Autor i fotografisë në kopertinë: Nike Krajnc

Similar documents
AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

VLERËSIMI I BURIMEVE TË RIPËRTËRITSHME DHE PRODHIMI I ENERGJISË NGA REZIDUAT E BIOMASËS DRUNORE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM NË KOSOVË

Speci Shqipëri

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Universiteti Politeknik i Tiranës Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Departamenti i Inxhinierisë Fizike DISERTACION

PRODHIM I BRIKETAVE DHE PELETAVE. D-r Sllave ARMENSKI D-r Done TASHEVSKI D-r Ljubica KARAKASHEVA

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

Kostoja e ciklit të jetës

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

THE POLLUTING EMISSIONS FROM THE OIL PROCESSING INDUSTRY IN ALBANIA SHKARKIMET NDOTËSE NGA INDUSTRIA E PËRPUNIMIT TË NAFTËS NË SHQIPËRI

MANUAL PER BURIMET E ENERGJIVE TE RINOVUESHME

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

PROJETKTIMI I PROCESEVE TEKNOLOGJIKE

Kapitulli II Oxhaqet

VLERËSIMI I ARGJILËS ALFA-7 DHE GURIT RANOR NDIKIMI NË PERFORMANCËN MJEDISORE

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

BURIMET DHE KLASIFIKIMI I MBETJEVE NGA PLASTIKA

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Lidhja zjarrfikëse e Maqedonisë

ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

RAPORT GJENDJA E AJRIT 2017

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË

PROFILI I SEKTORIT TIK

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

January 2018 Air Traffic Activity Summary

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Gjendja e termoizolimit të ndërtesave në Europë dhe një propozim për rregulloren energjitike të ndërtesave në Shqipëri

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë. Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat që nuk mund të krahasohen. 3 tetor 2007

RAPORTI MBI STUDIMIN E DRUNJËVE DHE MENAXHMIN E GJELBËRT

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

RRJETI I TË DHËNAVE TË KONTABILITETIT NË FERMË - FADN

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

AKTET ISSN REXHEP SPAHIU Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Prishtinë, Kosovë

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

KORNIZA KOSOVARE PËR MENAXHIM TË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

Raporti i Performancës së Komunave

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Faksi:

Programi IPA 2010 për Kosovë i Bashkimit Evropian. Studimi mbi Ndotjen e Tokës Bujqësore (SNTB) në Kosovë. Numri CRIS: 2013/

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Fjalë hyrëse. Kapllan Halimi. Sekretar i Përgjithshëm

Menaxhimi i Performancës

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

Trajtimi i mbeturinave - zvogëlim i rrezikut për shëndetin dhe mjedisin

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE NATYRORE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2005/11 PËR KËRKESAT METROLOGJIKE PËR NJEHSORËT STATIKË TË ENERGJISË ELEKTRIKE PUNUESE TË KLASËS SË SAKTËSISË 1 DHE 2

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE

Humbjet në Transmisionit Përmbledhje Ekzekutive

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

TRANSPORTATION OF GOODS WITH CONTAINER AND ITS PERSPECTIVES IN ALBANIAN PORTS TRANSPORTI I MALLRAVE ME KONTEJNER DHE PERSPEKTIVAT NË PORTET SHQIPTARE

Kontabilisti në biznes Accountant in business

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Transcription:

Autor i fotografisë në kopertinë: Nike Krajnc

MANUAL PËR DRURIN SI LËNDË DJEGËSE Përgatitur nga: Dr. Nike Krajnc ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR USHQIM DHE BUJQËSI Prishtinë, 2015

Emërtimet dhe materiali në këtë produkt informativ nuk paraqet mendimin e ndonjë pjese të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) që ka të bëjë me statusin ligjor apo zhvillimor të ndonjë shteti, territori, qyteti apo treve, apo të autoriteteve të tyre, apo për caktimin e kufijve të tyre. Përmendja e kompanive specifike, produkteve të prodhuesve, qofshin të çertifikuara apo jo, nuk nënkupton se të njëjtat mbështeten apo rekomandohen nga FAO, krahas të tjerave të ngjashme të cilat nuk përmenden. Qëndrimet e shpalosura në këtë produkt informativ janë të autorit, apo autorëve, dhe jo medoemos paraqesin edhe qëndrimet apo politikat e FAO-s. ISBN 978-92-5-908728-4 FAO, 2015 FAO inkurajon shfrytëzimin, riprodhimin dhe shpërndarjen e materialit në këtë produkt informativ. Përveç se aty ku trajtohet ndryshe, materiali mund të kopjohet, shkarkohet apo shtypet për qëllime të studimit individual, hulumtimit apo të mësimdhënies, si dhe për shfrytëzim për produkte apo qëllime jotregtare, me kusht që FAO të përmendet si burim dhe bartës i të drejtave të autorit, dhe se, në asnjë mënyrë nuk nënkuptohet se FAO përkrah qëndrimet e shfrytëzuesve, produkteve apo shërbimeve. Të gjitha kërkesat për të drejtat e përkthimit dhe të përshtatjes si dhe për rishitje apo për të drejta të tjera për shfrytëzim tregtimi, duhet të parashtrohen pranë www.fao.org/contact-us/licence-request, apo të dërgohen pranë copyright@fao.org. Produktet informative të FAO-s janë në dispozicion në ueb-faqen e FAO-s (www.fao.org/publications) dhe mund të blihen përmes publications-sales@fao.org. iii

PËRMBAJTJA SHKURTESAT DHE SIMBOLET... vii HYRJE... 1 1. DRURI SI LËNDË DJEGËSE PËRKUFIZIMET... 2 1.1. Format kryesore të drurit që tregtohet si lëndë djegëse... 2 1.2. Burimet kryesore të drurit si lëndë djegëse... 3 2. NJËSITË MATËSE PËR DRURIN SI LËNDË DJEGËSE... 4 2.1. Vëllimi... 4 2.2. Pesha... 6 2.3. Densiteti... 6 3. KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË DRURIT SI LËNDË DJEGËSE... 8 3.1. Përmbajtja e lagështisë... 8 3.2. Njësitë për matjen e energjisë termike... 10 3.2.1. Vlera kalorifike... 10 3.2.2. Llogaritja teorike e vlerës kalorifike... 12 3.2.3. Ekuivalentët e energjisë... 15 3.3. Përmbajtja e hirit dhe pika e shkrirjes së tij... 17 3.4. Përbërja kimike e biomasës... 18 4. ZINXHIRI I PRODHIMIT TË BIOMASËS... 20 4.1. Makinat për prodhimin e lëndëve djegëse prej druri... 20 5. DEPONIMI I LËNDËVE DJEGËSE CILËSORE PREJ DRURI... 22 5.1. Trungjet drunore dhe druri si lëndë djegëse... 22 5.1.1. Kërkesat për cilësi... 22 5.1.2. Si të ruhet druri i zjarrit në mënyrë të duhur... 23 5.2. Ashklat e drurit... 25 5.2.1. Blerja e ashklave të drurit... 26 5.2.2. Kërkesat e cilësisë... 26 5.2.3. Si të ruhen ashklat e drurit... 27 5.3. Peleti prej druri... 29 5.3.1. Si të përzgjidhet peleti i duhur... 29 6. LISTA E STANDARDEVE PËR LËNDËT DJEGËSE TË NGURTA TË PËRMENDURA NË KËTË MANUAL. 31 7. REFERENCAT... 32 iv

LISTA E TABELAVE DHE FIGURAVE Figura 1 - Faktorët themelorë të konvertimit... 5 Tabela 1 - Faktorët e konvertimit për lëndë të ndryshme djegëse prej druri... 5 Tabela 2 - Faktorët e konvertimit për mbetjet e përzgjedhura të drurit... 5 Tabela 3 - Njësitë matëse... 6 Tabela 4 - Densiteti bazë i llojeve të përzgjedhura drunjëve -i tharë prej ajrit... 6 Tabela 5 - Densiteti themelor i llojeve të përzgjedhura të drunjëve të tharë në furrë... 7 Tabela 6 - Vlerat tipike të densitetit të grumbullit për drurin e përzgjedhur si lëndë djegëse... 7 Tabela 7 - Densiteti i masës dhe grumbullit të llojeve kryesore të drurit... 7 Tabela 8 - Shndërrimi i lagështisë dhe përmbajtjes së ujit... 9 Tabela 9 - Faktorët konvertues të njësive të energjisë termike... 10 Tabela 12 - Vlera kalorifike e drurit në varësi nga përmbajtja e ujit... 12 Tabela 14 - Vlera kalorifike (Hi = 18,5 MJ/kg) si funksion i përmbajtjes së ujit (M %)... 13 Tabela 15 - Faktori konvertues për drurin si lëndë djegëse Gjethorët me përmbajtje uji 20 %... 14 Tabela 16 - Faktori konvertues për drurin si lëndë djegëse halorët me përmbajtje uji 20 %... 14 Tabela 17 - Faktori konvertues për ashkat e drurit druri i përzier me përmbajtje uji 35 %... 14 Tabela 18 - Vlera kalorifike e lëndëve djegëse të përzgjedhura... 15 Tabela 19 - Përbërja kimike e biomasës së ngurtë... 18 Tabela 20 - Përmbajtja e energjisë së llojeve të ndryshme të trupave drunorë... 23 Figura 3 - Krahasimi i madhësisë deponimit për lëndët e ndryshme djegëse të drurit... 25 Tabela 22 - Pesha dhe vlera kalorifike varen nga pesha dhe përmbajtja e ujit... 26 Tabela 23 - Vlerat mesatare për përcaktimin e sasisë... 27 v

Mirënjohje Përgatitja, shtypi dhe distribuimi i këtij manuali është bërë i mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës. vi

SHKURTESAT DHE SIMBOLET m 3 : metër kub m 3 hapësinor: metër kub hapësinor m 3 grumbull: metër kub në formë pirgu/grumbulli u: lagështia mbi bazë të thatë [%] M: lagështia mbi bazë të lagësht [%] Mv: densiteti i trupit drunor, [masa vëllimore] [kg/m 3 ] Ms: densiteti i grumbullit dhe i drurit palosur [kg/msa, kg/msr] Ww: pesha e lagësht [kg, t] W0: pesha e thatë [kg, t] d.b.: baza e thatë [kg, t] wt: baza e lagësht [kg, t] GCV: vlera kalorifike bruto [MJ për kg, kwh për kg] NCV M : vlera kalorifike neto [MJ për kg, kwh për kg] toe: i barasvlershëm me ton vaji Q: kapaciteti termik i kaldajës [kw] Q B : kapaciteti bruto i kaldajës[kw] Q N : kapaciteti termik nominal [kw] ŋ k: efikasiteti [%] v: tkurrja vëllimore [%] v: ënjtja vëllimore [%] SRC: Prerja e pyjeve me rotacion të shkurtër vii

HYRJE Biomasa drunore është një burim i ripërtrishëm i energjisë dhe neutral ndaj CO 2, e cila, nëse përdoret në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase mund të kontribuojë në një mjedis më të pastër. Druri është përdorur si lëndë djegëse me mijëra vjet dhe si i tillë vazhdon ende të shfrytëzohet nga amvisëritë në mbarë botën. Druri është burimi më i rëndësishëm i energjisë për shumicën e amvisërive në Europën juglindore; sot në rajon, format kryesore të përdorimit të drurit si lëndë djegëse janë trungjet e drurit. Peleti prej druri përdoret kryesisht në qytete më të mëdha (zona urbane), derisa ashklat e drurit dalëngadalë po hyjnë në treg. Tani mund të gjejmë prodhues të rinj të peletit si dhe disa prodhues poashtu të rinj të ashklave të drurit. Aktualishtë problemet kryesore të identifikuara në shfrytëzimin e drurit si lëndë djegëse janë: Druri si lëndë djegëse përdoret në stufa të vjetra dhe në kaldaja që nuk janë efikase dhe kanë emëtime të larta. Druri që shfrytëzohet si lëndë djegëse ka përmbajtje të lartë të ujit (përmbajtja e ujit është më e lartë se 30 për qind) Druri si lëndë djegëse shpesh shitet si vëllim në m 3, mirëpo në realitet blerësit e marrin m 3 hapësinor. Ka mungesë të informacioneve përkatëse si për shfrytëzues, ashtu edhe për prodhues. Për të ndihmuar shfrytëzuesit dhe prodhuesit e drurit si lëndë djegëse, ne në këtë manual kemi përmbledhur disa informacione. Informacionet e papraqitura këtu janë grumbulluar nga burime të ndryshme, botime të publikuara më parë të cilat janë radhitur në bibliografi. Qëllimi kryesor i këtij publikimi është që të ofrojë informacione të dobishme lidhur me drurin si lëndë djegëse, të cilat mund t u shërbejnë palëve të ndryshme të interesit të përfshirë në zinxhirin e prodhimit të biomasës drunore. Ne dëshirojmë të promovojmë teknologjitë moderne, të sjellim faktorë të ndryshëm konvertimi te shfrytëzuesit e fundit dhe të ndihmojmë prodhuesit e biomasës që të prodhojnë trungje cilësore, ashkla dhe pelet. Krijimi i një tregu më transparent në kuptimin e çmimit dhe kushteve të tregtimit do të rrisë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të biomasës në të ardhmen. Dr. Nike Krajnc 1

1 DRURI SI LËNDË DJEGËSE PËRKUFIZIMET Biomasa është e definuar, sipas pikëpamjes shkencore dhe teknike - si material i formuar me origjinë biologjike (EN 14558:2010). Biomasa është material organik e bazuar në bimë ose kafshë, përfshirë por duke mos u kufizuar në bimët e dedikuara energjetike, bimët bujqësore dhe drunjët, ushqimin, mbetjet e ushqimit dhe mbetjet e bimëve fibrike, bimët ujore, algat, mbetjet pyjore dhe drunore, mbeturinat bujqësore, nënproduktet e përpunimit dhe lëndët e tjera organike jofosile (pren ISO/DIS 16559:2013). Biokarburanti është vëllim i ngurtë, i lëngshëm ose i gaztë që prodhohet direkt ose indirekt nga biomasa. Karburanti pyjor (druri si lëndë djegëse) prodhohet drejtpërdrejt nga druri pyjor ose druri i sipërfaqeve të pyllëzuara me anë të një procesi mekanik, ku lënda e parë nuk është përdorur më parë (pren ISO/DIS 16559:2013). Druri si lëndë djegëse definohet si lloj i Biokarburanteve që ka origjinë nga biomasa drunore, në të cilin ruhet përbërja origjinale e drurit, që nuk e ndryshon formën e tij origjinale (terminologjia e unifikuar e bioenergjisë së FAO-s (UBET)). Druri si lëndë djegëse specifikohet sipas: a) Origjinës dhe burimit b) Formave kryesore të tregtimit dhe pronësisë. 1.1 Format kryesore të drurit që tregtohet si lëndë djegëse Përkufizimet në vazhdim për format kryesore të drurit që tregtohet si lëndë djegëse janë në përputhje me standardin Europian (EN 14558:2010). 1. Dru zjarri Druri, si lëndë djegëse i prerë dhe i çarë, i gatshëm për stufë apo pajisje tjera për djegëje të drurit në amvisëri, si në: furra, oxhak dhe sisteme të ngrohjes qendrore (VINI RE Druri i zjarrit ka gjatësi të njëjtë, dhe zakonisht rradhitet prej 200 mm deri në 1000 mm). 2. Trungje drunore Druri si lëndë djegëse i prerë, ku pjesa më e madhe e materialit ka një gjatësi prej 500 mm e më tepër. 3. Ashkla druri Biomasa drunore e copëzuar në formë dhe me madhësi të caktuar e cila prodhohet me anë të trajtimit mekanik, me mjete të mprehta, si thika. (VINI RE: një ashkël druri ka formë nën-drejtkëndore, me gjatësi midis 5 mm dhe 50 mm dhe një trashësi të vogël, krahasuar me përmasat e tjera). Autor: N.Krajnc Autor: N.Krajnc Autor: N.Krajnc 2

Autor: Tina Jemec Fotografi Bioles Horizont Autor: Marjan Dolenšek Autor: Marjan Dolenšek 4. Pelet druri Biokarburant i dendur, i përbërë nga biomasa drunore e polverizuar, me ose pa aditivë, zakonisht në formë cilindrike, me gjatësi të ndryshme, mirëpo në mënyrë tipike prej 5 deri 40 mm, dhe me skaje të thyera. 5. Briket druri Biokarburanti i dendur me ose pa aditivë, në formë kubi, ose në njësi cilindrike që prodhohet nga ngjeshja e biomasës së polverizuar. 1.2 Burimet kryesore të drurit si lëndë djegëse 1. Pyjet, sipërfaqet e pyllëzuara dhe druri tjetër i paprekur Pyjet janë burimi më i rëndësishëm i drurit si lëndë djegëse në Europën juglindore. Gati gjysma e territorit në rajon është e mbuluar me pyje dhe kështu ato paraqesin një potencial të konsiderueshëm të prodhimit të lëndës djegëse nga druri. Druri është përdorur si lëndë djegëse me mijëra vjet dhe si i tillë ende përdoret nga amvisëritë në mbarë botën. Druri si lëndë djegëse përdoret kryesisht në viset rurale ndërsa më pak në viset urbane. Sipërfaqet e pyllëzuara (kulturat pyjore) zakonisht përcaktohen si sipërfaqe për shfrytëzim me rotacion të shkurtër me qëllime energjetike. Ato zakonisht krijohen në toka bujqësore, nëpërmjet rigjenerimit të llastarëve të rinjë (sythave) nga cungu ose rrënjët, dhe prehen gjatë një cikli 1-5 vjet. Zakonisht aty përdoren lloje që rriten shpejt, si: plepi, shelgu, akacia e zezë dhe eukalipti. Korijet me rotacion të shkurtër që shfrytëzohen në një cikël 2-3 vjeçar janë më të zakonshmet në Europë (modeli europian), me densitet mbjellës midis 5 000 dhe 16 000 fidanë për ha dhe një dizenjim mbjelljeje prej 0.5 x 3 m. Cikli i rotacionit mund të ndryshojë nga 1 deri në 3 vjet. Është regjistruar një rritje e interesimit për korije me dendësi të mbjelljes më të ulët (nga 1.000 në 5.000 bimë/ha dhe një dizenjim mbjellës prej 2 x 3 m), si dhe me cikle rotacioni deri në 5-8 vjet (modeli amerikan). Lloji i përftuar në këtë rast është druri i zjarrit dhe ashklat e drurit. Druri tjetër i paprekur: në këtë kategori mund të konsiderohen druri i kopshteve, parqeve, mirëmbajtjes së anëve të rrugëve, vreshtave, kopshteve frutore dhe drunjët e nxjerrë në breg nga ujërat e freskëta. 3

Autor: N.Krajnc Autor: N. Krajnc 2. Nënproduktet dhe mbetjet nga industria e përpunimit të drurit Kjo lënd druri si lëndë djegëse mund të jetë mbetje druri e patrajtuar kimikisht (dru pa, ose me lëvore, ose vetë lëvorja) nga përpunimi primar i drurit, kryesisht sharrat ose mbetjet e drurit të trajtuara kimikisht, fibrat dhe përbërësit e drurit, mirëpo pa metale të rënda ose përzierje organike të halogjenizuar, që rezultojnë nga trajtimi me mbrojtës ose me shtresim druri. 3. Druri i përdorur Ky grup përfshin mbetjet e drurit pas shfrytëzimit të tij, të drurit natyral ose drurit të përpunuar vetëm në mënyrë mekanike. Është e rëndësishme të kuptohet se ky lloj druri nuk duhet të përmbajë asnjë metal më të rëndë se sa druri i paprekur, e as nuk duhet të përmbajë përzierje organike të halogjenizuar si rezultat i trajtimit me mbrojtës ose me shtresim druri. 2 NJËSITË MATËSE PËR DRURIN SI LËNDË DJEGËSE 2.1 Vëllimi Në përgjithësi, ne definojmë tri lloje të ndryshme të vëllimit të drurit: Vëllimi solid: vëllimi i pjesëve individuale Vëllimi hapësinor: vëllimi i një materiali të palosur, i cili përfshin hapësirën në mes të pjesëve të materialit Vëllimi i pa ambalazhuar, vëllim i lirë: vëllimi i një materiali që përfshin hapësirën në mes tëpjesëve. Për përdorim praktik, në sektorin e drurit si lëndë djegëse mund të përdoren përkufizimet vijuese: 1 metër kub solid (mks m 3 ) është njësi matëse për metër kub e trungut drunor pa zbrazëtira të ajrit. Kjo njësi matëse përdoret zakonisht për trungje/trupa dru të rrumbullakët. 1 metër kub hapësinor (mkh - m 3 hapësinor) është njësi për matjen e drurit të palosur, i cili realizon një vëllim total prej një metër kub, përfshirë edhe hapësirat me ajër. Është njësi matëse që përdoret për drunjët e gjatë, të palosur me kujdes. 1 metër kub i pa ambalazhuar (mkg m 3 (grumbull) është njësi për matjen e pjesëve të vogla të drurit të lirë (p.sh., ashklave të drurit, pluhurit të sharrës, pjesëve të drurit) që realizon një vëllim total prej një metri kub, duke përfshirë edhe hapësirat me ajër. Kjo njësi matëse përdoret për trupat drunorë dhe në mënyrë tipike për ashklat e drurit. 4

1 m 3 trup druri 1.4 m 3 hapësinor një metër dru zjarri 2 m 3 grumbull dru zjarri i copëtuar 3 m 3 ashkla pyjore të pa ambalazhuara me madhësi mesatare (G50) Figura 1 - Faktorët themelorë të konvertimit Tabela 1 - Faktorët e konvertimit për lëndë të ndryshme djegëse prej druri Asortimentet Trup druri 1 m dru i gjatë Trupa (25-30 cm) Trungje m 3 solid m 3 trungje m 3 trungje Grumbull m 3 grumbull Të imëta Ashkla druri Të madhësisë mesatare m 3 grumbull 1 m 3 trup druri 1 1.4 1.2 2 2.5 3 1 m 3 stoqe me trupa drunorë 1m të gjatë 0.7 1 0.85 1.4 1.8 2.15 1 m 3 stoqe me trupa drunorë (25-30 cm) 0.85 1.2 1 1.67 2 2.5 1 m 3 grumbull (25-30 cm) 0.5 0.7 0.6 1 1.25 1.5 1 m 3 ashkla druri të imëta 0.4 0.55 0.5 0.8 1 1.2 1 m 3 ashkla druri të madhësisë mesatare 0.33 0.47 0.4 0.67 0.85 1 Tabela 2 - Faktorët e konvertimit për mbetjet e përzgjedhura të drurit Faktorët e konvertimit për mbetjet e drurit 1 m 3 stoqe, lëndë e parë 0.65 m 3 trup drunor i barasvlershëm 1 m 3 grumbull, ashkla druri 0.33 m 3 trup drunor i barasvlershëm 1 m 3 grumbull, bykë ( 5mm) 0.33 m 3 trup drunor i barasvlershëm 1 m 3 grumbull, dru i shavinguar (qëruar) 0.20 m 3 trup drunor i barasvlershëm 1 m 3 grumbull, lëvore 0.30 m 3 trup drunor i barasvlershëm 5

2.2 Pesha Njësitë që përdoren për matjen e peshës për drurin si lëndë djegëse janë kilogrami dhe toni për metër. Gjithmonë theksohet nëse pesha i referohet tonit të thatë ose të freskët ose kilogramit të drurit si lëndë djegëse dhe nëse masa e lagështisë është apo nuk është e përfshirë në material. Tabela e mëposhtme paraqet njësitë e matjes së vëllimit dhe të peshës, të cilat zakonisht përdoren në tregtimin e drurit si lëndë djegëse. Tabela 3 - Njësitë matëse Ton 2.3 Densiteti Kilogram Densiteti gjithmonë i referohet raportit të masës me vëllimin. Te druri si lëndë djegëse, duhet të theksohet nëse densiteti i referohet densitetit të pjesëve individuale apo densitetit të grumbullit të materialit dhe nëse është përfshirë masa e ujit në material. Për të shprehur densitetin e drurit si lëndë djegëse, mund të përdoren njësi të ndryshme matëse. 1. Densiteti themelor është raporti i masës mbi bazën e thatë dhe vëllimi i trupit mbi një bazë të gjelbër. 2. Densiteti i drurit të pa ambalazhuar është masa e një pjese të lëndës djegëse solide e ndarë sipas vëllimit të kontejnerit, i cili është i mbushur me të në kushte specifike (sipas standardit ISO 1213-2:1992). Përdoret për palosjen e drurit si lëndë djegëse (trupa drunorë dhe ashkla të drurit) që krijojnë zbrazëti në mesin e pjesëve të drurit, të cilët mund të jenë më të mëdhenj ose më të vegjël, në varësi nga madhësia dhe forma e këtyre të fundit. Shprehet edhe me kg për m 3 dru hapësinor, ose kg për m 3 dru i pa ambalazhuar, në varësi nga fakti nëse pirgu i drunjëve është hapësinor, apo i pa ambalazhuar. 3. Densiteti i pjesëve është densiteti i një pjese të vetme. Tabela 4 - Densiteti bazik i llojeve të përzgjedhura të drunjëve -i tharë prej ajrit (u = 12 15 % oz. w = 11 13 %) [13] Llojet e drurit Vlera tipike (kg/m 3 ) Variacioni tipik Hormoqi 470 330 680 Bredhi i bardhë 450 350 750 Hartina 510 330 890 Ahu 720 540 910 Bungu 690 430 960 Shkoza 830 540 860 Gështenja 620 590 660 Bagremi (Robinja) 770 580 900 6 Metër kub hapësinor Metër kub grumbull t kg m 3 hapësinor m³ grumbull Trup drunor Ashkla Pelet dhe briket Trup drunor Ashkla druri për zjarr

Tabela 5 - Densiteti themelor i llojeve të përzgjedhura të drunjëve të tharë në furrë (druri pa lagështi) [6] Llojet e drurit Densiteti themelor i drurit të tharë në furrë (kg/m 3 ) Hormoqi 430 Bredhi i bardhë 410 Hartina 490 Larshi 550 Ahu 680 Bungu 650 Mështekna 610 Plepi 410 Bagremi (Robinja) 730 Tabela 6 - Vlerat tipike të densitetit të grumbullit për drurin e përzgjedhur si lëndë djegëse [14] Druri si lëndë djegëse Densiteti i grumbullit (kg/m 3 ) Dru zjarri - trungje Ahu 460 Dru zjarri - trungje Hormoqi 310 Ashkla druri Halorët 195 Ashkla druri Gjethorët 260 Lëvorja Halorët 205 Lëvorja Gjethorët 320 Byku 170 Dru i shavinguar (qëruar) 90 Pelet druri 600 Tabela 7 - Densiteti i masës dhe grumbullit të llojeve kryesore të drurit [3] Lagështi a Ahu Lisi Bredhi Pisha M % TDB m 3 TDC m 3 i stivuar CD m 3 grumbull i lirë TDP m 3 TDC m 3 i stivuar CD m 3 grumbull i lirë TDC m 3 TDC m 3 i stivuar CD m 3 grumbull i lirë TDC m 3 TDC m 3 i stivuar CD m 3 grumbull i lirë Densiteti i masës ose grumbullit në kg (1) 0 680 422 280 660 410 272 430 277 177 490 316 202 10 704 437 290 687 427 283 457 295 188 514 332 212 15 716 445 295 702 436 289 472 304 194 527 340 217 20 730 453 300 724 450 298 488 315 201 541 349 223 30 798 495 328 828 514 341 541 349 223 615 397 253 40 930 578 383 966 600 397 631 407 260 718 463 295 50 111 7 694 454 115 9 720 477 758 489 312 861 556 354 Janë përdorur në mënyrë të barasvlershme: 1 m 3 trup drunor =2.43 m 3 grumbull (indeksi vëllimor = 0.41 m 3 / m 3 grumbull) ashklash druri. Inicialet: TDB=Trup drunor i barasvlershëm; TDC=trupa drunorë të copëtuar (33 cm, të stivuar); CD=copëza druri 7

3 KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË DRURIT SI LËNDË DJEGËSE 3.1 Përmbajtja e lagështisë Sasia e ujit në lëndën drunore mund të përcaktohet si përmbajtje uji dhe lagështi. Në praktikë, termat përmbajtje uji dhe lagështi shpesh ngatërrohen ose barazohen me njëri-tjetrin. Megjithatë, kjo nuk është e saktë. Përmbajtja e ujit (M) shpreh masën e ujit që është e pranishme, në raport me masën e drurit të freskët. Kjo vlerë përshkruan sasinë e ujit në tërë biomasën e lagësht (masë e freskët). Kjo masë përdoret në marketingun e drurit si lëndë djegëse. Formula për llogaritjen e përmbajtjes së ujit (M) është: M Ww W 0 x100 W w Ku: w w = pesha e ujit të drurit w 0 = pesha e drurit të tharë në furrë Një shembull praktik i llogaritjes së përmbajtjes së ujit ku në total 100 kg dru, uji përfaqëson 20 kg 100 kg 80 kg 20 kg w = 20 100 100 = 20 % Lagështia e drurit (u) shpreh masën e ujit që është e pranishme në raport me masën e drurit të tharë në furrë. Kjo vlerë përshkruan raportin e masës së ujit me masën e thatë. Prandaj, lagështia mund të konvertohet në përmbajtje të ujit dhe të llogaritet prej këtej. Si përfundim, lagështia e drurit mund të përshkruhet si raport në mes të ujit dhe substancës së thatë. Lagështia e drurit është një term i zakonshëm në industrinë e drurit. Formula për llogaritjen e lagështisë (u): Ww W u W 0 0 x 100 8

Shembulli praktik i llogaritjes së lagështisë ku në total 100 kg dru, uji përfaqëson 20 kg 100 kg 80 kg 20 kg u = 20 80 100 = 25 % Formulat e shndërrimit Dy formulat vijuese përdoren për llogaritjen e u nga M dhe anasjelltas. u 100xM 100 M M 100xu 100 u Tabela 8 - Shndërrimi i lagështisë dhe përmbajtjes së ujit M % 15 20 25 30 35 40 45 50 60 u % 18 25 33 43 54 67 82 100 150 u % 15 20 30 40 50 65 80 100 150 M % 13.0 16.7 23.1 28.6 33.3 39.4 44.4 50.0 60.0 Duke supozuar se masa e drurit të njomë i posa prerë përbëhet pothuajse gjysma nga uji dhe gjysma nga substanca e drurit, druri ka një lagështi në w.b. (M) prej 50 për qind dhe një lagështi në d.b. (u) prej 100 për qind. Pajisjet për matje të shpejtë në përcaktimin e përmbajtjes së ujit në lëndë djegëse masin shpesh lagështinë e drurit. Faza përfundimtare e tharjes natyrore është faza e tharjes me ajër. Këtu, përmbajtja e ujit është ndërmjet 15 dhe 20 për qind. 9

3.2 Njësitë për matjen e energjisë termike Lëndët djegëse kanë një sasi të caktuar të energjisë që quhet energji parësore, e cila përmes djegies shndërrohet në energji përfundimtare që përdoret për ndonjë qëllim të dëshiruar (p.sh., ngrohje, ujë të nxehtë për qëllime pastrimi dhe procese ngrohëse). Njësitë SI (Sistemi Ndërkombëtar i Njësive) për matje që përdoren janë Xhul (J), the vat-orë (wh) dhe shumëfisha të këtyre njësive. Njësitë që përdoren më së shumti janë: MJ/kg MJ/ms KWh/kg KWh/ms MWh/t Tabela 9 - Faktorët konvertues të njësive të energjisë termike [3] kj Kkal (*) KWh toe 1 kj 1 0.239 0.278x10-3 23.,88x10-9 1 Kkal (*) 4.1868 1 1.163x10-3 0.1x10-6 1 KWh 3.600 860 1 86x10-6 1 tep 41.87x10 6 10x10 6 11.63x10 3 1 Shndërrimet më të zakonshme: (*) Kaloria është njësi e energjisë para SI. 1 kwh = 860 kkal = 3.600 kj (3.6 MJ) 1 MJ = 239 kkal = 0.278 kwh 1 kkal = 4.19 kj = 0.00116 kwh 1 toe = 41.87 GJ = 11.63 MWh Ton naftë e barasvlershme (toe) është njësi matëse konvencionale që përdoret për qëllime krahasuese statistikore. Ajo korrespondon me sasinë e energjisë që lirohet përmes djegies së një toni naftë të papërpunuar. 3.2.1 Vlera kalorifike Vlera kalorifike, apo vlera e ngrohjes (q) përkufizohet si sasia e energjisë së çliruar në njësinë e masës ose vëllimi i energjisë e liruar gjatë djegies së plotë. Përmbajtja e lagështisë së drurit ndryshon vlerën kalorifike të tij, duke e zvogëluar atë. Në të vërtetë, pjesa e energjisë së liruar gjatë procesit të djegies shpenzohet me avullimin e ujit dhe, për pasojë, nuk mbetet në dispozicion për ndonjë përdorim të dëshiruar termik. Avullimi i ujit përfshin shpenzimin e 2.44 MJ ujë për kilogram. Prandaj, është e mundur që të dallohen ndër të tjera, si më poshtë: Vlera kalorifike bruto (q bruto ): vlera e matur e energjisë specifike të djegies në njësinë e masës së një lënde djegëse të djegur me oksigjen në një bombë kalorimetrike në kushte specifike. Vlera kalorifike neto (q neto ): vlera e llogaritur e energjisë specifike të djegies në njësinë e masës të një lënde djegëse të djegur në oksigjen në trysni konstante, në kushte të tilla, që uji i produkteve të 10

reagimit mbetet si avull uji (në 0.1 MPa) dhe produktet e tjera konsiderohen si vlerë kalorifike bruto, të gjitha në referencë. Kur nuk specifikohet vlera kalorifike nënkuptohet vlera kalorifike neto. Vlera kalorifike neto (NCV 0 ) e drunjëve të ndryshëm të tharë në furrë ndryshon brenda një intervali shumë të ngushtë, nga 18.5 deri në 19 MJ për Kg. Te halorët, ajo është 2 për qind më e lartë se te druri gjethor. Ky ndryshim qëndron kryesisht për arsye të përmbajtjes më të lartë të rrëshirës, dyllit dhe vajit që janë të pranishëm tek halorët. Krahasuar me celulozën (17.2-17.5 MJ për kg) dhe hemicelulozën (16 MJ për kg), druri ka një përmbajtje më të madhe të energjisë (26-27 MJ për kg ncv). Disa ndryshime në vlerën kalorifike të drurit pa ujë ndodhin për shkak të ndryshueshmërisë së vogël në përmbajtjen e hidrogjenit (H) dhe, në mënyrë të krahasueshme, për shkak të ndryshueshmërisë më të madhe në përmbajtjen e hirit. Vlera kalorifike (kwh për kg) është vëllimi maksimal i përdorshëm i nxehtësisë që lirohet gjatë djegies së plotë të një vëllimi specifik të lëndës djegëse. Megjithatë, kur merren parasysh lëndët djegëse bujqësore, vlera kalorifike e drurit pa ujë ndryshon midis një intervali 16.5 në 19 MJ për Kg. Vlera kalorifike e drurit pa ujë, si lëndë djegëse është mesatarisht 9 për qind më e lartë se ajo e bimëve barishtore. Tabela 10 - Vlera kalorifike dhe përmbajtja e hirit tek lëndët e përzgjedhura djegëse të drurit [CEN/TS 14961:2010]. Parametri Njësia Druri halor Druri gjethor Vlera tipike Ndryshimi tipik Vlera tipike Ndryshimi tipik Hiri w % daf 1 0.3 0.2 0.5 0.3 0.2 0.5 Vlera kalorifike bruto MJ/kg daf 20.5 20.2 20.8 20.2 19.5 20.4 Vlera kalorifike neto MJ/kg daf 19.2 18.8 19.8 19.0 18.5 19.2 Lëvorja e halorëve Lëvorja e gjethorëve Parametri Njësia Vlera tipike Ndryshimi tipik Vlera tipike Ndryshimi tipik Hiri w % d 4 2-6 5 2-10 Vlera kalorifike bruto MJ/kg daf 21 20-23 21 20-23 Vlera kalorifike neto MJ/kg daf 20 19-21 20 19-21 Halorët mbetjet pyjore Gjethorët mbetjet pyjore Parametri Njësia Vlera tipike Ndryshimi tipik Vlera tipike Ndryshimi tipik Hiri w % d 2 1-4 1,5 0.8-3 Vlera kalorifike bruto MJ/kg daf 21 20.8 21.4 20 19.7 20.4 Vlera kalorifike neto MJ/kg daf 20 19.5 20.0 19 18.4 19.1 Bimët me rotacion të shkurtër Bimët me rotacion të shkurtër plepi shelgu Parametri Njësia Ndryshimi Vlera tipike Ndryshimi tipik Vlera tipike tipik Hiri w % d 2.0 1.1 4.0 2.0 1.5 2.5 Vlera kalorifike bruto MJ/kg daf 20.3 20.0 20.6 20.2 20.0 20.4 Vlera kalorifike neto MJ/kg daf 18.8 18.4 19.2 18.8 18.6 19.1 1 w % d ne bazë të thatë 11

Tabela 11 - Pesha dhe vlera kalorifike sa i përket vëllimit dhe përmbajtjes së ujit[2] Përmbajtja e ujit Densiteti trupor në kg/m 3 Vlera kalorifike në kwh/ m 3 % Ahu Bungu Pisha Bredhi Ahu Bungu Pisha Bredhi 20 277 280 216 188 1.048 1.062 867 759 30 316 320 246 216 1.022 1.034 846 740 40 369 374 287 251 986 998 818 716 50 443 449 345 302 936 948 780 682 Faktori kryesor për prodhim të lartë të energjisë është përmbajtja e ujit, pasuar nga lloji i drurit. Për sisteme të vogla ngrohjeje (për shtëpi private ose apartamente) druri si lëndë djegëse nuk duhet të përmbajë më shumë se 25 për qind ujë. Nëse druri ka përmbajtje më të lartë uji, atëherë temperaturat bien nën kufirin ideal, që shpie në krijimin e tymit, emetime të larta dhe dëmtimin e oxhakut. Tabela 12 - Vlera kalorifike e drurit në varësi nga përmbajtja e ujit[2] Gjendja e drurit Përmbajtja e ujit (M) Vlera kalorifike (H ) Dru i njomë 50 60 % 2.0 kwh për kg Dru i ruajtur për një verë 25 35 % 3.4 kwh për kg Dru i ruajtur për disa vite 15 25 % 4.0 kwh për kg 3.2.2 Llogaritja teorike e vlerës kalorifike Për të llogaritur vlerën kalorifike (MJ për kg) të drurit me përmbajtje specifike të ujit (M %), mund të përdoret formula vijuese: H i H *(100 w) 2,44* 100 i0 w Gjatë sezonit, rënia prej 10 për qind e lagështisë detyron një rritje rreth 0.6 kwh për kg (2.16 MJ për kg) në përmbajtjen e energjisë. Tabela 13 - Për qëllime praktike, vlerat mesatare vijuese përdoren për drurin si lëndë djegëse NCV 0 = 18.5 MJ/kg = 5.14 kwh/kg DRURI I THARË NË FURRË (M 0%) NCV 10 = 17.0 MJ/kg = 4.7 kwh/kg PELETI (M 10%) NCV 20 = 14.4 MJ/kg = 4.0 kwh/kg DRU ZJARRI (M 20%) NCV 30 = 12.2 MJ/kg = 3.4 kwh/kg COPËZAT E DRURIT (M 30%) 12

Tabela 14 - Vlera kalorifike (Hi = 18,5 MJ/kg) si funksion i përmbajtjes së ujit (M %)[3] M (%) MWh/t GJ/t M (%) MWh/t GJ/t 15 4.27 15.36 38 2.93 10.54 16 4.21 15.15 39 2.87 10.33 17 4.15 14.94 40 2.81 10.12 18 4.10 14.73 41 2.76 9.91 19 4.04 14.52 42 2.70 9.71 20 3.98 14.31 43 2.64 9.50 21 3.92 14.10 44 2.58 9.29 22 3.86 13.89 45 2.52 9.08 23 3.80 13.68 46 2.47 8.87 24 3.75 13.47 47 2.41 8.66 25 3.69 13.27 48 2.35 8.45 26 3.63 13.06 49 2.29 8.24 27 3.57 12.85 50 2.23 8.03 28 3.51 12.64 51 2.17 7.82 29 3.45 12.43 52 2.12 7.61 30 3.40 12.22 53 2.06 7.40 31 3.34 12.01 54 2.00 7.19 32 3.28 11.80 55 1.94 6.98 33 3.22 11.59 56 1.88 6.77 34 3.16 11.38 57 1.82 6.56 35 3.11 11.17 58 1.77 6.35 36 3.05 10.96 59 1.71 6.15 37 2.99 10.75 60 1.65 5.94 Shembulli praktik 1: Shembull i llogaritjes së vlerës kalorifike me përcaktimin e përmbajtjes së ujit Nëse kemi 100 tonë ashkla prej druri të njomë me përmbajtjen e matur të ujit prej 35 për qind (W). Llogaritja e drejtë e vlerës kalorifike është: 100 ton *3,165 MWh për ton = 316,5 MWh (kemi konsideruar se 1 ton ashkla druri të njomë ka vlerë kalorifike 3.165 MWh shihni tabelën 16) Në teori mund të konsiderojmë llogaritjen vijuese: 100 ton ashkla druri të njomë = 65 ton materie e thatë + 35 ton ujë (sepse M = 35 %) Llogaritja e vlerës kalorifike në këtë rast është e ndryshme dhe bazohet në supozimet se 1 ton materie e thatë ka vlerë kalorifike 5,235 Mwh (shihni tabelën 17). Llogaritja e vlerës kalorifike në këtë rast është: 65 ton materie e thatë *5,235 MWh për ton dm = 340 MWh Llogaritja e dytë është e gabuar, përderisa nuk është llogaritur energjia për avullimin e ujit. Ndryshimi në mes të llogaritjes së parë dhe të dytë për 100 ton është 23 MWh (ose 7 për qind) 13

Në tabelat vijuese, disa faktorë konvertues praktikë janë paraqitur për drurin e përzgjedhur si lëndë djegëse, përfshirë përmbajtjen e ujit. Tabela 15 - Faktori konvertues për drurin si lëndë djegëse Gjethorët me përmbajtje uji 20 % [3] Dru zjarri (Gjethorë) Grumbull Hapësinor (me gjatësi 25 30cm) Hapësinor (me gjatësi 1m) m 3 Solid Lëndë e njomë Lëndë e thatë Vlera kalorifike Njësia m 3 i lirë stm stm m 3 T t MWh GJ 1 0.847 0.699 0.500 0.365 0.292 1.411 5.079 m 3 dru i lirë 1.180 1 1.214 0.850 0.621 0.497 2.398 8.634 stm 1.430 0.824 1 0.700 0.512 0.409 1.975 7.111 stm 2.000 1.176 1.429 1 0.730 0.584 2.822 10.158 m 3 2.740 1.610 1.953 1.370 1 0.800 3.864 13.911 t 3.425 2.012 2.445 1.712 1.250 1 5.000 18.000 t 0.709 0.417 0.506 0.354 0.259 0.200 1 3.600 MWh 0.197 0.166 0.141 0.098 0.072 0.056 0.278 1 GJ Tabela 16 - Faktori konvertues për drurin si lëndë djegëse halorët me përmbajtje uji 20 %[3] Dru zjarri (Halorë) Grumbull Hapësinor Hapësinor (me gjatësi 25 30 (me gjatësi 1 cm) m) m 3 Solid Lëndë e njomë Lëndë e thatë Vlera kalorifike Njësia m 3 i lirë stm stm m 3 t t MWh GJ 1 0.847 0.699 0.500 0.250 0.200 1.021 3.675 m 3 i lirë 1,180 1 1.214 0.850 0.425 0.340 1.735 6.248 stm 1,430 0.824 1 0.700 0.350 0.280 1.429 5.145 stm 2,000 1.176 1.429 1 0.500 0.400 2.042 7.350 m 3 4,000 2.353 2.857 2.000 1 0.800 4.086 14.711 t 5,000 2.941 3.571 2.500 1.250 1 5.278 19.000 t 0,779 0.576 0.700 0.490 0.245 0.189 1 3.600 MWh 0,272 0.160 0.194 0.136 0.068 0.053 0.278 1 GJ Tabela 17 - Faktori konvertues për ashkat e drurit druri i përzier me përmbajtje uji 35 %[3] Ashklat e drurit (M35, druri i përzier) Grumbull Solid Lëndë e Lëndë e Vlera kalorifike njomë thatë Njësia m 3 i lirë m 3 t t MWh GJ 1 0.400 0.256 0.167 0.811 2.921 m 3 i lirë 2.500 1 0.641 0.417 2.028 7.302 m 3 3.906 1.560 1 0.650 3.165 11.393 T 5.988 2.398 1.538 1 5.235 18.846 t 1.233 0.493 0.316 0.191 1 3.600 MWh 0.342 0.37 0.088 0.053 0.278 1 GJ m 3 14

3.2.3 Ekuivalentët e energjisë Shpesh faktorët e thjeshtë konvertues nevojiten për të krahasuar drunjët si lëndë djegëse me lëndët fosile. Këto krahasime janë të rëndësishme, veçanërisht kur duhet të merret një vendim për ndryshimin e lëndës djegëse. Faktorët e konvertimit në mes të lëndëve të ndryshme djegëse janë paraqitur në tabelat vijuese. Tabela 18 - Vlera kalorifike e lëndëve djegëse të përzgjedhura[3] Lënda djegëse MJ Vlera kalorifike (vlerat mesatare) Vaj shumë i lehtë për djegie 36.17 MJ/l (42,5 MJ për kg) 10 kwh/l (11.80 kwh për kg) Vaj për djegie 38.60 MJ/l (41,5 MJ për kg) 10.70 kwh/l (11.50 kwh për kg) Gazi natyror 2 36.00 MJ për m 3 10.00 kwh për m 3 Vajguri i lëngët (LPG) 3 24.55 MJ/l (46,30 MJ për kg) 6.82 kwh/l (12.87 kwh për kg) Thëngjilli 27.60 MJ për kg 7.67 kwh për kg Thëngjilli 40/60 29.50 MJ për kg 8.20 kwh për kg Briket linjiti 20.20 MJ për kg 5.60 kwh për kg 1 kwh energji elektrike 3.60 MJ 1 kwh 1 kg dru i përzier (M 20%) 14.40 M për kg 4,00 kwh për kg Kwh Për llogaritje të thjeshtë mund të përdorim ekuivalentët vijues të energjisë, të cilët nuk përfshijnë informacione për efikasitetin e kaldajës. 1 kg vaj për djegie 3 kg dru 1 l vaj për djegie 2,5 kg dru 1000 l vaj për djegie 5 6 m 3 grumbull i lirë dru gjethor për zjarr 7 8 m 3 grumbull i lirë dru halor për zjarr 10 15 m 3 grumbull ashkla druri 2,1 ton pelet druri 2 1 kg = 5,8 l (20 C, 216 barov) 3 1m 3 LPG = 4 l = 2 kg 15

Shembulli praktik 2: Shembull i llogaritjes së sasisë së ashklave të drurit për një kaldajë të përzgjedhur [3] Sasia e nevojshme e ashklave të drurit mund të llogaritet nga të dhënat për shpenzimin në të kaluarën të lëndëve djegëse fosile. Në rastin tonë do të shohim ndryshimin ndërmjet vajit për djegie dhe ashklave të drurit. a) Llogaritja bazuar në të dhënat për shpenzimin e vajit të lehtë për djegie (mesatarisht do të merren parasysh për 3 vitet e kaluara) Sasia mesatare vjetore e vajit të lehtë për djegie: 23.530 l në vit Vlera e ngrohjes (H i ) së vajit për djegie: 10 kwh për l Efikasiteti i kaldajës (ŋk): 85 për qind Prodhimi i nxehtësisë vjetore në kwh: b) Llogaritja e sasisë për vit të ashklave të drurit Sasia e nevojshme për ngrohje: 200.000 kwh/vit Vlera e ngrohjes (H i ) së ashklave të drurit (M 30 për qind): 3,4 kwh për kg Efikasiteti i kaldajës (ŋk): 80 për qind Vlerësimi i sasisë së ashklave të drurit në vit: ashkladruri 200.000 kwh/ vit ( kg/ vit) 73.530kg ( 75ton ) 3,4 kwh/ kg*0,80 Në rastin e ashklave të drurit me w = 35 për qind dhe P31,5, vlera prej 75 ton është e barabartë me 293 nm 3 c) Vlerësimi i përafërt i kapacitetit të instaluar të nevojshëm për kaldajën e ashklave të drurit (1500 orë pune në vit) Për llogaritjen e kërkesave për ashkla druri te impiantet e vogla deri në ato të mesme, mund të përdoret formula empirike vijuese: Kapaciteti i kaldajës në kw x 2.5 = kërkesat për ashkla druri në m 3 grumbull në vit (dru i butë P45, M30) Kapaciteti i kaldajës në kw x 2.0 = kërkesat për ashkla druri në m 3 grumbull në vit (dru i fortë P45, M30) 16

Shembulli praktik 3: Shembull i llogaritjes së sasisë së drurit të zjarrit për kaldajën e përzgjedhur[3] Sasia e nevojshme e drurit të zjarrit mund të llogaritet nga të dhënat për shpenzimin e lëndëve djegëse fosile në të kaluarën dhe sipas të dhënave për vlerën e ngrohjes së lëndës djegëse prej druri. a) Llogaritja e bazuar në të dhënat për shpenzimin e mëparshëm të vajit të lehtë për djegie (do të merret parasysh mesatarja e 3 viteve të fundit) Sasia mesatare vjetore e vajit të lehtë për djegie: 2.000 l në vit Vlera ngrohëse (H i ) e vajit për djegie: 10 kwh për l Efikasiteti i kaldajës (ŋk): 75 për qind Prodhimi vjetor i nxehtësisë në kwh: b) Llogaritja e sasisë vjetore të drurit të zjarrit Sasia e nevojshme e ngrohjes: 15.000 kwh/vit Vlera e ngrohjes (H i ) së drurit të bredhit për zjarr (M 20 për qind) është 1.350 kwh/stm 3, ah 1.930 kwh/ stm 3 dhe për akacien e zezë 2.200 kwh për stm 3 Efikasiteti i kaldajës (ŋk): 75 për qind Vlerësimi i sasisë së drurit për zjarrë të llojit ahë: Vlerësimi i sasisë së drurit për zjarrë të llojit hormoq: c) ) Vlerësimi i përafërt i kapacitetit të nevojshëm të kaldajës për ashkla druri (1500 orë pune në vit) 3.3 Përmbajtja e hirit dhe pika e shkrirjes së tij Në mesin e lëndëve djegëse të trupave drunorë, druri pa lëvore ka përmbajtjen më të ulët të hirit, ndërsa zakonisht lëndët djegëse bujqësore kanë përmbajtje të lartë të hirit. Përdorimi i lëndëve djegëse me temperatura të ulëta të shkrirjes së hirit e rrit rrezikun e skorifikimit të hirit që formohet në vatër. Skoriet e shkrirjes trazojnë procesin e djegies, duke ndryshuar rrjedhat parësore të ajrit dhe duke favorizuar tejngrohjen e vatrës, si dhe dukurinë e korrozionit. 17

Megjithatë, problemet e ndërlidhura me formimin e skorieve janë të mundura që të trajtohen dhe të zgjidhen me anë të ndërhyrjes, për shembull, në ftohjen e vatrës dhe riqarkullimin e tymit, dhe përmes futjes së sistemeve mekanike të pastrimit automatik (ekranet vetëpastruese), ose në rast të drithit, përmes përdorimit të aditivëve (ngjyruesve shtesë) me kalcium. 4 Druri dhe lëvorja kanë pikë relativisht të lartë shkrirjeje (1.300-1.400 C), dhe prandaj nuk kanë ndonjë rrezikshmëri. Në të kundërtën, pika e shkrirjes së bimëve barishtore është nën 1.000 C dhe si pasojë, skoriet mund të krijohen lehtë gjatë djegies. Në rastin e drithërave, pika e shkrirjes është më e ulët se 750 C dhe prandaj është veçanërisht kritike (tabela 2.7.1). Për arsyet e përmendura më sipër, lëndët djegëse bujqësore kanë rrezikshmëri më të lartë, krahasuar me drurin dhe përdoren vetëm në pajisje me djegie specifike. 3.4 Përbërja kimike e biomasës Biomasa bimore përbëhet kryesisht prej karbonit (C), oksigjenit (O) dhe hidrogjenit (H). Përmes oksidimit të karbonit, lirohet energjia e lëndës djegëse. Tabela 19 - Përbërja kimike e biomasës solide[15] wt% (d.b). C H O N K S Cl Hormoq(me lëvore) 49.8 6.3 43.2 0.13 0.13 0.015 0.005 Ahu (me lëvore) 47.9 6.2 43.3 0.22 0.22 0.015 0.006 Plepi me rotacion të shkurtër Shelgu me rotacion të shkurtër 47.5 6.2 44.1 0.42 0.35 0.031 0.004 47.1 6.1 44.2 0.54 0.26 0.045 0.004 Lëvorja 51.4 5.7 38.7 0.48 0.24 0.085 0.019 Miscantis 47.5 6.2 41.7 0.73 0.7 0.150 0.220 Kashta e grurit 45.6 5.8 42.4 0.48 1.0 0.082 0.190 Tritikalet (drithërat) 43.5 6.4 46.4 1.68 0.6 0.11 0.07 Bërsi kolëze 51.5 7.38 30.1 4.97 1.60 0.55 0.019 Lëndët djegëse fosile Thëngjilli 72.5 5.6 11.0 1.30-0.940 < 0.1 Linjiti 65.9 4.6 23.0 0.70-0.390 < 0.1 Vaj i lehtë për djegie 85-86 11-13 1-4 - - - - Gazi natyror 75 25 - - - - - 4 Ca dhe Mg zakonisht rrisin temperaturën e shkrirjes së hirit. 18

Efektet e përbërjes kimike të biokarburanteve të ngurta në djegie dhe emetim Elementet që kanë efekt të drejtpërdrejtë në nivelin e emetimit të dëmshëm që krijohet nga djegia janë: përmbajtja e squfurit (S), azotit (N), klorit (C) dhe e hirit. Rregulla e mëposhtme përgjithësisht zbatohet te elementet e sipërpërmendura: sa më e lartë që të jetë përmbajtja e tyre në lëndën djegëse, aq më e madhe është prania e tyre në emetimet në atmosferë. Përmbajtja e azotit në lëndë djegëse të drurit është relativisht e ulët, ndërsa në tërshërë është shumë më e lartë veçanërisht nëse përfshijmë edhe drithërat kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e oksideve të azotit (NO x ) të cilat, gjatë djegies, krijohen në formë gazi dhe nuk mbeten në hi. Kaliumi (K), i cili gjendet kryesisht në biokarburante bujqësore zvogëlon pikën e shkrirjes së hirit, duke favorizuar kështu formimin e skorieve në vatër, që janë shkaktari i problemeve të konsiderueshme për procesin e djegies. Për më tepër, kaliumi që është pasojë e djegies, që çlirohet në formë të grimcave të vogla. Përmbajtja e squfurit (S) në biokarburantet e trupave drunorë është shumë më e ulët se sa në lëndët djegëse fosile, squfuri përgjithësisht mbetet në pjesën më të madhe të hirit (40 deri 90 për qind). Klori (Cl), Lëndët djegëse prej druri karakterizohen nga një përmbajtje e ulët klori. Klori merr pjesë në formimin e përzierjeve HCl (acid klorhidrik) dhe dioksinë/furan (C 4 H 4 O, komponim heterociklik helmues i lëngët, që ndodhet në sasi të vogël në produktet e distilimit të thatë të drurit). Krahas pjesës më të madhe të Cl që do të lidhet me hirin fluturues (40 95 %), pjesa tjetër shkon në formimin e HCl, vlerësuar nga proceset kondensuese, të cilat bashkë me përzierjet e tjera shkaktojnë efekte gërryese në pjesët e brendshme të metalit të kaldajës. 19

Autor: Marjan Dolenšek 4 ZINXHIRI I PRODHIMIT TË BIOMASËS Fazat e punës Zinxhiri i prodhimit të biomasës drunore ka disa hapa, duke filluar prej prerjeve në pyje dhe përfunduar me deponimin e produkteve bimore për ngrohje. Duke iu referuar prerjeve pyjore, është e mundur që të dallohen fazat vijuese të punës: Prerja: prerja e një druri nga cungu i tij, në mënyrë që ai të bie në tokë; Përpunimi: gjymtimi (heqja e degëve nga trungu dhe krasitja) dhe prerja e tërthortë (prerja e trungut në gjatësitë e parapërcaktuara); Tërheqja: bartja e drurit nga vendi ku ka rënë për në rrugët e nxjerrjes dhe transportimi i tij deri në në vendin e shkarkimit; Heqja e lëvores: largimi i pjesshëm ose i plotë i lëvores nga një trungu; Transportimi: bartja e drurit duke përdorur rrugë pyjore dhe rrugë publike; Prodhimi i lëndës djegëse prej druri: prodhimi i lëndëve të ndryshme djegëse prej druri (prerja, ndarja, copëtimi). Faza e fundit mund të realizohet në vendin e shkarkimit ose në deponin jashtë pyllit. Një prej hapave më të rëndësishëm në zinxhirin e prodhimit të biomasës është deponimi dhe tharja. Tharja mund të bëhet para ose pas prodhimit të drurit si lëndë djegëse. Në rastin e ashklave të drurit, rekomandohet që trupi drunor të thahet në një vend me diell, ku më pas ashklat krijohen nga materiali i thatë. Për trungje ndodh e kundërta rekomandohet që druri i njomë të prehet për së gjati (1m) dhe të copëtohet në pjesë më të vogla dhe pastaj të deponohet për tharje. 4.1 Makinat për prodhimin e lëndëve djegëse prej druri Në varësi nga veprimi që kryejnë, makinat për prodhimin e trupave drunorë mund të ndahen në: Prerëset e drurit: në qoftë se bazohen në një disk për sharritje ose motosharrë, mund të përpunohen diametra më të mëdhenj se 40 cm dhe humbjet gjatë prerjes mund të jenë të pakëta; në qoftë se bazohen në sharrë me disk, mund të përpunohen vetëm diametra më të vegjël dhe humbjet gjatë prerjes mund të jenë më të mëdha. Çarëset e drurit: këto janë të pajisura ose me një pykë, ose me një mjet thyes në trajtë vidhe. Shumica e çarëseve përbëhen prej një shufre hidraulike ose elektrike dhe një pistoni, të cilat shpesh cilësohen me ton presion që ato mund të gjenerojnë. Sa më i lartë presioni, aq më e madhe është trashësia ose gjatësia e diametrit që ato mund të çajnë. Shumica e modeleve të çarëseve të trupave për përdorim shtëpiak kanë parametër prej rreth 10 tonësh, mirëpo modelet hidraulike profesionale mund të nxjerrin 25 ton presion ose më shumë. Ato me pykë për përdorim shtëpiak kanë dy ose katër anë. Këto punojnë duke e mbajtur trupin vertikalisht dhe mund të nxjerrin deri në 15 ton të energjisë çarëse, derisa për përdorim industrial trupi mbahet horizontalisht dhe shtyhet drejt pykës, ose 20

Autor: Mus_max hekurit deri në 16 anë. Ato me vidhë, janë të pajisura me një kon të ndërprerë, i cili rrotullohet në dru që ta çajë atë. Ato janë më të shpejta se sa të tjerat që u përmedën më përpara, mirëpo janë më pak precize. Përpunuesit e kombinuar të drurit si lëndë djegëse (druri i sharritur - çarë ): ekzistojnë modele të lëvizshme, ose makina të palëvizshme, të cilat kombinojnë të dy operacionet: sharrimin dhe çarjen e drurit, duke mundësuar automatizimin e procesit dhe një produktivitet më të lartë, duke punuar si në trupa, ashtu edhe në degë të mëdha. Këto janë të pajisura me motorë elektrikë ose shkëndija elektrike (deri në 55 kw) dhe mund të trajtojnë trupat drunorë deri në 6 m të gjatë dhe me diametër 60 cm dhe mund të prodhojnë më shumë se 12 ton/h material. Përpunimi i drurit të fortë kërkon më shumë energji se sa përpunimi i drurit të butë dhe të gjitha llojet e drurit mund të çahen lehtë, nëse janë të njomë në krahasim me ata që janë më të thatë. Makinat grirëse të drurit Makina grirëse e drurit është një makinë që është e ndërtuar në veçanti për të shndërruar drurin në ashkla, kjo mund të vendoset në një ngarkesë, në një rimorkio, në një kamion ose në tërheqjen e pasme të traktorit. Mund të pajiset me vetë motorin e saj, ose mund të aktivizohet me anë të energjisë së traktorit. Në varësi nga njësia e grirjes, është e mundur që të diferencohen grirëset e diskut, grirëset e çikrikut dhe grirëset e sharrës furnizuese. Klasifikimi vijues i grirëseve sipas energjisë së kërkuar është më praktikë: Me fuqi të ulët: zakonisht e instaluar në tërheqjen e pasme të një traktori ose rimorkio, këto makina grirëse të drurit ndizen ose me anë të energjisë së traktorit, ose të një motori të pavarur (~50 kw). Ato mund të përpunojnë vetëm diametra të vegjël (20 cm maksimumi) dhe mund të prodhojnë jo më shumë se 10 m 3 ashkla druri të pa ambalazhuara në orë. Këto lloje kryesisht janë për përdorim shtëpiak. Me fuqi mesatare: e montuar në rimorkio, zakonisht me motor të pavarur (50-110 kw), ose e instaluar në tërheqjen e pasme të një traktori mund të copëtojë diametrat deri në 30 cm dhe të prodhojë deri në 50 m 3 ashkla druri të pa ambalazhuara në orë. Me fuqi të lartë: e instaluar në rimorkio ose në kamionë, kjo makinë grirëse e drurit nganjëherë aktivizohet me anë të motorit të kamionit, mirëpo normalisht ajo ka një motor të veçantë (>110 kw) dhe mund të copëtojë trungje me diametër të madh (>30 cm) dhe të prodhojë lehtësisht deri në 100 m 3 ashkla druri të pa ambalazhuara në orë. Sitat janë mjete të rëndësishme për përzgjedhjen e ashklave sipas madhësisë së tyre, duke pastruar kështu materialin, mirëpo në të njëjtën kohë, edhe duke ulur produktivitetin. Atëherë kur copëtimi bëhet në një vend tjetër prej fabrikës finale, ashklat transportohen, qoftë me anë të kamionit, ose kamionit dhe rimorkios dhe, rrallë, me anë të automjeteve të caktuara, të vendosura në kuti të mëdha prej aliazhi mund të instalohet në ngarkesë ekskavatori në kamion ose rimorkio, për të bërë të mundur ngarkimin e veçantë të ashklave. 21

Autor: Marjan Dolenšek 5 DEPONIMI I LËNDËVE DJEGËSE CILËSORE PREJ DRURI Deponimi i lëndëve djegëse prej druri mund të paraqesë tri rreziqe themelore: 1. rritjen e mykut që shfaq rrezik për shëndetin 2. humbjet në masë përmes dekompozimit 3. humbjet e vlerës së energjisë. Për prodhimin e lëndëve djegëse cilësore prej druri (ashklat e trupave drunorë), është e rëndësishme që të sigurohet që druri si lëndë djegëse që përpunohet dhe të jetë sa më i thatë që të jetë e mundur. Biomasa drunore thahet më së miri në mënyrë natyrale, në diell dhe erë. Tharja teknike, në shumicën e rasteve, është proces i vështirë nga pikëpamja ekonomike dhe përgjithësisht ia vlen vetëm nëse vihet në dispozicion nxehtësia e çliruar nga gjenerimi i energjisë, ose procesi i ngrohjes (p.sh. nga një central me biogas). 5.1 Trungjet drunore dhe druri si lëndë djegëse Forma më e zakonshme e tregtimit të trungjeve drunore në Kosovë janë trungu i rrumbullakët, i njomë, 1 m të gjatë (i pa çarë dhe me përmbajtje të lagështisë me më shumë se 45 për qind). Trungjet drunore shiten në tregun lokal, që nënkupton se është e vështirë të vlerësohet prodhimi i përgjithshëm vjetor. Pas blerjes së trungjeve, ata priten për së gjati (në gjatësi 25 deri 50 cm). Druri si lëndë djegëse blihet kryesisht në metër kub (pa zbrazëtira ajri), i cili nuk duhet të përdoret për dru të zjarrit. Trungjet drunore dhe druri i zjarrit duhet të blihen në metër kub dru hapësinor. Faktori më i zakonshëm i përdorur për rillogaritjen e metrit kub të trungjeve drunore me metrin kub hapësinor është 1.4, ose për 1 metër kub të trungjeve drunore ose dru zjarri, ju nevojitet 0.7 metër kub trup drunor solid. Forma më e rekomanduar e tregtimit është toni (mirëpo përmbajtja e ujit duhet të përcaktohet). Për llogaritje më të lehtë të sasisë së nevojshme të drurit të zjarrit, mund të përdoret kjo nënyrë e e thjeshtë e llogaritjes: për të zëvendësuar 1.000 litra vaj i lehtë për djegie, neve na duhen rreth 7 deri 8 metër dru hapësinor ose 5 deri 6 metër kub dru. 5.1.1 Kërkesat për cilësi Cilësia e trungjeve drunore varet nga lloji i drurit, ruajtja e tij dhe veçanërisht nga përmbajtja e ujit në të dhe madhësia e pjesëve. Cilësia varet kryesisht nga deponimi. Për përdorim në amvisëri, trungjet drunore duhet të kenë jo më shumë se 25-30 për qind përmbajtje të ujit. Me një deponim të përshtatshëm, kjo mund të arrihet në më pak se 1 vit. Testimi i tharjes së grumbujve të ndryshëm të trungjeve në Slloveni ka konfirmuar rregullat e sipërpërmendura. Është argumentuar se faktori më i rëndësishëm për tharje është pozicioni i një grumbulli (pozicioni kah dielli ose në hije), pastaj forma e drurit të zjarrit (çarja ose mosçarja) dhe 22

Lagshtia (%) përfundimisht, nëse grumbulli është i mbuluar apo i pambuluar. Druri i zjarrit që ruhet në pozicion kah dielli ishte tharë në më pak se gjashtë muaj. Në këtë grumbull trungjet e çara janë tharë më shpejt se sa druri jo i çarë (me lëvore). Trungu i ruajtur në grumbullin në hije është prekur nga kërpudhat, dhe pas një viti përmbajtja e ujit aty ende ka mbetur mbi 35 për qind. Është konfirmuar se kushtet meteorologjike kanë ndikim më të madh në drurin e zjarrit që është ruajtur në grumbuj të pambuluar. Kjo dukuri është vërejtur atëherë kur ka filluar sezoni i shirave dhe përmbajtja e ujit është rritur përsëri në mbi 40 për qind. 100 80 60 40 20 0 Oct Nov Dec Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Shadow/with Në hije/i mbuluar cover Sunny/with Në diell/ i mbuluar cover Shadow/without Në hije/i pambuluar cover Sunny/without Në diell/ i pambuluar cover Figura 2 - Testi i matjeve mujore të tharjes së katër grumbujve të ndryshëm të trupave drunorë Tabela 20 - Përmbajtja e energjisë së llojeve të ndryshme të trupave drunorë (me përmbajtje lagështie 20 %)[2] Lloji i drurit Vlera kalorifike në kwh/kg Vlera kalorifike në Wh/stm 3 E barabartë me 1 litër vaj i lehtë për djegie Është i barabartë me 1 m 3 stivë dru ahu Ahu 3.8 1.900 190 1 Bungu 3.8 1.900 190 1 Mështekna 4.0 1.800 180 1.1 Plepi 3.8 1.200 120 1.6 Hormoq 4.1 1.350 135 1.4 Pisha 4.0 1.500 150 1.2 5.1.2 Si të ruhet druri i zjarrit në mënyrë të duhur - Për një tharje efikase druri duhet të çahet në pjesë më të imëta. Druri jo i çarë kërkon dy herë më shumë kohë për tharje se sa druri i çarë. - Sipërfaqja e tharjes duhet të jetë e kthyer kah dielli dhe në pozicion që e kap era. - Grumbulli duhet të ngrihet nga toka për së paku 10 cm, që të sigurohet qarkullimi i ajrit dhe që ndikimi në lagështi i tokës të jetë më i ulët. 23

Autor: N.Krajnc Autor: N.Krajnc Autor: N.Krajnc Autor: N.Krajnc - Druri i njomë nuk duhet të ruhet në dhoma të mbyllura ose në depo (e as në bodrume), aty ku uji nuk mund të avullojë dhe ku mund të lulëzojnë kërpudha dhe baktere, të cilat mund të paraqesin edhe rrezik për shëndetin. - Pas periudhës së thatë dhe me diell (pas verës), grumbulli me dru duhet të mbulohet për t i mbrojtur ato nga shiu. - Largësia në mes të grumbujve dhe mureve të deposë duhet të jetë së paku 10 cm, në mënyrë që ajri të qarkullojë. Mënyrat për ruajtjen e drurit si lëndë djegëse: Trungjet drunore të cilat do të përdoren si lëndë djegëse mund të ruhen në skajet e rrugëve pyjore, mirëpo kjo duhet të jetë në pozicion të favorshëm ndaj diellit dhe duhet të konsiderohet si deponim i përkohshëm. Trungjet drunore duhet të çahen dhe të ruhen në një vend me diell.vendi i cili shihet në këtë fotografi, mund të konsiderohet si deponim i përkohshëm. Problemi kryesor është që ky grumbull nuk është i mbuluar dhe nuk është ngritur të paktën 15 cm nga toka. Një grumbull i tillë, gjatë verës mund të lihet në skajet e rrugës pyjore, mirëpo duhet të mbulohet ose të lëvizet në një vend tjetër para vjeshtës. Trungjet drunore (të gjatë 1 m) çahen dhe ruhen në grumbuj, të mbuluara me qese plastike. Megjithatë përdorimi i qeses plastike për mbulimin e grumbullit nuk është metoda ideale. Trungjet drunore me diametër më të vogël të priten në 25-30 cm dhe të ruhen në depo pranë dhomës së kalldajës. Është e rëndësishme që deponimi i tillë të jetë në një pozicion me diell dhe me erë. Druri, edhe nëse nuk është i çarë, ai do të thahet brenda 4 deri 6 muajve. 24

Autor: Marjan Dolenšek Metoda më e rekomanduar e deponimit dhe tharjes së drurit si lëndë djegëse është siç është paraqitur në këtë fotografi. Dru zjarri i gjatë 1 m duhet të copëtohet dhe të ruhet në pozicion kah diellit, në një grumbull, e cila mbulohet. Druri si lëndë djegëse duhet të ruhet për së paku 4 deri 6 muaj. 5.2 Ashklat e drurit Cilësia e ashklave të drurit përcaktohet me anë të përmbajtjes së ujit, llojit të drurit, cilësisë së vetë drurit, madhësisë së pjesëve, pjesëmarrjes së papastërtive (gur, dhe, material plastik). Të gjithë këta parametra kanë ndikim të rëndësishëm në vlerën kalorifike, densitetin e grumbullit dhe në pjesëmarrjen e hirit. Për prodhimin e ashklave të drurit përdoret vetëm cilësia e ulët e trungjeve dhe me diametër të vogël, mbetjet pyjore dhe mbetjet e drurit. Objektet tipike për aplikimin e prodhimit të energjisë me ashkla të drurit janë ndërmarrjet bujqësore dhe përpunuese të drurit, kompanitë komerciale, ndërtesat dhe objektet publike, si dhe mikrosistemet dhe sistemet lokale të ngrohjes. Mangësia më e madhe e ashklave të drurit është densiteti më i vogël i energjisë, i cili shkaktohet nga densiteti më i ulët i grumbullit të këtij lloji të lëndës djegëse. E gjithë kjo ndikon në madhësinë e deposë së nevojshme. Tabela 21 - Krahasimi i kërkesave për deponim Vëllimi kub që kërkohet për 20,000 kwh energji Lënda djegëse Vaji për djegie 2000l Trungjet drunore Ashklat e drurit Pelet druri Madhësia e depos 2 3 m 3 12 m 3 24 m 3 6 m 3 25 20 15 10 5 0 Vaji për Trungjet Ashklat e Pelet druri djegie drunore drurit Madhësia e depos 2.5 12 24 6 Figura 3 - Krahasimi i madhësisë deponimit për lëndët e ndryshme djegëse të drurit 25

5.2.1 Blerja e ashklave të drurit Ashklat e drurit tregtohen në tregun e lëndëve djegëse, kryesisht në metër kub grumbull, ose masë e thatë absolute (ton). Një metër kub grumbull korrespondon me një sasi prej 200 kg deri 450 kg, varësisht nga lloji, madhësia dhe përmbajtja e lagështisë së drurit. Vlera kalorifike neto e një metër kub grumbull shtrihet midis 630 kwh dhe 1.100 kwh, në varësi nga përmbajtja e ujit. Për këtë arsye, ashklat e drurit duhet të shiten dhe të blihen sipas peshës dhe përmbajtjes së ujit. Edhe pse metoda gravimetrike (CEN 14774-1) është metoda e vetme referencë që njihet për një përcaktim të saktë të lagështisë së drurit (metoda gravimetrike zbatohet në laborator dhe ka të bëjë me peshën e një mostre para dhe pas tharjes së plotë 103 C për 24 orë), teknologjia moderne ofron një numër mjetesh praktike të lëvizshme për një përcaktim të shpejtë të kësaj të fundit. Mjetet e tilla janë dëshmuar të dobishme, veçanërisht, në zbatimin e kontratave për furnizim sipas peshës. 5.2.2 Kërkesat e cilësisë Për të siguruar një veprim efikas dhe miqësor ndaj ambientit për sistemet e vogla dhe mesatare me djegie biomase, duhet të përdoren vetëm ashkla druri të thata dhe të cilësisë së lartë. Druri i kalbur, i kontaminuar dhe i myshkur, si dhe druri i shkatërruar, ose shkurret me degë të holla nuk janë të përshtatshëm për prodhimin e ashklave të drurit me cilësi të lartë. Përmbajtja e ujit në ashklat e drurit Përmbajtja e ujit është parametri më i rëndësishëm i cilësisë, meqë është i rëndësishëm për vlerën energjetike dhe veçoritë e ruajtjes së lëndës djegëse. Ashklat e drurit të njomë kanë një përmbajtje uji prej më shumë se 50 për qind dhe nuk janë të përshtatshme për deponimin afatgjatë, ose për përdorim në sistemet e vogla dhe mesatare me djegie të biomasës. Në termocentralet e mëdha dhe centralet industriale me djegie, aplikimi i cilësisë së ulët dhe i ashklave prej drurit shumë të njomë është i zakonshëm për arsye ekonomike. Emetimi i vogël, djegia efikase sigurohen me anë të pajisjeve të tyre teknike (p.sh. pastrimi i gazit të oxhakut, kondensimi i gazit të oxhakut). Tabela 22 - Pesha dhe vlera kalorifike varen nga pesha dhe përmbajtja e ujit Përmbajtja e ujit Densiteti i grumbullit në kg/m 3 Vlera kalorifike neto në kwh/ m 3 të Në% Ahu Bungu Pisha Hormoq Ahu Bungu Pisha Hormoq 20 % 277 280 216 188 1 048 1 062 867 759 30 % 316 320 246 216 1 022 1 034 846 740 40 % 369 374 287 251 986 998 818 716 50 % 443 449 345 302 936 948 780 682 26

Tabela 23 - Vlerat mesatare për përcaktimin e sasisë Njësia e matjes Lloji i drurit Përmbajtja e ujit (%) m 3 grumbull t t atro kwh 1 bcm ashkla druri (vëllimi) 1 ton ashkla druri (pesha neto) Hormoq 15 % 1 0.20 0.17 876 30 % 1 0.25 0.17 847 45 % 1 0.31 0.17 819 Ahu 15 % 1 0.32 0.27 1298 30 % 1 0.39 0.27 1252 45 % 1 0.49 0.27 1180 Hormoq 15 % 5 1 0.85 4380 30 % 4 1 0.68 3388 45 % 3,2 1 0.55 2621 Ahu 15 % 3,1 1 0.85 4024 30 % 2,6 1 0.69 3255 45 % 2,1 1 0.55 2478 5.2.3 Si të ruhen ashklat e drurit Ashklat e drurit që përdoren në një kaldajë të madhësisë së vogël ose mesatare duhet të jenë të thata (përmbajtja e ujit duhet të jetë më e ulët se 30 për qind). Rekomandimet kryesore për prodhimin dhe deponimin e ashklave të drurit janë: - Druri duhet të ruhet së paku tre muaj (gjatë verës) në pozicion të thatë, me erë dhe me diell (tharja natyrore); - Druri që ruhet si duhet gjatë verës duhet të përmbajë ujë më pak se 30 për qind; - Pas sezonit të tharjes (në fillim të vjeshtës) grumbujt e drurit duhet të mbulohen; - Vetëm ashklat e thata të drurit (përmbajtja e ujit nën 30 për qind) mund të ruhen në depo të mbyllura; - Ashklat e drurit duhet të nxirren nga depo sipas rregullës së thjeshtë FIFO e para që hyn- e para del ; - Vendosni gjithmonë maskë për të mbrojtur veten nga grimcat e pluhurit dhe mikroorganizmat e ndryshëm gjatë përdorimit me ashkla druri në depo të mbyllur; - Shmanguni deponimit të ashklave të drurit të njomë me shumë hala dhe gjethe. Temperatura në grumbullimet të këtij lloji ashklash të drurit (ashklat e gjelbra të drurit) do të rritet (aktiviteti i mikroorganizmave). Dekompozimi do të nisë në më pak se tri javë. Ashklat e drurit duhet të ruhen në grumbuj me maksimumi 7 m lartësi dhe vetëm për 2-3 javë. 27

Autor: Marjan Dolenšek Autor:N. Krajnc Autor: N.Krajnc Autor:N. Krajnc Autor:N. Krajnc Mënyrat për ruajtjen e ashklave të drurit: Trungjet drunore të cilat do të përdoren për përgatitjen e ashklave të drurit mund të ruhen në skajet e rrugëve pyjore, mirëpo në pozicion kah dielli dhe duhet të konsiderohen si deponim i përkohshëm. Rekomandohet që ashklat e drurit të prodhohen nga materiali i drurit të thatë. Materiali më i rekomanduar për përgatitjen e ashklave të drurit janë mbetjet e drurit (mbetjet nga industria e përpunimit të drurit). Ky material duhet të ruhet në vend të thatë dhe duhet të copëtohet kur është i thatë. Ashklat e drurit që prodhohen nga materiali i njomë kanë përmbajtje më të lartë uji. Ato mund të ruhen vetëm për një periudhë të shkurtër dhe mund të përdoren vetëm në kaldaja më të mëdha dhe me shkallë lëvizëse. Ashklat e drurit të thatë duhet të ruhen në një vend me qarkullim të mirë të ajrit. Qendrat për tregtimin e biomasës janë pika ku shiten lëndët djegëse cilësore prej druri (trungjet drunore, ashklat dhe peleti) në mënyrë transparente gjatë gjithë vitit. 28

5.3 Peleti prej druri Peleti prej druri për përdorim joindustrial ka një diametër prej 6 mm dhe gjatësi nga 1 deri 4 cm. Përveç këtij lloji të peletit, në treg mund të blihet edhe peleti industrial. Cilësia e peletit industrial është më e ulët: ata kanë një diametër prej 6, 8 ose 10 mm. Përmbajtja e hirit mund të jetë mbi 3 për qind. Jetëgjatësia mekanike nuk është çështje e rëndësishme. Për një veprim normal dhe efikas, rekomandohet përdorimi i një kaldaje më të vogël e destinuar për peletin e standardizuar dhe të certifikuar. 5.3.1 Si të përzgjidhet peleti i duhur 1. Ngjyra e peletit nuk përcakton cilësinë e tij. 2. Karakteristika e vetme e peletit që mund të përcaktohet nga blerësi (pa matje të caktuar) është jetëgjatësia mekanike pluhuri i imët në fund të thasëve 15 kg tregon jetëgjatësinë e peletit. 3. Etiketa që konfirmon certifikatën (ENplus, DINplus) jep siguri që cilësia e peletit prej druri kontrollohet nga institucionet e pavarura. Kjo nënkupton që gjasat se peleti do të jenë të një cilësie të lartë janë shumë më të mëdha (ose së paku, cilësia që shkruhet në deklaratë). 4. Nuk ekziston legjislacioni për të përcaktuar të dhënat që duhen publikuar në deklaratë, prandaj gjithmonë është më mirë që peleti të përzgjidhet nga prodhuesi që ka më shumë të dhëna në etiketë. Po ashtu është mirë të kontrollohet origjina e peletit. 5. I gjithë peleti prej drurit ka afërsisht të njëjtën vlerë kalorifike bruto (pa marrë parasysh llojet e drunjëve), vlera kalorifike neto ndryshon në varësi nga përmbajtja e ujit. Kjo nënkupton se llojet e drunjëve ose ndarja e lëvores nuk kanë ndikim të madh në përmbajtjen energjetike të peletit. 6. Densiteti i grumbullit të peletit është i rëndësishëm vetëm për shkak të vëllimit që do të zënë vend me thasë nga 15 kg. Densiteti më i vogël i grumbullit nënkupton vëllime më të mëdha me thasë prej 15 kg (ndonjëherë thesi 15 kg mund të peshojë më pak se 15 kg). 7. Cilësia e peletit duhet t i përshtatet nevojave të konsumatorit (dhe veçanërisht kërkesave të sistemit të ngrohjes). 8. Çmimi i peletit prej druri duhet të jetë i vetmi kriter i përzgjedhjes. 9. Kur bleni pelet nga prodhues të rinj dhe ende të patestuar, fillimisht duhet të blihet në sasi më të vogla dhe të testohet (vetëm disa thasë nga 15 kg). 10. Peleti prej druri duhet të blihet në fund të sezonit të ngrohjes, atëherë kur çmimet janë më të ulëta. 29

Autor: P.Prislan Autor: Tina Jemec Fotografi nga interneti Llojet e ndryshme të peletit prej druri Ngjyra e peletit nuk përcakton klasën dhe cilësinë e tij. Ngjyra më e mbyllët e peletit shkaktohet nga pjesëmarrja e lëvores dhe lloji i drurit. Zakonisht në këtë rast, përqindja e hirit është më e lartë. Grimcat e vogla në thes zakonisht krijohen nga jetëgjatësia mekanike e peletit. Peleti me etiketën ENplus në thes është e certifikuar sipas Standardit Europian EN 14961-2. Nëse peleti shënohet me këtë etiketë, kjo nënkupton se ajo ka cilësinë A1 (përmbajtja e hirit < 7 për qind, përmbajtja e ujit < 10 për qind, jetëgjatësia mekanike > 97,5 dhe densiteti i grumbullit > 600 kg për m 3 ). 30

6 LISTA E STANDARDEVE PËR LËNDËT DJEGËSE TË NGURTA TË PËRMENDURA NË KËTË MANUAL Terminologjia EN 14588:2010 Biokarburantët e ngurtë Terminologjia, definicionet dhe përshkrimet ISO/DIS 16559 Specifikat dhe klasat e lëndëve djegëse EN 14961-1:2010 ISO/DIS 17225-1 EN 14961-2:2011 ISO/DIS 17225-1 EN 14961-3:2011 ISO/DIS 17225-3 EN 14961-4:2011 ISO/DIS 17225-4 EN 14961-5:2011 ISO/DIS 17225-5 EN 14961-6:2012 ISO/DIS 17225-6 Biokarburantët e ngurtë Specifikat dhe klasat e lëndëve djegëse Pjesa 1: Kërkesat e përgjithshme Biokarburantët e ngurtë Specifikat dhe klasat e lëndëve djegëse Pjesa 2: Peleti i drurit për përdorim joindustrial Biokarburantët e ngurtë Specifikat dhe klasat e lëndëve djegëse Pjesa 3: Briketi i drurit për përdorim joindustrial Biokarburantët e ngurtë Specifikat dhe klasat e lëndëve djegëse Pjesa 4: Ashklat e drurit për përdorim joindustrial Biokarburantët e ngurtë Specifikat dhe klasat e lëndëve djegëse Pjesa 5: Druri i zjarrit për përdorim joindustrial Biokarburantët e ngurtë Specifikat dhe klasat e lëndëve djegëse Pjesa 6: Peleti jo-drunor për përdorim joindustrial Sigurimi i cilësisë së lëndëve djegëse EN 15234-1:2011 Biokarburantët e ngurtë Sigurimi i cilësisë së lëndëve djegëse Pjesa 1: Kërkesat e përgjithshme EN 15234-2:2012 Biokarburantët e ngurtë Sigurimi i cilësisë së lëndëve djegëse Pjesa 2: Peleti i drurit për përdorim joindustrial EN 15234-3:2012 Biokarburantët e ngurtë Sigurimi i cilësisë së lëndëve djegëse Pjesa 3: Briketi i drurit për përdorim joindustrial EN 15234-4:2012 Biokarburantët e ngurtë Sigurimi i cilësisë së lëndëve djegëse Pjesa 4: Ashklat e drurit për përdorim joindustrial EN 15234-5:2012 Biokarburantët e ngurtë Sigurimi i cilësisë së lëndëve djegëse Pjesa 5: Druri i zjarrit për përdorim joindustrial EN 15234-6:2012 Biokarburantët e ngurtë Sigurimi i cilësisë së lëndëve djegëse Pjesa 6: Peleti jo-drunor për përdorim joindustrial Vetitë fizike dhe mekanike EN 14774-1:2009 ISO/CD 18134-1 EN 14774-2:2009 ISO/CDP 18134-2 Biokarburantët e ngurtë Përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë Metoda e tharjes në furrë Pjesa 1: Lagështia totale Metoda Referencë Biokarburantët e ngurtë Përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë Metoda e tharjes në furrë Pjesa 2: Lagështia totale Metoda e thjeshtësuar 31

7 REFERENCAT 1. FRANCESCATO, V., KRAJNC, N., et al. 2009. Wood fuels handbook. Legnaro: AIEL - Italian Agriforestry Energy Association, 79 str., ilustr. (www.biomasstradecentre2.eu) (Accesed 17 October 2014) 2. KRAJNC, et al. 2014. Kakovostna lesna goriva za vsakogar : koristne informacije za vse, ki se ogrevajo z lesom. Ljubljana: Gozdarski inštitut Slovenije, Založba Silva Slovenica, 19 p., ISBN 978-961-6425-72-8. (www.biomasstradecentre2.eu) (Accesed 17 October 2014) 3. KRAJNC, N., et al. 2009. Lesna goriva : drva in lesni sekanci : proizvodnja, standardi kakovosti in trgovanje. Ljubljana: Gozdarski inštitut Slovenije, Založba Silva Slovenica, 81 p., ISBN 978-961-6425-50-6. (www.gozdis.si) (Accesed 17 October 2014) 4. KRAJNC, N., PIŠKUR, M., 2011. Drva in lesni sekanci : kakovost lesnih goriv. Ljubljana: Gozdarski inštitut Slovenije, Založba Silva Slovenica, 23 p., (www.gozdis.si) (Accesed 17 October 2014) 5. KRAJNC, N., PREMRL, T., 2010. Biomasni logistični in trgovski centri : trije koraki do uspešne realizacije projekta : smernice. Ljubljana: Gozdarski inštitut Slovenije, Založba Silva Slovenica, 33 p., ISBN 978-961-6425-55-1. (www.gozdis.si) (Accesed 17 October 2014) 6. Langendorf G., Schuster E., wagenführt R. 1972 Rohholz, Leipzig : VEB Fachbuchverlag, 278 str. 7. Loo van S., Koppejan J., 2003 Handbook of Biomass Combustion and Co Firing, Ed., Twente University Press (NL), 8. Obernberger I., 1995 Logistik der Aschenaufbereitung und Aschenverwrtung, Bundesministerium für Ernährung, Landëirtschaft und Forsten, Bonn (DE). 9. Stampfer K., Kanzian C., 2006, Current state and development possibilities of wood chip supply chains in Austria, Croatian Journal of Forest Engineering 27 (2): pp 135 144. 10. Tomter S.M., Bergsaker E., Muja I., Dale T., Kolstad, J. 2013. Kosovo National Forest Inventory 2012. Pristina 2013, Ministry of agriculture, forestry and rural development, Republic of Kosovo, 58 p. 11. Torelli N., 1989. Zgradba in lastnosti lesa : (za interno uporabo). Ljubljana : VDO Biotehniška fakulteta, VTOZD za lesarstvo, Katedra za tehnologijo lesa, 92 str. 12. Torelli N., 1998. Gostota in relativna gostota lesa = Density and relative density of wood/. str. 54. V: Les. ISSN 0024 1067. Let. 50, št. 3 (marec 1998), p. 52 54. 13. UNIFIED BIOENERGY TERMINOLOGY UBET, 2004. FAO, 50 p. 14. Wagenführ, R., 1996. Holzatlas. 4. Izd. Fachbuchverlag, Leipzig, 688 p. 15. HARTMANN, H. (Hrsg).: Handbuch Bioenergie-Kleinanlagen 2007 (2nd edition). Sonderpublikation des Bundesministeriums für Verbraucherschutz, Ernährung und Landwirtschaft (BMVEL) und der Fachagentur Nachwachsende Rohstoffe (FNR), Gülzow (DE) 224 S., ISBN 3-00-011041-0, Mai 2007. 32

Ky Manual është i hartuar nga ekspertja për biomasë drunore, Dr. Nike Krajnc, si rezultat i komponentës për Ndryshime Klimatike, në kuadër të projektit të FAO-s Mbështetje në zbatimin e Politikave dhe Strategjisë për Pylltari në Kosovë, i cili përkrahet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Ky Manual ofron një numër informatash për biomasë drunore, si për prodhues ashtu edhe për konsumatorë, dhe përmbajtja e tij i është përshtatur nevojave të tregut dhe problemeve të identifikuara në Evropën Jug-Lindore. Gjithashtu, ky publikim ka për qëllim promovimin e teknologjisë moderne si dhe shfrytëzimin efikas dhe të qëndrueshëm të biomasës drunore gjatë gjithë zinxhirit të prodhimit. Një treg më transparent në kuptimin e vlerave dhe kushteve për tregtim do të stabilizonte sektorin e biomasës në të ardhmen, duke ndihmuar kështu prodhuesve të biomasës që të prodhojnë produkte të ndryshme prej lëndës së drurit dhe të cilat plotësojnë kërkesën e tregjeve në të ardhmen. FAO falënderon të gjithë pjesëmarrësit e këtij projekti dhe shpreson që ky publikim do të inkurajojë shumë fermerë, pronarë pyjesh dhe vendimmarrës që të promovojnë biomasën e prodhuar në nivel lokal.