Urban Research Institute RAPORT

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Reforma e administratës publike në Kosovë

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS TEMË DISERTACIONI

Raporti i Performancës së Komunave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Analizë politikash 05/2016

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

this project is funded by the european Union

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

Aneksi Përmbledhje e rezultateve kryesore të hulumtimit kuantitativ të kryer për nevoja të këtij raporti nga Index Kosova - Partner of BBSS

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

NJOFTIM FALËNDERIMET. E drejta e autorit Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat), 2012

Mirënjohje. Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Strehimi Social në Shqipëri

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

Rezultate nga Hulumtimi për jetën kulturore në KOMUNËN E PRIZRENIT

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Zhvillimi Rajonal në Shqipëri - sfida e zhvillimit apo e integrimit? 119

Sondazhi i opinionit publik. Besimi në qeveri. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

QEVERISJA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE RASTET STUDIMORE PËR PRAKTIKAT MË TË MIRA - GRUPI ROR DHE ASAMBLETË KOMUNALE TË FËMIJËVE

Decentralizimi Fiskal dhe Transferimi i Granteve Në Vendet në Tranzicion: Një Perspektivë Kritike

MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

Strategjia Rajonale e Zhvillimit. Qarku Lezhë

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

Dragash Udhërrëfyesi Komunal i Dragashit për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Speci Shqipëri

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Problemi me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

UDHËZUES MBI PJESËMARRJEN PUBLIKE NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të. Podujevës dhe Suharekës

Rishikimi Funksional i Sistemeve të Menaxhimit të Politikave

Planifikimi i projektit/programit

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

LEGJISLACIONI SHQIPTAR MBI STATUSIN E JETIMIT. ANALIZË E NEVOJAVE PËR NDRYSHIME. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA. (Raport hulumtues)

PROJEKTI MBËSHTETJE PËR MINIMIZIMIN E MBETJEVE DHE PROMOVIMIN E 3R-VE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

Transcription:

Urban Research Institute RAPORT "ORGANIZIMI I KONSULTIMEVE PUBLIKE PER TE SIGURUAR PJESMARRJEN E SHOQERISE CIVILE PER REFORMEN TERRITORIALE DHE ADMINISTRATIVE Projekti u financua nga PNUD në Shqipëri Urban Research Institute Tirane, Albania. Rr. Asim Vokshi, Ndërtesa Nr. 14, Hyrja 1, Ap. 56 Tel. + 355 4 256840, Fax: +355 4 2245546 w.w.w.uri.org.al 15 Korrik, 2014

PËRMBAJTJA I. PARATHËNIE..3 II. PËRMBLEDHJE E KONSULTIMEVE PUBLIKE....4 III. QËLLIMI I PROJEKTIT....6 i. Objektivat e Projektit ii. Metodologjia dhe Aktivitetet iii. Pjesëmarrësit IV. KONSULTIMET NË QARKUN E KORÇËS 8 1. Përmbledhje 1.2 Nga konsultimi në Korçë 1.3 Nga konsultimi në Bilisht 1.4 Nga konsultimi në Pogradec V. KONSULTIMET NË QARKUN E ELBASANIT 12 1. Përmbledhje 1.2 Nga konsultimi në Elbasan 1.3 Nga konsultimi në Librazhd 1.4 Nga konsultimi në Peqin VI. KONSULTIMET NË QARKUN E TIRANËS 17 1. Përmbledhje 1.2 Nga konsultimi në Tirane 1.3 Nga konsultimi në Kavajë 1.4 Nga konsultimi në Kamzë VII. KONSULTIMET NË QARKUN E DURRËSIT 23 1. Përmbledhje 1.2 Nga konsultimi në Durrës 1.3 Nga konsultimi në Shijak 1.4 Nga konsultimi në Krujë VIII. ANEKSE.29 1. Kalendari i aktiviteteve

I. PARATHËNIE Raporti është përgatitur nga Instituti i Kërkimeve Urbane (IKU) sipas Kontratës për zbatimin e Projektit Organization of Public Events to ensure the participation of civil society in support of the Territorial and Administrative Reform, të financuar nga PNUD në Shqipëri. Konsultimet publike u drejtuan dhe u moderuan nga ekspertët e IKU-së, Zana Vokopola, Edlir Vokopola, Lindita Oshafi dhe Belioza Coku. IKU vlerëson rolin pro aktiv dhe kontributin e bashkëpunëtorëve të tij, drejtuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile në çdo qark, të mediave lokale për një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në këto konsultime të hapura publike, si dhe përcjelljen e të gjitha mesazheve të ndjeshmërisë qytetare për këtë reformë. Projekti u zbatua në Qarkun e Korçës (në bashkitë Korçë, Bilisht dhe Pogradec), në Qarkun e Elbasanit (në bashkitë Elbasan, Librazhd dhe Peqin), në Qarkun Tiranë (në bashkitë Tiranë, Kavajë dhe Kamzë) dhe në Qarkun Durrës (në bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë). Raporti ofron për donatorin, por edhe për çdo përdorues të tij, një përmbledhje të propozimeve për variantet e propozuara, pyetje specifike nga çdo pjesëmarrës për këtë reformë të rëndësishme, si dhe pikëpamje e diskutime nga këndvështrimi i tyre për zgjidhje të problematikave aktuale. Janë përfshirë të gjitha kërkesat e pretendimet konkrete për rritje të performancës së qeverisjes vendore dhe për përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve kryesore publike dhe të domosdoshme për qytetarët. Raporti mund të shfrytëzohet nga komisionet parlamentare, politikëbërësit,si dhe çdo grup tjetër i interesuar, që e konsideron të rëndësishëm opinionin qytetar, si pjesë të procesit të vendimmarrjes përfundimtare për këtë reformë.

II. PËRMBLEDHJE E KONSULTIMEVE PUBLIKE IKU, me mbështetjen e UNDP-së, organizoi dhe drejtoi 13 konsultime me publikun në katër qarqet e vendit: Korçë, Elbasan, Tiranë (dy takime) dhe Durrës, për diskutimin e dy varianteve të konfigurimit të hartës territoriale së Shqipërisë (me 39 ose me 49 Zona Funksionale) të miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar në kuadër të reformës administrativo-territoriale, në këndvështrimin e implikimeve që kjo reformë do të ketë në shërbimet e ofruara, si dhe cilësinë e jetës së qytetarëve në këto zona. Numri i pjesëmarrësve në këto takime nga shoqëria civile dhe grupet e tjera të interesuara ishte 602 persona, pa përfshirë prezencën e mediave lokale dhe kombëtare. Rreth 169 vetë ose 28% e pjesëmarrësve ishin femra dhe 65 ose 11% ishin të rinj studentë të universiteteve të vendit. Pjesëmarrja më e madhe e shoqërisë civile dhe grupeve të interesuara ishte në qarqet Durrës dhe Korçë, përkatësisht 161 dhe 158 pjesëmarrës. Pjesëmarrje me mbi 55 persona evidentojmë në qytetet Pogradec, Bilisht, Peqin, Kamzë, Durrës dhe Shijak. Edhe në Tiranë në takimin e dytë morën pjesë 74 persona. Të gjitha takimet konsultative u pasqyruan direkt në faqen www.uri.org.al Mbi propozimet publike lidhur me variantet me 39/47 Zona Funksionale Qarku Korçë: Shumica e pjesëmarrësve në të dyja takimet në Qarkun Korçë (Korçë, Bilisht), u pozicionuan për versionin me 39 ZF. Pra, Qarku Korçë të konfigurohet me 5 ZF. ZF Korçë të përfshijë, përveç 8 Komunave rreth saj, edhe Bashkinë Maliq me 5 Komunat rreth saj. Sipas pjesëmarrësve, Maliqi nuk ka më potencialin apo fizionominë e një qyteti të zhvilluar industrial, por ai tashmë ka mbetur si xhep, apo rrugë kalimi për në Korçë, pra, mund të konsiderohet si lagje e Korçës. Qarku Elbasan: Shumica e pjesëmarrësve në të tria takimet u pozicionuan për versionin me 47 ZF. Pra Qarku Elbasan të konfigurohet me 4 ZF, pra Elbasanin, Peqinin, Librazhdin dhe Gramshin. Sipas tyre, reduktimi i konsiderueshëm i administratës, pra territore më të mëdha dhe kapacitete aktuale jo shumë eficiente, mund

të çojnë në ulje të nivelit të shërbimit për qytetarët apo edhe në shpërdorim të territorit. Qarku Tiranë: Shumica e pjesëmarrësve në të katër takimet (në Tiranë u organizuan dy takime) u pozicionuan për versionin me 47 ZF. Pra, Qarku Tiranë të konfigurohet me 3 ZF, pra: Tiranë, Kavajë dhe Kamzë. Por, nga shumica e diskutimeve në Kamzë, u evidentua versioni i 2 ZF në Qarkun Tiranë, pra i bashkimit të Kamzës dhe 2 komunave me ZF-në e Tiranës. Qarku Durrës: Shumica e pjesëmarrësve në të tre takimet u pozicionuan për versionin me 47 ZF, pra më të madhin në qarkun e tyre, sepse sipas tyre reduktimi i tepërt i administratave, pra territore më të mëdha dhe kapacitete aktuale jo shumë eficente, mund të çojnë në ulje të niveleve të shërbimit për qytetarët dhe madje, edhe në shpërdorime të territorit. Pra, sipas diskutantëve ZF e Shijakut duhet të jetë e veçuar nga ZF e Durrësit.

III. QËLLIMI I PROJEKTIT Reforma administrativo-territoriale është një nismë kyçe që ka si qëllim kryesor përmirësimin e shërbimeve publike dhe fuqizimin e qeverisjes lokale, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit. Kjo reformë do të fuqizojë qeveritë lokale dhe rajonale duke decentralizuar më shumë funksione dhe kompetenca dhe shpërndarjen e më shumë fondeve publike për ta. Njësitë e qeverisjes vendore më të mëdha do të kenë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar; thithin më shumë fonde nga BE-ja dhe donatorë të tjerë; si dhe një hapësirë më të madhe për bashkëpunim ndërkomunal. Në kuadrin e transparencës me qytetarët projekti i mbështetur nga PNUD synon rritjen e njohurive të shoqërisë civile, medias dhe biznesit për procesin e reformës administrative dhe territoriale në Shqipëri, si dhe angazhimin e kontributin e tyre për përmirësimin e politikave qendrore dhe reformave të tjera në funksion të demokratizimit të qeverisjes. i. Objektivat e projektit - Arritja e një pjesëmarrjeje sa më e gjerë e shoqërisë civile dhe grupeve të interesuara në takimet konsultative për reformën; - Arritja e një konsensusi ndërmjet tyre për variantet më të mundshme, të diskutuara nga komisioni i reformës, deri në procesin përfundimtar të vendimmarrjes; - Ndryshimi i opinionit të politikëbërësve duke konsideruar gjendjen reale për shërbimet, zhvillimin ekonomik, financat lokale dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm për reformën. ii. Metodologjia dhe Aktivitetet Metodat e përdorura për të sjellë në këtë proces mendimet e shoqërisë civile, ishin konsultimet e hapura publike. URI i organizoi këto konsultime në katër qarqe të Shqipërisë: (Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Durrës). U organizuan gjithsej 12+1 takime (tri takime në çdo qark, por në Tiranë u bënë 2 takime). Takimet ishin interaktive dhe u shoqëruan me seanca pyetjesh dhe përgjigjesh. Takimet u organizuan në ambiente komode dhe të përshtatshme. URI në çdo takim përgatiti mjedisin e duhur për lehtësimin e procesit të dëgjimit sa më të mirë të pjesëmarrësve me njëri-tjetrin. Ekspertët përdorën si gjatë prezantimeve, ashtu edhe gjatë diskutimeve aftësitë dhe njohuritë e tyre profesionale për një komunikim sa më efektiv, duke sjellë shembuj konkretë nga zonat e tyre të qeverisjes vendore. Ftesa dhe agjenda e takimit u përgatit në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Vendore. Prezantimet për pjesëmarrësit përfshinë në përgjithësi: Objektivat/qëllimet e reformës, nga pikëpamja e një planifikimi më të mirë të zhvillimit të territorit si dhe rritjes së aksesit të qytetarëve për shërbime më të mira dhe eficiente; përmirësimin e mekanizmave të demokracisë direkte; rritjen e kapaciteteve të administratës publike dhe forcimin e strukturave komunitare; rritjen

e investimeve publike në nivel vendor, si dhe rritjen e mundësive për absorbimin e financimeve nga fondet e BE-së dhe donatorë të tjerë; Parimet më të rëndësishme, në të cilat u mbështet reforma, kriteret e aplikuara dhe domosdoshmërinë e saj të diktuar dhe nga rezultatet e analizës aktuale të qeverisjes; Evidentimin e nevojës urgjente për këtë reformë, të mbështetur dhe argumentuar nga donatorë dhe partnerë të huaj në Shqipëri dhe që lidhet kryesisht me ndryshimet demografike, fragmentimin e nivelit të qeverisjes, qëndrueshmërinë fiskale, eficencën dhe mbulimin e kostos së shërbimeve, pabarazitë midis njësive vendore nga pikëpamja e planifikimit, zhvillimit ekonomik, hapat prapa të reformës së decentralizimit dhe kapacitetet në rënie të qeverisjes për të menaxhuar funksionet e veta të dhëna me ligj dhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët. Sjelljen e të dhënave konkrete, të analizave dhe studimeve nga grupi i ekspertëve për çdo Njësi Vendore të Zonës Funksionale si dhe analizën e treguesve të ndërveprimit, institucional, ekonomik, të distancës dhe aksesit me qendrën e zonës funksionale, numrin dhe dendësinë e popullsisë, etj. Konsultimi në çdo qytet u transmetua direkt në faqen w.w.w.uri.org.al. Pas çdo takimi ekspertët e URI-së dhanë konferenca shtypi rreth takimit përkatës dhe kërkesave të reja të qytetarëve. iii. Pjesëmarrësit Listat e të ftuarve përmbajnë emra qytetarësh, organizata të shoqërisë civile që përfaqësojnë segmente të ndryshme të komunitetit (të rinjtë, gratë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, romët dhe grupet e tjera etnike,etj.), si edhe disa përfaqësues të sektorit privat. Ato u përgatitën nga URI, në bashkëpunim me koordinatorët lokalë të UNDPsë dhe nëpërmjet bashkëpunëtorëve tanë të shoqërisë civile, njësive vendore, etj. Në të gjitha takimet pjesëmarrja ishte mbi 30 persona. URI e siguroi pjesëmarrjen edhe nëpërmjet njoftimit të hapur në mediat lokale si dhe shpërndarjes së ftesave të drejtpërdrejta apo njoftimit në pikat më të frekuentuara nga qytetarët.

IV. KONSULTIMET NË QARKUN E KORÇËS 1. Përmbledhje Në Qarkun e Korçës takimet publike u ndoqën nga rreth 158 pjesëmarrës nga shoqëria civile, studentë, intelektualë të profesioneve të ndryshme. Pjesëmarrja e grave dhe të rinjve studentë në këtë takim përbën përkatësisht 21% dhe 6% të totalit. Takimet u njoftuan nëpërmjet mediave lokale të qyteteve si TV Korça, Sot-7 në Pogradec si edhe nëpërmjet ftesave të shpërndara nga drejtues të shoqërisë civile në këto rrethe. Ky takim u vlerësua nga shumica e pjesëmarrësve jo vetëm për seriozitetin, por dhe për materialin e prezantuar, shumë profesional. Pjesëmarrësit, nga të cilët, shumica ishin nga qytetet, vlerësuan variantin me 39 njësi, pra më të voglin në qarkun e tyre me 5 ZF. Maliqi nga shumica u vlerësua si qytet xhep për Korçën, pra do të ishte mirë që të mos jetë ZF më vete. Por, pati diskutime për ZF Pustec, që sipas tyre do të ishte më mirë që të mos veçohej si zonë më vete, në kuadrin edhe të integrimit të banorëve minoritarë të këtij fshati me banorët e tjerë jo minoritarë. Nr Qarku Korçë Datat Pjesëmarrje (nr) Femra Të rinj 1 Korçë 06.06.2014 39 15 7 2 Bilisht 06.06.2014 63 4 0 3 Pogradec 09.06.2014 56 14 2 TOTALI 3 takime 158 33 9 1.1 Nga konsultimi në Korçë Në Korçë takimi u zhvillua në bibliotekën e qytetit në 06.06.2014 dhe në të morën pjesë 39 pjesëmarrës, pa përfshirë median, nga të cilët 38 % ishin femra dhe 7 studentë te universitetit dhe i gjithë takimi u përcoll nga mediat lokale dhe të tjera të pranishme me korrespondentë në këto rrethe si Ora news, etj. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. U prezantuan para tyre të dyja variantet: a) Korça bashkë me Komunat rreth saj si ZF më vete dhe Maliqi bashkë me Komunat rreth tij si ZF më vete; b) Korça dhe Maliqi bashkë me gjithë Komunat rreth tyre si ZF më vete; Shumica e pjesëmarrësve diskutoi rreth variantit me 39 ZF, pra ZF Korçë të përfshijë përveç 8 Komunave rreth saj, edhe Bashkinë Maliq me 5 Komunat rreth saj. Sipas pjesëmarrësve Maliqi nuk ka më potencialin apo fizionominë e një qyteti të zhvilluar industrial, por ai tashmë ka mbetur si xhep, apo rrugë kalimi për në Korçë, pra,mund të konsiderohet si lagje e Korçës.

A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit : - Si është menduar niveli i dytë i qeverisjes, Qarku? - Për herë të parë e dëgjojmë termin Zonë Funksionale, pse nuk thuhet bashki ose komunë? - Çfarë kompetencash do të ketë ky kryetari i madh? - A ka rrezik që me këtë ndarje të re të ulët, niveli i shërbimeve në zonat e thella, të ndodhë siç ndodh aktualisht me qytetet, ku kryetarët kujdesen më shumë për qendrat e tyre dhe jo për periferitë? - Si do të bëhet shpërndarja e të ardhurave në kuadrin e kësaj zone funksionale? - A mendoni se do të ketë një vendimmarrje më të mirë edhe për zona të tilla turistike si Voskopoja, pra kryetari i kësaj zone a do të ketë përgjegjësi të qarta zhvillimi për gjithë zonën? - Çfarë do të sjellë kjo reformë nga pikëpamja e zhvillimit të bujqësisë? - Lekasi p.sh.: ka një kryetar Komune, si do të quhet mbas bashkimit? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Reforma duhej bërë më shpejt. Nuk ka pse t. diskutohet, është shumë e nevojshme. - Maliqi nuk ka arsye të jetë më vete, më mirë bashkë me Korçën, sepse tashmë nuk ka fizionominë e një qyteti industrial apo perspektivë për t`u zhvilluar si i tillë është vetëm si rrugë kalimi për në Korçë, pra mund të konsiderohet edhe lagje e Korçës. - Bilishti është qytet rural, pse t. jetë zonë funksionale, apo qendër e kësaj zone? - Pusteci si zonë funksionale më vete, mund të humbasë shumë, prandaj duhet të integrohet me zonat tona. FOTO NGA TAKIMI NË KORCË

1.2 Nga konsultimi në Bilisht Në Bilisht takimi u zhvillua në datën 06.06.2014, në orën 18:00 në një lokal në qendër të qytetit. Takimi u ndoq nga mbi 63 pjesëmarrës, nga të cilët 6 % ishin femra. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit: Pjesëmarrësit pranuan konfigurimin e ZF Devoll me përfshirje të 5 NjQV, pra të Bashkisë Bilisht dhe 4 Komunave rreth saj. Pati propozime që ZF Devoll të përfshijë edhe Dardhën, në kuptimin e një zhvillimi turistik gjithëzonal, pra në konceptin e përfshirjes së të gjithë zonës ujore. - Pse në llogaritjen e treguesve ekonomikë etj. është përdorur popullsia sipas INSTATit, që nuk është e saktë? - Nëse administrata do të reduktohet në numër, a do të mund t`i kemi shërbimet e tjera të domosdoshme? - Mendoni që pas reformës qeverisja vendore do të jetë më eficiente, sepse është shumë më mbrapa se zhvillimi ekonomik i vendit? - Kontrolli i territorit do të jetë më efektiv. - A mendoni se do të ketë një bashkëpunim më të mirë në mes QQ dhe QV? - A mendoni se Bashkia qendër e ZF, do të përdorë më mirë fondet dhe do t i alokojë ato sipas prioriteteve të zonave? - Qarqet si do të pozicionohen? - Ka disa funksione rajonale. Mbas ndarjes së re a do të ketë ndonjë ndryshim kompetencash, si kalimi nga rajonale në vendore? - Me ZF do të ketë më shumë të ardhura, priten vetëm që qytetarët të paguajnë, apo do të ketë edhe politika qendrore për vendorët. P.sh.: ato ZF që kanë miniera, etj, do të ketë përfitime nga këto resurse? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Me situatën aktuale në të cilën ndodhemi, kur ka një numër të madh pensionistësh, me miliona emigrantë, mendoj se nuk është e nevojshme të kemi kaq shumë kryetarë e këshilltarë për të qeverisur. Pra populli nuk ka pse të mbajë mbi kurriz kaq shumë administratë. - Administrata aktuale e paarsimuar, nuk i përgjigjet nivelit aktual të zhvillimit. - Mendojmë që në variantet e propozuara jemi për variantin që Maliqi të jetë ZF e veçantë. - ZF Devoll të përfshijë edhe Dardhën: Duke pasur parasysh që Devolli fillon në Ersekë, pra përfshin edhe Dardhën,në kuptimin e një zhvillimi turistik gjithëzonal, pra në konceptin e përfshirjes së të gjithë zonës ujore, ZF e Devollit duhet të përfshijë edhe Dardhën. Kjo do të bëjë të mundur që bukuritë e Dardhës të zbulohen nga vendasit e turistët gjatë gjithë vitit.

- Reforma territoriale nuk lidhet vetëm me administratën, pra me shkurtimin nga puna të disa njerëzve. Ne presim shërbime më të mira dhe sa më afër nesh. - Zona minoritare nuk është mirë të dalë zonë funksionale e veçantë, sepse ne bashkëpunojmë e ndërveprojmë mirë me këtë zonë ashtu siç është. FOTO NGA TAKIMI NË BILISHT 1.3 Nga konsultimi në Pogradec Në Pogradec takimi u zhvillua tek hotel Turizmi, në datën 09.06.2014 dhe në të morën pjesë 56 pjesëmarrës, nga të cilët 25% ishin femra. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit : I gjithë takimi u përcoll nga dy mediat lokale, të cilët u njoftuan dy ditë para për takimin. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Mori pjesë dhe një vullnetare e korpusit të paqes, që punon me OJF në rrethin e Pogradecit. Pjesëmarrësit pranuan si shumë efektive bashkimin e Komunave përreth me Bashkinë Pogradec, si ZF e veçantë brenda qarkut. - Çfarë do të ndodhë me numrin e madh të administratës që presupozohet të largohet? - Të zgjedhurit, pra këshilltarët do të jenë përsëri në të njëjtin numër, por do t`i përkasin qendrës së ZF? - Si do të shpërndahen fondet tashmë me organizimin e ri, mos ndoshta do të përfitojnë vetëm zonat urbane? - Pse nuk marrin pjesë në këto takime edhe të zgjedhurit vendorë, sepse krahas pakënaqësisë që humbasin pushtetin, ka edhe të tjerë, shumë të mirë që mund të japin mendime të vlefshme? - A do të vazhdojë të ekzistojë përsëri Qarku, si do të funksionojë mbas kësaj reforme?

- Unë dua të marr një dokument, një vërtetim, unë do të kem nevojë që brenda ditës të më shërbehet për një kanal të hapur, për mbeturinat që nuk më largohen sot nga shtëpia, ku duhet të shkoj, kush do të më shërbejë shpejt, mirë dhe pa kosto të lartë? - Si do të zgjidhen këshilltarët, përsëri nga forcat politike me listat e tyre, apo direkt me emra në popull e zona brenda ZF? Do të kemi përfaqësim cilësor të tyre, apo njerëz të panjohur për shumicën? - Si do të kontrollohet tashmë ky territor kaq i madh? Çfarë politikash të tjera, rregulla do të ketë? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Mirë do të ishte që bashkë me prezantimin e varianteve të ndarjes administrative, të na vini në dispozicion edhe një skemë të qartë, pra se si do të funksionojë struktura e re, çfarë kriteresh do të ketë për prezencën e administratës së shërbimeve sa më afër qytetarëve. Kjo është e domosdoshme, sepse ne qytetarët që jemi larg do të vuajmë nga mungesa e shërbimeve të domosdoshme. - Reforma mendoj që do të na lehtësojë edhe ne si Shoqëri Civile, sepse për të shtrirë dhe zbatuar standarde me projektet tona në një territor më të gjerë, mjafton që të marrim konfirmim bashkëpunimi me një kryetar. Pra kjo reformë do të na mundësojë të sjellim në këtë territor të ri, më shumë fonde donatorësh. FOTO NGA TAKIMI NË POGRADEC V. KONSULTIMET NË QARKUN E ELBASANIT 1. Përmbledhje Takimet publike në Qarkun e Elbasanit u ndoqën nga rreth 109 pjesëmarrës nga shoqëria civile, studentë, intelektualë të profesioneve të ndryshme. Takimet u njoftuan nëpërmjet mediave lokale të qyteteve si TV Skampa, Elbasan dhe mediave të tjera të pranishme në këtë rajon, në të cilat u dhanë edhe konferenca shtypi.

Ky takim u vlerësua nga shumica e pjesëmarrësve, jo vetëm për seriozitetin, por dhe për materialin e prezantuar, shumë profesional. Pjesëmarrësit kërkuan që ky prezantim dhe diskutim të shtrihej edhe në Komuna. Pjesëmarrësit, nga të cilët, shumica ishin nga qytetet, vlerësuan variantin me 47 njësi, pra më të madhin për qarkun e tyre, sepse, sipas tyre, reduktimi i tepërt i administratave, pra territore më të mëdha dhe kapacitete aktuale jo shumë eficiente, mund që të çojnë në ulje të niveleve të shërbimit për qytetarët dhe madje edhe në shpërdorim të territorit. Nr. Qarku Elbasan Datat Pjesëmarrës (nr.) 1 Elbasan 10.06.2014 31 2 Librazhd 10.06.2014 31 3 Peqin 11.06.2014 47 TOTALI 3 takime 131 1.1 Nga konsultimi në Elbasan Në Elbasan takimi u zhvillua tek hotel Turizmi, në datën 10.06.2014 dhe në të morën pjesë mbi 31 pjesëmarrës. nga të cilët 35 % femra. I gjithë takimi u përcoll nga mediat lokale dhe ato me shtrirje edhe më të gjerë. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit vlerësuan funksionimin më të mirë të ZF Elbasan së cilës i bashkëngjiten dhe 12 Komunat përreth A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit : - Çfarë ndryshimesh priten konkretisht në ligjin organik 8652 në kuadrin e reformës së re administrativo-territoriale? - A mendoni ju se kjo reformë do të bëhet patjetër, pra do të ndodhë si proces? - Si do të jetë në të ardhmen emërtimi për qeverisjen vendore? - Në cilat drejtime mendohet se do të ketë përmirësim reforma e decentralizimit, sepse nuk është vetëm çështja e ndryshimit të territorit, por edhe e administrimit të tij, e përgjegjësisë për funksionet. - Cilat prej funksioneve bazë mendohet që do të kryejnë strukturat administrative të shkurtuara pas reformës? - Çfarë parashikon reforma për shërbimet bazë sociale, të cilat nuk janë mbështetur asnjëherë në masën e duhur nga vendorët? - A mendoni se kjo reformë do të ketë efekte pozitive lidhur me menaxhimin e funksioneve të qeverisjes vendore, qofshin këto të vetat, apo të deleguara? Sepse

praktika ka treguar që qeverisja vendore ka marrë përgjegjësi të deleguara nga qeverisja qendrore, jo në përputhje me standardet dhe mundësitë financiare. Pra reforma a do të shoqërohet me vendosjen e standardeve për shërbimet e ofruara dhe me kontroll e përgjegjësi për respektimin e tyre? - Kjo reformë mos ndoshta do t`u shërbejë vetëm zonave urbane dhe jo atyre rurale? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Reforma është domosdoshmëri për vetë mungesën e eficiencës që konstatohet sot në qeverisjen vendore. - Për mua nuk ka rëndësi se sa fonde kursejmë, por duhet të vendosim kritere përzgjedhjeje të administratës që do të na shërbejë. FOTO NGA TAKIMI NË ELBASAN 1.2 Nga konsultimi në Librazhd Në Librazhd takimi u zhvillua tek restorant Zharri, në datën 10.06.2014, në orën 15:00 dhe në të morën pjesë mbi 31 pjesëmarrës, nga të cilët 26% femra. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Mbas prezantimit, nga shoqëria civile pati kërkesa për shtrirje të këtij prezantimi

edhe në Komuna, aq më tepër që nuk ka mundësi edhe media që ta transmetojë. Pjesëmarrësit pranuan si shumë efektive bashkimin e komunave përreth me bashkinë Librazhd, si ZF e veçantë brenda qarkut të Elbasanit. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit : - Do të kem shumë nevoja unë që jam larg, për certifikata, për vërtetime, kush do të më shërbejë shpejt? - A na paraqitni dot një skemë të thjeshtë se si do të funksionojë kjo strukturë e re në emër dhe në shtrirje për ne qytetarët? - Kush do të vendosë se çfarë shërbimesh, investimesh më duhen mua këtu në Komunë, a do të kem përfaqësuesin tim në këshill? - Cili prej vendeve të tjera e ka aplikuar këtë model, në mënyrë që të mos bëjmë më eksperimente në Shqipëri me aplikime që mund të dështojnë? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Disa prej shërbimeve, si rezultat i politikave të përqendrimit të madh të shërbimeve në qendrat e qarkut, në banorët e Komunave për një vërtetim të tatimeve, të gjykatës etj., duhet të shkojmë në Elbasan. Mirë do të jetë që të na afrohen këto shërbime në Librazhd të paktën. - Mirë do të ishte që këto prezantime cilësore dhe të domosdoshme të zhvillohen edhe me banorët e disa grupimeve sipas Komunave ekzistuese, sepse ky ndryshim do të jetë i dukshëm dhe me impakt më shumë për këtë kategori, ngaqë ata janë më të pasigurt për këtë proces. Për ta ekziston frika e largimit të shërbimeve të pushtetit vendor. - Fshatrat apo komunat e sotme, do të kenë në këtë qendër të zonës funksionale përfaqësuesit e tyre, apo këshilltarët e qytetit do të na qeverisin edhe ne? FOTO NGA TAKIMI NË LIBRAZH

1.3 Nga konsultimi në Peqin Në Peqin takimi u zhvillua tek restorant Adnand Elezi, në datën 11.06.2014, në orën 10:00 dhe në të morën pjesë rreth 47 pjesëmarrës, nga të cilët 15 % femra. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit vlerësuan krijimin e ZF Peqin së cilës i bashkëngjiten dhe 5 Komunat përreth. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit: - Çfarë funksioni do të ketë qarku mbas reformës? - Si do të shpërndahen investimet, a do të ketë kritere të qarta dhe transparente, se mbase përsëri ne që jemi larg nuk do të përfitojmë asgjë? - Çfarë do të bëhet me administratën ekzistuese të Komunave, do të dalin shumë të papunë dhe midis tyre duhet të kemi parasysh, që ka kontingjente të përgatitura dhe të kualifikuara. B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Këshilltarët e qytetit do të vendosin edhe për ne në fshat, nuk besoj se do t`u shkojë mendja për ne që jemi larg qendrës së zonës funksionale. FOTO MGA TAKIMI NË PEQIN

VI. KONSULTIMET NË QARKUN E TIRANËS 1. Përmbledhje Në Qarkun e Tiranës takimet publike u ndoqën nga 174 pjesëmarrës nga shoqëria civile, studentë,intelektualë të profesioneve të ndryshme. Rreth 38 % e pjesëmarrësve ishin femra dhe 19 % të rinj studentë. Takimet u njoftuan nëpërmjet adresave elektronike të OJF si dhe nëpërmjet ftesave të dërguara me postë. Në takimin e dytë pjesëmarrja ishte më madhe, 74 persona, nga të cilët, vetëm femrat përbënin 55% të pjesëmarrësve. Nr. Qarku Tiranë Datat Pjesëmarrje (nr.) 1 Tiranë 17.06.2014 26 2 Kavajë 18.06.2014 20 3 Kamzë 20.06.2014 55 TOTALI 3 takime 101 1.1 Nga konsultimi në Tiranë 1. 1. a Takimi i parë Në Tiranë takimi u organizua tek hotel Doro, në datën 17.06.2014, në orën 10:00 dhe në të morën pjesë rreth 26 pjesëmarrës nga të cilët 54 % femra. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit : Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit, të cilët ishin jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Komunat përreth. Pjesëmarrësit vlerësuan variantin e ZF Tiranë me 16 njësi vendore, konfigurimin e territorit të Tiranës bashkë me 15 Komunat përreth. - Në reformën e re territoriale, për Zonën Funksionale është marrë parasysh gjithmonë numri i popullsisë si kriter? - Në kuadrin e reformës së decentralizimit, shumë kompetenca i kanë kaluar pushtetit vendor, të cilat në përgjithësi nuk janë menaxhuar mirë si arsimi, shëndetësia, etj. Me ndarjen e re a do të ketë ndryshime në ato kompetenca, të cilat nuk menaxhohen mirë nga qeverisjet vendore? - Si do të procedohet me ndarjen në rajone apo qarqe? - Pse ka dështuar sistemi aktual i qeverisjes, kush e ka fajin qeverisja qendrore apo qeverisja vendore? - Me ndarjen e re, çfarë do të bëhet me prefektët? - Sa peshë do të kenë sugjerimet e shoqërisë civile në këtë proces? A ka ndonjë kriter publik, gjatë procesit të vendimmarrjes nga politika?

B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Me këtë reformë e largojmë nga familjarizimi pushtetin vendor, madje do të përmirësohet edhe cilësia e të zgjedhurve. - Këtë sistem të fragmentuar të nivelit të qeverisjes e kanë shumë shtete. Ne kemi dështuar me këtë formë. Është shumë e nevojshme të dimë shkaqet e këtij dështimi. Vetëm duke u nisur nga shkaqet e vërteta, mund të ndërtojmë një konsensus më të gjerë. Pra reforma mund të dështojë, nëse nuk evidentojmë shkaqet e vërteta. - Reforma po zhvillohet tek ne në një periudhë shumë të shkurtër. Edhe Danimarka e ka bërë një reformë të tillë, por ka zgjatur për një periudhë 2002-2007, pra 5 vjet. Tek ne, ku edhe problemet janë më të mëdha, po bëhet shumë shpejt. - Reforma po konceptohet duke u bazuar vetëm tek treguesit e njësive vendore. Që të jetë e plotë në konceptim, mund të merren në konsideratë edhe indikatorët negativë të qeverisjes qendrore. - Komuna Kashar ka tregues shumë pozitivë dhe të mirë. Pra, mund të shërbejë si shembull i menaxhimit të mirë. - Janë krijuar shumë drejtori të decentralizuara, të cilat janë paralele, kur këto funksione, tashmë me ndarjen e re mund t i kryejë kjo zonë funksionale. Bëhet fjalë për drejtori të shërbimit pyjor, drejtori arsimore, etj, ku ka shumë njerëz që marrin rrogat dhe nuk janë efektivë në punë. - Mirë do të jetë të synohet nga politika për variantin me 47 zona funksionale - Me ligjin e ri të ndarjes të kihet parasysh saktësimi i kufijve fizikë të komunave/zonës funksionale dhe të miratohen nga kuvendi. - Reforma është e suksesshme, nëse vendosen njerëzit e duhur në këto administrata. - Të përdoret fjala bashki për zonën funksionale, sepse është fjalë shqip. - Procesi i reformës është mirë t i referohet edhe Kosovës, e cila funksionon shumë mirë me një numër të kufizuar njësish vendore. E rëndësishme është dhënia më shumë diskrecion këtyre njësive në proceset vendimmarrëse. FOTO NGA TAKIMI I PARË NË TIRANË

1. 1. b Takimi i dytë Në Tiranë takimi i dytë u zhvillua tek hotel Tirana, në datën 10.07.2014, në orën 10:00 dhe në të morën pjesë rreth 74 pjesëmarrës, nga të cilët 55 % ose 41 ishin femra. Në takim merrnin pjesë 16 të rinj ose 22%. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Ata diskutuan variantin e ZF Tiranë me 16 njësi vendore, konfigurimin e territorit të Tiranës bashkë me 15 Komunat përreth. Materiali për Reformën Administrativo- Territoriale dhe variantet e propozuara nga komisioni i reformës për Qarkun Tiranë dhe konkretisht për ZF të Tiranës u prezantuan nga Edlir Vokopola. Pjesëmarrësit vlerësuan materialin e prezantuar dhe bënë pyetje e diskutuan rreth konfigurimit të ZF të Tiranës. U bënë rreth 4 pyetje dhe 7 komente. Drejtuesi i takimit iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve, të cilat u shoqëruan edhe me komente nga vetë pjesëmarrësit. A. Pyetjet dhe komente - Çfarë ndikimi do të ketë kjo reformë mbi shoqërinë civile? - A ka ndonjë studim të disavantazheve të reformës? - A sjell inovacion kjo Reformë? - Si do jetë e ardhmja e Qarqeve? - A do të studiohet edhe menaxhimi i përgjegjësive? FOTO NGA TAKIMI I DYTË NË TIRANË

1.2 Nga konsultimi në Kavajë Në Kavajë takimi u zhvillua tek Pallati i Kulturës në datën 18.06.2014, në orën 11:00 dhe në të morën pjesë rreth 19 pjesëmarrës bashkë me prezencën e medias, nga të cilët 10 % femra. Takimi u njoftua nëpërmjet medias lokale të qytetit. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Ata e vlerësuan si efektive ZF me 10 Njësi vendore, pra dy Bashki dhe 8 Komuna. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit: - Si do të jetë raporti me qarkun e Tiranës në këndvështrimin politik? - A do të ketë më prefektura? - Pse nuk mbështetemi në modelin e ndonjë shteti perëndimor? - A do të mbështetet kjo reformë në një reformim të ligjit elektoral? - Meqenëse do të ketë shkurtime në administratë a do të sjellë kjo uljen e cilësisë së shërbimeve? - A do të ketë zyra shërbimesh nëpër njësitë aktuale? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Ka vështirësi politike sipas sistemit proporcional me bazë qarku dhe nga ana politike problemi duhet rishqyrtuar. - Në qoftë se do të ekzistojë qarku do të ketë edhe prefektura, në të kundërt gjithmonë në ZF do të ketë një përfaqësues të qeverisë qendrore. - Shtetet e Perëndimit janë përpara nesh dhe ne për të hyrë në rrugën e tyre duhet të kalojmë disa hapa të tjerë. - Paralel me këtë reformë po ecën dhe reforma e decentralizimit dhe kjo do të sjellë padyshim dhe reformë ligjore elektorale.

- Do të ketë kompetenca e përgjegjësi më të mëdha dhe kjo do të kërkojë një planifikim më të mirë, në shkallë më të gjerë për të arritur rezultate më konkrete e më të mira në çdo fushë të shërbimeve. - Njësitë aktuale do vazhdojnë të ofrojnë shërbimet bazë, p.sh.: vërtetime, certifikata, etj. FOTO NGA TAKIMI NË KAVAJË 1.3 Nga konsultimi në Kamzë Në Kamzë takimi u zhvillua në mjediset e lokalit Eklipsi, në datën 20.06.2014, në orën 10:00 dhe në të morën pjesë mbi 55 pjesëmarrës, nga të cilët 16 % femra. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit, të cilët ishin jo vetëm nga Bashkia Kamzë, por edhe nga komunat Paskuqan dhe Zall Her. Konsultimi u transmetua direkt ne faqen www.uri.org.al. Në takim u vlerësua shumë prezantimi i qartë dhe informacioni i sjellë nga ekspertët e IKUsë dhe u propozua që takime të tilla të organizohen më shpesh. Për sa i përket zgjedhjes së dy varianteve të propozuara, shumica e pjesëmarrësve i qëndruan variantit me 39 zona funksionale, pra të bashkimit të Kamzës me Tiranën. Arsyeja e mbështetjes së këtij varianti ishte, për shkak përfitimeve që vijnë nga shkurtimi, edhe i administratës së Kamzës, edhe i rritjes së vëmendjes së Tiranës për Kamzën nga pikëpamja e përfitimeve nga shpërndarja e fondeve për investime si dhe rritjes së standardit të shërbimeve të ofruara për qytetarët në atë nivel që ofrohen edhe në Tiranë. Por, disa pjesëmarrës të tjerë ishin për variantin me 47 ZF, pra të Kamzës si zonë funksionale më vete, me argumente se aktualisht qytetarët i referohen Tiranës për të marrë një sërë shërbimesh që mungojnë në Kamzë dhe shpresohet që kjo zonë funksionale pas reformës do të forcohet edhe me institucione të rëndësishme, që do t u shërbejnë më nga afër qytetarëve. Bashkimi me Tiranën shikohet si një largim i vëmendjes nga Kamza dhe pritet që

të ketë dhe më pak shërbime. Pra qytetarët, mendojnë që kërkesat e tyre i zgjidhin më mirë në Kamzë, se sa në Tiranë. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit: - Me përfshirjen në një zonë më të madhe edhe të komunave më të vogla, a mendoni që do të kemi vëmendjen e qendrës dhe do të përfshihemi në plane zhvillimore gjithëpërfshirëse dhe eficiente? - Sa do të jetë pjesa e administratës që do të shkurtohet dhe sa do jetë numri i atyre që do të na shërbejnë edhe neve që jemi larg qendrës së Kamzës? - A ka ndonjë projekt konkret nga qeveria se si do të jetë struktura e re e qeverisjes së zonës funksionale? - Si do të përfaqësohen komunat në këshillin e zonës funksionale? A do të ketë kritere të qarta? - Ku do të merren shërbimet kryesore dhe të domosdoshme, përsëri do të merren në Tiranë, apo dhe në Kamzë? A do të ketë zyra gjykate, drejtori tatimesh, etj.? - Çfarë ndryshimi do të ketë me këtë ndarje të re, do të kemi ujë, i cili në këtë moment na mungon në zona të Paskuqanit, megjithëse na është premtuar në fushatën zgjedhore nga kandidatët? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Reforma për ne është shumë e domosdoshme. Duke e parë nga pikëpamja e reduktimit të administratës, ne shpresojmë që të vendosen kritere të qarta për një administratë më të kualifikuar dhe më të përgjegjshme. Besoj që për disa shërbime kryesore ne duhet të shërbehemi sa më afër, sepse do të jetë e pamundur nga pikëpamja e kostos të shkojmë në Kamzë, apo në Tiranë. - Gjatë zbatimit të reformës, duhet bërë kujdes për përfaqësimin më të mirë të Komunave Zall Her dhe Paskuqan me këshilltarë nga këto zona, që të paktën të mund të adresohen fondet për të zgjidhur dhe problemet tona, pra të mos lihemi pas dore në investime apo dhe shërbime. - Nuk ka rëndësi për ne shumë fakti se cili variant do të përdoret dhe miratohet në Kuvend. Të dyja variantet duken të mira. Por ne jemi pak skeptikë, pra kemi pasiguri që kjo reformë do të jetë e suksesshme dhe do të funksionojë si duhet, sepse nuk e kemi të qartë se si do të rriten përgjegjësitë e zonës funksionale për ato funksione që duhen realizuar me cilësi dhe kosto më të ulët. - Duke e parë ndarjen e re edhe si një reformë që do të çojë në rritjen e bizneseve dhe një zhvillim më të mirë ekonomik të territorit, mendoj që varianti me 39 ZF, është praktikisht më i mirë, sepse Tirana do të imponojë edhe standarde më të mira zhvillimi. - Nuk e di se çfarë po ndodh me qeverisjen vendore, por unë dua të evidentoj faktin që në zonën Paskuqan ku banoj unë, e blej ujin, pra nuk kam furnizim me ujë dhe nuk ka kanalizime, edhe rruga është e paasfaltuar. Me gjithë premtimet elektorale, akoma këto shërbime nuk janë të siguruara. Kam frikë se po të bashkohemi me Tiranën, vëmendja e pushtetarëve do të zvogëlohet, se do të rritet më shumë largësia e banorëve të Paskuqanit me këtë qendër të madhe. Por edhe kështu siç

jemi deri tani, nuk po na dëgjon njeri për kërkesat që kemi. Unë dua të sigurohem që këto shërbime do t`i kem nesër, edhe nëse bashkohemi me Kamzën apo me Tiranën. - Nëpërmjet këtij takimi ne mësuam shumë për detyrimet e mëdha që ka qeverisja ndaj qytetarëve dhe shpresojmë që kjo reformë t i afrojë dhe jo t i largojë të zgjedhurit dhe administratën nga qytetarët. Shpresojmë që t i shikojmë të reagojnë më mirë dhe të jenë më afër shqetësimeve tona, jo vetëm për zgjedhje, por edhe gjatë aktiviteteve të tjera publike. FOTO NGA TAKIMI NË KAMZË VII. KONSULTIMET NË QARKUN E DURRËSIT Takimet publike në Qarkun e Durrësit u ndoqën nga rreth 162 pjesëmarrës nga shoqëria civile, studentë, intelektualë të profesioneve të ndryshme, pa përfshirë median. 27% e pjesëmarrësve ishin femra. Takimet u njoftuan nëpërmjet mediave lokale të qyteteve si TV Adria net, TV Kruja, dhe mediave të tjera të pranishme në këtë rajon, në të cilat u transmetuan edhe konferenca shtypi

Ky takim u vlerësua nga shumica e pjesëmarrësve jo vetëm për seriozitetin, por dhe për materialin shumë profesional të prezantuar. Pjesëmarrësit, ndër të cilët, shumica ishin nga qytetet, vlerësuan variantin me 47 njësi,pra më të madhin në qarkun e tyre, sepse, sipas tyre, reduktimi i konsiderueshëm i administratës, pra territore më të mëdha dhe kapacitete aktuale jo shumë eficiente, mund të çojnë në ulje të nivelit të shërbimit për qytetarët apo edhe shpërdorim të territorit. Pra, sipas pjesëmarrësve që diskutuan, ZF e Shijakut duhet të jetë e veçuar nga ZF e Durrësit. Nr Qarku Durrës Datat Pjesëmarrës (nr.) 1 Krujë 13.06.2014 45 2 Durrës 16.06.2014 58 3 Shijak 16.06.2014 60 TOTALI 3 takime 165 1.1 Nga konsultimi në Durrës Në Durrës takimi u organizua tek hotel Arvi, në datën 16.06.2014, në orën 09:30 dhe në të morën pjesë mbi 60 pjesëmarrës, nga të cilët 20% femra. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit. Konsultimi u transmetua edhe nga media lokale. Shumica e pjesëmarrësve e konsideroi si efektive krijimin e ZF Durrës me 5 njësi vendore. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit : - Konkretisht çfarë të mira sjell ky ndryshim për mua që jam banor në Durrës? - Në stadin aktual, cili nga 2 variantet është menduar më adekuat? - A ka dështuar reforma aktuale e decentralizimit? - Në lidhje me shërbimet sociale, ku konsiston kjo reformë? - Me këtë reformë ndryshojnë dhe territoret e kompetencave? - Si do të shpërndahen investimet? - Si do të jetë përfaqësimi në këto ZF? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Është parashikuar dhe përllogaritur që do ketë një rritje të buxhetit në shpërndarjen për frymë, por akoma nuk është parashikuar se çfarë rezultatesh afatgjata do ketë pas reformës. - Nuk ka variant prioritar, por sipas specialistëve mendohet ai me 47 ZF. - Nuk mund të themi se ka dështuar decentralizimi aktual, por për sa i përket njësive të mëdha, ato kanë lëvizur më shpejt në sajë të buxheteve të mëdha. Pra njësi e madhe, buxhet i madh, zhvillim më i madh dhe e kundërta njësi e vogël, buxhet i

vogël, zhvillim i ngadaltë ose 0. Paralelisht me këtë reformë po ecën dhe reforma e decentralizimit. - Disa nga funksionet bazë do të vazhdojnë të ekzistojnë në po ato pika administrative por funksione të tjera do të rishikohen edhe njëherë. - Autoriteti do të mbetet po ai brenda zonës, por decentralizimi ka për synim të japë kompetenca më të plota brenda ZF-së. - Decentralizimi fiskal është në proces rishikimi duke përfshirë dhe ndarjen e taksave territoriale. Në bazë të një plani zhvillimi të ZF dhe buxheteve, do të parashikohen edhe investimet. - Përfaqësimi mendohet të jetë nëpërmjet këshilltarëve nga e gjithë ZF. FOTO NGA TAKIMI NË DURRËS 1.2 Nga konsultimi në Shijak Në Shijak takimi u zhvillua tek Vila Erzeni, në datën 16.06.2014, në orën 12:00 dhe në të morën pjesë mbi 60 pjesëmarrës, nga të cilët 35% femra. Për sa i përket zgjedhjes së dy varianteve të propozuara, shumica e pjesëmarrësve i qëndruan variantit me 47 zona funksionale, pra te veçimit të ZF të Shijakut si zonë më vete, me përbërjen e 6 njësive vendore. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit:

- Pse përpara se të bëhej kjo reformë nuk është bërë reforma territoriale, me të cilën Hamallaj dhe Ishmi t`i bashkohen Shijakut? - Mbas kësaj reforme si do të funksionojnë komunat? - Si do përfaqësohen këto komuna? - A do të jetë ZF Shijaku? - Pse zona e komunitetit Boshnjak nuk është marrë parasysh, pse të mos jetë ZF më vete, si minoritetet e tjera? - Pse asgjë nga ato që janë diskutuar në mbledhjen me prefekturën nuk janë marrë parasysh? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Në komunat aktuale do të kryhen funksionet bazë dhe këto komuna do të përfaqësohen nga këshilltarë në këshillin e madh të ZF-së. - Në variantin me 47 njësi, Shijaku është menduar të jetë ZF më vete. - Ashtu si 3 komunitetet e tjera edhe komuniteti Boshnjak pretendon të jetë njësi më vete. - Shijaku ka qenë nën prefekturën, pretendojmë bashkimin e territorit si atëherë, deri në Hamallaj dhe Ishëm. Shijaku duhet të ketë lidhje patjetër me detin. - Jemi dakord që Shijaku të jetë ZF me vete por s`jemi dakord me territoret. - Në mbledhjen me prefekturën ne i kemi ngritur këto pretendime dhe asgjë nuk është marrë parasysh. FOTO MGA TAKIMI NE SHIJAK

1.3 Nga konsultimi në Krujë Në Krujë takimi u organizua tek hotel Panorama, në datën 13.06.2014, në orën 10:00 dhe në të morën pjesë 42 pjesëmarrës, nga të cilët 26% femra. Prezantimi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit, të cilët ishin jo vetëm nga Kruja, por edhe nga Fushë-Kruja. Konsultimi u transmetua edhe nga media lokale TV-Kruja. Pjesëmarrësit vlerësuan krijimin e ZF me 6 Njësi Vendore, por shumica propozuan transferimin e qendrës së zonës funksionale në Fushë Krujë, për shkak të plotësimit të kriterit të popullsisë. A. Pyetjet e drejtuara nga pjesëmarrësit: - Nga pikëpamja e decentralizimit, çfarë kompetencash do të ketë konkretisht kjo administratë, e përqendruar në qendrën e Zonës Funksionale? - Qarku deri tani nuk ka pasur shumë kompetenca. Nga pikëpamja e rritjes së rolit të tij, çfarë kompetencash mendohet t i jepen? - A do të pësojë ndryshime ligji organik i qeverisjes vendore? - A do të jetë funksional tashmë qarku? Si do të jetë procesi i zgjedhjeve, tani që numri i të zgjedhurve vendorë zvogëlohet? - Si do të shpërndahen konkretisht të ardhurat në zonat e tjera? Kush do t`i hartojë politikat? A do të jenë transparente këto politika? - Problemi më I madh tek ne ka qenë funksionimi cilësor i shkollave, kopshteve dhe qendrave shëndetësore. Tashmë me këtë ndarje të re, mendoni që do të përmirësohet shërbimi në mirëmbajtjen e shkollave apo shërbimi shëndetësor? - A mendoni se do të jetë eficiente kjo reformë, apo diskutohet vetëm për të zgjeruar territore? B. Mendime dhe konsiderata për reformën: - Mendojmë që reforma është e vonuar, mund të bëhej edhe më shpejt. - Varianti më i mirë për qarkun e Durrësit është ai me 47 njësi (ZF e Shijakut të jetë e veçantë nga ZF e Durrësit) - Mirë do të ishte që ky konsultim me publikun, të ishte bërë më përpara, sepse tani nuk besojmë që mund të merren shumë në konsideratë mendimet tona. - Zona Funksionale duhet ta ketë qendrën administrative në Fushë Krujë: a) sepse shumica e Njësive Vendore, pra e banorëve nga pikëpamja e përfitimit të shërbimeve dhe e lëvizjes janë më afër Fushë Krujës, se sa Krujës; b) Fushë Kruja ka edhe numrin më të madh të popullsisë në zonën funksionale; c) Kruja për mendimin tonë duhet të jetë zonë funksionale me status të veçantë, pra duhet të vlerësohen resurset turistike dhe të ketë trajtim të veçantë nga qeverisja qendrore, por ajo nuk mund të luajë rolin e një qendre administrative për të gjithë zonën funksionale. Kruja si zonë e veçuar turistike mund të ketë vetëm Komunën Cudhi;

d) Për ne është shumë e domosdoshme që disa institucione qendrore në Krujë të zhvendosen në Fushë Krujë. - Nuk ka funksionuar mirë sistemi arsimor. Për mendimin tim do të ishte mirë që dhe emërimin e mësuesve apo drejtorit të shkollës ta ketë në kompetencë qeverisja vendore, pra kjo zonë funksionale. Situata aktuale me këtë sektor, sa vjen e rëndohet, ka mundësi të pakta për të mirëmbajtur shkollat, por dhe pak kompetenca për një arsim cilësor. - Përfitimi nga kjo reformë është përfitim i madh për të gjithë, edhe për një kryetar të njësisë, por edhe për qytetarët. FOTO NGA TAKIMI NË KRUJË

VIII. ANEKSE 1. Kalendari aktiviteteve Nr DATA ORA BASHKIA VENDI 1 06 Qershor 2014 11:00 Bashkia Korcё Biblioteka e qytetit 2 18:00 Bashkia Bilisht Restorant "Fati" 3 09 Qershor 2014 11:00 Bashkia Pogradec Hotel "Enkelana" 4 10 Qershor 2014 10.00 Bashkia Elbasan Hotel "Skampa" 5 15.00 Bashkia Librazhd Restorant "Zharri" 6 11 Qershor 2014 10.00 Bashkia Peqin Restorant "Adnand Elezi" 7 13 Qershor 2014 10.00 Bashkia Krujë Hotel Panorama Krujë 8 16 Qershor 2014 09:30 Bashkia Durrёs Hotel Arvi 9 12:00 Bashkia Shijak Vila Erzeni 10 11 12 13 17 Qershor 2014 10 Korrik 2014 18 Qershor 2014 20 Qershor 2014 10:00 Hotel "Doro" Bashkia Tiranë 10:00 Hotel Tirana 11:00 Bashkia Kavajë Pallati i Kulturës 10:00 Bashkia Kamzë Lokal"Eklips"