RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

Similar documents
VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE, ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

Varfëria dhe privimi në mesin e fëmijëve sipas Analizës së Privimeve të Shumëfishta (MODA)

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Strategjia e veprimit. për komunitetin serb në komunën e Pejës Publikuar nga: OJQ Syri i Vizionit Qendra Zejtare 64/B Pejë, Kosovë

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

Raporti i Performancës së Komunave

Tabela e Përmbajtjes

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

POLITIKAT E PUNËSIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË KOSOVË

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

Të drejtat e njeriut në Kosovë

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Për kontributin e dhënë falenderohet, Konsulentja afatëgjate, znj.milva Ekonomi (SCB/SIDA). Isa Krasniqi

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

PLANI STRATEGJIK PËR PROMOVIM DHE EDUKIM SHËNDETËSOR

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Studim mbi Përmasat e Dhunës në Familje Dhunës në Baza Gjinore në Komunat e Kosovës: Dragash, Gjakovë dhe Gjilan

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Vlerësimi i dhjetë mbi gjendjen e pakicave etnike në Kosovë (Periudha kohore prej muajit maj 2002, deri në dhjetor 2002)

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Hulumtim kërkimor mbi nivelin e Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë dhe ndikimin e tij në Shëndetin Riprodhues të Grave

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Udhëheqja dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Përgatitur nga:

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

this project is funded by the european Union

Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: Profili social-demografik dhe ekonomik bazuar në Censusin 2011

Përfshirja e çështjes gjinore në politikat dhe Strategjitë për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe Zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Raport përmbledhës mbi gjetjet nga monitorimi dhe mentorimi i DKA-ve dhe shkollave, lidhur me funksionimin e EPRBMSH

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

TREGU I PUNËS NË FUNKSION TË GRAVE DHE TË RINJVE

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

GJENDJA PERINATALE NË KOSOVË PËR VITET

QEVERISJA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE RASTET STUDIMORE PËR PRAKTIKAT MË TË MIRA - GRUPI ROR DHE ASAMBLETË KOMUNALE TË FËMIJËVE

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të. Podujevës dhe Suharekës

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Objektivat e politikave

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

PRIZRENI. Qytet që nuk i ka mënjanuar barrierat për PAK

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

Kërkime pedagogjike 6. Kërkime pedagogjike. (Përmbledhje punimesh) Prishtinë, 2015

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

Transcription:

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS (2009-2015) PRISHTINË, NËNTOR 2012

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS (2009-2015) Prishtinë, Nëntor 2012 PRISHTINË, NËNTOR 2012

2012 Botues: Rrjetit të Organizatve të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet pa lejen e Rrjetit të Organizatve të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës dhe Autorëve. Ky botim është financuar nga: 4

Permbajtja 1 Lista e shkurtesave... 6 2 Hyrje... 7 3 Përmbledhja ekzekutive... 8 4 Metodologjia... 9 5 Siguria, policia dhe drejtësia... 10 6 Arsimi... 11 7 Punësimi dhe Fuqizimi Ekonomik... 13 8 Shëndetësia dhe Çështjet Sociale... 15 8.1 Konteksti i përgjithshëm i gjendjes sociale të grave dhe vajzave... 16 8.2 Dhuna në familje... 16 9 Strehimi dhe vendbanimet joformale... 17 10 Kthim dhe Riintegrim... 19 11 Regjistrimi... 20 11.1 Masat... 21 12 Kultura, Media dhe Informimi... 22 13 Pjesëmarrje dhe Përfaqësim... 23 13.1 Masat... 23 14 Konkluzionet dhe Rekomandimet... 24 14.1 Konkluzionet... 24 14.2 Rekomandimet... 26 15 Bibliografia... 27 16 Mirënjohje... 28 5

1. Lista e shkurtesave UA ZKQM PZh MKK MKRS MASHT MAPH MSH MPB MPMS ZKKK OJQ QKSGJ ODIHR ZKM OSBE EPRBM UNFPA UNHCR RROGRAEK Udhëzim Administrativ Zyra Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë Personat e zhvendosur Ministria për Komunitete dhe Kthim Ministria e Kulturës, Risinë dhe Sporteve Ministria e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Shëndetësisë Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim Organizatat Joqeveritare Qendra Kosovare për Studime Gjinore Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut Zyra e Kryeministrit Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Ekipet për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes dhe Mosregjistrimit Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës 6

2. Hyrje Ky raport monitorimi ka për qëllim të kontribojë në rishikimin e zbatimit të Strategjisë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009 2015) dhe Planit të Veprimit të Kosovës për Integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë (2009 2015) duke u fokusuar në analizimin e përfshirjes së prespektivës gjinore, gjegjësisht përfshirjen e vajzave dhe grave me anë të analizës të progresit në Strategjinë dhe Planin e Veprimit në nëntë sektorët (arsimi, punësimi dhe fuqizimi ekonomik, shëndetësia dhe çështjet sociale, strehimi dhe vendbanimet informale, kthimi dhe riintegrimi, regjistrimi, kultura, mediat dhe informimi, pjesëmarrja, përfaqësimi dhe siguria, policia dhe drejtësia) dhe aspektet ndërsektoriale (lufta kundër diskriminimit dhe respektimi i barazisë gjinore). Sektori i fundit i strategjisë dhe planit të veprimit- Siguria, policia dhe drejtësia trajtohet në mënyre të veçantë për dy arsye. Arsyeja e parë është se siguria luan rol primar në përmisimin e pozitës të grave në ekonomi, vendimarrje, shëndetësi, arsim, sigurimin social etj. Prandaj edhe koncepti i sigurisë në këtë raport shtjellohet më gjërësisht, jo vetëm në aspektin policor por si koncept i cili është i pranishëm në të gjitha fushat e lartëpërmendura. Arsyeja e dytë është se rëndësia e konceptit të sigurisë për gratë në kontekstin më të gjëre promovohet me anë të rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria të Këshillit të Sigurisë të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. Meqenëse pjesëmarrja e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në proceset e sigurisë, vendimarrëse dhe ato paqësore në Kosovë është e pakënaqshme, kjo rezolutë mund të sigurojë dhe përmisojë pozitën e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë. Raporti monitorues poashtu vë në pah se në cilat fusha është përfshirë prespektiva gjinore në planet e komunave në bazë të intervistave gjysmë të standardizuara të bërë nga kordinatoret e Rrjetit të Organizatve të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës. Me anë të këtyre intervistave QKSGJ si organizatë konsulente e angazhuar nga Rrjeti i Organizatve të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës është përpjekur të analizoj qëndrimet e akterëve kyç në Kuvendet Komunale, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë civile dhe media në Komunën e Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës lidhur me mënyrën se si nevojat dhe prioritet e vajzave dhe grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase janë përfshirë në këtë dokument dhe cilat janë vështërsitë dhe pengesat e zbatimit të kësaj strategjie. Strategjia për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës 2009-2015 si dhe Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, 2009-2015 janë dokumentet relevante mbi bazën e së cilës është hartuar metodologjia e raportit moniturues. 7

3. Përmbledhje e përgjithshme Strategjia për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009 2015) dhe Plani i Veprimit të Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë (2009 2015) përbëjnë dy dokumente të rëndësishme për përfshirjën dhe integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në shoqërinë kosovare. Strategjia, në radhë të parë adreson, përmirësimin e gjendjes së komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë që jetojnë në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë ofron edhe zgjidhje dhe rekomandime për ri-integrimin e personave të kthyer. Vetëm në hapin e dytë, pas përmirësimit të gjendjes së këtyre komuniteteve dhe pas rritjes së kapacitetit të tyre integrues, komunitetet do të jenë në gjendje të pranojnë dhe garantojnë kushtet e përshtatshme për një numër të konsiderueshëm të personave të kthyer. Procesi i kthimit si dhe procesi i pajtimit dhe krijimit të një klime sa më tolerante dhe dialogu ndëretnik në Kosovë, ku respektohen në mënyrë rigoroze të drejtat dhe liritë e minoriteteve tregojnë gatishmërinë e Republikës së Kosovës t i pranojë qytetarët e saj Romë, Ashkali dhe Egjiptasë. Por, megjithatë, tri komunitetet janë ende në një gjendje shumë të rëndë në Kosovë, sidomos në fushën e punësimit. Të gjithë indikatorët social dhe ekonomik theksojnë pozitën e pafavorshme dhe diskriminuese të këtyre tri komuniteve në të gjitha fushat e jetës së përditshme, dhe sipas kushteve aktuale jetësore iu përkasin shtresave më të varfëra të vendeve të pazhvilluara 1. Ndërsa, Dokumenti i Planit të Veprimit prezanton një proces të detajuar dhe hapa veprimi të cilat duhet të ndërmerren brenda kohës të përcaktuar për të siguruar plotësimin e masave të identifikuara në Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, 2009 2015. Gjithashtu, dokumenti i planit të veprimit është përgatitur në përputhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve Buxhetore të Kosovës 2010-2012, Planin e Kosovës për Partneritet Evropian, si dhe me strategjitë sektoriale dhe ndër-sektoriale që janë në zbatim e sipër. Njëkohësisht, dokumentet e politikave publike janë në proces hartimi dhe që presin aprovimin e Qeverisë së Kosovës janë marrë në konsideratë. Gjatë hartimit të dokumentit janë marrë në shqyrtim dokumentet e Dekadës Rome dhe rekomandimet e lëshuara për hartimin e strategjive kombëtare, ndonëse duhet vënë në dukje se Kosova nuk është vend anëtar i rrjetit të Dekadës Rome 2. 8 1 Strategjia për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës 2009-2015, faqe 8. 2 Plani i Veprimit i Republikës së Kosovës për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, 2009-2015, faqe 10.

4. Metodologjia Për realizimin e monitorimit për Zbatimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë (2009 2015) është përdorur metodologji e kombinuar. Fillimisht janë përdorur informatat të mbledhura për të hartuar metodologjinë hulumtuese, për monitorimin e shkallës së implementimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme. Komunat të cilat janë përfshi në hulumtim janë Prizreni, Gjilani, Gjakova dhe Mitrovica. Ndërsa akterët të cilat kanë marrë pjesë në intervistat e standaradizuar janë zyrtaret për komunitetet dhe për barazi gjinore, përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile në komunat përkatëse dhe organizatat e grave, etj., të cilat veprojnë në vendet e lart përmenduara. Kjo metodologji është krijuar asisoj që të mund të shërbejë si themel për punët monitoruese në të ardhmen; metodologjia e njëjtë mund të shfrytëzohet për monitorime të rregullta edhe nga ana e qeverisë dhe organizatat hulumtuese që merren me të drejtatat e grave dhe vajzave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. Strategjia për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë (2009 2015) përfshin prespektivën gjinore në disa nga fushat tematike përkundër faktit që kjo perspektivë nuk konsiderohet si relevante në disa fusha. Për këtë arsye, monitorimi i strategjisë dhe planit të veprimit është fokusuar në po të njëjtat fusha të përcaktuar në këto dy dokumente dhe përfshijnë 9 (nentë) fusha specifike: Siguria, policia dhe drejtësia Arsimi Punësimi dhe Fuqizimi Ekonomik Shëndetësia dhe Çështjet Sociale Strehimi dhe Vendbanimet Informale Kthim dhe Riintegrim Regjistrimi Kultura, Media dhe Informimi Pjesëmarrje dhe Përfaqësim Hulumtimi: Duke e përdorë metodologjinë, QKSGJ ka hulumtuar shkallën e implementimit të deritanishëm të zbatimit të Strategjisë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë (2009 2015). Si burim i informatave janë përdorur edhe hulumtimet e kaluara të realizuara sepcifikisht për të drejtat e vajzave dhe grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase, ekspertë të fushave të ndryshme, aktivistet e të drejtave të grave, statistika të ndryshme, studime dhe materiale të tjera të shkruara. Instrumentet metodologjik që janë përdorur janë: analiza përmbajtësore, intervista e gjysmë standardizuar dhe diskutimi në grup. Ky raport u finalizua brenda periudhës së nëntorit dhe përmban të dhëna lidhur me çështjet gjinore të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjptasë në Kosovë deri në nëntor 2012. 9

5. Siguria, policia dhe drejtësia Kur flasim për sigurinë e minoriteteve që jetojnë në Kosovë, liria e lëvizjes paraqet problemin kryesor të kësaj çështje. Problemet me të cilat ballafaqohen këto komunitete në Kosovë, kryesisht trajtohen në kontekstin e përgjithshëm politik, duke anashkaluar aspektin gjinor. Komuniteti Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kosovë, sidomos gratë e këtyre komuniteteve ballafaqohen me vështirësi të mëdha sociale, politike dhe ekonomike, duke filluar prej lirisë të lëvizjes për shkak të pasigurisë së krijuar pas luftës, diskriminimit etnik, nivelit të ulët arsimor dhe mungesën e përfshirjes në vendimmarrje. 1 Strategjia dhe Plani i Veprimit për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) e trajton sigurinë si problem të përgjithshëm duke mos e veçuar atë në baza gjinore. Sektori i sigurisë, policisë dhe drejtësisë në dokumentin e Strategjisë e cek se Policia e Kosovës ka 7119 pjesëtarë (përfshirë Policinë Kufitare dhe pa i përfshirë punonjësit civil). Prej këtij numri, vetëm 50 policë i përkasin komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, përfshirë 21 meshkuj dhe një femër Rome; gjashtë meshkuj dhe një femër Egjiptase dhe 21 meshkuj. 2 Këto të dhëna shfaqin qartë mungesën e vëmendjes të aspektit gjinor në çështjen e sigurisë. Sidoqoftë, do të kishte qenë gabim nëse çështja e sigurisë trajtohet vetëm në përkufizimin e saj tradicional (ushtria dhe policia). Koncepti i sigurisë kërkon një trajtim më të gjërë ku do të mereshin parasysh aspektet e sigurisë që janë më pak tradicionalë dhe të cilët do të përfshinin pikëvështrimet e grave në çështjet si: armët e lehta dhe ndikimi i tyre në dhunën e bazuar në gjini, liria e lëvizjes për gratë dhe burrat, dhuna në familje, trafikimi, siguria e shëndetit dhe ambientit, etj. 3 Për këtë arsye, ky raport synon që ta trajtojë çështjen e sigurisë gjinore sa më mirë duke e përfshirë në çdo sektor të këtij dokumenti. Kjo qasje njëkohesisht do të ndihmojë në promovimin e principeve të rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria të Këshillit të Sigurisë të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. 10 1 Monitorimi i Sigurisë në Kosovë nga perspektiva gjinore, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, 2007 2 Strategjia për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë - dhjetor 2008 3 Monitorimi i Sigurisë në Kosovë nga perspektiva gjinore, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, 2007

6. Arsimi Analfabetizimi vazhdon të jetë një nga fushat urgjente ku do të duhej sa më shpejtë të investohet te vajzat dhe gratë e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase 1 Konfirmimi i gjendjes së vështirë të përfshirjës së vajzave dhe grave në arsim vërtetohet edhe në hulumtimin e QKSGJ në bashkëpunim me RROGRAEK sipas të cilit: Arsimi në Kosovë i komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë karakterizohet me nivel të ulët të vijimit në shkollimin e detyrueshëm, me një numër tejet të vogël të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasëve që vijojnë mësimet në shkollim të lartë apo në universitet, me numër tejet të vogël të mësuesve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë dhe me shkallë të lartë të largimit nga shkolla, në veçanti në mesin e vajzave. Shkollimi i komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kosovë është njëra nga çështjet kryesore në shqyrtimet dhe projektimet e zhvillimit të ardhshëm të këtyre komuniteteve. Edhe pse është diskutuar dhe theksuar shpesh për gjendjen e rëndë aktuale në fushën e arsimit dhe rolin e tij në zhvillimin dhe integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kosovë në përgjithësi, pak është bërë në këtë drejtim. Në veçanti niveli i ulët i vijimit të shkollimit, braktisja dhe analfabetizmi tek gratë dhe vajzat e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë mbeten probleme të pa adresuar në mënyrën e duhur. 2 Shkalla e ulët e edukimit, varësia ekonomike dhe sociale dhe martesat e hershme e përkeqësojnë edhe më tepër pozitën e tyre dhe ngrisin shkallën e diskriminimit të grave dhe vajzave të këtyre tri komuniteteve. Në fushën e Arsimit në Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptiase në Republikën e Kosovës 2009-2015 përfshirja e vajzave dhe grave përbën njërën nga çështjet që më së shumti është përfshirë dhe krahasuar me fushat e tjera. Megjithatë, edhe përkundër rëndësisë së arsimimit të vajzave dhe grave në komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, strategjia nuk ka arritur të përcaktoj masat e përmirësimit të gjendjes së tyre. 1 Intervistë me përfaqësuset e organizatave të grave në Gjakovë. 2 QKSGJ në bashkëpunim me RROGRAEK Pozita e Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në shoqërinë kosovare - Të pa shkollë janë 38 për qind e grave dhe e vajzave. - Me shkollë 8 vjeçare të pa kryer 38 për qind e grave dhe e vajzave. - Shkollën 8 vjeçare e kanë kryer 8 për qind e grave dhe e vajzave. - Shkollën e mesme e kanë kryer me pak se 1 për qind e grave dhe e vajzave. - Shkollë e mesme të pa kryer 3 për qind e grave dhe e vajzave. - Shkollën e lartë / fakultetin e kanë kryer me pak se 1 për qind e grave dhe e vajzave. 3 Ndërsa sipas intervistave të realizuara me përfaqësues të institucioneve lokale, zyrtaret për barazi gjinore, zyrtarë për komunitete në nivel komunal si dhe përfaques të organizatave të grave, ato të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë dhe përfaques të organizatave që nuk janë të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, arsimin e rangojnë si njërën nga çështjet më problematike të vajzave dhe grave të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë. Madje, sipas tyre edhe përkundër që Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës 2009-2015 është një dokument i rëndësishëm, ku përfshihet fusha e arsimit, megjithatë nuk ka arritur të përfshijë dhe avancojë aspektin gjinor në këtë fushë. Madje, sipas tyre mungon një bashkëpunim i të gjithë akterëve që merren në fushën e arsimit që të koordinojnë aktivitet e tyre për të përmirësuar përfshirjen e vajzave dhe grave në arsimim duke e elimnuar dukurinë e analfabetizimit dhe brakstisjen e shkollimit nga vajzat e këtyre komuniteteve. 3 Po aty, faqe 8. PRISHTINË, NËNTOR 2012 11

Ndërsa në Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, 2009-2015, nuk është përfshirë gjinia në një objektiv të veçant e as si perspektivë e rëndësishme në inkuadrimin e vajzave dhe grave në shkollimin dhe sfera tjera të arsimit. Perspektiva gjinore është inkuadruar vetëm në Objektivin 1 te Përmirësim i dukshëm i pjesëmarrjes në arsim dhe i cilësisë së arsimit për pjesëtarët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, ku decidivisht flitet për edukatoret. Përfshirja e edukatoreve Rome, Ashkali dhe Egjiptase dhe asistentëve të tyre në nivelin parafillor dhe parashkollor 1 Të pyetura për arsyet e shkallës së ulët të shkollimit të grave dhe vajzave të komuniteteve, respondentet theksuan mungesën e mësimdhënësve, teksteve shkollore dhe materialeve të nevojshme që do t ua mundësonin atyre të vijonin mësimin në gjuhën amtare. Ato përmendën edhe dhunën në shkolla, paragjykimet ndaj komuniteteve të tyre nga komuniteti shumicë, mungesën e veshmbathjes adekuate, obligimet e shtëpisë siç janë kujdesi për më të vegjlit në familje dhe papunësia 2. Ndërsa, sa i përket përcaktimit të prioriteteve, akterët e intervistuar kanë deklaruar se gratë dhe vazjat e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase duhet të përfshihen në të gjitha fushat, por, arsimi sipas tyre është fusha e parë në të cilën do të duhej më shumë të investohet në mënyrë që ato të kenë mundësinë për t`u punësuar dhe të përmirësohet gjendja e tyre sociale në përgjithësi, për më tepër shih grafikonin 1. Ndonëse, sipas raporteve të ndryshme hulumtuese, numri i saktë i grave dhe vajzave analfabete nga tri komunitetet nuk dihet, megjithatë sipas hulumtimit të QKSGJ në bashkëpunim me RROGRAEK 37.5 për qind e të anketuarave nuk e kanë përfunduar shkollimin fillor dhe vetëm 1.2 për qind prej tyre kanë pohuar se e kanë të përfunduar shkollimin e mesëm. Gratë dhe vajzat nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptase kanë mungesë të lartë të informacionit lidhur me programet ekzistuese të ofruara nga institucionet arsimore dhe shoqëria për zvogëlimin e shkallës së analfabetizmit dhe braktisjes së shkollimit gjë që dëmtojnë dhe kufizojnë edhe më shumë qasjen e grave dhe vajzave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në edukim cilësor. Burimi: Hulumtimi Pozita e Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptase në shoqërinë kosovare Grafikoni 1: Prioritet e përcaktuara nga akterët e intervistuar 12 1 Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, 2009-2015, faqe 18. 2 QKSGJ në bashkëpunim me RROGRAEK Pozita e Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në shoqërinë kosovare. 2 Po aty, faqe 9.

7. Punësimi dhe fuqizimi ekonomik Sipas studimeve të cilat janë edhe referencë e strategjisë vetëm 0.1 përqind e ndërrmarjet publike siç është KEK-u, PTK-ja, Hekurudhat e Kosovës, dhe Aeroporti i Prishtinës janë Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, që do të thotë rreth 12 persona. Ndërsa numri i grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në këto institutcione është shumë i vogël. Studimet po ashtu tregojnë se të hyrat mesatare të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasëve, janë më të ulta krahasuar me të ardhurat e Serbëve dhe Shqiptarëve të Kosovës. Gratë e këtyre komuniteteve janë në veçanti në pozitë diskriminuese dhe të pafavorshme dhe vuajnë nga shkalla e lartë e braktisjes së institucioneve arsimore dhe mos punësimit. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, gratë e këtyre komuniteteve për shkak të mospërfshirjes së tyre në proceset e punësimit, janë të detyruara që të lindin fëmijë për të marur ndihmë sociale në bazë të kriterit ekiztues për prindërit e papunësuar me fëmijë deri në moshën pesë vjeçare. Megjithatë, siç dihet ndihmat sociale në Kosovë janë të pamjaftueshme për ekzistencën bazë. Ato janë vetëm një element i mundësive të familjeve për mbijetesë. Stereotipet e tilla negative ndaj grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase dhe pjesëtarëve të tjerë të këtyre komuniteteve duhet të eliminohen duke e promovuar një kulturë me të hapur dhe duke i trajtuar më me theks në dokumentet dhe programet e rëndësishme të Republikës së Kosovës. Analfabetizmi, mungesa e përgatitjes ose shkollimit profesional dhe diskriminimit gjinor dhe etnik janë pengesa të theksuara për integrimin e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase gjë që rezulton në shkallë më të lartë të papunësisë dhe kushte më të ulëta jetese në krahasim me popullatën shumicë ose pakicat tjera në Kosovë. Për shkak të rrethanave që lidhen me shkallën e papunësisë së grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase, ato janë të detyruara të kërkojnë punë dhe në të shumtën e rasteve ato përfundojnë në sektorin e ekonomisë joformale. Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2009 ka përpiluar Strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës ku me anë të kësaj strategjie përcakton disa masa për të zbatuar legjislacionin ekzistues dhe me anë të këtij dokumenti zotohet se do të krijojë një mekanizëm të raportimit të rregullt për implementimin e këtyre masave. Masat që qeveria i ka përcaktuar me anë të strategjisë janë: Të Dhënat mbi Tregun e Punës Bashkërendimi Hartimi i Politikave Rishikimi i Legjislacionit Masat Aktive të Tregut të Punës Punësimi Masat Aktive të Tregut të Punës Punësimi/Trajnimi Profesional Vetëpunësimi/Sipërmarrja Qeveria në Strategjinë e saj në fushën e veçantë kur trajton Çështjet Gjinore trajton edhe çështjet e punësimit të grave por në mënyrë shumë sipërfaqësore dhe pa përcaktuar masat adekuate dhe të arritshme për integrimin e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. Nëse i analizojmë veç e veç secilën masë të strategjisë shihet qartë se perspektiva gjinore mungon. Kur është fjala për Masën Të dhënat mbi tregun e punës nuk theksohet se është e rëndësishme që këto të dhëna të jenë të ndara edhe në baza gjinore. Po ashtu në strategji kur vjen fjala tek punësimi dhe fuqizimi nuk janë përfshirë çështje gjinore dhe shumë pak trajtohen çështja e aftësimeve profesionale për gratë Rome, Ashkali dhe Egjiptase e në veçanti për gratë e moshës së mesme dhe analfabete. Një përfshirje e tillë nga ana e qeverisë apo një realizim i një programit të tillë do të ndihmonte që të ketë më shumë mundësi punësimi për këto grupe të rrezikuara. Gratë e këtyre komuniteteve kanë mungesa PRISHTINË, NËNTOR 2012 13

të mëdha edhe në informimin lidhur me mundësitë e punësimit. Strategjia duhet të përfshinte tek vetëpunësimi dhe sipërmarrja edhe motivimin e bizneseve private (siç janë lirimi nga tatimet) për të nxitur punësimin e vajzave dhe grave nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptase. Në fushë të strategjisë nuk është përfshirë edhe diskriminimi që përjetojnë gratë e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjitpase si punëtore dhe që trajtimi nuk është i barabartë kur është fjala për vendet e punës. Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë të bëjë trajnime të ndryshme për çështjen e diskriminimit duke e vendosur theksin për të adresuar elemente të kulturës Rome, Ashkali dhe Egjitpase të cilat do të mund ta pengonin qasjen e diskriminimit në shërbime të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjitpasë. Më pastaj nëse analizojmë planin e Veprimit për këtë strategji shohim prap se shumë pak vëmendje i është kushtuar çështjeve gjinore të grave Rome, Ashkali dhe Egjitpase. Sipas raportit të OSBE-së në lidhje me punësimin dhe fuqizimin ekonomik, qëllimi kryesor i Planit të Veprimit është që të përmirësojë gjendjen ekonomike të komuniteteve, përmes hartimit të politikave për lehtësimin e qasjes së tyre ndaj tregut të punës. Në raport thuhet se një numër i vogël komunash kanë ndërmarrë iniciativa punësimi duke pasur për cak këto komunitete. Për më tepër, një numër i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasëve janë të punësuar në kompani publike, ku pagat e tyre paguhen bashkërisht nga komuna dhe donatorët e jashtëm. Në këtë plan, në fushën ku flitet për punësim dhe zhvillim ekonomik të çështjes gjinore shumë pak i lihet hapësirë dhe nëse e shikojmë nga kostoja që është ndarë shohim se këtyre çështjeve nuk ju është ndarë aspak kosto financiare për realizimin e planit të veprimit. Shumica e të intervistuarve lidhur me implemtimin e Strategjisë për integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikës së Kosovës 2009-2015 u shprehen se çështja e punësimit është prioritet për ta dhe se kjo strategji si dhe plani i veprimit nuk janë integruar ende në dokumentet e rëndësishme nëpër komunat e Kosovës. Të intervistuarit çështjen e trajnimeve për punësimin e grave të këtyre komuniteteve e kanë theksuar si më me rëndësi në komunat e tyre. 14

8. Shëndetësia dhe çështjet sociale Çështjet e gjinore do të duhej të përfshihen në të gjitha fushat e strategjisë dhe jo të jenë të ndara në fushën tematike të veçantë. 1 Edhe përkundër që Strategjia për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës, ka trajtimin e çështjës së shëndetësisë së komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë është e konceptuar duke iu referuar hulumtimeve të realizuara nga raportet ndërkombëtare. Sipas kësaj strategjie Ekzistojnë vetëm të dhëna të kufizuara për statusin shëndetësor të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasëve në Kosovë. Nëse supozojmë që statusi i përgjithshëm shëndetësor i komuniteteve është i ngjashëm me statusin shëndetësor të komuniteteve Rome në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe që në Kosovë ekziston një zbrazëti e ngjashme në mes të statusit shëndetësor të popullatës shumicë dhe popullatës Rome, Ashkali dhe Egjiptase si në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Mund të konkludojmë që statusi shëndetësor i tri komuniteteve duhet të jetë i palakmueshëm për shkak të mungesës të sigurimeve shëndetësore duke marrë parasysh statusin përgjithësisht të dobët shëndetësor të popullsisë në Kosovë në krahasim me vendet e rajonit. Ndërsa, në këtë kapitull nuk është përfshirë mjaftueshëm perspektiva gjinore, duke e inkuadruar specifikisht shëndetin e vajzave dhe grave, ku sipas studimit të kryer nga UNICEF-i, më shumë se 60 për qind e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë nuk e kanë vizituar asnjëherë ndonjë klinikë gjinekologjike gjatë shtatzënisë. 2 Kësisoj, për një gjendje të vështirë të shëndetit të grave shkruan edhe raporti Pozita e Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptase në shoqërinë Kosovare ku ceket se Shëndeti reproduktiv i grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase rrezikohet kryesisht nga lindjet e shpeshta (shqetësim i posaçëm për gratë të cilat lindin në moshë të re), ushqyeshmëria e dobët dhe mungesa e shërbimeve efektive të planifikimit familjar. Sipas shumë anketave të kryera në vend, dijenia për përdorimin e mjeteve kontraceptive të kohës është shumë e ulët ndërsa numri i aborteve është shumë i lartë 3. Akterët e intervistuar kanë deklaruar se ndonëse institucionet nuk kanë bërë punë të mjaftueshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për vajzat dhe gratë e këtyre komuniteteve, organizatat jo qeveritare të grave kanë bërë të pamundurën për t`i realizuar shumë aktivitete të cilat së paku do t`i përfshinin informatat lidhur me mjetet kontraceptive dhe planifikimin familjar. Madje, si në grafikonin më lartë, shëndeti i grave dhe vajzave, përfshin një nga prioritet kyçe për këtë kategori shoqërore. Ministria e Shëndetësisë do të ndërmerr masa shtesë për t a përmirësuar disponueshmërinë e institucioneve dhe informatave për kujdesin preventiv shëndetësor pa e cënuar Master Planin ose duke e reviduar atë në pajtim me komunat dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë Derisa, në Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë, në kuadër të objektivave, është përfshirë Rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor ndaj nënës dhe fëmijës dhe përmirësimi i shëndetit riprodhues. Mirëpo, sipas akterëve të intervistuar, të gjitha aktivitetet e parapara akoma nuk kanë arritur zbatimin e duhur, e sidomos tek vendet rurale 4. Sipas tyre ka mungesë të madhe në gjetjen e formave të duhura për t`i informuar gratë sidomos në planifikimin familjar. 1 Intervistë me zyrtarët në Kuvendet Komunale. 2 UNICEF Micro Nutrient Status Survey (MNSS) conducted in Kosovo. 3 Po aty, faqe 9. 4 Intervistë me përfaqësueset e organizatave të grave. PRISHTINË, NËNTOR 2012 15

16 8.1 Konteksti i përgjithshëm i gjendjes sociale të grave dhe vajzave Njëra prej vështirësive më të mëdha për implementimin e strategjisë është ndarja e buxhetit nga Kuvendi Komunal dhe donatorët 1 Sipas hulumtimeve të ndryshme del që pozita e grave të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë është shumë e vështirë në shumë aspekte. Të dhënat e dala nga këto hulumtime theksojnë nevojën urgjente të adresimit të prioriteteve dhe sfidave të tyre nga ana e institucioneve të Kosovës. Mbrojtja sociale, qasja në shëndetësi, sigurimi i banimit, pritshmëria në arsim dhe treguesit e ngjashëm të zhvillimit, janë sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen pjesëtaret e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë dhe gratë në veçanti. Edhe në Strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) dhe planin e Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë përcaktohen masat e përgjithshme të eliminimit të vështirësive me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e këtyre komuniteteve me gjendjen sociale dhe dhunën në baza gjinore. Sipas intervistave të realizuara, organizatat e shoqërisë civile të grave theksojnë për një zbatueshmëri të dobët të këtyre dokumenteve kryesore që do të ndikonin në përmirësimin e gjendjes së kësaj kategorie shoqërore. Është vështirë të përcaktohen se në cilën pjesë duhen të përcaktohen masat urgjente, sepse këto komunitete sidomos gratë dhe vajzat ballafaqohen me probleme zingjirore, të cilat determinjonë njëra tjetrën dhe kësisoj edhe vështirësojnë gjendjen e tyre të përgjithshme 2. Ndërsa sipas të dhënave të dalura nga hulumtimi me zyrtaret e komuniteteve në komunën e Mitrovicës, Prizrenit, Gjilanit dhe Gjakovës, del që Gratë dhe vajzat pos që ballafaqohen me kushte të vështira jetësore, mungojnë edhe masa për vetëdijësimin e tyre për të drejtat themelore të tyre 3 madje sipas tyre edhe përkundër që janë krijuar dokumente të rëndësishme, ato kanë ndikuar relativisht në përsimimin e pozitës në përgjithësi të grave dhe vajzave të këtyre komuniteteve. 1 Intervistë me përfaqësueset e zyrtarëve në Kuvendet Komunale. 2 Intervistë për përfaqësueset e organizatave të grave të shoqërisë civile. 3 Intervistë me zyrtarët në Kuvemdet Komunale 8.2 Dhuna në familje Në kuadër të përshkrimit të gjendjes sociale në Strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) identifikohen instucionet të cilat veprojnë në Kosovë që merren me të drejtat e grave dhe vajzave Rome, Ashkali dhe Egjiptase, po megjithatë mungojnë përshkrime të bazuara të hulumtimeve të ndryshme për shtrirjen e kësaj dukurie në këto komunitete. Sipas hulumtimeve dhuna në baza gjinore është dëshmuar të jetë e vështirë: përhapja dhe format e saj dallojnë në mënyrë të theksuar në bazë të përkufizimit të dhunës së bazuar në gjini në përdorim, metodat e mbledhjes së të dhënave dhe kohëzgjatja e studimeve të caktuara. Vlerësohet se ndërmjet 8 dhe 70 përqind të grave në botë i janë nënshtruar së paku njëherë në jetë dhunës psikologjike dhe fizike nga partnerët burra 4. Ndërsa në Kosovë, të dhënat nga Policia e Kosovës-Drejtoria për Krime të Rënda del se nga numri i përgjithshëm në vitin 2009, 81 % janë raste të dhunës ndaj femrës dhe kjo përqindje krahasuar me vitin 2008 është në rritje për 2 % 5. Dallimet në vlerësim të shkallës së dhunës mund të jenë edhe për shkakun e përqindjes relativisht të ulët të grave të cilat i raportojnë rastet e dhunës ndaj tyre. Raportimi i ulët ndodh për shkakun e stigmatizimit, turpit dhe faktorëve tjerë shoqërorë dhe kulturorë të cilat kanë ndikim në vendimet e grave të viktimizuara për të raportuar rastet 6. Derisa në Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë çështja e dhunës në familje nuk adresohet në tabelat e çështjeve të rëndësishme me të cilat ballafaqohen këto komunitete. Madje edhe sipas hulumtimit të QKSGJ në bashkëpunim me RROGRAEK-un Sipas grave aktiviste të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase, është shumë e vështirë të flitet haptas në komunitete për dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Gruaja që raporton dhunën mund të përballet me një lloj përjashtimi nga komuniteti për shkak se ajo ka zbuluar problemet private dhe në këtë mënyrë e ka dëmtuar burrin e saj duke e raportuar dhunën në familje 7. 4 Heise L, Ellsberg M, Gottemoeller M. Ending violence against women. Popul Rep L 1999(11):1-43. 5 Enti Statistikor i Kosovës Gratë dhe Burrat e KOSOVËS 2011 6 Krug EG, et al. The World Report on Violence and Health. Geneva: World Health Organization, 2002;372. 7 QKSGJ në bashkëpunim me RROGRAEK-un në Pozita e Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptase në shoqërinë Kosovare, faqe 25.

9. Strehimi dhe vendbanimet joformale Përjashtimi, diskriminimi, mosrespektimi i të drejtave civile dhe të njeriut, informaliteti, e poashtu edhe jetesa në objekte të mbipopulluara në kushte minimale e në varfëri që të gjitha krijojnë pasiguri dhe tendosje si dhe pasoja në shëndet e sidomos kur bëhet fjalë për diskriminimin në këtë aspekt në baza gjinore të vajzave dhe grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. Drejtori i Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut - OSBE, Ambasadori Lenarcic, në Prill të vitit 2012, theksoi se kushtet e tmerrshme të jetesës dhe mungesa e një vendi të regjistruar ligjor të banimit në gjendjen e shumicës së Romëve të Evropës do të ketë një efekt thellësisht negativ në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Këto efekte negative sipas tij rezultojnë në shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, duke përfshirë shkelje të së drejtës për strehim të përshtatshëm. Ndikimi i këtyre shkeljeve të të drejtave të njeriut është veçanërisht i rëndë për gratë Rome që përballen me diskriminimin jo vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, por edhe për shkak të gjinisë së tyre 1. Realiteti është që edhe sot një pjesë e madhe e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë vazhdojnë të jetojnë në vendbanime joformale në kushte joadekuate të banimit me mungesë edhe të infrastrukturës më bazike ku ndotja e ambientit në këto vendbanime është problem në vete poashtu mungesa e ngrohjes adekuate, izolimi, kanalizimi modern dhe uji i pijes, ku të gjitha këto janë shërbime dhe të mira elementare. Aq më shumë është brengosëse ngase e dimë se mosqasja në ujë dhe kanalizim është një nga kontribuesit kryesor të drejtës për shëndet. Kjo në veçanti paraqet rrezik për shëndetin e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase për shkak të rolit të tyre gjinor, që i bën ato të jenë gjithmonë përgjegjëse jo vetëm për grumbullimin e ujit, por për shumë detyra tjera shtëpiake - gatim, larje dhe pastrim, si dhe për kujdesin ndaj fëmijëve, e që të gjitha këto kërkojnë qasje në ujë dhe janë një komponent thelbësor i së drejtës për strehim të përshtatshëm. 1 OSCE rights chief calls for improved housing and living conditionsfor Roma, available at: http://www.osce.org/odihr/89512 Poashtu shqetësues është fakti se këto gra dhe vajza që jetojnë në këto vendbanime joformale janë të prekura veçanërisht nga mungesa e qasjes adekuate në tualete dhe banjo për pastrim. Këto komunitete janë shpesh gjeografikisht të shkëputura nga shërbimet publike, punësimi dhe shkollimi dhe kjo përkeqëson edhe më shumë gjendjen. Shpesh, kushtet e banimit janë të standardit aq të ulët sa që përbëjnë edhe rrezik për shëndetin publik, sepse këto kushte kontribuojnë në transmetimin e shpeshtë të sëmundjeve të rënda ngjitëse. Meqenëse gratë Rome, Ashkali dhe Egjiptase kalojnë më shumë kohë në shtëpi se meshkujt, ato i nënshtrohen rrezikut më të lartë shëndetësor si pasojë e kushteve të ulëta të ambientit jetësor si dhe rrezikohen nga dhuna në familje e cila inicohet nga mungesa e kushteve për jetesë. Diskriminimi është i shumëfishtë ndaj grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase duke pasur parasysh sidomos pozitën e tyre tradicionale brenda familjës dhe dhunës të cilës shpeshherë i nënshtrohen. Këtë më së miri e vërteton edhe anketimi në hulumtimin që e ka realizuar QKSGJ në bashkëpunim në RROGRAEK në vitin 2009 ku rezultatet kanë treguar se shumica e grave të anketuara (85 për qind) janë pajtuar me qëndrimin se është e natyrshme që pjesa më e madhe e punëve të shtëpisë është detyrë e grave 2. Siç është raportuar në shumë hulumtime, shëndeti i grave në mënyrë të konsiderueshme është më keq se ai i popullsisë së përgjithshme, si pasojë e kushteve të jetesës joadekuate, banimit joadekuat, strehimit, varfërisë dhe pozitës së pafavorshme të grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase brenda familjes. Në përgjigjet e anketimit në raportin e publikuar nga QKSGJ 3, që kishte në fokus gratë dhe vajzat Rome, Ashkali dhe Egjiptase si dhe familjet e tyre, çështja e strehimit dhe vendbanimit është paraqitur poashtu si gjendje e vështirë dhe mjaft problematike. 2 QKSGJ në bashkëpunim me RROGRAEK Pozita e Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptase në shoqërinë kosovare, faqe 15. 3 http://kgscenter.net/index.php?option=com_content&view=category&layout=blo g&id=6&itemid=9&lang PRISHTINË, NËNTOR 2012 17

18 Në krye të listës së problemeve të cilat i prekin ato më së shumti, janë identifikuar mungesa në furnizim me energji elektrike dhe ujë, me 29 përqind gjë që reflekton vështirësitë me të cilat ato ballafaqohen nga dita në ditë dhe që kanë pasoja në vetë zhvillimin e një jete normale të tyre si individ apo si familje dhe afekton dukshëm shëndetin e tyre. Siç dihet nga të dhënat të dalura nga hulumtimet e ndryshme, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë kanë migruar në tërë territorin e Kosovës. Nga rezultatet e anketave nga po i njëjti hulumtim rezulton se nga 42 përqind e të anketuarve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë kanë jetuar në vendbanimet aktuale që nga përfundimi i luftës, ndërsa 19 përqind prej tyre kanë deklaruar që kanë jetuar në vendbanimin e njëjtë që nga viti 1970. Poashtu, raporti vërteton se kushtet e banimit dhe ndotja e ambientit ku jetojnë vazhdojnë të jenë si dy problemet më madhore me të cilat ata ballafaqohen. Kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh që shumë vendbanime ku jetojnë komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë janë zakonisht zona të mbipopulluara në periferi të qyteteve dhe shumë nga njësitë banesore nuk i përmbushin kushtet bashkëkohore, nuk ka ujë të pijes brenda shtëpisë (zakonisht është një krua diku në oborr) ose furnizim të rregullt me energji elektrike dëshmojnë të anketuarit. Lokacionet në të cilat jetojnë pjesëtarët e komuniteteve i kanë rëndom tiparet më të këqija të kushteve ambientale në zonë (p.sh. afër deponive). Kjo situatë na dëshmon se duhet patjetër të ndërmerren hapa të nevojshme, për t i përmirësuar kushtet e banimit të familjeve Rome, Ashkali dhe Egjiptase të cilat rrezikohen çdo ditë me dëmtim të përhershëm të shëndetit të grave dhe fëmijëve.

10. Kthim dhe riintegrim Në punëtorinë për hartimin e strategjisë së veprimit të Rrjetit të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës për periudhën 2011 2013 të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës, në të cilën morën pjesë një numër i konsiderueshëm i akterëve kyç dhe ekspertë të fushës së studimeve sociale kanë konstatuar se si shtyllë të problemeve që çojnë deri te pozita jo e barabartë e grave nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptase në shoqërinë kosovare është identifikuar edhe riatdhesimi dhe integrimi i ngadalshëm i grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të kthyera nga vendet perëndimore në Kosovë. Integrimi i ngadalshëm vjen si pasojë e problemeve gjuhësore pas një jetese të gjatë në vendet perëndimore, sidomos e vlefshme për gjeneratat më të reja. Niveli i ulët i shkollimit, mosnjohja e teknologjisë informative dhe mungesa e edukimit profesional (jo formal) të përshtatshëm për tregun Kosovar e rëndojnë edhe më tepër procesin e integrimit të grave dhe vajzave të rikthyera. Mosnjohja e situatës politike dhe socio-ekonomike në Kosovë paraqet edhe një barrierë shtesë në procesin e riintegrimit. Poashtu edhe mosgatshmëria e komuniteteve pranues për të pranuar dhe integruar të kthyerit paraqet problem tjetër. Institucionet qeverisëse nuk kanë informata të mjaftueshme mbi nevojat e personave të kthyer nga vendet e treta, derisa donatorët (sidomos ata bilateral) nuk kanë programe të veçanta në përfshirjen e perspektivës gjinore për përkrahjen e integrimit të të kthyerve pasi që ata të jenë ri-atdhesuar nga shteti prej nga vjen edhe donatori. Zhvillimet e tanishme në fushën e rikthimit të pjesëtarëve të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë nga vendet perëndimore në Kosovë, krijonë një nevojë urgjente për riatdhesimin dhe riintegrimin nëpërmjet krijimit të programeve të qëndrueshme. Duke i marrë parasysh rrethanat në Kosovë, këto komunitete pasi që të kthehen do të përballen me shumë probleme si: qasjen në shkollim, kujdesit shëndetësor, strehimit, përfitimeve sociale dhe shumë pak nga ta do të mund të gjejnë punë. Edhe përkundër që disa nga akterët kyç të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare kanë hartuar disa strategji lidhur me planifikimin në mbështjen e këtyre të rikthyerve, në të gjitha këto strategji mungon përfshirja apo qasja gjinore në mbështjen e grave dhe vajzave të rikthyera. Duke u përballur me këtë situatë, OJQ-të lokale dhe ato të grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase që janë njëkohësisht ndër akterët kryesorë në lehtësimin e procesit të riintegrimit dhe riatdhesimit të anëtarëve të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase dhe në veçanti të grave dhe fëmijëve do të mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Ndërsa në Strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës dhe në Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë çështja e kthimit dhe rrintegrimit përfshihet si çështje e rëndësishme me të cilën ballafaqohen komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë po përsëri nuk adresohet perspektiva gjinore. Madje, sipas zyrtareve të komuniteteve të intervistuar theksohet që kjo çështje përbën një problem thelbësor që përfshin të dy gjinitë dhe prespektivën gjinore. PRISHTINË, NËNTOR 2012 19

11. Regjistrimi Pjesëtarët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë e identifikojnë veten si persona që u takojnë tri komuniteteve të veçanta dhe pranohen si të tillë nga korniza ligjore e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare. Edhe pse e kemi një regjistrim të popullsisë në vitin 2012 për komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë ende nuk dihet saktë se sa është numri i tyre. Situata e tyre aktuale vazhdon të karakterizohet me mungesën e integrimit të tyre në shoqërinë kosovare. Në Kosovë, shumë Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptasë nuk janë të regjistruar si banorë rezidentë dhe nuk kanë status civil apo nuk i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme. UNHCR-ja vlerëson që rreth 20 përqind deri në 40 përqind të këtyre komuniteteve nuk janë të regjistruar si banorë rezidentë në Kosovë. Para luftës këto komunitete jetonin kudo nëpër Kosovë qoftë në vendbanime shumë etnike ose në lagje të banuara kryesisht me komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë. Tani këto komunitete për shumë arsye janë vendosur vetëm në disa komuna të Kosovës, kryesisht në qytete. Familjet Rome, Ashkali dhe Egjiptase jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe shumica e këtyre komuniteteve vazhdojnë të gëzojnë disa shërbime dhe qasje të lirë në mirëqenien sociale. Përveç përkrahjes financiare, shërbimet tjera siç janë përkrahja kundër dhunës në familje, shërbimet familjare dhe asistenca në trajtimin e problemeve të të rinjve nuk shfrytëzohen zakonisht nga gratë e këtyre komuniteteve pasi ka mungesë të informatave për shërbimet që ofrohen nga institucionet e ndryshme. Arsyet për përqindjen relativisht të madhe të Romëve, Ashkalijve dhe Egjiptasëve që nuk janë të regjistruar si banorë rezidentë dhe nuk kanë status civil janë të shumëfishta, përfshirë këtu lindjet e fëmijëve që nuk lindin në spital, varfëria dhe analfabetizmi, mungesa e regjistrimit tek disa gjenerata, mungesa e vetëdijes për obligimet dhe përparësitë e regjistrimit te këto komunitete, si dhe jetesa në vendbanime joformale. Gratë e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase janë më të ndjeshme për shkak të martesave të hershme dhe shpeshherë të paregjistruara dhe për shkak të përjashtimit apo largimit nga shkolla. Për më tepër, tarifat për lëshimin e çertifikatave të statusit civil apo të regjistrimit si banorë rezidentë dallojnë në komunat e ndryshme dhe mund të përbëjnë pengesë për familjet e varfëra që t i marrin dokumentet. Qasja e komuniteteve në shërbimet komunale vazhdon të jetë sfidë e këtyre komuniteteve. Brengat kryesore përfshijnë pamundësinë për t i mbuluar shpenzimet administrative dhe të shërbimeve publike, mungesën e dokumenteve të nevojshme personale dhe njohuria e kufizuar për institucionet relevante dhe zyrat ku pjesëtarët e këtyre komuniteteve mund t i drejtojnë brengat e tyre. Mungesa e dokumenteve të regjistrimit civil vazhdon të jetë pengesa kryesore për qasje në shërbime sociale. Përfaqësuesit e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë ankohen se skema e Kosovës nuk është gjithëpërfshirëse sa duhet për t i përfshirë të gjithë skamnorët, duke e lënë shumicën e tyre pa përkrahje për shkak të kritereve strikte për të përfituar. Lloji i ndihmës sociale që jepet më së shumti është pagesa për familje në shumë prej 55 euro e deri në 75 euro në muaj. Qeveria e Kosovës në strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kosovë i artikulon të gjitha masat që duhet të ndërmarrë për të ndryshuar gjendjen e tyre reale. 20

11.1 Masat Niveli qendror Amendamentet procedural Amendamentet ligjore Komunat Organizatat Ndërkombëtare Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë Në këtë strategji shikuar nga perspektiva gjinore kur është fjala te regjistrimi dhe dokumentacioni shumë pak trajtohet dhe adresohet çështja e martesave të hershme tek këto komunitete edhe pse se çështja e lindjeve tek të miturat është shume e shpeshtë. Ndërsa sa i përket përfshirjes së problematikës së martesave të hershme dhe lindjeve nga vajzat e mitura në planin e veprimit të kësaj strategjie, e gjitha kjo bije tek zyrtarët për barazi gjinore nëpër komuna. Ky plan nuk parasheh ndonjë fushatë apo ndonjë adresim të mirëfilltë. Sidoqoftë, vlen të përmendet se Agjensioni për Barazi Gjinore dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë (UNFPA) kanë përkrahur xhirimin e filmit dokumentar për martesat e hershme të grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase i cili u publikua nga RROGRAEK në gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizmit të vitit 2011. Ndërsa të intervistuarit çështjen e regjistrimit dhe dokumentacionit e shohin si problem të madh dhe jo të adresuar mirë nga ana e qeverisë së Kosovës. Disa thanë se krejt kjo duhet të jetë e harmonizuar nga ana e qeverisë. PRISHTINË, NËNTOR 2012 21

12. Kultura, media dhe informimi Në Kosovë, funksionojnë emisione radio televizive të cilat transmetojnë program në gjuhën Rome. Që nga viti 2006, Radio Kosova transmeton program ditor në gjuhën Rome në kohëzgjatje prej 60 minutash, ndërsa Radio Televizioni i Kosovës ofron një program dyzetepesëminutësh javor Yekhipe, i cili transmetohet çdo të enjte dhe ritransmetohet çdo të mërkurë. Krahas programit javor në gjuhën Rome. Radio Televizioni i Kosovës, gjatë ditëve të punës transmeton edhe lajmet ditore Nevipe me kohëzgjatje prej 10 minuta në kohën e shikueshmërise më të madhe. Në Prizren, që nga viti 2008 radio Romano Avazo transmeton program 24 orësh për rajonin e Prizrenit. Ndërsa sa i përket prezantimit të grave dhe vajzave në mediat sipas hulumtimit të Qendrës Kosovare për Studime Gjinore në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës përgjithësisht janë të padukshme në mediat tona. Në rastet kur ato pasqyrohen në media apo flitet për to, kryesisht kufizohen me çështjet që lidhen me martesat e hershme dhe shtatëzanit dhe kushtet e banimit [1]. Në Strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës edhe përkundër që përmenden organizmi i trajnimeve të gazetarëve, nuk përfshihet perspektiva gjinore si një masë afrimative për përfshirjen e vazjave për t`u marrë më gazetari. Ndërsa, sa i përket informimit, televizioni konsiderohet burimi më i rëndësishëm me anë të cilës gratë dhe vajzat informohen. Përfaqësueset e organizatave të grave të intervistuara kanë theksuar se kultura e këtyre komuniteve nga organizatat e ndryshme janë ndihmuar që të promovojnë identitetin e tyre, por jo mjaftueshëm. Sa i përket mediave duhet të cekim se aktivitet e RROGRAEK-ut shpesh emitohen në programin e RTK-së në gjuhën Rome Yekhipe dhe ndonjëher edhe në TV 21. 22

13. Pjesëmarrje dhe përfaqësim Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjitasë në përgjithësi nuk janë mirë të përfaqësuar në jetën publike, edhe pse janë pak më mirë të përfaqësuar në nivel komunal duke marrë parasysh fitoret modeste në zgjedhjet komunale në nëntor të vitit 2009. Këto komunitete janë nën përfaqësuar dhe mund të themi edhe diskriminuar në shërbime civile në nivelin qëndror dhe atë lokal sidomos kur është fjala për pozitat udhëheqëse. Dokumentet e rëndësishme i obligojnë autoritetet komunale dhe qeveritare që të alokojnë një përqindje të caktuar të buxhetit të tyre. Në nivelin lokal dhe qëndror janë krijuar zyret e komuniteteve por këtyre zyrave ju mungon shpesh herë buxheti për t i realizuar programet e tyre. Po ashtu ka pak koordinim kur është fjala për realizimin e projekteve mes këtyre zyrave dhe organeve tjera qeverisëse. Sipas analizave të raporteve të ndryshme faktorët që ndikojnë në pjesëmarrjen e ulët të komuniteteve në çështjet publike janë: mungesa e kualifikimeve profesionale dhe arsimore, që e ul vetëbesimin e përfaqësuesve të komuniteteve për të angazhuar në mënyrë aktive në politikën komunale dhe mungesa e nismave nga komunat për të përkrahur dhe promovuar pjesëmarrjen e tyre. Duhet të përmenden edhe partitë politike të këtyre komuniteteve të cilat nuk japin përkrahje të mjaftueshme për pjesëmarje në politikë të grave dhe vajzave të këtyre tre komuniteteve. Një ndër faktorët kryesor i cili pengon pjesëmarjen e grave të këtyre komuniteteve vazhdon të jetë tradita patriarkale dhe theksimi i pabarazisë gjinore. Sa i përket përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës Romët, Ashkalijtë dhe Eegjiptasit së bashku kanë gjithsej katër ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Por vetëm në mandatin e parë të legjislaturës parlamentare në Kosovë ka qenë një grua e komunitetit Ashkali dhe kjo ka bërë që disa herë aktivistet e këtyre komuniteteve të reagojnë për një gjë të tillë. Vetëm në disa raste të rralla autoritetet e nivelit lokal dhe qendror kanë ndërmarr ndonjë aktivitet të informimit, në përpjekje për të inkurajuar pjesëmarrjen e këtyre komuniteteve në çështjet publike. Në vitin 2010 janë mbajtur mbledhjet e grupit punues për hartimin e planit lokal të veprimit të Prizrenit për Strategjinë e Integrimit të Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kosovë, që është në kuadër të projektit të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Përfaqësuesit e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, organizatat lokale joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare kanë marrë pjesë, ndërsa zyrtarët komunal, që ishin ftuar, nuk kanë marrë pjesë në këto mbledhje. Gjithashtu në Maj të vitit 2012 janë mbajtur mbledhjet e grupit punues për hartimin e planit lokal të veprimit të Komunës së Gjakovës për Strategjinë e Integrimit të Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kosovë, që është gjithashtu e përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, poashtu edhe në Komunën e Fushë Kosovës është hartuar plani i veprimit 2010-2012 për Strategjinë e Integrimit të Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kosovë, që është poashtu i përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Në strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë çështjet gjinore si dhe pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike trajtohet tek kapitulli i Çështjeve Gjinore ku edhe përcaktohen këto masa. 13.1 Masat Përkrahja e pjesëmarrjes politike të femrave nga komunitetet në nivelin lokal dhe qendror nëpërmjet hartimit të programeve për trajnim dhe mentorim. Hartimi i programeve të veçanta për fuqizimin e organizatave të femrave Rome, Ashkali dhe Egjiptase për integrimin e perspektivës së femrës në punën e strukturave politike të komunitetëve Romë, ashkali, egjiptas. Fuqizimi i femrës në komunitete si votuese nëpërmjet fushatave për edukimin e votuesve dhe nëpërmjet shmangjes nga votimi familjar në zgjedhje. Ndërsa në planin e veprimit parashihet vetëm tek punësimi i grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. PRISHTINË, NËNTOR 2012 23

14. Konkluzionet dhe rekomandimet 24 14.1 Konkluzionet - Intervistat e zhvilluara në komunat përkatëse kanë dëshmuar se zyrtarët komunal dhe shoqëria civile nuk kanë informata dhe dokumenta të mjaftueshme për Strategjinë dhe Planin e Veprimit për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptiasë në Republikën e Kosovës (2009 2015). - Institucionet komunale dhe shoqëria civile të cilët kanë qenë të informuar për përmbajtjen e këtyre dy dokumentave kanë theksuar se përfshirja e grave dhe vajzave në këto dy dokumente, sidomos në planin e veprimit ka qenë në një masë të pamjaftueshme. - Sa i përket përcaktimit të prioriteve, akterët e intervistuar kanë dekluar se gratë dhe vazjat e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase duhet të përfshihen në të gjitha fushat, por, arsimi sipas tyre është fusha e parë në të cilën do të duhej më shumë të investohet në mënyrë që ato të kenë mundësine për t`u punësuar dhe të përmirësohet gjendja e tyre sociale në përgjithësi. - Gratë dhe vajzat nga komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë kanë mungesë të lartë të informacionit lidhur me programet ekzistuese të ofruara nga institucionet arsimore dhe shoqëria për zvogëlimin e shkallës së analfabetizmit, braktisjes dhe shkollimit. - Sipas studimeve të cilat janë edhe referencë e strategjisë vetëm 0.1 për qind e ndërrmarjeve publike siç është KEK-u, PTK-ja, Hekurudhat e Kosovës, dhe Aeroporti i Prishtinës janë Romë, Ashkali dhe Egjiptas, që do të thotë rreth 12 persona. Ndërsa numri i grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në këto institucione është shumë i vogël. Studimet po ashtu tregojnë se të hyrat mesatare të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasëve, janë më të uëta krahasuar me të ardhurat e Serbëve dhe Shqiptarëve të Kosovës. Gratë e këtyre komuniteteve janë në veçanti në pozitë diskriminuese dhe të pafavorshme dhe vuajnë nga shkalla e lartë e braktisjes së institucioneve arsimore dhe mos punësimit. - Qeveria në Strategjinë e saj në fushën e veçantë kur trajton çështjet gjinore trajton edhe çështjet e punësimit të grave por në mënyrë shumë sipërfaqësore dhe pa përcaktuar masat adekuate dhe të arritshme për integrimin e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. Nëse i analizojmë veç e veç secilën masë të strategjisë shihet qartë se perspektiva gjinore mungon. Kur është fjala për Masën Të dhënat mbi tregun e punës nuk theksohet se është e rëndësishme që këto të dhëna të jenë të ndara edhe në baza gjinore. Po ashtu në strategji kur është fjala për punësim dhe fuqizim nuk janë përfshirë çështje gjinore. - Një aspekt mjaft i rëndesishëm që nuk është përfshirë në strategji është edhe diskriminimi në punësim që është mjaft i pranishëm në rastet e punësimit të grave të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë. - Aktëret e intervistuar kanë deklaruar se ndonëse institucionet nuk kanë bërë punë të mjaftueshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të vajzave dhe grave të këtyre komuniteteve, organizatat jo qeveritare të grave kanë bërë të pamundurën për t`i realizuar shumë aktivitete të cilat së paku do t`i përfshinin informatat lidhur me mjetet kontraceptive dhe planifikimin familjar. - Në kuadër të përshkrimit të gjendjes sociale në Strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) identifikohen instucionet të cilat veprojnë në Kosovë dhe merrën me të drejtat e grave dhe vajzave Rome, Ashkali dhe Egjiptase, po megjithatë mungojnë përshkrime të bazuara të hulumtimeve të ndryshme për shtrirjen e kësaj dukurie në këto komunitete. - Në Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptiasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë përcaktohen masat e përgjithshme të eliminimit të vështrësive me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat

e këtyre komuniteve me gjendjen sociale dhe dhunën në baza gjinore. Sipas intervistave të realizuara, organizatat e shoqërisë civile të grave theksojnë për një zbatueshmëri të dobët të këtyre dokumenteve kryesore që do të ndikonin në përmirësimin e gjendjes së kësaj kategorie shoqërore. - Të dhënat e dalura nga intervistat me zyrtarëve në komunën e Mitrovicës, Prizrenit, Gjakovës dhe Gjilanit Gratë dhe vajzat pos që ballafaqohen me kushte të vështira jetësore, mungojnë edhe masa për vetëdijësimin e tyre për të drejtat themelore të tyre 1 madje sipas tyre, edhe përkundër faktit që janë krijuar dokumente të rëndësishme, ato kanë ndikuar relativisht në përmirësimin e pozitës në përgjithësi të grave dhe vajzave të këtyre komuniteve. - Intervistat me shoqërinë civile dhe institucionet shpaluan diskriminimin e trefishtë të grave dhe vajzave të komunitetve Rome, Ashkali dhe Egjiptase në fusha të ndryshme duke filluar nga familja, komuniteti dhe shoqëria Kosovare. - Në Strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptiasë në Republikën e Kosovës dhë në Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë çështja e kthimit dhe rrintegrimit përfshihet si çështje e rëndësishme me të cilën ballafaqohen komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptasë po nuk adresojnë dhe përfshijnë prespektivën gjinore. 1 Intervistë me zyrtarët e komuniteteve në Kuvendet Komunale PRISHTINË, NËNTOR 2012 25

14.2 Rekomandimet -Të organizohen kampania informuese dhe të bëhet shpërndarja e këtyre dy dokumenteve në masë më të madhe për institucionet komunale dhe shoqërinë civile. - Çështja e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të trajtohet në të ardhmen si sektor i veçantë në dokumentet strategjike dhe planet e veprimit për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë. - Vazhdimi i investimit intenziv në arsimim dhe edukimin e grave dhe vajzave të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë. Kjo dhe mundësitë e barabarta të gjinive në arsimim, determinojnë në një masë të madhe nivelin e sigurisë si dhe zhvillimin socio ekonomik të grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. - Të vazhdohet me dhënien e informacioneve në lidhje me programet ekzistuese të ofruara nga insitucionet arsimore për zvogëlimin e shkallës së analfabetizmit dhe braktisjes dhe shkollimit. - Në strategji shumë pak trajtohet çështja e aftësimeve profesionale për gratë Rome, Ashkali dhe Egjiptase e në veçanti për gratë e moshës së mesme dhe analfabete. Një përfshirje e tillë nga ana e qeverisë apo një realizim i një programit të tillë do të ndihmonte që të ketë më shumë mundësi punësimi për këto grupe të rrezikuara. - Gratë e këtyre komuniteteve kanë mungesa të mëdha edhe në informimin lidhur me mundësitë e punësimit. Strategjia duhet të përfshinte tek vetëpunësimi dhe sipërmarrja edhe motivimin e bizneseve private (siç janë lirimi nga tatimet) për të nxitur punësimin e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. - Çështja e punësimit të grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të trajtohet në mënyrë adekuate dhe të arritshme në dokumentet e ardhshme relevante për integrimin e tyre në shoqërinë Kosovare. - Ministria e Shëndetësisë duhet të ndërmerr masa shtesë për t a përmirësuar disponueshmërinë e institucioneve dhe informatave për kujdesin preventiv shëndetësor pa e cënuar Master Planin ose duke e reviduar atë në pajtim me komunat dhe Ministrinë e Shëndetësisë. - Të ndërmeren hulumtime konkrete për gjendjen sociale të grave dhe vajzave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të cilat jetojnë në Kosovë. - Të iniciohet bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet institucioneve qeveritare dhe sektorit civil për të siguruar një zbatueshmëri më të mirë të dokumenteve qeveritare që do të ndikonin në përmisimin e gjendjes të grave dhe vajzave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. - Të vazhdohet me organizimin e trajnimeve dhe kampaniave të cilat kanë për qëllim vetëdijësimin e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptasë për të drejtat themelore të grave dhe vajzave Rome, Ashkali dhe Egjiptase. - Institucionet relevante si dhe shoqëria civile të punojnë intezivisht në zhdukjen e diskriminimit të trefishtë (familja, komuniteti dhe shoqëria Kosovare) tek gratë dhe vajzat Rome, Ashkali dhe Egjiptase. - Qeveria e Kosovës duhet që sa më parë të bëjë trajnime të ndryshme për çështjen e diskriminimit duke e vendosur theksin për të adresuar elemente të kulturës Rome, Ashkali dhe Egjiptase të cilat pengonjnë qasjen në shërbime të këtyre komuniteteve. - Kur të bëhen hartimet e politikave dhe strategjive nga ana e autoriteteve dhe institucioneve që garantojnë sigurinë e komuniteteve pakicë në Kosovë, të merren për bazë aspektet e sigurisë njerëzore dhe perspektiva gjinore. - Të funksionalizohen mekanizmat institucionale dhe të ndërtohen mekanizma të tjerë në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare për implementimin e Rezolutës 1325 dhe për përmirësimin dhe avansimin e sigurisë të pozitës së grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në shoqëri. - Të bëhet zbatimi i masës së përgjithshme në ndërsektorin e çështjes gjinore në Strategjinë për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptiasë në Republikën e Kosovës (2009-2015) i cili shkruan që Mekanizmat institucional për arritjen e barazisë gjinore (në nivelin qendror dhe lokal) dhe Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës të përfshihen në dizajnimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me gratë dhe vajzat e këtyre komuniteteve. 26

15. Biblografia Enti Statistikor i Kosovës, Gratë dhe Burrat e Kosovës, 2011 Implementimi I Planit të veprimit në Strategjinë e integrimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kosovë, Maj, 2011 Inkluzioni I Dekadës Rome 2005 2015, http://www.romadecade.org/ Komisioni Evropian, (2006). EU Sustainable Development Strategy, from http://register.consilium.europa.eu/pdf/en/06/st10/st10117.en06.pdf Ligji Anti-Diskriminim Ligji Nr. 2004/3, 19 shkurt 2004 Monitorimi i Sigurisë në Kosovë nga perspektiva gjinore, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, 2007 Pozita e Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptase në shoqërinë kosovare, 2009 Plani i Veprimit i Republikës së Kosovës për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë, 2009 2015 Programi për Barazinë Gjinore për Kosovën, 2008-2013 Programi i Punës së Qeverisë, 2008 2011 Raporti vjetor i Planit të veprimit të strategjisë Romë, Ashkali dhe Egjiptasë - Dhejtor, Janar 2010. Strategjia për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, 2007 Strategjia për integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë - dhjetor 2008 PRISHTINË, NËNTOR 2012 27

16. Mirënjohje Shpresa Agushi, Drejtoreshë Ekzekutive në Rrjetin e Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës falënderon anëtarët e stafit të RROGRAEK-ut: Mimoza Paçuku dhe Diana Shaka për kontributin dhe punën e tyre. Njëherësh falënderon autorët që kontribuan me punimet e tyre, stafin e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore. Faliminderim i veçantë shkon edhe për: Gjyleshahe Fetahu, Bleta Qehaja, Belkize Krasniqi dhe Florije Mumini, kontributi i të cilave ka qenë i rëndësishëm për përfundimin e suksesshëm të projektit. 28

Në mënyrë të posaçme i falënderojmë për bashkëpunimin e tyre zyrtarët komunale dhe përfaqësuesit e shoqërsië civile 1. ZBGJ në KK në Mitrovicë Besa Veseli 2. ZKK në KK në Mitrovicë - Enis Kaqapor 3. ZKK në Mitrovicë Merima Demiroviq 4. Zyrtarë për të drejtat dhe Integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptasë në Kuvendin Komunal në Prizren Islam Elshani 5. ZBGJ në KK në Prizren Mybexhele Zhuri 6. ZKK në Gjakovë Armend Behluli 7. ZKK në Gjakovë - Bashkim Kurti 8. Koordinatore e njësitit për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore në Gjakovë Lumnije Shllaku 9. ZKK në KK në Gjilan - Elez Kurteshi 10. ZBGJ në KK në Gjilan Drita Klaiqi 11. OSCE në Mitrovicë Nikola Petrovski 12. DRC në Mitrovicë - Burim Nebihu 13. MERCY CORPS në Mitrovicë Arsim Nimani 14. KARITASI I KOSOVËS në Mitrovicë - Besa Hasani 15. OJQ ASB në Prizren Esma Xhaferi 16. KARITASI ZVICRAN në Prizren - Indira Elshani 17. CBM në Mitrovicë Afërdita Syla 18. MUNDËSIJA në Mitrovicë Hysnije Thaqi 19. MEDICA KOSOVA në Gjakovë - Veprore Shehu 20. QELIZA në Gjakovë - Shqipe Bejtullahu 21. SHTËPIA E SIGURT në Gjakovë Sakibe Doli 22. Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes në Gjakovë - Bahrie Deva 23. DIANA në Gjakovë Silvana Vokshi 24. SHE-ERA në Gjakovë Mirlinda Kusari Purrini 25. DURMISH ASLLANO në Prizren Nexhip Menekshe dhe Fatima Haliti 26. FOLEJA në Prizren Gjyzel Shaljani 27. GRUPI I GRAVE OAZA në Prizren - Drita Krasniqi 28. DORA DORËS në Prizren Vjosa Curri 29. INCIATIVA 6 në Prizren Osman Osmani 30. ELENA PESHKOPIA në Gjilan Gjylije Rameti 31. LABIRINTI në Gjilan Vjollca Jakupi 32. SUKAR DROM në Gjilan Galip Iseni 33. LIRIA në Gjilan Shyhrete Stublla 34. ROMANE ROMNJA në Gjilan Shpresa Agushi dhe Florije Mumini 35. QENDRA RINORE në Gjilan - Muhabere Kadriu PRISHTINË, NËNTOR 2012 29