Analiza Financiare. Dep.: Kontabilitet dhe Financa. MSc. Valdrin Misiri

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Kostoja e ciklit të jetës

FINANCAT E KORPORATAVE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Punim seminari. Programi master: Departamenti: Banka, financa dhe kontabilitet Lënda: Analizë Financiare

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Autori është pedagog në Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë në lëndët nga e Drejta Biznesore dhe E drejta Biznesore Ndërkombëtare 2

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Criteria on Evaluation of the Archiving Material in Kosovo

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS. Raporti i auditorëve të pavarur dhe pasqyrat financiare Për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2002

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Speci Shqipëri

SISTEMI ORGANIZATIV I EKONOMIZIMIT SHQYRTIME TË PËRGJITHSHME

UDHËZIM PËR RAPORTIM TË BANKAVE, INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE JOBANKARE (KREDIDHËNËSE)

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Menaxhimi i Performancës

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

BANKA E SHQIPËRISË PASQYRAT FINANCIARE MË DHE PËR VITIN E MBYLLUR MË 31 DHJETOR 2015 (SË BASHKU ME RAPORTIN E AUDITUESVE TË PAVARUR)

ADMINISTRIM BIZNESI DOKUMENT PUNUES PËR REZULTAT E MËSIMIT

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Teori dhe strategji të financimit të kompanive.

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

Kontabiliteti Financiar Financial Accounting. Zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Humbjet në Transmisionit Përmbledhje Ekzekutive

UNIVERSITETI HAXHI ZEKA PEJË

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

FKGK Politika e Provizionimit. Version 1.0

Lidhur me Menaxhmentin

Lënda arkivore private në Kosovë

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

RAPORTI I AUDITIMIT MBI PASQYRAT FINANCIARE TË ZYRËS SË KRYEMINISTRIS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETORË 2006

Metodat e llogaritjes se kostos: puna dhe numuri i njesive te prodhuara, kontrata, sherbimi dhe llogaritja e kostove te procesit

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

SHE-ERA Shoqata Afariste e Gruas ANALIZË E POZITËS SË GRUAS NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË KOSOVË

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

BANKA PËR BIZNES SH.A.

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

Auditim zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Raporti i Auditorit të Pavarur dhe Pasqyrat Financiare. SIGKOS Sh.a. 31 dhjetor 2016

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Sisteme informacioni të menaxhmentit

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

INFLACIONI BAZË: MATJA DHE LIDHJA E TIJ ME AGREGATËT MONETARË 2005

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Pse të planifikojmë?

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë. Disertacion

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

Transcription:

Analiza Financiare Dep.: Kontabilitet dhe Financa MSc. Valdrin Misiri

Analiza Financiare Viti III-të, Semestri VI Departamenti : KF Statusi i lëndes : Zgjedhore Javët mësimore: 15 [ 2 orë ligjerata, 2 orë ushtrime] Mësimdhënes: Prof.Asoc.Dr. Rrustem Asllanaj Asistent: MSc. Valdrin Misiri Orari i ushtrimeve: E hene (G1 ora 09:45-11:15 A3) E-mail: valdrin.misiri@unhz.eu Website: www.unhz.weebly.com

Çmuarja e pasurise se ndermarrjes si parakusht per ruajtjen e vleres se saj Parimet e bilancimit ne funksion te ruajtjes se pasurise se ndermarrjes Çmuarja e pasurise se ndermarrjes Parimet e çmuarjes se pasurise se ndermarrjes Çmuarja e mjeteve kryesore Çmuarja e rezervave

Parimet e bilancimit ne funksion ruajtjes se pasurise se ndermarrjes Veprimtaria e ndermarrjes mund të paraqitet ne forma te ndryshme prandaj është e pamundur që tërë ajo të rregullohet me dispozita ligjore. Parimet e bilancimit janë në të vërtetë rregulla principele të shprehjes se bilancit dhe percaktimit të vlerës së pozicioneve të bilancit Bazën për të gjitha parimet e bilancimit, gjegjësisht të kontabilitetit në përgjithesi e paraqesin postulatet e bilancimit

Postulatat e bilancimit Postulatet janë propozime të pakta dhe kryesore në të cilat mbështeten parimet, ato gjithsesi dalin nga mjedisi ekonomik dhe politik, si dhe nga menyra e te menduarit dhe e zakoneve të të gjitha segmenteve të bashkësisë ekonomike. Nderkaq profesioni duhet ta qartësojë kuptimin dhe interpretimin e tyre duke siguruar një bazë të mirë për formulimin e parimeve dhe zhvillimin e rregullave dhe të udhëzimeve për zbatimin e parimeve në situata specifike

Parimet e bilancimit Parimet e bilancimit nga autorë të ndryshëm klasifikohen në mënyra të ndryshme. Mirëpo të gjitha parimet e bilancimit, si ato ekzistuese ashtu edhe parimet alternative, të cilat mund të ngrihen, duhet t i kënaqin tri kritere kryesore. Këto janë: Relevantiteti, Objektiviteti Zbatueshmëria.

Parimet e bilancimit Prej parimeve të bilancimit, të cilat janë më të rëndësishmet për çmuarjen e mjeteve dhe të burimeve të mjeteve, në bilancin e rregullt të afarizmit të ndërmarrjes mund të veçohen: Parimi i veshtisë Parimi (koncepti) i matjes monetare dhe i hulumtimit të vlerës Parimi i entitetit të subjektit afarist Parimi i kontinuitetit (përhershmërisë) të subjektit ekonomik Parimi i shpenzimeve të vërteta (historike) Parimi i shkakësisë (korelacionit) dhe Parimi i konsistentitetit

Parimi i veshtisë Parimi i veshtisë është njëri prej parimeve kryesore të bilancimit. Ai gjen shprehje sidomos kur ekziston veprimi inflator në ekonomi dhe kur ndërmarrja duhet të krijojë aso mundësish që do të siguronin mbulimin e humbjeve eventuale. Prandaj Parimi i veshtisë parakupton hartimin e atillë të bilancit që i merr parasysh të gjitha të papriturat dhe befasitë negative që mund t i dalin ndërmarrjes gjatë veprimtarisë së saj

Nënparimet e parimit të veshtisë Parimi i realizimit fitimet dhe humbjet nuk mund të konstatohen para momentit të realizimit Parimi i imparitetet paraqitja dhe perfshirja e të gjitha humbjeve të mundshme edhe pse nuk janë verifikuar në treg Parimi i cmimeve më të ulëta vlerësimi bëhet sipas cmimeve të furnizimit apo sipas cmimit kushtues, por me kusht që këto cmime mos të jenë më të larta se cmimet ekzistuese ne treg Parimi i cmimeve ditore ky parim zbatohet vetem atëherë kur e tërë pasuria e ndërmarrjes nxirret në pazar. Parimi i cmimeve më të larta për bilancimin e zërave të pasivit

Parimi i entitetit Sipas këtij parimi, subjekti afarist, gjegjësisht tërësia kontabile është entitet për vete, njësi me të drejtat dhe obligimet e veta, e ndarë nga pronari, nga partnerët afaristë dhe financiarë, nga punëtorët, nga investuesit dhe të interesuarit e tjerë për punën dhe suksesin e saj.

Parimi i kontinuitetit Nënkupton që ndërmarrja themelohet për një veprimtari e cila do të vazhdojë pa ndërprerje dhe me një afat të pacaktuar. Mirëpo në këtë afat të pacaktuar të veprimtarisë së ndërmarrjes është e domosdoshme që në mënyrë permanente të bëhet bilancimi periodik së paku një here ne vit me qellim që të jepet llogari si bazë për qeverisjen e ndërmarrjes.

Parimi i shkakësisë apo korelacionit Kërkon që me rastin e përllogaritjes së rezultatit periodik, të hyrave t u bashkangjiten të gjitha të hyrat, ndërkaq të dalave të gjitha të dalat, të cilat kanë ndodhur në periudhën përllogaritese dhe që ato të pasqyrohen në bilancin e suksesit. Në këtë mënyrë bëhet korelacioni i të hyrave dhe i të dalave.

Parimi i konsistentitetit Kërkon që kur të qasën raportet kontabel në bilancin e suksesit të rezultateve periodike, parimet e bilancimit, të zgjedhura njëherë, të zbatohen në mënyrë konsekuente prej një periudhe në tjetren, gjegjësisht deri atëherë kur nuk krijohen shkaqet e arsyeshme për përmirësimin e mënyrës së bilancimit.

Çmuarja e pasurisë së ndërmarrjes Parimet e çmurajes së pasurisë së ndërmarrjes Çmuarja e mjeteve kryesore Çmuarja e rezervave

Parimet e çmuarjes së pasurisë së ndërmarrjes Çmuarja e pozicioneve të bilancit në të vërtetë është përcaktimi i vlerës së tyre. është e ditur se pasuria e ndërmarrjes në esencë përbën një prej të mirave reale prej kërkesave që mund të jenë në valutë të vendit dhe të huaj, prej letrave me vlerë si dhe prej mjeteve para që gjithashtu mund të jenë në valutë të vendit apo të huaj.

Parimet e çmuarjes së pasurisë së ndërmarrjes Pasur parasysh që lidhshmeria e bilancit të gjendjes dhe bilancit të suksesit, çmuarja e aktivit, detyrimeve dhe pasivit transitor, nuk pasqyrohet vetem ne bilancin e gjendjes, por edhe në bilancin e suksesit. Për këtë arsye me rastin e çmuarjes nuk është me rendesi vetem zgjedhja e bazës për çmuarje, por është me rëndësi edhe mënyra e shlyerjes, përllogaritja e shpenzimeve të materialit dhe konstatimi i cmimit kushtues

Parimet e çmuarjes së pasurisë së ndërmarrjes Parimi i çmuarjes sipas çmimeve të furnizimit Parimi i çmuarjes sipas çmimeve ditore dhe Parimi i çmuarjes sipas çmimit likuidues

Parimet e çmuarjes së pasurisë së ndërmarrjes Sipas çmimeve të furnizimit Çmuarja e pjesëve të pasurisë bëhet sipas cmimi të blerjes, qoftë të të mirave reale, letrave më vlerë apo devizave. Sipas çmimeve ditore Të gjitha pozicionet e bilancit çmohen sipas cmimit ditor, sepse çmuarja sipas cmimeve ditore ka për qëllim ruajtjen e substancës, pra të pasqyrojë saktësisht gjendjen faktike të pasurisë së ndërmarrjes. Sipas çmimit likuidues ky parim gjenë zbatim, në qoftë se ndermarrja ndërpren aktivitetin e vet dhe me atë rast e tërë pasuria e saj shëndrrohet në para me qellim pagimi të detyrimeve ndaj paleve të treta.

Çmuarja e mjeteve kryesore Mjetet kryesore ne kuptimin kontabël paraqesin atë pjesë të pasurisë së ndërmarrjes, e cila nuk shëndrrohet në para brenda një viti apo brenda një cikli të prodhimit. Në qoftë së bazë për çmuarjen e vlerës së mjeteve kryesore, atëherë vlera e pozicionit bilancor të mjeteve kryesore, varet jo vetëm prej cmimit të furnizimit, por edhe prej natyrës së shlyerjes së mjeteve kryesore, pra prej metodave të perllogaritjes së amortizimit dhe zhvlerësimit.

Çmuarja e mjeteve kryesore Amortizimi apo zhvleresimi i plotë e mjeteve kryesore mund të bëhet më së voni deri atëherë kur është çmuar afat-qëndrushmeria e tyre. Me rastin e përllogaritjes së zhvlerësimit apo amortizimit më rëndësi është që të përcaktohen: Baza për amortizim apo zhvleresim Qëllimet e përllogaritjes së zhvlerësimit apo amortizimit Afati i qëndrueshmërisë së mjetit kryesor dhe Metodat e përllogaritjes së zhvlerësimit apo amortizimit

Çmuarja e mjeteve kryesore Si qëllime kryesore të cilat më së shpeshti përmenden lidhur me përllogaritjen e zhvleresimit (amortizimit) janë: Konstatimi dhe paraqitja sa më korrekte e gjendjes dhe e strukturës së pasurisë dhe kapitalit në bilancin e gjendjes Sigurimi i mjeteve monetare për zëvendësimin e mjeteve kryesore të vjetëruara Alokacioni periodik i shpenzimeve të mjeteve kryesore me qëllim të përllogaritjes reale Kënaqja e kërkesave kalkulative të subjektit afarist

Çmuarja e mjeteve kryesore Gjatë përllogaritjes së zhvlerësimit është me rëndësi edhe percaktimi i afatit të qëndrimit të mjetit kryesor. Në vlerësimin e afatit të qëndrimit të pasurisë fikse, kontabilistet nisen nga ajo se ai është: I kufizuar me veprimin e dy grupeve kryesore të faktorëve: së pari, prishja, shkatërrimi, si dhe format e tjera të vjetërsimit fizik që i sjell përdorimi me kalimin e kohës, dhe së dyti, progresi teknik dhe faktorët ekstern, të cilët e rëduktojnë efektivitetin ekonomik të pasurisë fikse ose e bëjnë plotësisht të padobishme.

Çmuarja e mjeteve kryesore Prandaj në këtë rast, duhet pasur parasysh veprimin e paqartë të këtyre dy grupeve të faktorëve dhe duhet nisur prej parimit të kujdesit (veshtisë) dhe që afati i qëndrimit të mjetit kryesor të çmohet në formen e tij më pesimiste të optimizimit Mirëpo, në këtë rast duhet respektuar edhe parimin e konsistentitetit, sipas të cilit, afati i qëndrimit i përcaktuar një herë për mjetin kryesor nuk mund të ndryshohet pa ndonjë arsye të madhe,

Çmuarja e rezervave Për dallim nga mjetet kryesore, rezervat paraqesin atë pjesë të formës materiale të pasurisë së ndërmarrjes, të cilat në rrjedhen normale afariste janë dedikuar të konvertohen në formen monetare brenda një cikli afarist, respektivisht brenda një viti afarist Parimi i realizimit, në menyre implicite e paraqet kërkesen që të gjitha pozicionet e bilancit të çmohen sipas cmimeve faktike apo sipas shpenzimeve historike

Çmuarja e rezervave Sipas parimit të vështisë, sëndërtimi bëhet me respektimin e cmimit më të ulët në krahasim me cmimin ditorë, gjatë bilancimit të rezervave. Andaj, bilancimi i rezervave të materialit dhe mallit tregtar, në pajtim me parimin e realizimit, bëhet sipas cmimit të furnizimit, ku si elemente kryesore të cmimit të furnizimit na paraqiten cmimi i fatures, shpenzimet vartëse të furnizimit, sic janë shpenzimet e transportit, sigurimit, dogana, ngarkim-shkarkimi etj,

Çmuarja e rezervave Metodat kryesore që kanë të bëjnë me llogaritjen e levizjes së rezervave të materialit dhe të mallit tregtar janë: Metoda e identifikmit të shpenzimeve specifike ose metoda e përllogaritjes së rezervave në bazë të rrotullimit të tyre fizik apo të rrjedhës së tyre dhe Metoda e përllogaritjes së rezervave në bazë të prezupozimeve për rrjedhat vlerore.

Çmuarja e rezervave Metoda e përllogaritjes së rezervave i jep përparesi rrjedhës fizike të mirave në krahasim mëe rrjedhen ekonomike apo vlerore. Autorët amerikanë W. Paton dhe A. Littleton duke e përkrahur këtë metodë të përllogaritjes së rezervave dhe të konstatimit të rezultatit periodik, kërkojnë që e hyra e një periudhe duhet të jetë ngarkesë me shpenzimet legjitime të lidhura për produktin që prezentohet në ate të hyrë.

Çmuarja e rezervave Metoda e llogaritjes së rezervave në bazë të presupozimit të rrjedhave të tyre vlerore, niset nga ideja se rrjedha vlerore apo ekonomike e rezervave, është më e rendësishme së ajo fizike. Në qoftë së është fjala për rezerva homogjene të materialit dhe mallit, të cilat janë furnizuar më cmime të ndryshme dhe kjo ka bërë sot që në kontabilitet të përdorën apo ekzistojnë më shumë metoda të ndryshme per vlerësimin e rezervave.

Çmuarja e rezervave Metodat e tilla të cilat tani përdoren janë si: Metoda FIFO Metoda LIFO Metoda KOSME Metoda e rezervave të hekurta Metoda HIFO Dhe metoda të tjera të ngjajshme.

Pyetje