FEMIJEVE NE SHQIPERI

Similar documents
Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

STRATEGJIA NDERSEKTORIALE E LUFTES KUNDER KRIMIT TE ORGANIZUAR, TRAFIQEVE DHE TERRORIZMIT

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

TE MITURIT NE BURGJET SHQIPTARE

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Strategjia e Perfshirjes Sociale

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike. ekonomike tremujore. VitiVIII,Nr.4(30) Tetor - Nentor - Dhjetor 2001

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

this project is funded by the european Union

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Kosovë 2016 INDEKSI I MBROJTJES SË FËMIJËS. Vlerësimi i përpjekjeve të Qeverisë për mbrojtjen e vajzave dhe djemve.

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri. Të rinjtë pa kujdes prindëror Praktika, legjislacioni dhe të drejtat

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

SHQIPERIA: DECENTRALIZIMI NE TRANZICION (ne dy vellime)

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

ARSIMI NE SHQIPERI: QENDRIME DHE SHPRESA NE N RYSHIM

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

STRATEGJIA SHTETËRORE PËR MIGRIM DHE PLANI I VEPRIMIT Shtator 2013, Prishtinë

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz

Tel: 044/

LEGJISLACIONI SHQIPTAR MBI STATUSIN E JETIMIT. ANALIZË E NEVOJAVE PËR NDRYSHIME. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Studim kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri. Nga lypja në rrugë, në udhën e mbrojtjes dhe kujdesit

ISSN X (print) ISSN (online)

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

Tregues Vjetore Statistikore Rrjete Fikse

Studim mbi Përmasat e Dhunës në Familje Dhunës në Baza Gjinore në Komunat e Kosovës: Dragash, Gjakovë dhe Gjilan

RAPORTI VJETOR

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

ORGANIZUAR. Vlerësimi i riskut në Shqipëri. Fabian Zhilla Besfort Lamallari POROSITËSI NDËRMJETËSI KOORDINATORI

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Decentralizimi dhe Privatizimi i Sektorit te Ujit ne Shqiperi

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

Raporti Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2016

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

ALBANIA RAPORTI VJETOR 2016 RAPORTI VJETOR Përgatiti: Znj. Teuta Shkenza Drejtor Nacional SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Reforma e administratës publike në Kosovë

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

POLITIKAT E PUNËSIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË KOSOVË

19683 ALBANIAN. Decentralizimi Shenime i. STITUT X PermbIedhese r Fr; Redaktoi Jennie Litvack dhe Jessica Seddon. Public Disclosure Authorized

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Program Edukimi I Individualizuar

Hulumtim kërkimor mbi nivelin e Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë dhe ndikimin e tij në Shëndetin Riprodhues të Grave

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

KOSOVA PROFILI I MIGRIMIT 2015

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

VROJTIM NË TERREN Identifikimi i mundësive ekzistuese për formim profesional për emigrantët që kthehen në Shqipëri: mangësi dhe rekomandime

Objektivat e politikave

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

Transcription:

QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Children s Human Rights Centre of Albania - CRCA TRAFIKIMI I FEMIJEVE NE SHQIPERI RAPORT PERMBLEDHES PER TRAFIKIMIN E FEMIJEVE NE SHQIPERI Tirane, Korrik 2003

PERMBAJTJA Faqe 1. PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME 6 2. NJE VESHTRIM I PERGJITHSHE M TE SITUATES SE TRAFIKUT TE FEMIJEVE NE VEND 8 2.1Veshtrim i aspektit politik, social dhe ekonomik te vendit ne lidhje me trafikun e femijeve. 8 3. METODOLOGJIA E STUDIMIT 10 3.1 Objektivat dhe metedologjia 10 3.2 Veshtiresite ne perpunimin e kerkimit, kufizimet e raporteve 11 4. SHPERNDARJA GJEOGRAFIKE E FENOMENIT TE TRAFIKUT TE FEMIJEVE NE SHQIPERI 4.1 Zonat me problematike te trafikut te femijeve ne Shqi peri 4.2 Pikat e hyrjes dhe te largimit ne Shqiperi 12 12 4.3 Profili i grupeve ne risk 12 5. PERMBLEDHJE E RAPORTEVE TE OJF-VE 13 5.1 Puna e shoqerise civile lidhur me trafikun e femijeve 13 6. LEGJI SLACIONI KOMBETAR PER FENOMENIN E TRAF IKUT TE FEMIJEVE 6.1 Definicioni kombetar i termit trafiku i femijeve 15 6.2 Legjislacioni kombetar lidhur me trafikun e femijeve 15 6.3 Marreveshjet bilaterale midis vendeve 16 6.4 Zbatimi i Konventes per te Drejtat e Femijes 16 6.5 Strategjia Kombetare e Luftes kunder Trafikut te Qenieve Njerezore dhe Plani Kombetar i Veprimit i Qeverise Shqiptare 17 7. AKTORET KRYESORE KUNDER TRAFIKUT TE FEMIJEVE 18 7.1 Ne fushen e parandalimit te trafikut te femijeve 18 7.2 Ne fushen e mbrojtjes dhe rikthimit te femijeve 19 7.3 Ne fushen e rehabilitimit dhe riintegrimit te femijeve 20 7.4 Roli i Medias 21 8. KERKIMET NE FUSHE 22 8.1 Analiza e kerkimeve ekzistuese 22 9. KONKLUZIONE 23 10. REKOMANDIME 24 11. REFERENCAT 26 ANEK S I 27 Pjese te legjislacionit shqiptar mbi trafikun e femijeve ANEKS II 30 Plani i Veprimit te Strategjise Kombetare ne Lufte Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore i Qeverise Shqiptare - 1 -

FALENDERIME Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi CRCA, deshiron te falenderoje ne menyre te veçante znj. Alma Maksutaj, Punonjese Sociale dhe Koordinatore e Programit te Trainimeve prane CRCA, per mbledhjen e materialeve, realizimin e intervistave dhe pergatitjen e Raportit Trafikimi i Femijeve ne Shqiperi. Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi CRCA, deshiron gjithashtu te falenderoje te gjithe drejtuesit dhe zyrtaret e Ministrise se Rendit Publik, Ministrise se Jashtme, Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Drejtorise se Anti-Trafikut dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise ne Ministrine e Rendit, per ndihmen, te dhenat dhe materialet, qe vune ne dispozicion te studiuesve dhe qe ndihmuan ne pergatitjen e ketij studimi. Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi CRCA, deshiron te falenderoje te gjithe drejtuesit dhe perfaqesuesit e OJQ-ve ne Shqiperi, te cilet na vune ne dispozicion raportet, te dhenat dhe problematiken e trafikut te qenieve njerezore ne Shqiperi. Ne menyre te veçante CRCA deshiron te falenderoje IOM, Terre des Homme, Ne Dobi te Gruas Shqiptare, Save the Children ne Shqiperi, Qendren Psiko-Sociale Vatra etj. Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi CRCA falenderon shoqaten Salvati Copiii Rumani (Save the Children Romania) per kontributin teknik dhe financiar qe vuri ne dispozicion te CRCA per pergatitjen e ketij Raporti. Ne menyre te vaçante CRCA falenderon znj. Gabriela Alexandresku, Drejtore e Salvati Copiii dhe Ioana Grigorescu, Koordinatore e Raportit, per te gjitha perpjekjet e tyre per sigurimin e fondeve dhe koordinimin e kesaj iniciative rajonale ne Europen Juglindore. - 2 -

PROFILI I PUNES SE CRCA Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi CRCA, eshte nje organizate joqeveritare, jo-politike, jo-fetare dhe jo-fitimprurese me qender ne Tirane dhe me dege ne disa rrethe te vendit. CRCA u krijua ne Mars te vitit 1997 nga nje grup juristesh, gazetaresh, mjeksh, sociologesh dhe publicistesh me qellim permiresimin e situates te te drejtave te femijeve ne Shqiperi. Ne punojme per Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi punon per njohjen dhe zbatimin e Konventes per te Drejtat e Femijes te OKB-se dhe standarteve te tjera nderkombetare per te drejtat e femijes. Misioni i CRCA - Mbrojtja e te drejtave te femijes; - Zhvillimi i femijes; - Rritja e pjesmarrjes se femijeve nivel lokal dhe kombetar. Programet dhe Projektet Strategjia e CRCA 2000-2004 bazohet ne pese elemente kyçe si: mbrojtja, zhvillimi, trainimet, informacioni dhe edukimi i te drejtave te femijeve. CRCA ka pergatitur dhe paraqitur per miratim ne Parlament projekt-ligjin Per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve. Programet kryesore te organizates jane: Zyra e Mbrojtjes Ligjore Falas te Femijeve, ku avokate dhe punonjes te cpecializuar ofrojne asistence ligjore dhe psiko-sociale falas per femijet e varfer, te margjinalizuar, si dhe per femijet ne konflikt me ligjin ose viktima te krimit. Zyra perfaqeson femijet ligjerisht perpara institucioneve te drejtesise (Gjykata, Prokurori ose Institucione te Riedukimit) ose edhe institucioneve publike ne Shqiperi. Qendra e Informacionit dhe Kerkimeve per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi (IRCCRA) ka si qellim shkembimin dhe koordinimin e informacionit ndermjet OJQ-ve, Qeverise, organizatave nderkombetare, donatoreve dhe veçanerisht femijeve. IRCCRA publikon qe nga viti 1999 Gazeten Elektronike Ndihmoni Femijet, ndersa qe nga viti 2003 dhe Gazeten Zeri i Femijeve nje botim ky i pergatitur nga femijet dhe per femijet. IRCCRA gjithashtu pergatit te gjitha botimet zyrtare te CRCA, si psh Revisten per te Drejtat e Femijeve dhe te Rinjve ne Shqiperi. Programi Ndal Punes se Femijeve ne Shqiperi, qe synon eleminimin progresiv te punes se femijeve dhe formave me te renda te punes se femijeve ne Shqiperi (perfshire trafikun, prostitucionin dhe skllaverine e femijeve). Programi konsiston ne tre elemente baze: 1. Klubet e Femijeve Kunder Punes se Femijes; 2. Forcimin e kapaciteteve te Institucioneve shteterore dhe OJQ-ve per te luftuar kunder punes se femijeve dhe formave me te renda te saj; 3. Organizimin e fushatave publike per ndergjegjesimin e opinionit publik dhe qeverise per pasojat e punes tek femijet. - 3 -

Monitorimi dhe Raportimi per situaten e te drejtave te femijeve ne Shqiperi. Deri ne vitin 2002, CRCA ka pergatitur gjashte Raporte Kombetare mbi çeshtje te tilla si: Puna e Femijeve, Femijet Rome, Femijet ne Komisariate Policie dhe Dhoma Paraburgimi, Femijet ne Burgjet Shqiptare; Femijet qe Braktisin Shkollen, si dhe Raportin Situata e Femijeve ne Shqiperi 2000. Grupi i Monitorim-Raportimit eshte pjese e Rrjetit te Monitorimit ne Europen Jug-lindore te ngritur ne vitin 2001 nga Salvati Copiii Rumani, ku CRCA eshte nje nga themeluesit e Rrjetit. Programi i Trainimit te institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare per Konventen e te Drejtave te Femijes dhe standarteve te tjera per te drejtat e femijes te OKB-se. Klubet e Femijeve eshte nje projekt qe zbatohet ne pese qytete te Shqiperise me objektivin qe te rrise pjesmarrjen e femijeve ne jeten e komuniteteve ku ata jetojne, si dhe te ofroje sherbime te edukimit jo-formal dhe psiko-sociale per femijet qe punojne ose jane viktima te trafikimit. CRCA kujdeset per mese 1200 femije ne te gjithe Shqiperine, qe vizitojne Klubet çdo dite. Edukimi i te Drejtave te Femijeve ne Shkolle nepermjet botimeve te materialeve te ndryshme informative per femijet dhe mesuesit. Donatoret Donatoret kryesore te CRCA nga viti 1997-2003 perfshijne: Olof Palme International Centre, European Union, Defence for Children International, Fondacioni Soros - Shqiperi, UNHCHR, DFID, ILO-IPEC, Global March Against Child Labour, Defence for Children Netherland, Salvati Copiii, World Women Summit, Albanian Civil Society Foundation, Save the Children ne Shqiperi, Trocaire. KONTAKTI Adresa e zyres: Pallatet e Shallvareve, Vila mbrapa Fushave te Tenisit, Kati III, Tirane Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tirane Tel / Fax: 04 242264 Cel: 069 21 50 102 E-mail: crca@adanet.com.al http://www.crca.org.al/ - 4 -

Evlf!qvovbs!uf!hkjuif!tf!cbtilv!of! nvoe!uf!oefsupknf!okf!cpuf!nf!uf! njsf!qfs!gfnjkfu"!! - 5 -

TRAFIKIMI I FEMIJEVE NE SHQIPERI RAPORT PERMBLEDHES PER TRAFIKIMIN E FEMIJEVE NE SHQIPERI - 6 -

1. PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME Fenomeni i trafikut te femijeve ne Shqiperi gjate viteve te tranzicionit eshte kthyer ne nje nga shkeljet me te renda te te drejtave te femijeve ne Shqiperi. Lidhur me kete fenomen ne Shqiperi jane bere studime, raporte nga OJF-te lokale, kombetare dhe nderkombetare qe punojne ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore. Qeveria shqiptare nen presionin e OJF ve qe dhe autoriteteve nderkombetere pergatiti ne vitin 2001, Strategjine Kombetare te Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore. Ne gjitha studimet dhe raportet ekzistuese per trafikimin e qenieve njerezore te publikuara deri me sot, del qarte se trafikimi i femijeve si çeshtje ka qene vetem pjese e tyre dhe jo subjekt kryesor. Duke marre parasysh kete fakt, doli si domosdoshmeri pergatitja e nje raporti permbledhes per situaten e trafikut te femijeve ne Shqiperi, bazuar mbi studimet ekzistuese te pergatitura nga OJF-te qe punojne ne lufte kunder trafikut te femijeve dhe Qeveria shqiptare. Per te realizuar kete studim jane perdorur gjithashtu intervista me perfaqesues te institucioneve shteterore dhe organizatave qe punojne ne lufte kunder trafikut te femijeve ne Shqiperi, dokumenta zyrtare dhe publikime te OJF-ve lokale, kombetare dhe nderkombetare, si dhe te Qeverise shqiptare. Pergatitja e ketij Raporti u be e mundur nepermjet ndihmes teknike dhe financiare te shoqates Salvati Copiii, Rumani. Ky Raport eshte pjese e Raportit Rajonal mbi Trafikimin e Femijeve ne Europen Juglindore, pergatitur nga Salvati Copiii nen obrellen e Rrjetit te OJQ-ve ne Europen Juglindore per Monitorimin e Situates te te Drejtave te Femijeve, ku CRCA eshte nje nga anetaret themelues te Rrjetit. Gjetjet kryesore te ketij raporti permbledhes jane: 1) Fenomeni i trafikut te femijeve vazhdon te ekzistoje ne Shqiperi Trafiku i femijeve perben ende nje problem shqetesues per Shqiperine. Nder faktoret qe kane ndikuar ne vazhdimesine e ekzistences se ketij fenomeni mund te permendim situaten politike dhe ekonomike qe vazhdon te jete favorizuese per trafikun e qenieve njerezore, vecanerisht te femijeve ne Shqiperi. Shpesh, prinderit qe perfshien ne trafikun femijeve te tyre shprehen se ata nuk kane mundesi tjeter per te jetuar dhe bejne nje zgjedhje qe sipas tyre eshte me e mira, duke trafikuar femijet e tyre ne vendet perendimore per nje te ardhme me te mire. Fenomeni i trafikut te femijeve riciklohet disa here. Jo rralle eshte vene re se ne rastet kur femijet, viktima te trafikimit, kthehen ne vendin e origjines, ata gjejne perseri mundesi ilegale per tu rikthyer ne vendet ku kane qene te trafikuar me pare. 2) Rruget me te ndeshura te trafikimit te femijeve gjate viteve 2002-2003 jane rruget ligjore. Me pergatitjen e Strategjise Kombetare ne lufte Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore te Qeverise Shqiptare dhe me forcimin e punes se autoriteteve policore, trafiku i femijeve nuk realizohet me nepermjet rrugeve ilegale (si psh transporti nepermjet skafeve), por ka marre trajta me ligjore. Puna e trafikanteve te femijeve eshte bere me e sofistikuar, sa ne pamje te pare, dhe sipas dokumentacionit dhe procedurave te kalimit kufitar, te krijohet pershtypja se femijet kalojne legalisht kufirin. Institucionet e Qeverise shqiptare, e cila ka vene ne qender te vemendjes se saj luften kunder trafikut te qenieve njerezore, nuk jane te pergatitura plotesisht per te gjetur dhe luftuar trafikun e femijeve ne - 7 -

rruge legale. Ne shumicen e rasteve trafikantet i sigurojne femijeve viza dhe dokumenta te rregullta per te shkuar ne vendet perendimore, ndonese ne te vertete prinderit dhe te afermit e femijeve paguajne shpesh shuma marramendese per ti kaluar keta femije ne vendet perendimore. 3) Sherbimet per femijet e kthyer ne Shqiperi nuk jane adekuate dhe nuk i pergjigjen nevojave te tyre. Organizatat lokale, kombetare dhe nderkombetare qe veprojne ne Shqiperi dhe punojne ne lufte kunder trafikut te qenieve njerezore nuk kane sherbime te specializuara vetem per femijet e trafikuar. Ne pergjithesi ndodh qe femijet trajtohen njesoj si grupet e tjera te trafikuara. Psh ata trajtohen bashke me grate e trafikuara. Sherbimet per te cilat ata kane nevoje duhet te jene me specifike dhe me te pershtatshme per moshen e tyre. 4) Qeveria Shqiptare nuk ka realizuar Planin e Veprimit te Strategjise Kombetare te Luftes se Trafikut te Qenieve Njerezore ne afatet e percaktuara nga ajo vete. Megjithese Qeveria shqiptare ka pergatitur Strategjine Kombetare Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore, ne realizimin e pikave te Planit te Veprimit te kesaj strategjise, eshte konstatuar se qeveria nuk eshte duke zbatuar afatet e percaktuara per realizimin te planit te veprimit. Arsyet e moszbatimit te ketij plani veprimi nuk dihen nese jane per shkak te burokracise shteterore, pamundesise per t i realizuar ne afatin e percaktuar apo lidhen me efektet financiare te zbatimit te strategjise. Ndonese Qeveria ka marre masa per luften e trafikut te qenieve njerezore dhe te femijeve, impakti i luftes kunder trafikut te qenieve njerezore dhe femijeve le shume per te deshiruar. 5) Zonat me te prekura nga trafiku i femijeve jane; Tirana, Vlora, Berati, Fieri, Shijaku, Laçi etj. 1 Gjate viteve te tranzicionit disa qytete jane bere qendra te trafikut te qenieve njerezore, ku perfshihen dhe femijet e trafikuar. Ne keto qytete nje numer i madh vajzash te reja dhe femijesh jane rekrutuar per qellime prostitucioni ose perfitimi ekonomik. Shperndarja gjeografike e trafikut te femijeve per qellime shfrytezimi nepermjet punes se detyruar, perfshirja e tyre ne aktivitete kriminale ben qe qytetet e sipermendura te shfaqen si zonat me te ndeshura te trafikut te femijeve ne Shqiperi. 6) Media ne Shqiperi pasqyron fenomenin e trafikut te femijeve ne menyre stereotipe Ne shtypin shqiptar, pjesa me e madhe e artikujve jane paragjykues dhe diskriminues per viktimat e trafikut te femijeve. Shpesh ndodh qe ne shkrimet e gazetave, viktimat e trafikut te femijeve te panalizohen, kurse trafikantet merren ne mbrojtje. 7) Legjislacioni shqiptar kunder trafikut te femijeve le hapesira per interpretime Ndonese ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise, Neni 128/b, jane parashikuar sanksione te renda ne personat qe organizojne dhe kryejne trafikun e femijes, vihet re se gjate proceseve gjyqesore ky nen nuk merret ne konsiderate. Po ashtu vihet re se Neni 128/b le hapesire per interpretime ose abuzime. 1 Vajzat dhe Trafiku, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Vlore 2002. - 8 -

2. NJE VESHTRIM I PERGJITHSHEM TE SITUATES SE TRAFIKUT TE FEMIJEVE NE VEND 2.1 Veshtrim i aspektit politik, social dhe ekonomik te vendit ne lidhje me trafikun e femijeve. Ne fillim te viteve 1990, me ndryshimin e sistemit politik, social, ekonomik ne Shqiperi, bashke me emigrimin dhe joshjen per boten e pasur perendimore, u shfaq dhe fenomeni i trafikut te qenieve njerezore. Pjese te rendesishme ne trafikun e qenieve njerezore, zune femijet, te cilet ishin edhe grupi me i pambrojtur, me te cilet mundesia per mashtrim dhe abuzim ishte me e madhe. Femijet jane trafikuar per t u shfrytezuar ekonomikisht, per te lypur, per te punuar si skllever, per prostitucion, shperndarje droge etj. Aspekti politik Mos-stabiliteti i gjate politik ne vend, ekzistenca e nje tregu te dobet privat, mungesa e nje buxheti adekuat nga ana e Qeverise, dhe mungesa e politikave per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit, perbejne karakteristikat kryesore te Shqiperise te viteve te tranzicionit, te cilat ndikuan ne favorizimin e trafikut te femijeve ne Shqiperi. Ne fenomenin te trafikut te femijeve kane ndikuar dhe tre krizat politike qe ka kaluar Shqiperia gjate viteve 1990 2000. Kriza e vitit 1997 solli degradimin e qeverisjes dhe thuajse futjen e Shqiperise ne nje konflict civil. Kriza e vitit 1998 solli largimin pa deshire nga Qeveria te ish-kryeministrit Fatos Nano dhe djegjen e nje ndertesave qeveritare, ndersa Lufta e Kosoves e vitit 1999 solli mese 600 mije refugjate kosovare ne token e nje Shqiperie te varfer dhe te keputur nga nje tranzicion i gjate politik, ekonomik dhe social. Duke marre parasysh keto kriza mund te thuhet se vitet 1992-1998 kane qene vitet me te renda, kur fenomeni i trafikut femijeve per qellime shfrytezimi dhe prostitucioni 2 lulezonte. Gjithashtu dhe masat e marra gjate kesaj periudhe per parandalimin e trafikut kane qene minimale, nen justifikimin se viktimat e trafikut largohen me deshiren e tyre. Nga viti 1992 3 deri ne vitin 1998 interesi per viktimat e trafikut te qenieve njerezore dhe per fatin e tyre ka qene minimal. Kjo situate u be edhe me shperthyese me degradimin e qeverisjes gjate vitit 1997. Ne keto vite nuk eshte bere ndonje studim as nga qeveria dhe as nga shoqeria civile per te evidentuar numrin e sakte te qenieve njerezore dhe femijeve te perfshire ne trafikim. Gjate viteve 1998 1999 shtetet e destinacionit si Italia, Greqia, Franca, Belgjika etj., filluan te kthenin dhe te riatdhesonin prane shteteve te tyre te origjines viktimat e trafikut te qenieve njerezore. Viktimat duke mos patur dokumentacion te rregullt, shpesh perfundonin ne qelite e komisariateve te policive te atyre qyteteve nga hynin. Ne keto komisariate viktimat e trafikut, femije, sipas raporteve te medias se asaj kohe, trajtoheshin si autore krimi dhe jo viktima te tij. Pas viteve 2000 qeveria shqiptare forcoi luften kunder trafikut te qenieve njerezore. Ministria e Rendit Publik dhe drejtorite e policive neper rrethe filluan te merrnin masa qe viktimat e trafikut jo vetem te evidentoheshin, por edhe te dorezoheshin prane familjeve te tyre. Qeveria Shqiptare, gjate tre vitet e fundit, e ka vene ne prioritet e punes se saj luften kunder trafikut te qenieve njerezore si dhe trajtimin dhe rehabilitimi i viktimave te trafikut. 2 Strategjia Kombetare ne Lufte Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore 3 Vajzat dhe Trafikimi, 2002, Qendra Psiko-Sociale Vatra, Vlore - 9 -

Aspekti social Shqiperia konsiderohet si nje vend me numer te larte te trafikut te qenieve njerezore per qellime perfitimi dhe shfrytezimi 4. Gjate periudhes 1992-2000, mendohet se jane trafikuar rreth 4000 5 femije te moshes deri ne 18-vjec. Keta femije jane trafikuar kryesisht ne vendet fqinje, per tu shfrytezuar seksualisht, per lypje, per te punuar si skllever dhe per pjesmarrje ne rrjete mafioze dhe kriminale, ne interes te trafikanteve. Kjo kategori femijesh e ndodhur ne vende te tjera, larg familjes dhe kujdesit te saj, shpesh ndodhet perballe rreziqeve te shumta si keqtrajtimi, abuzimi fizik e seksual, perfshirja ne format me te keqija te punes se femijes, ne trafiqe dhe aktivitete te tjera te paligjshme. Burimet e rekrutimit te femijeve per trafikim jane: Nga familje te divorcuara dhe me mungese te kujdesit familjar. Nga familje me shume femije dhe ne gjendje te veshtire ekonomike. Nga familje fshatare qe shpresojne ne ndihmen e femijeve. Nga femije te mbetur jetime dhe pa kujdes. Nga familje qe prinderit u jane larguar per punesim jashte shtetit. Femije qe kane braktisur shkollen dhe punojne si lypesa, shites ne rruge apo me veprimtari tjeter te kunderligjshme edhe ne Shqiperi. (Afro 30 50 mije femije 6 nen moshen 18 punojne me ore te plote ose te pjesshme.) Histori njerezore Une isha e fejuar dhe i dashuri im me ftoi per pushime ne Greqi. Kur ne arritem ne Athine ai se bashku me shoket e tij me perdhunuan. Me pas me detyruan te behem prostitute. Ne ishim kater vajza, qe ishim qe detyroheshim me dhune te benim cdo dite te njejten gje. Ne ate kohe une isha 16 vjec. Ndonje nate kur une nuk fitoja nje shume prej 100.000-200.000 dhrahmi ata me torturonin. Ishin tre meshkuj te cilet me torturonin dhe me prisnin me brisk. Njeri nga ata jeton ne Korce dhe ende me kercenon. Rruget e trafikut te femijeve zakonisht jane te njejta me ato te trafikut te qenieve njerezore. Shpesh trafikantet jane paraqitur edhe si kujdestare apo prinder te femijeve te trafikuar dhe kjo shpesh ka ndodhur ne bashkepunim me prinderit e femijeve. Kushtet e jeteses te femijeve te trafikuar jane te mjerueshme, pune e rende dhe me orar te zgjatur dhe ne varesi te kushteve atmosferike, me pagese minimale (nese paguhen), e cila u dergohet prinderve me qellim qe trafikantet te mos kene probleme me ta. Ushqimi dhe veshja eshte ne standarte shume te ulta. Keta femije shpesh ushqehen dhe vishen nga institucione religjoze ose humanitare. (Fjalet e nje vajze te trafikuar) Gjithashtu tek femijet e trafikuar ndodh dukuria e Rrethit Vicioz, dhe ne rastet kur femijet arrijne te kthehen ne vendin e origjines ata i pret nje ambient jo shume miqesor dhe pranues. Ata i pret e njejti realitet si ne kohen kur iken, njerez qe i paragjykojne, i etiketojne, shanse te vogla deri ne pamundesi per te gjetur nje pune dhe per te siguruar te ardhura ekonomike. Nga ana tjeter 4 Vajzat dhe Trafiku, Qendra Vatra- Vlore, 2002 5 Te dhena nga Ministria e Rendit Publik. 6 Viktimat e Analfabetizmit dhe Rrethi Vicioz, botime te CRCA 1998 / 2000. - 10 -

trafikantet perdorin te gjitha menyrat per t i ri-perfshire femijet ne trafik dhe si rrjedhim i kesaj ndodh riciklimi i fenomenit te ri-trafikut te femijeve. Aspekti ekonomik PPB i Shqiperise eshte aktualisht 810 7 dollare per fryme. Ky eshte niveli me i ulet i te ardhurave per fryme ne Evrope. Mese 30 perqind 8 e popullsise ne zonat rurale dhe 15 perqind e popullsise ne zonat urbane konsiderohet e varfer. Ne Shqiperi 29.6 perqind e popullsise jeton ne varferi, ku gjysma e kesaj perqindje jeton ne kushte ekstreme te verferise. Mbi 46 per qind e shqiptareve jetojne nen nivelin e minimunit jetik prej 2 $US ne dite, ndersa 17,4 perqind e tyre nen nivelin e minimumit jetik prej 1 $US ne dite 9. Numri i te varferve ne Shqiperi eshte rritur pas kaosit qe perfshiu vendin, si rezultat e rrenimit te skemave piramidale gjate viteve 1996-1997. Mungesa e vendeve te punes, ekonomise publike te renuar dhe sektorit te pazhvilluar te biznesit privat, ka detyruar shume familjare qe te shohin te ardhmen nepermjet largimit nga Shqiperia me se shumti nepermjet rrugeve ilegale. Kjo gjendje ekonomike u lehteson punen trafikanteve, te cilet ne emer emigracionit dhe shanseve per nje jete me te mire, perfitojne dhe terheqin ne rrjetet mafioze dhe trafiqe femijet. 3. METODOLOGJIA E KERKIMIT 3.1 Objektivat dhe metodologjia Objektivat e ketij raporti permbledhes jane: - Te raportoje per situaten e fenomenit te trafikut te femijeve ne Shqiperi; - Te paraqese se cfare eshte bere deri me sot per zbutjen dhe parandalimin e ketij fenomeni; - Te paraqese rolin qe ka luajtur Qeveria shqiptare per ndalimin e fenomenit te trafikut te femijeve ne Shqiperi. - Te paraqese problemet qe hasen gjate luftes kunder trafikut te femijeve. - Te paraqese nje liste rekomandimesh dhe ndryshimet qe kerkohen te behen lidhur ndalimin e fenomenit te trafikut te femijeve ne Shqiperi. Metodat qe jane perdorur ne kete studim jane: - Intervista me autoritete nga Drejtoria e Policise Kriminale prane Ministrise se Rendit. - Intervista me autoritete te OJF-ve lokale, kombetare dhe nderkombetare qe punojne ne lufte kunder trafikut te femijeve ne Shqiperi. - Intervista me femijet viktima te trafikut. - Vezhgime te raporteve dhe metarialeve te Qeverise dhe OJF-ve lokale, kombetare dhe nderkombetare qe punojne ne lufte kunder trafikut te femijeve. - Njohje te statistikave, te dhenave dhe publikimeve te ndryshme ekzistuese lidhur me trafikun e femijeve ne Shqiperi. 7 Raporti i Bankes Boterore per Shqiperine, 1999. 8 Grate dhe Femijet ne Fund te Mileniumit - Shqiperia, UNICEF, Dhjetor 2000. 9 INSTAT- Rezultat e Studimit mbi Kushtet e Jeteses Tetor 1998, botuar ne Tirane 2001. - 11 -

3.2 Veshtiresite ne perpunimin e kerkimit, kufizimet e raporteve Ne Shqiperi deri tani nuk ka asnje studim specifik per trafikun e femijeve dhe si rrjedhim eshte shume veshtire te realizosh nje raport permbledhes per shkallen e perhapjes se fenomenin e trafikut te femijeve ne Shqiperi. Te gjitha te dhenat dhe studimet ekzistuese jane bere ne pergjithesi per trafikun e qenieve njerezore dhe jo per femijet si nje grup i veçante. Veshtiresi jane ndeshur ne mbeldhjen e informacionit. Ka ndodhur shpesh qe institucionet, qeveritare dhe joqeveritare, te shfaqin burokraci te panevojshme ne berjen e njohur te te dhenave qe ata zoterojne. Ka ndodhur jo rralle qe kerkesave per informacion, institucionet shteterore t i japin pergjigje negative ose te tregohen shume indiferente. Tek zyrtaret e Qeverise shqiptare vihet re nje lloj rezistence ndaj kerkesave te OJF-ve. Kerkesat tona per informacion ka ndodhur qe te konsiderohen si nje kerkese llogarie per punen e institucionit, duke anashkaluar qellimin e vertete te raportit. 4. SHPERNDARJA GJEOGRAFIKE E FENOMENIT TE TRAFIKUT TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Gjate nje periudhe 10 vjeçare disa zona jane kthyer ne qendra te trafikanteve te femijeve si psh: Berati, Fieri, Shijaku, zona e Laçit, Vlora e disa qendra te tjera 10. Tabela 1 Nr. Qytetet Numri i vajzave 1. Tirane 55 2. Vlore 53 3. Durres 23 4. Lushnje 23 5. Fier 12 6. Berat 14 7. Gramsh 7 8. Korce 9 9. Elbasan 12 10 Peshkopi 6 11 Sarande 14 12 Shkoder 10 13. Lac 7 Ne keto te dhena 87 prej tyre jane rreth 13-18 vjec, kurse pjesa tjeter eshte mbi kete moshe. Por duhet thene se nje pjese se madhe e tyre, qe jane mbi 18-vjeç, jane trafikuar per here te pare kur kane qene femije dhe e kane perseritur ciklin e trafikimit disa here. 10 Vajzat dhe Trafikimi, Qendra Psiko-Sociale, 2002-12 -

4.1Zonat me problematike te trafikut te femijeve ne Shqiperi 11 60-perqind e popullsise se Shqiperise jeton ne zonat rurale. Keto zona jane burimi kryesor i furnizimit te trafikanteve me femijet viktimat e ktij trafiku. Zonat me problematike te trafikut te femijeve jane: Berat, Fier, Shijaku i Durresit, Zona e Lacit Vlora etj. 4.2Pikat e hyrjes dhe te largimit ne Shqiperia 12 Pozicioni gjeografik i Shqiperise eshte favorizues per trafiqet e ndryshme si rrjedhim dhe per trafikun e femijeve. Shqiperia eshte si porte kryesore per vendeve te lindjes drejt perendimit. Shqiperia ben pjese dhe vendet e tranzitit te Europes. Femijet qe vijne nga Moldavia, Rumania, Rusia, Ukraina, Bullgaria etj. Sipas te dhenave ndodh qe femijet trafikohen ne Shqiperi nga trafikante moldave, rumune, serbe dhe shqiptare per tu nisur me pas ne vendet e destinacionit qe jane: Italia, Franca, Belgjika Hollanda, Anglia etj. 4.3 Profili i grupeve ne risk Tiparet e viktimave te trafikut te rrjetit nderkombetar Jane te moshave 5-18 vjec; Vijne nga familje me probleme sociale dhe nivel te ulet ekonomik; Kane braktisur shkollen ose nuk kane shkuar asnjehere ne shkolle; Nuk kane zhvillimin fizik, mendor dhe intelektual te njejte me femijet qe rriten nen kujdesin e prinderve apo kujdestareve te tyre; Kane parapambetje ambientale 11 Strategjia Kombetare e Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore, viti 2001 12 Strategjia Kombetare e Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore, viti 2001-13 -

5. PERMBLEDHJE TE RAPORTEVE TE OJF-ve 5.2 Puna e shoqerise civile lidhur me trafikun e femijeve 5.2.1 Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, CRCA CRCA ka punuar ne fushen e parandalimit te trafikut te femijeve ne Shqiperi qe nga viti 1998. Nje nga programet me te rendesishme te CRCA eshte programi Ndal Punes se Femijevene Shqiperi, i cili synon eleminimin e punes se femijes dhe formave me te renda te punes se tyre ne Shqiperi nepermjet edukimit joformal dhe asistences psiko-sociale per femijet. Programi gjate vitit 2001-2002 ka qene i financuar nga zyra lokale e ILO-IPEC ne Tirane, ndersa qe nga viti 2003 programi financohet nga Olof Palme International Center. CRCA gjithashtu ne bashkepunim me Defence for Children International (DCI) po realizon programin e mbrojtjes falas te femijeve qe kane jane ne konflikt me ligjin ose viktima te krimit, duke perfshire ketu edhe viktimat e prostitucionit. Lidhur me keto programme CRCA ke realizuar nje sere aktivitetesh te cilat jane: Ngritja e pese Qendrave Ditore (Klubet e Femijeve) ne Tirane, Korce, Kucove, Shkoder dhe Melesia e Madhe. Mese 1200 femije jane parandaluar te perfshihen ne format me te renda te punes se femijes. Jane realizuar protesta masive te femijeve nen sloganin Ndal Trafikut te Femijeve ne pese qytete te Shqiperise. Me shume se 1000 familje jane informuar per pasojat qe sjell ne zhvillimin, edukimin dhe shendetin puna e rende tek femijet. Me shume se 80 zyrtare te larte te qeverise qendrore dhe lokale si dhe OJF-ve jane trainuar per te qene te afte te luftojne kunder formave me te renda te punes se femijeve. Eshte rritur pjesmarrja e femijeve ne edukimin formal (Shkolle) gjate kohes se implementimit te programit. Jane zhvilluar nje sere fushatash publike ne bashkepunim me nje sere organizatash lokale dhe nderkombetare, nen moton Keta femije kane nevoje per nje te ardhme me te mire. CRCA ka trainuar mese 200 zyrtare te Sistemit te Drejtesise dhe Drejtorise te Policise Tirane dhe ne rrethe, per Konveten per te Drejatat e Femijes dhe Konventave te ILO s No. 138 dhe 182. CRCA ka hapur Zyren Ligjore te Mbrojtjes Falas te Femijeve. Misioni e kesaj zyre konsiston ne mbrojtjen falas dhe trajtimin psiko-social te femijeve ne konflikt me ligjin ose viktima e krimit. 5.2.2 Save the Children in Albania Save the Children ne Shqiperi punon per te perkrahur kthimin dhe ri-integrimin e vajzave dhe grave te trafikuara, si dhe per te parandaluar trafikun e femijeve. Ne bashkepunim me organizaten Ndihme per femijet, Save the Children realizon konsultime te vazhdueshme me femijet, prinderit dhe komunitetin ne dy qytete te Shqiperise, ne Cerrik, dhe Kuçove. Ne te dy keto qytete jane hapur qendra rinore ku te rinjte kalojne nje pjese te mire te kohes dhe marrin informacion lidhur me problemet qe shqetesojne moshen e tyre. - 14 -

Nje nga problemet qe diskutohet ne keto qendra rinore eshte dhe trafiku i femijeve dhe pasojat e tij. Keto qendra jane ngritur ne fillim te vitit 2003. 5.2.3 Qendra Psiko-Sociale Vatra Qendra Psiko-Sociale Vatra ne Vlore eshte nje organizatat e para ne Shqiperi qe ka punuar per rehabilitimin e viktimave te trafikut. Nje numer i madh i vajzave qe trajtohen ne Qender jane ne moshen 13-18-vjeç. Vatra funksionon si Qender pritese ne Vlore per vajzat dhe grate e trafikuara. Sipas kesaj Qendre ne vitet 1999 2001 numri i vajzave te perfshira ne trafik, te intervistuara dhe trajtuara, ka qene me i larte sesa gjate vitit 2002. Sipas Qendres Vatra gjate vitit 2002 disa elemente perberes te trafikut te vajzave per qellime prostitucioni kane pesuar ndryshime si psh: menyrat e rekrutimit, rruget e kalimit dhe te transportit, zonat nga vijne keto vajza si dhe grup-mosha e tyre. Qendra Vatra gjate vitit 2002 realizoi dhe botoi nje studim te mbeshtetur mbi faktet e mbledhura gjate trajtimit te vajzave dhe grave te trafikuara, te quajtur Vajzat dhe Trafikimi. 5.2.4 Terres Des Hommes Terre des Hommes punon ne luften e parandalimit dhe rehabilitimit te femijeve viktima te trafikimit. Veprimtaria e kesaj organizate eshte shtrire ne tre qytete Elbasan, Shkoder dhe Korce. Kjo organizate ka zhvilluar programe trainimi ne shkollat 8-vjeçare dhe te mesme te ketyre qyteteve. Gjithashtu kjo organizate ka punuar per riatdhesimin e femijeve qe jane trafikuar ne Greqi dhe riintegrimin e tyre ne shkolla dhe ne familjet e tyre. Nga nje studim i bere nga Terre des Hommes, ndermjet viteve 1999-2001, shihet se ne Filoxenia (nje qender infomacioni ne qytetin e Selanikut) jane regjistruar 109 femije shqiptare te pashoqeruar, 37 perqind e te cileve jane pa familje dhe vetem 25 perqind e tyre i kane familjet ne Greqi. Gjithashtu, po sipas Terre des Hommes, bazuar ne deshmite e viktimave, fenomeni i trafikut te femijeve vazhdon ende, paravesisht se eshte ne shifra me te ulta. 5.2.5 Organizata Nderkombetare per Migracionin (IOM) IOM ne Shqiperi ka disa programe te destinuara per viktimat e trafikut te qenieve njerezore, por fokusi i punes se tyre nuk jane femijet. Kjo organizate punon per rehabilitimin e viktimave te prostitucionit dhe per parandalimin e trafikut te qenieve njerezore, ku perfshihet dhe trafiku i femijeve. Gjithashtu, IOM ka qene anetar ne grupin e punes ne pergatitjen e Strategjise Kombetare te Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore. IOM ka nenshkruar se fundi nje marreveshje me Ministrine e Arsimit dhe Shkences ne Shqiperi per futjen ne kurrikulen mesimore te shkollave te mesme te nje lende per parandalimin e e trafikut te qenieve njerezore. 5.2.6 Ne Dobi te Gruas Shqiptare Shoqata Ne dobi te Gruas Shqiptare ka dhene nje kontribut te rendesishem ne mbrojtjen e te drejtave te grave ne Shqiperi. Gjithashtu kjo organizate ka zbatuar disa programe per ndergjegjesimin e opinionit publik mbi pasojat e trafikut te grave dhe vajzave. Nje sere fushatash publike per parandalimin e trafikut te vajzave dhe grave jane realizuar, duke perfshire edhe organizimin e tryezave te rrubullakta, emisioneve televizive, shperndarje flet-palosjesh etj. - 15 -

6. LEGJISLACIONI KOMBETAR PER FENOMENIN E TRAFIKUT TE FEMIJEVE 6.1 Definicioni kombetar i termit trafiku i femijeve. Neni 128/b Ne legjislacionin shqiptar mungon definicioni i termit Trafikim i Femijes. 6.2 Legjislacioni kombetar lidhur me trafikun e femijeve Para ndryshimeve te Kodit Penal te miratuara me Ligjin nr. 8733, date 24.01.2001 "Per disa shtesa e ndryshime ne Ligjin nr.7895, date 27.01.1995 ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise nuk ka pasur nje legjislacion per trafikun e qenieve njerezore dhe si rrjedhim dhe per trafikun e femijeve. Trafikimi i femijeve Trafikimi i femijeve me qellim fitimi material ose çdo perfitim tjeter denohet me burgim nga dhjete gjer ne njezet vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se njehere, ose shoqerohet me keqtrajtim dhe detyrimin me dhune fizike ose psikike te te demtuarit per te kryer veprime te ndryshme, ose sjell pasoja te renda per shendetin, denohet me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet dhe kur ka sjell si pasoje vdekjen, me burgim te perjetshem. Legjislacioni shqiptar parashikon nene specifike mbi trafikun e qenieve njerezore dhe sanksione te renda Kodi Penal i Republikes se Shqiperise. per autoret e ketyre veprave penale. Ne Kodin Penal eshte perfshire gjithashtu edhe nje nen specifik per trafikun e femijeve, qe eshte neni 128/b, por sipas eksperteve ne kete fushe, ky nen le shume hapesire per interpretime abuzive. Sipas Kodit Penal Neni 110/a "Trafiku i njerezve, trafiku i femrave per prostitucion, trafiku i femijeve, me qellim fitimi material ose çdo perfitim tjeter, denohet me sanksione te renda nga 5 deri ne 20 vjet ose me burgim te perjetshem". Legjislacioni shqiptar parashikon si krim te veçante "trafikun e njerezve" te shprehur ne trafikun e femrave per prostitucion, trafikun e femijeve, si dhe vepra penale te tjera qe lidhen me trafikun e njerezve siç eshte fshehja ose nderrimi me dashje i femijes, kalimi i paligjshem i kufirit shteteror, dhenia e ndihmes per kalimin e paligjshem te kufirit, denimet per organizimin e prostitucionit dhe aktiviteteve te lidhura me te. Kodi Penal Shqiptar parashikon sanksione per vepra penale qe lidhen ne menyre te drejtperdrejte ose terthorazi me trafikun e njerezve ku perfshihet edhe trafiku i femijeve. Ketu perfshihen vepra penale te permendura me lart, si dhe mbajtja, shfrytezimi, financimi dhe dhenia me qera e lokaleve per prostitucion, rrembimin e personit si dhe te femijes nen 14 vjeç, heqjen e paligjshme te lirise se personit duke vene ne rrezik jeten ose duke e shoqeruar me vuajtje te renda fizike, rrahje, marredhenie seksuale me dhune, vjedhjen e dokumenteve te identifikimit, fallsifikimin e dokumenteve te identifikimit, kercenimin si dhe kryerjen e veprave penale ne bashkepunim nga organizata kriminale ose banda te armatosura. Viktimat e trafikut kane te drejte te perfaqesohen nga nje perfaqesues ligjor ose perfaqesues te pajisur me prokure; kane te drejte te kene nje perkthyes, i cili paguhet nga shteti; kane te drejte per te folur dhe per t`u informuar mbi faktet dhe aktet si dhe mbi zhvillimin e procesit, me ndihmen e perkthyesit. Aktualisht ne Shqiperi nuk ka nje ligj qe te rregulloje mbrojtjen e deshmitareve ne raste te veprave penale qe kane lidhje me trafikun e qenieve njerezore, perfishire edhe femijet. Mungesa e ketij ligji sjell si pasoje mos-denoncimin e shume trafikanteve, pasi viktimat e trafikut frikesohen per jeten e tyre ose ate te te afermeve te tyre. - 16 -

6.3 Marreveshjet bilateriale midis vendeve Qeveria Shqiptare ka perfunduar dhe nenshkruar nje sere marreveshjesh bilaterale, nder te cilat mund te permendim: 1. Marreveshja e Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Italise per ripranimin e personave ne kufi ne nenshkruar me 18.11.1997. 2. Marreveshja e Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe te Qeverise se Republikes se Hungarise per ripraninmin e personave ne situate te parregullt nenshkruar me 20.03.2001. 3. Marreveshja e Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe te Keshillit Federal Zvicerian me qellim ripranimin e personave ne kufi dhe lejimin e kalimit transit, nenshkruar me 02.02.2000. 4. Marreveshja e Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe te Qeverise se Mbreterise se Belgjikes per ripranimin e personave ne situate te parregullt nenshkruar me 17.04.2002. 5. Marreveshja e Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe te Qeverise se Republikes se Bullgarise per ripranimin e personave nenshkruar me 07.06.2002. 6. Marreveshjet e Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe te Qeverise se Republikes se Rumanise per ripranimin e personave, nenshkruar me 07.06.2002. Nderkohe, Shqiperia eshte pale ne Konveten Kunder Krimit te Organizuar Nderkombetar, nenshkruar me 12 Dhjetor 2000 dhe ka hyre ne fuqi gusht 2002 dhe ne 2 protokollet shtese Kunder trafikut te emigranteve nepermjet tokes, detit, dhe ajrit dhe Mbi parandalimin, ndalimin dhe ndeshkimin e trafikut te personave veçanerisht te grave dhe femijeve. 6.4 Zbatimi i Konventes per te Drejtat e Femijes. Shqiperia nenshkroi dhe ratifikoi Konventen per te Drejtat e Femijes (KDF) te Organizates se Kombeve te Bashkuara (OKB) nepermjet nje dekreti presidencial ne Shkurt 1992. Konventa hyri ne fuqi dhe konsiderohet pjese e legjislacionit shqiptar qe ne Mars te te njejtit vit. Megjithate vlen te theksohet se deri ne vitin 2000 as Parlamenti dhe as Qeveria shqiptare nuk ndermorren ndonje nisme qe synonte permiresimin e legjislacionit, politikave apo situates se te drejtave te femijeve ne Shqiperi, bazuar ne nenet e KDF-se. Konventa per te Drejtat e Femijes te OKB-se dhe Trafiku i Femijeve Neni 33 1. Shtetet Pale njohin te drejten e femijet per tú mbrojtur nga shfrytezimi ekonomik dhe nga kryerja e cdo pune qe paraqet rreziqe ose qe cenon edikimin e tij ose demton shendetin apo zhvillimin e tij fizik, shpirteror, moral ose shoqeror. 2. Shtetet Pale marrin masa legjislative, administrative, shqoqerore dhe edukative, per te siguruar zbatimin e ketij neni. Per kete qellim dhe duke pasur parasysh dispozitat perkatese te instrumenteve te tjera nderkombetare, Shtetet Pale ne menyre te vecante: (a) Percaktojne njem oshe minimale ose moshat minimale te pranimit ne pune; (b) Parashikojne nje rregullim te pershtatshem te orarit te punes dhe kushteve tep unes; (c) Japin denime ose sanksione te tjera te pershtatshme per te siguruar zbatimin efektiv te ketij neni. - 17 -

Konventa per te Drejtat e Femijes te OKB-se dhe Trafiku i Femijeve Neni 34 1 Shtete Pale marrin persiper te mbrojne femijen nga cdo lloj forme e shfrytezimit seksual dhe keqtrajtimit seksual. Per kete qellim, Shtete Pale marrin ne menyre te vecante te gjitha masat e duhura ne planin kombetar, dypalesh dhe shumepaleshper te mos lejuar qe: (a) Femijet te nxiten ose te detyrohen per tú perfshire ne veprimtari te paligjshme seksuale; (b) Femijet te shfrytezohen per qellime prostitucioni ose praktika te tjera seksuale te paligjshme; (c) Femijet te shfrytezohen per shfaqje ose materiale pornografike. Vetem ne vitin 2001 Qeveria Shqiptare, ne bashkepunim me disa organizata joqeveritare, pjese e te cilave ishte edhe Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi CRCA, pergatiti dhe miratoi Strategjine Kombetare per Femijet ne Shqiperi. Ky dokument synon te permiresoje situaten e femijeve dhe te te drejtave te tyre gjate 5 viteve te ardhshem. Ne kete Strategji, femijeve viktima te trafikut u eshte kushtuar pak vemendje dhe vetem ne nje pjese te shkurter flitet per ta: Femijet e perfshire ne pune Duke patur parasysh gjendjen ekzistuese te femijeve te trafikuar per qellime prostitucioni apo shfrytezimi ekonomik, Qeveria Shqiptare percakton edhe perparesite per mbrojtjen e tyre nga trafikimi jashte shtetit me qellim shfrytezimi per vjedhje, per shperndarje droge etj. apo ndarja arbitrare nga familja. Ndaj jane te nevojshme dhe urgjente permiresimet ligjore per te mbrojtur femijet nga shfrytezimi ekonomik, sidomos per denimin sa me te ashper nga organet gjyqesore te te gjithe atyre qe rrembejne, trafikojne apo shfrytezojne femijet brenda dhe jashte Shqiperise per qellime perfitimit ekonomik. 13 Duke marre parasysh permasat dhe pasojat e fenomenit te trafikut te femijeve eshte e domosdoshme te pergatitet nje strategji kombetare te veçante per trafikun e femijeve. 6.5 Strategjia Kombetare e Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore dhe Plani Kombetar i Veprimit i Qeverise Shqiptare Qeveria Shqiptare pergatiti gjithashtu edhe Strategjine Kombetare te Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore, te miratuar nga Keshilli i Ministrave gjate vitit 2001. Nje pjese e rendesishme ne kete strategji ze dhe Plani Kombetar i Veprimit, ne te cilin perfshihen masat konkete ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore dhe roli i institucioneve shteterore. Kjo strategji u pergatit nga nje grup pune nderministor ne bashkepunim me OJF-te lokale, kombetare dhe nderkombetare qe punojne kunder trafikut te qenieve njerezore ne Shqiperi. 13 Marre nga Strategjia Kombetare per Femijet, e Qeverise Shqiptare, 2001-2005. - 18 -

Plani Kombetar i Veprimit te Strategjise Kombetare te Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore eshte ndare ne tre pjese dhe eshte per nje periudhe 3 vjeçare (2001-2004). Disa pjese te Planit Kombetar te Veprimit jane bashkangjitur ne kete studim (Shih Aneksin 2). Konkluzioni i pergjithshem qe mund te nxirret per Strategjine Kombetare, eshte fakti se zbatimi i Planit te Veprimit nuk eshte bere ne baze te afateve te parashikuara nga Qeveria, duke treguar edhe nje here se nje nga mangesite serioze te punes se institucioneve shteterore, nuk eshte miratimi i strategjive apo politikave qeveritare, por zbatimi i tyre. 7. AKTORET QE PUNOJNE KUNDER TRAFIKUT TE FEMIJEVE 7.1 Ne fushen e parandalimit te trafikut te femijeve 7.1.1 Çfare ke bere Qeveria Shqiptare per parandalimin e fenomenit te trafikut te femijeve Roli i Qeverise shqiptare ne parandalimin e trafikut te femijeve eshte shume i rendesishem. Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale eshte ne proçesin e hartimit te dy strategjive: Strategjia e Sherbimeve Sociale dhe Strategjia e Punesimit dhe Formimit Profesional, te cilat ishin planifikuar te perfundonin ne muajin dhjetor te vitit 2002, por te dyja strategjite ende nuk jane miratuar. Qeveria shqiptare ka nenshkruar ne 2002 marrveshjen per prezantimin ne programin arsimor lenden e informimit per papandalimin e trafikut te qenieve njerezore. Ne kuadrin e perpjekjeve per sensibilizim, pas nenshkrimit te marreveshjes ndermjet Ministrine e Arsimit dhe Shkences, Ministrit te Shtetit prane Kryeministrit dhe IOM, ka filluar puna per zbatimin e projektit per sensibilizimin e nxenesve ne shkollat 8-vjecare dhe te mesme per rreziqet dhe menyrat e trafikut. Nder masat parandaluese te marra ne Qeveria shqiptare gjate vitit 2000-2001 mund te permendet sekuestrimi i mese 112 mjeteve lundruese 14 (skafeve). Ne nje rast te koheve te fundit te trafikut te femijeve ne perendimore, ne portin e Durresit u kapen rreth 30-femije 15 te cilet kishin dokumenta te rregullta dhe ishin shfaqur si perfaqesues te nje skuadre futbolli, ndersa qellimi i vizites ishte per te realizuar nje ndeshje miqesore ne Hollande. Vetem pas disa ore pyetjeje ne Komisariatin e Policise ne Durres, femijet pranuan se ne fakt prinderit e tyre kishin paguar shpesh shuma marramendese, per ti derguar ata ne Itali. Por a eshte pergatitur qeveria shqiptare per te zbuluar keto rruge te reja te zhvillimit te trafikut te femijeve? Apo ajo fillon te veproje vetem atehere kur problemi behet shume madhor dhe kur Qeverise shqiptare i behet presion nga autoritetet nderkombetare? 7. 1.2 Çfare ka shoqeria civile per parandalimin e trafikut te femijeve? CRCA, Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne bashkepunim me organizaten ILO-IPEC ka zbatuar programi Ndal Punes se Femijeve ne Shqiperi. Ky program krahas ndalimit te punes se femijeve ka pasur si objektiv dhe parandalimin e fenomenit te trafikut tek femijet qe punojne. Keta femije jane grupi me i riskuar per te rene pre mashtrimeve te trafikanteve. 14 Ministria e Rendit Publik 15 Ministria e Rendit Publik - 19 -

CRCA nepermjet sensibilizimit te opinionit per kete fenomen ka realizuar trainime ne qytete te ndryshme te Shqiperise me teme eleminimi i formave me te renda te punes se femijeve. Jane trainuar me shume se 200 zyrtare te larte te qeverise qendrore dhe asaj lokale, OJQ-ve, Sistemit te Drejtesise dhe Policise ne lufte kunder trafikimit te femijeve. Gjithashtu dhe OJF-te kombetare dhe lokale kane punuar ne fushen e parandalimit te trafikut te qenieve njerezore dhe te femijeve. Organizata Save the Children ka hapur disa qendra rinore per te rinjte, ku ata marrin informacion per fenomenin e trafikut te qenieve njerezore dhe pasojat e tij. IOM ka realizuar nje program qe veçante per rritjen e ndergjegjesimit te opinionit ne lufte kunder trafikut te qenieve njerezore dhe ngritjes se kapaciteteve institucionale nepermjet trainimeve. Shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare ka punuar me programe ndergjegjesimi per parandalimin e trafikut te grave dhe vajzave ne Shqiperi. Gjithashtu jane realizuar emisione televizive, tryeza te rrumbullakta etj. 7.2 Ne fushe e mbrojtjes dhe rikthimit te viktimave te trafikut 7.2.1 Cfare ka bere Qeveria Shqiptare per mbrojtjen dhe rikthimin e viktimave te fratikut te femijeve? Per hartimin e kuadrit ligjor dhe standarteve kombetare per riatdhesimin e femijeve qe shfrytezohen per qellime fitimi ne Greqi dhe Itali, burimet shteterore nga Drejtoria e Emigracionit shprehen se po punohet per pergatitjen e nje studimi per gjendjen e femijeve te pashoqeruar ne keto vende por se kur do realizohet kjo nuk dihet. Vetem gjate viteve 2000 dhe 2001 u kthyen nga trafiku 662 mjete lundrimi me rreth 18,209 viktima te trafikut. Jane sekuestruar 112 mjete lundruese si dhe jane shoqeruar ne komisariatet e policise rreth 6000 persona 16. Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale ne bashkepunim me Ministrine e Rendit Publik kane hartuar nje program 3-vjecar, i cili ka si nje nga objektivat e tij ngritjen e Qendres se Pritjes se Viktimave te Trafikut te Qenieve Njerezore. Kjo Qender eshte parashikuar te hapet dhe te funksionoje ne shtator 2003. Ne funksion te Strategjise Kombetare ne Lufte Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore, Ministria e Mbrojtjes ne bashkepunim me Ministrine e Rendit Publik dhe ne veçanti me Qendren Antitrafik ne Vlore po realizon veprimtarine e Rojes Bregdetare, e cila synon qe te eleminoje trafikun ilegal te skafeve ne bregdetin shqiptar, ne detet Adriatik dhe Jon. Deri me sot jane kthyer 18,209 viktima te trafikut te qenieve njerezore, ku nje pjese e konsiderueshme e viktimave besohet se kane qene femije 17. Megjithate te dhenat zyrtare nuk shprehen sesa prej ketyre te kthyerve kane qene femije. Nga Policite e huaja deri me sot jane kthyer ne Shqiperi rreth 223,017 persona, ku mbi 6 mije prej tyre jane shoqeruar per t u marre ne pyetje ne komisariatet shqiptare 18. 16 Srategjia Kombetare e Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore, viti 2001 17 Te dhena nga Ministria e Rendit Publik, Tirane. 18 Strategjia Kombetare e Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore. - 20 -

Gjate vitit 2002 jane konstatuar 22 raste te trafikut te femijeve, ku sipas burimeve te Ministrise se Rendit Publik jane proceduar penalisht 27 autore, qe te gjithe shtetas shqiptar. Gjithashtu, po sipas ketij burimi, jane arritur te shpetohen nga trafiku dhe te kthehen prane familjeve 18 femije. 7.2.2 Cfare ka bere shoqeria civile per mbrojtjen dhe rikthimin e viktimave te trafikut te femijeve? CRCA ne bashkepunim me Defence for Children International ka hapur nje zyre ligjore te mbrojtjes falas per femijet ne konflik me ligjin ose viktima te krimit. Kjo zyre ofron dhe asistence psikosociale edhe per femijet viktima te trafikimit. Sherbimet Sociale Nderkombetare ISS punon ne bashkepunim me autoritetet italiane per rikthimin e vullnetshem dhe te sigurte te femijeve shqiptare te pashoqeruar ne Itali. Qendra Psiko-Sociale Varta, akomodon me shume se 78 vajza nen moshen 18 vjeç ne strehezen e saj ne Vlore. Terre des Hommes ne bashkepunim me Qeverine Greke mundeson rikthimin ne Shqiperi femijeve te trafikuar ne Greqi. 7.3 Ne fushen e rehabilitim dhe ri-intergrimit te viktimave te trafikut 7.3.1 Cfare ke bere qeveria shqiptare per rehabilitimin e riintrigrimin e viktimave te trafikut te femijeve? Qendrat pritese ne pikat kufitare te cilat ishin parashikuar ne Strategjine Kombetare ne Lufte Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore vazhdojne te jene ne proces e siper per tu hapur. Megjithese sipas Planit te Veprimit te Strategjise, keto Qendra duhet te ishin hapur qe ne Shkurt te vitit 2003, sipas IOM, qe eshte bashkepunetore ne hapjen e ketyre qendrave, data e hapjes se tyre eshte shtyre. 7.3.2 Cfare ka bere shoqeria civile lidhur rehabilitimin dhe ri-integrimin e viktimave te trafikut te femijeve? Ne baze te programit Ndal Punes Femijeve ne Shqiperi dhe me hapjen qe ne vitin 2001 te pese Klubeve te Femijeve (Shkoder, Korce, Kucove, Malesia e Madhe dhe Tirane), CRCA ka punuar per ri-integrimin ne shkolle e femijeve qe punojne, nepermjet vendosjes se lidhjeve femije-familjeshkolle, si dhe duke ofruar sherbime psiko-sociale dhe edukim jo-formal per te gjithe femijet e perfshire ne format me te renda te punes se femijeve. Keto klube frekuentohen nga afro 1200 femije 19, ku perfshin dhe femije qe jane trafikuar me pare dhe kane punuar ne Greqi ose Itali, duke lypur, shitur dhe punuar ne ndertim. 19 CRCA, Raporti Vjetor, 2002-21 -