P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese...

Similar documents
UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

RREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT TË KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Analizë politikash 05/2016

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

A s s e m b l y S u p p o r t I n i t i a t i v e Newsletter Maj 2003, No 06

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

Republika e Kosovës Republika Kosovo Republic of Kosovo Kuvendi Skupština Assembly

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Agjencia Kosovare e Privatizimit

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

RAPORT VJETOR Për veprimtarinë e Avokatit të Popullit 1 Janar 31 Dhjetor Viti 2015

Liderët e Kosovës takohen me negociatorë nga disa vende Krijimi i shërbimeve më të mira mjekësore Koalicioni Kthimi në udhëkryq. osce.

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosova Kuvendi - Skupština Assembly

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Presidentin Fatmir Sejdiu. Intervistë me. asi

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

DORACAK PËR HARTIMIN E LEGJISLACIONIT Një Udhëzues Praktik për Hartimin e Ligjeve në Kosovë

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Bastisen shtëpitë e një ministri dhe një ish-ministri, grabiten qindra mijëra euro, policia mban të fshehur ngjarjen

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Tabela e Përmbajtjes

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS

Reforma e administratës publike në Kosovë

RAPORT I MONITORIMIT KOMUNA E FERIZAJT JANAR QERSHOR 2013

1. Debat për procesin politik lidhur me vazhdimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Politika e tmerruar nga reforma në drejtësi, përjashton ndërkombëtarët nga vetingu, ja prapaskenat e vendimit të Parlamentit Faqe

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

RAPORTI I PROGRESIT TË KOMPAKTIT

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

KUVENDI I KOSOVËS SKUP{TINA KOSOVA ASSEMBLY OF KOSOVO BULETINI. Nëntor, 2006 Nr. 14

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Shërbimi inteligjent amerikan, gjatë. Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë disa kushte, të

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Fjala hyrëse e Kryeministrit

ABC ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian. Profesor Klaus-Diter Borçard

Pushtet pa përgjegjësi: Rregullimi i pushtetit ndërkombëtar në Kosovë dhe shtimi i përgjegjshmërisë

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Transcription:

NATIONS United Nations Interim Administration Missionin Kosovo UNMIK Mission d Administration NATIONS UNIES Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT Legjislatura-II Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese, Barazi Gjinore, Peticione dhe Kërkesa Publike Mbledhja nr. 66-2007/8 Prishtinë, më 02 prill 2007 ora 11:00 Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10 P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese... Në mbledhje morën pjesë: Hydajet Hyseni, Lumnije Hyseni, Ymer Muhaxheri, Ramadan Kelmendi, Husnija Beshkoviq, Ilaz Pireva, Nazim Jashari, Nerxhivane Dauti, Gjylnaze Syla, Hajredin Kuçi, Dragisha Krtoviç ndërsa munguan: Sadudin Berisha, Numan Baliq dhe Nekibe Kelmendi. Pjesëmarrës të tjerë Hilmi Jashari, ushtrues detyre i Ombudspersonit, Hardd Dampier dhe Petrit Hysaj nga OSBE -ja, Lavdim Krasniqi nga IGJK- ja, Robert Steere nga USAID, Rexhep Bllaca nga Ministria e Drejtësis dhe Abit Asllani përfaqësues i Zyrës Ligjore të Qeverisë. Nga zyra e Komisioneve të Kuvendit: Xheladin Hoxha, Minire Hasani, Shpresa Haxhijaj Mbledhjen e kryesoi z. Hydajet Hyseni, kryetar i Komisionit. RENDI I DITЁS 1. Miratimi i rendit të ditës, 2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 3. Shqyrtimi i Raportit të punës së Institucionit të Ombudspersonit për periudhën 1 korrik 2005-30 qershor 2006; 4. Shqyrtimi i listës së kandidatëve për anëtar të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës; 5. Shqyrtimi i Projektligjit për ndërmjetësim; 6. Shqyrtimi i Projektligjit për tokën ndërtimore, privatizimin dhe dhënien me Qira të tokës ndërtimore; 7. Shqyrtimi i Projektligjit për vendbanimin dhe vendqëndrimin nga aspekti i bazës juridike në Kornizën Kushtetuese; 8. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikimin hapësinor, nga aspekti i bazës juridike në Kornizën Kushtetuese; 9. Të ndryshme. 1

1. Miratimi i rendi të ditës Hydajet Hyseni pyeti anëtaret e Komisionit se a pajtohen me rendin e ditës së propozuar. Ramadan Kelmendi propozoj që pasi pika e katër e rendit të ditës është e një rëndësie të veçantë dhe se kandidatët e propozuar për Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës nuk e kanë sjell biografin dhe dokumentet e kompletuar, kjo pik duhet të kompletohet me dokumentet e nevojshme e pastaj të shqyrtohet. Hydajet Hyseni propozoj që në këtë mbledhje të dëgjohen propozimet e të ftuarit nga Instituti Gjyqësor dhe pastaj pas kompletimit të dokumentacionit Komisioni të vendos për kandidatët. Nazim Jashari pajtohet se duhet të kenë informata shtesë për kandidatët e propozuar. Gjylnaze Syla tha se praktika e shqyrtimit të çështjeve për të cilat nuk ka informata te nevojshme duhet të ndërpritet. Mendon se duhet ti kanë informatat e nevojshme dhe pastaj të votohen kandidatët. Hydajet Hyseni tha se i mbështet vërejtjet që u bën dhe mendon se është mirë të dëgjohet prezantimi i kandidatëve e pastaj Komisioni të kërkoj informatat e nevojshme. Komisioni njëzëri miratoj rendin e ditës së propozuar. 2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar Hydajet Hyseni propozoj që në procesverbal të ceket kur deputetët mungojnë nga mbledhja me arsye. Procesverbali u miratua njëzëri pa vërejtje. 3. Shqyrtimi i Raportit të punës së Institucionit të Ombudspersonit për periudhën 1 korrik 2005-30 qershor 2006; Hydajet Hyseni tha se në shqyrtimin e këtij raporti jemi të vonuar megjithatë mund ta shqyrtojmë edhe tani dhe ftoj ushtruesin e detyrës së Ombudspersonit z. Hilmi Jashari ta bëj prezantimin e këtij raporti para Komisionit. Hilmi Jashari tha se është hera e parë që Ombudspersoni i dërgon raportin e tij vjetor Kuvendit të Kosovës. Që nga viti i kaluar Ombudspersoni do ti dërgoj raporte të rregullta çdo vit Kuvendit të Kosovës, por edhe raporte të veçanta për çështje të caktuara. Ky raport është i përbërë prej tri pjesëve, në pjesën e parë janë të përshkruara mekanizmat e këtij institucioni, në pjesën e dytë është një përmbledhje e përgjithshme e të drejtave të njeriut, dhe në pjesën e tretë janë statistikat e rasteve. Shqetësimi me i madh ka qenë kur është bërë kalimi i kompetencave nga Ombudspersoni ndërkombëtar në vendor, a dot të jetë në gjendje Ombudspersoni vendor të ushtroj të gjitha kompetencat dhe ti zgjedh të gjitha rastet e paraqitura si dhe të fitoj besimin e qytetarëve. Me kënaqësi ju njoftoj se krahasimet që janë bërë në mes të tremujorit të par të vitit 2005, me ato të tremujorit të partë vitit 2006, të gjitha statistikat kanë qenë më pozitive. Problemi kryesor të cilin e cek ky raport, e që është edhe shqetësim i qytetarëve është numri i madh i burimeve ligjore në Kosovë, si ligjet e zbatueshme të ish Jugosllavisë, ligjet e masave të dhunshme të Serbisë, rregulloret e UNMIK ut, Konventat Ndërkombëtare dhe Ligjet e Kuvendit. Kuvendi duhet ta ngrit çështjen e disharmonisë në mes të këtyre burimeve ligjore sepse po shkaktohet konfuzion te qytetarët dhe sidomos te ekspertët. Është më së i domosdoshëm një autoritet i cili do të bën interpretimin dhe harmonizimin ligjor. 2

Problem tjetër që është paraqit në raportin vjetor ka qenë problemi i zbatimi adekuat i ligjeve. Pastaj problem është se në praktik ligjet nuk aplikohen në mënyrë të njëjtë në të gjitha regjionet por ka aplikim selektiv. Problem ne vete ka paraqit edhe Ligji për Persona me Aftësi të Kufizuara i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, për të cilin ne i kemi paraqit edhe shqetësimet tona në Komisionin funksional. Shqetësues për qytetarët është edhe funksionimi i sistemit gjyqësorë, ka shumë mangësi dhe ka raste kur për 3 ose 4 vite një qytetarë udhëhiqet në proceduar gjyqësore. Nuk ka një mekanizëm që thotë se kjo zvarritje është shkelje e të drejtave të njeriut. Problem janë edhe procedurat e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe për këtë po zvarriten rastet. Problem në vete janë edhe pagat e gjyqësorit sepse askund nuk është praktik që gjyqësori të jetë me paga më të ulëta se ekzekutivi. Këto janë disa shqetësime të ngritura në këtë raport dhe besoj se keni pasur rastin ti lexoni. Pas disa muajsh do ta keni edhe raportin për këtë vit tha z.jashari. Hydajet Hyseni tha se një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit të institucionit të Ombudspersonit dhe Kuvendit të Kosovës është fusha e të drejtave të njeriut, sidomos lidhur me ankesat e qytetarëve. Kam pritur që në këtë raport të jetë edhe një pasqyrë lidhur me zhvillimet në fushën e të drejtave të njeriut. Hilmi Jashari tha se Ombudspersonit është mekanizëm i Kuvendit të Kosovës dhe në emër të Kuvendit bën mbikëqyrjen, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ju njoftoj se me datën 12 prill do të kemi në vizitë një delegacion nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillime Demokratike dhe të cilët kanë shpreh interesimin të takohen edhe me Komisionin tuaj, prandaj kisha dëshiruar te kem konfirmimin tuaj për një takim. Gjylnaze Syla pyet se çka konsideroni se janë tri të arriturat e institucioni tuaj në raport me qytetarët. Sa keni arrit ti mbroni qytetarët në këtë aspekt? Hilmi Jashari tha se sfida më e madhe që është paraqitur ka qenë spekulimi se sa do të jetë në gjendje Ombudspersoni vendor ta fitoj besimin e qytetarëve, ne bazë të analizave që i kemi bërë kemi qenë të suksesshëm prandaj mendoj se kjo ka qenë sfida jonë e parë. Sfida e dytë ka qenë që qytetarët të vazhdojnë të kenë besim në institucionin ton dhe besoj edhe kjo ka qenë e suksesshme sepse numri i rasteve të paraqitura në institucionin tonë është në rritje. Dhe e treta është afërsia që kemi krijuar me qytetarët e Kosovës me kontakte të drejtpërdrejta. Ramadan Kelmendi tha se në shoqëritë demokratike Avokati i Popullit zë një vend të rëndësishëm dhe mund të them që te ne nuk e ka këtë tretman. Shkeljet e të drejtave të njeriut janë në veçanti të theksuara te mbrojtja e pronës, sidomos në Mitrovicë ku është fjala për mbi 523 banesa kontestuese ku kemi humb banesat për shkak të marrjes për bazë të dokumenteve të blerjes, jo legjitime. Propozon që mbrojtjes së pronës duhet ti kushtohet rendësi e veçantë. Avokati i Popullit nuk ka mekanizmat e nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Hilmi Jashari tha sa i përket çështjeve pronësore në Mitrovicë sidomos sa i përket strehimit të qytetarëve, gjatë një vizite në Mitrovicë kemi kërkuar nga zyrtarët komunal që të na japin listën e personave që kërkojnë strehim dhe numri ka qenë 1232 familje që kanë kërkuar ndihmë në Kuvendin Komunal. Pastaj kam kërkuar se çka niveli komunal ka bërë për ti ndihmuar këto familje. Ne e dimë se buxheti komunal është i vogël por është dashtë të kërkohet ndihmë nga institucionet më të larta, por komuna asnjëherë me asnjë shkresë nuk ka kërkuar ndihmë nga institucionet e Kosovës për ti ndihmuar këto familje. Ne ju kemi drejto tri here Qeveris së Kosovës për këtë problem të këtyre familjeve të Mitrovicës por nuk na janë përgjigj. Kuvendi i Kosovës mund të kërkoj nga Qeveria qasje ndaj këtij problemi. Hydajet Hyseni tha se u theksua një çështje e rëndësishme, zbatimi i ligjeve në Kosovë, në të cilën fushë ne duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë. Për këtë mbledhje e kishim të 3

caktuar ta diskutonim raportin e OSBE- së për zbatimin e Ligjeve në Kosovë, por në marrëveshje me OSBE- në e kemi shtyrë me qëllim që ta organizojmë një konferencë të posaçme në të cilën do të ftohen edhe Komisionet tjera sepse implementimi i ligjeve ka të bëj edhe më Komisionet tjera, kështu që do të ishte mirë që edhe institucioni i Avokatit të Popullit të jetë pjesë e atij debati. E konsiderojmë të rëndësishëm rolin e Avokatit të Popullit dhe angazhohemi për raporte funksionale në mes të institucioneve. Presim edhe raportin tjetër nga Avokati i Popullit dhe pastaj do të bëjmë edhe rekomandimet e nevojshme për Kuvend. Hilmi Jashari tha se në këtë raport janë cekur mese 100 rekomandime dhe do të ishte mirë që këto rekomandime të ngritën përmes Komisionit në Kuvend dhe të debatohen sidomos zbatimi i ligjeve dhe inicimi i procedurave për ndryshimin e tyre. Hydajet Hyseni tha se ne do ti shqyrtojmë hapat e mëtejshëm dhe besoj se do ta ngarkojmë edhe Nënkomisionin për të shqyrtuar raportin dhe për të propozuar Komisionit hapat e duhur për ta shqyrtuar edhe në Kuvend këtë raport. 4. Shqyrtimi i listës së kandidatëve për anëtar të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës; Hydajet Hyseni tha se para disa kohe kemi miratuar Ligjin për themelimin e Institutin Gjyqësor dhe në neni 3 të këtij Ligji parashihet formimi i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor dhe institucionet e cekura kanë të drejt të caktojnë anëtarët për këtë këshillë drejtues. Ligji nuk e ka caktuar procedurën se si duhet të miratoj Kuvendi listën e propozuar, megjithatë sipas praktikës nuk e përjashtojmë mundësin e zbatimit të të drejtës kooperative. Propozoj që së pari të ja japim fjalën përfaqësuesit të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Lavdim Krasniqi tha se Këshilli Drejtues i Institutit Gjyqësor të Kosovës është institucion menagjues i Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe vet ligji ka përcaktuar se cilat institucione të Kosovës do ti dërgojnë përfaqësuesit e tyre. Nuk kemi mundur të kërkojmë dokumentacionin dhe sivit e tyre për shkak se ata nuk kanë konkurruar por institucioni i ka propozuar, ndërsa Kuvendit duhet ti emëroj si anëtar të këtij këshilli. Do të mundohemi që brenda afatit më të shkurt të mundur të kompletojmë të dhënat e kërkuara nga ju në mënyrë që të themelohet ky këshilli, mjaft i rëndësishëm për Institutin Gjyqësor. Mos themelimi i këtij Këshilli ka penguar realizimin e disa projekteve shumë kapitale që i ka përcaktua Ligji siç është programi i edukimit fillestar për gjyqtar dhe prokuror. Gjylnaze Syla tha se e çmojmë rolin e Institutit Gjyqësor si organ i pavarur dhe përgjegjës për aftësimin brenda sistemit gjyqësor të Kosovës. Mirëpo është më rëndësi të informohemi se kush janë njerëzit që ne do ti emërojmë në këtë këshill. Pasi IGJK- ja financohet nga buxheti i Kosovës duhet të dimë se kush janë këta njerëz, dhe keni obligim të na sillni informata shtesë për secilin nga kandidatët që të bindemi që këta njerëz janë të aftë për të aftësuar të tjerët. Ramadan Kelmendi tha se procedura që shumica prej këtyre kandidatëve kanë kaluar nëpër Kuvend me rastin e emërimit gjyqtar ose prokuror, nuk duhet të merret si argument sepse ka disa kandidat që nuk kanë marr pëlqimin e Kuvendit, por janë emëruar nga PSSP- ja dhe në dosjen e tyre ka të dhëna që nuk e meritojnë të jen gjyqtar dhe prokuror, e ne tani ti avancojmë edhe në një post tjetër. Për kandidatët duhet ta kemi një biografi të tyre në bazë të të cilës ne mund të votojmë. Hysnija Beshkoviq tha se sa i përket votimit të listës së kandidatëve për Këshill Drejtues të Institutit Gjyqësor ne kemi besim në organet të cilat i kanë propozuar kandidatët, mirëpo kemi nevojë të informohemi se për kënd po votojmë. Në ligj shkruan se dy nga anëtarët e 4

Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor duhet të jen nga komunitetet pakicë. Unë nuk i njoh kandidatët e propozuar dhe nuk e di a janë nga komunitetet tjera, si zonja Elezi mund të jetë edhe nga komuniteti boshnjak por unë nuk e njoh, prandaj kërkoj të kemi informata edhe për përkatësin e tyre. Unë në ketë meny si e kemi këtë material do të kisha abstenuar nga votimi, pa të dhëna shtesë për kandidatët. Ilaz Pireva gjithashtu kërkoj të kenë më shumë të dhëna për kandidatët e propozuar për Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor. Tha se në listë është kandidati Ilmi Zhitia, kryeprokurori i Kosovës dhe se ai ka propozuar vetveten sepse vet është propozuar dhe ne fund e ka nënshkruar vet. Ndoshta do të kishte qenë mirë që përfaqësues i prokurorisë në këtë këshill të jetë ndonjë instancë më e ultë e jo kryeprokurori. Hajredin Kuqi tha se vetë kandidimi është një çështje joserioze, sidomos kur e ka bërë kryeprokurori i Kosovës. Mendoj se shkresa me propozimin e kandidatëve nuk duhet të shkoj përmes Institutit Gjyqësor, por përmes Kuvendit. Çështja e dytë është se ne duhet të bëjmë disa kritere të emërimit të anëtareve e jo në bazë të emrave. Si një kriter do të duhej të jetë që nëse kandidati është anëtar i Këshillit Gjyqësor të mos jetë anëtar edhe në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor, pastaj të jetë kriter që nëse e ka propozuar veten të mos e votojmë ne, kriteri i përfaqësimit të komuniteteve, pra të ketë kritere të caktuara të cilat kishin me na ndihmuar. Do të ishte mirë që të gjithë kandidatët të na ofrojnë nga një biografi të tyre sepse shumicën nuk i njohim dhe kjo do të na ndihmonte. Hydajet Hyseni tha se duke i mbështetur vërejtjet që u thanë, një çështje duhet ta dallojmë se ne e kemi miratuar Ligjin dhe tani duhet të punojmë në bazë të Ligjit. Një çështje duhet ta dimë se Këshilli Drejtues nuk është Instituti, e as organ trajnues, është vetëm organi drejtues i Institutit. Lavdim Krasniqi tha se ndoshta nuk është bërë procedimi i shkresës si duhet, por kjo për shkak të konfuzionit që Ligji nuk e ka sqaruar procedurën e dërgimit të propozimeve prej institucioneve dhe nuk ka pas ndonjë meny tjetër prandaj kemi ndërmarr këtë procedurë. Është çështje e Kuvendit të përcaktoj kriteret e caktuara, nuk është çështje e Institutit Gjyqësorë. Hydajet Hyseni tha se ka vakum në procedura mirëpo do të përpiqemi ta përmbyllim sa me shpejt që të jetë e mundur dhe propozon që të përfundohet se në parim Komisioni e mbështesim propozimin, kërkon informacione shtesë për kandidatët, kërkon të sqarohet përkatësia etnike e kandidatëve a janë përmbushur kriteret etnike dhe pastaj do të procedohet sa më par që Komisioni ta bëj rekomandimin dhe Kuvendi të vendos. Propozon që të informohet Kryesin e Kuvendit që Komisioni e ka shqyrtuar dhe ka rekomandua të priten informacione shtesë. Gjylnaze Syla propozoj që në një nga mbledhjet e radhës, menjëherë pas marrjes së informacioneve të shqyrtohet ky propozim. Komisioni njëzëri miratoj rekomandimin që të kërkohen informacione shtesë për kandidatët e propozuar për Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor. 5. Shqyrtimi i Projektligjit për ndërmjetësim; Hydajet Hyseni tha se ky ligj ka qen disa herë në rend të ditës dhe se është kërkua afat shtesë për shqyrtim. Grupi punues i formuar për shqyrtimin e këtij P/ligji ka konstatuar se P/ligji nuk e rregullon gjithë materien e ndërmjetësimit. Kërkojmë nga përfaqësuesit e Ministrisë të na japin ndonjë sqarim. 5

Rexhep Bllaca përfaqësuesi i Ministri së Drejtësisë, tha se qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë është që Ministria është e gatshme ta merr në ripunim këtë P/ligj, megjithatë pasi P/ligji është në këtë fazë kërkojmë nga Komisioni të deklarohet se a është i gatshëm ta amendamentojë këtë P/ligj apo të kthehet në ripunim në Ministri. Hydajet Hyseni theksoj që pasi është gatishmëria e Ministrisë për ripunim të P/ligjit dhe në bazë të sugjerimeve edhe të grupit punues dhe pasi duhet bërë shumë ndryshime, propozoj të rekomandojmë që P/ligji ti kthehet në ripunim Ministrisë. Në bazë të sugjerimeve të grupit punues dhe gatishmërisë së Ministrisë për ripunim të P/ligjit, Komisioni njëzëri vendosi që ti rekomandoj Kuvendit që ta kthej në ripunim në Qeveri P/Ligjin për ndërmjetësim. 6. Shqyrtimi i Projektligjit për tokën ndërtimore, privatizimin dhe dhënien me Qira të tokës ndërtimore; Hydajet Hyseni tha se lidhur me këtë P/Ligj do të na informoj anëtarja e grupit punues me qëndrimet e grupit dhe gjithashtu edhe përfaqësuesit e Qeveris, dhe pastaj Komisioni do të vendosim për hapat e mëtejmë. Nergjivane Dauti tha se grupi punues ka konstatuar se duhet të bëhet pezullimi i përkohshëm i shqyrtimit të këtij P/ligji për shkak së është duke u shqyrtuar Ligji për të drejtat Sendore dhe ky P/Ligj duhet të harmonizohet me Ligjin për të Drejtat Sendore. Arsye tjetër është se ky P/ligj prek edhe sferat e rezervuara. Abit Asllani përfaqësues i Qeveris tha se edhe ne në Qeveri kemi pas qëndrim që shqyrtimi i këtij P/ligji të pezullohet deri në ndryshimin e Ligjit për të drejtat sendore dhe pastaj ky P/ ligj të harmonizohet me të. Komisioni njëzëri miratoj rekomandimin e grupit punues dhe të përfaqësuesve të Qeveris që të pezullohet përkohësisht shqyrtimi i P/ligjit për tokën ndërtimore, privatizimin dhe dhënien me Qira të tokës ndërtimore deri në miratimin e Ligjit për të drejtën sendore. 7. Shqyrtimi i Projektligjit për vendbanimin dhe vendqëndrimin nga aspekti i bazës juridike në Kornizën Kushtetuese; Komisioni, e shqyrtoi Projekt Ligjin për Vendbanimin nga aspekti i bazës juridike në Kornizën Kushtetuese dhe me shumicë votash nxori ketë Përfundim Projekt Ligji për Vendbanimin e ka bazën juridike në Kornizën Kushtetuese dhe mund të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. 8. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikimin hapësinor, nga aspekti i bazës juridike në Kornizën Kushtetuese; Komisioni, e shqyrtoi Projekt Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikimin hapësinor, nga aspekti i bazës juridike në Kornizën Kushtetuese dhe me shumicë votash nxori ketë Përfundim 6

Projekt Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikimin hapësinor, e ka bazën juridike në Kornizën Kushtetuese dhe mund të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. 9. Të ndryshme. Hydajet Hyseni lidhur me këtë pik propozoj që për mbledhjen e radhës të ftohet Ministri i Drejtësisë të informoj Komisionin lidhur me zhvillimet e fundit në drejtësi dhe gjyqësi. Gjithashtu të bisedohet edhe për zgjidhjet e propozuara me pakon e Ahtisarit për sistemin e drejtësisë. Gjylnaze Syla tha se kisha dashtë të di se ne çka dom me marr prej ministrit dhe se për çfarë do të bisedojmë. Hydajet Hyseni tha se do të kërkojmë nga ministri një informatë për zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë. Mbledhja përfundoj në orën 13:10min. Përgatitur nga Zyra e Komisioneve të Kuvendit Kryetari i Komisionit, Hydajet Hyseni 7