Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

Similar documents
Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Efiçienca e energjisë në Kosovë

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë: përfitimet dhe pengesat

Situata aktuale e eficiencës së energjisë në Shqipëri

Republika e Kosovës RAPORTI FINAL. per

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

STUDIMI I PARA-FIZIBILITETIT FINANCIAR PËR Fondin e Efiçencës së Energjisë në Kosovë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Kostoja e ciklit të jetës

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Reforma e administratës publike në Kosovë

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

PYETJET MË TË SHPESHTA PAVARËSI ENERGJETIKE PËR KOSOVËN

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS PËR VITIN 2017

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA. (Raport hulumtues)

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Faksi:

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

RAPORTI VJETOR I PROGRESIT TË ZBATIMIT TË STRATEGJISË SË REFORMËS SË MENAXHIMIT TË FINANCAVE PUBLIKE

StrategjiA për Ndryshimet Klimatike (SNK)

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Raporti i Performancës së Komunave

Temë Diplome. STUDIMI I ZHVILLIMIT Të SME-VE Në SHQIPëRI. NDJEKËS DIPLOME Prof. As. Dr. Mit'hat MEMA UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRËS

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Çështjet që do të trajtohen

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Speci Shqipëri

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

Analizë e politikave 02/2017

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Transcription:

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Prishtinë 2016

Instituti i Prishtinës për Studime Politike Autor: Avni Sfishta Qershor, 2016 Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike. Opinionet e shprehura në këtë punim janë të autorit dhe nuk përfaqësojnë domosdo qëndrimet e Institutit të Prishtinës për Studime Politike dhe te fondacionit Konrad-Adenauer-Stiftung. Ndikimi i Mekanizmave Financiarë për Efiçiencën e Energjisë në Nxitjen e Zhvillimit në Nivel Lokal

Lista e shkurtesave. AKEE- Agjencia Kosovar për efiçiencë të Energjisë BPV- Bruto Produkti Vendor BRE-Burimet e Renovueshme të Energjisë EE- Efiçienca e Energjisë ESCO - Kompani për Shërbime Energjetike EVJL- Evropa Jug-Lindore IFN- Institucione Financiare Ndërkombëtare KPE- Kontraktimi mbi Përformancën Energjetike Ktoe- Kiloton naftë ekuivalent. kwh - Kilovat orë MF - Ministria e Financave MZhE - Ministria e Zhvillimit Ekonomik PNVEE - Plani Kombëtar i Veprimit për Efiçience të Energjisë TEPF - Totali i Energjisë Primare të Furnizuar. TKE - Traktati i Komunitetit të Energjisë

Përmbajtja Lista e shkurtesave Parathënje Efiçienca e Energjisë dhe niveli lokal Përmbledhje Situata Aktuale e konsumit të energjisë dhe 3 5 7 7 11 potenciali për kursim Sfidat për promovim dhe zbatim të masave për EE Mekanizmat nxitës me efekt për ekonomin lokale Mekanizmat për stimulim të investimeve Fondi ri-mbushës për EE Financimi i buxhetit me rikuperim kapitali Modeli i ofrimit të shërbimeve energjetikë Barrierat ne Financimit në sektorin publik në EE Investimet ne Efiçiencë të energjisë si mundësi të krijimit të vendeve të reja të punës Provoja të mira nga vendet e BE Shembull i mire në Kosove Konkluzione dhe Rekomandime 15 18 18 20 21 23 25 26 29 30 31

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 5 Parathënie Ky studim diskuton ndikimin që investimet në efiçencë të energjisë kanë në zhvillimin ekonomik, nëpërmjet hartimit të politikave dhe vendosjes së mekanizmave nxitës për investime. Vendet e BE-së kanë hartuar politika dhe kanë ndërtuar mekanizma për promovimin e investimeve në këtë fushë. Harta e rrugës, caqet e kursimit të energjisë, obligimet për zhvillim të politikave nacionale për EE janë trasuar në pjesën më të madhe nëpërmjet direktivave 2006/32 BE, 2010/30 BE, 2010/31 BE, dhe së fundmi direktivës 2012/27 BE. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë bërë transpozimin e këtyre direktivave dhe tanimë janë në proces të zbatimit dhe monitorimit të tyre. Kosova bashkë me vendet e Ballkanit perëndimor, që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian, duke qenë anëtarë të traktatit të Komunitetit të Energjisë, obligohen që të bëjnë transpozimin e këtyre direktivave në legjislacionin vendor, si dhe t'i zbatojnë ato. Disa nga këto direktiva¹ janë transpozuar plotësisht, disa janë në proces e sipër të transpozimit, ndërsa disa pritet të transpozohen së shpejti: Direktiva 2006/32 EC - për konsumator fundor dhe shërbime energ jetikeështë transpozuar. Direktiva 2010/30 BE - mbi standardet, etiketimin dhe ofrimin e informacionit për produktet që konsumojnë energ ji - është transpozuar. Direktiva 2010/31 BE - mbi performancën energ jetike në ndërtesa - është në proces të transpozimit. Direktiva 2009/27 BE - mbi vendosjen e kornizës së ekodizajnit për produkte energ jetike- nuk është transpozuar. Direktiva 2012/27 BE - pjesërisht është në proces të transpozimit nëpërmjet draft lig jit për EE. Sekretariati i komunitetit të energ jisë në koordinim me vendimin e Këshillit 2 të Ministrave (Tetor 2015 ) ka vendosur që kjo direktivë duhet të transpozohet më së voni deri më 15 Tetor 2017. 1 Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian- ec.europa.eu/energy/en/topics/energy-efficiency 2 Energy Community Treaty- www.energy-community.org

6 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Obligimet që dalin nga transpozimin i këtyre direktivave, synojnë zvogëlimin e konsumit të energjisë dhe zvogëlimin e emetimit të gazrave serë, nëpërmjet zbatimit të projekteve me kosto efektive. Kosova ka caktuar caqet e kursimit të energjisë deri ne vitin 2018 ne kuotën 9% e mesatares së konsumit të energjisë mes viteve 2003-2007 nëpërmjet planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë 2010-2018³. Sipas këtij plani dhe planeve të ndërmjetme trevjeçare kursimi i energjisë në vitin 2018 duhet të arrij në 91.89 Ktoe⁴. Pjesa më e madhe e këtij kursimi pritët të mbërrihet nga projektet e realizuara në nivelin lokal. Komunat në ketë proces janë partner i rëndeshim si në aspektin e planifikimit, ashtu edhe në atë të realizimit të projekteve. Në vijim do të elaborohet gjendja në ketë sektor dhe potenciali që ky sektor ka në zhvillimin ekonomik lokal: krijimin e një tregu lokal, rritje të mundësive për punësim, ngritje të mërqinjës së qytetarëve, zvogëlim të varësisë energjetike, mjedis me të pastër dhe konservim të resurseve. 3,4 Ministria e Zhvillimit Ekonomik MZhE- Plani i veprimit i Kosovës për Efiçencë të Energjisë 2010-2018 dhe Planet afatmesme 2010-2012, 2013-2015, PVKEE.

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 7 Efiçenca e energ jisë dhe niveli lokal Përmbledhje Konsumi më i madh i energjisë në sektorin publik është në nivelin komunal. Komunat zotërojnë numrin më të madh të objekteve publike, siç janë: shkollat, çerdhet e fëmijëve, qendrat e mjekësisë familjare, objektet komunale, zyrat, ndriçimi publik, transporti etj. Kjo i bënë komunat të jenë konsumator të mëdhenj të energjisë. Komunat në të njëjtën kohë janë prodhues, konsumator të energjisë, distributor dhe rregullator të energjisë. Prodhues të energjisë Komuna paraqitet në prodhimin e energjisë në ngrohtore të qytetit, burimet e renovueshme të energjisë etj. Konsumator të energjisë - sepse është në zotërim të objekteve publike komunale, siç janë: shkollat, çerdhet e fëmijëve, shtëpitë e shëndetit, objektet komunale, zyrat, ndriçimi publik etj., dhe paguan për konsumin e energjisë për të gjitha këto objekte. Distributor - është përgjegjëse për planifikim urban dhe me këtë planifikon rrjetën e shpërndarjes së energjisë (ngrohje nga lartësia) apo edhe ndriçimi publik. Planifikon ndërtimin apo zgjerimin e kapaciteteve të reja për furnizim me energji. Rregullator i energjisë- rregullator i transportit, hartues i planeve urbanistike, hartues i planeve komunale për EE. Është përgjegjëse në lëshimin e lejeve të ndërtimit për instalimin e sistemeve për prodhim të energjisë nga BRE, menaxhon tokën komunale e cila mund të jepet në shfrytëzim për ndërtimin e impianteve për prodhim energjisë etj. Në anën tjetër komunat janë të obliguara që për arritjen e cakut nacional për kursim të energjisë të hartojnë plane komunale për efiçencë të energjisë⁵,⁶. Hartimi i këtyre planeve dhe zbatimi i masave për EE, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, kërkon plotësime shtesë në bazën ligjore: primare dhe sekondare, rregullore teknike, si dhe trajnime të vazhdueshme në ngritje të kapaciteteve. 4 Ministria e Zhvillimit Ekonomik MZhE- Plani i veprimit i Kosovës për Efiçencë të Energjisë 2010-2018 dhe Planet afatmesme 2010-2012, 2013-2015, PVKEE. 5 MZhE- Ligji për energji LIGJI Nr. 03/L-184

8 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Fushat që tanimë janë të identifikuara që lidhen me bazën ligjore, rregullative dhe ngritje te kapaciteteve janë: Baza ligjore- edhe pse në shikim të parë duket e kompletuar, duhet të plotësohet me ligjin e ri për efiçencë të energjisë, ligjin për performancë energjetike në ndërtesa, dhe ligjin për ekodizajn bashkë me aktet nënligjore. Gjithashtu, nevojitet të bëhet plotësimii ligjit për prokurim publik që lidhet me përkufizimet mbi kriteret e prokurimit me rastin e blerjes apo furnizimit me pajisje që konsumojnë energji. Rregulloret teknike siç janë: kodi energjetik në ndërtesa, draftimi i metodologjisë së kostos optimale për performancën energjetike në ndërtesa, si dhe definimi i ndërtesave referentë janë hapa të pashmangshëm që duhet t'i paraprijnë themelimit të një mekanizmi të suksesshëm financiar për nxitje të investimeve në EE, sikundër: renovimi i ndërtesave, modernizimi i sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, renovimi i ndriçimit publik, transporti, si dhe integrimi i BRE. Këto masa përbëjnë potencialin më të madh të kursimit të energjisë në arritjen e caqeve nacionale që parashihen në strategjinë për energji dhe PKVEE. Ngritja e kapaciteteve, si në aspektin e planifikimit, ashtu edhe në atë të zbatimit të punëve, është domosdoshmëri. Duke e pasur kornizën ligjore dhe institucionale të definuar, pa vendosje të një mekanizmi financiar për nxitjen e investimeve në EE është e vështirë të arrihen caqet e vendosura nëpërmjet PKVEE. Dihet se kapacitetet e buxhetit të Kosovës janë të pamjaftueshme për të ndërtuar skema nxitëse për financim të investimeve të konsumatorët fundor, prandaj përkrahja e institucioneve ndërkombëtare financiare është e domosdoshme.

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 9 Ky mekanizëm nxitës financiar që mund të quhet Fondi për EE, do të mund të mbështetej në fondet e BE-së, IFN dhe donatorët e tjerë që veprojnë në Kosovë, ndërsa nga buxheti i Kosovës do të mund të ndahej një përqindje e vogël nga shuma përgjithshme e dedikuar për financim në efiçencë të energjisë. Fondi do të duhet të targetonte së pari ndërtesat publike që janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë në sektorin publik, ndërsa në fazën tjetër edhe atë rezidencial (para se gjithash pjesën e sektorit rezidencial me të ardhura të ulëta që mbështeten nga skemat nacionale të përkujdesjes sociale), pastaj sektorin e shërbimeve dhe industrinë. Kompletimi i politikave në EE, themelimi dhe operimi i fondit për EE, ngritja e kapaciteteve planifikuese dhe atyre zbatuese do të mundësonin që niveli lokal të jetë në gjendje të planifikoj dhe përgatisë projekte konkrete për efiçencë të energjisë, të përfitoj nga masat nxitëse që do të ofroheshin nga ky fond, si dhe do të zvogëloheshin shpenzimet buxhetore të dedikuara për energji. Investimet në nivelin lokal do të ndikonin në: zhvillimin e ekonomisë lokale, punësim, angazhimin e kompanive lokale për ekzekutimin e punëve ndërtimore/instaluese, sektorin e prodhimit, transport dhe distribuimin i materialeve/pajisjeve. Përmes këtij mekanizmi, komunat do të arrinin që të zvogëlonin konsumin e tyre për energji, të zvogëlonin shpenzimet si dhe të rrisnin buxhetin komunal. Një gjë e tillë do t'u mundësonte investime shtesë nëpër sektorë tjerë si rezultat i kursimeve të akumuluara. Në anën tjetër, konsumatorëve do t'u zvogëlohej fatura për energji si rezultat i zvogëlimit të nevojave për energji, do t'u rritej cilësia e komforit dhe rrjedhimisht do të shihnin një rritje në cilësnë e shërbimeve. Është vërtetuar se kur konsumatorët fundor kanë shërbime të mira, si rrjedhojë ata janë në gjendje të paguajnë me rregull për këto shërbime. Sektorit të biznesit do t'ju mundësohej pjesëmarrja në projekte të reja,

10 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL gjithashtu do t'ju hapeshin mundësitë e ofrimit të shërbimeve energjetike. Shërbimi energjetik nënkupton kur sektori privat kryen investime në projekte atraktive me potencial të mirë të kursimit të energjisë, ndërsa sektori publik shlyen këto investime duke paguar vetëm shumën e kursyer të energjisë që është arritur si rezultat e këtyre investimeve për një periudhë me të gjatë kohore (kontratë disa vjeçare-p.sh. modeli ESCO). Në aspektin e ambiental është vlerësuar se kostoja vjetore nga degradimi ambiental në Kosovë sillet mesatarisht 221mil. /vit⁷, ndërsa si pasojë e ndotjes së ajrit vlera mesatare e dëmit të shkaktuar është 95.6 mil.. Nga prerja e pa kontrolluar e drunjëve- degradimit të pyjeve, dëmi vjetor i shkaktuar është 18.1mil. /vit. Emërues i përbashkët për të gjithë këto efekte negative në mjedis me kosto kaq të lartë është energjia, (energjia për ngrohje nga biomasa degradimi i pyjeve, nga prodhimi i energjisë elektrike- ndotja nga CO2, dhe grimcat e hirit nga djegia e linjitit, përdorimi i karburanteve në sektorin e transportit - gazrat serë, smogu, zhurma dhe faktorë të tjerë). 7 World Bank Study-Country Environmental Analysis: Cost Assessment of Environmental Degradation, Institutional Review, and Public Environmental Expenditure Review

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 11 Situata aktuale e konsumit të energ jisë dhe potenciali për kursim Konsumi aktual i energjisë për banorët në Kosovë nuk dallon shumë me vendet e rajonit. Tregues i rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen aktuale brenda një vendi është Intensiteti Energjetik. Intensiteti energjetik paraqet raportin në mes të njësisë së energjisë së prodhuar dhe njësisë së BPV. Ka shumë faktorë që ndikojnë në intensitetin energjetik për një ekonomi të caktuar, ajo reflekton standardin e përgjithshëm të jetesës duke përfshirë edhe kushtet klimaterike. Energy Intensity of Selected Countries and Regions TPES/GDP (toe/000 2005 USD) 0.60 0.50 0.40 0.30 0.20 0.10 0.00 Switzerland Denmark Austria Germany Sweden Netherlands Turkey Hungary Albania Romania Slovakia Czech Republic Montenegro Macedonia Georgia Armenia Kosovo Bulgaria Bosnia Serbia OECD World Western Balkans Fig. 2. Intensiteti energ jetik i Kosovës dhe vendeve tjera ( IEA 2015)

12 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Siç shihet në fig. 2, intensiteti energjetik i Kosovës është 0.46 TEPF/000 $ BPV, që në fakt është i krahasueshëm me vendet tjera të Ballkanit, por në mënyrë substanciale është më i lartë sesa në vendet e OECD që është 0.13. Ndërsa, mesatarja botërore është 0.24 TEPF, që në raport me shumicën e vendeve të BE-së është 4 herë më e lartë. Në anën tjetër, konsumi i energjisë për banor në Kosovë është 1.29TEPF/banor, që në fakt paraqet vetëm 31% të konsumit për banor në vendet e OECD. Me rritjen e të hyrave, gjegjësisht me zhvillimin e industrisë, intensiteti energjetik mund të rritet [IEA2015]. Në aspektin e efikasitetit të konsumit energjetik, konsumi specifik i energjisë në vit për m2 në sektorin rezidencial dhe atë publik (për ndërtesa që konsumon energji) është afërsisht 3-4 herë më i madh sesa mesatarja e konsumit të energjisë në vendet e BE-së⁸. Në anën tjetër, studimi i Bankës Botërore në vitin 2013 në tri rajone të Kosovës vërteton se konsumi i energjisë në sektorin e banimit është shumë i lartë, fig. 3. Actual energy consumption [kwh/m2, year] Energy demand without EE (calculated) for kwh/mw, year Actual energy consumption [kwh/m2, year] Energy demand without EE (calculated) for kwh/mw, year 450 400 413 350 300 250 200 150 171 255 156 245 269 303 190 264 350 300 250 200 150 350 306 332 275 341 320 272 100 100 50 50 0 Prishtina Przreni Mitrovica Kosovo 0 Prishtina Przreni Mitrovica Kosovo Fig. 3. Konsumi specifik i energ jisë për tri 9 rajone të Kosovës për sektorin e banimit Fig. 4. Konsumi specifik i energ jisë për tri rajone të Kosovës për sektorin e privat komercial 8 Sfishta et al- Energy saving potential in public buildings in Kosovo, FMNS-2015. Blagoevgrad, Bulgaria 9 Studimi Bankës Botërore National Building Energy Efficiency Study for Kosovo [2013]

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 13 Potenciali i kursimit të energjisë në rast të zbatimit të masave për EE varet nga llojet e ndërtesave, destinimi, periudha e ndërtimit, karakteristikat ndërtimore, operimi, dhe faktor tjerë që duhet trajtuar veç e veç. Nga bilanci energjetik i Kosovës në tab. 5, vërehet se sektorët me konsum me të lartë të energjisë janë: sektori i amvisërisë, i transportit, industria, mandej ai i shërbimeve. Është evidente se potenciali më i lartë i kursimit të energjisë është në sektorin rezidencial dhe atë të shërbimeve. Në fig. 5 është paraqitur konsumi i energjisë varësisht nga sektorët. Konsumi i përg jithshëm i energ jisë primare [ktoe] 600 500 400 300 200 100 0 2013 2014 2015 Sektori i Industrisë Sektori i amvisërisë Sektori i shërbimeve Sektori i bujqësisë Sektori i transportit Fig. 5. Pasqyra e pjesëmarrjes se burimeve të energ jisë për qëllime 10 energ jetike tek të g jithësektorët (ktoe) 10 Ministria e Zhvillimit Ekonomik-Balanca vjetore e energjisë për Republikën e Kosovës për vitin 2016

14 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Nga përvoja e deritanishme nëpërmjet auditimeve energjetike të ndërtesave publike rezulton se mesatarja e potencialit të kursimit të energjisë, nëse zbatohen masat për EE, sillet nga 30-45% të konsumit aktual. Në qoftë se nga mesatarja e konsumit të energjisë në sektorin e amvisërisë dhe atë të shërbimeve brenda tre viteve të fundit 2013/2015, kalkulohet potenciali i kursimit të energjisë në vlerën 35% që do të arrihej nëpërmjet investimeve në EE, rezulton se shifra që në total mund të kursehet është 222 ktoe, respektivisht në sektorin e amvisërisë 176 ktoe, dhe në sektorin e shërbimeve 46 ktoe. Këto vlera janë shumë të përafërta me studimin e Bankës Botërore për Efiçencë të Energjisë të bërë në vitin 2013¹¹. Raportet e auditimeve energjetike të kryera deri më tani tregojnë se periudha mesatare e kthimit të investimeve në shumicën e rasteve është 6-8 vjet, që rezulton se investimet në efiçencë të energjisë jo vetëm që janë investime në ekonominë vendore, por ato krijojnë të hyra buxhetore vit pas viti, dhe mbas vitit të tetë-të (në këtë rast) ato paguajnë investimin dhe paraqesin kursime neto që mund të shfrytëzohen për investime tjera. Ky potencial është ekuivalent me ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese energjetike për të prodhuar afërsisht 2442GWh/vit, apo një kapacitet prodhues të instaluar afërsisht 280 MGW, që është ekuivalenti i një blloku të termocentralit Kosova B''. Prandaj me të drejtë efiçenca e energjisë gjatë literaturës quhet edhe si First Fuel ose Karburanti i parë. Nëpërmjet planit nacional për efiçencë të energjisë 2010 2018, Republika e Kosovës është zotuar të zvogëloj konsumin për 91 ktoe nga mesatarja e konsumit të energjisë primare të konsumuar brenda viteve 2004-2007. Sigurisht që për një periudhë 9 vjeçare është një cak i arsyeshëm. Në realitet faza e zbatimit të projekteve duhet të bëhet me kujdes, dhe duhet të jetë proces i vazhdueshëm për të arritur minimumin e dëshiruar gjegjësisht për të kaluar përtej vlerës se 222 ktoe. 11 Studimi i Bankës Botërore- National Building Energy Efficiency Study for Kosovo, 2013.

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 15 Sfidat për promovim dhe zbatim të masave për EE Legjislacioni aktual posaçërisht, Ligji për ndërtim. 04/L 110 parasheh që të përpilohet kodi unik i ndërtimit, gjithashtu kërkon që për të gjitha objektet ndërtimore për të cilat kërkohet leja ndërtimore, duhet të merret edhe çertifikata e përdorimit para se objekti të lëshohet në përdorim. Kjo certifikatë lëshohet nëse janë përmbushur kërkesat e lejes ndërtimore dhe në mënyrë specifike ligji kërkon që masat e kursimeve dhe efiçencës së energjisë të jenë zbatuar. Mirëpo, mangësitë që janë hasur në ketë ligj që nuk definojnë disa nga kriteret bazë për të promovuar EE në sektorin e ndërtimit janë listuar me poshtë: Ligji parasheh që për lëshimin e lejes ndërtimore të bëhet vlerësimi i ndikimit në mjedis, mirëpo që masat e kursimeve dhe efiçencës së energjisë të jenë zbatuar nuk kërkon të bëhet elaborati i performancës energjetike. Në shumë vende të rajonit kërkohet që me rastin e aplikimit për leje ndërtimore të bashkëngjitet edhe elaborate i performancës energjetike. Në mungesë të kodit energjetik, dhe rregulloreve teknike është e vështirë të përcaktohen qartë se a janë zbatuar në plotëni kriteret masat e kursimeve dhe efiçencës së energjisë. Shumica e vendeve në rajon e kanë bërë klasifikimin e ndërtesave në bazë të performancës energjetike sipas kategorive (A,B...E). Në Kosovë, kjo ende nuk është e definuar. Direktiva për performancën energjetike në ndërtesa specifikon që të ndërmerren masat për EE në rast të renovimit më të madh të ndërtesës apo një sipërfaqe të madhe të saj. Nuk është e definuar metodologjia e përcaktimit të kostos optimale renovimi i ndërtesave/ instalimeve duhet të bëhet sipas kritereve teknike të definuar më parë nëpërmjet definimit të kostos optimale të performancës apo nëpërmjet krijimit të ndërtesave referent që do të shërbente për krahasim.

16 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Mungesa e rregulloreve përkatëse, kodit energjetik, definimi i kostos optimale, definimi i ndërtesave referentë me të cilat vendosen kriteret minimale të masave për efiçencë të energjisë, mund të shpie në efektin e quajtur Rasti i humbur apo Efekt i bllokuar (ang. Locking effect ). Efekt i Bllokuar është rasti kur në një projekt/ndërtesë zbatohen masat për efiçencë të energjisë në një shkallë të caktuar, mirëpo nuk janë zbatuar në nivelin që mund të mbërrijnë kursimet maksimale me një kosto optimale. Diferenca në mes të kursimit të arritur me këto masa dhe potencialit që do të kishin mundur të arrihen nëse këto masa do të ishin zbatuar të plota, paraqet një sasi të energjisë që ka qenë e mundur të kursehet dhe ndryshe quhet Rast i humbur apo Efekt I bllokuar. Investimet shtesë të mëvonshme në këto raste janë vështirë të pranohen, për t'iu kthyer edhe një here të njëjtit projekt/ndërtesë/instalimpërtë ndërmarr masa shtesë për EE për të maksimizuar performancën energjetike, dhe kjo për disa arsye: Kostoja e ndërhyrjes është shumë më e lartë sesa kostoja fillestare, Vështirësi në bindjen e pronarit/banorëve për investime shtesë, Qasja në objekt e limituar - (p.sh. për shkak të ndërtesave përreth që mund të jenë ndërtuar më vonë). Duke qenë se Kosova është në fazën e hershme të trajtimit të këtij problemi rekomandohet një qasje e kujdesshme për të eliminuar barrierat dhe për të evituar këto efekte. Në anën tjetër, kërkesat e direktivave të BE-së për EE sa vijnë dhe shtrëngohen. Përpos tjerash, ato kërkojnë që në një të ardhme jo të largët të gjitha ndërtesat publike që dizajnohen, ndërtohen, apo ato që rinovohen të bëhen sipas standardit Ndërtesa me konsume afër zero të energjisë (ang nzeb standard). Objektet që tanimë janë ndërtuar sipas këtij standardi konsumojnë shumë pak

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 17 energji, më pak se 20 [këh/m2/vit], në krahasim me objektet aktuale në Kosovë që konsumojnë mbi 200 [kwh/m2/vit], dhe ky standard pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2019. Më poshtë është paraqitur një direktivë e re dhe nëpërmjet neneve të saj, grafikisht, është paraqitur rëndësia/pesha e zbatimit të tyre. 0 8 6 4 2 0 Caqet për EE Art 3 Renovimi I ndërtesave Ndërtesa Publike Blerja Prokurimi publik Skemat Obligative per EE Auditimi energ jik & mg. Matja e energ jisë Faturimi Informata për kons. Furnizimi me Energ ji Skem. e Çert. kualit. Informimi, trajnimi Fondi për EE Monitorimi Art 4 Art 5 Art 6 Art 7 Art 8 Art 9 Art 10 Art 12 Art 14 Art 16 Art 17 Art 20 Art 24 12 Fig. 6. Direktivë e re për EE Siç shihet në fig. 6, neni 4 dhe 5 përkufizojnë që ndërtesat publike duhet të jenë në fokus të zbatimit të masave për EE. Direktiva kërkon nga vendet anëtarë të BE-së që të rinovojnë 3% të sipërfaqes së ndërtesave publike çdo vit gjersa për vendet e EVJL anëtare të TKE ky traget do të jetë 1-1.5% e sipërfaqes së ndërtesave publike. Ndërsa nenet 7 dhe 20 kërkojnë të krijojnë mekanizma financiar që do ta nxisin investimet në efiçencë të energjisë, qofshin ato skema obligative apo masa alternative. Vendet anëtare të BE-së janë të lira të zgjedhin modelin më të përshtatshëm, skema obligative apo masa alternative. Nëpërmjet skemave obligative, obligohen kompanitë shpërndarëse apo ato të shitjes me pakicë të energjisë që të arrijnë kursime të energjisë çdo vit nga 1.5% të totalit të shitjes së energjisë finale të konsumatorët fundor. Skemat alternative ofrojnë fleksibilitet më të madh ato mund të jenë rregullore, marrëveshje vullnetare, mekanizma nxitës financiar për përdorim të teknologjisë me rendiment të lartë të energjisë, etj. Një nga instrumentet e rëndësishme që vendosin themelin për të përmirësuar performancën energjetike të ndërtesave/instalimeve apo pajisjeve, përpos kodit energjetik të ndërtesave dhe rregulloreve përkatëse, është edhe krijimi i mekanizmave financiar si instrument nxitës në nivel vendi. 12 Concerted Action- Energy Efficiency Directive [ www.ca-eed.eu ]

18 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Mekanizmat nxitës me efekt për ekonominë lokale Mekanizmat për stimulim të investimeve Zotimi i Kosovës në planin nacional të veprimit për efiçencë të energjisë për zvogëlim të konsumit të energjisë për 9% deri në vitin 2018, është ngushtë i lidhur me zbatimin e projekteve në nivelin lokal. Komunat janë konsumatori më i madh i energjisë në sektorin publik. Direktivat e BE-së për EE që lidhen me vendosjen e caqeve për kursim, ndërtesat publike të jenë shembull për sektor tjerë, prokurimi publik, krijimi i skemave nxitëse apo skemave obligative për investime në EE, të gjitha këto janë ngushtë të lidhura në aspektin zbatimit në nivelin lokal. Për nga rëndësia dhe pesha që ka në aspektin e zbatimit të këtyre kritereve, sfida më e madhe është ndërtimi i mekanizmave financiar apo skemave nxitëse. Direktiva lejon vendet anëtare që të zgjedhin skemat obligative apo masa alternative, apo edhe kombinim i këtyre të dyjave gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të politikave nacionale për promovim të EE. Kosova deri më tani nuk ka themeluar ndonjë skemë të stimulimit të investimeve në efiçencën e energjisë. Në disa raste, në forma ad-hoc, M i n i s t r i a p ë r Z h v i l l i m E k o n o m i k k a bashkëfinancuar projekte me qëllim të zvogëlimit të konsumit të energjisë bashkë me nivelin lokal. Komunat kanë qenë pronaret dhe përfituesit e këtyre projekteve, mirëpo vlen të ceket se sistemi i monitorimit dhe verifikimit të kursimeve mungon plotësisht në të gjitha komunat e Kosovës që është parakusht për raportim të zbatimit të PNVEE. Mekanizmat stimulues për të promovuar efiçencën e energjisë ndahen në financiar, mekanizma fiskal dhe në taksa për energji. Në tab.1 është prezantuar nënndarja e këtyre mekanizmave sipas kategorive. Mekanizma financiar Mekanizma fiskal Taksa në Energ ji Fondi ri-mbushës Kredit preferenciale Subvencionet Grantet Garancitë e kredisë Asistenca teknike Financimi i palës së tretë Kontraktimi në bazë të performancës energjetike Tregtimi ( certifikata të energjisë) Zvogëlimi TVSH Zvogëlimi taksave Rabati Taksa në Dyoksid Karboni Fondi publik për EE Financimi i programit për menaxhim të kërkesës (konsumit) Investime të përbashkëta kompani konsumator (për të zvogëluar konsumin). Tab.1. Llojet e mekanizmave financiar për promovimin e investimeve në Efiçencë të Energ jisë.

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 19 Deri më tani, në Kosovë, përpos ofrimit të granteve nga niveli qendror për disa projekte komunale apo financime individuale nga vetë komunat, nuk ka pasur ndonjë formë tjetër të përkrahjes nga buxheti i konsoliduar i Kosovës. Organizatat ndërkombëtare kanë përkrahur projekte të ndryshme në efiçencë të energjisë, mirëpo prapë ngelen si projekte të veçuara. Në mungesë të definimit të kritereve minimale, kriteret teknike dhe metodologjia për zbatim është zhvilluar nga vetë financuesi. Kjo mënyrë, edhe pse në shikim të parë ndihmon në arritjen e caqeve kombëtare për kursim të energjisë, nuk ofron një qëndrueshmëri të ndërtimit të një mekanizmi i cili do të ishte në gjendje të vazhdonte me këtë proces edhe pasi projekti në fjalë do të finalizohej. Në aspektin e ndërtimit të politikave kombëtare - draft Ligji i ri për EE parasheh vendosjen e instrumenteve financiare, qoftë kundrejt fondit për EE qoftë për ndonjë model nxitës, i cili të mundësonte promovimin e investimeve në këtë fushë. Vitin e fundit në Kosovë diskutohet për themelimin fondit për EE, për këtë arsye një mori studimesh janë bërë për ti shqyrtuar opsionet e mundshme se si mund të operonte ky fond. Janë propozuar disa skenarë: fond ri-mbushës (ang. Revolving fund), financim buxhetor me mbulim kapitali (ang: Budget Financing with Capital Recovery), mirëpo ende nuk është bërë diçka konkrete në themelimin e mekanizmave për krijimin e këtij fondi.

20 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Fondi ri-mbushës për EE (ang: Energy Efficiency Revolving Fund) Kryesisht do të operonte nëpërmjet modelit të ofrimit të fondeve për organizata buxhetore dhe/apo kompani që ofrojnë shërbime energjetike dhe kryejnë investime në sektorin publik, ndërsa nga agjencitë përfituese do të merrte kursimet me qëllim që të mbyllte ciklin për financim të fondit përprojekte tjera. Për të funksionuar ky model, ka nevojë për ndryshime në legjislacionin primar - Kontratat për shërbime energjetike zakonisht janë kontrata afatgjata (mbi 2 vite) varësisht prej natyrës së projektit dhe nivelit të kursimeve qe arrihen. Në këtë model, kursimet e energjisë duhet të shlyejnë investimin brenda periudhës kohore për të cilën është lidhur kontrata. Fondi do të rimbushet nga kursimet e arritura dhe në këtë mënyrë do të krijohej një stabilitet i funksionimit të fondit. Aktualisht janë disa barriera që e pamundësojnë operimin e këtij modeli: Ligjet në fuqi nuk lejojnë lidhjen e kontratave më të gjata se tre vite, mes autoriteteve publike dhe atyre që ofrojnë shërbime energjetike dhe edhe në rast të marrjes së huasë prapë kontratat duhet të jenë të limituara. Mungesa e definimit të kritereve dhe modelit të kontratave për këtë lloj shërbimi. Mungesa e kompanive që ofrojnë shërbime energjetike. Në bazë të studimeve të bëra deri me sot, mes tjerash është propozuar të themelohet një organ mbikëqyrës i fondit si fazë fillestare drejt operacionalizimit të tij. Funksionet kryesore do të ishin në vendosjen strategjisë dhe politikave investive të fondit, themelimin e kapaciteteve për menaxhim të fondit, përcaktimin e kritereve të përgjithshme për përzgjedhjen e projekteve, miratimin e planeve vjetore të biznesit dhe buxhetit të propozuar, përgatitjen dhe dorëzimin e raportit vjetor financiar për qeverinë për të siguruar se fondi është duke vepruar në përputhje me strategjinë kombëtare për EE dhe PNVEE.

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 21 Financimi i buxhetit me rikuperim kapitali (ang: Budget Financing with Capital Recovery) Ky model kërkon koordinim të MF dhe fondeve tjera nga agjencitë donatore për të krijuar një mekanizëm publik të financimit të projekteve kapitale në fushën e efiçencë se energjisë në nivelin lokal dhe atë qendror. Fondet e siguruara u dedikohen ekskluzivisht investimeve kapitale që si fokus kanë zvogëlimin e konsumit të energjisë- zvogëlimin e kostos për energji. Nga përfituesi mandej kërkohet që të paguaj mbrapsht investimet për një periudhë më të gjatë kohore nëpërmjet kursimeve të gjeneruara si rezultat i zvogëlimit të konsumit të energjisë. Kjo do të mund të kontrollohej nëpërmjet mbikëqyrjes së shpenzimeve për energji të organizatave buxhetore tek të cilat janë realizuar këto projekte. Fondet do të mund të ndaheshin nëpërmjet Ministrisë së Financave, ndërsa për të nxitur këtë proces përfituesit do t'i mundësohej që të mbante një pjesë të kursimeve në buxhetin e vet. Pjesa tjetër do të paguhej në emër të kthimit të investimit. Shumica e vendevetë Bashkimit Evropian, përpos themelimit të fondit, kanë ndërtuar edhe mekanizma tjerë, siç janë: Skemat obligative (kërkesë e direktivës së re) dhe masa tjera alternative për të promovuar investimet në EE. Tanimë është e qartë se caku 20-20-20 i vendosur deri në vitin 2020 është vështirë të mbërrihet pa marrjen e masave më shtrënguese në aspektin e zbatimit të projekteve. Skemat obligative është një model që e imponon direktiva e re për EE si një detyrim ligjor për shtetet anëtare për të obliguar kompanitë shpërndarëse, ato të shitjes me pakicë të energjisë për të arritur kursime të reja të energjisë çdo vit nga 1.5% të totalit të shitjes së energjisë finale të konsumatorët fundor, e llogaritur nga mesatarja e shitjes në tri vitet e fundit (para 1 janarit 2013¹³). Kompanitë e obliguara mund të zgjedhin të arrijnë kursim të energjisë në mënyrë të pavarur apo nëpërmjet partneritetit me ofrues të shërbimeve energjetike. Ky model është ngarkesë për kompanitë që obligohen, mirëpo në aspektin e investimeve është një formë shumë e përshtatshme për të targetuar konsumatorët fundor. Masat alternative - zbatohen me qëllim të zvogëlimit të konsumit të energjisë finale të konsumatorët fundor, e që mund të jenë: taksa në energji apo në CO2, rregulloret, marrëveshjet vullnetare, nxitjet financiare për rritjen e përdorimit të teknologjisë me rendiment të lartë të energjisë, skema për etiketim që tejkalojnë nivelin e detyrueshëm që është vendosur nëpërmjet direktivës, ofrimin e trajnimeve dhe edukimit duke përfshirë programe këshillëdhënëse. Sa i përket kornizës ligjore në Kosovë, të dy skemat mund të jenë të aplikueshme, ndërsa sa i përket efektit më të madh që do të mbërrihej, nga përvoja e vendeve të BE-së skema obligative do të mundësonte kursime më të mëdha. 13 SEAI Energy Efficiency Obligation Scheme-Ireland [www.seai.ie/eeos/eeos-guidance-document.pdf]

22 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Në fig.7, është dhënëpërvoja e vendeve të BE-së në arritjen e kursimeve varësisht prej modelit të aplikuar. Siç shihet, aplikimi i skemës obligative apo skemës financiare nxitëse do të gjeneronte më së shumti kursime. Trajnim/Edukim Skema për Etiketim energ jik 0.4% Masa tjera politike 6% Skemat Obligative për EE (EEOS), 33% Normat dhe standardet 9% Rregulloret /Marrveshjet 11% vullnetare Fondi kombetar EE 3% Skema financiare nxitëse 20% 14.5% Taksa në energ jia apo në CO 2 Fig. 7. Kursimet e raportuara varësisht nga llojet e 14 masavetë aplikuara në vendet e BE-së [%] 14 DG ENERGY, European Commission. ec.europa.eu/energy/efficiency/index_en.htm

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 23 Modeli i ofrimit të shërbimeve energ jetike Ky është një model relativisht i ri dhe mund të jetë efektiv për agjencitë publike që kanë mungesë të kapaciteteve, fondeve, apo nuk kanë mundësi të marrin fonde hua për të zbatuar projekte në EE për shkak të kritereve të listuar më lartë. Modelet që kryesisht janë të suksesshme në ketë formë të kontraktimit janë: Modeli i kontraktimit në bazë të performancës energjetike (EPC), Modeli i kontraktimit për kursim të energjisë ESCO. Modeli i kontraktimit në bazë të Performancës së Energjisë (EPC) është një formë e "financimit kreativ" e cila lejon financimin në përmirësimin e infrastrukturës që konsumon energji me qëllim të zvogëlimit të kostos së energjisë. Sipas këtij modeli të marrëveshjes (EPC) - një kompani e jashtme (që mund të jetë edhe ESCO) zbaton një projekt për të rritur efikasitetin e energjisë, ose një projekt që lidhet me burime të renovueshme të energjisë dhe përfiton të ardhura nga kostoja e kursimit, ose nga energjia eprodhuar nga burimet e renovueshme të energjisë për të shlyer koston e projektit dhe koston e investimit. Në parim ky model i kontraktimit në bazë të performancës energjetike kompania, (ESCO), nuk do të përfitoj asgjë nëse projekti nuk sjell kursimet e pritshme të energjisë. Ndërsa, modeli ESCO ofron një paketë të plotë të shërbimeve për të identifikuar, financuar, zbatuar dhe monitoruar projektet e EE. Kompanitë e tilla kanë resurse njerëzore dhe profesionale për të vlerësuar saktë një projekt të EE, duke bërë auditim energjetik, identifikim të masave për zbatim dhe kostos investive, vlerësim të kapaciteteve zbatuese dhe monitorim. Këto kompani kanë fleksibilitetet në marrjen e kredive në raport me agjencionet buxhetore publike. Gjithashtu, këto kompani investojnë kapitalin e tyre në projekte të efiçencës së energjisë që janë pronë publike nëpërmjet kontratave afatgjata që zakonisht zgjasin disa vite.

24 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Shlyerja e investimit organizata buxhetore bëhet duke lejuar kompaninë që ka ofruar shërbime energjetike-esco të marrë kursimet e energjisë për një periudhë më të gjatë kohore apo disa vite. Në grafikun nr.8 është prezantuar një model i tillë. Për kohëzgjatjen e kontratës, një pjesë e kursimeve i mbeten komunës, ndërsa pjesa më e madhe e kursimeve i merr kompania që ofron shërbime energjetike. Pas skadimit të kontratës të gjitha kursimet i ngelin komunës gjegjësisht agjencisë buxhetore (numër 3 në fig. 8). Shembulli i përfitimit nga Kontrata për Shërbime energ jetike [ESCO] Investimi Shpenzimet për energ ji Pagesa nga kursimet për ESCO Kursimet Komuna Fig. 8. Modeli i funksionimit të kontratave të performancës energ jetike

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 25 Barrierat e financimit të sektorit publik në EE Ligji në fuqi për financa publike, rregulloret mbi emetimin dhe menaxhimin e borxheve publike, dhe buxheti i limituar komunal nuk ofrojnë fleksibilitet për një qasje më përmbajtësore në kuptimin e zbatimit të projekteve në këtë fushë. Shumica e komunave të Kosovës kanë hartuar planet komunale për efiçencë të energjisë dhe kanë informata bazë në lidhje me koston investive të nevojshme, si dhe me potencialin për kursim të energjisë. Duke pasur një buxhet të limituar, ato nuk kanë mundësi që të bëjnë investime kapitale në projekte të tilla edhe pse afati i kthimit të investimeve është brenda një periudhe më të shkurtër se maksimumi 10 vjet. Në anën tjetër, marrja e borxheve apo huasë për investime në këtë fushë nuk është ende praktikë edhe nga komunat që i plotësojnë kriteret themelore: që komunat në dy vitet e fundit të kenë opinion të pa rezervë me rastin e auditimit financiar nga zyra e auditorit të përgjithshëm. Barrierat që pengojnë në financimin e projekteve në sektorin publik mund të kategorizohen kështu: Barriera leg jislative dhe rregullative, Mungesa e qasjes në burime financiare komerciale, Barriera institucionale, Kapacitete për zhvillim dhe zbatim të projekteve. Lig ji mbi borxhin publik kufizon mundësinë e niveleve lokale - komunave në marrje të huasë. Kriter themelor është që komunat në dy vitet e fundit të kenë opinion të pa rezervë me rastin auditimit financiar nga Zyra e Auditorit të Përg jithshëm. Rregullorja ekzistuese kufizon borxhin komunal në përputhje me rregullat që rregullojnë kufijtë e deficitit, p.sh.: investimet kapitale për të cilat merret borxhi duhet të janë të përcaktuara në planin komunal për investime kapitale të miratuar nga kuvendi komunal, duke planifikuar investimet kapitale për një periudhë prej jo më pak se tri vite, dhe të jenë të ndërlidhura me arsimin dhe shëndetësinë. Zakonisht projektet në efiçencë të energ jisë janë të lidhura edhe me sektorë tjerë. Shuma e shërbimit të borxhit që duhet paguar në cilindo vit nuk duhet të tejkalojë dhjetë për qind (10%) të të hyrave të përg jithshme të grumbulluara për vitin fiscal që menjëherë i paraprinë marrjes së borxhit, vlera maksimale e marrjes së borxhit etj. Në nivelin komunal ende nuk janë themeluar Zyrat Komunale që do të merreshin me planifikim komunal për energ ji.

26 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Investimet në efiçencë të energ jisë si mundësi e krijimittë vendeve të reja të punës Efiçenca e energjisë është një fushë që sjell përfitimetë shumta, dhe në disa nivele të politikë-bërjes kjo ende konsiderohet si një LLUKS. Investimet në efiçencë të energjisë përpos që zvogëlojnë konsumin e energjisë, rrisin komforin (kushtet në të cilat jetojmë dhe punojmë), përmirësojnë ofrimin e shërbimeve, ndikojnë në hapjen e vendeve të reja punës, ndikojnë në rritjen e sipërfaqeve të gjelbra posaçërisht ruajtjen e pyjeve si rezultat i zvogëlimit të nevojave për lëndë djegëse për ngrohje. Është vlerësuar se nga prerja e pa kontrolluar e pyjeve degradimi i tyre, dëmi vjetor që shkaktohetsillet rreth 18.1mil. /vit. Kjo ndihmon në krijimin e një ambienti të pastër për shkak të zvogëlimit të emetimeve të CO2. Është vlerësuar se kostoja vjetore nga degradimi ambiental në Kosovë sillet mesatarisht 221mil. /vit¹⁵, ndërsa si pasojë e ndotjes sëajrit vlera mesatare e dëmit të shkaktuar sillet rreth 95.6 mil.. Kjo ndikon nëpërmirësimin e shëndetit publik si rezultat i një ambienti më të pastër. Deri më tani nuk ka ndonjë studim rreth ndikimit të konsumit të energjisë- ndotjes së mjedisit dhe ndikimit në shëndetin e përgjithshëm në Kosovë. Në aspektin e hapjeve të vendeve të reja punës, investimet në këtë fushë kontribuojnë të paktën në dy mënyra: Njëra është gjatë zbatimit të projektit në vetvete: si punët për instalime, punët e natyrës së ndërtimit, në termo-izolimin e ndërtesave, ndërrimi i dyerve dhe vendosja e dritareve me tri shtresa xhami, aplikimi i teknologjisë së fundit me efikasitet të lartë, instalimi i sistemeveme rikuperim të energjisë apo pompave termike, si dhe integrimi i tyre me pajisje që shfrytëzojnë BRE. Tjetra është kur pronarët/institucioni ri-shpenzojnë paratë e kursyera në fusha tjera si rezultat i konsumit më të vogël të energjisë nga investimet e bëra. 15 World Bank Study-Country Environmental Analysis: Cost Assessment of Environmental Degradation, Institutional Review, and Public Environmental Expenditure Review

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 27 Çdo punë e krijuar me anë të këtyre dy formave ndahet në tre kategori: "Punëdirekte" - punë që krijohen nga ndryshimet fillestare në modelin e shpenzimeve-investimeve ne EE. "Punë indirekte": janë vende pune të krijuara përgjatë zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit me materiale dhe pajise që instalohen, për shkak të rritjes së kërkesës. "Punë të nxitura" vende pune që janë krijuar edhe një hap më larg, kur njerëzit të punësuar në dy llojet e para të vendeve të punës, të ardhurat e tyre të reja i shpenzojnë në sende ushqimore, veshmbathje, qira, turizëm... etj. Një studim i Këshillit Amerikan për Efiçencë të Energjisë në Ekonomi ACEEE, ka analizuar se sa vende pune mund të krijohen nëpërmjet investimeve në fusha të ndryshmetë ekonomisë. Vende pune /$1.mil të investuara Mesatarja Energ ji Prodhimtari Ndërtimtari Shërbime tregtare Qeveri 16 Fig.10. Krijimi i vendeve të reja të punës për çdo 1 mil $ të investuara 16 American Council for an Energy-Efficient Economy ACEEE- How does Energy Efficiency create jobs

28 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Siç është paraqitur fig.10, investimet në energji janë investimet më të larta për të krijuar një vend pune, mirëpo investimet në efiçencë të energjisë janë kombinim i sektorit të energjisë dhe atij të ndërtimit dhe ky parametër do të sillej 15-16 vende pune për 1 mil dollar të investuar. Në Kosovë nuk ka studime të kësaj natyre, por konsiderohet se për 1 mil. të investuar në këtë fushë mund të hapen 18-20 vende të reja pune.

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 29 Përvojat e mira nga vendet e BE-së Ekzistojnë përvoja të mira në planifikim të politikave për promovim të efiçencës së energjisë. Gjermania këtë çështje e ka trajtuar nëpërmjet planit ambicioz afatgjatë të veprimit për efiçencë të energjisë (NAPE) apo në Francë transition énergétique. Rumania ka zbatuar projektin Përmirësimi i Efiçencës së Energjisë në familjet me të ardhura të ulëta. Kjo jo vetëm që ka trajtuar problemin e efiçencës së energjisë në amvisëri, por ka trajtuar edhe varfërinë energjetike që është një temë relativisht e re dhe duhet t'i qaset edhe Kosova në një të ardhme të afërt. Disa vende tjera kanë ndërtuar strategji për të zvogëluar konsumin e energjisë primare. P.sh. Malta është duke përmirësuar anën e gjenerimit duke investuar në kapacitete të reja gjeneruese. Britania e Madhe është duke e përkrahur strategjinë për ngrohje nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve për prodhim të ngrohjes së përqendruar në qytete qe nuk e kanë atë të instaluar. Gjermania dhe Belgjika kanë ndërtuar një specter të gjerë të skemave mbështetëse për sistemetë ko-gjenerimit. Belgjika, Danimarka, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Suedia dhe Britania e Madhe kanë vendosur marrëveshje vullnetare për efiçencë të energjisë për të zvogëluar konsumin dhe rritur konkurrencën në sektorin e industrisë: P.sh. në Suedi, kompanitë lirohen nga taksat në energji për 5 vite nëse marrin pjesë në marrëveshje vullnetare, e cila kërkon që kompanitë në fjalë të bëjnë auditime energjetike, të zbatojnë sistemin për menaxhim të energjisë, të zbatojnë masat e identifikuara përmes auditimit energjetik që kanë periudhën e shlyerjes së investimeve në më pak se tri vite¹⁷. Qeveria e Uells-it nëpërmjet projektit të BE-së Arbed të quajtur shtëpi të ngrohta është fokusuar në investimet në EE në familjet me të ardhura të ulëta në mënyrë që ata të jenë në gjendje t'i zvogëlojnë faturat e tyre mujore për energji. Kjo është arritur në partneritete mes qeverise së Uellsit, menaxhereve të skemës Arbed, dhe kompanive furnizuese dhe instaluese. Nëpërmjet kësaj skeme është arritur përmirësim i dukshëm në aspektin e efiçencës së energjisë, ngase rreth 30% e popullatës jetojnë nën kufirin e varfërisë energjetike¹⁸. 17 European Parliament and the Council Assessmentof the progres made by Member States towards the national energy efficiency targets for 2020 and towards the implementation of the Energy Efficiency Directive 2012/27/EU as required by Article 24 (3) of Energy Efficiency Directive 2012/27/EU 18 Komisioni Evropian-Ngritja e performancës energjetike dhe adresimi i varfërisë energjetike. ec.europa.eu/regional_policy/en/projects/united-kingdom/increasing-energy-performance-and-tackling-fuel-poverty

30 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Shembull i mirë në Kosovë Në aspektin e politikave: shembull i mirë në vendosjen e komunikimit mes pushtetit lokal dhe atij qendror, në lidhje me sfidat me të cilat ballafaqohet niveli lokal në zbatimin politikave për EE, dhe hapat që duhet ndërmarrur nga pushteti qendror për të ndihmuar në këtë drejtim, është Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), që të përkrahur nga organizata Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, kanë organizuar një seri tryezash rajonale duke mbuluar të gjitha komunat e Kosovës, për të diskutuar vështirësitë dhe sfidat me të cilat pushti lokal ballafaqohet në menaxhimin komunal të energjisë, si dhe zbatimin e projekteve të EE. Në këto tryeza kanë marrur pjesë përfaqësues të pushtetit qendror, përfaqësues parlamentar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, kryetar komunash, shoqëria civile, përfaqësues të mediave, ekspertë vendor dhe rajonal. Në këto tryeza është diskutuar mbi kërkesat që vijnë nga TKE për EE, baza ligjore dhe sfidat ne zbatim, përkrahja që duhet t'u ofrohet komunave në zbatim të këtyre politikave. Janë identifikuar barrierat dhe nevojat për mbështetje të cilat janë përmbledhur dhe janë prezantuar në dëgjimin publik, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, MZhE, shoqërisë civile dhe mediave me qëllim që të inkorporohen në ligjin e ri për EE, apo të inkorporohen në fushat të cilat mund të rregullohen me akte nënligjore. Ky është vetëm një nga shembujt e mirë në të cilën shoqëria civile dhe ekspertë mblidhen bashkë për të ofruar kontributin e tyre më të mirënë trajtimin e efiçencë së energjisë në të ardhmen¹⁹. Prandaj vendosja e dialogut publik mes aktorëve të nivelit lokal, qendror, shoqërisë civile, ekspertëve do të mund të ndihmonte në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta. Në aspektin e zbatimit të projekteve konkrete, vlen të theksohen investimet nga zyra e Komisionit Evropian në Prishtinë në zbatimin e masave për EE, në 60 shkolla dhe tri spitale në Kosovë. Projekti për mbështetje të sektorit rezidencial dhe të kompanive të vogla dhe të mesme KOSEP, duke iu ofruar masa nxitëse deri 20% te vlerës investive përmes instrumenteve te subvencionimit. 19 PIPS- Reflektimi i politikave për Efiçencë te energjisë në nivelin lokal, Prishtinë 2013

NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIARË PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL page 31 Konkluzione dhe Rekomandime Përkundër disa zotimeve të qeverisë për qasje me gjithëpërfshirëse në efiçencë të energjisë ende vërehet mungesa e vullnetit politik. Baza e tanishme ligjore e EE nuk krijon parakushtet e nevojshme për planifikim të qëndrueshëm në aspektin e trajtimit të efiçencës së energjisë, apo performancës se energjisë, si te ndërtimet e reja, ashtu edhe për ato ekzistuese. Ligji për ndërtim nuk kërkon që të bëhet elaborati i performancës energjetike për ndërtesa të reja me rastin e aplikimit për leje ndërtimore dhe kjo lejon që objektet e reja të mos i nënshtrohen zbatimit të masave për EE në nivelin e dëshiruar. Nevojitet të bëhet amandamentimi i ligjit për prokurim publik mbi kriteret e prokurimit me rastin blerjes apo furnizimit me pajisje që konsumojnë energji. Hartimi i kritereve për kontraktim në bazë të performances energjetike apo modelit ESCO. Draftimi i metodologjisë për përcaktimin e kostos optimale dhe definimi i ndërtesave referent, është parakusht thelbësor për hartimin strategjisë për renovim të ndërtesave që janë përcaktuar edhe me nenet 3, 4 dhe 5 të direktivës së re. Autoritetet lokale ende nuk kanë arritur në nivelin që të jenë shembull për qytetarë në aspektin e zbatimit të EE në nivelin lokal. Themelim i fondit për EE do të ndihmoj në zvogëlimin e konsumit dhe kursimit të energjisë që do të tej kalonte vlerën 222 ktoe energji të kursyer. 19 PIPS- Reflektimi i politikave për Efiçencë te energjisë në nivelin lokal, Prishtinë 2013

32 page NDIKIMI I MEKANIZMAVE FINANCIAR PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL Në mungesë të kodit energjetik dhe rregulloreve teknike, është e vështirëtë përcaktohet qartë se a janë zbatuar plotësisht masat e kursimeve dhe efiçencës së energjisë në një objekt apo instalim siç kërkohet me ligjin për ndërtim. Ndërtimi i skemave mbështetëse nëpërmjet fondit për EE do të hapnin mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës min.6000- maks. 10000 vende të reja të punës. Zbatimi i ligjit mbi performancën energjetike në ndërtesa krijon mundësi për vende të reja të punës për inspektim dhe etiketim të ndërtesave (që shitën apo jepen me qira). Kërkohet ngritje e kapaciteteve për qasje të integruar profesionale në trajtimin e EE në sektorin rezidencial. Ndërtimi i skemave informuese dhe kampanjat për vetëdijesim duhet të jenë të vazhdueshme.