PROCESI I AKREDITIMIT

Similar documents
PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Drejtoria e Akreditimit e Kosovës Direkcija za Akreditaciju Kosova Directorate of Accreditation of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Faksi:

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

NJOFTIM PËR KONTRATË

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Program Edukimi I Individualizuar

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

RAPORT VJETOR I AUTORITETIT KOMBËTAR TË KUALIFIKIMEVE.

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

Vlerësimi i performancës

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E DREJTËSISË MINISTRI. URDHËR Nr. 495, datë

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

NJOFTIM PËR KONTRATË

ÇKA DUHET TË DINI. Libër Informacioni për Operatorët Ekonomik Si të jeni i suksesshëm në Tregun Kosovar të Prokurimit Publik

PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËR PAJISJET NËN PRESION

PRISHTINE PRISTINA.-.J

Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of Kosovo ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKE PROCUREMENT REVIEW BODY

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Speci Shqipëri

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

RREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT TË KOSOVËS

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Raport Final i Vlerësimit

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

Programi Arsimor i Individualizuar Kalimtar (IEP)

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr.24/2011 MPB PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE ME TARGA KS

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of Kosovo

VENDIM Nr.443, datë

Raporti Final 23 qershor RVV i dorëzuar në tetor Vizita në terren 9 maj 2014.

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

PËR TELEKOMUNIKACIONIN

Planifikimi i projektit/programit

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

Kostoja e ciklit të jetës

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

DORACAK MBI PËRPUNIMIN E JASHTËM

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIR ATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS PËR FARËRAT NË KOSOVË

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

RAPORTI I VLERËSIMIT AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE PROGRAMOR PËR BPRAL KOLEGJIN. Raporti 23 Qershor, 2012

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

OFERTA REFERENCE PER SHITJ~N ME SHUMICE TE AKSESIT BITSTREAM. nga. ALBtelecom Sh.a.

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

Ne mbështetje te neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

Transcription:

Drejtoria e Akreditimit e Kosovës Tel: 038 20036563 Ueb-faqja: www.dak-ks.org PROCESI I AKREDITIMIT DAK-DK-001 MIRATUAR NGA, DREJTORI I PËRGJITHSHËM Osman HAJDINI Faqe 1 nga 11

PËRMBAJTJA 1. PREZANTIM I DAK-ut... 3 2. AKTIVITETET E AKREDITIMIT TË DAK... 3 3. PROCESI I AKREDITIMIT... 3 3.1 Aplikimi për akreditim... 4 3.2 Shqyrtimi i aplikacionit... 4 3.3 Vlerësimi i kostos dhe kontrata e akreditimit... 4 3.4 Vizita praprake... 5 3.5 Caktimi i ekipit vlerësues... 5 3.6 Shqyrtimi i dokumenteve dhe regjistrimeve... 5 3.7 Vlerësimi... 6 3.8 Vlerësimi pasues... 6 3.9 Vendimi... 7 3.10 Mbikëqyrja e akreditimit... 7 3.11 Përtëritja e akreditimit... 8 3.12 Zgjerimi i akreditimit... 8 3.13 Vizitat e jashtëzakonshme... 9 3.14 Pezullimi, tërheqja ose reduktimi i akreditimit... 9 4. HISTORIA... 11 Faqe 2 nga 11

1. PREZANTIM I DAK-ut Drejtoria e Akreditimit të Kosovës (DAK) është i autorizuar nga Qeveria, e cila në përputhje me standardet ndërkombëtare vlerëson kompetencat teknike të trupave të vlerësimit të konformitetit që merren me aktivitete të tilla si: testimi, kalibrimi, certifikimi dhe inspektimi, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, në fushat vullnetare dhe të detyrueshme. Drejtoria e Akreditimin e Kosovës vepron në përputhje me Ligjin nr. 03/L-069 për akreditim, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04 / L-007/2011, dhe në pajtim me Udhëzimin Administrativ Nr. 2009/02. Dokumentet e mëposhtme normative që zbatohen: Udhëzimi Administrativ Nr - 2009-02 për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës Udhëzimi Administrativ Nr - 19-2012 për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të logo së akreditimit Udhëzimi Administrativ 01-2011 për përbërjen dhe rregullimin e Këshillit të Akreditimit Udhëzimi Administrativ Nr. 04-2013 për caktimin e tarifave të akreditimit 2. AKTIVITETET E AKREDITIMIT TË DAK DAK ofron akreditim në fushën e mëposhtme, sipas Politikës në lidhje me aktivitetet e DAK dhe zgjerimin e aktiviteteve të saj, DAK-PO-003: Laboratorë kalibrues SK EN ISO/IEC 17025 Laboratorë testues SK EN ISO/IEC 17025 Trupa inspektues SK EN ISO/IEC 17020 Vërejtje: DAK, në përputhje me rekomandimet evropiane nuk e njeh dhe kryen akreditimin e laboratorëve që kryejnë vetëm mostrimin ose përpunimin e mostrës dhe jo testimin e tij. Mendimet dhe interpretimet e bëra nga laboratorët nuk mbulohen nga akreditimi dhe laboratorët duhet të përmendin atë në raportin e testimit. 3. PROCESI I AKREDITIMIT DAK kryen akreditimin e trupave të vlerësimit të konformitetit (TVK) sipas standardeve përkatëse të akreditimit. Procesi i akreditimit bëhet sipas hapave të përmendur në SK EN ISO / IEC 17011 dhe është përshkruar në detaje për të gjitha TVK më poshtë. Rregullat specifike për akreditimin në fusha të ndryshme (kalibrimi, laboratorët testues dhe trupat e inspektimit) janë të detajuara në serinë DAK-DD-0xx të dokumenteve dhe publikohen në faqen e internetit të DAK. Faqe 3 nga 11

3.1 Aplikimi për akreditim TVK plotëson formularin e aplikimit PT-001-F01 (PT-001-F01-1, për laboratorët testues, PT-001- F01-2 për laboratorët kalibrues dhe PT-001-F01-3 për trupat inspektues) për fushën përkatëse për të cilën kërkon akreditim dhe ia dorëzon DAK së bashku me regjistrimet dhe dokumentet përkatëse të specifikuara në aplikacion. DAK regjistron aplikacionin dhe ia jep numrin TVK-së, nëse TVK ka paguar tarifën e aplikimit sipas Udhëzimit Administrativ nr. 04-2013, Tarifat e akreditimit. 3.2 Shqyrtimi i aplikacionit DAK shqyrton aplikacionin në mënyrë që të kontrollojë nëse DAK: - Është në gjendje të kryej vlerësimin e TVK-së që ka aplikuar, në kuader të politikës së vet (është në kuadër të aktiviteteve të deklaruara të akreditimit), - Ka në dispozicion kompetencë të nevojshme (vlerësues dhe ekspertë të përshtatshëm), - Ka aftësi të kryej vlerësimin fillestar brenda kohës së duhur. TVK informohet nga DAK në rast se një ekspert i kualifikuar teknik nuk është në dispozicion, në rrethana të jashtëzakonshme, dhe në këtë rast do të merren parasysh një ekspertë teknik i k ualifikuar nga jashtë, me marrëveshjen e TVK. Në rast se një nga aspektet e lartpërmendura nuk plotësohen aplikacioni nuk pranohet, TVK informohet se procesi i akreditimit nuk mund të vazhdojë. Nëse plotësohen të gjitha aspektet aplikimi pranohet, TVK informohet se procesi i akreditimit vazhdon. 3.3 Vlerësimi i kostos dhe kontrata e akreditimit Bazuar në kërkesën për akreditim, DAK bën një vlerësim të kostos që përfshin: vizitë paraprake, vizita vlerësimi dhe lëshimin e certifikatave, në përputhje me tarifat e parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 04/2013 dhe ia dërgon TVK-së. TVK duhet të miratojë ose të mos miratojë vlerësimin e kostos brenda 15 ditëve të punës dhe të informojë DAK-un, në të kundërtën procesi i akreditimit ndalohet. Nëse TVK bie dakord me vlerësimin e kostos, nënshkruhet kontrata nga TVK dhe DAK. Kontrata e akreditimit përmban të drejtat dhe detyrimet e DAK dhe TVK dhe kushtet për akreditim. Faqe 4 nga 11

3.4 Vizita paraprake DAK informon TVK nëse do të kryhet një vizitë paraprake. Vizita paraprake është opcionale dhe TVK ka të drejtë të refuzojë vizitën paraprake. Qëllimi i kësaj vizite është të vlerësojë nëse TVK është gati për vlerësim duke kontrolluar objektet dhe pajisjet dhe duke verifikuar që elementet thelbësore të standarde ve të aplikueshme të akreditimit janë në vend. Kjo vizitë mund të rezultojë në identifikimin e mangësive në sistemin e TVK që ka aplikuar ose kompetencave të tij. TVK informohet për të gjitha mangësitë e gjetura gjatë vizitës paraprake dhe janë njoftuar me letër zyrtare në TVK, nëse është rasti. Nëse gjatë vizitës paraprake identifikohen mangësi të mëdha në sistemin e TVK-së që ka aplikuar, DAK mund të vendosë ta ndërpresë procesin e akreditimit dhe TVK informohet. Nëse mangësitë e gjetura nuk janë të mëdha, TVK do t'i zgjidhë ato në 3 muaj përpara se procesi i akreditimit të vazhdojë me shqyrtimin e dokumenteve dhe të regjistrimeve. 3.5 Caktimi i ekipit vlerësues TVK informohet për përbërjen e ekipit vlerësues dhe mund të kundërshtojë emërimin e ndonjë vlerësuesi ose eksperti të caktuar. TVK do të informojë DAK-un për miratimin e përbërjes së ekipit ose kundërshtimin e anëtarëve me e-mail. Nëse TVK pajtohet me përbërjen e ekipit, procesi i akreditimit vazhdon. Në rast se TVK nuk pranon ose pranon pjesërisht ekipin e vlerësimit, duhet të japë arsyet për mospranimin e anëtarit përkatës. Nëse justifikimi pranohet, vlerësuesi tjetër i kualifikuar do të emërohet. Në rast se TVK nuk është dakord me përbërjen e ekipit të vlerësimit për herë të dytë, DAK vendos të mos vazhdojë me procesin e akreditimit dhe TVK informohet. 3.6 Shqyrtimi i dokumenteve dhe regjistrimeve Ekipi i caktuar i vlerësimit vlerëson të gjitha dokumentet dhe të dhënat e paraqitura nga aplikanti. Në rast se ka ndonjë jokonformitet, DAK i klasifikon ato si tip A ose B sipas Politikës DAK-PO- 002 dhe njofton TVK për këto jokonformitete. TVK duhet të zgjidhë jokonformitetet dhe të dërgojë në DAK dokumentacionin e rishikuar brenda afatit prej 15 ditësh pune pasi që jokonformitetet janë dërguar nga DAK. Nëse DAK pranon dokumentacionin e rishikuar, procesi i akreditimit do të vazhdojë. Në rast se TVK nuk dërgon dokumentacionin e rishikuar brenda afatit të përcaktuar nga DAK, procesi i akreditimit ndërpritet dhe TVK informohet. TVK informohet për vendimin e marrë me letër zyrtare të nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm. Procesi mund të rifillojë vetëm me një aplikim të ri të paraqitur nga TVK. Bazuar në jokonformitetet e konstatuara të tipit A, DAK mund të vendosë të mos vazhdojë me procesin e akreditimit të TVK. TVK informohet me shkresë zyrtare për vendimin e DAK. Faqe 5 nga 11

3.7 Vlerësimi Para vlerësimit DAK përgatit planin e vlerësimit. Me qëllim të vlerësimit me dëshmi, DAK merr parasysh Politikën e vlerësimit, kodi DAK-PO-002. Plani i vlerësimit i dërgohet TVK së bashku me njoftimin për përbërjen e ekipit të vlerësimit me 5 ditë pune para datës së vlerësimit. Qëllimi i vizitës vlerësuese është vlerësimi nëse TVK përmbush kërkesat e standardeve përkatëse dhe se TVK është kompetente për të kryer aktivitetet e përfshira në fushën e kërkuar të akreditimit. Gjatë vizitës vlerësuese vlerësohet kompetenca laboratorike duke marrë parasysh politikën e DAKut për gjurmueshmërinë e matjeve, PT, përdorimin e simboleve të akreditimit etj. Vizita vlerësuese përfshin hapat në vijim: Hapja e takimit me menaxhmentin e TVK-së drejtuar nga kryevlerësuesi Kryevlerësuesi drejton hapjen e takimin, duke përshkruar mënyrën se si do të kryhet vlerësimi. Çdo ndryshim në planin ose fushën e vlerësimit do të diskutohet brenda këtij takimi. Vlerësimi i sistemit të menaxhimit të TVK-së dhe kompetencës teknike Vlerësimi i sistemit të menaxhimit të TVK-së dhe të kompetencës teknike kundrejt standardit(ve) të zbatueshëm të akreditimit do të kryhet përmes: Dëshmimit të aktiviteteve brenda fushës; Intervistimit të personelit kyç; Verifikimit të regjistrimeve të cilësisë; Verifikimit të regjistrimeve teknike; Verifikimit të regjistrimeve të personelit. Takimet e brendshme të ekipit vlerësues të drejtuara nga kryevlerësuesi Një takim i brendshëm i ekipit vlerësues duhet të mbahet gjithmonë para mbylljes së takimit me qëllim të përcaktimit të rezultateve të vlerësimit dhe klasifikimit të gjetjeve sipas Politikës DAK DAK-PO-002, nëse ka. Mbyllja e takimit me menaxhmentin e TVK-së drejtuar nga kryevlerësuesi Mbyllja e takimit drejtohet nga kryevlerësuesi. Pjesëmarrësit në mbylljen e takimit janë anëtarët e ekipit vlerësues të DAK dhe menaxhmenti i TVK-së. Gjetjet i paraqiten TVK-së. After the on-site assessment DAK shall send to the CAB the report of the assessment and CAB has the right to send remarks and suggestions about the report within 5 working days. 3.8 Vlerësimi pasues TVK duhet të ndërmarrë veprime dhe t'i dërgojë DAK-it evidencat e veprimeve korrigjuese të zbatuara si përgjigje të jokonformiteteve të ngritura gjatë vlerësimit, brenda 3 (tre) muajve nga data e mbledhjes përmbyllëse. DAK shall assess (follow up assessment) if the CAB effectively implemented the corrective actions in order to close out the non-conformities. Depending on the non-conformity the DAK decides where to carry out the follow up: - DAK office or - CAB office. Faqe 6 nga 11

DAK do të vlerësojë (vlerësimi pasues) nëse TVK ka zbatuar në mënyrë efektive veprimet korrigjuese për të mbyllur jokonformitetet. Në varësi të jokonformiteteve, DAK vendos se ku duhet të realizohet vlerësimi pasues: - -Zyrën e DAK-ut ose - -Zyrën e TVK-së. - Nëse TVK nuk është në gjendje të paraqesë dëshminë e nevojshme ose mbyllja e jokonformiteteve nuk është adekuate, DAK do të: - Reduktoj e fushën e ndikuar nga jokonformitetet për TVK nën akreditimin fillestar; - - të pezullojë fushën e ndikuar nga jokonformitetet - për TVK-në e akredituar (shih gjithashtu 3.14.1 më poshtë). Në rast të pezullimit, nëse TVK nuk e ka zgjidhur jokonformitetet deri në skadimin e periudhës së pezullimit (shih gjithashtu 3.14.2 më poshtë), akreditimi i TVK do të: reduktoj ( pjesën e fushë që është ndikuar nga jokonformiteti)- Ne rast se procesi i akreditimit mund të rifillojë nga TVK e akredituar duke paraqitur një kërkesë të re për vazhdimin e akreditimit për zgjerim të akreditimit për fushat që janë zvogëluar, në rast të një trupi të akredituar. i tërhequr (nëse i gjithë sistemi ndikohet nga jokonformiteti) - Në këtë rast procesi i akreditimit mund të rifillojë nga TVK e akredituar duke paraqitur një kërkesë të re. Kur të gjitha konformitetet janë mbyllur, DAK përgatit dosjen për marrjen e vendimit (DMV) e cila i dërgohet Këshillit të Akreditimit për të bërë rekomandimin për akreditim, bazuar në propozimin e ekipit të vlerësimit. 3.9 Vendimi Drejtori i Përgjithshëm, pas shqyrtimit të DMV dhe në bazë të rekomandimit të bërë nga Këshilli i Akreditimit, merr vendimin për akreditimin e TVK-së. Menaxheri i dosjeve i kërkon TVK të bëjë pagesat përfundimtare para se të jepet akreditimi. Nëse vendimi është pozitiv, TVK informohet për vendimin e akreditimit me letër zyrtare dhe DAK dërgon dokumentacionin e mëposhtëm: Vendimi i Akreditimit nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i DAK; Certifikata e Akreditimit, duke përfshirë edhe aneksin e fushës së akreditimit; Simboli i akreditimi; Programi i mbikëqyrjes. Akreditimi është i vlefshëm për një periudhë katër vjeçare. DAK publikon TVK e akredituar në listën e trupave të akredituara në faqen e internetit të DAK. Nëse vendimi është negativ, TVK informohet për refuzimin e akreditimit. TVK ka të drejtë të ankohet për vendimin. 3.10 Mbikëqyrja e akreditimit Gjatë një cikli të vlerësimit (4 vjet) DAK kryen 4 mbikëqyrje vlerësuese. DAK do të kryej mbikëqyrjen e parë jo më vonë se 12 muaj pas akreditimit të parë dhe mbikëqyrjet pasuese çdo vit. Faqe 7 nga 11

Mbikëqyrja e fundit (M4) bëhet rivlerësim në rast se TVK-ja parashtron kërkesë për përtëritjen e akreditimit 6 muaj përpara skadimit të certifikatës së akreditimit. Në secilin cikël të akreditimit do të vlerësohet gjithë fusha e TVK, gjatë secilës mbikëqyrje DAK kryen vlerësime me dëshmi bazuar në programin e mbikëqyrjes dhe informatat e ofruara nga TVK për aktivitetet / inspektimet që do të kryhen. Para çdo mbikëqyrjeje DAK informon TVK mbi planin e vlerësimit dhe datën e vizitës, në mënyrë që të marrë miratimin e tij. Në të njëjtën kohë, DAK i dërgon TVK-së vlerësimin e kostos. Vizita mbikëqyrëse zhvillohet në mënyrë të ngjashme sikurse vizita vlerësuese, por është më pak gjithëpërfshirëse. Gjatë secilës vizitë mbikëqyrëse, do të vlerësohen së paku fushat si në vijim: Efikasitetin e veprimeve korrigjuese të marra në përgjigje të moskonformiteteve të ngritura gjatë vizitës së fundit të DAK Ndryshimet e bëra në sistemin e menaxhimit Ndryshimet brenda organizatës dhe/ose, nëse janë të aplikueshme, organizatës amë Ndryshimin e personelit kyç Pjesëmarrjen në TZ/KNL dhe rezultatet e marra (për laboratorë) Auditimet e brendshme Rishikimin e menaxhimit Ankesat dhe (nëse janë të aplikueshme) apelet Veprimin korrigjues Kontrollin e cilësisë (për laboratorë) Raportimin Përdorimin e simbolit të akreditimit të DAK Pas vlerësimit në vend, DAK do të dërgojë TVK raportin e vlerësimit dhe TVK ka të drejtë të dërgojë vërejtje dhe sugjerime në lidhje me raportin brenda 5 ditëve të punës. Procesi pasues për vizitën e mbikëqyrjes është i njëjtë me atë të vlerësimit fillestar, shih 3.8 më lart, me përjashtim të rastit që veprimet korrigjuese do të zbatohen brenda 2 (dy) muajve pas takimit përmbyllës. TVK informohet nga DAK për konfirmimin e vazhdimit të akreditimit bazuar në dokumentet e siguruara nga ekipi vlerësues. 3.11 Përtëritja e akreditimit Jo më vonë se gjashtë muaj para se akreditimi të skadojë, TVK do të paraqesë kërkesë në DAK p ër ripërtëritjen e akreditimit, nëse dëshiron të vazhdojë akreditimin e vet. Pas marrjes së kërkesës për ripërtëritjen e akreditimit, DAK fillon procesin e ripërtëritjes së akreditimit, i cili është një proces i ngjashëm si për akreditimin fillestar, me përjashtim të rastit që nuk bëhet një vizitë paraprake, siç është përmendur më lart. 3.12 Zgjerimi i akreditimit Zgjerimi i akreditimit kryhet në mënyrë të ngjashme si procesi fillestar i akreditimit. Zakonisht, vlerësimi për zgjerim kryhet me vizitën e planifikuar të mbikëqyrjes. Vlerësimi për zgjerimin e akreditimit nuk kryhet derisa TVK të paguaj faturën e dërguar nga DAK për vlerësimin përkatës. Faqe 8 nga 11

Drejtori i Përgjithshëm mund të marrë këto vendime, në bazë të rekomandimit të Këshillit të Akreditimit: - zgjerim të akreditimit; - pjesërisht zgjerim të fushës së akredituar; - mos dhënie të zgjerimit të akreditimit. TVK informohet nga DAK për vendimin. Në rast të një vendimi negativ, TVK informohet për arsyet që çuan në vendimin përkatës. Zgjerimi i akreditimit jepet brenda periudhës së vlefshmërisë së certifikatës së akreditimit të lëshuar fillimisht. 3.13 Vizitat e jashtëzakonshme DAK mund të zhvillojë vizita të jashtëzakonshme (të paplanifikuara) në raste kur vazhdimi i plotësimit të kërkesave të standardit(ve) të zbatueshëm të akreditimit dyshohet se nuk përmbushet. Vizitat e jashtëzakonshme kryhen në situata si në vijim: kur ka ndryshime ne statusin juridik të subjektit të TVK-së, ndryshime në strukturën organizative të TVK-së ose brenda organizatës amë, ndryshime në resurse dhe në objekte, ndryshime në fushën e akreditimit, ankesa nga klientët ose përdoruesit, etj. Këto vizita shtesë organizohen në të njëjtën mënyrë sikurse vizitat e rregullta mbikëqyrëse. Pas vizitave të jashtëzakonshme, në varësi të jo-konformiteteve të gjetura, ekipi mund të propozojë në raport: o të jep jo-konformitete dhe ti lejojë TVK-së 2 (dy) muaj për të zgjidhur jo-konformitetet; o direkt të pezullojë: një pjesë ose e gjithë fushën e akreditimit të TVK-së. 3.14 Pezullimi, tërheqja ose reduktimi i akreditimit 3.14.1 Pezullimi i akreditimit DAK pezullon akreditimin e TVK-së në situata si në vijim: a) Me kërkesë të TVK-së për shkak të paaftësisë së përkohshme për të kryer aktivitetet e veta sipas akreditimit TVK mund t i kërkojë DAK-ut pezullimin e plotë ose të pjesshëm të akreditimit, për një periudhë maksimale prej 6 muaj. Në këtë rats, TVK kërkon pezullimin me shkrim duke specifikuar: - Fushën e akreditimit për të cilën kërkohet pezullimi; - Situata të cilat e bëjnë trupin të mos jetë në dispozicion që çon në dështimin për të plotësuar kërkesat e akreditimit; - Masat e nevojshme për përmirësimin e situatës përkatëse. - Data kur fillon pezullimi i kërkuar nga TVK. b) Në situatat e përmendura më poshtë, pezullimi i një pjese ose i gjithë fushës së akreditimit të një TVK-je të akredituar për një periudhë maksimale prej 6 muajsh: - Mos zgjidhja e jokonformiteteve me kohë siç parashihet nga dokumentet e DAK; - Në rast të një ankese, pas një vizite të jashtëzakonshme; - Kur TVK-ja nuk pajtohet me mbikëqyrje/vlerësimin e jashtëzakonshëm, sipas rregullave të vendosura të DAK; - Referenca të pasakta të statusit të akredituar, keqpërdorimi i simbolit të akreditimit ose statusit të akreditimit; Faqe 9 nga 11

- Nuk janë paguar tarifat sipas kontratës TVK njoftohet nga DAK për vendimin e pezullimit. Njoftimi zyrtar i nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm përfshin fushën e akreditimit për të cilën është zbatuar pezullimi dhe arsyet e pezullimit, si dhe kushtet për heqjen e pezullimit. TVK mund të apelojë vendimin për pezullimin e akreditimit, sipas Procedurës së Apelimit të DAKut, kodi DAK-PM-006. Gjatë periudhës së pezullimit, TVK nuk duhet të lëshojë asnjë raport ose certifikatë nën akreditim dhe nuk duhet të bëjë referencë në statusin e tij të akreditimit ose nuk do të përdorë simbolin e akreditimit për fushën për të cilën është pezulluar. Gjatë periudhës së pezullimit të akreditimit: a) data e skadimit të certifikatës së akreditimit mbetet e njëjta; b) të gjitha obligimet kontraktuale të TVK-së mbesin në fuqi; c) TVK mbahet në listën e trupave të akredituar të cilët janë pezulluar përkohësisht, në faqen e internetit të DAK, por i bërë me shenjë si i pezulluar; d) TVK-ja do të informojë klientët e vet se aktivitetet përkatëse nuk mbulohen më nga akreditimi. Drejtori i Përgjithshëm i DAK merr vendim për pezullimin e TVK, me rekomandim të Këshillit të Akreditimit, bazuar në propozimin e ekipit vlerësues. TVK informohet nga DAK për vendimin. DAK do të publikoj në faqen e saj të internetit të kuqe pezullimin e QAB-së. Pezullimi i akreditimit hiqet sapo TVK të demonstrojë përmbushjen e kërkesave të akreditimit bazuar në dëshmitë e zgjidhjes së jokonformiteteve që çuan në vendimin e pezullimit. Vendimi për heqjen e pezullimit bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i DAK në bazë të rekomandimit të Këshillit të Akreditimit, bazuar në propozimin e KV. Periudha e vlefshmërisë së certifikatës mbetet e njëjtë pas tërheqjes së pezullimit. 3.14.2 Reduktimi/tërheqja e akreditimit DAK redukton ose tërheqë akreditimin e TVK-së në situatat si në vijim: a) Me kërkesë të TVK-së ku specifikon: - Fushën e akreditimit për të cilën kërkon tërheqjen, reduktimin e akreditimit; - Situata të cilat çuan deri te mosplotësimi i kërkesave të akreditimit; - Data kur fillon reduktimi/tërheqja e kërkuar nga TVK. b) në situatat e përmendura më poshtë, reduktuar / tërheqjen akreditimi të një TVK të akredituar: - Kur TVK-ja nuk plotëson në mënyrë të përsëritshme, ndonjë kërkesë të akreditimit, siç përmendet në kontratën e akreditimit dhe dokumentet e DAK-së; - Nëse TVK-ja nuk arrin të demonstrojë zgjidhjen e ndonjë situate për të cilën është pezulluar (3.14.1 b)); - Në rast se DAK kupton se një TVK e akredituar ka ofruar qëllimisht informacione të pavërteta ose qëllimisht ka shkelur rregullat e akreditimit. Faqe 10 nga 11

TVK njoftohet nga Drejtori i Përgjithshëm i DAK për redukimin/tërheqjen e vendimit të akreditimit dhe arsyet e vendimit. Njoftimi zyrtar përfshin fushën e akreditimit për të cilën është aplikuar reduktimi i akreditimit. TVK-ja mund të apelojë vendimin për reduktimin/pezullimin e akreditimit, sipas procedurave për apele të DAK, kodi DAK-PM-006. Që nga momenti kur DAK merr vendimin për reduktim/tërheqje, TVK-ja nuk duhet të lëshojë ndonjë raport ose certifikatë sipas akreditimit dhe nuk duhet t i referohet statusit të akreditimit të vet ose të përdorë simbolin e akreditimit për fushën për të cilën është reduktuar/tërhequr. DAK do të: - Publikojë ne ueb faqen e saj certifikatën e akreditimit pas reduktimit të akreditimit; - Tërheqë nga faqja e internetit certifikatën e akreditimit në rast të tërheqjes së akreditimit 4. HISTORIA Data e botimit Përgatitur nga Përshkrimi i ndryshimeve të aplikuara 2.12.2015 Banush Neziri Dokument i ri Faqe 11 nga 11