Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Similar documents
2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Speci Shqipëri

Analizë politikash 05/2016

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Strategjia e veprimit. për komunitetin serb në komunën e Pejës Publikuar nga: OJQ Syri i Vizionit Qendra Zejtare 64/B Pejë, Kosovë

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Komisioni i Pavarur për Media. Raporti Vjetor 2008

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Matja e Audiencës në Shqipëri - Përpjekje për institucionalizimin e proçesit

Komunikimi medial në shoqërinë postkonfliktuale

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Pronësia, shkak i rëndësishëm për krizën e gazetave në Shqipëri

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

MENAXHIMI I MBETURINAVE NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Raport nga konferenca ndërkombëtare: Digjitalizimi Tokësor Televiziv Praktikat Evropiane dhe Rajonale

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Tel/Fax: / Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Punim Doktorature. kundër krizës. Sami Nezaj

BILETA ELEKTRONIKE DHE MODELI I SISTEMIT TË INFORMACIONIT PËR REZERVIMIN ONLINE

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasat 9-10

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

MEDIAT TURKOFONE NË BALLKAN

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

The right to free expression in Kosovo rate

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Të drejtat e njeriut në Kosovë

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

Redaktimi teknik dhe dizajni: Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Politizim

TEMË DOKTORATE MENAXHIMI I MEDIAVE TELEVIZIVE SHQIPTARE GJATË KALIMIT NGA TRANSMETIMI ANALOG NË DIGJITAL PARAQITUR NGA: DIANA KALAJA

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Transcription:

Hyrë Tejeci Murati * Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat Abstrakti Në Kosovë janë 82 radio dhe 21 televizione që kanë licencë deri në fund të vitit 2016. Katër radio dhe tre televizione kanë frekuencë nacionale; 14 radio dhe 12 televizione janë rajonale dhe 64 radio dhe gjashtë televizione janë lokale. Shumica e mediave elektronike lokale dhe rajonale transmetojnë program në gjuhën shqipe, por disa transmetojnë program edhe në gjuhën serbe, turke, rome. 56 TV të tjerë të licencuar, ofrojnë program vetëm përmes operatorëve kabllorë. Rezultatet e një hulumtimi në shtatë rajone në Kosovë, tregojnë se disa media lokale janë mbyllur dhe shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen, për shkak të gjendjes së keqe financiare dhe infrastrukturës së dobët të tyre në përgjithësi. Ato operojnë me pak staf dhe me kushte minimale për punë. Shumë prej tyre kanë statusin e Organizatës Joqeveritare dhe sigurojnë financimin përmes projekteve. Kriza financiare e këtyre mediave reflekton në të ardhurat për gazetarë të tyre. Rrjedhimisht kjo ndikon edhe në konkurrencë dhe produktet që ofrojnë. Një vështrim i faqeve të tyre në internet (disa që kanë), çon në përfundim se ato nuk kanë produkte të veta, por japin informacione për zhvillime në përgjithësi, duke u shndërruar në portale që i ngjajnë shumë njëri tjetrit. Në këtë punim, jam përqendruar të pasqyroj gjendjen aktuale të mediave lokale në Kosovë, mënyrën e financimit të tyre, kushtet e punës, numrin e punëtorëve dhe sfidat kryesore që mund të kenë. Fjalë kyçe: mediat lokale, financiare, konkurrencë, gjendje, sfidë Kolegji AAB, Prishtinë, Email: htejeci@hotmail.com 129

Hyrje Mediat lokale në Kosovë sot janë në krizë ekzistenciale. Shumica prej tyre përballen me numër të vogël të gazetarëve, për shkak të gjendjes së rënduar financiare. Kjo reflekton edhe në cilësinë e programit, e pastaj edhe në konkurrencën mes tyre. Nga ana tjetër nevoja për to mbetet e rëndësishme. Një analizë e mediave lokale, radio dhe televizione në Kosovë, tregon se shumica prej tyre kanë staf të vogël, mbahen me të hyra nga marketingu, disa financohen me projekte, herë pas here, e disa, janë detyruar të ndryshojnë format, në mënyrë që të mbijetojnë. Me dixhitalizim mediat lokale duhet të jenë më profesionale në mënyrë që të jenë konkurrente në treg. Në një epokë të audiencave të fragmentuara, është shumë e rëndësishme që të kuptohen më mirë nevojat e audiencës. 1 Ndryshe rrezikojnë të dobësohen deri në mbyllje, siç edhe janë mbyllur tashmë disa në Kosovë. Për këtë punim kam intervistuar 51 pronarë të mediave lokale, radio dhe televizioneve, duke përfshirë edhe pronarë të mediave lokale të minoriteteve në Kosovë. Kriza financiare e medias lokale në Kosovë Shumë media lokale në Kosovë, sidomos radio, për të cilën bizneset nuk tregojnë shumë interes, janë shtrënguar të zvogëlojnë stafin, disa janë mbyllur fare, për shkak të gjendjes së keqe financiare. Në formatet siç janë themeluar, shumica prej tyre si Organizata Joqeveritare, nuk mund të kenë qëndrueshmëri edhe më tutje, sepse oferta mediale është shumë e madhe tani. Për shembull, Radio Helix në Prizren, Radio Energji, Radio Shqip FM në Gjilan nuk kanë asnjë punëtor. Pronarët e tyre thonë se kanë një kompjuter nga i cili transmetojnë muzikë gjatë gjithë kohës, meqë kanë licencë nga KPM deri në fund të dhjetorit 2016. 1 Crow, Andrew. To survive today s media business, local stations need more than ratings, Visioncritical, 2016, 130

Figura 1. Media të mbyllura asnjë punëtor radio Helix Radio Energji Radio Shqip FM Ka informacione që edhe në qytete më të vogla të Kosovës janë mbyllur disa media lokale, për shkak të krizës financiare. Shumë media lokale kishin (ri)nisur punën menjëherë në qershor të 1999, pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Mbi 17 vjet pas, gjendja e tyre është shumë më e rënduar. Media lokale Stafi themelues Stafi aktual Radio Prizreni 25 1 Radio Gjakova 20 11 Radio Peja 14 8 RTV Mitrovica 17 2 Radio Besa 19 5 Radio Ylberi 17 10 Figura 2. Zvogëlim i stafit Siç shihet edhe në figurën e më sipërme, ka një zvogëlim të dukshëm të numrit të punëtorëve në media lokale. Për shembull, Radio Prizreni, pas 41 vjetësh të themelimit, sot mbahet me vetëm një punëtor teknik, thotë drejtori Mehdiulki Çibo. 2 RTV Tema në Ferizaj ka një qëndrueshmëri më stabile. Prej vitit 2002 nuk ka pasur lëvizje shumë të punëtorëve. Drejtori Visar Hoti thotë se të hyrat i sigurojnë edhe nga reklamat që marrin nga komuna. Pashmangshëm krijohet edhe varshmëri gjatë raportimit. Dy forma të 2 Radio Prizreni është themeluar si Radiostacion i parë në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore (1945). Në vitin 1975 Radio Prizreni e rifilloi punën si radio stacion rajonal... 131

trysnisë së tërthortë, që përdoren për të ushtruar kontroll mbi mediat janë reklamat dhe fondet nga qeveria. 3 Të gjithë pronarët e mediave të intervistuar kanë thënë se përballen me krizë të rëndë financiare. Disa prej tyre sigurojnë të hyra nga marketingu e disa sigurojnë projekte nga institucione komunale apo asociacione të ndryshme. Sot kompani biznesore kanë oferta të shumta mediale për plasimin e produkteve të tyre, me qëllim që të mbërrijnë më lehtë te konsumatori. Një prej mediave lokale në Prishtinë, Radio Vala Rinore, është e vetmja që mbahet me të hyrat vetëm nga marketingu. Gjatë intervistës me drejtorin Ekrem Çitaku, kuptuam se shumë kompani dhe agjenci biznesore bëjnë parapagim në këtë radio për reklamimin e produkteve të tyre. 45 Skema përmban më shumë muzikë, me fokus të rinjtë. Nuk përfshinë aktivitete politike. Megjithatë, ka mungesë të stafit profesional, thotë drejtuesi Çitaku. Hapësira për reklama është e kufizuar në mediat lokale. Disa media lokale fajësojnë sidomos institucionet komunale që reklamat i dërgojnë në media në mënyrë selektive. Kjo çështje është e rregulluar me ligjin për Komisionin e Pavarur për Media në Kosovë, më saktë, me Rregulloren për Komunikimet Komerciale AudioVizuele. 6 Megjithatë, tregu mediatik është zgjeruar aq shumë, sa nuk duket të ketë transparencë rreth financimit të mediave. Mediat e komuniteteve pakicë Në Kosovë janë 3 televizione dhe 15 radio lokale vetëm në gjuhën serbe, 3 radio lokale janë në gjuhën boshnjake, 2 radio lokale në gjuhën turke, 1 në gjuhën gorane, 1 në gjuhën rome, 5 televizione dhe 20 radio transmetojnë të paktën në dy apo tri gjuhë. 3 IREX. The Development of Sustainable Independent Media in Europe and Eurasia, 2013, f. 95 4 Radio Helix, F 104.4 5 (http://www.radiovalarinore.com/) 6 Ligji i KPM, Nr.04/L-44, (http://kpmks.org/materiale/dokument/1473429643.4765.pdf) 132

Mediat në veri financohen nga qeveria e Serbisë dhe nga projekte ndërkombëtare. Ato janë të regjistruara dhe kanë licencë të Komisionit të Pavarur për Media në Kosovë. 7 Gazetarë të mediave në veri, të cilët marrin paga nga qeveria e Serbisë, janë të obliguar të raportojnë edhe për media tjera serbe në Kosovë, thotë Maja Fiqoviç, drejtoreshë e Radio Kosovska Mitrovica në veri të Kosovës. Radio Romano Avazo në Prizren transmeton program në gjuhën rome. Ka 6 punëtorë, të cilët aktualisht nuk kanë paga për shkak të ndërprerjes së financimit të projekteve. Edhe mediat tjera rome, boshnjake e ka të njëjtin problem. Deri tani këto radio lokale janë paguar nga ambasada dhe disa organizata të huaja që veprojnë në Kosovë. Mediat në gjuhën turke financohen kryesisht nga donacione turke. Televizionet lokale dhe rajonale Situatë e ngjashme është edhe në televizionet lokale në Kosovë. Me TV-të bizneset bashkëpunojnë më lehtë, sesa me radiot, për reklamimin e produkteve të tyre. Megjithatë, jo kënaqshëm. Për shembull, Televizioni i Prizrenit siguron të hyrat kryesisht nga marketingu dhe është detyruar të shkurtojë këtë vit në 12 numrin e punëtorëve, nga 30 sa kishte në 2005, thotë drejtori Mifail Bytyqi. Në Gjakovë TV Syri, edhe pse është i vetmi televizion lokal, konkurrenca e madhe përmes operatorëve tjerë, nuk i krijon hapësirë të zhvillojë punën. 7 Komisioni i Pavarur për Media, (http://www.kpmks.org/?faqe=121&gjuha=) 133

40 Rënie të numërit të punëtorëve në TV lokale 20 0 TV Prizreni Tv Besa Tv Opnion TV Vali TV Syri RTV Tema TV Prizreni (30 12) TV Besa Figura 3. Zvogëlimi i numrit të punëtorëve në TV lokale Udhëheqësit e mediave lokale në Kosovë, të intervistuar për këtë punim, pa përjashtim, kanë thënë se rrjetet sociale dhe portale të shumta të hapura, sipas tyre, pa kritere, kanë dëmtuar rëndë mediat lokale. Pavarësisht se shumica e mediave lokale, si radiot ashtu edhe televizionet, kanë hapur faqe të tyre në internet, ato nuk arrijnë të mbahen, të përditësojnë informacion, pikërisht për shkak të financave të këqija që kanë. 134

Ndikimi i medias lokale Avancimi i teknologjisë dhe ofertat të mëdha mediale ka lënë nën hije mediat lokale në Kosovë. Ato që arrijnë të mbijetojnë duhet t i nënshtrohen edhe procesit të dixhitalizimit shumë shpejt. Komisioni i Pavarur për Media në Kosovës(KPM) është në pritje të miratimit të Strategjisë për kalim nga transmetimi analog në transmetimin dixhital në Republikën e Kosovës 8, në mënyrë që të vazhdojë me fazën e zbatimit të saj. 9 Është krijuar një opinion që mediat lokale nuk janë më edhe aq të rëndësishme, kur ka mundësi të marrjes së informacionit nga operatorë të ndryshëm dhe në çdo çast në portale. Megjithatë, një hulumtim i audiencës për radiot lokale ka treguar se dëgjueshmëria e radiove lokale është ndjeshëm më e madhe se ajo e radiove nacionale 60.76% për radiot lokale, në krahasim me 33.54% për radiot nacionale. 10 Gazetaria lokale nuk ka luajtur mirë gjithmonë rolin e saj, por roli që ka ajo është shumë i rëndësishëm. 11 Studiuesi Rasmus Kleis Nielsen, në Institutin Reuters për studime të gazetarisë në Universitetin Oxford në Britani të madhe, thotë se gazetaria lokale ka të ardhme të pasigurt. Këtu theksohet nevoja të ndryshojë formatin dhe mënyrën e punës media lokale, sepse ndryshimet teknologjike dhe platforma të shumta në internet e bëjnë të pamundur funksionimin klasik të saj. Është më interes për njerëzit të njohin ambientin e afërt ku jetojnë. Qytetin e bën një të tërë vetëm informacioni që vjen nga mediat lokale,..., vlerëson profesor Artan Fuga. 12. Boyd thotë se s toriet gazetareske mund të kenë ndikim te 8 KPM, (http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=892&gjuha=1) 9 Ligji për dixhitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, 05/L-027 10 Instituti i Medias i Kosovës, Rrjeti i Radiove Lokale,( http://imkks.org/sq/2010/06/local-radio-network/) 11 Kleis Nielsen, Rasmus. Local Journalism-The Decline of Newspapers and the rise of digital media. Londër. 2015. f. 2 12 Fuga, Artan. Nevoja për media lokale, opinion, botuar në Albeu,(http://ëëë.albeu.com/opinion/artan-fuga/nevoja-per-medialokale/34090/) 135

publiku vetëm në qoftë se janë të rëndësishme. Për të qenë të rëndësishme ato duhet të kenë afërsinë. Problemi më i madh për ata është më pak i rëndësishëm se sa problemi më i vogël për ne. 13 Përfundim Gazetaria lokale duhet të zhvillohet më ndryshe në Kosovë. Pavarësisht krizës financiare që mund të ketë media lokale, me një rishikim të investimit dhe të ndryshojë formatin e punës. Hyrja në platformën dixhitale është një obligim ligjor për mediat, edhe ato lokale. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për mediat lokale, duke marrë parasysh kapacitetet financiare që kanë tani. Me procesin e dixhitalizimit duhet të harmonizohen paralelisht edhe ligjet për të drejtat e autorit, 14 në mënyrë që të mbrohet puna dhe produktet e së cilës media, sepse kjo e drejtë është e sanksionuar edhe me Kodin Penal. 15 Kështu krijohet besueshmëri më e madhe në një media dhe rrjedhimisht edhe ekzistenca e saj bëhet më e qëndrueshme. Megjithatë, mbetet të hulumtohet më tej në qoftë se një media lokale në Kosovë mund të funksionojë dhe të bëjë punë të pavarur, për shkak të gjendjes financiare dhe varësisë që krijon nga subjekte të caktuara. 13 Boyd, Andrew. Broadcast Journalism: techniques of radio and television neës. 5 th edition. Londër: Elsevier, 2001.f.19. 14 Ligji Nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta 15 Strategjia kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, (http://autori-ks.com/?page=1,17#wffrouyrliu) 136

Literatura - Boyd, Andrew. Broadcast Journalism: techniques of radio and television news. 5 th edition. Londër: Elsevier, 2001.f.19. - Crow, Andreë. To survive today s media business, local stations need more than ratings, Visioncritical, 2016 - Fuga, Artan. Nevoja për media lokale, opinion, botuar në Albeu, (http://www.albeu.com/opinion/artan-fuga/nevojaper-media-lokale/34090/) - IREX. The Development of Sustainable Independent Media in Europe and Eurasia, 2013, - Kleis Nielsen, Rasmus. Local Journalism-The Decline of Newspapers and the rise of digital media. Londër. 2015. - Komisioni i Pavarur për Media, - Ligji për dixhitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, 05/L-027 - Ligji Nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta - Strategjia kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, - (http://autori-ks.com/?page=1,17#.wffrouyrliu) 137