UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2005/11 PËR KËRKESAT METROLOGJIKE PËR NJEHSORËT STATIKË TË ENERGJISË ELEKTRIKE PUNUESE TË KLASËS SË SAKTËSISË 1 DHE 2

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Speci Shqipëri

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Humbjet në Transmisionit Përmbledhje Ekzekutive

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Sensorët dhe Interfejsët

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Raporti i Performancës së Komunave

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

BULETINI MUJOR KLIMATIK

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

5. METODAT E LLOGARITJES DHE MATJA E SHKALLES SE NDOTJES

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

UNIVERSITETI I PRISHTINES SH.L.T-MITROVICË SISTEME OPERATIVE

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 11-12

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

PËR PAJISJET NËN PRESION

ANALIZA E INTENSITETIT TË FUSHAVE ELEKTROMAGNETIKE NË QYTETIN E GJIROKASTRËS

Kostoja e ciklit të jetës

PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr.24/2011 MPB PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE ME TARGA KS

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PROJETKTIMI I PROCESEVE TEKNOLOGJIKE

Kuptueshmëria e të folurit në gjuhën shqipe në përdorimin e aplikacioneve multimediale Skype dhe Viber

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

VLERËSIMI I LEXIMIT NË KLASAT E HERSHME (A-EGRA)

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Koha/Lokacioni: E hënë, 8:11-11:00, Salla 523

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Gjendja e termoizolimit të ndërtesave në Europë dhe një propozim për rregulloren energjitike të ndërtesave në Shqipëri

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 7-8

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS QENDRA E TRAJNIMIT KATALOGU I TRAJNIMEVE

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveri-Vlada-Government

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

VENDIM Nr.443, datë

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Program Edukimi I Individualizuar

PROFILI I SEKTORIT TIK

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

RAPORT GJENDJA E AJRIT 2017

Printeri Fiskal FP-700 Doracak i shkurtë përdorimi

SHQIPËRIA RAPORTI PËRFUNDIMTAR

Efiçienca e energjisë në Kosovë

Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR

Ofertë referencë. Interkonekcioni. IPKO Telecommunications LLC për. Operatorët e rrjeteve të komunikimeve publike

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister

Kapitulli II Oxhaqet

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

DËBIMI I SHQIPTARËVE

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Vizita studimore në Kroaci

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Transcription:

UNMIK INSTITUCIONET E PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLANJA QEVERIA E KOSOVËS - GOVERNMENT OF KOSOVO - VLADA KOSOVA MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY MINISTARSTVO TRGOVINE I INDUSTRIJE Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bazë të Rregullorës së UNMIK-ut Nr. 2001/19 të datës 13 shtator 2001 për Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohëshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, nenit 1 paragrafi 1.3 pika (ç) dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2004 të datës 04.11.2004, neni 6,7 dhe 9. Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nxjerrë këtë: UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2005/11 PËR KËRKESAT METROLOGJIKE PËR NJEHSORËT STATIKË TË ENERGJISË ELEKTRIKE PUNUESE TË KLASËS SË SAKTËSISË 1 DHE 2 Neni 1 Me këtë udhëzim adminstrativ vendosen kërkesat metrologjike të cilat duhet t i plotësojnë numruesit statikë (elektronikë) të energjisë elektrike punuese të rrymës alternative (në vazhdim të tekstit numrues ) të klasës 1 dhe 2. Neni 2 Dispozitat e këtij udhëzimi nuk kanë të bëjnë me: 1) numruesit e energjisë punuese te të cilët tensioni në shtrënguesit e kyçjes tejkalon 600 V (tensioni i vijueshëm i numruesit për sisteme trifazore), 2) numruesit transmisivë, 1

3) ndërlidhjet për bartjen e të dhënave deri te regjistri i numruesit. Neni 3 Me numrues, sipas këtij udhëzimi, nënkuptohet: 1) numruesi statik i energjisë punuese që shërben për matjen e energjisë punuese përmes integrimit të fuqisë punuese gjatë kohës për të cilën rryma dhe tensioni veprojnë në elementet gjysëmpërçues (elektronikë), me qëllim të krijimit të frekuencës së impulsit dalës të matur në vat/orë, 2) numruesi statik i energjisë punuese i pajisur me disa regjistra të cilët aktvizohen në intervale të caktuara kohore, të cilët u përgjigjen tarifave të ndryshme, 3) numruesi statik i energjisë punuese i cili lidhet përmes transformatorëve matës të rrymës, 4) numruesi statik i enrgjisë punuese i cili lidhet përmes transformatorëve matës të rrymës dhe tensionit. Neni 4 Numruesi mund të japë të dhëna për energjinë: 1) përmes numratorit ose në ekranin digjital, 2) përmes dhënësit impulsor, 3) përmes dhënësit impulsor për matje të dirigjuar. Dhënësi impulsor nga pika 2) të paragrafit 1.të këtij neni, i cili nuk mund të rregullohet (në vazhdim të tekstit dhënësi impulsor ), duhet të lidhet prapa integratorit. Neni 5 Rrymat themelore të normuara të numruesit, janë dhënë në tabelë: Numruesit për Vlerat e normuara (A) Vlerat e jashtëzakonshme Lidhje të drejtpërdrejtë 5-10-15-20-30-40-50 80 80 Lidhje perms transformatorit të rrymës (rrymave) 1-2-5 (IEC I 85) 2.5 Rryma më e madhe për numruesit e lidhur drejtpërdrejtë është shumëfish i rrymës themelore. Kur numruesi është i lidhur për transformatorin e rrymës, rryma më e madhe mund të jetë 1.2 ; 1.5 ose 2 herë më e madhe se rryma themelore. 2

Neni 6 Numruesit mund të kenë vlera të tensioneve të normuara referente, të dhëna në tabelë: Numruesit për Vlerat e normuara (V) Vlerat e jashtëzakonshme Lidhje të drejtpërdrejtë 120-230-217-400-480 100-127-200-220- Lidhje perms transformatorit të tensionit (tensioneve) (IEC 38) 57.7-63.5-100-110-115-120-200 (IEC 186) Neni 7-240-380-415 2.5 Testimi i numruesit bëhet nën këto kondita: 1) frekuenca referente 50 Hz, 2) temperatura referente 23 0 C, në qoftë se në pllakën e legjendës nuk është shënuar ndryshe. Neni 8 Për tensionin referent, temperaturën referente dhe frekuencën referente, harxhimi punues dhe i dukshëm në qarqet e tensionit duke përfshirë edhe ushqimin e numruesit, nuk guxon t i tejkalojë vlerat e dhëna në tabelë: Numruesi Klasa e saktësisë 1 2 Një-fazor dhe shumë-fazor 2 W dhe 10 VA 2 W dhe 10 VA Për rrymën themelore, temperaturën referente dhe frekuencën referente, fuqia e dukshme të cilën e merr secili qark i rrymës, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes transformatorit të rrymës të numruesit të lidhur, nuk guxon t i tejkalojë vlerat e dhëna në tabelë: Numruesi Klasa e saktësisë 1 2 Një-fazor dhe shumë-fazor 4.0 VA 2.5 VA Neni 9 Për konditat referente, materiali izolues, gjatë kohës i ruan vetitë e tij dielektrike brenda një diapazoni të tillë që nuk ndikon shumë në vetitë metrologjike të numruesit. 3

Neni 10 Materiali izolues i numruesit duhet ta kalojë testimin dielektrik gjatë 1 minute, me tension sinusoidal me frekuencë 50 Hz dhe me burim i cili është në gjendje të japë së paku 500 VA, sipas tabelës: Tensioni testues me vlerë efektive Pikat e zbatimit të tensionit testues 2 kv A) Testimet të cilat duhet të bëhen me shtëpizë të mbyllur, me kapak të vënë dhe me kapakët e shtrënguesve: a) ndërmjet, nga njëra anë, të gjitha qarqeve të rrymës dhe të tensionit, si dhe qarqeve ndihmëse me tension referent mbi 40 V të lidhur ndërmjet veti dhe, nga ana tjetër, tokës b) ndërmjet qarqeve për të cilat nuk është paraparë që gjatë punës të jenë të lidhur ndërmjet veti. 4 kv (për testimin nën a)) B) Testimet plotësuese për numruesit me shtëpizë izoluese të mbrojtjes II: 40 kv (për testimin nën c)) a) ndërmjet, nga njëra anë, të gjitha qarqeve të rrymës dhe të tensionit, si dhe qarqeve ndihmëse me tension referent mbi 40 V të lidhur ndërmjet veti dhe, nga ana tjetër, tokës b) kontrollimi vizuel i izolimit të pjesëve të imëta metalike (p.sh. pllakave të legjendës, vidave, klemave etj.) që mund të bëhet me ndihmën e gishtit të normuar provues (IEC 529) c) ndërmjet, nga njëra anë, të gjitha pjesëve përçuese në numrues të lidhura ndërmjet veti dhe, nga ana tjetër, të gjitha pjesëve jashtë numruesit në të cilat ka çasje përmes gishtit testues dhe të cilat janë të lidhura ndërmjet veti 4

Neni 11 Testimi i fortësisë së numruesit me shtëpizë prej materiali izolues, bëhet në bazë të këtyre konditave: 1) numruesi është i mbështjellur me folie metalike ose është i vendosur mbi një pllakë të rrafshtë metalike, me të cilën janë të lidhura të gjitha pjesët metalike të shtëpizës në të cilat ka çasje në numruesin e mbyllur, 2) qarqet e rrymës dhe tensionit dhe bartësi i sistemeve matëse janë të lidhur ndërmjet veti, 3) tensioni sinusoidal testues është i zbatuar ndërmjet shtrënguesve dhe folies metalike, gjegjësisht pllakës metalike, kurse distanca ndërmjet shtrënguesve dhe folies metalike, gjegjësisht, pllakës metalike, është më së paku 3 cm. Neni 12 Fortësia dielektrike ndërmjet vidave të shukos dhe kapakut të saj, testohet sipas konditës së përshkruar në nenin 10. të kësaj rregulloreje, me ç rast vidat janë aq të zhdredhura sa që hapja e shtrënguesve të jetë e lirë, kurse kapaku i shukos të jetë i përforcuar për shuko. Në qoftë se testimi i fortësisë dielektrike të numruesit përsëritet, numruesi duhet të durojë tensioni sinusoidal i cili është për 20% më i vogël se tensioni i përshkruar në nenin 10. të këtij udhëzimi. Neni 13 Tetsimi i fortësisë dielektrike bëhet nën këto kondita normale të punës së numruesit: 1) temperatura lokale prej 15 0 C deri në 25 0 C, 2) lagështia relative e ajrit prej 45% deri në 75 %, 3) shtypja atmosferike prej 86 kpa deri në 106 kpa (860 mbar deri në 1060 mbar). Neni 14 Testimi i izolimit bëhet me tension goditës me vlerë kulmore 6 kv. Për zonat ku janë mbizotërojnë rrjetat mbitokësore, mund të kërkohet vlera kulmore më e madhe se 6 kv. 5

Neni 15 Me testim, sipas këtij udhëzimi nënkuptohet testimi dhe testimi i tipit të numruesit. Testimi nga paragrafi 1. i këtij neni, bëhet nën këto kondita: 1) shtëpiza e numruesit është e mbyllur, 2) radhitja e fazave është shënuar në skemën e lidhjes, 3) tensionet dhe rrymat janë të barazuara: - asnjë tension fazor apo i vijueshëm nuk guxon ta tejkalojë vlerën e tensionit mesatar përkatës për 1%, - asnjë rrymë nuk guxon ta tejkalojë vlerën e rrymës mesatare përkatëse për 2%, - ndryshimi i fazës ndërmjet rrymës dhe tensionit fazor përkatës, për asnjë faktor të fuqisë, nuk guxon të jetë më i madh se 20. 4) qarqet e tensionit dhe qarqet ndihmëse të numruesit të klasës së saktësisë 1 dhe 2, janë të lidhur me tensionin referent të numruesit, më së paku një orë para fillimit të kontrollimit, 5) madhësitë që ndikojnë, kanë vlerat e dhëna në këtë tabelë, me shmangjet përkatëse: Madhësia që ndikon Vlera referente Shmangja e lejuar për numruesit e klasës së saktësisë 1 2 Temperatura e rrethinës E shënuar ose 23 0 C 2% 2% Tensioni Tensioni referent 1% 1% Frekuenca Frekuenca referente 0.3% 0.5% Forma valore Tensionet dhe rrymat 2% 3% sinusoidale Induksioni magnetik me prejardhje të panjohur gjatë frekuencës referente 0 Vlera e induksionit i cili shkakton ndryshim më të vogël se: 0.2% dhe 0.3% por gjithmonë duhet të jetë më i vogël se 0.05 mt 6

1) Në qoftë se testimet bëhen për temperaturë të ndryshme nga temperatura referente, brenda tolerancës së lejuar, rezultati do të korrigjohet duke e zbatuar koeficientin përkatës të temperaturës së numruesit, 2) Testimi përbëhet: a) te numruesit njëfazorë, nga përcaktimi i gabimeve, së pari me numrues të lidhur normalisht në përçuesit kryesorë ushqyes, e pastaj me lidhje të anasjelltë në qarqet e rrymës dhe tensionit. Gjysma e ndryshimit ndërmjet dy gabimeve paraqet vlerën e ndërrimit të gabimit. Me qenë se faza e fushës së jashtme është e panjohur, testimi do të bëhet me 0.1, prandaj faktori i fuqisë është 1, ndërsa për 0.2 I faktori i fuqisë është 0.5; b) te numruesit trefazorë, nga kryerja e tri matjeve me 0.11 dhe me faktor të fuqisë të barabart më me 1, ashtu që pas çdonjërës nga këto matje, lidhjet në qarqet e rrymës dhe tensionit, ndërrojnë në fazë për 120 deri sa të ndërrohet rendi i fazave. Ndryshimi më i madh i secilit nga gabimet e përcaktuara në këtë mënyrë dhe vlerat e tyre mesatare, paraqet vlerën e ndërrimit të gabimit. Neni 16 Numruesi është konstruktuar ashtu që të mos japë impulse dalëse, gjegjësisht të mos e regjistrojë energjinë për qarqe të hapura të rrymës (gjendje pa ngarkesë) dhe për qarqe të tensionit të lidhur në 115% të tensionit të shënuar. Kohëzgjatja më e vogël e testimit do të jetë 60 000/K minuta, ku K është numri i impulseve për kilovat/orë, të cilin e jep pajisja dalëse. Gjatë kohës së testimit, pajisja dalëse testuese e numruesit duhet të japë vetëm një impuls. Neni 17 Numruesi duhet të fillojë të japë impulse dalëse dhe pandërprerë të regjistrojë energjinë gjatë rrymës e cila nuk guxon ta tejkalojë vlerën prej 0.4% I për numruesit e klasës së saktësisë1 dhe 0.5% I për numruesit e klasës së saktësisë 2, si dhe faktorin e fuqisë 1. Neni 18 Gjatë testimit të numruesit sipas konditave të paraqitura në pikën 5) të nenit 15. të këtij udhëzimi, gjatë kohës e cila i përgjigjet së paku 1 000 periodave të fuqisë së matur, kufijt e lejuar të gabimeve të shprehura në përqindje, janë: 1) për numruesit njëfazorë dhe trefazorë, për ngarkesë të njëtrajtshme, shiqo vlerat e dhëna në tabelën I, 7

2) për numruesit trefazorë të ngarkuar në mënyrë njëfazore, për tensione simetrike trefazore, shiqo vlerat e dhëna në tabelën II. Neni 19 Gjatë testimit të numruesit, saktësia e numruesit provohet ashtu që përcaktohet raporti ndërmjet vlerës që tregon numratori dhe impulsit të cilin e jep dhënësi impulsor. Neni 20 Kur gjatë testimit të tipit të numruesit, vërtetohet se të gjitha rezultatet dhe rezultatet e veçanta, gjenden jashtë kufijve të gabimeve përqindore të cilat janë dhënë në tabelat I dhe II nga neni 18. i kësaj rregulloreje, boshti i apscisës zhvendoset paralelisht me të për vlerën 0.5 në qoftë se është fjala për numruesit e klasës së saktësisë 1 dhe për 1% në qoftë se bëhet fjalë për numruesit e klasës së saktësisë 2. Në qoftë se të gjitha rezultatet matëse me këtë rast mbeten brenda kufijve të gabimeve përqindore të cilat janë dhënë në tabelat I dhe II nga neni 18. i kësaj rregulloreje, atëherë numruesi është në gjendje të rregullt. Neni 21 Gjatë përcaktimit të ndryshimit të gabimit të shkaktuar nga ndryshimi i njërës nga vlerat e rëndësishme, konditat dhe vlerat e të gjitha madhësive tjera të rëndësishme, i plotësojnë konditat e përshkruara në nenin 15. të këtij udhëzimi. Madhësitë e rëndësishme të cilat merren parasysh për përcaktimin e konditave referente nën të cilat bëhet kontrollimi dhe përcaktimin e ndryshimeve të gabimeve përqindore të shkaktuara me ndryshimin e tyre, janë: temperatura e rrethinës, tensioni i qarqeve ndihmëse, frekuenca, forma valore, induksioni magnetik me prejardhje nga jashtë dhe renditja e fazave. Ndryshimet e gabimeve përqindore të shkaktuara me ndryshimin e madhësive të rëndësishme nga paragrafi 2. i këtij neni, përcaktohen vetëm gjatë testimit të tipit të numruesit. Neni 22 Koeficienti mesatar i temperaturës përcaktohet për intervalin e temperaturave prej 20 0 C, me ç rast gabimet e numruesit përcaktohen për temperatura 10 0 C mbi dhe 10 0 nën temperaturën me të cilën përcaktohet koeficienti mesatar i temperaturës. Intervali i temperaturave prej 20 0 C gjendet në kufijt prej 10 0 C deri në 45 0 C. Vlerat e koeficientit mesatar të temperaturave janë dhënë në këtë tabelë: 8

Vlerat e rrymës Faktori i fuqisë cos Koeficienti mesatar i temperaturave %K për numruesit e klasës së saktësisë 1 2 Nga 10% Ia deri në Imax 1 0.05 0.10 Nga 10% Ia deri në Imax 0.5 ind. 0.07 0.15 Neni 23 Gabimet plotësuese përqindore të shkaktuara me ndryshimin e madhësive tjera të rëndësishme, janë dhën në këtë tabelë: Ndryshimi i madhësisë së rëndësishme sipas konditave referente Vlera e rrymës (ngarkesat e njëtrajtshme) Faktori i fuqisë cos Kufijt e ndryshimit të gabimit përqindor për numruesit e klasës së saktësisë 1 2 Tensioni 10% I 1 0.5 ind. 0.7 1.0 1.0 1.5 Frekuenca 5% I I 1 0.5 ind. 0.8 1.0 1.3 1.5 Forma valore: 10% të I 1 0.6 0.8 harmonikut të tretë në rrymë Renditja inverse e fazave 0.1 I 1 1.5 1.5 Josimetria e tensionit I 1 2.0 4.0 Komponenta njëkahore në qarkun e rrymës alternative Induksioni magnetik i përhershëm me prejardhje nga jashtë 0.5 mt I 1 3.0 6.0 Induksioni magnetik me I 1 2.0 3.0 prejardhje nga jashtë 0.5 mt Fushat elektromagnetike HF I 1 2.0 3.0 Fusha magnetike e qarkut ndihmës 0.05 I 1 0.5 1.0 1) Për zonat e tensionit prej 20% deri në 10% dhe prej +10% deri në +15%, kufijt e ndryshimit të gabimit përqindor janë trefishi i vlerave të paraqitura në tabelë. Nën 0.8 U, gabimi i numruesit mund të lëviz ndërmjet +100% dhe 100%. 2) Faktori i deformimit të tensionit do të jetë më i vogël se 1%. Ndryshimi i gabimit përqindor matet për zhvendosjen fazore më të papërshtatshme të harmonikut të tretë të rrymës në lidhje me rrymën themelore. 3) Numruesit shumëfazor do të masin dhe regjistrojnë ndryshimet e gabimit brenda kufijve të dhënë në tabelë, në qoftë se një ose dy faza të rrjetës trifazore janë të çkyçura. 9

4) Ky testim nuk zbatohet për numruesit të cilët lidhen përmes transformatorëve matës. 5) Induksioni magnetik i përhershëm mund të arrihet me ndihmën e elektromagnetit të ushqyer me rrymë njëkahore. Kjo fushë magnetike do të zbatohet në të gjitha sipërfaqet në dispozicion të numruesit, kur ai është i montuar për përdorim normal. Vlera e forcës magnetomotorike e cila duhet të zbatohet do të jetë 100 amperdredha. 6) Induksioni magnetik me prejardhje nga jashtë prej 0.5 mt, i krijuar nga rryma frekuenca e së cilës është e barabartë me frekuencën e tensionit të numruesit në fjalë, nën konditat më të papërshtatshme sa i përket fazës dhe kahjes, nuk do të shkaktojë ndryshimin e gabimit përqindor të numruesit i cili do të tejkalonte vlerat e dhëna në tabelë. Induksioni magnetik do të fitohet duke e vendosur numruesin në mes të bobinës rrethore me diametër mesatar 1 m, me prerje tërthore katrore, me trashësi radiale në lidhje me diametrin dhe me 400 amperdredha. 7) Testimi do të bëhet sipas IEC 801-3, nën këto kondita: - qarku i tensionit dhe qarqet ndihmëse nën tension referent, - intervali i frekuencave prej 27 MHz deri në 500 MHz, - intensiteti i fushës testuese 10 V/m. 8) Kur ndodhet në shtëpizën e numruesit, pajisja e tillë ushqehet kohëpaskohe, p.sh. elektromegneti i regjistrit shumëtarifor. Është e preferueshme që të shënohet lidhja për pajisjen ndihmëse (pajisjet ndihmëse), në mënyrë që të theksohet metoda e saktë e lidhjes. Në qoftë se këto lidhje kryhen përmes prizave dhe shukove, ato nuk bën të zëvendësojnë njëra tjetrën. Neni 24 Ndikimi i mbingarkesave kohëshkurtëra të rrymës testohet në këtë mënyrë: 1) qarku testues për testimin e mbingarkesave kohëshkurtëra të rrymës është pa induktivitet, 2) numruesi për lidhje të drejtpërdrejtë duhet të durojë rrymën e madhe kohëshkurtër 30 Imax gjatë një gjysëmperiode për frekuencën e dhënë. 3) numruesi për lidhje përmes transformatorit të rrymës, gjatë 0.5 s duhet ta durojë rrymën 20 herë më të madhe se rryma më e madhe, 10

4) numruesi duhet të kthehet në temperaturën fillestare me qarqe të tensionit të cilët ushqehen gjatë një ore me tension referent, pasi që para kësaj të bëhet testimi i përshkruar në pikën 2), gjegjësisht pikën 3) të këtij neni, 5) pas testimit, ndryshimet e gabimit për rrymën e dhënë dhe faktorin e fuqisë të barabartë me një, nuk guxojnë të kenë vlera më të mëdha se sa që janë dhënë në këtë tabelë: Numruesit për Vlera e rrymës Faktori i Kufijt e ndryshimit të gabimit përqindor për numruesit e klasës së saktësisë fuqisë cos 1 2 Lidhja e drejtpërdrejtë I 1 1.5 1.5 Lidhja përmes transformatorëve të rrymës I 1 0.5 1.0 Neni 25 Ndikimi i nxehjes vetiake testohet në këtë mënyrë: 1) për qarqet e hapura të rrymës, qarqet e tensionit duhet të jenë të lidhur për tensionin referent më së paku 2 orë për numruesin e klasës së saktësisë 1 dhe 1 orë për numruesin e klasës së saktësisë 2, 2) numruesi ngarkohet me rrymën më të madhe për faktorin e fuqisë të barabartë me një, kurse gabimi i numruesit përcaktohet menjëherë pas ngarkimit, 3) testimi do të bëhet gjatë së paku 1 ore dhe, patjetër, kur gjatë 20 minutave ndryshimi i gabimit është 0.2%, 4) i njëjti testim do të bëhet për faktorin e fuqisë të barabartë me 0.5 ind. Ndryshimi i gabimit i shkaktuar nga nxehja vetiake, nuk guxon të tejkalojë vlerat e dhëna në këtë tabelë: Vlera e rrymës Faktori i Kufijt e ndryshimit të gabimit përqindor për numruesit e klasës së saktësisë fuqisë cos 1 2 Imax 1 0.5 ind. 0.7 1.0 1.0 1.5 Neni 26 Numruesi nuk guxon të krijojë zhurmë e cila do të mund të shkaktonte pengesa në pajisjet tjera. Gjatë testimit të numruesit, shkarkesa elektrostatike nuk guxon të shkaktojë ndryshimin e regjistrit më shumë se 0.01 kwh. 11

Gjatë testimit të pandieshmërisë ndaj fushave elektromagnetike HF pa rrymë në qarqet e rrymës dhe kur shtrënguesit e rrymës janë të hapur, zbatimi i fushve HF nuk guxon të shkaktojë ndryshim në regjistër më shumë se 0.01 kwh. Testimi i dukurive kalimtare të shpejta (impulse penguese) gjithashtu nuk guxon të shkaktojë ndryshim në regjistër më shumë se 0.01 kwh. Neni 27 Gjatë testimit të tipi të numruesit, është e nevojshme të bëhen këto testime të kërkesave mekanike dhe ndikimeve klimatike: - testimi me ndihmën e goditëses me sustë - testimi ndaj goditjes - testimi ndaj vibracioneve - testimi i rezistencës ndaj nxehtësisë dhe zjarrit - tetsimi i mbrojtjes nga futja e pluhurit dhe ujit - testimi me nxehtësi të thatë - testimi me ftohtësi - testimi me cikël të nxehtësisë së lagësht - testimi ndaj rrezatimit të diellit Testimet bëhen sipas IEC 1036. Neni 28 Numruesi ka shtëpizën e cila mund të sigurohet me vulë, ashtu që pjesët e brendshme të kenë çasje vetëm pas prishjes së vulës. Në qoftë nuk është përcaktuar ndryshe, numruesit e paraparë për lidhje në përçuesit kryesorë furnizues, të cilët nën konditat referente gjenden nën tension fazor më të madh se 250 V dhe shtëpiza e të cilëve në tërësi ose pjesërisht është metalike, duhet të pajise me shtrëngues të përtokëzimit mbrojtës dhe vidë më së paku M4: Pjesa për përtokëzim gjendet në një vend në shtëpizë ku mund të ketë çasje, kurse qëllimi i saj është shënuar qartë me anë të simbolit për përtokëzim. 12

Në qoftë se kapaku i numruesit nuk është i tejdukshëm, për lexim do të parashihen një ose më shumë dritarëza nga materiali i tejdukshëm, të cilat mund të hiqen vetëm pas prishjes së vulës (vulave). Neni 29 Brenda konditave kufitare të punës, qarqet elektrike dhe izolimet nuk guxojnë të arrijnë temperaturën e cila do të mund të ndikonte keq në punën e numruesit. Ngritja e temperaturës në cilëndo pikë të sipërfaqes së jashtme të numruesit, nuk guxon të jetë më e madhe se 25 K për temperaturën e rrethinës prej 40 0 C. Neni 30 Numruesi ka në vend të dukshëm, pllakën e legjendës në të cilën janë shënuar të dhënat, shenjat dhe simbolet. Këto të dhëna janë shkruar në gjuhën shqipe dhe janë të qëndrueshme dhe lehtë të lexueshme, nën kondita normale të punës së numruesit. Neni 31 Në pllakën e legjendës duhet të shënohen të dhënat: 1) lloji i numruesit 2) emri ose shenja e prodhuesit dhe vendi i prodhimit 3) shifra e fabrikës e tipit dhe shifra zyrtare e lejimit të tipit 4) numri serik dhe viti i prodhimit; në qoftë se numri serik është shënuar në pllakën e ngjitur në kapak, atëherë ai duhet të shënohet edhe në shtëpizën e numruesit 5) tensioni referent në njërën nga këto forma: - nurmi i sistemeve për vënje në punë, po që se janë më shumë se një dhe tensioni në shtrënguesit e qarkut të tensionit (qarqeve të tensionit) - tensioni i dhënë i sistemit ose tensioni sekondar i transformatorit matës në të cilin është paraparë të lidhet numruesi 6) për numruesit e lidhur drejtpërdrejtë, rryma themelore dhe ajo më e madhe (p.sh. 10-40A), kurse për numruesit e lidhur përmes transformatorëve matës rryma e dhënë sekondare e transformatorit (p.sh. 5 A) 7) frekuenca referente në Hz 8) njësia e numruesit në imp./kwh ose Wh/imp. 13

9) temperatura referente në qoftë se është e ndryshme nga 23 0 10) klasa e saktësisë 11) shenja katrori në katror për numruesit me shtëpizë izoluese të klasës mbrojtëse II 12) skema e lidhjes Të dhënat prej 1) deri në 4) mund të shënohen në pllakën e legjendës të ngjitur në kapakun e numruesit. Të dhënat prej 5) deri në 12) duhet të shënohen në pllakën e legjendës e cila është e vendosur brenda numruesit dhe duhet të jenë të lexueshën nga ana e jashtme e numruesit. Në qoftë se numruesi është i tipit të posaçëm (p.sh. në rastin e numruesit shumëtarifor, në qoftë se tensioni i pajisjes kyçëse dallon nga tensioni referent), atëherë kjo do të shënohet në pllakën e legjendës ose në një pllakë të veçantë. Numruesit për lidhje përmes transformatorëve matës kanë mbishkrimin numrues transformatorik, gjegjësisht, simbol përkatës në pllakë të veçantë në të cilën mund të shkruhen më vonë raportet bartës të transformatorit me të cilin duhet të shumëzohet numri i lexuar në numrator, në mënyrë që të fitohet energjia në anën primare të transformatorit. Në çdo numrues është shënuar në mënyrë të pashlyeshme skema e lidhjes. Për numruesit shumëfazorë, kjo skemë do të tregojë edhe rendin e fazave për të cilat është paraparë numruesi. Në qoftë se shtrënguesit e numruesit janë shënuar, këto shenja shihen në skemë. Neni 32 Shtrënguesit e numruesit, në qoftë se janë të grupuara në pjesë e kyçjes dhe nuk janë të mbrojtur në ndonjë mënyrë tjetër, kanë një kapak të veçantë i cili mund të mbrohet me anë të vulës pavarësisht nga kapaku i numruesit. Kapaku i shtrënguesve mbulon vetë shtrënguesit, vidat për përforcimin e përçuesve dhe në qoftë se nuk është përcaktuar ndryshe, gjatësinë e nevojshme të përçuesve të jashtëm dhe izolimin e tyre, ashtu që pamundëson ndërhyrjet e jashtme përmes të cilave do të mund të ndikohej puna numruesit. 14

Neni 33 Ky udhëzim administrative hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Prishtinë më 29.03.2005 Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Mr. Bujar Dugolli 15