ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT BASHKIA ORIKUM ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

Similar documents
TREGAN PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL KOMUNA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT KOMUNA TREGAN ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

Potenciali për zhvillimin e ekoturizmit

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

DRENOVË PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL KOMUNA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT KOMUNA DRENOVË ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

Speci Shqipëri

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

ANALIZA SOCIO-EKONOMIKE DHE STUDIMI MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT

BULETINI MUJOR KLIMATIK

this project is funded by the european Union

PRIORITETET E BANORËVE TË KOMUNËS SË KAMENICËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

BASHKIA LESKOVIK LESKOVIK MUNICIPALITY. Plani Lokal i Veprimit në Mjedis Local Environmental Action Plan

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Ky publikim reflekton mendimet e autorëve dhe jo detyrimisht të SDC

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Strategjia e zhvillimit rajonal

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEGA: DREJTIM TURIZEM

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) Final Report. Non technical summary

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

KAPITULLI I PARË ZHVILLIMI I SEKTORIT TË AGROBIZNESIT NË SHQIPËRI DHE NË RAJONIN E KORÇËS NË VEÇANTI

Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve

TRANSPORTATION OF GOODS WITH CONTAINER AND ITS PERSPECTIVES IN ALBANIAN PORTS TRANSPORTI I MALLRAVE ME KONTEJNER DHE PERSPEKTIVAT NË PORTET SHQIPTARE

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë

Strehimi Social në Shqipëri

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

DIBER UNIVERSITETI ''ALEKSANDER MOISIU''DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE MASTER PROFESIONAL:PROFILI ''DREJTIM TURIZMI''

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Dragash Udhërrëfyesi Komunal i Dragashit për Bashkëpunim Ndërkombëtar

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

International Scientific Conference, Tirana, Albania 2011

KRYEVIDH PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT KOMUNA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

Bashkia Ersekë/Erseke Municipality. Plani Lokal i Veprimit në Mjedis Local Environmental Action Plan

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada - Government

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Program Edukimi I Individualizuar

TURIZMI HISTORIK NË QARKUN E BERATIT: PROBLEMET DHE PERSPEKTIVAT

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

PBA DHE BUXHETI 2017 BASHKIA DURRËS

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

The UK Linguistics Olympiad 2018

Turizmi. Drejt një КОН. Alternativ. ТУРИЗАМ Студиски извештај АЛТЕРНАТИВEН. Raport Studimi REPORT. Raport Studimi

Castles. 1. Castle of Drishtit.

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Tregues Vjetore Statistikore Rrjete Fikse

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë


KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

BANKA BOTËRORE SHQIPËRIA: TENDENCAT E VARFËRISË DHE PABARAZISË,

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

D I S E R T A C I O N

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

Kisha e Lindjes së Hyjlindjes tek pazari i Vjetër, Përmet * Numri i shtëpive (haneve) ose I popullsisë 1431/32 42 hane (2-3 shtëpi për çdo hane)

Projekti është inicuar dhe financuar nga:

Material Diskutues: Peshkataria

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

S T U D I M PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Plani Lokal i Veprimit në Mjedis Komuna Bushat

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Transcription:

PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT B ALBANIAN DEVELOPMENT FUND BASHKIA ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA K ppublikim është realizuar në kuadër të projektit Ky Punët në komunitet III, financuar nga Banka e Këshillit të Evropës (CEB) Grant nga Norway Trust Fund FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPMENT FUND www.albaniandf.org S tudio PATRIGRAF www.xhinapalko@yahoo.com ORIKUM

1 PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA ORIKUM Përgatitur në projektin Punët me Komunitetin III Me asistencën e FSHZH Qershor 2009 Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum 2 Ky publikim është produkt i projektit Punët me Komunitetin III, financuar nga Banka e Këshillit të Evropës (CEB), granti për Asistencë Teknike ofruar nga Norway Trust Fund, dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i zhvillimit (FSHZH) në bashkëpunim me Bashkinë Orikum. Projekti është vazhdimësi e përpjekjeve të FSHZh-së në vite, duke filluar që prej vitit 2005, për të asistuar NJQV-të e vendit në ndërtimin e kapaciteteve lokale për hartimin e planeve strategjike për një zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve lokale që ato drejtojnë. Proçesi i hartimit të planeve lokale sipas metodologjisë së FSHZH (për detaje më të hollësishme të metodologjisë mund të shikoni faqen e internetithttp:// www.albaniandf.org/dokumenta/adf_ LDP_fieldguide.pdf) përfshin të zgjedhurit lokal, stafin e njësisë vendore dhe një përfaqësim të gjerë të grupeve të ndryshme të komuniteteve lokale në krijimin e një vizioni afatgjatë, qëllimeve strategjike afatmesëm dhe hapave konkret të veprimit afatshkurtër për t i drejtuar komunitetet lokale drejt një zhvillimi të qëndrueshëm si dhe një cilësie më të mirë të jetës. 25 NJQV të vendit janë asistuar nga FSHZH në përgatitjen e planeve lokale të zhvillimit në periudhën 2005-2009. Ky publikim është përgatitur nga Grupi i Planit të Zhvillimit të krijuar në komunë, me asistencën teknike të ofruar nga Njësia e Planeve të Zhvillimit, pranë FSHZH-së, gjatë periudhës Janar Qershor 2009. Ky plan përmban plane veprimi afat shkurtër, të mesëm dhe afatgjatë. Vizioni përfshin një periudhë kohore prej 10-15 vjetësh dhe qëllimet strategjike deri në pesë vjet. çdo hap veprimi ka një afat kohor zbatimi dhe aktorët përgjegjës për t u përfshirë. Përputhja me afatet kohore si dhe arritja e indikatorëve të vendosur do të monitorohet dhe raportohet në këshill, staf dhe komunitet.

3 Tabela e Përmbajtjes I. Profili i Bashkisë Orikum... 9 1. Shoqëria (Kapitali Social)... 9 a. Komuniteti dhe dinamika... 9 b. Arsimi... 10 c. Kultura dhe koha e lirë... 11 d. Shërbimi shëndetësor... 12 e. Asistenca sociale... 13 f. Cilësia e jetës... 14 2. Ekonomia... 16 a. Situata e përgjithshme... 16 b. Blegtoria... 17 c. Bujqësia... 19 d. Turizmi... 20 e. Peshkimi dhe akuakultura... 22 3. Atraksionet natyrore, historike dhe turistike të zonës... 23 a. Inventari i vlerave historike dhe natyrore... 23 b. Etnografia, artizanati, kultura shpirtërore... 30 4. Mjedisi dhe infrastruktura... 31 a. Pozita gjeografike... 31 b. Klima... 31 c. Flora dhe fauna e zonës... 32 d. Telekomunikacioni dhe Teknologjia Informuese... 32 e. Sistemi rrugor... 33 f. Furnizimi me ujë të pijshëm... 34 g. Kanalizimi i ujërave të zeza dhe të bardha... 36 5. Qeverisja e Bashkisë... 37 a. Organika e Bashkisë... 37 b. Buxheti i Bashkisë... 38 c. Pjesëmarrja qytetare... 41 Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum II. Plani i veprimit... 43 Deklarata e Vizionit... 43 Zhvillimi Ekonomik... 45 Zhvillimi Social... 58 Zhvillimi i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike... 66 Qeverisja e Mirë... 78 Summary of Local Development Plan of Orikum Municipality... 91 4

5 Fjala e kryetarit të Bashkisë Të nderuar banorë të Bashkisë Orikum, Dokumenti që po ju prezantojmë përbën Planin e Zhvillimit Lokal të bashkisë sonë për 15 vitet e ardhshme. Që sot, ndryshimet dhe investimet në bashkinë tonë do të jenë të orientuara sipas qëllimeve strategjike, arritja e të cilave shkallë - shkallë do të sigurojë zhvillimin që të gjithë dëshirojmë. Bashkia Orikum është vendi i pasurive të mëdha natyrore. Ky plan do t i japë mundësi komunitetit të zonës, biznesit dhe investitorëve të planifikojnë dhe të bëhen pjesë e zhvillimit të zonës sonë, duke shfrytëzuar mundësitë që ofrohen. Ky plan na ka qartësuar vizionin për të ardhmen dhe rrugën për arritjen e tij. Ai do të na ndihmojë të zhvillohemi duke ruajtur dhe zhvilluar natyrën dhe pasuritë e saj, nga të cilat e kanë zanafillën të gjitha idetë dhe projektet. Ne e dimë tashmë se pa siguruar mbrojtjen dhe rregullat për shfrytëzimin e burimeve tona natyrore, ëndrrat tona për zhvillim dhe sigurimin e një jete më të mirë për komunitetin, do të veniten. Sektori i turizmit është një prioritet i strategjisë së Bashkisë sonë dhe interesi për zhvillimin e tij është në rritje nga komuniteti dhe ka mbështetjen e qeverisjes në nivel vendor dhe qëndror. Koncepti ynë është të zhvillojmë turizmin duke ruajtur modelin natyral, duke përmirësuar infrastrukturën dhe plotësuar të gjitha nevojat e pushuesve për shërbime, argëtim dhe aktivitete sportive. Ne ftojmë të gjithë bizneset, investitorët të kontribojnë në sigurimin e tyre, duke ofruar të gjithë mbështetjen tonë si dhe proçese transparente dhe të ndershme. Zhvillimi i turizmit është parë si një mundësi që do të zgjojë dhe gjallërojë potencialet në fushën e bujqësisë, blegtorisë, dhe artizanatit. Njëkohësisht ne do të punojme për të përmirësuar jetën sociale dhe kulturore. Sigurisht që kemi për detyrë t u tregojmë turistëve dhe vizitorëve nga tradita jonë, por kemi dhe përgjegjësinë që vlerat tona popullore t ua trashëgojmë brezave të ardhshëm si një pasuri që ata ta përdorin. Të dashur lexues dhe të interesuar të tjerë që keni në dorë Planin e Zhvillimit Lokal të Bashkisë Orikum, ju them se keni në dorë një dokument i cili është hartuar me pjesëmarrjen e të gjithë banorëve të bashkisë, anëtarëve të këshillit të bashkisë, stafit të saj si dhe intelektualëve të shquar të trevës sonë. Ne jemi krenarë që arritëm të realizonim një proçes si ky, dhe për këtë i falenderoj të gjithë. Falenderojmë në mënyrë të veçantë FZHSH-në që na ofroi këtë mundësi të jashtëzakonshme, një proçes që na aftësoi në përgatitjen e strategjisë, për sigurimin e proçesit dhe botimin e dokumentit të PZHL. Do të dëshironim që ky bashkëpunim të kishte vazhdimësi dhe të ishte edhe më i suksesshëm në të ardhmen. Me respekt, Kanan BRAHO KRYETAR I BASHKISË ORIKUM Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum 6

7 Informacioni i përgjithshëm për bashkinë Orikum Bashkia Orikum bën pjesë në qarkun e Vlorës dhe ndodhet 18 km larg qytetit të Vlorës duke u kufizuar në veri me Bashkinë e Vlorës dhe në jug me Bashkinë e Himarës. Kufijtë e kësaj zone janë përcaktuar nga pjerrësia perëndimore e malit të Cikës, kufijtë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, kufiri i Kanalit, lugina e Dukatit, gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit. Pas çlirimit Orikumi u krijua në afërsi të qytetit të lashtë. Filloi të popullohej qysh në vitin 1949; më 1961 u shpall qytet dhe u zgjerua më pas, sidomos me hapjen e brezareve të Jonufrës. Si njësi administrative ajo ka në përbërjen e saj katër fshatra: Radhimë, Tragjas, Dukat i Ri dhe Dukat i Vjetër. Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Autori antic, Apollonius i Rodosit, e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi përmend sesi qyteti luajti një rol të rëndësishëm në betejën e Romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Çezarit kundër Pompeit në Oricum që janë dokumentuar në luftrat civile të Çezarit. Të dhënat historike, shumë gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture evidentojnë se rajoni ka qenë ndër më të zhvilluarit dhe të civilizuarit në Shqipërinë e Jugut. Kjo vërtetohet nga gjetjet në shtatë qytete antike të cilat janë mjaft të pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj. Në zonën e Orikumit ndodhen disa objekte kulti, siç janë: Kisha Ortodokse në Lagjen e Thilpat (Dukat), Kisha Ortodokse në Orikum, Xhamia e Thilpatit në Dukat, e cila sot është pa minare, Xhamia e Mazos (sot është krejt e shkatërruar), Xhamia e Gjon Bitit e shkatërruar, Teqeja e Sheheve, një Teqe familjare dhe që është jashtë funksionit në lagjen Karroll, Vendi i quajtur bregu i Xhamise në Rradhimë, Xhamia e Tragjasit të Vjetër. Ndërtesë historike e cila ka qenë dhe është muze historik është kulla e Dervish Aliut në Dukat. Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum për shkak të rëndësisë strategjike që paraqet kjo qendër arkeologjike, që në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoret edhe në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë, lidhte lagunën me detin. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum 8

9 I. Profili i Bashkisë Orikum 1. Shoqëria (Kapitali Social) a. Komuniteti dhe dinamika Në Bashkinë e Orikumit bëjnë pjesë përveç qytetit të Orikumit edhe fshatrat: Radhimë, Tragjas, Dukat i Ri dhe Dukat i Vjetër. Popullsia e bashkisë së Orikumit arrin në 11 381 banorë. Të dhënat rreth popullsisë, të marra nga zyra e gjendjes civile në bashki, jepen në tabelën e mëposhtme. Tabela 1. Shpërndarja e Popullsisë Fshatrat Meshkuj Femra Gjithsej Nr i Familjeve Dukat Fshat 860 788 1648 382 Dukat i Ri 1580 1469 3049 652 Tragjas 665 670 1335 332 Orikum 2259 2241 4395 2129 Radhimë 482 472 954 352 Total 5786 5595 11381 3847 Qyteti i Orikumit mbetet komuniteti me numrin më të madh të popullsisë krahasuar me fshatrat e tjerë të Bashkisë, ku dhe banon 38% e popullsisë totale të bashkisë. Dukati i Ri është fshati më i madh për nga numri i popullisë. Në përgjithësi zona e Dukatit është karakterizuar në gjithë këto vite vetëm nga ardhje të reja të popullsisë. Fshati më i vogël është Radhima me 954 banorë. Ashtu sikurse në të gjithë rajonin, emigracioni në njësinë administrative të Orikumit ka sjellë një levizje të popullsisë së zonës. Në tabelën më poshtë jepen fshatrat të cilat bëjnë pjesë në njësinë admiminsitrative të bashkisë Orikum si dhe largësitë e tyre nga qyteti i Orikumit. Të gjitha fshatrat e bashkisë lidhen më rrugë automobilistike. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum b. Arsimi Tabela 2. Largësitë e fshatrave nga Orikumi Fshati Largësia (km) Dukat Fshat 11.6 km Dukat i Ri 6.7 km Tragjas i Ri 3.3 km Tragjas i Vjeter 5.4 km Pashaliman 4.7 km Radhimë 5.5 km 10 Në Bashkinë Orikum funksionojnë 6 shkolla prej të cilave 4 janë 9-vjeçare, një shkollë e bashkuar me të katër nivelet duke përfshirë dhe arsimin parashkollor si dhe një shkollë e mesme e përgjithshme. Numri total i nxënësve që mbaruan vitin mësimor 2008-2009 në shkollat 9-vjeçare të bashkisë arriti në 919 nxënës, nga të cilët në ciklin e ulët 404 nxënës dhe në atë të lartë 515. Kalueshmëria e nxënësve është 100% dhe fenomeni i braktisjes së shkollës nuk është një fenomen shqetësues për shkollat e bashkisë Orikum. Në të dyja shkollat e mesme, numri i nxënësve që mbaruan shkollën është 408 dhe kalushmëria për shkollat e mesme është 84%, ndërsa cilësia 6,85%. Duke krahasuar numrin e nxënësve dhe atë të klasave, ka rënie të theksuar të numrit të nxënësve nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, veçanërisht në shkollat Radhimë, Dukat-Fshat e Tragjas. Numri i nxënësve për çdo mësues e klasë është i ndryshëm për komunitete të ndryshme dhe më i lartë është në Orikum (24 nxënës për çdo klasë e për mësues) dhe më i ulët në Tragjas e Radhimë (9-10 nxënës për çdo klasë e për mësues). Përsa i përket infrastrukturës së edukimit, shkollat gjenden në kushte të mira pasi herë pas here ka patur ndërhyrje me investime publike. Këtë verë, në Orikum u rikonstruktua dhe u zgjerua shkolla 9-vjeçare e cila është kthyer në një qendër moderne edukimi. Sistemi parashkollor mbulohet nga pesë kopshte të cilat janë në gjendje të mirë, por që kanë nevojë për pajisje dhe bazën e nevojshme në mënyrë që të ofrojnë shërbim më cilësor. Në të gjithë fshatrat gjendet dhe funksionojnë kopshte fëmijësh. Nga anketimi i banorëve, realizuar në pranverë 2009, rezulton se banorët janë të kënaqur me gjendjen e shkollave dhe kopshteve në masën 49% dhe 24% shprehen se janë të pakënaqur, ndërsa 8% prej tyre shumë të pakënaqur.

11 c. Kultura dhe koha e lirë Përpara viteve 90 çdo fshat në zonë kishte një vatër kulture që planifikonte aktivitetet kulturore-artistike, ndërsa në Orikum, në ndërtesën aktuale të bashkisë së sotme, funksiononte shtëpia e kulturës Ibrahim Kushta, e cila ishte e pajisur me bibliotekë, sallë tenisi, sallë shahu, si dhe një sallë kinemaje. Jeta kulturore ka qenë shumë aktive si pasojë edhe e shtetasve rus të cilët banonin në atë kohë në Orikum, për arsye të vendodhjes së bazës ushtarake të Pashalimanit. Tashmë banorët kujtojnë me nostalgji sallat e vallëzimit dhe aktivitet kulturore që zhvilloheshin në atë kohë. Kjo është fotografia e jetës kulturore para viteve 90 në qytetin e Orikumit. Aktualisht paraqitet një tjetër pamje, fatkeqësisht mund të thuhet se jeta kultore është relativisht e varfër. Ndër grupet folklorike të zonës mund të përmendim grupin e Dukatit i cili është një nga grupet më të vjetra dhe pjesëmarrës që në festivalin e parë kombëtar folklorik të vitit 1968, ku dhe fitoi medaljen e bronxtë. Ky grup merr pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike Kombëtare. Gjithashtu është i njohur dhe me treshen e Dukatit. Grupi i Tragjasit është një tjetër grup i zonës, i cili është krijuar që në vitin 1967 dhe përfaqëson trevën e fshatit të tij. Ky grup ka marrë pjesë rregullisht në Festivalin Folklorik Kombëtar ku është vlerësuar edhe me çmime. Sot bashkia nuk ka asnjë qendër kulturore. Në anketimin e realizuar me banorët e bashkisë, rreth 44% e tyre janë të pakënaqur me programet artistike dhe kulturore që ofrohen në bashki. Ndërsa, përsa i përket shërbimeve për të rinjtë, 42% e banorëve janë të pakënaqur dhe 36% shumë të pakënaqur. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum 12 d. Shërbimi shëndetësor Pas viteve 1950 u krijuan infermieri në çdo fshat, ndërsa në vitet 1960 erdhën ndihmës mjekët e parë në Dukat, Tragjas, Radhimë. Kurse në Qytetin e Orikumit, si rezultat i krijimit të bazës ushtarake, rusët ndërtuan një qendër shëndetësore të kompletuar, e cila përfshinte dhe martenitetin. Sot, kjo qendër shëndetësore është e pajisur dhe funksionon si më parë me përjashtim të maternitetit. Ajo përfshin gjithsej gjashtë ambjente, ku ndër to përmendim konsultoren, dhomën e injeksioneve dhe analizave. Në vitin 2007 është bërë një rikonstruksion i ambjenteve të saj, por mund të thuhet se ka vend për përmirësim, nëse kihet parasysh se zona është turistike dhe pret një numër të konsiderueshëm turistësh. Shërbimi shëndetësor në territorin e bashkisë mbulohet nga një staf prej 25 punonjësish të shëndetit. Me përjashtim të qendrës shëndetsore të Orikumit, e cila është në gjendje të mirë, mund të thuhet se ambulancat në fshatrat e bashkisë ofrojnë shërbimin shëndetësor në kushte tepër të mjerueshme. Të gjitha ambulancat kanë nevojë për rikonstruksion. Ambulanca e fshatit Dukat Fushë ka nevojë të rikonstruktohet, të zgjerohet kapaciteti dhe të furnizohet me pajisjet e nevojshme mjekësore. E njëjta mund të thuhet edhe për ambulancat në fshatrat e tjerë. Në të vërtetë, banorët për të patur një shërbim mjekësor më të kualifikuar shkojnë në qytetin Vlorës. Kjo favorizohet edhe nga afërsia me qytetin si dhe lehtësia për të shkuar në Vlorë. Nga anketimi me banorët, pasqyruar në grafikun e mëposhtëm, vihet re se 48% e tyre shprehen të kënaqur/shumë të kënaqur, ndërsa pak më shumë se kaq, 49% të pakënaqur/ shumë të pakënaqur.

13 e. Asistenca sociale Aktualisht, nëse shihen statistikat e personave që trajtohen me pagesa ndihmëse mund të thuhet se në Bashkinë e Orikumit numri i personave të paaftë për punë është tepër i lartë. Ka 95 persona me aftësi të kufizuar, 53 invalidë pune dhe 20 persona të verbër. Familjet që marrin ndihmë ekonomike janë veç 7. Gjithashtu edhe mosha e tretë është kthyer në një problem social. Kjo për shkak të numrit të madh të emigrantëve bëhet edhe i mprehtë. Shumë familje përbëhen nga të moshuar pasi fëmijët me familjet e tyre jetojnë në emigrim. Meqënëse ky grup përbën një grup në nevojë që është gjithnjë në rritje duhet të kihet parasysh edhe ofrimi i shërbimeve nga ana e qeverisjes lokale, meqë nga anketimi i realizuar kemi një përqindje tepër të lartë të banorëve, 73% e tyre, që raportojnë se janë shumë të pakënaqur/të pakënaqur me shërbimet që u ofrohen të moshuarve Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum f. Cilësia e jetës Nëse i referohemi rezultateve të anketimit, shohim se 70% e të anketuarve raportojnë se cilësia e jetës në tre vitet e fundit është përmirësuar disi. Kjo përqindje e lartë rezulton për shkak të investimeve publike që janë realizuar viteve të fundit, të cilat kanë sjellë edhe rritjen e cilësisë së jetës. Ndër këto investime publike mund të përmendim ndërtimin e shëtitores kryesore të qytetit dhe ndriçimin e saj, ndërtimin e unazës që ka lehtësuar shumë qarkullimin e makinave, rehabilitime të shkollave dhe të rrjetit të furnizimit me ujë. 14 Edhe pse nga anketimi 70% e banorëve të anketuar raportojnë se cilësia e jetës këto 3 vitet e fundit është përmirësuar disi, mbetet ende shumë për t u bërë në sasinë e furnizimit me ujë të pijshëm. Por jo vetëm. Në shërbimin e pastrimit të ofruar nga bashkia ka shumë hapësirë për t u përmirësuar, aq më tepër që zona ka potenciale turistike dhe pret një numër të konsiderueshëm turistësh. Nga ana tjetër, organizimi i fushatave publike ndërgjegjësuese rreth mbajtjes pastër të ambjenteve publike janë shumë të domosdoshme për të rritur edukatën dhe angazhimin qytetar mbi higjenën. Rreth 38% e banorëve të intervistuar janë të kënaqur kundrejt 54% që janë të pakënaqur në lidhje me shërbimin e pastrimit.

15 Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum 2. Ekonomia a. Situata e përgjithshme Orikumi është vend me potenciale turistike dhe turizmi përbën një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, nëpërmjet të cilit banorët sigurojnë të ardhurat kryesore. Për shkak të terrenit edhe blegtoria zë një vend të rëndësishëm në ekonominë vendase. Gjithashtu, edhe sektori i bujqësisë mbetet aktivitet kryesor ekonomik pasi mundësitë për zhvillimin e këtij sektori janë të mira, veçanërisht nëse flasim për Fushën e Dukatit dhe të Tragjasit. 16 Në rajonin e Orikumit gjenden një llojshmëri subjektesh biznesi, të cilat arrijnë në rreth 280 të tilla, ku 40 prej tyre konsiderohen biznese të mëdha. Shumica e tyre janë përqëndruar kryesisht, në të shumtën e rasteve, në Orikum, Dukat dhe Radhimë. Përsa i përket profilit të bizneseve të mëdha ato janë kryesisht kompani ndërtimi, hotele dhe bar-restorante. Rreth 62% e banorëve të intervistuar shprehen se janë të pakënaqur me mundësinë për të ndërmarrë biznes. Ndërkohë që vlerësimi për punësimin është negativ. 70% e banorëve janë të pakënaqur dhe shumë të pakënaqur me punësimin. Duhet theksuar se një pjesë e mirë e të ardhurave për familjet në të gjitha fshatrat vjen nga emigracioni. Shumë të rinj janë larguar dhe ende largohen në emigrim.

17 Komunitete të ndryshme të njësisë merren me aktivitete të ndryshme ekonomike. Për shembull në Dukat drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e bagëtive të imëta dhe për këtë, fshati Dukat zë vendin kryesor në rrethin e Vlorës. Gjithashtu, e zhvilluar është edhe vreshtaria. Për fshatin Tragjas edhe pse drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria e imët, vend të rëndësishëm në të ardhurat e banorëve e zë emigracioni. b. Blegtoria Blegtoria ka qënë aktiviteti ekonomik më i rëndesishëm i zonës, sidomos bagëtitë e imëta, rritja e dhive dhe deleve. Si sektor në zhvillim blegtoria zë vendin kryesor në Bashkinë e Orikumit Në këtë sektor janë punësuar një numër i konsiderueshëm personash. Pozicioni gjeografik, relievi fushor dhe malor ka bërë që numri i krerëve të kafshëve produktive të vijë në rritje. Kjo rritje dhe zhvillim i blegtorisë ka ardhur si rezultat i kërkesave në rritje për produkte blegtorale dhe për konsumin e madh të mishit. Në këtë zonë rriten gjedhë, lopët për qumësht, dele, dhi, pula, gjela deti, kuaj, bletë, derra. Tufat e deleve kullosin në zonat e Ravenës (zona e Karaburunit), në luginën Tragjas-Orikum-Dukat Fushë, në zonën e Valtos (zonë e mëparshme lagunore) dhe pjesërisht në Radhimë. Tufat e dhive gjatë dimrit kullosin në vargmalin nga Dhërmiu deri në kepin e Gjuhëzës (zona Rrëzë Kanalit-Karaburun). Shumë pak dhi mbahen në fshatra sidomos në Dukatin e Vjetër. Siç shihet edhe nga grafiku më poshtë Dukat Fushë ka numrin më të madh të gjedhëve (lopë) dhe të leshtave (dele), ndërsa Dukat Fshat ka numrin më të madh të dhirtave (dhive) dhe derrave. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum 18 Ndërsa, përsa i përket rritjes së shpendëve, nga grafiku më poshtë, që tregon shpërndarjen e shpendëve sipas fshatrave, shohim se Dukat Fushë ka numrin më të madh pulave, të shpendëve të fushës, të ujit dhe të detit. Disa nga problemet kryesore që sektori i blegtorisë përballon në zonë ka të bëjë me përmirësimin racor në gjedhët e imta, përmirësimin e strukturës së të ushqyerit, krijimin e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare etj.

19 Zona njihet për prodhim të konsiderueshëm të qumështit. Për vitin 2008 prodhimi i qumështit ka qenë si më poshtë: Lopë: Dele: Dhi: Shpendë: 3.099.600 l qumësht 1.029.000 l qumësht 800.550 l qumësht 2.860.000 kokrra vezë Si pasojë e këtij prodhimi në territorin e bashkisë punojnë 4 baxho për përpunimin e qumështit, të cilat sigurojnë prodhime dhjathi shumë cilësor dhe gjalp. c. Bujqësia Pjesa më e madhe e tokës bujqësore përbëhet nga fusha e Fushë-Dukatit si dhe nga toka e Tragjasit dhe Orikumit, të cilat janë formuar nga sedimentet e lumit të Dukatit. Fusha e Tragjasit dhe disa pjesë të tokës së Orikumit klasifikohen si tokë me cilësi të mirë dhe produktive, të përshtatshme për kultura të ndryshme bujqësore. Zona karakterizohet nga kultivimi i vreshtarive, hortikulturës, agrumeve, kultura që gjjithnjë e më shumë karakterizohen nga tendencë rritje. Ndryshe nga zona të tjera të vendit ku kultivimi i drithërave zë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, në bashkinë e Orikumit kultura kryesore është vreshtaria. Sipërfaqja e vreshtave arrin në 80 ha (vitis viniferasp). Varieteti mbizotërues është sheshi i zi në shkallën 80%, 20% Sangioveze, Merlot etj. Kultivimi i vreshtarisë në zonë gjithnjë është karakterizuar nga një tendencë në rritje me afërsisht 10% në vit. Një tjetër tendencë është kultivimi i ullirit, kulturë që zë një vend të rëndësishëm në zonë ku mund të përmendim: ullirin (Olea Euripea) me një sipërfaqe prej 100 ha. Varieteti 70% Kalinjot dhe 30% Frantoja. Tendenca e rritjes së sipërfaqes është me nga 20 ha në vit. Agrumet e ndryshme si Citrus Deliciosa (mandarina) Klementina, Limoni (Citrus Limoni) varietete Santa Tereza, Interdonate, Mejer, Lukove, vendi lëkurëtrashe si dhe portokallen. Sipërfaqja prej 20 ha është me tendencë rritje nga viti ne viti me rreth 1000 rrënjë. Kushtet klimaterike-tokësore në këtë zonë janë të shkëlqyra edhe për kultivimin e frutikulturës. Vlen të përmendim fiqtë, dardhat, kumbullat, pjeshkët, hurmat, bajamet, shegët etj. Në zonën e Orikumit gjejmë toka të hinjta, kafe, livadhore skelektike me pehash 7-7.2. Nga bimët që favorizohen nga kushtet klimatiko-tokësore janë ato perimore, sidomos shalqini, patatja, pjepri, domatja, preshi, qepa e thatë me cilësi të lartë e prodhimtari. Në sasi më të vogla dhe më pak rezistente janë: speci, patëllxhani, bamja, barbunja. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum 20 Edhe nga grafiku i mësipërm shohim se sipërfaqja e më e madhe është ajo e mbjellë më ullinj dhe më pas ajo me agrume dhe pemë frutorë. Problemi më i madh që ndeshin fermerët e kësaj zone është mungesa e infrastrukturës përpunuese, përsa i përket agrumeve (me përjashtim të ullinjve). Për këtë arsye fermerët janë të detyruar të shesin prodhimin e tyre në mënyrë të paorganizuar dhe shpesh dalin për t i shitur në rrugën nacionale. Mund të thuhet se nga mungesa e tregjeve një pjesë e prodhimit të agrumeve shkon dëm. d. Turizmi 1 Turizmi me shumë gjasa do të përbëjë sektorin kryesor në zonën e Orikumit gjatë dekadës së ardhshme, duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike dhe në prosperitetin e banorëve vendas. Ndëkohë që atraksioni kryesor i zhvillimit të tij do vazhdojë të jetë turizmi bregdetar, profili i tregut të turizmit për zonën e Orikumit duhet të zhvendoset nga një mbizotërim i tregut masiv të vizitorëve të plazhit në një larmi më të madhe të turistëve aktivë dhe me interesa të gjera si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Shqipërisë. Atraksioni kryesor turistik në zone e përbën Zona Bregdetare Radhimë-Orikum për vetë cilësinë e plazheve dhe bukuritë e pejsazhit natyror që ajo ofron. Gjatë viteve të fundit, përgjatë të gjithë gjatësisë së saj janë ndërtuar rreth 45 hotele, 13 lokale, 10 tenda, 6 1 Në kuadër të projektit Punët me Komunitetin III financuar nga CEB për Bashkinë e Orikumit është përgatitur Plani i Zhvillimit të Turizmit nga konsulentë të kontraktuar prej FSHZH-së. Pjesë të këtij plani janë integruar në këtë plan zhvillimi. Mund të gjeni kopje të këtij plani në zyrat e FSHZH-së ose Bashkisë së Orikumit.

21 fshatra turistikë (me 10-20 dhoma druri) dhe 192 ndërtime me destinacion banimi që variojnë nga 1,2,3 deri në 4 kate. Zona është disi e mbrojtur nga ndërtimet masive dhe të pakontrolluara, duke e ruajtur kështu në një farë mënyrë karakterin dhe pejsazhin natyror. Sipas autoriteteve të bashkisë, kohët e fundit vihet re një farë tendence për të ndërtuar, prandaj për të mos e lënë të degradohet nga zhvillimet turistike pa kriter nevojitet përgatitja e një studimi urbanistik të detajuar që të përcaktojë në mënyrë të qartë dhe të prerë format e zhvillimit. Parku Kombëtar i Llogarasë është një tjetër atraksion turistik, i cili fillon në Shata dhe përmbledh të gjithë hapësirën e parkut. Zona e Shatait shtrihet përgjatë rrugës nacionale dhe dallohet për klimën e shëndetshme. Pozita e saj gjeografike dhe lartësia deri në 600 m mbi nivelin e detit krijon një pamje spektakolare drejt Gjirit të Vlorës. Për këtë zonë është miratuar nga KRRTRSH Masterplani Llogara Gramë-Palasë, i cili parashikon zhvillimin e turizmit elitar në të me një kapacitet prej 1000 shtretër. Parku Kombëtar i Karaburunit. Zona bregdetare e Karaburunit e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 120 km 2, nga e cila Bashkisë së Orikumit i përkasin 60 km në linjë bregdetare. Kjo zonë është e një bukurie të rrallë, sidomos kur vizitohet me varkë nga ana e detit, çka na jep mundësinë e zbulimit të shpellave, të kanioneve dhe plazheve të vegjël, që përbëjnë të vetmet zona të paprekura në të gjithë Mesdheun. Flora nënujore e gadishullit është gjithashtu e një bukurie të rrallë. Kjo zonë përfaqëson edhe pjesën më të bukur dhe impresive të të gjithë bregdetit të jugut nga pikëpamja e zhvillimit të turizmit nënujor. Sot vlerësohet që mbi 80.000 zhytës janë në kërkim të destinacioneve të reja për zhytje nënujore. Zona e Tragjasit dhe e Fushë Dukatit. Kjo zonë fillon në qytetin e Orikumit, në lindje kufizohet nga kodrat e Tragjasit, në perëndim nga Rrëza e Kanalit dhe mbaron në jug me Dukatin e Ri. Kjo zonë formon nëj trekembësh brenda të cilit dallohen: Qyteti i Orikumit, që shtrihet brenda një vije të verdhë që përmbledh një sipërfaqe prej 130 ha, të miratuar nga KRRTRSH në vitin 2003. Ky qytet ka tashmë të miratuar planin rregullues të qytetit, i cili i ka disiplinuar ndërtimet në këtë qytet dhe duke bërë ndërhyrjet e duhura në infrastrukturë. Sipas autoriteteve të bashkisë, ky plan është duke u rishikuar në bashkëpunim me Institutitin e Kërkimeve Urbane për arsye të lidhura me dinamikën e rritur të aktivitetit ekonomiko-social të bashkisë. Rrëza e Kanalit - Fusha e Dukatit. Kjo zonë ka një vizibilitet te dukshëm të detit në çdo pikë të saj dhe mund të shërbejë së bashku më fshatrat e Dukatit dhe të Tragjasit si një mundësi e shkëlqyer potenciale për zhvillimin e agroturizmit. Në zonën Rrëza e Kanalit mund të ndërtohen fshatra turistikë-panoramikë duke qenë se kjo zonë ka një farë lartësie mbi nivelin e detit. Laguna e Orikumit. Kjo lagunë e cila lokalizohet në jug të qytetit të Orikumit është përcaktuar si zonë e mbrojtur me burime të menaxhueshme tokësore dhe detare. Tok me përroin e Izvorit, ajo ofron potenciale për rekreacion përmes zhvillimit të ekoturizmit dhe turizmit natyror (duke përfshire eskursionet natyraliste, vrojtimi i zogjve, shpendëve, gjuetia me kritere rigorozisht të kontrolluara) të cilat mund të shërbejnë si magnet për tërheqjen e turistëve. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum e. Peshkimi dhe akuakultura 22 Rritja e peshqve në këtë zonë është përqëndruar më shumë në lagunën e Orikumit. Katër llojet kryesore që kapen në lagunë janë: Sparus aurata (koca), Mugil cephalus ( qefulli i verës), Anguilla anguilla (ngjala) dhe Dicentrarchus labrax (levreku). Molusqet bivalore të lagunës janë mjaft të rëndësishme si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë ekologjik. Rudipates decussatus dhe Venerupis aurea janë dy llojet kryesore të molusqeve të zonës. Ato rriten rrotull kanalit të komunikimit det-lagunë, në subtra të zhavorrit. Prodhimi mesatar vjetor në lagunën e Orikumit është 100 kv. Përveç peshqve, çdo vit laguna prodhon 15-20 kv molusqe të një cilësie të lartë dhe shumë të preferuar në treg. Përveç aktivitetit të peshkimit në lagunën e Orikumit, një tjetër aktivitet është ai i rritjes së peshkut. Në ujrat e ftohta dhe të freskëta të lumit të Tragjasit (Izvori) disa subjekte private merren me kultivimin e troftës së egër (Salmo Trutta fario). Në vitet e fundit disa aktivitete të akuakulturës janë zhvilluar në ujrat litorale të gadishullit të Karabrunit. Në një ose dy vendodhje anës lindore të Gadishullit (Raguza) janë ndërtuar kafazë deti të cilat kultivojnë Sparus sp dhe Dicentrarchus sp. Ky aktivitetet ka tendencë të rritet për shkak të fluksit të vizitorëve në zonën bregdetare të gjirit të Vlorës, sidomos gjatë pikut të verës dhe është duke u rritur vazhdimisht nga njëri vit në tjetrin.

23 3. Atraksionet natyrore, historike dhe turistike të zonës Zona e Gjirit të Vlorës është e pasur me objekte tërheqëse, monumente historikoarkeologjike, pika të vizitueshme dhe të tjerë elementë që lidhen me turizmin kulturor e natyror. a. Inventari i vlerave historike dhe natyrore Bashkia e Orikumit dhe zonat përreth përbëjnë një trevë të pasur me rreth 19 pika arkeologjike e monumente kulture. Një renditje e plotë e monumenteve të kulturës dhe qendrave kryesore arkeologjike të zonës së Gjirit të Vlorës paraqitet si vijon : Orikumi Në skajin jugperëndimor të Gjirit të Vlorës, në rrëzë të maleve të Karaburunit gjendet qyteti antik i Orikumit. Është një nga qytetet më të lashta të njohura në Shqipëri, i themeluar të paktën që në mesin e shekullit VII para K., përpara Apolonisë dhe Durrësit. Pozicioni strategjik ka bërë që ky vend të përdoret historikisht si bazë detare. Sot, zona është shpallur Park Arkeologjik por ndodhet në territorin e bazës ushtarake të Pashalimanit. Shumë interesante për vizitorin në këtë park janë teatri i gurtë i ndërtuar në shekullin I pas K. Brenda lagunës gjendet porti antik ku është zhvilluar beteja detare midis Jul Cezarit dhe konsullit Pompeu. Nën ujë gjendet një strukturë guri, çka konsiderohet si bankina për akostimin e anijeve antike. Pamje nga qyteti antik i Orikut Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum Kisha e Marmiroit Kisha e Marmiroit, siç e quajnë banorët e zonës, gjendet në fund të gadishullit të Karaburunit, aty ku ai bashkohet me luginën e Dukatit dhe është një kishë bizantine me kupolë, ndërtimi i së cilës datohet diku në shekullin XII. 24 Kisha e Marmiroit Ujësjellësi i Ferrunit Pranë Kishës së Marmiroit, në rrëzë të Malit të Karaburunit, janë identifikuar gjurmë të një ujësjellësi karakteristik me bazament guri të ndërtuar nga mjeshtrit vendas rreth vitit 1888. Ky ujësjellës ka një gjatësi prej 2 km dhe gjerësi 0.5 m. Ujësjellësi i Ferrunit

25 Gramata Gjiri i Gramatës (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Gramës) ndodhet rrëzë shpatit perëndimor të Karaburunit. Në një zonë të pabanuar, ku mund mund të arrihet kryesisht nga deti (rruga tokësore është shumë e vështirë për shkak të terrenit malor dhe reduktohet në një shteg të ngushtë kalimi mushkash), gjendet një plazh i vogël natyror me gjerësi rreth 50 m. Kjo zonë është shfrytëzuar si gurore që nga shekulli VI para K. Duke qenë i vetmi gji i vogël në një bregdet thuajse drejtvizor e mjaft shkëmbor, ajo shërbente si vendmbrojtje për anijet në kohë të keqe. Në falezat e thepisura rreth 30 m të larta janë gdhendur mbishkrime të ndryshme që shkojnë nga shekulli III para K. e deri në Mesjetë. Shumica e mbishkrimeve antike janë lutje drejtuar hyjnive shpëtimtare, mbrojtëse të detarëve dhe anijeve: Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit. Prania e emrave latinë të shkruar me gërma greke pasqyron lidhjet e ngushta tregëtare midis dy brigjeve të Adriatikut dhe detit Jon Pamje nga Gjiri i Gramës Shpella e Haxhi Alisë Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum Kështjella e Gjon Boçarit Pranë fshatit Tragjas gjendet kështjella mesjetare e Gjon Boçarit. Është një fortifikim i shekullit XV, i pajisur me dy kulla gjashtëkëndore të ndërtuara me blloqe gurësh me lartësi 5 m. Muret, që ruhen në gjendje pjesërisht të kënaqshme, kanë trashësi prej 1,25 m dhe shtrihen në një distancë prej 50 metrash. 26 Kështjella e Gjon Boçarit Kështjella e Porto Palermos E ndërtuar në fillim të shekullit XIX nga Ali Pashë Tepelena mbi një pikë strategjike fare pranë vijës së detit, ajo është një nga monumentet më origjinale të gjithë zonës së Bregut. Kështjella zgjatet si një gadishull i vogël drejt detit duke respektuar formën e pesëkëndeshit të rregullt me mure 1,5 m të larta. Hyrja është nga lindja dhe e gjithë hapsira e brendshme është e ndarë në ambjente të organizuara në funksion të hollit qendror. Pamje nga Kështjella e Porto-Palermos

27 Kullat e Dervish Aliut Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike. I ndërtuar në fillim të shekullit XIX, ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut. Elementët më të spikatur të këtij kompleksi historik janë Kulla e Sahatit, Kulla Mbrojtëse (donzhoni) dhe banesat e brendshme. Kullat e Dervish Aliut gëzojnë statusin monument kulture dhe në to janë bërë ndërhyrje të vazhdueshme mbrojtëse dhe restauruese nga ana e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë dhe Institutit të Monumenteve. Ky është një objekt muzeal i vizitueshëm nga turistët. Kulla e Dervish Aliut Pamje nga kullat e fortifikuara në Dukatin e Sipërm Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum Triporti Në skajin verior të Gjirit të Vlorës gjendet qyteti antik i Triportit ku sipas disa studiuesve duhet kërkuar dhe Aulona antike. Është një qytet i fortifikuar i rrethuar me mur mbrojtës me sipërfaqe 30 ha. Në këtë sektor shënohen gjetje të shumta qeramike, kryesisht amfora, por fakti se pjesa kryesore e qytetit sot gjendet nën nivelin e detit e vështirëson vizitueshmërinë nga toka. Porti Turistik i Jahteve dhe Porti i Pashalimanit Porti turistik i jahteve gjendet në pjesën jugore të Radhimës dhe është ndërtuar pas vitit 1996 nga një firmë investitorësh italianë. Eshëtë i pajisur me mjedise akomoduese për turistët e huaj të apasionuara pas lundirmit dhe ka një kapacitet të caktuar ankorimi të jashteve dhe të barkave me vela. Ai mund të përdoret edhe për shëtitje me anije dhe me mjete të vogla lundrimi për ture turistike detare në pikat tërheqëse natyrore, ose hisorike të zonës. 28 Pamje nga porti i jahteve dhe i Pasha-Limanit

29 Porti i Pashalimanit, ndodhet rreth 19 km ne juglindje të Vlorës dhe ka shërbyer si një bazë e rëndësishme detare gjatë luftës së Ftohtë mes dy blloqeve, lindore dhe perëndimore. Sot, me përjashtim të disa relikeve ushtarake dhe një kantieri të riparimit të anijeve, në të nuk ka mbetur asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm. Me liberalizimin e kalimit në këtë zonë, dikur rreptësisht të ndaluar për vizitorët, ai mund të shndërrohet në një objekt muzeal natyror ku turistët vendas dhe të huaj të mund të shohin rudimentet e regjimit të vjetër komunist. Parku Kombëtar i Llogarasë Parku i Llogarasë gjendet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, në një zonë malore që bën bashkimin e deteve Adrtiatik dhe Jon, në një distancë 40 km nga qyteti i Vlorës. Ai përmbledh 1,010 ha me një lartësi që varion nga 500 deri ne 200 m mbi nivelin e detit. Zonat vegjetative të tij janë të përcaktuara mirë: në lartësinë nga 400-600 m janë të zhvilluara shkurret mesdhetare, shqopa, kedra, etj, ndërkohë që zona me dushqe në lartësinë 600-800 m. Në lartësinë 800-1300 m shtrihet zona me ahe, fier, pisha e zezë, dellinja, panjë, etj. Mbi 1300 m shtrihet zona alpine me bimë medicinale dhe bimësi aromatike ku dallohen në mënyrë të veçantë sherebela dhe çaji i malit. Parku shquhet për klimën shumë të shëndetshme dhe pejsazhet e mrekullueshme. Prej disa vitesh në park funksionojnë një sërë objektesh turistike si hotele të vegjël, restorante, bare të hapura në natyrë, etj. Pamje nga parku kombëtar dhe fshati turistik i Llogarasë Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum b. Etnografia, artizanati, kultura shpirtërore Popullsia e zonës së Bashkisë Orikumit zotëron një nivel të lartë traditash kulturore, të cilat e kanë origjinën nga një rajon i shquar etno-kulturor, të cilin e quajnë me krenari Labëri. Këto tradita janë të materializuara në shumë fusha: arkitekturë, folklor, muzikologji, gastronomi, etj. Përveç qendrave të kulturës materiale, Bashkia e Orikumit ofron për vizitorët edhe vlera të kulturës shpirtërore. Treva e Dukatit e mban të gjallë traditën e isopolifonisë labe, të klasifikuar vitet e fundit nga UNESCO si Pasuri Kulturore e Njerëzimit. Trioja dukatase dhe vallja e kënduar në rreth të mbyllur (autarkike) janë elemente të klasifikuara në isopolifoninë botërore. Kjo valle është krejtësisht unikale dhe nuk gjendet në asnjë rajon tjetër të ballkanit dhe më gjerë. Veshja tradicionale në këtë trevë është qylafi i bardhë me antenë, i prodhuar nga shajaku dhe i trashëguar nga lashtësia. Një fis i tërë në Dukat është marrë me prodhimin artizanal të shajakut brez pas brezi. Banesat tradicionale kanë një odë të posaçme për pritjen e miqve. Zona është shquar për gastronominë e veçantë ku dominon guzhina tradicionale me influenca të konsiderueshme nga kuzhina turke, por që vitet e fundit është ndërthurur edhe me kuzhinën italiane dhe greke si dhe për pijen tradicionale shqiptare që është rakia. 30 panair 2007 panair 2009 panair 2009

31 4. Mjedisi dhe infrastruktura a. Pozita gjeografike Orikumi shtrihet në pjesën perëndimore të qytetit të Vlorës dhe ndodhet vetëm 5 km larg tij. Bashkia Orikum kufizohet në kufijtë e vet administrativ me bashkinë e Vlorës në veri dhe Bashkinë e Himarës në jug. Kufijtë e kësaj zone janë përcaktuar nga pjerrësia perëndimore e malit të Çikës, kufijtë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, kufiri i Kanalit, lugina e Dukatit, gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit. Në anën perëndimore, zona laget nga Deti Adriatik me një breg mjaft të favorshëm për zhvillimin e turizmit të detit e diellit. Plazhi nuk ka rërë, por gurë e guralecë, kurse uji i detit mjaft i kthjellët. Kodrat e pjesës lindore janë të buta, sidomos në zonën e fshatit Radhimë dhe Qytetit të Orikumit. Relievi i zonës së Orikumit është kryesisht fushor. Zona e Orikumit bashkë me fshatrat përreth shtrihet në një sipërfaqe prej 31383 ha. b. Klima Kjo zonë ka një klimë subtropikale të ndikuar nga klima mesdhetare me një fotoperiodizëm ditor dhe stinor që karakterizohet mjaft qartë nga stinë të diferencuara termikisht, si dhe rreshje të përqëndruara gjatë pjesës së ftohtë të vitit. Lagështia mesatare e ajrit arrin deri në 70%. Amplituda mesatare vjetore, si edhe e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë të vitit, regjistron një temperaturë të ulët mesatare prej 12ºC në muajin Janar dhe temperaturë të lartë mesatare prej 32 C në muajt Korrik-Gusht. Zona karakterizohet nga një verë e ngrohtë, me temperaturë të favorshme për plazh gjatë një periudhe gati 5 mujore, ku në tre muajt e verës mund të shfrytëzohen deri në 14 orë plazh. Temperatura e detit arrin deri në 27.2ºC absolute dhe minimalja 13.5 C duke u favorizuar kjo edhe nga vendndodhja në Gjirin e Vlorës ku rrymat e ftohta detare kanë më pak influencë. Gjatë gjithë vitit kemi mesatarisht 106 ditë me diell dhe 190 ditë pjesërisht të vrenjtura. Pra, gjithsej kemi gati 2,805 orë me diell në vit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum c. Flora dhe fauna e zonës Bimët mjekësore: Zona është e pasur me lloje të ndryshme bimësh mjekësore dhe aromatike. Gjenden rreth 57 lloje të cilat ja vlejnë të përmenden për vlera të ndryshme të përdorimit. Shumë prej tyre janë mjaft të njohura edhe nga popullsia vendase, të cilët kanë një traditë të gjatë në mbledhjen e tyre, jo vetëm për përdorim personal por edhe për shitje. Për shumë familje të zonës ky aktivitetet përbën burimin kryesor të të ardhurave. Vitet e fundit mblidhet kryesisht çaji i malit (Sideritis reiserii) dhe rigoni ( Oryganum vulgare). Zona është veçanërisht e rëndësishme për disa lloje bimësh mjekësore si Savia officinalis, Sideritis roeseri etj. Invertebrorët: Në këtë zonë gjenden rreth 151 lloje që i përkasin rendit Coleopetera, dhe 93 lloje të rendit Lepidoptera (fluturat dhe fluturat e natës) 32 Amfibët dhe reptilët: gjenden 10 lloje amfibësh (nga 15 që njihen në gjithë vendin) dhe 28 lloje reptilësh (nga 37 lloje që njihen në gjithë vendin). Herpetofauna e pasur dhe e shumëllojshme shpjegohet me pozicionin gjeografik, kushtet e favorshme klimaterike dhe larminë e habitateve. Shpendët: Orintofauna e zonës së Orikumit përbëhet nga: 63 lloje rezidente ose 60% e gjithë llojeve; 30 vizitorë verues ose 28.6% e gjithë llojeve; 11 lloje dimeronjës ose 10.5 % e gjithë llojeve Shpendet ujorë (kryesisht ata të lagunës së Orikumit) dhe shpendët detare përbëjnë një element të rëndësishëm të biotave dhe habitateve të lagunës. Zona ofron habitate të përshtatshme për një numër shpendësh grabitqar ku bën pjesë dhe huta. Shpendët e pyjeve të lidhur me pyjet e vjetër, si qukapiku dhe harabeli, janë mjaft të përhapur në zonë. Të gjitha këto e bëjnë zonën mjaft tërheqëse për të apasionuarit e shpendëve. Gjitarët: Kjo zonë përfaqëson një nga zonat më të rëndësishme të vendit përsa i përket gjitarëve. 55 lloje nga 71 të njohura në të gjithë vendin pritet të shihen në zonë. Lakuriqtë e natës që jetojnë në shpella, gjitarët e mëdhenj dhe mishngrënës, gjitarët ujore dhe detare (Lutra lutra, Monachus Monachus dhe delfinët) janë disa nga gjitarët më interesante që gjenden në këtë zonë d. Telekomunikacioni dhe Teknologjia Informuese Në të gjitha fshatrat e Bashkisë Orikum operojnë operatorët celular si në të gjithë Shqipërinë (Vodafon, AMC dhe Eagle Mobile). Ndërsa, përsa i përket telefonisë fikse, Albtelekomi operon vetëm në zonën e Orikumit, kurse në fshatrat Dukat Fushë dhe Dukat Fshat ndodhet operatori privat fiks Oritel. Albtelecomi në zonat që operon ofron shërbim interneti. Vetëm qyteti Orikum ka lidhje interneti. Gjithashtu në qytetin Orikum është i vendosur edhe shërbimi postar i cili shërben për të gjithë territorin e Bashkisë.

33 e. Sistemi rrugor Ashtu si edhe vetë banorët raportojnë në një anketim të realizuar në pranverë 2009 se janë të kënaqur me gjendjen e rrugëve në masën 42% ndërsa të pakënaqur 27%, mund të thuhet se sistemi rrugor nuk është edhe aq problematik siç ndodh rëndom nëpër gjithë vendin. Të gjitha fshatrat lidhen me rrugën nacionale me rrugë automobilistike. Gjithsesi, nevoja për rehabilitime ekziston, duke pasur parasysh edhe faktin që zona është turistike. Viteve të fundit janë bërë një sërë ndërhyrjesh me qëllim përmirësimin e rrjetit rrugor. Rruga nacionale që përshkon zonën e Bashkisë Orikum nga Përroi i Vrizit deri në Qafën e Llogarasë ka pësuar rishtas rikonstruksion duke përmirësuar parametrat e saj. Rrugët rurale që lidhin fshatrat me rrugën nacionale kanë një rëndësi të veçantë, pasi përballojnë fluks të rëndësishëm vjetor dhe sezonal për arsye se lidhin zonën turistike me fshatrat përreth, të cilat janë të pasura me objekte të rëndësisë historike dhe me vlera arkeologjike dhe muzeale. Rruga që të lidh me fshatin Radhimë, rruga e fshatit Tragjas dhe ajo e Dukat Fshatit janë të shtruara me asfalt por kanë nevojë të rikonstruktohen sepse janë tejet të amortizuar. Segmenti rrugor (8 km) nga Përroi i Vrizit deri te Ura e Izvorit, përderisa kalon përgjatë bregut të detit do të mbetet një rrugë panoramike. Por, për këtë ajo duhet të ripërmasohet në funksion të zonës turistike. Përmirësimi i rrjetit rrugor do të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt pikave të rëndësishme historike dhe muzeale, të tilla si Kulla e Dervish Aliut, Kalaja e Gjon Boçarit, Tragjasit të Vjetër, për në fshatin e Radhimës, etj. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum Bashkia duke qenë e ndjeshme përsa i përket ndikimit që ka infrastruktura në zhvillimin e sektorit të turizmit, ka arritur së fundmi të rikonstruktoj bulevardin kryesor të qytetit me gjelbërim, ndriçim dhe trotuar. Gjithashtu, ka përfunduar ndërtimi i Unazës së Re të qytetit Orikum, që lidh rrugën nacionale (tek Ura e Izvorit), Qendren e Re Administrative të qytetit me Bregun e Detit dhe Pashalimanin. f. Furnizimi me ujë të pijshëm Situata e furnizimit me ujë 34 Pavarësisht pasurive të mëdha ujore që ka zona, të gjitha sistemet e furnizimit me ujë, nuk arrijnë të sigurojnë furnizim me ujë pa ndërprerje (24 orë) për popullatën. Arsyeja kryesore për këtë situatë është kryesisht menaxhimi i keq i ujësjellësave si dhe zakoneve të këqija që popullata lokale ka krijuar në përdorimin e ujit të pijshëm. Popullata e përdor ujin në mënyrë të kundërligjshme, nëpërmjet lidhjeve të paligjshme dhe, për rrjedhojë, konsumit të ujit të pijshëm për arsye të tjera, si për shembull ujitje. Aktualisht menaxhimi i sistemeve ekzistuese të ujësjellësit lë për të dëshiruar dhe ka vend për përmirësime. Njërëzit nuk paguajnë tarifat për konsumin e ujit dhe mirëmbjatjen e ujësjellësave. Ujësjellësat, pavarësisht faktit se një pjesë e sistemit funksionon vetëm me rrjedhje të lirë, vazhdojnë të menaxhohen në mënyrë joefikase dhe joekonomike. Cilësia e ujit është përgjithësisht e mirë dhe uji nuk ka nevojë për trajtim. Klorinimi kryhet për sistemet e mëdha.

35 Burimet e Ujit Territori i Bashkisë Orikum ka një vendosje të favorshme gjeografike lidhur me burimet ujore. Të dhënat e burimeve nga informacioni i marrë nga ekspertët vendorë është përmbledhur më poshtë: Burimet bregdetare Prodhimi (l/s) Lloji Orikumi (pus, basen nënujor) 100 Ujë nëntokësor Dukat i Ri 30 Burim (Qyrakali, Havaraj) Dukat i Vjetër 140 Burim (Komhill, Honi, Gurra, Mocal) Tragjas, Izvori 1500 Burim Totali 1770 Burimet ujore në zonën e Bashkisë Orikum Burimet ujore që furnizojnë aktualisht zonën e Bashkisë Orikum Burimet Bregdetare Prodhimi (l/s) Lloji Orikumi 40 Ujë nëntokësor (pus çpimi) Dukat i Ri 8 Burim (Qyrakali me gravitet) Dukat i Vjetër 5 Burim (Honi me gravitet) Tragjas 15 Burim (Izvori me ngritje mekanike) Radhimë 15 Burim (Izvori me ngritje mekanike) Totali 83 Rrjeti shpërndarës i ujësjellësit që furnizon qytetin e Orikumit është pjesërisht i rikonstruktuar vitet e fundit, megjithatë rrjeti mbulon 65% të popullatës së qytetit. Fshati Dukat i Ri furnizohet nga Burimi i Qyrakalisë me sistem me vetërrjedhje. Linja e dërgimit aktualisht çon rreth 8 l/s në rezervuar dhe aktualisht po tenderohet projekti për ndërtimin e një linjë të re dërgimi për dyfishimin e sasisë së ujit në rezevuar. Të gjitha rrjetet shpërndarëse që furnizojnë me ujë të pijshëm fshatrat janë tejet të amortizuar. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum g. Kanalizimi i ujërave të zeza dhe të bardha 36 Në qytetin e Orikumit është ndërtuar një rrjet kanalizimesh të ujrave të zeza i cili nuk arrin të mbulojë të gjithë qytetin (rreth 60%). Këto kanalizime shkarkohen në një kolektor të madh dhe transportohen në Stacionin e Hidrovorit të Valltos së Orikumit dhe pastaj në det. Në fshatra nuk ekziston fare sistemi i kanalizimeve të ujrave të zeza. Banorët përdorin gropat septike, të cilat kthehen në problem mjaft të madh të ndotjes së ambjentit. Duke qenë se prioritet i zhvillimit ekonomik të bashkisë së Orikumit është zhvillimi i turizmit, përmirësimi i infrastrukturës së KUZ-ve mbetet prioritare në fushën e infrastruktruës publike, si në pjesën e qytetit që nuk ka një sistem të tillë, ashtu edhe në gjithë fshatrat e saj. Nga anketimi i realizuar me banorët vihet re se 56% e popullatës së intervistuar janë të pakënaqur/shumë të pakënaqur me KUZ-të.

37 5. Qeverisja e Bashkisë a. Organika e Bashkisë Bashkia Orikum drejtohet nga kryetari Z. Kanan Braho i cili ka një mandat qeverisës 4 vjeçar për periudhën 2007-2011. Në administratën e Bashkisë, për vitin 2009, janë të punësuar gjithsej 49 punonjës të cilët paguhen nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat vendore. Shumica e punonjësve janë me arsim të lartë. Gjithashtu bashkia ka 9 punonjës të punësuar me kontratë. Ata mbulojnë sektorin e mirëmbajtjes dhe pastrimit nëpër fshatra si dhe ruajtjen e objekteve shkollore dhe publike. Organigrama e bashkisë Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum b. Buxheti i Bashkisë Gjatë vitit 2008, buxheti i bashkisë së Orikumit në total ishte 163 479 mijë lekë, ndërsa për vitin 2009 parashikohet të jetë 240 292 mijë lekë, ose rreth 46.9% më shumë. Kjo rritje e buxhetit shpjegohet me dyfishimin e të ardhurave të vetë komunës nga taksat lokale që bashkia parashikon të grumbullojë gjatë 2009-tës. Transferta Fonde të Të ardhurat e Donatorët/ Nr Viti Total (granit) kushtezuara vetë bashkisë Sponsorizime 1 2006 29036 0 58416 0 87452 2 2007 35925 360 40455 0 76740 3 2008 37925 30554 95000 0 163479 4 2009 38570 804 200918 0 240292 38 Të dhënat e tabelës më sipër janë pasqyruar nëpërmjet grafikut të mëposhtëm, ku siç shihet në 2009-tën buxheti total ka një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo rritje do të shkaktohet kryesisht nga rritja e të ardhurave lokale që bashkia parashikon nëpërmjet grumbullit të taksave dhe tarifave vendore. Tregues shumë pozitiv është edhe trendi rritës i të ardhurave lokale nga viti në vit, ku me përjashtim të një ulje në 2007-tën, ato paraqite jo vetëm në trend rritës por edhe duke u dyfishuar.

39 Grafiku më poshtë paraqet investimet e bashkisë Orikum për periudhën 2005-2008. Siç shihet, totali i investimeve publike ka qenë më i madh në 2008-tën dhe është karakterizuar nga një trend ulje ngritje. Shohim se ka një rritje në 2006-tën dhe ulje të investimeve në vitin 2007. Gjithashtu, grafiku na tregon se pjesa më e madhe e investimeve publike në këtë periudhë janë bërë të mundur në sajë të të ardhurave lokale dhe grantit. Nëse do të interesoheshim se si investimet mund të kategorizohen në lloje investimesh atëherë do të shohim, sipas grafikut të mëposhtëm, se pjesa më e madhe e tyre janë rrugë, në të gjitha vitet nga 2005 deri më 2008. Kategoria tjetër është kanalizime, shumë pak ujësjellësa dhe të tjera. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum Siç pamë në grafikët e mëparshëm, bashkia Orikum ka një performancë të mirë financiare, veçanërisht edhe në aspektin e të ardhurave lokale (taksat dhe tarifat vendore). Nëse do të shohim për vitin 2008 kategoritë e ndryshme të taksave lokale do të vëmë re se taksa vendore më me peshë në buxhetin e bashkisë është taksa e ndikimit mbi infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Taksë tjetër e rëndësishme, jo në nivelin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, por e rëndësishmë për faktin se është taksë e përhershme është ajo e biznesit të vogël. 40 Grafiku më poshtë na jep një pasqyrë të shprenzimeve dhe të dalave për vitin 2008. Siç mund të shihet pjesëm më të madhe të shpenzimeve e zënë investimet publike dhe mirëmbajtja e tyre, 30% shpenzime dhe 28% mirëmbajtje.

41 c. Pjesëmarrja qytetare Bashkia Orikum gjithnjë e më shumë bën përpjekje për të rritur pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrje por edhe duke siguruar transparencë dhe duke rritur gjithnjë e më shumë informimin e publikut. Nga ana tjetër, qytetarët dëshirojnë të jenë pjesë aktive në çështjet vendore si dhe të përfitojnë nga kjo mundësi. Kjo duket edhe në numrin e shoqatave që ekzistojnë dhe veprojnë në zonë, që gjithandej vendit ato janë, sidomos në zonat rurale, në numër shumë të kufizuar. Në bashkinë e Orikumit veprojnë disa shoqata të tilla si: Shoqata Dukati; Shoqata Tragjasi; Shoqata e Ujitjes Radhimë; Shoqata e Ujitjes Dukat; Shoqata e Bletërritësve, Shoqata Karaburuni, Shoqata e Ish punonjësve të Ndërrmarrjes Bujqësore Orikum-Radhimë. Banorët mendojnë se krahasuar me pesë vjet më parë bashkia ka rritur sasinë e informacionit dhe këtë e raportojnë 36% e të intervistuarve, ndërsa 47% e tyre mendojnë se informimi është njësoj si pesë vjet më parë. Nga ana tjetër, grafiku i mëposhtëm tregon se sa të interesuar janë vetë banorët për të qenë pjesë e vendim-marrjes lokale, 46% e të intervistuarve raportojnë se janë shumë të interesuar/të interesuar në vendimarrje, ndërsa 47% e tyre jo fort të interesuar/të painteresuar në vendimarrje. Sic shihet përqindjet jane pothuajse të njëjta. Bashkisë i del një sfidë e madhe përpara, në lidhje me nxitjen e pjesëmarrjes qytetare ne vendimarrje, rritjen e interesit të tyre. Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Plani i Zhvillimit Lokal - Bashkia Orikum 42 Grafiku i mëposhtëm tregon se banorët mendojnë se informimi nga ana e bashkisë është mirë dhe kjo është raportuar nga 63% e banorëve të intervistuar.