International Scientific Conference, Tirana, Albania 2011

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Speci Shqipëri

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

REZULTATET E VLERËSIMIT BAZË TË TURIZMIT TË KOSOVËS PERËNDIMORE

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Rezultate nga Hulumtimi për jetën kulturore në KOMUNËN E PRIZRENIT

S T U D I M PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

PLANI RAJONAL I TRASHËGIMISË QENDËR

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

D I S E R T A C I O N

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PLANI RAJONAL I TRASHËGIMISË VERI

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

this project is funded by the european Union

Strategjia e veprimit. për komunitetin serb në komunën e Pejës Publikuar nga: OJQ Syri i Vizionit Qendra Zejtare 64/B Pejë, Kosovë

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

Dragash Udhërrëfyesi Komunal i Dragashit për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Raporti i Performancës së Komunave

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Reforma e administratës publike në Kosovë

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

ORIKUM PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL BASHKIA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT BASHKIA ORIKUM ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Strategjia e zhvillimit rajonal

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

ANALIZA SOCIO-EKONOMIKE DHE STUDIMI MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

DRENOVË PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL KOMUNA FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT KOMUNA DRENOVË ALBANIAN DEVELOPMENT FUND

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

BOSHTET E ZHVILLIMIT TË TRAFIKUT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

Lidhur me Menaxhmentin

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

BULETINI MUJOR KLIMATIK

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Çështjet që do të trajtohen

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Transcription:

International Scientific Conference, Tirana, Albania 2011 Rural tourism: an opportunity for rural development in Republic of Macedonia Authors: Nako Taskov, Ph.D., Dejan Metodijeski, M.Sc., Tatjana Dzaleva, M.Sc., Oliver Filiposki, M.Sc., University Goce Delcev - Shtip, Faculty of tourism and business logistics Abstract The subject of this paper shall be the rural regions in Republic of Macedonia where there is developed rural tourism. In the paper, the authors will give a definition of rural tourism and the rural tourism enterprises shall be classified by the regions where they occur. It shall discuss the rural tourism enterprises and the impact they have on rural development. Key words: rural tourism, rural development, rural regions. Turizmi rural, mundësia për zhvillim rural në Republikën e Maqedonisë Apstrakt Lëndë e këtij artikulli janë rajonet në Republikën e Maqedonisë, ku zhvillohet turizmi rural. Në këtë artikull autorët do të japin definicionin për turizmin rural, sipërmarrësit të cilët merren me turizëm rural janë të ndarë sipas rajoneve në të cilat veprojnë dhe do të diskutohet për kontributin e tyre në zhvillimin rural. Në fund të këtij artikulli do të sillet përfundimi dhe rekomandimet për zhvillimin e ardhshëm të turizmit rural në vend. Fjalët kyçe: turizmi rural, zhvillimi rural, rajonet rurale. 1. Përkufizimi i turizmit rural Sot turizmi paraqet tregues i zhvillimit të civilizimit tonë, për disa njerëz është mënyrë e ngritjes së nivelit të kulturës, argëtim apo shërim, për disa mundësi për përfitim, por duhet të shënohet se turizmi është një nga tregimet e jashtëzakonshme për suksesin në kohën e sotme. Industria, e cila filloi zhvillimin e saj në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, rritet shumë shpejt dhe sigurisht në 60 vitet e kaluara në krahasim me të hyrat që i gjeneron dhe numrin e njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, më shumë se 935 milionë njerëz kanë udhëtuar në nivel ndërkombëtar në vitin 2010 në krahasim me 25 milionë njerëz në vitin 1

1950 1. Potenciali për rritjen e turizmit mund të ndërlidhet si strategji për turizmin rural. Hapësira rurale të cilën e përbëjnë hapësira jashtë qytetit, vazhdimisht transformohet. Numri i banorëve që jetojnë në këtë hapësirë vazhdimisht bie, numri i atyre që merren me bujqësi është i vogël, ndërsa dallimet rajonale në zhvillim gjithnjë e më shumë janë të mëdha 2. Mjedisi rural përfshin hapësirën natyrore gjeografike në të cilin dominojnë veprimtaritë primare (bujqësia, pylltaria dhe blegtoria), zakonisht infrastruktura e zhvilluar dobët ekonomike dhe institucionale 3. Në shtetet e ndryshme, përcaktimi i llojit të rajoneve rurale bëhet në mënyrë të ndryshme. Për shembull në Angli dhe Vels, si rajon rural konsiderohet ai ku banorët jetojnë në lagje që ka më pak se 10.000 banorë, në Austri ku ka 5.000 banorë, në Australi dhe Kanada 1000 banorë e kështu me radhë. Në Republikën e Maqedonisë mjediset rurale definohen si zona të komunave, territori i të cilës nuk ka vend të banuar mbi 30.000 banorë apo dendësia e vendbanimit është nën 150 banorë për km katror 4. Cila do formë e turizmit, që e prezanton jetën rurale, artin, kulturën dhe trashëgiminë e lokaliteteve rurale dhe në këtë mënyrë kontribuon në zhvillimin social dhe ekonomik të bashkësisë rurale si dhe mundëson interakcionin midis turistëve dhe banorëve lokal dhe begatimin e përvojës turistike, mund të jetë e kushtëzuar si turizëm rural. Turizmi rural mund tiu ofroj banorëve mundësi për biznes në industrinë e turizmit. Ju jep mundësi banorëve të zhvillojnë shkathtësitë afariste dhe hapësirë të zejtarëve lokalë, fermerëve dhe prodhuesve të ushqimit për të shitur prodhimet e tyre në objekte lokale të shitjes me pakicë, popullarizimi i të cilëve do të rritet me praninë e turistëve. Fermerët të cilët kultivojnë perime të freskëta dhe pemë si dhe ata banorë (zakonisht gratë) që prodhojnë xhem, ëmbëlsira, pjekin pogaçe dhe bëjnë lloje tjera delikatesave lokale që menjëherë mund të konsumohen, kanë mundësi për formimin e kanaleve të drejtpërdrejta të marketingut. Gjithashtu do të rritet kërkesa për art primitiv. Foiera 5 e trajton turizmin rural si tërësi e të gjitha llojeve dhe formave të turizmit, të praktikuara në mjedisin rural. Vëmendja përqendrohet në kontrastin midis mjedisit rural dhe të qytetit. Sipas autorit turizmi rural është lloji themelor i turizmit, i cili përfshin në vete të gjitha format e turizmit të praktikuar në mjedisin rural.. Foiera nuk parasheh ofertën e detyrueshme turistike për të kyçur kryerjen e punëve afariste të fshatit. Kriteri është jo ai i cili zhvillon turizmin rural, por ku zhvillohet turizmi dmth kushti është të jetë në mjedisin rural. Vendosja e turistëve bëhet jo vetëm në shtëpitë e 1 www.unwto.org (15.02.2011) 2 Zikov.M., Hapësira rurale në kushte të reja të zhvillimit në Republikëne Maqedonisë, Hapësira rurale në kushte të reja të zhvillimit, libri 1, fq.1, UKIM PMF, Shkup, 2006 3 Markoski.B., Mjedisi rural në Republikëne Maqedonisë, Hapësira rurale në kushte të reja të zhvillimit, libri 1, fq.1, UKIM PMF, Shkup, 2006 4 Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural, 2010 5 Statev. V., Turizmi I fshatit, Faber, Veliko Trnovo, 2007 2

nikoqirit të fshatit, por edhe në hotele, motele, kampe dhe pushimore në afërsi të nikoqirit. Në tabelën nr 1 është treguar krahasimi midis turizmit urban dhe rural. Tabela nr 1, Krahasimi midis turizmit urban dhe rural Turizmi / urban për pushim Pak hapësirë e hapur Vendbanimet mbi 10,000 banorë Banuar dendur Mjedis i ndërtuar Shumë aktivitete në hapësirë të mbyllur Infrastruktura intensive Argëtim i fortë /baza materiale Ndërmarrje të mëdha Turizmi rural Hapësirë shumë e hapur Vendbanimet nën 10,000 banorë banuar rrallë Mjedisi jetësor natyror Shumë aktivitete në hapësirë të hapur Infrastruktura e dobët Bazë e fortë individuale për aktivitetet Ndërmarrje të vogla Pronësia nacionale/ndërkombëtare e firmave Biznesi me pronësi lokale Orari i plotë i punës për punë në turizëm Nuk është përfshirë ferma/ pylltaria Përkrahja vetëm për interesa turistike Të punësuarit mund të jetojnë larg nga vendi i punës Rrallë nën ndikimin e faktorëve sezonal Shumë mysafirë Raporte anonime me mysafirë Menaxhmenti profesional Atmosferë kozmopolite Ndërtesa shumë moderne zhvillimј/ etikë për rritje Pamje e ngjashme Operacionet e gjera të marketingut Kohë e shkurtuar për marrje me turizëm E përfshirë ndonjë fermë/pylltaria Turizmi përkrah edhe interesa tjera Të punësuarit shpeshherë jetojnë në afërsi të vendit të punës Shpesh nën ndikimin e faktorëve sezonal Disa mysafirë Raporte personale me mysafirë Menaxhim amator Atmosferë lokale Ndërtesa shumë më të vjetra Etika konservative/kufizuar e rritjes Pamje speciale Operacione të vogla të marketingut 3

Burimi: Lane, B., What is rural tourism?, Journal of sustainable tourism, V. 2, I. 1&2, p.7-21, 1994 Atanasova dhe Baçvarova e definojnë turizmin rural si qëndrim afatgjatë apo të shkurtë në rajon rural, me qëllim të pushimit aktiv apo pasiv dhe vendosja në një objekt i cili nuk është detyrimisht në pronësi të nikoqirit të fshatit. Qëndrimi i turistëve është i lidhur me kontaktin e afërt me banorët lokal, njohja dhe vizita e arkitekturës autoktone, të monumenteve kulturore, historike dhe arkeologjike 6. Stojanova e definoi turizmin rural si qëndrim në mjedisin rural, shtëpi, kamp apo në ndonjë objekt tjetër për vendosje i cili mundëson kontakt të afërt me nikoqirët dhe qasje të drejtpërdrejtë në afarizmin e tyre 7. Tançeva e definon turizmin rural si plotësim i nevojave të turistëve të vendit dhe të jashtëm në zonat rurale me atraksione lokale apo rajonale dhe vlera kulturore si dhe përmes bashkëpunimit të institucioneve lokale dhe të ofruesve të shërbimeve 8. Sipas Panov, turizmi i fshatit paraqet atë mënyrë të shfrytëzimit të kohës së lirë, i cili është i pakushtëzuar kryesisht me plotësimin e nevojave rekreative por edhe kulturore në hapësirat e mjediseve rurale 9. Qasja tjetër në analizën e mjedisit rural e përcakton jo thjesht si turizëm në mjedisin rural, por formë e turizmit e cila duhet të jetë njëkohësisht dhe ekonomikisht efektive dhe e orientuar ekologjikisht. Për të përmbushur të priturat e turistëve për efektet nga prodhimi i ofruar rural turistik kemi ardhur në përfundim se ky lloj i turizmit duhet të zhvillohet si biznes familjar dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund të sigurojë kërkesat e lartpërmendura. Për të qenë ky biznes i suksesshëm, kusht i detyrueshëm është që nikoqirët të cilët ofrojnë prodhim ti njohin karakteristikat e tij dhe të zgjedhin mënyrën më të mirë për bashkimin me veprimtaritë afariste të fshatit. Definicionet e shqyrtuara për turizmin rural e japin bazën për krijimin e thelbit të turizmit rural dhe të karakteristikave të tij tipike. Për tu pranuar njëri apo definicioni tjetër apo kombinimi i definicioneve dhe njëkohësisht me këtë të lejohen ndryshimet në bazën për të cilën duhet dhënë sqarim vijues për turizmin rural, që në pajtim me gjendjen faktike duhet të konkretizohet dhe të precizohet. Karakteristikat mund të jenë: - Mjedisi në të cilin realizohet turizmi vend i banuar në mjedis rural me resurset e tij dhe karakteristikat specifike; - Mundësitë për vendosje vendet për vendosje dhe objektet për qëndrim tipike për mjedisin rural; dhe 6 Atanasova, M. Blçarova.S., Turizmi imfshatit dhe agrar në Bullgari, Avangard Prima, Sofje, 2006 fq.14 7 Stolnova. S. Planifikimi dhe financimi I turizmit të fshatit, Universiteti Pasi Hilendarski, Plovdiv 2008 fq.16 8 Tançeva V, Përfitimet nga përfshirja aktive të fshatrave maqedonase në zhvillimin e turizmit rural, nr1, MIT, Shkup, 2010 fq.289 9 Panov. N. Mundësitë për zhvillimin e turizmit rural në Republikën e Maqedonisë nga Kongresi i dytë i gjeografëve të republikës së Maqedonisë, UKIM PMF, Shkup, 2000 fq.259 4

- Mundësitë për pushim (aktiv dhe pasiv) veprimtaritë të cilat mund të praktikohen (si veprimtari tipike dhe të përditshme për vendin e banuar ashtu edhe të rrugës) Në këtë aspekt turizmi rural paraqet udhëtimin dhe qëndrimin në vendin e banuar në mjedisin rural, në vende të vogla për vendosje (shtëpi për mysafir, dhoma të veçanta, hotel familjar, kamp etj), të cilat mund, por edhe nuk duhet të jetë në pronësi të nikoqirit për të cilin prodhimi afarist fshatar është burim themelor i të ardhurave. Ekzistojnë mundësitë për pushim pasiv ashtu edhe aktiv (kalërimi, gjuetia, peshkimi, ecja dhe me lëvizjet me biçikletë) njohja me mënyrën tradicionale të jetës dhe të kulturës, kontaktet me banorët lokal, vizita e monumenteve natyrore, kulturore, historike dhe arkeologjike etj me çka shfrytëzohen të mirat e mjedisit rural. Turizmi rural mund të zhvillohet gjithkund dhe nga secili. Është e nevojshme të plotësohen më shumë faktorë, të cilët janë supozim për zhvillimin e këtij lloji të turizmit alternativ. Faktorët themelor të cilët mundësojnë ekzistimin e turizmit rural mund të formulohen në këtë mënyrë: - Ekzistimi i vlerave natyrore dhe antropogjene turistike; - Objektet bashkëkohore për vendosje; - Faktori njerëzor; - Përkrahja institucionale; - Infrastruktura e ndërtuar sociale dhe prodhuese; - Ekzistimi i kërkesës së vazhdueshme turistike, sigurimi i kërkesës së vazhdueshme të prodhimit rural turistik dhe shfrytëzimi efektiv i kapaciteteve për vendosje; dhe - Rendi dhe ligjshmëria në mjediset rurale. në 10 : Todoroviq dhe Stetiq bëjnë ndarjen e objekteve për vendosje në turizmin rural - Shtëpi rurale me arkitekturë tradicionale; - Apartamente dhe dhoma në shtëpi me arkitekturë bashkëkohore; - Amvisëri bujqësore me EKO ofertë; dhe - Hotele të vogla familjare rurale. Në Japoni p.sh. hotelet të cilat merren me turizëm rural mund të ndahen në katër grupe: Grupi i parë është i financuar dhe i udhëhequr nga shteti, grupi i dytë është i financuar dhe i udhëhequr nga sektori privat, i treti është i financuar nga shteti por i udhëhequr nga banorët lokal dhe grupi i] katërt janë hotele të financuara dhe të udhëhequr bashkërisht nga shteti dhe banorët lokal (partneriteti privat publik). Në Evropën perëndimore shënohet një tendencë e re në zhvillimin e turizmit rural, e cila është e pranishme edhe te ne. E lidhur me luksin e turizmit masovik dhe thjeshtësia e 10 Todoroviq. M, Shtetiq S.., Turizmi rural, Fakulteti gjeografik, Beograd, 2009, fq.42 5

mjedisit rural. Për këtë qëllim pajisja e dhomave është përpunuar nga druri, guri, janë të aranzhuara shumë lule. Janë futur elemente të reja natyrore, uji në formë të ujëvarës dhe basene për notim. Në Maqedoni ky lloj i prodhimit turistik rural mund të takohet në Berovë (hotel Manastir 11 ), fshatin Jançe (hotel tuto), Demir Kapi (Popova Kula 12 ), Nagoriçane e vjetër (etno fshati) etj.. Dhomat janë me mobile të drurit, shtylla përkatëse të drurit, mure të gurit, figura të gurit, banja moderne, sauna etj. Në Gjermani janë formuar hotele vegira Turizmi romantik, të cilët janë në atë stil dhe ofrojnë për një çmim relativisht të lartë tërë kompleksin e komoditetit për pushim familjar, për mbajtjen e konferencave etj. 2. Rajonet në të cilat është i zhvilluar turizmi rural në Republikën e Maqedonisë Hapësira e Republikës së Maqedonisë është e ndarë në mënyrë administrative në 85 komuna, së bashku me Qytetin e Shkupit. Shikuar në bazë të rajoneve statistikore shteti është i ndarë në tetë rajone: Shkupit 7,3%, Verilindor 9,3%, lindor 14,2%, juglindor11%, Vardarit 16,2%, Poloshki 9,7%, Jugperëndimor 13,4% dhe rajoni i Pelagonisë 18,9% nga territori i vendit 13. Tabela nr 2. Turizmi në Republikën e Maqedonisë sipas rajoneve, 2008 Nr i dhomave Nr i shtretërve Gjithsej turistë Turistë të vendit Turistë të huaj Gjithsej bujtje Bujtje nga vendasit Bujtje nga të huajt Republika e Maqedonisë vardarit lindore jugperënd imore juglindo re 6 Pelagonisë Poloshki verilindor Shkupit 25 952 550 588 16 154 2 095 3 053 1 020 291 2 201 69 097 1 504 1 729 41 703 5 893 8 993 3 046 800 5 429 605 320 7 799 13 739 276 669 84 031 62 325 19 153 3 395 138 209 350 363 3 200 9 230 193 662 62 892 49 039 9 931 1 296 21 113 254 957 4 599 4 509 83 007 21 139 13 286 9 222 2 099 117 096 2 235 520 13 861 28 449 1 452 205 260 351 171 928 45 345 5 130 258 251 1 648 073 6 022 18 137 1 202 890 216 540 145 182 26 260 1 887 31 155 587 447 7 839 10 312 249 315 43 811 26 746 19 085 3 243 227 096 Burimi: Enti Shtetëror i Statistikës së Republikës së Maqedonisë, Rajonet në Republikën e Maqedonisë 2009, publikimi, 2010 Në ligjet për veprimtari hoteliere dhe turistike (nuk ekziston ligji për turizëm apo turizëm rural) të Republikës së Maqedonisë është përmendur se në familjet fshatare jepen shërbime për dhënien dhomave dhe apartamenteve, pronar i të cilit apo bartësi i 11 www.hotelmanastir.com.mk (15.02.2011) 12 www.popovakula.com.mk (15.02.2011) 13 Strategjia për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë 2009-2019, 2009

të drejtës së shfrytëzimit është anëtarë i familjes fshatare dhe atë më së shumti dhjetë dhoma, përkatësisht 20 shtretër. Në familjet fshatare mund të përgatiten dhe të shërbehen ushqime të ngrohta dhe të ftohta, pije dhe pije kryesisht të prodhimit personal më së shumti për 50 persona (pjesëmarrësit e piknikut) njëkohësisht. Në familjet fshatare mund të jepen shërbime të degustimit të verës apo rakisë si dhe shërbimi me ushqim të prodhimit vendor në pjesën e rregulluar të objektit banues apo afarist, në hapësirë të mbyllur, të mbuluar me strehë apo në hapësirë të hapur më së shumti për 50 persona njëkohësisht. Shërbimet turistike në turizmin e fshatit dhe etno turizmin janë: marrja e kuajve, foto safari, përpunimi dhe shitja e artizanaleve vendore, suvenire, instrumente, dhe prodhime dhe shërbime tjera në familjen e fshatare. Në strategjinë e zhvillimit të turizmit në Republikën e Maqedonisë përmendet se turizmi rural është veprimtari e re dhe përmenden 10 lokacione ekzistuese të turizmit rural: Brajçino, Vevçani, Galiënik, Zrnovci, Berovë, Pehçevë Bansko, Smolare, Mokrino, Koleshino 14. Këtyre lokacione do të kishim shtuar edhe Lazaropole, Varvara, Makedonski Brod, Krushevë, fshatrat e Prespës dhe të Pelisterit, Lesnovo, Dojran etj. Në vendin tonë nuk ekziston statistikë e saktë se sa objekte ofrojnë shërbime të lidhura me turizmin rural. Vlerësimi i autorëve është se rreth 250-300 objekte në mjedise rurale ofrojnë turizëm rural. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve janë të përqendruara kryesisht në tre rajone: jugperëndimor, Pellagonisë dhe lindor. 3. Shqyrtimet përfundimtare Duhet pasur parasysh se specifika e fshatrave maqedonase mund të lejoj zhvillimin e formës së turizmit rural me karakteristika të atyre mjediseve rurale në Evropë dhe në kontinente tjera. Në Maqedoni vështirë mund të realizohen praktikisht veçoritë karakteristike në definicionet e shumë autorëve për turizëm agrar, turizmi i fermave dhe pushimi në oborrin e fshatit, të cilat janë karakteristike për vendet e Evropës Perëndimore dhe SH.B.A. Shtëpitë e fermave me oborr të madh, të vendosura jashtë vendeve të banuara nuk ekzistojnë ne Maqedoni apo janë raritet, si në periudhën e kaluar ashtu edhe për momentin. Kjo është rezultat i ndjenjës së zhvilluar fortë sociale të banorëve lokal të jetoj midis njerëzve. Rekomandimet të cilat i japin autorët për zhvillimin e turizmit rural në Republikën e Maqedonisë janë: - Ndryshimi i rregullativës ligjore dhe definomi i saktë i veprimtarive të lidhura me turizmin rural;; - Baza statistikore e të dhënave për objektet të cilat ofrojnë turizëm rural; - Bashkimi i sipërmarrësve të cilët ofrojnë turizëm rural në nivel rajonal; - Hulumtimi i kërkesës për prodhimin e turistik rural; - Strategjia nacionale e zhvillimit të turizmit rural; 14 Strtegjia nacionale për zhvillimin e turizmit 2009-2013, 2009 7

- Shfrytëzimi më i madh i fondeve evropiane për zhvillim rural; - Trajnimi nga ana e institucioneve të larta të arsimit dhe ministrive kompetente për banorët lokal të cilët marrin pjesë në turizmin rural; dhe - Hapja e sektorëve të turizmit në kuadër të komunave të cilat planifikojnë të zhvillojnë turizmin rural. Literatura e shfrytëzuar: 1. Atanasova, M. Blçarova.S., Turizmi imfshatit dhe agrar në Bullgari, Avangard Prima, Sofje, 2006 2. Lane, B., What is rural tourism?, Journal of sustainable tourism, V. 2, I. 1&2, 1994 3 Markoski.B., Mjedisi rural në Republikëne Maqedonisë, Hapësira rurale në kushte të reja të zhvillimit, libri 1, fq.1, UKIM PMF, Shkup, 2006 4. Panov. N. Mundësitë për zhvillimin e turizmit rural në Republikën e Maqedonisë nga Kongresi i dytë i gjeografëve të republikës së Maqedonisë, UKIM PMF, Shkup, 2000 5. Statev. V., Turizmi I fshatit, Faber, Veliko Trnovo, 2007 6. Strategjia për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë 2009-2019, 2009 7. Stolnova. S. Planifikimi dhe financimi I turizmit të fshatit, Universiteti Pasi Hilendarski, Plovdiv 2008 8. Strtegjia nacionale për zhvillimin e turizmit 2009-2013, 2009 9. Tançeva V, Përfitimet nga përfshirja aktive të fshatrave maqedonase në zhvillimin e turizmit rural, nr1, MIT, Shkup, 2010 10. Todoroviq. M, Shtetiq S.., Turizmi rural, Fakulteti gjeografik, Beograd, 2009, fq.42 11. Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural, 2010 12. Zikov.M., Hapësira rurale në kushte të reja të zhvillimit në Republikëne Maqedonisë, Hapësira rurale në kushte të reja të zhvillimit, libri 1, fq.1, UKIM PMF, Shkup, 2006 Internet: www.hotelmanastir.com.mk (15.02.2011) www.unwto.org (15.02.2011) www.popovakula.com.mk (15.02.2011) 8