Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël

Similar documents
Dhimitër Dhora. Liqeni i Shkodrës

Speci Shqipëri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË DIZERTACION. Për marrjen e gradës shkencore

KREU I: PASURITË UJORE SHQIPTARE

DISERTACION. Për marrjen e gradës shkencore: Doktor

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Dibra H. (2017): Ndotja mikrobike e ujërave të Fushë-Krujës, ndikimi në mjedis dhe shëndetin publik

A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.2

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

Prof. As. Dr. Belul Gixhari Dr. Mehmet Ramadani. Ag robiod iversiteti. ne Fushe Arrez. (Monografi) Realizuar na kuoder ta projektit

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

VNMS Shqipëri Aneksi 11.4 Kriteret e Ndjeshmërisë

Ligatinat - vlerat që duhet të mbijetojnë

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Integrated Ecosystem Management of Prespa Lakes Basin in Albania - News

VLERËSIMI I ARGJILËS ALFA-7 DHE GURIT RANOR NDIKIMI NË PERFORMANCËN MJEDISORE

this project is funded by the european Union

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË

KONFERENCA. Prishtinë, Tetor 2010

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Protect nature Invest for the future. Gashi.

Hyrje. Materialet e përdorura dhe metoda e ndjekur. Përfundimet dhe diskutime

Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë

AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

DISERTACION TEMA :BILANCI UJOR DHE VLERËSIMI I HUMBJEVE TE MUNDSHME NGA LIQENI I BADOVCIT,KOSOVË. (për marrjen e gradës Doktor i Shkencave)

MJEDISIT. (aspekti juridik i burimeve të ndotjes dhe mbrojtja e mjedisit, me theks të veçantë të mjedisit ujor)

RAPORT PËR GJENDJEN E UJËRAVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2015

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Studimi i VNM. Inxhiniere Mjedisi: Denisa Kola. Ekspert Mjedisi: Elgerti Bixha. Administrator: Elon Ciko

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Nevton KODHELAJ 1, Nevina KOJA 1, Fatjona LEVANI 2,

Vlerësim i burimeve të erës në Dragash - Kosovë

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Plani Lokal i Veprimit në Mjedis Komuna Bushat

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

AKTET ISSN PEÇI DH 1, MULLAJ A 1 ; DERVISHI A 2. AKTET V, 1: , 2012

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT BASHKIA ORIKUM ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

VNMS Shqipëri Aneksi Fletët e të Dhënave nga Terreni mbi

BOSHTET E ZHVILLIMIT TË TRAFIKUT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

MBROJTJA E MJEDISIT NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

ANALIZA SOCIO-EKONOMIKE DHE STUDIMI MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Ky publikim reflekton mendimet e autorëve dhe jo detyrimisht të SDC

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

KORNIZA KOSOVARE PËR MENAXHIM TË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

VLERESIMI I CILESISE SE BURIMEVE UJORE QE FURNIZOJNE ME UJE QYTETIN E KRUMES NE RRETHIN E HASIT. Adelina Peka 1, Ilirjana Boci 1

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

TRANSPORTATION OF GOODS WITH CONTAINER AND ITS PERSPECTIVES IN ALBANIAN PORTS TRANSPORTI I MALLRAVE ME KONTEJNER DHE PERSPEKTIVAT NË PORTET SHQIPTARE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. Në kërkim të gradës Doktor i Shkencave Drejtimi Gjeografi

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Vështrim i Pavarur në Lidhje me Raportin e VNM-së për dy HEC-e në Zonën e Dragobisë 1

DIBER UNIVERSITETI ''ALEKSANDER MOISIU''DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE MASTER PROFESIONAL:PROFILI ''DREJTIM TURIZMI''

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: BIOSFERA DHE QARKULLIMI I MATERIEVE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE NATYRORE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Lumenjtë e thyer. Ndikimet e hidrocentraleve të vegjël të financuara nga Evropa në peizazhet e pacënuara të Ballkanit


Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT ANALIZA KRAHASUESE E KURRIKULËS AKTUALE TË ARSIMIT BAZË ME ATË TË VENDEVE TË TJERA

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

VLERËSIMI I BURIMEVE TË RIPËRTËRITSHME DHE PRODHIMI I ENERGJISË NGA REZIDUAT E BIOMASËS DRUNORE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM NË KOSOVË

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Bashkia Ersekë/Erseke Municipality. Plani Lokal i Veprimit në Mjedis Local Environmental Action Plan

THE POLLUTING EMISSIONS FROM THE OIL PROCESSING INDUSTRY IN ALBANIA SHKARKIMET NDOTËSE NGA INDUSTRIA E PËRPUNIMIT TË NAFTËS NË SHQIPËRI

Menaxhimi i Burimeve Natyrore në Evropën Juglindore: Pyjet, Toka dhe Ujërat

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) Final Report. Non technical summary

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë

www. ekolevizja. org www. myabcal. org

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION

The UK Linguistics Olympiad 2018

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Të dhëna zoologjike dhe ekologjike mbi klasën Diplopoda(Myriapoda).Fauna diplopode e Shqipërisë. Hajdar KIÇAJ. Abstract. Hyrje

Potenciali për zhvillimin e ekoturizmit

Zhvillimet politike në Kosovë

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

Dano E. (2017): Përcaktimi i ndotësve organikë të qëndrueshëm në lumin Drin

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Strategjia e zhvillimit rajonal

Transcription:

Prof. Dr. Dhimitër Dhora Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël Shkodër, 2017

Në kopertinë: Baseni i Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël SHUKALB-WPI: http://shukalb.al (Modifikuar Dh. Dhora)

Përmbajtja Parathënie...5 Karakteristikat e Liqenit të Shkodrës...7 Karakteristikat e Lumit Buna...17 Karakteristikat e Liqenit të Ohrit / Pogradecit...31 Karakteristikat e Liqenit të Prespës së Madhe dhe të Vogël...42 Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik...48 Përfundime...57 Referencat...60

Parathënie Prej dekadash jam marrë me ekosistemet ujore të vendit tonë dhe vazhdimisht kam patur dëshirë të shkruaj mbi karakteristikat e tyre. Njohja e karakteristikave është njohja e kuintesencës, njohja racionale, njohja e thelbit të dukurive. Eshtë fjala për njohjen e karakteristikave esenciale, më të spikatura në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato ekologjike. Në mungesë të studimeve të tilla të plota, ndërmora provën e parë me Liqenin e Shkodrës. Prej vitit 2005 kam botuar disa herë karakteristikat e liqenit, deri sa arrita në variantin e që desha, të botuar kohët e fundit. Kjo përvojë më shërbeu për të hartuar karakteristikat e Lumit Buna. Ndërkohë studimin e shtriva edhe për Liqenin e Ohrit/Pogradecit, Liqenin e Prespës së Madhe dhe Liqenin e Prespës së Vogël, si dhe në studimin e karakteristikave në tërësi të Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël. Në këtë libër janë përfshirë të gjitha këto studime. Për realizimin e këtij libri është shfrytëzuar një material i gjerë eksistues, i botuar përgjatë shumë dekadave. Mirëpo në këto botime, për shumë çeshtje, eksistojnë të dhëna nga më të ndryshmet. Kjo dukuri ka arsyen e vet, pasi studimet janë bërë në muaj dhe stinë të ndryshme, në vite dhe në situata të ndryshme. Në këtë libër janë vendosur të dhënat më të përzgjedhura, më sinjifikativet, më të besueshmet, shpesh të shoqëruara me sqarime përkatëse. 5

Shpresoj se ky libër do të lexohet dhe shfrytëzohet prej kolegëve, prej nxënësve dhe studentëve, prej ambjentalistëve, menaxhuesve të zonave të mbrojtura të këtij kompleksi, specialistëve të turizmit etj. Natyrshëm, nëse ndodh kështu, kjo do të ishte edhe dëshira ime më e madhe. Autori 6

KARAKTERISTIKAT E LIQENIT TË SHKODRËS Pozitë gjeografike e favorshme, 42º 10 V dhe 19º 15 L Liqeni i Shkodrës ndodhet në kordinatën gjeografike 42º 10 të gjerësisë gjeografike veriore dhe 19º 15 të gjatësisë gjeografike lindore, sipas Grenviçit. Ekosistem lakustrin Liqeni i Shkodrës përmendet në histori si sistem lumor (sistem lotik, riverin), ku liqeni ishte pjesa potamike e Lumit Moraça - Buna, por edhe si sistem kënetor (sistem lentik, palustrin), përgjatë pjesës fushore të lumit. Sot Liqeni i Shkodrës përfaqëson një sistem liqenor (sistem lentik, lakustrin), pra me një sipërfaqe të madhe ujore permanente, çka e dallon nga kënetat. Ujërat e tij ripërtërihen relativisht ngadalë, krahasuar me lumenjtë; lëvizjet e ujit, që shkaktohen prej erave dhe nxehtësisë, nuk janë njëdrejtimëshe. Origjinë tektonike - karstike Liqeni i Shkodrës është formuar prej zhvillimeve gjeotektonike të një rajoni mjaft të gjerë, si dhe zhvillimeve të fuqishme karstike. Konturet bazë të Dinarikeve Juglindore, Ultësirës të Zeta - Shkodrës dhe Liqenit të Shkodrës, janë konseguencë e efekteve endogjene gjatë Mesozoikut dhe pjesërisht Cenozoikut. Lëvizja zbritëse e bllokut mbi të cilin është Liqeni i Shkodrës filloi në përfundim të Paleogjenit dhe fillim të Neogjenit. Këto dukuri janë në progres edhe sot, çka ka rëndësi në prognozimin e zhvillimeve afatgjate të liqenit dhe rajonit. Mendohet se lëvizja zbritëse kompensohet me ngritjen prej 7

mbushjes nga prurjet e ngurta, çka përbën një faktor të rëndësishëm gjeologjik të stabilitetit. Modelimi karstik ka dëshmitë e veta në relievin karstik, tiparet hidrografike, formën e liqenit etj. Liqeni i Shkodrës konsiderohet si një prej 8 liqeneve të mëdhenj, me origjinë karstike, më të njohur në Rruzullin Tokësor. Liqen i madh, më i madhi në Ballkan Liqeni i Shkodrës, me sipërfaqe përafërsisht 360-540 km², përfshihet në grupin e liqeneve të mëdhenj të Rruzullit Tokësor (100-10.000 km²). Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit, përsa i përket sipërfaqes. Pellgu Ujëmbledhës - resurs i pashtershëm uji Pellgu Ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës ka sipërfaqe të konsiderueshme, prej 5490 km². Llogaritjet tregojnë që 15 km² pellg i përkasin 1 km² liqen, ndërsa më shumë se 2500 km² pellg i përkasin 1 km³ liqen, çka tregon për një potencial të lartë ujëmbledhës. Liqeni i Shkodrës është liqen fushor, por furnizohet me ujë nga lartësitë me shumë reshje, që llogariten në 2500-3100 mm shi në vit dhe kjo është një faktor tjetër i qëndrueshmërisë së prurjeve ujore në liqen. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës është 770 m. Uji vjen në Liqen nëpërmjet lumenjve përrenjve, burimeve të ndryshme etj. 210 m³/sek, ose rreth 62% e ujit vjen nga Lumi Moraça. Zbrazja e Liqenit në rrugë sipërfaqësore bëhët nëpërmjet Lumit Buna. Stabilizues hidrologjik Në regjimin ujor të Liqenit një rol të rëndësishëm luan regjimi tepër i ndryshueshëm i Lumit Drini. Lumi Drini derdhet në Lumin Buna në rreth 1.5 km nga dalja prej Liqenit, nëpërmjet degës 8

kryesore derdhëse Drinasa. Liqeni i Shkodrës funksionon si një stabilizues i shkëlqyer hidrologjik. Kur Drini sjell pak ujë, Liqeni derdh lirshëm ujin e tij në Lumin Buna. Përkundrazi, kur Drini sjell furishëm ujë, pengohet rrjedhja normale e Lumit Buna, pra pengohet derdhja e ujit të Liqenit në Lumin Buna, për pasojë Liqeni zhvillohet duke rritur nivelin, sipërfaqen dhe vëllimin e tij. Kriptodepresion i rrallë Liqeni zë pjesën më fundore të Ultësirës të Zeta - Shkodrës. 165 km² e sipërfaqes së Liqenit të Shkodrës, çka i takon rreth 44,3 % e sipërfaqes minimale të pasqyrës së së tij, ka fundin nën nivelin e detit. Kjo dukuri e karakterizon liqenin si një kriptodepresion të rallë në Europë dhe në gjithë Rruzullin Tokësor. Kjo është pjesa që i jep atij atributet e liqeneve stereotipike, vlera natyrore të veçanta, aftësi ripërtëritëse dhe jetëgjatësi. Arqipelag unikal në Europë Në pjesën perëndimore, prej daljes së Bunës e deri në Kepin e Radushës, bregu është përgjithësisht shkëmbor. Ka shumë gjire, kepe dhe ishuj të shumtë, që kanë interes studimi nga pikëpamja gjeologjike, gjeografike dhe ekologjike. Arqipelagu prej 53 ishujsh është unikal në Europë. Ishujt lozin rol të rëndësishëm në biologjinë e liqenit, pasi janë mjedise relativisht të izoluara, me bimësi interesante, strehë dhe vende riprodhimi për shpendët dhe kafshët e tjera. Liqen subtropikal Regjimi hidrotermik i Liqenit të Shkodrës është interesant. Temperaturat mesatare nga janari në gusht ndryshojnë me rreth 20 C. Shumë rallë temperatura e ujit ka zbritur nën 0 C. Ky regjim temperature e karakterizon Liqenin si subtropikal. Liqeni ka më shumë ujë në stinët me reshje dhe më pak në verë. 9

Zhvillime stinore që sigurojnë stabilitet Liqeni i Shkodrës karakterizohet nga luhatje stinore të mëdha të nivelit të ujit, që shkojnë deri në rreth 5 metra. Ekosistemi e ka të domosdoshme këtë luhatje, sigurisht brenda kufinjve të pranueshëm, minimal dhe maksimal. Me ardhjen e stinëve të ngrohta dhe uljen e nivelit të ujit, ndodh sensibilizimi biologjik, zhvillohen habitatet dhe makrofitet ujore, ndodh riprodhimi i gjallesave, migrimi biologjik etj. Me ardhjen e stinëve të ftohta, kur niveli i ujit rritet deri në nivelin maksimal, ekosistemi sensibilizohet për zhvillime me kahje të kundërt. Numri i habitateve bie dhe kafshët gjejnë strehët e sigurta për dimërim, ose migrojnë në këthim. Sa vjen vjeshta ndodh dekompozimi i makrofiteve. Masa e kalbur shpërndahet në sedimentin e krejt liqenit dhe një pjesë e madhe ikën nëpërmjet Lumit Buna për në det, duke realizuar kështu pastrimin e ujit të liqenit. Mjedis i karakterit litoral Cektësia është karakteristikë identifikuese e liqenit. Cektësia dhe oshilacionet e nivelit të ujit e bëjnë të pamundur zhvillimin e zonave vertikale të liqenit. Liqeni i Shkodrës konsiderohet thjeshtë si mjedis i karakterit litoral. Ai është një liqen i cektë (përveç kriptodepresioneve). Sedimentet e tij ndodhen përgjithësisht brenda zonës fotike. Cektësia dhe turbulenca, për shkak të erave të shumta, përshpejtojnë transformimet redoks të sedimentit, me kahje pozitive, lehtësojnë lidhjet dhe bashkëveprimin e ujit me sedimentin. Uji me oksigjen, sedimenti me potencial redoks të lartë Saturimi i oksigjenit në ujë është mbi 70 %. Shpërndarja e tij, në princip, është ortograde, ndonëse sipas kushteve shfaqet edhe klinograde. Gjendja e koncentrimeve të oksigjenit të tretur zbret me rritjen e temperaturës. Liqeni i Shkodrës përgjithësisht e ka të lidhur ngushtë biotën 10

me sedimentin. Në litoral sedimentet përmbajnë rërë dhe detrit nga vegjetacioni makrofit, ndërsa llumi i pelagialit është më i mineralizuar. Sipërfaqja e sedimentit ka potencial redoks të lartë, i cili përshtat sedimentet për makrofitet dhe invertebrorët aerobikë. Predominim i ioneve kalcium dhe hidrogjenkarbonat Në matricën ujore të Liqenit të Shkodrës ionet kryesore janë kalciumi dhe magnezi, për kationet dhe hidrogjenkarbonati dhe sulfati, për anionet. Kalciumi përbën 74 % të kationeve dhe 39 % të matricës së ujit, ndërsa hidrogjenkarbonati përbën 93 % të anioneve dhe 47 % të matricës së ujit. Ionet e lëndëve ushqyese përbëjnë rreth 2 % të matricës ujore. Ujërat e liqenit - oligotrofike Predominimi i ujërave të këthjellta, oligotrofike, me biomasë fitoplanktoni të ultë, është karakteristikë identifikuese e liqenit. Feedback-et që mbajnë në parametrat normalë cilësinë e ujit të liqenit janë: përmbajtja e nutrientëve në ujë vs. prodhimi humik në wetland; përmbajtja e nutrientëve në ujë vs. prodhimtaria e habitateve pyjore të bregut; strukturat e zinxhirit ushqimor që transferojnë fosforin prej litoralit në pelagial vs. mekanizmat biogjeokimike që inhibojnë riciklimin e fosforit prej sedimentit. Sediment me përmbajtje të lartë nutrientësh Përmbajtja e lartë e nutrientëve në sedimentet e Liqenit janë shprehje e zhvillimit normal të liqenit. Kjo ka lidhje me kalbjen dhe mineralizimin e biomasës së makrofiteve, shpërndarjen e saj në krejt liqenin, si dhe me mekanizmat inhibuese të riciklimit të fosforit prej sedimentit në ujë. Kompleks habitatesh Liqeni i Shkodrës përbëhët prej tre sisteme habitatesh: sistemi lakustrin, që përfshin habitatet limnetike dhe ato litorale; sistemi palustrin me habitate që diferencohen përsa i përket vegjetacionit, 11

si dhe prezencës ose mungesës së ujit; sistemi riverin ku përfshihen habitate vazhdimisht të përmbytura dhe ato kohë pas kohe të përmbytura. Sipas stinëve Liqeni i Shkodrës zhvillohet prej një kompleksi habitatesh të sistemit liqenor në një kompleks habitatesh të sistemeve liqenore - kënetore, me një numër shumëfish nishesh ekologjike. Zona e nënsistemit litoral të Liqenit gjatë stinëve të ngrohta spostohet drejt thellësisë, duke i lënë vendin sistemit të habitateve kënetore. Abundancë makrofitesh Abundanca e makrofiteve me rrënjë është karakteristikë identifikuese e liqenit. Makrofitet janë tipari më karakteristik i litoralit dhe në një farë kuptimi edhe i krejt Liqenit të Shkodrës. Makrofitet e liqenit zhvillohen nga bregu drejt thellësisë, duke filluar prej shoqërimeve emergente, stereotipikisht të dominuara prej kallamishtes Phragmites australis, tek shoqërimet me gjethe floatuese, të dominuara nga lëkoi i ujit i verdhë Nuphar luteum, lëkoi i ujit i bardhë Nymphaea alba dhe arra e ujit Trapa natans, më tej në ato submergente, me dominim të miriofila si kalli Myriophyllum spicatum, gjethebriri gati i zhytur Ceratophyllum demersum, potamogeton Potamogeton dhe zhabina e ujit Ranunculus aquatilis dhe që përfundojnë tek shoqërimet më të thella, me dominim të valisnera spirale Vallisneria spiralis, lapagrethi bregdetar Najas marina dhe Charophyta. Në Liqenin e Shkodrës njihen 240 specie bimësh ujore, prej të cilave 62 janë specie ujore të mirëfillta. 21 specie janë drurë ose shkurre. Deri tani në Liqenin e Shkodrës njihen rreth 60 shoqërime bimore. Liqen ciprinid, peshkim intrigues Lista e peshqve (Actinopterygii) të Liqenit të Shkodrës dhe ujërave afluente përmban 52 specie. Familja Cyprinidae ka 25 specie, ose 48 % të totalit, çka konsiderohet përqindje e lartë dhe ky fakt e 12

karakterizon liqenin dhe iktiofaunën e tij si ciprinide. Ujërat përreth liqenit dhe ihtiofauna e tyre janë salmonide. Në liqen dhe afluentët e tij janë gjetur 9 specie të familjes Salmonidae (17.3 %). Zënia e peshkut në Liqenin e Shkodrës bazohet në tre grupe speciesh. Një vlerë të rëndësishme kanë për peshkimin dy speciet autoktone, gjuca (Alburnus scoranza) dhe krapi (Cyprinus carpio). Në grupin tjetër bëjnë pjesë speciet migruese për në det nëpërmjet Lumit Buna, ku më të rëndësishmit janë kubla (Alosa fallax), ngjala (Anguilla anguilla) dhe qefujt (Mugil cephalus dhe Liza ramado). Grupi i tretë përfshin speciet e introduktuara, si karasi (Carassius gibelio) dhe sharmaku (Perca fluviatilis). Biologjia e peshqve të Liqenit të Shkodrës dhe peshkimi kanë tipare intriguese. Stoku i konsiserueshëm i peshqve kapet në kriptodepresione ose disa vende të veçanta, ku dimëron. Riprodhimi i peshqve bëhët përgjithësisht brigjeve. Rënia e popullatave të peshqve të tregut ka lidhje me veprimtarinë e njeriut, kryesisht me peshkimin e jashtligjshëm. Diversitet dhe kapacitet i lartë shpendësh Liqeni i Shkodrës shquhet për diversitet, kapacitet dhe rol të madh ornitologjik në shkallë rajonale. Në Liqenin e Shkodrës dhe pellgun e tij ujëmbledhës janë evidentuar 283 specie shpendësh, prej të cilëve 168 janë të habitateve ujore. Prej këtij numri, më tepër se gjysma janë folezuese. Në Liqenin e Shkodrës gjendet dhe folezon specia globalisht e rrezikuar, pelikani kaçurrel Pelecanus crispus. Liqeni i Shkodrës plotëson kriterin e Ramsarit për numrin e çifteve folezuese të dallëndyshes së detit gushëbardhë Chlidonias hybridus dhe karabullakut të vogël Phalacrocorax pygmeus. Mbi 2/3 e numrit të përgjithshëm të specieve të habitateve ujore janë shpend shtegëtues. Liqeni i Shkodrës është ndër wetlandët më të rëndësishëm në Europë për dimërimin e shpendëve, me kapacitet të njohur prej rreth çerek milioni individësh, duke plotësuar kështu kriterin e Ramsarit për numrin total të individëve. Numrin më të madh të individëve e përbëjnë bajukla (Fulica atra), 13

karabullakët (Phalacrocorax), zhytërrat (Podiceps), disa rosorë (Anatidae), pulëbardhat (Larus) etj. Rënia e numrit të specieve dhe individëve ka lidhje edhe me ndikimin negativ të njeriut, në prishjen e regjimit ushqimor, gjuetinë dhe shqetësimet e ndryshme. Natyralitet i lartë Liqeni i Shkodrës diagnostikohet i kategorisë 8 në gradientin me 10 kategori të natyralitetit. Natyraliteti i lartë është një prej cilësive të ekosistemit të Liqenit të Shkodrës. Përgjithësisht nuk ka shtim nga jashtë të materies në Liqen, as tjetërsim fizik të gjeomorfologjisë ose të dispozicionit të elementeve fizikë. Dinamikat në liqen janë natyrale. Niveli i fragmentimit të habitateve konsiderohet i moderuar. Zënia e peshkut në Liqenin e Shkodrës konsiderohet e madhe. Në komunitetin e peshqve ka dominancë të specieve vendase dhe prezencë të specieve ekzotike, por me impakt jo të madh. Nga brigjet e liqenit merren rëra dhe materiale të tjera. Elementët artificiale, si ndërtimet tregëtare, molot, rrugët nuk janë mbizotëruese në pejsazhin e liqenit. Ujërat e zeza, lëndët me origjinë prej mbeturinave, mbetjet nga fabrika e aluminit, kimikatet bujqësore arrinë të procesohen prej sistemit dhe nuk shkojnë përtej resiliencës. Faunë me endemizma Dukuria e endemizmit është më e theksuar tek disa grupe kafshësh të liqenit. 10 specie molusqesh, të klasës Gastropoda, të liqenit dhe në rrjedhjet e poshtme të afluentëve të tij shfaqin dukurinë e endemizmit, ose janë të reja për shkencën. Gjithashtu 9 specie gaforresh Amphipoda, që përbëjnë rreth gjysmën e numrit total të specieve të këtij grupi në këtë liqen, janë endemike. Një interes të veçantë paraqesin 20 specie peshqish, ose 38,5% e totalit të numrit të tyre, të cilat shfaqin dukurinë e endemizmit. Prej tyre 5 janë endemike të Liqenit të Shkodrës, 4 specie janë endemike të ekosistemeve ujore të Shqipërisë, 5 specie janë 14

endemike të Sistemit Liqeni i Shkodrës - Lumi Drini - Liqeni i Ohrit, 4 specie janë endemike të Ballkanit Perëndimor, si dhe 2 specie janë endemike të liqenit me luhatje drejt veriut. Bretkosa ballkanike Pelophylax kurtmuelleri është bretkosë subendemike e Shqipërisë, ndërsa bretkosa shqiptare Pelophylax shqiperica endemike e Liqenit të Shkodrës dhe Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë. Tek bimët e larta, shpendët dhe tek një numër i madh grupesh të tjera, endemizmi shfaqet në nivelin e subspecies. Resiliencë e lartë Resilienca e lartë është cilësi e ekosistemit të Liqenit të Shkodrës. Resilienca e lartë mbahet prej variableve të ngadalta, siç janë: faktorët klimaterikë afatgjatë, marrëdheniet trofike, strukturat e habitateve, prodhimi i nutrientëve, niveli i nutrientëve në sediment etj. Makrofitet me rrënjë janë faktor variabël i ngadaltë që promovon resiliencë. Edhe feedback-et që mbajnë cilësinë e ujit në parametra normalë mbahen nga resilienca, përndryshe situata do të degjeneronte në surpriza të padëshirueshme. Dëmtimi i grupit funksional të peshqve dhe shkarkimi i ndotësve organikë mund të sjellin humbjen e resiliencës ekologjike. Stabilitet i lartë Stabiliteti i lartë është cilësi e ekosistemit të Liqenit të Shkodrës. Liqeni i Shkodrës identifikohet si liqen i cektë, me ujë të këthjelltë dhe abundancë të lartë të makrofiteve me rrënjë. Resilienca e lartë mundëson stabilitet të lartë. Faktorët që influencojnë për stabilitet dhe resiliencë të lartë të liqenit janë: fluktuacioni i lartë i nutrientëve në liqen, zinxhirët ushqimor relativisht me pak hallka, numri i madh i specieve, veçanërisht i peshqve, që transferojnë fosforin nga litorali në pelagial etj. 15

Tre feedback-e janë faktorët kryesorë që mbajnë cilësinë e ujit të liqenit në parametra normalë. Makrofitet konsiderohen faktor kyç i stabilitetit. Ato prodhojnë nutrientët, shërbejnë si hallkë e zinxhirëve ushqimorë, janë habitatet me të rëndësishme për kafshët, janë faktorët inhibues të riciklimit të nutrientëve (veçanërisht fosforit) nga sedimenti në ujë etj. 16

KARAKTERISTIKAT E LUMIT BUNA Lumi Buna fillon në Liqenin e Shkodrës dhe përfundon në Detin Adriatik Lumi Buna (serb. Bojana, lat. Barbana) ka gjatësi prej 44 km, gjerësi 0,35-0,5 km dhe thellësi 2-4 m. Fillesën e merr në ekstremitetin më jugor të Liqenit të Shkodrës. Rrjedhja e sipërme zhvillohet përgjithësisht drejt jugperëndimit, ndërsa më pas drejt jugut, përgjatë fushave të Bregut të Bunës (Fushës së Anamalit në të djathtë, si dhe Fushave të Trushit dhe Velipojës në të majtë), derisa derdhet në Detin Adriatik. Kufiri shtetëror përshkon së gjati Lumin Buna nga fshati Samrisht në Shqipëri dhe Goricë në Malin e zi, deri në derdhje në det. Liqeni i Shasit - një Liqen i Shkodrës në miniaturë Përgjatë Lumit Buna gjenden disa ujëra që kanë lidhje të ndryshme me të: në origjinë, zhvillim, komunikim, biodiversitet etj, si Liqeni i Shasit, Liqeni i Zogajve, Laguna e Viluni, shumë këneta e pellgje etj. Liqeni i Shasit në Malin e Zi furnizohet me ujë nga Përroi i Megjureçit, Syri i Begut, Lumi Buna dhe reshjet. Eshtë 3 km i gjatë dhe 1,5 km i gjerë. Liqeni i Shasit dhe Lumi Buna kanë lidhje të ndërsjelltë hidrologjike. Kur niveli i ujit i Bunës është i lartë, ai futet në liqen, ndërsa kur niveli ulet, uji nga liqeni derdhet në lumin Buna; në të dy rastet nëpërmjet kanalit të Shëngjergjit. Liqeni i Shasit është kriptodepresion, prandaj është karakterizuar si Liqen i Shkodrës në miniaturë. 17

Zhvillohet në depozitimet aluvionale dhe pret tre masive gëlqerore Shtrati i Lumit Buna pret tre masive gëlqerore. Gryka e parë është në Shkodër, ndërmjet Taraboshit dhe Kodrës së Kalasë, tjetra është në Freskanjel dhe e treta në Malin e Reçit. Pjesa tjetër e Lumit Buna zhvillohet në depozitime aluvionale. Baseni i Bunës përbëhet prej tre tipeve kryesore të shkëmbinjve: të Triasit, Kretës së Sipërme dhe të Eocenit. Dallohen dy tipe bazë gjeologjike: shkëmbinjtë e përshkueshëm - gëlqerorët, si dhe shkëmbinjtë e papërshkueshëm - flishi dhe sedimentet e kuaternarit. Përshkueshmëria e shkëmbinjve dhe erodibiliteti afektojnë indirekt një numër karakteristikash mjedisore, si morfologjinë e ladshaftit dhe habitatit, tiparet hidrogjeologjike dhe hidrologjike, hidrokiminë e ujit të rrjedhshëm dhe temperaturën e tij, faktorë këto që afektojnë biotën. Lumi Drini shkarkon pjesën me të madhe të ujit në Lumin Buna Në kohët romake një moçalishte zinte sipërfaqen e liqenit. Moraça, që mblidhte ujë nga baseni i Shkodrës, derdhej direkt në lumin Buna. Që nga 1513, Liqeni i Shkodrës është prezent gjithmonë në hartat e kohës. Në 1822, Drini dhe Buna ishin të ndara. Drini derdhesh direkt në detin Adriatik, afër Lezhës, rreth 25 km në lindje të deltës së sotme të Bunës. Në 1867, rrjedhja kryesore e Drinit ishte në shtratin e vjetër të tij, por një degë e quajtur Drinasa kalonte një pjesë të ujit nga Drini në Bunë. Në 1914 Drini shkarkonte pjesën më të madhe të ujit në Lumin Buna përmes Drinasës. Kjo situatë zhvillohet edhe sot. Lumi Buna del nga Liqeni i Shkodrës dhe vetëm 1.5 km nga dalja, merr ujërat e Degës Drinasa, 11 km e gjatë, dega më madhe derdhëse e Lumit Drini. 18

Buna identifikohet lum Buna është lum sepse ka rrjedhje sipërfaqësore për në det; uji rrjedh në një kanal, fundi i të cilit përbën shtratin dhe anët përbëjnë brigjet. Rrjedh në dy kate: sipërfaqësore dhe nëntokësore Shtrati i dikurshëm i Lumit Buna ka qenë shumë më poshtë se ai i sotëm. Lumi Buna ka mbushur shtratin e vjetër të saj me rërë dhe përmbi të ka depozituar sedimente argjilore, të papërshkueshme nga uji. Kështu që, në të njëjtin drejtim, kemi rrjedhjen sipërfaqësore të Lumi Buna dhe në thellësi 10-15 metra, nëpër rëra, kemi rrjedhjen nëntokësore të saj. Dy shtresa uji në shtratin e lumit: ujë i detit poshtë dhe mbi të uji i ëmbël Fundi i shtratit të Lumit Buna është disa metra nën nivelin e detit. Kjo bën që uji i detit të depërtojë përgjatë fundit të shtratit të tij, dukuri e konstatuar prej grykëderdhjes e deri në Shën Gjergj, ndërkohë mbi të rrjedh ujë i ëmbël. Buna klasifikohet lum Buna klasifikohet në kategorinë lum (pas atyre të klasifikuar lumenj shumë të mëdhenj dhe lumenj të mëdhenj, si dhe para atyre të klasifikuar përrenj), bazuar tek aftësia mesatare shkarkuese prej 680 m³/sek (brenda limiteve 100-1.000 m³/sek), sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës 20,585 km² (brenda limiteve 10.000-100.000 km²) dhe gjerësia e lumit në pranverë 350-500 m (brenda limiteve 200-800 m), ndonëse mund të ketë vende edhe më të ngushta. Lum me regjim permanent Lumi Buna ka regjim lumor permanent, që karakterizohet nga rrjedhje uji të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, në kanalin e lumit. 19

Lum tipik me thurje dhe dredha Në rrjedhjen e sipërme, që ndodhet vetëm në Shqipëri, ka disa thurje, ku lumi ndahet në shumë kanale, të ndara ndërmjet tyre me ishuj rëre dhe zhavori, dukuri kjo që ka lidhje me ndikimin e prurjeve të mëdha të ujit dhe sedimenteve nga Drinasa. Në gjithë pjesën tjetër, ndërkufitare, lumi zhvillohet me dredha (meandre) shumë të harkuara dhe kjo ka lidhje me kushtet fushore bregdetare, me gradient të ultë, por të vazhdueshëm të rrjedhjes, me sedimente materialesh të imta dhe shtrat të butë. Emisari i vetëm i Liqenit të Shkodrës Moraça i jep Liqenit rreth 62 % të prurjeve. Prurje uji në Liqen realizojnë edhe lumenjtë Crnojevica, Orahovshtica, Crmnica dhe disa lumenj të vegjël e përrenj, burimet e shumtë në fundin e Liqenit të quajtura syre, ujërat arteziane dhe reshjet që bijnë në sipërfaqe të tij. Përballë gjithë këtyre afluentëve, Lumi Buna është emisari i vetëm i Liqenit të Shkodrës. I dyti në Adriatik dhe i treti në Mesdheun europian përsa i përket shkarkimeve të ujit Lumi Buna nxjerr nga Liqeni mesatarisht 320 m³/sek ujë dhe nga dega e Drinit merr 360 m³/sek, pra gjthsej 680 m³/sek. Shkarkimi mesatar i Lumit Buna është 21.2 km3 /vit, duke u renditur i dyti për nga prurjet në Adriatik, pas Lumit Po dhe i treti në krejt Mesdheun europian, pas lumenjve Rhone dhe Po. Uji i ëmbël i Lumit Buna ndjehet diagonal në det deri në brigjet e Italisë. Lumi Buna ka dy pike në shpërndarjen vjetore të shkarkimeve, një pik në dimër (dhjetor) dhe një në pranverë (prill-maj), si dhe një minimum në gusht, me mbi pesë herë më pak rrjedhje. Nyje unikale hidraulike Bunë - Drin - Liqen, Liqeni - stabilizues hidrologjik Kur prurjet e Drinit për në Lumin Buna janë të mëdha (dikur deri 20

7500 m³/sek), pengohet dalja e ujit nga Liqeni, i cili arrin vlera maksimale të kapacitetit ujor, duke vepruar si rregullator dhe stabilizues hidrologjik i nyjes unikale hidraulike Bunë - Drin - Liqen. Lumi Buna tejkalon kapacitetin e saj (fillon në 2.000 m³/ sek), del nga shtrati, shkatërron argjinaturat dhe përmbyt fushat. Buna - segmenti përfundimtar i Kompleksit unikal hidrologjik Lumi Buna mund të konsiderohet si pjesë e Kompleksit unikal hidrologjik, të përbërë prej Lumit Moraça, Lumit Drini, Lumit Buna dhe liqeneve të mëdhenj ndërkufitarë të Ballkanit Perëndimor: Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël. Lumi Buna përfaqëson segmentin përfundimtar, fushor, mirëfilli potamik të këtij kompleksi. Lum tipik fushor, që mer ujëra prej një territori të theksuar malor Shpejtësia e lumit varet nga pjerrësia, përmasat dhe forma e shtratit, sasia e ujit dhe sasia e materialit që përmban uji. Pjerrësia mesatare e lumit Buna është 0,08 % pra 0,8 metra për një kilometër. Lumi Drin ka pjerrësinë mesatare 2,4 %, pra 30 here më të pjerrtë se Lumi Buna. Shpejtësia e rrjedhjes shtohet prej reshjeve të fuqishme në Drin, liqen, degët e tij etj. Pellgu ujëmbledhës ku merr ujë Lumi Buna është 20,585 km². Lartësia mesatare e këtij pellgu është 909 metra mbi nivelin e detit. Lumi Buna mbledh ujë nga një rrjet hidrografik të shtrirë në pesë shtete: Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Lumi Buna mbledh ujë edhe nga përrenjtë, sidomos të Anës së Malit, ku më i gjati është Përroi i Millës, 25 km. Regjim ujor që ndikohet nga faktorë të detarë dhe të kompleksit Në regjimin e Bunës ndikojnë disa faktorë që më kryesori është bllokimi i grykës së Bunës nga valët e mëdha që formohen nën 21

veprimin e erërave të fuqishme të perëndimit dhe veriperëndimit, në më të shumtën me shpejtësi 10-20 m/sek. Lëkundjet e e nivelit të detit kanë të bëjnë me bilancin ujor, forcën tangenciale të erës, dukuritë e baticë - zbaticës etj. Amplituda mesatare e lëkundjeve ditore të niveleve ndryshon 20-30 cm. Rrymat detare, që janë një faktor tjetër, lëkunden mesatarisht me shpejtësi 0.20-0.30 m/sek. Gjithashtu ndikojnë prurjet e Lumit Drin, veçanërisht gjatë plotave, ngushtimet, meandrinët, cektësia e lumit, efektet regullatore të Liqenit të Shkodrës. Më shumë sedimentime dhe erozion në stinët me prurje Sedimentet aluviale janë kryesisht zhavorr, rërë dhe argjilë. Materialet e mëdha depozitohen në fundin e shtratit të lumit, e sidomos në rrjedhjen e sipërme të saj, ndërsa të tjerat transportohen në suspension, ose në solution. Rrjedhja mesatare e aluvioneve në suspension është 438 kg/sek, në turbullirë 1250 gr/ m³. Transporti i sedimenteve përgjatë lumit ndodh më shumë në sezonin e dimrit dhe vjeshtës, kur uji i lumit arrin nivelin më të lartë. Derdhja e Lumit Buna realizohet nëpermjet dy degëve; e majta është më e thellë dhe më e rendësishme. Mes dy degëve derdhëse gjendet Ishulli Ada. Në derdhje të Bunës, sedimentet grumbullohen më shumë në degën e djathtë, ndërsa e majta është nën një regjim erozioni. Në dy dekadat e fundit ky erozion ka ngrënë ishullin Franc Jozef, por është konstatuar edhe në pjesën lindore të Adës. Estuari - habitati ujor më produktiv Estuari i Lumit Buna është një trup bregdetar uji të njelmtë, ku derdhen dy degët derdhëse të lumit dhe që ka lidhje të lirë me detin hapur. Estuati përfaqëson zonë tranzicioni ndërmjet mjediseve të lumit dhe mjedisit detar. Si i tillë estuari është subjekt i dy të ndikimeve: detare, pra dallgëve, valëve, dhe fluksit të ujit të kripur, si dhe lumore, pra rrjedhjes së ujit të ëmbël dhe sedimenteve. Estuari 22

mbushet me ujë deti në baticë dhe me ujë lumi në zbaticë. Batica ndalon rrjedhjen e lumit dhe në këtë kohë ndodh depozitimi në fund i materialit të prurjeve. Uji i detit dhe uji i ëmbël i lumit sigurojnë nivel të lartë lëndësh ushqyese në ujë dhe sediment, prandaj estuari i Lumit Buna është habitati më produktiv natyror në gjithë kompleksin e habitateve ujore të zonës së Bunës. Deltë e vertetë natyrore Delta e Bunës përfaqëson një sipërfaqe sedimentesh, në formë freskoreje, të krijuar atje ku lumi takon detin, por në drejtim të kundërt me atë të grykëderdhjes (estuarit). Formimi i saj është favorizuar prej valëzimit detar, si dhe prurjeve të mëdha të sedimenteve nga lumi Drin. Dikur Lumi Buna kishte kurs tjetër, me disa degë derdhëse. Prej nivelit të Malit të Jushit e deri tek delta e sotme u krijua një sipërfaqe e madhe prej akumulimesh lumore dhe bregdetare, si dhe Laguna e Vilunit. Delta e sotme është formim i Bunës së sotme dhe i detit. Rritja e deltës së Bunës prej 1 deri 1,5 km në këto 100 vitet e fundit, vlerësohet relativisht e ngadaltë. Delta e sotme konsiderohet e vogël, por e vertetë natyrore. Pas ndërtimit të liqeneve artificiale të hidrocentraleve, para disa dekadash, prurjet e sedimenteve janë zvogëluar deri në 30 % dhe për këtë arsye pjesa ballore e deltës ka filluar të shkatërrohet. Cilesia e ujit të liqenit dhe Lumit Drin - mirë dhe keq Kimia e ujit përcaktohet nga inputet e mjedisit rrethues të pellgut ujëmbledhës, por influencohet edhe nga shiu dhe ndotjet prej burimeve humane. Cilësia e ujërave të Lumit Drini dhe Liqenit të Shkodrës (që furnizojnë Lumin Buna), në lidhje me oksigjenin, BOD5, COD dhe komponimet e fosforit është relativisht e mirë. Përqendrimi i komponimeve të azotit është i lartë. Konstatohet përmbajtje e mataleve të rëndë dhe lëndëve toksike organike persistente. 23

Statusi ekologjik dhe fiziko - kimik: i varfër Regjimi i prurjeve të ujit dhe sedimentit të Lumit Buna është çrregulluar pas ndërtimit të digave dhe liqeneve të hidrocentraleve në Lumin Drin. Shkarkimet e detyruara shkaktojnë çrregullimin e regjimit ujor dhe shpesh përmbytje. Sasia e prurjeve të sedimentit nga Drini ka rënie të madhe. Konstatohet erosion në tokat pranë lumit. Regjimi i dinamikave bregdetare ka ndryshuar. Cilësia e ujit të Lumit Buna, referuar përqendrimeve të amoniumit, BOD5, ndotjes organike dhe bakteriologjike, prej derdhjes direkte të ujërave të zeza të pa trajtuara të qytetit të Shkodrës në dalje të lumit Buna nga liqeni, është e rëndë dhe përkeqësohet përgjatë lumit deri në derdhje. E njëjta gjë thuhet edhe për dukurinë e eutrofikimit për shkak të ndotjes urbane dhe përdorimit të plehërave kimike. Ka indikacione mbi ndotjen me metale të rëndë dhe lëndë toksike organike persistente, çka ka lidhje me shkarkimet e mbetjeve industriale, hedhjet e mbeturinave të ngurta të patrajtuara etj. Ka humbje ose dëmtim habitatesh, denatyrim sipërfaqesh për shkak të ndërtimeve, shërbimeve etj. Shtimi i prezencës së njeriut, sidomos këto dekadat e fundit për shkak të plazhit kanë çuar në uljen e popullatave të shpendëve, në veçanti atyre ujore. Pra statusi i ekologjik dhe fiziko - kimik i Lumit Buna vlerësohet i varfër. Biodiversitet habitatesh dhe sipërfaqesh Në gjithë kompleksin e ujërave përgjatë Lumit Buna, nga Liqeni i Shkodrës dhe deri në Detin Adriatik, janë përcaktuar mbi 29 klasa habitatesh, si dhe janë përshkruar 15 sipërfaqe të rendësishme natyrore dhe gjysëm natyrore me vlera të mëdha. Të gjitha këto sipërfaqe të mara së bashku përbëjnë një pejsazh të vetëm, unikal, Deltën e Bunës në kuptimin më të gjerë. Si më të rendësishmet veçojmë: Ada dhe Rezervati i Velipojës me prodeltën, Plazhi i Madh (Ulqin) me prodeltën, kënetat në pjesën e Malit të Zi, pyjet 24

aluvionale në të dy anët, Këneta e Gjeratit dhe Liqeni i Murtemës, Laguna e Vilunit, Baks Rrjolli me prodeltën etj. Delta e Bunës është sistemi më i rendësishëm i wetland-eve përgjatë bregdetit Adriatik dhe një prej më mirë të ruajturve në Mesdhe dhe Europë. Estuari i lumit shquhet si shëmbullor, me natyralitetin më të lartë në Mesdhe. Komunitetet e botës së gjallë të Lumin Buna Lumi Buna shquhet për prurje të mëdha uji dhe lëndësh ushqyese. Për këto arsye janë të zhvilluar fitoplanktoni (me grupet kryesore Chlorophyta, Diatome dhe Cyanophyta), mikrofauna (sidomos gaforret e ulta, krimbat Rotifera dhe Protozoa), zoobentosi (mbizotëruar nga gaforret Crustacea, krimbat Oligochaeta, molusqet Mollusca, si kërmilli këlyshlindës i Ballkanit Viviparus mamillatus, Bithynia dhe Holandriana, midhja e zakonshme e lumenjve Unio crassus, midhja e lumit me dhëmbë të vegjël Microcondylaea compressa; insektet Insecta, veçanërisht larva Ephemeroptera, Plecoptera, Trichoptera, Diptera); bimësia makrofite, peshqit ciprinidë etj. Mund të veçojmë ujërat e njelmëta të estuarit si shumë të pasura me fitoplankton dhe zooplankton, invertebrorë (krimba, molusqe, gaforre), peshq dhe shpend ujorë. Abundancë makrofitesh, asociacione bimore interesante Bimët janë abundante në lumenj me rrjedhje të paktë, ashtu si edhe tek Lumi Buna. Flora e zonës, e lidhur me ujin dhe lageshtirën, përmban mbi 170 specie. Vegjetacioni makrofit i Lumit Buna ndodhet kryesisht brigjeve të lumit në dalje prej liqenit e deri në bashkimin me lumin Drin, si dhe në grykëderdhje. Ai përfshin tre grup asociacione bimore: submerse, kryesisht me speciet e gjinive potamogeton Potamogeton, mijëgjethësh Myriophyllum, lapagreth Najas, valisneria Vallisneria etj; floatuese, me lëkoin e ujit të bardhë Nymphaea alba, lëkoin e ujit të verdhë Nuphar luteum, arrën e ujit Trapa natans dhe nimfoidin shytak Nymphoides peltata; si dhe 25

emerse, ku veçanërisht e përhapur është kallamishtja Phragmites australis, shavari Typha etj. Në brigjet ranore (Velipojë, Vilun, Velika Plaza, Valdanos, Peçin etj.) gjendet vegjetacioni Psamo - Halophyte, ndërsa në habitatet shkëmbore bregdetare vegjetacioni Crithmo-Limonietea. Në ultësira (Velipojë, Shtoj) gjenden pyjet me drurë uji dhe tokash të lagështa, ku spikatin subspecia endemike e rrënjës Quercus robur ssp scutariensis, si dhe plepi i bardhë Populus alba, frashëri Fraxinus angustifolia, verri i zi Alnus glutinosa, shelgu i bardhë Salix alba, marina lulevogël Tamarix parviflora, konopica Vitex agnus-castus, shtalpra Periploca graeca, mendra e ujit Mentha aquatica, barëgjaku i shelgjeve Lythrum salicaria etj. Në Lumin Buna ekzistojnë shtatë ishuj me drurë. Në ishullin Ada tre speciet dominuese janë plepi i bardhë Populus alba, shelgu i kuq Salix purpurea dhe verri i zi Alnus glutinosa. Ishulli Franc Jozef, i njohur për pyllin e virgjër riparian, të përbërë kryesisht prej plepi të bardhë Populus alba, shelgu të bardhë Salix alba, verri të zi Alnus glutinosa, frashëri Fraxinus angustifolia dhe vidhi të vogël Ulmus minor, sot është drejt zhdukjes së plotë për shkak të erozionit. Pesë ishuj të tjerë ndodhen në kilometrin e parë nga Liqeni. Dimërit ishujt janë të përmbytur, ndërsa verës vegjeton pylli riparian, i përbërë kryesisht prej shelgu të bardhë Salix alba, shelgu të kuq S. purpurea, shelgu trethekësh Salix treandra, frashëri Fraxinus angustifolia dhe plepi të zi Populus nigra. Trapetum natans është asociacion endemik i bimës floatuese arra e ujit Trapa natans. Gjendet në rrjedhjen e sipërme të lumit, por edhe në kanale dhe këneta përgjatë krejt lumit. Speciet kryesore përbërëse janë arra e ujit Trapa natans, gjethebriri i zhytur Ceratophyllum demersum, mijëgjethëshi kalli Myriophyllum spicatum, potamogetoni i përgjethuar Potamogeton perfoliatus, spirodela rrënjëshumë Spirodella polyrhisa, manërosa e vogël Lemna minor dhe më pak potamogetoni kaçurrel Potamogeton crispus, potamogetoni me nyje Potamogeton nodosus, lapagrethi i bretkocës Hydrocharis morsus-ranae, valisneria spirale Vallisneria 26

spiralis, greonlandia e shpeshtë Greonlandia densa, lëkoi i ujit i bardhë Nymphea alba, nejca amfibe Polygonum amphiba, lëkoi i ujit i verdhë Nuphar luteum, hara Chara sp. etj. Fauna interesante e vertebrorëve Eshtë mjaft e pasur në të gjithë grupet e saj. Peshqit dhe shpendët kanë numër të madh speciesh. Amfibët janë mjaft të përhapur në ujërat e Lumit Buna dhe ato pranë saj. Veçanërisht gjenden amfibët pa bisht, ndërmjet të cilëve bretkosa shqiptare Pelophylax shqiperica, endemike e Shqipërisë së ultë bregdetare, ultësirës së Ulqinit dhe Liqenit të Shkodrës. Në këtë zonë janë gjetur 18 specie reptilesh të sterës, prej të cilëve 1/3 janë taksa endemike ose subendemike të Ballkanit. Gjarpëri i barit Natrix natrix, gjarpëri i ujit Natrix tessellata dhe breshka e kënetës Emys orbicularis janë mjaft të përhapur në ujëra. Nga gjitarët e ujit, lundërza Lutra lutra është gjetur disa herë në Lumin Buna. Në zonën e Bunës ka mjaft specie gjitarësh, por më interesante për t u shënuar është gjetja e gjurmëve të putrave të ariut të murmë Ursus arctos në rërat e plazhit në Rrjoll. Potenciale të spikatura të peshqëve Grupi më i madh i peshqve, me rreth 30 specie, që gjenden në Lumin Buna, janë po ato të Liqenit të Shkodrës dhe shumica e tyre janë të familjes Cyprinidae. Këto dy tregues i japin ihtiofaunës së Lumit Buna karakter subtropikal me përngjasim liqenor. Rreth gjysma e këtij numri janë specie endemike të këtij sistemi kompleks ujor, ose pjesëve të tij. Të tilla specie janë gjuca Alburnus scoranza, mrena e Fanit Barbus rebeli, skorta e zezë Pachychilon pictum, dy speciet e skortave Rutilus, lloska e Shkodrës Scardinius knezevici, burdullaku i Shkodrës Pomatoschistus montenegrensis, trofta e Drinit Salmo farioides etj. Në derdhje të Lumit Buna e deri në thellësi 40 m në det, janë gjetur 66 specie peshqish, sidomos bentikë. Më të shpeshtë janë barbuni Mullus barbatus, merluci Merluccuis merluccius, maridha Spicara 27

smaris, paroshja Citharus linguatula, peshkgjeli luspëmadh Lepidotrigla cavillone, gjuhëza e zakonshme Solea solea, peshku elektrik Torpedo torpedo. Në vazhdim përmendim disa specie të përmasave të mëdha, si lojba Lichia amia, toni Thunnus thynnus, ameja Argyrosomus regius etj. Disa prej specieve futen në segmentet fundore të lumit Buna. Të tilla janë çeliku laraman Aphanius dispar, çeliku me rripa Aphanius fasciatus, aterina symadhe Atherina boyeri, levreku pikalosh Dicentrarcus punctatus, burdullaku i shkëmbit Gobius paganellus, barkuleci i ylbertë Poecilia reticulata, peshku i gurit Salaria pavo, gjilpërëza shiritazezë Syngnathus abaster. Njihen 8 specie peshqish që zhvillojnë migrime biologjike në rrugët prej Detit Adriatik, nëpërmjet Lumi Buna, për në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Drini etj, si dhe anasjelltas. Qefulli i verës Mugil cephalus, qefulli i vjeshtës Liza ramado, ngjala Anguilla anguilla dhe kubla Alosa fallax janë sot specie me rëndësi për tregun në Shkodër. Ndërsa speciet migruese blini Acipenser sturio, blini i Drinit Acipenser naccarii, levreku Dicentrarcus labrax dhe shojza Platichthys flesus dekadat e fundit janë ralluar së tepërmi ose prej një kohe të gjatë nuk shihen. Për gjithë këto specie Lumi Buna shërben si korridor migrimi nga një ekosistem në tjetrin. Diversiteti dhe abundanca e peshqve në zonën e derdhjes së lumit Buna, si dhe 8 speciet e peshqve migrues (anadrome dhe katodrome), të ekosistemeve Deti Adriatik, Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës përfaqësojnë rastet më të spikatura të potencialeve biologjike të integruara të kompleksit të ekosistemeve. Komunitet interesant shpendësh në zonën e Bunës Në sipërfaqen Ulqin - Vilun - Shkodër janë evidentuar 237 specie shpendësh, prej të cilave 59 janë të ujërave. Në stinët e ftohta të viteve 2003 dhe 2015, janë numëruar gjithsej 16.964-22.328 individë shpendësh ujorë, që i përkasin 45-57 specieve. Mes tyre vizitojnë këto habitate edhe pelikani kaçurrel Pelecanus crispus, flamingo Phoenicopterus roseus, mjelma qafëdrejtë 28

Cygnus cygnus etj. Shumica e këtij numri është gjetur në Kriporen dhe Liqenin e Zogajve të Ulqinit, më pak në Vilun, Paratuk dhe Liqenin e Shasit, si dhe pjesa më e vogël në Rezervatin e Velipojës, Kënetën e Domnit, Liqenin e Murtemsës etj. Më shumë individë i përkisnin specieve: bajukla Fulica atra, pulëbardha e zakonshme Larus ridibundus, të rosave Anatidae (veçojmë rosa kadife Melanita fusca), si dhe karabullaku i detit Phalacrocorax carbo, nori gushëzi Gavia arctica, gjelaci barkzi Calidris alpina. Mbi 40% e specieve dimëruese janë folezuese ose me probabilitet folezimi. Pjesa tjetër prej 60% dimëron këtu, por ikën për folezim në pranverë. Nga numrimi i shpendëve ujorë në muajin qershor të viteve 2007-2011 dolën 2560-4994 individë. Në aspektin veror, më shumë individë kishin çapka e verdhë Ardeola raloides, çapka e bardhë e vogël Egretta garzetta, karabullaku i vogël Phalacrocorax pygmaeus, vrapuesi i vogël Charadrius dubius. Estuari është një prej sipërfaqeve më interesante përsa i përket shpendëve ujorë, veçanërisht atyre dimërues, kryesisht Phalacrocoracidae, Scolopacidae, Anatidae dhe, në lidhje me të edhe prodelta, shumë e zhvilluar (që përfaqëson pjesën brënda në det të deltës dhe që ka një normë relativisht të ultë të depozitimeve. Korridor i migrimit të shpendëve me rëndësi rajonale Numri i madh i individëve dhe specieve dimëruese, folezuese, migruese tregon për rëndësinë që ka kjo zonë në zhvillimin e faunës dhe komunitetit të shpendëve në Europë, kur dihet se zona gjendet në një nga tre rrugët kryesore të migrimit të shpendëve të kontinentit. Lumi Buna dhe ujërat përgjatë saj përbëjnë një korridor ku shpendët ujor lëvizin prej Kune - Vainit dhe Cekës nëpër ujërat e zonës së Bunës e deri në Liqenin e Shkodrës. Në rrugën e migrimit të gjatë drejt Europës Qendrore dhe Veriore shërben si korridor për speciet migruese të lagunave dhe dunave të bregdetit Adriatik. Gjithashtu shërben edhe si korridor i lëvizjeve të shpendëve migrues përgjatë bregdetit Adriatik. 29

Delfini turishishe dhe breshka e detit deri në rrjedhjen e sipërme të Bunës Delfini turishishe Tursiops truncatus është i përhapur në ujërat detare të Shqipërisë dhe gjatë gjithë vitit preferon brigjet e detrave dhe vend derdhjet e lumenjve. Në stinë të ngohta janë gjetur dhe fotografuar këto delfinë brenda në Lumin Buna, në nivelin e fshatit Velipojë, afër ishullit Paratuk, pranë Liqenit të Shasit, si dhe një individ në Daragjat 8-9 km nga Liqeni i Shkodrës. Numri i madh i rasteve të gjetjes së Tursiops truncatus, në të shumtën në tufë me 2, ose më shumë individë, përgjatë Lumit Buna e deri në afërsi të Liqenit të Shkodrës, është një dukuri shumë interesante, unikale në Ballkanin Perëndimor dhe ndoshta edhe më gjerë. Për këto arsye, natyrshëm, Lumin Buna mund ta konsiderojmë lum i definëve. Breshka e detit Caretta caretta depoziton vezët në rërat e brigjeve të detrave, të konstatuar edhe në Ishullin Ada. Kjo breshkë futet edhe në distanca të shkurta në lumenj, por një individ me peshë 56 kg dhe gjatësi 87 cm, para një dekade është ngjitur Lumit Buna deri afër fshatit Muriqan të Shkodrës. Rasti është mjaft interesant për shkencën dhe përbën një vlerë ekologjike të shtuar edhe për kompleksin Deti Adriatik - Lumin Buna. Prezenca e Tursiops truncatus dhe Caretta caretta deri në rrjedhjen e sipërme, tregon se Lumi Buna është një mjedis i përshtatshëm, bile i veçantë, pasi ka rrjedhje ujit të kripur përgjatë tij. 30

KARAKTERISTIKAT E LIQENIT TË OHRIT / POGRADECIT Pozicioni në kordinatën 41 2 V 20 44 L Liqeni i Ohrit / Pogradecit ndodhet në Ballkanin Perëndimor, në kordinatën 41 2 të gjerësisë gjeografike veriore dhe 20 44 të gjatësisë gjeografike lindore, sipas Grenviçit, në lartësi 693 m mbi nivelin e detit, mes maleve të Mokrës nga perëndimi dhe Maleve të Galicicës në lindje. Ndër 50 liqenet mahnitës të Rruzullit Tokësor Pamja e Liqenit të Ohrit nga Qafa e Thanës është befasuese, mahnitëse dhe unikale. Këtë përshtypje të japin të gjitha karakteristikat e tij. Liqeni i Ohrit përfshihet në listën e 50 liqeneve mahnitës të Rruzullit Tokësor, ndër 5 miljonë liqene të vertetë, natyror, me ujë të ëmbël që ka Rruzulli Tokësor. Mosha e Liqenit 1,5-5 miljonë vjet; mendohet si më i vjetri në Europë. Liqeni i Ohrit ka moshën 1,5-5 miljonë vjet, bazuar në të dhënat nga kërkimet gjeologjike dhe analizat molekulare të taksa-ve endemike. Ka hipoteza që e shtyjnë në 20 miljonë vjet dhe bazuar në këto ky liqen është përfshirë ndër 9 liqenet e përzgjedhur nga lista e 21 liqeneve më të lashtë të Rruzullit Tokësor dhe konsiderohet më i vjetri në Europë. Kjo moshë evazive lidhet me faktin që origjina e Liqenit dhe e botës së gjallë të tij nuk janë studiuar ende plotësisht. 31

Ndër liqenët e mëdhenj të Rruzullit Tokësor; ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë Liqeni i Ohrit me sipërfaqe prej 358 km² përfshihet në grupin e liqenëve të mëdhenj të Rruzullit Tokësor (100-10.000 km²). Rreth 2/3 e tij i përket Maqedonisë, ndërsa afër 1/3 Shqipërisë. Përfshihet në listen e 90 liqeneve ndërkufitare të Rruzullit Tokësor. Liqeni ka formë të zgjatur në drejtimin veri - jug, me gjatësi maksimale prej 30 km dhe gjerësi maksimale prej 14,5 km. Vija e bregut e liqenit ka gjatësi prej 87,5 km. Liqeni i dytë në Europë për thellësi mesatare Liqeni i Ohrit ka thellësi mesatare prej 167 m, ndërsa thellësi maksimale 288,7 m. Ai shquhet si ndër liqenet e thella të Europës, i dyti për nga thellësia mesatare, pas Liqenit Hornindalsvatnet të Norvegjisë. Origjinë tektonike Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës i përkasin një grupi të baseneve Dessaret, që u krijuan prej një depresioni gjeotektonik gjatë epokës së Pliocenit. Dikur dy liqenet ishin të bashkuar, por shumë shpejt, në kohën e lëvizjeve intensive tektonike, Liqeni i Ohrit u shkëput nga Liqeni i Prespës, pikërisht në territorin e malit Galicica. Në fakt ka dy mendime lidhur me formimin e tij, njëri i formimit i tij në një sipërfaqe të thatë me burime ose hidrografi lumore, si dhe mendimi tjetër i lidhjes paleogjeografike me ujërat e njelmtë të Ballkanit, të cilët kanë histori të lidhur me basenin detar Tethys dhe gjatë këtij procesi ndodhi lakustrizimi. Pellgu ujëmbledhës përfshin edhe atë të Liqenit të Prespës (së Madhe dhe të Vogël) Pellgu ujëmbledhës përfaqëson një strukturë grabeni, i zhvilluar ku takohen Zona Ofiolite e Mirditës (zona e brendshme e Albanideve) dhe Zona e Korabit (Zona e Maqedonisë Perëndimore). Pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Ohrit përfshin edhe Pellgun e Liqenit 32

të Prespës, pasi merr prej tij në rrugë nëntokësore një sasi të konsiderueshme uji. Ai ka sipërfaqe të përgjithshme prej 3921 km², prej të cilës 2519 km² i përkasin Liqenit të Ohrit dhe 1402 km² Liqenit të Prespës. Pellgu ujëmbledhës përbëhët prej malesh të larta 1900-2600 metra. Strukturat gjeologjike në perëndim, jugperëndim dhe në jug mbizotërohen nga konglomeratë Triasikë dhe ofiolite të Jurasit, ndërsa në lindje, në veri dhe veriperëndim nga shkëmbinj metamorfikë Paleozoikë, gëlqerorë Triasikë dhe sedimente të Kuaternarit. Liqen me ujë të ëmbël Uji i ëmbël i liqenit është karakteristikë esenciale, e pa tjetërsueshme për shkak të kushteve: ndodhet në lartësi, larg ujërave të kripura dhe që furnizohet nga të gjitha anët me ujë të ëmbël. Liqen i vertetë, me regjim ujor të përhershëm Liqeni i Ohrit ka ujëra permanente (përhershme), ku përfshihet liqeni dhe lumenjtë, si dhe ujërat perenale (të përkohshme), ku përfshihen përrenjtë, pellgjet dhe kënetat. Liqeni më i madh në Ballkan përsa i përket vëllimit të ujit Vëllimi i ujit i Liqenit të Ohrit është 55 km³ dhe për këtë zë vendin e parë në Ballkan. Koha e rezidencës 70 vjet Koha e ndërrimit të plotë të ujit të liqenit (koha e rezidences) është 70 vjet. Niveli i ujit i kontrolluar dhe menaxhuar Sot niveli i ujit të Liqenit të Ohrit ndryshon shumë pak, pasi prej 5-6 dekadash, me marrëveshje dypalëshe, është ngritur dhe funksionon një strukturë rregulluese e nivelit të ujit, në përshtatje me nevojat e hidrocentraleve, por duke mbajtur nivelin e liqenit 33

brenda kufinjve të pranueshëm, normalisht me luhatje 30-80 cm, por në ekstremin maksimal poshtë 693 m mbi nivelin e detit dhe atë minimal mbi 691,65 m. Furnizohet kryesisht prej burimeve, një rast unikal në Rruzullin Tokësor Në liqen hyn dhe del gjithsej 1056,5 x 10⁶ m³ ujë në vit. 53% e ujërave hyrës janë prej burimeve karstike, prej të cilëve 49% janë sublakustrinë, ndërsa 51% janë sipërfaqësore. Liqeni i Ohrit është rast unikal në Rruzullin Tokësor që furnizohet kryesisht prej burimeve. Si burime karstike më të rendësishme konsiderohen ato të Shën Naumit, që nxjerrin ujë nga Mali Galicica dhe të Tushemishtit, që nxjerrin ujë nga Mali Galicica dhe Mali i Thatë. 50% e sasisë së ujërave të këtyre dy grup burimeve vinë në rrugë nëntokësore nga Liqeni i Prespës, që ndodhet 10 km në juglindje të tij dhe rreth 150 m më lart. Liqeni i Prespës ka vrima thithëse, si ajo e Zaverit, ku uji humbet në thellësi për të dalë në burimet e brigjeve jugore të liqenit të Ohrit. Pjesa tjetër e prurjeve, pra 47%, me ndarje të barabartë, vjen nga lumenjtë dhe direkt nga shiu. Prurje më të madhe kanë lumenjtë Sateska, Çerava, Koselska, Pogradecit dhe Verdovës. 1/3 e ujit largohet nëpërmjet avullimit nga liqeni, ndërsa 2/3 në rrugë sipërfaqësore nëpërmjet Lumit Drini i Zi, degë e Lumit Drini, që derdhet në Detin Adriatik. Ky është i vetmi emisar i Liqenit të Ohrit. Tri zona ujore lidhur me temperaturën e ujit Temperatura e ujit ndryshon nga sipërfaqja drejt thellësisë. Lidhur me këtë ka tri zona termike. Epilimnioni, shtresa ujore e sipërme, deri 20 metra thellësi, ka temperaturë deri 24-27ºC. Uji i kësaj zone ngrohet nga dielli dhe përzihet nga era. Metalimnioni është nën të parën, ku për çdo meter thellësi temperatura zbret 0,5ºC. Hipolimnioni është zona më e thellë, me ujë të ftohët, që nuk merr nxehtësi nga dielli as oksigjen nga atmosfera. Në 150 m thellësi është 6ºC. Në dimra të ftohët dhe me shumë erë ky zonim prishet 34