QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE INSTITUTI I ARKEOLOGJISË TIRANË. Nr. XXXVIII 2014

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Kisha e Lindjes së Hyjlindjes tek pazari i Vjetër, Përmet * Numri i shtëpive (haneve) ose I popullsisë 1431/32 42 hane (2-3 shtëpi për çdo hane)

Speci Shqipëri

The UK Linguistics Olympiad 2018

CURRICULUM VITAE. Prof. Dr. Dhimitër Çondi. Birthday: Workplace Address: Instituti I Arkeologjisë, Bulevardi Dëshmorë e Kombit,

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

BULETINI MUJOR KLIMATIK

PRIORITETET E BANORËVE TË KOMUNËS SË KAMENICËS

this project is funded by the european Union

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri


dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE NATYRORE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Katalogu i Ankandit të Datës 28 Janar 2017

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

CURRICULUM VITAE. Dr. Lorenc Bejko Rruga Qemal Stafa 161/1/1 Tiranë Tel

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

DËBIMI I SHQIPTARËVE

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

AKTET ISSN PEÇI DH 1, MULLAJ A 1 ; DERVISHI A 2. AKTET V, 1: , 2012

International Scientific Conference, Tirana, Albania 2011

Castles. 1. Castle of Drishtit.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT BASHKIA ORIKUM ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

DIBER UNIVERSITETI ''ALEKSANDER MOISIU''DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE MASTER PROFESIONAL:PROFILI ''DREJTIM TURIZMI''

Katalogu i Ankandit të Datës 28 Janar 2017

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Morphological characteristics of olive varieties

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Plani Hapësinor Zona e Veçantë Kleçkë dhe Divjakë

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Research Article. Late Neolithic, Calcolithic and Late Bronze Age Fortifications in Southeast Albania. 1. Introduction

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

APLIKO. English Language Academy T A N I. Shkolla e Gjuhëve të Huaja. REGJISTROHU TANI

Seri e analizave "Çka shkoi ters?" GABIM PAS GABIMI. Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore

Projekti është inicuar dhe financuar nga:

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

APOLLONIA Studimi historik e arkitektonik i rilevimeve dhe tipologjive ndërtimore bazë për restaurim e rikonstruksion virtual të qytetit antik

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Raport Final i Vlerësimit

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

PLANI RAJONAL I TRASHËGIMISË VERI

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë. Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat që nuk mund të krahasohen. 3 tetor 2007

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të. Podujevës dhe Suharekës

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

S T U D I M PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Jneneh in the Upper Wadi az-zarqa, in North Central Jordan, First Season 2011.

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) Final Report. Non technical summary

Siguria e fëmijëve në internet

Turizmi. Drejt një КОН. Alternativ. ТУРИЗАМ Студиски извештај АЛТЕРНАТИВEН. Raport Studimi REPORT. Raport Studimi

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Strategjia e veprimit. për komunitetin serb në komunën e Pejës Publikuar nga: OJQ Syri i Vizionit Qendra Zejtare 64/B Pejë, Kosovë

Vlerësim i burimeve të erës në Dragash - Kosovë

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Dokedlir2015. Historia e restaurimit të monumenteve të kulturës në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore

Lënda arkivore private në Kosovë

TRENDING: #SUKSES #ICT #START UP #PERFORMANCE #CEO YOUTUBE #TOP RATED INFO

Publisher Non-governmental organization Emancipimi Civil Ma Ndryshe EC Ma Ndryshe

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

Strehimi Social në Shqipëri

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

PLANI RREGULLUES URBAN

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Transcription:

QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE INSTITUTI I ARKEOLOGJISË TIRANË R E V I S T e A R K E O L O G J I K E Nr. XXXVIII 2014 TIRANË 2015

ILIRIA XXXVIII 431 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 Gjatë ekspeditës së këtij viti ekipi e përqendroi punën e tij 1, jo vetëm, në lagjen kryesore të fshatit, por edhe ato periferike që ne i njihnim vetëm nëpërmjet regjistrave osman 2 (Tab. I). Në lagjen Kamenicë, që i ka dhënë dhe emrin fshatit, u punua në dy drejtime: së pari vjelja e të dhënave të reja për banesat, banesat rezidenciale (banesat-kullë), kishat, mullinjtë e vajit dhe së dyti rilevimi e fotografimi i tyre. Në sheshin poshtë saj kishte mbetje muresh të ndërtuara në të thatë, që duhet të kishin shërbyer si stalla. Në jugperëndim të tyre, në profilin e gërmimeve të bëra në vitet 70 për ndërtimin e platformës së një pusi nafte, u vërejtën mbetje të shumë varreve, kryesisht të tipit cist dhe pranë tyre edhe rrënojat e një kishe (nr. 12). Në pjesën lindore të Kamenicës, në zonën rreth Kishës së Jominajit (nr. 10), nga kërkimet u zbuluan rrënoja banesash të vendosura në grupe të vogla, larg njëri tjetrit, një kishë dhe një rrënojë e shtrirë në një sipërfaqe të madhe para kishës që mund të ketë qenë pjesë e një manastiri. Në kodrën ku sot ndodhet fshati Palavli, ku mund të ketë qenë njëra nga lagjet e përmendura (Gajdaç, Gandaç) për shkak të ndërtimeve të shumta, nuk arritëm të identifikonim ndonjë rrënojë nga ndërtimet e hershme, kurse në perëndim të tij ruheshin rrënojat e një kishe (nr. 11). Në kërkim të zbulimit të rrënojave të lagjes më të re të fshatit (Vragoj), kërkimet i filluam në pjesën sipër burimit të përroit të Gjovrakës, në vendin e quajtur Qafë Katie, ku ndeshëm në mbetje të shumta ashkla dhe vegla stralli, që si kohë i përkisnin paleolitit. Gjatë vëzhgimeve sipërfaqësore në të gjitha zonat u gjet dhe material arkeologjik: qeramikë, gozhdë, patkonj, thikë, monedhë, skorie hekuri, etj. 1 Grupi i punës i përbërë nga autorët, punoi në Kamenicë e rrethina gjatë periudhës 4-31 gusht 2013. 2 Në regjistrin e vitit 1431, përmendet vetëm Kamenica, në regjistrin e vitit 1519 përmenden edhe tri lagje të tjera (Kakori, Gajdaç, Dolodos), kurse në vitin 1583 edhe katër të tjera (Vulur, Vragoj, Makuri, Gandaç), shih: Ristani, Muçaj, Xhyheri, f. 215-216.

432 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 433 e rrugëve nisur nga akset kryesore, rruga e Qafës të Pazarit dhe ajo që kalon pranë bllokut të banesave nr. 1 dhe kishës nr. 8 4. Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndërtimeve në majën e kodrës të lartë të Kamenicës, nisur nga veçoritë e trajtimit stilistik (kisha nr. 1, nr. 2) dhe funksional të tyre (banesa me kullë nr. 1, nr. 2). Banesat me kullë përfaqësojnë një tipologji të veçantë dhe pastrimet që u bënë në Kullën e Rahës nxorën në pah një sërë rrënojash, që shtrihen rreth e rrotull saj duke krijuar një kompleks banimi të fortifikuar. Me të dhëna të reja u pasurua edhe Kulla nr. 1. Përgjatë rrugës të Qafës të Pazarit dhe sheshit me të njëjtin emër u ndalëm në dokumentimin planimetrik të ndërtesave me funksion publik (kisha dhe mullinj) dhe banesat që nisur nga volumetria dhe pozicionimi i privilegjuar, mund të themi se i përkisnin një shtrese të lartë të shoqërisë vendase. TABELA 1 Planimetria e përgjithshme e fshatit Kamenicë 1. Lagja Kamenicë Kërkimet, në pjesën më të madhe të kohës, u përqendruan në brendësi të lagjes Kamenicë, ku rrënojat ruhen në lartësi të konsiderueshme, duke ofruar mundësi më të mira për rilevimin dhe studimin e tyre së bashku me sistemin urbanistik. Fillimisht u punua për identifikimin në terren, plotësimin me elementë të rinj (kryesisht muret e avllive dhe oborret) dhe vendosjen në hartë të objekteve të studiuara nga A. Meksi dhe E. Riza 3, pastaj u vazhdua me dokumentimin e ndërtimeve të pa studiuara më parë. Në vazhdimësi të punës së vitit të kaluar, u përqendruam në pjesën jug perëndimore të fshatit (pranë grupit të banesave nr. 1), një zonë mjaft kompakte e dominuar nga funksioni i banimit dhe e karakterizuar nga një dendësi e lartë ndërtimesh. Në disa prej banesave të vendosura në faqen e pjerrët të kodrës perëndimore, faqja e ballit i mbështetesh shpinës së banesës tjetër, duke krijuar një vazhdimësi të shkallëzuar të çative. Këtu u volën të dhëna të rëndësishme për identifikimin e qartë të banesës tip të fshatit dhe urbanistikës të tij. U qartësua mënyra e lidhjes të tarracave të banimit ndërmjet tyre, si dhe shpërndarja kapilare 3 Meksi, Riza, 1974, Banesat thjeshta të fshatit të Kamenicës nga kompozimi volumetrik dhe organizimi funksional i përkasin të njëjtit tip të konsoliduar, të njohur gjerësisht në vendin tonë me emrin banesa me gjysmëkat 5 (Tab. III, 1-4). Gjatë këtij viti u dokumentuan gjithsej 36 banesa të reja (banesat nr. 14 49), u rishikuan banesat nr. 1-2, 4, 6-8, banesa-kullë nr. 1 dhe kulla nr. 1 (Tab. II), duke i plotësuar me të dhëna të reja, kryesisht avllitë, që nuk ishin paraqitur në studimin e mëparshëm. Plotësimi i planimetrisë me këto hapësira ndihmëse, është i domosdoshëm për të kuptuar më së miri kompozimin hapësinor dhe funksional të banesës, pasi janë pjesë integrale e saj ku kryhet një pjesë e aktivitetit të përditshëm të familjes. Gjatë këtij viti u vërejt se banesat që ishin më afër majës së kodrave, pra dhe më larg burimit të Vrizit, ishin të pajisura me sterna uji. Sternat janë vendosur kryesisht poshtë dyshemesë së katit përdhes, ose në mjediset e mbuluara të avllisë. Banesat me kullë (rezidencat) për nga kompozimi, përbëjnë ndërtimet më interesante të fshatit të Kamenicës, pasi dallojnë nga banesat e tjera jo vetëm për karakterin e tyre, por edhe nga elementë të ndryshëm arkitektonike e konstruktive, që janë veçori e tyre. Duke kryer disa pastrime të kufizuara në të dyja këto banesa, u pa se ishin shumë komplekse, me një numër të madh mjedisesh, duke ngjasuar edhe me qendrat rezidenciale të qyteteve mesjetare. 4 Ristani, Mucaj, Xhyheri 2014, f. 231. 5 Dokumentimi planimetrik i banesave gjatë këtij viti e vërtetoi hipotezën e hedhur vitin e kaluar lidhur me tipologjinë e tyre. Banesa me gjysmëkat është mjaft e përhapur në zonat me reliev kodrinor - malor dhe shembuj të ngjashëm gjejmë në fshatrat e Shqipërisë jugperëndimore (Riza, Thoma 1970, f. 590), në Dropullin e Poshtëm (Kamberi 1976, f. 173 181), në fshatin Kardhiq (Riza 1979, f. 97 120); në fshatin Dhërmi (Lazimi 1986, f. 117 140), shih edhe Ristani 2015.

434 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 435 Banesa me Kullë nr. 1 6 e njohur nga vendasit me emrin Kulla e Rrahës, shtrihet në majën më të lartë të kodrës perëndimore, duke pasur kështu një pozicion sundues mbi fshatin dhe lagjet periferike (Tab. II). Ajo është një nga ndërtimet më interesante dhe komplekse nga pikëpamja e organizimit planimetrik, funksional dhe volumor. Kulla është elementi qendror dhe më i spikatur i një kompleksi banimi, që zgjerohet në plan në pjesën veriore, me një numër më të madh mjedisesh, që janë të qarkuar edhe me një mur rrethues, ndërtuar me blloqe të mëdhenj guri. Në gjithë këtë hapësirë duket se nuk mungon edhe një sternë e madhe si dhe një kullë e dytë që duhet të ketë shërbyer për vrojtim. Një gjë të tillë e gjejmë edhe në regjistrin e vitit 1582-83, kur njëri nga banorët, Dhimo Aleksi, sokolar, me berat ishte falur dhe çliruar nga avarrizi e nga taksat zakonore, se kryente shërbimin e ruajtjes në një kullë 7. Banesa me Kullë nr. 2 8 gjendet në skajin jugperëndimor të fshatit, në afërsi të dy nga kishave më të rëndësishme (në jug të kishës nr. 1 dhe në lindje të kishës nr. 2), me të cilat kufizohet me një mur avllie, që ndjek linjat e lakuara të terrenit (Tab. II). Në krahasim me banesën me kullë nr. 1, ka një pozicion më pak dominues pasi ngrihet në shpatin e kodrës perëndimore, duke pasur një kënd vështrimi të kufizuar. Kulla ka një planimetri drejtkëndore (4,1 m x 7,15 m), zhvillohet në lartësi në tre kate dhe është e pajisur me oxhak. Hyrja bëhet në krahun verior, nga një oborr i vogël, që formohet nga banesat e vendosura krah njëra tjetrës nga lindja në veri. Në faqen lindore kullës i bashkëngjitet një banesë me gjysmëkat, me mure që ruhen pjesërisht deri në lartësinë e katit të parë, kurse në skajin verior kësaj banese i bashkëngjitet një e dytë, kati i sipërm i së cilës komunikon me avllinë, si banesat tjera të fshatit. Kompleksi i banesave që rrethojnë kullën mbyllet nga një e tretë, e ndërtuar paralelisht me këtë të fundit, në një distancë prej 0,35 m. Kjo hapësirë midis dy ndërtesave duket se ka shërbyer për grumbullimin dhe largimin e ujërave të shiut, që përfundojnë në një sternë të vogël që mbyll këtë kanal kullimi. Banesa e tretë duket e shkëputur nga dy të parat, me hyrjen kryesore nga një oborr i madh, që kufizohet në perëndim nga muri i avllisë. Nisur nga madhësia e këtij oborri, që shtrihet në dy nivele të ndryshme dhe arrin në veri deri tek 6 Banesa-kullë nr. 1 është trajtuar nga Meksi dhe Riza (Meksi, Riza, 1974, f. 141) 7 Puna në vitet e ardhshme do të mundësojë një studim më të plotë të kësaj banese rezidenciale, që duhet t i përkiste njërit prej vojvodëve të fshatit Kamenicë. 8 Në botimin e Meksit (Meksi, Riza, 1974, f. 143) ky objekt emërtohet Kulla nr. 1, pasi përshkruhet TABELA 2 Planvendosje pjesore Kamenicë (zona jug perëndimore) si një kullë klasike e vetmuar e pa lidhur me asnjë ndërtim tjetër bashkëngjitur. Ndryshe nga sa pohuar më sipër, nga vëzhgimet në terren dallohen qartë ndërtimet, që zhvillohen në pjesën veri - lindore të saj. Nisur nga ky fakt vendosëm ta emërojmë Banesa me kullë nr. 2.

436 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 437 kisha nr. 1, mendojmë se ky mund t i ketë shërbyer të gjithë kompleksit. Muratura është e ngjashme me atë të kullës të Rrahës, me ndryshimin e vetëm se këtu brezat e drurit janë të futur brenda trashësisë të muraturës, me përjashtim të katit të dytë që e ka në dukje në nivelin e dyshemesë. Nisur nga pozicioni dhe prania e murit fortifikues, një kulle të dytë dhe një sternë të madhe, banesën-kullë nr. 1, do ta identifikonim si rezidencën e njërit prej vojvodëve të fshatit. Ndryshe nga e para, banesa-kullë nr. 2, e lidhur shumë ngushtë me kishat nr. 1-2 duhet të ketë qenë në pronësi të njërit prej titullarëve të kishave të fshatit. Kishat e fshatit të Kamenicës paraqesin pak elementë stilistikë dhe karakterizohen nga një kompozim i thjeshtë planimetrik. Ato janë njënefëshe të pajisura me një narteks në perëndim, disa me një hajat në anën jugore dhe oborr të rrethuar me mur avllie. Në ekspeditat e bëra nga Meksi-Riza janë identifikuar në fshatin e Kamenicës rrënojat e shtatë kishave të shpërndara në zona të ndryshme të tij 9. Gjatë kërkimeve tona të këtij viti në brendësi të fshatit, pasi identifikuam kishat e studiuara nga Meksi, kemi zbuluar kishën nr. 12, në sheshin e quajtur Bregu i Kishës, pranë varrezës të fshatit (Tab. I). Kisha nr. 12 (Tab. IV, 3) ndodhet në skajin jugperëndimor të sheshit poshtë fshatit mesjetar të Kamenicës. Në sipërfaqe vërehen vetëm fragmente të shkëputura të murit lindor dhe atij perëndimor. Nisur nga forma e terrenit duket se kisha ka qenë njënefshe me një narteks në anën perëndimore. Për ndërtimin e saj janë përdorur edhe blloqe të gdhendur, që janë marrë nga një monument i periudhës antike. Rreth rrënojave të kishës vërehen gjurmë varresh të ndërtuar kryesisht me rrasa guri, gjë që mund ta identifikonte këtë kishë jashtë fshatit me kishën e varrezës. 2. Zona e Jominait 10 Shtrihet në juglindje të kodrës së Kamenicës, në krahun e majtë të përroit të Qafëdardhës dhe në verilindje të lagjes Fiqt e Lape. Aty u zbulua një kishë (nr. 10) e vendosur në pjesën fundore të një sheshi dhe tre grupe banesash të vendosura në krahë të 9 Tri prej tyre ndodhen në pjesën e lartë të kodrës perëndimore (nr. 1, nr. 2, nr. 4), një në pjesën jugore të saj (nr. 5), dy në Qafën e Pazarit (nr. 3, nr. 6) dhe kisha e fundit në kodrën më të ulët lindore (nr. 7). Gjatë kërkimeve tona, nuk kemi mundur akoma të gjejmë kishën nr. 4, por kemi zbuluar një kishë tjetër (nr. 8) (Ristani, Mucaj, Xhyheri 2014, f. 231) që ndodhet pranë kishës nr. 5. 10 Nisur nga toponimia që ne njohim ka qenë e vështirë të bëhet identifikimi i rrënojave të gjetura TABELA 3: 1. Banesat nr. 15 Kamenicë, 2. Banesat nr. 1 Zona e Jominait, 3. Banesat nr. 16 Kamenicë, 4. Banesat nr. 48 Kamenicë deri tani me një nga lagjet e përmendura në regjistrat osmanë, prandaj do të përdorim në mënyrë konvencionale emrin që mban kisha dhe sheshi pranë saj Jominai.

438 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 439 tij, përkatësisht në perëndim, juglindje dhe lindje. Në pjesën perëndimore, në një breg mbi përroin e Qafëdardhës, ndodhen një grumbull banesash, të shkëputura paksa nga njëra tjetra, kurse ato në lindje të kishës janë ndërtuar mbi bregore, larg njëra tjetrës. Gjatë kësaj ekspedite në mundëm të rilevojmë vetëm njërën nga banesat në zonën lindore (nr. 1). Kisha nr. 10 (Kisha e Jominajit) (Tab. IV, 1) ndodhet në skajin lindor të Sheshit të Jominajit, aty ku terreni fillon të bjerë drejt një dege të përroit të Qafëdardhës. Para saj ka një kompleks të madh ndërtimesh 11, që shkojnë deri afër kishës. Kisha është njënefshe e tipit trekonkësh e vendosur në aksin lindje-perëndim dhe ruhet pjesërisht vetëm në anën lindore 12. Ajo është e pajisur me tri absida, që janë gjysmë rrethore nga brenda dhe me tri faqe nga jashtë. Më e madhja është ajo në anën lindore (korda 2 m), ndërsa dy të tjerat në veri dhe jug janë me korda të njëjta 1,74 m. Nisur nga forma trekonkëshe ato janë të ngjashme me kishën e Shën Kollit në Kurjan dhe trapezarinë e Apolonisë. Absida lindore që është e ruajtur ka një dritare të ngushtë në formë frëngjie që është punuar me gurë çmërsi, të cilët janë qarkuar në tre krahë me një radhë tjegulla, kurse nga poshtë me rrasa gur shtufi. Naosi ka formë katërkëndëshe me përmasa 3,97 m x 3-3,55 m dhe komunikon me mjedisin e jashtëm nëpërmjet një dere të vendosur në mesin e murit perëndimor (1,02 m). Nisur nga ruajta e frontonit në anën lindore, ajo ka qenë e mbuluar me çati dyujëse, kurse konkat kanë përfunduar me një qemër dhe mbuluar si zakonisht me tjegulla. Muret e kishës janë ndërtuar me gurë të pagdhendur, ndërsa për qemerët janë përdorur gurë çmërsi. Në rrënoja kishte fragmente afresku me ngjyrë të bardhë, blu dhe të kuqe. Gjithashtu u gjetën disa fragmente që i përkisnin një amfore të zbukuruar me motive flooreale (majolika) që i përket periudhës gjysma e dytë e shek. XV gjysma e parë e shek. XVII 13. Njëri nga fragmentet kishte dhe llaç gjë që tregon se ka qenë përdorur si vazo akustike. Koha e datimit deri tani ngelet e hapur. 11 Gjatë kësaj ekspedite ne mundëm të vërejmë vetëm një pjesë të vogël të tyre, gjë që nuk na dha mundësinë për të përcaktuar qartë funksionin. Nisur nga shtrirja e këtyre ndërtimeve, si dhe afërsia me kishën e Jominajit, këto rrënoja, mund ti përkasin një manastiri, kurse sheshi ka shërbyer si vend pelegrinazhi nga banorët e zonës deri vonë. Në këtë këndvështrim mbetet për tu vlerësuar roli dhe impakti i objekteve fetare në popullimin e zonave periferike, shiko (Torricelli 1989, f. 11-13). Për momentin kjo mbetet vetëm një hipotezë, që kërkimet e vitit në vazhdim do ta konfirmojnë apo rrëzojnë. 12 Kisha ka qenë e ruajtur në lartësi deri vonë, por një ndërhyrje e dhunshme e klandestineve në vitet e fundit e ka shkatërruar pothuajse tërësisht. 13 Shih më poshtë, cit. nr. 19. TABELA 4: 1.Kisha e Jominajit, 2. Kisha e fshatit Palavli, 3. Kisha e Qafës të Shtufit (e varrezave të fshatit). Banesa nr. 1 gjendet në lindje të kishës nr. 10, në një bregore që ngrihet mbi një nga degët e përroit të Qafdardhës dhe që e ndan atë nga kisha. Banesa është e orientuar veri jug e vendosur në dy plane dhe i përket tipit me gjysmëkat. Ndryshe nga banesat në Kamenicë, që janë të pajisur me oborr të ndërtuar me mur guri, këtu mungon. Të dyja hyrjet janë vendosur në krahun perëndimor, njëra shërben për në katin përdhes, kurse tjetra për në

440 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 441 katin e parë. Për t u ngjitur në katin e sipërm janë ndërtuar një palë shkallë prej guri. Muret e saj me trashësi 0,60 m janë të ndërtuar me gurë shtufor dhe gëlqeror të lidhur me llaç, që ruhen paksa mbi sipërfaqe. 3. Fshati Palavli Kërkimet në fshatin e sotëm Palavli, nisur nga toponimia, u përqendruan në vendin e quajtur Qishë, ku u zbuluan rrënojat e një kishe (nr. 11). Këto ndodhen në kurrizin e një vargu, që fillon nga kodra e fshatit Palavli dhe vazhdon në jugperëndim për t u ndërprerë në bregun e majtë të lumit të Kalasës. Përgjatë këtij vargu ka kaluar dhe njëra nga rrugët që lidhte Kamenicën me bregdetin, pranë fshatit të sotëm të Shënvasisë. Kisha nr. 11 (Tab. IV, 2) është njënefshe me një absidë gjysmërrethore të pajisur me një sinthron të thjeshtë. Planimetria ka formë katërkëndëshe të çrregullt, që mund të ketë ardhur dhe nga lëvizjet e tokës apo deformimi i mureve, të cilët ruhen pjesërisht deri në sipërfaqen e terrenit. Muret, me trashësi 0,65 0,70 m, janë ndërtuar me gurë shtuforë, gëlqerorë dhe fragmente tullash të lidhur me llaç gëlqereje dhe me rërë të ashpër. 4. Qafë Katie Është një qafë e ngushtë e krijuar nga takimi i shpatit lindor të kodrës së Kamenicës me atë të malit të Gjerë. Qafa është e kufizuar në sipërfaqe dhe ka disa sheshe të vegjël të mbuluar nga shkurret, që ndahen midis tyre nga shkëmbinj gëlqeror. Sipër saj ndodhet edhe një qafë tjetër e quajtur Qafa e Lofatës, e përshtatshme për banim, por që nuk u vizitua gjatë këtij viti. Pranë Qafë Katies fillon përroi i Gjovrakës, që na kujton emrin e njërës nga lagjet e përmendura në regjistrin osman të vitit 1583 (Vragoj). Gjatë vëzhgimeve sipërfaqësore ne mundëm të gjejmë vetëm disa tjegulla të pakta mesjetare që lidheshin me praninë e kasolleve të thjeshta. Po këtu, në një sipërfaqe tepër të kufizuar (rreth 3 m 2 ), u gjetën një numër i madh veglash dhe mbetje stralli 14. 14 Gjatë kërkimeve arkeologjike në Kamenicë dhe në zonën ku dikur shtriheshin lagjet e fshatit TABELA 5 Kamenicë, Qeramikë 1. Shtambë e përdorur si enë akustike te kisha e Jominajit, 2-3. Vegjë shtambë, 4-7. Tas, 8. Brokë, 9. Pjatë mesjetar të Kamenicës kishim ndeshur ashkla stralli të ndryshme si në përbërje dhe në ngjyrë Një pjesë prej tyre i përkiste lëndës së parë që gjendesh në këtë zonë, kurse të tjerat ishin të sjella dhe kjo ishte një e dhënë e rëndësishme që na detyroi që në kërkimet tona t i kushtonim vëmendje edhe këtij materiali arkeologjik, megjithëse nuk ishte objekt i kërkimeve tona. Të tilla ishin gjetur edhe në strehën poshtë fshatit, pranë burimit të madh të ujit (Vrizi i Qafëdardhës), gjatë ekspeditës të drejtuar nga Ilir Gjipali (Ristani, Mucaj, Xhyheri 2014, f.)

442 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 443 5. Materiali arkeologjik Gjatë kësaj ekspedite në zonat e ndryshme të Kamenicës, mundëm të grumbullojmë dhe një material arkeologjik: qeramikë, gozhdë, patkonj, thikë, monedhë, skorie hekuri, një këmbë kupe prej bronzi që përdorej gjatë ceremonisë së eukaristisë, etj. Një vend të rëndësishme në gjetjet arkeologjike zë dhe materiali litik. 5A. Qeramika Qeramika e gjendur në fshatin e Kamenicës përfshin fragmente enësh të tryezës, të qilarit ose rezervave dhe të formave të qeramikës së zjarrit ose të gatimit. Pjesa më e madhe e qeramikës me glazurë i përket formave të mbyllura, vetëm një pjesë e vogël e enëve i përket formave të hapura. Format e enëve të tavolinës përfaqësohen nga kupa, tasa, një brokë e vogël me trup në formë dardhe, këmbë në formë disku, me qafë të shpërvjelë nga jashtë. Karakteristike për këtë periudhë janë llojet e qeramikës: maiolica, maiolica azzurra berettina colorata, maiolica azzurra berettina (Tab. V,8) 15, ceramica graffita policroma (Tab. V, 7,9) 16, invetriata monocroma (Tab. V, 4) 17, alla porcellana, ingobbiata e graffita (Tab. V, 5,6) 18 etj. Nëpër qilarë dhe dollapë vendoseshin broka, amfora dhe enët për ujë; vaji dhe vera zakonisht ruheshin në enë me glazurë njëngjyrëshe me ngjyrë të gjelbër me nuanca të ndryshme. Nga këto, pjesa më e madhe është e përfaqësuar nga një shtambë e tipit maiolica me trup të fryrë, qafa e lartë me një buzë të vogël, të reduktuar pak të shpërvjelë nga jashtë, me dy vegje shiritore të aplikuara nën buzë. Ena është e pikturuar me motive abstrakte floreale me ngjyrë të kuqe, të gjelbër e kafe, mbi një sfond të verdhë-okër, nën një shtresë të njëtrajtshme glazure transparente (Tab. V, 1-3) 19. Këto lloj enësh janë të përdorura për 15 Fabbri, Viale, Nannetti 1996, f. 213, tab. LXXV, f (mbas gjysmës së shek. XVI); Zagarčanin 2004, f. 79, nr. 155 (shek. XV). 16 Zglav Martinac 2001, f. 34 (fund shek. XVI fillim shek. XVII); Zglav Martinac 2006, f. 126, tab. I, 3 4 (shek. XVI); Bradara 2006, f. 46, fig. 9 (shek. XVI XVII); Guštin 2004, f. 105 106 (fillim shek. XVI); Arthur, Bramato, Tagliente, Vetere 2003, f. 33-34 (shek. XVI); Zagarčanin 2004, f. 86, nr. 214-215 (shek. XV). 17 Zglav Martinac 2001, f. 37 (shek. XVI shek. XVII); Bradara 2006, f. 46, fig. 10 (shek. XVI XVII); Guštin 2004, f. 155, nr. 197/8 (v. 1550 1650). 18 Arthur, Bramato, Tagliente, Vetere 2003, f. 33-34 (shek. XVI); Zagarčanin 2004, f. 82, nr. TABELA 6: Kamenicë, Qafë Katie, 1. Paleolit i mesëm, metoda diskoidale, 2. Paleolit i mesëm, metoda diskoidale, 3. Paleolit i mesëm, metoda Levallois, 4. Vegla të ripërdorura (me patinim të dyfishtë) paleoliti, 5. Bërthamë dhe fragment i paleolitit të sipërm, 6. Produkte laminare të paleolitit të sipërm 179, 182 (shek. XVI); Ristani, Xhyheri 2015 (shek. XVI). 19 Ristani, Xhyheri 2015 (shek. XVI); Guštin 2004, f. 93 95, nr. 252 (v. 1500 1600); Zglav Martinac 2001, f. 39 (gjysma e parë e shek. XVI); Bakirtzis 1980, f. 148, fig. 19, tab. IV, (pasbizantine); Arthur, Bramato, Tagliente, Vetere 2003, f. 36 (shek. XVI); Zagarčanin 2004, f. 83, nr. 193 (shek. XVI?).

444 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 445 akustikë in situ në teqenë e Xher-Mëhallës (shek XVI), në Delvinë; pjesë të fragmentuara janë gjetur dhe në gërmimet në qytetin e Aulonës. Qeramika e zjarrit ose ato lloj enësh që përdoreshin për gatimin e ushqimit, përfaqësohen vetëm nga disa funde vorbe ose tenxheresh me deltinë të ashpër; tava me profil konveks jashtme dhe buzë të rrumbullakuar, të punuara me dorë me brumë me pjekje, të cilat janë përdorur në të gjithë Shqipërinë për të pjekur bukë deri në shek. XX. Në çdo shtëpi nuk mund të mungonin edhe pajisjet për ndriçim të mjediseve të ndryshme, të cilat në Kamenicë përfaqësohen nga një kandil qeramike me një fund të sheshtë dhe një fragment mbajtëse kandili, të dy janë të lyer me angobë dhe të veshur me në shtresë të trashë glazure kafe 20. Qeramika me glazurë në pjesën më të madhe datohet në fillim të gjysmës së dytë të shek. XV deri në gjysmën e parë të shek. XVII. Tipat e qeramikës të gjetura në Kamenicë janë tipike për këtë rajon të Mesdheut, duke pasur parasysh se shumica formave e ka origjinën e prodhimit në territorin e Italisë. 5B. Raport i shkurtër mbi koleksionin litik të Qafë Katies 21 Koleksioni i mbledhur përbëhet nga lëndë e parë me ngjyra që variojnë nga gri e lehtë në blu të çelët dhe rrallë të kuqërremta. Nga pikëpamja kronologjike duket të përbehet nga dy komponentë kryesore: a) Paleolit i Mesëm dhe b) Paleoliti i Sipërm. Paleoliti i Mesëm është i karakterizuar nga prania e të dy metodave të njohura rëndom për përgatitjen e veglave të tilla si: a) Diskoidale dhe b) Levallois. Metoda diskoidale është e përfaqësuar shumë qartë me anë të 11 ashklave si dhe një bërthame (Tab. VI, 1-2). Ashklat e kanë aksin teknologjik jashtë aksit morfologjik, kanë vraga të heqjeve qendërsynuese ose jo në të njëjtën drejtim me atë teknologjik të ashklës, si dhe janë të gjitha të përgatitura me çekiç të fortë. Gjithashtu, prania e një bërthame diskoidale pothuaj të shteruar është një tregues tjetër i pranisë së kësaj metode shfrytëzimi në koleksion. Për tu theksuar është fakti se një heqje në bërthamë është relativisht e re në krahasim me gjithë të tjerat për arsye të patinimit më të freskët. Për sa i përket metodës Levallois ajo paraqitet në minorancë me vetëm tre copa, dy ashkla dhe një bërthamë (Tab. VI, 3). Të dyja ashklat duket të jenë preferenciale, me shesh goditje të faqëzuar dhe njëra nga të dyja duket të jetë edhe debordant. Për sa i përket bërthamës duket të jetë Levallois rekurent qendërsynues por me shesh goditje të pa përgatitur përgjatë të gjithë perimetrit. Sidoqoftë ajo është në një stad të shteruar çka e bënë të pamjaftueshëm përcaktimin e perimetrit të sheshit të goditjes. Komponenti i Paleolitit të Sipërm përbehet nga 8 copa të karakterit laminar dhe 4 bërthama apo fragmente bërthamash (Tab. VI, 6). Bie në sy një teh kreshtë natyrale, me shumë mundësi nga një bërthamë dydrejtimëshe për arsye se në pjesën fundore duket vraga e një heqje mundësisht për përgatitjen e sheshit të goditjes. Kjo lloj metode shfrytëzimi është karakteristik për Gravetianin ose Epigravetianin por që nisur nga prania e një cope të vetme nuk mund të çoj në përfundime të qëndrueshme. Për tu përmendur janë dhe tre nga bërthamat të cilat janë përdorur për nxjerrjen e tehëzave dhe mikroteheve në mënyrë njëdrejtimëshe carinated çka është sugjeruese për dy periudha kronologjike Aurignacian ose mezolit. Gjithashtu, të pranishme janë dhe 34 ashkla jo diagnostiko, dy vegla në copa natyrale, si dhe 18 copa të pa identifikueshme ose natyrale. Në përfundim, shumica e copave duket të kenë të pranishëm pseudoretush dhe kanë patinë të konsiderueshme duke e bërë të vështirë përcaktimin e veglave të retushuara në mënyrë sistematike. Sidoqoftë, patina e copave të paleolitit të sipërm është më e freskët, çka mund të jetë një tregues grosso modo të moshës relative të tyre. Në tërësinë e tyre si dhe duke u nisur nga mungesa e dukshme e bërthama të paleolitit të mesëm të krijohet përshtypja se të paktën këto të fundit nuk duhet të jenë gjetur në kontekstin e tyre parësor por janë të zhvendosura. Megjithatë, duhet pasur parasysh se këto janë vetëm disa konstatime paraprake të cilat duhen pasuar nga punë e mëtejshme në terren për identifikim më të qartë të vendosjes së vendgjetjes si dhe natyrës kronologjike. Por nisur nga këto të dhëna paraprake si dhe nga gjetje të mëhershme në këtë areal pritshmëria është që puna në këtë vendgjetje të jetë frytdhënëse. 20 Arthur, Bramato, Tagliente, Vetere 2003, f. 42-43 (shek. XVI-XVIII). 21 Raporti për materialin litik u përgatit nga R. Ruka

446 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 447 Bibliografi Arthur, Bramato, Tagliente, Vetere 2003 P. Arthur, A. Bramato, P. Tagliente, B. Vetere, Medioevo e Rinascimento al Castello Carlo V di Lecce, Lecce 2003. Bakirtzis 1980 Ch. Bakirtzis, Didymoteichon: Un centre de céramique post byzantine, Balkan Studies 21, Thessaloniki, 1980, f. 147 153. Bradara 2006 T. Bradara, Nuovi rinvenimenti di ceramica tardomedievale e rinascimentale in Istria, M. Gustin, S. Gelichi, K. Spindler (nën kujdesin) The heritage of the Serenissima. The presentation of the architectural and archeological remains of the Venetian Republic. Proceedings of the international conference, Koper 2006, f. 45 50. Fabbri, Viale, Nannetti 1996 B. Fabbri, M. Viale, M. C. Nannetti, Caratteristiche chimiche per un inquadramento storico tecnologico della maiolica rinascimantale ligure, Faenza. Bolletino del museo internazionale delle ceramiche in Faenza. LXXXII, 4 6, 1996, f. 212 226. Guštin 2004 M. Guštin, Ceramiche medievali e postmedievali da Pirano e San Giovanni, Annales Mediterranea, Koper 2004. Kamberi 1976 Th. Kamberi, Vendbanimet dhe banesat fshatare në Dropullin e Poshtëm, Monumentet, 12, 1976, f. 173 181. Karaiskaj 1990 Gj. Karaiskaj, Elementet arkitektonike në fortifikimet mesjetare shqiptare dhe vendi i tyre në arkitekturën ushtarake të kohës, Monumentet, 1, 1990, f. 73-82. Lazimi 1986 L. Lazimi, Vështrim urbanistik - arkitektonik i fshatit Dhërmi-Vlorë, Monumentet, 2, Tiranë 1986, f. 117 140. Meksi, Riza, 1974 A. Meksi, E. Riza, Ndërtimet në fshatin-rrënojë të Kamenicës, Monumentet, 7 8, Tiranë 1974, f. 139 165. Molducci 2003 Ch. Molducci, Per uno studio sull incastellamento in Romania fra IX e XI sec., nuove proposte vecchi problemi - In Congresso Nazionale di Archeologia Medievale 3, Pt. 1, f. 320 324. Ristani, Mucaj, Xhyheri 2014 I. Ristani, S. Muçaj, S. Xhyheri, Të dhëna të reja për fshatin mesjetar të Kamenicës (Raport i shkurtuar 2012), Candavia, 4, 2014, f. 215-265. Ristani 2015 I. Ristani, The Medieval village of Kamenica. A XVI th century model, L Illyrie Méridionale et l Epire dans l Antiquité. VIe Colloque International, Musée National de Tirana 20-23 mai 2015. Ristani, Xhyheri 2015 I. Ristani, S. Xhyheri, L arredo ceramico del villaggio medievale di Kamenica (Albania), në In & Around. Pottery & Community. 2 nd International Topical Congress of the AIECM3, Faenza, 17 th -19 th of April 2015. Riza, Thoma 1970 E. Riza, P. Thoma, Vendbanimet dhe banesat fshatare (Shek. XV XX), Shqipëria Jugperëndimore, Historia e arkitekturës shqiptare (Nga fillimet deri në v. 1912) (Maket), Tiranë 1980, f. 439 640. Riza, Kamberi 1972 E. Riza., Th. Kamberi, Kullat në fshatin Goranxi, Monumentet 3, Tiranë, 1972, f. 179 188. Riza 1979 E. Riza, Arkitektura e vendbanimit rrënojë të Kardhiqit, Monumentet 17, Tiranë, 1979, f. 97 120. Tahir Defteri i detajuar i vitit 991 H. (1582) i livasë së Delvinës. Torricelli 1989 M. P. Torricelli, Centri plebani e strutture insediative nella Romagna medievale, «Insediamenti territorio e società nell Italia medievale, ricerche e studi», Quaderni I, Bologna 1989, f. 11-13. Zagarčanin 2004: M. Zagarčanin, Stari Bar. Pottery from the Venetian Period, Annales Mediterranea, Koper, 2004. Zglav Martinac 2001 H. Zglav Martinac, Ceramiche italiane rinvenute a Spalato, Antiche ceramiche italiane tra le due sponde dell Adriatico dal Palazzo di Diocleziano a Spalato alla Fortezza di Pescara, Pescara 2001. Zglav Martinac 2006 H. Zglav Martinac, Scelta di ceramiche delle produzioni venete dalle varie località sulle isole della Dalmazia centrale, M. Gustin, S. Gelichi, K. Spindler (nën kujdesin) The heritage of the Serenissima. The presentation of the architectural and archeological remains of the Venetian Republic. Proceedings of the international conference, Koper 2006, f. 123 140.

448 Irklid Ristani, Skënder Muçaj, Suela Xhyheri, Rudenc Ruka Fshati mesjetar i Kamenicës, 2013 449 Resume During the expedition of this year, the work of the team was focused on the main quarter of the village (Kamenicë) and the suburb areas (Jominai, Qafë Katie and the modern village of Palavli). The quarter of Kamenicë. A prospection has been made in the south-west area, in the top of the big hill, in the buildings across the street Qafa e Pazarit and in the square with the same name. During the survey of this year, were studied 36 new houses (14-49) of the well-known type called half-floor. The fortified house no. 2 was completed, with the structures of the houses attached to it and the surrounding wall of the court that separate it from the church no. 1 in the north and the church no. 2 on the west side. The houses attached to the tower of the complex are similar to each other and with the houses of the village, as they belong to the same type, have the same technique of the walls. Between the house 2 and 3 of the complex there is a narrow channel for the collection of the rain water, which ends into a small pit. The churches of the village have a simple plan, a unique nave with a narthex on the west side and a court surrounded by high walls. Meksi-Riza in their surveys have studied seven churches spread throughout the village. During the work of this year there has been found a new church no. 12 similar to the others, in the square called Bregu i Kishës, near the cemetery of the village. For its construction were used carved blocks, around the ruins of the church there are traces of graves build with stone slabs. Jominai area is situated on the south-east of Kamenica, on the left side of Qafëdardha stream and in the north-east of Fiqt e Lape. There were found a church (no. 10) with part of continued walls on the south-west, which may belong to a monastery. The church has a three-conch plan, placed in the axis east-west, with three apses semi-circular from the inside. The nave is rectangular with dimensions 3,97 x 3-3,55 m and has a door (1,02 m) in the middle of the west wall. The east apse is preserved in almost all its height and has a small window circumscribed with tiles on the three sides and with a pumice slab. The church seems to be covered with a two-plan roof, while the apses with a semi-dome. In the ruins there were pieces of wall paintings colored in white, blue and red. Also there were found fragments of an amphora ornate with floral design (2 nd half of XV sec. 1 st half of XVII sec.). Near the church, on the east side, there were found the ruins of a house of the type half-floor, but without the court and the surrounding walls. In the modern village of Palavli, the survey brought to light the church no. 11. It has a simple plan, a unique nave with a semi-circular apse with a simple synthron. The walls with width 0,65 0,70 m are built with tuff stone with lime mortar. The pottery found in the village of Kamenicë consists mainly in exemplars of tableware, pantry and storage ware and a fragmented oil-lamp coated with a thick vitreous glaze. The coarse kitchen ware is less represented with a total of only two or three fragments of body and handle; was also found a handmade baking pan, with poorly fired fabric, a convex profile and rounded rim, used to bake bread throughout the territory of Albania until the XX century. The majority of represented forms are cups with a low ring-base, hemispherical bowls, plates, blue-white painted jugs with pear-shaped bodies knife-trimmed disc-bases and flared necks. The types are characteristic for this historical period, maiolica, maiolica azzurra berettina colorata, maiolica azzurra berettina, ceramica graffita policroma, invetriata monocroma, alla porcellana, ingobbiata e graffita etc. The storage ware is represented by a jar with a paunchy body, a high neck with reduced exerted rim, two ribbon handles applied under the rim, with a yellow-ocher fabric, painted with abstract floral and vegetable motifs in green, red and brown under a transparent greenish glaze. Types of this jars are preserved in situ in the mosques of Xher-Mëhallë (XVI century) in the nearby Delvinë. The fine glazed ware dates starting from the second half of the XV century through the first half the XVII century. The types of wares found in Kamenica are typical for this region of the Mediterranean, since most part of their production is comes from the territory of Italy. The lithic assemblage of Qafë Katie represents a Palaeolithic site of at least two components: a) Middle Palaeolithic and b) Upper Palaeolithic. The Middle Palaeolithic consists mostly on discoidal products while the Levallois method is only very rarely used. Regarding the Upper Palaleolithic component, the lithics do not allow a clear definition of the different sub-periods. Generally, the lithics are heavily pseudo retouched and most probably re-deposited. Nevertheless further work at the site could potentially shed new light to these materials.