LEKSION I HAPUR I KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI NË UNIVERSITETIN ALEXANDER XHUVANI Elbasan, 17 prill 2012

Similar documents
Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Manual për Vëzhgimin e Teknologjive të Reja të Votimit

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

Të drejtat e njeriut në Kosovë

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

this project is funded by the european Union

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

NJË MËNYRË. e RE JETESE

Speci Shqipëri

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

Në ndryshim nga numrat e

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

SPECIALE #LIDERSHIP #SUKSES #FILANTROPIA #STARTUP #BIZNES #MARKETING #SOCIAL #CEO TRENDING: >> Revista e parë Online, nga Infoalbania.

oto FEMRAT & QEVERISJA

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Fletore e Demokracisë. Etika dhe Zgjedhjet

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Hulumtim mbi Profilin Socio-Politik të Popullatës Rome në Shqipëri

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

Siguria e fëmijëve në internet

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

E Shtunë 14 Janar 2017

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

Edukimi për demokraci

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

A s s e m b l y S u p p o r t I n i t i a t i v e Newsletter Maj 2003, No 06

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

Koncepti i Republikës Islamike të Iranit

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

MUSINE KOKALARI. dhe Social Demokracia në Shqipëri. Tiranë, 2016 Alina Wagner

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

Çështje të sigurisë - 4

LIRIA E TË SHPREHURIT DHE LIRIA E MEDIAVE

DËBIMI I SHQIPTARËVE

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

1 QERSHORI. 1 Qershori Dita e fëmijëve. Prishtinë. Ese. Poezi. Kuriozitete. Aktivitete SH.F.M.U PJETËR BOGDANI. Rr. Antigona Fazliu

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

Transcription:

LEKSION I HAPUR I KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI NË UNIVERSITETIN ALEXANDER XHUVANI Elbasan, 17 prill 2012 I nderuar profesor Varoshi, I nderuar Kryetar i Bashkisë, Mirëmëngjesi, Së pari, dëshiroj t'ju falënderoj juve, Profesor Varoshi, që më dhatë mundësinë që, si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të flas në Universitetin Aleksandër Xhuvani, një universitet me tradita nga më të mirat, përballë kësaj audience të nderuar. Ardhja në Elbasan, në zemrën e vendit, është gjithmonë diçka e veçantë për mua. Jam i nderuar që jam ftuar të ndaj me ju nga kjo platformë disa pikëpamje në lidhje me një sërë temash të rëndësishme. Unë do të flas për çështje si demokracia, qytetaria aktive, të drejtat e pakicave, zgjedhjet dhe paqja sociale. Që të gjitha janë shumë të lidhura me jetën tonë të përditshme, në çdo vend të botës dhe përveç kësaj, ato lidhen shumë edhe me progresin e aspiratave politike të Shqipërisë. Të flasësh para një brezi të ri, të përfaqësuar në masë të madhe sot këtu, e bën këtë nder edhe më të veçantë për mua. Të rinjtë do të jenë në qendër të diskutimit tim dhe shpresoj se edhe ata që ndihen të rinj në shpirt do të jenë me mua. I nderuar Rektor Varoshi, Të rinjtë e kanë nga natyra brenda vetes energjinë për transformim. Historia gjithashtu na tregon se pikërisht mbi të rinjtë bie edhe barra e transformimeve sociale. Përvoja na tregon se rinia, arsimimi dhe liria nuk janë rastësi të natyrës dhe as nuk vijnë papritur apo si një kombinim që ndodh pa asnjë lloj angazhimi të mëparshëm konstruktiv. Rinia vjen natyrshëm, por arsimimi jo. Librat nuk e përfaqësojnë vetëm simbolikisht arsimin. Në këtë pikë, dëshiroj të citoj Franc Kafkën, i cili dikur tha se "libri duhet të jetë sëpata për detin e ngrirë brenda nesh". Nga mënyra se si e kuptoj unë Kafkën, njohja vjen përmes arsimimit duke çuar në progres. Duke çuar në liri, duke ruajtur lirinë. Dhe ishte pikërisht energjia për ndryshim e rrënjosur në zemrat e atyre studentëve të viteve 90-të që e bëri Shqipërinë të bashkohej me 1

familjen e kombeve të lira. Ata i treguan botës se liria është universale dhe se arsyeja gjithmonë e mund shtypjen. Pas rënies së komunizmit, demokracisë si koncept iu dha një vlerësim i ri në gjithë botën. Multi-polariteti i ri ekonomik dhe politik, zgjerimi i tregjeve, riorganizimi i krahut të punës apo edhe shpërbërja e shteteve: që të gjitha e vunë demokracinë nën lentet e mprehta të kohës për një rivlerësim. Në përgjigje jo vetëm të ndryshimeve të shpejta që ndodhën në vendet post komuniste të Evropës Qendrore dhe Evropës Juglindore, por për më tepër, të orientimit të transformimeve të tilla drejt një të ardhmeje paqësore dhe të begatë, u themelua në vitin 1994, OSBE-ja, organizata më e madhe e krijuar ndonjëherë për sigurinë rajonale, pas Konferencës së Budapestit. Ajo u ngrit mbi themelet e shtruara nga Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila kishte filluar të operonte mbi bazën e Aktit Final të Helsinkit në vitin 1975 në kohërat e prologut të fundit të Luftës së Ftohtë. Disave prej nesh në këtë sallë mund t'i kujtohet edhe një këngë e Stingut nga albumi i tij i famshëm Dream of the Blue Turtles (Ëndrra e Breshkave Blu) të vitit 1985, para rënies së Perdes së Hekurt: Edhe rusët i duan fëmijët e vet, këndoi ai, kur paralajmëronte në përgjithësi kundër garës nukleare dhe konflikteve të armatosura. E gjithë Evropa, që nga Atlantiku deri në Urale e më tej, është sot një vend më i mirë dhe më i sigurt. Ne të gjithë meritojmë liri dhe paqe, por duhet ta fitojmë atë. Më lejoni tani të përpiqem ta lidh këtë me realitetin e sotëm, realitetin e këtushëm dhe të tanishëm, të 2012-ës, ndërkohë që Shqipëria po feston 100 vitet e saj të pavarësisë. Më lejoni t'i drejtohem një klasiku absolut të ditëve të hershme të demokracisë, filozofit grek dhe mësuesit të Aleksandrit të Madh, Aristotelit. Paradigma e ardhur nga Aristoteli thotë se "vetëm në demokraci kanë njerëzit pjesë në liri" 1. Shqipëria ka popullatën më të re në moshë në Evropën Jugore dhe Juglindore. Mosha mesatare këtu është 30 vjeç; 13 vjet më e ulët se në Itali ose Greqi; 11 vjet më e ulët se në Kroaci dhe Serbi; dhe rreth 7 vjet më e re se në Malin e Zi nisur nga shifrat e përllogaritjeve të të dhënave globale për vitin 2011 2. Një pyetje që të vjen menjëherë në mendje është se si mund të bëhet kjo pasuri e pabesueshme rinie sa më efikase në lidhje me mirëqenien e vendit, kuptohet në të mirë të vendi? Dhe në paqe me fqinjët e tij. Përgjigja në të vërtetë është komplekse. Megjithatë, unë do të përpiqem që ta analizoj atë pak këtu, duke e reduktuar analizën time në dritën e dy dimensioneve në lidhje me lirinë si themelin e demokracisë. Dimensioni introspektiv (njeriu dhe vetja e vet, pikëpamja e brendshme); dhe dimensioni ekstrospektiv (njeriu dhe të 1 Aristoteli, Politika" 2 CIA World Factbook (https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/fields/2177.html#al) 2

tjerët, pikëpamja e jashtme). Nuk ka dyshim që të dyja këto pikëpamje ndërthuren me njëratjetrën. Më lejoni të filloj me pikëpamjen e brendshme: Çdo qenie njerëzore përfshin në vetvete dhe jeton identitete të shumëfishta. Kjo është ajo çka na mëson sociologjia. Ju jeni studentë, por secili prej jush është në të njëjtën kohë biri apo bija e një familjeje; tifoz i një klubi sportiv; banor i një qyteti; anëtar i një organizate të shoqërisë civile apo i një partie politike; e ndoshta më vonë në jetë mund të jetë edhe baba apo nënë. Të gjitha këto identitete ndërthuren me njëri-tjetrin në mënyra të shpejta dhe komplekse; dhe me këtë ndërthurje, ato përbëjnë ditët, javët dhe jetët tona. Në mënyrë që këto identitete të ndërveprojnë, nevojitet liri! Por liria, dhe nuk e kam fjalën vetëm tek liria fizike e një personi për të lëvizur nga vendi A në vendin B, por tek manifestimi i virtyteve dhe vlerave të secilit pa u kufizuar nga rrethana të dëmshme sociale si diskriminimi, racizmi apo forma të tjera të dhunës kulturore. Dhe për të arritur lirinë, duhet të zhvillohet një dialog serioz mes njeriut dhe vetes së tij. Më lejoni ta theksoj edhe më shumë: kini besim te vetja. Mos e gënjeni veten! Mos jetoni me iluzione. Ky dialog i brendshëm duhet të ketë një natyrë deontologjike, që do të thotë se duhet të gjykoni gjithmonë moralitetin dhe cilësinë e veprimeve tuaja të pritura. Për shembull, nëse e pyesni apo intervistoni veten në lidhje me identitetin tuaj si qytetar apo me identitetin tuaj si student, duhet gjithmonë të parashikoni mënyrat më të mira për t u bërë qytetarë aktive ose studentë të suksesshëm. Vetëm duke kërkuar më të mirën nga vetja, mund të përmirësoni cilësinë e lirisë suaj dhe të atyre që ju rrethojnë, e ndoshta edhe të vendit tuaj. Dhe tani perspektiva e jashtme: Në fjalët e gjermanit Hermann Hese, Fituesit të çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1946, mund të gjeni një çelës të rëndësishëm të suksesit. Hese ka shkruar: "Nuk është qëllimi ynë të bëhemi njëri-tjetri; por ta njohim njëri-tjetrin, të mësojmë ta kuptojmë tjetrin dhe ta nderojmë atë për atë çka është". Për mua, fjalët që sapo citova, nuk mund të ishin më të qarta se kaq. Ji vetvetja dhe respektoji të tjerët, ashtu siç do ti vetë të të respektojnë. Unë ju inkurajoj që ta jetoni demokracinë si një pjesë tuajën të lirisë duke qenë të ndjeshëm ndaj të gjithëve atyre me të cilët ndërveproni në jetën tuaj të përditshme. Duke ndarë liritë tuaja, e bëni shoqërinë edhe më novatore, demokracinë tuaj më të fortë dhe vendin tuaj, në tërësi, më të mirë. I nderuar Rektor Varoshi, Temat e tjera për të cilat do të dëshiroja të flisja janë vlera e arsimit, të drejtat e pakicave dhe qytearia aktive si tre normat qytetare të ekzistencës sonë mund të ketë edhe shumë të tjera, kështu që ju lutem, pranojini thjesht si shembuj. Dekada e Kombeve të Bashkuara e Arsimit për Zhvillim të Qëndrueshëm sinjalizoi një qëllim të ri në arsim, siç u deklarua në Deklaratën e Bonit të vitit 2009. Ajo thotë se arsimi duhet të ketë një cilësi të tillë që të ofrojë vlera, njohuri, 3

aftësi dhe zotësi për një jetesë dhe pjesëmarrje të qëndrueshme në shoqëri dhe në punë të hijshme " 3. Kuptohet se më shumë se një praktikë e individualizuar, arsimi është një proces që shkon përtej interesave personale dhe lidhet me interesat kolektive të komuniteteve, të cilave ne u përkasim. Sepse sa më të arsimuar që të jemi si popull, aq më të mira do të jenë edhe shoqëritë, të cilave u përkasim. Duhet t i vlerësojmë gjithmonë mundësitë për arsimim si një komoditet i rrallë. Kjo mund të tregohet nëpërmjet aksesit global në arsim, i cili ndryshon nga një vend i botës në tjetrin. Duhet të mos harrojmë se sipas të dhënave të UNESCO-s, për shkak të pengesave të ndryshme ku përfshihet edhe varfëria, 67 milionë fëmijë të moshës së shkollës fillore mbahen jashtë shkolle, "nga të cilët 53 për qind e tyre janë vajza dhe 43 për qind janë në Afrikë, në jug të Saharasë. Rreth 17 për qind e të rriturve në botë 793 milionë njerëz, nga të cilët dy të tretat janë gra, ende nuk kanë as njohuritë elementare të shkrimit dhe leximit 4. Në kontrast me këtë situatë, në zonat më fatlume të globit, kërkesa për arsim të lartë është rritur ndjeshëm "me një rritje gjashtëfishe të numrit të studentëve gjatë 40 vjetëve të fundit dhe me një rritje të parashikuar të studentëve ndërkombëtarë që studiojnë në vende të ndryshme prej 12 për qind në vit", sipas të njëjtave raporte të UNESCO-s. Përveç këtyre realiteteve kundërshtuese, teknologjia e informacionit që po zhvillohet me një shpejtësi kozmike, ndihmon në lidhjen e talenteve me tregjet në gjithë botën në kohë reale, duke zvogëluar kështu barrën e punësimit të të sapodiplomuarve. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i arsimit kuptohet që është edhe Përkatësia Gjinore ju sapo dëgjuat disa shifra të UNESCO-s. Ekziston një raport i ngushtë midis arsimit, përkatësisë gjinore dhe varfërisë. Mendoni për shembull një shoqëri me mundësi të kufizuara për arsimin e vajzave. Si pasojë, familjet e reja nesër do të kenë nëna jo të arsimuara siç duhet. Arsimimi i tyre i dobët do të ndikojë drejtpërdrejtë tek rritja e fëmijëve të tyre nga pikëpamja social-kulturore, në kuptimin që do të kemi fëmijë që nuk do ta vlerësojnë siç duhet rëndësinë e shkollimit. Kështu, një brez me anëtarë të paarsimuar mirë do të rrezikojë rritjen, duke shkaktuar prapambetje dhe varfëri. Dhe nuk ka rëndësi nëse flasim për vajzat apo për djemtë: të dyja palët do të vuajnë, kur nënat nuk mund t'i ndihmojnë aq sa duhet. A ka në Shqipëri grupe sociale me mundësi të kufizuara për arsimim? Për fat të keq, po. Pavarësisht shumë përmirësimeve, komuniteti i Romëve është ende një prej tyre. Ata janë ndoshta grupi më i dobët, që ka qenë shpesh objekt i formave të ndryshme të diskriminimit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Duke mos qenë të integruar mirë në 3 Raporti i UNESCO-s, 2012, http://unesdoc.unesco.org/images/0021/002154/215431e.pdf 4 Raporti i UNESCO-s, 2011, http://unesdoc.unesco.org/images/0021/002127/212715e.pdf 4

shoqërinë shqiptare, dhe duke tentuar që të jetojnë në lagjet e veçuara dhe shumë të varfra në gjithë vendin, ata vuajnë nga nivele të shpërpjesëtuara të varfërisë dhe papunësisë dhe shpesh hasin vështirësi për të pasur edhe aksesin elementar në kujdesin shëndetësor, strehim dhe arsimim. Në këtë aspekt, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri së bashku me Pikën e Kontaktit të ODIHR-it për Romët dhe Sintit, ka qenë promovuese e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës për Romët në vitin 2003, e cila e bëri Shqipërinë një nga vendet e para në rajon që e pati një strategji të tillë. Prezenca ka qenë anëtare e grupit të punës që ka hartuar ligjin e ri kundër diskriminimit, i cili, mes të tjerash, i kushton vëmendje të veçantë diskriminimit për shkak të racës dhe origjinës sociale. Anëtarë të komunitetit të Romëve kanë tani mundësi t i adresojnë rastet e diskriminimit në fushën e punësimit, arsimimit dhe shërbimeve pranë Komisionerit kundër Diskriminimit. Prezenca ka financuar edhe publikimin e Ligjit të Anti-Diskriminimit dhe të një broshure në gjuhët e minoriteteve, përfshirë edhe gjuhën e romëve. Arsyeja pse po ngre së bashku temën e arsimit dhe të të drejtave të minoriteteve është se, kur kombinohen, ato na çojnë në një qytetari aktive. Pionieri francez i teorisë së zgjedhjes sociale të shekullit të 18 të, Nicolas de Condorcet, pati paralajmëruar kundër atyre realiteteve, kur një pakicë mund të sakrifikohej në mënyrë legjitime për shumicën në formën e neglizhimit apo të mungesës së kujdesit për pakicën. Si një brez i ri i Shqipërisë që jeni, do t ju inkurajoja përulësisht që të jepni shërbimet më të mira, që janë mbrojtja e të drejtave dhe vlerave të minoriteteve sociale në njohjen e shoqërisë si një e tërë dhe jo si një strukturë e pjesshme. Përveç kësaj, do t ju inkurajoja gjithashtu të lexoni, të mësoni dhe të ushtroni Kushtetutën e vendit tuaj, sepse ajo përbën dokumentin jetësor, ku mishërohen të drejtat tuaja. I nderuar Rektori Varoshi, Në të vërtetë, demokracia është një nocion kompleks. Para se ta mbyll, do të doja të cekja një nga temat e mia të preferuara. Janë zgjedhjet. Një nga aspektet e tyre të veçanta si një proces që përcakton përfaqësimin politik. Studiuesit e teorisë politike shpesh thonë se "përmes zgjedhjeve, përfaqësuesit fitojnë një mandat për të vepruar në emër të atyre që përfaqësojnë. Populli është sovrani, kurse përfaqësuesit janë agjentët e tij " 5. Me fjalë të tjera, zgjedhjet janë një proces i besimit të deleguar, i cili shprehet në mënyrë ciklike çdo dy vjet në Shqipëri në formën e zgjedhjeve parlamentare të alternuara me zgjedhjet për qeverinë vendore. 5 S.Alonso, J.Keane, W.Merkel - The Future of Representative Democracy (E Ardhmja e Demokracisë Përfaqësuese), Cambridge University Press, 2011, pp. 100 5

Reforma Zgjedhore, siç e dinë shumë prej jush, është një nga fushat kryesore aktuale të punës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Prezenca i është kushtuar ofrimit dhe koordinimit të mbështetjes për autoritetet kombëtare përkatëse në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHRit. Nga ana tjetër, shteti shqiptar është i detyruar me Kushtetutë dhe i angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBEsë dhe në përputhje me të tjera standarde të njohura ndërkombëtare. Nëntorin e kaluar, Kuvendi i hapi rrugën reformës zgjedhore me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili duhet të hartojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor përmes adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, sidomos të atyre që vijnë nga raportet për zgjedhjet e viteve 2009 dhe 2011. Ndërsa ne flasim, Prezenca po i jep mbështetje administrative OSBE/ODIHR-it në ofrimin e ekspertizës për të asistuar punën e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore. Brenda afatit të tij të parë (30 nëntor 2011-29 shkurt 2012), Komisioni i Posaçëm hartoi në mënyrë konsensuale ndryshimet e Kodit Zgjedhor lidhur me financimin e fushatës zgjedhore, regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe median, si edhe disa ndryshime të Kodit Penal në lidhje me disa sanksione për vepra penale që lidhen me zgjedhjet. Me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Komisioni i Posaçëm organizoi një tryezë të rrumbullakët dy-ditore mbi Teknologjitë e Reja të Votimit dhe Administrimin e Zgjedhjeve, e cila u mbajt në fund të muajit të kaluar. Ky aktivitet solli së bashku Komisioni e Posaçëm, partitë joparlamentare, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ministrinë e Brendshme, shoqërinë civile dhe ekspertë të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, të cilët diskutuan aplikimin e mundshëm të teknologjisë në procesin e votimit dhe të numërimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Pas aktivitetit, Komisioni i Posaçëm ra dakord për futjen në përdorim të një Sistemi të Numërimit Elektronik. Ndonëse do të ruhet procesi i centralizuar i numërimit, Sistemi i Numërimit Elektronik do të zëvendësojë numërimin aktual me skanimin optik të fletëve të votimit. Ky ishte një vështrim i shkurtër mbi përpjekjet që po bëhen nga komuniteti ndërkombëtar, Kuvendi shqiptar dhe aktorë të tjerë për përmirësimin e të gjitha proceseve demokratike në kuadrin e aspiratës së vendit për t u bashkuar me Bashkimin Evropian. Në mbyllje, do të doja të thosha se demokracia në perceptimin tim është platforma më e mirë dhe e vetmja platformë për lirinë e vërtetë, për qytetarinë aktive, për paqe sociale dhe për begati. Pjesëmarrja juaj është e nevojshme. E madhe dhe e vogël. Është jeta juaj, e ardhmja juaj. Disa ndoshta e dinë se në këtë njëqind vjetor të veçantë, OSBE-ja për vitin 2012 kryesohet nga Irlanda. Pikërisht prej këtej vjen edhe citimi im i fundit për sot. Ai vjen nga teoricieni politik dhe filozofi irlandez me influencë i shekullit të 18 të, Edmund Burke. Askush nuk ka bërë gabim më të madh sesa ai që nuk ka bërë asgjë, sepse mund të bënte vetëm pak. 6

Bazuar tek fjala e Burkes të bërit pak nuk është justifikim për mosbërjen e asgjëje më lejoni ta mbyll duke ju ftuar që ndërkohë që shijoni jetën: të formësoni të ardhmen tuaj, të mbroni demokracinë çdo ditë! Ju faleminderit shumë! Fundi i tekstit 7