PROGRAMI I STUDIMEVE BACHELOR NË AGROEKONOMI

Similar documents
Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

CURRICULUM VITAE. Tel: Niveli Arsimor:

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

8.6. Programi i studimit-profili: EKONOMIA E BUJQËSISË DHE USHQIMIT Niveli Master (Msc) MA (Master) 2 vite

Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti Raporti i vetëvlerësimit

Tel:

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

Curriculum Vitae - CV

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA RAPORTI I VETËVLERËSIMIT FAKULTETI EKONOMIK (2015) Prishtinë

Curriculum Vitae - CV

Raporti Final 23 qershor RVV i dorëzuar në tetor Vizita në terren 9 maj 2014.

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik

Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+1 Vlera në kredi - ECTS: 5 Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit. Bsc. në Administrim Biznesi SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

Tel:

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / Faqe Reflektimi i motivimit të të punësuarve në suksesin e ndërmarrjes

CURRICULUM VITAE Mimoza Ibrani

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari

PROGRAMI PËR STUDIME TË DOKTORATËS NË SHKENCAT EKONOMIKE

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Koha/Lokacioni: E hënë, 8:11-11:00, Salla 523

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Raporti i Ekipit të Akreditimit

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT ANALIZA KRAHASUESE E KURRIKULËS AKTUALE TË ARSIMIT BAZË ME ATË TË VENDEVE TË TJERA

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

CURRICULUM VITAE. Kohëzgjatja- Date: , Niveli-Fakulteti : Profesor i pedagogjisë. 8. Niveli Akademik : Profesor

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

Raport Final i Vlerësimit

Formular për SYLLABUS të Lëndës

(Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore) Data e zgjedhjes: Maj Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

Tel: 044/

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

Europass Curriculum Vitae. Informatat Personale

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Bachelor (studime themelore)

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT. MASTER PROFESIONAL në MENAXHIM BIZNESI, ME PROFIL MENAXHIM ARSIMI

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

RAPORTI I VLERËSIMIT AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE PROGRAMOR PËR BPRAL KOLEGJIN. Raporti 23 Qershor, 2012

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Tel: +377 (0) ; +381 (0) Institucioni: Universiteti i Prishtinës - Fakulteti i Bujqësisë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, "SHKOLLA E LARTË NËNA MBRETËRESHË, GERALDINË" DHE

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

Raporti i Vetë-vlerësimit

Universiteti me Administratë. dhe efikase

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

E kandidatëve që janë pranuar për regjistrim në vitin e parë të studimeve Master për vitin akademik Te rregullt. Fakulteti I përfunduar

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Agricultural sciences, Academic Publishing House of the Agricultural University, Plovdiv, Bulgaria.

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit BSc. në. "Inxhinieri Softuerike" SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM Për Programin e studimit BSc. në Informatikë Ekonomike. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Fakulteti Juridik

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

SILLABUS Të dhëna bazike të lëndës

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

Vlerësimi i performancës

Fakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

Speci Shqipëri

Raporti i Performancës së Komunave

Institucioni: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike - Prishtinë

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit Viti i diplomimit: Niveli : BA në Edukimin parashkollor.

P R O G R A M I. UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Transcription:

PROGRAMI I STUDIMEVE BACHELOR NË AGROEKONOMI 3.1 Arsyeshmëria e programit Në Kosovë, departamenti i AGROEKONOMISË dhe programet e studimeve në këtë fushë kanë një jetë relativisht të re. Veprimtaria e tij zë fill në vitin 2000, si rrjedhojë e ristrukturimit të Fakultetit të Bujqësisë, në përgjigje të kërkesave të reja, pas ndryshimeve që ndodhën në Kosovë në fund të vitit 90. Përmbajtja e programit studimorë në nivelin Bachelor ju mundëson studentëve të fitojnë një bazë solide të njohurive dhe praktikave në fushën e ekonomisë bujqësore, menaxhimit të agrobiznesit dhe zhvillimit rural. Aftëson dhe ofron përvojë të mjaftueshme për punë individuale dhe kolektive gjatë menaxhimit të agrobiznesit. Mundëson krijimin e koncepteve reale për një zhvillim të qëndrueshëm rural, zgjidhjes së problemeve konkrete në praktikë nga lëmi i agrobinesit, si dhe ofron një bazë adekuate për mundësi vazhdimi të studimeve të mëtutjeshme. Bujqësia në Kosovë historikisht ka qenë sektor i rëndësishëm për ekonomitë familjare. Pjesa më e madhe e popullsisë kosovare (55%) janë të koncentruara në zonat rurale dhe një pjesë e kosiderueshme e tyre si punë primare kanë bujqësinë. Zhvillmi i aktiviteteve bujqësore që nga fillimi deri tek implementimi në fushat e fermerëve, pashmangshëm dëmtojnë resurset e disponueshme natyrore dhe ambientin. Mirëpo, transformimi i tyre varet shumë nga lloji i aktiviteteve bujqësore si dhe i përdorimit të sistemit apo modelit të prodhimit bujqësorë. Fermerët vazhdmisht duhet të bëjnë zgjedhje se çka të prodhojnë, si të prodhojnë dhe kur të prodhojnë. Vendimet që fermerët marrin varen shumë nga faktorët natyrorë, kulturorë dhe ekonomikë. Përveç faktorëve të sipërcekur, vendimi i fermerëve në përcaktimin e sistemit të prodhimit varet edhe nga kushtet politiko/ekonomike, karakteristikat e ekonomive familjare si dhe niveli i resurseve natyrore. Kapaciteti i shtrirjes së shërbimeve si dhe qasja në teknologjitë e reja përmes hulumtimeve janë gjithashtu faktorë që influencojnë vendimet e fermerëve në modelimin e fermës. Duke ditur që këta faktorë nuk janë gjithmonë stabil dhe në mënyrë të vazhdueshme ndryshojnë me kalimin e kohës, sistemi, organizimi dhe metodat e prodhimit bujqësorë do të demonstrojnë gjithashtu ndryshime të vazhdueshme. Për këto arsye Departamenti i Agroekonomisë në pajtueshmëri të plotë me strategjinë e Fakultetit, si dhe kërkesat e tregut të punës, ka si qëllim primarë të mundësoj përgatitjen e kuadrove të kualifikuara në fushën përkatëse, duke u fokusuar në ofrimin njohurive teorike dhe shkathtësive menaxheriale për aplikim në praktikë. 3.2 Emërtimi i programit të studimit Programi i studimeve Bachelor në Agroekonomi përmban gjithsejt 180 kredi. Ky është numri minimal i kredive që duhet të fitoi secili student. Nga totali i kredive minimale të parapara me program 174 kredi duhet fituar përmes moduleve obligative dhe atyre zgjedhore, përkatësisht minimum nga 30 kredi për secilin semester si dhe 6 kredi përmes punimit të temës Bachelor. Në katër semestrat e parë studentët duhet të përfundojn gjithsejt 24 lëndë tematike obligative. Ndërsa modulet e parapara për semestrin e pestë dhe gjashtë, përveç lëndëve obligative studentët kanë mundësi të zgjedhin nga lista e gjerë e moduleve zgjedhore. 1 ECTS ka vlerën e 25 orëve përpjekje që përfaqëson gjithë angazhimin e studentit në ligjërata, ushtrime praktike, seminare, ekskursione, projekte dhe provime. Punimi dhe mbrojtja e temës Bachelor është pjesë integrale e programit Bachelor në Agroekonomi, e që është ekuivalent me 6 kredi. Tema Bachelor duhet përzgjedhur në fushat relevante që janë të ndërlidhura me ekonominë bujqësore.

Lëndët dhe struktura e këti programi studimor siguron një edukim solid në lëmin e ekonomisë bujqësore. Gjithashtu, ofrimi i lëndëve zgjedhore në listën e gjerë i lejon studentët që të mësojnë dhe të përgatiten sipas fokusit që ata kanë. 3.3 Qëllimi i programit të studimit Njeriu konsiderohet si një nga përdoruesit dhe exploatuesit më të mëdhenjë të resurseve natyrore, ndërsa bujqësia si një nga forcat më të mëdha shtytëse në ekonominë botërore. Duke ditur që numri më i madhë i varfënjakëve jetojnë në zonat rurale, atëhere bujqësia pa dyshim luan rol të rëndësishëm në sigurimin e ushqmit dhe njëkohësisht uljen e nivelit të varfërisë në këto zona. Aktualisht, dy nga sfidat kryesore që sektori i bujqësisë po përballet është krijimi i një sistemi mbështetës të prodhimit të favorshëm edhe për ambientin si dhe shtimi e produktivitetit duke përmirsuar njëkohësisht menaxhimin e resurseve natyrore bazë. Prodhimi lëndës së parë bujqësore si dhe ushqimit planifikohet, financohet, prodhohet, përpunohet, paketohet, tregtohet, dhe konsumohet rreth e qark botës. Agroeknomia si disiplinë në vete trajton mënyrën e përdorimit të resurseve të disponueshme duke filluar nga ferma deri tek komponenta e fundit e zinxhirit furnizues me ushqim-konsumatori. Plotësimi i nevojave dhe dëshirave për gjeneratat e tashme dhe ato të ardhme, sigurimi i ushqimit të mjaftueshëm dhe kualitativë, krijmi i një ambienti të mirë, reformimi i vazhdueshëm i politikave agrare si dhe zhvillimi i qëndrueshëm i komunitetit rural janë qështje tipike që agroekonomia studion. Objektivë kryesore e programit të studimeve Bachelor në profilin e Agroekonomisë është që të arsimoj dhe kualifikoj ekspert të aftë për tu përballur me detyrat sfiduese të sipërcekura. Ky program i studimeve synon të ngre shkathtësitë e shkrimit dhe mendimit kritik si dhe punën në grupe dhe praktikë. 3.4 Raporti i programit të studimit ndaj parimeve udhëheqëse të institucionit Programi i studimit Bachelor në Agroekonomi korrespondon me parimet dhe objektivat e UP-se dhe FBV-se, avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, avancimin e hulumtimit dhe shtimin e kontributit në ekonomi dhe shoqëri, duke marrë parasysh objektivat e programit të cekura më lart. 3.5 Kushtet për pranim të studentëve dhe procedurat e perzgjedhjes Pranimi në studimet Bachelor në Agroekonomi është krijuar pa asnjë përjashtim-ndalim, përveç atyre të përcaktuar me ligj dhe statutin e Universitetit të Prishtinës. Propozimin për regjistrim të studentëve në propozim të departamentit e miraton Këshilli i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe i dërgohet Senatit të Universitetit në ratifikim dhe shpallje të konkursit. Kushtet për regjistrim në studimet Bachelor në Agroekonomi janë përfundimi i shkollës së mesme dhe kalimi i testit të Maturës. Numri i studenteve që duhet të regjistrohen përcaktohet nga MASHT-i. Ndërsa përzgjedhja e nxënësve për vazhdim të studimeve bëhet në bazë të suksesit dhe pikëve të fituara në testin e Matures. Me qe studimet ofrohen vetem ne gjuhen shqipe prejardhja e studenteve është dhe mund të jete nga terë territori i Republikës se Kosovës, trevat shqiptare nga Republika e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe pjesa veriore e Shqipërisë.

3.6 Titulli i gradës akademike Studentët të cilët përfundojn te gjitha lendet e parapara me program dhe mbrojn me sukses Temen Bachelor me një studim origjinal të kryer nga vet studenti do të marrin graden Bachelor (Bsc) ne Agroekonomi. 3.7 Shtojca e diplomës Kjo shtojcë është hartuar në bazë të modelit të hartuar nga Komisioni Evropian, Këhilli i Evropës dhe UNESCO/CEPES. Qëllimi i shtojcës është që të siguroj të dhëna të pavarura dhe të mjaftueshme për përmirësimin e transparencës ndërkombëtare si dhe njohjes akademike dhe profesionale të kualifikimeve (diplomave, titujve shkencor, certifikatave, etj). Është dizajnuar që të ofroj përshkrimin e natyrës, nivelit, kontekstit, përmbajtjes dhe statusit të studimeve të cilat individi, emri i të cilit është në kualifikim original, i ndjek dhe i kryen me sukses për çka edhe kjo shtojcë sqaron. Duhet të jetë e pa anuar nga gjykimet për vlerën, ekuivalencën apo sugjerimet për njohjen. Duhet të jepen informacione në të gjithë tetë sektorët. Aty ku informacionet nuk jepen, duhet të sqarohet arsyeja pse. This Diploma Supplement model was developed by the European Commission, Council of Europe and Unesco/CEPES. The purpose of the supplement is to provide sufficient independent data to improve the international transparency and fair academic and professional recognition of qualifications (diplomas, degrees, certificates etc.). It is designed to provide a description of the nature, level, context, content and status of the studies that were pursued and successfully completed by the individual named on the original qualification to which this supplement is appended. It should be free from any value judgments, equivalence statements or suggestions about recognition. Information in all eight sections should be provided. Where information is not provided, an explanation should give the reason why. 1. INFORMACIONE IDENTIFIKUESE TË BARTËSVE TË KUALIFIKIMEVE/ INFORMATION IDENTIFYING THE HOLDER OF THE QUALIFICATION 1.1 Mbiemri/Family name(s): 1.2 Emri/Given name(s): 1.3 Data e lindjes (ditë/muaj/vit)/ Date of birth (day/month/year): 1.4 Numri i studentit (dosja) nëse egziston/ Student identification number or code (if available): 1.5 Data e regjistrimit dhe përfundimit/ Date of registration and completion 2. INFORMACIONE PËR KUALIFIKIMIN E FITUAR/ INFORMATION IDENTIFYING QUALIFICATION

2.1 Emri i kualifikimit dhe emri i gradës (e plotë / e shkruar)/ Name of qualification and (if applicable) title conferred (in original language) 2.2 Fusha (t) kryesore të kualifikimit/ Main field (s) of study for the Qualification 2.3 Emri dhe statusi i institucionit që e lëshon (në gjuhën origjinale)/ Name and status of awarding institution (in original language) 2.4 Emri dhe statusi i institucionit (nëse ndryshon nga 2.3) që administron studimet (në gjuhën origjinale)/ Name and status of institution (if different from 2.3) administering studies (in original language): 2.5 Gjuha e studimit/language(s) of 2.6 instruction/examination: 3. INFORMACIONE PËR NIVELIN E KUALIFIKIMIT TË FITUAR/ INFORMATION ON THE LEVEL OF THE QUALIFICATION 3.1 Niveli i kualifikimit/ Level of Qualification 3.2 Kohëzgjatja zyrtare e programit (studimeve)/ Official length of program 3.3 Pragu i pranimit në institucion/ Access requirement (s) 4. INFORMACIONE PËR PËRMBAJTJEN DHE REZULTATET E ARRITUAR/ INFORMATION ON THE CONTENTS AND RESULTS GAINED 4.1 Mënyra e studimit/mode of study 4.2.Kërkesat e programit/program Requirements 4.3. Detajet e programit: ( p.sh. modulet apo njësitë e studjuara), si dhe notat dhe kreditet individuale të fituara (nëse këto informata egzistojnë, duhet t i bashkëngjitet pasqyra e notave)/

Program details: (e.g. modules or units studied), and the individual grades/marks/credits obtained: (if this information is available on an official transcript this should be used here) 4.4 Skema e notimit, udhëzim për përshkrimin e notave Nota/Grade Përshkrimi/Description Përqindja e njohurisë/ Ekuivalenca e notave në ECTS/ equivalent in ECTS Percentage of knowledge 10 Shkëlqyeshëm/Excellent 90-100 9 Shumë mire/very good 80-89 8 Mirë/Good 70-70 7 Kënaqshëm/Sufficient 60-69 6 Mjaftueshëm/Pass 50-59 5 Dobët/Fail 0-49 4.5. Klasifikimi i përgjithshëm i kualifikimit (në gjuhën origjinale)/ Overall classification of the qualification (in original language): 5. INFORMACIONE PËR FUNKSIONIN E KUALIFIKIMIT/ INFORMATION ON THE FUNCTION OF THE QUALIFICATION 5.1. Pranimi në studimet e mëtejme/access to further study 5.2. Statusi profesional (nëse ekziston)/ Professional status (if applicable): 6. INFORMACIONE SHTESË/ADDITIONAL INFORMATION 6.1 Informata shtesë/additional information 6.2 Burimet e informative shtesë/ Further information sources: 7. CERTIFIKIMI I SHTOJCËS /CERTIFICATION OF THE SUPPLEMENT 7.1 Data/Date: Grade A B C D E FX/F

7.2 Nënshkrimi/Signature 7.3 Kapaciteti/Capacity: 7.4 Vula zyrtare/official stamp or seal: 8. INFORMACIONE PËR SISTEMIN KOMBËTAR TË ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 8.1. Sipas Ligjit (nr. 04/L-037) për Arsimin e Lartë, arsim i lartë në Republikën e Kosovës konsiderohet çdo arsimim pas shkollës së mesme të lartë (Ligji nr. 04/L-032 për arsimin parauniversitar), në nivelet 5, 6, 7 dhe 8 të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve për të mësuarit gjatë gjithë jetës, për të cilin mund të jepen kredi (ECTS). Në përputhj me Procesin e Bolonjës, arsimi i lartë në Republikën e Kosovës organizohet në tri cikle: Bachelor, Master dhe Doktoratë. 8.2. Kualifikimet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, mund të jenë akademike apo profesionale dhe mund të jpen nga institucionet (bartësit) e arsimit të lartë si Universitetet, Kolegjet Universitare, Kolegjet, Institutet, Shkollat ose Akademitë. Bazuar në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Kualifikimet Kombëtare, akreditimin e programeve dhe institucioneve të cilat ofrojnë kualifikime në arsim të lartë e bën Agjencioni Kosovar i Akreditimit AKA. 8.3. Institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, si publike ashtu edhe private, e përdorin Sistemin evropian për mbledhje dhe transfer të kredive (ECTS European Credit Accumulation and Transfer System). Në IAL në Kosovë, ngarkesa vjetore e një student të rregullt vlerësohet të jetë 1500 orë, prandaj një ECTS kredi është e barabartë me 25 orë të mësimit të planifikuar. Për më shumë informata vizitoni: www.masht-gov.net; www.akreditimi-ks.org; www.akk-ks.net 8. INFORMATION ON THE NATIONAL HIGHER EDUCATION SYSTEM IN THE REPUBLIC OF KOSOVO 8.1. According to the Law (No. 04/L-037) on Higher Education, higher education in the Republic of Kosovo is considered any post-upper secondary education (Law No. 04/L-032 on pre-university education), at levels 5, 6, 7 and 8 of the European Qualifications Framework for Lifelong Learning for which ECTS credits may be granted. In line with the Bologna Process, higher education in the Republic of Kosovo is organized in three cycles: Bachelor, Master and PhD. 8.2. Higher education qualifications in the Republic of Kosovo may be either academic or vocational and can be issued by institutions (holders) of higher education such as Universities, University Colleges, Colleges, Institutes, Schools, or Academies. Based on the Law on Higher Education and the Law on the National Qualifications the accreditation of programs and institutions offering qualifications in higher education is done by the Kosovo Accreditation Agency KAA. 8.3. Both public and private institutions of higher education in the Republic of Kosovo use the

ECTS (European Credit Accumulation and Transfer System). In Higher Education Institutions in Kosovo the annual full-time student workload is estimated at 1500 hours, making one ECTS credit equal to 25 hours of planned classes. For more information visit: www.masht-gov.net; www.akreditimi-ks.org; www.akk-ks.net 3.8 Forma e studimit, struktura dhe kohëzgjatja Studimet në programin Bachelor ne Agroekonmi jane studim ne prezence apo pa shkeputje nga puna. Programi realizohet përmes ligjëratave, ushtrimeve, konsultimeve, vizitave studimore të profesorëve dhe ndërmarrësve të suksesshëm nga jashtë, pjesëmarrjes së studentëve në projekte hulumtuese si dhe përmes prezantimeve të punimeve seminarike. Programi i studimeve Bachelor në profilin e Agroekonomi zgjatë tri vite dhe është i ndarë në gjashte semestra. Studentët ndjekin ligjëratat dhe ushtrimet në lëndë të detyrueshme dhe lëndë zgjedhore. Të gjitha lëndët janë një semestrale. Fakulteti përdor një shumëllojshmëri metodash të cilat kontribuojnë jo vetëm në përgatitjen e studentëve për profesione specifike, por edhe në përgatitjen për vazhdim të studimeve të mëtutjeshme si dhe për punësim. Stafi i angazhuar në këtë departament është i përkushtuar në përmirsimin dhe avancimin e metodave të mësimdhënies, përmes përcielljes së trajnimeve dhe marrjes së mësimeve e praktikave nga përvojat e avancuara. Duke shfrytëzuar bashkëpunimin me universitetet partnere në Shqipëri, Gjermani, Itali, Norvegji dhe universitete tjera prestigjioze, si dhe duke ndjekur politikat zhvillimore të proklamuara nga qeveria e Kosovës, Departamenti i Agroekonomisë i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë është i vetmi në Kosovë që ofron studime të drejtimit të agroekonomisë, por me një perspektivë në tregun rajonal të dijes dhe punës. Pjesëmarrja e studentëve në ligjërata dhe ushtrime është e obliguar dhe paraqet kusht primarë për ta kaluar lëndën me sukses. Për kryerjen me sukses të studimeve, studentët janë të obliguar që tu përmbahen rregulloreve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë si dhe rregulloreve për të drejtat dhe detyrimet e studentëve dhe mësimëdhënsve. Për këtë qëllim studentët duhet të bashkëpunojnë ngushtë me profesorin e lëndës, i cili varësisht nga lënda do të caktojë edhe mbajtjen e ushtrimeve sipas kërkesave të programit mësimor. Vlerësimi i kalueshmërisë së moduleve është i bazuar në vlerësimin e vazhdueshëm, që kryesisht nënkupton esetë, test provimet, prezantimet dhe provimin final. Çdo modul duhet të kryhet duke i plotësuar kërkesat e paraqitura në programin (syllabusin) e modulit përkatës. Plani detaj i strukturës së moduleve obligative dhe atyre zgjedhore, organizimit të tyre si dhe kreditë e fituara për çdo modulë janë dhënë në pjesën e përshkrimit të kurikules per secilen lende. Tabelat në vijim paraqesin shpërndarjen e lëndëve obligative dhe atyre zgjedhore, fondit të orëve, kredive të fituara sipas semestrave dhe kohëzgjatjes në vite.

Programi i studimit Viti i I semestri i I-rë Emërtimi i Lëndës SST ECTS C WS Matematika dhe Statistika në shkencat Bujqësore 2+2 6 C WS Bazat e Botanikës 2+2 6 C WS Bazat e Kimisë 2+2 6 C WS Bazat e Shkencave Sociale në shkencat Bujqësore Bazat e zoologjisë, anatomisë dhe fiziologjisë së kafshëve shtëpiake 2+2 6 C WS 2+2 6 C WS Gjithsejt 20 30 - - Sqarim për shkurtesat e përdorura: SST-ngarkesa në orë për javë; ECTS-Sistemi i Transferit të Kredive në Evropë; C-lëndët obligative; WS-semestri dimërorë; Viti i I semestri i II-të Emërtimi i Lëndës SST ECTS C SS Siguria ushqimore dhe resurset natyrore 2+2 6 C SS Fizika dhe Meteorologjia Bujqësore 2+2 6 C SS Bankat dhe sistemi i kreditimit 2+2 6 C SS Bazat e shkencës së bimëve 2+2 6 C SS Bazat e Ekonomisë 2+2 6 C SS Gjithsejt 20 30 - - Shënim: SS-semestri verorë Viti i II semestri i III-të Emërtimi i Lëndës SST ECTS C WS Hyrje në Politikat Bujqësore dhe Funksionimin e Tregut të Ushqimit 2+2 6 C WS Bazat e Bujqësisë Ekologjike 2+2 6 C WS Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural 2+2 6 C WS Bazat e shkencës së kafshëve 2+2 6 C WS Menaxhimi i Biznesit në Fermë 2+2 6 C WS Gjithsejt 20 30 - -

Viti i II (semestri i IV) Emwrtimi i lwndws SST ECTS C SS Ekonometri I 2+2 6 C SS Politikat e Bujqësisë dhe Ushqimit I 2+2 6 C SS Marketingu Bujqësorë I 2+2 6 C SS Kontabiliteti në Fermat Bujqësore dhe mbajtja e shënimeve 2+2 6 C SS Menaxhimi i Projekteve 2+2 6 C SS Gjithsejt 20 30 - - Viti i III (semestri i V) Emërtimi i Lëndës SST ECTS C/E WS Bujqësia si degë e Ekonomisë 2+2 6 E WS Hyrje në GIS 2+2 6 E WS Shkenca e fares 2+2 6 E WS Ekonomiksi i prodhimtarisë bimore dhe blegtorale kompatibile me kërkesat e mbrojtjes se ambientit 2+2 6 C WS Hulumtimet Sociale Empirike 2+2 6 C WS Planfikimi në Ndërmarrje 2+2 6 C WS Menaxhimi i Ndërmarrjeve Bujqësore 2+2 6 C WS Organizimi, Marketingu dhe Menaxhimi i sektorit të ushqimit 2+2 6 C WS Gjithsejt 20 30 - - Shenim: E-kurse zgjdhore Viti i III (semestri i VI) Emërtimi i Lëndës SST ECTS C/E SS Agronomi dhe Zootekni e Kafshëve në bujqësinë organike Mirëqenia e kafshëve gjatë mbajtjes së dhe për eksperimentim Shkencat e Aplikuara të Ushqimit Prezantim i Tezës Bachelor 2+2 6 C SS

Histori Bazat socio-ekonomike në bujqësinë organike Biologjia dhe dëmet e shkaktuara nga patogjenët, barërat e këqija, dëmtuesit Shkencat Kompjuterike në Bujqësi Projektet dhe puna arsimore Shkenca Ekstenciale Prodhimi i Frutave Shfrytëzimi i kullosave Kursë laboratorikë në Kimi Menaxhimi i Sistemit Blegtoral Zootekni e Kafshëve të Vogla Menaxhimi i kualitetit mikrobiologjikë dhe kontrolla higjienike Analizat politike Kursë praktik në Fitopatologji dhe Sistematikë Praktikë në shumëzimin e bimëve dhe farës Sistemet e prodhimit në fermat blegtorale Sistemet e prodhimit dhe menaxhimit të fermave blegtorale (qumësht dhe mish) Teknikat e prodhimit dhe karakteristikat e bimëve per energji te ripertritshme Reagimi dhe përshtatja e bimëve ndaj stresit të ujit Plehërimi dhe teknikat e plehrimit Komunikimi teknik Prodhimi i perimeve Vreshtari Hyrje në Ekonominë e Resurseve dhe Mjedisit Vlerësimi i Zhvillimit të qëndrueshëm rural

Teknikat themelore në punën Shkencore 3.9 Plani i studimeve-kurikula Emertimi i moduleve, përmbajtja, qëllimi i mësimit dhe rezultatet, format e mësimdhënies dhe mësimnxënies, vëllimi dhe sasia e nevojshme e punës, raporti ndërmjet pjesës teorike dhe praktike të studimit, literatura bazë si dhe forma e provimit për secilin modul janë dhënë në shtojcën 1. Informacione gjenerale Titulli Numri Lloji Orët semestrale në javë 2+2 Ofrohet në Ligjëruesi Organizata Niveli Obligative (O) ose Zgjedhore (Z) ECTS 6 Kohëzgjatja e modulit Njohuria e mëparshme e pritur Objektivi (rezultatet e pritura të studimit dhe kompetencat e mësuara) Informata për provimin Parakushtet bazuar në korrikulum Provimi (metoda e provimit dhe vlerësimi) Numri i provimeve për semestër Jo Matematika dhe Statistika në shkencat Bujqësore Ligjerata dhe ushtrime Vitin e parë, semestri dimëror Mujë Gjonbalaj Departamenti i Ekonomisë Bujqësore në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë Baqellor O Shkrim 3 140-180 orë Njohuri solide në matematikë nga shkolla e mesme. Është e rekomandueshme të merret pjesë në kurset e ofruara gjatë semestrit dimëror. Studentët do të mësojnë si ti mësojnë formulat matematikore dhe përdorimi i metodave matematikore (modeleve) për ti zgjedhur problemet në terren. Veglat moderne llogaritëse janë të përfshira. Studentët do të mësojnë konceptet themelore të matematikës së aplikuar dhe statistikës të cilat janë të nevojshme në shkencat ekperimantale për analizimin e rezultateve ekperimatale.

3.10 Krahasueshmëria ndërkombëtare e drejtimit të studimit dhe gradës akademike Hartimi i programit te studimeve Bachelor ne Agroekonomi eshte i bazuar ne programin e Universitetit te Hohenheimit. Per me shume shih shtojcen 2. 3.11 Përgjegjësi i programit studimor Përgjegjes per programin studimor është shefi i departamentit te Agroekonomise. 3.12 Personeli akademik Ripërtërija e stafit akademik me profesor dhe asistent të rinj, ishte një ndër sfidat në FBV, por kohëve të fundit FBV vazhdimisht ka investuar dhe po investon ne staf akademik duke i perkrahur ne fornma të ndryshme. Stafi udhëheqës ka ndihmuar dhe krijuar lehtësira të shumta, sidomos për asistentët, të cilët janë në studime të Masterit dhe të Doktoratës jashtë vendit. Atyre u janë dhënë të ardhura të plota personale në Fakultet, me detyrim që ata të mbajnë mësimin në formë të kompakt-kurseve. Lista e personelit të rregullt te angazhuar ne departamentin e Agroekonomise, grada akademike dhe fusha e studimit Nr. Emri dhe Mbiemri Grada Akademike Fusha e studimit 1 Mujë Gjonbalaj Prof.Dr Ekonomi 2 Mustafë Pllana Prof.ass Ekonomi 3 Iliriana Miftari Asistent Agroekonomi 4 Jehona Shkodra Asistent Ekonomi 5 Njazi Bytyqi Asistent Agroekonomi Lista e personelit akademik nga departamentet tjera te Fakultetit te Bujqesise Nr Emri dhe Mbiemri Grada Akademike 1 Bajram Berisha Prof.Dr Bujqesi 2 Hysen Bytyqi Prof.Asc Bujqesi 3 Syle Tahirsyla Prof. Asc 4 Sali Aliu Prof.Asc Bujqesi Fusha e studimit

5 Hajrip Mehmeti Prof.Dr Bujqesi 6 Arben Mehmeti Prof.Ass Bujqesi 7 Shukri Fetahu Prof.Dr Bujqesi 8 Nuridin Mestani Prof.Dr Bujqesi 9 Skender Muji Prof.Asc Bujqesi 10 Alltane Kryeziu Prof.Asc Bujqesi 11 Fadil Musa Prof.Asc Bujqesi 12 Bedri Dragusha Prof.Asc Bujqesi 13 Sali Salihu Prof.Asc Bujqesi Lista e personelit akademik nga fakultetet tjera te Universitetit te Prishtines Nr. Emri dhe Mbiemri Grada Akademike Fusha e studimit 1 Halim Gjergjizi Prof.Ass Agroekonomi 2 Fevzi Berisha Prof.Dr Matematikë 2 Fadil Millaku Prof.Dr Biologji 3 Tahir Arbneshi Prof.Dr Kimi 4 Xhafer Xhaferi Prof.Dr Sociologji 5 Sejdi Rexhepi Prof.Dr Ekonomi 6 Ruzhdi Pllana Prof.Dr Gjeografi 7 Justina Pula Prof.Dr Ekonomi Lista e personelit akademik te angazhuar jashte Universitetit te Prishtines Nr. Emri dhe Mbiemri Grada Akademike Fusha e studimit 2 Arben Musliu Dr.Sc Agroekonomi 3 Ekrem Gjokaj Mr.Sc Agroekonomi