Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Similar documents
Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

REZULTATET E VLERËSIMIT BAZË TË TURIZMIT TË KOSOVËS PERËNDIMORE

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

this project is funded by the european Union

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

TË SHKËPUTUR! RINIA NË ZONAT E PAFAVORIZUARA. Neshat Zeneli

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT DHE ZGJIDHJE SISTEMESH RAPORT PËRFUNDIMTAR

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

D I S E R T A C I O N

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

SHQIPËRIA Partneriteti i Grupit të Bankës Botërore Vështrim i Programit

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

1 of 17 4/24/2012 5:07 PM

PROFILI I SEKTORIT TIK

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

Objektivat e politikave

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

Vlerësimi i performancës

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Energjia dhe Turizmi në Shqipëri: Sfidat për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor. 1. Përmbledhje

Raporti i Performancës së Komunave

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Kontabilisti në biznes Accountant in business

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

POLITIKAT E PUNËSIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË KOSOVË

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Kapitulli 5: Strategjija e e-biznesit

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

VROJTIM NË TERREN Identifikimi i mundësive ekzistuese për formim profesional për emigrantët që kthehen në Shqipëri: mangësi dhe rekomandime

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Supply Chain Management (Menaxhimi i furnizimit zinxhir) dhe E-prokurimi

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

International Scientific Conference, Tirana, Albania 2011

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Reforma e administratës publike në Kosovë

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

ZGJIDHJE BIZNESI PËR VARFËRINË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

Transcription:

1 Analizë e Sistemit të Tregut Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje Raport nga: DMO: Destination Management Organisation (Dorëzuar në Nëntor 2014)

2 SHKURTIME: ATA OSB CEDEFOP OMD GfK GIZ INSTAT ITU NJQV MUZHT NATGA OJQ AKT OSB-PO MAS SNV BT QIT TSA ZSHT USAID WFTGA Shoqata Shqiptare e Turizmit Ofrues i Shërbimeve Biznesit Qendra Europiane për Zhvillimin e Arsimit Profesional Organizatë për Menaxhimin e Destinacionit Grupi Rritje për Dije Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar Instituti i Statistikave Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve Njësi e Qeverisjes Vendore Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike në Shqipëri Organizatë Jo-qeveritare Agjencia Kombëtare e Turizmit Ofrues i Shërbimeve të Biznesit për Promovimin Online Marrëveshja Stabilizim-Asociim Organizatë Zhvillimi e Holandës Biznes Turizmi Qendër Informacioni për Turizmin Llogaria Satelitore e Turizmit Zyrë Shërbimi Turizmi Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar Federata Botërore e Shoqatave të Guidave Turistike

3 Përmbajtja Përmbledhje Ekzekutive... 4 1. Rëndësia për ekonominë shqiptare dhe grupet në disavantazh... 5 2. Sistemi i Tregut dhe Pengesat... 7 2.1 Struktura e Sistemeve Kryesore të Tregut... 7 2.1.1 Zinxhiri i vlerave i Turizmit... 8 2.1.2 Produkti turistik shqiptar... 10 2.1.3 Kuadri ligjor... 11 2.2 Dinamikat dhe performanca: pengesat kryesore... 11 2.2 Funksione dhe rregulla kryesore tregu që nënperformojnë... 12 3. Tregjet kryesore të ndërlidhura... 15 4. Strategjia e Sektorit... 22 4.1 Strategjia e Gjithanshme e Sektorit... 22 4.2 Ndërhyrje të Propozuara... 22 Ndërhyrja 1: Shërbime të promovimit online... 23 Ndërhyrja 2: Informacioni për tregun... 24 Ndërhyrja 3: Zhvillimi i produktit... 25 Ndërhyrja 4: Trajnim guidash turistike... 26 Shtojca 1 Analizë e zgjeruar e funksioneve dhe rregullave kyçe... 28

4 Përmbledhje Ekzekutive RisiAlbania është një nismë që trajton çështjen e papunësisë së rinisë në Shqipëri nëpërmjet ndërhyrjeve që promovojnë krijimin e vendeve të punës si dhe ndërmjetësimin e efektshëm për vende pune për të rinjtë. Këto nisma kryhen në sektorë kyç të ekonomisë, të përzgjedhur pas një vlerësimi rigoroz të sektorëve të ndryshëm ekonomikë në Shqipëri, sipas kritereve të rëndësisë për grupin tonë të synuar (rinia), duke i kushtuar vëmendje të posaçme aspekteve të gjinisë dhe barazisë shoqërore, potencialit të sektorit për rritje, si dhe potencialit tonë për ndërhyrje. Sektorët ku jemi përqendruar janë Agropërpunimi, Turizmi dhe TIK, të përzgjedhur gjatë fazës së fillimit për potencialin e lartë që kanë për punësimin. Analiza që vijon synon të mbështesë me informacion mbi tregun strategjitë e ndërhyrjeve të Risi për sektorin e dytë në fokus: Turizmin. Qëllimi i Analizës së Sistemit të Tregut në Turizëm është që të shqyrtojë simptomat e nënperformancës në nivelin e biznesit të Turizmit dhe të zbulojë kufizimet që qëndrojnë në rrënjë të kufizimeve sistemike. Me fjalë të tjera, për të gjetur se çfarë i pengon bizneset shqiptare të turizmit të rriten dhe të investojnë në krijimin e vendeve të punës. Fillimisht studimi paraqet një vështrim tërësor të situatës aktuale të tregut, pasuar nga një analizë e sfidave kyçe që janë identifikuar si dhe sugjerimeve strategjike për lehtësimin e zgjidhjeve nëpërmjet ndërhyrjeve të projektit. Turizmi u përzgjodh si sektor i rëndësishëm me domethënie të madhe për ekonominë shqiptare dhe punësimin si dhe për parashikimet për rritje të tij. Kontributi i drejtpërdrejtë i Udhëtimeve & Turizmit në PBB në vitin 2013 ishte ALL 68.1 miliardë (4.8% e PBB). Kjo shifër është parashikuar të rritet në vitin 2014 me 5.5% në ALL 71.9 miliardë. Ky kontribut përfshin edhe veprimtaritë e ndërlidhura të industrive të restoranteve dhe pushimeve, të cilat lulëzojnë dhe mbështeten nga turistët dhe të cilat luajnë një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare si burim të ardhurash dhe punësimi. Kontributi total i Udhëtimeve & Turizmit në PBB (përfshi efektet më të gjera nga investimet, zinxhiri i furnizimeve dhe ndikimit të të ardhurave të tërthorta) në vitin 2013 ishte 239.8 miliardë, çka i korrespondon shifrës prej 16.7% të PBB. Kjo shifër pritet të rritet me 4.6% në ALL 250.8 miliardë ose 17.1% e PBB në vitin 2014, duke e konsoliduar Turizmin si industri në rritje me kontribute domethënëse në punësim dhe gjenerim të ardhurash. Megjithatë, sektori vuan nga një numër kufizimesh, të tilla si mungesa e infrastrukturës, mungesa e informacionit për tregun, kujdesi i dobët për klientin, mungesa e standardeve të dakordësuara, marketing i dobët dhe një produkt turistik që shpesh nuk i përmbush pritshmëritë e klientëve. Këto dobësi kanë penguar ardhjen e turistëve dhe kanë çuar në një sezon të shkurtër turistik dhe qëndrim të shkurtër të turistëve të huaj në Shqipëri. Sektori i Turizmit është kompleks, me një zinxhir të gjerë vlerash që përfshin shumë sektorë të ndërlidhur nëpërmjet furnizimit, veprimtarive, transportit, etj. Kjo do të thotë që përmirësimet në sektor do të kenë një ndikim edhe tek shumë industri të tjera të ndërlidhura që mbështesin turistët në Shqipëri. Pas analizës së pengesave ndaj biznesit dhe funksioneve me performancë të ulët, RisiAlbania ka identifikuar katër grupe ndërhyrjesh që do të nxisnin ndryshim pozitiv dhe do të krijonin vende pune si rezultat i rritjes së biznesit: 1) ndërhyrje që trajtojnë mungesën e informacionit për tregun; 2) ndërhyrje që përmirësojnë shërbimin e guidave turistike në vend; 3) ndërhyrje që trajtojnë mungesën e shikueshmërisë online dhe promovimin online të bizneseve të turizmit; 4) ndërhyrje që lehtësojnë një

5 produkt turistik më të shumëllojshëm dhe më të shpërndarë (si gjeografikisht ashtu edhe në kohë), i cili shfrytëzon më mirë potencialet e Shqipërisë. Analiza e Sistemit të Tregut të Turizmit është ndërtuar mbi bazën e të dhënave dytësore nga institucionet publike dhe private si dhe nga të dhëna parësore nga fokus-grupe dhe intervista gjysmë të strukturuara me palë të ndryshme të aktorëve në sektorin e Turizmit. Një dokument kyç të cilin konsultuam është projekt Strategjia Kombëtare e re për Turizmin 2014-2020 e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. 1. Rëndësia për ekonominë shqiptare dhe grupet në disavantazh Udhëtimi dhe Turizmi u zgjodh si sektor i rëndësishëm me domethënie të madhe për ekonominë shqiptare dhe punësimin si dhe për parashikimet pozitive për rritje. Kontributi i drejtpërdrejtë i Udhëtimit & Turizmit për PBB në vitin 2013 ishte ALL 68.1 miliardë (4.8% e PBB). Ky kontribut parashikohet të rritet në vitin 2014 me 5.5% në ALL 71.9 miliardë. Ky kontribut përfshin edhe veprimtaritë e ndërlidhura të industrive të restoranteve dhe pushimit, të cilat mbështetet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turistët dhe po luajnë gjithnjë e më shumë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare si burim të ardhurash dhe punësimi. Kontributi total i Udhëtimit & Turizmit në PBB (përfshi efektet më të gjera nga investimet, zinxhiri i furnizimeve dhe ndikimit të të ardhurave të tërthorta) në vitin 2013 ishte ALL 239.8 miliardë (16.7% e PBB) dhe pritet të rritet me 4.6% në ALL 250.8 miliardë (17.1% e PBB) në vitin 2014, duke e konsoliduar Turizmin si industri në rritje me kontribute të rëndëdishme për punësimin dhe gjenerimin e të ardhurave (Burimi: Këshilli botëror i udhëtimeve dhe Turizmit WTTC)) 1 Kontributi i Drejtpërdrejtë për PBB në vitin 2013 Kontributi Total në PBB në vitin 2013 Turizmi, 4.8% Turizmi, 16.7% Sektorë të tjerë, 95.2% Tourism Other sectors Sektorë të tjerë, 83.3% Tourism Other sectors Për sa i përket punësimit, industria e Turizmit në Shqipëri gjeneroi në mënyrë të drejtpërdrejtë 41,000 vende pune në vitin 2013. Kjo i korrespondon rreth 4.3% të totalit të punësimit në Shqipëri. Numri i vendeve të punës në sektor parashikohet të rritet me 5.2% në 43,500 në vitin 2014 ose 4.4% e punësimit 1 WTTC, Travel & Tourism: Economic Impact 2014, Albania, www.wttc.org

6 të përgjithshëm. Kontributi total i Udhëtim & Turizëm në punësim ishte 146,500 vende pune në vitin 2013 ose 15.2% e punësimit të përgjithshëm. Shifra parashikohet të rritet me 4.1% në vitin 2014 në 153,000 vende pune, çka i korrespondon 15.6% të punësimit të përgjithshëm (Burimi: Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC)). 2 Këto shifra, në radhë të parë, pasqyrojnë veprimtarinë e konsiderueshme ekonomike që gjenerohet nga industri të tilla si hotele, agjenci udhëtimesh, linja ajrore si dhe të tjera shërbime për transport pasagjerësh (përjashto shërbimet nga e për në punë) dhe kontributin e rëndësishëm të Turizmit në ekonominë shqiptare. Përfitimet ekonomike të Turizmit pasqyrohen në bilancet e bizneseve, punësim më të madh, të ardhura në rritje si dhe rritjen e aktiviteteve të reja sipërmarrëse në Shqipëri. Argumenti më i dukshëm ekonomik në favor të Turizmit është efekti i shumëfishimit. Në këtë mënyrë, Turizmi mund të gjenerojë të ardhura dhe shërben edhe si shtysë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, duke mbështetur një llojshmëri biznesesh vendore dhe kombëtare që shërbejnë si furnizues apo ofrues shërbimesh për restorante, hotele, transport dhe guida turistike në të gjithë vendin. Si industri e orientuar nga shërbimet, Turizmi ofron një gamë të gjerë mundësish të ndryshme profesionale, të cilat variojnë nga profesionet me aftësi të ulëta tek ato me aftësi të larta, të cilat janë veçanërisht interesante për gratë dhe të rinjtë. Për të ilustruar rëndësinë që kjo ka për Shqipërinë, duhet të dimë që thuajse gjysma e njerëzve të varfër në Shqipëri janë nën 21 vjeç. Familjet më të mëdha priren të jenë më të varfra dhe rreth 50% e familjeve me shtatë ose më shumë anëtarë jetojnë nën vijën e varfërisë. 3 Në Shqipëri, varfëria peshon veçanërisht shumë tek gratë dhe të rinjtë, çka i bën sektorët si Turizmi shumë të rëndësishëm për punësimin e tyre. Gratë sidomos përbëjnë një pjesë të madhe të forcës së punës në Turizmin formal dhe informal. Për të ilustruar rëndësinë e kësaj industrie për zonat rurale dhe gratë, duhet të dimë që më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton në zona rurale, ku 57% e tyre janë gra. Në fakt, 85% e bizneseve të drejtuara nga gratë janë të vendosura në zona urbane dhe vetëm 15% në zonat rurale. Gratë drejtojnë vetëm 18.2% të organizatave joqeveritare dhe janë të keqpërfaqësuara në postet drejtuese: vetëm 17% 4 e posteve drejtuese mbahen prej tyre. Rreth gjysma e punësimit për gratë përbëhet nga 30% vende pune profesionale (financë, llogaritare, etj.) dhe 20% vende pune si punonjëse shërbimi (kuzhiniere, kamariere, pastruese, guida turistike, etj.). Sipas intervistave me përfaqësues të bizneseve të Turizmit, shpesh menaxherët e Turizmit preferohen të jenë gra, por pronarët (vendimarrësit) zakonisht janë burra. Nënsektori i artizanatit dhe suvenireve, i cili ka mjaft rëndësi për punësimin e Turizmit, mbizotërohet veçanërisht nga gratë. Në këtë mënyrë, sektori i Turizmit ka thuajse dy herë më shumë punonjëse se sa sektorët e tjerë. Gratë po ashtu përbëjnë një përqindje shumë më të lartë të punëtorëve për llogari të vetë në turizëm se sa në sektorë të tjerë. Gjithashtu, duhet thënë që një sasi e madhe e punës së papaguar kryhet nga gratë në bizneset familjare të turizmit, ndërsa burrat menaxhojnë të ardhurat e familjes. Përveç kësaj, gratë kanë akses më të kufizuar sesa burrat në asetet që mund t i ndihmojnë ato të sigurojnë jetesën, duke shtuar kështu pozitën e tyre vulnerabël. Në një 2 WTTC, Travel & Tourism: Economic Impact 2014, Albania, www.wttc.org 3 Rural Poverty Portal; Rural poverty in Albania; http://www.ruralpovertyportal.org/country/home/tags/albania 4 Burimi: Albania Gender Equality Fact sheet, UNDP 2013 (www.al.undp.org)

7 situatë të tillë, besojmë që rritja në bizneset e turizmit mund të krijojë mundësi të barabarta për burra dhe gra, punësim për gratë në të gjitha nivelet si dhe shanse më të mira për fuqizimin e tyre ekonomik. Rinia në Shqipëri është e angazhuar dhe e mirëpërfaqësuar në të gjithë zinxhirin e vlerave të Turizmit në poste të ndryshme brenda shërbimeve të mikpritjes të tilla si guida turistike, akomodim, shërbime ushqimi dhe pijeje, transport; të rinjtë dhe të rejat janë më pak të përfaqësuar në artizanat dhe prodhim suveniresh. Duke pasur parasysh natyrën e tij, sektori i Turizmit ofron një mundësi të madhe për të rinjtë për t u punësuar në të gjithë sektorin (përfshi gjatë festivaleve dhe shumë aktiviteteve të tjera) ndonëse punësimi mbetet sezonal dhe me shkallë të lartë informaliteti. Arsimi dhe certifikimi profesional do të ishin me rëndësi të posaçme strategjike, duke i ofruar të rinjve aftësitë që kërkohen nga punëdhënësit në këtë sektor, sidomos ata të rinj që nuk ndjekin universitetin. Siç u përmend në fillim, një tjetër arsye shumë e rëndësishme pse Risi përzgjodhi Turizmin është ndërlidhja midis Turizmit dhe sektorëve të tjerë vendorë në zinxhirin e tij të vlerave të tilla si përpunimi ushqimor, punimet e dorës ose transporti. Kjo ndërlidhshmëri nënkupton që çdo përmirësim në sektorin e Turizmit do të ketë ndikim pozitiv tek shumë sektorë të tjerë në zinxhirin e tij të vlerave, duke krijuar për rrjedhojë më shumë mundësi për gjenerim të ardhurash dhe punësim në Shqipëri. 2. Sistemi i Tregut dhe Pengesat Ky seksion përshkruan strukturën dhe pengesat e sektorit të Turizmit në Shqipëri dhe sistemet e tij kryesore të ndërlidhura. 2.1 Struktura e Sistemeve Kryesore të Tregut Industria e Turizmit në Shqipëri përfshin një shumëllojshmëri të gjerë aktivitetesh dhe aktorësh, të cilat ndërveprojnë brenda zinxhirit të vlerave për të krijuar një përvojë të kënaqshme për turistët dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura dhe punësim për banorët dhe bizneset vendase. Një pamje e thjeshtëzuar e zinxhirit të vlerave të Turizmit në Shqipëri mund të vizualizohej si më poshtë: Informacion dhe planifikim Akomodim dhe Restorante Transport dhe Infrastrukturë Veprimtari Suvenire

8 Teksa përvoja turistike kalon nëpër fazat e përgjithshme më sipër, veprimtaritë në faza të ndryshme të zinxhirit të vlerave përkufizohen nga kuadri ligjor në fuqi dhe nga lojtarët e ndryshëm të tregut. 2.1.1 Zinxhiri i vlerave i Turizmit Informacion & Planifikim: Ky ka të bëjë me marrjen e informacionit online nëpërmjet faqeve të internetit kombëtare/rajonale promovuese dhe informuese, ose nëpërmjet kontakteve personale, rezervimit për akomodim, transport, guida, aktivitete, etj. Kjo bëhet nëpërmjet platformave online, operatorëve turistikë ose organizimit individual të udhëtimit. Në Shqipëri, numri i përllogaritur i operatorëve të tureve është rreth 400, nga të cilët rreth 15 janë të mëdhenj dhe të konsoliduar. Ndonëse përdorimi i internetit është përhapur, është ende e vështirë të kërkohen në mënyrë të plotë dhe të mjaftueshme destinacionet në Shqipëri online, apo të krahasosh çmime dhe të organizosh transportim dhe të tjera aktivitete ekskluzivisht nëpërmjet internetit. Kjo vjen për shkak të mungesës së faqeve të internetit rajonale që ofrojnë të gjithë informacionin e nevojshëm në një vend ose ngaqë faqet e internetit të shumë bizneseve dhe aktiviteteve mungojnë. Megjithatë, është fakt që interneti ka ndikuar shumë rritjen në numrin e dhomave të zëna për një natë. Në fakt, bazuar në punën hulumtuese në terren dhe në takimet me pronarë/menaxherë hotelesh dhe operatorë turistikë në Tiranë, Shkodër, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, rreth 70% e rezervimeve për shumë hotele vijnë nëpërmjet kanaleve online, kryesisht nga faqe si booking.com apo faqe të tjera të hoteleve në internet. Akomodim dhe Restorante: Numri i përllogaritur i akomodimeve turistike në Shqipëri është afërsisht 27.700 shtretër në 670 hotele ndërkohë që ka afërsisht 10,000 Bare & Restorante 5. Megjithatë, shifrat reale duhet të jenë shumë më të larta për shkak të informalitetit të lartë në sektor; kjo mbështetet edhe nga gjetjet e Projekt Strategjisë së re Kombëtare të Turizmit. Informaliteti është një karakteristikë e përgjithshme me të cilën përballen bizneset shqiptare të turizmit, sidomos në zonën bregdetare por edhe në zona të tjera. Nivelet e larta të informalitetit e bëjnë të vështirë grumbullimin e statistikave të sakta për sektorin, çka më pas ndikon shumë hartimin e politikave që synojnë përmirësimin e situatës. Po ashtu, në lidhje me akomodimin, aktualisht nuk ka sistem akreditimi për hotelet dhe mjediset e tyre, çka, e kombinuar me informalitetin, e bën të vështirë ushtrimin e kontrollit të cilësisë. Kapaciteti në tërësi është shumë i kufizuar (80% e akomodimeve të regjistruara kanë maksimumi 20 dhoma për çdo hotel 6 ) çka e bën të vështirë edhe akomodimin e grupeve të turistëve që vizitojnë zona të ndryshme dhe kërkojnë akomodim brenda natës. Kjo është një prej kufizimeve kryesore në Shqipëri në lidhje me akomodimin e grupeve shumë të mëdha të turistëve në një destinacion. Restorantet dhe shërbime të tjera ushqimore gëzojnë reputacion për ushqim përgjithësisht të shëndetshëm, çka promovohet si një prej tërheqjeve të produktit turistik. Transporti dhe Infrastruktura: Udhëtimi ndërkombëtar në Shqipëri përfshin: nga ajri nëpërmjet Aeroportit Nënë Tereza në Tiranë; nga toka nëpërmjet një numri pikash kalimi kufiri me Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën; dhe nga deti nëpërmjet porteve të Durrësit, Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit. Transporti kombëtar për turistët bëhet nëpërmjet autobusëve të transportit publik, ku bien më shumë në sy linjat ndërqytetëse dhe të rivierës, ose nëpërmjet transportit të operatorëve turistikë. 5 Burimi: Strategjia Kombëtare për Turizmin 2014-2020, Draft (Sipas statistikave të grumbulluara nga TSO) 6 Burimi: Strategjia Kombëtare e Turizmit 2014-2020, Draft Source: National Tourism Strategy 2014-2020, Draft

9 Ekzistojnë rreth 250 kompani udhëtimi në Shqipëri, ku 142 punojnë në Tiranë. Kompanitë e transportit dhe shërbimet e taksive përqendrohen në ofrimin e shërbimeve të udhëtimit për banorët vendas ose vizitorët dhe funksionojnë sipas kërkesës në bashkëpunim me operatorë turistikë ose hotele. Ekziston edhe një rrjet i konsoliduar kompanish që ofrojnë shërbime për marrje makinash me qera, kryesisht në Tiranë, i cili është përgjithësisht i përballueshëm dhe i besueshëm. Infrastruktura rrugore është përmirësuar shumë vitet e fundit, por siç nxorën në pah fokus-grupet, disa qytete vazhdojnë të vuajnë nga rrugë të papërfunduara bie në sy Berati si dhe nga mungesa e terminaleve për transport. Në lidhje me të tjera infrastruktura, sipas intervistave të zhvilluara gjatë këtij studimi, bizneset e Turizmit vazhdojnë të vuajnë mungesën ose ndërprerjen e shpeshtë të energjisë, furnizim me ujë dhe kanalizime problematike, cilësinë e dobët të rrugëve, mungesën e zonave për këmbësorët, parkim, ndriçim të hapësirave publike, etj. Dy zona problematike që u shfaqën më dukshëm gjatë punës në terren ishin sinjalistika e pamjaftueshme turistike në destinacione dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve në nivel bashkie dhe komune. Veprimtari: Shqipëria është një destinacion turistik mjaft i ri. Falë mjedisit mbresëlënës natyror dhe një shumëllojshmërie atraksionesh, Shqipëria ofron mundësi për lloje shumë të ndryshme turizmi përfshi këtu ture kulturore dhe natyrore, hiking, biking, rafting dhe shumë veprimtari të tjera në kuadrin e turizmit rural, turizmit sportiv dhe aventuror, turizmit natyror, turizmit bregdetar, etj. Kjo pasuri mundësish, kombinuar me shumëllojshmërinë por dhe afërsinë mbresëlënëse gjeografike të peisazheve të ndryshme dhe me klimën e butë të moderuar krijon mundësi të bollshme për një përzierje të pasur dhe të shumëllojshme të produktit. Megjithatë, ofertat, paketat apo itineraret turistike ekzistuese shpesh kanë nevojë për mjaft përmirësim për t u konsideruar si autentike/unike apo si të bazuara në traditë dhe vlera specifike (sipas çdo destinacioni). Këto duhet të diversifikohen me qëllim menaxhimin e sfidave të sezonalitetit dhe tërheqjen e turistëve në periudha të ndryshme të vitit si dhe me qëllim mbajtjen e turistëve për periudha më të gjata në këto destinacione. Sipas intervistave me operatorët turistikë, gjatësia e qëndrimit në këtë mënyrë do të rritej nga e tanishmja prej gjysmë dite në 2.7 netë, me shpresë, deri në 3-5 ditë ose më gjatë. Artizanati dhe Suvenire: Falë shumë nismave të kohëve të fundit, sektori i artizanatit dhe punimeve me dorë është rigjallëruar në shumë zona të Shqipërisë, ndonëse është ende delikat dhe shumë informal. Nëpërmjet zhvillimit të suvenireve dhe punimeve me dorë për tregun e Turizmit, ky nënsektor ka rëndësi dhe potencial të veçantë për zinxhirin e vlerave të Turizmit dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik vendor dhe sidomos në fuqizimin e gruas (rreth 70% e përfituesve pretendohet të jenë gra 7 ). Në Shqipëri, ky zhvillim është mbështetur me anë të projekteve të ndryshme në Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë, duke ngritur qendra të rritjes së artizanatit, duke trajnuar artizanët dhe duke mbështetur marketingun dhe promovimin e produkteve të tyre. Artizanët në Shqipëri janë në gjendje të krijojnë produkte të shkëlqyera të punuara me dorë si qilima, çanta, çorape, kartolina, flamuj, punime në dru, jelekë me elementë tradicionalë, etj. por ende nuk janë në gjendje të arrijnë në mënyrë të efektshme tregje të reja. Gjithashtu, përzierja e ideve të reja mbi preferencat aktuale/moderne të dizajnit si dhe informacioni për prirjet e konsumatorit mungojnë dhe artizanët do të përfitonin shumë nga dizajni dhe marketingu i përmirësuar. Ndërkohë që projektet aktuale kanë ndihmuar për të gjallëruar këtë 7 SNV Albania, Culture and Heritage in Albania Report, 2011

10 nënsektor, si dhe kanë ndihmuar shumë për të mbajtur gjallë traditën, ato kanë çuar edhe në varësinë e lartë të nënsektorit nga donatorët apo financime të tjera teksa pak nisma janë të vetë-qëndrueshme tani për tani. 2.1.2 Produkti turistik shqiptar Një produkt i suksesshëm turistik duhet të bazohet në atraksionet dhe burimet ekzistuese të organizuara, por edhe të marrë parasysh insfrastrukturat, facilitetet dhe shërbimet thelbësore që nevojiten për ta shitur atë dhe për ta dorëzuar tek përdoruesit. Shqipëria ka më shumë se 2000 pika të njohura turistike dhe objekte të konsideruara monumente kulture. Katër nga këto Butrinti, Berati, Gjirokastra dhe Rezerva Ndërkufitare Biosferë Ohër-Prespë (si pjesë e Rrjetit Botëror të UNESCO-s të Rezervave Biosferë) janë deklaruar qendra të Trashëgimisë Botërore dhe mbrohen nga UNESCO. Shqipëria ka dhe një klimë të favorshme, një pasuri atraksionesh të afta për të ruajtur një sektor të diversifikuar turizmi dhe një vijë të gjatë bregdetare, e cila ka tërhequr shumicën e turistëve vitet e kaluara. Produkti tipik turistik shqiptar është një produkt i përgjithshëm që nxit vizitorët të zbulojnë anët e shumta të kulturës dhe natyrës së Shqipërisë. Produkte të specializuara turistike zhvillohen nën këtë ombrellë të përgjithshme, duke zgjeruar shumëllojshmërinë e mundësive për tregun kryesor të Turizmit dhe tregje të tjera specialitetesh. Në këtë kohë, intervistat në sektorin publik konfirmuan rëndësinë që i jepet diversifikimit të produktit ndërkohë që edhe qeveria ka gjasa t i përqendrojë përpjekjet e saj në zhvillimin ose përmirësimin e produktit. Më poshtë paraqitet një vizualizim i produktit turistik në Shqipëri, përshtatur nga projekt Strategjia Kombëtare për Turizmin: Produktet kryesore turistike Produkte dytësore Bregdeti Natyrë, Eko, Rural Kulturor dhe Trashëgimi Tipe të tjera turizmi Plazh (rërë dhe det) Plazh përzier Plazh - rural Aventurë (e fortë) Aventurë (e lehtë) Eko-turizëm Mjedis rural Agro-turizëm Trashëgimi rurale Veprimtari kulturore Mjedise të banuara rurale Muze Veprimtari Pika UNESCO Festivale Folklor Arte dhe punime me dorë Histori Arkitekturë Shëndet (Spa, etj.) Mirëqenie (Shëndet fizik dhe mendor) Sporte dimërore Kamping Produkte me interes të veçantë Paketa për vizita në qendra urbane (City Break); MICE (Takime, Nxitje, Konferenca, Ekspozita); Festime fetare; Peshkim/gjueti; Vëzhgim zogjsh; Zhytje; Sporte deti

11 2.1.3 Kuadri ligjor Ligji i ri për Turizmin në Shqipëri është në hapat e fundit të një procesi konsultimesh të kohëve të fundit dhe së shpejti do të miratohet në parlament. Ligji synon të përforcojë bashkërendimin midis agjencive qeveritare, bizneseve të Turizmit dhe investitorëve të ndryshëm, duke lehtësuar në këtë mënyrë përmirësime në sektor dhe duke i bërë destinacionet më tërheqëse për vizitorët. Ligji ekzistues për Turizmin (hartuar në vitin 2007) u iniciua për t iu përshtatur Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) është duke e përgatitur ligjin në linjë me kërkesat e integrimit teksa Shqipëria është duke përshtatur ligjet dhe ekonominë e saj në përgatitje për të hyrë në BE. Ky ligj i ri paraqet një numër risish të rëndësishme, të tilla si: organizim më i mirë vendor dhe rajonal, asistencë programesh, fonde dhe projekte të reja, infrastrukturë më të mirë turistike, plane zhvillimi, përgjegjësi dhe afate për zbatimin e planeve, asistencë teknike, bashkëpunim vertikal dhe horizontal, partneritet publik-privat, standardizim të strukturave turistike, etj. Të tjera ligje të rëndësishme për performancën e industrisë së Turizmit janë: ligji i ri Për planifikimin e territorit, i cili ofron një mundësi dhe përgjegjësi që administrimi i parqeve të luajë një rol për planifikimet dhe kontrollin e zhvillimit në të ardhmen; ligji Mbi mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare, i cili forcon rolin parësor të administratimit të parqeve dhe menaxhimit për të planifikuar lejet për veprimtari në zonë; të tjera ligje mbi menaxhimin e mbetjeve të ngurta; ligje që rregullojnë veprimtarinë e bizneseve; rregulloret për ndikimet mjedisore, etj. Është me rëndësi që të vërehet se MZHUT ka vendosur një theks të fortë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe po planifikon ta pasqyrojë këtë në të gjithë kuadrot rregullatore përkatëse. Disa elementë të rinj të rëndësishëm të projekt strategjisë së re kombëtare, krahasuar me ato të mëparshme janë: koncepte të integruara më mirë, më shumë fokus në zhvillimin dhe cilësinë e produktit, theksi në strukturën e zbatimit dhe një vlerësim më i kujdesshëm i burimeve dhe mekanizmave. Sipas diskutimeve me palët e interesuara gjatë konsultimit për strategjinë e re, vërehet se në këtë strategji të re, zhvillimi i produktit dhe kuadri i zbatimit nuk janë ende tema të konsoliduara, duke marrë parasysh që zbatimi do t i nënshtrohet palëve të ndryshme të tilla si ministritë, qeverisja vendore, sektori privat, etj. Një interpretim i hollësishëm i masave strategjike paraqitet në përmbajtjen e strategjisë dhe treguesit pasqyrojnë përqasjen e zinxhirit input-rezultat, duke e sjellë kështu zbatimin e strategjisë në një skemë më të mirë monitorimi. Megjithatë, gjatë diskutimeve, u përmend se në të ardhmen, gjatë modifikimit të treguesve të inputeve apo rezultateve, do të duhet të rishikohet i gjithë zinxhiri i treguesve. Shqyrtimi dhe finalizimi i strategjisë së re janë ende në proces. 2.2 Dinamikat dhe performanca: pengesat kryesore Ky seksion ofron një sintezë të pengesave të sistemit të tregut që janë identifikuar. Më poshtë radhiten kufizimet kryesore që u vendosën sipas përparësisë në fokus-grupe dhe intervista në terren: Në përgjithësi, ka ende mungesë të një vizioni për të ardhmen për Turizmin në Shqipëri dhe ndërgjegjësimi kolektiv mbi rëndësinë e Turizmit për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror duket të jetë ende i dobët. Janë të kufizuara të dhënat e sakta për të identifikuar dhe kuptuar tregun e Turizmit.

12 Destinacionet në Shqipëri vuajnë nga mungesa e një platforme apo një organi bashkëpunimi dhe bashkërendimi, i cili të sigurojë një vështrim më të gjerë për rajonin dhe të përforcojë mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e Turizmit. Bizneset e turizmit nuk janë fort eficiente në marketing dhe promovim dhe rrallë zgjedhin ofrues shërbimi biznesi profesionistë për këtë qëllim. Të gjitha palët e interesuara kanë pranuar një hendek të dukshëm midis ofertës për programe trajnimi dhe edukimi në rajone dhe kërkesës për aftësi specifike që vjen nga sipërmarrjet e sektorit të Turizmit. Gjatë punës në terren u përmendën edhe kapacitetet dhe informacioni hulumtues mbi Turizmin si nga zyrtarët shtetërorë ashtu edhe nga sektori privat. Këto janë pjesë e nevojës më të gjerë për aftësi në fushat e marketingut dhe promovimit si shërbimet që mund të krijojnë identitetin e një biznesi apo që mund të përmirësojnë pozicionimin në treg (brandimi, promocionet, hulumtimi i tregut, etj.). Në lidhje me kapacitetet e hoteleve, strukturat ekzistuese të hoteleve kanë një kapacitet mesatar prej 20 dhomash. Hotelet e këtyre përmasave nuk janë ende në gjendje të punojnë me grupe më të mëdha turistësh që organizohen në paketa turistike nga operatorët turistikë perëndimorë. Punësimi në turizëm karakterizohet nga sezonaliteti dhe nivelet e larta të ndryshimeve. Për sa i përket stazheve, për të cilat ka shumë nevojë, bizneset ndjejnë se programet e stazheve organizohen në mënyrë të çrregullt dhe nuk kanë vazhdimësi. Artizanët nuk janë të mirëorganizuar për të zhvilluar nënsektorin e tyre dhe për të tërhequr tregje të reja. Një tjetër kërkesë shumë specifike por thelbësore janë gjuhët e huaja në të gjithë zinxhirin e vlerave të Turizmit. Për sa i përket Turizmit aventuror dhe sporteve ekstreme, ka nevojë për zhvillimin e aftësive ë fushën e sigurisë në të gjithë këta nënsektorë. Certifikimi dhe standardizimi i shërbimeve turistike do të bëhet përparësi për shkak të kërkesave në ligjin dhe në strategjinë e re. Megjithatë, ekziston pasiguri në lidhje me mënyrën se si bizneset, sidomos hotelet, do të përgjigjen dhe se si do të përshtaten. Ka nevojë për konsulentë të aftë që do ta ndihmojnë këtë tranzicion dhe të ndihmojnë hotelet dhe bizneset e tjera për të përmbushur kërkesat e reja. Duke përmbledhur kufizimet kryesore, kemi përdorur fokus-grupet dhe intervistat për të identifikuar disa shqetësime kryesore lidhur me funksione të caktuara në sistemin e tregut. Aktorët e intervistuar i renditën këto funksione si më të rëndësishmet dhe një shqetësim kyç ishte nënperformanca. Ato analizohen në seksionin pasues, ndërsa analiza e funksioneve të tjera mund të gjendet në Shtojcën 1. 2.2 Funksione dhe rregulla kryesore tregu që nënperformojnë Funksionet dhe rregullat kyçe të sistemit të tregut të Turizmit në Shqipëri janë paraqitur në këtë seksion. Gjatë seminareve dhe intervistave, u identifikuan funksionet dhe rregullat kryesore që ndikojnë sistemin e tregut, së bashku me aktorët kryesorë; më pas u ndërtua harta e mëposhtme:

13 Avokati Informacion për tregun Menaxhim pikash turistike Marketing dhe promovim online Zhvillim produkti Menaxhim destinacioni Ofrim aftësish Funksione mbështetëse Guida turistike Rezervime Transport Transaksione të Zinxhirit të Vlerave të Turizmit Infrastrukturë Menaxhim i mbetjeve Sinjalistikë Strategjia Kombëtare për Turizmin Vizioni Politika/shtysa mbështetëse Zakone tradicionale Ligji i ri për Turizmin Praktika informale Taksa Rregulla Kërkesa për sigurinë Klasifikimi/Rankim i hoteleve Standarde për Akomodimin Kjo hartë përfshin funksionet mbështetëse të ndryshme, të cilat u identifikuan si më thelbësoret për industrinë shqiptare të Turizmit si dhe për rritjen e biznesit në këtë sektor. Funksionet mbështetëse janë funksionet kontekstuale dhe specifike për sektorin që informojnë, mbështesin, formësojnë cilësinë, në këtë rast, të zinxhirit të vlerave të Turizmit dhe aftësisë së bizneseve për t u zhvilluar, mësuar dhe për t u rritur. 8 Po kështu u identifikuan rregullat mbështetëse kyçe, të cilat formësojnë kuadrin në të cilin operojnë bizneset e turizmit. Rregullat mbështetëse janë formale (ligje, rregullore dhe standarde) dhe informale (vlera, marrëdhënie dhe norma sociale) dhe ato përkufizojnë shtysat dhe sjelljen e lojtarëve të tregut në sistemet e tregut. 9 Një analizë e zgjeruar e funksioneve dhe rregullave të tjera kyçe të idenfitikuara përfshihet në Shtojcën 1. Nënperformanca e disa prej këtyre funksioneve dhe rregullave ndikon fort jo vetëm performancën aktuale por edhe perspektivat për rritje të bizneseve të Turizmit. Nga fokus-grupet dhe intervistat u identifikuan katër funksione dhe rregulla kyçe nënperformanca e të cilave ndikonte veçanërisht bizneset e turizmit në Shqipëri, dhe tek të cilat aktorët vendosën përparësitë për ndërhyrje. Këto ishin: Promovimi online, Informacioni mbi tregun, Zhvillimi i produktit dhe Guidat turistike. Më poshtë është analizuar performanca e tyre: 1. Promovimi Online: Vizibiliteti i destinacioneve online është ende relativisht i dobët, por gjatë intervistave dhe fokus-grupeve, bizneset përmendën se tani pranojnë që mundësitë janë të bollshme, sidomos me median sociale dhe faqet e rezervimeve për akomodim, të cilat përdoren gjithnjë e më shumë. Sfidat kryesore të promovimit me anë të internetit në Shqipëri lidhen me mungesën e infrastrukturës, aftësive dhe ndërgjegjësimit për vlerën e këtij shërbimi. Disa nga këto pengesa janë kapërcyer duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyera që shumë hotele kanë arritur nga investimi në promovime online, por në tërësi, vizibiliteti mbetet i ulët. Kompanitë kanë filluar të investojnë në një kompjuter dhe lidhje internet dhe tani shumë hotele dhe biznese të tjera të lidhura me Turizmin kanë 8 M4P Operational Guide - Second Edition 9 M4P Operational Guide - Second Edition

14 infrastrukturën fizike për të iniciuar promovimin online. Megjithatë, në shumë zona, infrastruktura ICT nuk është futur ende, sidomos në fshatra. Aftësitë në këtë fushë kryesisht mungojnë, jo vetëm në ngritjen e kanaleve fillestare të promovimit (të cilat mund të nënkontraktohen), por ç është më e rëndësishme në mirëmbajtjen e tyre dhe përshtatjen e promovimit në mënyrë të vazhdueshme. Ndërgjegjësimi lidhur me vlerën e shërbimeve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe shumë hotele kanë parë përfitimet e hyrjes në platforma rezervimesh online apo promovimit të biznesit të tyre nëpërmjet medias sociale. Nevoja aktuale që hotelet dhe bizneset e tjera të zhvillojnë praninë online ose të kenë mirëmbajtje më të mirë të kanalit të promovimit si pikë kyçe kontakti me turistët mund të trajtohet duke punuar me ofruesit e shërbimeve në këtë sektor. Për shkak të mungesës shqetësuese të aftësive të ICT kudo në sektor, identifikuar nga kërkimi ynë por edhe nga projekt strategjia e re kombëtare, ekziston potenciali për të zhvilluar shërbime që lidhen kryesisht me marketingun online, rezervimin online, etj. për të cilat ekziston një ndërgjegjësim më i madh mes bizneseve. 2. Informacioni mbi tregun: Kërkimi dhe informacioni mbi prirjet dhe preferencat e konsumatorëve në përgjithësi mungon në Shqipëri. Treguesi më i rëndësishëm i kësaj pengese është sistemi i statistikave thuajse i munguar dhe grumbullimi i të dhënave që synon drejtpërdrejt industrinë e Turizmit. Kjo është vënë në dukje si sfidë madhore edhe nga MZHUT. Shqipëria aktualisht nuk është në gjendje të masë saktësisht fluskin e turistëve dhe, ç është më e rëndësishme, nuk është në gjendje të masë nivelet e tyre të shpenzimit dhe se si ky shpenzim ndikon ekonominë në zonat e vizituara. Lidhur me mënyra të tjera të grumbullimit të të dhënave shumë të nevojshme, Shqipëria përballet ende me mungesën e ndërgjegjësimit për rëndësinë e hulumtimeve mbi tregun dhe rëndësinë e matjes së nivelit të kënaqjes së klientëve (monitorimi i tregut nëpërmjet anketave të vazhdueshme, software që mbledh komentet e klientëve, etj.). Intervistat treguan që një grup aftësish dhe shërbimesh, të cilat nevojiten dhe kërkohen nga ofruesit e aftësive (universitete, shkolla teknike, trajnues privatë, etj.) por kryesisht nuk mbulohen, janë ato që lidhen me hulumtimet e tregut dhe informacionin për tregun, të cilat mund të çojnë në paketime, marketing dhe shitje të përmirësuar të produkteve turistike. Ky funksion është thelbësor, duke pasur parasysh nevojën kritike që Shqipëria ka për të matur ndikimet e Turizmit tek të ardhurat e bizneseve (sidomos SME-ve) dhe mirëqenien e komuniteteve, efektshmërinë e marketingut online, mbulimin mediatik, rritjen e industrisë kombëtare të Turizmit, shitjet në bujqësi, etj. Informacioni mbi tregun do të ofronte të dhëna për: statistika të vizitorëve në vend, prirje të Turizmit, parashikime dhe analiza të kërkesës për destinacione të caktuara, etj., të cilat do të ndihmonin aktorët e industrisë për vendimet e tyre strategjike dhe operacionale. 3. Zhvillimi i Produktit: Zhvillimi i produktit lindi si shqetësim kyç gjatë analizës së tregut nëpërmjet fokus-grupeve dhe intervistave në të gjitha rajonet. Ideja lindi nga shqetësimet që produkti i tanishëm nuk i kënaq nevojat e turistëve por, ç është më e rëndësishme, që produkti i tanishëm nuk përmbush potencialet e rajoneve të ndryshme dhe bizneseve brenda tyre. Në Shqipëri, oferta turistike në përgjithësi dhe produktet / paketat turistike në veçanti janë ende disi të nënzhvilluara. Fokus-grupet dhe intervistat theksuan potencialin në zonat ku janë përqendruar produktet kryesore turistike. Produktet aktuale perceptoheshin nga bizneset vendore dhe aktorë të tjerë si shpesh me cilësi të dobët ose të kufizuara në numrin e atraksioneve që përfshijnë. Produkti turistik përshkruhej edhe si i paorganizuar dhe, në këtë drejtim, aktorët përmendën potencialet e secilit rajon për zhvillimin e

15 produkteve dhe itinerareve të reja. Gjithashtu, ka mungesë dijeje lidhur me fazat që duhet të kalojë një biznes për të zhvilluar një produkt të suksesshëm turistik dhe rrallë here kuptohet plotësisht cikli i produktit turistik, rolet dhe përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm për t u siguruar që ky produkt të shitet. Kjo ka ndikim të madh në krijimin e vendeve të punës sepse produktet e reja, të organizuara më mire, mund të gjenerojnë vende pune (për gra dhe të rinj) drejtpërdrejt nëpërmjet hoteleve, restoranteve, taksive, shitjeve të souvenirëve, etj. si dhe tërthorazi nëpërmjet furnizimit të mallrave dhe shërbimeve për të cilat kanë nevojë industritë e lidhura me Turizmin. 4. Guidat Turistike: Deri kohët e fundit, guidimi turistik nuk konsiderohej profesion formal në Shqipëri, kështu që guidat ekzistuese e ushtronin këtë profesion pa ndonjë certifikatë apo licensë, përveç disa përpjekjeve nga nisma të mëparshme të donatorëve për të mbështetur disa guida me certifikata. Kjo vinte për shkak të mungesës së legjislacionit shqiptar për certifikimin e guidave dhe rregullimin e ushtrimit të këtij profesioni të njohur së fundi. Ndryshimet e kohëve të fundit në legjislacion për ta kompensuar këtë janë shpallur si risi në politikat prioritare të qeverisë së re, çka do të çojë në rritjen e punësimit të të rinjve si guida të certifikuara turistike. Sipas MZHUT, deri tani ka 14 guida turistike të trajnuara plotësisht në Shqipëri. Ajo që mbetet si sfida tjetër është strukturimi i procesit të certifikimit dhe licensimit me anë të akteve të duhura nënligjore dhe përgatitja e moduleve të përshtatshme të trajnimit nga organe të ndryshme që do të synojnë të kujdesen për këtë treg dhe të trajnojnë guida të reja turistike. Ky funksion është posaçërisht i rëndësishëm sepse guidat turistike kanë fuqinë e madhe për të ndikuar perceptimet e turistëve lidhur me cilësinë e produktit turistik thuajse në të gjitha destinacionet. Për pasojë, ai ka ndikim të madh në numrin e turistëve që me gjasë do të ktheheshin ose do të rekomandonin një tur apo destinacion specifik. 3. Tregjet kryesore të ndërlidhura Pasi kemi identifikuar këto funksione kyçe, nënperformanca e të cilave nuk i lejon bizneset Shqiptare të Turizmit të jenë më konkuruese dhe në këtë mënyrë të krijojnë vende të reja pune për gra dhe të rinj, do të shohim katër sistemet e ndërlidhura të tregut më në hollësi, me qëllim identifikimin e shkaqeve për nënperformancën e tyre. 1. Promovimi Online Promovimi Online është marketingu i produkteve apo shërbimeve në internet që bën bashkë aspektet krijuese dhe teknike të internetit, përfshi dizajnin, zhvillimin dhe shitjen. Kompanitë që shesin mallra dhe shërbime drejtpërdrejt tek konsumatorët si dhe ato që operojnë sipas modelit biznes me biznes e përdorin promovimin online për t u bërë më të dukshme ndërkohë që në të njëjtën kohë ulin kostot e përgjithshme të marketingut. Grafiku i mëposhtëm vizualizon transaksionin midis bizneseve të turizmit (BT) dhe Ofrueseve të Shërbimeve të Biznesit të Promovimit Online (OSB-POtë) si dhe funksioneve dhe rregullave mbështetëse që ndërlidhen me këtë transaksion.

16 Promovim në platforma të përbashkëta Promovim në media E-commerce Aftësi mirëmbajtje faqe interneti Funksione Mbështetëse Infrastrukturë e ICT Zhvillim aftësish të ICT Zhvillim faqe interneti Informacion Zhvillim përmbajtje multimedia Promovim i PO nga OSB BT OSB - PO Ligje për biznesin Ligji i ri për Turizmin Kërkesa për licensim & Certifikim Rregulla Ndërgjegjësim dhe perceptime mbi disponibilitet, çmim dhe përfitime Praktika informale Mentalitet menaxhimi Sfidat kryesore për sa i përket promovimit me anë të internetit në Shqipëri lidhen me mungesën e infrastrukturës, aftësive dhe ndërgjegjësimit për vlerën e këtij shërbimi. Siç u përmend më sipër, vizibiliteti i destinacioneve online është relativisht i dobët por intervistat në terren zbuluan se ndërgjegjësimi është duke u rritur lidhur me vlerën e vizibilitetit dhe promovimit online. Për sa i përket përdorimit të internetit në Shqipëri, sipas të dhënave nga ITU dhe GfK, nga viti 2000 deri në vitin 2013, përdoruesit e internetit u rritën nga 2,500 në 1,815,145, çka në përqindje të popullsisë së përgjithshme do të thotë një rritje nga 0.1% në 60.1%. Kjo tregon shtrirjen dhe potencialin e stërmadh të promovimit online, jo vetëm për tregje të huaja por edhe për turistë të mundshëm vendas. Studimi ynë tregon që hotelet apo operatorët e mëdhenj turistikë në Shqipëri zakonisht përdorin webmastera ose kompani të huaja për të zhvilluar praninë e tyre online. Bizneset e vogla zakonisht lidhen me një person IT për të zhvilluar faqen e tyre të internetit ose praninë e tyre online. Pagesa minimale për këtë shërbim (faqe internet) fillon nga 400 Euro. Megjithatë, vështirësia kryesore qëndron në menaxhimin në vazhdim nga pronarët, pas zhvillimit të kanalit të promovimit. Është fakt që zakonisht këto faqe internet apo platforma nuk përditësohen. Aktualisht është po ashtu më e lehtë dhe më pak e kushtueshme që bizneset e vogla turistike të përdorin median sociale. Kjo është arsyeja pse bizneset Shqiptare kanë më shumë prani në median sociale se sa nëpërmjet faqes së tyre të internetit, edhe pse ky lloj promovimi nuk arrin të paraqesë një produkt të organizuar dhe të vëjë në shënjestër demografi të ndryshme turistësh. Informacioni mbi bizneset e Turizmit përgjithësisht mungon online. Dy vitet e fundit, booking.com dhe trip advisor filluan të bashkëpunonin me hotelet Shqiptare (aktualisht janë 300 hotele në booking.com). por në shumë prej këtyre rasteve, e vetmja mundësi për rezervim është nëpërmjet këtyre agjencive, duke qenë se informacioni i kontaktit i bizneseve nuk gjendet aty për kontakt të drejtpërdrejtë. Kjo çon në komisione më të larta për hotelet Shqiptare. Ajo që nevojitet është që ato të zhvillojnë kanalin e tyre të drejtpërdrejtë përveç këtyre platformave, në mënyrë që klientët të mund të blejnë drejtpërdrejt nga aty pa komisionet e larta. Aplikacionet për ture dhe turizëm virtual janë ende të reja në treg. Kompanitë dhe individët kanë kapacitetet t i zhvillojnë ato, por bizneset nuk po e blejnë këtë shërbim për të shitur dhe promovuar

17 produktet e tyre. Më së shumti, bizneset ose institucionet e turizmit që promovojnë Turizmin në zonat e tyre ende kanë nevojë të jenë të pranishme online, të paktën nëpërmjet përfaqësimit në një faqe interneti apo platformë që ka bazën e të dhënave të shumë bizneseve të tjera turistike (të tilla si për shembull albania-hotel.com). Bizneset që kanë një faqe interneti kanë vështirësi me përditësimin dhe përdorimin e tyre në mënyrë të efektshme ndërsa biznese të tjera të vogla që nuk kanë një faqe interneti nuk janë aq të ndërgjegjshme për rëndësinë e promovimit online. Në të njëjtën kohë, këto të fundit nuk kanë informacion mbi ofruesit e shërbimeve që mund t i ndihmonin për t i zhvilluar këto kanale (sidomos në zonat rurale). Ato zakonisht përdorin përcjelljen e fjalëve për të gjetur dhe kontaktuar një person për të zhvilluar faqen e tyre të internetit ose kanale të tjera. Disa aktorë pohojnë se arsyeja pse bizneset nuk e kanë të lehtë t i zhvillojnë /ose të trajnohen se si t i mirëmbajnë këto kanale është që shumica e ofruesve të shërbimeve janë me qendër në Tiranë dhe është e vështirë të gjenden profesionistë në rajone. Krijimi i një platforme të përbashkët online për bizneset dhe ofruesit e shërbimeve në turizëm mund të ishte i dobishëm, sidomos për ata të vegjël. Për sa i përket nivelit të interesit për bashkëpunimin për përmirësimin e situatës, të gjitha bizneset janë të interesuara të bashkëpunojnë, sidomos ato që nuk kanë një faqe interneti. Të tjerat që kanë një faqe interneti, por nuk janë në gjendje ta menaxhojnë mirë atë, janë të gatshme të trajnohen për të mirëmbajtur dhe përditësuar faqen e tyre. OSB-të janë po ashtu të interesuar të bashkëpunojnë për të ofruar shërbime dhe produkte të reja në këtë treg. 2. Informacioni mbi Tregun Puna në terren dhe shqyrtimi i literaturës zbuluan se shumë biznese turizmi shpesh kanë mungesë dijesh dhe informacioni mbi prirjet aktuale të tregut, kërkesën, ofertën, pritshmëritë e turistëve, etj. Kjo vjen si pasojë e faktit që informacioni i tregut specifik për Turizmin thuajse mungon fare. Ky funksion ka të bëjë me mbledhjen dhe analizimin kombëtar të informacionit si dhe të tjera kërkime dhe shpërndarje informacioni që mund të informojnë lidhur me tregun e Turizmit në Shqipëri. Më poshtë është një hartë e funksioneve dhe rregullave mbështetëse që janë të ndërlidhura me informacionin për tregun. Statistika për Turizmin Marketing Produkti Supporting Funksione mbështetëse functions Zhvillim Produkti Përhapje informacioni Kërkim mbi tregun Media Strategjia Kombëtare për Turizmin Ofrues të informacionit mbi tregun Ligji i ri për Turizmin Rregulla Praktika informale Biznese Turizmi Vizioni Zakone tradicionale Ndërgjegjësim për vlerën e informacionit mbi tregun

18 Një aspekt kyç i nënperformancës së këtij funksioni në Shqipëri është mungesa e një sistemi shqiptar të statistikave për Turizmin, çka do të mundësonte bizneset e turizmit si dhe aktorë të tjerë dhe institucione të kishin dije më të mira mbi tregun e turizmit. Ky sistem mund të sigurojë mbledhjen e statistikave si dhe të ofrojë analiza tërësore për situatën aktuale të Turizmit në Shqipëri. Tani për tani, nuk ka një proces të organizuar për mbledhjen e të dhënave nga vizitorët (p.sh. duke kryer anketime të rregullta për akomodimet, statistika vjetore apo anketime tremujore të tregut). Të intervistuarit pretenduan se këto do ta bënin tregun më transparent për të gjithë lojtarët si dhe do të lehtësonin vendimarrjen për planifikimin strategjik, investimet dhe zhvillimin e produkteve. Së dyti, kërkime dhe shpërndarje të tjera informacioni domethënës, i cili mund të drejtojë investimet apo vendimmarrjet në sektor, mungojnë. Bizneset aktualisht nuk janë në gjendje të mbështesin të kuptuarit e tyre për tregun dhe produktet e nevojshme në treg mbi hulumtime për tregun; megjithatë, ky do të ishte i nevojshëm për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që do të përmbushnin pritshmëritë e turistëve. Gjatë intervistave, bizneset dhe lojtarë të tjerë të tregut theksuan rëndësinë që ka krijimi i produkteve dhe paketave të reja turistike mbi bazën e burimeve unike dhe kërkesave të posaçme nga turistët. Megjithatë, dizenjimi dhe nxjerrja e produkteve të reja në treg është i pamundur nëse nuk kuptohen më parë prirjet në turizëm. Puna në terren zbuloi se ka një mungesë shtyse nga ofruesit e shërbimeve të biznesit, qeverisjet vendore apo universitetet për të kryer hulumtime për bizneset, për të analizuar prirjet e Turizmit dhe për të informuar se ku duhet përqendruar zhvillimi i produkteve. Ekzistojnë tashmë disa përvoja pozitive të vëna në zbatim në të kaluarën për trajtimin e këtyre boshllëqeve. Për shembull, disa vite më parë OMD Albania së bashku me ATA bashkërenduan një numër anketimesh rajonale të vizitorëve që synonin të grumbullonin të dhëna mbi prirjet, shpenzimet dhe pritshmëritë e turistëve. Kjo nismë është përsëritur në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, duke kombinuar të dhënat e grumbulluara me informacion nga pikat e kontrollit të kufirit. Nisma të tilla po ecin ngadalë drejt ngritjes në Shqipëri të një sistemi të Llogarisë Satelitore të Turizmit (TSA) edhe pse është e paqartë se kur do të fillojë ky proces. Kohët e fundit, MZUHT nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me UNWTO në tri fusha kryesore: marketing dhe promovim, ndërtim kapacitetesh dhe menaxhim destinacionesh. 10 Mes të tjerash, marrëveshja përfshin mbështetje për grumbullimin e të dhënave nëpërmjet sistemit të TSA. 3. Zhvillimi i Produktit Zhvillimi i produktit doli si shqetësim kryesor gjatë analizës së tregut në të gjitha fokus-grupet dhe intervistat në të gjitha rajonet. Ideja lindi nga shqetësimet se produktet ekzistuese nuk përmbushin nevojat aktuale të turistëve por, ç është më e rëndësishmja, edhe që produktet ekzistuese nuk përmbushin potencialet e rajonit dhe të bizneseve brenda tyre. Ky shqetësim shfaqet në kohën e duhur kur intervistat me zyrtarë të lartë në sektorin publik gjithashtu konfirmojnë se qeveria me gjasë do t i përqendrojë përpjekjet e veta në zhvillimin / përmirësimin e produkteve. Ndërkohë që qeveria ka gjasa të përqendrohet më shumë tek Turizmi bregdetar, puna jonë në terren tregoi që të tjera tipe produktesh 10 AKT (2014) UNWTO mbështet zhvillimin e Turizmit në Shqipëri, gjendet online në adresën: http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/organizata-boterore-e-turizmit-mbeshtet-zhvillimin-e-turizmit-neshqiperi&page=9

19 mund të jenë më pak sfiduese për sa i përket kërkesave për investime të mëdha në infrastrukturë dhe për sa i përket ndërgjegjësimit të bizneseve lidhur me nevojat për përmirësim. Zhvillimi i produkteve dhe më pas promovimi i produkteve të reja/ të përmirësuara është me rëndësi kyçe për zhvillimin e të gjitha bizneseve turistike në destinacionet Shqiptare. Aktualisht, kërkesa për produkte turistike nuk ka qenë aq e lartë sa duhet të jetë për të nxitur më shumë zhvillim dhe diversifikim të ofertës së sektorit, e cila do të përfshinte: përmirësimin e itinerareve, krijimin e shërbimeve plotësuese, akomodime me cilësi më të lartë, organizim të më shumë aktiviteteve në kohë të lirë, përmirësime në infrastrukturë si dhe në dyqane, restorante, bare vendore, etj. Më poshtë jepet një hartë e funksioneve dhe rregullave mbështetëse që janë të ndërlidhura me përmirësimin e produkteve. Kërkim mbi tregun Shprehi për menaxhim produkti Menaxhim Atraksionesh Funksione mbështetëse Infrastrukturë rrugore Dizenjo Produkti Transport Marketing Produkti Sinjalistikë Politika/Nxitje Mbështetëse Strategjia Kombëtare për Turizmin Zhvillues Biznes turistik që shet produkti turistik produktin Vizioni Zakone tradicionale Ligji i ri për Turizmin Rregulla Praktika informale Standarde për Akomodimin