Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

Similar documents
Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Raporti i Performancës së Komunave

QEVERISJA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE RASTET STUDIMORE PËR PRAKTIKAT MË TË MIRA - GRUPI ROR DHE ASAMBLETË KOMUNALE TË FËMIJËVE

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Reforma e administratës publike në Kosovë

Të rinjtë e të sotmes janë liderët e së nesërmes. Rrjeti Rinor i Kosovës

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE, ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Rezultate nga Hulumtimi për jetën kulturore në KOMUNËN E PRIZRENIT

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

PLANI ZHVILLIMOR STRATEGJIK Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Republika e Kosovës PLAN STRATEŠKOG RAZVOJA

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

PLANI STRATEGJIK PËR PROMOVIM DHE EDUKIM SHËNDETËSOR

Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të. Podujevës dhe Suharekës

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

TË SHKËPUTUR! RINIA NË ZONAT E PAFAVORIZUARA. Neshat Zeneli

REPUBLIKA E KOSOVËS - РЕПУБЛИКА КОСОВO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE УСТАВНИ СУД CONSTITUTIONAL COURT

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Letër nga Drejtori Ekzekutiv...2. Misioni...3. Rreth ATRC s...3. Historiku i ATRC së...4. Përkrahësit Partnerët Lidhur me këtë raport...

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

REZYME PANAIRI I EDUKIMIT 2016

RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2017 RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2016

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

Kërkime pedagogjike 6. Kërkime pedagogjike. (Përmbledhje punimesh) Prishtinë, 2015

Strategjia e veprimit. për komunitetin serb në komunën e Pejës Publikuar nga: OJQ Syri i Vizionit Qendra Zejtare 64/B Pejë, Kosovë

Një gjeneratë e re për një Kosovë të re

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

Grupet e komunitetit dhe planifikimi urban në Prizren QYTETI GJITHËPËRFSHIRËS Janar 2014, Prizren. I. Hyrje II. Metodologjia e projektit...

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

NJOFTIM FALËNDERIMET. E drejta e autorit Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat), 2012

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

ANALIZË SHOQËRIA CIVILE DHE SHËRBIMET PUBLIKE

Përfshirja e çështjes gjinore në politikat dhe Strategjitë për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe Zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

INDEKSI PËR GJITHËPËRFSHIRJE - FAKTE DHE OPINIONE. Dr. Naser Zabeli & Ma. Lulavere Behluli

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara

PRIZRENI. Qytet që nuk i ka mënjanuar barrierat për PAK

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

Aneksi Përmbledhje e rezultateve kryesore të hulumtimit kuantitativ të kryer për nevoja të këtij raporti nga Index Kosova - Partner of BBSS

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Transcription:

REPUBLIKA E KOSOVËS Republika Kosova - Republic of Kosovo Komuna e Prizrenit Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit - tel: 029/ 626-143 Sektori i Rinisë Politikat rinore të Komunës së Prizrenit Hyrje Të rinjtë në komunën tonë duhet të ndjehen të lirë të ndjekin ëndrrën e tyre, të ndjehen të përkrahur dhe të kenë informacione të plota për mundësitë e realizimit të potencialit individual dhe njëkohësisht të kenë qasje në informata për shërbimet shëndetësore, arsimimin, punësimin, çështjet juridike dhe çështjet tjera me rëndësi për një zhvillim të papenguar të tyre. Mbi këto parime, Politika rinore e Kuvendit të komunës së Prizrenit synon promovimin e marrëdhënieve aktive midis komunës dhe të rinjve. Në veçanti Kuvendi njeh rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, në të gjitha proceset që e prekin statusin e të riut dhe zhvillimin individual si qytetar aktiv sot dhe bazë për zhvillim të qëndrueshëm të komunës tani dhe në të ardhmen. Për ta zhvilluar këtë politikë është angazhuar një numër i madh i të rinjve,organizatave rinore, ekspertëve të fushës dhe janë identifikuar pesë fusha prioritare. Dokumenti paraqet një platformë fillestare ndërmjet të nevojshmes dhe të mundshmes për (1) avancimin e infrastrukturës rinore (2) rritjen e pjesëmarrjes aktive të rinisë në proceset shoqërore (3) krijimin e mundësive dhe përkrahjen e punësimit të rinjve (4) edukimin cilësor dhe parandalimin e dukurive të shëmtuara tek të rinjtë si dhe (5) fuqizimin dhe qëndrueshmërinë e Qendrës Rinore dhe të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL). Këto fusha e sigurojnë një bazë fillestare për formulimin e programeve konkrete duke u përqendruar në pesë prioritete, por në asnjë mënyrë nuk përkufizojnë të gjitha nevojat e të rinjve.

Zhvillimi i politikave rinore paraqet një poçes të vazhdueshëm të grumbullimit të dhënave, administrimit dhe analizimit të tyre me qëllim të njohjes së saktë të gjendjes së të rinjve, nevojave aktuale dhe aspiratave të tyre. Për këtë qëllim të gjitha drejtoritë komunale dhe institucionet qe ofrojnë shërbime profesionale në koordinim të ngushtë me drejtorinë përgjegjëse për rini, do të nxjerrin çdo vit një raport për gjendjen e të rinjve dhe përmes konsultimeve me të rinjtë dhe organizatat rinore, për vizionin e tyre. Për qëllimet e zbatimit të kësaj politike mosha rinore është përkufizuar si grupmoshë prej moshës 15 deri 24 vjeçare, meshkuj dhe femra, nga fshati dhe qyteti dhe pa dallim përkatësie etnike, fetare dhe sociale. Kuvendi i komunës së Prizrenit inkurajon të rinjtë të ndihmojnë që qyteti i Prizrenit dhe e gjithë komuna të bëhet një vend i bukur dhe atraktiv për të rinjtë, për të gjithë qytetarët, për vizitorët dhe investitorët vendas dhe të huaj. Duke i aprovuar Politikat rinore, kuvendi komunal zotohet për një partneritet në vazhdimësi me shoqërinë civile dhe në veçanti me të rinjtë e komunës, institucionet dhe organizatat e tyre të përfaqësimit. Janë identifikuar pesë (5) politika kryesore të cilat mendohen të zbatohen në komunën e Prizrenit. Periudha zbatuese e politikave të propozuara është tri vjeçare dhe përfshin periudhën 2012 2014. Politikat e propozuara për miratim janë: 1. Avancimi i infrastrukturës rinore 2. Pjesëmarrja aktive e rinisë në proceset shoqërore 3. Krijimi i mundësive dhe përkrahja e punësimit të të rinjve 4. Edukimi dhe parandalimi i dukurive të dëmshme për rininë 5. Fuqizimi dhe qëndrueshmëria e Qendrës Rinore dhe Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) Për secilën politikë të propozuar është pasqyruar buxheti. Vlera e përgjithshme e zbatueshmërisë së politikave të propozuara për periudhën trevjeçare është ~ 130.850 Euro.

1. Avancimi i infrastrukturës rinore Çështja/Përshkrimi: Mungesa e politikave të qëndrueshme ka bërë që sot një numër i madh i organizatave, grupeve dhe individëve të moshave rinore në qytetin e Prizrenit të mos kenë hapësira fizike ku mund të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e veta jashtë sistemit të arsimit formal. Po ashtu, edhe shumë të rinj jashtë shkollorë, që janë të papunësuar, kanë nevojë për këto hapësira fizike për të ushtruar e zhvilluar aktivitete e njohuri në lëmi të ndryshme. Me një dizajnim më të mirë të politikave për rininë do të kishim arritur që të ndikonim në përmirësimin e infrastrukturës rinore si asaj fizike ashtu dhe asaj ligjore. Qëllimi: 1.1. Sigurimi i objekteve, dedikuar grupeve dhe organizatave rinore 1.2. Rritja e buxhetit për çështjet që lidhen me rininë Masat: 1.1.1. Të identifikohen objektet dhe hapësirat ekzistuese të cilat potencialisht mund të shfrytëzohen për aktivitetet rinore 1.1.2. Arrihet marrëveshja ndërmjet drejtorive gjegjëse me qëllim që të sigurohen objektet publike falas në shërbim të organizatave rinore 1 për zhvillimin e aktiviteteve rinore 1.1.3. Identifikohen dhe kontaktohen organizatat rinore dhe u ofrohet mundësia e shfrytëzimit të objekteve dhe hapësirave tashmë të dedikuara për të rinjtë 1. 2.1. Organizohen takime periodike mes organizatave rinore, institucioneve komunale dhe komunitetit donator 1. 2.2. Mblidhen dhe ofrohen të dhëna për nevojat buxhetore për çështjet rinore përfshirë dhe sektorin komunal të rinisë Ndikimi i politikës së zbatuar: Me aprovimin dhe zbatimin e kësaj politike për avancimin e infrastrukturës rinore pritet që objektet dhe hapësirat ekzistuese të shfrytëzohen nga organizatat rinore, të cilave u lehtësohet qasja pasi kjo politikë zvogëlon ngarkesat financiare për zhvillimin e aktiviteteve. Kjo politikë ofron gjithë-përfshirjen e rinisë në synimin e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë. Kjo politikë po ashtu zgjon interesimin e komunitetit të donatorëve por edhe të palëve të tjera të interesit për të përkrahur iniciativat rinore si psh ofrimi i trajnimeve, kurseve për rininë jashtë shkollës, trajtimin e çështjeve me të cilat ballafaqohet rinia në vendet rurale, trajtimin e çështjeve me të cilat ballafaqohet rinia e etnive jo-shqiptare, përkrahja e aktiviteteve që përmirësojnë pozitën e femrës në shoqëri, të personave me 1 Me organizata rinore nënkuptohen OJQ-të rinore, grupet joformale të shkollave si klubet e shkencëtarëve të rinj etj. Organizatat rinore politike përjashtohen nga ky definicion.

aftësi të kufizuar përfshirë edhe rininë në shkolla. Kjo politikë hap dyert dhe ofron mundësitë për ndërmarrjen e aktiviteteve në bashkëpunim edhe me institucionet tjera lokale dhe qendrore, po ashtu edhe me komunitetin e biznesit. Bartësit: DKRS/Sektori i rinisë, KVRL, drejtoritë përkatëse të Kuvendit Komunal Përkrahësit: OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare, organizatat rinore jo-formale, institucionet shkollore dhe palët tjera të interesit Vlera e përafërt e zbatimit: 1.1.1. 2700 Eur (shpenzimet e transportit: 3 x 300 Eur x 3 vjet) 1.1.3. 1800 Eur (shpenzimet e transportit dhe komunikimit: 3 x 200 Eur x 3 vjet) 1.2.1. 4500 Eur (3 takime x 500 Eur për takim x 3 vjet) 1.2.1. 4500 eur (1 hulumtim/analizë për vit x 3 vite x 1500 Eur) Gjithsej vlera e zbatimit të politikës: ~ 13.500 Eur

2. Pjesëmarrja aktive e rinisë në proceset shoqërore Çështja: Sipas të dhënave nga statistikat zyrtare, si në të gjithë Kosovën ashtu edhe në Prizren, të rinjtë paraqesin më shumë se gjysmën e popullatës së kësaj komune. Pjesëmarrja e të rinjve në proceset shoqërore është shumë e ulët dhe të dhënat statistikore tregojnë rënie të interesit të tyre për përfshirje në proceset shoqërore 2. Prandaj, është e rëndësishme që të përkrahen të rinjtë në ngritjen e kapaciteteve të pjesëmarrjes aktive, ngritjes së bashkëpunimit dhe kyçjes në vendimmarrje, duke përfshirë të rinjtë nga zonat rurale, të rinjtë nga minoritetet, të rejat dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar, si dhe të gjithë të rinjtë e tjerë. Ne mendojmë, se një përkrahje e tillë që u mundëson avancimin në pjesëmarrje dhe ngritjen e aftësive pjesëmarrëse të të rinjve, është interes i gjithë shoqërisë kosovare e në veçanti asaj prizrenase. Qëllimi: 2.1. Hartimi i urdhëresës dhe lëshimi i vendimit për drejtoritë komunale përmes së cilës strukturave rinore u ofrohet mundësia e përfshirjes në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet ku preket interesi i rinisë 2.2. Ndërgjegjësimi i rinisë dhe i strukturave të tyre për pjesëmarrje të shtuar në proceset shoqërore Masat: 2.1.1. Organizohen takime me strukturat udhëheqëse të komunës 2.1.2. Ofrohet asistencë teknike në hartimin e urdhëresës 2.1.1. Organizohen fushata informuese dhe ndërgjegjësuese për përfshirje të strukturave rinore në vendim-marrje 2.2.2. Ndërmerren nismat për përfshirje të strukturave rinore në vendim-marrje 2.2.3. Përkrahen këshillat rinore të shkollave lidhur me shënimin e datave të rëndësishme Ndikimi i politikës së zbatuar: Të organizojë dhe përkrahë trajnime për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve Të organizojë aktivitete ndërkulturore dhe projekte të përbashkëta brenda dhe jashtë komunës Të përkujdeset për shtrirje të organizatave dhe grupeve rinore në zonat rurale 2 Me përfshirje në proceset shoqërore në këtë politikë nënkuptohet përfshirja e strukturave rinore në vendimmarrje, gjegjësisht prezenca dhe ofrimi i alternativave nga ana e strukturave rinore në takimet vendim-marrëse të organeve komunale.

Të përkujdeset dhe të përkrahë aktivitetet mes grupeve dhe organizatave rinore të etnive të ndryshme Të organizojë kampe rinore për të rinjtë Të krijojë marrëdhënie frytdhënëse me grupe apo organizata rinore Të përkrahen programet për shkëmbime të ndërsjellta mes të rinjve Ngritja e kapaciteteve të organizatave dhe grupeve rinore Të ofrojë mundësi për kyçje të rinisë në aktivitete me grupe të tjera (koalicionet dhe aleancat) Të identifikojë rininë pasive Bartësit: DKRS/Sektori i rinisë, Kryetari i komunës, KVRL, Drejtoritë komunale Përkrahësit: OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare, shkollat e mesme dhe shkolla e lartë, sektori i kulturës dhe sportit, departamenti i rinisë në nivel qendror. Vlera e përafërt e zbatimit: 2.2.1. a) 3 koncerte (1 koncert x 1800 x 3 vjet ~ 5400 Eur) b) 6 TV debate/emisione (2 debate x 150 Eur x 3 vjet ~ 900 Eur) c) 9 radio-debate (3 debate x 100 Eur x 3 vjet ~ 900 Eur) ç) 3 TV spote (3 TV spote x 750 Eur për spot ~ 2250 Eur) d) Broshura (30000 x 0.5 Eur ~ 15.000 Eur) e) Informatorë ( 10.000 x 0.1 ~ 1000 Eur) 2.2.3. 10 nisma të këshillave x 200 Eur x 3 vjet ~ 6.000 Eur Gjithsej vlera e zbatimit të politikës: ~ 31.450 Eur

3. Krijimi i mundësive dhe përkrahja e punësimit të të rinjve Çështja: Numri më i madh i qytetarëve të komunës sonë përbëhet nga grup-mosha rinore të cilët janë të prekura nga papunësia. Kjo situatë është një mundësi më shumë në drejtimin e këtyre të rinjve ndaj dukurive negative për shoqërinë si: krimin dhe prostitucionin, abuzimin me drogën, përdorimin e alkoolit, emigrimin etj. Për këtë arsye, është më se e nevojshme që, të rinjve punëkërkues të cilët janë të gatshëm për tregun e punës, t i përkrahim dhe atyre të rinjve që s janë të gatshëm për tregun e punës t ju sigurojmë një edukim më të mirë. Qëllimi: 3.1. Identifikohen profilet deficitare të tregut të punës në komunën e Prizrenit 3.2. Ndërgjegjësohet, inkurajohet dhe përkrahet rinia lidhur me shkathtësitë për vetëpunësim 3.3. Zhvillohen shkathtësitë e të rinjve përmes Qendrës për Aftësim Profesional 3.4. Qendra e Punësimit ndërmerr veprime afirmative 3 lidhur me punësimin e të rinjve Masat: 3.1.1. Kryhen hulumtime të vazhdueshme për kërkesat e tregut të punës 3.1.2. Komuna stimulon nismat të cilat çojnë drejt punësimit të t rinjve 3.2.1. Organizohen fushata të vazhdueshme ndërgjegjësuese për rininë lidhur me orientimin në karrierë 3.3.1. Organizohen trajnime të vazhdueshme për të rinjtë në profilet deficitare të tregut të punës 3.4.1. Qendra e punësimit harton politikën e brendshme me të cilën në çdo proces të punësimeve përfshihen të paktën 50 % e të rinjve të evidentuar si të papunë Ndikimi i politikës së zbatuar: Të organizojë dhe përkrahë trajnime për rininë e pakualifikuar dhe rininë me aftësi të kufizuara Të bashkëpunojë dhe përkrahë hapjen e atyre shkollave profesionale apo OJQ - ve rinore që merren me këto trajnime specifike Organizimi i seminareve, trajnimeve për aftësimin dhe stimulimin e të rinjve për krijimin e bizneseve të vogla, po ashtu edhe për vetëpunësim 3 Me veprime afirmative nënkuptohet politika favorizuese për grupe të caktuara të margjinalizuara

Bartësit: DKRS/Sektori i rinisë, Kryetari i komunës, KVRL, Drejtoritë komunale Përkrahësit: OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare, shkollat e mesme dhe shkolla e lartë, sektori i kulturës dhe sportit, departamenti i rinisë në nivel qendror. Vlera e përafërt e zbatimit: 3.1.1. 3 hulumtime x 1500 Eur x 3 vjet ~ 4500 Eur 3.1.2. a) 6 TV emisione tematike (2 debate x 150 Eur x 3 vjet ~ 900 Eur) b) 3 TV spote tematike (3 TV spote x 750 Eur për spot ~ 2250 Eur) c) 9 radio emisione tematike (3 debate x 100 Eur x 3 vjet ~ 900 Eur) ç) Broshura (10.000 x 0.5 Eur ~ 5.000 Eur) d) Informatorë ( 10.000 x 0.1 ~ 1000 Eur) 3.2.1. a) 6 TV emisione tematike (2 debate x 150 Eur x 3 vjet ~ 900 Eur) b) 3 TV spote tematike (3 TV spote x 750 Eur për spot ~ 2250 Eur) c) 9 radio emisione tematike (3 debate x 100 Eur x 3 vjet ~ 900 Eur) çi Ndërtimi i panosë informuese për punësim (1 x 3000 Eur) Gjithsej vlera e zbatimit të politikës: ~ 21.600 Eur

4. Edukimi dhe parandalimi i dukurive të dëmshme për rininë Çështja: Me dukuri të dëmshme për rininë është janë nënkuptuar përdorimi i substancave të dëmshme për shëndetin dhe dukuritë e sjelljeve asociale. Mosha e re e popullatës, situata epidemiologjike në botë, infektimi nga HIV/AIDS me indikacione të shtimit të numrit të të rinjve të infektuar, prania e shprehur e konsumimit të substancave narkotike janë arsye që të ndërmerren veprime edukimi dhe parandalimi ndaj këtyre dukurive negative. Njohuritë e pamjaftueshme për këto dukuri negative, mungesa e përvojës parandaluese, mungesa e përfshirjes së të rinjve në luftën kundër këtyre dukurive, krijojnë bazë për zhvillimin e këtyre dukurive devijuese. Qëllimi : 4.1. Ndërgjegjësimi i të rinjve për dukuritë negative 4.2. Përfshirja sa më e madhe e të rinjve në aktivitetet kundër dukurive të këqija 4.3. Parandalimi i përdorimit të narkotikëve, alkoolit dhe duhanit Masat: 4.1.1. Organizohen fushata ndërgjegjësuese lidhur me dukuritë negative 4.2.1. Këshillat rinore të shkollave të mesme organizojnë debate garuese lidhur me dukuritë negative 4.3.1. Angazhohet drejtoria e inspektorateve të ndërmarrin aksione të rregullta në ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit personave nën moshën e lejuar Ndikimi i politikës së zbatuar:: Botimi i materialeve edukativo - propaganduese shëndetësore mbi dukuritë devijuese Trajnimi i trajnerëve prej moshave rinore, të cilët do të bartin më tej njohuritë e tyre Bashkëpunimi me grupet dhe OJQ - të rinore Bashkëpunimi me entet shkollore dhe shëndetësore Bartësit: DKRS/Sektori i rinisë, KVRL, Drejtoritë komunale Përkrahësit: OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare, shkollat e mesme dhe shkolla e lartë, sektori i kulturës dhe sportit, departamenti i rinisë në nivel qendror.

Vlera e përafërt e zbatimit: 4.1.1. a) 3 koncerte (1 koncert x 1.800 x 3 vjet ~ 5.400 Eur) b) 6 TV debate/emisione (2 debate x 150 Eur x 3 vjet ~ 900 Eur) c) 9 radio-debate (3 debate x 100 Eur x 3 vjet ~ 900 Eur) ç) 3 TV spote (3 TV spote x 750 Eur për spot ~ 2.250 Eur) d) Broshura (30.000 x 0.5 Eur ~ 15.000 Eur) e) Informatorë ( 10.000 x 0.1 ~ 1.000 Eur) 4.2.1. (3 debate x 500 Eur x 3 vjet ~ 4.500) Gjithsej vlera e zbatimit të politikës: ~ 29.950 Eur

5. Fuqizimi dhe qëndrueshmëria e Qendrës Rinore dhe Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) Çështja: Qendra Rinore dhe KVRL-ja sfidohen nga qëndrueshmëria e brishtë institucionale. Këto dy palë, për shkak të pamundësisë financiare nuk mund të përfaqësojnë në teësi interesat e të rinjve prizrenas dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme që përmes aktiviteteve të ndryshme të orientojë rininë në kahjene dëshiruar. Po ashtu kjo qendër nuk njihet si entitet legal ose nuk ka miratim zyrtar (licencë) nga komuna ashtu që kjo qendër të jetë në pajtim me kërkesat e agjencioneve donatore lidhur me përkrahjen e eventuale. Po ashtu personeli kyç që merret me çështjet rinore si nga qendra ashtu edhe KVRL-ja nuk kanë zotësi të mjaftueshme në fushën e planifikimit dhe menaxhimit, andaj konsiderohet si i domosdoshëm ndërtimi i këtyre kapaciteteve. Në anën tjetër, pamundësia që në qendër të angazhohet staf i rregullt bën që qendra të mos jetë e përfaqësuar denjësisht dhe përkushtimi të mos jetë në nivelin e dëshiruar. Qëllimi : 5.1. Qendra Rinore dhe KVRL-ja janë entitete legale 5.2. Bashkëpunimi i vazhdueshëm i Qendrës së Rinisë dhe KVRL-së me agjencionet donatore vendore dhe ndërkombëtare 5.3. Ngritja e kapaciteteve për anëtarët e Qendrës Rinore dhe KVRL-së në fushën e qëndrueshmërisë institucionale 5.4. Përkahja e KVRL-së dhe Qendrës Rinore përmes ndarjes së mjeteve financiare 5.5. Qendra rinore dhe KVRL-ja përkrahin aktivitetet e grupeve formale dhe joformale rinore Masat: 5.1.1. Licensohet Qendra Rinore dhe KVRL-ja si organe rinore komunale 5.2.1. Mbahen kontaktet e vazhdueshme me agjencionet donatore vendore dhe ndërkombëtare 5.2.2. Organizohen takime të vazhdueshme me palët e interesit 5.2.3. Informohen të gjitha palët për aktivitetet dhe nevojat e ndryshme të Qendrës Rinore 5.2.4. Rritja e anëtarësisë rinore dhe krijimi i mekanizmave për anëtarësim të vazhdueshëm 5.3.1. Ndërtohen kapacitetet planifikuese dhe menaxhuese të personelit të Qendrës Rinore dhe KVRL-së 5.4.1. Planifikohen dhe alokohen mjete financiare për Qendrën Rinore sipas Udhëzimit Administrativ gjegjës 5.4.2. Hartohet plani vjetor i punës së Qendrës Rinore dhe KVRL-së 5.5.1. Krijohen pako të shërbimeve specifike për assistencë grupeve rinore dhe rritjes së ndikimit të Qendrës Rinore dhe KVRL-së

Ndikimi i politikës së zbatuar: Qendra Rinore bëhet entitet legal dhe fiton bazën për përfitimin e granteve të ndryshme rinore Qendra Rinore fiton qëndrueshmërinë institucionale në kryerjen e funksionit të vet Personeli që merret me rininë prizrenase ka njohuri dhe shkathtësi të mjaftueshme për të përfaqësuar interesat e rinisë dhe për të zhvilluar aktivitete që ndihmojnë rininë në zhvillimin e tyre Bashkëpunimi i koordinuar i të gjitha organeve rinore prizrenase me entitetet tjera vendore dhe nsërkombëtare Bartësit: DKRS/Sektori i rinisë, Qendra Rinore, KVRL, Drejtoritë komunale Përkrahësit: Organizatat lokale dhe ndërkombëtare, shkollat e mesme dhe Universiteti i Prizrenit, sektori i kulturës dhe sportit, departamenti i rinisë në nivel qendror. Vlera e përafërt e zbatimit: 5.2.2. 30 takime (1 takim x 20 Eur për reprezentim x 30 takime x 3 vjet ~ 1.800 Eur) 5.2.3. 4 fushata informuse në vit (4 fushata informuese x 500 Eur x 3 vjet ~ 6.000 Eur) 5.2.4. Rritja e anëtarësisë, mekanizmat (materialet shpenzuese x 150 Eur x 3 vjet ~ 450 Eur) 5.3.1. Organizohen trajnime për planifikim dhe menaxhim (3 trajnime 3 ditore x 2.100 Eur x 3 vjet ~ 6.300 Eur) 5.4.1. 2. Stafi i Qendrës Rinore ( 400 Eur x muaj x 3 vjet ~ 14.400 Eur) 5. 4.1.2. Angazhimi i konsulencës profesionale (3 persona x 600 Eur x 3 vjet ~ 5.400 Eur) Gjithsej vlera e zbatimit të politikës: ~ 34.350 Eur

Dokumenti është hartuar me pjesëmarrje nga: 1) Anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal 2) Qendra e Rinisë 3) Sektori komunal për rini 4) Organizatat rinore të komunës së Prizrenit 5) Iniciativa 6 6) Handikos 7) Skender Boshtrakaj 8) Bari Zenelaj 9) Arben Shala 10) Erkan Vardari Sektori komunal për rini i falënderon të gjithë pjesëmarrësit tjerë të cilët kanë dhënë kontributin për hartimin e këtij dokumenti gjithëpërfshirës. Prizren, Dhjetor 2011

This document was created with Win2PDF available at http://www.daneprairie.com. The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.