Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

Similar documents
Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

ENT OF KOSOVA MINISTRY. Fusha RËS

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Vlerësimi i performancës

Kërkime pedagogjike 6. Kërkime pedagogjike. (Përmbledhje punimesh) Prishtinë, 2015

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

NDIKIMI I CILËSISË SË MËSIMDHËNËSVE DHE BURIMEVE SHKOLLORE NË REZULTATET E NXËNËSVE KOSOVARË

PISA. Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA Izveštaj o rezultatima kosovskih učenika na PISA 2015

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Raporti i Performancës së Komunave

Training of Trainers (ToT) Trajnimi për Trajner (TpT)

EDUKATË QYTETARE HYRJE

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT ANALIZA KRAHASUESE E KURRIKULËS AKTUALE TË ARSIMIT BAZË ME ATË TË VENDEVE TË TJERA

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:

Doracak pёr arsimin gjithёpёrfshirёs

PLANI VJETOR I SHKOLLËS, ROLI I TIJ NË SIGURIMIN E CILËSISË

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

PROJEKTI I EDUKIMIT GLOBAL

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Speci Shqipëri

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

UDHËZUES MBI PJESËMARRJEN PUBLIKE NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

Tel: 044/

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS DORACAK PËR QEVERISJEN E ARSIMIT NË KOMUNA

Planifikimi i projektit/programit

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Dr. Petrit Gashi Profesor i asociuar Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Kati 7, zyra 84 EKONOMIKSI I TRANZICIONIT

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I GJUHЁVE TЁ HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHЁS ANGLEZE

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Biografia: 1. Mbiemri Beka 2. Emri Arlinda 3. Shtetësia: Kosovare 4. Gjinia: Femër 5. Kontakti:

INDEKSI PËR GJITHËPËRFSHIRJE - FAKTE DHE OPINIONE. Dr. Naser Zabeli & Ma. Lulavere Behluli

Program Edukimi I Individualizuar

RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2017 RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2016

Programi Arsimor i Individualizuar Kalimtar (IEP)

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

Kostoja e ciklit të jetës

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor PUNIM DIPLOME MENAXHIMI I KLASËS DHE DISIPLINA

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE, ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA

VLERËSIMI I LEXIMIT NË KLASAT E HERSHME (A-EGRA)

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PUNIM DIPLOME Tema: Fëmijët me nevoja të veҫanta Tretmani pedagogjik

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë

Kontabilisti në biznes Accountant in business

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE I PSIKOLOGJISË PROGRAM I DOKTORATURËS

Curriculum Vitae - CV

Drejtësia e mohuar: Gjendja e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovën e pasluftës

MANUAL P R NX N SIT E SHKOLL S FILLORE T

P R O G R A M I. UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

UDHËZUES PËR MENAXHIMIN E

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI. Fakulteti i edukimit ( Programi Fillor)

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

Siguria e fëmijëve në internet

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

Transcription:

Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca Udhëzues për mësimdhënës Prishtinë 205/206 The Basic Education Program (BEP) is funded by USAID and the Government of Kosovo and implemented by FHI 360, in partnership ëith Ministry of Education, Science and Technology (MEST) and Kosova Education Center (KEC)

Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë doracak nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky doracak është financuar nga populli amerikan përmes Agjencionit të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovë), në kuadër të Programit për Arsimin Themelor (Basic Education Program) të USAID-it të cilin e zbaton Family Health International (FHI 360) në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC). 2

Përmbajtja I. Hyrje...4 Qëllimet e udhëzuesit... 5 II. Të kuptuarit e vlerësimit të bazuar në kompetenca...6 Parimet e vlerësimit... 0 III. Natyra dhe llojet e vlerësimit...5 Vlerësimi i brendshëm... 7 Vlerësimi i vazhdueshëm... 7 Dimensionet e niveleve të performancës... 22 Vlerësimi përfundimtar... 23 Vlerësimi përmbyllës... 23 IV. Metodat, teknikat dhe instrumentet e vlerësimit...26 Hartimi i testeve... 29 V. Planifikimi i vlerësimit...30 VI. Udhëzime praktike për vlerësim...36 3

I. Hyrje Ky udhëzues është përgatitur si material ndihmës për zbatimin e Udhëzimit Administartiv të vlerësimit të nxënësve sipas kërkesave dhe frymës së Kornizës së Kurrikulës të Arsimit Para universitar të Republikës së Kosovës të miratuar në vitin 20 nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Gjatë procesit të zhvillimit dhe pilotimit të Kurrikulës së Re, MASHT ka përgatitur një numër udhëzuesish si ndihmesë për mësimdhënësit për të zbatuar këtë reformë. Sistemi i vlerësimit të nxënësve është një nga reformat më të mëdha që ka projektuar Korniza e Kurrikulës (KK). Reforma e sistemit të vlerësimit sipas KK shtrihet në dy dimensione. Në njërën anë, vlerësimi sipas kurrikulës, planifikon ndryshime në anën strukturore duke adresuar aspektet e dallimit midis vlerësimit të vazhdueshëm (vlerësimi formativ dhe vlerësimi përmbledhës) gjatë gjithë vitit mësimor, vlerësimi përfundimtar (në fund të vitit shkollor) dhe vlerësimit përmbyllës (në fund të shkallës). Në anën tjetër, qasja e kurrikulës kërkon që mësimdhënësit të zgjerojnë këndvështrimin e tyre për vlerësimin duke mos menduar për aktivitetin aktual të mësimit por duke menduar më gjërë nëse aktiviteti i tyre mësimor në një mënyrë ose tjetër është duke kontribuar në zhvillimin e kompetencave të përcaktura në Kurrikulë. Mund të argumentohet se mësimdhënësit realizojnë aktivitetet e vlerësimit të cilat do t i përshtateshin secilës kurrikulë dhe është e vërtetë se nuk ekzistojnë metoda të caktuara për një kurrikulë të caktuar. Ajo që është me rëndësi është se qasja ndaj vlerësimit duhet t i përshtatet natyrës së mësimdhënies që kërkon Kurrikula apo edhe politikat e tjera arsimore. Për më shumë, me rëndësi të veçant janë edhe modalitetet e shfrytëzimit të të dhënave të vlerësimit të nxënësve duke u siguruar se ato janë në funksion të përmbushjes së synimeve të kurrikulës, pra duke iu shmangur gjykimeve të izoluara që mund të bëjnë akterët në procesin e vlerësimit. Në këtë kontekst, MASHT ka zhvilluar politika të tjera në fushën e vlerësimit në funksion të reformimit të praktikave aktuale të vlerësimit duke përfshirë Kodin Etik të vlerësimit dhe Udhëzuesin për Standardet e Vlerësimit (të dyja të miratuara në vitin 20 në bashkëpunim me Programin për Arsim themelor të USAID-it). 4

Qëllimi i udhëzuesit Qëllimet kryesore të këtij udhëzuesi janë: Ilustrim i strategjive të ndryshme se si vlerësimi mund të përdoret si instrument për përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit; Informim shtesë për mësimdhënësit për të ndihmuar nxënësit të arrijnë kompetencat e synuara; Sqarim dhe konkretizim i neneve nga Udhëzimi Administrativ për vlereësimin e nxënësve; Ofrim i shembujve praktik të cilët ndihmojnë në standardizimin e procesit të vlerësimit në përputhshmëri me rezultatet e të nxënit sipas kurrikulës në mënyrë që procesi i vlerësimit të jetë në funksion të mësimnxënies. Udhëzuesi është menduar të jetë si lehtësim në zbatimin e kurrikulës për të gjithë akterët e reformës kurrikulare në Kosovë. Udhëzuesi duhet të shfrytëzohet në dy drejtime. Në njërën anë, udhëzuesi ofron një kormizë teorike se si duhet të perceptohet dhe kuptohet procesi i vlerësimit në kontekst të reformës kurrikulare në sistemin e arsimit në Kosovë. Në anën tjetër, udhëzuesi ofron edhe udhëzime dhe shembuj praktik lidhur me modalitetet se si mësimdhënësit mund të kryejnë detyrat lidhur me realizimin e vlerësimit si pjesë e punës së tyre të përditshme. Nga aspekti praktik i organizimit të udhëzuesit, udhëzuesi ngërthen në vete edhe pika reflektive dhe ide për aktivitete për mësimdhënësit lidhur me zhvillimin e tyre profesional. Udhëzuesi do të duhet të shfrytëzohet krahas Udhëzimit Administartiv për vlerësimin e nxënësve si dhe Kurrikulave Bërthamë dhe Kornizës Kurrikulare të Kosovës. 5

II. Të kuptuarit e vlerësimit të bazuar në kompetenca Të gjitha definicionet e vlerësimit kanë të përbashkët faktin se synojnë caktimin e arritjes së nxënësve për rezultatet e të nxënit të caktuara nga mësimdhënësi apo të caktuara në dokumentet e ndryshme kurrikulare. Në vijim paraqiten disa shembuj të përkufizimeve të vlerësimit që janë marrë nga literatura për vlerësimin në arsim: "Vlerësimi përbëhet nga një numër metodash që përdoren për matjen e performancës dhe arritjeve të të nxënit, përfshirë testimin, provimet, vlerësimin e punës praktike, vlerësimin gojor, vlerësimin e bazuar në shkollë të udhëhequr nga mësimdhënësi e të tjera." (Gipps, 994). "Vlerësimi është proces i kërkimit dhe interpretimit të dëshmive nga nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre për të konstatuar nivelin ku janë, ku duhet të arrijnë dhe si të përmirësohen arritjet e tyre" (Grupi për Reformimin e Vlerësimit, 2002). "Vlerësimi është mbledhja dhe analiza sistematike e informacioneve për të avancuar të nxënit e nxënësve" (Planifikimi dhe vlerësimi i mësimit, Universiteti i Masaçusetsit, Amherst, 2006). Vlerësimi në rend të parë, përdoret nga mësimdhënësit për të konstatuar gjendjen se ku janë nxënësit aktualisht, nga duhet të shkojnë dhe cila është rruga më e mirë për të arritur në cakun e synuar ( Vlerësimi formativ BEP/MASHT) apo për të arritur rezultatet e të nxënit të përcaktuara në kurrikulë. Qëllimi i vlerësimit është të përmirësohet të nxënit, të informojë mësimdhënien, të ndihmojë nxënësit të arrijnë standardet më të larta brenda potencialit të tyre. 6

Tabela. Dallimi midis vlerësimit tradicional dhe të bazuar në rezultate (adaptuar nga Projekti IPA 2009) Vlerësimi tradicional Vlerësimi i bazuar në rezultate Fokusi i vlerësimit Vlerësimi bazohet në dije Vlerësimi përqendrohet në matjen dhe testimin e një spektri më të gjerë të shkathtësive, aftësive, vlerave e të tjera. Niveli i përqendrimit në qëllimet e të nxënit Vlerësimi kryesisht bazohet në memorizim individuale dhe në të kujtuarit e informatave, fakteve e të tjera. Vlerësimi bazohet më shumë në vlerat e përbashkëta, në bashkëpunim të ndërsjellë, në vlerësim të ndërsjellë, vetëvlerësim e të tjera. Koha kur kryhet vlerësimi? Metoda kryesore e vlerësimit Spektri i teknikave të përdorura të vlerësimit Komunikimi i rezultateve Vlerësimi kryhet në fund të një periudhe mësimore dhe është i ndarë nga mësimi dhe të nxënit Vlerësimi shpesh bazohet në pyetje me alternativa Përdorimi i një numri të kufizuar të teknikave të definuara mirë Vlerësimi përfundon me një notë numerike Vlerësimi i vazhdueshëm është i ndërthurur me procesin e mësimdhënies e të të nxënit Përdoren forma më të llojllojshme, më të hapura dhe jo rutinore Përdorimi i një spektri më të gjerë të teknikave të vlerësimit Vlerësimi ngërthen informata më të hollësishme kthyese dhe kritikë më përmbajtësore konstruktive për të ndihmuar nxënësit në arritjen e rezultateve të të nxënit 7

Në të kaluarën në Kosovë, vlerësimi është përdorur për të përcaktuar se cili nga nxënësit do të kalojë dhe cili do të ngelë; shpesh vlerësimi është planifikuar vetëm pasi qe ka përfunduar faza e mësimit. Gjithashtu, vlerësimi duke u bazuar në teste me shkrim ka vlerësuar kryesisht në mënyrë sipërfaqësore aftësinë e nxënësit për të mbajtur mend faktet e të dhënat dhe nuk e ka vlerësuar tërësinë e shkathtësive të nxënësve. Në këtyre mënyrë, ne i kemi detyruar nxënësit të mësojnë vetëm një aspekt të informatave duke i kufizuar ata nëpërmjet të fushëveprimit të provimeve. Për dallim nga këto qasje, Vlerësimi i Bazuar në Kompetenca ose rezultate të të nxënit është më kompleks dhe shumëdimensional. Mësimdhënësit mund të përdorin një spektër më të gjerë të instrumenteve për të vlerësuar kompetencat e nxënësve shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e tyre dhe jo vetëm dijen e njohuritë e tyre për faktet. Vlerësimi i bazuar në kompetenca është po ashtu edhe më gjithëpërfshirës dhe shkon përtej një procesi njëkahor: mësimdhënësit ende i vlerësojnë nxënësit, por ata mundësojnë edhe vetëvlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë, duke i angazhuar nxënësit në procesin e nxënies e të vlerësimit të vetvetes me qëllim të përmirësimit të punës së tyre (Vlerësimi Formativ, BEP/MASHT 204) Në fund, vlerësimi i bazuar në kompetenca është më mirë i integruar në procesin e mësimdhënies e të të nxënit dhe është në funksion të përmirësimit të praktikave të mësimdhënies. Përmes përdorimit të kësaj qasjeje mësimdhënësit në vazhdimësi e vlerësojnë shkallën dhe vlerën e të nxënit të demonstruar nga nxënësit dhe, në bazë të informacioneve të këtilla, mund të sjellin vlerësime për gjërat që duhen bërë për të përmirësuar rezultatet mësimore të nxënësve. Mësimi i bazuar në kompetenca është më i llojllojshme dhe më i pasur. Si rregull, aktivitetet mësimore që janë më të lloj-llojshme dhe më të pasura rezultojnë me përvoja mësimore më atraktive dhe në të nxënë më të qëndrueshëm, jo vetëm të fakteve dhe të dhënave, por edhe të shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave të reja si dhe të nxënit më të thellë. Si pasojë e të nxënit në këtë mënyrë nevojitet edhe një reformim në fushën e vlerësimit të nxënësve Vlerësimi duhet gjithmonë t i përfshij komponentët e kompetencave (njohuri, aftësi, zotërim, shkathtësi, qëndrime dhe vlera). 8

Tabela 2. Dallimet midis vlerësimit tradicional dhe modern Konceptet tradicionale të vlerësimit Vlerësimi përmbledhës përdoret si mjeti kryesor (ose i vetëm) i vlerësimit Vlerësimi në fund të vitit apo gjysmë vjetorit Vlerësimi i bazuar në normë përdoret si instrument për të krahasuar nxënësit me njëri tjetrin në vlerësimin final Mbitheksohet mësimi i fakteve dhe përmbajtjeve Konceptet moderne të vlerësimit Vlerësimi formativ (vlerësimi për të nxënit) Vlerësimi i vazhdueshëm është pjesë integrale e procesit të mësimdhënies/mësim nxënies Vlerësimi i bazuar në standardet të paracaktuara për të identifikuar përkrahjen dhe për të dhënë komente për performancë të përmirësuar Theksohet procesi dhe angazhimi i nxënësve Zbatimi i vlerësimit në një kurrikulë të bazuar në kompetenca ngërthen në vete edhe sfida serioze për mësimdhënësit. Mësimdhënësit e Kosovës tashmë përballen me sfida të shumta në procesin e zbatimit të strategjive dhe teknologjive të reja arsimore, që mund të jetë tipike për secilin sistem arsimor që kalon nëpër tranzicionin që po kalon arsimi në Kosovë. Megjithatë, ndryshimet në fushën e arsimit sipas trendit botëror si$ janë: qasja e bazuar në kompetenca, parimi i inkluzionit, mësimi me nxënësin në qendër, mësimi i integruar; ngrohja globale; diversiteti kulturor dhe të nxënit e bazuar në Teknologjinë Informative dhe Komunikuese (TIK), kërkojnë një reformim të qasjeve të tanishme dhe tradicionale drejt një qasje më moderne. Andaj, është e rëndësishme që reformimi i procesit të vlerësimit të nxënësve të shihet si proces i zhvillimit profesional të mësimdhënësve që kërkon kohën, përpjekjet, përkushtimin dhe mbështetjen që është e nevojshme për të realizuar tranzicionin e synuar. Pikënisja e realizimit të tranzicionit drejt asaj që konsiderohet si moderne duhet të bazohet në disa parime themelore. 9

Parimet e vlerësimit Parimet e vlerësimit shihen si një kornizë konceptuale brenda së cilës duhet të funksionojë procesi i vlerësimit. Në vija të trasha, parimet në vijim (përshtatur nga Ëhetton 200, në harmoni me Standardet e Vlerësimit, MASHT 20 e Vlerësimit të MASHT) mund të formësojnë punën e secilit mësimdhënës në fushën e vlerësimit: Parimi : Vlerësimi duhet të jenë në vijë me objektivat e synuara (që janë rezultatet e të nxënit apo kompetencat) nga aktiviteti mësimor. Ato duhet të kontribuojnë në të mësuarit efektiv. Ky parim mbështet në idenë se mësimdhënësit duhet të shohin vlerësimin si një aktivitet të ndërlidhur me procesin e mësimdhënies. Dallimi mund të bëhet duke elaboruar konceptin e vlerësimit të nxënies dhe vlerësimit për të nxënë. Përderisa vlerësimi i nxënies (apo ndryshe i njohur edhe si vlerësimi përmbledhës) nënkupton vlerësimin që i bëhet nxënësit për të gjykuar arritjet e tij/saj kundrejt standardeve të caktuara, vlerësimi për të nxënë për nga natyra pritet të mishërohet me procesin e mësimdhënies dhe është në funksion të identifikimit të modaliteteve të mësimdhënies që më së miri ndihmojnë përparimin dhe arritjen akademike të nxënësit. Edhe në modelin e vlerësimit për nxënie jepen detyra dhe angazhime vetëm se këto janë të natyrës më të shpeshtë dhe më të larmishme për të përkrahur sa më mirë mësimdhënien efektive dhe mësim nxënien optimale. Parimi 2: Vlerësimi duhet të planifikohet në atë mënyrë që të reflektojë standardet e kërkuara për realizimin e aktivitetit mësimor dhe standardet e arritjes në përgjithësi. Ky parim duhet të elaborohet në dy pika kryesore. Së pari, tradicionalisht shpesh flitet për situata kur nxënësit më të mirë të klasës shfrytëzohen për të caktuar standardet e një njësie mësimore. Mirëpo, standardet duhet të caktohen nga politikat kryesore kombëtare si kurrikula, standardet e arritjes dhe ato të zbërthehen nga mësimdhënësit për periudhën e caktuar. 0

Së dyti, kur flasim për modalitetet e vlerësimit shpesh dëgjojmë për nocionin vlerësimi i mirë i përshtatet nivelit të nxënësve. Sado demokratike, pozitive dhe inkluzive që tingëllon kjo deklaratë, duhet ta shohim edhe me një sy kritik. Standardet vendosen për të siguruar një rrugë që duhet të ndiqet nga secili nxënës për zhvillim dhe përparim. Parimi 3: Rezultati i vlerësimit duhet të jetë një matës i përshtatshëm i arritjeve të nxënësve. Pyetja nëse po matim atë që po kërkojmë është e vlefshme. Esenciale është që mësimdhënësi të shqyrtojë modalitetet e vlerësimit krahas objektivave të lëndës apo njësisë së caktuar. Pra, nëse qëllimi i njësisë mësimore është zhvillimi i mendimit kreativ, atëherë detyrat vlerësuese duhet të jenë të tilla që kërkojnë demonstrimin e aftësive kreative. Parimi 4: Procesi i vlerësimit duhet të reflektojë një balancë korrekt të besueshmërisë, vlefshmërisë dhe përpjekës në mënyrë që vlerësimi t i shërbejë qëllimit. Besueshmëria e një testimi/vlerësimi është esenciale. Me fjalë të shkurta, një instrument është i besueshëm nëse rezultati i vlerësimit do të jetë i njëjtë edhe nëse vlerësimi do të bëhej nga një vlerësues tjetër qoftë edhe nëse përdoren instrumente të ndryshme nga ajo që ka përdorur vlerësuesi fillestar. Ndërsa vlefshmëria (validiteti) nënkupton nëse testi/instrumenti vlerëson atë që duhet dhe kërkohet, pra dëshmitë që mblidhen për aktivitetin në fjalë mund të shpijnë drejt vlerësimit të asaj që kërkohet në objektivat dhe synimet e lëndës apo pjesëve të caktuara. Ndërsa përpjekja i referohet kohës që ka mësimdhënësi në dispozicion për t i kushtuar vlerësimit. Këtu duhet të kihet parasysh rreziku i mbi testimit andaj një balancë në mes të këtyre tri elementeve është i rëndësishëm. Parimi 5: Proceset e vlerësimit duhet të jenë të qarta, duhet të specifikohen në dokumente përkatëse në mënyrë të qartë dhe të jenë në dispozicion për të gjitha palët e përfshira në proces.

Transparenca është një çështje e rëndësishme në vlerësimin e punës së nxënësve. Në nivelin e mësimdhënësit individual ajo që më së paku duhet të bëjë mësimdhënësi është që të komunikoj qartë tek nxënësi metodat dhe modalitetet e vlerësimit të tyre për lëndën qysh para se të nis procesi i mësimdhënies. Ndërsa, në nivel organizativ, shkolla duhet të ketë politikën dhe filozofinë e vlerësimit të punës së nxënësve. Kjo politikë mund të jetë e kufizuar në atë që ofrohet si udhëzim apo standard i vlerësimit dhe arritjet nga institucionet qendrore. Parimi 6: Procedurat e vlerësimit duhet të kenë edhe një sistem të sigurimit të cilësisë që tregon tendencën e përmirësimit dhe shfrytëzimit të rezultateve të vlerësimit. Secili mësimdhënës si vlerësues duhet të mendojë edhe sistemin përmes së cilit sigurohet se vlerësimi është cilësor apo i duhuri. Nuk mund të supozojmë se ajo që përdorim tani si instrument vlerësimi është cilësor dhe nuk ka nevojë për modifikime në të ardhmen. Rezultatet e nxënësve në një test apo proces vlerësimi nuk do të thotë se në mënyrë automatike tregojnë se ekziston një zbrazëtirë midis realitetit dhe standardit apo nëse testi është valid ose jovalid. Së pari, mësimdhënësi mund të bëjë disa pyetje para se të kalojë në analizë më të thellë, dhe ato pyetje mund të jenë: Pyetjet ishin në harmoni me standardet dhe pritjet? Pyetjet ishin të qarta dhe do të kuptohen njëjtë nga të gjithë nxënësit? Pritjet nga ato pyetje ishin të qarta për nxënësin (në kuptim të asaj se çfarë reflektimi apo prodhimi kërkohet)? Kriteret e pikëzimit ishin të qarta, transparente dhe valide? Parimi 7: Metodat e pikëzimit dhe notimit që shpijnë drejt formimit të gjykimit duhet të jenë të qarta dhe transparente. Është esenciale që për disa metoda të vlerësimit të elaborohen kriteret e pikëzimit, për shembull pikëzimi i pyetjeve të hapura apo esesë si metoda subjektive. Këto duhet t i ofrohen nxënësve në formë të shkruar në mënyrë që të dihen pritjet si dhe të identifikohen pikat ku nxënësit mendojnë se duhet të avancohen. 2

Parimi 8: Rezultatet e vlerësimit duhet të shënohen dhe përcillen në mënyrë të duhur tek nxënësit duke siguruar privatësinë e secilit. Mësimdhënësit duhet të kenë parasysh se rezultatet e vlerësimit mund edhe të konsiderohen si private andaj shpallja publike e rezultateve të vlerësimit mund edhe të jetë edhe prekëse dhe ofenduese për nxënës të caktuar. Andaj duhet të gjinden modalitete, duke përfshirë edhe ato elektronike, për të komunikuar rezultatet e vlerësimit tek nxënësit. Parimi 9: Procesi i vlerësimit duhet të jetë korrekt dhe objektiv dhe të reflektojë edhe aspektet e diversitetit në mesin e nxënësve. Në ndërlidhje me parimet e tjera të mëhershme, është esenciale që vlerësimi të jetë korrekt për nxënësin. Mësimdhënësi duhet të mendojë se në klasë gjinden nxënës që kanë sfond të ndryshëm, vijnë nga përvoja të ndryshme, kanë aftësi të ndryshme fizike dhe intelektuale. Duhet një balancim i kujdesshëm midis standardit, qasjes dhe volumit të ndihmës që ka marrë nxënësi apo nxënësit, dhe progresit që ka shënuar secili nxënës si rezultat i angazhimit në periudhën e mësimdhënies. Vlen të theksohet nevoja që mësimdhënësit të jenë të ndjeshëm ndaj planifikimit të vlerësimit duke pasur parasysh nxënësit që janë me vështirësi të caktuara intelektuale. Metodat e vlerësimit duhet të reflektojnë laramani të caktuar që nuk bazohen vetëm në kriterin e paracaktuar por të jenë të modifikuara për të mundësuar vlerësimin e përpjekjeve të nxënësve me vështirësi të caktuara. Parimi 0: Në baza periodike, proceset e vlerësimit duhet të shqyrtohen dhe përmirësimet e identifikuara si nevojë duhet të zbatohen. Mësimdhënësit duhet të planifikojnë që kohë pas kohe t i identifikojnë pjesët apo metodat e vlerësimit të cilat nuk kanë funksionuar. Këtu flasim për ndryshimin e llojit dhe metodave të vlerësimit, gjatësisë dhe volumit të procesit të vlerësimit, qartësisë së instrumenteve dhe elementeve të caktuara brenda tyre. Ky duhet të jetë një proces reflektiv në të cilin angazhohet mësimdhënësi duke shqyrtuar në mënyrë kritike metodat që ka përdorur vet apo edhe duke angazhuar kolegë të tjerë apo edhe nxënës në faza të 3

ndryshme në këtë debat. Identifikimi dhe realizimi i këtyre përmirësimeve shpie në cilësi dhe besueshmëri të shtuar të vlerësimit. 4

III. Natyra dhe llojet e vlerësimit Ky kapitull elaboron disa koncepte themelore lidhur me natyrën dhe llojet e vlerësimit. Ekzistojnë disa mënyra për të kategorizuar llojet e testeve apo aktivitetit të vlerësimit. Kjo ndarje mund të shikohet nga këndvështrimi i (i) qëllimit që i shërben vlerësimi, (ii) vendimet që merren si rezultat i vlerësimit, (iii) pikëzimit të aktivitetit të nxënësve, dhe (iv) interpretimin e rezultateve të arritura. Sipas qëllimit që i shërben procesi i vlerësimit mund ta kategorizojmë si vlerësim formativ (formësues) dhe sumativ (përmbledhës). Kategorizimi i vlerësimit sipas natyrës së pasojave që dalin nga vlerësimi mund të bëhet në vlerësim të rrezikshmërisë së lartë dhe rrezikshmërisë së ulët. Ky kategorizim ka të bëjë më shumë me vlerësimet e jashtme por megjithatë gjen zbatim edhe në kontekst të vlerësimit të brendshëm sidomos në rastin e vlerësimit përfundimtar dhe në raste të vlerësimit në nivel shkalle. Kjo më shumë edhe për faktin se duhet të kihet parasysh se me cilat lloje të pasojave do të zbatohen në një aktivitet vlerësues. Kategorizimi i vlerësimit në bazë të pikëzimit që zbatohet në një aktivitet vlerësues mund të bëhet në vlerësime objektive dhe vlerësime subjektive. Vetë fjala objektive dhe subjektive sqaron qartë se disa nga metodat dhe teknikat e vlerësimit mundësojnë interpretim objektiv të rezultateve të punës së nxënësit (që mund të kategorizohet lehtë në numra) ndërsa disa metoda mund të jenë më subjektive në interpretimin e rezultatit ose punës së nxënësve. Për shembull, vlerësimi përmes portfolios, vlerësimi përmes esesë, vlerësimi përmes pyetjeve të hapura konsiderohen si metoda të vlerësimit të natyrës subjektive pa marrë parasysh objektivitetin që mund të arrihet brenda tyre duke specifikuar qartë kriteret e gjykimit dhe caktimin e pikëve për një kriter të caktuar. Në bazë të interpretimit të rezultateve të arritura, vlerësimi mund të ndahet në vlerësim i bazuar në normë dhe vlerësim i bazuar në kriter. Vlerësimi i bazuar në kriter i referohet vlerësimit që bazohet në kritere të qarta (eksplicite). Pyetja nga e cila drejtohet ky lloj i vlerësimit është: A ka zotëruar nxënësi pjesët e caktuara të lëndës ose një pjesë brenda 5

saj? Në këtë lloj vlerësimi, kërkesat minimale të kalueshmërisë definohen paraprakisht si objektiva mësimore. Në anën tjetër, vlerësimi i bazuar në normë i referohet vlerësimit që shërben për të bërë radhitjen e nxënësve sipas arritjeve dhe krahasuar me një ose grup nxënësish gjatë një periudhe kohore. Standardet mund të caktohet pjesërisht edhe nga përqindja e nxënësve që marrin një notë të caktuar. Në këtë udhëzues, si nevojë për të mbështetur reformën që po synon Kurrikula e re në Kosovë se si të shtjellohen më në hollësi vlerësimi formativ (vlerësimi për të nxënë) dhe vlerësimi përmbledhës (vlerësimi i të nxënit). 6

Vlerësimi i brendshëm Ndërlidhja e koncepteve të vlerësimit formativ dhe përmbledhës me Kurrikulën e re Kurrikula Bërthamë Sipas Kurrikulës Bërthamë dhe Udhëzimit Administrativ për vlerësimin e nxënësve, vlerësimi i brendshëm ose me bazë në shkollë, kryesisht ka për qëllim përkrahjen dhe forcimin e të nxënit dhe raportimin e rregullt të progresit individual të nxënësve. Te vlerësimi i brendshëm zakonisht zbatohen këto dy lloje të vlerësimit: -Vlerësimi i vazhdueshëm (Vlerësimi Formativ dhe Vlerësimi përmbledhës -Vlerësimi përfundimtar Sipas kurrikulës së re është I paraparë edhe vlerësimi përmbyllës I cili ka për qëllim vlerësimin e nxënësve para fillimit të shkallës përkatëse me qëllim përkrahjen Vlerësimi i vazhdueshëm Vlerësimi i vazhdueshëm është vlerësim në nivel të klasës, i cili udhëzon dhe përkrahë të nxënit gjatë gjithë vitit shkollor, ndërsa në fund të vitit shkollor vlerësimi raporton progresin e nxënësve. Vlerësimi i vazhdueshëm, mund të jetë vlerësim formativ ku rezultatet e nxënësve përdoren për qëllime diagnostikuese; si dhe vlerësimi përmbledhës ku rezultatet e nxënësve vlerësohen me notë numerike (-5) që paraqesin shkallën e vlerësimit të arritjeve të nxënësit në zotërimin e njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve për përmbushjen e kompetencave Vlerësimi i vazhdueshëm realizohet nëpërmjet përmbledhës vlerësimit formativ dhe vlerësimit Vlerësimi formativ apo Vlerësimi për nxënie bazohet në rezultatet e të nxënit dhe ka për qëllim t i informoj nxënësit për punën e bërë drejt arritjes së rezultateve të të nxënit derisa ata janë duke marrë njohuri apo duke i zbatuar shkathtësitë e tyre (Vlerësimi Formativ, 204, BEP/MASHT). Informatat që dalin nga ky lloj vlerësimi, përdoren për të ri-organizuar mësimdhënien me qëllim të përkrahjes së nxënësve konform nevojave dhe 7

potencialeve të tyre. Vlerësimi formativ mund të realizohet sikur se edhe vlerësimi përmbledhës por në këtë rast qëllimi ndryshon: Ky lloj vlerësimi realizohet nëpërmjet angazhimit të nxënësve në klasë, detyrave te shtëpisë, kuizeve, debateve, prezantimeve, eseve, testeve, portfoliove, projekteve, punës në kabinet si dhe realizohet gjatë gjithë vitit mësimor duke u bazuar në rezultatet e të nxënit dhe duke i dhënë nxënësit komente konstruktive për arritjen e atyre rezultateve. Rezultatet e vlerësimit formativ evidentohen në ditarin personal të mësimdhënësit me komente për nivelin e arritjes së rezultateve të të nxënit. Rezultatet raportohen te nxënësit dhe prindërit me komente konstruktive që motivojnë dhe orientojnë përparimin e nxënësit. Vlerësimi formativ fokusohet në: - evidentimin e rezultateve të të nxënit/qëllimin e të nxënit dhe kritereve të suksesit; - përkrahjen për vetë-vlerësim dhe vlerësim të ndërsjellë duke u bazuar ne kriteret e suksesit; - dhënien e informatave kthyese për përformancat e nxënësve bazuar në kriteret e suksesit; - evidentimin dhe raportimin e progresit të arritjeve të nxënësve bazuar në kriteret e suksesit (portfolio e nxënësve). Vlerësimi formativ i mundëson nxënësit që të mësojnë përmes procesit të komenteve kthyese (ang. Feedback) dhe sugjerimeve që dalin nga vlerësimi si dhe mundësive që të ushtrojnë dhe përmirësohen si rezultat i atij vlerësimi. Për më shumë rreth strategjive të vlerësimit formativ, shih doracakun e Vlerësimi Formativ, 204. Vlerësimi përmbledhës apo Vlerësimi i të nxënit (sumativ) bazohet në rezultatet e të nxënit dhe ka për qëllim të matë se &farë dhe sa kanë mësuar nxënësit për një njësi, semestër(tremestër) apo periudhe të caktuar kohore e përcaktuar sipas planit të vlerësimit, me qëllim të raportimit te prindërit, mësimdhënësit dhe personat tjerë relevant. Mësimdhënësit dokumentojnë të arriturat e nxënësve përmes detyrave që ofrojnë mundësi nxënësve të demonstrojnë njohuri dhe zotërim të rezultateve të të nxënit-. Të dhënat që dalin nga vlerësimi përmbledhës do të duhej të ofronin informata për 8

mësimdhënësit lidhur me efikasitetin e strategjive të mësimdhënies dhe identifikimin e qasjeve që duhet ndjekur për të përmirësuar mësimdhënien në të ardhmen për nxënësit e njëjtë apo të tjerë. Në kontekst të Kurrikulës së Kosovës, vlerësimi i tillë shoqërizohet me notë numerike, ndërsa nota formohet për arritjet e nxënësit në përmbushjen e rezultateve e të nxënit dhe zotërimin e kompetencave. Sipas Udhëzimit Administrativ për vlerësimin e nxënësve, nota e vlerësimit të brendshëm për një periudhe të caktuar kohore formohet prej dy vlerësimeve përmbledhëse [VP, VP2]: Vlerësimi Përmbledhës (VP). Nota e vlerësimit përmbledhës formohet nga evidencat e angazhimit në klasë, detyrat e shtëpisë, kufizë, debate, prezantime me gojë, esetë, teste, portfolio, projekte, puna në kabinet. Puna e nxënësit në vazhdimësi vlerësohet me notë e shoqëruar edhe me komente të cilat i ndihmojnë nxënësit për të përmirësuar punën. Vlerësimi Përmbledhës 2 (VP2). Nota e vlerësimit përmbledhës në fund të një periudhe të caktuar kohore del nga rezultati që kanë arritur nxënësit përmes një instrumenti vlerësues ( i cili përcaktohet në planifikimin e vlerësimit të aktiveve profesionale) varësisht nga specifikat e fushës/lëndës mësimore. Nota përfundimtare e vlerësimit përmbledhës e një lëndë mësimore për një periudhë të caktuar kohore formohet ngavp dhe VP2. Nëbazëtë formulës : 60% VP 40% VP 0.6 VP 0.4 VP nota e një periudhe kohore 2 2 P. Sh. 60% 3 40% 5 0.63( nota) 0.45( nota) 0.63 0.45.8 2.0 3.8 4 Shih modelin në planin e vlerësimit në shtojcën XX 9

Nxënësit e nivelit I ( klasa para fillore dhe klasat -5) vlerësohen vetëm me Vlerësimin Përmbledhës (VP). Nxënësit e shkallës I ( klasa para fillore dhe klasat - 2) nuk vlerësohen me notë numerike por vlerësohen me komente konstruktive kundrejt rezultateve të të nxënit. Mësimdhënësit mbajnë shënime të vazhdueshme për përcjelljen e progresit të secilit nxënës ( klasa para fillore dhe klasat -5) në ditarin personal ndërsa nxënësit dëshmojnë punën dhe progresin e tyre të vazhdueshëm nëpërmjet portfolios (Shih modelin në shtojcën XX) Nota përfundimtare e vlerësimit përmbledhës për një periudhë të caktuar kohore nga VP dhe VP2 ( shkalla II-VI) evidentohet në librin e klasës dhe në ditarin personal të mësimdhënësit. Pas çdo vlerësimi në përfundim të secilës periudhë të caktuar kohore, mësimdhënësit raportojnë në këshillin e mësimdhënësve dhe informojnë prindërit për të arriturat e nxënësve. Evidencat nga vlerësimi i vazhdueshëm dhe raportet e vlerësimit të nxënësit ruhen nga mësimdhënësit së paku për një shkallë kurrikulare dhe janë objekt monitorimi nga drejtori i shkollës si dhe institucionet përgjegjëse që merren me monitorimin e punës së mësimdhënësit dhe punës së shkollës. 20

Vlerësimi përmbledhës shënohet me notë numerike (, 2, 3, 4, 5): Nota (pamjaftueshëm) përcakton performancen e pamjaftueshme në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi nuk ka arritur nivelin e minimumit të duhur në zotërimin e kompetencave, ai nuk e arrin kufirin e kalimit të poshtëm të lejueshëm të lëndës/fushës lëndore [ deri 39]% Nota 2 (mjaftueshëm) përcakton performancen e mjaftueshme në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi ka arritur minimumin e pranueshëm të zotërimit të kompetencave dhe me anë të përkrahjes arrin ta përmbush kriterin e lejuar të kalimit të lëndës/fushës lëndore [40-59]% Nota 3 (mirë) përcakton performancen e mirë në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi ka arritur nivelin mesatar të pranueshëm të zotërimit të kompetencave dhe është në gjendje që me anë të përkrahjes të demonstroj origjinalitet dhe dëshmoj përpjekje në arritjen e shkathtësive të analizës, sintezës dhe vlerësimit [60-79]%. Nota 4 (shumë mirë) përcakton performancë shumë të mirë në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi ka arritur nivelin e plotë të zotërimit të kompetencave, demonstron origjinalitet si dhe ka gatishmëri të dëshmoj shkathtësi të analizës, sintezës dhe vlerësimit [80-89]% Nota 5 (shkëlqyeshëm) përcakton performancen e shkëlqyeshme në realizimin e detyrës së dhënë. Nxënësi ka arritur nivelin e plotë të zotërimit e të gjitha kompetencave, demonstron çdo here origjinalitet dhe gatishmëri dhe dëshmon në mënyrë konsistente shkathtësi të analizës, sintezës dhe vlerësimit të cilësisë së lartë [90-00]% 2

Dimensionet e niveleve të performances Zhvilluesit e përshkruesve të niveleve të performances janë të dobishëm sepse ato përqendrohen në përshkrimin të asaj se si nxënësit i kanë arritur standardet sipas dimensioneve: komunikimi, zgjidhja e problemeve, shfrytëzimi i TIK-ut, shtrirja, shpeshtësia, ndihma/fasilitimi, thellësia, kreativiteti dhe cilësia e njohurive, aftësive dhe shkathtësive që ata i kanë fituar. Komunikimi: i referohet komunikimit të dijes dhe aftësive të fituara brenda fushës së kurrikulës tek të tjerët përfshirë këtu nxënësit dhe mësimdhënësit. Zgjidhja e problemeve: i referohet zgjidhjes së problemeve rutinore dhe të reja, të thjeshta dhe komplekse brenda fushës së kurrikulës Përdorimi i TIK: i referohet përdorimit të kompjuterëve dhe teknologjisë tjetër informative brenda fushës së kurikulës. Shtrirja: i referohet shtrirjes së të kuptuarit të rezultateve të të nxënit të kurrikulës që janë zotëruar, dhe cili është niveli i arritjes së rezultateve të të nxënit për shkallë /fushë. Shpeshtësia: i referohet sa shpesh nxënësi demonstron mjeshtëri gjatë procesit mësimor dhe sa shpesh nxënësi është në gjendje të demonstrojë zotërimin e një kompetence. Ndihma/Fasilitimi: i referohet nivelit të njohurive, aftësie, shkathtësive dhe qëndrimeve apo dhuntive që posedon dhe tregon një nxënës. Nxënësi është i qartë për atë që e thotë apo e demonstron duke arsyetuar andaj klasifikohet si një person, që të tjerët mund të mësojnë nga ai apo ai i ndihmon të tjerëve. Thellësia: i referohet thellësisë që nxënësi ka përmbushë rezultatet e të nxënit përmes niveleve të dijes. Kreativiteti: i referohet aftësisë së nxënësit për të shkuar përtej asaj që është mësuar. Në termin produkt është aftësia për të krijuar diçka të re, përmes frymëzimit, imagjinatës, vizionit, inspirimit dhe zgjidhjes së problemit në situata të reja. Cilësia: i referohet njohurive dhe aftësive për të parë të mësuarit e nxënësve, dhe përfshin identifikimin dhe tiparet kryesore të të mësuarit të nxënësve dhe se mësimi klasifikohet sipas shkallëve të përsosmërisë dhe vlerave. 22

Vlerësimi përfundimtar Vlerësimi përfundimtar në një lëndë mësimore realizohet në nivel klase si vlerësim i përfundimit të vitit mësimor i nxjerrë nga mesatarja aritmetike e tri periudhave të caktuara kohore (shih me lart te vlerësimi përmbledhës) Nota përfundimtare e një lëndë mësimore formohet me mesataren aritmetike të notave në tri periudha të caktuara kohore: Nota () mesatarja e notave (.00 -.49) Nota (2) mesatarja e notave (.50-2.49) Nota (3) mesatarja e notave (2.50-3.49) Nota (4) mesatarja e notave (3.50-4.49) Nota (5) mesatarja e notave (4.50-5.00). Nota përfundimtare e një lënde mësimore (nota vjetore) vendoset në librin e klasës dhe bartet në librin e amë, po ashtu kjo notë raportohet dhe evidentohet në librezën/dëftesën e nxënësit. Nota përfundimtare për nxënësit të cilët mbeten në riprovim, vendoset në libër amë dhe dëftesë pasi ta arrin kriterin e kalimit. Vlerësimi përmbyllës Dokumentet kurrikulare si Korniza e Kurrikulës dhe Kurrikula Bërthamë parashohin që të organizohet vlerësimi përmbyllës në fund të secilës shkallë kurrikulare. Instrumentet të cilat përdoren për këtë vlerësim do të jenë të standardizuara nga MASHT ndërsa administrimi do të bëhet nga shkolla, përmes aktiveve profesionale në fillim të shkallës vijuese. Ky vlerësimi ka rol diagnostikues dhe si i tillë për qëllim verifikimin e arritjes së rezultateve të të nxënit nga nxënësit në nivel shkalle kurrikulare të fushave përkatëse në kontekstin e zotërimit të kompetencave kryesore, dhe mbi këtë bazë organizimin e mësimdhënies drejt progresit të vazhdueshëm të arritjes së tyre. Vlerësimi përmbyllës realizohet në nivel shkolle për fushë dhe përfshin vlerësimin me rastin e përfundimit të shkallës të kurrikulës dhe realizohet në fillim të klasat 3, 6, 8, 0 dhe 2. 23

Duke u mbështetur në prioritetet e vendeve të OECD si dhe të shteteve të tjera me sistem të zhvilluar arsimor ky vlerësim do të jetë i harmonizuar dhe i bazuar në vlerësimin PISA. Rrjedhimisht, lëndët të cilat do të vlerësohen nga ky vlerësim sipas shkallës janë: klasat 3 dhe 6: administrohet vetëm ne fushën gjuhë/ komunikim dhe matematikë; klasa e 8: administrohet ne fushën gjuhë/komunikim, matematikë dhe shkencë; klasat 0: administrohet në fushën gjuhë/komunikim, matematikë si dhe në fushat që janë në interes të drejtimit të shkollës përkatëse. Mësimdhënësit dhe stafi menaxherial i shkollës i analizojnë rezultatet e vlerësimit përmbyllës në kontekstin individual për secilin nxënës dhe në kontekstin e përgjithshëm për shkollën. Pas analizës së rezultateve (java e fundit e shtatorit), mësimdhënësit e aktiveve profesionale për fusha lëndore reflektojnë në planifikimet e bëra për klasat e shkallës vijuese të kurrikulës. Mësimdhënësit planifikojnë, aktivitete/programe mësimore plotësuese për nxënësit që nuk kanë arritur nivelin e mjaftueshëm/dëshirueshëm të rezultateve të te nxënit për fushë lëndore dhe kompetenca. Ndërsa për nxënësit që kanë treguar performancë të lartë, mësimdhënësit përgatisin aktivitete/programe shtesë. Vlerësimi përmbyllës bëhet në bazë të listës së kontrollit së rezultateve të të nxënit për shkallë të kurrikulës për fushat lëndore dhe kompetencat kryesore, të cilat i verifikojnë arritjet e nxënësve kundrejt kritereve të vlerësimit që merren nga rubrika përkatëse në çdo rezultat mësimor. Listat e kontrollit (përgatiten nga aktivet profesionale) mund të jenë individuale (për çdo nxënës) ose kolektive (një listë për të gjithë grupin ose klasën). Në të dyja rastet, kriteret e vlerësimit duhet të jenë të njëjta. Nota përmbyllëse ( A, B, C dhe D ) për fushën përkatëse me rastin e përfundimit të një shkalle të kurrikulës nxirret nga dëshmitë e evidentuara në përmbushjen e rezultateve të të nxënit dhe zotërimin e kompetencave për shkallën dhe fushën përkatëse të dala nga vlerësimi përmbyllës i realizuar me instrumente enkas për këtë vlerësim. 24

Rezultatet e vlerësimit përmbyllës evidentohen në një raport të veçantë të shkollës për secilin nxënës dhe në libër të klasës në një rubrikë të veçantë për raportin për vlerësimin përmbyllës. Mbi bazën e rezultateve përgatiten raporte të veçanta për secilin nxënës për prindin/kujdestarin dhe aktivin profesional me qëllim të përkrahjes së nxënësit gjatë vitit vijues. Rezultatet e vlerësimit përmbyllës, gjithashtu, shfrytëzohen nga shkolla dhe DKA për përmirësimin dhe avancimin e praktikave në organizim, planifikim, mentorim, monitorim dhe mbikëqyrje të punës që realizohet në shkollë. Rezultatet e vlerësimit përmbyllës mund të shfrytëzohen edhe nga institucione tjera relevante të arsimit. Notat e vlerësimit përmbyllës Vlerësimi përmbyllës shënohet me notë në formë të shkronjës (A, B, C, D) Nota A.(Përformancë e shkëlqyeshme) Nota B.(Përformancë e shumë mirë) Nota C.(Përformancë e mirë) Nota D.(Përformancë e mjaftueshme) Notat e vlerësimit përmbyllës shfrytëzohen nga klasa dhe shkolla për të evidentuar, planifikuar dhe përmirësuar rezultatet e nxënësit. 25

IV. Metodat, teknikat dhe instrumentet e vlerësimit Në procesin e vlerësimit ekzistojnë një numër aktoresh të cilët janë pjesë vepruese ose që përfitojnë nga vlerësimi. Gjithashtu, informatat që dalin nga procesi i vlerësimit i shërbejnë një mori qëllimesh. Në formë të përmbledhur dhe ndërveprimi midis tyre janë të paraqitura në tabelën më poshtë. Tabela 4. Aktoret e vlerësimit, funksioni i informatës dhe zhvillimit Përdoruesi Funksioni i informatës Funksioni i zhvillimit Nxënësit : Vetëvlerësimi dhe reflektimi për zhvillim vetanak. Aktivizimi dhe udhëzimi i nxënësit në të mësuarit e tij. Mësuesit : Cili është niveli arritjes së nxënësve? Aktivizimi dhe drejtimi i mësuesve në punën e tyre. A janë arritur rezultatet e të nxënit? Prindërit : Cilat janë arritjet e fëmijës? Aktivizimi dhe drejtimi i mbështetjes së nxënësve. Menaxhmenti : Njohja e nivelit të nxënësve, cilësisë së kurikulit dhe nivelit të realizimit të tij Sa dhe në ç drejtim duhet të zhvillohet shkolla? Hulumtuesit : Analiza dhe interpretimi i Çfarë duhet hulumtuar dhe deri në ç gjendjes aktuale duke masë? identifikuar faktorët? Vlerësimi, duke qenë i hapur, transparent dhe i kryer paralelisht me të nxënit, po ashtu do t ua mundësojë nxënësve që t i matin përparësitë dhe dobësitë e tyre, dhe kështu ata do të mund t i zhvillojnë më tutje përparësitë e tyre dhe të punojnë më tepër në fushat ku janë më të dobët. Në mesin e metodave të vlerësimit, krahas testeve me përgjigje të shkurtra dhe eseve, gjenden edhe detyrat e shtëpisë, projektet individuale, 26

anketat, aktivitetet e vrojtimit, ekspozitat, vizitat në terren, prezantimet me gojë, testet e të dëgjuarit, testet me libra të hapur, punimet praktike dhe aktivitetet kreative. Më poshtë do të japim disa metoda dhe teknika (apo instrumente) themelore që mund të përdoren nga secili mësimdhënës ndërsa mësimdhënësit do të duhet të shfrytëzojnë kreativitetin e tyre për të gjykuar në cilat raste këto teknika mund të jenë të zbatueshme si dhe të modifikojnë këto apo edhe zhvillojnë teknika specifika që mund t i përshtaten më shumë natyrës dhe qëllimit të punës së tyre.. Detyrat individuale Karakteristikat: * Analiza e pyetjeve shtesë në librin e nxënësve, * Analiza artikujt e gazetës, * Analiza e materialeve elektronike si incizime të ndryshme, * Analiza dokumente nga internetit, * Analiza e materialeve shtesë që lidhen me temën. Komente: Zbatohet për të thelluar të kuptuarit e temës apo tekstit. Synohet të arrihet zbatimi i njohurive, zgjidhja e problemeve, arsyetimet, konkludimet, arsyetimi. Gjithashtu, përmes aktiviteteve të tilla synohet përforcimi i mësimit dhe lidhja me jetën e përditshme. 2. Projektet individuale dhe grupore Karakteristikat: * Shfrytëzimi i burimeve primare dhe sekondare për të përforcuar mësimin. Burimet mund të jenë të dhëna nga tereni apo nga burimet elektronike. Komente: Projekti përfshin zgjedhjen dhe përdorimin e dëshmive për të identifikuar, përshkruar, analizuar dhe për të nxjerr konkludime përkitazi me një çështje apo problem të veçantë. Nxënësit duhet të përfshihen në një sërë aktivitetesh, për një kohë të konsiderueshme, dhe të punojnë shpesh në mënyrë individuale. Kjo, në anën tjetër, kërkon që mësuesit të planifikojnë strategji të mbështetjes, shpesh me përqendrim në shkathtësitë e mësimit. Rezultatet janë të specifikuara dhe metodat e vlerësimit 27

zakonisht përcaktohen më herët dhe i bëhen të ditura nxënësve. Projektet bëhen edhe si punë ekipore duke u siguruar që kontributi individual i nxënësit njihet. 3. Shkrimi i Esesë Karakteristikat: * Esetë me kohë të caktuar ; * Esetë e bazuara në burime; * Të shkruarit e zgjeruar për audiencë të caktuar; Komentet: Një mënyrë e shpejtë dhe e besueshme për vlerësimin e përvetësimit të përmbajtjes i lehtë për t`u mbajtur, por i vështirë për t`u notuar. Pyetjet/temat e konstruktuara me kujdes mund të vlerësojnë një mori shkathtësish apo vetish. Mundësi e madhe për ti përfshirë nxënësit në riorganizimin e argumenteve dhe ideve dhe formulimin e gjykimeve dhe paraqitjen e argumenteve dhe pike vështrimeve personale. Instrument i mirë për të matur aftësinë kreative dhe mendimin kritik tek nxënësi. 4. Prezantimet me gojë Karakteristikat: * Diskutimet: bashkëveprimi i nxënëseve brenda grupit. * Prezantimet: nxënësit përgatisin dhe prezantojnë raportet me gojë audiencës. Drama: Grupet mësimore bashkëpunuese forum i mirë për këtë metodë. Komente: Shumë motivuese për disa nxënës (shpesh, por jo gjithmonë, për ata që nuk e preferojnë punën me shkrim). Marrin shumë kohë. Sfida kryesore është të planifikohen procedurat dhe udhëzimet e përshtatshme. Sfidë mbetet mundësia që secili nxënës të ketë mundësinë e prezantimit me gojë. 5. Teste Karakteristikat: * për fushë të kufizuar, * teste individuale, * kohëzgjatja e kufizuar. Komente: për vlerësimin e përmbajtjes, të ndonjë njësie apo teme të caktuar si dhe teste të periudhave të caktuara dhe teste finale. Testet përfshijnë lloje të ndryshme të kërkesave brenda tyre. 28

6. Libri i hapur Karakteristikat: * Përdorimi i referencave të ndryshme. * Zbulimi i detyrës apo temës. * Rëndësia e të shprehurit Komentet: Duhet të planifikohet me kujdes. Duhet të përdoret për të gjetur temat dhe jo për gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve të dhëna në libër. Një gjë me rëndësi është si të formulohen detyra dhe aktivitete që nxënësit të sfidohen për të sintetizuar informacionin e dhënë në libër dhe krijuar një gjë të re nga ajo. Hartimi i testeve Testet janë instrumenti i preferuar i vlerësimit për disa nxënës, sidomos ata që preferojnë të kenë kohën e vet në dispozicion për të shprehur arritjet e tyre personale në pjesët e caktuara. Varësisht prej llojit të kërkesave që vendosen, testet mund të konsiderohen si instrumente objektive të vlerësimit. Kohëzgjatja e testeve është gjithmonë e caktuar paraprakisht dhe nxënësit duhet të jenë të informuar me kohë. Ajo që i bënë karakteristike testet është se mund të përbëhen nga lloje të ndryshme të kërkesave dhe mund të testojnë nivele dhe lloje të ndryshme të të menduarit të nxënësve. Hartimi i një testi të mirë duhet të ketë parasysh këto dimensione: Cilat janë rezultatet e pritura që synon të vlerësoj testi? Cilat janë llojet e kërkesave që më së miri i shërbejnë qëllimit të paracaktuar nga vet vlerësuesi? Cili është volumi optimal i kërkesave që duhet të përfshihen në një test? Në një test, mund të përfshihen këto lloj kërkesash: Pyetje me Po/JO Pyetje me E vërtetë/e pavërtetë Pyetje me zgjedhje të shumëfishta Bashko fjalët nga kolona A me fjalët nga Kolona B Pyetje me përgjigje të shkurtër Pyetje të hapura Vendos fjalët në vendin e duhur në tekst 29

V. Planifikimi i vlerësimit Kur flasim për planifikimin e orëve mësimore mësimdhënësit, por edhe të tjerët, zakonisht mendojnë në përmbajtjen dhe aktivitetet që do të mbushin orën. Në fakt, ndoshta elementi i parë që duhet të mendojnë mësimdhënësit në procesin e planifikimit është vlerësimi. Jo duke detajuar metodat dhe procesin e vlerësimin por duke përcaktuar rezultatet e pritura që në fakt shihen edhe si pjesë integrale e sistemit të vlerësimit si pikë referimi. Ekziston një numër i madh i çështjeve që duhet të merren parasysh kur planifikoni se si të vlerësoni nxënësit tuaj. Shikoni figurën më poshtë. Figura : Adaptuar nga Planifikimi i detyrave të përshtatshme të vlerësimit është një parim i mësimdhënies së mirë ( Ramsden, 2003, p 96) 30

Të qenit transparent Duke qenë specifik në atë se çfarë pritni që nxënësit tuaj të arrijnë dhe se si të nxënit do të vlerësohet, përmbajtja e kursit dhe kërkesat e vlerësimit duhet të publikohen për të qenë transparent për të gjithë. Nxënësit kanë të drejtë të dinë se çfarë ata duhet të mësojnë dhe kriteret në bazë të cilave ata do të vlerësohen. Të shkruarit e rezultateve të të nxënit dhe kriteret e vlerësimit nuk do të thotë se ju u tregoni nxënësve saktësisht se çfarë ai/ajo duhet të bëjnë për të kaluar vlerësimin, por rezultatet e të nxënit ofrojnë direktiva të përgjithshme sipas të cilave nxënësit duhet të mësojnë dhe se çfarë ata duhet të demonstrojnë në vlerësimin e tyre. Duke deklaruar rezultatet e të nxënit dhe kriteret e vlerësimit ju ndihmoni nxënësit tuaj të kuptojnë aspektet e të nxënit në të cilat ju dëshironi që ata të fokusohen. Hapi i parë : Përcaktimi i rezultateve të të nxënit Rezultatet e të nxënit përshkruajnë atë që nxënësi duhet të dijë, të kuptojë ose të jetë në gjendje të bëjë në fund të një periudhe të dhënë të të nxënit. Periudha e të nxënit mund të jetë një orë e vetme, një modul i lëndës ose një semestër i tërë. Rezultati i të nxënit shpesh mund të fillojë me: Deri në fund të orës / modulit të lëndës / gjysëm vjetorit, nxënësi pritet të jetë në gjendje të... Secili rezultatet i të nxënit duhet të përfaqësojë një arritje që pritet nga nxënësit tuaj në fund të një pune/detyre. Secili rezultat përfaqëson një aftësi të dukshme, detyrë apo proces të cilin nxënësit tuaj duhet ta posedojnë ose të jenë në gjendje të bëjnë. Sfida është të vendosen metoda të përshtatshme të vlerësimit në përputhje me rezultatet të nxënit. Pra, caktimi i rezultateve të pritura duhet të bëhet me idenë e caktimit të metodave të vlerësimit që do të ishin të përshtatshme për arritjen e atyre rezultateve. Hartimi i rezultateve të qarta të të nxënit është një hap i parë i rëndësishëm në procesin e vlerësimit që ndihmon të vendosen qëllime të qarta si për mësimdhënësin dhe për nxënësin. Në kontekst të Kurrikulës së Kosovës, caktimi i rezultateve të pritura për njësinë mësimore apo për tërësinë mësimore duhet të bëhet duke bërë lidhjen me Rezultatet e pritura që ka mësimdhënësi në dispozicion nga dokumentet kurrikulare si rezultatet e pritura për fushën dhe shkallën e caktuar si dhe duke bërë lidhje më afatgjate 3

me rezultatet e përgjithshme dhe me kompetencat kryesore kurrikulare. Nganjëherë është e vështirë të sigurohet një lidhje e tillë për lëndë e fusha të caktuara por e rëndësishme është të synohet drejt logjikës së koherencës dhe lidhshmërisë. Hapi 2: Përzgjedhja e metodës së vlerësimit Metoda e vlerësimit duhet të jetë e përshtatshme për vlerësimin e rezultateve të të nxënit. Metodat e ndryshme të vlerësimit janë më të përshtatshme për testimin e grupeve të ndryshme të shkathtësive. Për shembull, një test me alternativa është i mirë për të testuar të kuptuarit e informatave faktike nga ana e nxënësve, mirëpo nuk ndihmojnë shumë për të zbuluar shkathtësitë e tyre të mendimit kritik. Nëse rezultatet tuaja kanë të bëjnë me shkathtësitë e mendimit kritik të nxënësve, atëherë mund të jetë mënyrë më e mirë e vlerësimit nëse u kërkohet nxënësve të shkruajnë një ese argumentative. Ngjashëm, nëse rezultatet tuaja të të nxënit lidhen me shkathtësitë e komunikimit, atëherë mund të jetë më mirë caktoni një prezantim me gojë ose të organizoni një debat. Ndërkaq, nëse rezultatet e të nxënit lidhen me aftësinë kërkimit të informacionit tek nxënësit, atëherë mënyra më e mirë e vlerësimit mund të jetë implementimi i një projekti nga ana e nxënësve, në vend të hartimit të një eseje në të cilën nxënësit do të shkruanin për procesin e kërkimit të informacionit! 32

Për reflektim: Korniza e Kurrikules e Kosovës thekson se nxënësit duhet të arrijnë gjashtë kompetencat në vijim: Kompetenca e komunikimit e shprehjes Nxënësit bëhen komunikues efektiv Kompetenca e të menduarit Nxënësit bëhen mendimtarë kritik Kompetenca e të nxënit Nxënësit bëhen nxënës të suksesshëm Kompetenca e lidhur për jetë, punë dhe mjedis Nxënësit bëhen kontribues produktiv Kompetenca personale Nxënësit bëhen individë të shëndetshëm Kompetenca qytetare Nxënësit bëhen qytetarë të përgjegjshëm Mësimdhësit bashkërisht do të duhej të punonin për të menduar për llojet e aktiviteteve e të metodave të vlerësimit që do të mund të përdoreshin për të promovuar secilën prej gjashtë kompetencave të paraqitura më lartë. Për shembull, çfarë aktivitetesh në klasë do të mund t u ndihmonin nxënësve të bëhen komunikues efektivë? Cilat metoda të vlerësimit mund të përdoren për të testuar nëse nxënësit e kanë arritur secilën nga këto kompetenca. 33