R E F E R A T R E C E N Z I O N

Similar documents
UNIVERSITETI I TETOVËS. Drejtuar: SENATIT TË UNIVERSITETIT KËSHILLIT TË REKTORATIT

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

R E F E R A T. Komisioni në përbërje të plotë, si më sipër, pasi e kontrolloi materialin e konkursit, titullit të lartëpërmendur i paraqet këtë

Fakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik Diploma/ Doktorata: Doktor i shkencave ekonomike ( 2009)

Biografia (CV) : Florent. Prizren. Shkollimi: Mbiemri : Muçaj. Datëlindja : Vendlindja :

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë

CURRICULUM VITAE Mimoza Ibrani

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Dr. sc Rexhep Murati, profesor i rregullt 1 BIOGRAFIA DHE BIBLIOGRAFIA

B U L E T I N I I RECENSIONEVE TË KOMISIONEVE VLERËSUESE PËR KANDIDATËT E PARAQITUR PËR ZGJEDHJE NË TITUJ AKADEMIK

CURRICULUM VITAE. Tel: Niveli Arsimor:

Tel:

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

Curriculum Vitae - CV

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci

CURRICULUM VITAE. 1.Mbiemri:

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Curriculum Vitae - CV

CURRICULUM VITAE. Histori e qytetërim amerika Variantet e anglishtes Anglishte e folur


UNIVERSITETI I PRISHTINËS

UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS: THE CASE OF KOSOVA

Tel: 044/

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Tel:

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

Raporti i Vetë-vlerësimit

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

CURRICULUM VITAE. Kohëzgjatja- Date: , Niveli-Fakulteti : Profesor i pedagogjisë. 8. Niveli Akademik : Profesor

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

CURRICULUM VITAE. Tel:

Tel: Institution: Johannes Kepler Universität Linz (Austria) Degree Date: Degree : Doctor of Law (Dr.Iur.

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

F O R M A T I E V ROPI A N

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

(Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore) Data e zgjedhjes: Maj Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Liridona Jemini - Gashi

BESFORT TAHIR RRECAJ

Ja kandidatët që pritet të shpallen fitues, nga doktorë shkencash, në punonjës të administratës dhe biznesmenë, emrat sipas qarqeve

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Data e diplomimit: 29 dhjetor 1995 Diploma / Doktorata : Zhvillimi i komunikacionit automobilistik në Kosovë Titulli : Profesor i gjeografisë

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6.

Emri dhe mbiemri-titulli akad. Shukri Maxhuni,Dr.Sc. Telefoni I punes (Mob & Fix) Tel: ;

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Institution: University of Tirana, Faculty of History and Philology Degree Date: Degree/ Master : Master language

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

The prospect of Kosovo in the European Union: Optimism and challenges

Address : Ilindenska n Tetovo-R. Macedonia Telephone : Fax :

CURRICULUM VITAE. Të dhënat Përsonale

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Data e diplomimit: Shtator, 2005 Diploma /Doktorata : Dr. Sc. (PhD) - Doktor i Shkencave Teknike

B U L E T I N I I RECENSIONEVE TË KOMISIONEVE VLERËSUESE PËR KANDIDATËT E PARAQITUR PËR ZGJEDHJE NË TITUJ AKADEMIK

Degree Date: Degree/ Master : LL.M - Master of Laws Honored - Cum Laude

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Dr.sc. Sadullah Avdiu, profesor i rregullt

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina. Master i shkencave filologjike. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

CURRICULUM VITAE. Tel: fix

Biografia. Data e diplomimit Diploma:

Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Begzad. Makresh i Ultë (Gjilan) Prishtinë

Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Departamenti i Matematikës Teza : Zgjidhja e problemeve matematikore dhe vlerësimi i tyre

7. Education Degree: University of Prishtina Institution: Degree Date: Bachelor of Albanian language and literature

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

RAPORTI VJETOR PËR VITIN AKADEMIK

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor i Shkencave të Gjeografisë

Universitetin i Prishtinës,Prishtinë, Kosovë Data e diplomimit: Tetor, 2013 Diploma/ Magjistratura : Master i Shkencave të Biologjisë

CURRICULUM VITAE. Data e diplomimit: Diploma/ Magjistratura : Master i Shkencave të Gjeografisë,

RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR EMËRIMIN, RIEMËRIMIN DHE AVANCIMIN E PERSONELIT AKADEMIK (për Mësimdhënës)

Mr 1997 Universiteti I Novi Sadit Instituti për Gjeografi,Menaxhmenti për turizëm dhe Hoteleri Novi Sad Sërbi. Doktoratura viti 2000

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

AUK College. Nr. Code Study Program Albanian Study Program English Campus Level ECTS Accredited Until

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

Data e diplomimit: 29 dhjetor 1995 Diploma Titulli: Profesor i gjeografisë (BSc) Tema: Zhvillimi i komunikacionit automobilistik në Kosovë

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Tel:

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

BIOGRAFIA. Bazat e të dhënave dhe Rrjetat e komunikimit Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore. Inxhinier i diplomuar i Elektroteknikes

Transcription:

Drejtuar: Këshillit të Rektoratit të Universitetit të Tetovës Tetovë R E F E R A T për zgjedhjen e një mësimdhënësi për lëndët E drejta ndërkombëtare publike dhe Të drejtat e njeriut (Kriminalistikë) në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës Në bazë të Konkursit për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore, profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, të datës 02.06.2018 të shpallur në web faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës, www.unite.edu.mk dhe në gazetën ditore Koha në datë 04.06.2018, për zgjedhje-rizgjedhje të një mësimdhënësi në thirrjen mësimore-shkencore Docent për lëndët E drejta ndërkombëtare publike dhe Të drejtat e njeriut (Kriminalistikë) në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës. Me propozim të Këshillit mësimoro-shkencor të Fakultetit Juridik nr. 13-808/3 të datës 18.09.2018 dhe me vendim të Këshillit të Rektoratit nr. të datës formohet Komisioni Recenzues në përbërje: 1. Prof. Dr. Ylber Sela kryetar 2. Prof. Dr. Bekim Kadriu anëtar 3. Doc. Dr. Bujar Ahmedi anëtar Komisioni recenzues, pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar në lidhje me konkursin e lartpërmendur dhe në përputhje me nenet 121, 124, 125, 131 dhe 132 të Ligjit për Arsim të Lartë (Teksti i konsoliduar Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 35/08, 103/08, 26/09, 83/09, 99/09, 115/10, 17/11, 51/11, 123/12, 15/13, 24/13, 41/14, 116/14, 130/14, 10/15, 20/15, 98/15, 145/15, 154/15 dhe 30/16), Statutin e Universitetit të Tetovës, si dhe Regulloren për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimoreshkencore, mësimore-profesionale dhe thirrjet e bashkëpunëtorëve dhe asistent-doktorantëve në Universitetin e Tetovës, i paraqet Këshillit Mësimor-Shkencor të Fakultetit Juridik dhe Këshillit të Rektoratit të Universitetit të Tetovës këtë: R E C E N Z I O N Në konkursin e shpallur nga Universiteti i Tetovës në datë 02.06.2018 në web faqen, www.unite.edu.mk, dhe në gazetën ditore Koha për zgjedhjen e një mësimdhënësi për lëndët: 1. E drejta ndërkombëtare publike dhe 2. Të drejtat e njeriut (Kriminalistikë) në thirrjen mësimore-shkencore Docent në fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, u paraqitën kandidatët: 1. Dr. iur. Vlona Shehu Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, kandidatja Dr. Vlona Shehu, ka lindur më 14.12.1983 në Strugë të Republikës së Maqedonisë. Shkollën fillore e përfunduar në shkollën fillore Vëllezërit Milladinov në Strugë. Shkollimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin Niko Nestor drejtimi matematikonatyror në Strugë, ku edhe është zgjedhur nxënësja më e mirë e gjeneratës në vitin 2001/2002. Ka studiuar dhe diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Europës Juglindore me notë mesatare 9,4.

Studimet e magjistraturës i ka përfunduar po në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Europës Juglindore, drejtimi E Drejta e BE-së dhe Integrimet me notë mesatare 8,9. Në datë 10.05.2010 e ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë së BE-së ndaj Republikës së Kosovës me udhëheqës Prof. Dr. Enver Hasanin ku fiton titullin Magjistër i Shkencave Juridike. Në vitin 2007 kandidatja punësohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës në thirrjen asistent i ri. Në datë 21.02.2013 kandidatja fiton titullin bashkëpunëtor në thirrjen asistent po në fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës. Kandidatja Vlona Shehu, në vitin 2011 i regjistron studimet e doktoraturës, në Fakultetin Juridik të Universitetit Karl Franzens të Gracit në Austri në drejtimin ndërkombëtar. Dizertacionin e doktoraturës kandidatja e mbron ne 13 Prill, 2018, para komisionit për mbrojtjen e doktoraturës në përbërje: 1. Univ. -Prof. Mag. Dr.iur Wolfgang Benedek (mentor) 2. ao.univ. -Prof. Dr. Hubert Isak (ko-mentor) 3. ao.univ. -Prof. Dr. Markus Steppan (anetar) Tema e dizertacionit Monitorimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave në procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor (rasti i Maqedonisë). Kandidatja e mbrojti me sukses temën e doktoraturës dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave Juridike (Doktor Iuris Dr. iur.). Kandidatja Dr. iur. Vlona Shehu në konkurs në afat kohor dorëzoi këto dokumente: - Fletën e aplikimit për konkursin e hapur - Diplomën origjinale të doktoraturës (kopje të noterizuar); - Diplomën e nostrifikuar të doktoraturës (kopje të noterizuar); - Diplomën e studimeve të magjistraturës (kopje të noterizuar); - Diplomën e studimeve deridiplomike (kopje të noterizuar); - Çertifikatën e notave të studimeve të magjistraturës (kopje origjinale); - Çertifikatën e notave të studimeve deridiplomike (kopje origjinale); - Rezultatet e testit TOEFL për njohje të gjuhës angleze (82 pikë); - Biografinë e shkurtër që dëshmon aktivitetet e vazhdueshme shkencore dhe profesionale; - Çertifikatën nga libri amzë i të lindurve; - Çertifikatën e shtetësisë; - Listë të punimeve shkencore; - Çertifikatat nga konferencat shkencore bashkë me kopje të punimeve relevante; Përvoja universitare Përvoja universitare e kandidates Dr. iur. Vlona Shehu tregon një kontinuitet nga viti 2007. Në bazë të vendimit me numër 02-422/2 të datës 07.05.2007, zgjidhet në thirjen mësimore-shkencore Asistent i ri në fushën e së drejtës. Në datën 21.02.2013 kandidatja zgjidhet bashkëpunëtor në thirrjen Asistent në bazë të vendimit me numër 04-1945/01 të datës 04.04.2013. Pas hapjes të studimeve të disperzuara në Shkup dhe Kërçovë nga Fakulteti Juridik në Universitetin e Tetovës, kandidatja ka qënë e angazhuar në studimet e disperzuara në Shkup për shtatë vite me rradhë në

lëndët: E drejta ndërkombëtare publike, E drejta e Unionit Europian dhe Kërçovë në lëndët mësimore: E drejta e Unionit Europian, Organizatat Ndërkombëtare, Historia e BE-së. Aktivitete profesionale dhe shkencore Kandidatja ka qënë anëtare e këshillit organizues në konferencën e dytë ndërkombëtare Universality, Globalization and the Rule of Law të mbajtur në Universitetin e Tetovës. Në bazë të vendimit me numër 13-237/1 të datës 27.02.2017 kandidatja emërohet koordinatore për projekte nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë. Kandidatja Dr. iur. Vlona Shehu ka marë pjesë në punëtorinë inderdisciplinare të doktoraturës Human Rights, Democracy, Diversity and Gender e organizuar nga Qendra Europiane për Trajnim dhe Hulumtim në të Drejtat e Njeriut dhe Demokracisë nga Universiteti Karl Franzens në Grac të Austrisë (UNI-ET) në bashkëpunim me qendrën ndëruniversitare Europiane (EIUC) në Prill të 2014. Atje kandidatja ka prezantuar punimin me temë: Monitorimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor: Korniza Institucionale dhe Ligjore për Maqedoninë. Në Prill të vitit 2016 kandidatja ka prezantuar në konferencën shkencore Tradition of the Law and the Law in Transition: Social, Political and Normative Processes in a Comparative Perspective, Fakulteti juridik, Tiranë. Kandidatja është gjithashtu anëtare e komisionit për evaluim të procesit mësimor pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës. Kandidatja Dr. iur. Vlona Shehu ka botuar punim shkencor me faktor ndikimi në Kongresin e IV Botëror të të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Studimeve të së Drejtës të mbajtur në vitin 2017 në Shën Petersburg të Rusisë. Listë e publikimeve shkencore Vlona Pollozhani Shehu; Limited improvements made as a result of the Accession Process regarding Human Rights in Macedonia; 4th World Congress on Human Rights, Justice and Legal Studies (WCHJL2017), Published by ISCDBU Inc. 0-557-72797-9 :ISBN, St. Petersburg, Russia. Vlona Pollozhani Shehu; EU Instruments for monitoring human and minority rights in the Accession Process of Macedonia; Konrad-Adenauer-Stiftung, University of Tirana, ISBN: 978-9928-174-23-9, 2016, Tirana, Albania. Vlona Pollozhani Shehu; Framework Convention on National Minorities, as an Instrument for Monitoring Human Rights, Justicia, ISSN 1857-8454, 2018, Tetova, Macedonia. Vlona Pollozhani Shehu; The role of Regional Actors in monitoring Human Rights (Possible duplication of competences), Justicia, vol.5, No.8, ISSN 1857-8454, Tetova 2017. Vlona Pollozhani Shehu; Implications of the Accession Process of EU regarding Human Rights in Macedonia, Justicia, vol.4, No.5 ISSN 1857-8454, Tetova, 2016. Vlona Pollozhani; The consistency of relations between Republic of Kosovo and the European Union in the pre-accession process; Scientific and Professional Journal - Ulpianus nr. 1/2011; Tetovo; Macedonia

Vlona Pollozhani; Monitoring violations of Human Rights in Western Balkan countries: Existing Legal and Institutional Framework for Macedonia; UNI-ETC, Graz, EIUC, Venice, 2014. 2. Dr. Havsa Musliu Në bazë të dokumentacionit të dërguar kandidatja Havsa Musliu ka lindur në 01.04.1986 ne fsh. Çajle të Gostivarit. Shkollimin e mesëm e kreu në shkollën medicinale Pançe Popovski në Gostivar. Më pas studimet deridiplomike në Fakultetin juridik të Universitetit të Evropës Juglindore. Studimet pasdiplomike te masterit ne drejtimin penal i përfundon poashtu në Universitetin e Evropës Juglindore me temë: Deklarimi i të pandehurit si provë në procedurë penale në Republikën e Maqedonisë. Studimet e doktoraturës kandidatja i përfundon në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, poashtu në drejtimin e së drejtës penale dhe mbron temën me titul: E drejta e heshtjes në procedurën penale. Kandidatja Havsa Musliu dërgoi këto dokumente në konkurs: - CV (biografi e shkurtër e aktiviteteve shkencore dhe përvojës së punës) - Çertifikatë të lindjes (të noterizuar) - Çertifikatë të shtetësisë - Çertifikatë të notave në studimet e doktoraturës - Vendim nga komisioni i mbrojtjes së doktoraturës për mbrotjen e temës - Diploma e studimeve të magjistraturës (e noterizuar) - Diploma e studimeve deridiplomike (e noterizuar) - Listë e publikimeve shkencore bashke kopje të të njejtave - Punimi i doktoraturës - Çertifikatë për përfundimin e kurseve në gjuhën angleze Përvoja e punës: Në vitin 2013 kandidatja ka punuar si zëvendës sekretare në departamentin për cështje juridike në Komunën e Gostivarit. Po në të njëjtin vit për dy muaj ka punuar si mësimdhënëse në shkollën e mesme ekonomike Gostivar në Gostivar. Nga viti 2015 dhe në vazhdim punon si mësimdhënëse në shkollën e mesme ekonomike Gostivar. Kandidatja paralelisht punon si e vetëpunësuar në zyrën e avokatisë për cështje penale. Në vitin 2014 ka marrë certifikatë për dhënien e provimit të jurisprudencës në Gjykatën e Apelit në Shkup. VLERËSIM DHE PROPOZIM Në bazë të analizës të aktiviteteve të lartpërmendura, Komisioni Recenzues, vlerëson se kandidatja Vlona Shehu i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për zgjedhje në thirrjen mësimore-shkencore Docent duke u mbështetur edhe në përvojën e vazhdueshme profesionale akademike dhe pedagogjike të kandidatit.

Duke marë parasysh aktivitetin gjithëpërfshirës të kandidates nga sfera e së Drejtës si dhe kontinuitetin mbi dhjetë vjeçar në studimet për fushën ndërkombëtare gjatë marrjes të të gjithë gradave shkencore dhe mësimore, pjesëmarjen në konferenca shkencore ndërkombëtare, projekte hulumtuese, të arriturat shkencore të prezantuara në disertacionin e doktoraturës, punimin e magjistraturës, punimet shkencore dhe profesionale të publikuara, kompatibilitetin profesional me lëndët e shpallura në konkurs, komisioni vlerëson se Dr. iur. Vlona Shehu, i plotëson të gjitha kushtet për thirrjen mësimore-shkencore Docent sipas kritereve të përcaktuara me Ligjin për Arsim të Lartë, Statutin e Universitetit të Tetovës dhe Rregulloren për kriteret e veçanta dhe procedurën për zgjedhje-rizgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, mësimore dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës. Komisioni recensues ka nderin dhe kënaqësinë ti propozojë Këshillit Mësimor-Shkencor të Fakultetit Juridik dhe Këshillit të Rektoratit të Universitetit të Tetovës që Dr. iur. Vlona Shehu të zgjidhet Docent për lëndët: E drejta ndërkombëtare publike dhe Të drejtat e njeriut (Kriminalistikë) në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës. Kandidatja e dytë, Dr. Havsa Musliu, nuk ka dëshmi të kontinuitetit akademik. Gjithashtu, kandides Dr. Havsa Musliu i mungon eksperienca dhe shkollimi adekuat në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Fusha e studimit të kandidates është nga drejtimi Penal. Nga dokumentet e dorëzuara, kandidates Dr. Havsa Musliu i mungojnë diploma e studimeve të doktoraturës ose çertifikata që dëshmon kryerjen e studimeve të doktoraturës. Nga vërtetimi i dorëzuar për njohje të gjuhës angleze, kandidatja ka dorëzuar çertifikatë të përfundimit të kursit për gjuhën angleze, por mungon dëshmia e nivelit (B2) nga autoritet ndërkombëtarisht i pranuar si TOEFL, IELTS, ALTE ose të ngjashëm. Gjithashtu kandidatja nuk ka dorëzuar fletë aplikimin e plotësuar për këtë konkurs.

SHTOJCE PER RAPORTIN PER ZGJEDHJEN NE THIRRJEN MESIMORE-SHKENCORE DHE MESIMORE PROFESIONALE Kandidati: Dr.sc. Havsa Musliu Nr. rendo r 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. Veprimtaria Shkenore-hulumtuese Declaration of the Defendant as Proof of Criminal Proceedings in 2 the Republic of Macedonia, Scientific and Professional Legal Magazine "ULPIANUS" in the second issue of the magazine, 2012, Skopje (Deklarimi i tê pandchurit si prove č procedure penale ně Republikën e Maqedonisë, Revista Shkencore dhe Profesionale Juridike "ULPIANUS" në numrin e dyte të revistës, 2012). The principle of presumption of innocence in criminal proceedings 3 in the Republic of Macedonia, Journal of Social Sciences "VIZIONE" in the nineteen (19) issue of the magazine in 2013, Skopje (Parimi i prezumimit te pafajésisë në procedurë penale në Republikën e Maqedonisë, Revista e Shkencave Shoqerore "VIZIONE" në numrin e nentëmbëdhjete (19) te revistes, në vitin 2013). Të drejtat e të pandehurit në procedurën penale (The rights of the 6 defendant in criminal procedure). In Knowledge International Journal Vol. 20 with Global Impact Factor 1.322 (2016), promoted in Bansko Bulgaria, 17.12.2017 E drejta në gjykim te drejte dhe ne kohe te arsyeshme (The right to 3 a fair trial and at a reasonable time). In Knowledge International Journal Vol. 20 with Global Impact Factor 1.322 (2016), promoted in Bansko Bulgaria, 17.12.2017 Polygraph use(polygraph testing). 4th International Scientific 6 Conference of the Faculty of Law titled: "Security Challenges and Universal Standards in the Euro-Atlantic Integration Process". 17-18 November 2017, Tetova. Confession and denial of the defendant as evidence in criminal 3 proceeding in Republic of Macedonia (Pohimi dhe mohimi I të pandehurit si provë ne procedure penale ne Republikën e Magedonise). 2nd International Scientific Conference on Innovative Marketing "Communication and digital marketing management. February 23 & 24, 2018. Marketing Department, Business Faculty, University "Aleksandër Moisiu", Durres Albania Illgal evidence and legal consequences of their use (Provat e 2 paligishme dhe pasojat juridike te perdorimit te tyre). International scientific conference, presented at ICEICH 2018, held on 15-16 February, 2018 in Prishtina. Totali 25 Pike t

Kandidati: Dr.iur. Vlona Shehu Institucioni: Universiteti i Tetoves, Fakulteti Juridik Programi studimor: Studime te Drejtesise VEPRIMTARIA MESIMORE SHKENCORE Nr. Rendor Emri i aktivitetit Piket I Mbajtja e ligjeratave I.1 E drejta nderkombetare publike (2+2, Shkup (drejtimi 2 x 15 x 2 x 0.04 = 2.4 Shkenca Politike, 2 semestra) I.2 Studime Evropiane (2+2, Tetove, 2 semestra) 2 x 15 x 2 x 0.04 = 2.4 I.3 Drejtesia dhe punet e brendshme ne BE, (2, 3 semestra, 2 x 15 x 3 x 0.04 = 3.6 Tetove) I.4 E drejta e Bashkimit Evropian (2+1, Kercove, 1 semester) 2 x 15 x 1 x 0.04 = 1.2 I.5 Organizatat nderkombetare (2+1, Kercove, 1 semester) 2 x 15 x 1 x 0.04 = 1.2 I.6 Historia e BE (2+2, Kercove, 1 semester) 2 x 15 x 1 x 0.04 = 1.2 I.7 Politika sociale (2+2, Shkup, 1 semester) 2 x 15 x 1 x 0.04 = 1.2 I.8 Politika e jashtme e SHBA-se, (2+2, 3 semestra) 2 x 15 x 3 x 0.04 = 3.6 I.9 Marrëdheniet me publikun (2, Tetovë, 2 semestra) 2 x 15 x 2 x 0.04 = 2.4 II. Mbajtja e ushtrimeve II.1 E drejta nderkombetare publike (2, Tetove, 4 semestra) 2 x 15 x 4 x 0.03 = 3.6 II.2 E drejta nderkombetare publike (2, Shkup, 2 semestra) 2 x 15 x 2 x 0.03 = 1.8 II.3 E drejta e Bashkimit Evropian (2, Tetove, 4 semestra) 2 x 15 x 4 x 0.03 = 3.6 II.4 E drejta e Bashkimit Evropian (2, Shkup, 2 semestra) 2 x 15 x 2 x 0.03 = 1.8 II.5 Politika e perbashket e jashtme dhe e sigurise se BE (2. 2 x 15 x 1 x 0.03 = 0.9 Tetove, 1 semester) II.6 Te drejtat e njeriut (2+1, Tetove, 1 semester) 2 x 15 x 1 x 0.03 = 0.9 II.7 Studime Evropiane (2+2, Tetovë, 2 Semestra) 2 x 15 x 2 x 0.03 = 1.8 II.8 Organizatat nderkombetare (2+1, Kercove, 1 semester) 2 x 15 x 1 x 0.03 = 0.9 II.9 Historia e BE (2+2, Kercove, 1 semester) 2 x 15 x 1 x 0.03 = 0.9 II.10 Politika sociale (2+2, Shkup, 1 semester) 2 x 15 x 1 x 0.03 = 0.9 II.11 Politika e jashtme e SHBA-se, (2+2, 3 semestra) 2 x 15 x 3 x 0.03 = 2.7 III Mbajtja e konsultimeve III.1 E drejta nderkombetare publike (2+2, Shkup (drejtimi 50 x 2 x 0.002 = 0.16 Shkenca Politike, 2 semestra) III.2 Studime Evropiane (2+2, Tetove, 2 semestra) 80 x 2 x 0.002 = 0.32 III.3 Drejtesia dhe punet e brendshme ne BE, (2, 3 semestra, 50 x 2 x 0.002 = 0.16 Tetove) III.4 E drejta e Bashkimit Evropian (2+1, Kercove, 1 semester) 50 x 2 x 0.002 = 0.16 III.5 Organizatat nderkombetare (2+1, Kercove, 1 semester) 50 x 2 x 0.002 = 0.16 III.6 Historia e BE (2+2, Kercove, 1 semester) 50 x 2 x 0.002 = 0.16 III.7 Politika sociale (2+2, Shkup, 1 semester) 50 x 2 x 0.002 = 0.16 III.8 Politika e jashtme e SHBA-se, 2+2, 3 semestra) 80 x 2 x 0.002 = 0.32 Totali 40.6

VEPRIMTARIA SHKENCORE- HULUMTUESE Nr. Emri i aktivitetit rendo r I Artikuj me rezultate shkencore origjinale te publikuara ne Reviste shkencore / profesionale me bord redaktues nderkombetar I.1 Vlona Pollozhani Shehu; Limited improvements made as a result of the Accession Process regarding Human Rights in Macedonia; 4th World Congress on Human Rights, Justice and Legal Studies (WCHJL2017), Published by ISCDBU Inc. 0-557- 72797-9 :ISBN, St. Petersburg, Russia. I.2 Vlona Pollozhani Shehu; EU Instruments for monitoring human and minority rights in the Accession Process of Macedonia; Konrad-Adenauer-Stiftung, University of Tirana, ISBN: 978-9928-174-23-9, 2016, Tirana, Albania. I.3 Vlona Pollozhani Shehu; Framework Convention on National Minorities, as an Instrument for Monitoring Human Rights, Justicia, ISSN 1857-8454, 2018, Tetova, Macedonia. I.4 Vlona Pollozhani Shehu; The role of Regional Actors in monitoring Human Rights (Possible duplication of competences), Justicia, vol.5, No.8, ISSN 1857-8454, Tetova 2017. I.5 Vlona Pollozhani Shehu; Implications of the Accession Process of EU regarding Human Rights in Macedonia, Justicia, vol.4, No.5 ISSN 1857-8454, Tetova, 2016. I.6 Vlona Pollozhani; The consistency of relations between Republic of Kosovo and the European Union in the pre-accession process; Scientific and Professional Journal - Ulpianus nr. 1/2011; Tetovo; Macedonia II Pjesëmarrje në punëtori interdisciplinare të doktoraturës Pike t 10 6 6 6 6 4 II.1 Vlona Pollozhani; Monitoring violations of Human Rights in Western Balkan countries: Existing Legal and Institutional Framework for Macedonia; UNI-ETC, Graz, EIUC, Venice, 2014. 5 II.2 III III.1 Vlona Pollozhani; The role of EU actors in monitoring Human Rights; UNI-ETC, 5 Gamliz, Austria, 2012. Ligjerues i ftuar nga Universiteti Ligjerata me teme Maqedonia ne procesin e anetaresimit, analize e raporteve te 2 progresit. Me Fakultetin Juridik te Universitetit te Gracit. Totali 50 VEPRIMTARIA ME INTERES MË TË GJËRË Nr. rendor Emri i aktivitetit Pikët

1. Anëtare e Komisionit për evaluimin e procesit mësimor me mandat 4 vjecar 1 2. Koordinatore për projekte në Fakultetin juridik 2 3. Anëtare e komitetit organizativ të Konferencës së dytë ndërkombëtare Universality, 1 Globalization and the Rule of Law, 13-14 November, 2015, Tetove. 4. Pjesëmarrës në konferencën shkencore Tradition of the Law and the Law in 2 Transition: Social, Political and Normative Processes in a Comparative Perspective, Fakulteti juridik, Tiranë. 5. Pjesëmarrës në Konferencën shkencore The Law and Challenges of the Euro- 2 Atlantic Proccesses, November 2016, Tetova. 6. Pjesëmarrës ne Konferencën shkencore Security Challenges and Universal Standards 2 in the Euro-Atlantic Integration Process, November 2017. Totali 10 Nr. Referencat profesionale të kandidatit për zgjedhjen në thirrje Pikët 1. Veprimtaria mësimore shkencore 40.60 2. Veprimtaria shkencore hulumtuese 50.00 3. Veprimtaria me interes më të gjërë 10.00 Totali 100.6 0 K O M I S I O N I R E C E N Z U E S: Prof. Dr. Ylber Sela Prof. Dr. Bekim Kadriu Doc. Dr. Bujar Ahmedi