ANALIZA E SITUATES DHE PLANI KOMBETAR I VEPRIMIT

Similar documents
Ministria e Shëndetësisë. Konferencë Kombëtare

FEMIJEVE NE SHQIPERI

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Njohuritë, qëndrimet, praktikat dhe sjelljet mbi diabetin dhe hipertensionin. Përmbledhje e studimit 2016

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

this project is funded by the european Union

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Situata aktuale e eficiencës së energjisë në Shqipëri

GJENDJA PERINATALE NË KOSOVË PËR VITET

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

VLERëSIMI I obezitetit në MoShën fëminore VLERëSIMI InStItutI I ShëndEtIt publik I obezitetit tiranë, Maj 2013 në MoShën fëminore 1

Programi IPA 2010 për Kosovë i Bashkimit Evropian. Studimi mbi Ndotjen e Tokës Bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numri CRIS: 2013/

1 of 17 4/24/2012 5:07 PM

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Integrated Ecosystem Management of Prespa Lakes Basin in Albania - News

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Studimi për vlerësimin e njohurive, qëndrimeve dhe praktikave të Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor Parësor (PKShP) lidhur me ushqyerjen dhe aneminë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Speci Shqipëri

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Material Diskutues: Siguria e Ushqimit

Varfëria e fëmijëve në Shqipëri

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Objektivat e politikave

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETI I MJEKËSISË

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Shëndeti i ndjeshëm i fëmijëve përballë mjedisit të ndotur

Temë Diplome. STUDIMI I ZHVILLIMIT Të SME-VE Në SHQIPëRI. NDJEKËS DIPLOME Prof. As. Dr. Mit'hat MEMA UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRËS

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

Abstrakt. Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri përbën një nga sektorët më të rëndësishëm dhe

STUDIM PËR SEKTORIN E SHËNDETËSISË TË SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

KAPITULLI I PARË ZHVILLIMI I SEKTORIT TË AGROBIZNESIT NË SHQIPËRI DHE NË RAJONIN E KORÇËS NË VEÇANTI

General information o C y p a d e l u A

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

PLANI STRATEGJIK PËR PROMOVIM DHE EDUKIM SHËNDETËSOR

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

ARSIMI NE SHQIPERI: QENDRIME DHE SHPRESA NE N RYSHIM

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

SHQIPERIA: DECENTRALIZIMI NE TRANZICION (ne dy vellime)

Strategjia e Perfshirjes Sociale

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

RIMËKËMBJE E BRISHTË

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

Decentralizimi dhe Privatizimi i Sektorit te Ujit ne Shqiperi

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

Fjalë hyrëse. Kapllan Halimi. Sekretar i Përgjithshëm

Transcription:

ANALIZA E SITUATES DHE PLANI KOMBETAR I VEPRIMIT PER USHQIMIN DHE USHQYERJEN PER SHQIPERINE 2003-2008 Duke rritur, blere dhe konsumuar lloje te sigurta ushqimesh mund te reduktohet rreziku i semundjeve dhe njekohesisht promovohet nje mjedis i qendrueshem MINISTRIA E SHENDETESISE DREJTORIA E KUJDESIT SHENDETESOR PARESOR

Permbajtja Parathenie 3 Falenderim.. 5 1.Qellimi dhe angazhimet aktuale politike.. 6 2. Pabarazite sociale dhe semundjet me origjine ushqimore 7 Semundjet me origjine ushqimore 7 Kontaminimi i ushqimit. (Biologjik-salmonela, campylobacter, listeria, e.coli, BSE). 9 Impakti mbi shendet nga ndotja mikrobiologjike e ushqimeve.. 10 Kontaminimi ushqimit (kimik- pesticide, metale te renda, dioxine)... 13 Kontrolli i ushqimit (sistemi HACCP).. 14 Masa per parandalimin e semundjeve me origjine ushqimore 15 (trajnime, kualifikime).. 16 Kequshqyerja dhe pasiguria e ushqimit. 16 Vonesat ne rritjen intrauterine dhe kequshqyerja e nenes.. 16 Kequshqyerja proteino-energjetike (nenushqyerja) malnutricioni akut dhe kronik (wasting stunting). 19 Ushqyerja me gji 21 Ushqimet e vlefshme dhe vleresime te racionit ushqimor. 24 Cfare konsumojne shqipetaret. 27 Crregullimet nga pamjaftueshmeria e Jodit (IDD) 31 Crregullimet nga pamjaftueshmeria e Hekurit (IDA) 33 Crregullimet nga pamjaftueshmeria e mikronutrienteve te tjere Zn, Vit A, etj.... 36 Obeziteti dhe semundjet e patransmetueshme (NCD) 37 Obeziteti. 37 Semundjet kardiovaskulare. 39 Hipertensioni. 41 Kanseret. 41 Shendeti oral.. 42 3. Projekte te financuara nga donatore te huaj per Ushqimin. 45 4. Strategjia e Ushqimit dhe Ushqyerjes 47 Strategjia e Ushqyerjes. 48 Strategjia per kontrollin e ushqimeve. 49 Strategjia per sigurimin e ushqimit 49 5. Qendrimet 50 Zhvillimi i nje qendrimi te gjithaneshem (tri strategjite se bashku). 50 Monitorimi i informacionit shendetesor 51 Permiresimi i njohurive. 51 Edukimi ne Ushqyerje, programe edukimi per ushqyerje te shendeteshme. 51 Promovimi dhe vendosja e mekanizmave kombetare koordinuese dhe keshilluese 54 Ligjeshmeria per Ushqimin dhe Ushqyerjen 54 6. Konkluzione, Prioritete.. 58 7. Aneks 1. 60 Literatura. 66 2

Parathenie Pergatitja e Planit Kombetar te Ushqimit dhe Ushqyerjes eshte nje angazhim serioz i drejtuar nga Ministria e Shendetesise, qe ne perputhje me filozofine e zhvillimit te qendrueshem dhe platformen shendet 21, kerkon te ofroje oportunitete ne drejtim te identifikimit te prioriteteve ne fushen e Ushqimit dhe Ushqyerjes, te planifikimit shkencor, te koordinimit te veprimtarive planifikuese me te gjithe sektoret e tjere ekonomike dhe gjetjen e mekanizmave per permbushjen e tyre. E drejta per nje ushqim te shendetshem, si nje e drejte baze e njeriut, u theksua ne Konferencen Nderkombetare te Ushqyerjes ne 1992 dhe ne Samitin Boreror te Ushqimit ne 1996. Furnizimi me ushqim te sigurt eshte nje domosdoshmeri per mbrojtjen e shendetit publik. Ne kushtet aktuale lind nevoja e pergatitjes se politikave per pakesimin e semundjeve me origjine ushqimore qe do te ndikoje njekohesisht ne uljen e kostos per sherbimet shendetesore. Ky dokument ka per qellim te mbroje dhe promovoje shendetin dhe te pakesoje semundjet me origjine ushqimore, duke kontribuar njekohesisht ne zhvillimin social- ekonomik dhe mjedisin e qendrueshem. Ai insiston ne rolin komplementar qe duhet te luajne sektoret e ndryshem ne implementimin e kesaj politike. Ne takimin e Komitetit Rajonal te OBSH per Europen, qe u mbajt ne Shtator 2000, u miratua nga Shtetet Anetare dokumenti Ndikimi i Ushqimit dhe Ushqyerjes ne Shendetin Publik: Nevoja per nje Politike te Ushqimit dhe Ushqyerjes dhe Plani i Veprimit per OBSH ne Rajonin Europian per vitet 2000-2005. Ishte pikerisht ky dokument qe nxiti dhe ndihmoi ne perpilimin e Planit Kombetar te Veprimit per Ushqimin dhe Ushqyerjen duke u fokusuar ne problematiken e vendit tone dhe prioritetet aktuale. Na ikurajoi ne kryerjen e kesaj detyre edhe angazhimi i nje pjese te madhe te vendeve Europiane ne formulimin e planeve te tyre per Ushqimin dhe Ushqyerjen. Ne kete menyre permbushem edhe nje nga pretendimet tona ne drejtim te promovimit te ushqyerjes te shendeteshme. Importuesit e ushqimit, prodhuesit lokale te ushqimit dhe te gjithe aktoret qe jane te angazhuar ne furnizimin e popullates me ushqim, duhet te njohin oportunitetet qe ekzistojne per nje ushqim ne perputhje me udhezimet dietetike. Kerkesa e publikut per ushqim te shendeteshem, eshte ne rritje. Ne fakt industria, tregetia ne disa raste po pergjigjen ne menyre te favoreshme. Per kete lind nevoja per te ndermarre ndryshime ne qendrimin ndaj ushqyerjes se shendeteshme, dhe menyres se jeteses. Duhet te involvohen ne keto veprime vec sektorit shteteror edhe organizatat jo qeveritare dhe sa me shume grupe te tjera te interesuara. Ne desherojme te forcojme perpjekjet per tu larguar nga semundjet, kurimi e trajtimi duke u drejtuar drejt parandalimit te semundjeve dhe promovimit te shendetit, duke rritur pjesemarrjen e komunitetit dhe vetepergjegjesine e individit. Prandaj rruga me e mire per kete orientim te ri, eshte njohja ne praktike e rolit te vecante te ushqimit dhe ushqyerjes ne politiken shendetesore dhe rendesia qe ka ajo ne shendetin publik. 3

Cdo institucioni ka nje rol te vecante ne promovimin e shendetit duke filluar nga organizmat shteterore, sektori i shendetit, industrise, tregetise, medias si dhe OJQ-te. Propozimet e skicuara ne kete dokument sugjerojne shume menyra per te permiresuar shendetin, duke u fokusuar tek ushqimi dhe ushqyerja e shendeteshme. Nepermjet te bashkeveprimit nder sektorial dhe multidisiplinar, mund te arrihet nje rezultat pozitiv ne realizimin e ushqyerjes se shendeteshme. Plani Kombetar i Veprimit per Ushqimin dhe Ushqyerjen, eshte rezultat i punes se kryer nga Grupi i Punes se ngritur per pergatitjen e tij. Ne perberje te tij jane specialiste te Ministrise se Shendetesise, te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, te Bashkepunimit Ekonomik dhe Tregetise, te Arsimit dhe Shkences, te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Ministrise se Mjedisit, Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Ministrise se Financave, perfaqesues nga UNICEF, specialist nga INSTAT, dhe institucioneve vartese te cilet dhane nje ndihmese te madhe ne mbledhjen e te dhenave per pergatitjen e dokumentit. Gjate procesit te pergatitjes u konsultuam dhe u morren mendime edhe nga Shoqata e Konsumatorit Shqipetar. Ministri i Shendetesise Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit Prof. Dr. Mustafa XHANI Agron DUKA 4

Falenderim Plani Kombetar i Veprimit per Ushqimin dhe Ushqyerjen ne Shqiperi eshte pergatitur gjate periudhes 2000-2002, nga Grupi i Punes i perbere nga: Dr. Petrit Vasili, Kryetar i Grupit te Punes dhe Zv. Minister i Shendetesise, Dr. Agim Shehi, Drejtor ne Drejtorine e Kujdesit Shendetesor Paresor ne Ministrine e Shendetesise, Dr. Marita Afezolli, koordinatore e Programit te Ushqimit dhe Ushqyerjes, specialiste ne Drejtorine e Kujdesit Shendetesor Paresor ne Ministrine e Shendetesise, Nedime Ceka, Shefe ne sektorin Nena dhe Femija, Drejtoria e Kujdesit Shendetesor Paresor ne Ministrin e Shendetesise, Nurie Caushi, shefe ne Sektorin e Statistikes dhe Teknologjise se Informacionit ne Ministrine e Shendetesise, Zanina Haxhia, specialiste ne Institutin e Shendetit Publik, Perparim Kadare Shef i Sektorit te Higjienes ne Drejtorine e Shendetit Publik Tirane, Medi Hoxha higjienist ne Drejtorine e Kujdesit Shendetesor Paresor Durres, Ilda Ulqinaku, shefe e Laboratorit Bakteriologjik ne Drejtorine e Kujdesit Shendetesor Paresor Durres, Roland Lalaj, shef i sektorit te Higjienes ne Drejtorine e Kujdesit Shendetesor Korce, Dr. Marjana Bukli UNICEF, Luljeta Cuko shefe e Sektorit te Kontrollit te Ushqimit ne Ministrine e Bujqesise dhe Ushqimit, Ermal Hoxha specialist ne Ministrine e Bujqesise dhe Ushqimit, Ilir Metaj specialist ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Irena Vangjeli specialiste ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, Brikena Shima specialiste ne Ministrine e Mjedisit, Artur Pilkati specialist ne Ministrine e Ekonomie, Stavri Lako specialist ne Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Ariana Kazazi specialiste ne Ministrine e Financave, dhe Margarita Caci specialiste ne INSTAT. Pergatitja e ketij dokumenti u mundesua fale dedikimit dhe angazhimit te te gjithe personave te lartpermendur dhe ndihmes se dhene nga ekspertet e OBSH-se. Falenderojme Grupin e Punes qe ndermorri dhe realizoi pergatitjen e ketij dokumenti, qe ka qellim te kontribuoje sado pak ne shendetin e popullates dhe permiresimit te tij. Dr. Petrit VASILI Zv. Minister i Shendetesise Kryetar i Grupit te Punes per Ushqimin dhe Ushqyerjen 5

1. Qellimi dhe Angazhimet Aktuale Politike. Qellimi i politikes se ushqimit dhe ushqyerjes eshte qe te pakesohet niveli i semundjeve me origjine ushqimore, te mbrohet dhe promovohet shendeti. Ne te njejten kohe do te mbrohet mjedisi dhe do stimulohet zhvillimi socio-ekonomik. Ajo synon te vendose shendetin publik ne qender te politikes se ushqimit. Ushqimi i sigurt dhe i shendeteshem eshte i domosdoshem per te mbijetuar dhe nje e drejte humane e cila u theksua ne Samitin Boteror te Ushqimit (SBU) organizuar nga FAO ne 1996. Nga ana tjeter dy inisiativa te tjera te medha te ndermarra ne dhjete vjecarin e fundit theksojne rendesine e ushqimit: Shendet 21 rekomandon promovim te shendetit; dhe Axhenda 21 promovon nevojen per nje mjedis te qendrueshem. Implementimi i Axhendes 21 eshte koordinuar nga Komisioni i Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin e Qendrueshem. Axhenda 21, e miratuar nga shtetet me 1992 ne Samitin Boteror te Mjedisit, e cila thekson principin qe shtetet duhet te pakesojne llojet jo te qendrueshme te prodhimit dhe konsumit dhe te promovojne politika te pershtateshme. Gjate vitit 2000, Komisioni i Kombeve te Bashkuara u fokusua ne bujqesi dhe mjedis. Nderkohe si pjese e pergjegjesise se saj, OBSH-ja organizoi nje sesion mbi tranzicioni per nutricionin global: implikimet politike per shendetin dhe bujqesine e qendrueshme ne Shekullin 21 duke trajtuar se bashku shendetin, bujqesine dhe dimensionet mjedisore te ushqimit. Dokumenti i Planit Europian te Veprimit per Ushqimin dhe Ushqyerjen, eshte pergatitur ne kohen e duhur. Ai trajton problemet e ndikimit te ushqimit ne shendetin publik ne Rajonin Europjan te OBSH si dhe disa aspekte te shendetit, bujqesise dhe mjedisit duke i pare ato se bashku. Angazhime te tjera politike jane ndermarre keto dhjete vitet e fundit, pervec Platformes Shendet 21 dhe Axhendes 21. Ato theksojne nevojen per politika te gjitheaneshme te shendetit publik. UNICEF organizoi Samitin Boteror te Femijeve dhe Konventen per te Drejtat e Femijeve ne 1989. Ekzistojne rezolutat e Asamblese Boterore e Shendetit (ABSH) per Kontrollin e Ushqimit, Semundjet jo te transmetueshme, Ushqimin e infanteve (Kodi Nderkombetar per Marketimin e Zevendesuesve te Qumeshtit te Gjirit e Rezolutave pasuese perkatese) dhe Crregullimet nga Deficienca Jodike. Mbas Konferences Nderkombetare te Ushqyerjes 1992 (te organizuar nga OBSH dhe FAO), Rezoluta e Asamblese Boterore te Shendetit kerkon plane veprimi te gjitheaneshme. Zyra Europiane monitoron implementimin e saj ne Shtetet Anetare qe nga 1995. Brenda shteteve te Bashkimit Europian Marreveshja e Amsterdamit percakton qe shendeti duhet te merret ne konsiderate ne te gjitha politikat e BE. Marrveshja e Shteteve Anetare te BE kerkon vleresimin e impaktit mbi shendet ne politikat e BE. Zhvillimet e koheve te fundit, qe kane elemente te ushqimit dhe politikes se ushqyerjes, perfshi White Paper te Komisionit Europian mbi Kontrollin e Ushqimit 2000 dhe programin e ri per shendetin publik (2001-6) Shendeti dhe Ushqyerja-Elemente per Aksionin Europian kane qene gjithashtu nje prioritet. 6

2. Pabarazite sociale dhe semundjet me origjine ushqimore. Autoritetet shteterore, profesionistet e shendetesise dhe publiku kane filluar te shqetesohen persa i perket rritjes se numurit te semundjeve qe lidhen me ushqimin. Semundjet qe lidhen me ushqimin, kequshqyerja, obeziteti dhe semundjet e pa transmetueshme, kane krijuar shume probleme per shoqerine, vecanerisht per pjesen me vulnerabel te saj. Grupet e ndryshme te popullates ato me te ardhura te pakta, femijet, adoleshentet, grate ne periudhen e shtatzanise e laktacionit, si dhe njerezit e moshuar, shpesh ndeshen me problemin e pa mundesise se marrjes se nje ushqimi te sigurt dhe shendeteshem. Semundjet me origjine ushqimore Ne vitin 1995 u vleresua qe cdo vit rreth 130 milion Europiane jane prekur nga episode semundjesh me origjine ushqimore. Burimet e kontaminimit te ushqimit, qofte kimik (pesticidet, metalet e renda etj.) apo biologjik (si. Salmonella, Campylobacter, Listeria and E.coli) mund te ndodhin ne cdo stad te zinxhirit te ushqimit. Diarreja, qe eshte shkaku kryesor i vdekjeve dhe voneses ne rritje te infanteve dhe femijeve te vegjel, eshte simptomi me i zakoneshem i semundjeve me origjine ushqimore. Insuficienca e veshkave, crregullimet ne sistemin nervor, artritet, dhe paralizat jane konseguenca te tjera serioze. Patogene te rinj si prionet qe shkaktojne BSE encefalopatia bovine spongiforme, konsiderohet tani si shkaku i variantit te semundjes se Creutzfeldt-Jacob (vcjd) ne njerez. Ushqimi mund te kontaminohet gjate stadeve te ndryshme te prodhimit bujqesor fillestar, rruajtjes, transportimit, perpunimit, paketimit dhe pergatitjes finale. Cdo lidhje ne zinxhirin e ushqimit duhet te jete e forte qe shendeti i konsumatoreve te mbrohet (fig. 1). Per me teper qe rritja ne tregetine globale te ushqimit krijon potencial per sasi te madhe ushqimi, nga nje burim te shperndahet ne distanca te medha krahasuar me te kaluaren. Nderkohe qe eshte krijuar mundesi prodhimi e ushqimit me variabel dhe me e lire, eshte rritur rreziku ose zmadhuar perhapja e semundjeve me origjine ushqimore apo shperthimeve te ndryshme. Pare ne prizmin qe kompleksiteti i zinxhirit ushqimor eshte ne rritje dhe ndikimi qe furnizimi me ushqime ne sigurine ushqimore eshte ne rritje te vazhdueshme, lind nevoja per te marre ne konsiderate vendosjen e mekanizmave efektive te kontrollit. 7

Figura 1: Stadet Kryesore te furnizimit me ushqim Furnizim impute te bujqesisse Plehra kimike, pesticide, ilace, GMOs,tagji Prodhimi primar Fermeret, peshkataret, rrites peshku Procesi i perpununimit primar Ne ferme, bulmetore, thertore, mullinj Procesi i perpunimit sekondar konservim, ngrirje, tharje, prodhim pije,birre Shperndarje ushqimit Nacional/internacional, import/export Shitje me pakice supermarkete, dyqane Sherbim me ushime Restorante, spitale, shkolla Pergatitje e ushqimit ne shtepi 8

Kontaminimi i ushqimit (Biologjik-salmonela, campylobacter, listeria, e.coli, BSE) Ushqimet jane objekt i ndotjes mkrobiologjike duke u bere nje nder mjetet me te rendesishme te transmetimit te semundjeve tek njeriu. Ne shperthimet epidemike perfshihen mishi dhe nenproduktet e tij, qumeshti dhe n/produktet, vezet, dritherat, perimet etj te ndotura me Salmonela, Escherichia coli, Campilobacterium, etj. Ne vendin tone, si pasoje e sistemeve te ndryshme proceduriale (tre variacione kontrolli) ne marrjen, analizimin e kampioneve te ushqimeve, dhe normativave te ndryshme te interpretimit, veshtiresohet paraqitja e te dhenave. Eshte fakt se ne pjesen me te madhe te laboratoreve mikrobiologjik ne varesi te inspektoriatit Sanitar Shteteror, kryhen analiza te ndryshme per vleresimin e ndotesve te tille si: Salmonela, Shigela, Escherichia Coli, Campilobacterium, Sporet anaerobe, te cilat keto vitet e fundit kane munguar te raportohen per arsye te kompetencave te pakta qe i lejon ligji Per Ushqimin laboratoreve ne varesi te ketij Inspektoriati, mungeses se nje sistemi efektiv monitorimi ne grumbullimin e sakte dhe te plote te te dhenave, kryesisht ne pikat kritike te kontrollit, si dhe te situatave te krijuara keto vitet e fundit ne vend. Salmonela Nisur nga te dhenat e pakta, qe disponojme ne kete drejtim, rezultat i syrvejimit te realizuar nga seksioni i mbrojtjes se ushqimeve, laboratorit bakterologjik te ISHP dhe Institutit te Veterinarise, ne vitin 1996, analizimi i 200 kampioneve importi mishi dhe nenprodukte mishi, vezesh, etj tregoi se 12.5% e tyre (mish pule) si dhe 14.3% e vezeve ishin te ndotura me Salmonela. Ekzaminimet e metejshme per identifikimin biokimik te tipit te Salmonelave, treguan pranine e Salmoneles enteritidis ne pjesen me te madhe te kampioneve te analizuara. E. Coli Bazuar ne syrvejimin e mesiperm, nga analizimi bakteriologjik i 32 kampioneve te sallameve per E.Coli, 11 ose 34..3% e tyre ishin te ndotura. Te dhenat e laboratorit mikrobiologjik te DHE Tirane per periudhen 1996, tregojne se nga 990 ekzaminime per shkallen e pastertise te mjediseve, duarve dhe mjeteve te punes, 229 ose 23% e tyre jane te kontaminuara nga E. Coli. Clostridium Perfrigens Te dhenat e ekzaminimit ne laboratorin bakterologjik te Institutit te Shendetit Publik, per clostridium perfrigens, kane treguar se ne 32 kampione te sallameve 6 prej tyre ose 18.75% ishin te ndotura. Bacilus Mesentericus Gjate viteve 1995, 1996 dhe 1997, problem eshte paraqitur ne disa rrethe te vendit tone si ne Kukes, Gramsh, Korce etj kontaminimi i miellit me B. Mezentericus, ndotje e cila ka ardhur gjithnje e ne rritje. Keshtu te dhenat e laboratorit te mikrobiologjise ushqimore te ISHP, nga 74 mostra dritherash te analizuara per permbajtje te ketij mikroorganizmi, kane verejtur se 22 ose 29.7% e tyre rezultuan te ndotura. 9

Impakti mbi shendet nga ndotja mikrobiologjike e ushqimeve Semundjet e shkaktuara nga ndotja mikrobiologjike e ushqimeve mbeten nder problemet me te rendesishme te shendetit publik. Eshte vleresuar se vetem 10% e te gjitha rasteve te intoksikacioneve me origjine ushqimore raportohen dhe pjesen me te madhe te ketyre shperthimeve e perfaqesojne salmonelozat. Prej kohesh ka qene vleresuar se rreth 1,400 milion episode diareike dhe rreth 3,2 milion vdekje kane ndodhur cdo vit ne bote per femijet nen 5 vjec, ne te cilen ne rreth 70% te rasteve shkaktohen nga ushqimet e ndotura baktereiologjikisht. Midis shpjegimeve te mundeshme per rritjen e numurit te semundjeve te lidhura me ndotjen e ushqimeve jane: Ndryshimet ne menyrat dhe zakonet e ngrenies, nepermjet rritjes se preferencave per ushqime me pak te perpunuara, per te qene keto te fundit me te shendeteshme. Ndryshimet ne teknologjite e prodhimit te ushqimeve, me qellim qe te rritet kohezgjatja e ruajtjes se produkteve, rritin mundesite e riskut te rikontaminimit te tij mikrobiologjik dhe shumezimit gjate procesit te ruajtjes. Ndryshimet ne ndjeshmerine e popullates (psh, ne nivelin imunitar te saj). Ne vendin tone, bazuar ne te dhenat e raportuara sipas analizes epidemiologjike te vendit per periudhen 1990 2000, verejme nje tendence fluktuante te semundjeve infektive, ku faktori ushqim i ndotur luan nje rol te rendesishem ne perhapjen e ketyre semundjeve. Tabela Nr 1. Dinamika e disa semundjeve infektive ne Shqiperi per periudhen 1990 2000. Nozologjia 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 Gastrent. 216288 130413 85803 79024 66458 51992 47197 44360 47252 53073 43390 49820 Toks-inf. 1309 619 543 1079 1323 745 696 742 1171 1186 1826 1987 Shigeloza 3264 1789 1188 1410 1939 1268 1062 1028 835 817 728 885 Salmoneloza 2602 1369 800 835 937 816 853 945 947 392 381 407 Ethet tifoide 94 102 140 59 109 54 67 34 40 11 15 21 Cholera - - - - 678 - - - - - - - Bruceloza 37 17 62 29 117 172 149 155 523 458 519 695 Hepatiti 11291 6814 4576 5271 7508 3975 2035 1829 3477 4489 2439 1660 Burimi: Sek Epidemiologjise Ministria e Shendetesise, Instituti i Shendetit Publik Ne rastin e gastroenterit akut shpesh emertimi eshte i pergjithshem, pasi ai nuk jep qarte natyren e tij, nese eshte infeksioz apo joinfeksioz. Shpesh ne rastin e nje natyre infeksioze, nuk percaktohet entiteti nozologjik sipas shkaktarit etiologjik. Gjithashtu, ne praktikat e deritanishme te mjeksise klinike ne vendin tone ka patur nje konfuzion ne emertimin salmoneloza, toksikoinfeksione alimentare, enterite akute, dispepsi toksike etj, ne diagnozen e semundjeve diarreike ne teresi. Nese do te shikojme dinamiken e salmonelozave ne vite, ne tabelen Nr 2 dhe grafikun e meposhtem, verehet nje pakesim i rasteve te raportuara, gje e cila duhet interpretuar me kujdes, pasi ne fakt salmonelozat kerkojne jo vetem konfirmim laboratorik, por edhe se ne pjesen me te madhe te tyre ato jane vete toksikoinfeksione alimentare. 10

Theksojme se incidencat e mesiperme nuk duhet te jene reale: ato mund te jene me te ulta, pasi nje pjese e madhe e tyre raportohet si gastroenterit, e lidhur kjo me pamundesine apo paaftesine e laboratoreve te rretheve per diagnoze te sakte klinike dhe konfirmimin e saj me diagnozen Nr. rasteve Dinamika e salmonelozave 1990-2000 3000 2000 1000 0 1990 1991 1993 1994 1996 1997 1998 2000 Series1 2602 1369 835 937 853 945 947 381 vitet laboratorike mikrobiologjike. Tabela Nr 2 dhe grafiku perkates (Burimi: ISHP) Edhe ne rastin e toksikoinfeksioneve ushqimore, shiko tabelen Nr 3 dhe grafikun me poshte, ulja e dukshme dhe incidencat 2.5 /10.000 banore me 1995 dhe 2,3/10.000 banore me 1996, mund te shpjegohen me faktin se ne vizitat ambulatore ato diagnostikohen si gastroenterite. Ndersa gjate viteve 1998-2000 vihet re nje rritje e rasteve dhe incidenca per vitet 1998-99 llogaritet 3,9/10 000 banore dhe per vitin 2000, 6,1/10 000 banore. Tabela Nr 3 dhe grafiku perkates (Burimi: ISHP) Dinamika e toksiko-infeksioneve 1990-2001 Nr. i rasteve 2500 2000 10 11 1500 1 5 4 8 9 1000 2 6 7 500 3 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 Series2 1309 619 543 1079 1323 745 696 1171 1186 1826 1987 Vitet 1990-2001 Series2 11

Te dhenat qe disponojme nga DHE Tirane, tregojne se intoksikacionet ushqimore me natyre mikrobike kane qene shpesh pasoje e mungeses se respektimit te normave higjenike te mbrojtjes se produkteve ushqimore. Keshtu ne muajin korrik 1996, ne nje njesi te tregetimit te akullores u intoksikuan 49 persona, me tabllo te mesme dhe te lehte klinike. Shkaktar ishte izolimi i stafilokokut te arte ne kremin e akullores dhe ne nazofarinksin e nje punonjesi te ketij lokali. Ne muajin gusht te po te njejtit vit, u intoksikuan 39 nxenes te Kolegjit turk, ne te cilin 16 e tyre u hospitalizuan. Izolimi i salmoneles se patipizuar ne mishin e grire ishte shkaktari i ketij intoksikacioni Edhe ne rastin e brucelozes te dhenat raportohen kryesisht ne baze te diagnozes klinike, pa konfirmim laboratorik. Te dhenat (Sektori i Epidemiologjise se ISHP).tregojne nje rritje te incidences se saj ne vitin 1994 (incidenca 107 zona rurale/118 raste = 90.7%), kundrejt viteve 1995 ( incidenca 153/172 = 89%) dhe 1996 ( 116/149= 77.8%) me nje prekje me te theksuar te zonave rurale. Uljet e rasteve te kesaj nozologjie ne vitet e mevoneshme mund te shpjegohet jo vetem me uljen e nivelit te rasteve te raportuara, por edhe nivelit te aktivitetit te Inspektoriatit Veterinar ne drejtim te kontrollit te produkteve me origjine blegtoriale. Ne sistemin shendetesor ka tendence te fshehjes se rasteve dhe mosdenoncimit per te mos ju nenshtruar shtrimit ne spital. Mungesa e rregjistrimeve dhe e denoncimeve korrekte nga personeli shendetesor, tendenca e familjareve per trajtimin e te semureve ne kushte shtepie, ndikojne ne uljen e raportimeve te rasteve per nozologjite e mesiperme. Ne vecanti per brucelozen Inspektoriati Veterinar ka mangesi ne drejtim te evidentimit te vatrave dhe parandalimit te perhapjes te infeksionit ne fjale. Ky inspektoriat duhet te zbatoje me rigorozitet procedurat e izolimit te kafsheve te infektuara dhe te ndjeke me perparesi kontrollin e produkteve ushqimore qe merren nga keto kafshe. Problem vazhdon te jete bruceloza qe eshte me e perhapur ne pjesen jugore te vendit. Ka tendence te perhapjes edhe ne pjese te tjera te vendit, per shkak te fenomenit te migrimit te kafsheve. Rastet me bruceloze ne njerez jane me te shprehura ne punetoret e sektorit te veterinarise. Tabela Nr 4 dhe grafiku (Burimi: ISHP) Dinamika e brucelozes1990-2001 Numuri i rasteve 695 523 458 519 17 62 117 172 149 155 29 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 Series2 17 62 29 117 172 149 155 523 458 519 695 vitet 12

Kontaminimi ushqimit (kimik-pesticide, metale te renda, dioxine) Ne vendin tone analizimi i te dhenave per ndotjen kimike te ushqimeve eshte jo i plote. Megjithate per t u permendur jane: Ndotja e ushqimeve me Plumb Gjate viteve 1992, 1996 dhe 1997, ne disa zona rurale te vendit tone, kryesisht te zonave jugore, u verejten disa shperthime nga intoksikacioni me plumb. Intoksikacionet ishin te lidhura me perdorimin e miellit, me origjine bluarje nga mullinj te vjeter, te riparuar me mbushje plumbi. Rreth 3000 individe qe jetonin ne keto zona, ishin te ekspozuar ne shkalle te ndryshme ndaj ketij ndotesi. Te dhenat e analizimit ne ISHP te 83 mostrave te miellit (40 mostra me 1992, 25 me 1996 dhe 18 me 1997) paraqiten ne tabelen N 4 dhe grafikun e meposhtem. Tabela N 5. Perqendrimet e Plumbit ne miell ne disa zona te vendit tone, gjate periudhave 1992, 1996, 1997.(dhe grafiku perkates) Mostra ne Numri Minimal Maximal Mesatar vite Miell 1992 40 10 72.5 42.97 Miell 1996 25 1.84 550 93.92 Miell 1997 18 0 1253.44 258.38 1998 1996 1994 1992 1990 Nivelet e Pb ne mg/kg ne miell ne vite 1992 1996 1997 0 100 200 300 Serie1 Te dhenat tregojne nje tendence ne rritje te ndotjes se miellit ne vitet te cilet u permenden me lart ne disa zona rurale te vendit tone duke e bere kete te fundit nje problem serioz te impaktit mbi shendetin e popullates se ekspozuar. Impaktet shendetsore te ndotjes me Pb. Ne analizimin e 236 mostra gjaku, per nivelet e pb ne gjak, te marra ne persona te ekspozuar ne vendet e shperthimit te intoksikacionit (130 mostra ne vitin 1992, 51 mostra ne qershor 1992 dhe 55 mostra ne maj te vitit 1996) ato varionin nga 22.5 91.6 µg/dl ( mestare 56.041±13.85) ne vitin 1992, kundrejt niveleve 10.0-44.1µg/dl (mestare 18.982±9.03) ne vitin 1996. Nivelet e matura ishin mbi ato te lejuara per ekspozim ndaj ketij ndotesi per nje popullate normale. Ne fakt nivelet ne individet e intoksikuar me 13

Pb ne gjak ishin me te ulta ne vitin 1996 ne krahasim me vitin 1992, megjithe nivelet e larta te permbajtjes se Pb ne miell, gje e cila mund te shpjegohet edhe me periudhen e marrjes se mostrave te gjakut per analize laboratorike (ne kete periudhe per njohjen e problemit popullata i ishte nenshtruar edhe mjekimeve ambulatore ndaj ketij intoksikacioni). Ndotja nga nitratet dhe nitritet. Ne kuadrin e syrvejimit mbi cilesite kimike dhe baktereologjike te mishit dhe produkteve te tij, raport teknik i projektit Environment Albania (1996), analizimi i 32 kampioneve te sallameve per permbajtje nitritesh, raporton nivele te rendit nga 0.07 ne 0.54 mg/100g, te cilat jane brenda normave te standarteve shteterore. Ndotja mykotike dhe mykotoksinat. Ndotja mykotike sidomos e dritherave te bukes ka qene nje nder problemet shqetesuese te raportuara nga laboratori i bakterologjise ushqimore te ISHP gjate viteve 1995, 1996, 1997. Te dhenat e analizimit te 100 mostrave dritherash per permbajtje myku treguan se 25 ose 25% e tyre jane mbi normat e lejuara. Te dhenat e syrvejimit mbi ndotjen mykotike dhe mykotoksikologjike te drithrave dhe frutave te thata, te realizuar me 1997 nga seksioni i mbrojtjes se ushqimit ne bashkepunim me laboratoret e Departamentit te Mjedisit dhe Shendetit, treguan se nivelet e Aflatoxines B1, ne 26 mostra drithi rezultuan < 5µg/kg. Ne vitin 1996, nga DHE Tirane jane analizuar 81 mostra mielli dhe buke, nga te cilat 28 kampione kane rezultuar me ngarkese mykore dhe prani te bacileve sporogene. Gjithashtu nga 2128 analiza entomologjike, 35 mostra kane rezultuar te infestuara nge demtues, kryesisht insekte. Kontrolli ushqimit (siguria ushqimore) Sistemi HACCP Pergjithesisht legjislacioni ne fuqi per Ushqimin nuk trajton problemin themelor te sigurise ushqimore, por nene te caktuara te tij (neni 27 e 28) vihen rradhazi cilesia dhe siguria ushqimore, kur nderkohe eshte e domosdoshme krijimi i rubrikave legjislative te ndara per ceshtje shume thelbesore si Siguria Ushqimore dhe Cilesia e Ushqimeve. Per te mbajtur nen kontroll kontaminimin biologjik dhe kimik te ushqimeve, nje rendesi te vecante ka aplikimi i sistemit HACCP (Analiza e Hazardeve dhe Kontrolli ne Pikat Kritike) ne praktiken e perditeshme te kontrollit te ushqimeve. Persa i perket sistemit HACCP, ai ka filluar te aplikohet vetem kohet e fundit ne nje numur shume te kufizuar ndermarrjesh te industrise ushqimore ne vendin tone. Per trajnimin e stafit qe eshte pergjegjes ne kontrollin e sigurise ushqimore (me konceptet e sistemit HACCP), dhe konkretisht tre inspektoriatiateve qe mbulojne kontrollin e ushqimit ne mvartesi te Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, ne Prill 2001 u organizua nje workshop. Ky aktivitet hapi rrugen per organizimin e trajnimeve te tjera ne te ardhmen jo vetem ne sistemin e inspektoriatit te kontrollit te ushqimit, por edhe ne industrine ushqimore. 14

Ne vijim te ketij aktiviteti te rendesishem, Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ne bashkepunim te ngushte me OBSH-ne, pergatiten nje Udhezues per Sistemin HACCP dhe Aplikimin e tij (Qershor 2001). Manuali u pergatit nga specialiste te Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, mbeshtetur ne rekomandimet e OBSH, dhe duke u bazuar ne domosdoshmerine per aplikimin e sistemit HACCP edhe ne vendin tone. Udhezuesi do sherbeje ne ndihme te te gjithe inspektoreve te kontrollit te ushqimit ne punen e tyre te perditeshme ne drejtim te sigurise ushqimore dhe te mbrojtjes se shendetit te konsumatorit. Ne aplikimin e Praktikave te Mira te Prodhimit dhe sistemit te Analizimit te Hazardeve dhe Kontrollit ne Pikat Kritike, te gjithe sektoret e interesuar ne sistemin shteteror, kryesisht bujqesi, shendetesi, industri dhe te shoqata te konsumatoreve, duke punuar ne menyre te harmonizuar mund te arrijne permiresime te rendesishme, duke specifikuar hazardet dhe duke adoptuar masa parandaluese per to. Ky qendrim i ri garanton per konsumatoret produkte ushqimore te sigurta. Udhezuesi eshte pergatitur bazuar ne Kodeksin Alimentar, Principet Baze te Higjienes dhe ne instrumentet e OBSH/FAO per trajnimin mbi HACCP-in, ne ndihme te inspektoreve qe jane te perfshire ne aktivitetet e kontrollit te ushqimeve nga Ministria e Shendetesise dhe Bujqesise e Ushqimit. Principet e ketij udhezimi do sherbejne per te mbajtur nje qendrim te ri per sigurine ushqimore ne te gjithe territorin e vendit. Masa per parandalimin e semundjeve me origjine ushqimore (trajnime, kualifikime) Gjate vitit 2001 jane ndermarre nje sere masash ne drejtim te rruajtjes se ushqimeve nga kontaminimi dhe parandalimi i hyrjes se ushqimeve jo te sigurta nga vendet e tjera. Mund te permendim nje sere Vendimesh te Keshillit te Ministrave apo edhe Urdhera te Ministrave si: Urdher i Ministrit te Shendetesise Mbi forcimin e kontrollit ne te gjitha pikat kufitare ne vend (ne dogana). Urdher i perbashket i tre ministrave MBU, MF, MB per bashkepunimin dhe zbatimin e masave veterinare gjate veprimtarise doganore qe forcojne proceduren e kontrollit te ushqimeve me origjine shtazore duke filluar qe nga pikat veterinare kufitare doganore deri ne inspektoriatin veterinar te brendeshem. Urdher i perbashket i MBU dhe Ministrise se Pushtetit Lokal per forcimin e kontrollit veterinar per kafshet e gjalla dhe produktet me origjine nga to. Akt nen-ligjor i Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit per kufizimin, ndalimin e produkteve dhe nenproduketeve shtazore te importit ose me origjine nga vendet e deklaruara me BSE dhe Afte Epizotike. Vendim i Keshillit te Ministrave per forcimin e bashkepunimit ndermjet tri inspektoriateve (Inspektoriati i Kontrollit te Ushqimeve, Inspektoriati Sanitar Shteteror, dhe Inspektoriati Veterinar) ne pikat e kalimit kufitar, ne te gjitha ndermarrjet ushqimore te produkteve blegtorale. Vendim i Keshillit te Ministrave per ndertimin e Laboratorit te kontrollit te BSE ne Institutin e Kerkimeve Veterinare, si dhe trajnimin e stafit. Akteve te perbashketa te Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit per survejancen e zoonozave, dhe raport protokoll midis dy strukturave. Ne vitin 2001 u vune ne funksionim te plote 10 laboratore rajonale qe kryejne procedura laboratorike per produktet me origjine shtazore, krahas Laboratorit te IKV-se. 15

Si aksione te ndermarra mund te shtojme: Prej tri vitesh eshte vendosur Sistemi Alert ne sektorin e Shendetesise per semundjet ngjitese dhe raportimin e zoonozave per rastet ne njerez dhe kafshe. Ky sistem perdoret nga te dy sistemet shendetesi dhe bujqesi. Sistemi veterinar ne nivel nacional ka permiresuar kerkimin, investigimin dhe vaksinimin per zoonozat (brucelozen). Trajnimi dhe kualifikimi per zoonozat Jane organizuar nga Ministria e Shendetesise dy seminare kombetare, te mbeshtetura nga OBSH, per trajnimin e Inspektoreve Sanitare dhe Inspektoret Veterinare, per survejancen e zoonozave gjate vitit 2000. Nje tjeter seminar u organizua nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit gjate vitit 2000 me Inspektoret e Ushqimit ne vend, e cila u mbeshtet nga OBSH. Prioritete Sigurimi i infrastruktures se nevojeshme per drejtim, ekspertize dhe permiresimin e legjislacionit; Formulimi i nje programi te pergjitheshem per vleresimin e sistemit HACCP. Organizimi i programeve te trajnimit per personelin e industrise ushqimore dhe te organizmave shteterore per sistemin HACCP; Inkurajimi e mbeshtetje ne pergatitjen e materialeve trajnuese (per sistemin HACCP) per industrine, inspektoret shteterore dhe pale te tjera te interesuara; Forcimi i bashkepunimit te te gjithe sektoreve qe mbulojne kontrollin dhe sigurine ushqimore. Forcimi dhe rritja e nivelit te laboratoreve te kontrollit te ushqimit ne te dy sistemet e Shendetesise dhe ate te Bujqesise e Ushqimit. Monitorimi i mbetjeve te pesticideve ne ushqime me origjine bimore. Kequshqyerja dhe pasiguria e ushqimit Vonesa ne rritjen intrauterine dhe kequshqyerja e nenes. Nje tregues pararendes i kequshqyerjes tek femijet e porsalindur dhe ato me te rritur eshte kequshqyerja fetale, shpesh here e njohur si vonese ne rritjen intrauterine (<=2500 gr ne 37 jave te shtatezanise). Incidenca e larte e voneses ne rritjen intrauterine, interpretohet jo vetem si nje indikator i riskut te kequshqyerjes, morbozitetit dhe mortalitetit te te porsalindurve, por edhe si nje alarm dhe shqetesim i shendetit publik. Ketu ndikon se tepermi kequshqyerja dhe morboziteti i grave ne periudhen e fertilitetit. Jo vetem kaq, por vonesa ne rritjen intrauterine ne femijerine e voneshme dhe ne periudhen e pjekurise, rrit riskun e semundjeve kardiovaskulare, hipertensionit arterial, diabetit, hiperkolesterolemise dhe semundjeve renale. Statistikat boterore tregojne se rreth 30 milion te porsalindur ose 23,8% e tyre jane te prekur nga vonesa ne rritjen intrauterine, ku 14.9% ndeshen ne Afrike, 12.3% ne Azi dhe vendet e tjera ne zhvillim 11.0%. Tek ne ekzistojne statistika te cilat ne vite paraqiten si ne tabelen Nr 6 dhe figuren Nr 2 me poshte. 16

Tabela Nr 6. Shperndarja e lindjeve nen peshe ne % ne vite. Vitet 1986 1987 1988 1989 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 % 6.5 6.35 6.34 6.47 6.49 6.97 6.7 6.8 8.3 9.3 6.9 7.4 Burimi: Ministria e Shendetesise. Fig Nr 1: Shperndarja e lindjeve nen peshe ne % ne vite. 10 8 6 % 4 2 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 Vitet 1-1986 2-1987 3-1988 4-1989 5-1990 6-1991 7-1992 8-1993 9-1994 10-1995 11-1996 12-1997 17

Te dhenat studimore te vleresimit te gjendjes ushqyese te femijeve te moshes 0 5 vjec, ne 10 zona te vendit tone per vitet 1991 1998 paraqiten ne tabelen Nr 7 dhe fig. me poshte: Tabela Nr 7. Shperndarja e lindjeve nen peshe (ne %) ne vite, sipas studimit te ISHP dhe UNICEF Vitet 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 % 7.9 6.8 8 6.2 8.5 6.9 11.3 8.5 12 Shperndarja e lindjeve nen peshe ne % (sipas studimit te ISHP dhe UNICEF) 10 8 % 6 4 2 0 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 Vitet Fig 2 18

Kequshqyerja proteino-energjitike (nenushqyerja), malnutricioni akut dhe kronik. Ne vendin tone, ne lidhje me gjendjen ushqyese te popullates shqiptare, te dhenat qe disponohen jane te pamjaftueshme dhe shpesh e veshtiresojne kuadrin e prevalences globale te kequshqyerjes midis grupeve target te popullates. Studimet jane perqendruar kryesisht ne grupmoshat feminore, duke neglizhuar edhe grupet e tjera vulnerabel si: grate ne periudhen e shtatezanise dhe laktacionit, te moshuarit etj. Studimet e kryera, duke qene te shkeputura nga njeri tjetri, duke perdorur metoda dhe metodologji te ndryshme ne interpretimin e situates ushqyese te grupeve te studjuara, e veshtiresojne krahasueshmerine ne vite te tablose se nenushqyerjes ne vendin tone. Megjithate, sic tregohet edhe ne te dhenat e meposhteme, profili i kequshqyerjes ne vendin tone ka ndryshuar, kryesisht ne periudhen e tranzicionit. Prevalenca e kequshqyerjes se moderuar eshte pothuajse e ngjashme si ne zonat urbane dhe rurale, nderkohe qe kequshqyerja e rende eshte me e prekshme ne zonat rurale. Tabela 8. Prevalenca e nequshqyerjes ne % ne vite ne femijet e moshave 0-3 vjec Vitet 1991* 1993** 1994*** 1996*** 1997*** % 28 28 18.4 14.6 7.4 & *Te dhena studimore te marra nga Instituti i Pediatrise Tirane.** Te dhena studimore te marra nga Kryqi i Kuq *** Te dhena studimore te marra nga NGO italiane( S. Egidio), UNICEF. & te dhena te raportuara bazuar ne indikatorin e kequshqyerjes akute (wasting). Grafiku 3. Prevalenca e nenushqyerjes ne % ne vite ne femijet e moshave 0 3 vjec 28 28 % 18.4 14.6 7.4 1-1991 2-1993 3-1994 4-1996 5-1997 30 25 20 15 10 5 0 1 2 3 4 5 Vitet Megjithese incidenca e kequshqyerjes eshte pakesuar pas viteve 1990, perseri ajo mbetet e larte. Studimet e kryera nga Instituti i shendetit Publik, gjate periudhave kohore 1996 dhe1998, mbeshtetur nga UNICEF dhe Qeveria Zviceriane, kane perdorur nje metodologji te ndryshme, e cila eshte kryer ne perputhje me rekomandimet bashkekohore te OBSH dhe mendimet e eksperteve te saj. Si rrjedhoje, keto te dhena nuk mund te krahasohen me ato te studimeve te paraqitura me lart. 19

Te dhenat e grumbulluara nga studimi i 8000 femijeve te 10 zonave te vendit tone, jane paraqitur ne formatin tip te rekomanduar nga OBSH me 1997. Duke iu referuar ketyre te dhenave, kuptohet qarte tabloja reale e kequshqyerjes (nenushqyerje dhe obezitet ) per 10 zonat e studjuara te femijeve te moshes 0 5 vjec dhe atyre 0-6 vjec. Fig.4 Prevalenca e malnutricionit akut (wasting) ne% ne 10 zona te vendit per periudhen 1996 dhe 1998. Burimi: ISHP, UNICEF % 14 12 10 8 6 4 2 0 4.2 4.2 10.9 4.2 5.2 2.7 12.5 11 6 5.8 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 zonat 1- Shkoder 2- Lezhe 3- Diber 4- Tirane 5- Elbasan 6- Lushnje 7- Kavaje 8- Vlore 9- Kucove 10- Korce Krahasuar me kriteret e OBSH zonat e Tiranes, Shkodres, Lezhes dhe Lushnjes paraqesin prevalence te ulet te kequshqyejes akute, zonat e Elbasanit, Korces dhe Kucoves me prevalence mesatare, nderkohe qe zonat e Vlores, Dibres dhe Kavajes me prevalence te larte. Fig 5. Prevalenca e malnutricionit kronik (stunting) ne% ne 10 zona te vendit per periudhen 1996-1998 % 35 30 25 20 15 10 5 0 31.8 25.5 16.5 15.6 12.6 13.4 14.7 8.8 5.7 5.3 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 zonat 1- Shkoder 2- Lezhe 3- Diber 4- Tirane 5- Elbasan 6- Lushnje 7- Kavaje 8- Vlore 9- Kucove 10- Korce Burimi: ISHP, UNICEF Krahasuar me kriteret e OBSH zonat e Tiranes, Shkodres, Lezhes, Lushnjes, Kavajes, Kucoves, Vlores, Korces, paraqesin prevalence te ulet te kequshqyejes kronike, nderkohe qe zona e Elbasanit paraqitet me prevalence mesatare dhe ajo e Dibres me prevalence te larte. 20

Ushqyerja me gji Perqindja e ulet e ushqyerjes me gji dhe praktikat jo pozitive te pershtatjes me ushqimin, rezultojne ne kequshqyerje dhe crregullime te tilla si vonesa ne rritje, dhe ndikim ne procesin e zhvillimit dhe sjelljes se femijes si dhe te infeksioneve respiratore tek infantet dhe femijet e vegjel. Departamenti i Shendetit ne Angli, ne 1995, vleresoi se perfitimet nga pakesimi i incidences se gastroenteriteve, mund te vleresohet ne 35 milion paund, ne se te gjithe infantet ne Angli do te ushqeheshin me gji. Verejme se ushqyerja me gji eshte nje tradite e cila duhet te mbeshtetet dhe promovohet ne vendin tone. Te dhenat shpesh tregojne se megjithese ushqyerja me gji eshte nje tradite e mire tek ne, shpesh praktikat e kesaj ushqyerje jane jo te pershtateshme. Nese shikohen statistikat dhe studimet, koha e ushqyerjes me gji eshte mese e favorizuar dhe shpesh mbi ate qe rekomandohet, por futja e hereshme e ushqimeve te tjera, qe ne muajin e pare te jetes (lengje frutash, uje me sheqer etj) jane shpesh shkaktare te shfaqjes se formave te ndryshme te keqyshqyerjes dhe praktikave te papershtateshme te ushqyerjes. Te dhenat e studimit te ushqyerjes me gji ne disa zona te vendit per vitet 1996 dhe 1998 paraqiten ne grafikun e meposhtem dhe vertetojne konstatimin e mesiperm. Programi kombetar i ushqyerjes me gji vlereson se ne pergjithesi mbi 80 % e femijeve ushqehen me gji (te dhena nga studimi i vitit 2001 Raporti i monitorimit te Praktikave te Ushqyerjes se Foshnjave dhe Femijeve te Vegjel ne Shqiperi, i zbatuar nga IBFAN, MSH UNICEF). Megjithese % e nenave qe ushqejne foshnjet me gji eshte e larte, ushqyerja me gji nuk eshte eskluzive dhe ekzistojne praktika te gabuara te ushqyerjes me gji. Sipas te dhenave te studimit te pare te monitorimit te kryer gjate 1998 nga Grupi Shqipetar per Mbrojtjen e Ushqyerjes me Gji ne bashkepunim me Sektorin e Shendetit Riprodhues ne Ministrine e Shendetesise dhe UNICEF, pamvaresisht nga numuri i madh i nenave qe fillonin ushqyerjen me gji ne maternitet, (94% sipas studimit), nje perqindje e vogel e tyre vazdonte te ushqente ekskluzivisht me gji, apo vazhdonte dhenien e gjirit ne muajt ne vijim. Te dhenat e studimit tregojne se shpejt pas daljes nga materniteti, incidenca e ushqyerjes ekskluzive me gji ulej ne fund te muajit te pare ne 70%, ne muajin e katert 17% dhe ne fund te muajit te 6-te ne 11%. Ne muajin e dyte perqindja mbetej afersisht e njejte, duke marre parasysh qe rritej perqindja e ushqyerjes predominante me gji. Evidente eshte tendenca per futje te hereshme te lengjeve jo ushqyese, nderkohe qe braktiseshin perparesite e ushqyerjes ekskluzive me gji. Ne kete muaj fillon nje rritje e lehte e ushqyerjes artificiale. Nje tjeter e dhene eshte se, ndersa incidenca e ushqyerjes ekskluzive dhe predominante me gji ulet dukeshem gjate muajit te 3-te dhe te 4-te te jetes, qumeshti i lopes fillon te perdoret gjeresisht si zevendesues. Faktoret qe shpjegojne kete fenomen jane te ardhurat e vogla dhe tradita e ushqyerjes me ushqime me baze qumeshtin e lopes. Duhet te theksojme se fillimi i hereshem i tij con ne 21

fillimin e problemeve madhore per te ardhmen ne drejtim te shendetit publik, qe nga pergatitja jo e pershtateshme dhe e mundeshme per tu kontaminuar e formules se qumeshtit te lopes dhe perzierjet e dritherave, cka shpie ne rritje te perqindjes te kequshqyerje, te anemive ferrodeficitare, semundeshmeri te larte te semundjeve diarreike dhe respiratore, te ndjekura me perqindje te larte te mortalitetit foshnjor. Me poshte do te paraqesim grafikun ne te cilin paraqitet ushqyerja ekskluzive me gji per cdo muaj, deri ne muajin e 12, te projektit te pare te monitorimit te kryer gjate 2001 nga Grupi Shqipetar per Mbrojtjen e Ushqyerjes me Gji ne bashkepunim me Sektorin e Shendetit Riprodhues ne Ministrine e Shendetesise dhe UNICEF. Sic shihet ne muajin e pare ushqyerja me gji eshte ne shifren 69 %, bie ne rreth 56 % ne muajin e dyte dhe qendron ne kete nivel ne muajin e trete, per te zbritur ne 39% ne muajin e katert dhe rreth 20 % ne muajin e gjashte. Pas muajit te gjashte te jetes fillohen ushqimet shtese, Ne baze te studimit te mesiperm ne asnje nga maternitetet nuk u gjeten materiale promocionale per zevendesuesit e qumeshtit te gjirit ( formula qumeshti industrial). Vetem 22,7% e nenave perdorin fomulat e qumeshtit per femijet e tyre. Nga 50 pike shitje te kontrolluara, ne 50% te tyre u gjeten materiale promocionale te formulave te qumeshtit. Grafiku Nr.6 Ushqyerja ekskluzive me gji sipas grupmoshave. Ushqyerja me ekskluzive me gji sipas grup moshave % 80 60 40 20 0 1 3 5 7 9 11 Mosha ne muaj Persa i perket studimeve mbi racionin ushqimor dhe kalorazhin ushqimor, kryesisht jane perqendruar ne institucione te organizuara (cerdhe-kopshte) ose direkt ne popullaten feminore. Shpesh te dhenat perdorin metodologji dhe referenca te ndryshme ne vleresimin e racionit ushqimor, gje qe e veshtireson krahasimin dhe interpretimin e tyre. Te dhenat permbledhese per nutrientet kryesor te perdorur ne keto grupmosha jepen ne tabelen e meposhteme: 22

Tabela Nr 9: Nutrientet dhe sasia e kalorive te marra nga femijet e moshes 3 muaj-6 vjec, sipas studimeve te kryera Vitet Mosha Proteina gr Yndyrera gr Karboh.gr Energjia k.kal 1990 1991* 3 6 vjec 34.6 39.6 144.5 1231.7 1996*** 3 6 vjec 52.01 61.03 254.8 1715.3 1997** 3 muaj 3 vjec 24.6 46 97.3 902 *ISHP **ISHP, UNICEF ***S. Edg, UNICEF Prioritete Promovimi i ushqyerjes te shendeteshme sipas rekomandimeve te OBSH-se (udhezuesi dietetik CINDI) dhe ndermarrje veprimesh per parandalimn e kequshqyerjes tek femijet Parandalimi i kequshqyerjes se femrave duke filluar nga periudha e adoleshences dhe me pas para konceptimit te femijeve gjate shtazenise dhe laktacionit; dhe parandalimi i semundeshmerise gjate ketyre periudhave. Promovimi i ushqyerjes me gji si e drejte e femijes dhe domosdoshmeri per rritjen dhe zhvillimin. Ruajtja e tradites se ushqyerjes me gji, duke siguruar ushqyerjen ekskluzive dhe fillimin ne kohen e duhur te ushqyerjes plotesuese sipas rekomandimeve te OBSH/UNICEF (Rezoluta e 54 e Asmblese se Shendetit 18 maj 2001) dhe Rezoluta OBSH/FAO. Ndryshimi i praktikave te personelit te konsultoreve te gruas dhe femijes dhe i personelit te materniteteve per mbeshtejen e ushqyerjes me gji dhe zbatimin e 10 hapave te OBSH /UNICEF per nje ushqyerje te sukseseshme me gji Zgjerimi i rrjetit te materniteteve Miq te Femijeve. Kufizimi i efekteve negative te tregetimit te zevendesuseve te qumeshiti te gjirit dhe monitorimi per implementimin e Ligjit te Ushqyerjes me gji. 23

Ushqimet e vlefshme dhe vleresime te racionit ushqimor Problemi i vlefshmerise se ushqimeve mbetet i nje rendesie te jashtezakonshme. Te dhenat e furnizimit me produkte ushqimore ne nivel kombetar, te marra nga burime te ndryshme paraqiten ne tabelen Nr. 10 me poshte. Tabela Nr 10 Produktet ushqimore e konsumuara ne vite (kg/person ne vit, Food Balance Sheet). Produkti Sasia/vit 1988 1989 1990 1991** 1993 1994 1995 1996*** kg Mish (total) 12 13 13 13 10.2 11.8 27.27 Mish derri 1.1 Mish pule 6.67 Mish vici 15.18 Mish dele Qumesht liter 121* 123.8* 123* 123* 16.6 18.2 112.16 Gjalp 5.36 Djath Veze cope 84.4 93.1 93 154.44 Vaj vegjetal liter 12.1 12.9 13 13 16.68 Sheqer kg 17.1 17.4 17 17 12.9 16.7 16.57 Buke 179.88 Grure 226.7 228.7 228 228 210 Fruta 16.5 21 21 29.53 Patate 11 16.2 15 15 29.13 Perime 61.8 59.8 60 60 110 Fasule 4.6 6 6 6 9.68 Oriz 6 6.4 6.2 6.4 *Djath + Gjalp ** FAO *** Studim i Ministrise se Bujqesise Bazuar ne te dhenat e FAO s ne vitet 1988-1990, sasia e pergjithshme e kalorive per person ne dite ishte 2.585 KKal dhe 79.7 gram proteina. 63% e tyre e kane prejardhjen nga dritherat, me pamjaftueshmeri te dukeshme ne marrjen e frutave dhe perimeve, te cilat furnizonin vetem 3.5% te racionit ditor. Persa i perket mishit dhe drithrave ato furnizonin vetem me 13% kalorazhin e racionit ditor. Studimi i pare mbas periudhes se tranzicionit ne nivel shtepiak, eshte kryer ne 3179 shtepi, rastesisht te seleksionuara ne Tirane, midis periudhes Gusht dhe Tetor 1993. Kampionimi u krye duke marre parasysh numrin e familjeve dhe shtepive te nxjerra nga rregjistrimi i vitit 1989, duke marre ne konsiderate edhe ndryshimet pas 1989. Bazuar ne ndryshimet social-ekonomike (demografise, banimit, punesimit, migrimit dhe te ardhurave) nje pyetsor i dyte u administrua ne nen-kampione nepermjet metodes se stratifikimit ne 807 familje. Rezultatet tregojne se: 24

shpenzimet vjetore ishin 35.244 leke per person, ose 29 $ ne muaj. Nga keto 72% shpenzoheshin per ushqime. Shtresa me e varfer shpenzonte 16,495 leke per person (13.5$ ne muaj), nder te cilat 84% shpenzoheshin per ushqime. Konsumimi me i madh nder produktet ushqimore ishte buka, rreth 13% e te ardhurave harxhoheshin per blerjen e saj. Shpenzimet per mishin dhe produktet e tij perfaqesonin rret 13.4 te shpenzimeve te pergjithshme.per vezet dhe produktet e qumeshtit ishin ne 11,2% me 5.5% per qumeshtin. Perimet perbenin 9.1%, frutat 5.5%, gjalpi 3,3% dhe vaji vegjetal 3.85. Ne tabelen e bashkengjitur shprehen te perkthyera ne gjuhen e marrjeve ditore nutrientet kryesore te konsumuar nga nje person ne dite ne nje familje te Tiranes. Tab. Nr. 11 Tabela e konsumit per person dhe e marrjes ditore per produktet kryesore ushqimore sipas studimit te kryer ne familje te Tiranes me 1993 Produktet kryesore Konsumi per person Proteinat Lipidet Karbohidratet Energji Kkal Njesia Muaj Day Drithrat gr 17000 550 Buka gr 15000 500 37.5 6.5 169 1215 Orizi gr 780 25 1.75 0.15 21.9 90.5 Mishi i fresket gr 1038 33 5.97 5.08-70.62 Mish i importuar gr 550 18 3.38 2.77-38.52 Sallam gr 320 10 1.43 3.08 0 33.4 Mish pule gr 440 14 2.92 2.46 0.04 39 Qumesht i fresket cl 313 10 0.31 0.10 0.48 6.1 Veze kokrra 12 0.4 0.05 0.04 0.004 0.70 Vaj vegjetal cl 135 4.3 0 4.3 0 38.7 Gjalpe gr 510 16 0.13 13.34 0.17 121.28 Patate gr 1455 47 0.97 0 7.73 32.8 Fasule gr 330 11 2.59 0.27 5.68 34.21 Qepe te thata gr 1355 44 0.53 0.05 3.02 13.78 Domate gr 4140 133 1.33 0.26 4.65 25.27 Perime te tjera gr 4710 152 3.8 0.38 3.64 39.52 Fruta gr 3250 105 0.78 0.21 11.34 51.24 Rrush gr 1340 43 0.81 0.26 30.96 121.96 Shalqi gr 5100 165 2.8 0.7 25.97 115.85 Burimi : Instituti i Statistikes 1994. 67.05 39.95 384.584 2215.27 Proteina: 12.45% Lipide: 16.4 % Karbohidrate: 71.17 % Studimi i kryer nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ( Programi SARA 1996-1997), tregoi se racioni ushqimor i shqiptareve ka kalorite e mjaftueshme dhe baza e saj perbehet nga dritherat. Konsumi i bukes per njeri ne vit eshte afersisht 200 kg. Ndersa zonat rurale prodhojne vete ushqimin e tyre, zonat urbane jane ne varesi te ushqimeve te importuara. 25