PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

Similar documents
Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Faksi:

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Udhëzues për Aplikant

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PROCESI I AKREDITIMIT

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

NJOFTIM PËR KONTRATË

Vlerësimi i performancës

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Kapitulli 5: Strategjija e e-biznesit

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

PROFILI I SEKTORIT TIK

Programi Arsimor i Individualizuar Kalimtar (IEP)

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

Program Edukimi I Individualizuar

Planifikimi i projektit/programit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

UDHËZUES MBI PJESËMARRJEN PUBLIKE NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Speci Shqipëri

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit. Bsc. në Administrim Biznesi SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

PLANI ZHVILLIMOR STRATEGJIK Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Republika e Kosovës PLAN STRATEŠKOG RAZVOJA

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Curriculum Vitae - CV

P11. Menaxhmenti Strategjik Zgjidhjet. Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

POLITIKA TREGTARE DHE PROMOVIMI I EKSPORTIT NË KOSOVË

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

INTEGRIMI I PROKURIMIT NË LIGJIN E BE-SË DHE MBROJTJE

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT DHE ZGJIDHJE SISTEMESH RAPORT PËRFUNDIMTAR

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Kosova. Raporti Vjetor 2014

Transcription:

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE 2017 Udhëzime për aplikuesit Projekt i financuar nga BE-ja: Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit (ICEP)

Përmbajtje 1. PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE... 3 1.1 Sfondi... 3 1.2 Objektivat... 3 1.3 Lloji i përkrahjes... 3 2. RREGULLAT PËR PJESËMARRJE NË CDP... 5 2.1 Pranueshmëria e aplikuesve kush mund të aplikojë... 5 2.2 Si të aplikohet dhe procedurat që duhet ndjekur... 6 2.3 Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikacioneve... 7 2.4 Shpallja e vendimit të Komisionit për Vlerësim... 9 2.5 Kushtet e zbatueshme për pjesëmarrësit në CDP... 9 3. MENAXHIMI DHE IMPLEMENTIMI I CDP... 9 3.1 Rolet dhe përgjegjësitë... 9 3.2 Orari i implementimit... 11 2 Faqe

1. PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE 1.1 Sfondi Programi i KIESA për Zhvillimin e Ndërmarrjeve (CDP) është një pilot nismë në nivel të Kosovës për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në rritjen e aftësisë së tyre konkurruese si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kjo nismë menaxhohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe implementohet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me odat, shoqatat sektoriale, organizata të tjera Kosovare dhe në bashkëpunim me organizatat donatore ndërkombëtare. Përzgjedhja e ndërmarrjeve të pranueshme do të bëhet përmes një procesi të drejtë dhe transparent të bazuar në kritere objektive të publikuara. CDP implementohet me asistencën teknike dhe financiare të projektit të financuar nga BE-ja "Rritja e Konkurrencës dhe Promovimi i Eksportit" (ICEP). 1.2 Objektivat Objektivi i përgjithshëm i CDP-së është që të ndihmojë NVM-të Kosovare në përmirësimin e aftësisë konkurruese të tyre duke siguruar një kombinim të këshillave praktike, stërvitjes dhe trajnimit mbi aktivitetet që do të kontribuojnë në forcimin e aftësive dhe shkathtësive të tyre menaxhuese dhe teknike, në veçanti në fushën e marketingut, menaxhimit të cilësisë dhe prodhimit/logjistikës. Objektivat specifike të CDP janë: Të ndihmohen ndërmarrjet në rritjen e njohurive të menaxhimit, aftësive dhe shkathtësive të nevojshme për të përmirësuar shitjet brenda vendit dhe/ose të eksportit, Të ofrohet përkrahje e përshtatur për të plotësuar nevojat afatmesme të zhvillimit të ndërmarrjeve, Të adresohen pengesat individuale për zhvillim (rritje) të biznesit, T u ofrohet ndëmarrjeve një proces sistematik për shitje në tregjet e eksportit dhe kështu të minimizohen rreziqet nga hyrja në treg Të ofrohet ndihmë në krijimin e një strategjie zhvillimore të qëndrueshme e afatgjatë të biznesit për ndërmarrjen individuale. 1.3 Lloji i përkrahjes 1.3.1 Ndihma teknike e përshtatur për nevojat individuale të ndërmarrjes CDP siguron ndihmë këshilluese të drejtpërdrejtë, stërvitje dhe trajnim për ndërmarrjet individuale që: kanë potencial për t u zgjeruar në tregun e brendshëm, fusha e eksportit është diçka e re për ata dhe janë të interesuar në arritjen e rritjes së qëndrueshme përmes eksportimit, tashmë janë duke eksportuar dhe dëshirojnë të zgjerojnë eksportet e tyre në tregjet ekzistuese ose përmes hyrjes në tregje të reja. Çdo pjesëmarrës në CDP do të diagnostikohet për të vlerësuar aftësitë e kapacitetet e ndërmarrjes në fushën e menaxhimit, prodhimit dhe marketingut në lidhje me objektivat reale të biznesit, në mënyrë që të identifikohen nevojat për përkrahje. Pas dhënies së diagnozës për ndërmarrjen, për secilën ndëmarrje, do të dizajnohen dhe të ofrohen pako individuale të shërbimeve mbështetëse. Parimi themelor është që ndërmarrjet pjesëmarrëse të jenë në gjendje të kryejnë aktivitete të ngjashme vetë në të ardhmen. 3 Faqe

Shërbimet mbështetëse në dispozicion në kuadër të CDP do të kenë dy objektiva kryesore: A. Forcimi i pozicionit të ndërmarrjes në tregun vendor nëpërmjet aktiviteteve siç janë: ndihmë menaxhmentit të ndërmarrjes në përcaktimin e një strategjie të marketingut (duke përfshirë zhvillimin e kanaleve të shpërndarjes, mjeteve promovuese, paketimit etj.) dhe të një plani të veprimit, ofrimi i këshillave lidhur me zhvillimin/modifikimin e produktit, ofrimi i këshillave rreth përmirësimit dhe sigurimit të cilësisë, shërbimet e tjera, që do të definohen si rezultat i diagnozës së ndërmarrjes. B. Zhvillimi i marketingut të ndërmarrjes për eksport nëpërmjet aktiviteteve siç janë: vlerësimi në mënyrë objektive i kapacitetit të marketingut të ndërmarrjes për eksport, duke përdorur SWOT analizën dhe teknika tjera të përshtatshme (Auditimi i Kapacitetit për Eksport), ndihmë menaxhmentit të ndërmarrjes në hulumtimin/analizën e tregut për të identifikuar mundësitë reale të tregut të eksportit përmes hulumtimit në zyre dhe kërkimit primar (Vlerësimi i Tregut të Eksportit), ndihmë menaxhmentit të ndërmarrjes në përcaktimin e një strategjie të qartë të hyrjes në tregun e eksportit dhe një plani të veprimit me objektiva të matshme dhe realiste, kundrejt të cilave mund të matet përparimi; ofrimi i këshillave lidhur me kërkesat e tregut të eksportit, modifikime të produkteve, certifikim e paketim, logjistikë, ofrimi i këshillave lidhur me kanalet e shpërndarjes, mjetet promocionale, informacion dhe këshilla rreth kërkesave/pritshmërive të cilësisë, certifikimit të produkteve që kërkohet nga rregulloret për një treg të caktuar të eksportit, trajnimi dhe aftësimi rreth eksportit, duke përfshirë edhe përgatitjen për pjesëmarrje të suksesshme në panaire dhe misione të tregtisë. 1.3.2 Përkrahja e marketingut dhe aktiviteteve promovuese në tregun ndërkombëtar për grupe të ndërmarrjeve Pjesëmarrësit në CDP që plotësojnë kritere të caktuara të përzgjedhjes do të kenë të drejtë pjesëmarrjeje në ngjarjet promovuese të organizuara nga KIESA dhe të bashkë-financuara nga projekti ICEP. Do të ketë të paktën dy ngjarje promovuese/çiftëzuese të fokusuara në sektorin e eksportit, të cilat synojnë krijimin e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet NVM-ve kosovare dhe partnerëve biznesorë/blerësve të mundshëm të huaj në tregjet ndërkombëtare. Shembuj të ngjarjeve të tilla përfshijnë: Misioni tregtues i jashtëm i eksportuesve: një grup prej 5-6 ndërmarrjeve do të dërgohen në një treg të caktuar të eksportit për të zhvilluar takime direkte me 'klientë' të mundshëm. Misioni do të paraprihet nga hulumtime të gjera të tregut për të krijuar një listë të klientëve prioritarë për NVM-të pjesëmarrëse. Pjesëmarrja në një ekspozitë tregtare: një grup prej 5-6 ndërmarrjeve do të dërgohen në një ekspozitë ndërkombëtare të tregtisë si vizitorë, për të absorbuar trendet më të fundit të tregut, për të shtuar partnerë të rinj dhe për të hapur drejtime të reja rreth klientëve. Zgjedhja e ekspozitës tregtare do të bazohet në profilin e ekspozitës dhe interesat e NVM-ve. Ngjarjet e promovimit të eksportit do të organizohen sipas parimit të ndarjes së shpenzimeve në mes të KIESA/ICEP dhe ndërmarrjeve pjesëmarrëse. 4 Faqe

Pjesëmarrja e suksesshme në CDP mund t u ndihmojë ndërmarrjeve për të përfituar nga programet plotësuese, siç janë "Projekti i gatishmërisë për konkurrencë dhe eksport" (fokusi në përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe gatishmërinë për eksport) aktualisht në përgatitje nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe nga skemat e planifikuara të granteve të BE-së. 2. RREGULLAT PËR PJESËMARRJE NË CDP Këto Udhëzime përcaktojnë rregullat për parashtrimin e aplikacioneve, përzgjedhjen e ndërmarrjeve dhe pjesëmarrjen në Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve. 2.1 Pranueshmëria e aplikuesve kush mund të aplikojë CDP adreson NVM-të kosovare nga sektorët e shënjestruar të industrisë që janë ndërmarrje të ngritura me motivim të lartë të menaxhmentit, angazhim të qartë dhe kapacitete për të filluar eksportin ose zgjerimin e eksporteve të tyre në tregjet ekzistuese ose përmes hyrjes në tregje të reja. Në mënyrë që të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në CDP, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme (kriteret e pranueshmërisë): Janë të regjistruar dhe kanë selitë e tyre në Kosovë; Janë në pronësi private 100%; I përmbushin kriteret e përkufizimit si një ndërmarrje të vogël dhe e mesme e Kosovës; 1 Veprojnë në një nga katër sektorët e mëposhtëm: përpunimi sekondar i drurit 2, përpunimi i metaleve, përpunimi i plastikës dhe gomës, prodhimi i tekstilit, veshjeve dhe lëkurës Nuk kanë marrë mbështetje të ngjashme nga programe të tjera Janë ndërmarrje prodhuese (asnjë ndërmarrje tregtare apo shërbyese nuk do të mbështetet) që veprojnë në këta sektorë prioritarë për të paktën 3 vjet; Nuk kanë përvojë apo kanë përvojë të kufizuar në eksport (d.m.th. eksporte sporadike, që përbëjnë më pak se 10% të shitjeve totale) ose janë eksportues të rregullt të interesuar në zgjerimin e eksporteve të tyre duke hyrë në tregje të reja; Kanë burime të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të financave për të siguruar implementimin e Strategjive të tyre të Marketingut dhe Planeve të Veprimit, Të jenë drejtpërdrejt përgjegjës për aktivitetet e zhvillimit të biznesit të ndërmarrjes. Shënim: Kompanitë më të mëdha mund të jenë të ligjshëm për aplikim për programin e CDP në rast të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve cilësore nga NVM-të. Numri i kompanive më të mëdha në CDP nuk mund të tejkalojë 10% të numrit të planifikuar të përfituesve CDP. Aplikuesit duhet të deklarojnë në aplikacionin e tyre se ata nuk i takojnë ndonjërës prej kategorive të mëposhtme që i përjashtojnë ata nga pjesëmarrja në CDP: Janë të falimentuar ose në likuidim, punët e tyre administrohen nga gjykatat, kanë hyrë në një marrëveshje me kreditorët, kanë pezulluar aktivitetet biznesore, janë subjekt i procedurave në 1 Madhësia e NVM-ve në Kosovë është përcaktuar në Ligjin Nr. 2005/02-L5 dhe me Ligjin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Nr. 03/L-031. Numri i të punësuarve është kriteri i vetëm për klasifikimin e madhësisë së një ndërmarrjeje në Kosovë (stafi prej më pak se 250 punëtorë). 2 Produkte të tilla si mobilieri dhe zdrukthtari e drurit (duke përfshirë panele druri celulare, panele montuese parketi, dërrasa druri), mobilje dhe pjesë të mobiljeve nga druri i ngurtë. 5 Faqe

lidhje me ato çështje, ose janë në ndonjë situatë të ngjashme që del nga një procedurë e ngjashme e parashikuar me legjislacionin ose rregulloret kombëtare; Janë dënuar për një shkelje lidhur me sjelljen profesionale përmes një gjykimi që ka fuqinë e res judicata (d.m.th., kundër të cilit ankesa nuk është e mundur); Nuk kanë përmbushur detyrimet lidhur me pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore apo pagesën e tatimeve, në përputhje me dispozitat ligjore të Kosovës; Kanë paga dhe pagesa të papaguara dhe ndaj stafit të tyre; Kanë qenë subjekt i një gjykimi që ka fuqinë e res judicata për mashtrim, korrupsion, përfshirje në ndonjë organizatë kriminale ose ndonjë aktivitet tjetër ilegal që i dëmton interesat financiare të Komuniteteve; Kanë marrë tashmë mbështetje publike për aktivitetet e ngjashme me ato të ofruara nga CDP. 2.2 Si të aplikohet dhe procedurat që duhet ndjekur 2.2.1 Formulari i aplikimit dhe dokumentet mbështetëse Duhet të dorëzohet formulari i aplikimit (i bashkangjitur këtyre Udhëzimeve) i plotësuar dhe i nënshkruar. Formulari i aplikimit është në dispozicion në faqen e internetit të KIESA (http://kiesa.rksgov.net). Aplikuesit duhet t iu përmbahen në mënyrë rigoroze formatit të aplikacionit dhe t i plotësojnë faqet. Kërkohet që aplikuesit të plotësojnë aplikacionin e tyre në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës: gjuhën shqipe apo serbe. Aplikuesit mund të plotësojnë aplikacionin e tyre në versionin e gjuhës angleze, që do të lehtësojë procesin e vlerësimit të aplikacioneve nga KIESA dhe ekspertët e ICEP-it. Ju lutemi plotësoni formularin e plotë të aplikimit me kujdes dhe sa më qartë që të jetë e mundur në mënyrë që të mund të vlerësohet siç duhet. Jini të saktë dhe ofroni detaje të mjaftueshme për t u siguruar që aplikacioni të jetë i qartë! Aplikacionet e shkruara me dorë nuk do të pranohen. Dokumentet mbështetëse Aplikacionet duhet të shoqërohen nga dokumentet mbështetëse të mëposhtme: 1. Kopja e dokumentit të regjistrimit të biznesit të aplikuesit. 2. Materialet promovuese dhe informuese të aplikuesit për ndërmarrjen dhe produktet e saj, nëse janë në dispozicion. Çdo aplikacion i pakompletuar do të refuzohet. Prandaj, ju lutem përdorni listën kontrolluese të dhënë në formularin e aplikimit për t'u siguruar se keni përfshirë çdo gjë që kërkohet dhe që deklarata është nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar i aplikantit. 2.2.2 Ku dhe si të dërgoni formularin e aplikimit Aplikacionet duhet të dërgohen me e-mail në email adresën e mëposhtme: Info-CDP@idi.ie Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen. 2.2.3 Afati i fundit për dorëzimin e formularit të aplikimit Afati i fundit për pranimin e aplikacioneve është 23 Maj 2017. Çdo aplikacion i pranuar pas afatit do të refuzohet automatikisht. 6 Faqe

2.2.4 Informata të mëtejshme Në rast të pyetjeve rreth CDP-së ju lutemi kontaktoni zyrën për ndihmë të CDP: Znj. Rina Domi Email: r.domi@idi.ie Tel.: +381 (0)38 749-265 Pyetjet që mund të jenë relevante për aplikuesit tjerë, së bashku me përgjigjet, do të publikohen në faqen e internetit http://kiesa.rks-gov.net/. 2.3 Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikacioneve 2.3.1 Vlerësimi dhe përzgjedhja për CDP Aplikacionet për CDP fillimisht do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme: (1) Pajtueshmëria administrative Verifikimi se aplikacioni është i plotë, në përputhje me udhëzimet e parapara me këto Udhëzime për Aplikuesit. (2) Pranueshmëria e aplikuesve Verifikimi se aplikuesi është i pranueshëm, sipas kritereve të përcaktuara në pikën 2.1. (3) Vlerësimi i potencialit dhe kapacitetit të ndërmarrjes së aplikuesit për të menaxhuar aktivitetet e marketingut dhe/ose eksportit Vlerësim i potencialit dhe kapacitetit të ndërmarrjes së aplikuesit për të menaxhuar aktivitetet e marketingut/eksportit do të kryhet në përputhje me kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në tabelën e vlerësimit më poshtë. Vizita në ndërmarrje është pjesë e procesit të përzgjedhjes. 7 Faqe

TABELA E VLERËSIMIT (Kriteret e përzgjedhjes) Vlerësimi i potencialit dhe kapacitetit biznesor të ndërmarrjes për të menaxhuar aktivitetet e marketingut / eksportit Kriteri Vlerësimi fillestar Pikë maks. 1. Biznes i qëndrueshëm dhe i besueshëm në Kosovë 23 A është aplikuesi i suksesshëm në vendin e tij? o Zhvillimi i shitjeve o Pjesëmarrja në treg o Portfolio e klientëve A ka aplikuesi kapacitetin e mjaftueshëm të prodhimit për t u zgjeruar në tregun e brendshëm apo të prodhojë për tregjet e huaja? 2. Motivimi për t u zgjeruar në tregun e brendshëm / apo në eksport A ka aplikuesi motivimin e nevojshëm për të zgjeruar aktivitetet e ndërmarrjes në tregjet vendore / të jashme? A është duke zhvilluar aplikuesi aktualisht aktivitete profesionale dhe të rregullta të marketingut? A promovon dhe tregton aplikuesi produktet e tij në tregjet e eksportit? A ka investuar aplikanti në zhvillimin e produktit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve? 3. Kapaciteti financiar dhe operacional / menaxhues 25 A ka aplikuesi staf të kualifikuar për kryerjen e aktiviteteve të marketingut / eksportit? A është menaxhmenti i angazhuar për zhvillimin e biznesit të kompanisë? A është aplikuesi i aftë të financojë aktivitetet e rregullta sistematike të marketingut / eksportit? Nën-totali 80 Vlerësimi i plotë/përfundimtar nëpërmjet vizitës në ndërmarrje 4. Konkurrueshmëria e produktit / Gatishmëria për të eksportuar në tregjet e zhvilluara A janë produktet e aplikuesit të cilësisë së mjaftueshme për të qenë konkurrues në tregun e brendshëm apo që të eksportohen në tregjet e zhvilluara? A është aplikuesi i përkushtuar ndaj teknikave moderne të menaxhimit? A ka ndonjë program për risi? 16 Formulari i aplikimit, pikët Nr: B.2, B.6d and D.1, 3 7 Formulari i aplikimit, pika Nr: B.5, B6d 32 10 Formulari i aplikimit, pika Nr: B.3, B.6 d, f 12 Formulari i aplikimit, pika Nr: B.6 f, h, D. 2,5 10 B.6C, B.8 8 Formulari i aplikimit, pika Nr: B.1, B.9 7 Formulari i aplikimit, pika B.6 f, B.9, D.2, D.6 10 Formulari i aplikimit, pika Nr: B.2 dhe B.7 20 10 Vizita në terren Intervista, observimi 5 Vizita në terren Intervista, observimi A e kanë planet, buxheti etj, qualitetin të duhur? 5 Vizita në terren Intervista, observimi Nën-totali 20 Totali 100 8 Faqe

2.4 Shpallja e vendimit të Komisionit për Vlerësim Aplikuesit do të informohen me shkrim nga KIESA në lidhje me vendimin e Komisionit të Vlerësimit për aplikacionin e tyre. Vendimi për të refuzuar një aplikacion për pjesëmarrje në CDP do të jetë i bazuar në arsyet e mëposhtme: Aplikacioni është pranuar pas datës së mbylljes. Aplikacioni ishte jo i plotë apo nuk ishte në përputhje me kushtet e cekura administrative. Aplikuesi nuk ishte i pranueshëm. Potenciali dhe kapaciteti i ndërmarrjes së aplikuesit për të menaxhuar aktivitetet e marketingut / eksportit është konsideruar më i ulët se ai i aplikuesve të përzgjedhur. Vendimi i Komisionit të Vlerësimit për të refuzuar një aplikacion për CDP është përfundimtar. Periudha indikative kur KIESA planifikon të shpallë vendimin pas përfundimit të procedurës së plotë të vlerësimit është deri me 30 Qershor 2017. 2.5 Kushtet e zbatueshme për pjesëmarrësit në CDP Aplikuesi i përzgjedhur me sukses në CDP obligohet: të vërë në dispozicion çdo informacion që është i nevojshëm për të kryer diagnozën e ndërmarrjes, të ofrojë kohën dhe inputet e nevojshme të menaxhmentit për t u mundësuar ekspertëve të ofrojnë shërbimet mbështetëse të dakorduara, me kërkesë të KIESA-s, të sigurojë informata rreth implementimit të rekomandimeve dhe aktiviteteve të mbështetura nga CDP, të nënshkruajnë fletët e orëve të punës për ekspertët që kryejnë shërbime këshilluese në ndërmarrjet e tyre, të sigurojë informacion në lidhje me rezultatet e asistencës për një periudhë deri në tre vjet pas përfundimit të pjesëmarrjes në CDP (anketa me pyetësor), të japë një dëshmi për shërbimet e suksesshme këshilluese me kërkesë të KIESA për qëllime promovuese në botimet e KIESA. 3. MENAXHIMI DHE IMPLEMENTIMI I CDP 3.1 Rolet dhe përgjegjësitë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) MTI-ja është përgjegjëse për menaxhimin/mbikëqyrjen e CDP. Në veçanti, MTI-ja: jep komente për dokumentet relevante që kanë të bëjnë me implementimin e CDP, miraton procedurën e punës dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, udhëheq seancat e Komisionit të Vlerësimit, pranon dhe miraton raportet për implementimin e CDP. Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) KIESA është përgjegjëse për implementimin e CDP. Në veçanti, KIESA është përgjegjëse për detyrat e mëposhtme: sigurimin e stafit për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme për implementimin e CDP si një program i KIESA shpalljen e Thirrjes për aplikimin e NVM-ve për pjesëmarrje në CDP, promovimin e CDP, mbledhjen & regjistrimin e aplikacioneve, vlerësimin e aplikacioneve së bashku me ekspertët e ICEP, 9 Faqe

prezantimin e rezultateve të vlerësimit te Komisioni i Vlerësimit, informimin e aplikuesve për rezultatet e vlerësimit, ofrimin e shërbimeve mbështetëse për pjesëmarrësit e CDP përmes ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë të rekrutuar nga ICEP, raportimin mbi procesin e CDP, vlerësimin e rezultateve të CDP, ruajtjen e të dhënave dhe informacionit të marrë nëpërmjet procesit të aplikimit dhe implementimit (bazës së të dhënave për ndërmarrjet). ICEP Projekti ICEP është përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike dhe financiare për të siguruar menaxhimin dhe implementimin e duhur të CDP. Në veçanti ICEP ekipi: harton dokumente që lidhen me implementimin e CDP (udhëzime për aplikuesit, formularin e aplikimit etj.), ndihmon stafin e KIESA në vlerësimin e aplikacioneve për CDP merr pjesë në përzgjedhjen e pjesëmarrësve të CDP, siguron trajnimin në vendin e punës për stafin e KIESA rreth implementimit të CDP, identifikon, përzgjedh dhe kontrakton e mbikëqyr ofuresit e shërbimeve biznesore për shërbimet e dakorduara të asistencës për ndërmarrjet me aprovimin e Zyrës së BE-së, siguron mbështetje financiare për shpenzimet e dakorduara për implementimin e CDP (në veçanti për panairet e tregtisë, misionet e jashtme). Komisioni i Vlerësimit Komisioni i Vlerësimit përbëhet nga përfaqësues të MTI-së, KIESA dhe ICEP (ndoshta me pjesëmarrjen e donatorëve tjerë). Zyra e BE-së në Kosovë merr pjesë në Komision si vëzhguese. Komisioni: bën vlerësimin e aplikacioneve për pjesëmarrje në CDP, dhe e bën këtë bazuar në rezultatet e vlerësimit të prezantuara nga KIESA dhe ICEP conduct evaluation of applications for the CDP participation based on assessment results presented by KIESA and ICEP, miraton pjesëmarrësit në CDP. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Zyra e BE-së në Kosovë: miraton dokumentet relevante që kanë të bëjnë me implementimin e CDP, merr pjesë në seancat e Komisionit të Vlerësimit si vëzhguese, mairaton kërkesat e TeR të ekspertëve lokalë dhe ndërkombëtarë për ofrimin e asistencës për ndërmarrjet miraton kërkesat e ICEP për financimin e shërbimeve dhe shpenzimeve tjera të lidhura me implementimin e CDP (në veçanti për panairet e tregtisë, misionet e jashtme) pranon raporte për implementimin e CDP. Pjesëmarrësit në CDP Siç specifikohet në pikën 2.5 të këtyre Udhëzimeve. 10 Faqe

3.2 Orari i implementimit Udhëzimet për Aplikuesit Programi për Zhvillimin e Ndërmarrjeve Aktivitetet Data e përkohshme Thirrja për pjesëmarrje në CDP 2 V 2017 Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve 23 V 2017 Kontrolli administrativ dhe vlerësimi i pranueshmërisë 24 29 V 2017 Vlerësimi fillestar i potencialit & kapaciteteve të ndërmarrjes, krijimi i një liste të shkurtër të aplikuesve Vizita në terren te aplikuesit e përzgjedhur në listë të shkurtër për të kryer vlerësimin e plotë/përfundimtar Përzgjedhja e pjesëmarrësve në CDP nga Komisioni i Vlerësimit rreth 30 ndërmarrje Punëtoria Nr. 1 për pjesëmarrësit e CDP për detajet e implementimit të CDP Diagnoza e ndërmarrjes, identifikimi i nevojave për shërbime dhe zhvillimi i pakove individuale të mbështetjes konsulente për çdo pjesëmarrës në CDP Implementimi i pakove individuale të mbështetjes konsulente Implementimi i aktiviteteve të marketingut dhe aktiviteteve promovuese specifike për sektorin në tregun Ndërkombëtar: pjesëmarrja në panaire të tregtisë, mision eksporti Punëtoria Nr. 2 për pjesëmarrësit e CDP rreth vlerësimit të mbështjetjes së CDP 29 V 6 VI 2017 5 19 VI 2017 30 VI 2017 VII 2017 VII - VIII 2017 IX 2017 XII 2018 X/XI 2017; III/IV 2018 III/VI 2018 Shtojca: Formulari i Aplikimit për NVM-të për CDP 11 Faqe