MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Similar documents
Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / Faqe Reflektimi i motivimit të të punësuarve në suksesin e ndërmarrjes

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Reforma e administratës publike në Kosovë

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Tel: 044/

D I S E R T A C I O N

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Curriculum Vitae - CV

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI

Speci Shqipëri

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

PISA. Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA Izveštaj o rezultatima kosovskih učenika na PISA 2015

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

Raport Final i Vlerësimit

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Curriculum Vitae - CV

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Raporti Final 23 qershor RVV i dorëzuar në tetor Vizita në terren 9 maj 2014.

REZULTATET E VLERËSIMIT BAZË TË TURIZMIT TË KOSOVËS PERËNDIMORE

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT ANALIZA KRAHASUESE E KURRIKULËS AKTUALE TË ARSIMIT BAZË ME ATË TË VENDEVE TË TJERA

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

AAP-ja në formë të dyfishtë. Arsimi dhe Aftësimi Profesional në Gjermani

Tel:

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit. Bsc. në Administrim Biznesi SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

The impact of tourism and rural tourism development in Kosovo

PLANI VJETOR I SHKOLLËS, ROLI I TIJ NË SIGURIMIN E CILËSISË

Vlerësim i Shpejtë i Zhvillimit të Zinxhirit të Vlerës së Turizmit në Zonën e Pukës

Curriculum Vitae. TË DHËNA PERSONALE Emri : Ilirjan Mbiemri: Lipi Grada: Doktor Titualli: Docent EDUKIMI EKSPERIENCA PROFESIONALE

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

UNIVERSITETI I PRIZRENIT. Aplikacioni për Akreditim për programin e master-it: Menaxhim i Trashigimisë Kulturore dhe Turizmit

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

STUDIM I SHKATHTËSIVE TË NEVOJSHME NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË DRURIT NË KOSOVË

AUK College. Nr. Code Study Program Albanian Study Program English Campus Level ECTS Accredited Until

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

Transcription:

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE Halil HALILI, PhD Candidate, MEDITERAN University +377 44 222 456, halilhalili@hotmail.com Abstrakt Turizmi realisht është një nga industritë e cila viteve te fundit ka shënuar një rritje më të shpejtë në botë. Një zhvillim i tillë i shpejtë ka rezultuar në krijimin e fitimeve të larta nga eksporti i shërbimeve turistike, duke ndikuar kështu në rritjen ekonomike të vendeve të ndryshme. Turizmi shihet si një e ardhme për zhvillimin ekonomik, mirëpo avancimi i ofertës Turistike nuk mund të paramendohet pa menaxhim të duhur, veçanërisht pa Menaxher që posedojnë njohuri dhe shkathtësi të duhura, të cilët do të mund të menaxhojnë në mënyrë efektive si Organizatat e biznesit ashtu edhe Zyrat administrative Qendrore dhe lokale. Rëndësi të veçantë kanë njohurit dhe aftësitë e Menaxherëve, sepse kreativiteti, inovativiteti dhe mjeshtëria e Menaxherit është një faktor kyç që ndikon në krijimin e avantazheve konkurruese të organizatës Turistike. Përshtatshmëria e cilësisë së burimeve njerëzore, gjegjësisht posedimi i njohurive moderne dhe aftësive praktike, është elementi thelbësor për të ofruar shërbime cilësore turistike dhe për të avancuar konkurentshmërinë e turizmit Kosovar. Analiza e burimeve njerëzore (personelit në turizëm) tregojnë për një pjesë të vogël të punësimit në këtë sektor krahasuar me numrin e përgjithshëm të të punësuarve - vetëm 5.1% (2012). 1 Gjithashtu, hulumtimet tregojnë një strukturë të pafavorshme arsimore të punonjësve në këtë sektor. Ekonomia turistike kosovare me zhvillimin e turizmit do të ketë një nevojë në rritje për personel cilësor menaxherial. Duke pasur parasysh faktin që sistemi i arsimit formal në Kosovë nuk është përshtatur në mënyrë të mjaftueshme me nevojat e ekonomisë turistike dhe sistemit të organizatave të turizmit, arsimimi në funksion të zhvillimit të burimeve njerëzore në industrinë e turizmit duhet të jetë i strukturuar si një përgjegjësi e përbashkët e shtetit, punëdhënësve dhe komuniteteve lokale. Fjalët kyçe: Menaxhment turistik, burime njerëzore, zhvillim, arsimim 1. Roli i menaxhimit modern në zhvillimin e turizmit Në përputhje me nevojat në ndryshim të konsumuesit të produktit të turizmit modern, është e nevojshme që oferta turistike të jetë më e larmishme, në drejtim të eko-turizmit, turizmit kulturore, turizmit shëndetësore, sportiv dhe tematik, turizmit natyror dhe ujor, veçanërisht në drejtim që të komplementohen disa lloje të turizmit në një produkt të vetëm. Në këtë rast nevoja për komplementim të shpejtuar dhe diversifikim të ofertës turistike është evidente. Prandaj, rrjedhimisht paraqitet domosdoshmëria për njohjen e menaxhimit modern ngase roli i tij në zhvillimin e turizmit reflekton nga të gjitha hulumtimet e kryera në fushën e turizmit. Organizatat dhe Institucionet Turistike duhet në vazhdimësi të monitorojnë të gjithë faktorët që ndikojnë në kërkesën e turizmit. Planifikimi dhe zhvillimi i ofertës turistike kërkon 1 Seria 3: Statistikat Ekonomike, Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2008-2012, ASK, f11 Page 119

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare njohuri të mira të të gjitha elementeve të ofertës dhe kërkesës turistike. Në turizmin bashkëkohor (modern), shumë aktivitete që deri vonë kishin vetëm rolin mbështetës, plotësues, gjatë zgjedhjes se ofertës turistike si psh. aktivitetet sportive, rekreacionale etj. tani, në një masë të madhe janë arsyeja kryesore për zgjedhjen e një destinacion turistik. 2 Menaxhimi i destinacionit është një term qe përdoret për te mbuluar të gjitha mënyrat e ndikimit të turizmit në destinacion. Ai mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të Turizmit dhe infrastrukturës, menaxhimin e vizitoreve, marketingun, informacionin mbështetjen ndaj biznesit, vendosjen dhe kontrollin e standardeve si dhe monitorimin. Destinacioni turistik është 3 "Një nga elementët e sistemit të turizmit, ai i cili inkurajon funksionimin e tërë sistemit, tërheq turistët dhe i motivon për ardhjen e tyre, dhe lidh të gjitha elementet e tij." Për t'u bërë një hapsirë (vend) destinacion turistik "Nuk është vendimtare madhësia e tij apo kufijtë gjeopolitikë, por është me rendësi aftësia për të tërhequr turistët dhe plotësimi i kënaqshëm i kërkesës komplekse turistike" Figure 1 Menaxhimi i Intergruar i destinacionit turistik Roli dhe mënyra e menaxhimit të destinacionit turistik afekton në mënyrë sinjifikante zhvillimin e Turizmit gjegjësisht rritjen e kërkesës turistike. Është e domosdoshme që të kujdesemi gjatë selektimit të elementeve të cilat janë brenda sistemit të turizmit të përfshira në menaxhimin e destinacioneve turistike, më specifikisht menaxhimin e destinacionit, si dhe në ç masë menaxhimi makro 2 Udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm te Turizmit në Shqipëri, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Projekteve, Tiranë 3 (Križman-Pavlović, Živković, 2008, 100) Page 120

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian përcakton mundësitë e zhvillimit në nivel mikro, që me fjalë të tjera është zhvillimi në nivel të organizatës së biznesit. 4 Komisioni Evropian në vitin 2003 ka nxjerr "Udhëzuesin për vlerësimin dhe indikatorët e cilësisë së destinacioneve turistike dhe shërbimeve" në të cilin është interpretuar koncepti i menaxhimit të integruaer të destinacionit turistik si bazë për menaxhim të suksesshëm. Bazuar në të, është e qartë domosdoshmëria e lidhshmërisë në mes të të gjitha elementeve të ndryshme të menaxhimit të destinacionit turistik në mënyrë që në fund të arrihen përfitimet e pritshme 5. Qasja Tradicionale, e pakoordinuar dhe një-sektoriale është e pamjaftueshme për të i bërë ballë kërkesave të shumëfishta të banorëve, vizitorëve dhe bizneseve. Praktika e menaxhimit të integruar të turizmit konfirmon deklaratat teorike për njohuritë e nevojshme dhe aftësitë e menaxherëve bashkëkohore, kështu 6 ", menaxheri ka nevojë të jetë i pozicionuar si një udhëheqës, burim njerëzor i cili do të mbështes konceptin e integritetit dhe të punojnë në lidhjen dhe përshtatjen e nevojave dhe dëshirave të turistëve, banorëve vendas, të gjithë pjesëmarrësve në ofertën turistike, por edhe autoriteteve (pushtetit lokal) në niveli të destinacionit turistik". Duhet të theksohet se nga cilësia e shërbimit të ofruar varet kënaqësia e turistëve, e që do të ndikojë në dëshirën e turistëve për të qëndruar ose të kthehen prapë në destinacion, por edhe në strukturën dhe nivelin e konsumit të turistëve. 7 Skot (2008) ka vënë në dukje tri elemente që duhen pasur në konsiderat për njohurit rreth menaxhimit efektiv brenda një destinacioni: 1. Kuptimi për përshtatjen e njohurive të menaxhmentit në rrjetet e destinacioneve të NVM-ve turistike; 2. Zhvillimi i strategjive për të rritur pranimin, transferimin dhe shpërndarjen e njohurive dhe 3. Shfrytëzimi i stakeholders-ve dhe rrjeteve sociale për të kuptuar më mirë rrjedhat dhe adaptimin e njohurive brenda destinacionit. Elementi i dytë që është theksuar, si pjesë thelbësore e menaxhimit modern është funksioni i planifikimit. Për të siguruar një ofertë cilësore në turizëm, është e nevojshme bëhet paraprakisht një planifikim kualitativ turistik. Theks të veçan në procesin e hartimit të planit të biznesit të çdo organizate, duke përfshirë edhe organizatat turistike, duhet vënë në nevojën për njohuri mbi tregun, marketingun dhe vlerësimin e efikasitetit financiar të projektit. Ndryshimet dinamike në mjedis, mandej nevoja për rregullim më të mirë të organizatës të biznesit, në kushtet e reja të 4 A Manual for Evaluating the Quality Performance of Tourist Destinations and Services, ISBN, European Communities, 2003 5 Menaxhimi I Integruar i Qyteteve Historike, Udhëzues për Evropën Juglindore, Nëntor 2012 6 Magas, Persiç, 2007, 45. 7 The Role of Knowledge-based Networks in Sustainable Tourism Development A Conceptual Framework, Ehsan Ahmed and Larry Dwyer; Page 121

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare tregut, kontribuojnë në perceptimin e tregut si funksion dominues i biznesit. Në literaturë, në mënyra të ndryshme përcaktohet marketingu, si një shkencë, koncept, filozofi biznesi apo një mënyrë e kryerjes së biznesit. 8 Kotleri thekson nevojën për një koncept të ndryshëm të marketingut dhe atë e përcakton si: "një proces social dhe i kontrolluar nëpërmjet të cilit individët dhe grupet marrin atë që ata kanë nevojë dhe duan, përmes krijimit dhe shkëmbimit të produkteve dhe vlerave me të tjerët" 9 Marketingu në industrinë e turizmit është i karakterizuar nga një sërë specifikash që dalin nga furnizimi, blerja, konsumi dhe kërkesat e veçanta të turizmit. Megjithatë marketingu në turizëm aplikon "postulatet e përgjithshme të aktiviteteve të marketingut nën kushtet e veçanta në të cilat ndërveprojnë elementet e tregut të turizmit ". Esenca e marketingut përfshin nocionin e tregut, prandaj njohja e tregut, sidomos e nevojave dhe kërkesave të turistëve që vijnë nga tregjet e zhvilluara, krijon një parakusht për planifikim cilësor të aktiviteteve të marketingut. Planifikimi i aktiviteteve të marketingut paraqet një proces nëpërmjet të cilit organizata parashikon ngjarjet e ardhme të tregut dhe përcakton mënyrën për të arritur qëllimet e saj të marketingut. Përmes Planifikimit të Marketingut Organizata krijon mundësin që t'iu përshtatet ndryshimeve në mjedisin, të parashikojë ndryshimet dhe t'iu përgjigjet atyre me kohë. Marketingu i organizatave të biznesit turistik dhe planifikimi i aktiviteteve të marketingut duhen të hulumtohen paralelisht me marketingun e destinacioneve turistike, kjo sepse organizatat në tregun e turizmit ofrojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre, sikurse edhe bartësit e tjera të marketingut të turizmit (organizata jo-fitimprurëse, shtetërore apo destinacionet turistike). Është një sfidë para marketingut të destinacionit turistik që pasqyrohet përmes optimizimit të ndikimeve të turizmit (përdorim në mënyrën më të mira të impaktit të turizmit) dhe arritja e qëllimeve strategjike. Kjo detyrë është e vështirë për faktin se 10 stakeholders të ndryshëm të destinacioneve turistike (vizitorët, banorët lokalë, sektorit publik, kompanitë mikpritëse dhe të tjerët) janë të përfshirë në zhvillimin dhe prodhimin e produktit të destinacionit turistik, e të cilët, shpesh kanë interesa të ndryshëm dhe madje janë edhe në konflikt. Menaxherët të cilët menaxhojnë biznese turistike apo organizatat e sektorit publik përpara se të bëjnë një plan pune, veçanërisht në lidhje me segmentin e marketingut, duhet të mendojnë rreth marketingut në një mënyrë të re. 2. Burimet njerëzore për turizmin 2.1. Situata aktuale mbi kapacitetin e burimeve njerëzore në sektorin e turizmit Burimet njerëzore për turizmin përbëjnë një nga çështjet më të rëndësishme që një destinacion turistik duhet të marrë parasysh për zhvillimin e turizmit. Duke vlerësuar 8 Kotler, (2007, 6 ) 9 Križman, 1998, 43-51. 10 Buhalis, 2000, 98) Page 122

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian të dhënat që ofrohen në vitin 2012 janë 3,715 ndërmarrje aktive si hotele, restorante etj. 11 2.2. Sigurimi i arsimimit dhe trajnimeve në lidhje me turizmin Ofruesit e arsimimit mbi turizmin dhe trajnimeve profesionale janë kryesisht shkollat e mesme profesionale dhe universitetet. Shkollat e mesme profesionale të cilat ofrojnë trajnime ne hoteleri - turizëm në Kosovë: Shkolla Mesme Turizëm-Hoteleri 17 Shtatori Prishtinë, lëmin e Turizmit, profili Asistent i restorantit, Gjellëbërës, Pastiçeri, Asistent i hotelerisë dhe asistent i turizmit; Shkolla Mesme Ekonomike Isa Boletini Besian, lëmin e Ekonomisë, profili Asistent i hotelerisë; Shkolla Mesme Ekonomike Ali Hadri Pejë, lëmin e Ekonomisë, profili Asistent i hotelerisë, në gjuhën Boshnjake; Shkolla Mesme Ekonomike Ymer Prizereni Prizeren, lëmin e Ekonomisë, profili Asistent i restorantit, në gjuhën Boshnjake; Shkolla Mesme Ekonomike Marin Barleti Gjilan, lëmin e Ekonomisë, profili Asistent i hotelerisë; Shkolla Mesme Ekonomike Faik Konica Ferizaj, lëmin e Ekonomisë, profili Asistent i hotelerisë; Shkolla Mesme Ekonomike K. Kusari Gjakov, lëmin e Ekonomisë, profili Asistent turistik; Shkolla Mesme E përzier Ruzhdi Berisha Dragash/Sharr, lëmin e Ekonomisë, profili Asistent i hotelerisë; Shkolla Mesme E përzier, Viti, lëmin e Ekonomisë, profili Asistent i hotelerisë; Nga kjo mund të përfundojmë se mesatarisht numri i paraleleve në vitin e par të regjistrimit janë gjithsejtë 12 paralele, me përafërsisht 360 nxënës. Duke pasur parasysh faktin se shkollimi i mesëm i lartë ne Kosovë zgjat 3 vite atëherë mund të përfundojmë se momentalisht ne shkollimin e mesëm janë 1080 nxënës. Universitetet publike që ofrojnë kurse mbi menaxhimin e turizmit si më poshtë: Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis ofron programet Bachelor dhe Master; Universitetin Privat, Kolegji Pjeter Budi i cili ka gjithashtu dy programe, Bachelor dhe Master në drejtimet Menaxhim i Turizmit & Hotelerisë; 11 Agjencia e Statistikave të Kosovës, Rezultatet e Anketes Strukturore të Ndërmarrjeve 2008-2012, f11 Page 123

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare Gjithashtu disa Universitete tjera publike por edhe Kolegje universitare private kanë në program lëndë mbi turizmin, edhe kanë zhvilluar kurrikula të turizmit. Mendoj se këto dy Fakultete luajnë një rol aktiv në promovimin e arsimit mbi turizmin në Kosovë, edhe pse rezultatet ende nuk janë te dukshme në treg. Trajnimet profesionale nëpërmjet projekteve të donatorëve Nëpërmjet projekteve të donatorëve të ndryshëm jane ofruar trajnime afatshkurtra në disa fusha në vend, të cilat mbulojnë çështje të tilla si: Udhërrëfyes Turistik Trajnimi i trajnuesve (ToT) në lidhje me Mikpritjen Aspekte të ndryshme të punonjësve të nivelit të linjës në hotele dhe restorante Bujtina (shtëpitë pritëse) 2.3. Situata e pajtueshmërisë së kërkesës me ofertën Sistemi aktual i arsimit dhe kurrikulat mbi turizmin nuk i përmbushin kërkesat për cilësi dhe sasi të industrisë së turizmit. Kurset universitare janë kryesisht teorike dhe e humbin orientimin profesional dhe praktik dhe kështu nuk përputhen me kërkesat e industrisë. Me një numër të kufizuar të vendeve të punës në administratën publike dhe në pozicione pune drejtuese në sektorin privat, studentët e diplomuar nga degët e turizmit nuk janë të përfshirë në profesione në sektorin e turizmit. 3. Politikat për zhvillimin e burimeve njerëzore Analiza e burimeve njerëzore (personelit në turizëm) treguan një pjesë të vogël të punësimit në këtë sektor krahasuar me numrin e përgjithshëm të të punësuarve - vetëm 5.1% (2012). Gjithashtu, analiza tregoi strukturën pafavorshme arsimore të punonjësve me kohë të plotë. Turizmi si një orientim strategjik të zhvillimit të Republikës së Kosovës kërkon një politikë të përshtatshme në fushën e arsimit dhe kulturës. 3.1. Edukimi Për nivele të ndryshme të arsimit është e nevojshme një qasje e ndryshme ndaj turizmit, si për nga roli arsimor dhe i mësimdhënies, ashtu edhe i zhvillimit. Në fushën e arsimit fillor, struktura e kurrikulumit është e nevojshme: të zhvillojnë vetëdijen e turizmit si një industri të mundshme që do të jetë baza për progresin socio-ekonomike të popullatës; Përmes lëndëve përkatëse dhe përmbajtjes së tyre (biologji, ekologji, gjeografi, kimi...) të zhvillohet një ndërgjegjësim mjedisor të të rinjtë, për të ndërtuar një qëndrim aktiv dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit. Në fushën e arsimit të mesëm është e nevojshme: Page 124

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian Krijimi i një rrjeti të institucioneve arsimore (shkolla të mikpritjes dhe të turizmit) që do të jenë në shërbim të zhvillimit të turizmit në nivel rajonal; në planprogramet arsimore të futen një numër i nevojshëm i lëndëve që do të ndikojnë në rritjen e përgjithshme të nivelit të kulturës dhe në rritjen mundësive në komunikim (futja e të paktën dy gjuhë të huaja në të gjitha programet arsimore, për të gjitha vitet e shkollimit te mesëm); kushtohet vëmendje e veçantë mësimit praktik të kamerierëve dhe përgatitësve te ushqimit (kuzhiniereve). Te futen orët praktike në dy vitet e fundit të ciklit të arsimit dhe të drejtohen dhe mbikëqyren nga profesionistë të shquar të objekteve përkatëse ose të institucioneve arsimore në kuadër të turizmit apo edhe të kompanive mikpritëse të veçanta. Në sferën e arsimit të lartë, në programet përkatëse të studimit: turizëm, menaxhim të hoteleve, ekonomi, bujqësi, mandej gjeografi, biologji, planifikim hapësinor, është e nevojshme: Të aftësoj pjesëmarrësit potencial në industrinë e turizmit për qëndrim të përgjegjshëm, kompetent dhe aktiv ndaj mjedisit; Të aftësoj pjesëmarrësit potencial në industrinë e turizmit për pozicionimin e turizmit në modelin e zhvillimit të qëndrueshëm; Të planifikohet një rrjet i institucioneve shtetërore të arsimit të lartë që do të prodhojnë personel me arsim të lartë në fushën e turizmit, hotelerisë dhe gastronomisë; Planet dhe programet mësimore të profileve të posaçme të studimit të përshtaten me planet dhe programet mësimore të vendeve me turizëm të zhvilluar nga fqinjësia dhe më gjerë; Të sigurohet licencimi dhe akreditimi i të gjitha institucioneve arsimore, të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës në fushën e turizmit dhe të hotelerisë, nga ekspertëve të duhur kombëtare dhe ndërkombëtar. 3.2. Kultura Kultura e jetës dhe e komunikimit është pjesë integrale e produktit turistik dhe një parakusht thelbësor për zhvillimin e turizmit. Progresi në këtë fushë arrihet duke përmirësuar sistemin arsimor dhe kushtet e përgjithshme socio-ekonomike të zhvillimit. Dimensionin kulturore e përcaktojnë ndikime të ndryshme. Zhvillimi i turizmit, ndër të tjera, bazohet edhe në ofertën kulturore nga fusha e krijimtarisë shpirtërore dhe materiale. Kreativiteti stimulues kulturor, në fakt, promovon nxitje të produkteve turistike dhe turizmit të një destinacioni turistik. Bartësit kryesore të kulturës në turizëm janë: Organizata e Turizmit, kompanitë dhe shoqatat e turizmit, Page 125

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare operatorët turistike komerciale, institucionet kulturore. Koherenca dhe kompetenca institucionale e pjesëmarrësve në industrinë e turizmit përbëjnë parakushtin për një ofertë të organizuar turistike dhe përmirësim të produktit turistik. Mbështetja financiare për bartësit e kulturës dhe jetën kulturore në destinacione turistike përbën një shtytje për përmirësimin e produkteve kulturore dhe të arrihet një ofertë e organizuar turistike. 3.3. Inovacioni Inovacioni në thelb nënkupton pasurimin dhe përmirësimin e produktit turistik. Të gjithë pjesëmarrësit në industrinë e turizmit kanë përgjegjësi të pjesshme për këtë dimension. Kontributin më të madh në këtë drejtim do të duhej ta jepnin furnizuesit e menjëhershme të produktit turistik, në të gjitha format e turizmit (malor, balnear, eko turizmit, gjueti, aventurë, transite...)- domethënë bizneset e turizmit. Në formësimin e produktit turistike ndikim indirekt kanë: Organizatat Turistike; Shoqatat Turistike; Institucionet arsimore (sfera e arsimit të lartë) Subjektet e sistemit ekonomik Institucionet shkencore dhe kërkimore, etj. Subjektet biznesore të turizmit (kompanitë turistike) duhet të marrin më shumë përgjegjësi për përmbajtjen e produktit turistik. Për këtë qëllim është e nevojshme të angazhohen njësitë e duhura, të përdoren përvojat pozitive nga rrethina, të përcjellët kërkesa turistike dhe trendi nga fusha e turizmit. Organizatat e turizmit nga nivelet e ndryshme, përmes organeve përkatëse të ekspertëve (këshillave, etj..) duhet në vazhdimësi të merret me problematikën e përmirësimit të produktit turistik. 4. Përfundim Duke pasur parasysh faktin se Menaxhmenti për vite në industrinë e turizmit kishte vetëm një rol dytësor, si mbështetës i objektivave, me konceptin e ri të turizmit modern është evidente domosdoshmëria, që krahas konceptit të ri të turizmit te zhvillohet edhe menaxhmenti modern. Kështu Menaxhmenti po bëhet një element i rëndësishëm për të zhvillimin e destinacioneve turistike. Roli i menaxhmentit në të gjitha nivelet, si në lidhje me organizatat e biznesit turistik, komunitetin lokal ose shtetëror, është esencial në krijimin dhe menaxhimin e programeve turistike (ofertës turistike). Bazuar në hulumtimet dëshmohet mendimi se menaxhimi modern luan një rol kyç në zhvillimin e turizmit, zhvillimin e destinacionit turistik. Page 126

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian Turizmi në Kosovë është një segment gjithnjë e më i rëndësishëm i ekonomisë kështu që edhe aprovimi i 12 Ligjit për Turizmin, dhe 13 Vendimi për formimin e Këshillit të Turizmit të Kosovës, duhet par si një vetëdijesim për rëndësinë e turizmit për zhvillimin e ekonomisë Kosovare. Duhet veçanërisht të theksohet se është koha të investohet në programe të reja në turizëm, duke avancuar ofertën turistike (zhvillimi i një ofertë të plotë turistike Kosovare që do të theksojë komplementaritetin e turizmit Balnear e malor dhe në anën tjetër trashëgiminë e pasur dhe diversitetin kulturor dhe historike) dhe me ketë edhe në ngritje të një Menaxhmenti modern turistik. Rendësi të veçan duhet kushtuar orientimit të investimeve nga diaspora si dhe IHD (Investimet e Huaja Direkt), ne Turizëm, nga të cilat investime Turizmit Kosovar i krijohet rasti për zhvillim dhe për të përmirësuar gamën e saj të destinacioneve turistike dhe kështu do të kontribuoj në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë Kosovare. References 1. Berim Ramosaj, Management, Bazat e menaxhimit, Botimi i tretë, Prishtinë; 2. Buhalis, D., 2000, Relationships in the distribution channel of tourism: Conflicts between hoteliers and tour operators in the Mediterranean region, International Hospitality, Leisure and Tourism; 3. Dijana Cicin- Sain, Skripta iz Osnava Menadzmenta; 4. Kotler, Ph. (2006). Osnove marketinga, Mate:Zagrebačka škola ekonomije i menadžmenta, Zagreb; 5. Križman D., Živolić S. (2008). Upravljanje marketingom turističke destinacije:stanje i perspektive u Republici Hrvatskoj, Ekonomska istraživanja, Vol.21 (2008) No.2 (99-113); 6. Blažević, B., Peršić M. ed. (2007) Ocjena turističke ponude Kvarnera, Tourism and Hospitality Management, 13 (1), Fakultet za turistički i hotelski menadžment Opatija, WIFI Osterreich, Wien, T.E.I. Greece; 7. Magaš, D.(2003) Menadžment turističke organizacije i destinacije, Opatija: Fakultet za turistički i hotelski menadžment Opatija 8. Šiber, Sikavica, Vokić, (2008). Suvremeni menadžment, Školska knjiga, Zagreb. 9. Sikavica, Šiber, Vokić (2008). Temelji menadžmenta, Školska knjiga, Zagreb. 10. A Manual for Evaluating the Quality Performance of Tourist Destinations and Services, ISBN, European Communities, 2003; 12 http://gazetazyrtare.rks-gov.net/gz2013.aspx 13 http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,5 Page 127

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare 11. Menaxhimi i Integruar i Qyteteve Historike, Udhëzues për Evropën Juglindore, Nëntor 2012; 12. Udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm te Turizmit në Shqipëri, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Projekteve, Tiranë; 13. The Role of Knowledge-based Networks in Sustainable Tourism Development A Conceptual Framework, Ehsan Ahmed and Larry Dwyer; 14. Raport sektorial, Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin e Turizmit, Prishtine, shator 2004 15. http://gazetazyrtare.rks-gov.net/gz2013.aspx 16. http://www.kryeministri-ks.net/?p; 17. http://www.masht-gov.net/advcms/documents/shkollat_profesionaleme_profilet_perkatese.pdf Page 128