IEKA KUJTESË 3. INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Auditors of Albania

Similar documents
Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

KAPITULLI I EMERTIMI - OBJEKTI

Faksi:

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës. Auditim. Data 08 korrik 2017

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

PROCESI I AKREDITIMIT

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

NJOFTIM PËR KONTRATË

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm

LIGJ PËR SHOQËRITË TREGTARE

Vlerësimi i performancës

Auditim zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo

02 POLITIKA E 03 PËRBËRJA E 06 PERGJEGJESIA PERMBAJTJA KOMENTE NGA DREJTORI I PËRGJITHSHËM SHPËRBLIMEVE SHPËRBLIMEVE SOCIALE

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

Kostoja e ciklit të jetës

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo. Auditim.

NJOFTIM PËR KONTRATË

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E DREJTËSISË MINISTRI. URDHËR Nr. 495, datë

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

UDHËZIM PËR RAPORTIM TË BANKAVE, INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE JOBANKARE (KREDIDHËNËSE)

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Program Edukimi I Individualizuar

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

FKGK Politika e Provizionimit. Version 1.0

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

VENDIM Nr.443, datë

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Speci Shqipëri

Manual për Vëzhgimin e Teknologjive të Reja të Votimit

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2015

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

informimit dhe transparencës, ISHSP është fokusuar në këtë projekt për të ndërgjegjësuar, promovuar dhe monitoruar komunikimin e këtyre

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

Raporti i Performancës së Komunave

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

Njoftim Tatimor. Në këtë publikim: Udhëzimi Administrativ 03/2015 për zbatimin e Ligjit 05/L-037 mbi TVSh

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

Raiffeisen Bank Albania

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Transcription:

KUJTESË 3 2015 INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Auditors of Albania

Të dashur anëtarë, Po e nis këtë Kujtesë në këtë fillim viti duke përsëritur edhe një herë Urimin: Gëzuar 2015, Një vit i mbarë, plot sukses, dhe fatlumë për secilin prej Jush. Viti 2014 shënoi zhvillime dhe arritje të reja për Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (). Antarësia jonë konsolidoi më tej përdorimin në praktikën publike të njohurive profesionale cilësore, të eksperiencës së fituar vit pas viti, si edhe avancoi më tej në përdorimin e teknologjisë së informacionit. Vënia në zbatim e Guidës së thjeshtëzuar të përgatitur nga Instituti për zbatimin proporcional të SNA-ve, bëri të mundur që gjatë vitit 2014, të standardizohen më tej procedurat e auditimit, si edhe të rritet ndërgjegjësimi i anëtarëve për kryerjen e auditimeve sa më cilësore. Megjithatë, nga anëtarët tanë ende mbetet shumë për të bërë sidomos në drejtim të ngritjes së mëtejshme profesionale dhe të edukimit me vlerat dhe etikën profesionale, për t ju përgjigjur më mirë se deri më sot, kompleksitetit të veprimarive të biznesit dhe nevojave të tij gjithnjë në rritje, me objektiv kryesor - shtimin e vlerës për biznesin. Sfidat e 2015 janë jo vetëm të mëdha por edhe të shumta në numër. Përmirësimet në cilësinë e auditimit, të vërejtura gjatë rishikimit të cilësisë së angazhimeve të vitit që kaloi, duhet të cohen më tej dhe të konsolidohen përmes zbatimit rigoroz të kërkesave të SNA-ve. Guida e thjeshtëzuar, e cila duke filluar nga ky vit bëhet e detyrueshme për auditimin e të gjitha NVM-ve, do të jetë vetëm minimumi në këtë drejtim. Rritja e njohurive dhe njohja sa më e mirë e kërkesave të SNA-ve, përmes një kualifikimi të vazhdueshëm dhe efektiv, janë esenciale për zbatimin e duhur të standardeve profesionale dhe atyre etike. 2 Gjatë vitit që kaloi Instituti nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij për t`i pajisur anëtarët me një literaturë të aktualizuar, që përfshin si produkte të prodhura nga ashtu edhe mjaft përkthime cilësore, të gjitha këto në dobi të punës së përditshme të gjithësecilit prej nesh. Janë këto veprimtari, të cilat jo vetëm e kanë mbajtur në nivelin e kërkuar, por edhe e kanë cuar më tej rolin e organizmit tonë profesional. Edhe një herë dëshmohet qartë se kyci i suksesit mbetet edukimi, edukimi dhe prapë edukimi, pa të cilin nuk mund të ketë rezultate, nuk mund

të ketë zbatim të standardeve cilësore, dhe aq më pak sjellje dhe etikë profesionale. Vëmendja e s në vazhdim do të fokusohet në garatimin e mbrojtjes së interesit publik, përmes dhënies së sigurisë se anëtarët tanë do të përfshihen dhe do të kryejnë më shumë se deri më sot shërbime profesionale cilësore, do të njohin më mirë standardet teknike dhe ato etike dhe do të respektojnë në maksimum parimet kryesore etike të integritetit, objektivitetit, kompetencës profesionale, sjelljes profesionale dhe konfidencialitetit. Me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar, dhe vecanërisht për të garantuar një mbrojtje sa më të mirë të anëtarëve, krahas kontributit në mbrojtje të interesit publik, në kushtet kur rrethanat priren të ndryshojnë në vazhdimësi, sikurse tashmë është bërë traditë, dëshiroj t`ju sjell në vëmendjen Tuaj disa cështje të rëndësishme që duhet të mbahen mirë parasysh në kryerjen e angazhimeve të ndryshme profesionale. 3 I RESPEKTIMI I RREGULLAVE TË USHTRIMIT TË PROFESIONIT TË AUDITUESIT Sipas ligjit 10091 datë 5.3.2009 Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar, Statutit, Kodit të Etikës dhe Rregulloreve të s, ushtrimi i profesionit të Ekspertit kontabël të regjistruar (EKR) realizohet: (a) duke u regjistruar si person fizik; (b) duke qënë pjesë e një shoqërie auditimi, si ortak angazhimi dhe (c) si i punësuar tek një tjetër EKR ose një shoqëri/firmë auditimi. mësipërme të papajtueshëm me: Kodi i Etikës i s e konsideron ushtrimin e profesionit të EKR në njërën nga format e

Çdo post të punësuari në çfarëdo veprimtari tjetër, me përjashtim të punësimit tek një EKR tjetër ose një shoqëri auditimi e regjistruar në Regjistrin publik të EKR-ve. Ushtrimin në mënyrë të pavarur të çdo profesioni tjetër. Çdo angazhim ose akt të natyrës që dëmton drejtpërdrejt a tërthorazi pavarësinë dhe ndershmërinë e anëtarit të s. Çdo angazhim, çdo akt tregtie a ndërmjetësimi, çdo mandat tregtar, përfaqësimi gjyqësor në çështjet që interesojnë klientët e tij, çdo punë kontrolli në një entitet, në të cilin ai ka drejtpërdrejt a tërthorazi interesa. EKR-ve ju lejohet ushtrimi i veprimtarisë së mësimdhënies me kohë të pjesshme dhe pjesëmarrja në seminare, konferenca apo veprimtari të ngjashme me to. (neni 32 i ligjit dhe K.E. 20.2.2) Licenca e EKR nuk lejohet të përdoret në më shumë se një entitet (person fizik apo shoqëri) që ka si objekt auditimin ligjor dhe jo-ligjor të pasqyrave financiare. (K.E. 20.2.11) Në funksion të ruajtjes dhe forcimit të rolit dhe të imazhit të profesionit EKR dhe të organizmit profesional të EKR-ve, anëtarësimi i një EKR-je në organizata të tjera profesionale është subjekt i aprovimit nga Këshilli Drejtues (KD) i Institutit, i cili do të jepet rast pas rasti bazuar në kërkesën individuale, në kriteret që përcaktohen për këtë qëllim nga KD. (K.E. 20.2.3.(a)) dhe në cdo rast nuk do të bëhet për qëllime të ushtrimit të një profesioni tjetër sado i ngjashëm qoftë. 4 Nga sa më sipër, ju kërkoj të gjithë EKR-ve, të analizojnë me kujdes dhe të rivlerësojnë edhe një herë gjendjen e pajtueshmërisë së tyre me kërkesat e ligjit, të statutit dhe Kodit të Etikës, në lidhje me ushtrimin e rregullt të profesionit, si edhe të njoftojnë sa më shpejt cdo ndryshim në të dhënat e publikuara në regjistrin publik. Konsiderohet në shkelje të Kodit të etikës ushtrimi i cfarëdo profesioni tjetër njëkohësisht me profesionin e audituesit ligjor. (Kryerja nga EKR-të e shërbimeve të përfshira në objektin e shërbimeve profesionale të parashikuara nga neni 2 paragrafi 7 të Ligji 10091 (03/2009), nuk nënkupton ushtrimin e një profesioni tjetër). Ushtrimi në mënyrë të pavarur i profesioneve të tjera, do të kërkonte tërheqjen më parë nga ushtrimi i profesionit të audituesit ligjor.

II AUDITIMI LIGJOR I PASQYRAVE FINANCIARE TË ENTITETEVE TË BIZNESIT DHE SHËRBIMET E SIGURISË Për një EKR, auditimi i pasqyrave financiare ka si objektiv formimin prej tij të një opinioni mbi pasqyrat bazuar në evidencën e nevojshme të auditimit të grumbulluar, për faktin nëse këto pasqyra kanë ose jo anomali materiale dhe për të raportuar bazuar në faktet e gjetura gjatë auditimit. Kryerja e një auditimi sipas SNA-ve kërkon që audituesit të ndjekin në mënyrë rigoroze të tre fazat e dallueshme të një auditimi që janë - vlerësimi i rrezikut, reagimi ndaj rrezikut dhe konkluzionet e raportimi i auditimit. Një auditim cilësor mund të arrihet vetëm në se grupi i angazhimit respekton vlerat dhe mban qëndrime etike, ka njohuritë e duhura, zotësitë profesionale, eksperiencën dhe ndan në mënyrën e duhur kohën dhe burimet e auditimit midis anëtarëve të tij, zbaton një proces rigoroz auditimi dhe procedurat e kontrollit të cilësisë, bazuar në rregullat dhe standardet e zbatueshme, si edhe raporton dhe komunikon në mënyrën e duhur me palët e interesuara. 5 Gjatë kryerjes së auditimit të pasqyrave financiare të ushtrimit të mbyllur me 31.12.2014, midis të tjerave, EKR-të duhet të vleresojnë me shumë kujdes zbatimin e kërkesave ligjore që lidhen me marrjen përsipër të misioneve, me pavarësinë nga klienti i auditimit, për cështje të tilla si vendimarrja për destinimin e fitimit të shoqërive tregtare, etj. EKR-të duhet të tregojnë kujdes dhe të kryejnë testet e nevojshme për pohimet për zëra të tilla në pasqyra si gjendja e parave CASH, inventarët, llogaria Ortakë/partner të biznesit, të vlerësojnë ngjarjet pas datës së bilancit, treguesit e vijimësisë, etj. Më poshtë po rendit edhe disa cështje të tjera që duhet të mbahen parasysh në lidhje me auditimin e pasqyrave financiare: a) Marrja përsipër e angazhimeve të auditimit sipas ligjit 10091 datë 5.3.2012 dhe SNA-ve. Ligji 10091, neni 42 ka përcaktuar se për auditimin ligjor të pasqyrave financiare të entiteteve të biznesit caktohen EKR, persona fizik, apo shoqëri auditimi, emërimi i të cilëve bëhet çdo vit nga: mbledhja e përgjithshme e aksionarëve për shoqëritë aksionare (SHA), ose nga asambleja e ortakëve për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK).

Shoqëritë tregtare, të cilat zbatojnë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF) dhe të gjitha shoqëritë aksionare, të cilat zbatojnë standardet kombëtare të kontabilitetit (SKK) janë të detyruara që për auditimin ligjor të emërojnë, të paktën dy EKR, kur këta janë ose persona fizikë, ose shoqëri auditimi me vetëm një ortak angazhimi. Kjo kërkon që EKRtë, të cilët thirren për auditimin duhet të tregojnë kujdes që emërimi i tyre tek një klient, të plotësohet me emërimin e detyrueshëm të bashkëaudituesit, pasi në të kundërt marrja e misionit në mënyrë të njëanshme do të konsiderohet si marrje e misionit në mënyrë të parregullt (neni 42, paragrafi 2 i ligjit 10091 (03/2009)), dhe do t`i nënshtrohet investigimit të mëtejshëm dhe disiplinimit. Gjithashtu, ligji Nr.9723, (05/2007) Për qendrën kombëtare të regjistrimit neni 43.3 (a) ka përcaktuar të detyrueshëm rregjistrimin e vendimit të emërimit të EKR-ve. Nga EKR-të kërkohet që të bëhet kujdes që klientët të pasqyrojnë emërimin dhe ndryshimin në emërim në kohën e duhur, në të dhënat e detyrueshme që klienti i deklaron në QKR dhe kjo e fundit i publikon duke i dhënë kështu akses publikut. 6 Sipas SNA 210 - EKR duhet të njohë dhe kuptojë mirë parakushtet e angazhimit përpara se të marrë përsipër angazhimin e auditimit, d.m.th., ai duhet të vlerësojë paraprakisht nëse kuadri i zbatueshëm i raportimit financiar që përdoret në përgatitjen e pasqyrave financiare është i pranueshëm, dhe faktin që drejtimi i entitetit i njeh dhe i kupton përgjegjësitë e tij. Përpara marrjes përsipër të angazhimit, EKR duhet të vlerësojë rrezikun e auditimit dhe të formalizojë marrjen përsipër të detyrës nëpërmjet një kontrate ose letre angazhimi. Përpara se të marrë në ngarkim një angazhim të ri, eksperti kontabël i regjistruar duhet të njoftojë me shkrim presidentin e -s. (K.E. 21.2.2). Në rastet kur niveli i kohor i aplikuar ndryshon në ulje nga ai i tabelës së miratuar nga Instituti, njoftimi i EKR-së duhet të përmbajë shpjegime shtesë për arsyet e kësaj ulje. Në të gjitha rastet nuk do të ketë asnjë auditim nën 30 orë. Ulja nën këtë nivel kohor konsiderohet shkelje e disiplinës profesionale dhe con në cënimin e cilësisë së auditimit. Duke filluar nga 2015, të gjitha auditimet nën nivelet kohore të miratuara do të jenë subjekt kontrolli dhe investigimi të mëtejshëm.

b) Komunikimi me Ekspertin kontabël të mëparshëm. Komunikimi me audituesin e mëparshëm ende mbetet një cështje që meriton shumë vëmendje, pasi me gjithë përpjekjet e bëra gjatë vitit të kaluar, përsëri ka patur probleme dhe shqetësime. Një komunikim i duhur e ndihmon audituesin pasardhës për të njohur më mirë klientin e tij të auditimit dhe për vlerësimin e rreziqeve të anomalive materiale në pasqyrat e tij financiare. SNA 300 (paragrafi 13 (b), dhe A.20) kanë përcaktuar nevojën për këtë komunikimin. Një gjë e tillë është parashikuar edhe në Kodin e Etikës të s. Më poshtë janë dhënë shkurtimisht disa nga kërkesat: EKR që thirret për të zëvendësuar një EKR tjetër, nuk duhet të pranojë angazhimin, po qe se ekzistojnë arsye profesionale apo edhe arsye të tjera për mospranimin e angazhimit, siç janë rrethanat që kërcënojnë respektimin e parimeve themelore (K.E. 21.4.1) EKR që thirret nga një klient për të zëvëndësuar një EKR tjetër, mund ta pranojë angazhimin vetëm pasi të jetë informuar me shkrim nga EKR parardhës dhe të jetë siguruar që kërkesa nuk rrjedh nga dëshira e klientit për të shmangur efektet e kryerjes rigoroze të detyrave profesionale. EKR pasues duhet të mënjanojë çdo kritikë personale ndaj paraardhësit të tij. (K.E. 21.4.2) Para se të marrë përsipër angazhimin e auditimit të pasqyrave financiare, një EKR duhet të ketë marrë nga klienti një dokument që përligj pagimin e honorareve për paraardhësin e tij (K.E. 21.4.3), Në të gjitha rastet e tjera, duhet të mbahen mirë parasysh kërkesat e SNA-ve dhe të kodit të etikës për komunikimin me EKR-në paraardhës dhe ky komunikim duhet të dokumentohet në fletët e punës dhe në dosjen e auditimit. 7 Edhe për këtë vit u vërejtën raste të mospagesës së honorareve nga klientët për EKR-të paraardhës, megjithëse kjo çështje u trajtua me detaje në kujtesën e vitit të kaluar. Në kushtet e reja kur presioni mbi honoraret e auditimit, me qëllim uljen e tyre, po bëhet gjithnjë e më i madh, Ju kërkoj që të insistoni me klientin dhe të mos nënshkruani kontratën, apo letrën e angazhimit, në të gjitha ato raste kur klienti nuk ka shlyer detyrimin e pagesës së honorarit për ekspertin kontabël paraardhës. Këto aspekte do të jenë objekt i një monitorimi të vazhdueshëm.

c) Zbatimi i afateve kohore dhe honoraret e pagesës EKR-të ndalohet të zbatojnë tarifa të ulëta për qëllime të sigurimit të klientelës. Asambleja e përgjithshme e anëtarëve ka miratuar shumën prej 3,000 lekë/ora si tarifë normale orare për kryerjen e auditimit ligjor. Gjithashtu, niveli minimal kohor për auditimin, i konfirmuar në mbledhjen e fundit të asamblesë të datës 20 Dhjetor 2014 është 30 orë. EKR nuk mund të kryejë shërbim auditimi me një buxhet kohor nën këtë nivel kohor. EKR i ndalohet gjithashtu, të paguajë ose të marrë honorare referuese apo çfaredo komisioni referues (K.E. 21.4.3). Atij nuk i lejohet të marrë as shpërblime me para në dorë, në shuma përtej atyre të lejuara e aq më pak të marrë honorare të pafaturuara për klientin për të gjitha shërbimet e auditimit ligjor e jo-ligjor si edhe shërbimet e tjera të sigurisë dhe ato të lidhura. Evidentimi i rasteve të tilla do ta vendosë EKR-në përpara situatave disiplinore tejet të rënda. Sjell në vemendjen tuaj se për kryerjen e auditimit duhet të hartohet paraprakisht një strategji e përshtatshme e auditimit dhe të bëhet një planifikim i duhur i kohës dhe burimeve, bazuar në materialitetin dhe rrezikun që pasqyrat financiare të entitetit do të kenë anomali materiale; duhet të bëhet një parashikim realist i numrit të personelit që do të angazhohet (ku padyshim të parët janë stazhierët), në varësi të kompetencës profesionale të zotëruar nga firma apo EKR-ja, dhe sipas shkallës së shtrirjes së procedurave të auditimit. Shumë kujdes duhet të bëhet për të shmangur buxhetet kohore të pajustifikuara ose që tejkalojnë apo dublojnë kohën kalendarike të mundshme. Duhet të tregohet shumë kujdes pasi ligji për këto raste ka parashikuar penalizime tepër të rënda. Për çdo angazhim të auditimit, EKR ose shoqëria e auditimit duhet të krijojë një dosje të plotë që përmban identitetin e klientit, të drejtuesve të tij, si dhe të gjithë dokumentacionin e evidencën e marrë ose të përgatitur prej tij gjatë kryerjes së auditimit. Ai është i detyruar gjithashtu, që për çdo klient të mbajë një regjistër profesional, ku të shënohen punimet e ndryshme të kryera nga ai vetë ose nga të punësuarit e tij. (K.E. 20.2.7) 8

d) Disa kërkesa dhe shqetësime të tjera që lidhen me auditimin e pasqyrave financiare EKR-të nuk mund të kryejnë shërbimet e dhënies së sigurisë për ato klientë të cilëve ata vetë, apo një nga antarët apo të punësuarit e firmës së tyre, i kanë ofruar shërbimin e mbajtjes së kontabilitetit, të përgatitjes së pasqyrave financiare, apo e të dhënave që kanë efekt të konsiderueshëm në pasqyrat financiare që auditohen. (K.E. 20.2.2(a)). Çdo EKR, person fizik apo eksperti kontabël, ortak kryesor i angazhimit të një shoqërie auditimi, që ka mbushur 7 vite rresht në kryerjen e auditimit ligjor të pasqyrave financiare të një shoqërie tregtare duhet të zëvendësohet. Personi fizik apo ortaku i angazhimit i shoqërisë së auditimit mund të rimarrë pjesë në auditimin e pasqyrave financiare të kësaj shoqërie vetëm pas mbarimit të një afati kohor prej të paktën, dy vite rresht. (K.E. 20.2.12) Veprimtaria e anëtarëve të institutit dhe e firmave të auditimit nuk mund t i kushtohet në pjesën më të madhe një shoqërie të vetme, një grupi financiar, ose vetëm një bashkësie interesash. Ky prag quhet i arritur kur shpërblimi, që merret nga eksperti ose firma e auditimit, tejkalon 50 për qind të të ardhurave të përgjithshme vjetore të tyre. (K.E. 24.5) 9 Respektimi i kërkesave të Kodit të Etikës do të jetë objekt shqyrtimi e analize i Këshillit Drejtues dhe komiteteve të tij të cilësisë dhe Investigimit e Disiplinës. Edukimi i anëtarëve është dhe mbetet kritik, kështu që veprimtaria e Institutit për ndërgjegjësimin dhe zbatimin e kërkesave të ligjit, të standardeve profesionale e të etikës dhe të rregulloreve të tjera do të vazhdojë të intensifikohet. e) Shërbimet e sigurisë Gjithnjë e më shumë EKR-të po përfshihen në kryerjen e shërbimeve të sigurisë, të cilat ndonëse japin një siguri të kufizuar që është e ndryshme nga siguria që jep auditimi ligjor, përsëri ato implikojnë palët e interesuara dhe kanë ndikim në vendimarrjen e tyre. Këto lloj shërbimesh kanë prirjen të zgjerohen edhe më shumë, pasi dallohen për kufizim të palëve të interesuara dhe për më tepër, duke tentuar drejt një kostoje më të ulët se e auditimit, mund të kenë prirjen që në të ardhmen të jenë zëvendësuese të shërbimit të auditimit të detyrueshëm. Natyrisht, kjo kategori e shërbimeve është mjaft e gjerë

dhe përfshin që nga angazhimet e auditimit që nuk janë të detyrueshme, verifikimet e pavarura me procedura të rëna dakord, raportet e sigurisë për cështjet gjyqësore, apo edhe raportet e sigurisë mbi procedurat që përdorin shoqëritë tregtare për zmadhimin apo zvogëlimin e kapitalit, etj. Kjo fushë e shërbimeve, e parashikuar qartësisht në ligjin 10091, si një e drejtë e audituesve, nuk është monitoruar sa duhet nga KD, ndonëse ka kërkesa të vazhdueshme nga Bordi që të fokusohet në procedurat monitoruese dhe kontrolluese edhe në këto shërbime të sigurisë, të cilat në varësi të mënyrës në të cilën kryhen dhe të cilësisë së zbatimit të kërkesave të standardeve profesionale dhe të etikës, ndikojnë direkt në reputacionin e profesionit. Në këto kushte, do të kërkoja që çdo anëtar t i kryejë këto shërbime në pajtueshmëri të plotë me standardet përkatëse profesionale, të organizojë punën për dokumentimin në mënyrë të njëjtë me auditimin, duke krijuar dosjet përkatëse, të cilat do të jenë subjekt i kontrollit të cilësisë për të garantuar se palët e interesuara marrin shërbime cilësore. Kujdes i vecantë duhet t`i kushtohet edhe raportimit të tyre në mënyrë të përshtatshme dhe të standardizuar, duke përdorur gjerësisht të gjitha referencat standarde të parashikuara në Standardet përkatëse Ndërkombëtare. 10 III CILËSIA E ANGAZHIMEVE PROFESIONALE Ajo që i dallon EKR-të nga profesionistët e tjerë është cilësia e punës së tyre. Për të garantuar cilësinë e kërkuar dhe për të realizuar mbrojtjen e reputacionit të anëtarit, të organizmit profesional (), por edhe për siguruar mbrojtjen e interesit publik, kontrolli i cilësisë mbetet padyshim instrumenti kryesor dhe i pazëvendësueshëm. Përmirësimet e bëra në drejtim të rregullave dhe të metodikave e instrumenteve të kontrollit të cilësisë, duke përdorur gjerësisht vetvlerësismin paraprakt të punës së anëtarëve, ka dhënë një impakt të dukshëm pozitiv në përgatitjen dhe vendosjen e rregullave të përshtatshme të brendëshme të kontrollit të cilësisë në nivel firme apo edhe në nivel angazhimi. Përmirësime janë bërë edhe në cështjet e investigimit dhe disiplinës.

Rishikimi për cilësinë do të vazhdojë të realizohet përmes kryerjes së procedurave të vetëvlerësimit të sistemeve të brendshëm të firmave dhe kabineteve individuale dhe verifikimit të tyre në mjediset respektive të punës. Gjithashtu, rishikimi i cilësisë do të përfshijë edhe rishikimin e dosjeve të angazhimeve, të cilat do të përzgjidhen nga misionet e deklaruara, mbi bazën e rrezikut, ku padyshim një vëmendje e vecantë do t`i kushtohet kontrollit të elementeve të vecantë sidomos në auditimet e entiteteve të vogla, për të parë zbatimin e kërkesave të standardeve të auditimit, të etikës dhe të pavarësisë, dhe për të vlerësuar cilësinë e sasinë e burimeve të shpenzuara, tarifat e zbatuara, etj. Në fokus të kontrollit do të jenë edhe ato angazhime të auditimit, të cilat nga pasqyrat vjetore të misioneve të raportuara, do të rezultojnë me anomali ose me të dhëna të pajustifikuara, sic janë për shembull, auditimet e kryera brenda një afati kohor të shkurtër, apo duke zbatuar tarifa të ulëta. Gjatë vitit 2015, kontrolli dhe rishikimi i auditimit të klientëve që paraqesin interes publik do të jetë objekt i veprimtarisë së Bordit të Mbikëqyrjes Publike të EKR-ve. 11 Sjell në vëmendjen e shoqërive të auditimit, që kryejnë auditimet e entiteteve me interes publik (shoqërive tregtare të listuara në bursë, bankave, institucioneve financiare, shoqërive të sigurimeve, etj.) detyrimin që ato kanë që brenda tre muajve pas mbylljes së vitit financiar (deri më datën 31 Mars 2015), të publikojnë në faqen e tyre zyrtare të internetit një raport për transparencën, ku të përfshihen të dhëna për strukturën ligjore dhe pronësinë; për rrjetin, organet drejtuese, sistemin e kontrollit të brendshëm, të dhëna mbi aktivitetet profesionale të kryera, etj. (neni 45 i Ligjit). Dëshiroj të ritheksoj se si SNA-të ashtu edhe rregullat e funksionit të s kanë përcaktuar qartë se raporti i audituesit të pavarur duhet të firmoset në emrin personal të ekspertit kontabël të regjistruar (ortakut të angazhimit).

ÇËSHTJE TË PAJTUESHMËRISË ME KËRKESAT IV E LIGJIT TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE Ekspertët Kontabël të Regjistruar janë subjekt edhe i Ligjit nr.9917 dt. 19.5.2008 Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit i ndryshuar. Përfshirja e tyre është kryesisht për rastet kur EKR-të përgatisin ose kryejnë transaksione për klientët e tyre për veprimtari të tilla si: kalimi i pronësisë së pasurive të paluajtshme, administrimi i parave, të letrave me vlerë ose të aktiveve të tjera të klientit; administrimi i llogarive bankare; administrimi i pjesëve të kapitalit që do të përdoren për themelimin, funksionimin ose administrimin e shoqërive tregtare; në rastet kur EKR-të përfshihen në krijimin, funksionimin ose administrimin e personave juridikë dhe/ ose të organizimeve ligjore, kur marrin pjesë në marrëveshjet ligjore, në shitblerjen e aksioneve ose të pjesëve të kapitalit të shoqërive aksionare dhe transferimin e veprimtarive tregtare; Ligji i sipërcituar dhe udhëzimi nr.21, dt 8.9.2011 Për mënyrat dhe procedurat e raportimit të profesioneve të lira jo-financiare kërkojnë që EKR-të hartojnë rregulla të brendëshme dhe në periudha të rregullta edhe më të vogla se një vit të hartojnë raportin e vetëkontrollit i cili detajon masat e marra prej tyre për zbatimin e detyrimeve ligjore. Sipas këtij ligji EKR-të kanë detyrimin t i paraqisin DPPP raporte me shkrim ku jepet informacion mbi rastet për të cilat dihet apo dyshohet se kanë të bëjnë me pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit. EKR duhet të ruajë informacionin për konkluzionet e arritura pas analizës së transaksioneve komplekse, apo atyre me vlera të mëdha apo të pazakonta, të cilat i ka konstatuar në subjektet e tij, pavarësisht nëse është arritur në përfundimin se nuk ka ndonjë aspekt të dyshimtë në lidhje me ato transaksione. Po kështu, ekspertët kontabël të regjistruar mund të përballen me kërkesën për të raportuar në formë tabelare të gjitha misionet e marra/ kryera gjatë një periudhe kohe të caktuar si dhe do të duhet të japin informacion të detajuar për rritjet e kapitalit që mund të kenë ndodhur në subjektet e tyre sidomos kur këto rritje janë bërë me CASH (para në dorë). Një formë për raportin e vetëkontrollit është e përfshirë në udhëzimin e lartpërmendur. Të gjitha këto duhet të mbahen mirë parasysh nga EKR-të, gjatë kryerjes së veprimtarive profesionale. 12

V EDUKIMI DHE PËRGATITJA E KANDIDATËVE DHE KUALIFIKIMI VIJUESHËM I ANTARËVE. Edhe gjatë vitit 2014 kërkesat për hyrje në stazh kanë qënë të mëdha, cka ka bërë që edhe numri i ekspertëve kontabël të regjistruar të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Megjithë punën e mirë të bërë nga Këshilli Drejtues dhe vecanërisht Komiteti i Edukimit të Kandidatëve, përsëri në lidhje me stazhin ende ka tendencë për formalizëm, i cili reflektohet më së shumti në drejtim të udhëheqjes së stazhierëve nga EKR-të, dhe në transmetimin tek stazhierët të ekperiences praktike. Ndonëse gjatë 2014, pati disa përmirësime në drejtim të edukimit të kandidatëve me njohuritë teorike, në procesin e testimeve, etj., përsëri mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. Për këtë kërkohet që të gjithë të kontribuojmë për formalizimin dhe rritjen e eficencës së stazhit. Mer rëndësi parësore të aplikohen në praktikë ndryshimet që ju bënë rregullores së edukimit, ku në mënyrë indirekte normohet numri i stazhierëve që mund të ketë një EKR, në varësi të kohës që EKR shpenzon në auditimin ligjor. Raporti 1 orë auditim e kryer nga udheqësi i stazhit me 1,5 orë për qëllime të përcaktimit të kohës së stazhierëve, do të vijojë të monitorohet nga KEK. Sidoqoftë, nga të gjithë anëtarët duhet të vlerësohet me seriozitet cdo aspekt i stazhit, që nis me zgjedhjen e stazhierëve të duhur, me nënshkrimin e kontratave të rregullta të punësimit (apo kontraktimit në rastin e KM-ve), me kryerjen realisht të stazhit dhe përfundon me vlerësimin rigoroz të rezultateve dhe të performancës së stazhierit. 13 Mungesa e një kontrate të rregullt të angazhimit të stazhierit do të vazhdojë të cojë në zgjidhjen e marrëdhënieve dhe në përjashtimin e stazhierit nga stazhi. KD do të shikojë mundësinë e rikonsiderimit të organizimit të punës në sektorin e edukimit dhe do të ndryshojë praktikën e deritanishme të monitorimit të stazhierëve. Kjo pasi, përgatitja e duhur e stazhierëve kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë dhe të reputacionit të profesionit. Duke e parë si një arritje hapjen e Institutit ndaj të gjithë atyre që aspirojnë të hyjnë në profesion, KD do të vlerësojë disa prej aspekteve të stazhit, sic janë, punësimi i kandidatit, respektimi i orarit të punës, realizimi i kohës së parashikuar në auditim, testimi i njohurive, etj. Të gjithë këta

elementë, por edhe të tjerë do të vlerësohen me shumë kujdes dhe ndaj stazhierëve që nuk janë në pajtueshmëri apo që nuk kanë arritjet e duhura do të merren masat e duhura duke përfshirë edhe ndërprerjen e përkoheshme apo të përhershme të stazhit. Në këto kushte, do të kërkoja që EKR-të, të marrin më shumë seriozisht stazhin profesional, të mbulojnë angazhimin e stazhierit në auditim për të realizuar kohën e parashikuar nga ligji dhe rregullat prej 600-800 orë realisht në auditim (të konvertuara në koeficentin 1 me 1,5). Natyrisht nuk mund të lë pa përmendur kualifikimin e vijueshëm të anëtarëve, për të cilin gjatë vitit 2014, pati përmirësime dhe arritje të dukshme. Megjithatë, shtimi i numrit të anëtarësisë, padyshim që ka rritur problematikën e kualifikimit të vijueshëm. Ky kualifikim në kushtet aktuale duhet të mbajë parasysh krahas numrit të konsiderueshëm, edhe diversitetin e anëtarëve, duke tentuar drejt hartimit të programeve të ndryshme për të paktën dy deri tre kategori ekspertësh. Vec kësaj, në varësi të sugjerimeve që anëtarësia do t`i bëjë KD-së, mundet që një pjesë e mirë e kohës ti kushtohet diskutimeve e debateve për raste specifike të hasura në praktikë, sikurse do të duhet të mbulohen më shumë me trainim cështjet e teknologjisë së informacionit (kontrolli dhe përdorimi), cështjet e legjislacionit tregtar e të atij fiskal, etj. Me grupe të vecanta mund të trajtohen edhe temat që lidhen me teorinë dhe praktikën e auditimit, me standardet e raportimit financiar, etj. 14 Viti 2015, kërkon që komiteti i ngarkuar me edukimin e vijueshëm të jetë aktiv dhe të parashikojë në avancë nevojat dhe të vlerësojë mundësitë, duke vazhduar me trajtimin tërësor të SKK-ve, por edhe të çështjeve të tjera siç janë standardet e dhënies së sigurisë, të rishikimit, të shërbimeve të lidhura dhe për fusha të tjera profesionale në të cilat përfshihet profesioni.

VI PLOTËSIMI DHE DEPOZITIMI I PASQYRAVE TË DEKLARIMIT TË ANGAZHIMEVE TË KRYERA DHE KUOTAT PROFESIONALE Në zbatim të Statutit të s, EKR-të kanë detyrimin t`i dorëzojnë Kryetarit të Këshillit Drejtues jo më vonë se data 25 Janar të çdo viti një pasqyrë që përmbledh sipas kategorive, veprimtaritë/misionet që ata kanë kryer gjatë vitit paraardhës si dhe shpërblimet (honoraret) e marra. (neni 7.1 i Statutit) Bashkëngjitur kësaj kujtese do të gjeni modelin për Pasqyrat e Deklarimit të misioneve, të miratuar me vendimin e KD nr.16 datë 14.01.2013, dhe të konfirmuar nga BMP me vendimin nr 11 datë 16.07.2013, i cili duhet të dërgohet prej jush në hard copy (dokument në letër, të nëshkruar dhe vulosur) dhe në formatin në excel në CD (për lehtësi përpunimi), ose me e-mail në adresën:hysen.cela@ieka.al/ info@ieka.al, duke ju adresuar Kryetarit të Këshillit Drejtues. Kur ekspertët kontabël e ushtrojnë profesionin e tyre në kuadrin e një shoqërie auditimi të regjistruar në Institut, informacioni i mësipërm dërgohet nga shoqëria dhe nënshkruhet nga administratori. (neni 7.2 i Statutit). Nga verifikimi i deklaratave të vitit të kaluar janë vënë re disa mangësi përsa i takon informacioneve për Ekspertët e bashkëemëruar, si edhe për deklarimin e angazhimeve të përbashkëta, me të cilat anëtarët do të njihen në ditët në vijim. Vitin e kaluar nga disa EKR pati edhe vonesa përtej afatit të statutit në dorëzimin e pasqyrave, etj. 15 Prandaj ju rikujtoj se në deklarimet e misioneve të këtij vitit duhet të tregohet kujdes për deklarimin e angazhimeve të përbashkëta, të cilat jo vetëm duhet të jenë të deklaruara nga të gjithë ekspertët apo shoqëritë e auditimit të bashkëemëruara, por në çdo rast honoraret do të bazohen në faturime të veçanta nga çdo EKR i bashkëemëruar. Tërheq vëmendjen e anëtarëve që vitin e kaluar kanë deklaruar angazhime për të cilat është deklaruar se nuk janë paguar honoraret. Gjendja e këtyre deklarimeve duhet të shpjegohet që në fillim të pasqyrës dhe ato duhet të jenë pjesë e deklarimeve të auditimit ligjor të këtij viti. Në lidhje me kuotat profesionale, të cilat përbëhen nga një kuotë fikse dhe një kuotë variabël, Ju kujtoj se EKR-të kanë detyrimin statutor që t i paguajnë ato në afatet e caktuara (neni 5.2.2 i Statutit). Në zbatim të nenit 29 të Statutit dhe të Vendimit nr. 73 datë 30.06.2010 të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, Kuota fikse për vitin 2015 është 100.000 lekë dhe afati i pagesës është deri në 28

shkurt 2015; ndërsa Kuota variabël e llogaritur bazuar në arkëtimet e realizuara nga angazhimet e kryera për vitin 2014 e ka afatin e pagesës deri në datë 20 janar 2015. Për çdo muaj vonesë në pagimin e kuotës, sipas Statutit zbatohet një kamatë vonesë prej 2% në muaj mbi shumën e kuotës së papaguar. Në rast të mospagimit të kuotës për një periudhë prej më shumë se 6 muaj (dmth përtej muajit Korrik), Këshilli Drejtues është i detyruar t i propozojë Bordit të Mbikëqyrjes Publike pezullimin e ekspertit kontabël nga regjistri publik. Ndonëse një detyrim i tillë nuk është zbatuar, shtimi i rasteve do ta detyrojë KD-në të respektojë me përpikmëri Statutin, prandaj do tju lutesha të konsideroni me vemendje këtë cështje. Bashkëlidhur do të gjeni edhe një kopje të Guidës, e cila është e detyrueshme në rastin e auditimit të SME-ve. Të dashur anëtarë të profesionit, Ju ftoj të gjithëve të kontribuojmë për përmirësimin e imazhit dhe rolit të profesionit tonë të nderuar, duke e bërë edukimin e vijueshëm moto të ditëve tona. Ju ftoj të gjithëve të kontribuoni me mendime/ sugjerime për përmirësime të mëtejshme në çdo çështje që e gjykoni të arsyeshme. Mendimet dhe sugjerimet tuaja do të kontribuojnë që të vazhdojë të zhvillojë më tej vizionin për të ardhmen. 16 Me Konsideratë, Hysen ÇELA Tiranë, më 16 janar 2015

Eksperti Kontabel i Regjistruar/Shoqeria e EKR Tabela e Permbledhjes te Detyrimeve per vitin Ushtrimor 2014 Shuma nga kuota variabel Perqindja e kuotes variabel Shuma e Honorarit te arketuar ne leke Angazhimet e kryera 1 A - Angazhime te auditimit ligjor te PF 0 0.5% 0 2 A1- Angazhime te tjera te auditimit 0 3 A2- Angazhime te tjera te dhenies se sigurise 0 4 A3- Angazhime te rishikimit 0 5 A4- Angazhime te tjera 0 6 Teprica +/- nga viti i kaluar 7 Paguar ne vitin 2013 Detyrimi sipas PM viti 0 Diferenca +/- ne fund te vitit 0 Deklaroj nen pergjegjesine time personale qe angazhimet e bera ne cilesine e EKR-se ose te shoqerise se auditimit jane kryer ne perputhje te plote me te gjitha rregullat qe parashikohen nga ligji, SNA-te e zbatueshme dhe Kodi i Etikes. Gjithashtu konfirmoj se deklarimet e bera jane te plota dhe te sakta. Qelizat G14 dhe G15 do te vendosen nga ana juaj, bazuar ne te dhenat e regjistrimeve tuaja Ato do te jene subjekt i rakordimeve nga Hartuar data Dorezuar ne Data NENSHKRIMI EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR 17

Eksperti Kontabel i Regjistruar/Shoqeria e EKR PASQYRA A PASQYRA PER ANGAZHIMET E KRYERA GJATE VITIT A- ANGAZHIME TE AUDITIMIT LIGJOR TE PASQYRAVE FINANCIARE Treguesit e Klientit Shënime Shuma e honorarit te arketuar Shuma e honorareve Nr. i punonjes ve Totali i te ardhurave pa T.v.sh. (000 Emri i Klientit Nr. nga eksperti ne leke te faturuara ne leke Oret e Punes te ekspertit L) Totali i Aktivit (000 L) Standardet qe zbatohen per raportimin financiar (SKK,SNRF, Baza arketim pagesa, Baze tjeter) Angazhime individuale (I) apo te perbashketa (P) Kur e keni marre misionin per here te pare (viti) Emri i audituesit te meparshem, nese ka patur te tille Emri i shoqerise, KM, apo personit qe ka mbajtur kontabilitetin/ ka hartuar PF Forma e organizimit te klientit Numri i identifikimit te personit te tatueshem (NIPT/NIUS) a b c 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 6, 1 2 3 4 5 9 10 11 12 13 14 15 7 8 0 0 0 ShpjegimeNe kolonen 1 sheno formen e organizmit te klientit ( sh.a., sh.p.k. etj.) Ne kolonen 2 vendos emrin e shoqerise, KM, apo personit qe ka hartuar PF (kur personi eshte i punesuar i nje shoqerie eauditimi apo i nje EKR-je). Ne rastin kur PF jane hartuar nga nje kontabilist i punesuar i klientit te auditimit sheno " hartuar nga klienti" Ne kolonen 3 vendos emrin e audituesit te meparshem, ose - nese eshte auditim per here te pare, sheno auditim I ri Ne kolonen 4 vendos vitin kur e keni filluar auditimin ne kete shoqeri. Ne kolonen 5 vendos (I) kur misioni eshte individual, vendos (P) kur misioni eshte me nje apo me disa eksperte te tjere te bashkemeruar. Ne kolonen 6, sheno standardet qe zbatohen nga klienti per raportimin financiar (SKK, SNRF, te tjera) Ne kolonen 7, vendos totalin e Aktivit te klientit ne 000/leke. Ne kolonen 8, vendos totalin e te Ardhurave te klientit pa TVSH te klientit ne 000/leke. Ne kolonen 9 vendos numrin e punonjesve te klientit. Ne kolonen 10, vendos oret e punes gjithsej. Ne kolonen 11, vendos shumen e honorareve te faturuara nga EKR/shoqeria e auditimit qe deklaron. Ne kolonen 12 vendos shumen e honorareve te arketuara nga EKR/Shoqeria e auditimit. Ne kolonen 13 "shenime" vendos emrin e ortakut te angazhimit qe ka nenshkruar raportin e auditimit NENSHKRIMI Hartuar data Dorezuar ne Data EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR Shenim Te shenohen ne fillim te tabeles gjendja e angazhimeve/misioneve te deklaruara per vitin e kaluar, te cilat ne keto deklarime rezultonin te parketura (Pra a jane arketuar shumat) 18

Eksperti kontabel i regjistruar/shoqeria e EKR PASQYRA A1 PASQYRA PER ANGAZHIMETE E KRYERA GJATE VITIT B- ANGAZHIME TE TJERA TE AUDITIMIT TE INFORMACIONEVE FINANCIARE HISTORIKE (Auditime konsolidimi, auditime projektesh, elementesh te PF, etj..) Shënime Shuma e honorarit te arketuar nga eksperti ne leke Shuma e honorareve te faturuara ne leke Oret e Punes te ekspertit Emertimi I Elementit te PF qe auditohet Emertimi I PF qe auditohet Informacio ni financiar historik Standardet qe zbatohen per raportimin financiar (SKK,SNRF, Baza arketim pagesa, tjeter) Angazhime individuale (I) apo te perbashketa (P) Forma e organizimit te klientit Numri i identifikimit te personit te tatueshem (NIPT/NIUS) Nr. Emri i Klientit a b c 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 9 10 11 12 13 14 15 1 2 3 4 5 6 7 8 0 0 0 Shpjegime Ne kolonen 1 vendos formen e organizmit te klientit ( sh.a., sh.p.k., ojf, etj.) Ne kolonen 2 vendos (I) kur misioni eshte individual, vendos (P) kur misioni eshte me nje apo me disa eksperte te tjere te bashkemeruar. Ne kolonen 3, vendos standardet qe zbatohen nga klienti per raportimin financiar. Ne kolonen 4, vendos fjalen "po"ne se auditimi eshte per nje pakete te plote te PF te klientit. Ne kolonen 5, vendos emertimin e PF qe auditohet. Ne kolonen 6 vendos emertimin e elementit te PF qe auditohet. Ne kolonen 7 vendos oret e punes gjithsej. Ne kolonen 8, vendos shumen e honorareve te faturuara nga EKR/Shoqeria e auditimit qe deklaron. Ne kolonen 9 vendos shumen e honorareve te arketuara nga EKR/Shoqeria. Ne kolonen 10 "shenime" vendos emrin e ortakut te angazhimit qe ka nenshkruar raportin e auditimit Hartuar data Dorezuar ne Data NENSHKRIMI EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR 19

Eksperti kontabel i regjistruar/shoqeria e EKR PASQYRA A2 PASQYRA PER ANGAZHIMETE E KRYERA GJATE VITIT C- ANGAZHIME TE TJERA TE DHENIES SE SIGURISE ( RRITJE KAPITALI, TRANSFORMIM, BASHKIM, NDARJE, VLERESIM AKTIVESH, EKSPERTIZA GJYKATE DHE TE NGJASHME) Shënime Shuma e honorarit te arketuar nga eksperti ne leke Shuma e honorareve te faturuara ne leke Oret e Punes te Ekspertit Angazhime individuale (I) apo te perbashketa (P) Pershkrimi i ceshtjes qe shqyrtohet Forma e organizimit te klientit Numri i identifikimit te personit te tatueshem (NIPT/NIUS) Emri i Klientit Nr. a b c 1 2 3 4 5 6 7 9 10 11 12 13 14 15 1 2 3 4 5 6 7 8 0 0 0 Shpjegime Ne kolonen 1 vendos formen e organizmit te klientit ( sh.a., sh.p.k., ojf, etj.) Ne kolonen 2 vendos llojin e ceshtjes ne shqyrtim Ne kolonen 3 vendos (I) kur angazhimi eshte individual, vendos (P) kur angazhimi eshte me nje apo me disa eksperte te tjere te bashkemeruar. Ne kolonen 4 vendos oret e punes te ekspertit. Ne kolonen 5, vendos shumen e honorareve te faturuara nga eksperti apo shoqeria e auditimit qe deklaron Ne kolonen 6 vendos shumen e honorareve te arketuara nga EKR Ne kolonen 7 "shenime" vendos emrin e EKR qe ka nenshkruar raportin Hartuar data Dorezuar ne Data NENSHKRIMI EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR 20

Eksperti kontabel i regjistruar/shoqeria e EKR PASQYRA A3 PASQYRA PER ANGAZHIMET E KRYERA GJATE VITIT D- ANGAZHIME TE RISHIKIMIT TE INFORMACIONEVE FINANCIARE HISTORIKE Shënime Shuma e honorarit te arketuar nga eksperti ne leke Shuma e honorareve te faturuara ne leke Oret e Punes te Ekspertit Angazhime individuale (I) apo te perbashketa (P) Lloji i Informacionit financiar historik qe rishikohet/ shqyrtohet Forma e organizimit te klientit Numri i identifikimit te personit te tatueshem (NIPT/NIUS) Nr. Emri i Klientit a b c d 1 2 3 4 5 6 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 0 0 0 Shpjegime Ne kolonen 1 sheno llojin e informacionit financiar historik qe shqyrtohet Ne kolonen 2 vendos (I) kur angazhimi eshte individual, vendos (P) kur angazhimi eshte me nje apo me disa eksperte te tjere te bashkemeruar. Ne kolonen 3 vendos oret e punes te ekspertit. Ne kolonen 4, sheno shumen e honorareve te faturuara nga EKR/Shoqeria e auditimit qe deklaron. Ne kolonen 5 sheno shumen e honorareve te arketuara nga EKR/Shoqeria. Ne kolonen 6 "shenime" vendos emrin e EKR qe ka nenshkruar raportin Hartuar data Dorezuar ne Data NENSHKRIMI EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR 21

Eksperti kontabel i regjistruar/shoqeria e EKR PASQYRA A4 PASQYRA PER ANGAZHIMET E KRYERA GJATE VITIT E- ANGAZHIME TE TJERA (Mbajtje Kontabilitet, Pergatitje e Pasqyrave Financiare, Konsulenca dhe te tjera te ngjashme) Shënime Shuma e honorarit te arketuar nga eksperti ne leke Shuma e honorareve te faturuara ne leke Periudha kur eshte kryer sherbimi Lloji i angazhimit qe kryhet Forma e organizimit te klientit Numri i identifikimit te personit te tatueshem (NIPT/NIUS) Nr. Emri i Klientit a b c 1 2 3 4 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 0 0 0 Shpjegime Ne kolonen 1 vendos llojin e angazhimit te kryer. Ne kolonen 2 vendos periudhen kohore kur eshte kryer sherbimi (p.sh. me data te percaktuara nga deri; ose sherbim mujor/3-mujor/vjetor). Ne kolonen 3, vendos shumen e honorareve te faturuara nga eksperti apo shoqeria e auditimit qe deklaron Ne kolonen 4 vendos shumen e honorareve te arketuara nga EKR Hartuar data Dorezuar ne Data NENSHKRIMI EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR 22

PASQYRA A5 Eksperti kontabel i regjistruar/shoqeria e EKR INFORMACION PER EKSPERTET E BASHKEEMERUAR Nr. Misioni EKR i bashkeemeruar 1 2 3 4 5 6 7 8 LISTA E TE STAZHIEREVE DHE TE PUNESUARVE PER PUNE PROFESIONALE Nr. Emri Mbiemri Ekspertet (EKR), stazhieret dhe te punesuarit e tjere Statusi i punesimit me kohe te plote / me kohe te pjeseshme Modalitetet e pageses "me kontrate punesimi" "me kontrate sherbimi" 1 2 3 4 5 6 7 8 23 Hartuar data NENSHKRIMI Dorezuar ne Data EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR

24 INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Auditors of Albania Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tirane Tel/Fax ++35542346077 E-mail: info@ieka.al