Kontabiliteti Financiar Financial Accounting. Zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës

Similar documents
Kontabiliteti Financiar Financial Accounting. Zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës

Punim seminari. Programi master: Departamenti: Banka, financa dhe kontabilitet Lënda: Analizë Financiare

FINANCAT E KORPORATAVE

Raportimi Financiar i Avancuar Advanced Financial Reporting P9. Zgjidhjet. Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Pasqyrat Financiare dhe Raporti i Auditorit të Pavarur TELEKOMI I KOSOVËS SH.A. Më dhe për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

BANKA PËR BIZNES SH.A.

Raporti i auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare. Oda Ekonomike e Kosovës. Më dhe për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015

Raporti i Auditorit të Pavarur dhe Pasqyrat Financiare. SIGKOS Sh.a. 31 dhjetor 2016

Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur. Oda Ekonomike e Kosovës. 31 dhjetor 2016

Metodat e llogaritjes se kostos: puna dhe numuri i njesive te prodhuara, kontrata, sherbimi dhe llogaritja e kostove te procesit

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

BANKA E SHQIPËRISË PASQYRAT FINANCIARE MË DHE PËR VITIN E MBYLLUR MË 31 DHJETOR 2015 (SË BASHKU ME RAPORTIN E AUDITUESVE TË PAVARUR)

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS. Raporti i auditorëve të pavarur dhe pasqyrat financiare Për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2002

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Auditim zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Pasqyrat Financiare

P11. Menaxhmenti Strategjik Zgjidhjet. Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Menaxhimi i Performancës

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

2. 3. Bordi Menaxhues Këshilli Drejtues Struktura organizative e Bankës Ekonomike Vizioni dhe Misioni Vështrim i përgjithshëm i ekonomisë kosovare

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

02 POLITIKA E 03 PËRBËRJA E 06 PERGJEGJESIA PERMBAJTJA KOMENTE NGA DREJTORI I PËRGJITHSHËM SHPËRBLIMEVE SHPËRBLIMEVE SOCIALE

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës. Auditim. Data 08 korrik 2017

Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo. Auditim.

Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PERIODIKU BANKAR

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Kostoja e ciklit të jetës

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Kosovo RAPORTI VJETOR 2017

UDHËZIM PËR RAPORTIM TË BANKAVE, INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE JOBANKARE (KREDIDHËNËSE)

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

LËVIZJA VETËVENDOSJE. Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorëve të pavarur. 01 Janar Dhjetor 2016

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Sisteme informacioni të menaxhmentit

NJË VIT PËRPARA TIRANA BANK RAPORTI VJETOR 2013 NJË VIT PËRPARA RAPORTI VJETOR / TIRANA BANK 2013

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

FKGK Politika e Provizionimit. Version 1.0

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Çmimorja për Klientë të Biznesit

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Parathënie Mirënjohje Shkurtime

RAPORTI I AUDITIMIT MBI PASQYRAT FINANCIARE TË ZYRËS SË KRYEMINISTRIS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETORË 2006

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Takimi i tretë i ekipës për menaxhim të projektit për zvogëlim të pagesave në para të gatshme në Kosovë

Njoftim Tatimor. Në këtë publikim: Udhëzimi Administrativ 03/2015 për zbatimin e Ligjit 05/L-037 mbi TVSh

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

THE GLOBAL LANGUAGE OF BUSINESS. Industria e ushqimeve të freskëta

Analiza Financiare. Dep.: Kontabilitet dhe Financa. MSc. Valdrin Misiri

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

PROFILI I SEKTORIT TIK

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2015

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Të reja shkencore në Bankën e Shqipërisë

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

Kosova. Raporti Vjetor 2014

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Teori dhe strategji të financimit të kompanive.

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Raport Konsultativ. Shqyrtimi i shtatë i tarifave të energjisë elektrike SHTE7 ( )

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

31-Dec-17. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit. Formulari 20. Fondi i AKTIVET Amortizimit dhe LEKË VALUTË TOTALI

[TVSH, SUKSESI I ADMINISTRIMIT TË SAJ DHE NDIKIMI NË TË ARDHURAT PUBLIKE]

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

RAPORT VJETOR I AGJENSISË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT PËR PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

TREGUESIT FINANCIARË TRE-MUJORI I DYTË 2018

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

Nr. i Dokumentit: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË DOGANËS SË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Raiffeisen Bank Sh.a., Tirana (AL) [RBAL]

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE SH.A

DORACAK MBI PËRPUNIMIN E JASHTËM

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2014

Supply Chain Management (Menaxhimi i furnizimit zinxhir) dhe E-prokurimi

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Transcription:

Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Kontabiliteti Financiar Financial Accounting P1 Zgjidhjet FLETË PROVIMI Exam Paper Data 14.01.2017

CONTENT / PËRMBAJTJA Pjesa Maksimumi i Dhënë -Kujdes! Kjo pjesë është vetëm për përdorim nga ShKÇAK- PIKËT E DHËNA 1. Problemi 1 20 2. Problemi 2 20 3. Problemi 3 20 4. Problemi 4 20 5. Problemi 5 20 Total 100

Problemi 1 Bilanci Vërtetues i Kujtimit Sh.p.k., kompani e përfshirë në industrinë e prodhimit,kishte një llogari pezull me vlerë prej 14,400 në kredi më 31 dhjetor 2015. Të shqetësuar me këtë fakt, menaxhmenti ka kërkuar nga ju që të hetoni llogaritë, ku si rrjedhojë keni zbuluar çështjet e mëposhtme: 1. Një faturë në lidhje me tarifat e kontabilitetit në vlerë prej 3,200 duhet të kontabilizohet. 2. Një zbritje në lejimet e llogarive të arkëtueshme në vlerë prej 4,600, gabimisht i ishte debituar llogarisë së shpenzimeve të borxheve të këqija dhe i ishte debituar gjithashtu llogarisë së lejimeve. 3. Në të hyrat nga shitjet ishte përfshirë ishte shitja e aksioneve me vlerën e tyre nominale në vlerë prej 15,600. Shuma është paraqitur saktë në llogarinë bankare. 4. Shtimet (blerjet shtesë) në Pronën, Fabrikën dhe Pajisjet me kosto prej 8,000 dhe të paguara me çek më 01 korrik 2015, janë regjistruar në llogarinë e shpenzimeve të riparimit dhe mirëmbajtjes. Politikë e Kujtimi Sh.p.k. është zhvlerësimi i plotë në vitin e blerjes me normën 15% në vit. 5. Për shkak të një gabimi softuerik, të hyrat nga shitjet në vlerë prej 7,100 i janë debituar llogarisë të pagueshmeve tregtare dhe gjithashtu llogarisë së arkëtueshme. 6. Shpenzimet e qerasë në vlerë prej 840 të paguara në para të gatshme janë regjistruar gabimisht në llogarinë e parapagimit. 7. Dividenda e paguar në vlerë prej 2,300 i është kredituar llogarisë së shpenzimeve financiare dhe parasë së gatshme. 8. Pagat e paguara Z.Kujtimit (pronarit) në vlerë prej 2,200 i janë kredituar llogarisë së kapitalit të pronarit dhe parasë së gatshme. KËRKOHET: a) Përgatitni hyrjet në ditar për Kujtimi Sh.p.k. për të regjistruar dhe korrigjuar transaksionet relevante, duke u bazuar në informatat e mësipërme për pasqyrat financiare të vitit që përfundon më 31 dhjetor 2015. (15 pikë) b) Përgatitni llogarinë pezull për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2015. (5 pikë) [Total: 20 pikë]

Zgjidhja e problemit 1 Korrigjimet e transaksioneve: 1) Debi Shpenzimet e tarifave 3,200 Kredi Paraja e gatshme 3,200 2) Debi Shpenzimet e borxheve të dyshimta 4,600 Debi Llogaria Pezull 9,200 Kredi Shpenzimet e borxheve të këqija 4,600 Kredi Lejimi (për korrigjimin e gabimit) 4,600 Kredi Lejimi 4,600 3) Debi Të hyrat nga shitja 15,600 Kredi Aksionet e zakonshme 15,600 4) Debi P.F.P. (PJQ) 8,000 Kredi Shpenzimet e riparimit 8,000 Debi Shpenzimet e zhvlerësimit 1,200 Kredi Zhvlerësimi i akumuluar 1,200 5) Debi Llogaria Pezull 14,200 Kredi Llogaria e Pagueshme 7,100 Kredi Të hyrat nga shitjet 7,100 6) Debi Shpenzimet e qirasë 840 Kredi Parapagimi 840 7) Debi Shpenzimet financiare 2,300 Debi Dividenda e pagueshme 2,300 Kredi Llogaria Pezull 4,600 8) Debi Pagat 2,200 Debi Kapitali i pronarit 2,200 Kredia Llogaria Pezull 4,400 Llogaria pezull Korrigjimi (2) 9,200 Saldo në fillim 14,400 Korrigjimi (5) 14,200 Korrigjimi (7) 4,600 Korrigjimi (8) 4,400 Saldo në fund 0

Problemi 2 Shënim: Kjo pyetje është e ndarë në dy pjesë: Pjesa 1 dhe Pjesa 2. Ju duhet të mbani parasysh se ndërmarrjet e paraqitura në të dy pjesët, janë të ndara dhe nuk janë të lidhura me njëra tjetrën. Pjesa 1: Znj. Nora, drejtoreshë menaxhuese e Nora Sh.p.k. ka një numër pyetjesh në lidhje me stoqet dhe ju ka kërkuar juve të e këshilloni duke u bazuar në SNK 2 Stoqet. Si pjesë e inventarit të saj të përgjithshëm, Nora Sh.p.k. ka tre artikuj të stoqeve, kostot dhe vlera neto e realizueshme (VNR) e të cilëve është si në vijim: Artikulli Kosto - VNR - 1 72 80 2 56 48 3 92 96 220 224 KËRKOHET: a) Kalkuloni vlerën në fund të secilit artikull të stoqeve dhe si rrjedhojë edhe vlerën totale të stoqeve në fund të Nora sh.p.k. (4 pikë) b) Në kontekstin e SNK 2 Stoqet, përgatitni një raport për Znj. Nora, i cili: i) Përshkruan artikujt që e përbëjnë inventarin (stoqe); ii) Shpjegoni se si maten/vlerësohen stoqet; iii) Ofroni tre shembuj të kostove të cilat në mënyrë specifike përjashtohen (nuk përfshihen) në kostot e stoqeve, por njihen si shpenzime në periudhën në të cilën kanë ndodhur; iv) Shkurtimisht diskutoni tre situata në të cilat vlera neto e ralizueshme ka gjasa të jetë më e vogël se kosto. (12 pikë) Pjesa 2: Stoqet në fund më 31 dhjetor 2015 të Dafina Sh.p.k. janë 347,841. Kjo shumë përfshinë artikuj në vlerë prej 4,640 të cilat ishin shkatërruar aksidentalisht më 31 dhjetor 2015, pasi që numërimi kishte përfunduar. Në atë shumë ishin të përfshira gjithashtu artikuj në vlerë prej 2,980 të dëmtuar në tetor 2015, artikuj të cilët mund të ripërpunohen me një kosto prej 680 dhe të shiten pastaj me një çmim prej 2,410. KËRKOHET: Kalkuloni vlerën e stoqeve në fund të Dafina sh.p.k.. (4 pikë) [Total: 20 pikë]

Zgjidhja e problemit 2 Për: Znj. Nora, Drejtoreshë menaxhuese e Nora sh.p.k. Nga: Tekniku i Kontabilitetit Tema: SNK 2 Stoqet Data: Janar 2017 a) Sipas SNK 2 Stoqet, stoqet vlerësohen sipas Kostos ose Vlerës Neto të Realizueshme cilado që është më e ulëta. Stoqet me vlerë prej 212 janë stoqet në fund për biznesin tuaj. Artikulli Kosto - VNR - Më e ulëta - 1 72 80 72 2 56 48 48 3 92 96 92 220 224 212 b) i) Artikujt që i përbëjnë stoqet sipas SNK 2 janë: 1. Mallrat 2. Lënda e parë 3. Materialet 4. Puna në progres 5. Produket e gatshme të prodhuara ii) Stoqet maten/vlerësohen sipas kostos ose vlerës neto të realizueshme, cilado që është më e ulëta. iii) Paragrafi 16 i SNK 2 nënvizon shembujt e kostove të cilat janë të përjashtuara nga kosto e stoqeve dhe të cilat njihen si shpenzimet të periudhës në të cilën kanë ndodhur, psh: 1. Shpenzimet e tepërta për materialet e humbura, të punës ose kostove tjera të prodhimit; 2. Shpenzimet e magazinimit, përveç nëse këto shpenzime janë të nevojshme në procesin e prodhimit, kur prodhimi është në faza, si pjesë e një faza të prodhimit para fazës tjetër të mëtutjshme; 3. Shpenzimet administrative të cilat nuk kontribuojnë në sjelljen e stoqeve në vendin dhe gjendjen aktuale; dhe 4. Shpenzimet e shitjes. iv) Situatat në të cilat vlera neto e realizueshme ka gjasa të jetë më e vogël se kosto e stoqeve është kur: 1. Ka ndodhur një rritje në kosto ose një rënie në çmimin e shitjes; 2. Dëmtimi fizik i stoqeve; 3. Vjetërsimi i produkteve; 4. Vendimi, si pjesë e strategjisë së ndërmarrjes për prodhimin dhe shitjen e produkteve me humbje; 5. Gabimet në prodhim ose blerje. Për informata shtesë, ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni! Me respekt, Tekniku i Kontabilitetit

Pjesa 2: Vlera e stoqeve në fund për Dafina sh.p.k. Total Stoqet në fund me kosto (si rrjedhojë e numrimit) 347,841 Stoqet e shkatërruara aksidentalisht (4,640 ) Stoqet e dëmtuara kosto 2,980 VNR Çmimi i shitjes minus kostot për t u realizuar shitja (2,410 680) (1,730 ) Humbja nga rënia në vlerë (1,250 ) 341,951 [Total: 20 pikë]

Problemi 3 Mia Sh.p.k. është e përfshirë në prodhimin e supave. Pasqyrat financiare të kësaj ndërmarrje janë paraqitur në vijim: Pasqyra e Pozitës Financiare e Mia Sh.p.k.më 31 dhjetor 2015 2015 2014 PASURITË 000 000 Pasuritë jo-qarkulluese Prona, Fabrika dhe Pajisjet 1,942 1,628 Total pasuritë jo-qarkulluese 1,942 1,628 Pasuritë qarkulluese Stoqet 196 129 Llogaritë e arkëtueshme 187 199 Keshi dhe ekuivalentët e tij 53 54 Total pasuritë qarkulluese 436 382 TOTAL PASURITË 2,378 2,010 EKUITETI Aksionet e zakonshme 140 100 Premia 45 45 Fitimet e mbajtura 1,499 1,014 Rezerva e Rivlerësimit 48 26 Total Ekuiteti 1,732 1,185 DETYRIMET Detyrimet afatgjata Kredia 512 646 Total detyrimet afatgjata 512 646 Detyrimet afatshkurtra Llogaritë e pagueshme 115 146 Overdrafti - 12 Tatimi i pagueshëm 19 21 Total detyrimet afatshkurtra 134 179 TOTAL EKUITETI DHE DETYRIMET 2,378 2,010

Pasqyra e të ardhurave dhe të ardhurave tjera gjithëpërfshirëse e Mia Sh.p.k. për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2015 000 Të hyrat 3,658 Kosto e shitjes (2,672) Fitimi Bruto 986 Shpenzimet e shpërndarjes (169) Shpenzimet administrative (157) Shpenzimet e interesit (34) Fitimi para tatimit 626 Shpenzimet e tatimit (95) Fitimi neto 531 Shënimet shtesë: a) Prona, Fabrika dhe Pajisja me vlerë neto në libra prej 200,000, u shit gjatë vitit për 180,000. Kjo pasuri kishe kushtuar fillimisht 250,000. b) Zhvlerësimi i Pronës, Fabrikë dhe Pajisjeve gjatë këtij viti ishte 98,000. c) Dividendët e paguar gjatë vitit ishin 46,000 dhe janë raportuar në pasqyrën e ndryshimeve në ekuitet. KËRKOHET: Përgatitni Pasqyrën e Rrjedhës së Parasë së Gatshme për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2015 për Mia Sh.p.k. në përputhje me SNK 7 Pasqyra e Rrjedhës së Parasë.

Zgjidhja(3) Pasqyra Rrjedhës së Parasë për Mia Sh.p.k. për vitin që përfundon 31 dhjetor 2015 000 000 I. AKTIVITETI OPERATIV Fitimi para tatimit 626 Korrigjimet për: Shpenzimet e zhvlerësimit + 98 Humbja nga shitja e P.F.P. + 20 Shpenzimet e interesit + 34 778 Zvogëlimi në llogaritë e arkëtueshme + 12 Rritja në stoqe (67) Zvogëlimi në llogaritë e pagueshme (31) Paraja e gatshme e gjeneruar nga operacionet 692 Pagesa e interesit (34) Pagesa e tatimit (97) Rrjedha neto e parasë së gatshme nga aktiviteti operativ 561 II. AKTIVITETI INVESTUES Pagesat për blerjen e P.F.P. (590) Paraja e pranuar nga shitja e P.F.P. + 180 Rrjedha neto e parasë së gatshme nga aktiviteti investues (410) III. AKTIVITETI FINANCUES Paraja e pranuar nga emetimi i aksioneve + 40 Pagesat e bëra për zvogëlimin e kredisë (134) Dividenda e paguar (46) Rrjedha neto e parasë së gatshme nga aktiviteti financues (140) Rrjedha neto e parasë së gatshme gjatë vitit 11 Keshi dhe ekuivalentët e keshit në fillim të vitit (54-12) 42 Keshi dhe ekuivalentët e keshit në fund të vitit (53-0) 53

Problemi 4 Më poshtë është dhënë bilanci vërtetues për Kompaninë Mati shpk, një biznes individual: BILANCI VERTETUES ME 31 MAJ 2016 D K Shitjet 138,078 Blerjet 82,350 Shpenzimet e transportit 5,144 Tërheqjet 7,800 Qeraja dhe sigurimi 6,622 Posta 3,001 Marketingu 1,330 Pagat 26,420 Borxhet e këqija 877 Lejimet për të arkëtueshmet 130 Llogaritë e arkëtueshme 12,120 Llogaritë e pagueshme 6,471 Paraja në dorë 177 Paraja në bankë 1,002 Stoqet më 1 qershor 2015 11,927 Pajisjet me kosto 58,000 Zhvlerësimi i akumuluar 19,000 Kapitali 53,091 Informatat tjera shtesë janë në dispozicion: 216,770 216,770 1 Nuk është regjistruar fare një faturë e qerasë e cila i takon periudhës raportuese prej 210. 2 Nuk janë korrigjuar parapagimet për 880 (e gjithë shuma është përfshirë në shpenzime). 3 Shuma prej 2,211 paraqet transportin për në kompani për blerjet e bëra. 4 Pajisjet zhvlerësohen me metodën drejtvizore me 15% në vit. 5 Lejimet për të arkëtueshmet duhet të rriten për 40. 6 Stoqet në fund janë 13,551. Kërkohet: (a) Përgatitni pasqyrën e të ardhurave për vitin që përfundon më 31 maj 2016 (10 pikë) (b) Përgatitni pasqyrën e pozicionit financiar më 31 maj 2016 (10 pikë) ( Totali 20 pikë)

Zgjidhja e problemit 4 (a) MATI shpk Pasqyra e të ardhurave për vitin që përfundon më 31 maj 2016 Shitjet 138,078 Stoqet në fillim 11,927 Blerjet (LL1) 84,561 96,488 Minus Stoqet në fund 13,551 Kosto e mallrave të shitur 82,937 Fitimi bruto 55,141 Transporti prej kompanisë(ll2) 2,933 Qeraja dhe sigurimi (LL3) 5,952 Posta 3,001 Marketingu 1,330 Pagat 26,420 Borxhet e këqija 877 Zhvlerësimi (LL4) 8,700 Borxhet e dyshimta 40 49,253 Fitimi neto 5,888

(b) MATI shpk Pasqyra e pozicionit financiar më 31 maj 2016 Zhvlerësim i i akumuluar Vlera neto në libra Kosto Pasuritë jo-qarkulluese Pajisjet 58,000 27,700 30,300 Pasuritë qarkulluese Stoqet 13,551 Llogaritë e arkëtueshme 12,120 Minus lejimet 170 11,950 Parapagimet 880 Paraja në dorë 177 Banka 1,002 27,560 Totali i pasurive 57,860

Kapitali Më 1 qershor 2015 53,091 Fitimi për vitin 5,888 58,979 Tërheqjet (7,800) Ekuiteti më 31 maj 2016 51,179 Detyrimet afatshkurta Llogaritë e pagueshme 6,471 Akrualet 210 6,681 Totali i ekuitetit dhe detyrimeve 57,860 Llogaritjet 1 Blerjet Nga bilanci vërtetues 82,350 Plus transporti për në kompani 2,211 84,561 2 Transporti prej kompanisë = 5,144 2,211 = 2,933. 3 Qeraja dhe sigurimi Nga BV 6,622 Plus akrualet 210 Minus parapagimet (880) 5,952 4 Shpenzimet e zhvlerësimit = 15% 58,000 = 8,700

Problemi 5 Albana sh.p.k është prodhues i specializuar i produkteve mjekësore. Gjatë vitit 2016 kjo kompani ka patur transaksionet e mëposhtme në lidhje me pasuritë afatgjata: 1.Me 1 janar 2016, Albana ka përcaktuar se Patenta e vet #23567 tani nuk ka ndonjë vlerë për shkak se produkti i përfshirë në patentë tani është jashtë përdorimit. Patenta #23567 është blerë nga Albana para 5 viteve për 400,000 dhe saldo në llogarinë e amortizimit të akumuluar të patentës më 31 dhjetor 2015 ishte 200,000. 2.Albana ka blerë patentën #34923 nga konkurrenti më 1 janar 2016 për 4,500,000. Edhe pse për patentën #34923 ka pronësinë ligjore prej 15 viteve, Albana vlerëson se kjo patentë mund të përdoret vetëm për 10 vitet e ardhshme. 3.Paisjet e prodhimit janë blerë në dhjetor 2016. Paisja ka patur faturë të blerjes prej 12,000,000, tatimin në shitje prej 1,560,000 dhe kostot e instalimit prej 340,000.Tre punëtorë të rinj, me paga vjetore prej 330,000 janë punësuar për ta përdorur makinën e re. Makineria do të jetë plotësisht operacionale nga 1 janar 2017. 4.Albana operon në ndërtesën e blerë më 1 janar 2006 për 22,000,000.Në kohën e blerjes së ndërtesës, jeta e vlerësuar e saj ishte 20 vite me vlerë të mbetur të vlerësuar prej 2,000,000.Ndërtesa zhvlerësohej me metodën drejtvizore me 1,000,000 në vit dhe zhvlerësimi i akumuluar i ndërtesës me 31 dhjetor 2015 ishte 10,000,000.Kulmi I ndërtesës është ndërruar më 1 janar 2016 me kosto prej 800,000.Albana vlerëson se kulmi I ri do ta rrisë jetën e vlerësuar ekonomike për 5 vite por nuk do të ketë ndikim në vlerën e mbetur të vlerësuar. 5.Albana ka blerë automjet të ri me 1 janar 2016 me kosto totale prej 600,000.Automjetet kanë jetë të vlerësuar ekonomike prej 5 viteve dhe jetë të mbetur të vlerësuar prej 45,000.Albana përdor metodën e dyfishit të saldove zbritëse për të zhvlerësuar të gjitha automjetet. Kërkohet: 1.Regjistroni hyrjet në ditar të cilat kërkohen nga Albana më 1 janar 2016 për të njohur humbjen e vlerës së patentës #23567.(3 pikë) 2.Përgatitni hyrjen korrigjuese në ditar për të njohur shpenzimet e amortizimit për Patentën #34923për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2016. Tregoni cfarë lloji i pasurisë eshtë patenta. (1 pikë) 3.Kalkuloni koston e cila do të regjistrohet sa i përket paisjes së blerë të prodhimit nga Albana në dhjetor 2016.Tregoni nëse paisja e pordhimit është pasuri e trupëzuar ose jo e trupëzuar.(4 pikë) 4.Përgatitni regjistrimin korrigjues i cili do të bëhet për të regjistruar shpenzimet e zhvlerësimit për ndërtesën për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2016. Tregoni si do të klasifikohen shpenzimet prej 800,000 për kulmin e ri të ndërtesës më 1 janar 2016? Tregoni pse. (7 pikë) 5.Përgatitni hyrjet korrigjuese në ditar për të regjistruar shpenzimet e zhvlerësimit për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2016 për automjetet të blera më 1 janar 2016. (5 pikë) [20 pikë]

Zgjidhja e problemit 5 1. Amortizimi I akumuluar patenta...200,000 Humbja nga nxerrja jashtë përdorimit...200,000 Patenta... 400,000 2. Shpenzimet e amortizimit...450,000 Amortizimi i akumuluar patenta (4,500,000 / 10)... 450,000 Patenta është pasuri e patrupëzuar jo-qarkulluese 3. $13,900,000 (12,000,000 + 1,560,000 + 340,000) Paisja e prodhimit është pasuri e trupëzuar jo-qarkulluese. 4. Shpenzimet e zhvlerësimit... 720,000 Zhvlerësimi i akumuluar-ndërtesa... 720,000 VNL ne datën e ndryshimit=22,000,000-10,000,000=12,000,000 (22,000,000 10,000,000 + 800,000 2,000,000) / (20 + 5 10) Shpenzimet prej $800,000 në kulmin e ri të ndërtesës do t`i shtohen pasurisë(do të kapitalizohen) për shkak se kjo e rrit jetën e dobishme ekonomike të ndërtesës. 5. Shpenzimet e zhvlerësimit...240,000 Zhvlerësimi i akumuluar-automjete (2/5 600,000)... 240,000