MANUAL P R NX N SIT E SHKOLL S FILLORE T

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Program Edukimi I Individualizuar

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT ANALIZA KRAHASUESE E KURRIKULËS AKTUALE TË ARSIMIT BAZË ME ATË TË VENDEVE TË TJERA

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Curriculum Vitae - CV

Programi Arsimor i Individualizuar Kalimtar (IEP)

Tel: 044/

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

P R O G R A M I. UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

Curriculum Vitae - CV

EDUKATË QYTETARE HYRJE

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor PUNIM DIPLOME MENAXHIMI I KLASËS DHE DISIPLINA

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

NDIKIMI I CILËSISË SË MËSIMDHËNËSVE DHE BURIMEVE SHKOLLORE NË REZULTATET E NXËNËSVE KOSOVARË

Speci Shqipëri

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Siguria e fëmijëve në internet

Tel:

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë

Vlerësimi i performancës

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:

PUNIM DIPLOME Tema: Fëmijët me nevoja të veҫanta Tretmani pedagogjik

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

ENT OF KOSOVA MINISTRY. Fusha RËS

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

Konkursi i vizatimit për kalendarin e PROGRESit Evropian për vitin 2018 Projekti im më i preferuar evropian

PISA. Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA Izveštaj o rezultatima kosovskih učenika na PISA 2015

Faksi:

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE, ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I GJUHЁVE TЁ HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHЁS ANGLEZE

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

doracak PËR STUDENTËT e ciklit të parë

PROJEKTI I EDUKIMIT GLOBAL

Raport Final i Vlerësimit

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT DREJTIMI: PROGRAMI FILLOR

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

Kërkime pedagogjike 6. Kërkime pedagogjike. (Përmbledhje punimesh) Prishtinë, 2015

CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

Raporti i Performancës së Komunave

Doracak pёr arsimin gjithёpёrfshirёs

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI. Fakulteti i edukimit ( Programi Fillor)

Biografia: 1. Mbiemri Beka 2. Emri Arlinda 3. Shtetësia: Kosovare 4. Gjinia: Femër 5. Kontakti:

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

DEPARTAMENTI I ARSIMIT DHE I SHKENCËS UDHËZIM ADMINISTRATIV. LËNDA: Kodi i mirësjelljes NUMRI: 23/2001 DATA: 28 GUSHT 2001

RREGULLAT EVROPIANE TË BURGJEVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE I PSIKOLOGJISË PROGRAM I DOKTORATURËS

8. Niveli Arsimor: Universiteti I Londres, Instituti I Edukimit Data e diplomimit: Doktor ne Edukim ( Nderkombetar)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2011

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm. Doracak për mësimdhënës

Syllabusi për lëndën: Viktimologjia

Pjesa 3. Pjesëmarrja në politikë: Pjesëmarrja përmes komunikimit

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

VENDIM Nr.443, datë

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Transcription:

MANUAL P R NX N SIT E SHKOLL S FILLORE T 2016/2017 LART DHE SHKOLL S S MESME Duke arsimuar liderët e së nesërmes. Për një të ardhme më të mirë. www.askosova.org

Educating the leaders of tomorrow. For a better future. MANUAL PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE TË LARTË DHE SHKOLLËS SË MESME Klasat 6-12 KY MANUAL I PËRKET: Emri: Klasa: Mësuesi (-ja) kujdestar (-e): Qëndra e Rinisë dhe Sportit, Rr. Luan Haradinaj, pa.nr., 10000 Prishtina, KOSOVA Telefon: +381 38 227 277 Fax: +381 38 228 288 http://www.askosova.org

MISIONI Të edukojmë liderët e të nesërmes, për një të ardhme më të mirë. VIZIONI Të jetë një nga shkollat më të mira në Evropë, duke i dhënë çdo nxënësi një edukim cilësor në një ambient të sigurtë dhe përkrahës, ku të gjithë nxënësit do të sfidohen me një shumëllojshmëri përvojash të të mësuarit, për të arritur vetë-disiplinën, vetë-motivimin, dhe përsosmërinë në mësim. VLERAT Bën përpjekje që Të bëjë gjënë e duhur (Integriteti) Shikon problemet nga këndvështrime të ndryshme (Risi/Inovacioni) Sfidon nxënësit që të zhvillojnë aftësitë bazike (Edukim Cilësor) Kërkon zgjidhje win-win (Fuqizim) Avokon për mirëqënien e përgjithshme të nxënësve (Siguri, Kujdes, Ambient Edukues) Njeh rëndësinë e komunikimit të personalizuar (Shërbimi për marketing) Bashkëpunon me prindërit për të pasuruar përvojën e të mësuarit (Pjesëmarrja e prindërve) Inkurajon mendësinë e rritjes (Mësimi gjatë gjithë jetës) Mirëpret perspektivat e ndryshme kulturore (Diversiteti)

Fjala e Drejtorit të Shkollës Të Dashur Nxënës, Mirë se vini në vitin shkollor 2016-17 në Shkollën Amerikane të Kosovës. Ne shpresojmë që ju të jeni po aq të ngazëllyer sa ne që ju kemi këtu. Ne jemi optimistë dhe presim me padurim që t u përkrahim gjatë këtij viti akademik, i cili shpresojmë se do të jetë sfidues dhe pasurues. Ky manual është përgatitur për t'u ndihmuar të kuptoni disa nga rregulloret dhe procedurat që aplikohen në Kampusin Kryesor për klasat 6 deri në 12. Edhe pse këtu nuk mund të adresohet çdo situatë apo rregullore e shkollës, manuali do të shërbejë si një udhëzues, të cilit ju duhet t i referoheni në mënyrë periodike, me qëllim që të mund të përfitoni sa më shumë nga përvoja akademike. Ne besojmë se puna e çdo nxënësi është shumë e rëndësishme dhe kjo do të thotë se duhet të merret seriozisht. Të mësuarit kërkon shumë punë nga të gjithë, përfshirë këtu nxënësit, mësimdhënësit, drejtorët, administratën, dhe prindërit. Secili prej tyre ka një rol të veçantë dhe një sërë përgjegjësish, të cilat duhet të përmbushen në mënyrë që të kemi edhe sukses në mësime. Në këtë udhëzues prezantohen shumica e kërkesave dhe pritjeve për rolin e nxënësit. Pritjet e tjera mund të përcaktohen nga mësuesit individualisht dhe anëtarët e tjerë të stafit, të cilët mbështeten nga Shërbimi për nxënësit. Ashtu sikurse me çdo gjë, ne presim nga ju që të punoni shumë, por edhe të gjeni kënaqësi; të arrini sukses, por edhe të bëni gabime; të rriteni dhe të piqeni (maturoheni) me përpjekjen tuaj, por edhe të kërkoni ndihmë dhe udhëzime gjatë rrugës. Suksesi në bankat e shkollës kërkon shumë punë. Ne presim që secili nxënës të vijë këtu, në ASK, sepse dëshiron të arrijë më të mirën nga vetja. Ne presim me padurim të takohemi me ju në çdo hap të rrugës dhe të festojmë rritjen tuaj. Unë shpresoj gjithashtu se ju do të përdorni agjendat si një udhëzues për të arritur qëllimet tuaja ditore dhe qëllimet tuaja afatgjata. SHprehitë që ne I kemi sot ose na cojnë përpara drejt qëllimeve tona ose na largojnë. Kur ëndërojmë qëllime të mëdha duhet të kemi më shumë fokus dhe vetë-disiplinë dhe organizim. Duke përdorour një agjendë si kjo, do t u ndihmojë për të arritur afatet e rëndësishme dhe për t u mbajtur në binarë. Për të gjitha vështirësitë që do të hasni gjatë vitit, ne shpresojmë që ju të bisedoni fillimisht me mësuesin ose me një nga këshilltarët e shkollës. Megjithatë, nësë ju duket se nuk po mundeni ta zgjidhni ndonjë problem, ne ju inkurajojmë që të caktoni takim me ne në zyrën e Shërbimit për nxënës në mënyrë që ne t u ndihmojmë. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në zyrën tonë për çdo pyetje apo shqetësim. Sinqerisht, Shannon Bruce Ramaka Drejtoreshë e Shkollës ASK 1

Shërbimet për Nxënës në Kampusin/Objektin Kryesor/ të ASK-së Shannon Bruce Ramaka Drejtoreshë e Shkollës shannonr@askosova.org Shpresa Hana Koordinatore për Shkollën e Mesme shpresah@askosova.org Jeta Jusufi - Koordinatore për Shkollën Fillore deri në kalën e 8-të Dhe Ndërlidhëse me Ministrinë e Arsimit jetaj@askosova.org Erëblir Kadriu - Këshilltar për Udhëzime ereblirk@askosova.org Jetmir Haziri - Dekan i Nxënësve jetmirh@askosova.org Toska Begolli - Këshilltar toskab@askosova.org Shërbimet për nxënës në Qendrën e Edukimit të ASK-së Skip Lee - Drejtor i Programit Mësimor për Shkollën Fillore skipl@askosova.org Ardiana Morina Asistente e Zyrës Toska Begolli - Këshilltar toskab@askosova.org 2

MËSUESIT E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË/DEPARTAMENTET/E-MAILAT Andrew Fish Histori Botërore/Gjeografi Botërore andrewf@askosova.org Armend Berisha Grafikë/Dizajn/Libri vjetor armendb@askosova.org Ahmet Ajdini Edukatë Fizike/Shëndet/Të ushqyerit ahmeta@askosova.org Blerona Zymberi Matematikë bleronaz@askosova.org Blerta Selimaj Matematikë blertas@askosova.org Dardane Nuka Gjuhë Angleze dardanen@askosova.org Ilirjana Imami Morina Fizikë/Matematikë ilirjanam@askosova.org Iliriana Tahiri Kontabilitet/Financë ilirianat@askosova.org Ionela Hysenaj Përspektivat Botërore/Shëndetësi lonelah@askosova.org Meghan Lukens Qeveria Amerikane/Histori/Psikologji meghanl@askosova.org Mirjeta Kadriu-Zymberi Kimi/Matura mirjetaz@askosova.org Merita Ajvazi Gjuhë Frënge/Arte Grafike/IT meritaaj@askosova.org Nora Musa Gjuhë Angleze noram@askosova.org Tomorr Arifi Art tomorra@askosova.org Vala Sylejmani Histori e Shqipërisë/Matura valas@askosova.org Vesa Rexha Bibliotekë vesar@askosova.org Zana Qena Gjuhë Gjermane zanaq@askosova.org Yllza Pista Gjuhë Shqipe yllzap@askosova.org MËSUESIT E SHKOLLËS SË MESME TË ULËT/DEPARTAMENTET/EMAILAT Arta Mazreku Muzikë artam@askosova.org Anton Gashi Edukatë Fizike antong@askosova.org Ardita Osmanaj ASL/ESL arditao@askosova.org Kadrije Berisha Gjuhë Shqipe/Histori kadrijeb@askosova.org Nancy Jo Marcet Merita Ajdini Matematikë/Shkencë meritaa@askosova.org Merita Ajvazi Gjuhë Frënge /Arte Grafike meritaaj@askosova.org Sara Baxley Studime Shoqërore sarab@askosova.org Koordinatore e Plan Programit nancym@askosova.org / Gjuhë Angleze 3

TË MBAJMË NJË AMBIENT TË SIGURT DHE TË RREGULLT Në Shkollën Amerikane të Kosovës, i gjithë stafi është i angazhuar që të ndihmojë secilin nxënës të zhvillojë vetëbesimin, vetë-disiplinën, dhe aftësitë sociale të nevojshme për ndërveprim pozitiv njerëzor dhe zgjidhjen efektive të problemeve. Ne besojmë se të gjithë nxënësit kanë të drejtë të mësojnë dhe të gjithë mësuesit kanë të drejtë të japin mësim në një ambient të sigurt dhe të rregullt. Për këtë, kemi hartuar edhe parimet udhëzuese për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, si vijon. NË SHKOLLËN AMERIKANE TË KOSOVËS NXËNËSIT DO TË: Vlerësohen për besimet, idetë dhe formimin kulturor të tyre Shpërblehen për përpjekjet e tyre individuale dhe kolektive Marrin një edukim kuptimplotë, me një kurrikulë të përshtatshme dhe sfiduese Mësojnë pa pengesa Jenë të lirë nga ngacmimet verbale dhe fizike Fuqizohen për të marrë vendime Trajtohen në mënyrë të drejtë Përkrahen nga mësuesit e tyre Mirë-informohen rreth pritjeve të shkollës dhe të klasës NË SHKOLLËN AMERIKANE TË KOSOVËS NXËNËSIT DO TË: Mbështesin ndershmërinë akademike gjatë gjithë kohës Luajnë një rol aktiv gjatë mësim-nxënies Zhvillojnë aftësitë organizative të nevojshme për të përmbushur afatet e detyrave/provimeve Praktikojnë vetë-kontrollin dhe vetë-disiplinën emocionale dhe fizike Punojnë në bashkëpunim me të tjerët Përpiqen të zgjidhin problemet në mënyrë pozitive dhe efektive Vlerësojnë besimet, idetë dhe formimin kulturor të të tjerëve Ruajnë vijueshmërinë e rregullt dhe të përpiktë Vijnë në klasë të përgatitur, me detyrat e shtëpisë të kompletuara dhe materialet e nevojshme Kërkojnë ndihmë në mënyrën e duhur, sa herë të jetë e nevojshme Kuptojnë se të mësuarit kërkon përpjekje të qëndrueshme, reflektim dhe këmbëngulje MËSUESIT DO TË: Trajtojnë nxënësit me respekt, drejtësi dhe mirësi Udhëzojnë nxënësit për të vendosur dhe për të arritur qëllimet personale akademike Japin model dhe të promovojnë standarde të larta të sjelljes Sigurojnë një ambient stimulues në klasë dhe shkollë Mësojnë dhe të japin shembull për të respektuar veten, të tjerët dhe pronën Komunikojnë me prindërit në baza të rregullta Angazhohen për të marrë pjesë në përgjegjësitë jo-akademike, p.sh. jetën studentore PRINDËRIT PAJTOHEN QË: Sigurojnë vijim të rregullt dhe të përpiktë të fëmijës së tyre në shkollë Shmangin pushimet e gjata familjare gjatë ditëve të shkollës Blejnë aktualisht një uniformë studentore Sigurojnë për fëmijët e tyre nevojat bazike për ushqim, higjienë dhe pushim Ndihmojnë dhe inkurajojnë fëmijët e tyre të jenë nxënës dhe anëtarë të përgjegjshëm të komunitetit Inkurajojnë vetëbesim pozitiv tek fëmiu/nxënësi Mësojnë dhe të jenë shembull për sjellje pozitive Mësojnë dhe të jenë shembull për respektimin e vetes, të tjerëve dhe pronës Sigurojnë disiplinë të drejtë dhe të qëndrueshme Takohen me mësuesit në baza të rregullta Përmbushin detyrimet financiare karshi ASK-së sipas kontratës 4

KODI I SJELLJES Për të siguruar një ambient pozitiv për të gjithë, secili anëtar i komunitetit pajtohet që t i thotë PO: Kortezisë dhe bashkëpunimit Konsideratës dhe gjykimit të përbashkët Sinqeritetit dhe integritetit Përgjegjësisë dhe zgjedhjeve pozitive Vetë-disiplinës dhe vetë-respektit Punës ekipore dhe tolerancës Anëtarët e ASK-së i thonë JO: Ngacmimit dhe mashtrimit Drogave dhe vjedhjes Ngacmimit seksual dhe racor Vandalizmit, dhunës, armëve Luftës dhe blasfemisë Çdo lloji të mashtrimit RREGULLORJA E DISIPLINËS Filozofia e sjelljes në ASK është të përkrahë nxënësit në procesin e mësimit të përgjegjësisë dhe vetë-disiplinës, si një proces edukativ e jo si një rezultat i ndëshkimit. Ne mbështesim modelin e disiplinës pozitive: duke vendosur pritshmëri të qarta për sjelljen, duke i shpjeguar detajisht këto pritje dhe duke dhënë përgjigje të arsyeshme dhe me kohë për sjelljet e përshtatshme dhe të papërshtatshme. Nxënësit dhe të gjithë anëtarët e komunitetit të shkollës pritet që të sillen në mënyrë të përgjegjshme, të respektueshme dhe të sinqertë, në çdo kohë. Nëse ndonjë nxënës nuk mund të përmbushë këto pritje, mësuesit dhe drejtorët do të ndërmarrin hapa korrigjues për të trajtuar këto sjellje, me qëllim që të sigurohet një ambient i sigurt, produktiv dhe i rregullt për të mësuar, për të gjithë nxënësit, shkollën dhe stafin. Pritjet dhe përgjigjet e prezantuara në vijim i shërbejnë një ose më shumë qëllimeve themelore të mëposhtme: Të mbrojnë të drejtat e secilit anëtar të komunitetit të ASK-së, që të mos shkelen nga të tjerët; Të ndihmojnë secilin nxënës të marrë vendime të përgjegjshme në lidhje me sjelljen, e cila mund të ndikojë në mirëqenien e vetë nxënësit dhe / ose të drejtat e të tjerëve; Të ndihmojnë në funksionimin efektiv të komunitetit të ASK-së dhe ambientit mësimor të shkollës; dhe Të mbrojnë reputacionin e shkollës, nxënësve dhe komunitetit të ASK-së. Ne mbështetemi në gjykimin profesional të mësuesve dhe stafit tonë për t iu përgjigjur në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme sjelljes së papërshtatshme. Ne besojmë se përgjigjet e para ndaj sjelljeve të papërshtatshme duhet t u ndihmojnë nxënësve të mësojnë nga gabimet e tyre. Kur sjellja e papërshtatshme apo negative përsëritet, është serioze apo e rëndë, drejtorët e shkollës do të përfshihen në procesin e përcaktimit të pasojave më të përshtatshme, sikurse theksohet në faqet në vijim. faqet në vijim. 5

RREGULLORJA E DISIPLINËS Manifestimet e Sjelljes së Papërshtatshme janë klasifikuar si vepra Të vogla, Serioze, ose Të rënda. Masat disiplinore mund të aplikohen për sjelljen që ndodh në oborrin e shkollës, në të gjitha ngjarjet e organizuara nga shkolla dhe në udhëtime si grup i mbikëqyrur. Shembuj të sjelljes së rëndë të manifestuar jashtë objektit të shkollës, në çfarëdo kohe, mund të jenë gjithashtu subjekt i masave disiplinore konform rregullores së shkollës. Si komunitet, ne besojmë se zhvillimi i përgjegjësisë personale kërkon që nxënësi të kuptojë marrjen natyrale të masave për veprime specifike dhe se nxënësit duhet t i përjetojnë këto masa, në mënyrë që të mësojnë dhe të përmirësojnë sjelljen. Sa herë që është e mundur, masat disiplinore që janë të lidhura me shkeljet, duhet të kontribuojnë në korrigjimin e sjelljes apo dëmit, si dhe duhet të rikthejnë pozitën e nxënësit në komunitetin e shkollës. Masat disiplinore për nxënësit mund të përshtaten nga administrata e shkollës, në përputhje me shkeljet specifike dhe nivelin e zhvillimit apo nevojat specifike të nxënësit. Nxënësit e Suspenduar (jashtë shkollës) apo të përjashtuar nga shkolla, nuk mund të hyjnë në objektin e shkollës, nuk mund të marrin pjesë në mësim dhe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet të organizuar nga shkolla, duke përfshirë, por jo vetëm, ngjarjet sportive, udhëtimet, garat dhe ngjarjet akademike ose ndër-kurrikulare. Listat e mëposhtme nuk janë gjithëpërfshirëse, kështu që situatat specifike të papërfshira në këtë listë do të trajtohen nga administrata e shkollës, në përputhje me rregulloret dhe praktikat më të mira. Shembuj të Sjelljes së Papranueshme ose të Papërshtatshme GABIM I VOGËL (menaxhohet nga mësuesi-ja) Problemet/ zhurma në klasë Biseda e tepruar ose e përsëritur Përtypja e çamçakëzit ose ngrënia e ushqimit në klasë Vonesa në klasë Mos-përshtatja me kodin e veshjes së shkollës ose kërkesat për uniformë Përdorimi i paautorizuar i pajisjeve personale elektronike Të qënurit i/e papërgatitur për mësim Dëmtimi i vogël i pronës ose sendeve të shkollës apo të tjerëve Sjellje fizike (shtyrje, mundje, lojëra ) që mund të çojë në lëndim Shfaqja e afeksionit në shkollë ose gjatë ngjarjeve të organizuara nga shkolla në mënyrë të pahijshme Shitja e gjësendeve për përfitime ose fitim personal Çdo sjellje tjetër e pahijshme që interferon me ambientin e mësimdhënies dhe mësimxënies, e cila sipas gjykimit të udhëheqjes së shkollës, konsiderohet si E Vogël Masat e Mundshme për Gabimet e Vogla Në rastet kur gabimet bëhen brenda në klasë, fjala e mësuesit ose prova fizike përbën provë të mjaftueshme për të vendosur nëse nxënësi nuk është sjellur sipas pritjeve dhe rregullave të shkollës. Gabimet e Vogla mblidhen në baza vjetore. 6

Masat disiplinore që mund të aplikohen nga mësuesit mund të përfshijnë: Dorëzimin e një Reflektimi me Shkrim (nga ana e nxënësit) Kontaktimin e prindërve apo takim me prindërit Largim të shpejtë/ të menjëhershëm të nxënësit nga klasa Ndryshimi i vendit (në klasë) Takim nxënës/mësues Heqjen e privilegjeve Përjashtim nga aktivitetet Ulje e notës Dënim pas shkollës Ndihmesën e mësuesit në klasë, gjatë drekës ose pas shkollës Shembuj të Sjelljes së Papranueshme dhe të Papërshtatshme GABIME TË RËNDA (Vendime/Masa Disiplinore me Shkrim) Përsëritja e gabimeve Të Vogla të cilat nuk janë përmirësuar pas ndërhyrjeve të mësuesit ose administratorit Dështimi apo refuzimi për t u përshtatur me udhëzimet e dhëna nga një anëtar i stafit; refuzimi për të identifikuar veten tek anëtarët e personelit Trajtimi i ndonjë anëtari të stafit me mosrespekt Gënjeshtra ose mashtrimi i qëllimshëm; dëshmia e rreme, falsifikimi, apo mashtrimi; shpifja, shpifja ose dorëzimi i ankesave të pabazuara/akuzimet Nxitja ose pjesëmarrja në çfarëdo aktiviteti të ngacmimit, shpifjes, kërcënimit, detyrimit, ose të kërcënimit të ndonjë anëtari të komunitetit të shkollës. Shprehja e intolerancës në lidhje me racën, përkatësinë etnike, fetare, gjinore apo orientimit personal Largimi nga mësimi pa lejen e mësuesve; duke i ikur mësimit ose shkollës Përdorimi i gjuhës ose gjesteve abuzive, të pahijshme, apo përdhosëse Posedimi i materialeve të shtypura të papërshtatshme apo pornografi (revista, fotografi, vizatime, etj); Përdorimi i telefonit / pajisjeve elektronike për transmetimin dhe / ose shkarkimin e mesazheve të papërshtatshme me zë ose tekst, imazheve digjitale dhe / ose video Mungesa e respektit për simbolet dhe / ose pronën e shkollës Rrezikimi i pamatur, përfshirë këtu lojërat e rrezikshme dhe kontaktet e papërshtatshme apo aktivitetet fizike, të cilat do të shkaktonin lëndime potenciale Vjedhje e parave të xhepit (deri në 50 euro) Ekspozimi i pahijshëm Pirja e duhanit kudo në ndërtesë, në kampus ose gjatë aktiviteteve të organizuara nga shkolla Çdo sjellje tjetër e pahijshme e nxënësve, e cila sipas gjykimit të administratës së shkollës, konsiderohet si serioze 7

Masat e Mundshme Disiplinore për Gabimet e Rënda Refleksioni i nxënësit Takim i nxënësit dhe prindit me Drejtorin Dënimi Shërbimi në shkollë ose komunitet Takim restaurues/ për rikthim Kontratë kundër-ngacmimit Kontratë provuese për sjellje Suspendim brenda ose jashtë shkollës Sipas peshës së çështjes, veprat e rënda mund të gjykohen si të natyrës së rëndë dhe të kërkojnë masa, të cilat mund të përfshijnë largimin e menjëhershëm nga shkolla. Veprat e rënda mblidhen në mënyrë kumulative në baza vjetore. Akumulimi i shkeljeve të rënda mund të rezultojë me përjashtimin e nxënësit dhe refuzimin për t u ri-regjistruar në vitin e ardhshëm shkollor. Shembuj të Sjelljes së Papranueshme dhe të Papërshtatshme SHKELJE E RËNDË (Menaxhohet nga Drejtori) Përdorimi, posedimi, nën ndikimin e, apo shpërndarja e alkoolit dhe / ose drogave ose çdo lloj substance të paautorizuar, të ndaluar me Ligj në Kosovë. Kryerja e çfarëdo vepre penale që përfshin ndonjë sanksion në sistemin penal (siç e parasheh Ligji në Kosovë) Sjellja në kampus ose posedimi i municionit, armëve si p.sh. thika, grushte hekuri/ bronzi, eksplozivë, fishekzjarre, materiale të ndezshme dhe / ose përdorimi i çdo gjëje që mund të konsiderohet si armë. Sulmi fizik, luftimet apo sjellje të tjera fizikisht agresive, të cilat rezultojnë në lëndime trupore Ngacmimi seksual Kryerja e një akti të zjarrvënies ose krijimi i çdo lloj rreziku real dhe potencial për zjarr Pjesëmarrja në një akt të rëndë vandalizmi të pronës së shkollës ose shkatërrimi me dashje i gjërave të një anëtari të stafit të shkollës ose të klasës Kryerja e një vepre të rëndë të vjedhjes (mbi 50 euro), ose vjedhja e informacionit të regjistruar/pronarit Përsëritja e shkeljeve të rënda Çdo sjellje tjetër e pahijshme nga ana e nxënësit, i cili sipas mendimit të udhëheqjes së shkollës, konsiderohet si e rëndë. Masat e Mundshme Disiplinore për Shkeljet e Rënda Veprat e rënda rezultojnë me suspendim brenda ose jashtë shkollës, si masë minimale dhe janë kumulative për kohëzgjatjen e karrierës shkollore të nxënësit. Drejtorët mund të marrin në konsideratë rekomandimin për përjashtim, në varësi të shkallës së veprimeve specifike të nxënësit. Pas pezullimit, administrata e shkollës mund të vendosë sanksione shtesë dhe / ose të përfshijë në përgjigje një ose më shumë nga sa vijon: Takim i nxënësit dhe prindit me drejtorin Takim rikuperues Kontratë kundër-ngacmimit Kontratë provuese për sjelljen Njoftimi i autoriteteve ligjore (nëse kërkohet) 8

Dënimet Dënimet përcaktohen nga mësuesit dhe drejtorët, për një numër të madh të shkeljeve, dhe jepen (aplikohen) pas shkollës nga ora 15:00 deri në orën 16:00 në ditët e zgjedhura nga Ekipi i Shërbimeve Studentore. Nxënësit pritet të vijnë të përgatitur dhe të jenë të pavarur për sa kohë që janë të dënuar. Ushqimi dhe pijet nuk lejohen. Dështimi për të vijuar dënimin do të rezultojë në dyfishimin e masës disiplinore. Në rast se një nxënës merr 5 Dënime në një semestër, për çfarëdo akumulim të shkeljeve, masa tjetër disiplinore do të konsiderohet si Serioze dhe do të dërgohet një kërkesë për Masë Disiplinore te Drejtori. Kontrolli dhe Konfiskimi Kontrollet Personale: Nxënësit dhe mjetet e tyre personale (si p.sh. çanta, mbajtëset e librave, etj.) mund të kontrollohen sa herë një autoritet i shkollës ka dyshime të bazuara të besojë se nxënësi posedon materiale të paautorizuara ose jo-legale apo gjësende që nuk janë të tijat/sajat. Përveç kësaj, administrata mund të bëjë Kontroll të Dollapave një herë në muaj, për të gjithë dollapat, për parandalimin dhe mbrojtjen nga drogat dhe alkoholi. KOMISIONI PËR SJELLJE DHE PËRGJEGJËSI (CRC) Komisioni për Sjellje dhe Përgjegjësi (CRC) përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë: mësuesit, prindërit dhe drejtorët, dhe nga ta kërkohet që të shërbejnë në baza vjetore. Komisioni caktohet në fillim të çdo viti. Roli i komisionit CRC është: 1. Të sigurojë që nxënësit të marrin përgjegjësi për edukimin dhe sjelljen e tyre; 2. Të pranojë rregulloren e Shkollës Amerikane të Kosovës për disiplinë; 3. Të ketë një rol këshilldhënës për drejtorin; 4. Të adresojë shqetësimet e raportuara, si p.sh: shembujt shqetësues në performancën akademike të nxënësve apo sjelljen e drejtorit dhe komisionit me qëllim të identifikimit të zgjidhjeve pozitive; 5. Të japë udhëzime dhe të udhëheqë nxënësit për vetë-përmirësim; 6. Të takohet me nxënësin dhe prindërit e tij / saj për të prezantuar shqetësimet dhe apo vendimet e komisionit; 7. Të monitorojë çështjet akademike dhe ato të sjelljes së nxënësve të identifikuar, rregullisht; 8. Të zhvillojë profilin e nxënësve, duke përfshirë një plan veprimi të zhvilluar nga vetë nxënësi për vetë - përmirësim; 9. Të marrë pjesë në programin e ri të orientimit të mësuesit për të njohur stafin e ri me procedurat; 10. Të mbikqyrë Komitetin e Vlerësimit të Nxënësve për përsosmëri shkollore, dhe të respektojë të drejtat e konfidencialitetit për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. 9

RREGULLORJA PËR NDERSHMËRI AKADEMIKE Vlerësimi i drejtë i punës së nxënësit kërkon angazhim, përpjekje personale dhe përgjegjësi. Të gjithë, shkolla, nxënësit dhe administratorët e kanë për detyrë të krijojnë dhe të promovojnë standardet e ndershmërisë akademike dhe çdo anëtar i komunitetit të shkollës ka përgjegjësi që t i kuptojë, t i promovojë dhe t i praktikojë ato. Nëse zbatohen standardet e ndershmërisë akademike, mësimdhënia dhe të mësuarit mund të krijojnë një mjedis të besimit. Kur këto standarde nuk zbatohen, mësimdhënia dhe të mësuarit vihen në dyshim. Prandaj, është në interesin më të mirë të komunitetit tonë arsimor që rastet e dyshuara për shkelje (pandershmëri) akademike të adresohen seriozisht dhe në mënyrë të barabartë. Shembuj të sjelljes së papranueshme përfshijnë: kopjimi i tekstit prej një burimi tjetër; plagjiatura; përdorimi i punës së nxënësve të tjerë sikur të ishte e tij/saj; dorëzimi i punës së kryer nga tutorët, anëtarët e familjes ose miqtë; mashtrimi/kopjimi; kërkimi i përgjigjeve nga të tjerët; ose ndihmesa e të tjerëve duke ia huazuar punën e vet Masat disiplinore për pandershmëri/ shkelje akademike janë: Notimi me 0 për detyrën ose testin. Takim Mandator me Prindërit. Një shkelje e dytë do të rezultojë me suspendim nga shkolla. Një shkelje e tretë mund të rezultojë me përjashtim nga shkolla; i cili do të vendoset nga pajtueshmëria e Komisionit CRC. Të gjitha veprat e shkeljeve akademike do të raportohen në seksionin Aftësitë e të Nxënit të Raportit të Notave dhe do të regjistrohen në bazën administrative të të dhënave Power School. Pjesëmarrja e Nxënësve në Senat dhe Pranueshmëria Në fillim të çdo vitit, Senati i Studentëve zgjedh Presidentin, Zëvendës Presidentin, Arkëtarin dhe Sekretarin, të cilët përbëjnë edhe Trupën Ekzekutive. Senati i Studentëve do të takohet minimum dy herë në muaj dhe do të drejtohet nga qeveria studentore dhe një mësues këshilltar. Prej tyre pritet që të përfaqësojnë komunitetin e ASK-së në mënyrë pozitive dhe duhet të flasin dhe të sillen në mënyrë të tillë që të nderojnë dhe bëjnë krenarë të gjithë komunitetin. Ai/Ajo duhet të jenë model për sjellje pozitive dhe inspirim për mësim, vetë-disiplinë, dhe komunikim me respekt me të gjithë. Çdo anëtar i Senatit duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme, në mënyrë që të jetë i pranueshëm për pozitat që mbajnë. Përveç të tjerave, atyre mund t u kërkohet ose t u jepet një paralajmërim që largohen nga detyra në cdo kohë nëse nuk përmbushen udhëzimet e mëposhtme: 1. Të mbajnë notën mesatare C dhe të mos bien në notën mesatare F asnjëherë. 2. Të ndjekë rregulloren e disiplinës të Shkollës Amerikane të Kosovës 3. Të komunikojë në mënyrë të rregullt dhe me kohë me Mësuesin Këshilltar dhe Drejtorin; 4. Të pranojë dhe të përkrahë vendimin final të Drejtorit të shkollës për të gjitha çështjet e interesit ose të diskutuara 10

KODI I VESHJES Të gjithë nxënësit kërkohet të veshin uniformat e shkollës çdo ditë shkolle, përveçse në rastet kur janë të njoftuar me shkrim për mënyrë tjetër të veshjes. Nxënësit të cilët e kanë tashmë një uniformë mund ta veshin atë vitin e ardhshëm, në vend që të blejnë një uniformë të re; pavarësisht se ata duhet të sigurohen se do të veshin të gjithë uniformën në mënyrën e duhur (përfshirë edhe kravatën). Pritet që deri në vitin shkollor 2017-2018, të gjithë nxënësit të pajisen dhe të veshin uniformën e re. Pritet që të gjithë nxënësit të blejnë uniformën e re P.E dhe ta veshin ata vetëm për P.E. Nëse një nxënës nuk është i veshur me uniformë (komplete), në ÇFARËDO kohe të ditës ai/ajo do të dënohet ose do të mbahet vetëm larg klasës deri sa të marrë dhe të veshë pjesët që i mungojnë. Nxënësit mund të veshin rroba poshtë uniformës; por, dukja e jashtme, pra të gjitha rrobat e sipërme, duhet të jenë Uniforma të ASK-së. Nëse ata kanë veshur një duks me kapuç ata duhet ta heqin kapuçin në momentin që hyjnë në shkollë. Kapelet lejohen vetëm gjatë aktiviteteve speciale, si Ditët Sportive të cilat mbahen jashtë shkollës, ose udhëtimeve nëpër Kosovë. Nxënësit duhet të heqin të gjitha kapelet kur hyjnë në shkollë. Pasi uniforma është e zakonshme, nuk do të ketë më Të premte me rroba të zakonshme gjatë vitit; megjithatë e Hëna e parë e çdo muaji do të caktohet të jetë një ditë opsionale si Dita e xhinseve dhe çdo nxënës që do të veshë atë ditë xhinse në shkollë do të japë për bamirësi 1 euro. Uniforma e Re është prezantuar këtë vit dhe do të përbëhet nga: Vajzat Fund (duhet të jetë katër gishta mbi gju) ose pantallona ngjyrë marine Këmishë e bardhë me mëngë të shkurta ose të gjata Duks (bluzë) i kuq me zinxhir PE Pantallona të shkurtra, duks me mëngë të gjata ngjyrë gri Opsionale - Xhaketë blu marine me zinxhir Opsionale - Duks me kapuç Djemtë Pantallona ngjyrë blu marine Bluzë e bardhë me mëngë të shkurta ose të gjata Duks i kuq me zinxhir PE- Pantallona të shkurtra, duks me mëngë të gjata ngjyrë gri Opsionale- Xhaketë blu marine me zinxhir Opsionale - Duks me kapuç Uniforma e vjetër është si vijon: Vajzat Djemtë Fund ose pantallona ngjyrë blu ((duhet të jetë katër gishta mbi gju) Këmishë e bardhë me mëngë të shkurta ose të gjata Jelek ngjyrë blu Xhaketë ngjyrë të kuqe Kravatë me vija Blu/Kuqe Çorape ngjyrë blu deri te gjuri Këpucë të zeza ose blu (me takë të ulët) Xhup i kuq me logo të shkollës Pantallona ngjyrë gri Këmishë e bardhë me mëngë të shkurta ose të gjata Jelek ngjyrë të kuqe Xhaketë ngjyrë blu Kravatë me vija Blu/Kuqe Çorape ngjyrë blu Këpucë të zeza ose (me takë të ulët) Xhup i kuq me logo të shkollës 11

PËRDORIMI I TELEFONIT MOBIL Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët mund të marrin telefonat e tyre personalë (MOBIL) në shkollë; megjithatë, ata mund të përdoren vetëm para mësimit, gjatë drekës, dhe pas mësimit. Në rast se ata kanë nevoja emergjente për të bërë ndonjë telefonatë gjatë ditës, duhet të marrin leje nga mësuesi dhe të bëjnë telefonatë nga Zyra për Shërbimin e Nxënësve. Përveç kësaj, shkolla nuk do të marrë asnjë përgjegjësi për ndonjë dëm ose humbje të ndonjë aparati telefonik. Nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë mund të marrin telefonat e tyre personalë (Mobil) në shkollë; megjithatë, ata mund të përdoren vetëm para mësimit, gjatë drekës, dhe pas mësimit. Në fillim të çdo ore mësimi mësuesit do të mbledhin telefonat dhe pritet që secili nxënës të vendosë në mënyrë të qetë pajisjet personale në një vend të caktuar, deri në fund të orës së mësimit. Përveç kësaj, shkolla nuk do të marrë asnjë përgjegjësi për ndonjë dëm ose humbje të ndonjë aparati telefonik. Masat për mosrespektim të rregullave për përdorimin e telefonit mobil: Shkelja e parë: Telefoni do të merret, etiketohet dhe do t i dorëzohet Zyrës së Shërbimeve Studentore dhe i kthehet nxënësit në fund të ditës së mësimit. Në rast se telefoni përdoret pas kohës së drekës, telefoni do të mbahet deri të nesërmen në mëngjes. Shkelja e dytë: Telefoni do të mbahet nga 2 deri në 4 ditë. Shkelja e tretë: Telefoni do të mund të merret vetëm nga prindi pas një jave të plotë dhe nxënësi do të lejohet të marrë telefonin në shkollë vetëm pas takimit të prindit me drejtorin. Shkelja e katërt: Nxënësi do të Pezullohet Brenda në Shkollë (ISS) ose Jashtë Shkollës MBËRRITJA ME KOHË NË KLASË/MËSIM ASK pret që nxënësit të përpiqen maksimalisht të arrijnë me kohë në çdo orë mësimi, çdo ditë, në mënyrë që të tregojnë respekt për të tjerët dhe për të optimizuar të mësuarit. Pritet që Nxënësit të jenë në klasë, të ulur në vendet e tyre dhe të përgatitur për mësim kur të bjerë zilja. Në rast se ai/ajo është vonuar për çfarëdolloj arsyeje, ai/ajo duhet të tregojë lejen për vonesë nga mësuesi, këshilltari ose administratori që e shoqëron. Nëse nxënësi nuk e ka këtë leje, ai do të marrë komentin me vonesë dhe kjo do të dokumentohet në bazën e të dhënave Power School. Ata nuk do të lejohen të kthehen tek mësuesi, këshilltari ose administratori që të marrin lejen e kalimit, pasi të kenë hyrë në klasë. Vonesa e shpeshtë konsiderohet si çështje serioze e disiplinës dhe prindërit do të njoftohen dhe do të ftohen për një takim të detyrueshëm me mësuesit dhe drejtorët e tyre, deri sa situata të zgjidhet. VIJUESHMËRIA Vijimi i rregullt dhe konsistent është jashtëzakonisht i rëndësishëm për nxënësit individualisht dhe për të gjithë nxënësit tjerë në klasë. Pritet që nxënësit të marrin pjesë në mënyrë aktive në mësim, në çdo orë mësimi, në mënyrë që të ndërtojnë dhe të demonstrojnë të mësuarit e tyre. Mësimi në ASK është një proces shumë-dimensional, i cili mund të ndodhë vetëm kur nxënësit janë vazhdimisht të pranishëm. Çdo nxënës mund të mungojë deri në 5 ditë nga shkolla gjatë një semestri për të mbajtur Pozitën e Mirë Akademike. Pritet që për arsye sigurie dhe konsiderate, prindërit t i telefonojnë Shërbimit Studentor direkt në numrat e telefonit +381 38 227 277 ose +381 38 228 288, ose të dërgojnë një e-mail në adresën e Shpresa Hanas (për shkollat e Mesme të Larta) ose Jeta Jusufit (për shkollën e Mesme të Ulët) për secilën mungesë të fëmijës, kur fëmija është i/e sëmurë dhe i/e pamundur për të vijuar shkollën. Në rast emergjence, prindërit mund të kërkojnë që fëmija i tyre të lejohet të largohet nga shkolla gjatë ditës; megjithatë, zyra mund të refuzojë kërkesën për largimin e fëmijës nga objekti i shkollës (edhe me lejen e prindit), nëse Drejtori, Koordinatori ose Dekani konsiderojnë se nxënësi po përpiqet të ikë nga ora e mësimit. 12

Nëse një nxënës mungon më shumë se 15 ditë gjatë një semestri, atyre mund t i kërkohet të përsërisin lëndën. Pritet që Mësuesit Kujdestar të komunikojnë në baza javore me prindërit dhe t i informojnë ata nëpërmjet telefonit ose e-mail-it rreth nxënësve me vijushmëri të dobët dhe probleme akademike. PRIVILEGJET E PËRDORIMIT TË TUALETIT Nxënësit priten të menaxhojnë nevojat e tyre personale (për të shkuar në tualet) gjatë drekës ose gjatë kohës së ndërrimit të orëve të mësimit. Së pari, ata duhet të përdorin banjon e caktuar për secilën shkollë të mesme të lartë apo shkollën e mesme të ulët; Megjithatë, në qoftë se ata nuk mund të presin, duhet të përdorin atë alternative, në mënyrë që të mbrrijnë me kohë në klasë. Kërkesa të shpeshta për të përdorur tualetin gjatë orës së mësimit është konsideruar si një çështje serioze disiplinore dhe prindërit do të thirren për një takim të detyrueshme me mësuesit dhe drejtorët e tyre, derisa situata të zgjidhet. Ju lutemi, vini re se çdo mësues mund të zhvillojë procedurën e vet sa herë mund të kryejë nevojat përsonale nxënësi gjatë orës së mësimit dhe drejtorët do t a mbështesin këtë. VONESA E DETYRAVE Nxënësit, të cilët mungojnë në shkollë për çfarëdo lloj arsye, duhet të kompletojnë detyrat e humbura për shkak të mungesës në kohën e duhur. Kur nxënësi e humb afatin për dorëzimin e një detyre, për shkak të mungesës, detyra do të vlerësohet me një notë më pak për çdo ditë, pas kalimit të afatit. Pas pesë ditësh, nota më e lartë që mund të merret do të jetë 50%. Mësuesi do të shënojë një 0 në sistemin Power Shcool deri sa detyra të dorëzohet. Nëse mësohet së nxënësi mungon në mësim me qëllim që të mos dorëzojë detyrën, mos të mbajë kuizin, testin apo detyrën, kjo do të konsiderohet si një Shkelje Serioze Disiplinore dhe do të zgjidhet sipas seksionit në faqen nr. 9. LEJA E KALIMIT Nxënësit duhet të posedojnë një Leje-kalimi për KORRIDOR (NGJYRË BLU) sa herë që ata lëvizin jashtë klasës. Kjo pritet të plotësohet dhe të nënshkruhet nga mësimdhënësi, i cili inicion lëvizjen dhe nxënësi është përgjegjës që t ua tregojë atë personave të rritur. Nxënësit që janë të sëmurë, gjatë kohës së mësimit, duhet të sjellin një leje të tillë nga mësuesi i tyre në Zyrën e Sekretarisë Mësimore. Prindi ose kujdestari do të informohen dhe bashkërisht do të vendoset për opsionin më të mirë për nxënësin (-en). ÇËSHTJET AKADEMIKE Zgjedhja e Lëndës Kërkohet për Diplomim = 26 Kredi Gjuhët 1. Anglisht deri në 4 kredi 2. Shqip 2 kredi Shkencë Natyrore 4 kredi (Shkencë e Përgjithshme, Biologji, Kimi and Fizikë) Shkencë Shoqërore 4 kredi (Historia Shqiptare, Historia e Botës, Historia e Amerikës, Qeveria Amerikane - Psikologji/Sociologji) Matematika 4 kredi (Algjebra I, Algjebra II, Para-Njehsimi, Njehsimi) Shëndeti 1 kredi Zgjedhore 1. Gjuhët e Huaja 2 kredi (Gjermanisht ose Frëngjisht) 2. Të tjera 3 ose më shumë kredi 13

Lëndët e Detyrueshme sipas Klasës 1 2 3 4 5 6 7 8 Klasa e 9-të Gjuhë angleze Shkencë e përgjithshme Matematika 9 IT Gjeografi Shëndeti Zgjedhore Zgjedhore Klasa e 10-të Gjuhë angleze Biology Matematika 10 Histori e Botës Gjuhë shqipe I Histori e Shqipërisë Zgjedhore Zgjedhore Klasa e 11-të Klasa e 12-të Gjuhë angleze Gjuhë angleze Kimi Fizikë Matematika 10 Matematika 12 Histori e Amerikane Qeveria Amerikane Gjuhë shqipe II Edukatë Fizike Gjuhë e huaj 1 Gjuhë e huaj 2 Zgjedhore Zgjedhore Zgjedhore Zgjedhore TOTALI I Kredive të mundshme: 32 TOTALI I Kredive pët diplomim: 26 Lëndët e Detyrueshme/Kreditë Gjuhë Angleze 4 kredi Shkenca Natyrore 4 kredi Shkenca Shoqërore 4 kredi (Gjeografi, Histori e Botës, Histori e Amerikës, Qeveria Amerikane) Matematikë 4 kredi Gjuhë shqipe 2 kredi Gjuhë e Huaj Gjermanisht ose Frëngjisht 2 kredi Histori e Kosovës 1 kredi Kulturë Shëndetsore 1 kredi Lëndët Zgjedhoret 2016-2017 Perpektivë Globale Dizajn Grafik Fotografi/Vjetari Muzikë Financë / Kontabilitet Biznes Gazetari Film Dramë Psikologji/Sociologji Art Gjimnastikë/ Palestër dhe Ushqyeshmëria Mësimi Pas Shkollës Secili departament do të ofrojë një sesion mësimi të veçantë pas shkolle prej orës 15:00-15:45, një herë në javë. Në këto orë mësimi inkurajohen të marrin pjesë nxënësit të cilët dëshirojnë më shumë sfidë apo kanë nevojë për përkrahje. Nxënësve që nuk Qëndrojnë Mirë në Aspektin Akademik apo kanë bërë mungesa të shumta, mund t u kërkohet të marrin pjesë në këto mësime në mënyrë që të fitojnë kredi për një lëndë. Të Hënave Gjuhë Angleze Të Marteve Matematikë Të Enjteve Shkencë/Gjuhë e Huaj Të Premteve Shkenca Shoqërore/ Gjuhë Shqipe 14

1 2 3 4 5 6 7 8 Lëndët e Detyrueshme sipas Klasës pë Shkollën e Mesme të Ulët Klasa e 6-të Klasa e 7-të Klasa e 8-të Gjuhë angleze Gjuhë angleze Gjuhë angleze Matematikë Matematikë Matematikë Shkencë Shkencë Shkencë Shkenca Shoqërore Shkenca Shoqërore Shkenca Shoqërore Gjuhë Shqipe/ESL-ASL Gjuhë Shqipe/ESL-ASL Gjuhë Shqipe /ESL-ASL Edukatë Fizike/Shëndeti Edukatë Fizike/Shëndeti Edukatë Fizike/Shëndeti Gjuhë Frënge/Art Grafik Gjuhë Frënge/Art Grafik Gjuhë Frënge/Art Grafik Muzikë/Dramë Muzikë/Dramë Muzikë/Dramë Mësimi Plotësues Shkolla e Mesme e Ulët Mësuesit do të jenë në dispozicion çdo ditë prej orës 15:00 deri në 15:45, që t u asistojnë nxënësve që nuk e kanë kuptuar mësimin (përveçse në rastet kur janë në mbledhje të stafit). Mësuesit inkurajohen që të mbajnë mësim plotësues në të gjitha lëndët dy herë në javë, të martave dhe të enjteve. Vlerësimi Mësimdhënësit përdorin një shumëllojshmëri të strategjive të vlerësimit (p.sh. testet, esetë, projektet, punën në klasë, etj.), për të mbledhur të dhëna se si nxënësit i përvetësojnë aftësitë dhe njohuritë në lëndët që mësojnë. Këto detyra vlerësohen në mënyrën e mëposhtme. Detyrat Vijueshmëria dhe pjesëmarrja Detyrat e shtëpisë Detyrat e klasës Testet Kuizet Projektet Prezantimet Testi përfundimtar Gjithësej Përqindja % 10% 10% 10% 25% 10% 10% 10% 15% 100% 15

Shkathtësitë e të mësuarit Shkathtësitë e nevojshme që një nxënës të jetë i suksesshëm paraqiten si vijon. Mësuesit e lëndëve do të identifikojnë se si i demonstron secili nxënës këto shkathtësi. o Dëgjimi me Vëmendje o Kryerja e Detyrave o Pjesëmarrja Aktive në Mësim o Tregimi i Respektit o Respekton dhe Zbaton Rregullat o Punon i Pavarur o Punon në Ekip/Grup Detyrat e shtëpisë Detyrat e shtëpisë janë pjesë thelbësore e të mësuarit. Ato janë një mundësi për të përsëritur dhe për të praktikuar atë çka është mësuar gjatë ditës. Duke bërë detyrat e shtëpisë në mënyrë të rregullt, nxënësit do të jenë të përgatitur për mësimet e ditës së ardhshme dhe për të nxënë më shumë gjatë mësimit. Mësimdhënësit do të përcaktojnë afatet kohore që janë të arsyeshme dhe do të marrin në konsideratë detyrat e shtëpisë nga lëndët e tjera. Pritet që nxënësit të bëjnë detyrat e shtëpisë për çdo ditë. MËSIMDHËNËSIT Dhënia e detyrave dhe me objektivë të caktuar. Të japin në mënyrë të qartë udhëzimet, pritjet dhe kriteret e vlerësimit. Të sigurohen se nxënësit i kanë shkathtësitë dhe të kuptuarit për të kryer detyrat. Të vendosin afate të arsyeshme për kryerjen e detyrave dhe të marrin parasysh orarin e detyrave në lëndët e tjera dhe kërkesat e jetës familjare. T i mësojnë nxënësve si të organizojnë dhe mbajnë agjendën mësimore të shkollës PRINDËRIT Të mundësojnë një vend të qetë dhe kohë të caktuar për kryerjen e detyrave. Të interesohen për progresin akademik të fëmijës së tyre. Të monitorojnë agjendën e nxënësit. Të sigurohen se detyrat janë dorëzuar në shkollë. T i përgjigjen komunikimeve të kërkuara ngmësimdhënësit, dhe/ose të iniciojnë komunikim me ta sipas nevojës. NXËNËSIT Të kryejnë detyrat e dhëna në mënyrën më të mirë të mundshme. Respektimi i afateve për kryerjen e detyrave të shtëpisë. Krijimi i një rutine për detyrat e shtëpisë. Të marrin dhe të kthejnë metarialet e duhura në shkollë. Të kërkojnë sqarime ose ndihmë nga mësimdhënësit. Të njoftojnë prindërit se çfarë është duke ndodhur në shkollë. Të mbajnë agjendën e nxënësit. Të mos bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë gjatë orës së mësimit Testet/Testi Kombëtar Testet aplikohen për të gjitha lëndët, në fund të çdo semestri (Janar dhe Qershor). Testi Kombëtar, hartohet dhe jepet nga Ministria e Arsimit në Kosovë, për nxënësit e vitit të parë dhe të vitit të fundit, në çdo fundvit. Data specifike nuk dihet deri në pranverë. Ky provim është i obligueshëm për të gjithë nxënësit, në mënyrë që të diplomojnë. 15

TESTIMI MAP - Measured Academic Progress/ Progresi Akademik i Matur Si një projekt pilot që është zhvilluar këtë vit, ASK do të aplikojë testimin MAP në gjuhën angleze dhe matematikë, me nxënës që do të zgjidhen nga klasa të caktuara. Ju lutemi klikoni në adresën e mëposhtme për të mësuar më tepër: https://www.nwea.org/assessments/map/ RAPORTIMI Mësimdhënësit i regjistrojnë notat e nxënësve nga detyrat e përzgjedhura në regjistrin e tyre të notave në Power School, të cilat mund të shihen në çdo kohë, nëpërmjet internetit. Nxënësit do të marrin kodet për qasje në këtë sistem nga mësuesit e tyre kujdestarë, në shtator të çdo viti. Nëse ndonjë nxënës e humb këtë kod ai/ajo mund të bisedojë me mësuesin kujdestar ose me Zyrën për Shërbimin e Studentëve. Raporti i Suksesit Report Card ka për qëllim të informojë nxënësit dhe prindërit e tyre në lidhje me shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme për të qenë një nxënës i suksesshëm (p.sh. arritja e notës / GPA, mungesat, vonesat, Shkathtësitë e të Mësuarit). Po ashtu, ai prezanton edhe numrin e përgjithshëm të kredive të marra në një semestër, totalin e GPA, dhe nëse nxënësi ka marrë mirënjohje. Çdo shtatë javë, (siç tregohet në kalendarin shkollor, si data të planifikuara ), të gjitha notat dhe informacioni rreth arritjes së shkathtësive do të regjistrohen për shikim në Power School. Raportet zyrtare të notave në formë të shtypur do të jenë në dispozicion në fund të çdo semestri (shkurt dhe qershor), dhe prindërit mund t i marrin ato në Zyrën e Sekretarisë Mësimore. Në çdo kohë, gjatë semestrit, mësuesit apo prindërit mund të kërkojnë një takim për të diskutuar progresin e nxënësit. SHKALLA E NOTIMIT Shkronja Nota, Rezultati Bazë A+ A AB+ B BC+ C CD+ D DF GPA 97-100 4.00 93-96 4.00 92-90 3.70 87-89 3.30 83-86 3.00 82-80 2.70 79-77 2.30 76-73 2.00 72-70 1.70 69-67 1.30 63-66 1.00 62-60 1.00 59 e më poshtë 0.00 Shpjegimi Shkelqyeshëm Shkelqyeshëm Shkelqyeshëm Shumë Mirë Shumë Mirë Shumë Mirë Mirë Mirë Mirë Kaluese Kaluese Kaluese Mbetje 16 * GPA: Mesatarja e notës së pikëve tuaja është një mesatare e ponderuar në bazë të notave që keni marrë dhe numrin e kredive që keni marrë. Ajo identifikon pozitën tuaj akademike. * CGPA: Një mesatare e notës së pikëve të nxënësit është vlera e mesatares së ponderuar e të gjitha pikëve të notave që ka fituar nxënësi (-ja) nga mësimi në lëndët e ASK-së.

Përsëritja e lëndës Opsionet për lëndët e përsëritura Me rastin e përmbushjes me sukses të kërkesave të lëndës, nxënësi do të kalojë dhe do të vijojë lëndën e caktuar në nivelin e ardhshëm. Nëse nxënësi nuk ka pasur sukses, sigurisht se do të regjistrohet si përsëritës. Nxënësi ka mundësitë e mëposhtme për të përfunduar me sukses lëndën e mbetur. 1. Përsëritja e Lëndës Të regjistrohet në lëndën e mbetur vitin e ardhshëm si një nga lëndët zgjedhore. Varësisht nga parakushtet për lëndën, nxënësit mund të lejohen të marrin dy lëndë në të njëjtën fushë, në të njëjtën kohë (p.sh. Kimi dhe Biologji Shkencë). Për parakushtet e lëndëve referohuni tek Kreditë e Kërkuara. 2. Shkolla Verore - 0.5 kredi të lëndëve ofrohen në Gjuhën Angleze dhe Matematikë gjatë shkollës verore. Vetëm nxënësit që kanë mbetur në këto lëndë kanë të drejtë të regjistrohen. 3. Programi jashtë-shkollor (pas mësimit) Nëse programi jashtë-shkollor (pas mësimit) vijohet në mënyrë të vazhdueshme, me një shkallë të pjesëmarrjes prej 80% për një semestër, nxënësit do të marrin si notë përfundimtare notën C në semestrin e dytë. Statusi i nxënësit të dalluar Kombinimi i Vijueshmërisë dhe Notave (GPA) do të përcaktojë edhe Statusin Akademik të Nxënësit. Ky status do të përcaktohet nga mësuesit kujdestarë dhe komentet do të rishikohen çdo 7 javë duke përdorur udhëzimet e mëposhtme: Statusi i Nxënësit të Dalluar - 0 deri në 5 ditë mungesa dhe Notë 3.0-4.0 Statusi i Nxënësit Mesatar- 6-10 ditë mungesa dhe Notë 2.0-2.9 Statusi i Nxënësit të Dobët - 11-15 ditë mungesa dhe Notë 1.0-1.9 SHPËRBLIMET PËR NXËNËSIT Nxënësi i Muajit: Kandidati për Nxënës të Muajit duhet të ilustrojë me shembuj karakteristikat e listuara më poshtë. Pritet që personi i emëruar të plotësojë të gjitha kërkesat e përditshme të shkollës, si dhe të demonstrojë karakteristikat e një individi të mirë-harmonizuar. Çdo muaj SRC së bashku me Drejtorin do të vlerësojnë nominimet dhe do të zgjedhin një çmim për çdo nivel. Mësimi Të dalluar në të gjitha aspektet akademike. Së paku të ketë Notën Mesatare 3.0. Qëndrimi Të demonstrojnë një sjellje dhe qasje pozitive ndaj shokëve/shoqeve të klasës dhe mësuesve. Sjellja - Të demonstrojnë respekt për të tjerët në të gjitha veprimet dhe fjalët. Përgjegjshmëria - Të demonstrojnë përgjegjshmëri në punën dhe sjelljen e tyre. Vijueshmëria Të ketë vijushmëri të shkëlqyer. Çmimi i Shtetësisë: Çmimi i Shtetësisë i është prezantuar nxënësve të cilët kanë qenë të emëruar nga shkolla e ASK-së. Për të qenë të përzgjedhur për të marrë këtë çmim, çdo kandidat duhet të demonstrojë cilësi të jashtëzakonshme në kategoritë e mëposhtme. Çdo muaj SRC së bashku me Drejtorin do të vlerësojnë nominimet dhe do të zgjedhin një çmim për çdo nivel të klasës. Qëndrimi: Nxënësi është i orientuar drejt qëllimit, entuziast dhe respekton politikat e shkollës. Karakteri: Nxënësi kryen akte të mirësjelljes sipas rastit, mban një marrëdhënie miqësore me kolegët/et e shkollës, dhe është një model pozitiv. Kultura e Shkollës: Nxënësi merr pjesë në aktivitetet jashtëshkollore dhe përçon krenari që është një nxënës i ASK-së. Shërbimi në komunitet: Nxënësi investon kohë dhe ndihmon anëtarët e komunitetit. 17

Çmimet e Departamentit: Në fund të vitit shkollor, çdo departament do të takohet për të emëruar dhe për të përcaktuar një Çmim të Ekselencës, në departamentin e tyre për nxënësin që ka demonstruar dhe / ose zhvilluar më shumë talente dhe shkathtësi gjatë vitit. Çmimet për Përpjekje: Ky çmim i jepet një nxënësi në fund të vitit, në secilën klasë, i cili/e cila, sipas mendimit të stafit të shkollës, ka treguar përpjekje të lavdërueshme në drejtim të përmirësimit të performancës së tij/saj të përgjithshme akademike gjatë vitit. Mirëkuptimi Ndërkombëtar: Ky çmim i jepet një nxënësi në fund të vitit, në klasën e 11 ose 12, i cili, sipas mendimit të stafit të shkollës, është një përfaqësues(-e) i mirë i vendit të tij/saj, me një qasje pozitive ndaj jetës dhe kulturës së të tjerëve, në gjendje të komunikojë në së paku dy gjuhë, një forcë kontribuese në jetën e shkollës, me aftësi për të sjellë njerëz të ndryshëm bashkë në sensin e komunitetit, duke shtyrë përpara mirëkuptimin ndërkombëtar. Fletët e Nderit: Nxënësit e dalluar do të shpërblehen me një çertifikatë në fund të vitit shkollor. Këta nxënës do të marrin Çertifikata Nderi të veçanta për arritjet e tyre. Nderime të Larta jepet kur GPA është ndërmjet 3.50 dhe 4.00, me një ngarkesë normale të lëndëve. Nderime jepet kur GPA është ndërmjet 3.00 dhe 3.49, me një ngarkesë normale të lëndëve. Bursat me Meritë në ASK: Shkolla Amerikane e Kosovës është e përkushtuar për zhvillimin pozitiv të edukimit të nxënësve dhe beson se bursat me meritë shërbejnë si një stimul dhe inspirim për të gjithë nxënësit që të përpiqen të mësojnë sa më shumë në shkollë. Përveç kësaj, ata ndihmojnë financiarisht edhe prindërit. Bursat me meritë i jepen nxënësve të rregjistruar në ASK, duke u bazuar në arritjet e tyre akademike dhe shërbimit në komunitet dhe përcaktohen një herë në vjet nga Ekipi i Shërbimit për Nxënës. Shuma vjetore e bursës mund të varirojë sipas nevojave financiare të shkollës. Kriteret janë si vijon: 1. Pozitë të fortë akademike. 2.Vijueshmëri të mirë në orët e mësimit. 3.Pjesëmarrje aktive në klasë, aktivitete shkollore dhe jashtë-shkollës. 4.Qasje sociale (sjellja ndaj mësuesve dhe stafit të shkollës) 5.Respektimi i afateve për pagesat e tarifës së shkollës. 18

NXËNËSIT EKZISTUESSHKOLLA E MESME Vendi i 1-rë Vendi i 2-të Vendi i 3-të Vendi i 4-rt Vendi i 5-të Vendi i 6-të Vendi i 7-të Vendi i 8-të Vendi i 9-të Vendi i 10-të Vendi i 11-të Vendi i 12-të Vendi i 13-të Vendi i 14-të Vendi i 15-të Vendi i 16-të Vendi i 17-të Vendi i 18-të Vendi i 19-të Vendi i 20-të 100% 90% 80% 70% 60% 50% 40% 30% 20% 10% 10% 10% 10% 10% 10% 10% 10% 10% 10% 10% Bursat për Shkollën e Mesme të Ulët Gjatë muajit mars është planifikuar mbajtja e testit për të gjithë nxënësit e klasave 5, 6 dhe 7. Në bazë të rrezultateve të këtij testi si dhe notave të fituara dhe vijueshmërisë gjatë vitit shkollor 5 nxënës do të fitojnë bursa të pjesshme pë vitin e ardhshëm akademik. SHKOLLA E MESME E ULËT Vendi i 1-rë Vendi i 2-të Vendi i 3-të Vendi i 4-rt Vendi i 5-të 50% 40% 30% 20% 10% 19

KREATIVITETI, VEPRIMI, SHERBIMI (CAS) Përveç marrjes së Diplomës së ASK-së në klasën e 12, nxënësit kanë mundësi të tregojnë se si ata kanë marrë maksimunim e mundësive për të mësuar dhe për t u shërbyer të tjerëve, duke plotësuar 100 orë të orëve shtesë në fushën e Kreativitetit, Veprimit, apo të Shërbimit, gjatë 4 viteve të shkollës së tyre të mesme të lartë. Për çdo vit që një student përfundon 25 orë të CAS me një ESE reflektimi të eksperiencave të tyre, ata do të shpërblehen me një certifikatë. Atyre do t i kërkohet që të provojnë të mësuarit dhe orët e tyre në fund të vitit dhe mund të përdorin formën e mëposhtme, e cila do t i ndihmojë të regjistrojnë aktivitetet e tyre. ORËT KREATIVE - Duke marrë pjesë në një aktivitet jashtë mësimit, i cili u sfidon për të eksploruar diçka të re dhe shtrinë aftësinë tuaj për të qenë krijues/kreativ. (Klubi i filmit apo dramës, art ose muzikë, pjesëmarrja në orën e poezisë apo konkurse shkrimi, etj.) ORËT E VEPRIMIT - Duke marrë pjesë në aktivitete jashtë shkollore, siç është ngjarja Dita e Sporteve ose vrapimi me komunitet, ose sporte ekipore. ORËT E SHËRBIMIT - Duke marrë pjesë në aktivitete humanitare, të cilat shërbejnë në ASK, Prishtinë, apo Kosovë, të tilla si Klubi i Bamirësisë, Grupi për Sindromin Down, etj.

FLETË PËR REGJISTRIMIN E CAS AKTIVITETEVE Emri Telefoni # Klasa Udhëzime: Ju duhet të merrni nënshkrimin e mbikqyrësit dhe numrin e telefonit për çdo aktivitet CAS që e bëni. Merreni këtë formë me vete sa herë merrni pjesë në ndonjë aktivitet. Nëse punoni për një kohë më të gjatë, i shënoni të gjitha të dhënat në një ose dy rubrika dhe merrni nënshkrimin. Nuk ka nevojë që mbikqyrësi juaj të nënshkruhet sa herë që punoni. Kini parasysh që të mbani një ditar për përvojën tuaj. Titulli dhe Përshkrimi i aktivitetit Orët Data 20 Nënshkrimi i mbikqyrësit/ telefoni

JETA STUDENTORE KLASA KRYESORE Të gjithë nxënësve u është caktuar një klasë kryesore dhe një mësues kujdestar. Nxënësit janë të detyruar të jenë prezentë në klasën kryesore çdo mëngjes, me qëllim që të përgatiten për ditën e mësimit, sa i përket vijueshmërisë, regjistrimit në klasë, diskutimit të çështjeve të rëndësishme, temat për zhvillim dhe pjesëmarrjes në aktivitetet që promovojnë punën grupore. Mësuesi kujdestar është një urë lidhëse ndërmjet punonjësve të shkollës dhe prindërve dhe mban komunikim shtesë me prindërit rreth zhvillimit social dhe akademik të fëmijës së tyre. DITA PËR SHKOLLËN E MESME TË LARTË Pritet që nxënësit të paraqiten në klasë çdo mëngjes në orën 08:00 Dita e shkollës mbaron në orën 14:55. Kujdestaria do të mbahet pas orës së dytë të Hënave, të Mërkureve dhe të Premteve. Klubet do të mbidhen të Marteve dhe të Enjteve. Ne i alternojmë ditët me orë mësimore 80 minutëshe, sipas tabelës së mëposhtme. Në rastet kur ka pushim ose festë, ne vazhdojmë me ditën në vazhdim. A DAY B DAY 8:00 9:20 Ora 1 Ora 1 9:25 10:45 Ora 2 Ora 2 10:45 12:05 DREKA/KLUBET/KUJDESTARIA Klasa 9të & 11të 10:45 11:25 Dreka 11:30 12:05 Klubet/Kujdestaria Klasa 10të & 12të 10:45 11:25 Klubet/Kujdestaria 11:30 12:05 Dreka 12:10 13:30 Ora 3 Ora 3 13:35 14:55 Ora 4 Ora 4 DITA PËR SHKOLLËN E MESME TË ULËT Nxënësit që dëshirojnë të hanë një mëngjes të shpejtë duhet të arrijnë në shkollë në orën 7:45 a.m dhe të marrin një mëngjes plotësues para fillimit të orës së parë të mësimit. Të gjithë nxënësit duhet të jenë në klasë me kohë, në orën 8:00 a.m. 21