Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

Similar documents
Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës


Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë

Fakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.

Dr. sc Rexhep Murati, profesor i rregullt 1 BIOGRAFIA DHE BIBLIOGRAFIA

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

Tel:

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

Curriculum Vitae - CV

Tel: 044/

Syllabusi për lëndën: Viktimologjia

R E F E R A T R E C E N Z I O N

CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci

Curriculum Vitae - CV

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

BESFORT TAHIR RRECAJ

Data e diplomimit: 29 dhjetor 1995 Diploma / Doktorata : Zhvillimi i komunikacionit automobilistik në Kosovë Titulli : Profesor i gjeografisë

Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik Diploma/ Doktorata: Doktor i shkencave ekonomike ( 2009)

CURRICULUM VITAE Mimoza Ibrani

Biografia (CV) : Florent. Prizren. Shkollimi: Mbiemri : Muçaj. Datëlindja : Vendlindja :

Curriculum Vitae Economic Development, Faculty of Economics, University of Prishtina, Kosovo

Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Departamenti i Matematikës Teza : Zgjidhja e problemeve matematikore dhe vlerësimi i tyre

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar

R E F E R A T. Komisioni në përbërje të plotë, si më sipër, pasi e kontrolloi materialin e konkursit, titullit të lartëpërmendur i paraqet këtë

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Dr.sc. Sadullah Avdiu, profesor i rregullt

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

CURRICULUM VITAE. Kohëzgjatja- Date: , Niveli-Fakulteti : Profesor i pedagogjisë. 8. Niveli Akademik : Profesor

Data e diplomimit: Shtator, 2005 Diploma /Doktorata : Dr. Sc. (PhD) - Doktor i Shkencave Teknike

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit Viti i diplomimit: Niveli : BA në Edukimin parashkollor.

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz

Zamire Hyseni Duraku Lagjia Nic, Cagllavice, Gracanice, Kosove. Gjinia Femer Data e lindjes 24/05/82 Nacionaliteti Kosovare

CURRICULUM VITAE. Histori e qytetërim amerika Variantet e anglishtes Anglishte e folur

The right to free expression in Kosovo rate

Data e diplomimit: 29 dhjetor 1995 Diploma Titulli: Profesor i gjeografisë (BSc) Tema: Zhvillimi i komunikacionit automobilistik në Kosovë

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

CURRICULUM VITAE. Tel: Niveli Arsimor:

Biografia: 1. Mbiemri Beka 2. Emri Arlinda 3. Shtetësia: Kosovare 4. Gjinia: Femër 5. Kontakti:

RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

CURRICULUM VITAE. 1.Mbiemri:

Curriculum Vitae. TË DHËNA PERSONALE Emri : Ilirjan Mbiemri: Lipi Grada: Doktor Titualli: Docent EDUKIMI EKSPERIENCA PROFESIONALE

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

(Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore) Data e zgjedhjes: Maj Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Tel:

8. Niveli Arsimor: Universiteti I Londres, Instituti I Edukimit Data e diplomimit: Doktor ne Edukim ( Nderkombetar)

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Qendra për studime albanologjike Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në gjuhësi

Emri dhe mbiemri-titulli akad. Shukri Maxhuni,Dr.Sc. Telefoni I punes (Mob & Fix) Tel: ;

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS: THE CASE OF KOSOVA

Institucioni: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike - Prishtinë

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Universiteti me Administratë. dhe efikase

CURRICULUM VITAE. : , Sallagrazhdë (Lumbardh), komuna e Therandës

Europass Curriculum Vitae

Syllabus. E marte (9-12), A2. Dr.sc. Bajram Ukaj, Prof.asoc. Dr.sc. Avni Puka

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveri-Vlada-Government

INTEGRITETI AKADEMIK I PROFESORËVE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina. Master i shkencave filologjike. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari

F O R M A T I E V ROPI A N

Revistë shkencore për studime juridike, administrim publik dhe të sigurisë Science magazine for legal studies, public administration and security

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Raporti i Vetë-vlerësimit

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

Begzad. Makresh i Ultë (Gjilan) Prishtinë

Syllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror)

UNIVERSITETI I TETOVËS. Drejtuar: SENATIT TË UNIVERSITETIT KËSHILLIT TË REKTORATIT

B U L E T I N I I RECENSIONEVE TË KOMISIONEVE VLERËSUESE PËR KANDIDATËT E PARAQITUR PËR ZGJEDHJE NË TITUJ AKADEMIK

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

Universitetin i Prishtinës,Prishtinë, Kosovë Data e diplomimit: Tetor, 2013 Diploma/ Magjistratura : Master i Shkencave të Biologjisë

KosovË 2016 RAPORT MONITORIMI GJASHTË MUJOR MBI EKZEKUTIMIN E MASAVE DHE DËNIMEVE PËR TË MITURIT NË QENDRËN KORREKTUESE NË LIPJAN

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor i Shkencave të Gjeografisë

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

Drejtore e Institutit të Studimeve Evropiane

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

Monitoruesi i Korrupsionit

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

BESFORT TAHIR RRECAJ

Zhvillimet politike në Kosovë

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / Faqe Reflektimi i motivimit të të punësuarve në suksesin e ndërmarrjes

Transcription:

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina 1. Shënime personale Prof.dr.Rexhep Gashi u lind më 10 janar 1960 në fshatin Hallaç i Vogël, komuna e Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Rufc i Ri, të mesmen në Lipjan, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës e regjistroi në vitin shkollor 1979/1980 dhe të njëjtin e kreu në vitin shkollor 1982/1983 me sukses të shkëlqyeshëm, me notë mesatare 9,51. Gjatë studimeve ishte bursist i Universitetit të Prishtinës dhe laureat i çmimit Student i dalluar të Universitetit të Prishtinës. Pas kryerjes së Fakultetit Juridik, ai filloi të punoj si praktikant në Gjykatën Komunale për kundërvajtje në Lipjan, ndërsa më 5 qershor 1984 emërohet nga ana e Kuvendit Komunal të Lipjanit për gjyqtar të kësaj gjykate, të cilën detyrë e ushtroi me sukses të plotë deri me fillimin e punës së tij në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Më datën 15. 11. 1984 është zgjedhur asistent praktikant për lëndën Kriminologjia me Penologji në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Që nga fillimi i punës së tij në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës e deri më tani ai ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune në këtë Fakultet, duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm akademik që nga pozita e asistentit e deri në titullin akademik të profesorit të rregullt. 2. Përvoja në mësimdhënie universitare Dr. sc. Rexhep Gashi ka fituar gradat shkencore dhe titujt akademik si vijon: Magjistër i shkencave juridike më 22.04.1992, duke mbrojtur me sukses të dalluar, në Fakultetin Juridik të Prishtinës, punimin e magjistraturës me titull: Politika ndëshkimore ndaj delikteve të gjakut në Kosovë. Doktor i shkencave juridike më 24.03.2001, duke mbrojtur me sukses të dalluar, në Fakultetin Juridik të Prishtinës, disertacionin e doktoratës me titull: Ekzekutimi i dënimit me heqje të lirisë me vështrim të posaçëm në Shqipëri. Asistent praktikant në Fakultetin Juridik të Prishtinës më 15.11.1984 për lëndën Kriminologjia me Penologji.

Asistent në Fakultetin Juridik të Prishtinës më 27.06.1996 për lëndën Kriminologjia me Penologji. Ligjërues në Fakultetin Juridik të Prishtinës më 30.10.1998 për lëndën Kriminologjia me Penologji. Profesor asistent në Fakultetin Juridik të Prishtinës më 6.05.2002 për lëndën Kriminologjia me Penologji. Profesor i asocuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës më 19.09.2007 për lëndën Kriminologjia me Penologji. Profesor i rregullt në Fakultetin Juridik të Prishtinës më 31.01.2012 për lëndët: Kriminologjia me Penologji, Krimi i organizuar, Viktimologjia, Kriminologjia II, Penologjia II, Viktimologjia II, E drejta penale për të mitur. Dr. sc. Rexhep Gashi, që nga fillimi i punës së tij në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ka qenë në marrdhënie të rregullt pune. Ai aktualisht ligjëron lëndët në programin bachelor: Kriminologjia me Penologji, Viktimologjia (modul) dhe Krimi i organizuar; dhe në programin master lëndët: Etiologjia e krimit, Krimi i jakës së bardhë, Ekzekutimi i sanksioneve penale qëllimi dhe strategjitë, Ekzekutimi i dënimeve alternative. Në periudhën kohore 2006-2016 ka mbajtur ligjërata, në marrëdhënie jo të rregullt pune, edhe në BPrAL - Kolegjin AAB, duke ligjëruar lëndët: Kriminologjia, Penologjia dhe Krimi i organizuar. Ndërsa, gjatë periudhës 2014-2016 ishte i angazhuar edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë për lëndët: Krimi i organizuar (studimet master) dhe Viktimologjia (studimet e doktoratës). 3. Përgjegjësitë kolektive dhe udhëheqja në hulumtime Dr. sc. Rexhep Gashi, që nga ardhja e tij në fakultet e deri më tani, ushtroi një sërë detyrash me interes për Fakultetin Juridik të Prishtinës, Universitetin e Prishtinës dhe më gjerë. Ai që nga fillimi i punës në fakultet është anëtarë i Këshillit të Fakultetit. Gjatë periudhës 2003-2005 ishte Shef i Katedrës së Shkencave juridiko-penale, të cilën funksion vazhdon ta ushtroj edhe nga viti 2012 e deri më tani. Kurse, duke filluar nga viti 2015 dhe aktualisht ai ushtron edhe funksionin e Kryetarit të Këshillit të Studimeve të Doktoratës të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina. Në periudhën 2004-2009 (në dy mandate), ai ishte kryeredaktor i revistës për çështje juridike dhe shoqërore E drejta, duke dhënë një kontribut të çmuar në profilizimin dhe begatimin e përmbajtjes së kësaj reviste. Po ashtu, në kuadrin e këtij fakulteti, ai kreu me sukses edhe detyra të tjera me interes që ishin në funksion të mirëvajtjes së procesit

edukativo-pedagogjik si dhe ka dhënë ndihmesë edhe në fushën e reformimit të planprogrameve mësimore konform Deklaratës së Bolonjës. Gjatë periudhës kohore 2006-2009 ishte anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës, ku njëkohësisht ushtroi edhe funksionin e kryetarit të komisionit për ankesa dhe parashtresa të Senatit të Universitetit të Prishtinës, si dhe ishte edhe anëtar i Këshillit Botues të këtij Universiteti. Pas çlirimit të Kosovës e deri më tani, dr.sc.rexhep Gashi, së bashku me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, ka marrë pjesë në mënyrë aktive në shumë grupe punuese në hartimin e legjislacionit të ri të Kosovës. Në periudhën janar-gusht 2002 ishte anëtar i Këshillit të Përbashkët të Ekspertëve Juridik për Çështje legjislative në kuadër të Zyrës së UNMIK-ut, si dhe udhëheqës i grupit punues për hartimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale të Kosovës. Ai ka marrë pjesë në shumë komisione punuese për hartimin e një sërë ligjesh të fushës penale në kuadër të Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës. Po ashtu, ai ka dhënë ndihmesë edhe për Departamentin e Drejtësisë si dhe për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Në periudhën 1 shtator 2003 1 qershor 2004 ushtroi detyrën e anëtarit të Komisionit për lirimin me kusht, i emëruar nga ana e Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Në periudhat kohore (1 janar - 30 qershor 2002 dhe 1 mars 31 dhjetor 2004) ushtroi detyrën e ekspertit ligjor pranë zyrës ligjore të UNMIK-ut duke dhënë kontribut të çmuar në hartimin e legjislacionit të ri penal të Kosovës. Në periudhën mars 2006 - janar 2008 ishte këshilltar politik i Ministrit të Drejtësisë së Kosovës. Ndërkaq, në vitet 2011, 2012, 2013 dhe 2014 ishte anëtar i Komisionit ad hoc për shqyrtimin e kërkesave për Faljen e Personave të Dënuar, komision i themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Deri më tani, kandidati ka qenë mentorë dhe anëtarë komisioni profesional i një numri të konsiderueshëm të kandidatëve në temat e masterit, të magjistraturës dhe të doktoratës, të cilat punë i ka kryer me përkushtim dhe kompetencë profesionale. 4. Mobiliteti Avancimi pedagogjik dhe kërkimet shkencore jashtë vendit Dr.sc.Rexhep Gashi, gjatë punës së tij disavjeçare pedagogjike dhe shkencore, ka marrë pjesë aktive si ligjërues edhe në disa trajnime, simpoziume dhe seminare të organizuar në Kosovë dhe jashtë saj, në të cilat janë trajtuar tema me interes të fushës juridiko-penale dhe më gjerë.

Në vitin 2000 ai ka qenë mësimdhënës i lëndës Liritë dhe të drejtat e njeriut në programin për trajnimin e pjesëtarëve të TMK-së, organizuar nga Finish Human Rights dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës. Ndër të tjera, ai ka marrë pjesë me prezantime shkencore në seminaret dhe në konferencat ndërkombëtare si vijon: Seminari me temë: Alternativat e dënimit me burgim si një ndër rrugët për përmirësimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe integrimin më të mirë të të dënuarve në Shqipëri, i mbajtur në Tiranë më 10-11 prill 2001; Konferenca ndërkombëtare me titull: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Rasti i Kosovës, mbajtur më 23-24 tetor 2008 në Prishtinë dhe organizuar nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Bergamos (Itali) dhe Universiteti i Rijekës, në të cilën konferencë ai ka prezantuar punimin me titull: Të drejtat e personave të dënurar sipas legjislacionit penitensiar të Kosovës ; Konferenca ndërkombëtare me titull: Mbrojtja juridiko-penale e dinjitetit njerëzor në epokën e globalizimit, mbajtur më 11-13 shtator 2010 në Prishtinë, dhe organizuar nga AIDP në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe Fakultetin Juridik të Universitetit Sapienza të Romës, në të cilin ai është paraqitur me temë: Krimi i organizuar dhe ndikimi i tij në cënimin e të drejtave të njeriut etj. Dr.sc.Rexhep Gashi, krahas aktivitetit edukativ dhe pedagogjik në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ai ka qëndruar në disa qendra të njohura botërore universitare me qëllim të ngritjes së tij në planin shkencor, pedagogjik dhe profesional. Në këtë drejtim ai ka bërë hulumtime shkencore dhe ka sjellë përvojen e pasur pedagogjike nga qëndrimi i tij në këto institucione universitare dhe shkencore të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në periudhën gusht dhjetor 2002, ai ka qëndruar në Arizona State University (ASU) - Universitetin Shtetëror të Arizonës (SHBA), ku ka ndjekur ligjërata në afatin prej 4 muaj në këtë universitet prestigjioz, në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit të Prishtinës dhe ASU (Arizona State University). Ndërkaq, në periudhën 1-15 nëntor 2003, ai ka qëndruar për hulumtime shkencore në Chicago-Kent College of Law, Illinois Institute of Technology, Chicago, (SHBA). Në periudhën 24 qershor 4 gusht 2006 ka qëndruar në University of Cambridge (Insitute of Criminology), Mbretëria e Bashkuar, po ashtu për hulumtime shkencore. Në periudhën 12-16 mars 2007 ka realizuar vizitë studimore në institucionet korrektuese të Suedisë dhe në Shërbimin Sprovues suedez në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe të asaj suedeze. Ndërkaq, në periudhën 16-21 shtator 2007, ka qëndruar për vizitë studimore edhe në qendrat e paraburgimit dhe në institucionet korrektuese të Austrisë.

Në periudhën 25 janar 29 janar 2010 ka qëndruar edhe në Universitetin e Gracit (Austri), po ashtu për hulumtime shkencore dhe ngritje pedagogjike. Ndërkaq, në periudhën 1 shkurt 31 gusht 2011, në kuadër të programit të Humphrey Fulbright, ai ka qenë bursist i programit të Fulbright-it të Qeverisë Amerikane (Fulbright Visiting Scholars) në afatin prej 7 (shtatë) muaj, ku ka qëndruar për punë hulumtuese kërkimore-shkencore në Universitetin e Washingtonit, Seattle, SHBA. Në Fakultetin Juridik të këtij universiteti ai ka ndjekur disa kurse mësimore si dhe ka mbajtur edhe disa ligjërata në lëndët: Krimi i jakës së bardhë dhe E drejta penale ndërkombëtare. Po ashtu, në këtë universitet prestigjioz ai ka bërë hulumtime të thelluara shkencore në fushën e Krimit të organizuar, Krimit të Jakës së Bardhë dhe të Dënimeve alternative. 5. Shënime bibliografike 5.1. Libra, tekste mësimore dhe monografi 1. Krimi i organizuar, ligjërata të autorizuara, Prishtinë, 2014, fq. 230. 2. Ekzekutimi i dënimeve alternative, ligjërata të autorizuara, Prishtinë, 2013, fq. 207. 3. Krimi i jakës së bardhë, ligjërata të autorizuara, Prishtinë, 2012, fq. 173. 4. Politika ndëshkimore ndaj delikteve të gjakut në Kosovë gjatë periudhës 1980-1989, monografi, Prishtinë, 2003, fq. 201. 5. Ekzekutimi i dënimit me burgim në Shqipëri, monografi, Prishtinë, 2001, fq.436. 5.2. Punime shkencore dhe profesionale 1. Probation in Europe Kosovo, (me koautor), botuar nga Confederation of European Probation (CEP), 2014, fq.40, online: http://www.cep-probation.org/default.asp?page_id=157&map_id=152. 2. Organizimi i brendshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe veprimtaria e tij, E drejta, nr. 1-4, Prishtinë, 2014.

3. Historical Development of Penitentiary Legislation in Albania, New Journal of European Criminal Law, Intersentia, 2012, no.1. Punimi gjendet i botuar online në adresën: (http://www.njecl.eu/table_of_content.aspx). 4. Types of prisons and labour camps and the position of convicted persons in Albania during the communist dictatorship, Thesis, International Research Review, ISSN 1848-4298,Volume 1, Number 1, Spring 2012, Publisher: MST PLUS d.o.o, Zagreb AAB, Prishtina. 5. Rights of convicted persons based on the penitentiary legislation of Kosovo, botuar në: Un Percorso Di Studio Sui Diritti Umani, (Pristina 2008 Bergamo 2010), ISBN 978-88-6642-020-0, Bergamo University Press, Sestante edizioni, 2011. 6. Organization of Kosovo Correctional Service and the Structure of Prisoners in Correctional Facilities, botuar në revisten: Diritto & Diritti. Itali, 2011. (Revista gjendet e publikuar online në adresën: www.osservatorio sullo svilupo delle discipline penalistiche nei Balcani). 7. Trafikimi me njerëz në Kosovë në periudhën e pasluftës, E drejta, nr. 3-4, Prishtinë, 2011, fq. 25-45. 8. Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar sipas legjislacionit penal të Kosovës, E drejta, nr.2, Prishtinë, 2010, fq. 7-26. 9. Corruption and its prevention pursuant to legislation of the Republic of Kosovo, SEEU Review, Vol.6, No.2, Tetovo, 2010. Punimi gjendet i botuar edhe online në adresën: (review@seeu.edu.mk). 10. Kontributi i Agjencisë Kosovare kundër korrupsionit në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Republikën e Kosovës, E drejta, nr. 1-4, Prishtinë, 2009, fq. 25-47. 11. Criminological views and informal responses to the Racak massacre according to Albaninan customary law and the principles of international law Albanian perspective, Restoring Justice after Large-scale Violent Conflicts (Kosovo, DR Congo and the Israeli-Palestinian case) Ivo Aersten etc. (eds.), Willan Publishing, Cullompton, Devon, 2008, pp. 130-156; ISBN 978-1-84392-302-2 hardback.

12. Shërbimi Korrektues i Kosovës (historiku, fushëveprimi, organizimi) dhe struktura e personave të dënuar e të paraburgosur në institucionet korrektuese, E drejta, nr. 1-2, Prishtinë, 2008, fq. 27-48. 13. Shërbimi Sprovues i Kosovës: historiku, fushëveprimi, organizimi dhe aktiviteti i tij, E drejta, nr. 3-4, Prishtinë, 2008, fq. 7-33. 14. Shqyrtime kriminologjike dhe qasje joformale të masakrës së Reçakut sipas të drejtës zakonore shqiptare dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, E drejta, nr. 1-4, Prishtinë, 2007, fq. 7-34. 15. Të drejtat e personave të dënuar sipas Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale të Kosovës, E drejta, nr. 1, Prishtinë, 2006, fq. 41-56. 16. Disa karakteristika të ekzekutimit të dënimit me burgim në Burgun 325 Tiranë, Tribunë Juridike Juridical Tribune, nr. 53, Tiranë, 2005, fq. 47-62. 17. Ligji mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, akt juridik me rëndësi të madhe për sistemin penitensiar të Kosovës, E drejta, nr. 1, Prishtinë, 2005, fq. 37-61. 18. Pozita e kryesve të veprave penale sipas Rregullores nr. 2004/34 Mbi procedurën penale ku përfshihen kryes me çrregullime mendore, E drejta, nr. 2-4, Prishtinë, 2005, fq. 27-39. 19. Kriminaliteti në Kosovë gjatë periudhës 1984-1998, E drejta, nr. 1, Prishtinë, 2004, fq. 109-131. 20. Të drejtat e personave të dënuar në Shqipëri, Tribunë Juridike Juridical Tribune, nr. 49, Tiranë, 2004, fq. 41-54. 21. Lirimi me kusht i personave të dënuar në legjislacionin dhe në praktikën kosovare, E drejta, nr. 2, Prishtinë, 2004, fq. 39-57. 22. Kodi i Drejtësisë për të Mitur i Kosovës (rëndësia, risitë dhe ndryshimet më të rëndësishme), E drejta, nr. 3-4, Prishtinë, 2004, fq. 25-42. 23. Zhvillime bashkëkohore të legjislacionit shqiptar, Tribunë Juridike Juridical Tribune, nr. 41, Tiranë, 2003, fq. 30-42.

24. Alternative Punishments in the Draft of the Provisional Criminal Code of Kosovo, Kosovo Legal Studies Studime Juridike në Kosovë, vol. 4, Prishtinë, 2003/I, fq. 19-22. 25. Disa veçori kriminologjike dhe viktimologjike të dhunimeve seksuale gjatë fazës së luftës në Kosovë, E drejta, nr. 1-2, Prishtinë, 2003, fq. 53-66. 26. Masat disiplinore ndaj të dënuarve në Shqipëri, Tribunë Juridike Juridical Tribune, nr. 44, Tiranë, 2003, fq. 43-50. 27. Disa veçori të femrave të dënuara në Burgun 325 Tiranë gjatë periudhës 1995-2003, E drejta, nr. 4, Prishtinë, 2003, fq. 43-60. 28. Puna individuale e edukatorit me personat e dënuar në institucionet për ekzekutimin e dënimit me burgim, Të drejtat e njeriut, nr. 29, Tiranë, 2002, fq. 37-50. 29. Disa karakteristika të personave të dënuar në institucionet penitensiare të Shqipërisë, E drejta, nr. 1-2, Prishtinë, 2002, fq. 57-68. 30. Lirimi i personave të dënuar, Tribunë Juridike Juridical Tribune, nr.37, Tiranë, 2002, fq.25-32. 31. Roli i shërbimit të edukimit në risocializimin e të dënuarve në institucionet e riedukimit në Shqipëri, Kriminaliteti, rendi dhe policimi, nr. 5, Tiranë, 2002, fq. 97-108. 32. Gjendja dhe struktura e personave të dënuar në institucionet për ekzekutimin e dënimit me burgim të Shqipërisë gjatë periudhës 1995-2000, E drejta, nr. 1-4, Prishtinë, 2001, fq. 89-104. 33. Ligji Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim, akt i parë i rëndësishëm ligjor në fushën e sistemit penitensiar të Republikës së Shqipërisë, E drejta, nr. 1-4, Prishtinë, 2000, fq. 83-96. 34. Zhvillimi historik i reagimit shoqëror ndaj delikteve të gjakut, E drejta, nr. 2, Prishtinë, 1997, fq. 97-113.

35. Aplikimi i dënimit me burg për të mitur në territorin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës gjatë periudhës 1976-1990, E drejta, nr. 1, Prishtinë, 1997, fq. 113-127. 36. Disa faktorë të delikteve të gjakut në territorin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, Vjetari, Prishtinë, 1996, fq. 141-150. 37. Disa karakteristika themelore fenomenologjike të delikteve të gjakut në Kosovë, E drejta, nr. 2, Prishtinë, 1996, fq. 153-165. 5.3. Vështrime, recensione dhe publikime të tjera 1. Ekzekutimi i dënimit me heqje të lirisë në Shqipëri 1912-1991, fejton në vazhdime në Zëri, (29 mars-16 prill, 2002). 2. Kontribut për teorinë dhe praktikën e Penologjisë, vështrim i librit universitar Penologjia të R. Halilit, Zëri, 4.11.2000. 3. Tekst me vlerë, për përdorim të gjerë, vështrim i librit universitar Kriminologjia të R. Halilit, Koha Ditore, 21.10.2000. 4. Kriminaliteti si dukuri komplekse në shoqërinë bashkëkohore, vështrim i librit universitar të R. Halilit Kriminologjia me Penologji, Bujku, 30.01.1996. 5. Kriminaliteti kundër martesës dhe familjes në KSA të Kosovës, vështrim i monografisë së R. Halilit, E drejta, nr.1-2, Prishtinë, 1988. 6. Sanksionet penale sipas të drejtës zakonore në Kosovë, vështrim i monografisë së R. Halilit, E drejta, nr. 1, Prishtinë, 1985.