VLERESIMI I CILESISE SE BURIMEVE UJORE QE FURNIZOJNE ME UJE QYTETIN E KRUMES NE RRETHIN E HASIT. Adelina Peka 1, Ilirjana Boci 1

Similar documents
Speci Shqipëri

DISERTACION. Për marrjen e gradës shkencore: Doktor

BULETINI MUJOR KLIMATIK

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

THE POLLUTING EMISSIONS FROM THE OIL PROCESSING INDUSTRY IN ALBANIA SHKARKIMET NDOTËSE NGA INDUSTRIA E PËRPUNIMIT TË NAFTËS NË SHQIPËRI

VLERËSIMI I ARGJILËS ALFA-7 DHE GURIT RANOR NDIKIMI NË PERFORMANCËN MJEDISORE

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË DIZERTACION. Për marrjen e gradës shkencore

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

PRIORITETET E BANORËVE TË KOMUNËS SË KAMENICËS

Dibra H. (2017): Ndotja mikrobike e ujërave të Fushë-Krujës, ndikimi në mjedis dhe shëndetin publik

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

KONFERENCA. Prishtinë, Tetor 2010

Humbjet në Transmisionit Përmbledhje Ekzekutive

Bashkia Ersekë/Erseke Municipality. Plani Lokal i Veprimit në Mjedis Local Environmental Action Plan

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Raporti i Performancës së Komunave

RAPORT GJENDJA E AJRIT 2017

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË. Në kërkim të gradës Doktor i Shkencave Drejtimi Gjeografi

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Vlerësim i burimeve të erës në Dragash - Kosovë

Nevton KODHELAJ 1, Nevina KOJA 1, Fatjona LEVANI 2,

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

KREU I: PASURITË UJORE SHQIPTARE

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Tel:

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Strategjia dhe Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit


ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT BASHKIA ORIKUM ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

Hyrje. Materialet e përdorura dhe metoda e ndjekur. Përfundimet dhe diskutime

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

MBROJTJA E MJEDISIT NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

Zbatimi i Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor në Shqipëri

FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE

Programi IPA 2010 i Bashkimit Evropian për Kosovën. Studim mbi ndotjen e tokës bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numër cris: 2013/

STUDIMI I DISA KULTIVARËVE TË GRURIT NË ZONA TË NDRYSHME TË SHQIPËRISË

Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Ky publikim reflekton mendimet e autorëve dhe jo detyrimisht të SDC

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Programi i Bashkimit Evropian IPA 2010 për Kosovën. Studimi mbi Ndotjen e Tokës Bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numri CRIS: 2013/

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

SISTEMET GJEOTERMALE TË NGROHJES DHE FRESKIMIT TË GODINAVE.

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2005/11 PËR KËRKESAT METROLOGJIKE PËR NJEHSORËT STATIKË TË ENERGJISË ELEKTRIKE PUNUESE TË KLASËS SË SAKTËSISË 1 DHE 2

BURIMET DHE KLASIFIKIMI I MBETJEVE NGA PLASTIKA

BANKA BOTËRORE SHQIPËRIA: TENDENCAT E VARFËRISË DHE PABARAZISË,

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

REPUBLIKA E KOSOVËS. Republika Kosova - Republic of Kosova KOMUNA E SUHAREKËS DRAFT

KONTRIBUTI I ENERGJISË GJEOTERMALE LIDHUR ME EFICIENCËN E SISTEMEVE NGROHËS SË GODINAVE

Raport vjetor për gjendjen e Mjedisit në Kosovë

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

Projekti është inicuar dhe financuar nga:

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

this project is funded by the european Union

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Dhimitër Dhora. Liqeni i Shkodrës

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE NATYRORE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

BASHKIA LESKOVIK LESKOVIK MUNICIPALITY. Plani Lokal i Veprimit në Mjedis Local Environmental Action Plan

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

Kisha e Lindjes së Hyjlindjes tek pazari i Vjetër, Përmet * Numri i shtëpive (haneve) ose I popullsisë 1431/32 42 hane (2-3 shtëpi për çdo hane)

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Abstract. Përmbledhje

Kostoja e ciklit të jetës

Karakteristikat e Kompleksit Hidrologjik të lumenjve Drini dhe Buna, si dhe liqeneve të Shkodrës, Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

DISERTACION TEMA :BILANCI UJOR DHE VLERËSIMI I HUMBJEVE TE MUNDSHME NGA LIQENI I BADOVCIT,KOSOVË. (për marrjen e gradës Doktor i Shkencave)

Tema: KINETIKA BIOLOGJIKE NË TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

KORNIZA KOSOVARE PËR MENAXHIM TË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Transcription:

VLERESIMI I CILESISE SE BURIMEVE UJORE QE FURNIZOJNE ME UJE QYTETIN E KRUMES NE RRETHIN E HASIT Adelina Peka 1, Ilirjana Boci 1 1 Department of Industrial Chemistry Faculty of Natural Sciences University of Tirana TË NJIHEMI ME RRETHIN E HASIT TË DHËNA GJEOGRAFIKE TË RRETHIT TË HASIT Rrethi i Hasit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë.Rrethi i Hasit ka 22,200 banorë (deri në vitin 2014 sipas gjendjes civile Has),një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën.Hasi 1

është një krahinë etno-gjeografike me kufij të përcaktuar shumë qartë,i rrethuar pothuajse rreth e qark i gjithe Hasi me lumenj në mes ngrihet madhështor mali i Pashtrikut me lartësi 1989 m mbi nivelin e detit.në veri dhe në lindje,drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit).Në jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Maleziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës,ndërsa ne veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Bytyci i rrethit të Tropojës. Rrethi i Hasit duke u ndodhur në verilindje të Shqipërisë bën pjesë në qarkun e Kukësit(brenda territorit të Shqipërisë ndërsa pjesa tjetër e Hasit është në vartësi të Komunës së Gjakovës dhe një pjesë në vartësi të Komunës së Prizrenit. Lumi kryesor është Kruma 6 km i gjatë pasi derdhet në liqenin e Fierzës dhe degët e tij Rusmani 11 km,vlahna 13 km,përroi i Vranishtit 5 km,leshnica 6 kmdhe Skatina 14 km.gjatësia e tyre është shkurtuar me futjen në luginat e tyre të ujërave të liqenit të Fierzës.Janë të shkurtër dhe me prurje të pakta sidomos ne verë ku niveli i tyre është mjaft i ulët.gjatë reshjeve të shumta ata rriten në mënyrë të menjëhershme dhe po ashtu ulen shpejt pasi burimet e tyre nëntokësore janë të varfra. Krumë është kryeqendër e rrethit Has në Shqipërinë e veriut.gjatë pushtimit Austro-Hungarezne vitin 1914-1918 Kruma ka qenë qendër e madhe ku ka patur në juriduksionin e saj nga Zhuri deri në kufi me Gjakovën, aty kanë qenë të instaluara të gjitha institucionet vendore deri tek gjykatat.nga viti 1921 deri në shkurt të vitit 1925 ka qenë qendra e Perfekturës Kosovës ku ka patur në juriduksionin e saj malësinë e Gjakovës (Tropojë) dhe Lumën (Kukësin) është rishpallur qytet në vitin 1972 shtrihen në një lartësi prej 370-450 m mbi nivelin e detit.ka një popullsi prej 8270 banorë,në qendër ka nje shkollë të mesme të përgjithshme dhe një konikt prej rreth 125 nxënës dhe një shkollë nëntëvjecare prej 1400 nxënës.shkolla e parë shqipe në këtë zonë është hapur në vitin 1921 me ndihmën e Bajram Currit.Ky është një qytet i këndshëm dhe i vogël që ndodhet në rrëzë të Pashtrikut,në veri-perendim të malit Bjeshka e Krumës nga e cila vjen një burim i madh të ujit nëntokësor e quajtur Vrella me ujë të pastër dhe të ftohtë,duke i shërbyer populatës vendore për nevojën për ujë të freskët.nga ky burim në fund të malit,fillon lumi Kruma me ujërat e qarta dhe të freskëta, i cili shkon në fund të perëndimit,dhe,mbledhet me degët e tjera duke u bërë më i madh,kthehet pak në të majtë si një hark dhe bashkohet me Drinin,tani liqeni artificial i Fierzës. 2

Në anën veri-lindje të qytetit ka malin e Gajrepit me lartësi 1400 m mbi nivelin e detit ndërsa në perëndim shtrihet rrafshnalta e hasit me toka pjellore ku ka një prodhimtari të bollshme në pemtore, vreshta dhe hortikulturë ndërsa toka më pjellore është Plani i Krumës, i cili është rrethuar nga kodra të buta dhe të ulta të cilat vazhdojnë deri në brigjet e liqenit të Fierzës. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME HIDROLOGJIKE (KLIMA, HIDROGRAFIA) Klima Rajoni ka klimë kontinentale mesdhetare.kushtet klimatike të rajonit tonë, karakterizohen nga verë e nxehtë dhe e thatë dhe dimër i ftohtë dhe me lagështi.pranvera dhe vjeshta karakterizohen nga sasi e madhe reshjesh atmosferike.vera është e nxehtë.temperatura fillon të rritet ne muajin prill dhe arrin maksimumin në muajin gusht. Në ditë të vecanta temperatura e ajrit arrin në 45-50ºC, kurse temperatura mesatare nuk i kalon të 25ºC, në majat e larta të maleve,nata është e ftohtë.ditët me shi gjatë kësaj periudhe janë të pakta.shiu bie për një kohë të shkurtër një ose dy orë në mënyrë shumë të fortë e të rrëmbyeshme. Në muajt shtator temperatura,fillon të bjerë,në muajin tetorjo rrallë natën bien ngrica kurse në fund të muajit fillon të bjerë borë.temperatura më e ulët vihet re në muajt Dhjetor- Janar.Temperatura mesatare mujore e dhjetorit lëkundet në kufijtë +10 deri -2ºC në ditë të vecanta ajo bie deri në -20ºC.Sasia më e madhe e reshjeve bie në muajt Tetor dhe në muajin Maj.Në periudhën dimërore reshjet bien në formë dëborë dhe shiu. Hidrografia Hidrografia e zonës pothuajse mungon fare,këtu ndodhen vetëm përrenjët e Tërshëres të cilët ekzistojnë si rezultat i shumë burimeve të vogla që shtrihen në një sipërfaqe shumë të madhe.ky përrua ka këto tregues të matur me aparaturën mobile quanta:t=18.88ºc, ph=7.82,spc=0.454 ms/cm,do=1.93 mg/l,tds=0.3 gr/l, DO%=20.2 sat, ORP=133 mv. Gurra e Krumës e cila bashkohet me përroin e Tërshërës dhe formojnë lumin e Krumës. Burimi Gurra e Krumës 3

Vendodhja e burimit Burimi Gurra e Krumës ndodhet në pjesën jug-lindore të qytetit të Krumës, në hyrje të tij dhe shfrytëzohet për furnizim me ujë të tij dhe rrethinat.ky burim është i kaptazhuar që në vitin 1965. Kushtet gjeologo-hidrogjeologjike të zonës Ndërtimi gjeologjik i zonës Në ndërtimin gjeologjik të zonës marrin pjesë shkëmbinjtë e sistemit të kretakut (Cr) dhe shkëmbinjtë intruziv ultrabazik. Shkëmbinjtë intruziv ultrabazik Shkëmbinjtë ultrabazikë të përfaqësuar nga hareburgite e piroksenitet ndodhen në pjesën jugore të zonës së studimit tonë,janë shkëmbinjtë të fortë kompaktë,të përfaqësuara nga piroksenite zakonisht përbëhën nga kristale pirokseni me përmasa mesatare e të mëdha, janë të carë sipas tre sistemeve të carjeve Q,L,S si dhe të tektonizuara. Sistemi Kretakut Depozitimet e kretakut kanë përhapje në pjesën jugore e juglindore të qytetit të Krumës. Këta gëlqerorë janë shtresë hollë dhe shtrsë mesëm me ndërshtresa të gëlqerorëve copëzorë dhe me pamje konglomeratike,në pjesën e poshtme të këtyre depozitimeve mbizotërojnë gëlqerorë shtresë hollë (me trashësi shtrese 0.02-0.03 m deri 0.2-0.3 m) në pjesët e mesme të pakos mbizotërojnë llojet shtrsë mesëm të gëlqerorëve (me trashësi 0.1-0.3 m), të gëlqerorëve copëzorë dhe me pamje konglomeratike.këto depozitime kanë ngjyrë hiri,hiri të errët,nganjëherë rozë.trashësia e kësaj pakoje është 1200 m. Depozitimet Neogen-Kuaternare Këto depozitime dalin në ultësirat ndërmalore të Krumës, kurse në trajtë-njollash të vecanta ne veri-lindje të rajonit.perfaqësohen nga depozitime konglomeratike, me popla e zaje të mëdha,zhavorre,ranore kokërr trashë asortuar mirë.copat e konglomeratëve kanë përmasa nga 5-30 cm dhe cimentohen nga shkëmbinjtë kokërr imët si rëra,gravelite,surëra,suargjila dhe më 4

rrallë në cimento vihet re materiali karbonatik e karbonato-silicore me sasi të madhe hidroksidesh hekuri. Kushtet hidrogjeologjike Në zonën e studimit kemi dy komplekse ujëmbajtëse: 1.Kompleksi ujëmbajtës i depozitimeve karbonatike të kretakut 2.Kompleksi ujëmbajtës i shkëmbinjëve ultrabazikë Kompleksi ujëmbajtës i depozitimeve karbonatike të kretakut Në shkëmbinjtë kompaktë me përshkueshmëri të madhe futen shkëmbinjtë karbonatikë të kretakut,të cilët shtrihen gjerësisht në jug e juglindje të zonës së studimit.këto formacione paraqiten shumë të karstëzuar. Ushqyesi kryesor i ujërave nëntokësorë të gëlqerorëve janë kryesisht reshjet atmosferike (dëbora,shiu).për shkak të zhveshmërisë së madhe të gëlqerorëve,carjeve të shumta dhe përshkueshmërisë të madhe të tyre,reshjet atmosferike infilrtojnë për në thellësi burimesh,në fundet e faqeve malore,në kontaktin e tyre me formacionet me përshkueshmëri të vogël si hareburgitet e shkëmbinjëve ultrabazikë. Shkëmbinjtë kompakte të kësaj zone, në përgjithësi karakterizohen nga drenime të fuqishme të ujrave, fakt ky që në periudhën e verës, nëpër shtratet e luginave të përrenjëve,apo shpatet e maleve mungon dalja e burimeve,ndërsa në kohën e vjeshtës dhe pranverës ku reshjet atmosferike janë të mëdha,menjëherë dalin burimet të cilat azhdojnë për disa kohë mbas pushimit të reshjeve pastaj burimet zvogëlojnë debitin ose zhduken.burimet në përgjithësi janë të tipit zbritës si ai i Gurrës së Krumës. 5

Fig.6 Burimi Gurra e Krumës Ky burim del nga shkëmbinjtë gëlqerorë të karstezuar të Cr.Ky burim përfaqëson,një dalje frontale të disa burimeve me një gjatësi fronti rreth 80 m.burimi Gurra e Krumës ka prurje minimale Q=80-100 l/sek,ndërsa prurja maksimale disa m³.[8] Studimi hidrogjeologjik mbi mundësinë e përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Krumës dhe rrethinave të tij. Gjendja faktike e furnizimit me ujë të qytetit të Krumës dhe rrethinave të tij popullsia qe jeton ne zonen e juridiksionit- ne qytet 5,000.0 popullsia qe jeton ne zonen e juridiksionit- ne fshat 2,200.0 popullsia qe jeton ne zonen e juridiksionit- total 7,200.0 popullsia qe faktikisht furnizohet me uje nga shoqeria/nj.admn.- ne qytet 5,000.0 popullsia qe faktikisht furnizohet me uje nga shoqeria/nj.admn.- ne fshat 2,200.0 popullsia totale qe faktikisht furnizohet me uje nga shoqeria/nj.admn.- total 7,200.0 popullsia qe sherbehet me lidhjeve ne banese 6,200.0 popullsia qe sherbehet me çezma publike 1,000.0 Hartimi i projektit te furnizimit me uje te qytetit te Krumes hartohet mbi bazen e detyres se projektimit te dhene nga Bashkia e Krumes. Siç pasqyrohen edhe ne detyren e projektimit qe i bashekengjiten ketij projekti te dhenat kryesore jane: 6

- Nr. banor. 7000 banor - Rritja e popullsis. 2.5 % - Çerdhe kopshte 400 femij - Aktivitet artizanale e tregtare 100 - Shkolla 1500 nxenes - Qendra shendetesore dhe Institucione publike 6 - Si burim furnizimi me uje do te marrim nga kaptazhi i ri qe do te ndertohet ne vendin e kaptazhit ekzistues. - Rrjeti shperndares eshte i amortizuar pasi eshte ndertuar qe ne vitet 1965 dhe nuk perballon furnizimin me uje te qytetit ne parametrat e kerkuara. - Qyteti ka dy depo ekzistuese 100 m³ dhe 350 m³.[9] PERCAKTIMI I NEVOJAVE PER UJE TË QYTETIT TË KRUMËS Perllogaritja e nevojave per uje te pijeshem behet ne baze te te dhenave te detyres se projektimit te dhene nga Bashkia Krume Emërtimi Banore Rritj a Koha e Projek tit Përdoruesit pas 25 vjetësh Norm a (l/ditë) Norm a (l/s) Qmes.di t m³/d Qmes.ora m³/ore qme s l/s Ko qmax l/s Popullsia 7000 2.5 25 12978 250 3244 135.2 37.6 2 75.10 Vizitorë 1298 40 51.9 2.2 0.6 2 1.20 Kafshë (dele) 1 25 4500 30 135.0 5.6 1.6 2 3.13 Kafshë (Lopë) 1 25 1500 60 90.0 3.8 1.0 2 2.08 Shkolla 1200 60 72.0 3.0 0.8 2 1.67 Çerdhe 400 40 16.0 0.7 0.2 2 0.37 Aktivitete Private 100 0.2 1728 72.0 20.0 2 40.00 Institucione publike 6 1 518 21.6 6.0 2 12.00 5856 67.77 135.55 Tabela.3 Përcaktimi i nevojave për ujë të qytetit të Krumës Nga sa pershkruam me larte per Qytetin e Krumes nevojat per uje jane Q = 67.8 l/sek. Prurja logaritese e rrjetit transportues burim-depo duke marre parasysh humjet ne rrjet pranohen 5 % do te jete Q= 135.6 x 1.05 = 142.4 l/sek 7

Rrjeti shperndares do te llogaritet me prurjet max ne sekond q max.s = 142.4 l/s Sot qyteti i Krumës furnizohet me ujë të pijshëm nga Gurra e Krumës e cila ndodhet në hyrje të këtijqyteti. Ngaky burim furnizohen:qyteti i Krumës, lagjet periferike Gecaj, Shetaj, Peqak, Didaj, Barak, Radaj, Zarisht, Plani i Krumës, zona informale mes qytetit të Krumës e Planit të Krumës dhe përgjithësisht lagjet e fshatit Vranisht dhe qendra e komunës Fejzo,të cilat kanë një popullësi prej rreth 12000 banorë.për këtë popullësi në bazë të normave Europiane me 250l/banorë/ditë,kërkohet sasia e ujit me prurje Q=35l/sek duke punuar pompat 24 orë.prandaj për të mënjanuar këtë ngarkësë të pompave pasi është e pamundur që pompat të punojnë 24 orë pandërprerje,pasi nga burimi mund të shfrytëzohen 80-10 l/s,ne mendojmë se duhet instaluar pompq të mëdha me debit të përgjithshëm 80 l/s. Për furnizimin me ujë të kësaj zone janë ndërtuar 3 depo si më poshtë: 1. Depo me kapacitet 350 m³, me ngritje H=120 m dhe largësi nga burimi 420 m 2. Depo me kapacitet 50 m³, me hash ngritje H=45 m me largësi 210 m 3. Depo 100 m³ Gjithsej 500 m³, pra n.q.s shfrytëzojmë 80 l/sek nga burimi,këto depo do të mbushen për rreth dy orë. Për mundësinë e shfytëzimit të burimeve të zonës së Gajrepit u krye nje rikonicion I zones dhe u konstatua se kjo zonë është me ujëmbajtje të kufizuar, ajo ndërtohet nga shkëmbinjtë kompakt ultrabazik.në këtë zonë u evidentuan disa burime shumë të vegjël të cilët drenojnë në përrua dhe formonin përroin e Tërshërës,i cili me datën 27.06.2006 kishte një sasi uji me Q rreth 5-7 l/sek. Kaptazhi i burimeve të Gurrës së Krumës është bërë në vitin 1965 dhe është restauruar këto 10 vitet e fundit.sot këto burime kanë një kaptazh në formë dranazhi (i realizuar në formë kanali betoni,me një gjatësi rreth 80 m dhe një thellësi 3 m). Sasia e ujit me prurje Q=80-100 l/sek,sasi kjo e mjaftueshme për rreth 27500 banorë me një normë 250l/banorë/ditë. 8

Ka pompa të fuqishme që punojnë me kohë të kufizuar deri në 8 orë në ditë. Rreth burimeve nuk lejohen të ndërtohen aktivitete me karakter ndotës në zonën e mbrojtjes sanitare me rreze 300-500 m. Burimet e Gurrës së Krumës janë të kaptazhuar,ato perdoren për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Krumës,dhe fshatrave përreth tij,por një pjesë e mirë e tij rreth 50 l/sek derdhet jashtë kaptazhit Kompleksi ujëmbajtës i shkëmbinjëve ultrabazikë Kompleksi ujëmbajtës i shkëmbinjëve ultrabazikë paraqiten me ujëmbajtje të vogël,kjo duket qartë nga burimet e vegjël me sasira të ndryshueshme që varjojnë me Q=0.2-0.01 l/sek, sipas stinëve të vitit.këto burime dalin sipas tektonikave dhe sistemit të carjeve të këtyre shkëmbinjëve. Përvec këtyre burimeve,nje pjesë e banorëve në mënyrë private kanë kryer disa puse gërmimi me thellësi 8-10 m (në depozitimet e N 2 -Q të cilët ushqehen nga masivi ultrabazik),për të marrë sasira të vogla uji për nevojat e tyre.ky kompleks përfaqësohet nga shkëmbinjtë ultrabazikë të carë me ujëmbajtje të vogël.[8] TË DHËNAT FIZIKO KIMIKE TË UJIT TË PIJSHËM QË FURNIZON QYTETIN E KRUMËS Për burimet e Gurrës së Krumës janë kryer analiza kimike për vlerësimin e treguesve fizikokimikë të ujit nga Ndërrmarrja Hidrogjeologjike Tiranë. Analizar janë kryer nga ana jonë në Laboratorin e Kimisë Industriale të Departamentit të Kimisë Industriale në FSHN, në Laboratorin Analitik të ISUV në Tiranë si dhe kemi shfrytëzuar disa të dhëna të tjera analizash të kryera në ISHP nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Rrethit te Kukësit. MATERIALI DHE METODA Për të siguruar cilësinë e ujit të pijshëm të sigurt duhet që uji të testohet për karakteristikat e saj fizike dhe kimike. Për kryerjen e vlerësimit cilësor të ujit që furnizon qytetin janë marrë mostra uji të pijshëm në mënyrë periodike (5 mostra të shpërndara në kohëzgjatjen shkurt-maj 2015). Uji është marrë para dhe pas daljes nga depoja e furnizimit me ujë. Vlerësimi cilësor ka konsituar në analizimin e 9

treguesve me kryesorë fiziko kimikë dhe krahasimi I tyre me normat e ujit të pijshëm sipas STASH 3904-97 dhe VKM nr 1304 datë 11.12.2009. KARAKTERISTIKAT FIZIKE Temperatura e ujit Ajo mund të matet me një termometër. Temperatura e ujit luan një rol të rëndësishëm për tretshmërinë e O 2 dhe të gazeve të tjera në ujin e lumit, prandaj ajo duhet të matet. Me uljen e temperaturës rritet tretshmëria e O 2 në ujë, por në anën tjetër do të rritet procesi oksidues i shpërbërjes së substancave organike, që ndikon negativisht në zhvillimin e botës së gjallë në ujëra.një temperaturë mesatare prej 15ºC në përgjithësi është i përshtatshëm. Turbiditeti Turbiditetin e ujit e përbëjnë susbstancat e suspenduara inorganike, substancat e disperguara organike, gjallesat mikroskopike etj. Turbidimetrat sipas ndërtimit janë nefelometra, të cilët e tregojnë sasinë e rrezeve të reflektuara në kënd prej 90 nga këndi hyrës. Shkalla e instrumentit është prej 0-100 njësi nefelometrike NTU. Turbiditeti matet më shpesh me turbidimetër me standarde të polimerit të formazinës. Metoda bazohet në efektin e reflektimit të rrezeve të dritës nga mostra që përmban grimca në gjendje koloidale, të suspenduara, apo emulgatorë. Sasia e rrezeve të reflektuara është përpjestimore me turbullirën e mostrës, e cila krahasohet me reflektimin që e jep standardi i përdorur. Ngjyra Ngjyra ëshë e dhënë nga mbetjet organike të tretura nga kalbëzimi vegjetacionit ose disa materiale inorganike të tilla si toka me ngjyra ( të tokës së kuqe ) etj.algat ose bimë të tjera ujore mund te përbëjnë ngjyrën.përsëri kjo është më e dënueshme nga pikëpamja estetike se ajo e shëndetit.njësia standarte e ujit është ajo që prodhohet nga një milligram i kobaltit të platinit të tretur në një litër ujë të distiluar.ngjyra është matur në laboratorë nga tubat e Nessler-it duke krahasuar shembullin me intensitetet e njohura te ngjyrës.më sakte e mat kolorimetëri atë. Shija dhe era 10

Këto kripëra të tretura inorganike ose kripëra organike ose me gaze mund te percjellin shije dhe aromë në ujë.uji nuk duhet të përmbajë asnjë shije të padëshirueshme ose erë të pakëndshme.shkalla e shijes apo erës është matur nga një term i quajtur intensiteti erës e cila lidhet me pragun e erës, e cila përfaqëson raportin e hollimit në të cilën era është e vështirë të dallohet.uji për tu testuar është holluar gradualisht me ujë pa erë dhe përzier në të cilën zbulimi i shijes dhe erës së humbur është përcaktuar.numri i kampionit të holluar është njohur si numri i pragut. Kështu në qoftë se 20 ml të ujit është bërë 100 ml (deri sa ai thjesht humb shijen ose erën e saj ) atëherë numri i pragut është 5. Për furnizimin me ujë shtëpiak duhet të jetë i lirë nga çdo shije dhe erë kështu që numri i pragut duhet të jetë 1 dhe nuk duhet të tejkalojë 3. Përçueshmëria specifike e ujit Përçueshmëria specifike e ujit përcaktohet me anë të një kontrollori portativ dionik dhe është i shprehur si mikrom për cm në 25 ºC.Mo është njësia e përçueshmërisë dhe është e barabartë me 1 amper / 1 volt.përçueshmëria specifike shumëzohet nga një koefiçient ( në përgjithësi 0.65 ), në mënyrë që të marrë drejtpërdrejt përmbajtjen e kripës së tretur në ppm.[2] KARAKTERISTIKAT KIMIKE Analiza kimike e ujit është bërë për të përcaktuar karakteristikat kimike të ujit.kjo përfshin përcaktimin e lëndëve të përgjithshme, lëndëve të pezullta, vlera ph, ngurtësinë, kloruret, Përcaktimi i ph ( STASH 2639/14-89) Vlera e ph mund të matet nga një ph-metër digjital.ai mund të matet gjithashtu me ndihmën e një indikatori me ngjyrë.indikatorët janë shtuar ne mostrën e ujit dhe ngjyra e prodhuar krahasohet me ngjyrat standarte të vlerave të njohura të ph. Në qoftë se ph ujit është 7 ai është alkalin dhe në qoftë se është më pak se 7 ai është acid. Përgjithësisht,alkaliniteti në ujë është shkaktuar nga prania e biokarbonateve të kalçiumit dhe magnezit.disa nga komponimet të cilat shkaktojnë akalinitetin gjithashtu shkaktojnë fortësinë.aciditeti është shkaktuar nga prania e acideve minerale, dioksidi karbonit, sulfati i hekurit dhe aluminit etj. 11

Për furnizimin me ujë komunal ph duhet të jetë sa më afër 7 të jetë e mundur. Uji me ph të ulët mund të dëmtojë linjat e tubave etj., duke reaguar me ta ( korrozioni ).Uji alkalin mund të prodhojë sedimentim, ( smerc ) ne tubacione, vështirësi në klorinim ( për dizefektim ) dhe ka efekt negative në sistemin fiziologjik të njeriut. Vlera e ph u përcaktua me anë të ph metrit. Në fillim bëhet tarimi i aparatit me tretësirë puferike me vlerë ph të njohur (ph = 4 dhe ph = 7 në temperaturën 25ºC), duke vepruar sipas udhëzimeve të përdorimit, dhe më pas u mat ph i mostres së ujit. [2] Përcaktimi i mbetjes së thatë në 1800ºC (AOAC botimi 16) Mbetja e përgjithshme, mbetja e avulluar dhe mbetja pas kalcinimit Sasia e materieve të tretshme të suspenduara në ujë mund të përcaktohet me ndihmën e mbetjes. Mbetja e përgjithshme jep të dhëna mbi sasinë e përgjithshme të materieve të tretshme, mbetja e avulluar e paraqet sasinë e materieve të tretshme, kurse mbetja pas kalcinimit e paraqet sasinë e materieve minerale të cilat nuk mund të largohen me kalcinim. Humbja gjatë kalcinimit jep një parashikim të ashpër për përmbajtjen e materieve organike në ujë, megjithëse gjatë kalcinimit avullohen edhe materie minerale të caktuara. Ajo e paraqet ndryshimin në mes të mbetjes së avullimit dhe mbetjes pas kalcinimit.[2] Përcaktimi i fortësisë së përgjithshme në ºGjermane Fortësia e një uji është përmbajtja komplekse e joneve kalcium dhe joneve magnez. Fortësia e ujit është sasia e përgjithshme e metaleve alkalino-tokësore të pranishme në ujë. Gjatë kësaj merret se ato janë vetëm kripëra të Ca dhe Mg, sepse në ujë s ka kripëra të metaleve të tjera alkalino-tokësore. Fortësia e ujit shprehet në shkallë të fortësisë: shkallë gjermane ( D), shkallë franceze ( F) ose shkallë angleze ( E). Sipas përkufizimit ekzistojnë këto raporte: 1 D = 10 mg CaO të tretur/dm3, 1 F = 10 mg CaCO3 të tretur /dm3, 1 E = 10 mg CaCO3 të tretur/0,7 dm3. Tek ne përdoret më shpesh shkalla gjermane. Në bazë të fortësisë së ujit dallojmë këta ujëra: shumë të butë (0 4 D), të butë (4 8 D), mesatarisht të fortë (8 12 D), përafërsisht të fortë (12 18 D), të fortë (18 30 D) dhe shumë të fortë (mbi 30 D). Dallohen tri lloje fortësish të ujit: e përgjithshme, karbonate dhe jokarbonate. 12

1. Fortësia e përgjithshme e paraqet sasinë e përgjithshme të joneve të Ca2+ dhe Mg2+. Poashtu e paraqet shumën e fortësisë karbonate dhe jokarbonate. Vlera e fortësisë së përgjithshme në ujërat normale zakonisht është 10 20 D, edhe pse vlera në disa raste mund të jetë shumë e vogël ekstreme (0,5 D) ose me vlerë të lartë ekstreme (mbi 20 D). 2. Fortësia karbonate (kalimtare) më herët është quajtur fortësi kalimtare, që e paraqet fortësinë që rrjedh prej pranisë së bikarbonatit të kalciumit (CaHCO3) dhe bikarbonatit të magnezit (MgHCO3). Me nxehje, bikarbonatet shndërrohen në CaCO3 të patretur, kurse MgCO3 mbetet i tretur. Kjo është shkak që emri fortësi kalimtare sot është flakur. Vlerat normale të fortësisë karbonate sillen midis 5 15 D. Uji për pirje përmban deri më 200 mg/dm3 Ca. 3. Fortësia jokarbonate rrjedh prej joneve të Ca2+ dhe Mg2+ të lidhura për anione të acideve minerale. Vlera e fortësisë jokarbonate sillet prej 4 15 D. Te analizat e ujit përcaktohet fortësia e përgjithshme dhe fortësia karbonate, kurse fortësia jokarbonate llogaritet nga ndryshimi i tyre.fortësia në ujë parandalon formimin e shkumës kur përdoret me sapun.ajo është shaktuar nga kripërat e tretura të caktuara të kalçiumit dhe magnezit të cilat formojnë llum me sapun dhe të ulin formimin e shkumës e cila ndikon në largimin e papastërtisë nga rrobat.këto kripëra depozitohen në sipërfaqen e bojlerëve dhe duke formuar një shtresë të njohur si shkallë e cila zvogëlon efikasitetin e bojlerëve.fortësia është matur me metodën e titrimit ( E.D.T.A. ) dhe është shprehur në ppm ose mg /l.[2] Fig.7 Përcaktimi i fortësisë 13

Përcaktimi i joneve kalcium Ca ++ Në një erlenmajer pipetohet 50 ml mostër uji dhe shtojmë 2ml NaOH 1N dhe përzihet mirë. Shtojmë një majë spatule mureksid si indikator dhe e përziejmë mirë. Tretësira merr ngjyrë rozë. Titullohet me EDTA 0,1 M me pika duke e përzier mirë gjerë në ngjyrë violetë manushaqe. Përcaktimi i joneve magnez Mg ++ Përcaktimi i Mg bëhet me një veprim të thjeshtë, pasi njohim përqëndrimin e jonit Ca 2+. Përcaktimi i alkalinitetit të përgjithshëm Në një erlenmajer pipetohet 50 ml mostër uji, shtohen 2 pika metiloranzh. Përzihet mirë dhe tretësira merr ngjyrë të verdhë. Duke e tundur titullojmë me acid sulfurik 0.1 N deri në ngjyrë portokall në të kuqe. Përcaktimi i klorureve Kloruret e përbëjnë pjesën më të madhe të anioneve të ujërave natyrorë që mund të arrijnë si ndotje përmes ujërave sanitarë dhe industrialë. Përqendrimi i klorureve në ujërat natyrorë është i ndryshueshëm. Kloruret përgjithësisht janë të pranishëm në formën e klorurit të natriumit dhe përqëndrimi i tyre rreth 250 mg / l prodhon një shije të kripur në ujin e pijshëm.kloruret mund të maten në ujë duke titruar ujin me nitrat argjendi si solucion standart dhe duke përdorur kromatin e kaliumit si indikator.[2] Fig.8 Përcaktimi i klorureve 14

Përcaktimi i substancës organike (METODA KUBEL) Në një erlenmajer pipetohet 100 ml mostër uji dhe shtojmë 10 ml H 2 SO 4 20% si dhe 10 ml KMnO 4 0.01N. Mbulojmë erlenmajerin me një xham sahati dhe e vemë të vlojë per 10 minuta. Shtojmë në të ngrohtë 10 ml acid oksalik 0.01 N. Titullojmë në të ngrohtë me KMnO 4 0.01N deri në ngjyre rozë të qëndrueshme. Përcaktimi i sulfateve Në një erlenmajer pipetohet 100 ml mostër uji dhe shtojmë 10 ml tretësirë klorur magnezi 0.01 M. Mostra acidifikohet në vlera ph 2.5-3.5 me HCl 0.1 N duke e kontrolluar me phmetër vlerën e ph. Duke e përzier lehtë shtojmë 10 ml BaCl 2 0.01M. E lemë mostrën në qetësi për 15 minuta dhe shtojmë 5 ml tretesirë tampone ph= 10 dhe një majë spatule eriokrom i zi T, solucioni merr ngjyrë rozë. Titullojmë me EDTA 0.01M gjerë në ngjyrë të kaltër të lehtë. Percaktimi i klorit mbetes pas dezinfektimit (STASH 2639\25 & STASH ISO739\2:1995) Klori mbetёs (KR) ka rёndёsi tё madhe pёr tё konstatuar praninё ose mungesёn e mikroorganizmave nё ujin e pijshёm. Prania e klorit tё mbetur nё ujin e pijshёm tregon se njё sasi e mjaftueshme e klorit ёshtё shtuar fillimisht nё ujё pёr tё inaktivizuar bakteret dhe disa viruse qё shkaktojnё sёmundje si diarrea dhe gjithashtu uji mbrohet nga rikontaminimi gjatё magazinimit. Prania e klorit tё lirё mbetes nё ujё tё pijshёm vihet nё korrelacion me mungesёn e organizmave shkaktarё tё sёmundjeve, dhe kёshtu ёshtё njё matje e pijshmёrisё sё ujit. Nuk lejohet ruajtja e mostrave sepse aktiviteti biologjik do tё vazhdojё. Nёse analiza bёhet dy orё pas marrjes sё mostrёs, nuk ёshtё e nevojshme ruajtja nё vёnde tё freskёta pёr tё zvogёluar ndryshimet. Nuk duhet tё lejohet kampioni tё ngrijё. Nuk duhet hapur shishja e kampionit pёrpara analizёs. Në erlemajer pipetohet 200 ml mostër uji dhe shtojmë 5 ml acid acetik dhe 1 gr jodur kaliumi,e përziejmë dhe tretësira merr ngjyrë blu.shtojmë dhe dy pika amidon.e titullojmë me tiosulfat natriumi deri sa zhduket ngjyra blu. Përmbajtja e komponimeve të azotuara në ujin e pijshëm Për vlerësimin e kualitetit të ujit të pijshëm rëndësi të veçantë ka vërtetimi i pranisë së materieve që krijohen nga shpërbërja e mbeturinave me prejardhje shtazore. Ujërat me produkte të kësaj 15

shpërbërjeje janë rregullisht të ndotura mikrobiologjikisht. Në ujërat e ndotur, krijohen produkte të ndryshme: komponime të C dhe të S, kurse rëndësi të veçantë kanë komponimet e N. Azoti te këto produkte është në formë të amoniakut, nitriteve dhe nitrateve, që vijnë nga ujërat dalëse të industrisë dhe amvisërisë. Amoniaku (NH 3 ) prania e amoniakut në ujë është ndotje e rrezikshme e ujit. Uji i shiut dhe uji i puseve të thella mund të përmbajë gjurmë të NH3. Gjithashtu gjatë klorimit të ujit me kloraminë, në ujë mund të regjistrohet NH3. Prandaj, vlerësimi i cilesise të ujit bëhet duke e krahasuar me treguesit e tjerë të cilesise si p.sh. me rezultatet mikrobiologjike. Sasia e lejuar e NH3 të lirë në ujë sipas normativës shtetërore duhet të jetë më e vogel se 0,05 mg/l uje. Nitritet (NO 2 ) janë toksike dhe sasia e tyre në ujë të pijshëm kufizohet maksimalisht deri në 0,05 mg/l uje. Ato në ujë formohen me shpërbërjen e ndotjes biologjike dhe industriale. Ujërat e thellësive, mund të jenë mikrobiologjikisht të ndotur me nitrite që janë krijuar me shpërbërjen anaerobe. Për këtë shkak krahas rezultateve të përcaktimit të nitriteve, për vlerësimin e kualitetit të ujit, nevojiten edhe parametra të tjerë kimikë dhe mikrobiologjikë. Nitratet (NO 3 ) janë shkallë më e lartë e oksidimit në qarkullimin e azotit në natyrë. Në ujërat sipërfaqësorë janë të pranishme në sasi të vogël, kurse në ujërat e thellësisë mund të gjenden në sasi më të madhe. Uji i pijshëm nuk lejohet të përmbajë më shumë se 50 mg/l uje. Uji me këtë përmbajtje të nitrateve ka shije të mirë dhe është i freskët. Sasitë mbi këtë kufi janë të padëshirueshme, sepse nitratet nën ndikimin e florës së kuqe mund të reduktohen deri në nitrite që janë toksike. Nitratet paraqesin produkt përfundimtar të oksidimit biologjik të ndotjes organike. Kjo tregon se uji më herët ka qenë i ndotur. Nitratet dhe nitritet u përcaktuan me spektrofotometër me perpunim te sinjalit ne derivate te rendit te dyte dhe ne matjet fotometrike ne pikat respective izosbestike te joneve nitrate dhe nitrite. Nitratet në gjatësinë e valës 224 nm dhe nitritet në 216 nm. Në fillim ndërtohen kurbat kalibruese përqëndrimi /absorbance e derivuar ne rend te dyte.me pas bëjmë matjet e mostrave për secilën gjatësi vale. Bazuar në kurbën kalibruese përcaktohet përqëndrimi i joneve nitrate dhe nitrite për ujin. 16

Jonet ammonium percaktohet me spektërfotometër ne bazë të lakores së kalibrimit të ndërtuar paraprakisht nga tretësirat standard të tij. REZULTATET DHE DISKUTIMET Janë vleresuar e krahasuar përmbajtjet e treguesve ndotës si NO 2, NO 3, NH 4 dhe treguesve të tjerë Na, Ca, Mg, Cl, SO 4, Fp, ph, Mp, me standartet e vendit dhe të Bashkimit Europian. Janë krahasuar me standartet e Shqipërisë përmbajta e rekomanduar (STASH- R) dhe përmbajtja maksimale e lejuar (STASH PML). Gjithashtu vlerat e treguesve të monitoruar janë krahasuar me normat e Bashkimit Europian, përmbajtja e rekomanduar (BE-R) dhe përmbajtja maksimale e lejuar (BE-PML). Nga të dhënat e përftuara nga analiza kimike uji i pijshëm i qytetit të Krumës rezulton me veti të mira fiziko-kimike.ai është pa ngjyrë, pa erë, pa shije,transparent. Uji është i tipit hidrokarbonatkalciumi.të gjithë treguesit kimikë janë brenda normativave të lejuara për përdorim si ujë i pijshëm. Temperatura e ujit 10.4 0 C Luhatet midis intervalit (10.5-14.5). Norma është 8-15 0 C, deri max 20 0 C). Risku i ndotjes nga sipërfaqja është i vogël në sajë të mbulesës së trashë mbrojtëse të shtresës ujëmbajtëse. ph 7.33 Vlerat variojnë midis 7.13-7.43 Sipas normës së lejuar për ujë të pijshëm ky tregues është brënda normës (Ph=6,5-8,5). Uji është i tipit alkalin i dobët. Fortësia 13.78 0 Gjermane Fortësia e përgjithshme mesatare varion Fp (13.16-14.78 0 gjermane) dhe krahasuar me standardin STASH (10-20 max 25 0 gjermane) rezulton brenda normës së lejuar. Mbetja e thatë është Mth=267 mg/l Mbetja e thatë varion në kufijtë (250-300 mg/l), sasi kjo brenda normës së lejuar. (STASH 500-1000mg/l) Mineralizimi i pergjithshem 432 mg/l 17

Mineralizimi i përgjithshëm varion Mp (420 470 mg/l). Aktualisht janë ujëra të ëmbla sepse Mp<1 gr/l. Ca 90.18 mg/l 4.5 mg ekuivalent /l Mg 7.296 mg/l 0.6mg ekuivalent/l Alkaliniteti Sulfatet Kloruret 155.55 mg/l 24 mg/l 17.725 mg/l Përmbajtja e joneve amonium NH4 0-0.1mgl Krahasuar me standardet e përmbajtjes maksimale 0.05mg/l STASH dhe BE rezulton brenda normës. Nitritet 0.013 mg/l Ajo arrin në vlerën max 0.015mg/l.Përmbajtja e nitriteve në ujë të pijshëm nuk lejohet ndërsa përmbajtja maksimale e lejuar është sipas Standardit Shqiptar 0.05 mg/l (norma e BE-së është 0.1 mg/l). Nitratet 1.12 mg/l Mund të rezuktojë nga plehërimi i tokës bujqësore dhe shplarja e saj nga reshjet duke cuar ne ndotjen locale dhe periodike te ujrave nentokesore. Krahasuar me normën prej max 50 mg/l, uji konsiderohet i pandotur. Klori mbetës që duhet të rezultojë pas procesit të dezinfektimit Nga të gjitha testet e kryera per klor mbetës në ujin e pijshëm në asnjë mostër nuk rezultoi prani e tij. Sipas Relacionit të Ujësjellësit të Rrethit të Hasit relatohet shtesa e klorit dhe mostra të analizuara cdo ditë per këtë tregues. Mungesa e pranisë së tij në ujin e pijshëm të con në supozimin që sasia e tij e rekomanduar në përdorim nuk respektohet, kur dihet që sasia e klorit mbetës në ujë duhet të lëvizë ne kufijtë 0.3-0.5 mg/l uje, pasi pikërisht kësaj sasie të klorit mbetës i atribuohet dhe siguria mikrobiologjike gjatë shpërndarjes dhe konsumimit të tij.pra në 18

përgjithësi uji ka veti fiziko-kimike të mira. Nuk takohen ndotje lokale me NO 2, NH 4, apo përmbajtje mbi rekomandimin të disa treguesve të tjerë si Cl, Mg, Na, SO 4. Konkluzione dhe rekomandime Rekomandohet zbatimi i zonave të rreptësisë dhe mbrojtjes sanitare rreth shpimeve të shfrytëzimit për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga ndotjet sipërfaqësore. Rekomandohet që organet kompetente të ushtrojnë autoritetin e tyre për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga ndotjet masive të mundshme apo lokale. Shfrytëzimi intensiv mund të cojë në përzierjen e ujrave të freskëta me ujrat me mineralizim të lartë. Nga studimi i të dhënave laboratorike rezulton që uji me të cilin furnizohet qyteti i Krumës është i tipit hidrogjenkarbonat, është ujë i ëmbël pasi ka shkallë relativisht të ulët të mineralizimit si dhe alkalinilitet te dobet. Rezulton ujë i pandotur pasi nivelet e NO 2, NO 3 dhe NH 4 janë shumë poshtë normave të lejuara apo normave maksimale të lejuara. Nga monitorimi në disa periudha të ndryshme kohore gjatë kohëzgjatjes së këtij studimi rezultoi problem procesi i dezinfektimit të tij, pasi nuk u vunë re fare gjurmë të klorit mbetës i cili duhet të jetë prezent në ujë nëse procesi i klorinimit është bërë në përputhje me normat e rekomanduara. 19