Tax News Paketa Fiskale 2016

Similar documents
Tax & Legal update Tax & Legal amendments January October 2015

The Economic Contribution of the Qantas Group to Australia

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PBA DHE BUXHETI 2017 BASHKIA DURRËS

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

[TVSH, SUKSESI I ADMINISTRIMIT TË SAJ DHE NDIKIMI NË TË ARDHURAT PUBLIKE]

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

LIGJ Nr.9323, datë PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK. (I perditesuar)

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Njoftim Tatimor. Në këtë publikim: Udhëzimi Administrativ 03/2015 për zbatimin e Ligjit 05/L-037 mbi TVSh

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

Mirënjohje. Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë. Disertacion

Tuesday, 12 April. To Perth Exhibition and Conference Centre. Departs Crow n Metropol Departs Hyatt Regency Arrives PCEC am 7.50 am 8.

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

VENDIM Nr.443, datë

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Ne mbështetje te neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

Qeverisja në mbrojtjen e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në Shqipëri: sfidë e vazhdueshme Dokument informativ i Bankës Botërore

this project is funded by the european Union

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

Projekti për Kuadrin Menaxherial Mjedisor dhe Social të Zhvillimit të Integruar Ekonomik Urban

TRANSPARENCA DHE PRONA E DREJTE DHE DETYRIM KUSHTETUES

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Të drejtat e autorit 2017.

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

Menaxhimi i Performancës

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

IEKA KUJTESË 3. INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Auditors of Albania

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

BULETINI MUJOR KLIMATIK

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Efiçienca e energjisë në Kosovë

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Kostoja e ciklit të jetës

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Lënda arkivore private në Kosovë

NJOFTIM PËR KONTRATË

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

DORACAK MBI PËRPUNIMIN E JASHTËM

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

Ngacmimi seksual në Kosovë

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

PROJEKTI MBËSHTETJE PËR MINIMIZIMIN E MBETJEVE DHE PROMOVIMIN E 3R-VE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS TEMË DISERTACIONI

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

PROFILI I SEKTORIT TIK

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

Transcription:

Tax News Paketa Fiskale 2016 In this issue: I. Ndryshimet në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 Për taksat kombëtare, të ndryshuar II. Ndryshimet në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 Për sistemin e taksave vendore, të ndryshuar III. Ndryshimet në lidhje me sigurimet shoqërore e shëndetësore IV. Ndryshimet në ligjin nr. 61/2012, datë 24.05.2012 Për akcizat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar V. Ligji nr. 146/2015, datë 17.12.2015 Për punëkërkuesit Më poshtë po përmbledhim disa nga ndryshimet më të rëndësishme të sjella nga Paketa Fiskale 2016, të publikuar në dy Fletore të ndryshme Zyrtare: në Fletoren Zyrtare nr. 244, datë 11.01.2016 dhe në atë nr. 252, datë 22.01.2016. Shumica e këtyre ndryshimeve i shtrijnë efektet nga 1 janari 2016. I. Ndryshimet në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 Për taksat kombëtare, të ndryshuar (në fuqi nga 1 janari 2016) Taksa e rentës për mineralet jo-metalike Sipas shtojcës nr. 2 të ligjit të amenduar, renta minerare për pjesën më të madhe të mineraleve të grupit III Qymyret dhe bitumet dhe grupit IV Mineralet dhe materialet e ndërtimit caktohet në Lekë për sasi minerali të shitur. Bazuar në ligjin e mëparshëm, renta minerare për këto lloje mineralesh caktohej në përqindje ndaj çmimit të shitjes me shumicë. Taksa e primeve të sigurimit Taksa mbi primet e shkruara, me përjashtim të primeve të sigurimit për produktet e jetës, shëndetit në udhëtim dhe kartonit jeshil, nga 3% e shumës së primit, bëhet 10% e shumë së primit. Taksimi i automjeteve luksoze Konsiderohet automjet luksoz autovetura deri në 4+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: - Cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3,000 cm 3 ; - Vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë sesa 7,000,000 Lekë. Mbi automjetet luksoze do të ngarkohen dy taksa të reja: - Taksa e regjistrimit fillestar në masën 70,000 Lekë dhe; - Taksa e përvitshme në masën 21,000 Lekë. 1

Ligji ka përcaktuar edhe një listë përjashtimesh nga pagesa e taksës së regjistrimit fillestar dhe taksës të përvitshme. II. Ndryshimet në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 Për sistemin e taksave vendore, të ndryshuar (në fuqi nga 1 janari 2016) Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël - Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0-5 milionë Lekë, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël do të jetë 0 Lekë në vit (përpara këtij ndryshimi, për tatimpaguesit me qarkullim 0-2 milionë Lekë tatimi i thjeshtuar mbi fitimin ishte 25,000 Lekë në vit). - Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 5-8 milionë Lekë, norma e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël do të jetë 5% e fitimit të tatueshëm (përpara këtij ndryshimi, për tatimpaguesit me qarkullim 2-8 milionë Lekë, norma e tatimit të thjeshtuar ishte 7.5% e fitimit të tatueshëm, por jo më pak se 25,000 Lekë në vit). Procedurat e deklarimit për tatimpaguesit me qarkullim nga 5-8 milionë lekë mbetet i njëjtë. Ndërsa, tatimpaguesit me qarkullim 0-5 milionë Lekë, duhet të deklarojnë sipas të njëjtave afate por sipas mënyrës së përcaktuar në një Udhëzim të pritshëm të Ministrit të Financave. Ndryshime në kuadër të reformës territoriale dhe ndarjes së re administrative Në kuadër të ndarjes së re territoriale (ju lutem referojuni (Legal News të Majit 2015), nuk ka më njësi administrative vendore komunë. Ky ndryshim është reflektuar në ligj nëpërmjet rishikimit të emërtimeve në tabelat/anekset që përcaktojnë masat e taksës mbi ndërtesat, taksës së kalimit të pronësisë mbi ndërtesat, taksës së zënies së hapësirave publike, taksës së tabelës dhe taksës së fjetjes në hotel. Taksa e pasurisë së paluajtshme mbi truallin Ligji i ri shton si objekt të taksës mbi pasurinë e paluajtshme edhe truallin (sipërfaqe toke, jo bujqësore dhe jo hapësirë publike, e miratuar për të ndërtuar mbi të). Baza e taksës është sipërfaqja e truallit në m 2, në pronësi apo përdorim. Niveli i taksës përcaktohet në aneksin 2.1 të ligjit dhe shprehet në Lekë/m 2 /vit. Taksa e truallit është përcaktuar sipas 4 kategorizimeve të njësive administrative me vlera që variojnë midis 0.14-0.56 Lekë/m 2 /vit për ndërtesat për qëllime banimi nga individë dhe 12-20 Lekë/m 2 /vit për ndërtesat për qëllime biznesi. Personat subjekte të taksës mbi pasurinë e paluajtshme Subjekt i taksës mbi tokën bujqësore, ndërtesën dhe truallin, do të jetë edhe përdoruesi i pasurive, i cili në rastet kur nuk disponon dokumente pronësie bën vetëdeklarimin e pasurisë pranë Bashkisë në juridiksionin e së cilës është pasuria e paluajtshme. Taksa e fjetjes në hotel Baza e taksës së fjetjes në hotel do të jetë numri i netëve të qëndruara në hotel dhe do të variojë sipas kategorive të mëposhtme: - Për hotele me 4-5 yje nga 105 në 350 Lekë/natë fjetje/person në varësi të bashkisë ku ndodhet hoteli; dhe, - Për bujtina, fjetina, motele dhe çdo njësi tjetër akomoduese nga 25 në 140 Lekë/natë fjetje/person në varësi të bashkisë ku ndodhet objekti. Përpara këtij ndryshimi, niveli i taksës së fjetjes në hotel ishte 5% e çmimit të fjetjes për dhomë ose për person për natë fjetje. Taksa e tabelës Ligji ndryshon nivelin e taksimit dhe nënkategoritë e taksës së tabelës. Niveli i ri i taksimit është ndërmjet 0 lekë/vit për tabelat për qëllime identifikuese me madhësinë deri në 2m 2 të trupëzuara në sipërfaqen e ndërtesës dhe 90,000 Lekë/m2/vit për tabelat elektronike të lëvizshme apo të palëvizshme në qytetin e Tiranës që vendosen për qëllime reklamimi (përpara këtij ndryshimi, taksa e tabelës varionte nga 120 Lekë/vit në 810,000 Lekë/vit për tabelat me sipërfaqe mbi 18 m 2 në qytetin e Tiranës). Në cdo rast, Këshilli Bashkiak cakton bazën dhe nivelin e taksës së tabelës. Tarifa e zënies së hapësirave publike për qëllime biznesi Ligji i ri e klasifikon si tarifë të zënies së hapësirave publike për qëllime biznesi atë që më përpara parashikohej si taksë e zënies së hapsirës publike. Njëlloj si më parë, kjo tarifë llogaritet si detyrim mujor i tatimpaguesit dhe niveli tregues i saj varion nga 60 në 120 Lekë/m 2 në muaj. Gjithashtu, njëlloj si më parë, Këshilli Bashkiak vendos nivelin, rregullat bazë të administrimit dhe mbledhjes së kësaj tarife. Por, në ndryshim nga më parë, Këshilli Bashkiak nuk është më i detyruar t u përmbahet kufijve plus 10% dhe minus 30% nga niveli tregues. Taksa e ndikimit në infrastrukturë Me ligjin e ri, baza e tatueshme dhe niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë diferencohen sipas kategorisë/qëllimit të ndërtimit. Konkretisht: - Në rastin e ndërtimeve me qëllim banimin apo të njësive të shërbimit nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për turizëm, industri apo përdorim publik, taksa është në masën 4 deri në 8% të çmimit të shitjes për metër katror (bazuar në vlerat referuese të vlerës së tregut sipas përcaktimeve në udhëzimin e Këshillit të Ministrave Për miratimin e kostove mesatare të 2

ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave që miratohet çdo vit), - Për ndërtime të ndryshme nga këto më sipër, niveli i taksimit mbetet i njëjtë si në ligjin aktual, pra 1 deri në 3% të vlerës së investimit apo 2 deri në 4% për qytetin e Tiranës, përvec projekteve të infrastrukturës publike (0.1% e vlerës së investimit) dhe ndërtesave ne proçes legalizimi (0.5% e vlerës së investimit). III. Ndryshimet në lidhje me sigurimet shoqërore e shëndetësore (në fuqi nga 1 janari 2016) Paketa Fiskale 2016 sjell disa ndryshime të rëndësishme në fushën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, përkatësisht në: - ligjin nr. 10383, datë 24.02.2011, Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, - ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993, Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe - ligjin nr. 9136, datë 11.09.2003, Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar. Profesionet e lira Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale si të vetëpunësuar, paga për efekt të llogaritjes të kontributeve shoqërore dhe atyre shëndetësore si dhe kriteret e përcaktimit të saj do të caktohen me vendim të posaçëm nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim pritet të marrë në konsideratë llojin e profesionit, numrin e të punësuarve, zonën ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, nivelin e të ardhurave në sektorin publik për profesione të njëjta ose të ngjashme, eksperiencën në profesion dhe statusin e profesionistit. Përpara këtij ndryshimi, për të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarve, paga për efekt të llogaritjes së kontributeve ishte: për kontributet shoqërore sa paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve; për kontributet shëndetësore sa dyfishi i pagës minimale për efekt llogaritje kontributesh. Anëtaret e papaguar të familjes Lihet në diskrecionin e Këshillit të Ministrave përcaktimi i rasteve dhe detyrimit të pagesës së kontributeve shëndetësore dhe shoqërore për punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me kategori të caktuara të të vetëpunësuarve. Pensionistët e vetëpunësuar Pensionistët e vetëpunësuar, të cilët marrin pension dhe ushtrojnë, të vetëm, veprimtari ekonomike profesionale, përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontribute sigurimesh shoqërore e shëndetësore lidhur me veprimtarinë e tyre. IV. Ndryshimet në ligjin nr. 61/2012, datë 24.05.2012 Për akcizat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar (në fuqi nga 1 janari 2016) Videokamera tek depozituesi i miratuar Administrata doganore ka të drejtë t i kërkojë depozituesit të miratuar, instalimin në magazinën fiskale të sistemeve mbikëqyrëse me video-kamera, si dhe ruajtjen e imazheve për një afat të përcaktuar nga ajo. Në rast se ka filluar procedura hetimore/gjyqësore, këto imazhe ruhen deri në përfundim të procesit hetimor dhe/ose gjyqësor. Mbajtja, tranportimi ose shitja e mallrave të akcizës pa pullë fiskale Përveç gjobës, kallëzimit penal dhe konfiskimit të mallit që aktualisht parashikon ligji, shtohet sanksioni i sekuestrimit të mjetit të tranportit, kur shkelja konstatohet gjatë transportit, me mundësinë e heqjes së masës vetëm në rast të vërtetimit që pronari i mjetit nuk është përfshirë në shkelje. Markimi/shënjimi i karburanteve Mbajtja, shitja apo transportimi i nënprodukteve të naftës të pashënjuar/markuar apo që nuk e kanë markuesin apo ngjyruesin në sasinë e duhur, sanksionohet si më poshtë: - Konstatim për herë të parë, gjobë sa dyfishi i detyrimit fiskal në rast se sasia do të ishte markuar/shënjuar por jo më pak se 200,000 Lekë; - Konstatim për herë të dytë, gjobë sa 3-fishi i detyrimit fiskal në rast se sasia do të ishte markuar/shënjuar por jo më pak se 500,000 Lekë; - Konstatimi për herë të tretë dhe më shumë, gjobë sa 5-fishi i detyrimit fiskal në rast se sasia do të ishte markuar/shënjuar por jo më pak se 1,000,000 Lekë. Përveç gjobës, parashikohet edhe konfiskimi i mallit. Ndërhyrja në markues duke vendos ngjyrues të falsifikuar ose të manipuluar, ose falsifikimi apo vjedhja e shënjuesve/ngjyruesve, përveç ndjekjes penale, dënohen me gjobë, në masën 1,000,000 Lekë. Niveli i akcizës për cigaret Rritja e parashikuar për cigaret që përmbajnë duhan për vitin 2016, e paralajmëruar në masën 6,000 Lekë/1,000 copë, është anulluar duke e mbajtur nivelin e akcizës për duhanin në 5,500 Lekë/1,000 copë. Nga ana tjetër, është përjashtuar nga pagesa e akcizës duhani i prodhuar dhe i grirë apo i përpunuar nga individët privatë dhe i konsumuar nga vetë prodhuesit, nga familjarët, për përdorim vetjak, me kusht që të mos jetë objekt i asnjë veprimtarie shitjeje dhe sasia e prodhimit të mos jetë më e madhe se 25 kg në vit. 3

Mos rimbursimi i akcizës së nënprodukteve të naftës për vënien në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse Prej 01.01.2014, është hequr përjashtimi nga akciza i importimit të nënprodukteve të naftës, të cilat përdoren për vendosjen në shfrytëzim të zonat naftëmbajtëse. Ndërkohë, paketa e re parashikon mos rimbursimin e akcizës për nënproduktet e naftës të përdorura për nevojat e veta nga subjektet e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse, pavarësisht nga destinacioni i përdorimit. V. Ligji nr. 146/2015, datë 17.12.2015 Për punëkërkuesit (në fuqi nga 26 janari 2016) Ky ligj i ri ka për qëllim ofrimin e mundësive për punësim dhe kualifikim për punëkërkuesit, në mënyrë të veçantë të atyre që përfitojnë pagesë papunësie apo ndihmë ekonomike sipas legjislacionit të zbatueshëm në fuqi. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pritet që të nxjerrë udhëzimin në zbatim të këiti ligji brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e tij. Lejimi i vendosjes së pullës fiskale në magazina stokimi Paketa e re parashikon mundësinë e vendosjes së pullave fiskale në magazinat fiskale të stokimit (konkretisht, në momentin e daljes nga magazina dhe të hedhjes për konsum). Përpara këtij ndryshimi, pullat duhet të ishin të vendosura në momentin që kryhej importimi i mallrave të akcizës. Këshilli i Ministrave pritet të përcaktojë me vendim të posaçëm mekanizmat specifike të kontrollit, elementët procedurialë të menaxhimit të pullave me koncesionarin apo të prezencës së pullave fiskale të shteteve të huaja. Deloitte Contacts Olindo Shehu, CPA Partner Tax & Legal Services Deloitte Albania sh.p.k Rr. Elbasanit, Pallati prane Fakultetit Gjeologji Miniera Tirana Albania Mob: +355 68 60 33 116 E-mail: oshehu@deloittece.com 4

Disclaimer: This publication contains general information only, and none of Deloitte Touché Tohmatsu Limited, any of its member firms or any of the foregoing s affiliates (collectively the Deloitte Network ) are, by means of this publication, rendering accounting, business, financial, investment, legal, tax, or other professional advice or services. This publication is not a substitute for such professional advice or services, nor should it be used as a basis for any decision or action that may affect your finances or your business. Before making any decision or taking any action that may affect your finances or your business, you should consult a qualified professional adviser. No entity in the Deloitte Network shall be responsible for any loss whatsoever sustained by any person who relies on this publication. No entity in the Deloitte Network shall be responsible for any loss whatsoever sustained by any person who relies on this publication. *** Deloitte refers to one or more of Deloitte Touché Tohmatsu Limited, a UK private company limited by guarantee, and its network of member firms, each of which is a legally separate and independent entity. Please see www.deloitte.com/al/about for a detailed description of the legal structure of Deloitte Touché Tohmatsu Limited and its member firms. Deloitte provides audit, tax, consulting, and financial advisory services to public and private clients spanning multiple industries. With a globally connected network of member firms in more than150 countries, Deloitte brings world-class capabilities and deep local expertise to help clients succeed wherever they operate. Deloitte's approximately 225,000 professionals are committed to becoming the standard of excellence. 2016 Deloitte Albania sh.p.k