PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Similar documents
Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Reforma e administratës publike në Kosovë

KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA NË KOSOVË: PROGRESI dhe SFIDAT

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

Redaktimi teknik dhe dizajni: Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Sondazhi i opinionit publik. Besimi në qeveri. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

Forumi për Iniciativa Qytetare Raporti Vjetor 2008

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

INTEGRIMI I POLICISË NË KOSOVËN VERIORE: PROGRESI DHE SFIDAT E MBETURA NË ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË BRUKSELIT

KOSOVA (sipas Rezolutës 1244 të KS të KB)

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK)

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

ANALIZË SHOQËRIA CIVILE DHE SHËRBIMET PUBLIKE

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Siguria e fëmijëve në internet

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Tabela e Përmbajtjes

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE, ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA

Të rinjtë e të sotmes janë liderët e së nesërmes. Rrjeti Rinor i Kosovës

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

Analizë politikash 05/2016

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

RAPORTI I VLERËSIMIT

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

QEVERISJA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE RASTET STUDIMORE PËR PRAKTIKAT MË TË MIRA - GRUPI ROR DHE ASAMBLETË KOMUNALE TË FËMIJËVE

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE-Shqipëri.

Analizë Kritike e Diskursit (De-) Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it. Violeta FERATI

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Raporti i Performancës së Komunave

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Letër nga Drejtori Ekzekutiv...2. Misioni...3. Rreth ATRC s...3. Historiku i ATRC së...4. Përkrahësit Partnerët Lidhur me këtë raport...

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

Përtej retorikës politike

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

INDEKSI PËR GJITHËPËRFSHIRJE - FAKTE DHE OPINIONE. Dr. Naser Zabeli & Ma. Lulavere Behluli

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

Transcription:

FORUMI për SIGURI PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË Prishtinë, Tetor 2013 Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

FORUMI për SIGURI PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË Prishtinë, Tetor 2013 Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Forumi për Siguri synon të kontribuojë në përmirësimin e nivelit të sigurisë, nëpërmjet vlerësimit kritik të institucioneve dhe efikasitetit të politikave. Ky Forum shërben si platformë diskutimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës dhe paralelisht ofron mundësi për shkëmbim përvojash dhe mësimesh të nxjerra në fushën e sigurisë si në nivelin regjional, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Forumi për Siguri përbëhet nga organizatat vijuese: Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe nga Instituti për Drejtësi i Kosovës (IDK) Falenderime Falenderojmë ekipin e Institutit për Drejtësi të Kosovës (IDK), të cilët me kontributin e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë hartuar këtë raport, në të cilin përfshihet edhe kontributi i madh i anëtarëve të Forumit për Parandalimin e Konfliktit (FPK) në veri, duke përfshirë organizatën AKTIV, Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike, Qendrën për Shoqërinë e Zhvilluar, Zdravlje, si dhe OShC-të: Change /Ndryshimi/ (Gjilan), Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike (Mitrovicë), Hand in Heart/Me Dorë në Zemër/ (Mitrovicë), Future Without Fear /E Ardhmja pa Frikë/ (Shtërpcë), Koha (Klinë), Qendrën për Shoqëri Civile (Gjakovë) dhe organizatën Etnika (Prizren). Po ashtu, dëshirojmë të falenderojmë Bashkimin Evropian, të përfaqësuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili në kuadër të Instrumentit për Shoqëri Civile për Kosovë, ka financuar këtë hulumtim përmes përkrahjes së projektit Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë për t'u bërë kontribues të efektshëm të procesit të hartimit të politikave të sigurisë dhe të vendimmarrjes që po zbatohet prej organizatave: Saferworld, FIQ dhe AKTIV. E drejta e autorit Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, apo të ndryshohet pa pëlqimin e botuesit. Ky publikim është botuar me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Forumit për Iniciativa Qytetare dhe nuk mund të pasqyrojë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

I. Hyrje Gjatë periudhës qershor korrik 2013, organizatat FIQ dhe AKTIV në bashkëpunim me shtatë OShC vendore, të përmendura më sipër, kanë organizuar dialogje komunitare përkatësisht në Gjilan, Mitrovicë, Shtërpcë, Klinë, Gjakovë dhe Prizren. Nëw këto takime janë mbledhë së bashku grupe të ndryshme të shoqërisë për të diskutuar rreth çështjeve kryesore që prekin nivelin e paqes dhe të sigurisë në Kosovë, duke ndikuar në këtë mënyrë në jetën e përditshme të njerëzve. Në këto takime dhe gjatë 11 intervistave gjysmë të strukturuara kanë marrë pjesë mbi 135 pjesëmarrës. Këto intervista janë mbajtur nga IDK në Prishtinë dhe nga Forumi për Parandalimin e Konfliktit nga veriu i Mitrovicës. Informatat e mbledhura nga ky proces janë shqyrtuar përmes hulumtimeve nga zyra. II. Gjetjet kryesore Gjetjet kryesore që janë identifikuar gjatë takimeve dialoguese do të shkëmbehen me partnerët lokal, qëndror dhe ndërkombëtar në Kosovë, si dhe do të shfrytëzohen nga OShC-të për qëllime të avokimit të fokusuar me këto palë, si dhe për rritjen e përmirësimin e dialogut të vazhdueshëm mes OShC-ve dhe autoriteteve lidhur me politikat e sigurisë dhe vendimmarrjen. Shqetësimet lidhur me punën e policisë Ministria e Punëve të Brendshme(MPB) dhe Policia e Kosovës (PK) gjenden në një udhëkryq shumë të rëndësishëm, pasi dy institucioneve u duhet të marrin vendime të rëndësishme për shpërndarjen e burimeve financiare dhe kapaciteteve të policisë, duke marrë në konsideratë dhe kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për një rol më proaktiv të policisë në luftën kundër krimit ordiner.në vazhdim, PK konsideron se, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është dhe mbetet prioritet, i cili me të drejtë është shtjelluar si i tillë dhe në Raportin e progresit të BE-së për Kosovën të vitit 2012. MPB-ja dhe PK duket se, po ballafaqohen me sfida në trajtimin e këtyre prioriteteve, edhe pse kërkesat e qytetarëve nuk dallojnë nga kushtet dhe standardet e parapara nga BE-ja. Rreziku nga prania dhe përdorimi i drogës në mesin e të rinjve. Të rinjtë mund të kategorizohen si pjesë e grupeve të cenueshme, të ekspozuar ndaj drogës (e rrjedhimisht edhe ndaj aktiviteteve kriminale), ku grupmosha kryesore e prekur nga droga e që kryesisht përdorin marihuanën, është 17-vjeçare. Në këtë drejtim, shumë pak vëmendje i është dhënë shfrytëzimit të sistemit të shkollave publike për parandalimin e përdorimit të drogës nga nxënësit. PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË 3

Fatkeqësitë në komunikacion janë bërë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve. Edhe pse rreth 120 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë, si pasojë e aksidenteve në komunikacion, PK dhe organet e tjera të drejtësisë ende nuk kanë arritur një nivel të kënaqshëm bashkëpunimi dhe të efektshëm në parandalimin e fatkeqësive në komunikacion. Mungesa e transparencës dhe qartësisë për Marrëveshjen. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mungesë transparence, gjë e cila rezulton me dykuptimësi rreth çështjeve që diskutohen dhe marrëveshjeve që arrihen ndërmjet qeverive përkatëse. Shqetësimet lidhur me punën e policisë Gjatë mbledhjeve dialoguese me komunitetet, pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime që i lidhen me nivelin e efikasitetit dhe reagimet e vonuara të institucioneve të sigurisë. Shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës kanë qenë më të mëdha dhe të lidhura drejtëpërdrejtë me performancën e institucioneve të sigurisë, të cilat shpeshherë shpërfillin madje edhe të shtënat me armë. Në disa raporte ku paraqiten perceptimet e qytetarëve ii vërehet një rritje e nivelit të pakënaqësisë qytetarëve ndaj punës së Pk. Besimi i qytetarëve është mjaft i rëndësishëm për të siguruar bashkëpunim të frytshëm të tyre me PK dhe për të rritur efektshmërinë e policisë në të gjitha fushat. Hulumtimi ynë tregon se, politkëbërësit, duke përfshirë strukturat udhëheqëse të PK-së, kanë identifikuar luftën kundër krimeve të rënda si të rëndësishme. Udhëzimet e reja normative për politikat, ligjet dhe dokumentet e tjera strategjike të Kosovës, si dhe raportet e progresit të BE-së tregojnë se, institucionet e sigurisë ballafaqohen me probleme, të cilat kërkojnë prej tyre që të demonstrojnë rezultate të menjëhershme në luftën kundër krimit të iii organizuar dhe korrupsionit, që rrjedhin prej proceseve të ndryshme integruese, siç është procesi i Marrëveshjes për stabilizim-asociim dhe ai i liberalizimit të vizave. Megjithatë, paaftësia e zyrtarëve policorë për t'u ballafaquar dhe qasur çështjeve të sigurisë nga një perspektivë gjithëpërfshirëse ndikon në procesin e vendimmarrjes, gjatë së cilit bëhet ndarja e burimeve financiare dhe kapaciteteve institucionale policore, duke kontribuar në këtë mënyrë vetëm në zbatimin e pjesshëm të prioriteteve të policisë në përputhje me proceset kryesore iv politike. Rreziku nga prania dhe përdorimi i drogës në mesin e të rinjve Në procesin e identifikimit të prioriteteve të saj dhe duke marrë parasysh pozitën gjeografike v të Kosovës si një vend tranzit për drogën që ka për destinacion Evropën Perëndimore, është e nevojshme që PK të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj kësaj çështje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me popullatën vendore. Marrja e informatave nga niveli lokal lidhur me vi numrin e madh të përdoruesve të drogës dhe lehtwsinë në gjetjen e drogës prej të rinjve, kërkon një ridimension të bashkëpunimit me popullatën vendore. 4 PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Në një numër raportesh ceket fakti që rinia është shumë e ekspozuar ndaj drogës dhe se ka qasje të lehtë në të. Raportet madje sygjerojnë se një në dhjetë nxënës e gjen kanabisin e vii gatshëm, duke nënkuptuar lehtësinë në gjetjen e kësaj lloj droge. Andaj, është me rëndësi, të theksohet se, çështjet e ndërlidhura me drogën në mesin e të rinjve duhet të jenë prioritet i punës policore. Në këtë vazhdë, është e nevojshme që të identifikohet një qasje e duhur ndaj rinisë me qëllim parandalimin e përdorimit të drogës dhe shkatërrimit të lidhjeve të trafikantëve të drogës me këtë kategori të cenueshme. Në fund të fundit, kjo punë plotëson më së miri segmentet e tjera të luftës kundër krimit të organizuar. Analiza bëhet më e komplikuar, në mungesë të burimeve të besueshme, apo vlerësimeve gjithëpërfshirëse lidhur me numrin e përdoruesve të drogës në Kosovë. Megjithatë informatat e Klinikës Psikiatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe të Qendrës medicinale-psikoterapeutike OJQ Labirinth tregojnë se, në vitin 2010 të dy këto viii institucione kanë trajtuar rreth 186 pacientë. OJQ Labirinth ka rreth 923 pacientë, ku heroina ka qenë droga kryesore për 93% syresh, ndërsa marihuana ka qenë droga e parë e ix përdorur në 73% të rasteve. Kjo shifër e fundit thekson faktin se, në kuadër të përdoruesve të drogës hyjnë edhe personat shumë të rinj, të cilët sipas përkufizimeve ndërkombëtare x konsiderohen si fëmijë të shkollave fillore. Çështja më brengosëse është se, grupmosha xi kryesore e atyre që fillojnë përdorimin e marihuanës është 17-vjeçare. Edhe pse marihuana është drogë e lehtë, ajo paraqet problem të madh, pasi çon në përdorimin e drogave të xii tjera që krijojnë më shumë vartësi dhe janë më të rrezikshme. Rinia është grupi më i cenueshëm lehtësisht pre e përdorimit të drogës duke mundësuar në këtë mënyrë shndërrimin e tyre në klientë të rregullt. Brishtësia e marrëdhënies polici-mësimdhënës-nxënës-prindër kontribuon në krijimin e një mjedisi, në të cilin nxënësit kanë qasje të lehtë tek drogat duke mos qenë në dijeni për xiii rreziqet dhe pasojat e përdorimit të drogës. Aksidentet në komunikacion pjesë e përditshmërisë Edhe pse në nivelin politik qytetarët ndjejnë se, nuk janë të përfshirë në asnjë prej vendimeve që merren në emër të tyre, ata ndjehen të pasigurt edhe në rutinën e tyre ditore. Siguria në komunikacion mbetet një prej çështjeve më shqetësuese të identifikuara prej qytetarëve. Si shkak i zbatimit të dobët, vlerësimi i efektivitetit të politikave ekzistuese mbetet sfidë. Prej vitit 2008 deri në vitin 2011, në Kosovë kanë ndodhur 71,140 aksidente në komunikacion, ku pothuajse gjysma kanë ndodhur në Prishtinë. Shifra e mësipërme përfshin 557 aksidente me fatalitet, 3,524 aksidente të goditjes dhe ikjes nga vendi, 17,397 aksidente me lëndime. Pothuajse 98% e aksidenteve ndodhin për shkak të faktorit ngasës, ndërsa 2% shkaktohen prej kalimtarëve, kushteve teknike të veturave, infrastrukturës rrugore, motit dhe faktorëve të tjerë. Përveç zbatimit të ligjit për komunikacionin, shumë sugjerojnë se, politikat duhet të përqendrohen në përmirësimin e sjelljeve të ngasësve, meqë kjo do të ishte qasje e qëndrueshme për trajtimin e aksidenteve në komunikacion. Ndonëse këto mbeten çështjet kryesore, PK-ja duket se, është duke punuar me ngadalësi për zhvillimin e strategjive dhe planeve të përshtatshme. Siç është rasti në fushat e tjera, përshtatja e zgjidhjeve me problemet reale në terren mbetet sfidë kryesore për PK-në. PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË 5

PK-ja, gjykatat dhe institucionet e tjera janë angazhuar për përmirësimin e bashkëpunimit të tyre në përgjithësi, por cështja e aksidenteve në komunikacion mbetet ende jashtë këtij fokusi të bashkëpunimit. Zbatimi i duhur i politikave ekzistuese dhe zbatimi efektiv i vendimeve gjyqësore nuk kanë qenë në listën prioritare të bashkëpunimit ndërinstitucional. Kundërvajtësit paguajnë vetëm 10% të dënimeve që shqiptohen nga policia meqenëse mekanizmat për sigurimin e zbatimit të ligjit lidhur me këtë çështje janë të dobëta. Si shkak i aksidenteve në trafik, në vit vdesin më shumë se 120 persona. Alternativat e politikave mund të mos jenë të shëndosha, nëse PK-ja dhe ofruesit e drejtësisë nuk rrisin bashkëpunimin dhe nuk koordinohen për të zbatuar politikat ekzistuese, ashtu sikurse ndodh nw luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjatë së cilit bashkëpunimi mes PK-së dhe ofruesve të tjerë të sigurisë kanë shënuar progres të shpejtë. i Mungesa e transparencës dhe qartësisë rreth Marrëveshjes Një e arritur e bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë ishte marrëveshja e arritur në prill të vitit 2013, e cila përbëhet prej 15 pikëve. Këto të fundit kanë të bëjnë me qeverisjen lokale, sigurinë dhe strukturat gjyqësore në veri të Kosovës. Një perceptim i përgjithshëm i përbashkët në mesin e të dyja komuniteteve është që procesi i dialogut ka mungesë transparence. Qytetarët kanë identifikuar dykuptimësi në përmbajtje si dhe në afatet kohore të zbatimit në xiv fushën e asaj marrëveshje. Ata nuk informohen rreth efekteve të mundshme të menjëhershme apo afatgjate që ajo Marrëveshje mund të ketë në jetën e tyre. Qytetarët serbë të Kosovës shprehin brengat e tyre rreth vendeve të tyre të punës, të cilat deri më tani janë xv paguar prej institucioneve në Serbi. Një faktor tjetër që kontribuon në perceptimet e çorientuara të qytetarëve në lidhje me marrëveshjen është pikërisht interpretimet politike që zyrtarët qeveritarë të Kosovës dhe të Serbisë japin për Marrëveshjen interpretime këto, që në shumicën e rasteve dallojnë prej njëri-tjetrit. xvi Mungesa e transparencës përgjatë procesit, ka rezultuar në informacione të pasakta dhe çorientuese për qytetarët. Gjithashtu, të dyja palët vazhdimisht janë të angazhuara në një lojë fajësimi rreth asaj se cila prej palëve paraqet pengesa për zbatimin e Marrëveshjes, që tregon se pa praninë e BE-në ky dialog nuk do të ishte i mundur. Dykuptimësia rreth marrëveshjeve, në veçanti Marrëveshjes pesëmbëdhjetëpikëshe të xvii nënshkruar në prill të vitit 2013, mund të shkaktojë pasoja negative, meqë mungesa e informimit përkatës u jep hapësirë dhe mundësi politikanëve, zyrtarëve qeveritarë, shoqërisë civile, analistëve, mediave dhe komuniteteve të bëjnë interpretimet e veta rreth mënyrës së implementimit të marrëveshjes dhe influencës në jetën. Si e tillë dykuptimësia rreth marrëveshjeve ndikon në perceptimet dhe pritshmëritë e qytetarëve prej dialogut dhe marrëveshjeve, përfshirë efektet e menjëhershme, afatshkurta dhe ato afatgjatë. 6 PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

III. Rekomandimet Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në një dialog të lirë me organizatat e shoqërisë civile dhe me komunitetet për një pasqyrim më të mirë të shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me paqen, konfliktin dhe sigurinë në marrëveshjet e tyre të ardhshme me Beogradin si pjesë e procesit të dialogut. Policia e Kosovës duhet të ridimensionoj bashkëpunimin me ofruesit e drejtësisë për të siguruar që aksidentet në komunikacion të marrin vëmendjen e nevojshme dhe të rrisin efektivitetin e tyre në uljen e numrit të aksidenteve në trafik, ku si rezultat i tyre në vit vdesin më shumë se 120 persona. Për ta trajtuar këtë dhe të tjera sfida në mënyrë të përshtatshme, vendimet duhet të bazohen në politika të cilat analizojnë me vëmendje faktorët që kontribuojnë në aksidentet në komunikacion. Si të tilla këto politika duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të sigurojnë adresim të menjëhershëm të shkaktarëve të aksidenteve në trafik dhe përmbushje të strategjive afatgjatë. Një proces i tillë duhet të përfshijë konsultime me një numër të madh të kategorive të prekura prej këtyre problemeve: drejtuesit e automjeteve, taksive, autoshkollat, inspektorati i komunikacionit, transporti publik dhe kompanitë e tjera të transportimit, shkollat, etj. Qasje ndërinstitucionale dhe shumëdimensionale ndaj përdorimit të drogës. Ministria e Arsimit, drejtoritë komunale të arsimit, autoritetet e shkollave, policia, institucionet shëndetësore, etj., duhet të sigurojnë që çështja e përdorimit të drogës prej të rinjve të marrë vëmendje shumëdimensionale dhe ndërinstitucionale. Ndihet e nevojshme krijimi i rrjeteve prindër-mësimdhënëspolici, aty ku nuk ekzistojnë dhe fuqizim i mëtejshwm i atyre që nuk funksionojnë në mënyrë efektive. Një vizion i tillë do t'i shërbej krijimit të qendrës së komunikimit, shkëmbimit të informatave dhe mekanizmave që promovojnë qasje proaktive për një trajtim përfshirës të çështjeve që lidhen me drogat, braktisjen e shkollave dhe aktivitetet e paligjshme. Përfaqësuesia e lartë e Bashkimit Evropian për politika të jashtme dhe siguri duhet të inkurajojë më shumë komunikime dhe debate të qeverive të Serbisë dhe të Kosovës me publikun e gjerë për të mënjanuar dykuptimësitë në lidhje me marrëveshjet. Kjo përfshin mbështetje për OShC-të lokale përmes mekanizmit të IPAsë për promovimin e komunikimit dhe bashkëpunimit më të madh mes institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile, si dhe krijimin e më shumë mundësive dhe inkurajimin e OShC-ve për të kontribuar në mënyrë aktive në raportet e përmirësuara dhe paqen e stabilitetin në Kosovë dhe rajonin e gjerë. Shoqëria civile duhet të krijojë kontakte dhe të angazhohen në diskutime konstruktive me autoritetet lokale dhe kombëtare për të kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie dhe për të promovuar një politikë gjithwëpërfshirëse e pjesëmarrëse të sigurisë dhe vendimmarrjes që i trajton nevojat dhe brengat e qytetarëve dhe që kontribuon në realizimin e sigurisë së qëndrueshme afatgjatë në Kosovë. PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË 7

Bibliografia i Raporti për perceptimet publike tregon se 14% e të intervistuarve kanë vlerësuar se PK-ja është shumë e ngadalshme sa i përket reagimit me kohë, ndërsa 41% e të intervistuarve kanë cekur se PK-ja është e ngadalshme dhe 31% kanë deklaruar se PK-ja është e shpejtë në këtë drejtim. Reeve, R., Still time to act (Saferworld, Tetor 2012), f. 16. ii Raporti i UNDP-së Public Pulse tregon se, në tetor 2012, 28% e të intervistuarve perceptojnë se PK-ja është e korruptuar. Në raportin e Saferworld thuhet se, 49% e të intervistuarve mendojnë se, PK-ja është e korruptuar. Ndërsa Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë deklaron se, vetëm 42% e të intervistuarve janë të kënaqur me punën e PK-së. Raporti Public Pulse V (Prishtinë): UNDP, shkurt 2013), f. 16. Gjithashtu, Reeve, R., Still time to act (Saferworld, Tetor 2012), f. 16. Muja, A., Kosovo Security Barometer Kosovo Voices: Insights and Perceptions (Prishtinë/Priština): KCSS, Maj 2013). iii Shih Communication from the Commission to the European Parliament and the Council on a Feasibility Study for a Stabilization and Association Agreement between the European Union and Kosovo (Brussels: European Commission, October 10, 2012). iv v vi vii ix x xi xii xiii xiv xv xvi xvii Intervista e IDK-së me z.fisnik Rexhepin, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, Shtator 2013. 2013 International Narcotics Control Strategy Report Volume 1 Drug and Chemical Control (U.S. Department of State Bureau for International Narcotics and Law Enforcement Affairs, March 2013), p. 219. Qytetarët në Gjilan, Klinë dhe Mitrovicë kanë ngritur shqetësimet e tyre për përdorimin e drogës nga rinia. Gjithashtu, intervista e IDK-së me z. Safet Blakaj, drejtor ekzekutiv në Qendrën medicinale-psikoterapeutike Labyrinth, Shtator 2013. Mytaher, H., ESPAD Kosovo Country Report 2011 (Prishtina/Priština): FondacioniTogether Kosova, 2012), f. 4. viii Kosovo Country Overview 2010 (Luxemburg: European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction, 2011), faqe 10. Intervju e IDK- së me z. Fisnik Rexhepi, këshilltar i Ministrit të punëve të brendshme, shtator 2013. Statistikat e dhëna nga Qendra medicinale-psikoterapeutike Labyrinth, të publikuara më 2/13/2013. Lushi, T., Kosova me 20 mijë përdorues droge [ Kosovo with 20 thousand drug users ], Zëri info, 12 shtator 2013, mund të gjendet në http://www.zeri.info/artikulli/14709/kosova-me-20-mije-perdorues-droge. Statistikat e dhëna nga Qendra medicinale-psikoterapeutike Labyrinth, të publikuara më 2/13/2013. Intervista e IDK-së me z. Shaban Mecinaj, shef i repartit për trajtimin e sëmundjeve të vartësisë në Klinikën Psikiatrike në QKUK dhe z. Safet tblakaj, drejtor ekzekutiv në Qendrën medicinale-psikoterapeutike Labyrinth, Shtator 2013. Intervista e IDK-së me z. Shaban Mecinaj, shef i repartit për trajtimin e sëmundjeve të vartësisë në Klinikën Psikiatrike në QKUK dhe z. Safet tblakaj, drejtor ekzekutiv në Qendrën medicinale-psikoterapeutike Labyrinth, Shtator 2013. z. Blakaj ka theksuar nevojën për përfshirjen e psikologëve dhe mjekëve në sistemin shkollor. Shqetësimet ishin ngritur kryesisht gjatë takimeve konsultative me komunitetin në veri dhe jug të Mitrovicës, Shtërpcë dhe Prizren. Këto çështje janë ngritur gjatë takimeve konsultative me komunitetin në veri të Mitrovicës dhe Shtërpcë. Konfirmuar prej qytetarëve në takimet konsultative me komunitetin si dhe nga shumica e të intervistuarve. http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/vendimi_i_mbledhjes_se_126-te_te_qeverise_2013.pdf 8 PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

FORUMI për SIGURI