BULETINI MUJOR KLIMATIK

Similar documents
ISSN X. Nr.13 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Janar Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

ISSN X. Nr.16 BULETINI MUJOR KLIMATIK. Prill Universiteti Politeknik i Tiranës. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Speci Shqipëri

this project is funded by the european Union

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

RAPORT GJENDJA E AJRIT 2017

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Raport 1 mbi ecurinë e treguesve që do të monitorojë Banka e Shqipërisë, në kuadër të procesit të deeuroizimit

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Vlerësim i burimeve të erës në Dragash - Kosovë

BANKA BOTËRORE SHQIPËRIA: TENDENCAT E VARFËRISË DHE PABARAZISË,

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Raporti i Performancës së Komunave

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

RIMËKËMBJE E BRISHTË

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

Gjendja e termoizolimit të ndërtesave në Europë dhe një propozim për rregulloren energjitike të ndërtesave në Shqipëri

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

StrategjiA për Ndryshimet Klimatike (SNK)

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

KORNIZA KOSOVARE PËR MENAXHIM TË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

Çështje të sigurisë - 4

STUDIMI I DISA KULTIVARËVE TË GRURIT NË ZONA TË NDRYSHME TË SHQIPËRISË

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat,

BULETINI I BANKËS SË SHQIPËRISË

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

Nxehtit SFIDA E NDRYSHIMIT KLIMATIK PËR BALLKANIN PERËNDIMOR. Ulja. e Të. Përballja me normalen e re të klimës GRUPI I BANKËS BOTËRORE

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

SË ENERGJISË NË NDËRTESA

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE NATYRORE DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

është përdorur shkurtimi IT (inflation targeting) ose shprehja regjimi inflacionit.

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

INFLACIONI BAZË: MATJA DHE LIDHJA E TIJ ME AGREGATËT MONETARË 2005

Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Varfëria e fëmijëve në Shqipëri

Transcription:

ISSN 2521-831X BULETINI MUJOR KLIMATIK Universiteti Politeknik i Tiranës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit Tirana 2017

ISSN 2521-831X Klima.Shqiperia@gmail.com GUSHT2017 Nr. 8 Vlerësimi meteorologjik për muajin Gusht 2017 Përmbledhje: Muaji Gusht 2017 vijoi të karakterizohej me temperatura të larta të ajrit duke thyer në mjaft vendmatje rekordet e mëparshme historike të temperaturave maksimale absolute. Temperaturat mesatare mujore të ajrit ishin në nivel rreth 3.5 C më të larta se norma, ndërsa në veçanti dallojnë vlerat maksimale që arritën mesatarisht deri në 4.8 C më të larta se mesataret shumëvjeçare. Reshjet si në sasi ashtu dhe në numër ditësh shënuan rënie me rreth 60%, duke theksuar më tej thatësirën. Kushtet e krijuara favorizuan zjarret në pyje, që shënuan një nivel të lartë si në numrin e tyre ashtu dhe të sipërfaqeve të djegura në shkallë vendi. Summary: The month of August 2017 continue to be characterized by high air temperatures breaking in a lot of cases the preview historical records of maximal air temperatures. The average monthly air temperatures have been about 3.5 C higher than the norm, whilst especially differ the maximal values, that get up to 4.8 C higher than the multiannual means. The quantity of rainfall and the number of rainy days noted a decrease by 60%, emphasizing further the drought. The created condition favor the forest fires, which get a high level regarding their number and as well as the burned surfaces in national level. Muaji Gusht 2017 vijoi të karakterizohej nga prania dhe mbizotërimi i masave ajrore me origjinë nga kontinenti Afrikan, të cilat në mënyrë të veçantë në dhjetë ditët e para të tij përcollën temperatura tejet të larta duke thyer në shumë vendmatje rekordet e mëparshme historike të temperaturave maksimale absolute të ajrit. Dy javët e para të muajit gusht u dominuan nga një anticiklon, i cili solli mbi rajonin tonë masa ajrore nga kontinenti afrikan, duke sjellë një valë të nxehti të zgjatur, situata sinoptike e së cilës për datën 7 gusht 2017 jepet në figurën Nr. 1. Në 2 javët e mëpasshme situata ishte më e paqëndrueshme, ku do të veçoheshin 3 fronte, të cilat kaluan mbi vendin tonë përafërsisht në datat: 13, 21 dhe 29 gusht 2017. Figura Nr. 1 Situata sinoptike e datës 7 gusht 2017. Në figurat Nr.2/1 2/12 jepen të dhënat e temperaturave maksimale e minimale ditore të ajrit dhe reshjet e vrojtuara në disa vendmatje përfaqësuese të territorit të vendit tonë. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 1

Vlerësime për ecurinë e temperaturës së ajrit dhe reshjet (figurat në vijim Nr. 2/1 2/12) në disa prej vendmatjeve meteorologjike të Sistemit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik për muajin gusht 2017. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 2

KARAKTERISTIKAT KRYESORE KLIMATIKE TË MUAJIT: GUSHT 2017 Moti i muajit gusht mund të cilësohet si më i nxehti i shënuar gjatë këtyre viteve të fundit. Karakteristikat kryesore meteorologjike të elementëve të temperaturës, reshjeve, etj., evidentojnë një situatë mjaft të ndryshme nga vlerat e normës dhe ato që jemi mësuar të karakterizojnë këtë muaj. Në veçanti evidentohet një nivel i lartë i temperaturave të ajrit në 10 ditëshin e parë të muajit, ku vlerat ndonëse nuk thyen rekordin kombëtar +43.9 C, të vrojtuar më 18 korrik 1973 në Kuçovë, qëndruan mbi pragje më të larta krahasuar me të shkuarën e largët apo dhe atë të viteve të fundit. Dy tregues e evidentojnë dukshëm këtë situatë. Temperaturat mesatare të ajrit në pjesën më të madhe të vendmatjeve meteorologjike të vendit shënuan vlera rreth 3.5 C më të larta se vlerat e normës, paraqitur në figurën Nr. 3; ashtu sikundër kemi vijimin e periudhës pa reshje, që theksoi më tej dukurinë e thatësirës. Figura Nr. 3. Temperaturat mesatare të ajrit për muajin gusht 2017 dhe vlerat e normës për disa vendmatje meteorologjike të përzgjedhura për vendin tonë. Në figurën Nr. 4 jepet një paraqitje grafike e temperaturave mesatare të ajrit për vendmatjen meteorologjike të Tiranës. Figura Nr. 4. Temperatura mesatare e ajrit për muajin gusht të viteve 2012-2017 si dhe vlerat e normës për vendmatjen meteorologjike të Tiranës. Figura Nr. 5. Vlerat mesatare të temperaturave maksimale të ajrit për muajin gusht 2017 dhe vlerat e normës për disa vendmatje meteorologjike të përzgjedhura për vendin tonë. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 3

Në një vlerësim më të detajuar për ecurinë e temperaturave të ajrit duhet thënë se rritja më e lartë evidentohet në temperaturat maksimale të ajrit të vrojtuara gjatë ditës, përkundrejt një rritje më të moderuar të vlerave të temperaturave minimale të vrojtuara gjatë natës. Në figurën Nr. 5 del qartë një rritje e fortë prej afro +4.8 C në nivelin e temperaturave maksimale të ajrit, e cila shoqërohet dhe konfirmohet po ashtu dhe nga një numër më i madh i ditëve me temperaturë mbi pragun 35.0 C, paraqitur në figurën Nr. 6 për vendmatjen e Tiranës. Figura Nr. 6. Numri i ditëve me temperaturë të ajrit mbi pragun 35 C për vendmatjen meteorologjike të Tiranës për periudhën e normës dhe atë të viteve 2002-2017. Kryesisht gjatë dhjetë ditëve të para të muajit gusht temperaturat maksimale të ajrit ruajtën nivele mjaft të larta, të cilat shënuan kalimin e vlerave rekord të vrojtuara vite më parë në disa vendmatje, të cilat paraqiten në figurën Nr. 7. Figura Nr. 7. Vlerat e temperaturave maksimale absolute të ajrit për muajin gusht 2017 dhe vlerat rekord historik për disa vendmatje meteorologjike të përzgjedhura të vendit tonë. Figura Nr. 8. Vlerat mesatare të temperaturave minimale të ajrit për muajin gusht 2017 dhe vlerat e normës për disa vendmatje meteorologjike të përzgjedhura të vendit tonë. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 4

Treguesi i netëve tropikale, vlerësuar mbi bazën e të dhënave meteorologjike të përpunuara për 34 vendmatje meteorologjike, vijojë të ketë vlera të larta edhe gjatë muajit gusht 2017. Të dhënat natyrisht ishin më të larta se norma (figurë Nr. 8), por po ashtu, dhe në krahasim me vitet e fundit. Në figurën Nr. 9 jepet paraqitja grafike e netëve tropikale për vendmatjen e Tiranës për periudhën 2002-2017 dhe periudhën që i referohet normës 1961-1990. Figura Nr. 9. Vlerat e netëve tropikale për muajin gusht për periudhën e normës dhe atë të viteve 2002-2017 për vendmatjen meteorologjike të Tiranës. Nga pikëpamja e ndryshimeve klimatike në vitet e fundit klima po karakterizohet gjithnjë e më shumë me elementë të klimës subtropikale. Në figurën Nr. 10 janë dhënë vlerat e netëve tropikale të vrojtuara në një sërë vendmatjesh meteorologjike gjatë muajit gusht 2017, të cilat kanë pësuar rritje duke filluar nga jugu në veri dhe në ato pranë vijës bregdetare. Figura Nr. 10. Vlerat e netëve tropikale për muajin gusht 2017 për disa vendmatje meteorologjike të vendit tonë. Reshjet atmosferike Pas një përpunimi dhe analize të 52 serive me të dhëna të vendmatjeve meteorologjike për muajin gusht 2017, rezulton se lartësia e reshjeve ishte në përgjithësi nën vlerat e normës. Në figurën Nr. 11 jepet një pasqyrë e këtyre vlerave, ndërsa në figurën Nr. 12 dukshëm evidentohet fakti se dhe treguesi i numrit të ditëve me reshje mbi pragun 1.0 mm ishte nën vlerat e normës. Figura Nr. 11. Vlerat e reshjeve atmosferike për muajin gusht 2017 për disa vendmatje meteorologjike të vendit tonë. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 5

Figura Nr. 12. Numri i ditëve me reshje mbi pragun 1.0 mm për muajin gusht 2017 për 35 vendmatje meteorologjike të vendit tonë si dhe vlerat përkatëse të normës. Numri i ditëve me reshje shënoi një rënie gjatë muajit gusht 2017 duke arritur në rreth 37% kundrejt vlerave të normës, ndërsa sasia e reshjeve nuk arriti mesatarisht më shumë se 40% të vlerave mesatare shumëvjeçare, karakteristike për këtë muaj. Figura Nr. 13. Vlerat e reshjeve maksimale 24 orëshe të vrojtuara gjatë muajit gusht 2017 për 35 vendmatje meteorologjike të vendit tonë si dhe vlerat maksimale përkatëse referuar normës. Figura Nr. 14. Vlerat e reshjeve të vrojtuara gjatë muajit gusht 2017 dhe diferencat kundrejt vlerave të normës për disa vendmatje meteorologjike të vendit tonë. Shkalla e vegjetacionit për muajin gusht 2017 pësoi një rënie. Në figurën Nr. 15 jepen disa të dhëna në shkallë vendi për anomalitë e produktivitetit të vegjetacionit për të tre dhjetëditorët e muajit gusht 2017. Dekada I. Dekada II. Dekada III. Figura Nr.15. Anomalia e produktivitetit të vegjetacionit. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 6

Siç tregohet dhe në figurën Nr.14, diferenca e dukshme midis reshjeve të vrojtuara dhe atyre karakteristike nga pikëpamja klimatike për këtë muaj, theksoi më tej dukurinë e thatësirës. Kjo dukuri ishte rrjedhojë e temperaturave më të larta të ajrit, shkallës së lartë të avullimit, lagështisë së ulët të tokës, paraprirë nga një muaj si korriku 2017 që gjithashtu pati vlera të reshjeve përgjithësisht nën normë si dhe temperatura mjaft të larta. Kjo përcolli një situatë të vështirë për vegjetacionin, anomalitë e të cilit për të tre dhjetëditorët e muajit gusht 2017 për Shqipërinë jepen në figurën Nr. 15. Stina e verës 2017 - Në tërësi stina e verës së këtij viti nga pikëpamja meteorologjike u karakterizua me temperatura më të larta se norma dhe po ashtu më të larta se periudha e 6 viteve të fundit 2012-2016. Në figurën Nr.16 jepet një pasqyrë e ecurisë së temperaturës së ajrit për vendmatjen meteorologjike të Tiranës sipas muajve, ku të dhënat për vitin 2017 përfshijnë dhe muajin gusht. Figura Nr. 16. Të dhënat mujore të temperaturës mesatare të ajrit për vendmatjen meteorologjike të Tiranës. Në mënyrë më të detajuar në vijim trajtohen netët tropikale dhe ditët me temperaturën e ajrit mbi pragun 35 C. Numri i netëve tropikale gjatë verës 2017 është pasqyruar në grafikun e dhënë në figurën Nr.17. Ai pasqyron një rritje të dukshme të këtij treguesi gjatë viteve të fundit krahasuar me vlerat e normës. Figura Nr. 17. Të dhëna mbi numrin e netëve tropikale për stinën e verës për vendmatjen meteorologjike të Tiranës. Në veçanti duhet thënë se një rritje është shënuar dhe në numrin e ditëve me temperatura mbi pragun 35.0 C, të cilat jepen në grafikun në figurën Nr.18. Figura Nr. 18. Të dhëna mbi numrin e ditëve me temperatura mbi pragun 35.0 C për stinën e verës për vendmatjen meteorologjike të Tiranës. Në këtë kontekst gjatë stinës së verës së këtij viti, ashtu si dhe në një pjesë të mirë të kontinentit evropian u vrojtuan dukshëm më shumë zjarre në pyje. Ndonëse nga studime të shumta është evidentuar se burimi i nisjes së zjarreve është ai nga veprimtaria humane, me ose pa qëllim, duhet thënë se kushtet meteorologjike janë ato që gjithashtu favorizojnë ose jo mundësinë e vetëndezjes apo përhapjes së zjarreve. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 7

Në vijim sipas burimeve të EFFIS për kontinentin europian situata për këtë vit, deri më datë 31.08.2017, e paraqitur në figurën Nr.19, tregon për një numër deri në 1406 zjarre, të cilat kanë prekur si vatra zjarri sipërfaqe mbi 30ha. Figura Nr. 19. Numri i zjarreve të evidentuara në platformën EFFIS, të BE, për vitin 2017 (për sipërfaqe të prekura mbi 30ha) paraqitur me vijë me ngjyrë të kuqe deri më datë 31 gusht 2017, si dhe numri mesatar për periudhën 2008-2016, duke filluar që nga data 1 janar. Për vendin tonë treguesi i numrit të zjarreve, të cilët kanë prekur sipërfaqe mbi 30 ha, shënon vlerën 184, deri më datë 31 gusht 2017 dhe paraqitet në figurën Nr. 21. Nga pikëpamja e shpërndarjes hapësinore zjarret e vrojtuara jepen në hartën e paraqitur në figurën Nr. 20. Figura Nr. 20. Harta e Shqipërisë me shpërndarjen e zjarreve të vrojtuara deri më datë 31 gusht 2017. Figura Nr. 21. Numri i zjarreve të evidentuara në platformën EFFIS, për Shqipërinë, (për sipërfaqe të prekura mbi 30ha) paraqitur me vijë me ngjyrë të kuqe deri më datë 31.08.2017 si dhe numri mesatar për periudhën 2008-2016, duke filluar që nga data 1 janar. Gjithashtu për vendin tonë, sipërfaqet e djegura (ato mbi 30 ha ku së paku 80% janë prekur nga zjarri) shënojnë vlerën 36755 ha, të cilat i referohen periudhës deri më datë 31 gusht 2017 dhe paraqiten në figurën Nr. 22. Figura Nr. 22. Sipërfaqja e djegur e evidentuar në platformën EFFIS, për Shqipërinë, paraqitur me vijë me ngjyrë të kuqe deri më datë 31 gusht 2017 si dhe ajo mesatare për periudhën 2008-2016, duke filluar që nga data 1 janar. Thatësira dhe zjarret në pyje në veçanti dallojnë si elementë të veçantë që këtë verë më shumë se në vitet tjera përcollën impakte negative në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Fundi i stinës së verës siç u përmend më lart shënoi një situatë tejet të vështirë për bimësinë për shkak dhe të thatësirës dhe uljes në vlera minimale të rezervave ujore dhe lagështisë së tokës. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 8

VLERËSIME MBI SITUATËN METEOROLOGJIKE TË PRITSHME PËR MUAJT NË VIJIM. TEMPERATURA E AJRIT - Vlerësimi për temperaturat e pritshme të ajrit në kontinentin evropian për muajt dhjetor 2017 dhe janar, shkurt 2018, paraqitur në figurën Nr. 23 tregon për pjesën qendrore dhe veriore mundësi për të patur vlera mbi normë, siç praktikisht në vitet e fundit kjo ka qenë karakteristike. Ndërkohë, pjesa qendrore e kontinentit në veri të gadishullit Ballkanik pritet të ketë vlera nën normë. Pjesa tjetër e kontinentit ku përfshihet dhe vendi ynë nuk nxjerr në pah ndonjë specifikë të veçantë për këtë stinë sa i takon temperaturave të ajrit. Figura Nr.23. Vlerësime për probabilitet e temperaturave të ajrit që do të karakterizojnë dimrin e ardhshëm 2017-2018. RESHJET ATMOSFERIKE Sa i takon reshjeve ato siç shihet dhe në figurën Nr. 24 në pjesën veriore të kontinentit pritet të jenë me shumë gjasa mbi vlerat e normës. Pjesa qendrore e kontinentit nuk del në pah për ndonjë prirje të caktuar. Ndërsa, pjesa jugore e Europës dhe në përgjithësi rajoni i Mesdheut pritet të ketë vlera të reshjeve nën normë. Në këtë mjedis nën normë ku parashikimi i probabiliteve për reshjet (shënuar me ngjyrë të verdhë) në figuren Nr. 24 qarkon vendin tonë, ndonëse pjesa qendrore e Ballkait nuk paraqet ndonjë tendencë të caktuar, duhet thënë se për shkak të kushteve orografike që ka kjo pjesë e kontinentit, mundësitë e reshjeve më të pakta ulen krahasuar me hapësirën tjetër pranë, pasi kalimi i vazhdueshëm i masave ajrore kur ndeshen në masivet malore të Ballkanit Perëndimor, janë të predispozuara ti kapërcejnë ato duke ndryshuar treguesit e masës ajrore e për rrjedhojë ato shoqërohen me kondensim dhe me reshje, të cilat gjithsesi mund të jenë më tepër në formë rrebeshesh dhe me intensitet të lartë, në rastin kur ato do të vrojtohen. Figura Nr. 24. Vlerësime për probabilitet e reshjeve që do të karakterizojnë dimrin e ardhshëm 2017-2018. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 9

INFORMACIONE TË TJERA MANIFEST PËR NJË DREJTËSI KLIMATIKE Drejtësia klimatike është paqja dhe siguria. Klima ambasador i paqes. Mungesa e ujit vret më shumë se luftërat. - Një ngrohje që po vijon, është një lajmërim për luftë. Klima është një çështje e rëndësishme e strategjisë dhe sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo do të thotë se një luftë për klimën është një luftë për paqen. (*) Studiuesit kanë analizuar 60 studime të bëra për 45 ndërhyrje për konflikte të ndodhura në të gjitha gjerësitë gjeografike që prej vitit 1950. Ata kanë arritur në përfundimin se një rritje e temperaturës me 1 C shoqëruar me një ndryshim të regjimit të reshjeve kanë qenë të lidhura në mënyrë sistematike me një rritje të violencës ndërkombëtare dhe të konflikteve të armatosura. Siguria klimatike në një vend të vetëm nuk ekziston, pasi atmosfera injoron kufijtë dhe ajo që bëjnë një apo disa vende ka një impakt mbi gjithë të tjerët. Çrregullimet klimatike prekin gjithashtu sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve, provokojnë përhapjen e sëmundjeve vektoriale, krijojnë zhvendosje masive të popullatave. Ky eksod në rritje i të gjithë atyre që quhen dhe refugjatë apo të zhvendosur klimatikë ose migrues mjedisor, numri i të cilëve tashmë është rreth tre herë më i madh se sa ai i refugjatëve nga luftërat, mund të arrijë deri në 200 milion para fundit të këtij shekulli, duke nxitur tensione të reja në zonat kalimtare apo të destinacionit.... Ngritja e niveleve të deteve përbën gjithashtu një tjetër risk për disa vende të veriut. Me 85% të bregdetit të tyre të ndodhur në kuotën e 5 metrave, Vendet e Ulta, janë veçanërisht të kërcënuar nga përmbytjet detare. Impaktet e ndryshimeve klimatike do të jenë të rëndësishme në rastin e fundosjes për shkak të rritjes me 1 metër të nivelit të deteve. Hollanda mund të shikojë të prekur 67% të popullatës, 69% të GDP dhe 6.7% të tokave. Bregdeti i këtyre vendeve me atë të Gjermanisë do të ishin nga më të prekurat në Europë, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Të gjitha këto fakte e shumë të tjera kanë qenë objekt i raportit Siguria dhe Klima në COP-21. Një shenjë e mirë është fakti se linjat e reflektimit të diplomacisë klimatike kanë filluar të lëvizin. Lidhjet midis çështjeve të ndryshimeve klimatike dhe sigurisë janë debatuar në katër sesione të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Bashkimi Europian ka njohur dimensionin gjeopolitik të ndryshimeve klimatike dhe ka filluar një reflektim të brendshëm, që ka çuar në disa angazhime politike.... Çrregullimet e klimës janë një shumëfishues i kërcënimeve. - Vullneti ndërkombëtar për të mbajtur në konsideratë efektet e sigurisë të ndryshimeve klimatike është plotësuar nga shumë iniciativa. Nën presidencën gjermane ministrat e punëve të jashtme të G7 komanduan një grup ekspertësh ndërkombëtar për të përgatitur një raport mbi efektet e shumëfishuara të ndryshimeve klimatike mbi stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të brishta, dhe kanë vendosur të bëjnë çështjen klimatike një prioritet qendror të politikës së tyre të jashtme. Në tetor 2015 Asambleja Parlamentare e NATO-s ka adoptuar një rezolutë duke ju bërë thirrje të gjitha vendeve të aleancës që të njohin ndryshimet klimatike si një shumëfishues i kërcënimeve në politikat e tyre të jashtme dhe të sigurisë. Ministria e Mbrojtjes Britanike gjithashtu ka publikuar në vitin 2012 një strategji të ndryshimeve klimatike. Në nivel operacional janë detajuar përpjekjet që duhen bërë për formimin, planifikimin e misioneve dhe përshtatjen e pajisjeve ushtarake. Në Francë, Ministria e Mbrojtjes është aktualisht në proces të përpunimit të një strategjie ministeriale të re të tranzitimit ekologjik drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, pas asaj të adoptuar më 2012. (*)Pjesë të përzgjedhura nga kapitulli 4, të përkthyera e përshtatura nga Prof. P. Zorba, nga publikimi i Znj. SégolèneRoyal, presidente e COP 21, me titull Manifest për një drejtësi klimatike Paris, 2017. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 10

Për të lexuar buletinet e tjera jeni të mirëpritur të vizitoni faqen përkatëse, duke klikuar në link-un e IGJEUM-it. Ky Buletin Mujor Klimatik u përgatit nga Departamenti i Klimës dhe Mjedisit të IGJEUM - UPT. Tiranë 2017. BULETINI MUJOR KLIMATIK Nr. 8 Muaji: GUSHT Viti: 2017 11