndrimin në hotele. 23

Përsa i përket hapësirave që ofrojnë hotelet në Shqipëri dhe numrit të shtretërve duhet thënë që nuk paraqet një shifër shumë pozitive, pasi këto njësi akomoduese paraqesin probleme të shumta përsa i përket këtij faktori, duke mos pasur hapësira të mjaftueshme për të pritur një numër të madh vizitorësh. Një problem tjetër që shoqëron këtë faktor ka të bëjë me hotelet të cilat operojnë në tregun e turizmit ku shumica prej tyre, rreth 80% më saktë, janë të pa kualifikuara. Me kualifikim nënkuptojnë përmbushjen e parametrave përkatës në mënyrë që të kategorizohen me yje. 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Hotele 142 185 194 199 170 220 223 230 235 244 290 Shtretër 5,919 7,677 7,996 5,373 5,650 6,742 7,248 8,649 8,750 10,880 11,793 Kursi i këmbimit Po të vërejmë trendet e kursit të këmbimit të lekut me dy prej valutave kryesore euro dhe dollar do të vëmë re që leku paraqiet i dobët në raport me to. Një fakt i tillë vihet re dhe në tabelat e mëposhtme. 2006 2007 2008 2009 G1-2010 G2-2010 Kursi mesatar i këmbimit USD/ALL 98,1 90,4 83,9 95,0 104,25 105,08 Kursi mesatar i këmbimit Euro/ALL 123,1 123,6 122,8 132,1 137,99 137,44 24

* Të dhënat e kësaj tabele janë marrë nga Raporti i stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të Bankës së Shqipërisë 33. Në bazë të kësaj tabele vihet re që Shqipëria është një vend tërheqës përsa i përket pushuesve të huaj kryesisht atyre të Eurozonës. Forcimi i euros bën që Shqipëria të paraqitet si një destinacion tepër i lirë në sytë e këtyre pushuesve duke çuar në këtë mënyrë në rritjen e kërkesës së të huajve që do të zgjidhnin turizmin Shqiptarë si destinacion për të kryer pushimet e tyre. Nga ana tjetër bazuar përsëri në këtë tabelë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për dollarin i cili deri ne vitin 2009 ka qenë i dobët në krahasim me valutën tonë. Por një fakt i tillë tani për tani nuk është se ndikon shumë për shkak të numrit të vogël të pushuesve që vinë nga SHBA-ja të cilët arrijnë një përqindje rreth 5%, i cilësuar si një numër i vogël në krahasim me turistët europianë. Këta të fundit përbëjnë rreth 92% 34 të turistëve që hyjnë në vendin tonë, duke sjell në këtë mënyrë një sasi të madhe euro në vend. Duke qenë që raporti valutor Euro-lekë dhe USD-Leke ka disa vjet që pëson rritje të vazhdueshme, paketat turistike në Shqipëri bëhen më të lira. Ky fakt ndikon pozitivisht në kërkesën për turizëm në Shqipëri. Si përfundim, ecuria e kursit të këmbimit ka ndikuar pozitivisht në kërkesën për turizëm në Shqipëri. Zhvlerësimi i vazhdueshëm i lekut i ka bërë paketat turistike më të lira. Si rezultat kurba e kërkesës është zhvendosur djathtas lart. 33 Banka e Shqipërisë. (2010). Raporti i stabilitetit financiar për 6- mujorin e dytë të vitit 2010.F.35 34 MTKRS. STATISTIKA. Evidencat statistikore Janar-Qershor 2009. 25

Udhëtimet për arsye biznesi dhe pushimi Gjatë viteve të fundit vihet re një rritje e kërkesë për turizmin Shqiptarë nga ana e turistëve të huaj. Një gjë të tillë e tregojnë dhe statistikat e hyrjeve të pushuesve në trojet Shqiptare. Duke rritur në këtë mënyrë të ardhurat nga sektori i turizmit. Vihet re që numri i turistëve që ka vizituar vendin tonë në vitin 2008 ka qenë rreth 2.578.627 35 persona, nga të cilët 6.3% janë vizitor ditorë dhe 93.7% janë vizitorë me netqëndrimi, 83% e këtyre vizitorëve kanë hyrë për arsye pushimi, 6% për biznes, 6% vizitor ditor dhe 5% për arsye të tjera 36. Duke gjeneruar në këtë mënyrë 1.170 milion euro 37. Në dy vitet pasuese kjo tendencë në rritje e turistëve të huaj ka vazhduar duke u rritur duke kaluar në 3.050.828 për vitin 2009, duke gjeneruar 1 302 milion euro. Duke arritur në këtë mënyrë në një shifër prej 34% turistë më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në periudhën Janar-Qershor 2010 kanë hyrë 26908 38 vizitorë të huaj më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Gjatë kësaj periudhe numri i vizitorëve jo-rezidentë me nënshtetësi të huaj ka pasur rritje afërsisht 5.2% krahasuar me vitin 2009, dhe me vitin 2006 rritja është 77%. 1. France Gjermani Serbi B. Madhe Turqi Itali Greqi Mali i zi Kosovë Maqedoni 0 20000 40000 60000 80000 100000 120000 35 MTKRS. Evidenca statistikore Janar-Dhjetor 2008. 36 MTKRS. Informacion statistikor per hyrjet daljet e e vizitoreve jo-rezident per periudhen Janar-Dhjetor 2008. 37 MTKRS. Informacion statistikor per hyrjet daljet e e vizitoreve jo-rezident per periudhen Janar-Dhjetor 2009. 38 MTKRS. Evidenca statistikore Janar-Qershor 2010. 26

* Grafiku i mësipërm paraqet numrin e pushuesve të huaj të cilët kanë vizituar vendin tonë gjatë periudhës janar-qershor 2010. 39 Siç vërehet dhe nga grafiku, numrin më të madh të pushuesve të huaj që kanë vizituar vendin tonë e përbëjnë pushesit maqedonas. Në bazë të disa vëzhgimeve nga ana e revistës Monitor, është vënë re se arsyeja se pse ekziston një numër kaq i madh pushesish maqedonas, lidhet me çmimet e lira që ofron vendi ynë në krahasim me fqinjët, mungesa e taksave shtesë, mungesa e vizave në kufi, infrastruktura drejt përmirësimit, etj. janë disa prej arsyeve që së bashku me bukuritë e vendit tonë tërheqin më tepër pushuesit maqedonas. Por siç e përmendëm dhe më lartë ky është vetëm një përcaktim në nivel makroekonomik është e nevojshme për të vlerësuar kërkesën dhe përcaktimi i PBB për frymë. PBB për frymë ka ardhur duke u rritur me ritme të larta vitet e fundit duke arritur vlerën e 3,765 USD në vit, shifër kjo e konsiderueshme për një vend me ekonomi në zhvillim si vendi jonë 40. Në vitin 2009 vihet re një ulje e PBB për frymë, kjo për arsye dhe të uljes së dërgesave të emigrantëve me 6.39% në krahasim me një vit më parë, si rrjedhojë e krizës financiare dhe uljes së punësimit në vendet fqinje. Por megjithatë mund ta konsiderojmë këtë shifër si një shifër pozitive. Rritja e të ardhurave për frymë sjell dhe rritje të kërkesës për të kryer pushime si brenda ashtu dhe jashtë vendit, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit. Por ç ndodh me vendet fqinje të cilët përbëjnë dhe numrin më të madh të pushuesve që frekuentojnë Shqipërinë. Shtetet Greqi Turiqi Mal i Zi Serbi Maqedoni 39 MTKRS. Evidenca statistikore Janar-Qershor 2010 40 Banka e Shqipërisë. Raporti i Stabilitetit Financiar 2009. F. 31. 27

GDP-ja për 29,240 8,215 6,635 5,872 frymë USD USD USD USD 4.514 USD Kjo tabelë tregon GDP-në për frymë të pushesve që frekuentojnë vendin tonë për pushime 41. Këto janë vendet të cilat frekuentojnë më tepër vendin tonë për turizëm, kështu që një rritje e PBB për frymë në këto shtete do të rriste kërkesën për turizëm si ne vendet e tyre përkatëse ashtu dhe për vendet fqinje duke përfshirë vendin tonë. Si rezultat i asaj ç ka u tha më sipër, mund të themi që ndikimi i udhëtimeve të bëra për arsye biznesi dhe pushimi ka ndikuar pozitivisht në rritjen e kërkesës si pasoj e rritjes së numrit të udhëtarëve për arsye biznesi dhe pushimi, që kanë hyrë në kufirin Shqiptarë dhe rritjes së PBBsë për frymë. Ndikimi pozitiv i këtyre faktorëve ka bërë që kurba e kërkesës të zhvendoset djathtas lartë. Çmimet e paketave turistike Ajo çka vihet re rëndomte është vendosja e çmimeve jo të përshtatshme në ofertat turistike. Një problemi i tillë vihet re dhe në vendin tonë, në të cilin ofertat turistike që u paraqiten pushuesve të huaj rezultojnë të shtrenjta, duke bërë që këta të fundit tu drejtohen destinacioneve të tjera, dhe pse jo dhe konkurrentëve tanë rajonal. Në qoftë se do të bënim një krahasim të çmimeve të ofertave turistike të destinacioneve të vendit tonë me ato të fqinjit tonë Turk, do të arrimë të kuptojmë se pse si pushuesit e huaj dhe ata shqiptarë preferojnë të pushojnë në Turqi. Nga një kërkim i bërë rreth çmimeve të ofertave turistike, në agjencitë e udhëtimit, nga revista Monitor, vihet re që, për një paketë qëndrimi deri në 10 ditë në trojet shqiptare, kushton rreth 350 euro, dhe për 14 ditë kushton 420 euro, çmime në të cilat nuk përfshihen shpenzimet e transportit,(qoftë ky ajror, tokësor apo detar), dhe 41 ODA. (2011). Treguesi i PBB për Frymë i Shqipërisë Krahasuar me Vendet e Rajonit. 28

as shpenzimet e ushqimit. Përgjithësisht këto paketa përmbajnë vetëm një vakt të shërbyer nga hoteli. Nga ana tjetër çmimet e paketave turistike të ofruara drejt Turqisë arrijnë deri në 600 euro duke përfshirë biletën e udhëtimit, 3 vakte dhe pije pa kufij në 24 orë duke përfshirë gjithashtu dhe argëtime të ndryshme dhe të shumëllojshme gjatë ditës dhe natës. Hotele Me 4 Yje Me 5 Yje Turiqi 700 850 Durrës 500 700 Budva 640 950 Tabela e mësipërme paraqet cmimet e paketave turistike për vitin 2011, këto shifra janë bërë të mundura nga agjensitë turistike që operojnë në vendin tonë. Duhet ritheksuar se paketat turistike të vendit tonë nuk janë të plota ato përmbajnë vetëm akomodimin për këtë aryse çmimet në këtë tabele rezultojnë më të ulta për vendin tonë. Gjithashtu duhet vënë në dukje që në rastin e Shqipërisë kemi marrë një nga qytet që e ka çmimet më të lira të prenotimeve në hotele me pjesën tjetër të vendit. Kjo për shkak dhe të faktit që Durrësi është cilësuar si një turizëm masiv. Si rezultat çmimet e larta të paketave turistike që promovon vendi ynë, bëjnë që kërkesa për turizmin Shqiptar të bjerë, duke ulur në këtë mënyrë pushuesit që do të zgjidhnin vendin tonë si destinacion për të kryer pushimet. Ky ndikim negativ shoqërohet me zhvendosje të kurbës së kërkesë majtas poshtë. 29

Faktorët demografik Shqipëria konsiderohet si një vend me një popullsi të re, rreth 65% e anëtarëve të familjeve bëjnë pjesë në popullsinë ekonomikisht aktive 42. Kjo shifër është më e lartë në zonat urbane dhe mendohet që ky disnivel të ketë lidhje me emigrimin. Por megjithatë ajo çka vihet re dhe në vendin tonë si në shumë vende të tjera niveli i lindshmërisë është duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë. Një popullsi e re ku pjesa më e madhe e pjesëtarëve të saj janë ekonomikisht aktiv do të thotë më tepër të ardhura për familjet shqiptare dhe më tepër mundësi për të shpenzuar gjatë pushimeve të tyre. Nga ana tjetër dhe ekzistenca e një numri të madh personash në emigrim bën që të ardhurat familjare të rriten edhe më tepër duke shtuar këtu të ardhurat që vinë nga familjarët e tyre jashtë vendit, kjo bënë që GDP-ja për frymë e vendit tonë të arrij 3.765 USD në vit, shifër kjo e publikuar nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj financiar, por megjithatë duhet thënë që GDP-ja për frymë e vendit tonë është e vogël në krahasim me atë të fqinjëve tanë. Ulja e analfabetizmit dhe rritja e informacionit të disponueshëm po bën që kërkesat e familjeve shqiptare të rriten përsa i përket pushimeve që ata duan të kryejnë. Tashmë pushimi nuk është më luks vetëm i familjeve të pasura. Kjo e fundit ka bërë që të rriten ndjeshëm kërkesa e turizmit vitet e fundit. Përsa i përket vizitorëve të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të tyre turistik ata janë të ndryshëm. Por zbulimi i shqipërisë nëpërmjet atraksioneve të saja natyrore e kulturore është me interes kryesisht për turistët ndërkombëtarë të arsimuar, relativisht të pasur 43. Ky segment demografik shpenzon shumë për produktet e turizmit që ofrojnë eksperienca të reja si aventura te ndryshme apo dhe pasurimi me informacione kulturore. Gjithashtu ky grup vizitorësh sjell të 42 Insituti i statistikës dhe Instituti i shëndetit publik. (2010). Studimi demografik dhe shëndetsor në Shqipëri 2008-2009. Popullsia e familjeve sipas moshës dhe gjinisë. F.19 43 MTKRS. Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2010. F22 30

ardhura të shumta për shkak se preferon të ndërveprojë direkt në komunitet dhe kërkon të blejë shumë prodhime dhe shërbime që sigurohen në mënyrë lokale. Përgjithësisht këta vizitor qëndrojnë në një interval nga 8-14 ditë dhe preferojnë të lëvizin sa në një qytet në një tjetër, me netëqëndrime 2-3 ditore 44. Ekzistenca e këtyre turistëve bënë që vendi ynë të drejtohet më tepër drejt këtij grupi. Por duhet thënë që vendi ynë është tepër i pasur dhe duhet të shfrytëzoj të gjithë oportunitetin e tij për të përfshirë të gjithë llojet e pushuesve pavarësisht moshës, të ardhurave, numrit të familjes etj. pra pa u ndikuar nga faktorët demografik. Përsa i përket këtij faktori mund të themi që shqipëria si një vend me një moshë relativisht të re dhe aktive dhe si një destinacion me oportunitete të shumta pas disa vitesh do të bëj që kërkesa për turizëm të rritet me ritme dhe më të larta. Si përfundim mund të themi që faktorët demografik kanë ndikuar në rritjen e kërkesës, kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së PBB-së për frymë, nga ana tjetër ulja e analfabetizmit ka ndikuar pozitivisht, për këtë arsye arrijmë në përfundimin se demografia ka pasur një ndikim pozitiv në kërkesë, duke zhvendosur kurbën e saj djathtas lartë. Promovimi Shqipëria duhet të punojë në nivele të shumëfishta për: rritjen e vetëdijes në vend, rritjen e bashkëshoqërimit pozitiv me Shqipërinë, konsolidimin e një teme të unifikuar për të lidhur produktin e turizmit të vendit me tregjet ndërkombëtare, të bindë drejtuesit e opinionit të tregut që vendi ka vlera për t u vizituar, rritja e kontakteve midis kompanive të specializuara të udhëtimit që dërgojnë udhëtarë nga tregjet që synohen dhe kompanive lokale të turizmit (operatorë që presin udhëtarë, shitës pajisjesh, hotele, etj.), krijimi i një pranie të besueshme të 44 MTKRS. Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2010. F22 31

bazuar në internet dhe krijimi i një strukture të qëndrueshme për vazhdimin e përpjekjeve të marketingut 45. Deri më tani, me përpjekjet e bëra nga ana e Shqipërisë, për të arritur audiencën ndërkombëtare kanë rezultuar deri diku të suksesshme, por ajo duhet të jetë më tepër agresive gjatë komunikimit të mesazheve pozitive. Që prej vitit 2008 shihet një hap përpara nga ana e Shqipërisë përsa i përket kësaj çështje. Ajo tashmë ka filluar të promovohet në tregun ndërkombëtar nëpërmjet tre reklamave të cilat paraqesin aspekte të ndryshme të turizmit dhe kulturës shqiptare. Mendohet që kjo e fundit ka sjell rezultate pozitive, për shkak të rritjes së kërkesës për të vizituar vendin tonë këto 2 vitet e fundit, nisur nga rritja e vizitorëve që kanë hyrë në vendin tonë për arsye pushimi. Kjo gjë vihet re dukshëm dhe në grafikun e mëposhtëm në të cilin tregohen hyrjet e pushuesve të huaj në vendin tonë gjatë 6-mujorëve të parë. Ajo çka konstatohet është që në vitin 2008, pas promovimit të turizmit tonë, kemi një rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve që kanë frekuentuar shqipërinë. 160000 140000 120000 100000 80000 60000 40000 20000 0 janar shkurt mars prill maj qershor 2006 2007 2008 2009 2010 * Grafiku është bërë i mundur nga MTKRS, në bazë të evidencave statistikore për periudhën Janar Qershor 2010. 45 MTKRS. Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2013. F23 32

Qeveria shqiptare po punon fort për këtë çështje duke i rezervuar në këtë mënyrë një pjesë të mirë të buxhetit dhe promovimit të Shqipërisë jashtë kufijve, kjo gjë duket qartazi në tabelën e mëposhtme ku për vitin 2010 MTKRS ka shpenzuar për zhvillimin promocionit të turizmit një shifër prej 54,950 mijë lekë. Fondet e Shpenzimeve të MTKRS, për zhvillimin e turizmit PBA 2008-2010 (000 lekë) 2007 2008 2009 2010 Fondet e Buxhetit të Shtetit për Turizmin Total 49,000 84,000 91,750 97,650 Shpenzimet per 24,000 47,000 52,850 54,950 promocion turistik Shpenzime per investime 25,000 37,000` 38,900 42,700 * Tabela e mësipërme është bërë e mundur nga strategjia sektoriale e turizmit 2007-2013 Si përfundim mund të themi që rëndësia që i është dhënë vitet e fundit promovimit të turizmit Shqiptarë ka rezultuar pozitive. Kjo si pasojë e strategjive promovuese të cilat kanë rezultuar të suksesshme, për këtë arsye vërejmë një rritje të kërkesës dhe zhvendosjen e kurbës së saj djathtas lartë. Sezonaliteti Në Shqipëri si në shumicën e vendeve të tjera vërehet i njëjti problem, ku bizneset turistike përdorin në maksimum kapacitetin e tyre vetëm gjatë një periudhe të vitit, dhe kryesisht 3 muajve të verës. Një fakt i tillë vërtetohet më së mirë po të shohim statistikat e hyrjeve në kufirin shqiptarë, ku vihet re shumë qartë se 3 muajt e verës janë më të populluar nga pushuesit. Kjo 33