Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë: përfitimet dhe pengesat

Similar documents
CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Efiçienca e energjisë në Kosovë

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

Situata aktuale e eficiencës së energjisë në Shqipëri

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Reforma e administratës publike në Kosovë

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Analizë politikash 05/2016

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Republika e Kosovës RAPORTI FINAL. per

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PERIODIKU BANKAR

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

STUDIMI I PARA-FIZIBILITETIT FINANCIAR PËR Fondin e Efiçencës së Energjisë në Kosovë

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

StrategjiA për Ndryshimet Klimatike (SNK)

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

PROFILI I SEKTORIT TIK

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA. (Raport hulumtues)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Kostoja e ciklit të jetës

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Vlerësimi i performancës

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Ahmet. Kasumi KY DOKUMENT QË REFLEKTON

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

RIMËKËMBJE E BRISHTË

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Material Diskutues: Bujqësia dhe Zhvillimi Rural 1

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

SHQIPËRIA Partneriteti i Grupit të Bankës Botërore Vështrim i Programit - Qershor 2014

Transcription:

Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë: përfitimet dhe pengesat SHTATOR, 2015

Ky punim është publikuar me mbështetjen e Fondacionit të Vëllezërve Rockfeller. Përmbajtja e këtij dokumenti, duke përfshirë opinionet e shprehura, jo domosdoshmërisht reflektojnë ato të donatorëve të INDEP, stafit të tyre, bashkëpunëtorëve apo Bordit. Autorë: Redaktor: Gent Ahmetaj, Burim Ejupi dhe Rinora Gojani Krenar Gashi Punimi origjinal është i shkruar në gjuhën angleze. Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk guxon të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të të dhënave apo të transmetohet, në asnjë formë apo mënyrë, pa pëlqim paraprak nga botuesi. Botimi mund të shpërndahet në formë elektronike, por vetëm në tërësi dhe vetëm për qëllime jokomerciale. 621.31(496.51)(047) Ahmetaj, Gent Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë : përfitimet dhe pengesat / Gent Ahmetaj, Burim Ejupi, Rinora Gojani. - Prishtinë : INDEP, 2015. 43 f. : ilustr. ; 21 cm. 1.Ejupi, Burim 2.Gojani, Rinora ISBN 978-9951-627-24-5

Përmbajtja Përmbledhje ekzekutive... 4 Metodologjia... 7 Kosova dhe Efiçienca e Energjisë... 7 Pritjet nga Evropa... 11 Direktiva 2012/27/BE... 11 Direktiva 2010/30/BE... 12 Direktiva 2010/31/BE... 12 Çka nënkuptohet me efiçiencë të energjisë... 13 Përkufizimi dhe funksionalizimi... 13 Fondi i Efiçiencës së Energjisë... 14 Dobitë ekonomike dhe sociale... 15 Shembuj nga Evropa... 17 Kroacia... 17 Estonia... 18 Bullgaria... 18 Mbretëria e Bashkuar... 19 Armenia... 20 Rumania... 21 Krahasime dhe mësime... 21 Pengesat e gjetura dhe zgjidhjet e sugjeruara... 23 Rreziqet që i shoqërojnë masat, kostoja, dhe prioritetet e tjera... 24 Mungesa e vullnetit politik dhe e informatave... 26 Grantet, kreditë preferenciale, dhe kontraktimi në bazë të performancës energjetike... 29 Menaxhimi i kërkesës për energji... 34 Respektimi masave sociale, ekonomike dhe juridike... 35 Udhërrëfyesi i Kosovës për Fondin për Efiçiencë të Energjisë... 37 Rekomandime... 41 1

Shkurtesat TKE Traktati i Komunitetit të Energjisë BE Bashkimi Evropian FEB Federata Evropiane e Bankave ESCO Kompani për Shërbime Energjetike BERZh PKVEE Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Plani Kombëtar i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë 2

Tabelat dhe figurat Tabela 1. Krahasimi i fondeve sipas investimit dhe kursimeve, 2014... 22 Tabela 2. T i kuptojmë grantet... 29 Tabela 3. T i kuptojmë huat preferenciale... 30 Tabela 4. Ta kuptojmë kontraktimin në bazë të performancës energjetike... 32 Figura 1.Shfrytëzimi i energjisë sipas sektorëve, Kosovë, 2012... 8 Figura 2. Shpenzimet komunale, Kosovë, tremujori i parë i vitit 2015... 9 Figura 3. Përmbledhje e pengesave për zbatimin e efiçiencës së energjisë... 23 Figura 4. Përmbledhje e zgjidhjeve ndaj pengesave për efiçiencë të energjisë... 28 Figura 5. Modeli konceptual i granteve... 30 Figura 6. Modeli konceptual i kredive preferenciale... 31 Figura 7. Modeli konceptual i kontraktimit në bazë të performancës energjetike... 32 Figura 8. Modeli konceptual i Fondit qarkullues për Efiçiencë të Energjisë i Kosovës... 39 Figura 9. Funksionalizimi i fondit për efiçiencë të energjisë... 41 3

Përmbledhje ekzekutive Nën presionin e fushatave për mos shfrytëzimin e thëngjillit për prodhimin e energjisë, të kufizimeve rregullative në prodhimin e energjisë, në njërën anë, dhe të rritjes së kërkesës për energji në anën tjetër, alternativat e sugjeruara, nëse në të vërtet është sugjeruar ndonjë e tillë, prej idealistëve dhe ambientalistëve duken në disa momente si të parealizueshme. Ky punim analitik shkon përtej një diskursi të tillë për shfrytëzimin apo jo të thëngjillit, dhe sugjeron që të t i kushtohet vëmendje masave të efiçiencës së energjisë dhe të mundësisë për të pasur dobi prej efiçiencës së energjisë elektrike në kontekstin e Kosovës. Me 67% të amvisërive pa çati të izoluara, 52% pa dritare me dy xhama, dhe me 69% të banorëve që jetojnë në kushte të vështira dhe pa mure të izoluara, ekziston mundësia për ta shfrytëzuar këtë vakum të efiçiencës së energjisë në kontekstin kosovar. Megjithatë, ky problem është përkeqësuar edhe më tej me rritjen e kërkesës për konsum të energjisë elektrike me një rritje prej 47.49% brenda 14 viteve dhe me paaftësinë e qeverisë për ta trajtuar këtë problem më parë. Në fakt, i tillë është prioriteti i tyre saqë 70% e shpenzimeve komunale në tremujorin e parë të vitit 2015 i janë dedikuar energjisë elektrike, një shifër e pashpjegueshme që e nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë së Kosovës në këtë drejtim. Me fjalë të tjera, nëse sektori publik me objektet e veta dhe infrastrukturën institucionale nuk mund t i përmbahet standardeve minimale të efiçiencës së energjisë, atëherë është e paarsyeshme të presim që popullata e gjerë ta promovojë apo t i zbatojë masat e efiçiencës së energjisë me vet-dëshirë apo me vet-vullnet. Si duket, aspekti juridik i Kosovës përpiqet të ndërmerr hapa të mirëfilltë përmes harmonizimit të kodeve ligjore me ato të Evropës, por aspekti praktik nuk monitorohet mjaftueshëm, nuk është zhvilluar sa duhet, dhe ka mbetur ende në fazën teorike të zbatimit të tyre. Është e domosdoshme të promovohen masa specifike, të cilat e mundësojnë shfrytëzimin më të mirë, dhe më të qëndrueshëm të energjisë elektrike në Kosovë. Problemi më i theksuar në Kosovë është ai i pronarëve, por edhe i amvisërive në përgjithësi, pastaj mungesa e të ardhurave të mjaftueshme për zbatimin e projekteve të rëndësishme me qëllim që të modernizohen ndërtesat apo shtëpitë e tyre. Amvisëritë nuk dëshirojnë të huazojnë para për t i rinovuar shtëpitë/ndërtesat e tyre për shkak të shpenzimeve të larta, pagesave mujore, dhe auditimit të energjisë në objekt që mbase do të kërkohen të realizohen. Në këtë punim të detajuar analitik, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e vë efiçiencën e energjisë në krye të politikave energjetike në Kosovë. Rekomandojmë që të themelohet një fond i efiçiencës së energjisë, i cili do të shërbente si platformë përmes së cilës do të realizohen masa, nisma dhe projekte që e trajtojnë të shfrytëzuarit efiçient të energjisë elektrike, të konsumit të tepruar të energjisë elektrike në Kosovë, të mos efiçiencës, dhe të sigurisë së brishtë të furnizimit me energji. Ky fond do të menaxhohej nga niveli qendror përmes një organi të pavarur, pra një fond ekstra-buxhetor, apo një fond shtesë prej atij të konsoliduar. Është paraparë që struktura e fondit të jetë jashtë-buxhetit, e pavarur, dhe të menaxhohet prej një bordi dhe një ekipi profesional menaxhues. Në këtë punim rekomandojmë që fondi duhet të ofrojë investime dhe subvencione për familjet me të ardhura të ulëta dhe për pronarët e ndërtesave, meqë këta janë kategoritë më të ekspozuara. Ata afër kufirit të varfërisë, ose të varfrit, nuk mund ta përballojnë huamarrjen nga bankat komerciale me këtë shkallë të lartë të interesit që kanë. Praktikat e mëparshme e kanë vënë në pah dobinë e tij si burim i kapitalit, si qendër e informacionit dhe e ekspertizës për zbatimin e efiçiencës dhe e kursimit të energjisë, dhe si instrument për realizimin e partneritetit publiko-privat. Fondi për efiçiencë konsiderohet si themelues i një tregu të efiçiencës së energjisë, si dhe shquhet për 4

përmirësimin e ofruesve të shërbimeve të energjisë përmes mekanizmave të mbështetjes financiare. Ekzistojnë disa opsione të mekanizmave të mbështetjes financiare, të cilat diskutohen në kontekstin kosovar në këtë punim analitik, duke i përfshirë grantet, huatë preferenciale, si dhe kontraktimin në bazë të performancës energjetike. Grantet janë mënyra më e dobishme në rastet kur ndonjë pjesë e popullsisë ka vështirësi me sigurimin e jetesës dhe nuk mund të përballojë investime në masat e efiçiencës së energjisë. Megjithatë, ky nuk është ndonjë model i qëndrueshëm dhe nuk mund të mirëmbahet përjetësisht meqë ka të bëjë me një pagesë e cila nuk kthehet dhe nuk siguron vazhdimësi. Duke e pasur këtë parasysh, orientimi i projekteve të efiçiencës së energjisë në praktikë mund të arrihet përmes kombinimit të huave preferenciale, granteve dhe kontraktimit në bazë të performancës energjetike. Në fakt, dobia e mekanizmave të sipërpërmendur të financimit qëndron në sinergjinë dhe efektin që e përçojnë si të kombinuara. Aty ku një mekanizëm dështon ta promovojë një rrugë të qëndrueshme për efiçiencën e energjisë, siç mund të jetë rasti me grante për shkak të natyrës së financimit, atëherë një mekanizëm tjetër duhet ta zëvendëson, i shoqëruar me hua preferenciale dhe/ose kontraktim në bazë të performancës energjetike, për të siguruar një lloj të zhvillimit të qëndrueshëm të projekteve. Në mesin e dobive të panumërta që vijnë si rezultat i shfrytëzimit efiçient të energjisë, ekzistojnë edhe dobi indirekte që sigurojnë siguri afatgjate të furnizimit me energji, zhvillim ekonomik përmes shfrytëzimit më të vogël të energjisë, zvogëlim të ndryshimeve klimatike, si dhe vende pune të qëndrueshme që krijohen në kontekstin lokal dhe që është ndër pikat më të rëndësishme aktualisht për Kosovën. Megjithëkëtë, ka pengesa të ndryshme për reformimin dhe zbatimin e politikave më të qarta për efiçiencë të energjisë si rreziku potencial që i shoqëron masat e tilla, kostoja e tyre e fshehur, prioritetet e tjera, mungesa e vullnetit politik, si dhe mungesa e informatave në fushën e efiçiencës së energjisë. Prapë se prapë nëse themelohet në bazë të një analize të kujdesshme, duke e pasur parasysh kontekstin vendor, siç paraqitet në këtë punim, atëherë krijimi i fondit për efiçiencë të energjisë do të përshëndetet nga publiku i gjerë dhe do të dokumentohet si një instrument tejet i rëndësishëm për përhapjen e politikave të efiçiencës së energjisë. Ta marrim si shembull renovimin e një shtëpie për ta bërë më efiçiente: për ta realizuar nevojiten punëtorë, ndërsa pronari i shtëpisë duhet ta kuptojë dobinë para se të angazhohet në këtë drejtim; rezultati është konsum më i vogël i energjisë, si dhe zvogëlim i ekspozimit të jashtëm dhe të brendshëm ndaj ndotësve të ndryshëm. Pa marketing dhe këshillim profesional, pronarët e shtëpive nuk do të dinin se cili është shërbimi më i mirë për energji. Në këtë drejtim nevojitet edhe prodhimi i pajisjeve dhe materialeve; nevojiten shkathtësi dhe mjeshtëri për izolim, për montimin e dritareve, dhe për përmirësimin e proceseve (p.sh. të makinerisë industriale). Për monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve të një renovimit të tillë nevojiten auditorë të energjisë si dhe për rangimin e efiçiencës e të gjitha këto ofrojnë mundësi të reja të punësimit. Kjo është dëshmuar me 4,000 vende të reja të punës të krijuara në projektin e menaxhimit të mbeturinave në Kroaci, e po ashtu edhe një studim në Mbretërinë e Bashkuar vë në pah se për secilin milion të funtave të shpenzuara në efiçiencën e energjisë krijohen rreth 10 deri 30 vjet të punësimit të drejtpërdrejtë. Pra ekziston një potencial i qartë për krijimin e vendeve të punës me përmirësimin e tregut të efiçiencës së energjisë në Kosovë. Është me rëndësi të thuhet se në rastin e Kosovës, efiçienca e energjisë është një proces lokal dhe se u mbetet firmave dhe punëtorëve lokal që t i ngritin kapacitetet, shkathtësitë dhe ekspertizën që i përshtatet kontekstit kosovar. Në përgjithësi, përmes krijimit të një fondi të efiçiencës së energjisë, Kosova krijon mundësi për përparim të mirëfilltë dhe të bashkërenduar në fushën e efiçiencës së energjisë, por edhe një platformë fleksibile dhe inovative për t i nxitur projektet individuale të komunave të ndryshme përmes shfrytëzimit të instrumenteve të 5

ndryshme, orareve, individëve, dhe kompanive. Në kuadër të këtij fondi do të trajtohej problemi i kostos së energjisë në proceset e vendimmarrjes së menaxhmentit përmes inspektimeve, auditimeve të energjisë, si dhe përmes monitorimit të progresit të huamarrësve dhe të përfituesve të granteve në mënyrë sistematike dhe të standardizuar. Rekomandimet e dhëna në këtë punim analitik e vënë në pah hap pas hapi procedurën e themelimit të një fondi qarkullues (revolving) për efiçiencën e energjisë, i cili krijohet duke e pasur parasysh ndjeshmërinë ndaj gjendjes së energjisë elektrike në vend. Nevojiten disa ndryshime të legjislacionit të Kosovës në mënyrë që të mundësohet krijimi i një fondi të tillë. Pas kësaj, nevojitet financimi, i cili duhet të bëhet përmes tarifave tatimore, përmes institucioneve ndërkombëtare për zhvillim, etj; pastaj nevojitet objektivi, tregu, dhe një strukturë e qeverisjes (struktura e propozuar është një bord dhe ekipi menaxhues). Më pas, duhet të punësohet personeli menaxhues, të përkufizohen specifikat e ofrimit të shërbimeve, mundësitë e financimit në dispozicion, si dhe personeli teknik, i cili do t ia ofron të gjitha këto sektorit publik dhe privat. Në aspektin administrativ, është me rëndësi që të themelohen rregulla dhe kritere të qarta, të zhvillohet tregu për shërbimet e tilla, dhe të zvogëlohet kostoja posa të futet në funksion gjithçka, e në veçanti përmes standardizimit të procedurave për projektet e mëvonshme. Hapat e paraqitur janë pasqyrim i praktikave më të mira dhe i mësimeve të nxjerra nga përvoja e mëparshme e vendeve të Evropës, e që gjejnë aplikim edhe në rastin e Kosovës. Përgjegjësia për zbatimin e rekomandimeve bie në qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, dhe më pas tek anëtarët e bordit të fondit dhe në ekipin menaxhues të fondit. Është me rëndësi të theksojmë se diskutimi i përvojave të kaluara nuk nënkupton se duhet të kopjohen pa ndonjë modifikim në kontekstin e tanishëm, por qëllimi i tyre është të identifikohen pengesat e mundshme dhe të propozohen zgjidhje për problemet e përgjithshme si dhe për ato të veçanta që mund të dalin në fushën e efiçiencës së energjisë. Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të krijonte qasje më të lehtë, iniciativa më të prekshme, si dhe norma më të ulëta të interesit për shtëpitë e banimit, për bizneset, e pronarët e objekteve që t i aplikojnë masat e efiçiencës së energjisë. Familjet më të varfra do të jenë në gjendje të kursejnë prej faturave të tyre të energjisë përmes aplikimit për grante, të cilat do t u ndihmojnë që t i renovojnë shtëpitë apo banesat e tyre. Bizneset do të kenë mundësi të aplikojnë për norma të ulëta ose pa interes fare me qëllim që makineria e tyre të jetë më efiçiente ndaj energjisë apo për izolimin e objekteve/ndërtesave të tyre. Për ata që kërkojnë punësim, fondi do ta mbështet krijimin e vendeve të punës në fushën e efiçiencës së energjisë përmes renovimeve dhe përmirësimeve të objekteve. Për ata që dëshirojnë të fitojnë shkathtësi të reja, fondi do ta promovon një treg që kërkon shkathtësi teknike në lidhje me shërbimet e energjisë (masa të efiçiencës së energjisë vendosje të xhamave të dyfishtë, izolim, renovim, etj.) dhe profesionale (vlerësim të rrezikut, dhënie të huave të qëndrueshme, etj.). Kërkesa dhe shfrytëzimi më i vogël i energjisë nënkupton më pak ndotje dhe alternativë për shfrytëzimin e energjisë së qëndrueshme. Shfrytëzimi i mundësive të mëdha që ekzistojnë në Kosovë për kursimin e energjisë, duke qenë më efiçiente, mund ta shmangin edhe ndërtimin e termocentraleve të reja me thëngjill. 6

Metodologjia Qëllimi i këtij punimi analitik është informativ. Punimi shërben si kornizë e projektuar drejt themelimit të një fondi të rëndësishëm për efiçiencën e energjisë në Kosovë. Përfundimet dhe rekomandimet e këtij punimi analitik mbështeten në hulumtimin e literaturës prej 75 dokumenteve juridike, akademike dhe të rasteve prej vendeve dhe konteksteve të tjera, posaçërisht që kanë fokus kryesor efiçiencën e energjisë, tregun energjetik, instrumentet dhe masat për zbatimin e efiçiencës së energjisë, si dhe të metodave të veçanta të vendeve të ndryshme për zbatimin e tyre. Përmes krahasimit të gjetjeve në relacion me pengesat dhe zgjidhjet për efiçiencë të energjisë, ky punim analitik i bazon rekomandimet e veta në analizën e dokumenteve, në krahasimin e studimeve të ndryshme të rastit, si dhe në analizën kontekstuale. Procesi për përzgjedhjen e rasteve e kishte për orientim kërkimin e përgjigjeve, zgjidhjeve dhe praktikave më të mira në rajon. Duke e pasur këtë parasysh, secili rast është strukturuar në atë mënyrë që të nxirrte një mësim, një praktikë të mirë, apo një mundësi drejt themelimit të masave për efiçiencë të energjisë, të tregut, ose të ndonjë projekti. Megjithatë, jo të gjitha mësimet praktike mund të aplikohen në rastin e Kosovës, posaçërisht meqë vendet ndryshojnë sa i përket kapaciteteve teknike; fushëveprimit të projektit, ekspertizës, financimit, menaxhimit, strukturës së ndërtimit dhe legjislacionit, dhe sa i përket fakteve demografike: numrit të popullsisë, Bruto Produktit Vendor dhe barazisë së fuqisë blerëse, densitetit të popullsisë. Vendet që janë përfshirë gjerësisht janë: Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Armenia, Bullgaria, Estonia, dhe Rumania. Kosova dhe Efiçienca e Energjisë Gjithnjë e më shumë po rritet vetëdija lidhur me problemet energjetike si në aspektin rajonal ashtu edhe në atë global. Kjo paradigmë e re e krijuar për energjinë, fokusi i së cilës është efiçienca e energjisë, i ka rrënjët në diskursin e sigurisë energjetike dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetërimit. 1 Në rastin e Kosovës, në veçanti, efiçienca e energjisë po përpiqet ta themelojë një masë të sigurisë energjetike 2, e cila po zhvillohet prej kontekstit të brendshëm. Promovimi i masave të efiçiencës së energjisë do t i përmirësonte shërbimet publike, duke e ulur kërkesën për energji elektrike, dhe në të njëjtën kohë instalimin e një varg dekretesh normative, ose përmes fushatave informuese, instrumenteve legjislative, apo përmes huave/granteve, të cilat do të çonin në shfrytëzimin më të mirë të energjisë. Aktualisht, efiçienca e energjisë në Kosovë është e rregulluar në aspektin legjislativ me një varg ligjesh, ku kryesorët janë: a) Ligji për Energjinë 3 b) Ligji për Energjinë Elektrike 4 1 Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., Politikat e efiçiencës së energjisë, Në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo 2 Siguria energjetike është një koncept politik. Për shembull, siguria energjetike në Rusi është një instrument politik me rëndësi, që ka për synim krijimin e varësisë te vendet fqinje dhe në rajon, e që realizohet përmes politikave të ndërtimit të tubacioneve dhe të shfaqjes së dominimit të eksportit të gazit në Evropë dhe më gjerë. Si rrjedhojë, Rusia e fiton sigurinë energjetike. Në anën tjetër për Kosovën, siguria energjetike nënkupton një llojshmëri të burimeve të importit të energjisë, përkatësisht që mos të mbështetet vetëm në thëngjill, por në lloje të ndryshme të importeve, si të gazit, karburanteve, etj. Të qenit efiçient në energji do të thotë zvogëlim I varësisë ndaj energjisë së importuar, dhe si e tillë mund të shihet edhe si siguri energjetike. 3 Ligji nr.3/l-184, për energjinë, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-184-eng.pdf 7

c) Ligji për Rregullatorin e Energjisë 5 d) Ligji për Efiçiencën e Energjisë 6 e) Ligji për Ndërtim 7 Ligjet e përmendura më lart plotësohen edhe me akte nënligjore dhe me udhëzime administrative, të cilat si tërësi e paraqesin bazën ligjore që e rregullojnë fushën e efiçiencës së energjisë në Kosovë. Megjithëkëtë, përderisa ana juridike është e mirëqenë, ana praktike ka monitorim e zhvillim të mangët, dhe është ende në fazën teorike të zbatimit. Për shembull, sipas Planit të Dytë të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (më tutje PKVEE 8 ) për Kosovën, sektori i amvisërisë është konsumuesi më i madh fundor i energjisë me rreth 39%. Ky sektor pasohet nga sektori i industrisë (me rreth 27%), sektori i transportit (me rreth 23%), sektori i shërbimeve (me rreth 9%), dhe sektori i bujqësisë (me rreth 2%). Më poshtë e kemi dhënë një diagram të konsumit të energjisë sipas sektorëve në Kosovë: 23% 27% Sektori industrial 2% Sektori i amvisërisë Sektori i shërbimeve 9% Sektori i bujqësisë Sektori i transportit 39% Figura 1.Shfrytëzimi i energjisë sipas sektorëve, Kosovë, 2012 Burimi: PKVEE-ja e dytë e Kosovës, 2013 Një studim empirik i kohëve të fundit lidhur me efiçiencën energjisë në sektorin e amvisërisë (me rreth 39% të konsumit të energjisë) gjenë se gjendja e efiçiencës së energjisë në këtë sektor është alarmante. Statistikat flasin vetë: 63.7% e amvisërive nuk kanë çati të izoluara; 52.9% nuk kanë dritare me dy xhama; 69.5% jetojnë në kushte të këqija pa mure të izoluara. 9 Në fakt, shifrat e tilla e paraqesin një neglizhencë të madhe 4 Ligji nr.3/l-201 për energjinë elektrike, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-201-eng.pdf 5 Ligji nr. 3/L-185 për rregullatorin e energjisë, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2010-185-eng.pdf 6 Ligji nr.04/l-016 për efiçiencën e energjisë, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/law%20on%20energy%20efficiency.pdf 7 Ligji nr.04/l-110 për ndërtim, Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/law%20on%20construction.pdf 8 Plani i dytë i veprimit për efiçiencën e energjisë (PKVEE) në Kosovë, (2013), Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: https://www.energy-community.org/portal/page/portal/enc_home/docs/3354151/2nd_neeap_2013-2015.pdf 9 Bowen, H. B., Myers, A. J., Myderrzi, A., Hasaj, B., Halili, B., (2013), Konsumi i energjisë në amvisëri në Kosovë: 8

lidhur me efiçiencën e energjisë jo vetëm nga sektori i amvisërisë, megjithëse neglizhimi i tyre e ka bazën te mungesa e informatave dhe të opsioneve të lira, por edhe te politika dhe ekonomia shpërfillëse e vullnetit institucional për t u marrë me masat e efiçiencës së energjisë. Në këtë kontekst, ajo që është më shqetësuese është ky lloj qëndrimi shpërfillës ndaj kërkesave gjithnjë e në rritje për shfrytëzimin e energjisë elektrike, i cili paraqet një katastrofë të pashmangshme. Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë u rrit për 47.49% në 14 vite; nga 2835 GWh në vitin 2000 në 5399 GWh në vitin 2014. 10 Përderisa kërkesa ka qenë stabile dhe brenda arsyes në këto 5 vitet e fundit, pritjet janë se kërkesat për konsum vetëm sa do të rriten edhe më shumë posa të fillojë avancimi i sektorit industrial të Kosovës, i rritjes së zhvillimit ekonomik, dhe i rritjes së numrit të popullsisë. Deri më sot, qeveria e Kosovës - duke i përfshirë edhe institucionet e tjera që e kanë për detyrë që paradigma e efiçiencës së energjisë të mbështetet edhe me masa praktike nuk ka qenë efikase për t u marrë me këtë problem të pashmangshëm që ka të bëjë me kërkesën gjithnjë e në rritje për energji elektrike. Por në fakt, prioriteti i tyre shihet në atë se 70% e shpenzimeve komunale në tremujorin e parë të 2015 i janë dedikuar energjisë elektrike (shih figurën 2 më poshtë). 4% 0% 9% 4% Telefona mobilë 13% Vendime gjyqësore Rrymë elektrike Ngrohje qendrore Ujë 70% Grumbullim të bërllokut Figura 2. Shpenzimet komunale, Kosovë, tremujori i parë i vitit 2015 Burimi: Instituti GAP, 2015 11 Në këtë drejtim, për tërë vitin 2014 janë shpenzuar për energji elektrike 13.8 milionë euro prej gjithsej 22.1 milionë euro të buxhetit të shpenzuar komunal. Mungesa e efiçiencës së energjisë është duke ndikuar negativisht, në mos duke e rrezikuar, perspektivën e fakte dhe shifra, Qendra për energji dhe burime natyrore e AUK-RIT, [onlajn] gjendet në: http://www.rit.edu/research/cenr/sites/rit.edu.research.cenr/files/2013_03_01_cenr_kosovo_household_energy_co nsumption.pdf; KOSID., (2014), Efiçienca për zhvillim: ekonomiksi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, Instituti për politika zhvillimore. 10 Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, (2014), Raport vjetor, 2014, Konsumi i energjisë, ff. 43, [onlajn] gjendet në: http://ero-ks.org/annual%20report/2014/raporti_vjetor_2014.pdf 11 Si i shpenzon shteti paret?, (2015), Shpenzimet e buxhetit të Kosovës: shpenzimet komunale, Instituti GAP, [onlajn] gjendet në: http://www.institutigap.org/spendings/#/~/buxheti-i-kosoves----planifikimet 9

zhvillimit të qëndrueshëm. Thjeshtë, nëse infrastruktura institucionale dhe burokracia me objektet e zyrat e veta nuk mund ta mbajnë një standard minimal të efiçiencës së energjisë, atëherë logjikisht se nuk mund të pritet që pjesa e tjetër e shoqërisë t i zbaton masat e tilla që nuk respektohen prej vet burimit të këtyre masave. Për më tepër, ofrohet shumë pak transparencë buxhetore lidhur me shpenzimet në energji meqë nuk ka masa për monitorimin e konsumit të energjisë për secilin objekt komunal. 12 Arsyeja për këtë është e qartë, nuk ka ndonjë dekret obligues i cili do të detyronte të ndërmerrej një gjë e këtillë, gjë që ndikon të ketë mungesë të informimit lidhur me konsumin e energjisë në ndërtesat publike. Gjersa gjendja aktuale duket e turbullt dhe rruga përpara e pasigurt, efiçienca e energjisë dhe masat shoqëruese, të cilat do të vinin së bashku me zbatimin e tyre në praktikë, megjithatë, nënkuptojnë një hap më afër Bashkimit Evropian, e në veçanti përmes respektimit të udhëzimeve të vitit 2006 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Për më tepër, dihet se përfituesit e efiçiencës së energjisë janë pa dyshim popullsia e gjerë përmes një mjedisi më të pastër, shfrytëzimit më të mirë të energjisë, mundësive për realizimin e projekteve të gjelbra, etj. Në këtë kontekst, janë ndërmarrë një varg nismash kryesisht ndërmarrje të vogla lokale, si Apetit sh.p.k., e cila ka investuar në makina të reja dhe efiçiente të përpunimit të mishit dhe të dhomave për ftohje, e që kanë çuar në kursime të dukshme të energjisë dhe të reduktimit të emetimit të CO2 më e larta në sektorin afarist. 13 Po në këtë drejtim, një qytetarë i zakonshëm përmes izolimit të dritareve, mureve dhe instalimit të sistemit të ngrohjes me biomasë ka arritur që ta kursejë konsumin e energjisë për 50% - më e larta në sektorin e amvisërisë. 14 Me pak fjalë, dy rastet e përmendura më lart paraqesin nisma individuale për promovimin e efiçiencës së energjisë. Pa dyshim se kursimi i arritur i energjisë është i madh në këto raste, dhe se nuk pritet që të realizohet një kursim aq i lartë nga secilit projekt; megjithatë, është e qartë se ekziston një hendek i madh në mes të asaj që është dhe asaj që mund të arrihet nëse ndërmerren masa si ato që u përmendën më lart. Zbatimi i masave të veçanta që do të mund ta ndihmonin përhapjen e nismave të këtilla të individëve, pa marrë parasysh a janë në sektorin privat apo publik, do ta promovonin një të ardhme më të gjelbër, më të mirë dhe më të qëndrueshme për Kosovën. Përmes krijimit të fondit për efiçiencë të energjisë, i cili do të shërbente si platformë përmes së cilës masat, nismat dhe projektet do të orientoheshin për trajtimin e problemeve që kanë të bëjnë me shfrytëzimin efikas të energjisë. Konsumi i madh i energjisë në Kosovë, shfrytëzimi jo efiçient i energjisë elektrike, dhe mungesa e sigurisë të furnizimit me energji do të trajtoheshin përmes një organi qendror dhe të pavarur. 15 12 Banka Botërore dhe Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore, (2014), Buxheti komunal dhe financat, [onlajn] gjendet në: http://www.worldbank.org/content/dam/worldbank/event/eca/gn%20muni%20budget%20final.pdf 13 Melohina, V., (2014), BERZH kremton efiçiencën e energjisë në Kosovë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, [onlajn] gjendet në: http://www.ebrd.com/news/2014/-ebrd-celebrates-energy-efficiency-in-kosovo.html 14 Ibid. 15 Një organi i tillë i pavarur do ta mundësonte një bashkërendim më të lehtë mes palëve sa i përket problemeve të efiçiencës së energjisë. Në veçanti, dhe përmes thelbit të problemit, do të mund ta ndihmonte dhe t i zbatonte masat e PKVEE-s. 10

Pritjet nga Evropa Hyrja e Kosovës në Traktatin e Komunitetit të Energjisë 16 (më tutje TKE) në vitin 2006 - që shpesh konsiderohej si një hap i rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian (më tutje BE) meqë ashtu shihej përmes shembujve të Rumanisë dhe Bullgarisë e shënonte edhe fillimin e një beteje të vazhdueshme për harmonizimin e sistemit ligjor me atë të BE-së. Janë tri direktiva të veçanta sa i përket efiçiencës së energjisë që TKE-ja i udhëzon 17 shtetet e veta anëtare t i integrojnë në nivelin vendor, dhe ato janë: a) Direktiva 2012/27/BE 18 ; b) Direktiva 2010/30/BE 19 ; dhe c) Direktiva 2010/31/BE 20. Direktiva 2012/27/BE Fushëveprimi dhe qëllim i kësaj direktive ka të bëjë me krijimin dhe lehtësimin e kushteve të nevojshme për heqjen e pengesave ekzistuese institucionale, politike dhe tregtare për masar e efiçiencës së energjisë. Objektivi i saj është ta promovojë nisjen e një tregu për shërbime të energjisë dhe pastaj të mekanizmave shpërndarës të shërbimeve të tilla te konsumatorët. Me miratimin e Ligjit për Efiçiencën e Energjisë në vitin 2011, Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në këtë drejtim, posaçërisht në krijimin e një kuadri të përshtatshëm ligjor dhe institucional që e përkrah zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Ligji po ashtu ofron bazë ligjore për zhvillim/ndryshim të mundshëm të legjislacionit dytësor. 21 Në fakt, ligji i ka përcaktuar caqet dhe planet për efiçiencë të energjisë, menaxhim të energjisë, auditim energjetik, si dhe e ka përcaktuar rolin dhe fushëveprimin e institucioneve shtetërore dhe të disa organizatave të tjera që merren me efiçiencën e energjisë. Përderisa PKVEE-ja e parë ishte e cektë sa i përket qasjes që kishte dhe nuk dukej se kishte aplikuar ndonjë metodologji rigoroze në vlerësimin se si do të kursehej në të vërtetë energjia, në anën tjetër PKVEE-ja e dytë i trajton në thelb problemet e energjisë që janë të pranishme në Kosovë. Për koincidencë, Kosova ishte anëtarja e parë nënshkruese e TKE-s që e dorëzoi një draft të PKVEE-s së dytë në maj të vitit 2013, dhe më pas e miratoi në dhjetor të vitit 2013. Sipas një raporti të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, plani i veprimit ishte profesional dhe i cilësisë së mirë si për vlerësimin dhe analizën e PKVEE-s së parë ashtu edhe në raportimin e kursimeve të energjisë. 22 Megjithëkëtë, planit të veprimit ende i mungon një platformë me masa koherente dhe të mirëfillta, duke i bazuar llogaritjet e veta në parashikime dhe në mostra të vogla. Krijimi i një fondi për efiçiencën e energjisë do t i vinte në lëvizje dy masa të menjëhershme, mekanizmin për shpërndarjen e shërbimeve të efiçiencës së energjisë, dhe mekanizmin për monitorimin dhe vlerësimin e kursimeve të realizuara. 16 Palët nënshkruese të traktatit janë Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Kosova, dhe Serbia. Ka për qëllim themelimin e një komuniteti energjetik në Evropën juglindore në formën e integrimit, duke e lehtësuar më pastaj procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian. 17 E aplikuar përmes titullit II që i udhëzon palët nënshkruese t i zbatojnë ligjet e BE-s, Traktati për themelimin e Komunitetit të Energjisë, 2006, [onlajn] gjendet në: https://www.energycommunity.org/portal/page/portal/enc_home/docs/2796177/pages_from_2178178.pdf 18 Direktiva 2012/27/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 5 prillit 2006, [onlajn] gjendet në: http://eurlex.europa.eu/legal-content/en/txt/pdf/?uri=celex:32012l0027&qid=1441714802905&from=en 19 Direktiva 2010/30/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 19 majit 2010, [onlajn] gjendet në: http://eurlex.europa.eu/lexuriserv/lexuriserv.do?uri=oj:l:2010:153:0001:0012:en:pdf 20 Direktiva 2010/31/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 19 majit 2010, [onlajn] gjendet në: http://eurlex.europa.eu/lexuriserv/lexuriserv.do?uri=oj:l:2010:153:0013:0035:en:pdf 21 Sekretariati i Komunitetit të Energjisë., (2014), Raporti vjetor i zbatimit 2013/2014, [onlajn] gjendet në: https://www.energycommunity.org/portal/page/portal/enc_home/docs/3356393/energy_community_imple mentation_report_2014_web.pdf 22 Ibid. 11

Direktiva 2010/30/BE Qëllimi dhe objektivi i kësaj direktive është që ta promovojë harmonizimin e masave kombëtare në lidhje me informimin e konsumatorit fundor, në veçanti përmes etiketimit dhe informatave në produktet e energjisë. Sa i përket etiketimit, udhëzimi administrativ për Etiketimin e Pajisjeve që Shfrytëzojnë Energji 23 i ngërthen në vete kushtet e njëjta të direktivës së përmendur më sipër. Pajisjet në Kosovë etiketohen dhe pajisen me informata të nevojshme për konsumatorin fundor në mënyrë që ai të jetë në gjendje ta dallojë se cila pajisje shfrytëzon më pak energji e cila më shumë. Direktiva 2010/31/BE Qëllimi i kësaj direktive është përcaktimi i standardeve minimale për ndërtesa dhe performancën e tyre energjetike. Kërkon të promovojë masa që e përmirësojnë perfomrancën energjetike të objekteve/ndërtesave, duke e marrë parasysh efikasitetin e kostos, si dhe të kushteve klimatike si brenda ashtu edhe jashtë objekteve. Për përvetësimin e një direktive të këtillë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës dhe ajo e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor duhet të bashkëpunojnë në hartimin e një drafti, e që është një temë mjaft e vështirë, e cila nuk ka dhënë ende ndonjë rezultat të veçantë. Zbatimi i kësaj direktive është një sfidë serioze, e cila ilustrohet edhe me ndryshimet e pamjaftueshëm të Ligjit për Ndërtime i cili është miratuar në vitin 2012. 24 Megjithëkëtë, është bërë pak përparim me Projekt-ligjin për Performancën e Energjisë në Ndërtesa, që i është dorëzuar TKE-s më 6 shkurt 2015. 25 Ligji i përcakton standardet minimale për ndërtesa, në mënyrë të veçantë, këto rregullohen me kapitullin 4, neni 9.1, që thotë se çertifikimi, përkatësisht pëlqimi energjetik i ndërtesave do të jetë i obligueshëm në këto rrethana: 9.1.1. Për ndërtesat që shiten apo jepen me qira; 9.1.2. Për pjesë të ndërtesave që shiten apo jepen me qira vetëm nëse ajo pjesë e ndërtesës ka njehsor të veçantë të ngrohjes; 9.1.3. Për ndërtesat ekzistuese që shiten apo nëse pëlqimi energjetik kërkohet prej banorit apo pronarit të ardhshëm; 9.1.4. Kur ndërtesa ndërtohet për herë të parë, rinovohet apo rindërtohet. Duket se ekziston një strategji me këtë projekt-ligj në përvetësimin e kërkesave të Direktivës 2010/31/BE; megjithatë, mund të përballet me pengesa posa të fillojë faza e zbatimit. Duhet thënë se ekzistojnë vendbanime dhe ndërtesa të paligjshme që janë ndërtuar pa ndonjë plan për më shumë se një dekadë, duke e përfshirë edhe tejkalimin e ndërtimit të ndërtesave për të cilat është marrë leje, e që duket se paraqet një problem të madh për zbatimin e dispozitave të dhënies së pëlqimit për ndërtesat. Megjithëkëtë, me anë të vullnetit të duhur politik dhe të entuziazmit institucional për ta trajtuar këtë problem epidemik, ekziston shpresa në përvetësimin e kësaj direktive në kontekstin legjislativ dhe në atë praktik. Mbi të gjitha, duket se nuk ka ndonjë nismë, plan, strategji, apo udhëzim administrativ që merret me zgjidhjen e pengesave lidhur me financimin e projekteve dhe të programeve të 23 Udhëzimi administrativ për etiketimin e pajisjeve që shfrytëzojnë energji, (2012), Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/ua_092011.pdf 24 Ndryshimet e ofruan mundësinë e përvetësimit të direktivës vetëm përmes legjislacionit dytësor. 25 Projekt-ligji për performancën e energjisë në ndërtesa, (2015), Republika e Kosovës, [onlajn] gjendet në: https://www.energycommunity.org/portal/page/portal/enc_home/docs/3588154/kosovo_epbd_draft_law_final_en.pdf 12

efiçiencës së energjisë. Nuk ka asnjë dispozitë lidhur me atë se si do të funksiononte një mekanizëm i tillë financiar, si do të themelohej, apo si do të bëhej realitet në kontekstin e Kosovës. Megjithëse ka hapësirë ligjore për krijimin e një fondi për efiçiencë të energjisë, sidoqoftë kjo mbeten vetëm fjalë mes ligjvënësve dhe zyrtarëve publik, dhe do të kalojë ende kohë për tu dëshmuar si një opsion i nevojshëm. Duket se vendimmarrësit e Kosovës janë përkrahës të tonit legjislativ që e gjejmë në udhëzimet e përcaktuara nga TKE-ja dhe në direktivat e BE-s, por jo edhe të procesit praktik që ato e promovojnë. Me qëllim që të kuptohen më tej ndërlikimet praktike të masave të efiçiencës energjetike, së pari duhet ta kuptojmë se çfarë nënkuptojmë me efiçiencën e energjisë. Këtu eksplorohet perspektiva e një fondi të efiçiencës së energjisë në Kosovë përmes ngërthimit të disa rasteve të veçanta të studimeve, të identifikimit të pengesave me të cilat mund të përballet dhe me zgjidhjet që gjenden në rrugë e sipër. Çka nënkuptohet me efiçiencë të energjisë Në këtë punim analitik, efiçienca e energjisë kuptohet si formë për të arritur një shpërndarje të gjithmbarshme të mjeteve, e jo qëllim në vetvete. 26 Me fjalë të tjera, me përmirësimin e efiçiencës së energjisë përmbushet edhe qëllimi i sigurimit të furnizimit me energji, përmirësohet zhvillimi ekonomik, zvogëlohen ndryshimet klimatike, si dhe kemi një punësim më të madh falë zhvillimit të kësaj fushe. 27 Përkufizimi dhe funksionalizimi Në aspektin ekonomik arritja e rezultateve në efiçiencë të energjisë mund të bëhet në dy mënyra: përmes kursimit të energjisë që rezulton prej ndërrimit të strukturës ekonomike, dhe përmes dobive teknike që burojnë prej efiçiencës. Kursimi i energjisë, i cili përmes ndryshimeve strukturore që rezultojnë prej trendeve të gjithmbarshme socio-ekonomike (si zbulimi i një burimi të ri natyror apo ndryshimet në burimin e vlerës së shtuar industriale), ka pak gjasa që të rekomandohet nga vendimet politike meqë bazohen në fat apo në procese tejet të ndërlikuara. Kursimi i energjisë, i cili vjen nga politikat dhe programet teknike që fokusohen në zvogëlimin e shfrytëzimit të energjisë për secilën njësi të prodhimit fizik, është një dukuri më e drejtpërdrejtë dhe më e matshme. 28 Për shembull, këtu kemi të bëjmë me shfrytëzimin e teknologjive të reja që janë efiçiente në konsumimin e energjisë (p.sh. shfrytëzimi i dritave LED), menaxhimin e konsumit të energjisë duke i përmirësuar praktikat operative dhe të mirëmbajtjes, dhe shmangien e shfrytëzimit të tepruar apo të panevojshëm të energjisë përmes aplikimit të rregulloreve (p.sh. standardet minimale që duhet të përmbushen prej ndërtesave) dhe të politikave të dizajnuara që të merren dhe ta nxisin ndryshimin se si e shohim energjinë. 29 Andaj, efiçienca e energjisë konceptohet si një dukuri e matshme që arrihet përmes zvogëlimit të shfrytëzimit të energjisë për secilën njësi të prodhimit fizik, e jo të vlerës së prodhimit. 26 Dennis, K., (2006), Përputhshmëria e teorisë ekonomike dhe e politikave proaktive të efiçiencës së energjisë, Revista e elektricitetit, vëll. 19, nr. 7, ff. 58-73 27 Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., Politikat e efiçiencës së energjisë, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo; Palm, J., (ed.) (2010)., Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo 28 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazilit, Kinës, Indisë, dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 29 Morvaj, Z., dhe Bukarica., (2010)., Politikat e efiçiencës së energjisë, në Palm, J., (ed.), Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo. 13

Fondi i Efiçiencës së Energjisë Gjatë hulumtimit të politikave të ndryshme për efiçiencë të energjisë hasim në një numër të madh të politikave të suksesshme, por edhe të rasteve të dështuara. Përvetësimi i instrumenteve qëllimmira, por që vijnë nga vendet e huaja ka çuar në masa jo efektive, dhe nganjëherë për shkak të konteksteve të ndryshme politike ajo që funksionon në një vend nuk do të thotë që është zgjidhje për vendin tjetër. Në fakt, krijimi i një fondi me pavarësi të pjesshme apo të plotë prej buxhetit qendror të shtetit ka funksionuar mirë në vendet e zhvilluara që karakterizohen me sundim të fuqishëm të ligjit në krahasim me vendet që vazhdojnë të përballen me korrupsion dhe ku fondet jashtë-buxhetore shfrytëzohen si skema për sponzorimin e grupeve të caktuara për përfitime politike dhe tendenca klienteliste. Së këndejmi, politikë-bërësit e kanë keqkuptuar dobinë e zgjidhjeve universale të mirëqena, duke i shfrytëzuar pa dashje këto forma si bazë e strategjive të tyre për efiçiencë të energjisë pa i marrë parasysh veçantitë e tregut të efiçiencës së energjisë në një vend të caktuar. 30 Instrumentet e politikave nuk janë relevante gjithherë dhe duhet të ndahen sipas pjekurisë së tregut, kohës, dhe fizibilitetit të zbatimit. Në të vërtetë, para se të fillohet me hartimin e çfarëdo politike për efiçiencë të energjisë duhet të bëhet vlerësimi i tregut, ku evidentohet jo vetëm pjekuria e tregut, por edhe se cilat instrumente të politikave do të kenë ndikim, kur edhe si?. 31 Kjo është më se e vërtetë meqë disa masa të politikave mund ta përshpejtojnë komercializimin, apo ta përmirësojnë depërtimin në treg të produkteve dhe shërbimeve të caktuara të efiçiencës së energjisë. 32 I pranishëm në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe në tërë kontinentin e Evropës, shfrytëzimi i një fondi ekstra-buxhetor - në këtë rast bëhet fjalë për një fond të përhapjes së politikave për efiçiencë të energjisë është dokumentuar dhe është përshëndetur gjithandej për sukseset e arritura për kursimin e energjisë. Në aspektin strukturor, fondi është një entitet ekstra-buxhetor (d.m.th. jashtë buxhetit qendror), i përfshirë me transaksione ekstra-buxhetore, me llogari ekstra-buxhetore, dhe me strukturën vet qeverisëse, e cila shpesh ka status të pavarur juridik nga ministritë, departamentet e qeverisë apo edhe nga FOND QARKULLUES Fond që mbushet përmes tarifave të vëna për mallra dhe shërbime/ose transaksioneve të huadhënies. kuvendi. 33 Ai përkufizohet si entitet ekonomik që ka kompetenca të posedimit të aseteve, të krijimit të detyrimeve, dhe të angazhimit në aktivitete ekonomike dhe transaksione me entitetet e tjera, dhe në të njëjtën kohë i ka llogaritë e veta të plota, duke përfshirë edhe pasqyrën e aseteve, detyrimeve, dhe të vlerës neto. 34 Fondi qarkullues është shembull i një entiteti ekstra-buxhetor. Financohet kryesisht nga tarifat për mallra dhe shërbime, donacione dhe hua, të hyrat e të cilave shfrytëzohen për financimin, mbushjen, dhe huazimin e vazhdueshëm të projekteve dhe veprimtarive të ardhshme. Karakterizohet edhe prej kohës së gjatë që vihet paraprakisht në dispozicion, duke shkuar nga 10 deri 20 vite. 35 Huaja e paguar me t u miratuar, është sërish subjekt i qarkullimit dhe vihet në dispozicion të huave të reja. 30 Ibid. 31 Palm, J., (ed.) (2010)., Efiçienca e energjisë, Rjekë, Kroaci: Sciyo 32 Briner, S., dhe Martinot, E., (2005), Promovimi i produkteve efiçiente të energjisë: përvoja e GEF dhe mësimet prej transformimit të tregut në vendet në zhvillim, Politikat e energjisë, vëll. 33, ff. 1765-1779 33 Allen, R, dhe Padev, D., (2010), Fondet ekstra-buxhetore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Doracaku dhe shënimet teknike. 34 Ibid: f. 3 35 Ibid. 14

Megjithatë, duhet të vërejmë se krijimi i një entiteti ekstra-buxhetor për t i promovuar projektet dhe programet e efiçiencës së energjisë nuk duhet të shërbejë si precedentë për krijimin e fondeve të tjera të panevojshme dhe të tepërta. Në fakt, krijimi i një fondi të tillë duhet të karakterizohet me rol, strukturë, përkufizim, fushëveprim dhe objektiv të qartë në mënyrë që t i shmangemi përdorimit të shprehjeve dy kuptimore, të cilat do të rezultonin në vendimmarrje jo transparente dhe efektivitet të përkohshëm. Fondet ekstra-buxhetore (më tutje FEB) shpesh janë identifikuar më zvogëlimin e llogaridhënies dhe shmangien e transparencës, me problemet e pashpjegueshme sa i përket raportimit të të dhënave fiskale, dhe me mospërputhjet sa i përket modifikimit të tatimeve, dhe të caktimit të tatimeve që lidhen me FEB-të. Studimet empirike tregojnë se FEB-të janë shfrytëzuar prej grupeve politike, që nganjëherë njiheshin si perandori të vogla, për çështje private dhe krejtësisht për interesa personale. 36 Për shembull, në fillim të vitit 1990, vendet si Turqia, Rusia, Polonia, Bullgaria, Gjeorgjia, Armenia, dhe Gana kishin themeluar disa FEB, të cilat si pasojë kishin pasur ndikim të keq në performancën fiskale të këtyre shteteve. Gana kishte pasur, në veçanti, pasoja sa i përket fondeve të sigurimeve në sektorët si ai i rrugëve, sigurimeve shoqërore dhe minierave, ku të gjitha kishin pasur ndikim negativ në menaxhimin e përgjithshëm të buxhetit. 37 Duke i pasur këto parasyshë, është më se e domosdoshme që të përshkruhet një strukturë e qartë menaxheriale dhe aktivitetet e lejueshme dhe të palejueshme të fondit për efiçiencë të energjisë para se të krijohet dhe të realizohet një entitet i tillë me dekret të kuvendit. Dobitë ekonomike dhe sociale Në mesin e shumë dobive që i sjellin politikat për efiçiencë të energjisë, studimet ekonomike vënë në pah se rritja e kursimit të energjisë mund ta përmirësojë prodhimtarinë dhe të krijojë mundësinë për punësim në sektorin e efiçiencës së energjisë, duke e rritur në këtë mënyrë zhvillimin ekonomik, në njërën anë dhe duke e zvogëluar inflacionin në anën tjetër. 38 Si një shembull model, i cili i përfaqëson shumicën e dobive që u përmenden më lartë, ta marrin rastin e renovimit të një shtëpie për ta bërë këtë nevojiten punonjës për ta kuptuar dobinë e këtij renovimi, nevojitet angazhimi i pronarit, dhe se rezultati është zvogëlimi i konsumit të energjisë dhe ekspozimi më i vogël ndaj ndotësve të brendshëm dhe të jashtëm. 39 Pa marketing dhe këshillime të ekspertëve, pronarët e shtëpive nuk do të dinin lidhur me shërbimet më të mira energjetike. Kjo nismë do të kërkonte edhe prodhimin e pajisjeve dhe të materialeve; HUNGARIA 43,000 deri 130,000 vende të reja pune do të mund të krijohen në këtë vend deri në vitin 2020 përmes një programi gjithëpërfshirës për renovimin dhe izolimin e ndërtesave për të qenë më efiçiente në shfrytëzimin e energjisë. KROACIA 4,000 vende të reja pune në fushën e efiçiencës së energjisë u krijuan në sistemin për menaxhimin e mbeturinave në mes të viteve 2006 dhe 2011. nevojiten punonjës që posedojnë shkathtësi për izolim, për dritare me dy palë xhama, si dhe për përmirësimin e procesit (p.sh. të makinerisë industriale). Për monitorimin dhe vlerësimin e rezultatit të renovimeve nevojiten auditorë të energjisë si dhe një sistem i 36 Allen, R, dhe Padev, D., (2010), Fondet ekstra-buxhetore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Doracaku dhe shënimet teknike. 37 Ibid: f. 11 38 Departamenti i energjisë dhe ndryshimeve klimatike, (2012), Strategjia e efiçiencës së energjisë: mundësia e efiçiencës së energjisë në Mbretërinë e Bashkuar. 39 Stephens, B., Carter, M. E., Gall, T. E., Earnest, M. C., Walsh, A. E., Hun, E. D., dhe Jackson, C. M., (2011), Renovimet e shtëpive sa i përket efiçiencës së energjisë, Perspektivat e një mjedisi të shëndetshëm, vëll. 119, nr. 7, ff. A283- A284; Allcot, H., dhe Mullainathan, S., (2010), Sjellja dhe politikat e energjisë, Shkenca, vëll. 327, ff. 1204-1205 15

rangimit të normës së efiçiencës e të gjitha këto krijojnë mundësi të reja për punësim. Dhe nëse këto renovime të shtëpive mund të mos e arrijnë nivelin e njëjtë të kursimit të energjisë, apo ta krijojnë nivelin e njëjtë të punësimit dhe të angazhimit të pronarëve, ato, megjithatë, krijojnë mundësi që të gjitha këto të ndodhin. Një studim që merret me eksplorimin e mundësive të krijuara të punësimit nxori në pah që në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 deri 30 vjet të punësimit MBRETËRIA E BASHKUAR Rreth 10 deri 30 vjet të punësimit të drejtpërdrejtë krijohet për çdo milion funte të shpenzuar në masat për efiçiencë të energjisë. krijohen për çdo milion funta të shpenzuara në masat e efiçiencës së energjisë, dhe se kjo do të mund të rritej në 60 vjet të punësimit në rast se do të shoqërohej me programe të përshtatshme të trajnimit. 40 Po kështu, një anketë lidhur me gjendjen në Hungari erdhi në përfundim se mes 43,000 dhe 130,000 vende të lira do të krijohen deri më 2020 si rezultat i drejtpërdrejtë i renovimit të ndërtesave për të qenë më efiçiente në shfrytëzimin e energjisë. 41 Një shembull tjetër konkret, i cili bazohet në gjetjet e Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), është potenciali për efiçiencë të energjisë përmes pajisjeve të amvisërisë. Përmes zvogëlimit deri në 33% në vitin 2030 të konsumit mesatar të energjisë në këto pajisje, studimi sugjeron se fitimi për secilin ton të shmangur të emetimit të CO2 pritet të jetë 169 euro. 42 Direktiva e BE-s për etiketimin e produkteve të energjisë, 2010/30/BE, e cila kërkon etiketimin e secilit produkt që shfrytëzon energji, në pajtim me rregulloret shtetërore, ka çuar në një zvogëlim të dukshëm të nivelit të konsumit, që sillet nga 25% deri në gati 40% në krahasim me nivelet e mëparshme. 43 Për më tepër, një studim tjetër tregon se nëse konsumatorët do të instalonin llampa efiçiente për të kursyer para për shkak të jetëgjatësisë së shërbimit të ndriçimit, 44 atëherë, kërkesa e përgjithshme globale për energji elektrike do të binte dukshëm, deri në atë masë sa kërkesa e përgjithshme do të mbetej pothuaj e njëjtë prej niveleve të vitit 2005 deri në vitin 2030. 45 Duke e pasur parasysh Udhëzimin Administrativ për Etiketimin e Pajisjeve që Shfrytëzojnë Energji, presim zvogëlim të dukshëm në konsumin e energjisë njëjtë siç e kemi parë në tërë Bashkimin Evropian. Megjithatë, duhet të merret parasysh se sa ka vullnet popullsia kosovare për ta paguar një çmim më të lartë për pajisje, pasi që duhet të blejnë produkte që shpenzojnë më pak, përkundër faktit që në aspektin afatgjatë investimi do të shpaguhet përmes kursimit të saj. Masat që ndikojnë në sjelljen e shfrytëzuesit të fundit kërkojnë angazhim të vazhdueshëm dhe njohje të kontekstit ku veprohet, në këtë rast të një shteti të varfër dhe të pazhvilluar me një popullsi ku rroga mesatare sillet rreth 350 40 Wesselink, B., Hamsen, R., Eichhammer, W., (2010), Kursimet e energjisë 2012: si të trefishohet ndikimi i politikave të kursimit të energjisë në Evropë, Ecofys dhe Fraunhofer ISIS, të kontraktuar prej Fondacionit për Klimë në Evropë (ECF) dhe Projektit për asistencë rregullative (RAP); Hulumtimi Ace, (2000), Efiçienca e energjisë dhe vendet e punës: çështje në MB dhe studime të rastit, raport prej Asociacionit për konservimin e energjisë të trustit për kursimin e energjisë. 41 Ürge-Vorsatz., dhe Diana, et. al., (2010), Ndikimi në punësim i programit të shkallës së gjerë për renovimin e ndërtesave për efiçiencë të energjisë në Hungari, Qendra për ndryshime klimatike dhe politika të qëndrueshme të energjisë, Universiteti i Evropës Qendrore, [onljan] gjendet në: http://3csep.ceu.hu/projects/employment-impacts-of-a-largescale-deep-building-energy-retrofit-programme-in-hungary. 42 WWF Fondi Mbarë Botëror., (2005), Sfida e efiçiencës së energjisë, [onlajn] gjendet në: www.panda.org/epo 43 Instituti Fraunhofer., (2012), Rruga konkrete e Bashkimit Evropian në skenarin 2C: përmbushja e caqeve të mbrojtjes klimatike të BE-së deri më 2050 përmes ndryshimeve strukturore, kursimit të energjisë dhe teknologjive për efiçiencë të energjisë, Përkrahje shkencore në përgatitjen propozimeve për udhërrëfyesin e energjisë së BE-së. 44 Llambat efiçiente të ndriçimit e kanë jetëgjatësinë prej 6,000 deri 15,000 orë në krahasim me llambat e vjetra inkandeshente, të cilat e kanë një jetëgjatësi afërsisht prej 1,000 orëve. 45 Taylor, P. R., Govindarajalu, C., Levin, J., Meyer, S. A., dhe Ward, A. W., (2008), Financimi i efiçiencës së energjisë: mësime prej Brazimit, Kinës, Indisë dhe më gjerë, Uashington: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore. 16