Strategjia për sektorin e hortikulturës

Similar documents
Speci Shqipëri

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Komuna e Prizrenit Opština Prizren Prizren Belediyesi. Strategjia Komunale për Bujqësi /20

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

FUNKSIONI I PRODHIMIT

BULETINI MUJOR KLIMATIK

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2017

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Material Diskutues: Bujqësia dhe Zhvillimi Rural 1

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

Fjalë hyrëse. Kapllan Halimi. Sekretar i Përgjithshëm

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Importet e naftës në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në të ardhurat tatimore

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2016

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

PROFILI I SEKTORIT TIK

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

RRJETI I TË DHËNAVE TË KONTABILITETIT NË FERMË - FADN

Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PERIODIKU BANKAR

TRYEZA TEMATIKE PESHKATARI DHE SIGURI TË USHQIMIT

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

REZULTATET E VLERËSIMIT BAZË TË TURIZMIT TË KOSOVËS PERËNDIMORE

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

ZYRA PËR KOMUNIKIM ME PUBLIKUN/ KANCELARIJA ZA JAVNO KOMUNICIRANJE/ OFFICE OF PUBLIC COMMUNICATION THIRRJE PËR APLIKIM

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

VLERËSIM BAZË I RAJONIT EKONOMIK JUG

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Tregjet potenciale për eksport

Çështjet që do të trajtohen

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Raporti i Performancës së Komunave

Reforma e administratës publike në Kosovë

POLITIKA TREGTARE DHE PROMOVIMI I EKSPORTIT NË KOSOVË

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA. (Raport hulumtues)

Kosova. Raporti Vjetor 2014

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

Raporti Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2016

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Raporti vjetor Të jetojmë nga toka dhe puna jonë!

FAO Project GCP/ALB/005/ITA Production Support in Albania. Kultivimi i Hurmës. Pergatiti: Dr. Fatmir VOCI Consulent ne projektin FAO

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

Dragash Udhërrëfyesi Komunal i Dragashit për Bashkëpunim Ndërkombëtar

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

STUDIM I SHKATHTËSIVE TË NEVOJSHME NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË DRURIT NË KOSOVË

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Transcription:

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural-Ministatstvo Poloprivrjede, Šumarstvai Seoskog Razvoja- Ministry of Agriculture, Forestry And Rural Development Strategjia për sektorin e hortikulturës 2009 2013

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Dizajni dhe Printimi EUROPRINTY Përktheu nga anglishtja Daut Ibrahimi Lektor Berat Dakaj Përgatitjen e kësaj strategjie e ka mbështetur Promovimi i Hortikulturës në Kosovë (PHK), projekt i zbatuar nga Intercooperation Projekti financohet nga Qeveritë e Zvicrës dhe Danimarkës MINISTRY OF FOREIGN AFFAIRS OF DENMARK

Përmbajtja Faqe 1.1 KONTEKSTI... 8 1.2 KORNIZA ANALITIKE... 9 2.1 SEKTORI I BUJQËSISË NË TRANZICION... 11 2.2 PËRKRAHJA PËR SEKTORIN E BUJQËSISË... 12 3.1 SISTEMI I PRODHIMIT... 15 3.2 RRITJA POTENCIALE... 29 3.3 PËRKRAHJA E NEVOJSHME... 32 4.2 POTENCIALI I RRITJES SË PRODHIMIT... 47 4.3 PËRKRAHJA E NEVOJSHME... 52 5.1 SISTEMI I PRODHIMIT... 59 5.1.4 VARIETETET... 60 5.2 RRITJA POTENCIALE... 70 5.3 PËRKRAHJA E NEVOJSHME... 76 6.1 SISTEMI I PRODHIMIT... 79 6.2 RRITJA POTENCIALE... 85 6.3 MBËSHTETJA E NEVOJSHME... 86 7.1 QASJA NË TEKNOLOGJI... 91 7.2 QASJA NË TREGJE... 92 7.3 QASJA NË FINANCA... 93 7.4 QASJA NË NJOHURI DHE SHKATHTËSI... 95 7.5 ZHVILLIMI I POLITIKAVE... 98

Shkurtesat PZHRB Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësor (2007-2013) AKA Aleanca Kosovare e Agrobizneseve AKIS Sistemi për Njohuri dhe Informata mbi Bujqësinë CABI Qendra Ndërkombëtare për Bio-Shkencë Bujqësore CEFTA Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë AER Agjencia Evropiane për Rindërtim ECIKS Nisma Ekonomike për Kosovën BE Bashkimi Evropian EVV Instituti për Rrush dhe Verëra (Rahovec) Ha Hektarë (100 ari ose or 10.000 m 2 ) HPK Promovimi i Hortikulturës në Kosovë (2007- ) ish-sphpk IP Prodhimi i Integruar MID Menaxhimi i Integruar i Dëmtuesve KCBS Projekti për Përkrahjen e Grupeve të Bizneseve Kosovare (financuar nga SHBA) KDC Qendra Kosovare për Zhvillim MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural IMF Institucion Mikro-Financiar MIS Sistemet Informative mbi Tregjet MSP Projekti për Përkrahje Marketingut (sponsorizuar nga AER) OJQ Organizatë Jo-Qeveritare RAS Shërbimi Këshillimor Rural DZHRSHK Departamenti për Zhvillim Rural dhe Shërbime Këshillimore m 2 Metër katror NSH Ndërmarrje Shoqërore SPHPK Projekti Zviceran për Promovimin e Hortikulturës në Kosovë (2001-2006) SWIK Përkrahje për Industrinë e Verës në Kosovë (projekt i UNDP-së) t Tonelatë (1.000 kg) TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Parathënia e Ministrit Kam kënaqësinë të prezantoj para jush Strategjinë për sektorin Hortikulturës 2009-13. Ky dokument bazohet në Planin e Zhvillimit Rural Bujqësore (PZHRB) 2007-13 të aprovuar nga Qeveria e Kosovës në Prill, 2007. Kjo është strategjia e pare për sektorin e hortikulturës dhe është përpiluar nga katër grupe punuese të përbëra nga zyrtaret përgjegjës të MBPZHR dhe të Projektit të Intercoperation, si dhe e mbështetur nga ekspertet ndërkombëtare dhe vendore. Kjo strategji për sektorin e hortikulturës përqendrohet mbi dy objektivat konkrete të PZHRB-së: shtimi i të ardhurave dhe aftësive konkurruese të sektorit të hortikulturës. Synimi i strategjisë është udhëzimi dhe koordinimi i investimeve të të gjithë akterëve (privatë, publikë dhe donatorëve), në sektor gjatë viteve në vijim (2009-2013). Bujqësia është një segment i rëndësishëm i aktivitet ekonomik në Kosovë, derisa prodhimi i pemëve, i perimeve, i rrushit të tryezës dhe verës si dhe luleve në disa regjione të saj paraqet veprimtarinë kryesore ekonomike. Ky sektor absorbon një numër të konsiderueshëm të fuqisë punëtore në zonat rurale. Në 10 vjeçarin e fundit, fermerët kanë investuar shumë në prodhimin në serra por ende ka hapësirë për të zgjeruar kapacitetet, kryesisht përmes zgjatjes së periudhës së vjeljes. Gjendja e rrushit të tryezës është e ngjashme me atë të pemëve. Ka mjaft vend për të shtuar sipërfaqen për të përmbushur kërkesën në rritje dhe për të zëvendësuar importin dhe prodhimin e vreshtave që janë braktisur (pasi janë mirëmbajtur dobët). Kërkesa për bimët sezonale dekorative pritet të rritet në pesë vitet e ardhshme. Profiti nga lulet është i ngjashëm me prodhimtarinë e perimeve në serra dhe nëse përdoren teknologji të avancuara është më i madhe. Strategjia për Hortikulture 2009-13 është ambicioze, ka shume detale dhe tregon hapat që Kosova duhet të ndërmerr për ngritjen e kapaciteteve prodhuese, përmirësimin e kualitetit të produkteve dhe në këtë mënyrë të rritet konkurrenshmëria e prodhuesve dhe të zëvendësoj importin me prodhime vendore. Idriz Vehapi Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Përmbledhje Kjo strategji e hortikulturës është një elaborim i PZHRB 2009-2013 të MBPZHR. Strategjia është hartuar nga katër grupe punuese të MBPZHR-së dhe HPK-së, me përkrahjen e ekspertëve të jashtëm dhe një këshilltari ndërkombëtar, i cili gjithashtu ishte përgjegjës për hartimin e këtij dokumenti. NËNSEKTORËT Pemët Kosova importon shumë pemë, sidomos molla dhe dardha. Njëkohësisht prodhimi i pemëve është shumë fitimprurës nëse përdoret teknologji bashkëkohore. Kështu që ka potencial të mirë për rritjen e prodhimit të mollëve: deri më 2013 mund të mbillen 560 ha. Kjo nënkupton që më vonë (në vitin 2018) duhet eksportuar 1,5 milion kg molla dhe marrë parasysh çmimin e prodhimit të mollëve kjo është mjaft e mundur. Sipërfaqet me dardha, vishnje dhe pemë të imëta si boronicat, manaferrat dhe mjedrat mund të shtohen gjithashtu. Këto të fundit (të rishfaqura) kryesisht kërkohen nga përpunuesit e vegjël dhe të mesëm. Përpunimi i madh nuk është i realizueshëm gjatë periudhës së rishikimit. Për t i përkrahur bujqit në rritjen e produktivitetit dhe kapacitetit të tyre të prodhimit janë të nevojshme disa masa: 1. sigurimi i fidanëve cilësorë me çmime të arsyeshme. Një skemë grandi me pjesëmarrje 1:1 për fidanishtet që funksionojnë mirë mund t u ofrojë atyre një stimulim për të prodhuar fidanë cilësorë, si dhe për t i vënë këto në dispozicion për fermerët me çmime të arsyeshme. Kjo, gjithashtu, do të stimulojë një regjim më të rreptë inspektimi për ta zbatuar legjislacionin ekzistues. 2. hartimi i legjislacionit përkatës dhe zhvillimi i fushatës për çrrënjosjen e djegies bakteriale 3. sigurimi i përkrahjes financiare (prej 30 % investim në të gatshme) për pemishtet e posahapura dhe për depot ftohëse. 4. sigurimi i këshillave dhe trajnimit rreth çështjeve kritike siç janë ngritja e pemishteve, krasitja/rrallimi, plehërimi dhe metodat dhe qasjet MID. Perimet Që nga lufta, bujqit kanë investuar shumë në prodhimin në serra; ende ka hapësirë për t i zgjeruar kapacitetet, kryesisht nëpërmjet zgjatjes së periudhës së vjeljes. Parashihet një sipërfaqe shtesë për serra prej 170 ha; shumica e kësaj (100 ha) duhet të jenë të teknologjisë së mesme. Në këtë mënyrë, importi mund të zëvendësohet një pjesë thelbësore (por jo e tëra). Eksporti vështirë parashihet pasi ë Kosova nuk ka përparësi konkurruese në prodhimin në serra. Për t i përkrahë bujqit në rritjen e produktivitetit dhe kapacitetit të tyre të prodhimit janë të nevojshme disa masa: 1. sigurimi i përkrahjes financiare (30 % investime në të gatshme) për serrat e reja të mesme, 2. sigurimi i këshillave dhe trajnimit rreth: prodhimit të fidanëve, modelet e kultivimit, zgjedhja e varieteteve, kontrolli mikroklimatik, krasitja/rrallimi, plehërimi si dhe qasja në Prodhimtarinë e Integruar (PI) 3. përkrahja e ndërmarrjeve ndërtimore në disenjimin e serrave të mesme me çmime të arsyeshme,

4. hulumtimeve të aplikuara mbi çështjet kritike si disenjimi i serrave dhe prodhimi i fidanëve. Për perimet e prodhuara në fusha të hapura çështja kryesore është intensifikimi i prodhimit: më shumë prodhime mund të vilen nga një fushë e vogël. Kërkesa vendore pritet të rritet më pak se për prodhimet e tjera të hortikulturës, ndërsa pritet një rritje më thelbësore e eksportit pasi që çmimi i prodhimit ishte relativisht i ulët sidomos për specat. Masat e nevojshme përkrahëse janë: 1. këshilla dhe trajnime mbi teknologjinë e prodhimit intensiv: zgjedhja e kultivarit, prodhimi i fidanëve, përgatitja e tokës, mulqirimi, metodat e plehërimit dhe PI 2. përmirësimi në sistemet e ujitjes dhe themelimi i tregut të tokës. Rrushi Gjendja e rrushit të tryezës është e ngjashme me atë të pemëve. Ka mjaft vend për ta shtuar sipërfaqen (me 750 ha) për ta përmbushur kërkesën në rritje dhe për ta zëvendësuar importin dhe prodhimin e vreshtave që janë braktisur (pasi janë mirëmbajtur dobët). Vreshtat e reja do ta fillojnë prodhimin vetëm pas vitit 2013. Kur të fillojë prodhimi i plotë në vitin 2018 nevojitet një eksport vjetor prej 800 t (në Shqipërinë Veriore dhe Malin e Zi). Masat e nevojshme përkrahëse janë: 1. sigurimi i fidanëve cilësorë me çmime të arsyeshme si për pemët 2. përkrahja financiare (prej 30 % investim në të gatshme) për vreshtat e reja 3. sigurimi i këshillave dhe trajnimit rreth çështjeve kritike siç janë ngritja e pemishteve, krasitja/rrallimi, plehërimi dhe metodat dhe qasjet MID. Sipërfaqja me rrush për verë është zvogëluar përgjysmë në vitet 1990; që nga viti 2002 është braktisur edhe një çerek i sipërfaqes. Pavarësisht tepricës së kapaciteteve përpunuese, sasia e verës së prodhuar ra nga 9 milionë litra sa ishte në vitin 2005 në 6 milionë. Shumica është e cilësisë (shumë) të dobët dhe shumë sasi janë eksportuar nën çmimin e prodhimit. Sasia e verës cilësore është e kufizuar (0,5 milion) dhe shumë pak eksportohet. Mbi të gjitha, vreshtat e tanishme prodhojnë mjaft rrush për tregun vendor të verërave, edhe nëse braktisen 4 % në vit. Mbjellja e vreshtave të reja mund të inkurajohen vetëm pasi të jetë e qartë që veraritë e Kosovës mund të prodhojnë verëra cilësore me çmime konkurruese. Bimët dekorative Kërkesa për bimët vjetore dekorative pritet të rritet (shumë) shpejt në pesë vjetët e ardhshëm. Fitimi nga lulet sezonale është i ngjashëm me perimet e serrave dhe (mjaft) më i mirë nëse përdoren teknologji optimale. Faktori që më së shumti e kufizon shtimin e prodhimit është qasja e kufizuar e kapitalit investues në serrat e nevojshme dhe mungesa e njohurive dhe aftësive. Gjithashtu edhe tregtimi mund të përmirësohet dukshëm. Përkrahja e nevojshme është shumë e ngjashme për prodhimin e perimeve në serra: 1. sigurimi i përkrahjes financiare (prej 30 % investim në të gatshme) për serra cilësore (që janë më të shtrenjta se te prodhimi i zakonshëm i perimeve) 2. sigurimi i këshillave dhe trajnimeve mbi: llojet dhe kultivarët e rinj (p.sh. lulet), prodhimi i fidanëve, kontrolli mikroklimatik, plehërimi dhe metodat dhe qasjet MID 3. përmirësimi i tregtimit nëpërmjet kanaleve të specializuara të tregtimit, marrëdhënieve më të mira me publikun dhe shtimit më të madh të vlerës së prodhimeve (klasifikim më i mirë, etiketim më i mirë, bërja e buqetave). Gjithashtu edhe kërkesa për bimë shumëvjeçare pritet të rritet shpejt. Faktori kryesor kufizues është mungesa e njohurive dhe aftësive. Pasi fitimi është (shumë) i lartë dhe investimet e nevojshme janë të kufizuara, përkrahja kryesore që nevojitet është këshilla dhe trajnimet.

TEMAT NDËRSEKTORIALE Bujqve të Kosovës u nevojitet përkrahja e MBPZHR-së, ofruesve privatë të shërbimeve dhe projekteve të donatorëve. Prioriteti i parë i MBPZHR-së duhet të jetë sigurimi i qasjes së bujqve në kapital. Kjo më së miri bëhet duke siguruar subvencione prej 30 % për investimet në teknologjitë konkurruese që janë shumë të shtrenjta për bujqit që kanë pak resurse. Kjo kërkon themelimin e një agjencie të pagesave. Gjatë pesë vjetëve të ardhshëm duhen investuar 37 milionë ; kështu që subvencioni prej 30 % për investime arrin shumën prej 11 milionë ose 2,2 milionë në vit. Këto investime do të gjenerojnë 12 milionë të ardhura shtesë në vit dhe rreth gjysmë milioni ditë pune. Nëse supozohet që një njeri punon 200 ditë/vit kjo është e barabartë me rreth 2 500 vende pune me orar të plotë ose 5 000 vende pune me gjysmë orari. Prodhimi i mollëve ka më së shumti fitim; për çdo 1 000 të investuara bujqit fitojnë 600 shtesë në vit dhe krijohen 25 ditë pune. Rrushi i tryezës është efikas për krijimin e të ardhurave; por nuk krijon shumë vende pune. Prodhimi në serra (për perime dhe bimë dekorative) ka potencial të mirë për krijimin e vendeve të punës, por kthimi financiar për perimet është i ulët. Prioriteti i dytë është sigurimi i qasjes në njohuri dhe aftësi. Kjo nënkupton themelimin e një sistemi ekstensioni. Deri tani Kosova nuk ka një shërbim të zhvilluar ekstensioni. Në përputhje me politikat e MBPZHR-së, sistemi më i mirë do të ishte tenderimi i të gjitha detyrave të ekstensionit OJQ-ve dhe ndërmarrjeve të tjera private. Këshilli Kombëtar i Ekstensionit (AKA, përfaqësuesit e bujqve, donatorët etj) duhet të vendosë mbi prioritetet dhe t i mbikëqyrë procedurat e tenderimit. Akterët privatë marrin udhëheqjen mbi përmirësimin e qasjes në inpute dhe teknologji; ndërmarrjet komerciale duhet ta shtojnë bashkëpunimin e tyre me ndërmarrjet ndërkombëtare dhe të përzgjedhin ato inpute dhe teknologji që janë të përshtatshme për Kosovën. Projektet e donatorëve duhet të (vazhdojnë të) përqendrohen në testimin dhe përshtatjen e risive në bashkëpunim me akterët dhe hulumtuesit privatë. Qasja në tregje mund të përmirësohet nga akterët privatë dhe MBPZHR. Ata së pari duhet të punojnë në prodhimin e ambalazhit (më të mirë). Kjo e fundit duhet të përcaktohet, promovohet dhe të zbatohen standardet e cilësisë. Gjithashtu nevojiten edhe informatat e sakta të tregut; informatat afatshkurtra të tregut nuk mund të organizohen në shkallë komerciale. Analizat afatgjata të tregut duhet bërë për t i ndihmuar bujqit në marrjen e vendimeve të mira rreth investimeve, si dhe për ta ndihmuar Departamentin e Politikave në MBPZHR rreth hartimit të politikave të bazuara në dëshmi. Kjo e fundit është prioriteti i fundit i MBPZHR-së. Nevojitet një institut i pavarur për të grumbulluar dhe analizuar këto të dhëna.

1 Hyrje 1.1 Konteksti Strategjia e tanishme ndërtohet mbi strategjitë e mëhershme të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Dokumenti i parë strategjik ishte Libri i Gjelbër i botuar më 2003 ku strategjia e Ministrisë është përmbledhur në lehtësimin e ndryshimeve strukturore të ekonomisë rurale dhe vendosjen e kornizës ekonomike dhe mekanizmave për përkrahjen e krijimit të vendeve të punës dhe të të ardhurave nëpërmjet përmirësimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në Librin e Gjelbër kjo është përkthyer në pesë objektiva konkrete: 1. shtimi i të ardhurave të përgjithshme të bujqve; 2. inkurajimi i zëvendësimit të importit dhe zhvillimi i eksportit të prodhimeve të specializuara bujqësore-ushqimore; 3. garantimi i sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për konsumatorët; 4. shtimi i vlerës së prodhimit nëpërmjet përmirësimeve të teknologjive të vjeljes dhe pas-vjeljes dhe të përpunimit të prodhimit; dhe 5. shtimi i sigurisë ekonomike të banorëve ruralë. Dokumenti i dytë kryesor i MBPZHR-së mbi politikat është Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësor 2007-2013 (PZHRB) i botuar më 2006. Ky mbështetet në dy shtylla: 1. ndërmarrjen e veprimeve që do t i tejkalojnë vështirësitë të cilat po e pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm rural, 2. fillimin e rreshtimit të sektorit rural të Kosovës me boshtet e politikës së BE-së për zhvillim rural: Boshti 1 - Aftësitë konkurruese Boshti 2 - Mjedisi dhe shfrytëzimi i përmirësuar i tokës Boshti 3 - Diversifikimi rural dhe cilësia e jetës rurale Boshti 4 Strategjitë zhvillimore lokale të bazuara në bashkësi Objektivat më konkrete të identifikuara në PZHRB 2007-2013 janë: 1. të ardhurat shtesë për bujqit dhe banorët ruralë, duke ndikuar në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe kushteve të punës në viset rurale; 2. aftësitë e përmirësuara konkurruese dhe efikasiteti i prodhimtarisë parësore bujqësore, për ta realizuar zëvendësimin e importit dhe shfrytëzuar tregjet e eksportit; 3. përmirësimi i përpunimit dhe tregtimit të prodhimeve bujqësore dhe pyjore, nëpërmjet efikasitetit dhe aftësive të shtuara konkurruese; 4. përmirësimi i cilësisë në fermë/fabrikë dhe standardet e higjienës; 5. zhvillimi i qëndrueshëm rural dhe përmirësimi i cilësisë së jetës nëpërmjet promovimit të bujqësisë dhe veprimtarive të tjera ekonomike që janë në harmoni me mjedisin; 6. krijimi i vendeve të punës në viset rurale, sidomos nëpërmjet diversifikimit rural; 7. rreshtimi i bujqësisë së Kosovës me atë të BE-së. Kjo strategji për sektorin e hortikulturës përqendrohet mbi dy objektivat konkrete të PZHRB-së: shtimi i të ardhurave dhe aftësive konkurruese të sektorit të hortikulturës. 1

Synimi i strategjisë është udhëzimi dhe koordinimi i investimeve të të gjithë akterëve (privatë, publikë dhe donatorëve) në sektorë gjatë viteve në vijim (2009-2013). Periudha relativisht e shkurtër kohore e strategjisë (2009-2013) i shtynë të gjithë akterët që të shikojnë në çështjet që në mënyrë të arsyeshme mund të adresojë gjatë viteve në vijim. Gjithashtu mundëson një vlerësim më të saktë të resurseve të nevojshme për t i arritur synimet e formuluara. Kjo strategji është përgatitur nga katër grupe punuese, një për çdo nënsektor, në përmbajtje të të cilave kanë qenë zyrtarët përgjegjës nga MBPZHR dhe PHK për nënsektorët përkatës dhe disa ekspertë të pavarur. Një këshilltar ndërkombëtar ka lehtësuar procesin analitik dhe ishte përgjegjës për shkrimin. Shumica e të dhënave këtu janë parallogaritje të elaboruara nga grupet punuese. Strategjia duhet rishikuar dhe azhurnuar në vitin 2010. 1.2 Korniza analitike Korniza analitike e përdorur pasqyrohet në përbërjen e këtij punimi. Pjesa I hulumton kontekstin e sektorit të hortikulturës. Para së gjithash tranzicioni nga një bujqësi e specializuar e mbizotëruar nga NSH-të me kapacitet eksporti (brenda dhe jashtë ish- Jugosllavisë) në një bujqësi të diversifikuar e mbizotëruar nga bujqit e vegjël që punojnë për tregun vendor. Dimensioni i dytë është që shteti përkrah sektorin; kjo përkrahje është ende e dobët (kapitulli 2). Në pjesën II janë analizuar katër nënsektorë dhe janë hartuar strategji të pjesshme: pemët (kap. 3), perimet (kap. 4), rrushi (kap. 5) dhe bimët dekorative (kap. 6). Kjo bëhet në tre hapa. Së pari bëhet një analizë e zinxhirit të vlerave të bimëve më të rëndësishme (bimët shënjuese). Sistemet e prodhimit, çështjet e pas-vjeljes, përpunimi, tregtimi, importi dhe eksporti janë përshkruar ndërsa janë identifikuar opsionet për përmirësime. Pastaj, rritja potenciale e kërkesës së tregut në vitin 2013 është parallogaritur, bazuar në: a. rritjen e pritur të konsumit, bazuar në rritjen e popullsisë (supozohet të jetë rreth 2 % në vit) dhe zhvillimin e konsumit për kokë banori b. zvogëlimin e pritur i prodhimit të bujqve ekzistencialë c. potencialin për ta zvogëluar importin d. potencialin për ta shtuar eksportin. Sipërfaqja potenciale shtesë për kulturë bujqësore ose nënsektor llogaritet duke ndarë rritjen e pritur të kërkesës me rendimentet e pritura për ha në vitin 2013. Hapi i tretë është përshkrimi i përkrahjes që u nevojitet bujqve për t i zënë mundësitë e ofruara nga tregjet në zgjerim në vitin 2013. Supozohet që fermat familjare do të mbesin kurrizi e sektorit të hortikulturës; për t u bërë më konkurrente këto ferma kanë nevojë për qasje (më të mirë) në inpute dhe teknologji, në tregje, në kapital (kredi) dhe aftësi dhe njohuri. Në disa raste edhe politikat e mira dhe rregulloret janë qenësore. Pjesa III prezanton çështjet ndërsektoriale. Cilat janë elementet e përbashkëta të përkrahjes së bujqve dhe si mund të organizohet kjo? Si të sigurohet qasja në inpute/- teknologji, tregje, kapital dhe njohuri? Cili është roli i MBPZHR-së, sektorit privat, OJQ-ve dhe projekteve të financuara nga donatorët? Dhe si mund të hartojë MBPZHR politika të bazuara në dëshmi dhe strategji në të ardhmen? Pjesa përfundimtare është hartimi i strategjisë së përgjithshme e cila është prezantuar në përmbledhje. 2

Strategjia e Hortikulturës për Kosovë 2009 2013 Pjesa I: Konteksti 3

2 Konteksti 2.1 Sektori i bujqësisë në tranzicion Për shekuj bujqësia ka luajtur një rol kyç në ekonominë e Kosovës. Pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë investime thelbësore, është shtuar produktiviteti dhe është shtuar numri i të punësuarve në sektor. Në vitet 1990 ky trend ishte i kundërt: investimet u ndërprenë, produktiviteti ra, dhe derisa në pjesën e hershme të atij dhjetëvjeçari një e katërta e popullatës merrej me bujqësi, në pjesën e dytë të dhjetëvjeçarit ishte e përfshirë mbi gjysma. Pas luftës, rritja ekonomike në Kosovë ishte e ulët dhe paraqitja e sektorit të bujqësisë ishte nën mesatare. Sipërfaqet e punuara dhe produktiviteti për ha u zvogëluan. Kështu që pjesëmarrja e bujqësisë në ekonominë e përgjithshme u zvogëlua shpejt; aktualisht është me siguri rreth 15 %; por prapë rreth 40 % të njerëzve janë zyrtarisht të punësuar në sektor. Produktiviteti është shumë i ulët ndërsa dy të tretat e njerëzve të varfër jetojnë në viset rurale. Gjatë vitit 2006, 49 % e familjeve rurale ishin të varfra 1 ; 18 % janë në varfëri të skajshme (në zonat urbane kjo ishte 37 % përkatësisht 14 %). Një arsye për paraqitje të dobët është madhësia e vogël e fermës mesatare. Në vitin 2000 rreth 55 % e familjeve që merren me bujqësi kishin prej 0.5-3 ha. Vetëm 1 % kishin mbi 10 hektarë. Shumë bujq të vegjël dhe bujq me pak resurse kanë rendimente të ulëta për shkak të mungesës së inputeve dhe teknologjive dhe për shkak të mungesës së aftësive dhe përvojës për t i përdorur ato. Së dyti, një pjesë e infrastrukturës bujqësore ishte shkatërruar gjatë luftës. Së treti, shpërbërja e Jugosllavisë shkaktoi çrregullime të mëdha në tregjet bujqësore. Ndërsa për disa prodhime nuk ka më treg të madh vendor (verë e cilësisë së dobët), prodhimet e tjera që më herët kanë ardhur nga pjesë të tjera të Jugosllavisë (p.sh. perimet) tani prodhohen në vend. Së katërti, privatizimi i NSH-ve shkaktoi humbjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese: në shumë raste pajisjet e NSH-ve të mëdha ishin të vjetruara dhe/ose furnizimi me lëndë të parë u bë problem. Kjo e dyta është shkaktuar nga fakti që fabrikat duhet të merren me shumë bujq të vegjël shpenzimet e prodhimit të të cilëve janë shumë të mëdha për t i mundësuar industrisë përpunuese që të jetë konkurrente. Një mënyrë për të dalë jashtë rrethit vicioz të varfërisë dhe produktivitetit të ulët janë kreditë për të investuar në inpute dhe teknologji më produktive. Vetëm rreth 2-3 % e portfolios së kredive të bankave dhe IMF-ve janë shfrytëzuar për qëllime bujqësore. Mungesa e sigurisë së kredive është njëra arsye për këtë; tjetra është mungesa e kapaciteteve të institucioneve financiare për ta vlerësuar rentabilitetin dhe rreziqet (sidomos afatgjate) e investimeve bujqësore dhe aftësitë e bujqve. Bujqit ngurrojnë të marrin kredi për shkak të normave të kamatës prej 13 % e më tepër. Sistemi ligjor është gjithashtu pengesë, pasi nuk i mbron bankat në rast të dështimit të borxheve. 1 Kufiri i varfërisë është caktuar në 43 /cap./muaj. Kjo dmth 3 600 /familje/vit 4

2.2 Përkrahja për sektorin e bujqësisë Deri më sot përkrahja më e drejtpërdrejtë për sektorin e bujqësisë ka qenë e dyfishtë: politikat e importit/eksportit që kanë ndikim në aftësitë konkurruese të sektorit dhe buxhetin shtetëror për bujqësi. Si shumë vende ballkanike, Kosova ka një ekonomi shumë të hapur. Pemët nga vendet e CEFTA-s (Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë) e kanë tarifën doganore zero ndërsa për të gjitha vendet e tjera është 15 %. TVSH prej 15 % aplikohet për importet nga të gjitha vendet. Sa i përket importit të inputeve, në vitin 2004 tarifat doganore dhe TVSH-ja për shumicën e kategorive janë anuluar. Kjo i referohet farërave, materialit fidanor, plehrave, mekanizmit bujqësor, shumicës së pesticideve (TVSH-ja vazhdon të vlejë vetëm për insekticide). Tani MBPZHR është duke punuar rreth sigurimit të disa inputeve specifike (p.sh. pompat e motorizuara për ujitje dhe filmat plastikë për serrat) në kuadër të rregullores së njëjtë. Për eksport nuk paguhet ndonjë tatim apo tarifë. Për shumë bujq tarifa zero për importin e pemëve nga vendet e CEFTA-s është shenjë që qeveria nuk mbron interesat e tyre. Vërtet importet nga Maqedonia mbizotërojnë në disa tregje bujqësore. Megjithatë gjërat duhen shikuar më gjerësisht. Bujqit kosovarë nuk paguajnë tatim. 70 % e të ardhurave qeveritare grumbullohen në kufij ndërsa pjesa tjetër kryesisht grumbullohet nëpërmjet TVSH-së. Kështu që lirimi nga taksat doganore dhe TVSH-ja është një favorizim i madh për sektorin. Një brengë tjetër është buxheti për bujqësi. Edhe në aspektin e përgjithshëm edhe në përqindje buxheti për bujqësi është shumë i ulët, siç shihet në tabelën në vijim. Tabela 1 Buxheti për bujqësinë kosovare për vitin 2006 krahasuar me vendet fqinje Mali i Unit Kosova Shqipëria Serbia Maqedonia Zi Popullata Milion 2,0 3,2 7,4 2,0 0,6 Të ardhurat komb bruto/kokë 1.500 3.290 4.730 3.460 5.180 Hisja e bujqësisë në BPV % 15% 23% 17% 10% Punësimi në bujqësi % 40% 58% 30% Buxheti për bujqësi * mil 6,4 50 207 25 12,6 Buxheti bujq. / kokë banori 2.5 16 28 12 21 Buxheti bujq. % e BPV-së % 0,21 0,47 0,59 0,36 0,41 Burimi: Statistikat e Bankës Botërore dhe FAO dhe vlerësimet e autorëve për Kosovën bazuar në PZHRB-në Buxheti shtetëror për bujqësi është (më i vogël se) gjysma e ndonjë buxheti të ofruar në vendet fqinje. Ndërsa këto vende prapë kanë buxhete shumë të vogla për bujqësi krahasuar me vendet e tjera në tranzicion (të cilat prapë kanë buxhet të ulët krahasuar me vendet më të zhvilluara). Vendi më i varfër në Evropë, Moldova, shpenzon 0,9 % të BPVsë në bujqësi; Armenia shpenzon 1,2 % ndërsa Kirgizstani shpenzon 1,8 %. Kështu që buxheti bujqësor i Kosovës është shumë i ulët; si në aspektin e përgjithshëm dhe si hise e BPV-së. Në vitin 2008 buxheti ishte 8 milionë ndërsa buxheti i propozuar për vitin 2008 është 12 milionë. Kjo do ta afrojë Kosovën më afër vendeve fqinje; edhe pse këto po rrisin shpejt buxhetet e tyre bujqësore (me një theks në subvencionet e pritura nga BE-ja në të ardhmen). Në vitin 2008 një pjesë e vogël e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës ishte ndarë për përkrahjen e drejtpërdrejtë financiare të bujqve. Kjo pritet të rritet në të 5

ardhmen. Parashihet edhe themelimi i një agjencie të pagesave në pajtim me rregulloret e BE-së. Tabela në vijim tregon që edhe me paga të ulëta, një përqindje e lartë e buxhetit për bujqësi shpenzohet për paga dhe shpenzime administrative. Kjo është pjesërisht e logjikshme pasi edhe me buxhet të vogël prapë nevojiten disa punëtorë kyçë dhe disa nga shpenzimet e përgjithshme nuk mund të shmangen. Tabela: Buxheti për bujqësi krahasuar me rajonin Buxheti për bujqësi (M ) Punëtorët e Ministrisë Paga mesatar e mujore Hisja e pagave në buxhetin për Shpen. admin/ Punët. Hisja e shpen. admin. në buxhetin për bujqësi bujqësi Kosova 6.4 609 223 25 % 4.872 46 % Mali i Zi 12,6 123 450 5 % 7.021 7 % Serbia 207 964 640 4 % 35.34 2 16 % Maqedonia 25 430 514 11% 7.468 13 % Shqipëria 50 1.350 467 15 % 12.49 9 34 % Burimi: Të dhënat e BB: BB, 2008. Shqipëri, Politikat strategjike për një sektor më konkurrent bujqësor Mbi të gjitha, qeveria nuk ka mundësi t u ofrojë përkrahje qenësore akterëve privatë në sektorin e bujqësisë. Kjo është e kuptueshme pasi qeveria (e përkohshme) është ballafaquar me shumë prioritete të tjera thelbësore lidhur me politikat dhe buxhetet por prapë ka nevojë për ndryshim. Për të ardhmen afatmesme do të nevojiten buxhete dukshëm më të mëdha, nëse Kosova dëshiron të ketë bujqësi konkurrente. Edhe pse një pjesë e kësaj do të duhet të përdoret për paga më të larta dhe për ta shtuar numrin e punëtorëve që punojnë në procesin e kandidimit në BE, kjo strategji bazohet në supozimin që do të ketë edhe buxhete shtesë për: pagesa të shtuara të drejtpërdrejta për bujqit dhe ndërmarrësit bujqësorë sistemet e përmirësuara të inspektimit themelimin e një sistemi funksional për njohuri dhe informata për bujqësi (AKIS). 6

Strategjia e Hortikulturës për Kosovë 2009 2013 Pjesa II: nënsektorët 7

3 Pemëtaria 3.1 Sistemi i prodhimit 3.1.1 Hyrje Kosova është njohur si vend ku janë kultivuar pemët për shekuj me radhë duke përfituar nga kushtet e favorshme agroklimatike si dhe nga varietet tradicionale me një qëndrueshmëri të mirë ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve. Baza e një industrie bashkëkohore komerciale ishte vendosur më 1957 me prezantimin e varieteteve të reja dhe teknikave të kultivimit dhe deri më 1984 mbi 12 000 ha kanë qenë në prodhim prej të cilave 84 % kanë qenë në pronësi private. Më së shumti ka pasur molla, pastaj kumbulla, dardha, qershi dhe arra. Instituti i Pejës ishte përgjegjës për prodhimin e materialeve për mbjellje. Shumica e nënshartesave ishin gjenerative, ndërsa nënshartesat vegjetative që janë përdorur kanë qenë më vigorozet, duke mundësuar vetëm deri në 500 drurë për ha. Kanalet e tregtimit ishin të centralizuara dhe pemët dhe perimet e përpunuara janë shitur nëpër tërë Jugosllavinë. Deri në vitin 2001, si rezultat i rënies së sistemit para dhe gjatë luftës, pemishtet komerciale të të gjitha llojeve janë zvogëluar në më pak se 60 ha dhe të gjitha fabrikat e përpunimit janë shkatërruar ose mbyllur. Instituti i Pejës kishte ndërprerë punën efektivisht prandaj nuk kishte pasur prodhim të nënshartesave vegjetative në vend për asnjë nga llojet e pemëve kryesore. Tregu ishte dominuar nga importi i pemëve dhe nga materiali për mbjellje i cilësisë së dobët nga vendet fqinje. Që nga viti 2001 ky nënsektor është duke u ringjallur. Me përkrahjen e projekteve, prodhuesit e fidanëve kanë filluar të prodhojnë nënshartesa bashkëkohore vegjetative ndërsa bujqit kanë filluar të mbjellin pemishte intensive, kryesisht mollë. Në veçanti, projekti HPK ka ndihmuar shumë bujq që të mbjellin pemishte të reja intensive duke ofruar falas fidanë të cilësisë së lartë. Kjo ishte ndërprerë në vitin 2007 për shkak të shfaqjes së djegies bakteriale dhe mungesës evidente të aftësive të bujqve për të menaxhuar më shumë pemishte intensive. Sa i përket llojeve përbërja në tabela në vijim tregon sipërfaqen me bimë shumëvjeçare në vitin 2005 të kultivuara në pemishte më të mëdha se 0,1 ha. Mollët dhe kumbullat janë kryesoret, së bashku ato mbulojnë dy të tretat e sipërfaqes së përgjithshme. Tabela 1. Sipërfaqja me pemë kryesore dhe pemë arrore 2005 Pemët ha % e sipërfaqes së gjithmbarshme Mollë 608 38 Kumbulla freskëta 470 30 Vishnje 194 12 Dardha 141 9 Lajthi 89 6 Gështenja 23 1 Tjera 60 4 Gjithsej 1.585 100 Burimi: Zyra e Statistikave në MBPZHR. Bazuar në të dhënat nga komunat Në tërë këtë punim, mollët janë përdorur si bimë shënjuese; ato përfaqësojnë gati gjysmën e prodhimit të gjithmbarshëm të pemëve dhe ofrojnë mundësinë më të mirë për 8

ta zëvendësuar importin. Supozohet që modelet dhe parimet që përdoren këtu janë të njëjtit edhe për pemët e tjera drufrutor. 3.1.2 Klima Kosova e ka temperaturën e duhur, tokën e duhur, mjaft të reshura dhe diell për pemishtet me pemë të imëta, farorët dhe pemët arrore. Megjithatë, stina e kultivimit është pak më e shkurtër sesa konkurrentet jugore Maqedonia dhe Shqipëria. Rajonet kryesore ku kultivohen pemët gjenden në Rrafshin e Dukagjinit ku temperatura mesatare është 1,2 C më e lartë se në Rrafshin e Kosovës dhe vegjetacioni zgjat për 25 ditë më shumë. Ngrica e vonshme pranverore paraqet rrezik, veçanërisht të ndjeshme janë fenol-fazat e lulëzimit të pemëve. Ekstremet shfaqen vetëm një herë në 25-30 vjet gjatë periudhës 20 prill-20 maj. Në Rrafshin e Dukagjinit ngrica e parë pranverore, mesatarisht, shfaqet prej 22 tetor (Gjakovë) deri më 11 nëntor (Prizren) ndërsa në Rrafshin e Kosovës gjatë datave 12-27 tetor. Të reshurat e gjithmbarshme vjetore prej 750-850 mm janë të mira, por shpërndarja nuk është e favorshme. Gjatë periudhës së vegjetacionit (Prill-Shtator) kur temperaturat janë të larta, të reshurat janë të pamjaftueshme (340-350 mm). Kjo nënkupton që nevojitet ujitje shtesë. Lagështia relative e ajrit është gjithashtu e përshtatshme. Vlerat më të larta janë regjistruar në dimër ndërsa më të ulëtat gjatë verës (korrik-gusht). Vlerat mesatare vjetore të lagështisë relative të ajrit në Rrafshin e Dukagjinit janë 70 %, ndërsa në Prishtinë dhe Ferizaj është pak më e lart - 72-76 %. 3.1.3 Sistemet e prodhimit Pemët nëpër kopshtije Gjysma e prodhimit të gjithmbarshëm të pemëve është nga kopshtijet e mbi 186 000 familjeve që kanë nga 7 trungje mesatarisht. Së bashku kjo është e barabartë me 6 000 ha pemë me një prodhim të gjithmbarshëm prej rreth 18 000 t. Të gjithë frutat përdoren për konsum familjar. Përgjithësisht pemët në kopshtije mirëmbahen dobët, dhe produktiviteti i tyre është shumë i ulët (3 t/ha). Megjithatë, ato paraqesin një rrezik të rëndësishëm, si burim i sëmundjeve dhe dëmtuesve për bujqit me orientim më komercial. Pemishtet ekstensive Këto pemishte shumë të vogla (0,1 0,4 ha) përgjithësisht menaxhohen dobët. Krasitja bëhet rrallë, frutat nuk rrallohen, mbrojtja bimore është e dobët kurse barojat mes rreshtave nuk menaxhohen mirë. Të gjitha këto shpijnë në prodhimin e parregullt dhe të dobët të pemëve të cilësisë së dobët. Shumica e frutave nga këto pemtore përdoren për konsum familjar. Në shumë pemishte të vogla pemët janë më të vjetra se 20 vjet dhe janë shartuar mbi nënshartesat gjenerative duke shpjerë në kurora të dendura dhe të larta. Pemët janë deri në 6m të larta dhe shpesh këto pemtore përbëhen nga një kombinim i llojeve të ndryshme pemësh. Dendësia e bimëve është deri në 500 pemë/ha. Këto pemë paraqesin një burim potencial të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Rendimentet e llogaritura dallojnë; PZHRB i ka llogaritur këto në 5 t/ha; një anketim i UNDP-së ka gjetur 6,6 t/ha për në mostër bujqish. Grupi punues ka vlerësuar se rendimentet rriten dhe ka shënuar 7,7 t/ha. 9

Njerëzit ende mbjellin pemishte të reja me fidanë gjenerativë. Në vitin 2006 dhe 2007 kjo është vlerësuar të jetë 30 ha ndërsa për vitin 2008 dhe 2009 do të jetë dyfish: 60 ha. Ato janë vlerësuar të kenë rendiment maksimal prej 15 t/ha. Pemishtet e tilla rrezikohen të braktisen në të ardhmen kur shpenzimet për fuqi punëtore do të jenë tepër të larta për t i vjelë frutat nga pemët me kurora të larta. Pemishtet gjysmëintensive Krahasuar me pemishtet ekstensive janë më të mëdha (0,4 1,0 ha) dhe dallohen për arsyet në vijim: Mbjellja bëhet në rende, me 500-1 000 fidanë për ha; Mes rreshtave kultivohet kryesisht popullacion natyror bari i cili kositet ose përdoret për kullosa bagëtish. Jonxha kultivohet gjithashtu; Bëhet një mbrojtje dhe plehërim sporadik (kryesisht në pranverë); Paketim pak më i mirë frutash në kuti të përdorura kartoni, plastike apo druri; Frutat ruhen në depo të thjeshta si dhoma apo bodrume etj. Shumica e prodhimeve shiten në tregjet më të afërta lokale nga bujqit në ditët e tregut; Disa bujq prodhojnë raki shtëpie nga frutat e rënë në tokë; Njohuria rreth dëmtuesve dhe sëmundjeve dhe çështjeve si pjalmimi është shumë e kufizuar. GP ka llogaritur rendimentin e pemishteve të maturuara gjysmëintensive në 30 t/ha. Pemishtet intensive Këto pemishte komerciale ndryshojnë nga ato gjysmëintensive për një mori arsyesh: Ato përbëhen nga një lloj ndërsa varieteti bazohet në kërkesat e tregut: shija e frutit, aroma dhe forma, periudha e pjekjes (hershmëria); Përdoren nënshartesat vegjetative (MM106, M26, M9); Dendësitë më të mëdha të pemëve: 4 X 2,5 m to 3,5 X 1,5 m (1 000-1 900 trungje/ha) Përdorën kultivarët me veçori më të mira pjalmimi Bujqit mundohen ta formësojnë kurorën (në piramidë të përmirësuar, kaçubë, të thepisur ose sistem shtizë) nëpërmjet krasitjes, por njohuria teknike për këtë ende është e kufizuar Krasitja e gjelbër dhe rrallimi i pemëve nuk është optimal e kështu as cilësia e frutave. Frutat mbesin të vogla dhe vetëm pjesërisht të ngjyrosura (pasi ato mbesin pjesërisht në hije) Ujitja është duke u përmirësuar: brazdat, ujitja me përmbytje dhe sistemet e ujitjes pikë-pikë. Për ta siguruar mbarëvajtjen e prodhimit, gjatë verës intervalet e ujitjes duhet të jenë 7-10 ditë. MBPZHR ka vlerësuar që në vitin 2004, 55 % e 435 ha të pemishteve private komerciale janë ujitur. Këto ditë kjo është më e lartë. Hapësirat mes rreshtave kultivohen; shumica me barëra që kositen shpesh. Disa herbicide përdoren ndërsa mullçimi nuk praktikohet (përveç gjatë demonstrimeve). Grumbullimi bëhet me sukses, por më shumë bazuar në intuitë sesa në parametra biologjikë të vlerësuar shkencërisht (pjekjes); Pemishtet kanë qasje në rrugë të përhershme. Paketimi bëhet në kuti kartoni, plastike apo druri të cilat janë përdorur më herët për kultura të tjera. Dezinfektimi i këtyre kutive para mbushjes nuk praktikohet. 10

GP ka llogaritur rendimentin e pemishteve të maturuara intensive në 45 t/ha. Donatorët po promovojnë pemishte gjysmintensive të cilat kërkojnë fidanë mbi nënshartesa vegjetativë. Në vitin 2006 HPK ndihmoi bujqit me fidanë të tillë për 60 ha pemishte gjysmintensive. U dëshmua më vonë se fermerët kishin vështirësi në menaxhimin e pemtoreve të tilla në kuptimin e plehërimit, krasitjes, rrallimit të frutave etj. Mbi të gjitha në fillim të vitit 2007 u shfaq djegia bakteriale e cila rrezikoi të gjitha investimet. Kështu që, entuziazmi u zvogëlua. Në vitin 2007 dhe 2008 përkatësisht 50 dhe 70 ha janë mbjellë nëpër Kosovë me pemishte (gjysmë) intensive, por pa shumë përkrahje nga projektet. 3.1.4 Përhapja gjeografike Sa i përket shtirjes gjeografike, tabela në vijim jep një pasqyrë të gjendjes së vitit 2005 për llojet kryesore, mollët dhe kumbullat 2. Tabela: Shpërndarja e prodhimit të pemëve nëpër komuna Komuna Mollë Kumbulla % e totalit Klina 140 157 28 Deçani 117 109 21 Peja 53 18 7 Istogu 50 10 6 Ferizaj 47 7 5 Gjakova 29 20 5 Prizreni 30 15 4 Kamenica 22 7 3 Gjilani 14 23 3 Malisheva 13 18 3 Suhareka 13 4 2 Tjerat 80 84 15 Sipërfaqja totale 608 470 100 Kështu që rajoni perëndimor (Rrafshi i Dukagjinit komunat e theksuara) është sipërfaqja kryesore për prodhimin e pemëve me rreth 76 % të vlerësuara nga totali. 3.1.5 Kultivarët Një varg kultivarësh kultivohen. Ata mund të grupohen sipas fazës së pjekjes dhe sipas ngjyrës dhe shijes. Disa janë për përpunim. Kultivarët më të përdorur janë: Kultivarët standardë: Idared, Golden Delicious, Red Delicious, Granny Smith, Jonagold, Prima, Melrose, Elstar etj.; Kultivarët e prezantuar rishtazi: Spartan, Saturn, Amorosa, Winston, Gotha, Braeburn, Gala, Fuxhi, etj. Kultivarët e licencuar: Red Falstaff, Jonica, Jonagored, Red Prince; Kultivarët e hershëm: (kërkesa në rritje): Sunrise, Katy, Scrumptious, Red Devil. Një anketim i vitit 2006 i bërë nga projekti MSP me 60 bujq komercialë ka vërejtur këto varietete: Idared 67 %, Melrose 7 %, Golden Delicious 6 %, Jonagold 6 %, Red Delicious 4 %, Boskop 3 %, Granny Smith 1 % dhe Jonathan 1 %. Pra, Idared mbulon 2/3 e prodhimit. Kjo duket e zakonshme edhe për nivelin kombëtar. 2 Enti Statistikor, 2005. Bazuar në të dhënat e siguruara nga drejtoritë komunale bujqësore 11

Sipas një anketimi joformal të bërë nga HPK me shitësit me shumicë, varietete më të përhapura të mollëve (sipas parapëlqimeve) janë: Idared, Golden Delicious dhe Red Delicious, Jonagold, Mutsu dhe Granny Smith. Kjo përshtatet mirë me strukturën e tanishme të prodhimit vendor, por prapë edhe nëse konsumatorët e Kosovës afrohen me shijen në vendet e BE-së, ku Idared vështirë konsumohet, struktura e kultivarit do të duhet të përshtatet. 3.1.6 Sistemi i fidanishteve Pas luftës sistemi i fidanishteve është dashur të rindërtohet urgjentisht pasi nënshartesat gjenerative kanë disa mangësi të theksuara: vonesa të mëdha prej investimeve fillestare deri te vjelja e parë kurora të mëdha që krasiten me vështirësi, të cilat prapë shkaktojnë ajrosje të pamjaftueshme dhe ndriçim të pamjaftueshëm diellor në pemët që janë duke u pjekur etj. shpenzime të mëdha të fuqisë punëtore (për krasitje) vjelje; rendimente më të vogla për ha. Nënshartesat vegjetative janë prezantuar në katër fidanishte gjatë vitit 2002. Kjo risi nuk është përhapur automatikisht, kështu që në vitin 2006 janë përkrahur edhe tri të tjera. Tabela në vijim tregon numrin e nënshartesave vegjetative që këto shtatë fidanishte pritet t i ofrojnë tregut në vitin 2009. Tabela Nr. Numri i fidanëve të mollëve në nënshartesat vegjetative në vitin 2008 3 Nënshartesa 3 fidanishte filluan në 2006 4 fidanishte filluan në 2001 GJITHSEJ MM111 0 7.310 7.310 MM 106 18.400 16.224 34.624 M 26 32.000 16.192 48.192 M 9 36.000 15.888 51.888 M27 0 1.863 1.863 Prodhimi i pritur 86.400 57.477 143.877 Në vitin 2006 MM111 nuk është përdorur më, ndërsa M27, M9 dhe M26 janë në rritje. Ky është një indikacion që synon dendësi më të mëdha të mbjelljes. Pasi që fidanët qëndrojnë dy vjet në fidanishte, në vit janë në dispozicion 72 000 fidanë. Një anketim i Grupit Punues sugjeron që një e treta e këtyre u është shitur bujqve që prodhojnë në kopshtije. Pjesa e mbetur prej 48 000 fidanësh mjafton për 32-48 ha me një dendësi prej 1 000-1 500 fidanë/ha. Ka edhe shumë fidanishte të cilat edhe më tej kultivojnë nënshartesat gjenerative. Të dhënat e MBPRZH-së tregojnë që ata prodhojnë 98 000 nënshartesa gjenerative. Nëse dy të tretat e tyre janë molla dhe nëse ato qëndrojnë dy vjet në fidanishte përderisa 40 % e tyre shkojnë në oborre shtëpish 4, pjesa e mbetur mjafton për të mbjellë 60 ha me 325 fidanë/ha. Po ashtu një numër fidanësh importohen, por nuk dihet se sa prej këtyre janë fidanë pemësh apo perimesh. GP ka vlerësuar se 60 000 nënshartesa vegjetative të mollëve janë importuar 5. Me një të tretën që përdoren për kopshtije, pjesa e ngelur është e mjaftueshme për 32 ha me 12.500 drurë/ha. 3 Anketa joformale (2008) e Grupit Punues 4 Me 6 000 ha oborre, nevojitën 46 000 fidanë për të zëvendësuar këto pemishte çdo 30 vjet. 5 Të dhënat mbi importin tregojnë 300 000 fidanë të importuar, por kjo përfshin fidanë të bimëve zbukuruese dhe të rrushit 12

Kështu në vitin 2008 është mbjellë një sipërfaqe prej 60 ha me fidanë mbi nënshartesa gjenerative karshi 70 ha të pemtoreve gjysmintensive me fidanë mbi nënshartesa vegjetative. Në të njëjtën kohë janë përdorur 57 000 fidanë për të zëvendësuar 1.3 milion pemë në oborre shtëpish; me një përqindje zëvendësimi prej 4 %. Fidanët e importuara janë të cilësisë së dobët. Rregullorja e re është duke u hartuar për t i prezantuar standardet ndërkombëtare bazuar në sistemin e avancuar CAC. Prapëseprapë, standardet nuk janë përforcuar në masë të mjaftueshme. Inspektimi dhe certifikimi janë zbatuar vetëm pjesërisht. Fidanishtet të cilat janë të regjistruara përpiqen që t u përmbahen rregullave, mirëpo duke e bërë këtë nuk janë të mbrojtura në treg. Konkurrentët e pakontrolluar vazhdojnë të ofrojnë fidanë të cilësisë së ulët në po të njëjtat tregje. Kjo gjë e minon vullnetin dhe motivimin e pronarëve të fidanishteve për t iu bashkuar skemës së certifikimit dhe ta paguajnë tarifën (simbolike) prej 25. Kështu që, pavarësisht përparimit, ende ka disa kufizime të rëndësishme në sistemin e fidanishteve; sidomos cilësia e fidanëve (përfshirë pastërtinë e varieteteve) lë shumë për të dëshiruar: Ekzistojnë vetëm tri fidanishte mëma për mbishartesa dhe ato nuk mund t i plotësojnë të gjitha kërkesat. Pasi prodhuesit e fidanëve marrin mbishartesa gjithkah rreziku nga përhapja e sëmundjeve nëpërmjet fidanëve shtohet. Kjo gjithashtu vlen për shumicën e mbishartesave të importuara. Vetëm tri fidanishte kanë importuar mbishartesë nga burime të sigurta (të certifikuar sipas standardeve EPPO). Vetëm katër fidanishte kanë pemishte ëma për nënshartesa vegjetative për mollët që janë të lira nga viruset dhe me një pastërti të garantuar të varietetit. Asnjë nga fidanishtet nuk ka pemishte për prodhimin e farërave për nënshartesa gjenerative; farërat grumbullohen nga frutat që rriten të lira pa garanci fitosanitar. Ekzistojnë vetëm tri pemishte me koleksion kultivarësh. Fidanishtet nuk janë të organizuara në grupe apo shoqata funksionale. Vetëm disa fidanishte angazhojnë ekspertë. Si rezultat, masat agroteknike, pomoteknike dhe fitosanitare janë të pakompletuara. Gjithashtu edhe dituria rreth sëmundjeve dhe dëmtuesve është jo e plotë. Në shumë raste, sëmundjet dhe dëmtuesit janë identifikuar në fidanishte. Në vitin 2004 MBPZHR ka filluar një skemë certifikimi 6, por shumica e prodhuesve të fidanëve kanë njohuri të pamjaftueshme rreth kësaj dhe standardeve të kërkuara. Sistemi i kodimit për nënshartesat dhe kultivarët nuk është i ditur dhe nuk aplikohet. Të drejtat e pronarëve të patentave të kultivarëve nuk dihen apo nuk respektohen. Kur pemishtet e infektuara janë afër fidanishteve nuk ka mekanizma institucionalë për ta zgjidhur këtë problem. Të dhënat nga fidanishtet ekzistuese tregojnë se këto mund të jenë fitimprurëse; kufizimet e tyre kryesore janë mungesa e shkathtësive, qasja e kufizuar në materialet gjenetike të cilësisë së lartë dhe konkurrenca e padrejtë. Kjo e fundit është më e theksuar me vetë faktin se shumë konsumatorë janë shumë pak të vetëdijshëm për vlerën kritike të cilësisë më të mirë të fidanëve. 6 Udhëzimi administrativ Nr. 12/2004 mbi regjistrimin e prodhuesve të materialit fidanor. 13

Sipas të dhënave të MBPRZH-së, deri më tani janë të regjistruar 17 prodhues të materialit të fidanëve të pemëve. 3.1.7 Mbrojtja e bimëve Pas shfaqjes serioze të djegies bakteriale në prill 2007, është e qartë që ky është kërcënimi më i madh në industrinë e pemëve kryesore në Kosovë. Duke qenë shumë infektues dhe pa ndonjë trajtim në dispozicion, mënyra e vetme për ta luftuar është çrrënjosja. Për t u mundësuar bujqve ta çrrënjosin këtë sëmundje, shumica e vendeve kanë hartuar ligje të cilat i detyrojnë njerëzit t i çrrënjosin bimët e sëmura si dhe ofrojnë një formë kompensimi për këtë. Një ekspert shqiptar ka bërë vlerësimin e situatës në vitin 2007 dhe kishte ardhur në përfundim se mund të zhvillohet një situatë dramatike. Pemët e reja në pemtoret e reja frutore do të thahen para se të japin frytet për shkak të infektimit nga pemtoret ekzistuese frutore që ndodhen pranë tyre. Humbjet mund të jenë të mëdha. Ai kishte rekomanduar sa vijon: Rekomandimet për fermerët T i mënjanojnë kanceret, sythet e vdekura/të djegura, degët e imëta, buqetat e infektuara të luleve, gjethet e dëmtuara dhe indet e vdekura. Krasitja të bëhet në dimër. Kur trungu është i infektuar mund të nevojitet çrrënjosja e tërë trungut. Materialin e krasitur digjeni jashtë pemtoreve. Vëmendje e posaçme duhet t i kushtohet bimëve të tjera buajtëse me rritje të lirë në natyrë dhe në afërsi të pemtoreve;. Fidanët duhet të analizohen para se të hidhen në treg. Zgjidhni nënshartesa dhe varietete të qëndrueshme; Inspektimi i fidanëve të bëhet para dhe pas lulëzimit të tyre; Eliminimin e të gjitha luleve fidanishte. Bletët po ashtu nuk duhen lejuar në pemtoret e infektuara; Spërkatjen e menjëhershme pas shiut, pas ngricave të vonshme, breshrit apo rrebesheve të cilat mund të shkaktojnë plagë në indet e bimëve; Fidanishtet të cilat kanë histori të djegieve bakteriale brenda ose përreth tyre duhet të mbyllen. Ngritja e vetëdijes nëpërmjet trajnimeve dhe pamfleteve. Rekomandimet për qeverinë Themelimi i legjislacionit përkatës dhe implementimi i menjëhershëm i tij. Themelimi i kërkesave të CAC-1 në prodhimin e materialit shumëzues për pemët; Inspektim i rreptë i pikave hyrëse në vend të materialit shumëzues duke përfshirë edhe fidanët. Materialet e infektuara nuk duhen lejuar të hyjnë në Kosovë; Themelimi i sistemit të parashikimit për paraqitjen e sëmundjes së djegies bakteriale në Kosovë. Në vitin 2008 janë ndërmarrë disa veprime nga ana e MBPRZH-së, me përkrahjen e PHK-së. Bujqit janë trajnuar dhe janë shpërndarë informatat. Mirëpo, diskutimet rreth programit ç rrënjosës ende nuk kanë rezultuar me legjislacionin e nevojshëm kurse monitorim i planifikuar nga ana e Komitetit për luftimin e djegies bakteriale për përhapjen e sëmundjes ende nuk është funksionalizuar. Virusi Plum Pox mund të shkaktojë një rrëmujë të ngjashme, por për momentin nuk kemi kurrfarë informatash në dispozicion mbi shfaqjen e tij. 14

Përhapja e djegies bakteriale dhe kërcënimi i vazhdueshëm që përbën kjo sëmundje për të gjithë kultivuesit e mollëve është një prej arsyeve që PHK-ja ta ndalojë promovimin e prodhimit të mollëve. Në të vërtetë, përderisa nuk ekzistojnë kurrfarë mekanizma adekuatë për çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje, prodhimi i mollëve mbetet edhe më tutje një punë me rrezik. Problemet e tjera janë: Mbrojtja e bimëve është duke u përmirësuar por mbetet edhe më tej konvencional. Nuk ka ndonjë njohuri rreth metodave të prodhimit alternativ, ndërsa çështjet mjedisore nuk janë marrë parasysh sa duhet. Bujqit janë të vetëdijshëm për sëmundjet kryesore (si hiri, kroma, kalbja dhe së fundi djegia bakteriale). Prapë, ata nuk janë të njohur me të gjitha teknikat dhe metodat e mbrojtjes; Prodhuesit e Dukagjinit kanë më shumë probleme me krimbin e mollës, Mekanizmi është duke u avancuar. Në përdorim janë duke u vënë atomizerët spërkatës, ose pompat motorike, traktorët dhe kultivatorët për kultivim mes rreshtave; Sistemet këshillimore nuk janë funksionale ndërsa prodhuesit në disa zona janë organizuar në shoqata duke lehtësuar në këtë mënyrë sistemin këshillimor; Sisteme paralajmërimi dhe parashikimi për sëmundje nuk ekzistojnë. MBPRZH-ja bashkëpunon shumë ngushtë me PHK-në dhe CABI-në zviceran lidhur me çështjet e prodhimtarisë së integruar. Është krijuar një Grup Teknik Pune MID i mollëve në Kosovë në përbërje të të cilit janë përfaqësuesit e MBPRZH-së, ofruesit e shërbimeve, kultivuesit e mollëve, fakulteti (mbrojtja e bimëve), Instituti i Pejës, inspektorët komunalë dhe këshilltarët regjionalë. Çështja kryesore ishte monitorimi i dëmtuesve të mollëve dhe Lista e Gjelbër dhe e Verdhë e masave dhe pesticideve të cilat mund të aplikohen në PI. Në vitin 2009 udhëzimet do të bëhen së bashku me rregullat e përgjithshme të bujqësisë dhe me minimumin e kërkesave (të përcaktuara si të rregulla/ndalime të obligueshme ose si gjëra të domosdoshme ), të cilat duhet t i plotësojë çdo bujk pjesëmarrës në programin e IPM/IP-së së mollëve. Kjo do të bazohet në strukturën e Udhëzimeve të Përgjithshme Teknike për PI-në e botuar nga MBPRZH-ja në vitin 2006. Është planifikuar përkrahje e përgjithshme nga CABI edhe në fushën e regjistrimit të pesticideve dhe atë të trajnimit të personelit të MBPRZH-së dhe ofruesve të shërbimeve për aplikimin racional të pesticideve. 3.1.8 Rendimentet Shumë pak dihet rreth rendimenteve. Në tabelën në vijim janë paraqitur rendimentet e mollëve dhe kumbullave në raport me madhësinë e fermave, sipas vlerësimit të GP të PZHRB-së. Tabela: Produktiviteti i mollëve dhe kumbullave bazuar në madhësinë e fermave në vitin 2004 7 7 Zyra e Statistikave në MBPZHR. Bazuar në të dhënat nga komunat 15