Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK

Similar documents
Curriculum Vitae - CV

Curriculum Vitae - CV

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

RAPORTI VJETOR MBLEDHJEN E X-të TË KUVENDIT TË STIKK. 25 Prill 2018 Ora 09:00 në Hotel Sirius. Përgatitur për

Të rinjtë e të sotmes janë liderët e së nesërmes. Rrjeti Rinor i Kosovës

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Speci Shqipëri

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Raporti i Vetë-vlerësimit

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

Curriculum Vitae. TË DHËNA PERSONALE Emri : Ilirjan Mbiemri: Lipi Grada: Doktor Titualli: Docent EDUKIMI EKSPERIENCA PROFESIONALE

Faqe 16 BKT është përmendur shpesh nga revista dhe organizata prestigjioze të industrisë bankare si banka më e mirë në Shqipëri.

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

EU- Beautiful Kosovo Programme Renovation of Arberia Park in Prishtinë/Priština

Kosova. Raporti Vjetor 2014

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Raport Vjetor 2015 Parathënie nga Kryetari. I dashur lexues,

Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Departamenti i Matematikës Teza : Zgjidhja e problemeve matematikore dhe vlerësimi i tyre

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT DHE ZGJIDHJE SISTEMESH RAPORT PËRFUNDIMTAR

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

CURRICULUM VITAE. Histori e qytetërim amerika Variantet e anglishtes Anglishte e folur

ZYRTAR PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR në Universitin e Gjakovës FEHMI AGANI

Universiteti me Administratë. dhe efikase

SHQIPËRIA Partneriteti i Grupit të Bankës Botërore Vështrim i Programit

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM Për Programin e studimit BSc. në Informatikë Ekonomike. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Fakulteti Juridik

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2017 RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2016

REPUBLIKA E KOSOVËS - РЕПУБЛИКА КОСОВO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE УСТАВНИ СУД CONSTITUTIONAL COURT

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Biografia: 1. Mbiemri Beka 2. Emri Arlinda 3. Shtetësia: Kosovare 4. Gjinia: Femër 5. Kontakti:

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Letër nga Drejtori Ekzekutiv...2. Misioni...3. Rreth ATRC s...3. Historiku i ATRC së...4. Përkrahësit Partnerët Lidhur me këtë raport...

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

CURRICULUM VITAE Mimoza Ibrani

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

Raiffeisen Bank Albania

Çështjet që do të trajtohen

Punoi: Blenard Xhaferaj. The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

PLANI ZHVILLIMOR STRATEGJIK Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Republika e Kosovës PLAN STRATEŠKOG RAZVOJA

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Konkursi i vizatimit për kalendarin e PROGRESit Evropian për vitin 2018 Projekti im më i preferuar evropian

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit Viti i diplomimit: Niveli : BA në Edukimin parashkollor.

this project is funded by the european Union

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

3 / ACTA SCIENTIARUM

(Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore) Data e zgjedhjes: Maj Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Ambasadori Vodopija: Me eksod masiv nuk ka perspektivë liberalizimi i vizave

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Tel:

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE-Shqipëri.

SHQIPËRIA Partneriteti i Grupit të Bankës Botërore Vështrim i Programit - Qershor 2014

ubt news Gazetë e studentëve të UBT-së mars 2015 Politics ECONOMY Business Technology Education science culture

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Transcription:

SHOQATA SHQIPTARE E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT Newsletter Nr. 2 Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK Forumi mbi Energjinë dhe TIK, mbajtur në mjediset e kompanisë Statkraft në Oslo në datën 14 Nëntor mblodhi biznesmenë norvegjezë e shqiptarë nga të dy sektorët me synim kryesor krijimin e një platforme shkëmbimi dhe paraqitjeje të mundësive që ekzistojnë për zhvillim e bashkëpunim ndërmjet Norvegjisë dhe Shqipërisë, por edhe të bashkëpunimit ndërsektorial Energji-TIK. I organizuar njëkohësisht nga INTPOW (Organizatë që promovon Energjinë e Rinovueshme në Norvegji) dhe IKT Norge (Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe e Komunikimit e Norvegjisë), forumi vuri një theks të veçantë në bashkëpunimin ndërsektorial Energji-TIK. Shembulli që vjen nga Norvegjia në këtë drejtim është i shkëlqyer. Sektori i energjisë në këtë vend të zhvilluar është një nga ofruesit kryesorë të mundësive për projektin për sektorin e TIK. Si tema me interes edhe për rastin e Shqipërisë mund të përmenden fushatat për optimizimin e përdorimit të energjisë elektrike duke shfrytëzuar mundësitë që ofron TIK dhe puna e kryer apo puna për krijimin e intregimin e sistemeve të informacionit në hidrocentrale për të përmirësuar proceset e punës dhe manaxhimin e përgjithshëm të tyre. Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë forum, drejtuesit e AITA patën mundësinë e takimit dhe diskutimit me drejtues të IKT Norge. Projekti i mbështetur nga IKT Norge për zhvillimin e qëndrueshëm të AITA dhe mundësitë e reja që mund të lindin me rritjen e interesit të kompanive norvegjeze për Shqipërinë si dhe bashkëpunimi i sektorëve energji-tik ishin tema kryesore të diskutimeve. Nga atë dy palët ky forum dhe pjesëmarrja në të e të dy shoqatave u konsiderua si një hap i rëndësishëm në afrimin mes dy shoqatave përfaqësuese të industrive në të dy shtetet dhe si një mundësi për të nisur me punën për ide më konkrete dhe projekte, të cilat mund të inicohen që prej vitit që vjen. Që prej këtij forumi, AITA ka punuar konkretisht në drejtim të diskutimit dhe iniciimit të përpjekjeve të përbashkëta me partnerët norvegjezë për projekte të përbashkëta që do të mund të implementohen në Shqipëri dhe që do të afrojnë me njëra-tjetrën kompani nga Norvegjia dhe Shqipëria në sektorin e TIK dhe në bashkëpunimin ndërsektorial Energji-TIK. Tiranë, më 08/01/2012

ZHVILLIMI I BRENDSHËM Jeta e brendshme e AITA si shoqatë në vitin 2011 u karakterizua nga intensifikimi i marrëdhënieve të shoqatës me anëtarët dhe nga rritja e përpjekjeve koordinuese brenda shoqatës për të forcuar zërin e saj në marrëdhënie me shtetin, donatorët, partnerë potencialë e publikun në tërësi. Takime të Bordit Që prej Mbledhjes së Përgjitshme të datës 31 u zhvilluan 5 Mbledhje Bordi në të cilat u morën vendime të shumta që mundësuan drejtimin dhe ecurinë e shoqatës deri në fund të vitit. Veçanërisht vlejnë të përmenden mbledhja e datës 4 Tetor në të cilën u vendos në parim për planin 6 mujor të punës deri në Mbledhjen e ardhshme të Përgjithshme dhe mbledhja e datës 19 Dhjetor në të cilën u diskutua në nivel Bordi Drejtues për ndryshimet që duhen ndërmarrë në statutin e shoqatës për t i dhënë asaj mundësinë të rritet në përmasa e cilësi e për t u afruar më shumë me shoqatat homologe në vendet e tjera. Eshtë parashikuar që në Mbledhjen e ardhshme të Përgjithshme do të shtrohet tema e miratimit të versionit të ri të statutit i cili parashikon që në shoqatë do të mund të përfshihen si anëtarë edhe kompani që veprojnë në fushën e komunikimit (brenda sektorit të njohur si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) dhe do të mund të përfshihen si anëtarë të asocuar edhe individë profesionistë të TIK që veprojnë në Shqipëri. Takime të Grupeve të Punës Në Mbledhjen e Përgjithshme të shoqatës të datës 31 u caktua krijimi i 4 grupeve të punës: Grupi i Punës për Statutin, Rregulloren e Brendshme dhe Etikën, Grupi për Marrëdhëniet me Qeverinë, Grupi për Marrëdhëniet me Publikun dhe Marrëdhëniet me Jashtë si dhe Grupi për Edukimin dhe Projektet. Drejtuesit e këtyre grupeve të punës janë anëtarë të Bordit Drejtues të shoqatës. Në këto grupe aktualisht janë përfshirë 18 nga anëtarët e shoqatës. Grupet janë të hapura për të mirëpritur edhe anëtarë të tjerë. Që prej Mbledhjes së Përgjithshme ka patur 4 takime të 3 prej këtyre grupeve të punës në të cilat janë mbledhur mendime e sugjerime për punën e ekzekutivit të cilat janë përcjellë më tej tek Bordi Drejtues i shoqatës. Veçanërisht për t u përmendur vlejnë mbledhjet e Grupit të Punës për Edukimin dhe Projektet, në të cilat pavarësisht mendimeve të ndryshme është paraqitur një emërues i përbashkët, i cili ka të bëjë me kërkesën e përsëritur të kompanive anëtare për ndryshimin e kurrikulave në universitetet shqiptare. Një sugjerim me vend i dalë nga këto mbledhje është intensifikimi i marrëdhënieve të shoqatës me universitetet dhe formalizimi i tyre për të mundësuar mes të tjerash edhe një platformë praktikash pune që i vjen në të mirë si universiteteve ashtu edhe kompanive e në tërësi rritjes së cilësisë në sektorin e TI. Takime me Anëtarët Mbledhja e Përgjithshme dha mundësinë e kontaktit të parë direkt mes anëtarëve dhe Drejtores Ekzekutive të shoqatës të thirrur në detyrë në muajin. Me atë rast përmes një pyetësori të përgatitur për të mbledhur disa të dhëna bazike për kompanitë anëtare, një pjesë e kompanive bënë me dije interesin e tyre për shoqaten dhe çfarë presin prej saj.

ZHVILLIMI I BRENDSHËM Në muajt që pasuan pas Mbledhjes së Përgjithshme të shoqatës, edhe përmes takimeve me grupet e punës dhe në kuadër të aktiviteteve të (bashkë-)organizuara nga AITA që u kulminuan me organizimin në Tiranë të Ditës Mbarëkombëtare Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, qe i mundur takimi me një pjesë të madhe të anëtarëve të shoqatës. Në periudhën Tetor Dhjetor, bazuar edhe në një vendim të mbledhjes së Bordit të datës 4 Tetor, u ndërmorën në mënyrë intensive takime me thuajse 30 anëtarë të shoqatës dhe u bënë përpjekje për të zhvilluar takime edhe me pjesën tjetër të anëtarëve, takime të cilat për mungesë mundësie kohore janë shtyrë për në muajin Janar 2012. Në këto takime përmes një pyetësori me pyetje të hapura u mblodhën informacione nga anëtarët lidhur me problemet dhe nevojat që ata kanë në biznesbërje, lidhur me përshtypjen për shoqatën dhe kërkesat e tyre konkrete ndaj shoqatës dhe interesin e tyre për t u përfshirë në aktivitete publikuese të shoqatës. Në këto takime u bë sensibilizimi i kompanive edhe për pjesëmarrjen e tyre në katalogun e anëtarëve, i cili në versionin e vet të pare u publikua në muajin Nëntor. Informacionet e siguruara në këto takime do të jenë bazë e rëndësishme për veprimtarinë e AITA në vitin 2012, veçanërisht në fushën e lobimit dhe publikimeve. Mbledhja e Përgjithshme Viti 2012 Me synimin për të qenë sa më pranë anëtarëve dhe për të përfaqësuar sa më mirë dhe denjësisht interesat e tyre, në planin e punës për AITA janë parashikuar takime intensive me anëtarët të cilat do të kryhen rregullisht në periudha të caktuara të vitit. Përveç takimeve mes stafit ekzekutiv dhe anëtarëve janë parashikuar edhe takime të rregullta të përmuajshme në formën e tryezave të rrumbullakëta e mëngjeseve të punës mbi tema të caktuara me interes për anëtarët, të cilat do të shfrytëzohen edhe si platforma ballafaqimi dhe diskutimi me të ftuar nga jashtë shoqatës (qeveria, sektorët e tjerë të ekonomisë, donatorë, media). Nga kalendari i Aktiviteteve të AITA Janar Janar Janar - Shkurt Shkurt - Maj Janar - Maj 2012 Round table Nr.1: Ndarje e eksperiencës së SHBA për funksionimin e shoqatësates. Mbështetje për Konferencën e Shoqatës Shqiptare të Turizmitit Fillimit i studimit për sektorin IT në Shqipëri Round table Nr.2: Mundësitë për financim me grante për sektorin IT Forum për 5 - vjetorin e AITA Mbledhje e Përgjithshme AITA Mbeshtetje Mbështetje për Albania Imagine Cup 2012, Microsoft Imagine Cup Aktivitete në kuadër të projektit eskills Week 2012 Rifreskim i Katalogut të Anëtarëve Mbledhja e ardhshme e Përgjithshme e shoqatës është parashikuar të zhvillohet në muajin. Anëtarët dhe partnerët do të njoftohen zyrtarisht për zhvillimin e saj 1 muaj para datës që do të caktohet nga Bordi Drejtues në mbledhjen e ardhshme të tij. Prill Prill Maj Start Up Weekend Round table Nr.3 Konferencë dhe Panair Maj Publikim me rastin e 5-vjetorit të AITA

PROJEKTI IT MARK GJatë vitit 2011 AITA u angazhua në mënyrë serioze ne promovimin e standarteve rajonale dhe ndërkombëtare për manaxhimin më të mirë të kompanive në sektorin e teknologjisë së informacionit, posaçërisht kompanive të anëtarësuara në AITA. Projekti më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte projekti IT Mark i financuar nga USAID Rritje Albania dhe me implementues kryesor ESI Center Eastern Europe i cili synon në çertifikimin për standartin IT Mark të 5 kompanive shqiptare anëtare të AITA që punojnë në fushën e zhvillimit të software-ve dhe ofrimit të shërbimeve në fushën e TI. Ndërkohë që projekti IT Mark hyn në fazën e lëvrimit të konsulencës dhe më pas në atë të vlerësimit të kompanive pjesëmarrëse në të, AITA do të punojë që për vitin 2012 të ofrojë mundësi të reja që anëtarët të kenë mundësinë që brenda paketës së anëtarësisë të kenë edhe oferta të reja për kurse e trajnime interesante për drejtuesit e punonjësit e tyre. Në kuadër të këtij projekti, 5 kompani anëtare të AITA në bazë të aplikimeve të dorëzuara në muajin Korrik u përzgjodhën që të marrin mbështetje e këshillim për implementimin e standartit IT Mark në periudhën Tetor 2011 Tetor 2012. DM Consulting Services dhe Infosoft SD kanë implementuar më parë standartin IT Mark Basic dhe gjatë këtij viti do të punojnë respektivisht për implementimin e standartit IT Mark for Services dhe IT Mark Premium. Tre kompanitë e tjera ikubinfosoft, Intech+ dhe Tetra Solutions do të punojnë për implementimin e IT Mark Basic dhe IT Mark for Services. Në muajt Shtator-Tetor AITA u angazhua për organizimin e trajnimit IT Mark Overview i cili ishte i hapur për drejtues e punonjës të 5 kompanive pjesemarrëse në projekt dhe trajnimit Introduction to CMMI i cili Ishte i hapur edhe për drejtues e punonjës nga kompani të tjera anëtare të AITA dhe kompani të tjera që punojnë me software si dhe universitete e institucione qeveritare. Trajnimi mundësoi çertifikimin me kushte shumë të favorshme e një numri të konsiderueshëm individësh mbi bazat e modelit ndërkombëtar CMMI.

PROJEKTI ACADEMIC EXCHANGE FOR PROGRESS Projekti Academic Exchange for Progress dhe AITA si katalizator i bashkëpunimit Universitete Biznese në sektorin e Teknologjisë së Informacionit. Në muajt Korrik dhe Gusht 2011 AITA u përfshi si bashkiniciatore në një konsorcium prej 9 organizatash dhe universitetesh nga Norvegjia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për të aplikuar në programin e qeverisë norvegjeze HERD me një projektpropozim me titullin Academic Exchange for Progress. Partner nga Shqipëria bashkë me AITA është njëkohësisht edhe Universiteti i Tiranës me Departamentin e Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë. Në muajin Nëntor Bordi vendimmarrës zgjodhi projektpropozimin si një nga fituesit për t u financuar nga program HERD. Projekti i cili në fazën e vet të parë do të ketë një periudhë disa-mujore planifikuese që do të përdoret për kërkim dhe zbulimin e nevojave konkrete për zhvillim aftësish në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ne Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, pritet që do të nisë së shpejti. Çfarë është Academic Exchange for Progress? AEP mundëson një platformë nëpërmjet së cilës studentë të Informatikës nga universitetet e përfshira në aplikim (në Shqipëri nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës) do të kenë mundësinë që për një semestër të ndjekin leksione në Norvegji (në Gjovik University) në fusha që janë me interes për kompanitë anëtare të AITA (në rastin e Shqipërisë). Projekti e lidh këtë mundësi semestri në Norvegji me një mundësi praktike pune në një kompani e cila është e specializuar në një fushë që është me interes për anëtarët e AITA. Studentët kryejnë semestrin të kombinuar me praktikë pune dhe kthehen në vendin e origjinës ku vazhdojnë me studimet dhe me një qëndrim të detyruar për praktikë pune në kompanitë anëtare të AITA, pa pagesë, për një gjatësi kohore prej 6 muajsh. Njëkohësisht me programin e bursave dhe praktikave të punës do të zhvillohet edhe kërkim shkencor nga universitetet e përfshira (në Shqipëri nga Universiteti i Tiranës - Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës e Aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë) dhe do të punohet për përmirësimin e kurrikulave në fushën e IT nën shembullin e Gjovik University, diçka që shpresohet që në këndvështrim afatmesëm do të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe cilësinë e studentëve dhe të diplomuarve nga ky fakultet në degën e informatikës ekonomike. Roli dhe benefitet për AITA dhe anëtarët e AITA në projekt AITA do të jetë manaxhuese e projektit për Shqipërinë ndërkohë që kompanitë anëtare të AITA direkt do të përfitojnë nga mundësia që të marrin staf të specializuar i cili do të punojë tek ata pa pagesë me statusin e praktikantit për të sjellë dijen dhe praktikën e fituar në Norvegji. Gjithashtu ato do të mund të përfitojnë në periudhë afatmesme nga përmirësimi i kurrikulave në degën e Informatikës Ekonomike në Fakultetin e Ekonomisë në UT. Bashkëpunimi me universitetet Nën shembullin e këtij projekti, AITA synon që të intensifikojë bashkëpunimin edhe me universitetet e tjera në Shqipëri që ofrojnë degë studimi në fushat e TIK me synim krijimin e projekteve të ngjashme të cilat premtojnë të mundësojnë afrimin e botës akademike me atë të biznesit dhe në tërësi përmirësimin e cilësisë së kapitalit human në sektorin e teknologjisë së informacionit.

AKTIVITETE Publikimi i Katalogut të Anëtarëve të AITA Pas një pune tremujore të nisur në muajin Gusht 2011, AITA publikoi në muajin Nëntor katalogun e parë me profilet e anëtareve i cili paraprihet nga një parathënie mbi shoqatën, organet drejtuese, objektivat dhe aktivitetet e saj. Rasti i parë për prezantimin e këtij katalogu ishte në forumin Norvegji Shqipëri mbi sektorët e energjisë dhe TIK që u mbajt në Oslo në datën 14 Nëntor dhe deri më sot është shpërndarë në rrugë elektronike tek partnerë potencialë, donatorë e përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë. Me fillimin e vitit të ri 2012 AITA do të punojë për përgatitjen e versionit të dytë të katalogut në të cilin të gjithë anëtarët do të kenë mundësinë të prezantojnë profilin e tyre për partnerë potencialë e publikun e gjerë të interesuar si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj, veçanërisht në raste pjesëmarrjeje në forume, konferenca e panaire ndërkombëtare. Me këtë rast AITA inkurajon të gjithë anëtarët që aktivisht të përfshihen në këtë projekt dhe të shfrytëzojnë këtë mënyrë të mirë promovimi në kuadër të paketës së anëtarësisë që ofrohet nga shoqata për ta. eskills Week 2012 DIGITALEUROPE dhe European Schoolnet zhvillojnë edhe në vitin 2012 projektin eskills week i cili si një iniciativë e Komisionit Europian, synon rritjen e ndërgjegjësimit për edukim, trajnime, vende pune e mundësi tek të cilat mund të sigurohet akses përmes fitimit të aftësive dixhitale - eskills. Këto aftësi vlerësohen të jenë kyçe për profesionistë që punojnë veçanërisht në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, për të rinj të cilët synojnë të bëhen pjesë e forcës punëtore në korporata që janë në kërkim për talente të përgatitur. Projekti i këtij viti bazohet në eksperiencën e suksesshme të projektit të vitit 2010, në kuadër të së cilit fokusi u vendos në rritjen e ndërgjegjësimit për fitimin e aftësive dixhitale për t u punësuar në shoqëri dixhitale. Albanian Information Technology Association përfshihet në projektin e vitit 2012 me ftesë të DIGITAL- EUROPE si organizatë mbështetëse dhe promovuese nga Shqipëria krah shumë organizatave homologe në vende të ndryshme të Europës. Ky aktivizim i AITA në nivel ndërkombëtar jep mundësinë për të çuar më përpara axhendën e AITA e të sektorit të teknologjisë së informacionit të Shqipërisë në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe për ta bërë Shqipërinë më të dukshme në hartën europiane të sektorit të teknologjisë së informacionit, sidomos në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.

FESTA PËR VITIN E RI 2012 Festa e Vitit të Ri e AITA 22 Dhjetor Mbrëmja e datës 22 Dhjetor mblodhi anëtarë të AITA, përfaqësues nga universitetet, nga Qeveria e Shqipërisë dhe nga donatorët e AITA për të festuar mbylljen e mirë të një viti biznesi për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe nisjen e mbarë të vitit të ri 2012. Fjalimet e mbajtura nga Kryetari i Bordit z.dritan Mezini dhe Drejtorja Ekzekutive znj.lindita Komani sollën në mënyrë të përmbledhur arritje të rëndësishme për vitin 2011 dhe aktivitete të planifikuara për vitin 2012. Anetari i Bordit z.romeo Sherko mbajti një fjalim të shkurtër në kujtim të profesorit të nderuar Eqrem Arkaxhiu i cili ndërroi jetë në muajin Dhjetor.