Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Similar documents
Ja kandidatët që pritet të shpallen fitues, nga doktorë shkencash, në punonjës të administratës dhe biznesmenë, emrat sipas qarqeve

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

CURRICULUM VITAE. 1.Mbiemri:

CURRICULUM VITAE. Histori e qytetërim amerika Variantet e anglishtes Anglishte e folur


Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

Tel: 044/

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Curriculum Vitae. TË DHËNA PERSONALE Emri : Ilirjan Mbiemri: Lipi Grada: Doktor Titualli: Docent EDUKIMI EKSPERIENCA PROFESIONALE

Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë

CURRICULUM VITAE Mimoza Ibrani

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Curriculum Vitae - CV

Fakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.

Curriculum Vitae - CV

CURRICULUM VITAE. Dr. Lorenc Bejko Rruga Qemal Stafa 161/1/1 Tiranë Tel

Drejtore e Institutit të Studimeve Evropiane

Biografia (CV) : Florent. Prizren. Shkollimi: Mbiemri : Muçaj. Datëlindja : Vendlindja :

CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE-Shqipëri.

Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Departamenti i Matematikës Teza : Zgjidhja e problemeve matematikore dhe vlerësimi i tyre

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

F O R M A T I E V ROPI A N

BESFORT TAHIR RRECAJ

R E F E R A T R E C E N Z I O N

Tel:

Universiteti me Administratë. dhe efikase

CURRICULUM VITAE. Emër Mbiemër ILIR SHYTA. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

CURRICULUM VITAE. Tel: fix

Sabri LAÇI. Gjinia Mashkull Data e lindjes 27/07/1959 Kombësia Shqiptare

Dr. sc Rexhep Murati, profesor i rregullt 1 BIOGRAFIA DHE BIBLIOGRAFIA

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

Marrja e titullit Ass. Prof. në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, Tiranë, Shqipëri.

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Tel:

Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik Diploma/ Doktorata: Doktor i shkencave ekonomike ( 2009)

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Marrja e titullit Ass. Prof. në Fakuletin e Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, Tiranë, Shqipëri.

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / Faqe Reflektimi i motivimit të të punësuarve në suksesin e ndërmarrjes

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT ANALIZA KRAHASUESE E KURRIKULËS AKTUALE TË ARSIMIT BAZË ME ATË TË VENDEVE TË TJERA

Raporti i Vetë-vlerësimit

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT. MASTER PROFESIONAL në MENAXHIM BIZNESI, ME PROFIL MENAXHIM ARSIMI

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina. Master i shkencave filologjike. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

8. Niveli Arsimor: Universiteti I Londres, Instituti I Edukimit Data e diplomimit: Doktor ne Edukim ( Nderkombetar)

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Dr.sc. Sadullah Avdiu, profesor i rregullt

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

CURRICULUM VITAE. Ali HAMITI

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

CURRICULUM VITAE. : , Sallagrazhdë (Lumbardh), komuna e Therandës

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit Viti i diplomimit: Niveli : BA në Edukimin parashkollor.

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Data e diplomimit: 29 dhjetor 1995 Diploma Titulli: Profesor i gjeografisë (BSc) Tema: Zhvillimi i komunikacionit automobilistik në Kosovë

Begzad. Makresh i Ultë (Gjilan) Prishtinë

Institucioni: Universiteti i Prishtinёs Data e diplomimit: 1983 Diploma : Diploma për gjuhë dhe letërsi angleze dhe amerikane

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

CURRICULUM VITAE ANYLA SARAÇI (MAXHE) Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Fakulteti

Zhvillimet politike në Kosovë

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve, Studime pasdiplomike Data e diplomimit: 2003 Diploma : Magjistër i Arteve (Mr. Art.

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

Data e diplomimit: 29 dhjetor 1995 Diploma / Doktorata : Zhvillimi i komunikacionit automobilistik në Kosovë Titulli : Profesor i gjeografisë

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Arben Hajrullahu. Asoc. Prof., Mag. phil., Dr. phil.

Asoc. Prof., Mag. phil., Dr. phil.

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Çështje të sigurisë - 4

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Ambasadori Vodopija: Me eksod masiv nuk ka perspektivë liberalizimi i vizave

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

Rishikimi funksional i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Raport Final i Vlerësimit

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit. Bsc. në Administrim Biznesi SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

Biografia: 1. Mbiemri Beka 2. Emri Arlinda 3. Shtetësia: Kosovare 4. Gjinia: Femër 5. Kontakti:

UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

ALUMNI JOURNAL Succeed with Quality. Korrik 2013

CURRICULUM VITAE. Të dhënat Përsonale

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Qendra për studime albanologjike Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në gjuhësi

Data e diplomimit: Shtator, 2005 Diploma /Doktorata : Dr. Sc. (PhD) - Doktor i Shkencave Teknike

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

this project is funded by the european Union

RAPORTI VJETOR PËR VITIN AKADEMIK

Transcription:

Bujar Nishani President i Republikës së Shqipërisë Zoti Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake Skënderbej në Tiranë, në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin Master, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës. Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n. Zoti Nishani rikthehet në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë. Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie. Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike. Nga marsi 2007 shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit. Në 24 korrik 2012, zoti Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës. Zoti Nishani flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Zoti Bujar Nishani është i martuar me Zonjën Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani. KABINETI Ols Lafe lindi në Vlorë në vitin 1978, dhe përfundoi shkollën e mesme Petro Nini Luarasi në Tiranë. Në vitet 1997-2001 kreu me rezultate të larta Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, me fokus arkeologjinë. Gjatë vitit 2000 ndoqi një semester në Universitetin e East Anglia në Norwich (UK), eksperiencë e cila e nxiti të aplikonte për studime pasuniversitare jashtë vendit. Në vitin 2001 fitoi të drejtën të vijonte studimet në Universitetin e Cincinnatit, Ohio (USA) ku edhe përfundoi me sukses Masterin e Arteve në fushën Klasike. Aktualisht është doktorant në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore. Për më shumë se 3 vjet ka punuar si kërkues shkencor në Institutin e Arkeologjisë, Akademia e Shkencave në Tiranë, duke marrë pjesë në projekte kërkimore dhe gërmimi në shumë zona arkeologjike të vendit. E vijoi karrierën e tij në Korrik 2007 si Përgjegjës i Sektorit të Koordinimit të Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku do të caktohej pas një viti të kryesonte Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore deri në Mars 2013, kur filloi të punonte si Këshilltar i Presidentit të Republikës për Trashëgiminë Kulturore, detyrë të cilën e kreu deri në Janar 2015. Karriera e tij akademike përfshin më shumë se 10 vjet mësimdhënie në universitete publike dhe private për çështje të arkeologjisë, trashëgimisë kulturore dhe turizmit, botime në fushën e arkeologjisë dhe prezantime e leksione në universitete, konferenca shkencore e forume brenda dhe jashtë vendit. Z. Lafe është qytetar nderi i qytetit të Pensacola-s në Florida (USA), diplomant i sesionit të 7-të të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen (2015) të Akademisë së Forcave të Armatosura, anëtar i ICOMOS (International Council on Monuments and Sites) si dhe është vlerësuar me bursa, çmime e çertifikata nga Departamenti i Shtetit (USA), Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, National Endowment for the Humanities, National Science Foundation, UNESCO, USAID, Këshilli i Europës. Ilda Zhulali, u lind më 19 dhjetor 1977. Në vitin 2001 u diplomua me medalje ari në Kolegjin Amerikan të Selanikut, Greqi, në degën Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare me përqëndrim në Marrëdhëniet me Jashtë. Ajo mban dy tituj akademikë si studentja më e mirë e klasës së diplomuar 2001, në Departamentin e Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe në Fakultetin e Arteve Liberale, dhe është përfituese e bursës së plotë për vitet e studimit. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 2001 fillon punë si diplomate në Ministrinë e Punëve të Jashtme, specialiste në Drejtorinë Rajonale. Në vitin 2003-2004 fiton bursën Chevening dhe kryen me meritë Studimet Pasuniversitare për Diplomaci në Universitetin e Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar. Në 2004 rikthehet si specialiste

në Drejtorinë Rajonale, deri në 2006 kur emërohet Drejtore në Drejtorinë e Bashkimit Europian në MPJ. Në 2010 emërohet Drejtore e Përgjithshme për Cështjet Europiane, deri në tetor 2013, kur largohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Znj Zhulali, ka përvojë të pasur në cështjet e integrimit europian dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar në takime e konferenca të niveleve të larta lidhur me këto cështje. Ajo ka qenë pjesë e ekipit drejtues në MPJ në procesin e ratifikimit të MSA, aplikimit për anëtarësim dhe liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian. Zonja Zhulali zotëron gjuhët angleze dhe italiane, dhe është njohëse e turqishtes dhe greqishtes. Ajo është e martuar, dhe ka një djalë. Valter Ibrahimi Këshilltar Diplomatik Valter Ibrahimi ka lindur në Tiranë, më 28 korrik 1963. Ka mbaruar studimet universitare në vitin 1988, duke u diplomuar me titullin Inxhinier në Fakultetin Gjeologji-Miniera të Universitetit të Tiranës. Zoti Ibrahimi është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992. Që prej këtij viti e në vazhdim, ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme diplomatike brenda dhe jashtë vendit dhe nga viti 2009 mban gradën diplomatike Ministër Fuqiplotë. Përpara fillimit të detyrës së Këshilltarit Diplomatik të Presidentit të Republikës, ai ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Gjermani, në vitet 2009-2014, dhe në Austri, në vitet 2006-2009. Gjatë periudhës 2006-2008, ai ka shërbyer njëkohësisht dhe si Ambasador jo-rezident në Slloveni. Ndërsa, gjatë viteve 2000-2002, ai ka qenë Sekretar i Parë në Republikën Çeke dhe në vitet 1993-1997, Sekretar i Dytë, në Rumani. Gjithashtu, ai ka qenë Drejtor për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht anëtar i grupit negociator shqiptar, për negocimin me Komisionin Evropian të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit, si dhe Marrëveshjen e Ripranimit me Bashkimin Evropian, në periudhën 2003-2006. Gjatë periudhës 2002-2003, ai ka qenë Shef Sektori pranë Drejtorisë së Amerikës në MPJ, për sektorin e SHBA-së, ndërsa gjatë periudhës 1997-2000, ka qenë specialist për marrëdhëniet me ShBA, por në periudha të caktuara edhe për vende të tjera si Kanadaja dhe Meksika, në Drejtorinë e Amerikës, Azisë dhe Paqësorit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka kryer një sërë trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Zoti Ibrahimi është i martuar me Rilinda Ibrahimin dhe ka dy fëmijë: Kledio dhe Anisa. Ai flet anglisht, rumanisht, italisht dhe njohuri bazë në gjermanisht. Flamur Gashi ka lindur në Pejë-Kosovë, më 10 qershor1969. Është diplomuar në Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Pas disa trajnimeve dhe specializimeve në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme Tiranë, zoti Gashi ka kryer funksionin Këshilltar të disa ministrave në Republikën e Kosovës. Kontributi i tij është gjithashtu i njohur dhe në fushën e gazetarisë dhe atë të studimeve politike. Ai ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë Punëve të Jashtme; Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike Tiranë; Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës së Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë. Në maj 2010 është emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Në nëntor 2014 zoti Gashi është emëruar Këshilltari i Presidentit për Rajonin, njëkohësisht është pedagog në Universitetin AAB në Prishtinë. Zoti Flamur Gashi është vlerësuar me dekorata mirënjohjeje dhe çmime speciale. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Flet serbisht, kroatisht, gjermanisht dhe anglisht. Gjergj Lezhja, lindur më 14.10.1957, ushtron funksionin Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështje të Sigurisë Kombëtare që prej datës 16 shtator 2013. Nga viti 2007 deri në shtator të vitit 2013, ai ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshem të Këshillit të Ministrave. Z. Lezhja ka përvojë të gjatë profesionale dhe ka ushtruar një sërë detyrash të rëndësishme, si në periudhën 2005-2007, ai ka ushtruar detyrën e zëvëndësministrit të Brendshëm. Gjatë viteve 1997-2005 ka qënë me detyrë Shef i Personelit dhe Organizimit pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij Z. Lezhja ka ushtruar dhe funksione të tjera në poste drejtuese, si p.sh: Drejtor i Shërbimit Informativ të Rendit, në Ministrinë e Rendit Publik, me gradë Gjeneral Brigade, në vitet 1993-1996: Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Financiare, Tiranë, në vitet 1994-1995: Kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar, Durrës, në vitet 1992-1993: Shef i Zyrës së Privatizimit, pranë Komitetit Pluralist, Durrës, në vitet 1991-1992: Shef i Kontrollit të Cilësisë, ORMN, Durrës, në vitet 1987-1991: Kontrollor cilësie në repartin mekanik, Durrës, në vitet 1986-1987.

Z. Lezhja gjatë viteve 1970-1974, ka kryer arsimin e mesëm në gjimnazin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Durrës, dhe ka kryer Studimet e Larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit të Tiranës, dega transport, gjatë periudhës 1981-1986. Gjithashtu Z.Lezhja ka kryer kurse specializimi në Shërbimin Civil. Itali SISDE, në vitin 1993. Generalbrigade Piro Ahmetaj ka lindur më 10 Mars 1963. Karierrën e filloi me studimet në Akademinë Ushtarake Skënderbej në vitin 1983. Më pas ka studiuar në Akademinë e Mbrojtjes Spiro Moisiu dhe në Kolegjin e lartë të Mbrojtjes së NATO në Romë. Gjate karrierës se Tij, Gjenerali ka kryer detyra të ndryshme, deri në nivel batalioni të komandimit operacional, dhe me tej ka shërbyer në pozicione dhe grada të larta të planifikimit dhe drejtimit strategjik në FA. Për përkushtimin dhe kontribute të spikatura, Gjeneral është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje, nga Autoritetet e larta të RSH dhe Autoritete të NATOs. Gjeneral Ahmetaj është promovuar me gradën madhore Gjeneral Brigade me Dekretin Nr. 8232, datë 24.06.2013 të Presidentit të Republikës, me dekret Nr. 8237, datë 28.06.2013 u emërua Zëvendësshef i SHPFA; Janar 2014 Shtator 2015 ka kryer funksionin, dhe shkurt 2016 është ri-emëruar Këshilltar për Mbrojtjen/Ushtarak i Presidentit të Republikës. Për të arritur në këtë nivel grade, ka kaluar nëpër rangjet: Kapiten 1992, Major 1998, Nënkolonel 2004 dhe Kolonel në 2008. Promovimi Gjeneral Brigade u bë në detyrën e Përfaqësuesit Ushtarak Kombëtar (PUK) në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), ku në emër të Qeverisë Shqiptare ka nënshkruar disa marrëveshje mirëkuptimi dhe teknike me NATO-n. Këtë detyrë e mori pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, në Prill 2009. Gjeneral Ahmetaj ka marrë vlerësime të larta për përpjekjet dhe kontributet për ngritjen e Zyrës së PUK te RSH si dhe përkushtimin dhe produktet e tij cilësore, si prej SACEUR, dhe gjithë Autoritetet e Larta të RSH, dhe ato drejtuese të NATO-s. Përpara se të emërohej PUK, ka shërbyer për një vit si Koordinator i vendit tonë për çështjet e integrimit teknik në MCD, SHAPE/ACT. Gjenerali, në periudhën 1999-2008 ka shërbyer në strukturat e planifikimit strategjik të MM dhe SHPFA, si specialist, Oficer Shtabi për MAP, Shef i Sektorit të Bashkëpunimit dhe në detyrën e Zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Ushtarak (J5) në SHP të FA. Në periudhën 1986-1992, pas titullimit, shërbeu në detyra të ndryshme duke filluar nga komandant toge e deri në komandant batalioni në repartet aktive në Shkodër, për të vijuar më pas (1993-1999) me detyra të ndryshme nga Shef i Marëdhënieve Civilo-Ushtarake Brigade, Inspektor dhe Zëvendësshef i Rajonit të Policisë Ushtarake në Vlorë. Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake Skënderbej (gjithë-armësh), ka ndjekur dhe përfunduar me rezultate të shkëlqyera Kursin 2 vjeçar të SHP në Akademinë e Mbrojtjes Spiro Moisiu (2002-2004) dhe Kolegjin e Lartë të NATO, në Romë (në 2006). Ndërkohë gjatë gjithë karrierës ka ndjekur me 10-ra kurse afatshkurtra si për Menaxhimin e Mbrojtes, Diplomacinë Ushtarake, Planifikimin Strategjik, Menaxhin e Krizave, Standartizimin, të nevojshme për aftësimin dhe përditësimin në funksionet që ka kryer. Gjeneral Ahmetaj zotëron gradën/titullin master dhe është duke ndjekur programin për gradën doktor i shkencave në fushën e sigurisë strategjike. Ka po ashtu një aktivitet mjaft të pasur me tituj, analiza, tema studimore, libra dhe botime të ndryshme në organet e shtypit ushtarak dhe civil, brenda dhe jashtë vendit, për çështje që lidhen me Sigurinë Kombëtare, Rajonale dhe Globale, Strategjinë Ushtarake, Sistemin Kombëtar të Sigurisë, Integrimin në NATO, Profesionalizmin e FA, Çështjet e MAP, PARP, Objektivave të Partneritetit, Standardizimin, etj. Për punë të shquar dhe kontribute të veçanta, gjatë karrierës së tij, Gjeneral Ahmetaj është vlerësuar me Urdhëra, Dekorata dhe Medalje të larta. Gjeneral Ahmetaj është i martuar me Znj. Lindita dhe kanë dy fëmijë: Arlind dhe Esmeralda, përkatësisht 23 dhe 21 vjeç. Ylli Asllani ka lindur më 24 Mars 1959 në qytetin e Gjirokastrës. Ai është këshilltar i Presidentit Bujar Nishani për Pushtetin Lokal prej shtatorit të vitit 2013 dhe ofron ekspertizë në fushën e qeverisjes vendore, decentralizimit dhe zhvillimit rajonal. Para kësaj date Ylli Asllani ka shërbyer: Në vitet 2005 2013 në kabinetin e Kryeministrit Berisha si Këshilltar për pushtetin lokal; në vitet 2001 2005 ka qenë President i agjencisë jofitimprurëse AMIV, në vitin 1996 2000 zgjidhet Kryetar i bashkisë Gjirokastër, 1995 1996 sekretar i këshillit bashkiak Gjirokastër, ndërsa në vitet 1991 1995 Drejtor i Uzinës Metalike, pas mbarimit të studimeve në vitet 1987 1990 ka qenë Inxhinier Projektimi në Uzinën Metalike Gjirokastër; në vitin 1987 Diplomohet në Universitetin e Tiranës si Inxhinier Mekanik, profili Impiante të Industrisë; 1980 1982 ka kryer shërbimin ushtarak; ndërsa arsimimin para universitar e ka kryer në vendlindjen e tij Gjirokastër; ai zotëron

frengjisht, anglisht e italisht; Kualifikuar në Administrim publik, Qeverisjen Vendore, Planifikimin e territorit, Trashëgimi monumentale, Marrëdhëniet me publikun, etj. Në aktivitetin të tij publik Ylli Asllani është president i Agjencisë së Mbështetjes së Infrastrukturës Vendore AMIV ku ka realizuar mbi 40 projekte në adresë të demokratizimit të shoqërisë civile, përmirësimit të cilësisë së jetës dhe zhvillimit rajonal duke qenë partner me një seri programesh të Bankës Botërore, USAID it, Europian Aid, Crossborder, IOM, UNHCR, OSBE, Fondacioni Soros, Interreg 2-3, Komisioni për Demokraci i U.S. Embassy. REC, Partners of Albania, etj Ai ka qenë anëtar i Bordit ekonomik të jugut, Këshillit administrativ të universiteteve të Vlorës e Gjirokastrës dhe bordit të Portit të Sarandës si dhe ka qenë disa herë këshilltar bashkie e qarku. Lidhur me kontributin në shoqërinë civile, Ylli Asllani në vitin 2000 është certifikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan me motivacionin Për kontribut të veçantë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare me profesionalizëm dhe aftësi të larta drejtuese. Ylli Asllani është gjithashtu prezent me publicistikën e tij në median e vendit me një seri temash, analiza dhe artikuj në fusha të ndryshme. Ilia Jolldashi Këshilltar Ligjor Lindi më 15 qershor 1966 në qytetin e Elbasanit. Diplomohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Shkencave Politike Juridike, Dega Drejtësi, në vitin 1988. Pas përfundimit të studimeve në këtë fakultet u emërua prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ka punuar në Degën e Shoqërive Publike të këtij rrethi. Më pas emërohet Drejtor i Drejtorisë Juridike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave, ku punoi deri në vitin 2007. Në 2007-ën u emërua Këshilltar i Ministrit të Brendshëm, mandej Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë. Gjatë kësaj kohe ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe Këshilltar i Ministrit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Aktualisht është emëruar Këshilltar Ligjor pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Shaqir Hasanaj Këshilltar Ligjor Lindi më 7 maj 1964 në qytetin e Shkodrës. Studimet universitare i ka kryer në vitet 1991-1995 dhe është diplomuar si Jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Emërohet Jurist i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, detyrë të cilën e ushtroi gjatë viteve 1994-1995. Në vitin 1994 ka marrë pjesë në Sesionin e 78- të të Komitetit Ligjor të European Broadcasting Union të mbajtur në Gjenevë, Zvicër. Në vitet 1996-1999 ka qenë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Në vitet 1995-1996 dhe 1996-1997 ka qenë asistent pedagog i lëndës E Drejtë Detyrimesh, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2000 ka qenë anëtar i grupit të punës pranë OSBE-së për hartimin e projektkodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2001 ka marrë titullin avokat, dhe ka qenë i zgjedhur si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në vitin 2011 ishte anëtar i grupit të punës për përmirësimin e legjislacionit për shërbimin e përmbarimit gjyqësor publik e privat nën drejtimin e projektit EURALIUS. Në vitin 2012 punoi si anëtar i Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Gjyqësor Privat, deri kur emërohet në detyrën e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës. Zoti Hasanaj ka njohuri bazë në gjuhën angleze. Olsi Kristo Këshilltar Ligjor Lindi më 19 shtator 1976 në qytetin e Tiranës. Arsimin e mesëm e kreu në qytetin e lindjes, në shkollën e mesme të përgjithshme Qemal Stafa, në vitin 1995. Studimet e larta i kreu në vitet 1995-1999 në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Drejtësisë ku u diplomua si jurist.

Z. Kristo vjen nga një përvojë disavjeçare pune: në vitet 2001-2003 ka punuar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë në pozicionin e juristit në degën e përfitimeve; në periudhën 2003-2005 ka punuar si jurist pranë Kompanisë së Sigurimeve Sigma sh-a; më pas Këshilltar Juridik i Ministrit të Shëndetësisë në vitet 2005-2007; Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Drejtësisë për periudhën maj-shtator 2007; Prej vitit 2007 deri më 2012 shërbeu me statusin e diplomatit si Sekretar i Parë në Misionin e Republikës se Shqipërisë pranë BE-së në Bruksel si i dërguar i Ministrisë së Drejtësisë për Integrimin Europian si dhe Reformën në Drejtësi. Në periudhën janar 2013 shkurt 2014 punoi si Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Organizimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë. Z. Kristo në vitin 2001 ka marrë titullin avokat. Olsi Kristo njeh shumë mirë gjuhët angleze, italiane dhe franceze. Ledio Nuraj Këshilltar për Protokollin Lindi më 12 gusht të vitit 1978 në qytetin e Vlorës. Arsimin e mesëm e kreu në qytetin e lindjes, në shkollën e mesme të përgjithshme Ali Demi, në vitin 1997. Studimet e larta i kreu në vitet 1997-2001 në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Drejtësisë ku u diplomua si jurist. Zoti Nuraj ka ndjekur në vitin 2001 kursin e trainimit me temë Globalizmi dhe Ligji Ndërkombëtar, në Helsinki të Finlandës; në vitin 2003 ka kryer një program trainimi Mbi Reformën në Administratën Publike dhe Aftësitë Menaxhuese ; në 2004-n programin e zhvillimit Prezantimi me Administratën Publike ; në vitin 2006, programin e trainimit Rishikimi Funksional dhe Reforma në Administratën Publike në Shqipëri, i organizuar nga Instituti i Trainimit ENNA, në Paris, Francë. Ledio Nuraj ka ndjekur studimet pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare, ku është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Në 2008-ën është diplomuar në Universitetin Georgetown në SHBA, për Executive Menagement ; ndërsa në vitin 2011 ka marrë diplomën Master Shkencor, Niveli II, në E Drejtë Kushtetuese dhe Administrative. Z.Nuraj vjen nga një përvojë disavjeçare pune: në vitet 2003-2006 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Departamentin e Administratës Publike; në periudhën 2006-2007 Drejtor i Shërbimeve të Brendshme pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; më pas Këshilltar për Administratën Publike, pranë Ministrit të Brendshëm në vitet 2007-2009; Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë në vitet 2010-2011; Drejtor i Menaxhimit, Zhvillimit dhe Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Brendshme në vitet 2011-2012. Aktualisht është emëruar Këshilltar për Protokollin i Presidentit të Republikës. Ledio Nuraj njeh gjuhët angleze dhe italiane.