QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS THE KOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS

Similar documents
Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

Të rinjtë e të sotmes janë liderët e së nesërmes. Rrjeti Rinor i Kosovës

Letër nga Drejtori Ekzekutiv...2. Misioni...3. Rreth ATRC s...3. Historiku i ATRC së...4. Përkrahësit Partnerët Lidhur me këtë raport...

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Reforma e administratës publike në Kosovë

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Vlerësimi. i nevojave të viktimave në Kosovë Needs Assessment of Kosovo Victims Procena potreba Kosovskih Žrtava

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

QEVERISJA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE RASTET STUDIMORE PËR PRAKTIKAT MË TË MIRA - GRUPI ROR DHE ASAMBLETË KOMUNALE TË FËMIJËVE

Forumi për Iniciativa Qytetare Raporti Vjetor 2008

Tabela e Përmbajtjes

Tel: 044/

Studim mbi Përmasat e Dhunës në Familje Dhunës në Baza Gjinore në Komunat e Kosovës: Dragash, Gjakovë dhe Gjilan

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

Të drejtat e njeriut në Kosovë

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Mjaft më me. arsyetim

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

ANALIZË SHOQËRIA CIVILE DHE SHËRBIMET PUBLIKE

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2017 RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2016

Problemi me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

RAPORTI VJETOR

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Kosovë 2016 INDEKSI I MBROJTJES SË FËMIJËS. Vlerësimi i përpjekjeve të Qeverisë për mbrojtjen e vajzave dhe djemve.

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Askund të mirëpritur NdaloNI kthimin me forcë të RomëvE Në kosovë. Askund të mirëpritur ndaloni kthimin me forcë të romëve në kosovë

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

Hulumtim kërkimor mbi nivelin e Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë dhe ndikimin e tij në Shëndetin Riprodhues të Grave

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

ALBANIA RAPORTI VJETOR 2016 RAPORTI VJETOR Përgatiti: Znj. Teuta Shkenza Drejtor Nacional SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Përtej retorikës politike

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

FEMIJEVE NE SHQIPERI

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Vlerësimi i performancës

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

10 VJET PANDËSHKUESHMËRI PËR ZHDUKJET DHE RRËMBIMET ME FORCË NË KOSOVË

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

STRATEGJIA SHTETËRORE PËR MIGRIM DHE PLANI I VEPRIMIT Shtator 2013, Prishtinë

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

PRIZRENI. Qytet që nuk i ka mënjanuar barrierat për PAK

Rruga drejt drejtësisë: The Road to Justice: Put do pravde: Personat e pagjetur në Kosovë nga pikëpamja e politikave

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Transcription:

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS THE KOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS RAPORT VJETOR 2013

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS THE KOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS RAPORT VJETOR 2013 Qershor 2014, Prishtinë 2

HYRJE Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) është organizatë jo qeveritare, jo profitabile e themeluar ne vitin 1999 me mision të ofrojë trajtim dhe rehabilitim për viktimat e torturës. QKRMT punon në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të stafit të saj dhe sektorit publik për ofrimin e shërbimeve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me torturën dhe traumën. QKRMT po ashtu është e angazhuar në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të gjitha etnitetet në Kosovë dhe në parandalimin dhe çrrënjosjen e torturës dhe çdo forme tjetër të keqtrajtimit. Ky raport është realizuar duke iu falënderuar përkrahjes financiare të Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Përmbajtja: Parathënie nga Drejtori Ekzekutiv i QKRMT-së 4 Rehabilitimi i Viktimave të Torturës dhe Traumës 5 Ngritja e kapaciteteve të Stafit të QKRMT-së 6 Fuqizimi i kapaciteteve të Stafit Mjekësor të Kujdesit Shëndetësor Publik 7 Aktivitetet avokuese dhe vetëdijësuese gjatë vitit 2013 9 Trajtimi i rasteve të Dhunës Seksuale dhe në Baza Gjinore (DHSBGJ) përmes ndihmës Psiko-sociale përkrahur nga UNHCR 14 Të Drejtat e Njeriut dhe Avokimi 16 Aktivitetet kryesore gjatë 2013 16 Aktivitetet tjera gjatë 2013 17 Komiteti Drejtues për inicimin e krijimi të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (Task Force) 18 3

Parathënie nga Drejtori Ekzekutiv i QKRMT-së Qendra Kosovare e të Mbijetuarve të Torturës- QKRMT po hyn në vitin e pesëmbëdhjetë të ekzistencës së saj, duke punuar dhe duke i luftuar pasojat e torturës dhe traumës në Kosovë, që e bën ndër adresat kryesore për trajtimin dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës. Mandati i QKRMT-së e bënë unike këtë Organizatë në mesin e OJQ-ve të tjera për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Organizata ka punuar me pasojat e torturës që nga themelimi i saj si rrjedhojë e konfliktit të vitit 1999, ku fillimisht është fokusuar në rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës dhe më vonë është shndërruar në një qendër referente për dokumentimin, parandalimin dhe rehabilitimin e torturës. Puna me kategori të ndjeshme kërkon ndjeshmëri, përkushtim, angazhim dhe profesionalizëm të stafit shëndetësor dhe stafit ligjor, në mënyrë që të sigurohet një trajtim efektiv, qoftë për pasojat fizike apo psiko-sociale të të mbijetuarve të torturës dhe traumës. Gjatë vitit 2013, aktivitetet kryesore të QKRMT-së ishin të fokusuara në mirëqenien e të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe statusit të tyre ligjor në shoqëri. Aktiviteti kryesor i QKRMT-së mbetet ofrimi i shërbimeve të rehabilitimit, ku ekipi profesional i përbërë nga psikiatër, psikologë dhe gjinekologë, ofron konsultime të përditshme dhe trajtime për klientët tonë viktima të dhunës seksuale dhe të torturës në Prishtinë, si dhe në rajonet më të prekura si Drenas, Skenderaj, Suharekë dhe Mitrovicë. QKRMT ka marrë pjesë aktive në procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë si dhe në tejkalimin e këtij procesi, duke qenë aktiv në Grupin Punues Ndërministror për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtimin. Viti 2013 ka qenë vit i fushatave avokuese dhe vetëdijësuese të përqendruara në njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, gjatë ndryshimit të ligjit Për statusin dhe të drejtat e martirëve, invalidëve, veteranëve, anëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Gjatë vitit të ardhshëm, QKRMT, në koordinim të ngushtë me akterët e shoqërisë civile dhe institucionet relevante, do të punojë intensivisht në zbatimin e plotë të ligji, duke synuar kështu arritjen e kompensimit material, mbrojtjen e shëndetit dhe fuqizimin ekonomik të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. QKRMT ka ofruar shërbimet e saj psikologjike për të gjithë azilkërkuesit në Kosovë, dhe gjatë gjithë vitit 2013, QKRMT-ja ka punuar në identifikimin, vlerësimin, trajtimin, referimin dhe monitorimin e Dhunës Seksuale dhe në Baza Gjinore (DHSBGJ) tek të kthyerit, refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat pa shtetësi. Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Avokimit gjatë vitit 2013 ka ndërmarrë aktivitete të rregullta të monitorimit në vendet e ndalimit, ka ndërmarrë aktivitete avokuese në promovimin dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve avokuese, sektori ka kontribuar në harmonizimin e kornizës legjislative kombëtare me standardet ndërkombëtare Ky raport vjetor dokumenton zhvillimet, arritjet dhe sfidat gjatë vitit 2013. Ne jemi të lumtur se edhe këtë QKRMT ka pasur mundësi të ofrojë shërbimet esenciale për viktimat e torturës dhe traumës si pasojë e luftës. Sigurisht, aktivitetet dhe arritjet e QKRMT nuk do të mund të realizoheshin plotësisht pa ndihmën e donatorëve, dedikimin e bordit, të stafit dhe vullnetarëve. Në emër të QKRMT dhe stafit të saj, ne duam t i falënderojmë ata për mbështetjen e tyre bujare dhe të vazhdueshme. Dr. Feride Rushiti-Drejtor Ekzekutiv 4

REHABILITIMI I VIKTIMAVE TË TORTURËS DHE TRAUMËS Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka për mision të përmirësoj mirëqenien e viktimave të torturës dhe të përmirësoj gjendjen e tyre përmes rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit. QKRMT ka filluar me shërbime e saja që nga fundi i luftës. Prandaj, QKRMT kryeson në ofrimin e trajtimeve profesionale dhe atyre individuale të përshtatura nevojave të grupeve tona synuese. Shërbimet e rehabilitimit vazhdimisht u ofrohen klientëve tanë dhe familjarëve të tyre në të gjithat degët e QKRMT-së. Përjetimet e torturës, dhuna e organizuar dhe ngjarjet tjera traumatike ende vazhdojnë të prekin viktimat, familje e tyre dhe komunitetin në tërësi. Prandaj, rehabilitimi synon të përmirësoj gjendjen psikologjike, fizike dhe sociale të viktimave të torturës dhe familjeve të tyre dhe të u lehtësoj atyre ri-integrimin në shoqëri. Parimi themelor i aktivitetit të rehabilitimit në QKRMT është puna ekipore shumë-disiplinore. Terapeutët e QKRMT-së, në programe individuale, grupore apo familjare, kanë aplikuar një pjesë të përvojës së mbledhur gjatë viteve si dhe metodat më të reja të rehabilitimit të bazuar në fakte. Problemet psikologjike mund të manifestohen me çrregullim të stresit pas traumës (ÇSPT),depresion, ankthe, probleme në koncentrim dhe ndjeshmëri e rritur. Fizikisht, klientët mund të vuajnë nga dhimbje kronike, qoftë si pasojë direkte e torturës apo si pasojë e presionit psikologjik. Si rrjedhojë, krijohen vështirësitë sociale duke e ditur që shumica e klientëve janë shumë të varfër dhe të paaftë për punë. Grupi ynë i synuar është i përbërë nga të mbijetuarit e masakrave dhe torturës, gratë e dhunuara, ish të burgosurit, jetimët, të vejat dhe të riatdhesuarit. Gjatë vitit 2013, qendra jonë më shumë është fokusuar në grupin e grave të mbijetuara të dhunimit, ankesat dhe gjendjen e tyre shëndetësore, vetëdijesimin dhe adresimin e çështjes së njohjes institucionale të të drejtave të tyre. Gjatë vitit 2013, gjithsej 101 klientë kanë fituar shërbime profesionale në QKRMT nga ana e psikologeve, psikiatrit, mjekut dhe gjinekologes. Nga numri i përgjithshëm i klientëve 71.29% (apo 72 raste) ishin femra dhe 28.71% ( apo 29 raste) ishin meshkuj. Raste të reja janë 55, prej të cilave viktima të dhunimit janë 41 raste, kurse 14 janë raste të tjera. 46 raste janë në trajtim të vazhdueshëm nga vitet paraprake. PROTOKOLI I TRAJTIMIT Fillimisht çdo klient intervistohet nga mjeku, pastaj specialisti, psikologu apo psikiatri, vlerëson simptomat fizike, sociale apo mentale. Klientët fitojnë tretmanin e këshilluar, i cili përfshin shërbimet mjekësore, psikologjike, sociale dhe ligjore brenda qendrës tonë. METODAT E TRAJTIMIT Metodat e trajtimit psikologjik janë: Psikoterapia individuale (konsultime, mbështetje dhe këshillime) Psikoterapi grupore Terapia kognitivo biheviorale Terapia me ekspozim të tej zgjatur Aktivitetet e rehabilitimit dhe trajtimit të klientëve janë përkrahur financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe UNVFVT. 5

Numri i klienteve të rinj të paraqitur gjatë vitit 2013 në QKRMT Dhunim gjatë luftës Raste të tjera 14 41 Numri i klientëve të rinj sipas grupmoshave gjatë vitit 2013 në QKRMT Grupmosha Numri i rasteve 6-18 0 19-45 27 46-65 28 > 66 0 Total 55 Numri i klientëve të rinj që kanë familjarë me përvoja traumatike, QKRMT 2013 Klientët të cilët kanë anëtarë të familjes Numri i klientëve Të vrarë 12 Të zhdukur 2 Ish të burgosur 2 Në trajtim në QKRMT 1 Klientët të cilët kanë dhunë në familje 1 6

Përvojat traumatike të klientëve, QKRMT 2013 Rastet e klientëve Numri i klientëve Të torturuar 14 Të zhvendosur me forcë 22 Që kanë përjetuar dhunë fizike 4 Që kanë përjetuar dhunë psiqike 7 7

NGRITJA E KAPACITETEVE TË STAFIT TË QKRMT-së I. Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të rehabilitimit, me qasje të veçantë për viktimat e dhunës seksuale, QKRMT në fund të tetorit të vitit 2013, mbajti trajnimin me titull Ndërtimi i kapaciteteve për përfaqësuesit që punojnë me viktimat e dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë me eksperten nga Londra, dr. Pennie Blackburn, doktor i shkencave në Psikologjinë Klinike, e specializuar për të punuar me të mbijetuarit e luftës, dhunës politike dhe torturës. Gjatë tri ditëve të trajnimit ajo kishte për qëllim të rrisë qëndrueshmërinë e trajtimit në aspektin e njohurive psiko-terapeutike duke punuar me viktimat e dhunës seksuale dhe torturës. Pjesëmarrës të përzgjedhur ishin përfaqësues të QKRMT-së dhe Medika Gjakovës, si dhe anëtarë të tjerë të OJQ-ve dhe terapistët e sistemit publik shëndetësor, të gjithë ata të angazhuar në punën me viktimat përdhunuara. Trajnimi mbuloi disa tema, si: Efektet bio-psiko-sociale të dhunës seksuale Të kuptuarit e përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte dhe implikimet për mbështetje psiko-sociale 'Mos bën dëm ' qasja Nivelet e mbështetjes psiko-sociale specialistike dhe jo specialistike në komunitet, familje dhe individ Pengesat për zbulimin dhe rreziqet që lidhen më të Modeli i fazave të ndërhyrjes Kuptimi teorik i reagimeve ndaj traumës Mënyrat e punës me disocimin dhe turpin Vetë-kujdesi i terapistëve Ky trajnim u mbështet financiarisht nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. II. Trajnimi i Terapeutëve, Tetor 2013, Prishtinë Stafi mjekësor i QKRMT-së ka vazhduar kursin për Terapinë Kognitive Bihejviorale - Cognitive Behavioral Therapy (CBT) i siguruar nga Asociacioni i Izraelit për CBT. Në tetor të vitin 2013, u mbajt moduli tre ditor që njëherësh paraqet përmbylljen e këtij kursi. Grupi i pjesëmarrësve përbëhej nga 5 anëtarë të stafit mjekësor të QKRMT-së dhe 17 psikolog dhe psikiatër që punojnë në nivele të ndryshme të Shërbimit Shëndetësor Publik. Unë nuk jam vetëm, kurrë nuk jam vetëm.turpi, dhimbja dhe vuajtjet janë shoqëria ime e pandashme! Thënie të klienteve tona-të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, QKRMT 8

NGRITJA E KAPACITETEVE TË STAFIT MJEKËSOR TË KUJDESIT PARËSOR SHËNDETËSOR (KPSH) Projekti realizohet nga QKRMT dhe përkrahet financiarisht nga Antares Foundation dhe Centre for Disease Control (CDC). QKRMT në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbështetur nga Antares Foundation është duke zbatuar projektin e titulluar Menaxhimi i stresit tek profesionistët shëndetësor. Përfituesit e drejtpërdrejtë janë mjekët familjar dhe infermierët në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) nëpër tërë Kosovën. Objektivi i përgjithshëm i projektit është përforcimi i kapaciteteve të stafit profesional mjekësor për ngritjen e vetëdijesimit rreth stresit dhe menaxhimit të tij dhe pasojat psiko sociale që rrjedhin nga lufta dhe traumat e lidhura me luftën. Objektivat specifike të projektit janë që: -Pjesëmarrësit të vetëdijësohen për stresin ekzistues në ambientin e tyre të punës -Pjesëmarrësit mësojnë disa strategji të ballafaqimit dhe menaxhimit me stresin dhe presionin -Adresimit të nevojave specifike të punëtorëve shëndetësorë në koordinimin me grupet punuese të CDC-së, Antares-it dhe grupit hulumtues Trajnim për menaxhimin e stresit Numri i pjesëmarrësve në trajnimin Menaxhimi i Stresit, Mars 2012-Shkurt 2014 Profili Numri Infermier 562 Mjek familjar 269 Të tjerë 9 Total 840 -Integrimit të përkrahjes së stafit dhe menaxhimit të stresit në rregulloret ekzistuese të Resurseve Humane në kuadër të KPSH. Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2013, QKRMT ka trajnuar gjithsej 527 punëtorë shëndetësorë në institucionet e KPSH-së, prej tyre: mjek familjar ishin 173, infermiere ishin 348 dhe të tjerë ishin 6. Ndërkaq që nga fillimi i implementimit, nga muaji Mars 2012 deri më 28 Shkurt 2014, në kuadër të programit janë trajnuar 840 punëtorë shëndetësorë. Ky program është i akredituar nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjithë pjesëmarrësit marrin certifikata me pikë akredituese. Numri i pjesëmarrësve sipas gjinisë në trajnimin Menaxhimi i Stresit, Mars 2012-Shkurt 2014 Gjinia Numri Femra 656 Meshkuj 184 Total 840 9

3. Numri i pjesëmarrësve sipas rajoneve në trajnimin Menaxhimi i Stresit Mars 2012-Shkurt 2014 Rajoni Numri Prishtinë 230 Gjilan 126 Prizren 120 Pejë 81 Ferizaj 91 Gjakovë 103 Mitrovicë 89 TOTAL 840 Trajnimi për menaxhimin e stresit, 10-12 Prill 2012, Prizren Trajnimet për menaxhim të stresit Trajnimi i trajnerëve për menaxhimin e stresit, Shtator 2013, Prishtinë 10

AKTIVITETET AVOKUESE DHE VETËDIJËSUESE GJATË VITIT 2013 I. QKRMT me datë 20 Qershor 2013, ka bërë prezantimin e Projektit Fuqizimi i grave viktima të dhunës seksuale dhe torturës gjatë konfliktit në Kosovë. Në këtë ngjarje prezent ishin Presidentja e Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Z. Ian Cliff, Ambasadorja e SHBA, Znj. Tracey Ann Jacobson, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Znj. Vlora Çitaku, përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfshirë edhe shoqata të viktimave të dhunimit në Kosovë si dhe mediet. Konferencën e hapi Drejtoresha e QKRMT Znj. Feride Rushiti. Në fjalën hyrëse të saj, ajo bëri përshkrimin e gjendjes aktuale të të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë si dhe adresoi nevojat për mbështetje institucionale të kësaj kategorie të popullatës. Presidentja e Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga, theksoi rëndësinë e përkujdesjes që zëri dhe nevojat e grave viktima të dhunës së drejtpërdrejtë në luftën e fundit në Kosovë, të mos mbesin të heshtura. Ajo theksoi se gjatë Samitit Ndërkombëtar të Grave, të mbajtur në Kosovë vitin e kaluar, në kuadër të Parimeve të Prishtinës, për herë të parë u kërkua që grave të përdhunuara t iu njihet statusi ligjor i viktimave civile të luftës. Z. Ian Cliff, Ambasador i Britanisë së Madhe në Prishtinë në mes tjerash kishte thënë: Përkundër përpjekjeve të mëdha të Komunitetit Ndërkombëtar, Qeveria e Britanisë së Madhe beson se duhet edhe se ka ende shumë punë për të bërë në luftimin e dhunës seksuale. Besojmë që kultura e mosndëshkimit duhet të zëvendësohet me atë të ndëshkimit për autorët e krimeve të tilla. Znj. Tracey Ann Jacobson, Ambasadore e SHBA-ve në Prishtinë, kishte shfaqur kënaqësinë që financiarisht po mbështesin këtë projekt. Ajo në mes tjerash theksoi se asnjë shoqëri nuk mund të ecte përpara duke injoruar të kaluarën dhe se qasja e fajësimit duhej çrrënjosur tërësisht. Konferenca e prezantimit të projektit, Qershor 2013, Prishtinë Znj. Vlora Çitaku, Ministre e Integrimeve Evropiane në këtë konferencë kishte deklaruar se Dhunimi është arma përmes së cilës vazhdohet lufta edhe kur pushkët nuk kërcasin më. Gratë e mbijetuara nga dhuna, janë nënat, motrat dhe vajzat tona. Ato janë heroina që neve na dhënë mësim, mësim se nuk duhet hequr dorë! Është shumë e rëndësishme që debati rreth të mbijetuarave është hapur në Kosovë dhe është momenti i fundit që këtë debat ta qojmë më tej fjalëve Znj. Sebahate Pacolli Krasniqi, Menaxhere e Projektit, kishte prezantuar projektin, duke zbërthyer synimet e projektit, objektivat, aktivitetet dhe rezultatet e pritura: Projekti synon të rris qasjen e grave që kanë përjetuar dhunën seksuale dhe torturën gjatë luftës në Kosovë në rehabilitim, drejtësi dhe kompensim; si dhe t ju ndihmoj grave për të tejkaluar përvojën e tyre traumatike dhe për të adresuar të drejtat e tyre për lëvizje nga statusi i viktimës në pjesëmarrëse aktive në shoqëri Më dhunuan trupin, shpirtin dhe trurin tim, sepse unë çdo ditë jetoj me të njejtin kujtim Thënie të klienteve tona-të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, QKRMT 11

Ky projekt realizohet nga QKRMT dhe Medika Gjkakova, me përkrahjen financiare nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. II. QKRMT në rastin e 26 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Përkrahje të Viktimave të Torturës, kishte bërë fushatë një javore të quajtur " Dëgjo zërin tim " Fushata u mbështet nga Ministria e Integrimeve Evropiane. Aktivitetet kryesore të realizuara si më poshtë : Duke pasur parasysh objektivin kryesor rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës, në përgjithësi, dhe organeve vendimmarrëse, në veçanti, për të drejtat e grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë,QKRMT-ja ka realizuar filmin e shkurtër dokumentar të quajtur " Dëgjo zërin tim ". Dokumentari shtjelloi historinë e tmerrshme dhe të vërtetë të njërës së mbijetuar të dhunimit. Çështja u përpunua nga personalitete publike si profesorë nga Instituti i Krimeve të Luftës, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe aktivist i shoqërisë civile, ministrja e Integrimeve Evropiane, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së e që kanë njohuri të mira në lidhje me këtë aspekt dhe u analizuan pasojat e dhunimeve si krime serioze të luftës. Dokumentari u shfaq në kinemanë ABC dhe kishte pjesëmarrje të një game të gjerë të pranishmëve, si nga organet qeveritare, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, gratë e mbijetuara, artistë dhe të tjerë. Gjatë javës së fundit të muajit Qershor, Videoklipi vetëdijes i prodhuar nga QKRMT-ja, u shfaq në tri stacionet kryesore TV : Radio - Televizioni i Kosovës, Radio - Televizioni 21 dhe Radio - Televizioni Kohavision. Videoklipi i ka bërë thirrje popullatës për të mbështetur viktimat e dhunimit që edhe tani, 14 vite pas luftës, ndjehen të braktisura në vend që të ndjehen dhe trajtohen si heroina të luftës. Videoklipi gjithashtu ishte postuar në faqen zyrtare të internetit dhe faqen Facebook-ut të QKRMT-së, brenda një dite ai kishte më shumë se 7000 shikime! Linqet e videoklipeve të prodhuara nga QKRMT janë si më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=r1om-u_z1km https://www.youtube.com/watch?v=kqe4apifhe0 Më 26 qershor, Kreu i Njësisë Rehabilitimit QKRMT, Sebahate Pacolli Krasniqi ishte intervistuar nga Radio - Televizionit të Kosovës (RTK). Ajo kishte folur për rëndësinë e kësaj dite dhe kishte shpjeguar aktivitetet e QKRMT që kanë shënuar ditën e 26 Qershorit. QKRMT ka publikuar fletëpalosje, postera,çanta dhe fanella si pjesë e fushatës sensibilizuese. Fletëpalosjet dhe posterat janë shpërndarë në zonat më të prekura të Kosovës si dhe në qendër të qytetit të Prishtinës, kurse çantat dhe fanellat me logon e fushatës " Dëgjo zërin tim ", u shpërndanë në mesin e të pranishmëve në shfaqjen e dokumentarit në kinemasë si dhe partnerëve tanë në OJQ tjera për shpërndarje në zonat më të prekura gjatë luftës. Kjo fushatë vetëdijësuese u realizua nga QKRMT dhe u përkrah financiarisht nga Ministria e Integrimeve Evropiane. Shfaqja e dokumentarit, Kino ABC, Qershor 2013, Prishtinë Konferenca e lansimit të Projektit, Stafi i QKRMT-së, Qershor 2013, Prishtinë 12

III. Kampanja avokuese për rishqyrtimin e ligjit për viktimat civile gjatë luftës u mbajt në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, nga 25 Nëntori deri më 10 Dhjetor 2013. Takime të shumta janë mbajtur me përfaqësues të shoqërisë civile më qëllim të analizimit dhe rishqyrtimit të Ligjit nr. 03/L-054 Ligjit Për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre. Gjatë takimit të parë, prezentë ishte edhe një anëtare e parlamentit, e cila informoi për progresin e ligjit në parlament dhe kalimin e tij në komisionet e parlamentit. IV. Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, QKRMT prodhoi videoklipin e dytë vetëdijësues që thërret për mbështetjen institucionale të të mbijetuarave të dhunimit gjatë luftës, e që u shfaq në tri stacionet kryesore televizive : Radio - Televizioni i Kosovës, Radio - Televizioni 21 dhe Radio - Televizioni Kohavision. Videoklipi gjithashtu është postuar në faqen zyrtare të internetit dhe faqen Facebook-ut të QKRMT-së. Realizimi i këtij videoklipi u përkrah financiarisht nga Ministria e Integrimeve Evropiane. V. Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, më 10 Dhjetor, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff dhe Ushtruesja e Detyrës së Zëvendës Shefit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jennifer Bachus, vizituan QKRMT-në dhe zhvilluan takim me pesë të mbijetuara të dhunimit gjatë luftës. Në deklaratën e përbashkët, të dy Ambasadat theksuan se: Organizatat si Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës po tërheqin vëmendjen rreth kësaj çështjeje kaq të ndjeshme në baza ditore. Së bashku me partnerët e tjerë, ato ofrojnë këshillimin esencial, mbështetjen, dhe forcën për këto viktima të pafajshme. Ambasadat e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara janë mbështetës krenarë të punës së QKRMT-së. Trimëria e ekspozuar nga të mbijetuarve që vijnë përpara në këtë mënyrë, shërben si një model për të ndihmuar të tjerët të marrin hapat e parë drejt shërimit. Ambasadat e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin punën në këtë lëmi në mënyrë që edhe të tjerët të hedhin hapat e parë dhe të kërkojnë ndihmë. Ne gjithashtu theksojmë se dhuna në baza gjinore është një sfidë për shoqërinë si një tërësi dhe për të drejtat e njeriut dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve. " Takimi me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Dhjetor 2013, QKRMT Prishtinë Njerëzit kanë frikë nga ferri, unë nuk kam frikë. se jetoj çdo ditë me ferrin! A thua pushova së jetuari që nga ai moment?! Thënie të klienteve tona-të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, QKRMT 13

Trajtimi i rasteve të Dhunës Seksuale dhe në Baza Gjinore (DHSBGJ) përmes Ndihmës Psiko-sociale Gjatë vitit 2012 dhe 2013, KRCT ka ofruar shërbimet e saj psikologjike për të gjithë azilkërkuesit në Kosovë. Paralelisht, gjatë vitit 2013, KRCT ka identifikuar, vlerësuar, trajtuar, referuar dhe monitoruar të mbijetuarit e Dhunës Seksuale dhe në Baza Gjinore (DHSBGJ) te të kthyerit, refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat pa shtetësi. Me qëllimin që të kontribuoj në parandalimin dhe reagimin ndaj rasteve të dhunës seksuale dhe ne baza gjinore, QKRMT në partneritet me UNHCR, gjatë vitit 2013 ka realizuar edhe dy tryeza kundër DHSBGJ, me pjesëmarrës nga shoqëria civile, organizata ndërkombëtare, institucionet përgjegjëse për adresimin e DHSBGJ në nivel qendror dhe lokal dhe aktivistë e përfaqësues nga komunitetet. Qëllimi kryesor i organizimit të këtyre tryezave ka qenë identifikimi i sfidave në trajtimin e rasteve të dhunës dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të mekanizmave institucional në nivel lokal dhe qendror që të parandalohet dhe të reagohet në mënyrë më efektive ndaj rasteve të DHSBGJ. Gjithashtu, QKRMT ka realizuar edhe dy sesione trajnimi mbi Identifikimi e të Mbijetuarve të DHSBGJ dhe Komunikimi Efektiv me Viktimat për stafin e UNHCR dhe Partnerëve të tij implementues që operojnë në terren, me qëllim që të ngritën kapacitetet për identifikimin e të mbijetuarve të DHSBGJ në terren. Pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët: Dhuna në baza Gjinore dhe Seksuale, Qershor 2013, Pristinë Efektiviteti i Qasjeve të Kombinuara të Intervenimit në Trajtimin e Dhimbjes Kronike dhe Çrregullimeve Emocionale te Viktimat e Torturës dhe Dhunës Masive në Kosovë Duke pasuar studimin epidemiologjik më 2008 mbi ekspozimin ndaj dhunës masive dhe ndikimin e saj në shëndetin e popullatës së prekur në Kosovë, është realizuar në periudhën Mars 2012 Korrik 2013 studimi hulumtues Efektiviteti i Qasjeve të Kombinuara të Intervenimit në Trajtimin e Dhimbjes Kronike dhe Çrregullimeve Emocionale te Viktimat e Torturës dhe Dhunës Masive në Kosovë, studim ky i mbështetur dhe i realizuar në bashkëpunim me Dignity Institutin Danez kundër Torturës. Ky studim ka synuar që të përcaktojë efektivitetin e intervenimeve të kombinuara në trajtimin e pasojave afatgjata të traumës në Kosovën e paskonfliktit, duke përdorur Terapinë e Ekspozimit të Zgjatur/ Terapi Kognitive Biheviorale në kombinim me Teknikën e Biofeedback-ut dhe Fizioterapi Grupore. Tryeza e rrumbullakët: Dhuna në baza Gjinore dhe Seksuale, Dhjetor 2013, Pristinë 14 Nga procesi i trajtimit kanë përfituar 34 klient të diagnostifikuar më Depresion, Çrregullim të Stresit Post-Traumatik dhe Çrregullime të tjera të Ankthit, ndërkaq studimi tashmë është në fazën e analizës së të dhënave.

Sektori për të Drejtat e njeriut dhe avokim Sektori për të drejtat e njeriut udhëheqë, koordinon dhe planifikon të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me misionin për promovimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ofrimin e ndihmës dhe këshillimeve ligjore për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave të torturës. Në kuadër të mandatit për promovimin dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, ndërmerr aktivitetin e monitorimit të rregullt në vendet e ndalimit, siç janë: burgjet, qendrat e paraburgimit, qendrat e mbajtjes në stacionet policore, institucionet e shëndetit mendor si dhe promovon praktika dhe standarde legjislative për mbrojtjen dhe avancimin e respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria. Aktivitetet kryesore përgjatë vitit 2013 - Monitorimi i qendrave korrektuese dhe qendrave të paraburgimit - Monitorimi i stacioneve policore, protestave dhe tubimeve te ndryshme - Monitorimi i qendrave dhe institucioneve të shëndetit mendor - Ofrimi i ndihmës ligjore për viktimat e dhunimit gjatë luftës në Kosovë - Aktivitete avokuese dhe sensibilizuese në kuadër të mandatit të sektorit Monitorimi: në kuadër të mandatit të sektorit për të drejtat e njeriut dhe avokimit, monitorimi i institucioneve të ndalimit (ku mbahen personat e privuar lirie) përbën aktivitetin qenësor përmes së cilit synohet vlerësimi objektiv dh sistematik i gjendjes së të drejtave të njeriut në këto institucione. Gjatë vitit 2013 ekipet e QKRMT-së kanë realizuar rreth 80 vizita monitoruese në qendrat korrektuese, stacionet policore dhe institucionet e shëndetit mendor. Vizitat monitoruese në vendet e privimit të lirisë gjatë vitit 2013 Institucionet korrektuese (qendra korrektuese dhe të paraburgimit) Stacione policore (dhoma të ndalimit) Institucione të shëndetit mendor Numri i vizitave të realizuara Raportimi: Si pjesë e metodologjisë së monitorimit të këtyre vendeve, QKRMT në mënyrë të vazhdueshme raporton tek autoritetet përgjegjëse për gjendjen e të drejtave të njeriut në këto institucione duke fokusuar në mënyrë të veçantë aspektet më problematike dhe më të rëndësishme të jetës së tyre. Rekomandimet: Përmes rekomandimeve drejtuar niveleve të ndryshme të përgjegjësisë për institucionet e ndalimit, QKRMT synon ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të njeriut duke udhëzuar përmirësime apo ndryshime konkrete në trajtimin e personave të privuar nga liria. Komunikatat për shtyp: Edhe përgjatë vitit 2013 QKRMT ka vazhduar promovimin e aktiviteteve të saj përmes komunikimit me media të shkruara dhe elektronike. Kështu, QKRMT pas çdo aktiviteti të rëndësishëm si konferenca vjetore, fushata vetëdijësuese, shënime të ditëve të veçanta të të drejtave të njeriut harton dhe publikon komunikata për shtyp të cilat me pas ju dërgon medieve për t'u publikuar. Konferencat vjetore: Si aktivitete përmbyllëse vjetore, në kuadër të avokimit për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe prezantimin e nivelit të respektimit të tyre, konferencat vjetore përbejnë aktivitetin kryesor të QKRMT. 24 10 35 15

- Në Tetor 2013, QKRMT mbajti një tryezë diskutimi me temën "E drejta e votimit për personat me aftësi të kufizuara mendore", me qëllim të diskutimit dhe nxjerrës së rekomandimeve për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara mendore, përkatësisht të drejtën e tyre në votim. Konferenca vjetore mbi gjetjet në institucionet korrektuese, Nëntor 2013, Prishtinë Qëllimi i konferencave vjetore është mbledhja e përfaqësuesve te institucioneve relevante dhe akterëve të tjerë ndërkombëtar dhe vendor për të diskutuar për gjendjen e të drejtave të njeriut në vendet e ndalimit të vlerësuara nga ekipet monitoruese profesionale të QKRMT-së përgjatë punës monitoruese. Aktivitetet tjera në kuadër të sektorit - Gjatë vitit 2013 QKRMT në bashkëpunim me Institutin Danez kundër Torturës (Dignity) ka përfunduar punën hulumtuese në dy projekte të veçanta: "Matja e kualitetit të jetës në burg" dhe "Kuptimi i reformave në burgje". Rezultatet e hulumtimeve synojnë të fokusojnë aspektet më të rëndësishme të jetës në burg, përkatësisht rolin e akterëve të ndryshëm në reformimin e institucioneve korrektuese në Kosovë. Këto rezultate do te ndahen me autoritetet përgjegjëse të institucioneve korrektuese dhe do të jenë në dispozicion për publikun. - Për nder të "10 Tetorit" - Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, QKRMT organizoi Shënimi i kësaj dite, duke shfaqur një dokumentar të shkurtër rreth aktiviteteve të personave me aftësi të kufizuara mendore të vendosur në institucionet e shëndetit mendor. Dokumentari Thirrje për ndihmë u prezantua në Institutin Special në Shtime, i cili kishte për qëllim promovimin e të drejtave të këtyre personave. - QKRMT ka formuar një grup punues të përbërë nga zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të Institutit Special në Shtime (ISSH) dhe Qendrës për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurve Kronik Psikiatrik në Shtime (QIRSKP) si dhe ekspert të pavarur, të cilët kanë draftuar dhe finalizuar Protokollin për reagimin profesional dhe terapeutik te sjelljet e çrregulluara. Ky protokoll apo udhërrëfyes do t i shërbej institucioneve të shëndetit mendor për procedurat dhe format e reagimit në rastet me sjellje të çrregulluar. - Në kuadër të aktiviteteve lobuese dhe avokuese për përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore, QKRMT ka implementuar një projekt nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për rregullimin e kopshtit të Institutit Special në Shtime. - Duke qenë se mandati i QKRMT-së është unik për të drejtat e njeriut, me mision specifik për luftimin e torturës përmes monitorimit dhe dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke u ofruar ndihmë viktimave të torturës përmes programeve të saj rehabilituese, dhe sipas përvojës në monitorimin e vendeve të ndalimit në Kosovë duke përdorur metodologji të bazuar në standarde ndërkombëtare dhe me qasje profesionale, parimore dhe të paanshme QKRMT është bërë pikë referente për institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria. Raportet e monitorimit dhe publikimet e QKRMT-së, vitet e fundit janë cituar rregullisht nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Raporti i Progresit i Komisionit të Bashkimit Evropian, dhe Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës. 16

Komiteti Drejtues për inicimin e krijimi të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (Task Forca) Edhe gjate vitit 2013 ka vazhduar konsolidimi i Task Forcës së përbashkët monitoruese (QKRMT, IAP, KMDLNJ) për krijimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Kështu, Task Forca ka ndërmarrë tri vizita të përbashkëta monitoruese dhe disa aktivitete të tjera për promovimin e nismës. Përveç tjerash, anëtarët e Task Forcës për monitorimin e vendeve të ndalimit kanë vazhduar trajnime te ndryshme si në: monitorim dhe raportim në institucione të ndalimit, monitorim të protestave (lirisë së tubimit) etj. deri më 2016 dhe ka për qellim përmirësimin e kushteve të burgimit për të miturit në këtë institucion. Ndërsa Task Forca do te ketë rolin e monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të projektit. Me qellim të ngritjes së kapaciteteve për avokim më efikas të të drejtave të personave të privuar nga liria, në vitin 2013 QKRMT ka mbajtur një trajnim mbi "mbrojtjen strategjike". Trajnimi është zhvilluar nga ekspertë të fushës nga Komiteti Bullgar i Helsinkit. Përveç stafit monitorues të QKRMT, nga trajnimi kanë përfituar edhe anëtarë të Task Forcës nga IAP dhe KMDLNJ. Ne kuadër të Ditës Ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të Torturës, në Qershor 2013 Task Forca ka organizuar një konferencë ku janë prezantuar raportet me rekomandime nga 3 vizitat në institucione korrektuese. Në fund të 2013-ës është publikuar raporti i detajuar nga këto vizita dhe i njëjti u është shpërndarë institucioneve korrektuese dhe autoriteteve qendrore përgjegjëse. Fuqizimi i Task Forcës monitoruese ka vazhduar me fillimin e projektit në QK në Lipjan në bashkëpunim me Komitetin Holandez të Helsinkit në fund të vitit 2013. Projekti parashihet të zgjasë Trajnimi i Task Forcës në Mbrojtjen strategjike, Gusht 2013, Prishtinë Disa nga materialet promovuese të publikuara gjatë vitit 2013 në QKRMT 17

DONATORËT E QKRMT-SË GJATË VITIT 2013 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Ministria e Integrimit Europian Ministry of European Integration/Ministarstvo Evropskih Integracija United Nations Voluntary Fund for Victims of Torture 18

Donacionet mund të bëhen në: ProCredit Bank-Prishtinë - 1110025911000146 Kontakti: QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS Adresa: Rruga Hamëz Jashari 16b/2, lagja Dodona 10000 Prishtinë Kosova Web faqja: http:// www.krct.org Email: info@krct.org Tel: +381 38 243 707 / 708 Fax: +381 385 243 707 19