~;. REPUBLIKA E KOSOVES i REPU~L1KA KOSOVA (~?f)i. 2g.or. 1..0I~ F'RISHlINE PRiST INA

Similar documents
PRISHTINE PRISTINA.-.J

Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of Kosovo

Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of Kosovo ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKE PROCUREMENT REVIEW BODY

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

Faksi:

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

ÇKA DUHET TË DINI. Libër Informacioni për Operatorët Ekonomik Si të jeni i suksesshëm në Tregun Kosovar të Prokurimit Publik

OFERTA REFERENCE PER SHITJ~N ME SHUMICE TE AKSESIT BITSTREAM. nga. ALBtelecom Sh.a.

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

RAPORTI VJETOR I PUNËS 2011

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

NJOFTIM PËR KONTRATË

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

NJOFTIM PËR KONTRATË

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

RAPORTI VJETOR I PUNËS 2010

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Tregues Vjetore Statistikore Rrjete Fikse

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PËR PAJISJET NËN PRESION

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

Kostoja e ciklit të jetës

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Ofertë referencë. Interkonekcioni. IPKO Telecommunications LLC për. Operatorët e rrjeteve të komunikimeve publike

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Autori është pedagog në Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë në lëndët nga e Drejta Biznesore dhe E drejta Biznesore Ndërkombëtare 2

Politizim

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Tenderometri Komunal. Komuna e Lipjanit. Organizata POLIS 18 shkurt, 2016 Raporti Vjetor Nr. 1

FEMIJEVE NE SHQIPERI

INTEGRIMI I PROKURIMIT NË LIGJIN E BE-SË DHE MBROJTJE

DORACAK MBI PËRPUNIMIN E JASHTËM

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Informacion i Përgjithshëm Periodik Q1-2018

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

IEKA KUJTESË 3. INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Auditors of Albania

Agjencia Kosovare e Privatizimit

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Transcription:

~;. REPUBLIKA E KOSOVES i REPU~L1KA KOSOVA (~?f)i ORGANI SHQiRMS I PROKURiflilT imo la Rt.ZMATRANJr. NAB:,;if: NrJSr. 1~1, Datii/Dlllim,!.!!:L_-:------: 2g.or. 1..0I~ F'RISHlINE PRiST INA REPUBUKA E KOSOvES!REPUBUKA KOSOV N REPUBIJC OF KOSOVO ORGAN! SHQYRTUFS I PROKURIMIT/ TELO ZA RAZMATRANJE NABAVK1I PROCUREMENT REVIEW BODY PSH.nr. 71/14 PANELI SHQYRTUES I PROKURIMIT i emeruar nga kryetari ne baze te nenit 105 pika 1 dhe 2 si dhe nenit 106 te Ligjit per Prokurim Publik te Kosoves nr. 04IL-042, ne perberje prej Ekrem Salihu -Kryetar, Tefik Sylejmani-Referues, Vjollca Kurtishaj- Anetare, Hysni Hoxha-Anetar dhe Bajram Zogiani-Anetar, duke vendosur sipas ankeses se parashtruar nga OE "Brookside International LTD" me seli ne British Virgin Islands, lidhur me aktivitetin e prokurimit "Avancimi dhe implementimi i teknologjive mobile brez gjera faza 3G dhe LTE" me nr.prok. PTKl13/2101114, te iniciuar nga autoriteti kontraktues (AK}-Posta dhe Telekomi i Kosoves sh.a (PTK), ne seancen e dt.21 Maj 2014, mori kete: VEND 1M I. Refuzohet, ankesa e OE "Brookside International LTD" me seli ne British Virgin Islands, e 17 prillit 2014, me nr. 71114,lidhur me aktivitetin e prokurimit "Avancimi dhe implementimi i teknologjive mobile brez gjera faza 3G dhe LTE" me nr.prok. PTKl13/2101114, te realizuar nga autoriteti kontraktues- Posta dhe Telekomi i Kosoves sh.a, si e pabazuar. II. Aprovohet, vendimi i autoriteti kontraktues- Posta dhe Telekomi i Kosoves sh.a, per aktivitetin e prokurimit "Avancimi dhe implementimi i teknologjive mobile brez gjera faza 3G dhe LTE" me nr.prok. PTKl13/210/114, dhe rekomandohet autoriteti kontraktues- 'PTK te vazhdoj me procedura te metutjeshme per kete aktivitet te prokurimit. Autoriteti kontraktues ne afat prej 10 ditesh duhet ta informoj me shkrim panelin shqyrtues per te gjitha veprimet e ndermarra lidhur me kete aktivitet te prokurimit. III.Mos respektimi i ketij vendimi e detyron panelin shqyrtues qe konform dispozitave ligjore te nenit 131 te LPP-se nr. 04IL-042, te ndermarre masa ndaj autoritetit kontraktues. Sanksionet (masat ndeshkimore) te ketij vendimi jane te parashikuara ne nenin e lartpermendur. 1

IV. Meqenese pretendimet ankimore te operatorit ekonomik ankues "Brookside International LTD" jane te paqendrueshme, i behet konfiskimi i sigurimit te ankeses ne shume prej 500.00 (peseqind euro). ARSYETIM Operatori ekonomik "Brookside International LTD" me seli ne British Virgin Islands, si pale e pakenaqur, me 17 prill 2014, ka parashtruar ankese me nr. te prot. 71114, gjate fazes se tenderimit, lidhur me aplikimin e procedures se negociuar pa publikim te njoftimit per kontrate per aktivitetin e prokurimit "Avancimi dhe implementimi i teknologjive mobile brez gjera faza 3G dhe LTE", te iniciuar nga autoriteti kontraktuesl Posta dhe Telekomi i Kosoves sh.a. Operatori ekonomik ka pretenduar se autoriteti kontraktues ka bere shkelje esenciale te dispozitave te LPP-es nr. 041L-042, siyjane: Shkelje e nenit 6 te LPP-se, Ekonomiciteti dhe Efikasiteti; Shkelje e nenit 7 te LPP-se, Barazia ne Trajtiml Jo-Diskriminimi; Shkelje e nenit 28 te LPP-se, Specifikimet teknike; Shkelje e nenit 35 paragrafi 3 te LPP-se, Procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit te kontrates ; Nese ky proces do te zhvillohej permes procedurave te rregullta per nje tender te hapur do te krijoheshin rrethanat per kushte te barabarta te konkurrences dhe perdorim te fondeve publike ne menyre transparente duke u siguruar qe ymimi i ofruar nuk do te jete me i larte se ymimi i tregut. Organi Shqyrtues i Prokurimit pas pranimit te ankeses, ne baze te nenit 113 dhe 114 te LPP-se nr. 041L-042, ka autorizuar ekspertin shqyrtues-teknik per te shqyrtuar aktivitetin e prokurimit "Avancimi dhe implementimi i teknologjive mobile brez gjera faza 3G dhe LTE" si dhe vjefshmerine e te gjitha pretendimeve te pales ankimore operatorit ekonomik "Brookside International LTD" me seli ne British Virgin Islands. Eksperti shqyrtues ne raportin e ekspertizes, te 06,majit 2014, ka konstatuar se autoriteti kontraktues PTK ka respektuar nenin 6, 7 dhe 28 te LPP-se, dhe se aplikimi i procedures se negociuar pa publikim te njoftimit per kontrate per aktivitetin e prokurimit "Avancimi dhe implementimi i teknologjive mobile brez gjera faza 3G dhe LTE", eshte konform nenit 35 paragrafi 3 i LPP-se duke pas parasysh natyren dhe komplikueshmerine e ketij projekti, andaj i rekomandon panelit shqyrtues qe ankesa e OE. ankues te hudhet si e pabazuar dhe autoriteti kontraktues te vazhdoj tutje me kete aktivitet te prokurimit. Autoriteti kontraktues-ptk sh.a. permes parashtreses me nr. te protokollit 71114,te 07 majit 2014, e ka njoftuar Panelin Shqyrtues se pajtohet me mendimin ekspertit shqyrtuesteknik te dhene ne raportin e ekspertizes se, 06 maj 2014. 2

Operatori ekonomik ankues permes parashtreses me nr. te protokollit 71114,te 09 maj 2014, e ka njoftuar Panelin Shqyrtues se nuk pajtohet me mendimin ekspertit shqyrtuesteknik te dhene ne raportin e ekspertizes se, 06 maj 2014. Gjate seances se shqyrtimit kryesor, me 21 maj 2014, ishin prezent: anetaret e panelit shqyrtues, perfaqesuesi i OE.ankues te chin e perfaqesoj Goran Anastasievic, perfaqesuesi i autoritetit kontraktues Mentor Hema, si dhe eksperti shqyrtues z.basri Fazliu. Ne kete seance u prezantuan provat duke u bere kontrollimi dhe analizimi i dokumentacionit te aktivitetit te prokurimit i chi perbehet nga: autorizimi i aktivitetit te prokurimit, njoftimi per kontrate, dosja e tenderit, ankesa e operatorit ekonomik ankues, raporti i ekspertit shqyrtues, si dhe pergjigjja e Autoritetit Kontraktuese dhe operatorit ekonomik ankues mbi raportin e ekspertizes. Perfaqesuesi i operatorit ekonomik ankues z.goran Anastasievic gjate seances nder te tjera deklaroi:" se qendrojme plotesisht prane ankeses qe kemi dorezuar, dhe te gjitha pretendimeve qe i kemi permendur ne ankese per shkelje te nenit 6 ekonomiciteti dhe eflkasiteti, shkelje te nenit 7 barazia ne trajtim jo diskriminim, shkelje te nenit 28 specifikimet teknike, shkelje te nenit 35.2lidhur me qeverisjen dhe zbatimin e Hgjit, me qene se keto pika qe permendem kane te bejne me qeverisjen dhe zbatimin e ligjit ne mendojme se te njejtat jane shkelur. Ne vazhdim te prezantimit perfaqesuesi i operatorit ekonomik ankues theksoi se ne raportin e ekspertizes konstatimi 6 dhe 7 jane ne kunderthenie njeri me tjetrin, per arsye se ne konstatimin 6 thuhet "Autoriteti Kontraktues mbetet pergjegjes per ~mimet e kontrates per mos publikimin e njoftimit dhe ~do veprim tjeter lidhur me kete ~eshtje, nderkaq te konstatimi vijues "Autoriteti Kontraktues lirohet nga pergjegjesite e shkeljeve te dispozitave ligjore te prokurimit". Ne kete pike bie poshte ~do konstatim i ekspertit, sepse eshte kunderthenes me veten, ka shkelur dispozitat ligjore ne menyre te qellimshme duke e ditur se Autoriteti Kontraktues eshte pergjegjes dhe ka rekomanduar ne menyre te njeanshme vazhdimin e aktivitet te prokurimit. Gjithashtu kemi pretendime per monopolin e krijuar, ku me kontrata te mehershme me operatoret ekonomik paraprak Autoriteti Kontraktues i ka dhene hapesire ''Nokia Solution Neteworks" dhe "Alkatel" te krijoj monopol ne ~do veprimtari te teknologjive brez gjera, i chi ka krijuar hapesire manovrimi te sigurt qe edhe ne te ardhmen te pemtoj nga aktivitetet e prokurimit. Nje veprlm i tille paraqet shkelje esenciale te rregullave tenderuese dhe parimeve te pasterta te konkurrences, e posa~erisht ne kete rast kur behet fjale per buxhetin e krijuar nga parat e taksapaguesve te Kosoves. Me tutje fjalen e morl perfaqesuesi i operatorit ekonomik per ~eshtje teknike z.dibra, i chi deklaroj : " ne kemi analizuar raportin e ekspertit teknik per ankesen tone, dhe i cilesojme konstatimet teknike si te pabazuara me standarde nderkombetare. Duke kaluar te konstatimi nr. 2, do doja te citoj ekspertin "integrimi i sistemeve te reja me sistemet aktuale mund te behet vetem nga prodhues te njejte te pajisjeve". Ky konstatim eshte i pabazuar pasi integrimi mund te behet nga cilido prodhues i chi permbush standardet nderkombetare te trupit standardizues "3GPP". 3

Ky eshte nje grup i chi unifikon organizatat kryesore standardizuese globale te telekomunikacionit, pjese e te cilave eshte edhe ETSI. Ky eshte instituti zyrtarisht pergjegjes per standardizimin e teknologjise se telekomunikacionit ne Bashkimin Evropian. SpecifIkimet e ketij instituti percaktojne nder faqet dhe protokollet qe prodhuesit e pajisjeve duhet ti ndjekin ne menyre qe te veprojne me njeri tjetrin. Te gjithe prodhuesit kryesore te pajisjeve si "Ericsson", "Nokia Solution Netwroks", "Alkatael Lucent", "ZTE", "Samsung" etj, permbushin keto rregulla, per rrjedhoje secili nga keta prodhues eshte ne gjendje te furnizoj PTK me pajisje dhe sherbime per leshimin e rrjetit 3G dhe LTE. Ne gjithe boten ka shembuj ku rrjeti mobil eshte ndertuar nga prodhues te ndryshem per rrjetin 2G dhe 3G dhe LTE. Lista eshte teper e gjate, por dua te zgjedh pak shembuj ne rajonin tone ne Bullgari OE "Viva Com" eshte ne kete situat, gjithashtu ne Shqiperi OE "Vodafone" ka pajisjet e tij 2G te siguruara nga "Ericsson", ndersa per 3G nga "Nokia Solution Networks". Doja te dija me cilin standard apo shembull bazohet eksperti per te dal ne perfundimin e cituar me larte. Ky perfundim eshte i pasakte dhe i pabaze dhe na bene te dyshojme ne aftesite teknike te ekspertit ne fushen e telekomunikacionit. Konstatimi nr. 3 i ekspertit citoj "ky avancim eshte i mundshem dhe detyrimisht duhet bere vetem prodhuesit e pajisjeve ekzistuese mbi bazen e pronesise intelektuale dhe te drejtes autoriale", ky pretendim eshte i pabazuar teknikisht pasi sipas standardeve te ETSI te lartcekur dhe Bashkimit Evropian, rrjeti 2G i prodhuesit A mund te nderveproj me rrjetin 3G dhe LTE te prodhuesit B pa cenuar te drejten autoriale dhe pronesise intelektuale, pasi te gjitha faqet e komunikimit jane faqe te hapura. Shembull konkret vjen nga vet PTK, e cila ne fazen 6 te zgjerimit te rrjetit zgjodhi nje prodhues tjeter "Nokia Solution NEtwork" te ndryshem nga prodhuesi ekzistues i asaj kohe "Alkatel Lucent". Prodhuesi i ri "NSN" u integrua me rrjetin ekzistues qendror te prodhuesit "Alkatel Lucent" pa cenuar te drejtat autoriale dhe pronesine intelektuale, sot gjendemi para te njejtit situat ku brezi gjere "3G" dhe "LTE" mund te integrohet pa cenuar keto te drejta. Sa i perket konstatimit nra te ekspertit, ne rastin e perzgjedhjes se pajisjeve nga nje prodhues tjeter, nuk ka kufizime teknike sa i perket planifikimit te frekuencave radio, valet elektromagnetike perhapen ne breza frekuentore te ndryshem, dhe me kete rast interferenca e shkaktuar nga valet "GSM" ekzistuese te prodhuesi A dhe 3G te prodhuesit B nuk eshte me e madhe se interferenca e shkaktuar nga te njejtit prodhues, nuk eshte e nevojshme qe prodhuesi i pajisjeve "3G" dhe" LTE" ne rastin kur eshte i ndryshem nga prodhuesi ekzistues te nderhyj ne pajisjet e prodhuesit ekzistues. PTK gezon drejten te prezantoj ne rrjetin e saj pajisje te cilit do prodhues qe del fitues permes tenderit te hapur, dhe prodhuesit ekzistues jane detyruar te bashkepunojne nepermjet protokolleve te nderfaqeve te hapura te shpjeguara ne pikat me larte. Sa i perket konstatimit nr. 5 te ekspertit, ndertimi i pajisjeve "3G" dhe "LTE", mund te behet i pavarur nga sistemi aktual i pajisjeve dhe me qene se integrimi i pajisjeve do behet sipas standardeve te BE sipas "3GPP" dhe "ETSI", atehere arrihet ne perfundim se nuk mund te paragjykohet ky integrim si me i shpejte apo me i ngadalte, me i kushtueshem apo me i lire, e vetmja menyre e percaktimit eshte permes tenderit te hapur. 4

Ne vazhdim perfaqesuesi i operatorit ekonomik ankues shtoi se, nuk eshte e detyrueshme teknikisht qe rrjeti "30" te ngrihet mbi pajisjet ekzistuese "20". Eksperienca nderkombetare ka treguar se operator ekonomik te shumte zgjedhin prodhues te ndryshem per rrjetin "20" dhe "30". Nese argumenti i Autoritetit Kontraktues do qendronte, atehere gjithe operatoret ekonomik do duhej te zgjedhin te njejtin prodhues per "2g" dhe "30", gje qe nuk ndodh. Se fundmi 9mimi i ofertuar nga prodhuesit e tjere ne keto pajisje te telekomunikacionit nuk mund te paragjykohet, ne te njejten forme afatet e realizimit, karakteristikat teknike dhe garancite nuk mund te paragjykohen gjithashtu. Menyra e vetme e percaktimit te kostos se projektit ne menyre konkurruese eshte permes tenderit te hapur. Ne nuk pretendojme se do jemi titues te ketij tenderi, por per shkak te konkurrences se lire ne thjesht duam te marrim pjese. Ne fund perfaqesuesi i operatorit ekonomik ankues shtoi, se autoriteti kontraktues PTK ka bere shkelje e nenit 28 te LPP-se, dhe njeherit kerkoj qe ankesa te aprovohet si e bazuar, dhe te urdherohet Autoriteti Kontraktues-PTK qe te shtyj afatin per dorezimin e ofertave, si dhe te korrigjoj specifikat teknike qe jane specifika diskriminuese". Ojate seances degjimore perfaqesuesi i autoritetit kontraktues z.mentor Hema nder te tjera theksoi:" ne pajtohemi me gjitha konstatimet e ekspertit shqyrtues. Pretendimi i operatorit ekonomik ankues per geshtje te mehershme per pajisje, mendoj se nuk jane teme e kesaj seance, ne kete procedure e kemi nisur me gjendjen faktike te pajisjeve dhe rrjetit qe jane pajisje te "ALU " dhe" NSN". Lidhur me konstatimet tjera te operatorit ekonomik, nuk jane perfshire ne ankesen fillestare, duke pas parasysh qe ky eshte nje projekt shume kompleks ne mbesim tek arsyetimet e dhena- kerkesen e bere ne KRPP per procedure te negociuar. Ojithashtu shtoj se deklaratat teknike nuk jane dhene nga asnje prodhues te cekur nga pala ankuese, per 9do pergjigje me detale duhet na dorezuar kjo liste shume e gjer e pretendimeve teknike. Sa i perket shembujve ne bote, ne kemi operator ekonomik te dyte te telefonise mobile "IPKO" i cili ka bere ngritjen e sistemit "30" me prodhuesin e pajisjeve ekzistuese, si9 jemi informuar nga njesia teknike. Eksperti shqyrtues z.basri fazliu gjate seance degjimore nder te tjera deklaroi:" mbes teresisht prane ekspertizes se dates 06.05.2014. Duke u bazuar ne ate qe eshte cekur ne konstatimet e kesaj ekspertize mendoj se Autoriteti Kontraktues -PTK ka vepruar ne harmoni me nenin 35 par. 2.1 (i), (ii), kur ka vendosur te veproj me kete lloj te procedures, per arsye se ky nen i jep te drejte Autoritetit Kontraktuese qe te mbroj te drejtat e prones Intelektuale. Po ashtu sipas vendimit nr. 400 i ARKEP, implementimi i teknologjise brez gjere "30" dhe "40" duhet te behet duke riperdor brezat ekzistues frekuencore 900Mhz dhe 1800mhz, kjo menyre e implementimit perbene kuflzime serioze teknike ne rast te zgjedhjes se pajisjeve te nje prodhuesi tjeter te ndryshem nga "ALU" dhe" NSN". Eksperti shqyrtues ne vazhdim pohoi se po ashtu ne rast te implementimit te nje teknologjie tjeter, marrim shembull nderprerjen e sistemit sa do i vogel qe do te jete, ne rastin e montimit apo pershtatjes se integrimit te pajisjeve ekzistuese nga prodhues te ndryshem prej pajisjeve aktuale do te shkaktoj nje humbje te madhe financiare te kompanise dhe humbje te ofrimit te sherbimeve per konsumatore, qe do te ishte rrezik i madh i pariparueshem. 5

Eksperti shqyrtues lidhur me pretendimin e ngritur nga perfaqesuesi i operatorit ekonomik ankues ne fjale se konstatimi 6 dhe 7 jane ne kunderthenie me njeri tjetrin, deklaroj se nuk pajtohem me kete pretendim per arsye se ne konstatimin nr. 6 eksperti ka pershkruar se nuk qendron pretendimi per shkelje te ketij neni 6, ne rastin e procedures konkrete, dhe ne konstatimin nr. 7 po ashtu ka pershkruar se nuk qendron pretendimi per mosrespektim te nenit 7 te LPP-se, duke u hazuar ne ate se kjo procedure eshte procedure e veyante qe ka zgjedh Autoriteti Kontraktues, dhe nuk ka ndonje diskriminim siy pershkruan nenin 7 apo ndonje speciflkacion qe diskriminon operatoret ekonomik. Ne pyetjen e anetarit te panelit se yfare veprime ka ndermar autoriteti kontraktues qe te percaktohet per kete lloj procedure, dhe a keni menduar se ka operator ekonomik te mjaftueshem per implementimin e ketij sistemi, ne pergjigje z. Hema deklaroi:" Autoriteti Kontraktues nuk eshte percaktuar rastesisht me kete lloj procedure, pasi vetem kjo procedure qe eshte e parapare per keso lloj raste do te mundesonte perpilimin e kerkesave, paramasave teknike te plota. Sikur te shkonim me procedure te hapur siy pretendon operatori ekonomik ankues do krijonim diskriminim te operatoreve tjere pasi nje pjese e rrjetes eshte e nje prodhuesi dhe pjesa tjeter e nje prodhuesi tjeter. Me kete do diskriminonim operatoret tjere,pasi ata do duhej te sillnin rrjet te rio Ne Mars dhe Prill te 2013 AK (njesia Vala - ) ka here hulumtimin e tregut duke organizuar workshop me 6 prodhues te pajisjeve, duke perfshire "NSN" dhe "ALU". Gjithashtu ne Korrik te vitit 2013, kemi marr edhe nje projekt propozim nga partneri strategjik "Monaco Telecom International", ne haze te te cilave eshte ardhe ne perfundim se eventualisht prodhues operator tjeter per ngritjen nga "2G" ne" 3G" dhe "LTE", do te kerkohej qe se pari pajisjet e rrjetit ekzistues te pergatitej nga po te njejtit prodhues "ALU" dhe "NSN". Koha transite dhe migrimi do te ishte me kosto te paparashikueshme, per kete arsye eshte pare me e udhes te vazhdohet me procedure te negociuar pas puhlikimit. Ndersa sa i perket yeshtjes se ymimit, perfaqesuesi i autoritetit kontraktues shtoi se negociatat jane ne zhvillim e siper dhe ende nuk kane perfunduar dhe ende nuk dime koston perfundimtare. Aktualishtjemi duke zhvilluar negociata me dy operator ekonomik. Me "ALU" dhe "NSN". Ne pyetje te kryetarit te panelit shqyrtues drejtuar perfaqesuesit te operatorit ekonomik se a keni ndonje prove qe kompania te cilen ju e perfaqesoni ka ngritur sistem "3G-4G " dhe "LTE",perfaqesuesi i ankuesit z.anastasievic u pergjigj:" ne kete faze nuk kam me vete listen e referencave per ti paraqitur panelit". tyre. Ne fjalen perfundimtare te gjitha palet pjesemarrese qendruan prane pretendimeve te 6

Paneli shqyrtues konstaton se duke u bazuar ne te dhenat e konstatuara me larte mbi bazen e te cilave autoriteti kontraktues ka marre vendim per perdorimin e procedures se negociuar pa publikimin e kontrates, vlereson se aplikimi i kesaj procedure eshte marre ne perpnthje me nenin 35 te LPP pika 2.1 (i) dhe (ii). Arsyet e detyrueshme teknike dhe arsyet e mbrojtjes se te drejtave intelektuale apo te drejtave ekskluzive jane qe kane obliguar autoritetin kontraktues te aplikon nje procedure te tille.pra kete lloj procedure ia mundeson LPP-ja e jo Organi Shqyrtues i Prokurimit. Meqenese sistemi aktual i pajisjeve ekzistuese te autoritetit kontraktues eshte nga prodhuesit e lartpermendur dhe mbi kete sistem do te behet mbindertimi i pajisjeve te reja per sherbime me te avancuara, atehere arsyetohet kjo se integrimi i nje pajisje me tjetren behet me lehte kur pajisjet jane te te njejtit prodhues. Po ashtu edhe e drejta ekskluzive e cila eshte e garantuar me ligj kur fumizimi i pajisjeve te reja behet nga i njejti prodhues. PaneH shqyrtues konstaton se perdorimi i kesaj procedure nga ana e autoritetit kontraktues eshte i arsyeshem, mirepo Autoriteti kontraktues mhetet pergjegjes per ~mimet e kontrates qe do te lidhe duke pasur per haze se: Ushtrimi i procedures se negociuar pa puh/ikimin te njoftimit per kontrate per aktivitetin e prokurimit ne Jjale, nuk e /iron ne asnje menyre Autoritetin Kontraktues nga oh/igimi i tij qe te kete nje rol aktiv ne percaktimin e kushteve te kontrates dhe posa~erisht rmimeve, a/ateve te realizimit, sasise, karakteristikave teknike dhe garancive, te siguroje qe ~mimi i kontrates nuk eshte me i larte se ~mimi i tregut perkates, dhe te vleresoje me kujdes cuesine e produktivit, sherhimit osepuneve perkates. PaneH shqyrtues konstatoi se Autoriteti Kontraktues me dt.07.11.2013 permes parashtreses me shkrim ka informuar KRPP-en pe aplikimin e procedures se negociuar. Pretendimi i operatorit ekonomik ankues per shkelje te nenit 1 te LPP-se(Qellimi) nnk qendron sepse pikerisht qellimi i autoritetit kontraktues ka qene menyra me efikase per realizimin e projektit dhe me kosto sa me te favorshme duke pasur per baze te gjitha komplikimet teknike dhe ligjore qe duhet te respektohen. Pretendimi per shkelje te nenit 6 te LPP-se(Ekonomiciteti dhe efikasiteti) nnk qendron sepse komplikueshmeria e projektit detyron te perdoret kjo procedure po ashtu menyra me efikase dhe me e sigurte per realizimin e ketij projektit eshte aplikimi i kesaj procedure per rastin konkret. Pretendimi per shkelje te neni 7 i LPP-se (Barazia ne TrajtimlJo-Diskriminimi) nnk qendron sepse kjo eshte nje procedure e parapare me ligj, pikerisht per raste te kesaj natyre. Te gjitha veprimet ligjore qe parasheh LPP-ja jane ndermarre nga autoriteti kontraktues. Pretendimi per shkelje te nenit 28 i LPP-se (Specifikimet teknike) nnk qendron sepse specifikimi teknik ende nuk eshte nga bere dhe operatori ekonomik ankues nuk e di aktualisht se ~fare specifikacioni teknik do te jete nga autoriteti kontraktues.. Pretendimi per shkelje te nenit 35.3 i LPP-se (Procedura e negociuar pa publikimin e njoftimit per kontrate) nnk qendron, sepse ende autoriteti kontraktues nuk ka arritur te faza e percaktimit te ~mimeve dhe liferimit te pajisjeve. Keto ~eshtje do te negociohen ne mes autoritetit kontraktues dhe operatoreve ekonomik para lidhjes se kontrates. 7

Paneli shqyrtues konstaton se qellimi perfundimtar i operatorit ekonomik ankues eshte prolongimi i ketij aktiviteti te prokurimit sepse i njejti nuk ka kapacitete teknike dhe profesionale per zhvillimin e ketij aktiviteti ne fjale konform nenit 69 te LPP-se fakt vendimtar te chin e pranon edhe vet para panelit shqyrtues gjate seances degjimore edhe perfaqesuesi i operatorit ekonomik ankues kur deklaron se nuk kane asnje reference se kane zhvilluar sistem ":3G-4G" dhe "LTE" dhe se ne rastin konkret ankuesi humb atributin e pales se interesuar konform nenit 4.1.26 te LPP-se. Paneli shqyrtues konstaton se ankuesi pretendimet ankimore si dhe deklaratat e dhena gjate seances nuk i faktoi me asnje prove te vetme materiale per ta bindur panelin shqyrtues per aprovimin e ankese. Nga te cekurat me Iarte, paneli shqyrtues ia fali besimin raportit te ekspertit shqyrtues te dt.06.05.20i4 dhe vendosi si ne dispozitiv te ketij vendimi. Keshille Juridike: Kunder ketij vendimi paia e pakenaqur nuk munde te ushtron ankese, por per kompensim demi ne afat prej 30 ditesh, pas pranimit te ketij vendimi, mund te ngrite kerkesepadi prane Gjykates Themelore- Departamenti per ~eshtje Administrative. Vendimi t'i dorezohet: 1. IxI AK -PTK sh.a 2. IxI OE.Ankues 3. IxI Arkives se OSHP-se 8