Rishikimi funksional i Ministrisë së Punëve të Brendshme

Similar documents
Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Rishikimi funksional i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Reforma e administratës publike në Kosovë

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

STRATEGJIA SHTETËRORE PËR MIGRIM DHE PLANI I VEPRIMIT Shtator 2013, Prishtinë

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Përtej retorikës politike

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Rishikimi Funksional i Sistemeve të Menaxhimit të Politikave

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

VENDIM Nr.443, datë

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Rishikimi funksional i sistemeve dhe kapaciteteve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PLA

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Fjala hyrëse e Kryeministrit

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

REPUBLIKA E KOSOVËS - РЕПУБЛИКА КОСОВO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE УСТАВНИ СУД CONSTITUTIONAL COURT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS

INTEGRIMI I PROKURIMIT NË LIGJIN E BE-SË DHE MBROJTJE

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

KOSOVA PROFILI I MIGRIMIT 2015

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Raporti i Performancës së Komunave

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Tabela e Përmbajtjes

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

Projekti kundër Krimit Ekonomik në Kosovë 1 (PKEK)

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

Analizë politikash 05/2016

PLANI ZHVILLIMOR STRATEGJIK Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Republika e Kosovës PLAN STRATEŠKOG RAZVOJA

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

RAPORTI I AUDITIMIT MBI IMPLEMENTIMIN E KONTRATËS PËR SISTEMIN E PROKURIMIT ELEKTRONIK

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Ahmet. Kasumi KY DOKUMENT QË REFLEKTON

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

ADMINISTRIMI DHE QEVERISJA NË KOSOVË Mësimet e mësuara dhe ato që mbeten për tu mësuar

this project is funded by the european Union

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

Transcription:

Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Rishikimi funksional i Ministrisë së Punëve të Brendshme FRIDOM Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive është projekt i financuar nga DFID dhe implementuar nga HELM Corporation, Consulting and Public Management Group, Governance institute Sllovaki dhe Altair Asesores.

PËRMBAJTJA Shkurtesat... 3 Përmbledhje Ekzekutive... 4 Parathënie... 6 PJESA I:... 7 Konkluzionet e Rishikimit Funksional... 7 1.1. Misioni dhe struktura e MPB, fusha e kompetencave dhe burimeve njerëzore... 7 1.2. Pasqyrim i funksioneve kryesore të MPB... 9 PJESA II:... 18 Rekomandimet për Ministrinë... 18 Rekomandimi 1:... 18 Rekomandimi 2:... 19 Rekomandimi 3:... 20 Rekomandimi 4:... 21 Rekomandimi 5:... 22 PJESA III Përmbledhje e ndryshimeve organizative dhe programimi i tyre... 26 3.1. Përmbledhje e ndryshimeve organizative dhe renditja... 26 3.2. Ndikimi i rekomandimeve në numrin e personelit të MPB dhe agjencive të saj... 27 3.3. Rekomandimet mbi ndikimin gjinor... 29 ANEKSET... 31 Aneksi 1 Legjislacioni kryesor dhe aktet nënligjore të Republikës së Kosovës të përdorura për këtë rishikim... 32 Aneksi 2 Lista e burimeve të përdorura si referencë në këtë rishikim... 34 2

Shkurtesat PVPE PPE BE FRIDOM ARC DKMA DSHAM DME MPB MSHP UNHCR UNMIK EULEX Plani i Veprimit i Partneritetit Evropian Prioritetet e Partneritetit Evropian Bashkësia Evropiane Rishikimi Funksional dhe Organizimi Institucional i Ministrive Agjencia e Regjistrit Civil Departamenti i Kufijve, Migracionit dhe Azilit Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion Departamenti i Menaxhimit te Emergjencave Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Shërbimeve Publike United Nations High Commissioner for Refugies United Nations Mission in Kosovo Misioni i BE per Sundimin e Ligjit në Kosovë 3

Përmbledhje Ekzekutive Rishikimi funksional i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) përmban 8 rekomandime specifike për përmirësimin e funksionimit te MPB-së. Rishikimi fillon me dy rekomandime të cilat do duhej të përmirësonin funksionimin e ministrisë si të tillë dhe me pas vazhdon me sugjerime për fusha individuale sigurinë publike, migracionin, azilin dhe shtetësinë, prodhimin e dokumenteve dhe përfundon me menaxhimin e emergjencave. Propozimi i parë është për krijimin e një Departamenti qendror të fortë për Planifikimin e Politikave, Monitorimin dhe Kontrollin në Ministri, i cili do t i mundësojë Ministrit të shfrytëzojë kompetencat e tij për të mbikëqyrur Shërbimin Policor të Kosovës në mënyrë më efektive dhe të kompensojë një natyrë të shumëllojshme të punës së MPB. Departamenti do ti lejonte Ministrit ta drejtonte Ministrinë në mënyrë strategjike dhe të koordinojë fusha të ndryshme më mirë, si dhe të garantojë standarde të njëjta në statistika, në të dhëna dhe në analiza. Rekomandimi i dytë lidhet me rritjen e kapacitetit të menaxhimit dhe planifikimit të burimeve njerëzore në MPB duke e forcuar Divizionin e Personelit dhe duke përgatitur një dokument strategjik planifikues mbi zhvillimin e burimeve njerëzore në MPB. Plani duhet të aprovohet nga Ministri dhe do të shërbejë si një mjet për planifikimet e ardhshme të burimeve buxhetore në lidhje me personelin e MPB, si dhe për planifikimin e trajnimeve. Raporti vazhdon duke sugjeruar disa ndryshime të rëndësishme në secilën nga fushat kryesore të përgjegjësisë politike të ministrisë. Rekomandimi i tretë i rishikimit lidhet me qartësimin e mandatit dhe përmirësimin e kapacitetit të Departamentit të Sigurisë Publike, duke e fokusuar atë në aktivitete rregullative në fushën e armëve të vogla, eksplozivët civilë dhe kompanitë private të sigurisë. Kjo përfshin kompletimin e një kornize ligjore, trajnime të vazhdueshme për personelin si dhe heqjen e dy aktiviteteve jo kryesore statistikat dhe mbledhjen e të dhënave dhe sigurinë në fushën e aviacionit civil. Rekomandimi i katërt ka të bëjë me themelimin e Departamentit të Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit (DShAM) duke shkrirë Departamentin aktual të Kufijve, Azilit dhe Migracionit me Zyrën e Shtetësisë, por gjithashtu duke transferuar personelin e Divizionit të Kufijve tek Departamenti për Planifikimin e Politikave, Monitorimit dhe Kontrollit. Kjo do të kishte përparësi sepse krijon një Departament të vetëm me përqendrim të qartë në çështjet rregullative të cilat janë të lidhura ngushtë. Rekomandimi i pestë, gjithashtu, merret me çështjet e migracionit. Ai ka të bëjë me qartësimin e kompetencave mes MPB dhe SHPK-së duke i dhënë DSHAM përgjegjësi për dhënien e vizave dhe lejeve të qëndrimit dhe duke i lënë Divizionit të Migracionit në Departamentin e Policisë Kufitare të SHPK-së përgjegjësinë e implementimit të masave të kontrollit, që kanë të bëjnë me statusin e imigrantëve dhe me migrimin ilegal (duke përfshirë paraburgosjen e imigrantëve ilegalë). Rekomandimi i gjashtë është procedural dhe ka për qëllim rritjen e efektivitetit gjatë procesit të akordimit të statusit të refugjatit. Rishikimi rekomandon që, për të rritur efektivitetin e proceseve, Kosova duhet ta heqë modelin aktual të dy niveleve të ankesave Komisioni Kombëtar për Refugjatë dhe Gjykata Supreme. Kjo do ta linte DKMA (DSHAM në të ardhmen) si trup vendimmarrës, me gjykatën si organ të dytë dhe të fundit. Si alternativë, nëse kjo nuk është e mundur, MPB do duhej të emëronte paraprakisht anëtarët e Komisionit Kombëtar për Refugjatët, për të bërë të mundur që, pas transferimit të kompetencave nga UNHCR, sistemi i ankesës për azil kërkuesit të jetë funksional. Dy sugjerimet e fundit kanë të bëjnë me zhvendosjen e disa funksioneve të MPB, të cilat do të mund te kryheshin më mirë nga ana e agjencive ekzekutive. Rekomandimi i shtatë është themelimi i Agjencisë të Regjistrit Civil (ARC), i cili do të lëshonte kartat e identitetit, pasaportat, dokumentin e shtetësisë, dokumentet mbi gjendjen civile dhe patentë shoferët, te gjitha në një vend (one stop shop). ARC do të krijohej në bazë të Departamentit aktual të Prodhimit të Dokumenteve dhe Departamentit të Regjistrimit dhe Gjendjes Civile të MPB. Në anën tjetër, funksioni i 4

Implementimi Politika & Mbikqyrja Politik regjistrimit të makinave do duhej të transferohej në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit. Agjencia e re do duhej gjithashtu të mbajë dhe ri-freskojë një regjistër unik të popullsisë. Propozimi i fundit, i teti, lidhet me themelimin e një agjencie në kuadër të MPB-së për të gjitha shërbimet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, në të njëjtën kohë duke ruajtur funksionin e planifikimit të politikave në Departamentin e riorganizuar të Menaxhimit të Emergjencave. Kjo do të përfshinte kalimin e funksioneve të ofrimit të shërbimeve dhe inspektimit dhe pjesën më të madhe të Departamentit për Menaxhimin e Emergjencave, në një Agjenci të re të specializuar të Zjarrfikësve, Shpëtimit dhe Emergjencave, në të cilën do të bashkoheshin edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilat aktualisht menaxhohen nga komunat. Rishikimi sugjeron që MPB ti zbatojë këto rekomandime në mënyrë graduale gjatë dy viteve të ardhshme, me përjashtim të masave për ndërtimin e kapaciteteve, të cilat priten të zgjasin më gjatë (deri në 5 vite). Struktura e re ministrore do duhej të përbëhej nga katër departamente përgjegjëse për fusha të caktuara të politikave, dy departamente mbështetëse si dhe nga disa njësi mbështetëse. Ministria do të mbikëqyrë 6 agjenci, 3 nga të cilat do të krijohen rishtaz. Rekomandimet do të ulin numrin e personelit në ministri në 111 apo 119 nëpunës. Ky zvogëlim është pasojë e themelimit të agjencive të reja dhe transferimit të të punësuarve në këto agjenci. Në të njëjtën kohe, numri i stafit në agjenci do të rritej në 1233 deri 1235 punëtorë (723 nga të cilët janë zjarrfikësit aktualisht të punësuar nga komunat). Sidoqoftë, sipas vlerësimeve të rishikimit, të gjitha ndryshimet e propozuara do të mund të përshtateshin përbrenda limiteve aktuale të personelit. Skica në vijim tregon organogramin e sugjeruar të MPB pas të gjitha ndryshimeve: MINISTRI Zv. Ministri & Kabineti Zyra e Maradhenieve Publike Njesia e Drejtave te Njeriut Sekretari Permanent & Kabineti Zyra per Integrime Evropiane dhe Bashkpunim Nderkombetare Departamenti Ligjor Departamenti per Politika dhe Strategjite ne Emergjenca Departamenti per Sigurine Publike Departamenti per Planifikimin e Politikave, Monitorim & Kontroll Departamenti per Shtetesine, Strehimin dhe Migracionin Departamenti i Administrates Qendrore Agjencia per Zjarrfikesit, Shpetimin dhe Emergjencat Policia e Kosoves Qendra per Zhvillimin e Siguris Publike & Edukim Inspektoriati i Policise se Kosoves Agjencia per Shtetesi & Regjistrimin e Gjendjes Civile Recepcioni / Qendra e Paraburgimit 5

Parathënie Ky raport përmban konkluzionet dhe rekomandimet e rishikimit funksional të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) i zhvilluar mes Gushtit 2008 dhe Janarit 2009. Në shkurt të 2007, Qeveria e ka bërë rishikimin funksional dhe riorganizimin e strukturës së saj administrative si objektiv themelor të Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Reformës së Administratës Publike (RAP) të sapo publikuar. Projekti FRIDOM është lansuar në Prill të 2008 dhe përfshin të gjitha Ministritë (përveç atyre të sapo krijuara - Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes), si edhe funksionet horizontale të aktiviteteve të qeverisë, siç janë menaxhimi i burimeve njerëzore, prokurimi, e-qeverisja, etj. Shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ndërmarrë procese të njëjta të rishikimeve funksionale në kuadër të procesit të integrimit në BE. Praktika ka treguar se ekziston një rrezik i madh që rekomandimet nga rishikimet funksionale të kryera nga këshilltarët e jashtëm nuk janë zbatuar. Për këtë arsye, qasja e Kosovës për rishikimet e funksionale është se rekomandimet nga rishikimet do të përkthehen në Plane Afat-mesme të Zhvillimit Institucional (PAZHI) të ministrive nga vet institucionet relevante dhe gjithashtu në rifreskimin e mëtejshëm të Strategjisë për Reformën e Administratës Publike. Si pjesë e rishikimit, ekipi i FRIDOM përgatit Raportin Analitik duke nënvizuar mundësitë për ristrukturim dhe zhvillimin e kapaciteteve të secilit portofol. Raporti Analitik i MPB bazohet në intervista gjithëpërfshirëse me personelin e MPB dhe përfaqësuesit e Misionit në Kosovë të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), Misionin në Kosovë të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) si dhe autoriteteve tjera relevante. Ata gjithashtu janë të bazuar në analizat e akteve normative relevante të Republikës së Kosovës, si dhe në dokumente të ndryshme të politikave dhe projekteve. E fundit por jo më pak e rëndësishme, rekomandimet gjithashtu marrin në konsideratë edhe konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën i vitit 2008. Është pasur kujdesi i nevojshëm për të siguruar që rekomandimet e ofruara të mbështesin dokumentin e Planin e Veprimit për Partneritet Evropian për Kosovën (PVPE). Raporti është i strukturuar në tre pjesë kryesore. Pjesa I e raportit analizon misionin, kompetencat, funksionet, organizimin dhe numrat e personelit të MPB-së krahasuar me disa vende të vogla, që janë shtete anëtare të BE-së. Pjesa II përmban rekomandime specifike si qëllimi, përbërja funksionale dhe organizative e MPB-së bazuar në konkluzionet nga Pjesa I. Pjesa III paraqet një përmbledhje të ndryshimeve organizative, duke përfshirë skemën e re organizative të MPB dhe shtrirjen në kohë të zbatimit të rekomandimeve, ndikimin e rekomandimeve në numrin e personelit në MPB dhe agjencitë e saj, si dhe në barazinë gjinore. Lista e akteve normative që rregullon kompetencat e MPB dhe që janë analizuar gjatë rishikimit tregohet në Aneksin 1. Burimet tjera të shfrytëzuara siç janë dokumentet e Komisionit Evropian, raportet e ekspertëve dhe literatura profesionale janë të cekura në Aneksin 2. 6

PJESA I: Konkluzionet e Rishikimit Funksional 1.1. Misioni dhe struktura e MPB, fusha e kompetencave dhe burimeve njerëzore Ministria e Punëve të Brendshme (e cekur në këtë raport si MPB) është një ministri e madhe e përbërë nga disa sektorë. Rëndësia e saj është e theksuar me faktin se roli dhe detyrat e saj janë të përcaktuar jo thjeshtë vetëm në nivelin e ligjeve, por edhe në një numër Nenesh të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. MPB është një ministri e re e themeluar në Dhjetor të vitit 2005. Procesi i themelimit të saj ka pasuar me transferimin jo vetëm të kompetencave nga UNMIK, por gjithashtu edhe nga Ministria e Shërbimeve Publike (p.sh. Draft Ligji mbi Armët e vogla, Draft Ligji mbi Kompanitë Private të Sigurisë). Skema 1 tregon strukturën organizative aktuale të ministrisë. Mund të shohim se ministria përbëhet nga 8 departamente (të cilat në shumë rast janë të ndara në divizione, sektorë ose njësi), katër zyra dhe dy njësi. Për më shumë, Zyra e Shtetësisë dhe Departamenti i Sigurisë Publike, i përmendur në organogram, ende nuk janë funksionalë. Një trup tjetër strukturor qendra e përbashkët e pritjes/paraburgimit për emigrantët ilegalë dhe azil kërkuesit duhet të krijohet në Dhjetor të 2009. Skema 1. Struktura aktuale organizative e MPB dhe numri i të punësuarve sipas njësive Policia e Kosoves (8716) MINISTRI Zv. Ministri & Kabineti (15) Zyra e Shtetesise (NK) Zyra e Maradhenjev Publike (3) Zyra per Integrim Evropian dhe bashkpunim Nderkombetar Zyra e Prokurimit (5) Zyra e Auditorit te Brendshem (1) Sekretari permanent & Kabineti (3) Departamenti Ligjor (10) Njesia e Drejtave tw Njeriut (4) Departamenti I Regjistrimit & Gjendja Civile (244) Departamenti Departamenti Per Regjistrimin Per Prodhimin e E Makinave & Dokumentave Patent (155) Shoferet (221) Departamenti Per Menagjimin e Emergjences (80) Depatamenti I Administrates Qendrore. (29) Departamenti per kufijte, Strehim & Migracion (14) Departamenti i Sigurise Publike (17) Qendra per Zhvillimin e Sigurise Publike & Edukim (164) Inspectorati I Policise se Kosoves (48) Plani strategjik i MPB për vitet 2007-2010 ka si mision të vetin të ndërtojë, të ruajë dhe të rrisë sigurinë e gjithë qytetarëve të Kosovës. Duke llogaritur mandatin ende në zgjerim të Ministrisë, periudhën të shkurtër të funksionimit të saj në praktikë, natyrën e vështire dhe sfiduese të detyrave të saj, shumica e të cilave kanë qenë të një urgjence të madhe si shkak i deklarimit të pavarësisë së Kosovës, duhet të theksohet se MPB aktualisht po funksionon shumë mirë. Sidoqoftë, MPB do ketë nevojë të përmirësojë kapacitetet e saj më qëllim të përmbushjes efektive të këtij misioni në një perspektivë afatgjate. MPB është e madhe krahasuar me ministritë e ngjashme në vendet e vogla të BE, përveç Sllovakisë (shih me poshtë Tabelën 1: Të dhëna krahasuese në madhësinë e MPB në BE-6 krahasuar me Kosovën). Kjo pjesërisht është bazuar në faktin se ato funksione, të cilat në shumë shpesh i delegohen agjencive (p.sh. regjistrimi i automjeteve, çështjet e pasaportave dhe patentë shofereve) kryhen nga personeli i trupit qendror të MPB. Sidoqoftë, duhet të theksohet se nuk ekziston një model standard i MPB në Bashkimin Evropian. Madhësia dhe kompetencat e MPB të shteteve anëtare të BE shpesh reflektojnë traditën e shërbimeve publike të këtyre shteteve, madhësinë dhe organizimin e tyre Kushtetues, po ashtu edhe kornizën institucionale dhe ligjore. Në një mënyrë, një Shtet anëtarë i BE mund të mos ketë MPB fare, funksioni i së cilës përmbushet nga ministritë tjera (p.sh. Irlanda). Në anën tjetër, në shtetet anëtare të BE, MPB mund të ketë kompetencë të gjerë përfshirë çështjet e administratës publike (Polonia, Holanda, Sllovakia), reformën administrative (Hungaria, Sllovenia dhe Rumania) dhe qeverinë lokale dhe shëndetin publik (Danimarka deri me 2007). 7

Popullata (milion banore) Tabela 1: Të dhëna krahasuese në madhësinë e MPB në BE-6 krahasuar me Kosovën Nr. i Personelit te MPB Estonia Slovenia Letonia Lituania Finlanda Sllovakia Kosova 1.3 2 2.3 3.4 5.3 5.4 2 201 402 173 274 219 1399 623 1 Në Kosovë, pas përfundimit të transferimit të funksioneve nga UNMIK dhe institucione të tjera (p.sh. UNHCR), MPB do të mbulojë të gjitha kompetencat kryesore, të cilat gjënden në MPB në shtetet e vogla anëtare të BE. Këto janë: Parandalimi dhe luftimi i krimit Menaxhimi i emergjencave Regjistrimi i popullatës Çështjet e shtetësisë Çështjet e kartave të identitetit, pasaportave, dokumenteve të shtetësisë, dokumenteve të gjendjes civile, patentë shoferëve dhe dokumenteve të regjistrimit të makinave Menaxhimin e migracionit legal si dhe marrjen me imigracionin ilegal Kontrollin dhe mbrojtjen e kufijve Azilin, mbrojtjen shtesë, mbrojtjen e përkohshme dhe çështjet e refugjatëve Rregullimet në fushën e armëve të vogla, eksplozivëve civilë, kompanive private të sigurisë dhe sigurinë e aviacionit civil. Kapaciteti i MPB për të kryer funksionet e caktuara varet nga numri dhe kualifikimi i personelit të saj. Vështirësia kryesore për MPB, sa i përket burimeve njerëzore, lidhet me cilësinë dhe jo me sasinë, e kjo është baza e rekomandimeve të bëra nga rishikimi. Edhe pse MPB është e re, personeli i MPB kryesisht përbëhet nga punëtorë të cilët janë punësuar në kohë të ndryshme dhe janë transferuar së bashku me funksionet nga institucionet tjera (p.sh. Ministria e Shërbimeve Publike apo UNMIK). Në të tilla raste, planifikimi i burimeve njerëzore nuk ka qenë i mundur. Gjithashtu, gjatë intervistave, menaxheret e MPB në të shumtën e rasteve kane theksuar se po të kishin fonde shtesë ato do ti përdornin për rritjen e pagave apo trajnimin shtesë të personelit. Numri aktual i personelit (805 punëtorë) është më i vogël se sa ai që është planifikuar (844 punëtorë) dhe procedura për rekrutimin e disa prej tyre, gjatë kohës së zhvillimit të rishikimit, ka qenë pezull. Duhet të theksojmë se kapaciteti i duhur për të menaxhuar në mënyrë të duhur burimet njerëzore është një parakusht i rëndësishëm për një funksionim të suksesshëm të funksioneve të asaj madhësie, gjerësie dhe divergjence siç janë ato të MPB. Rezultati i rishikimit tregon se Divizioni i Personelit të Departamentit të Administratës Qendrore merret kryesisht me aspektet formale të angazhimit në punë dhe aktivitete teknike të cilat kanë të bëjnë me personelin ekzistues, e jo me menaxhimin e burimeve njerëzore. Numri i vogël i personelit e vështirëson qartë planifikimin strategjik të burimeve njerëzore dhe planifikimin dhe koordinimin e trajnimeve të nevojshme të personelit të MPB. 1 Gjatë krahasimit të numrave të MPB me MPB të Kosovës, numri i personelit i cili punon me regjistrimin e makinave dhe lëshimin e patentë shofereve (221 persona) nuk është marr në konsideratë për faktin se në BE-6 vetëm 1 vend ka këtë funksion dhe personelin e duhur përbrenda trupit qendror te MPB (Sllovakia) 8

1.2. Pasqyrim i funksioneve kryesore të MPB 1.2.1. Siguria publike dhe krimi, kontrolli i kufijve dhe mbrojtja Në këtë fushë, rishikimi funksional ka analizuar marrëdhënien mes MPB dhe tre organeve për sigurinë publike dhe kontrollin e kufijve Shërbimin Policor të Kosovës, Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Qendrën Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Një rishikim funksional i veçantë për Shërbimin Policor të Kosovës do të bëhet nga ana e projektit gjithashtu. Për këtë arsye, analiza ka të bëj vetëm me marrëdhëniet ndër-institucionale. Shërbimi Policor i Kosovës ka këtë mandat: Të mbroj jetën, sigurinë dhe pronën, të drejtat njerëzore dhe liritë themelore të gjithë individëve. Ti parandalojë rreziqet ndaj shoqërisë dhe të mbajë rregullin dhe sigurinë publike, të zbulojë, parandalojë dhe hetojë aktet kriminale Të kryejë mbikëqyrjen e trafikut dhe kontrollin e sigurisë së trafikut. Të kryejë mbikëqyrjen e kufijve dhe kontrollin e kufijve, asistojë gjatë fatkeqësive natyrore dhe emergjencave tjera 2 Statusi i Shërbimit Policor të Kosovës është i përcaktuar në nenin 128 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në tërësi, sistemi i zhvillimit të Shërbimit Policor të Kosovës mund të karakterizohet si i pazakontë dhe pa analogji në shtetet e vogla anëtare të BE. Shërbimi Policor i Kosovës është krijuar me 1999, 6 vite para krijimit të MPB dhe ka ndarë disa nga kompetencat me UNMIK dhe, më pas, me EULEX (p.sh. në fushën e bashkëpunimit me Interpolin). Neni 5 i Ligjit mbi Policinë rregullon marrëdhëniet mes Shërbimit Policor të Kosovës dhe MPB, ku funksioni i Policisë është nën autoritetin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por autoriteti i Ministrit nuk përfshin menaxhimin operacional të Policisë. Ligji i ofron Ministrit një numër të caktuar atributesh për të ushtruar autoritetin e tij. Ashtu si në rastin e MPB, nuk ekziston një model i njëjtë i organizimit te policisë në vendet anëtare të BE. Sidoqoftë, siç edhe shihet ne tabelën 2 Të dhëna krahasuese në marrëdhëniet polici - MPB dhe funksionet e kontrollit të kufijve ne BE-6, ekzistojnë disa karakteristika të njëjta. Zakonisht, shërbimi policor është ose i vendosur nën MPB ose në ndonjë mënyrë është nën mbikëqyrjen e saj. Në katër nga gjashtë vendet e vogla anëtare, shërbimi i Rojes Kufitare është i organizuar veçmas nga shërbimi policor dhe është i vendosur nën MPB. 2 Përshkrimi është hartuar në bazë të të dhënave të Ligjit mbi Policinë (ligji nr. 03/L-035). 9

Tabela 2:Të dhëna krahasuese në marrëdhëniet polici-mpb dhe funksionet e kontrollit të kufijve ne BE-6 Estoni Sloveni Letoni Lituani Finlandë Sllovaki Organi i MPB përgjegjës për mbikëqyrjen e policisë Statusi i policisë Shërbimi i Rojes Kufitare i organizuar si shërbim i veçantë Zbatimi i ligjit dhe Policia Kriminale nën zëvendës Sekretarin Gjeneral të MPB për sigurinë e brendshme Organi nën mbikëqyrjen e MPB Shërbimi i Rojes Kufitare nën MPB Policia e MPB dhe Drejtorati për Siguri Organ nën MPB Nuk ka kontroll Kufitar të kryer nga policia Zëvendes Sekretari shtetëror i MPB Organ nën mbikëqyrje n e MPB Shërbimi i Rojes Kufitare nën MPB Departamen ti policorë nën ministrinë e mbrendshm e e cila në të njëjtën kohë është pjesë se policisë Lituanisë Organ nën MPB Shërbimi i Rojes Kufitare nën MPB Departamen ti policorë i MPB e cila në të njëjtën kohë është pjesë e policisë se Finlandës Organ nën mbikëqyrjen e MPB Shërbimi i Rojes Kufitare nën MPB Policia është pjesë integruese e MPB Policia është pjesë integruese e MPB Nuk ka kontroll Kufitare të kryer nga policia Korniza rregullatore për marrëdhëniet mes MPB dhe Shërbimit Policor të Kosovës është e përshtatshme dhe e mjaftueshme, edhe pse ende mbesin disa çështje të vogla (p.sh. sa i përket komunikimit me publikun apo marrëdhëniet ndërkombëtare). Sidoqoftë, sfida e vërtetë për MPB është që të shfrytëzojë kompetencat e veta për ta drejtuar SHPK në atë mënyrë që të mos cënojë pavarësinë operacionale të saj, por njëkohësisht ti lejojë ministrit ushtrimin e përgjegjësive e tij kushtetuese dhe politike. MPB aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të ushtruar plotësisht kompetencat të cilat i janë dhënë për SHPK, kryesisht për shkak të mungesës së kapaciteteve. Ndonëse çështja e funksioneve të SHPK do të jetë temë e një rishikim të veçantë, duhet të theksohet se në kushtet e Kosovës (territor krahasimisht i vogël, korniza ligjore ekzistuese, organizimi i kontrollit/mbrojtjes së kufijve nën ShPK), nuk është e nevojshme, dhe as e këshillueshme, të krijohet edhe një tjetër agjenci specifike e MPB për qëllime te Kontrollit/Mbrojtjes së kufijve. Agjencia e dytë nën MPB me mandat lidhur me policinë, është Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili merret me kontrollin e përgjithshëm të Shërbimit të Policisë së Kosovës dhe me shqyrtimin e ankesave ndaj keqpërdorimit të detyrës nga ana e oficerëve të SHPK, pa marrë parasysh gradat e tyre. Nuk ka një model të përbashkët për funksionet e ngjashme në BE-6. Modeli i cili zbatohet në Kosovë mund të konsiderohet si i pranueshëm pasi zyrtarët e Inspektoratit Policor janë të pavarur dhe japin llogari tek MPB e jo tek SHPK. Megjithatë, ekzistojnë probleme praktike të rëndësishme në bashkëveprimin e MPB, Shërbimit Policor të Kosovës, dhe Inspektoratit Policor. Komiteti i Lartë Policor për Emërime dhe Disiplinë, i cili merret me vendimmarrje në rastet serioze të shkeljeve të kryera nga ana e oficerëve policorë, është krijuar në 2008. Megjithatë, deri në dhjetor 2008, nuk ka filluar ende të shqyrtojë rastet e dorëzuara nga ana e Inspektoratit Policor (gjithsej 130 raste). Agjencia e fundit në këtë fushë është Qendra Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), e cila ka mandat të ofrojë mbështetje teknike, administrative dhe edukative për të gjithat agjencitë publike të sigurisë, siç janë: SHPK, Shërbimi Doganor i UNMIK, departamenti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Qendra ofron qasje gjithëpërfshirëse duke trajnuar zyrtarët e degëve të ndryshme të zbatimit të ligjit/trupave të menaxhimit të emergjencave përmes një numri të madh kursesh. Një qasje e tille është gjithashtu efektive edhe sa i përket shpenzimeve. Statistikat e Qendrës tregojnë një numër të konsiderueshëm të personelit të institucioneve të Kosovës, 10

të cekura më lartë, të trajnuar në kurse të ndryshme gjatë vitit 2008 12 000 të trajnuar. Në tërësi, nuk ka arsye për një rishikim institucional të konsiderueshëm. 1.2.2. Menaxhimi i emergjencave Termi emergjencë përdoret në një numër kuptimesh. Një ngjarje e vogël e cila shkakton dëme të kufizuara të pronës dhe vetëm disa viktima (aksidentet si ndeshjet me makina, djegiet e shtëpive dhe lëndime të ngjashme të njerëzve) është një emergjencë. Në këtë rast përgjigjen zjarrfikësit, policia dhe urgjenca mjekësore. Termi emergjencë gjithashtu përdoret kur i referohemi ngjarjeve të mëdha (p.sh. përmbytjeve apo tërmeteve), e cila kërkon veprim të shpejtë dhe efektiv si dhe reagim të koordinuar veprimesh mes agjencive të ndryshme. Sipas kësaj menaxhimi i emergjencave është një koncept i përdorur gjerësisht në një varietet kuptimesh, por të cilat zakonisht mund të identifikohen si shkencë aplikative, teknologji, planifikim dhe menaxhim për tu marre me ngjarjet ekstreme, të cilat do të mund të lëndonin apo vrisnin njerëz, të shkaktojnë dëme të konsiderueshme të pronës dhe të përçajnë jetën e komunitetit 3. Raporti i Progresit i KE i vitit 2008 nuk përmban referenca mbi menaxhimin e emergjencave në Kosovë. Gjithashtu nuk ekziston një legjislacion i BE, i cili do të caktonte modelin standard për menaxhimin e emergjencave, përveç disa aspekteve (p.sh. përdorimi i një numri të përbashkët si 112, kooperimi i shteteve anëtare të BE në fushën e mbrojtjes civile, etj.). Në këtë mënyrë nuk është praktikuar një qasje e përbashkët e vendeve anëtare të BE në lidhje me formimin e një strukture institucionale dhe ligjore për menaxhimin e emergjencave. Me qëllim të identifikimit të rolit të MPB në menaxhimin e emergjencave, ka qenë e domosdoshme të shikohet sistemi i përgjithshëm i menaxhimit të emergjencave në Kosovë. Një numër ligjesh Ligji mbi mbrojtjen kundër zjarrit, Ligji mbi mbrojtjen kundër katastrofave natyrore dhe katastrofave tjera, ligji mbi themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës - si dhe një dokument special i qeverisë i titulluar Dokumenti Themelor mbi rregullat e Qeverisë së Kosovës për situatat e emergjencës/krizave, lidhen me menaxhimin e emergjencave. Dokumenti përkufizon reagimin e Qeverisë ndaj emergjencave, nivelet e emergjencave të cilat kërkojnë përfshirjen e detyrueshme të Qeverisë, objektivat dhe principet e reagimit të Qeverisë, planifikimin për reagim (duke theksuar Departamentin për Menaxhimin e Emergjencave (DME), të MPB, si autoritetin përgjegjës) si dhe çështje të tjera. Rregullimi ligjor për menaxhimin e emergjencave dhe krizave mundëson që, në situatat kur në tërë Kosovën është gjendje emergjence, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri, duhet të ushtrojë autoritetin dhe përgjegjësinë ekzekutive në emër të qeverisë, të limituar në kohë dhe në ato veprime që mendohen të jenë të domosdoshme për tu marrë me situatën. Këshilli i Sigurisë së Kosovës duhet të ndihmohet nga Sekretariati. Sekretariati do duhej të jetë përgjegjës për koordinimin e zhvillimeve të strategjisë së sigurisë dhe politikave të Kosovës dhe të ofrojë mbështetje administrative dhe funksionale për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Gjatë kohës së zhvillimit të këtij rishikimi, ushtruesi i detyrës së Sekretariatit ka qenë i caktuar, por vet Sekretariati nuk ka funksionuar. Këshilli i Sigurisë së Kosovës do duhej të mbështetej nga një Qendër e Situatës, e cila do të ofronte informata në kohë dhe do të koordinonte aktivitetet e reagimeve operacionale në mbarë Kosovën. Ajo duhet të shërbejë si një qendër operative për mbledhjen e informatave, analizave themelore dhe mbështetje për menaxhimin e krizave. Duhet të potencohet se megjithëse Qendra për Situatën luan një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e emergjencave, ajo nuk përmendet në Ligjin mbi Mbrojtjen nga Katastrofat Natyrore dhe Katastrofat Tjera. Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave i MPB parashikohet të kryejë këto funksione: Të sigurohet që Kosova është e gatshme të parandalojë, të përgjigjet dhe të rimarrë veten pas fatkeqësive; Të zhvillojë dhe zbatojë strategjinë për përgjigjen ndaj emergjencave dhe gadishmërinë civil në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me ministritë dhe komunat tjera; Të menaxhojë situatat emergjente në nivel Qeveritar, përcaktimin e standardeve për zbatimin e detyrave lidhur me gatishmërinë civile dhe reagimin emergjent në Kosovë; Të koordinojë organizmat komunalë të përgjigjen ndaj emergjencave, bazuar në karakterin dhe shkallën e fatkeqësisë natyrore. 11

Megjithëse disa nga këto funksionet përfshijnë bashkëpunimin e ngushtë mes MPB, zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve, në vitin 2004 personeli i zjarrfikësve është transferuar nga MPB tek komunat. Bazuar në intervista dhe burime tjera të informacionit, arrijmë në përfundimin se momentalisht zjarrfikësit dhe Shërbimet e Shpëtimit nuk janë në gjendje të përmbushin në mënyrë të kënaqshme përgjegjësitë e tyre të shpëtimit të jetëve dhe pronave të njerëzve të Kosovës 3 për shkak të shumë arsyeve (pagat jo të përshtatshme, mungesa e pajisjeve, standardet e trajnimeve, procedurat komanduese dhe faktorë tjerë negativë). DME, gjatë intervistave, ka theksuar se janë duke diskutuar me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mundësinë e ri-transferimit të zjarrfikësve dhe shërbimeve te shpëtimit nën kornizën e MPB. Dispozitat e akteve ligjore, të përmendura më lart, dhe shembujt praktik japin një indikacion të qartë për domosdoshmërinë e qartësimit dhe forcimit të rolit të MPB, si një nga organizmat kryesorë në sistemin e menaxhimit të emergjencave në Kosovë. 1.2.3. Shtetësia, migracioni dhe çështjet e azilit Çështjet e shtetësisë, migracionit dhe azilit momentalisht janë të shpërndara në mes të një numri të madh aktoresh përbrenda MPB apo nën MPB: Departamenti i Kufijve, Migracionit dhe Azilit (DKMA) i MPB Zyra për Shtetësi e MPB (ende jo funksionale dhe pa personel) Qendra e Pranimit/Paraburgimit për imigrantët ilegalë dhe azil kërkuesit (ende nuk është krijuar, pa personel dhe nuk funksionon) Shërbimi Policor i Kosovës, në veçanti, Njësia e Policisë Kufitare, UNHCR, gjithashtu, merr pjesë aktive në ushtrimin e autoritetit publik, momentalisht duke zbatuar disa nga funksionet e MPB lidhur me përcaktimin e statusit të refugjatëve. DKMA, sipas legjislacionit, ka këto detyra: Të mundësojë menaxhim efektiv të kufijve (siç është qartësuar nga zyrtaret e këtij Divizioni, ata janë përgjegjës për planifikimin e politikave në këtë fushë, ndonëse zbatohet nga ana e Njësisë së Policisë Kufitare të SHPK) Të mundësojë riatdhesimin/ripranimin e ish qytetarëve të Kosovës nga jashtë vendit. Të mundësojë pranimin e refugjatëve dhe azil kërkuesve dhe ti ndihmojë ata në zgjidhjen e vështirësive gjatë procesit të pranimit dhe integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare, të zbatojë politikat e riatdhesimit/ripranimit në përputhje me konventat, ligjet dhe standartet e vendosura nga Bashkimi Evropian. Zyra e Shtetësisë pritet që të merret me rastet e heqjes dorë nga shtetësia, anulimin e vendimit mbi heqjen dorë nga shtetësia, heqjen e shtetësisë, dhënien e shtetësisë në raste të jashtëzakonshme siç është e përshkruar në Ligjin e Kosovës mbi Shtetësinë. Qendra e Pranim/Paraburgimit për emigrantët ilegalë dhe azil kërkuesit duhet të ofrojë strehim dhe shërbime tjera të ngjashme për emigrantët ilegalë, azil kërkuesit, refugjatët dhe për të riatdhesuarit/ripranuarit si një zgjidhje e përkohshme për strehimin e tyre gjatë shqyrtimit të rastit të tyre dhe vendimmarrjes mbi statusin e tyre të ardhshëm në Kosovë. Objekti fizik ku do të vendoset qendra do të jetë gati në Dhjetor të vitit 2009. Shërbimi Policor i Kosovës momentalisht kryen aktivitetet lidhur me kontrollin e migracionit legal/ilegal. Raporti i Progresit i KE i vitit 2008 përmban disa konkluzione kritike mbi çështjen: 3 Analiza e statusit të Shërbimit te Zjarrfikësve te Kosovës, Raporti Final i CTIF, OSBE, 2007, p.3. 12

Organizimi strukturor i Ministrisë së Brendshme mundëson shkelje dhe nuk paraqet një shpërndarje të qartë të detyrave... Në përgjithësi, ka pak zhvillime për t u raportuar në fushën e kontrollit të kufijve dhe strehimit ; Ligji mbi Shtetësinë e Kosovës përfshin kushte të detajuar për natyralizimin e të huajve në Kosovë. Në të njëjtën kohe, kushtet e caktuara për të marrë shtetësinë e Kosovës janë të vështira për tu plotësuar nga pjesëtarët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE). Kosova nuk ka regjim të vizave. SHPK ka vetëm një shkallë të kufizuar të kontrollit rreth lëvizjes së persona brenda dhe jashtë Kosovës ; Në përgjithësi kapacitetet e DKMA janë të pamjaftueshme shtrirja dhe kombinimi i përgjegjësive të saja janë shkak për brengosje... dhe ka kapacitet të kufizuar të merret me rastet e azilit ; Nuk ekziston një qendër pranimi për azil kërkuesit apo emigrantët ilegalë. Në të njëjtën kohë, është e theksuar se Kosova pranon shumë pak kërkesa për strehim. Nuk është adoptuar Ligji mbi Migracionin (titulli përfundimtar është Ligji mbi të Huajt) 4. Përvoja e vendeve të vogla anëtare të BE tregon një numër të mundësive për menaxhimin e migracionit, çështjet e azilit dhe shtetësisë (shih Tabelën 3: Të dhëna krahasuese mbi menaxhimin e migracionit, çështjet e azilit dhe shtetësisë në BE-6). Në shumicën e BE-6, çështjet e azilit dhe migracionit menaxhohen nga një agjenci e specializuar, e cila është në varësi të/mbikëqyret nga MPB (përjashtime janë Slovenia dhe Slovakia). Mundësitë për menaxhimin e çështjeve të shtetësisë janë më shumë divergjente, por në katër Shtete anëtare të BE, ato gjithashtu menaxhohen nga MPB apo nga agjencia e specializuar në vartësi/mbikëqyrje të MPB. Në dy raste, nga katër të tilla, çështjet e shtetësisë trajtohen nga autoritetet e imigracionit, sepse shumica e punës rreth shtetësisë në vendet anëtare të BE zakonisht ka të bëjë me kërkesën për shtetësi nga ana e imigrantëve. Tabela 3: Të dhëna krahasuese mbi menaxhimin e migracionit, dhe çështjet e strehimit dhe shtetësisë Çështjet e azilit dhe migracionit Çështjet e shtetësisë Estoni Sloveni Letoni Lituani Finlandë Sllovaki Shtetësia dhe bordi për çështjet e Migracionit nën MPB Shtetësia dhe bordi për çështjet e Migracionit nën MPB Divisioni për Migracion dhe Integrim, Drejtoria për Punët e Mbrendshme Administrative, MPB Divizioni për gjendjen civile, dokumentet publike dhe regjistrimi i vendbanimit, Punët e mbrendshme administrative MPB Bordi për punët e Shtetësisë dhe të migracionit nën MPB Bordi i Natyralizimi t nën Ministrinë e Drejtësisë Departamen ti i Migracionit nën MPB Departmenti i Minoriteteve Kombëtare dhe i Lituanëve që jetojnë jashtë, nën Qeverinë Shërbimet e Imigrimit nën MPB Shërbimet e Imigrimit nën MPB Shërbimet e Imigrimit nën MPB Divizioni për shtetësi, departament i i Administratë s Kryesore të Mbrendshm e 4 Ligji Mbi të Huajt (Ligji Nr. 03/L-126) është miratuar gjatë hartimit të këtij raporti me 16 Dhjetor 2008 (I shpallur me 30.12.2008.) 13

Organizimi aktual në Kosovë përfshinë disa probleme të cilat duhet trajtuar. I pari është gjendja e qendrës se pranimit/paraburgimit për azil kërkuesit dhe imigrantët ilegal. Neni 38 i Ligjit mbi Strehimin parashikon që Duhet të themelohen objekte të përshtatshme për strehim dhe të menaxhohen nga Ministria. Objektet e cekura mund të përdoren nga Ministria për të strehuar azil kërkuesit, të cilët kanë aplikuar për azil dhe janë duke pritur vendimin e aplikimit të tyre. Paragrafi 2, Neni 60 i Ligjit mbi te Huajt parashikon që një i huaj mund të mbahet në qendrat e pranimit të Autoritetit Kompetent (MPB). Direktiva e BE 2003/9/EC e 27 Janarit 2003 që përmban standarte minimale për pranimin e azil kërkuesve, është shumë fleksibil sa i përket organizimit të qendrave të pranimit për azil kërkuesit. Jo vetëm shteti mund të organizojë qëndra të tilla dhe në disa vende anëtare të BE ekzistojnë qendra të tilla të drejtuara në mënyrë private dhe nga OJQ. Në lidhje me qendrat e paraburgimit për imigrantët ilegalë, nuk ekziston asnjë standart i detajuar i BE mbi objektet e paraburgimit, sepse Udhëzimi mbi standartet dhe procedurat e përbashkëta në Shtetet Anëtare për kthimin e shtetasve të vendeve të treta, të cilët qëndrojnë ilegalisht, e cila gjithashtu mbulon çështjet e paraburgimit të imigrantëve ilegalë, është adoptuar me 11 Dhjetor 2008 dhe ende nuk ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian. MPB momentalisht gjendet në procesin e ndërtimit të një qendre të përbashkët të pranimit/paraburgimit të imigrantëve ilegalë. Ka nevojë të qartësohet se cili institucion i MPB do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e kësaj qendre dhe për çështjet e sigurisë së saj. Çështja e dytë është efektshmëria e proceseve të dhënies së statusit të refugjatit. Momentalisht, puna rreth rasteve të azil kërkuesve është përgjegjësi e Divizionit të Azilit të DKMA. Sidoqoftë, UNHCR ende nuk i ka kaluar kompetencat e ekzaminimit të aplikimeve të azilantëve tek MPB. Ligji mbi azilin tregon që ekzaminimi i aplikacioneve të azil kërkuesve dhe ankesa pasues mund të zhvillohet në katër instanca (2 nga këto instanca janë Gjykatat, vendimin final do te merrej nga Gjykata Supreme). Kjo ka shumë të ngjarë të jetë një procedurë e zgjatur, e cila do te zgjaste mesatarisht 1-2 vite. Nga njëra anë, një azil kërkues në një situatë të tillë është i pasigurt për rezultatin e rastit të tij/saj për një periudhë kohore te zgjatur. Nga ana tjetër, MPB duhet të kujdeset për një azil kërkues, i cili është një barrë financiare për buxhetin e konsoliduar të Kosovës. Për këtë arsye procedurat për përcaktimin e statusit të refugjatit nuk janë shumë efikase, as nga këndvështrimi i MPB, e as nga këndvështrimi i azil kërkuesit. Direktiva 2005/85/EC e 1 Dhjetorit 2005 mbi minimumin e standardeve mbi procedurat në Shtetet Anëtare për dhënien dhe tërheqjen e statusit të refugjatit, nuk kërkon ekzaminimin e aplikimit në katër instanca. Në mënyrë obligative ekzaminimi behet në dy instanca, si e dytë duke qenë një gjykatë apo tribunali. Shtetet Anëtare të BE janë të lira të zgjedhin se a do duhen me shumë instanca për atë qellim. Çështja a tretë në këtë fushë është ndarja e pushteteve mes MPB dhe Shërbimit Policor të Kosovës në fushën e migracionit. Analizat e situatës 5 në fushën e migracionit tregojnë se funksionet e Divizionit të Imigracionit të Departamentit të Policisë Kufitare të SHPK dhe DKMA nevojitet të qartësohen. Divizioni i Imigracionit merret me aktivitetet lidhur me migracionin legal/ilegal, duke përfshirë edhe kontrollin e punësimit të huajve. DKMA aktualisht merret me aktivitete fillimisht ne lidhje me riatdhesimin/ripranimin (titulli i Divizionit te Migracionit te DKMA, sa i përket kësaj, është çorientues). Ligji mbi te Huajt thekson se MPB është përgjegjëse për kontrollin e migracionit dhe për parandalimin dhe luftimin e migracionit ilegal. Në këtë Ligj nuk është e theksuar asnjë ndarje e përgjegjësive mes MPB dhe SHPK. Si rrjedhim, është e mundur të qartësohen kompetencat e MPB dhe të SHPK me anë të akteve nën-ligjore të MPB Në fund, eksperienca e vendeve të vogla Anëtare të BE tregon se në të shumtën e rasteve çështjet e menaxhimit të shtetësisë dhe të migracionit/azilit zakonisht kryhen nga një departament i vetëm brenda MPB ose një Agjencie të MPB. Kjo për faktin se në të shumtën e rasteve shtetësia kërkohet nga të huajt 5 Bazuar ne misionin e natyrës se njëjte, Misioni Vlerësues i Kosovës, Kosova, Drejtësia, Liria dhe Siguria, si edhe intervistat me disa nga zyrtaret e MPB 14

përmes natyralizimit, ose jepet në raste të veçanta e cila përcaktohet nga shteti. Kjo konsideron një lidhje të fortë në mes të autoriteteve përgjegjëse për shtetësi dhe atyre përgjegjëse për migracion dhe azil (pasi refugjatëve zakonisht u lejohet të natyralizohen pas një periudhe qëndrimi në një shtet). Kjo është arsyeja se pse krijimi i një organizmi të veçantë i MPB për vetëm për çështjet e shtetësisë nuk do të ishte aq efektiv, sa sikur të kemi një organizëm i cili do të merrej me çështjet e shtetësisë, migracionit dhe strehimit. 1.2.4. Regjistrimi i popullatës dhe çështjet e lëshimit të kartave te identitetit, pasaportave, dokumenteve të shtetësisë, dokumenteve të gjendjes civile, patentë shoferëve dhe dokumenteve të regjistrimit të makinave Struktura aktuale e MPB përfshin tre departamente (Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, Departamentin për Regjistrim dhe Gjendje Civile dhe Departamentin për Regjistrimin e Makinave), që merren me regjistrimin e personave dhe të makinave, dokumentimin e gjendjes civile dhe me prodhimin e pasaportave, dokumenteve identifikues etj. Sidoqoftë, organizimi aktual institucional për ekzekutimin e funksioneve të cekura më lartë paraqet një numër shqetësimesh praktike. Së pari, Departamenti i Regjistrimit dhe Gjendjes Civile nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në bazën kryesore të të dhënave të Regjistrit Civil për personat, të cilët kanë kërkuar apo te cilëve u janë lëshuar pasaportat, dokumentet identifikues apo patentë shoferet. Në vend të tij, departamenti për Prodhimin e Dokumenteve ka qasje. Së dyti, personeli i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve dhe i Departamentit të Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, përbëjnë gjysmën e tërë personelit të MPB. Së bashku me personelin e Departamentit për regjistrimin e Makinave dhe të Patentë Shoferëve numri i përgjithshëm i personelit në këto departamente arrin ¾ e personelit total të MPB, duke ngarkuar ministrinë me detyra të lidhura me ofrimin e shërbimeve, detyra të pa përshtatshme për një organizëm qendror politikë - bërës. Së treti, 30 qendra të gjendjes civile që i përkasin komunave mbështeten tërësisht në ndihmën e MPB në aspektin praktik të punës (udhëzime për punë, formularë dhe vula), Çmimet për lëshimin e pasaportave mblidhen nga nëpunësit komunalë, por regjistrohen në buxhetin e MPB. Ekzistojnë edhe dy shqetësime shtesë. Kosova ka nevojë për një regjistër të vetëm të popullatës, i cili do të përmbante informata mbi të gjithë qytetarët dhe shtetasit e Kosovës dhe të gjitha dokumentet (dokumentet e identifikimit dhe udhëtimit, patentë shoferët që u janë lëshuar). Momentalisht nuk e ka një të tillë. Një çështje e lidhur me këtë është mbrojtja e të dhënave personale, pasi puna e këtyre departamenteve nënkupton përpunimin e një numri të madh burimesh elektronike dhe jo elektronike të të dhënave personale 6. Në fund, ekziston edhe një çështje specifike mbi regjistrimin e makinave. Është e diskutueshme se a do duhet të kryhet regjistrimi i makinave nga ana e MPB në të ardhmen. Momentalisht kryhet nga Departamenti i MPB bazuar në faktin se historikisht është kryer nga UNMIK së bashku me prodhimin e patentë shoferëve dhe, më vonë, kjo kompetencë i është bartur MPB. Përvoja e vendeve të vogla, anëtare të BE nuk tregon një qasje të njëjtë ndaj çështjes së lëshimit të patentë shoferëve dhe regjistrimit të makinave (shih Tabelën 4: Të dhëna krahasuese mbi Regjistrimin e Makinave dhe Lëshimin e Patentë Shoferëve në BE-6). Në tre vende, anëtare të BE, këto çështje trajtohen nga agjencitë/kompanitë shtetërore nën Ministrin e Transportit/Komunikacionit dhe në një Shtet Anëtar (Lituani) nga kompania shtetërore nën MPB. Slovenia dhe Sllovakia kanë qasje tjetër një qytetar mund të aplikojë për regjistrimin e makinës apo për patentë shofer dhe e merr atë ose në stacionin policor (Slovaki), ose në të ashtu - quajturat njësi administrative (Slloveni). 6 Për momentin nuk ka Ligj për mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës. Qështja e mbrojtjes së te dhënat personale duhet të zgjidhet individualisht nga secili institucion publik. MPB është duke elaboruar draft ligjin dhe gjatë këtij viti pritet të dërgohet për aprovim. 15

Tabela 4:Të dhëna krahasuese mbi Regjistrimin e Makinave dhe Lëshimin e Patentë Shoferëve në BE-6 Estoni Sloveni Letoni Lituani Finlandë Sllovaki Ministria / Agjencia Qendra e Regjistrimit të makinave e Estonisë, nën Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunikacio nit Inspektorati i MPB dhe Njësitë Administrative, Ministria e Administratës Publike State Stock Company Road Traffic Safety Directorate under Ministry of Transport Kompania Shtetërore Regitra nën Ministrinë e Mbrendshme Administrata e Makinave e Finlandës nën Ministrinë e Transportit dhe Komunikacionit Policia Gjatë rishikimit funksional, menaxhmenti i lartë i MPB ka potencuar dëshirën për të reformuar shërbimet e përmendura më sipër, duke themeluar Agjencinë e Regjistrit Civil. Rishikimi e përkrah këtë objektiv dhe rekomandimet për themelimin e ARC janë përmendur në seksionin II të këtij rishikimi. Në të njëjtën kohë, MPB duhet të vendosë se a do të bartet apo jo funksioni i regjistrimit të makinave tek Ministria e Transportit dhe Komunikacion, duke e lënë prodhimin dhe lëshimin e patentë shoferëve nën MPB. 1.2.5 Kuadri rregullativ mbi armët e vogla, eksplozivët civilë, kompanitë private të sigurisë dhe siguria e aviacionit civil Departamenti i Sigurisë Publike është themeluar gjatë periudhës së rishikimit dhe nuk ka qenë funksional në kohen e përfundimit të tij. Themelimi i tij është rezultat i disa ri-organizimeve brenda MPB. Departamentit i janë dhënë një fushë e gjerë funksionesh, tre nga të cilat kanë të bëjnë me aktivitete rregullatore licencimi dhe kontrolli i qarkullimit të armëve të vogla dhe eksplozivëve, aktivitetet e kompanive private të sigurisë. Gjithashtu i janë dhënë si funksion edhe dy të tillë të cilët nuk kanë shumë lidhje me fushën kryesore të aktivitetit siguria e aviacionit civil dhe analizimi i krimit dhe statistikave në lidhje me sigurinë. Raporti i Prograsit i KE i vitit 2008, është kritik në lidhje me armët e vogël dhe eksplozivet, duke theksuar mungesën e një rregullimi të duhur ligjor të çështjes: Nuk ka strategji për mbledhjen e armëve. Legjislacioni mbi armët e vogla është i pa plotësuar dhe zbatimi i tij nuk është efektiv. Numri dhe disponueshmëria e armëve të vogla, armëve të lehta dhe eksplozivëve, si dhe prezenca e vazhdueshme e municionit të pa shpërthyer që qarkullon në Kosovë, përbëjnë një problem serioz. Mungesa e një kornize të duhur ligjore çon drejt një qarkullimi të pa-rregulluar të armëve të vogla, e cila ndikon në nivelin e krimit dhe në sigurinë publike në Kosovë. Raporti ka identifikuar tre çështje kryesore organizative sa i përket departamentit. E para është se Ligji mbi Armët e Vogla dhe Ligji mbi Kompanitë Private të Sigurisë gjenden aktualisht në procedurën e miratimit, për rrjedhojë ende nuk ka një bazë ligjore për pjesën më të madhe të punës së departamentit. Kjo do të përmirësohet në muajt në vijim, kështu që mund të shihet si problem i përkohshëm. Problemi i dytë është vendosja e Divizionit për Hulumtim dhe Statistika në Departament. Meqënëse departamenti në tërësi merret kryesisht me funksione rregullatore (licensim dhe kontroll), përfshirja e divizionit duket të jetë më shumë për shkak të historisë së Departamentit për Politika të Sigurisë të riorganizuar, se sa të nevojave aktuale. Së treti, roli i Divizionit për Aviacion Civil i Departamentit për Siguri Publike është i paqartë. Ligji mbi Aviacionin Civil përcakton vetëm që hapësira e zyrës për dy nëpunës të sigurisë së aviacionit civil të MPB, duhet të ofrohet nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil brenda zyrave qëndrore të tyre. Për rrjedhojë MPB është përgjegjëse për zbatimin e konventave ndërkombëtare dhe ato aspekte të acquis communitaire që i përkasin fushës së sigurisë së aviacionit civil. Aktivitetet e sigurisë të aeroporteve dhe të avionëve në shtetet anëtare të BE kryhen nga një numër strukturash organizative: nga sigurimi i 16

aeroportit, policia, apo edhe kompanitë private të sigurisë (nganjëherë të tria bashkë janë të përfshira dhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën), por institucioni përgjegjës për pajtueshmërinë me masat e sigurisë për të gjitha palët e interesuara është Autoriteti i Aviacionit Civil i Shteteve Anëtare të BE 7. Duke pasur parasysh sa më sipër, zgjidhja legjislative dhe institucionale e sigurisë së aviacionit civil ngre disa shqetësime në lidhje me funksionalitetin dhe efektivitetin në praktikë. 7 Krahasim i Sigurisë se Aviacionit mes Evropës dhe Shteteve te Bashkuara, Shtator 2004, http://ec.europa.eu/transport/air_portal/security/studies/doc/2004_aviation_security_s_8.pdf, pp.236, 244-245. 17

PJESA II: Rekomandimet për Ministrinë Kjo pjesë merret me rekomandimet e detajuara strategjike, bazuar në analizën dhe konkluzionet e Pjesës I. Rekomandimet janë ndarë bazuar në objektivat strategjike që pretendohen të arrihen. Secili nga rekomandimet përfshin masat e nevojshme institucionale, ndërtimin e kapaciteteve dhe legjislacionin, po ashtu edhe sugjerimet mbi numrin e personelit për strukturat e MPB që do të themelohen dhe, ku është relevante, përshkruan ndryshimet e nevojshme të PVPE. Qëllimi 1: Të përmirësohet në përgjithësi kapaciteti strategjik i MPB. Rekomandimi 1: Të krijohet një Departament për Planifikimin e Politikave, Monitorim dhe Kontroll MPB ka nevojë të ketë një strukturë të fortë qendrore për planifikim të politikave, monitorim dhe kontroll. Departamenti i sapo krijuar për Planifikimin e Politikave, Monitorim dhe Kontroll do të mundësonte ekzistimin e kapaciteteve të tilla dhe shfrytëzimin e tyre. Ekzistenca e tij pasqyron tri qëllime: të ketë në ministri një njësi përgjegjëse për politikat në fushën e mbrojtjes dhe kontrollit të kufijve, rendin publik dhe sigurinë publike (përfshirë edhe çështjet e ndërlidhura, siç janë droga, trafikimi etj.). Gjithashtu do ti ofronte ministrisë një funksion analitik të përmirësuar (statistikat, mbledhjen e të dhënave dhe analizat) t i mundësojë Ministrit shfrytëzimin e kompetencave të tij për të mbikëqyrur Shërbimin Policor të Kosovës në mënyrë më efektive. Kjo do të përfshinte përgjegjësinë për politikë bërje strategjike në lidhje me policinë (hartimin e strategjive, planeve të veprimit dhe dokumenteve tjera lidhur me policinë) të kompensojë natyrën disi të larmishme të punës së MPB dhe ti lejojë ministrit të udhëheqë ministrinë në mënyrë strategjike dhe të koordinojë fusha të ndryshme, si edhe të garantojë standarte të njëjta në statistika, të dhëna dhe analiza. Departamenti duhet të ketë këto detyra: të analizojë rregullisht dokumentet e politikave dhe planifikimit të MPB, raportet mbi zbatimin e tyre si dhe statistikat relevante dhe të dhënat e tjera; t i dorëzojë Sekretarit Permanent dhe Ministrit propozime për politikat në fushën e mbrojtjes dhe kontrollit të kufijve, rendit publik dhe sigurisë publike; të zhvillojë draft politikat dhe dokumentet e MPB në këto fusha dhe të përgatisë raporte mbi zbatimin e tyre; të vlerësojë draft politikat dhe dokumentet e planifikimit si dhe raporte dhe dokumente të tjera të ngjashme, të hartuara nga departamentet dhe agjencitë e tjera të MPB; të komentojë mbi pajtueshmërinë e tyre me qëllimet strategjike dhe dokumentet ekzistuese të MPB për planifikim të politikave; të koordinojë propozimet e ndryshme brenda MPB dhe arritjen e konsensusit të brendshëm në lidhje me draft politikat dhe dokumentet e planifikimit; të hartojë draft udhëzimet administrative, vendimet apo aktet tjera nën ligjore dhe dokumentet tjera të MPB në fushën e kompetencave të saj. 18

a) Masat për zhvillim institucional / të kapaciteteve: Mandati i Departamentit për Planifikimin e Politikave, Monitorim dhe Kontroll, i përshkruar me lart, do të implementohet nga tre divizione: Divizioni për Planifikimin e Politikave (1 udhëheqës divizioni dhe tre nëpunës), me disa pozicione të bartura nga Divizioni i Kufijve të Departamentit të Kufijve, Migracionit dhe Azilit, pas riorganizimit të tij; Divizioni për Monitorim dhe Kontroll (1 udhëheqës divizioni dhe 3 nëpunës); Divizioni për Hulumtim, Analiza dhe Statistika (1 udhëheqës divizioni dhe 4-5 nëpunës) me personel dhe kompetenca të bartura nga Departamenti për Siguri Publike. Në tërësi, numri i sugjeruar i personelit është rreth 14-15 nëpunës. Cilësia e punës së departamentit varet në kapacitetin dhe kualifikimet e stafit të tij, mbështetjen e udhëheqjes së MPB, qartësinë së proceseve të brendshme të MPB dhe bashkëpunimin me departamentet e tjera dhe agjencitë e MPB, në veçanti me Shërbimi Policor të Kosovës. Për këtë, aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve për këtë departament do duhej të ishin prioritete në kontekstin e përgjithshëm të përmirësimit në menaxhimit të burimeve njerëzore (shih rekomandimin 2). b) Masat legjislative: - Amendamentet e Udhëzimit Administrativ të MPB Nr. 2008/01 mbi Organizimin e Brendshëm dhe Strukturimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme c) Ndryshimet në aktivitetet e PVPE Nuk ka nevojë për ndryshime. Rekomandimi 2: Të rritet kapaciteti për planifikim dhe menaxhim të burimeve njerëzore në MPB Rekomandimi i dytë i rishikimit lidhet me forcimin e Divizionit të Personelit dhe hartimin e dokumentit strategjik të planifikimit mbi zhvillimin e burimeve njerëzore të MPB. Plani duhet të aprovohet nga Ministri dhe të shërbejë si mjet për planifikimet e ardhshme të burimeve buxhetore lidhur me personelin e MPB, si dhe për planifikimin e trajnimeve. Përmbi qëllimin kryesor të tij, plani mund të shërbejë si pikë referuese kryesore për aktivitetet e donatorëve. a) Masat për zhvillim institucional / të kapaciteteve: Hapat e përshkruar në vijim i rekomandohen MPB më qëllim të rritjes së kapacitetit menaxhues të burimeve njerëzore: të forcojë kapacitetin e MPB për tu marrë me planifikimin e burimeve njerëzore, duke rritur numrin e personelit në Divizionin e Personelit dhe në Departamentin e Administratës Qendrore me 1-2 person/a. Këta nëpunës do të ishin përgjegjës për planifikimin e burimeve njerëzore. të zhvillojë një analizë tërësore mbi nevojat e MPB sa i përket menaxhimit te burimeve njerëzore dhe të përpilojë planin për zhvillimin e burimeve njerëzore për MPB në baze të kësaj analize. të zbatojë planin brenda një periudhe pesë vjeçare. b) Masat legjislative: Nuk ka nevojë për ndryshime legjislative c) Ndryshimet në aktivitetet e PVPE Nuk ka nevojë për ndryshime në PVPE 19

Qëllimi 2: Të sigurojë kapacitetin e nevojshëm rregullativ të MPB në fushën e sigurisë publike dhe sigurimit Rekomandimi 3: Të qartësojë mandatin dhe të përmirësojë kapacitetin e Departamentit të Sigurisë Publike Departamenti i Sigurisë Publike duhet të fokusohet në aktivitetet rregullative mbi armët e vogla, eksplozivët civilë dhe kompanitë private të sigurisë. Momentalisht ky funksion mund të zbatohet vetëm pjesërisht, pasi ka nevojë për një kornizë ligjore (aktualisht duke u punuar) dhe kapacitet institucionale të përmirësuara. Personeli i Departamentit për Siguri Publike nuk ka përvojë lidhur me licencimin dhe kontrollin e armëve të vogla, eksplozivëve civilë dhe kompanive private të sigurisë (bazuar në faktin se përgjegjësitë e tyre, në të kaluarën, kanë qenë tjera), për pasojë kanë nevojë për trajnim shtesë. MPB gjithashtu duhet ti bartë përgjegjësitë e veta mbi sigurinë e aviacionit civil tek AAC. Do të ishte e preferueshme që AAC të krijojë një shërbim të vetin të sigurisë me një personel të trajnuar posaçërisht për çështjet e sigurisë së aviacionit civil a) Masat për zhvillim institucional / të kapaciteteve: Në tërësi, propozimi është për riorganizimin e Departamentit të Sigurisë Publike në tri divizione: - Divizioni i Armëve të Vogla (1 Udhëheqës Divizioni dhe 3-4 nëpunës) - Divizioni për Eksplozivët Civilë (1 Udhëheqës Divizioni dhe 3-4 nëpunës) - Divizioni për Kompanitë Private të Sigurisë (1 Udhëheqës Divizioni dhe 2-3 nëpunës) Në përgjithësi 12-15 punëtorë sugjerohen si numër fillestar i nëpunësve, ndonëse numrat do duhet të rishikohen në periudhë afat-mesme kur të krijohet një ide e qartë për proceset dhe ngarkesën reale të punës. Për më tepër, MPB duhet të bartë Divizionin për Hulumtim, Analiza dhe Statistika tek Departamenti i ri për Planifikim, Monitorim dhe Kontroll (shih gjithashtu rekomandimin 1), si edhe të bartë përgjegjësinë për sigurinë e aviacionit civil nga MPB tek Autoriteti i Aviacionit Civil MPB gjithashtu duhet të planifikojë dhe zbatojë një plan për trajnimin e personelit të Departamentit për Siguri Publike me qëllim përgatitjen e tyre për implementimin e aktiviteteve të lidhura me licencimin dhe kontrollin e armëve të vogla, eksplozivëve civil dhe kompanive private të sigurisë. b) Masat Legjislative Miratimi i Ligjit mbi Armët e Vogla Miratimi i Ligjit mbi Kompanitë Private të Sigurisë Miratimi i ndryshimeve të Ligjit mbi Aviacionin Civil c) Ndryshimet në aktivitetet e PVPE Legjislacioni në vijim dhe ndryshimet institucionale duhet të paraqiten në Prioritetet e Partneritetit Europian (PPE) 53 dhe 85: - Hartimi dhe miratimi i ndryshimeve të Ligjit mbi Aviacionin Civil PPE 53 (të përmirësohet menaxhimi, efektiviteti dhe qëndrueshmëria financiare e ndërmarrjeve private. Forcim i mëtejshëm i pavarësisë operacionale dhe financiare të autoriteteve rregullatore në pikëpamje të rritjes së transparencës dhe konkurrencës në sektorët përkatës) - Të bartë përgjegjësinë për sigurinë e aviacionit civil nga MPB tek Autoriteti i Aviacionit Civil PPE 85 (të bëhet e mundur që aeroporti i Prishtinës funksionon me nivelin e duhur të sigurisë dhe ka një staf drejtues të aftë dhe përgjegjës). 20

Qëllimi 3: Të forcohet menaxhimi i çështjeve të shtetësisë, azilit dhe migracionit Rekomandimi 4: Të krijohet Departamenti për Shtetësinë, Strehimin dhe Migracionin (DSHAM) duke riorganizuar DKMA aktual dhe shkrirjen e tij me Zyrën e Shtetësisë a) Masat për zhvillim institucional / të kapaciteteve: Rishikimi propozon themelimin e Departamentit për Shtetësi, Strehim dhe Migracion që të merret me hartimin e politikave në fushën e riatdhesimit/ripranimit, parandalimin e imigracionit të paligjshëm dhe kontrollin e migracionit të ligjshëm, politikën e vizave, shtetësinë, azilin, dokumentet personale dhe të identifikimit (pasaportat, kartat e identifikimit, dokumentet e azil kërkuesve dhe refugjatëve), dokumentet e gjendjes civile si dhe integrimin e refugjatëve. Departamenti duhet gjithashtu të kryejë aktivitete regullative në këto fusha (me përjashtim të atyre që do të merren përsipër nga Agjencia për Regjistrim Civil): DSHAM duhet të mbështetet në DKMA aktual, me dy modifikime: Zyra e Shtetësisë duhet të shkrihet me DSHAM Personeli i Divizionit të Kufijve duhet të bartet tek Departamenti për Planifikim të Politikave, Monitorim dhe Kontroll (shih rekomandimin 1). DSHAM duhet të kryejë këto detyra: të lëshojë viza dhe leje qëndrimi për të huajt; të marrë vendime administrative mbi statusin e refugjatëve, mbrojtjen shtesë dhe mbrojtjen e përkohshme për azil kërkuesit; të marrë vendime administrative mbi shtetësinë në Kosovë, humbjen, heqjen dorë nga shtetësia apo mbi anulimin e vendimeve për shtetësinë dhe kryerjen e ndonjë aktiviteti tjetër në këtë fushë; të sigurojë ripranimin/riatdhesimin e qytetarëve të Kosovës që gjënden jashtë vendit në përputhje me kërkesat e parashikuara në traktatet relevante ndërkombëtare; të mbikëqyrë aktivitetet e Agjencisë së Regjistrimit Civil; të mbikëqyrë aktivitetet e qendrave të pranimit/paraburgimit për azil kërkuesit dhe imigrantët e paligjshëm; të udhëheqë procesin e integrimit të refugjatëve në shoqërinë kosovare; të hartojë dokumentet e politikave dhe planifikimit të MPB në fusha e cekura më larte; to hartojë draft udhëzimet administrative, vendimet apo aktet nën ligjore apo dokumentet tjera të MPB ne fushën e kompetencave të veta; të mbledhë statistika në fushën e migracionit dhe strehimit në përputhshmëri me kërkesat e akteve ligjore relevante të BE 8. Raporti sugjeron strukturimin e DSHAM në katër divizione: Divizioni i Gjendjes Civile, Dokumenteve Personale dhe të Udhëtimit dhe Mbikëqyrjen e të Huajve (1 udhëheqës divizioni dhe 3-4 nëpunës). Detyra e këtij Divizioni do të ishte krijimi i politikave dhe i akteve ligjore dhe nën- ligjore për çështjet e gjendjes civile dhe dokumenteve personale dhe të udhëtimit, të mbikëqyrë aktivitetin e Agjencisë së Regjistrimit Civil, të kontrollojë statusin ligjor të të huajve dhe personave pa shtetësi në Kosovë, të parandalojë hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm, në bashkëpunim me Shërbimin Policor të Kosovës. Divizion për Viza dhe Leje të Qëndrimit (1 Udhëheqës Divizioni dhe 3-4 nëpunës). Ky Divizion do të vendosë për vizat dhe lejet e qëndrimit për të huajt dhe personat pa shtetësi. Divizioni i Riatdhesimit/Ripranimit (bazuar në ish divizionin e migracionit të DKSM 1 Udhëheqës Divizioni dhe 5 nëpunës, edhe pse numri i personelit duhet të rivlerësohet me vonë në kontekst me kërkesat/nevojat për pune të matura sipas statistikave të kërkesave për ripranim/riatdhesim). Divizioni do të merret me ripranimin apo riatdhesimin e ish qytetarëve të 8 Rregulla (EC) No 862/2007 11 Korrikut 2007 mbi statistikën e Komunitetit për migracionin rregullin e Këshillit mbi mbrojtjen dhe anulimin (EEC) No 311/76 mbi përpilimin e statistikave për punëtoret e huaj dhe akteve tjera relevante. 21

Kosovës dhe, në lidhje me këtë, do të zgjidhë të gjitha formalitete e nevojshme (të kontrollojë identitetin e personit, të zhvillojë korrespondencë me autoritetet e huaja, ti lëshojë të gjitha dokumentet e nevojshme për kthim të personit në fjalë). Divizioni i Azilit (të mbajë numrin aktual të personelit një Udhëheqës Divizionit dhe tre nëpunës). Ky divizion do të jepte apo refuzonte statusin e refugjatit, mbrojtjen shtesë dhe mbrojtjen e përkohshme, si dhe do të mbikëqyrë aktivitetet e qendrës së pranimit/paraburgimit për azil kërkuesit dhe imigrantët e paligjshëm, duke qenë përgjegjës për integrimin në Kosovë të personave të cilëve iu është dhënë statusi i refugjatit. Përveç stafit të departamentit, duhet të jetë një qendër e përbashkët e pranimit/paraburgimit për azil kërkuesit dhe imigrantët e paligjshëm, e cila do të përfshinte një udhëheqës te qendrës dhe 3-4 pjesëtar të personelit administrativ (doktor, 1-2 punëtor social, teknik etj). Detyra e qendrës do të ishte pritja e azil kërkuesve dhe imigrantëve të paligjshëm, ofrimi për ta i mbështetjes së nevojshme (mjekësore, asistencë ligjore etj.) në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe traktatet ndërkombëtare, si dhe strehim të përkohshëm nëse ka nevojë. Në tërësi, këto rekomandime do të përfshijnë afërsisht 21-24 nëpunës, ndërkohë që DKSM përbëhet nga 14 të punësuar. 7-10 vendet e nevojshme të punës dhe personeli, do mund të trasferoheshin nga rezervat e brëndshme, p.sh. gjatë riorganizimit te Departamentit te Regjistrimit të Makinave dhe Patentë Shoferëve (sugjerohet më poshtë). b) Masat Legjislative: - Miratimi i udhëzimeve të domosdoshme administrative të MPB bazuar në Ligjin mbi të Huajt. c) Ndryshimet në aktivitetet e PVPE Nuk ka nevojë për ndryshime në PVPE Rekomandimi 5: Të qartësojë kompetencat mes MPB dhe Shërbimit Policor të Kosovës në fushën e migracionit a) Masat për zhvillim institucional/ të kapaciteteve: Ndarja e roleve mes DKSM aktual (që do të bëhet DSHAM) dhe Shërbimit Policor të Kosovës në fushën e të dy migracioneve, si atij të paligjshëm, ashtu edhe atij të ligjshëm, nuk është e qartë dhe duhet të qartësohet. DSHAM i ardhshëm duhet të jetë përgjegjës për lëshimin e vizave dhe lejeve të qëndrimit. Para së gjithash, duhet të merret me marrjen e vendimeve zyrtare sa i përket hyrjes dhe qëndrimit të të huajve dhe monitorimin e statusit të tyre. Divizionit i Imigrimit i Njësisë së Policisë Kufitare të SHPK duhet të jetë përgjegjës për zbatimin e masave të kontrollit, sa i përket statusit të imigrantëve, duke përfshirë edhe paraburgimin e emigrantëve të paligjshëm. b) Masat Legjislative: Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ të MPB Nr.2008/01 mbi Organizimin dhe Strukturimin e brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme c) Ndryshimet në aktivitetet e PVPE Nuk ka nevojë për ndryshime në PVPE Rekomandimi 6: Të përmirësojë efektshmërinë e proceseve për dhënien e statusit të refugjatëve a) Masat për zhvillim institucional / të kapaciteteve: Rishikimi rekomandon që, me qëllim të përmirësimit të proceseve për dhënien e statusit të refugjatëve, Kosova duhet ta heqë modelin aktual të dy niveleve të apelit Komisioni Kombëtar për Refugjatë dhe Gjykata Supreme. Kjo do ta linte DKSM (në të ardhmen DSHAM) si organ vendimmarrës, me gjykatën si të dytën dhe të fundit. Një veprim i tillë do ta shkurtonte procedurën e apelit, do ti zvogëlonte shpenzimet buxhetore si rrjedhojë e shkrirjes së Komisionit, siguronte mos përfshirjen e Gjykatës Supreme dhe do të shkurtonte periudhën e qëndrimit te azil kërkueseve në qendrën e pranimit. Si alternativë, nëse kjo 22

nuk është e mundur, MPB duhet paraprakisht të emërojë anëtarët e Komisionit Kombëtar të Refugjatëve në detyrë, për të bërë të munur që, me bartjen e kompetencave nga UNHCR, sistemi i apelit për azil kërkuesit, aplikimet e të cilëve janë refuzuar, të jetë gati për të funksionuar. b) Masat Legjislative: Ndryshimet në Ligjin e Azilit. c) Ndryshimet në aktivitetet e PVPE Ndryshime Legjislative duhen paraqitur në PPE 98, duke i zëvendësuar Veprimet 1-3, të cilat janë kryer tashmë, me veprime të reja 1-3, në lidhje me hartimin dhe miratimin e ndryshimeve të Ligjit mbi Azilin. Qëllimi 4: Të përmirësohet shërbimi që i ofrohet qytetarëve dhe shtetasve të Republikës së Kosovës Rekomandimi 7: Të themelohet një Agjenci e Regjistrimit Civil (më tej do ti referohemi si ARC) për lëshimin e kartave të identifikimit, pasaportave, shtetësisë, dokumenteve të statusit civil dhe patet shoferëve, të gjitha në një zyrë (One stop shop). Ky rishikim përkrah idenë e MPB për themelimin e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe ofron rekomandime në lidhje me këtë. a) Masat për zhvillim institucional / të kapaciteteve: ARC duhet të krijohet bazuar në Departamentin aktual të MPB Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve dhe të Departamentit të Regjistrimit dhe Gjendjes Civile. Puna e ARC do të mbikëqyret nga DSHAM në MPB. Ofrimi i shërbimeve tek qytetaret dhe shtetasit e Kosovës do të kryhet nga një zyrë kryesore për çështje që lidhen me të gjitha dokumentet e cekura me lartë. Këto zyra do të forcoheshin me transferimin e personelit për lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile nga komunat, në personel të ARC. Ndërkohë, funksioni i regjistrimit të makinave duhet të transferohet tek Ministria e Transportit dhe Komunikacionit. Agjencia gjithashtu duhet të mirëmbajë dhe rifreskojë një regjistër të vetëm të popullatës, i cili, sa ne kemi njohuri, aktualisht nuk ekziston në Kosovë. Rishikimi sugjeron krijimin e këtyre njësive brenda ARC: Departamenti i Regjistrimit Civil (do përpunojë aplikimet e qytetarëve dhe shtetasve për të lëshuar kartat e identifikimit, pasaportat, dokumentet e shtetësisë, dokumentet e gjendjes civile, patentë shoferet). Departamenti i Auditimit/Kontrollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë (do të merret me funksionet e auditimit/kontrollit të brendshëm dhe marrëdhëniet me jashtë). Qendra për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe patentë shofereve (do merret me prodhimin fizik të pasaportave, kartave të identitetit dhe patentë shoferëve). Zyra e Pranimit të Aplikimeve (do të pranojë aplikimet dhe do lëshojë dokumentet pas prodhimit të tyre). Regjistri i Popullatës (do të krijojë dhe mirëmbajë një regjistër të dhënash të përbashkët mbi popullatën. Kjo preferohet më shumë se sistemi i decentralizuar, sepse kërkon investim më të vogël, ofron siguri dhe mbrojtje më të mirë kundër qasjeve të paautorizuara në të dhëna. Një disavantazh i një zgjidhje të tillë: fillimisht kërkon investime financiare relativisht më të mëdha nga sa kërkohen nga një sistem i decentralizuar). Krijimi i ARC do të thotë një zvogëlim në tërësi i numrit të personelit të nevojshëm për arsye të krijimit të një zyre të vetme të pranimit të aplikimeve. Nga ana tjetër, MPB planifikon të blejë nga mesi të vitit 2009 23

pajisje të reja për mbledhjen e të dhënave biometrike, të cilat, sipas vlerësimeve të vetë ministrisë, do të sillnin një ulje të mëtejshme të personelit që punon në prodhimin e dokumenteve 9. b) Masat Legjislative: - Ligji mbi themelimin e ARC - Miratimi i Ligjit mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale - Nryshimet e Udhëzimit Administrativ të MPB Nr.2008/01 mbi Organizimin e Brendshëm dhe Strukturimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. c) Ndryshimet në aktivitetet e PVPE Nuk nevojiten ndryshime. Qëllimi 5: Të përmirësohet menaxhimi strategjik dhe operacional i emergjencave Rekomandimi 8: Themelimi i një agjencie të vetme nën MPB për të gjitha shërbimet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, duke ruajtur funksionet e planifikimit të politikave ne Departamentin e riorganizuar të Menaxhimit të Emergjencave MPB duhet të diskutojë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për të shqyrtuar mundësinë që shërbimet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit të largohen nga komunat në mënyrë që të themelohet një Agjenci Unike per Zjarrfikës dhe Reagim Emergjent. Nese arrihet marrëveshja, do të jenë të nevojshme këto veprime: a) Masat për zhvillim institucional / të kapaciteteve: Rishikimi rekomandon themelimin e një agjencie të vetme nën MPB për të gjitha shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit (si për parandalimin, ashtu edhe për reagimin), me kusht që personeli dhe funksionet e shërbimeve të zjarrfikësve dhe të shpëtimit të komunave të transferohen në këtë agjenci. Kjo do të përfshinte transferimin e funksioneve të ofrimit te shërbimeve dhe inspektimit, si edhe shumicën e personelit (72-74 nëpunës) nga Departamenti për Menaxhimin e Emergjencave në Agjencinë e re te specializuar për Zjarrfikësit, Shpëtim dhe Reagim ndaj Emergjencave Agjencia do të jetë përgjegjëse për: organizimin dhe kryerjen e mbikëqyrjes për sigurinë nga zjarri, si dhe parandalimin e aksidenteve industriale; të kryejë dhe menaxhojë operacionet e luftës ndaj zjarrit dhe shpëtimit në raste zjarri, aksidenteve kimike, aksidentet rrugore, fatkeqësive natyrore dhe tjera; të sigurojë funksionimin e një telefoni të vetëm të emergjencave 112; të organizojë dhe koordinojë krijimin e rezervave materiale si dhe të koordinojë përdorimin e tyre; të trajnojë si personelin e saj, ashtu edhe persona të tjerë, të përfshirë në sigurinë nga zjarri, luftën ndaj zjarrit dhe operacionet e shpëtimit, si dhe masat e mbrojtjes civile (p.sh. përfaqësuesit e qeverisjes lokale, zjarrfikësit vullnetarë, etj.). Si rrezultat i krijimit të agjencisë, ne propozojmë të riorganizohet Departamenti për Planifikim dhe Menaxhim të Emergjencave në një Departament për Politikat dhe Strategjitë e Emergjencave. Departamenti do të kishte dy divizione: Divizioni për Analiza dhe Planifikime Strategjike për Situatat Emergjente (1 Udhëheqës Divizioni dhe 2-3 nëpunës) do të zhvillonte politikat në fushën e sigurisë ndaj zjarrit, luftës ndaj zjarrit dhe mbrojtjes civile. 9 Burimi i informacionit intervista me Udhëheqësin e Departamentit për Prodhimi e Dokumenteve, Z. E.Sylejmani, 1 Dhjetor 2008 24

Gjithashtu do të analizonte gjendjen e sigurisë kundër zjarreve dhe mundësinë e situatave emergjente në Kosovë dhe, në bazë të atyre analizave, do ti ofronte MPB dhe aktorëve të tjerë rekomandime përkatëse për çështjet e sigurisë ndaj zjarreve dhe shpëtimit. - Divizioni për Mbikëqyrje të Agjencisë për Luftë ndaj Zjarrit, Shpëtim dhe Reagim ndaj Emergjencave (1 Udhëheqës Divizioni dhe 2-3 nëpunës) do të hartonte, në bashkëpunim me Departamentin Ligjor, legjislacionin dhe aktet nën-ligjore mbi sigurinë ndaj zjarreve, luftën ndaj zjarrit, shpëtimin dhe mbrojtjen e civilëve, si edhe do të marrë pjesë në përgatitjen e komenteve lidhur me hartimin e akteve të tilla nëse janë të përgatitur nga ministritë tjera. Gjithashtu do të ishte përgjegjës për masat e vetëdijësimit publik (në bashkëpunim me Agjencinë). b) Masat Legjislative: - Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje ndaj Zjarrit ose një ligj të ri të subjektit të njëjtë. - Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje kundër Fatkeqësive Natyrore dhe të Tjera, ose një ligj të ri për të njëjtin subjekt. - Ndryshimet në Ligjin për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës - Ligji mbi themelimin e Agjencisë për Luftën ndaj Zjarreve, Shpëtimit dhe Reagimit Emergjent - Ndryshimet në Udhëzimin Administrativ dhe Strukturimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme c) Ndryshimet e aktiviteteve të PVPE Nuk ka nevojë për ndryshime. 25

PJESA III: Përmbledhje e ndryshimeve Organizative dhe renditja e tyre Kjo pjesë përmban përmbledhjen e ndryshimeve organizative të sugjeruara nga raporti, propozimet për renditjen e zbatimit dhe gjithashtu një vështrim i shkurt në marrëdhëniet rekomandimeve të raportit me objektivat gjinor dhe ndikimi i tyre në numrin e personelit të MPB dhe agjencive të saja. 3.1. Përmbledhje e ndryshimeve organizative dhe renditja Skica 2 paraqet strukturën e propozuar të MPB duke përfshirë emrat dhe marrëdhëniet për të gjitha agjencitë. Në përgjithësi, ministria do duhej të përbëhej nga katër departamente të linjës përgjegjëse për fusha të politikave individuale, dy departamente mbështetës (ligjor, administratën qendrore), njësi të vogla shtesë dhe gjashtë agjenci, nga të cilat tri do të krijoheshin të reja. Skica paraqet strukturën finale të propozuar pas gjithë ndryshimeve organizative, të cilat do duhet të arriheshin brenda 2 viteve. Skica 2: Struktura e propozuar e MPB 3.1.1. Prioritetet e menjëhershme (brenda 1 viti) Këto ndryshime janë ato te cilat kërkojnë vetëm ndryshime të vogla apo nuk kërkojnë fare ndryshime ligjore dhe të cilat nuk janë të kushtëzuara nga vendime politike të Qeverisë. Ato janë sa vijon: 1. të themelohet Departamenti për Planifikim të Politikave, Monitorim dhe Kontroll; 2. të themelohet Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (në baze të DKSM aktual); 3. të shkrihet Departamenti për Regjistrimin e Makinave dhe Patentë Shoferet, duke transferuar funksionin e regjistrimit të makinave tek Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit; 4. të krijohet ARC; 5. të qartësohen kompetencat mes MBP dhe SHPK në fushën e migracionit; 6. të zbatohen rekomandimet mbi procesin e dhënies së statusit të refugjatit; 26