Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Studimi i VNM. Inxhiniere Mjedisi: Denisa Kola. Ekspert Mjedisi: Elgerti Bixha. Administrator: Elon Ciko

VNMS Shqipëri Aneksi 11.4 Kriteret e Ndjeshmërisë

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Speci Shqipëri

Plani i Veprimit për Biodiversitet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitet

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Prof. As. Dr. Belul Gixhari Dr. Mehmet Ramadani. Ag robiod iversiteti. ne Fushe Arrez. (Monografi) Realizuar na kuoder ta projektit

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Potenciali për zhvillimin e ekoturizmit

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

PËR MBROJTJEN E NATYRËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Kostoja e ciklit të jetës

VLERSIMI STRATEGJIK MJEDISOR I PLANIT ZHVILLIMOR URBAN TE PRISHTINES

Integrated Ecosystem Management of Prespa Lakes Basin in Albania - News

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Projekti për Kuadrin Menaxherial Mjedisor dhe Social të Zhvillimit të Integruar Ekonomik Urban

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Ligatinat - vlerat që duhet të mbijetojnë

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Zbatimi i Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor në Shqipëri

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI I TIRANËS. Fakulteti i Ekonomisë DISERTACION PËR GRADËN SHKENCORE DOKTOR

Reforma e administratës publike në Kosovë

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Protect nature Invest for the future. Gashi.

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

StrategjiA për Ndryshimet Klimatike (SNK)

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

A. PEÇULAJ & E. XEKA REVISTË EDUKIMI NATYROR / NR.2

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

Analizë politikash 05/2016

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

TË ECËSH DREJT BALANCËS GJINORE UDHËZUES PËR BALANCIMIN E MARRJES SË VENDIMEVE

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Raport Final i Vlerësimit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Menaxhimi i Burimeve Natyrore në Evropën Juglindore: Pyjet, Toka dhe Ujërat

nga Paskal Fonten Bashkimi Evropian

INSTITUT ZA NAUČNA ISTRAŽIVANJA I RAZVOJ INSTITUTI PËR KËRKIME SHKENCORE DHE ZHVILLIM

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Vlerësimi i Korrupsionit dhe Ekonomisë së Fshehur në Evropën Juglindore

Zhvillimi Rajonal në Shqipëri - sfida e zhvillimit apo e integrimit? 119

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Situata aktuale e eficiencës së energjisë në Shqipëri

ANALIZA SOCIO-EKONOMIKE DHE STUDIMI MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada - Government

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

1 of 17 4/24/2012 5:07 PM

S T U D I M PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Raporti i Performancës së Komunave

Kontabilisti në biznes Accountant in business

PËRMBLEDHJA E RAPORTIT

integrimi europian dëshirë utopike apo realitet (futurist)? Botim i përmuajshëm i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

Transcription:

Komisioni Evropian Direktiva Evropiane e Shpendëve dhe e Habitateve Për natyrën dhe njerëzit në Evropë Mjedisi

Kjo broshurë është përkthim në shqip i një publikimi të Komisionit Evropian Drejtoria e Përgjithshme për Mjedisin Titulli i origjinalit: The EU Birds and Habitats Directives For nature and people in Europe Autor: Kerstin Sundseth, Ecosystems LTD, Brussels Koordinator i Komisionit: Sylvia Barova, European Commission, Natura 2000 unit B.3, B-1049 Brussels Dizajni grafik: NatureBureau, United Kingdom. www.naturebureau.co.uk Përkthyer në shqip nga: Projekti NaturAL Përshtatja grafike: Ergys Bejleri Më shumë informacion për rrjetin Natura 2000 mund të gjeni në: http://ec.europa.eu/environment/nature Më shumë informacion për Bashkimin Evropian mund të gjeni në: http://europa.eu Europe Direct Europe është Direct një is shërbim a service i cili to ju help ndihmon you find të answers merrni informacione to your questions rreth Bashkimit about the Evropian European Union Freephone number (*): 00 800 10 11 00 800 6 7 8 9 10 11 Telefononi pa pagesë (*): (*) Certain mobile telephone operators do not allow access to 00 800 numbers and *Disa operatorë telefonikë these nuk may lejojnë be billed akses falas në numrat 00 800 Bashkimi Evropian, 2015 Riprodhimi i materialit autorizohet nëse citohet burimi. Fotot janë me të drejtë autori dhe nuk mund të përdoren pa miratimin e fotografëve. Foto e kopertinës: Grup Çafkash të bardha (Egretta garzetta) në Lagunën e Nartës, Vlorë Massimiliano Sticca Botimi i kësaj broshure është mbështetur nga Projekti Forcimi i kapaciteteve kombëtare për ruajtjen e natyrës-përgatitja për rrjetin Natura 2000 (i njohur shkurt si projekti NaturAL) i financuar nga BE, zbatuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) në partneritet me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe Shoqatën Botanike Italiane (SBI).

PËRMBAJTJA 4-5 Biodiversiteti i Evropës një trashëgimi e pasur natyrore, 6-7 Një burim i paçmuar për shoqërinë 8-9 Biodiversiteti i Evropës nën kërcënim 10-11 Legjislacioni Evropian për natyrën - një partneritet unik 12-13 Qëllimi dhe objektivat 14-15 Kërkesat kryesore 16-17 Mbrojtja e llojeve 18-19 Rrjeti Natura 2000 një rrjet ekologjik i mirë koordinuar 20-21 Përcaktimi i zonave Natura 2000 22-23 Menaxhimi i zonave Natura 2000 24-25 Natura 2000 pjesë e një peizazhi të gjallë 26-27 Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm 28-29 Lejet Natura 2000 për projektet dhe planet e reja 30-31 Investimi në të ardhmen për të mirën e natyrës dhe njerëzve 32-33 Sfidat që na presin 35 Informacione shtesë

4

5 Biodiversiteti i Evropës - një trashëgimi e pasur natyrore Evropa mbulon më pak se 5% të masës tokësore të planetit. Megjithatë, pavarësisht sipërfaqes së saj të vogël, ajo ka një larmi të mahnitshme të bimëve, kafshëve dhe peizazheve, shumë prej të cilave nuk gjenden askund tjetër në botë. Nga livadhet shumëngjyrëshe të Alpeve, në dunat ranore përgjatë bregut të Atlantikut, nga pyjet e dendura të ahut në Evropën Qëndrore dhe fushat e gjera torfike të veriut, në ujërat e kristalta të Mesdheut, natyra e Evropës është me të vërtetë unike. Peizazh nga Laguna e Orikumit Massimiliano Sticca

6

7 Një burim i paçmuar për shoqërinë Ndryshimet në klimë, topografi dhe gjeologji ndikojnë më së shumti në këtë biodiversitet. Po aq ndikon dhe bashkëveprimi ynë i gjatë me tokën. Pak vende në botë kanë një mozaik kaq të larmishëm e me kontraste lokale të habitateve, faunës së egër dhe peizazheve kulturore të ndërthurura në një sipërfaqe kaq të vogël. Duke mbrojtur trashëgiminë natyrore mund të sigurojmë që diversiteti i pasur i bimëve, kafshëve dhe habitateve në Evropë të ruhet dhe të trashëgohet në gjeneratat e ardhshme. Kjo është e rëndësishme edhe për ekonominë dhe mirëqenien tonë. Ekosistemet e shëndetshme jo vetëm që na ofrojnë një gamë të gjerë përfitimesh si ushqim, ujë të pastër dhe tokë të shëndetshme, por janë edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për shumë njerëz në të gjithë Evropën, të cilët përdorin burimet e saj natyrore në mënyrë të qëndrueshme. Biodiversiteti i Evropës - një trashëgimi e pasur natyrore Shpella e Haxhi Aliut, Karaburun Massimiliano Sticca

8

9 Biodiversiteti i Evropës nën kërcënim Në 20 vitet e fundit janë arritur rezultate të mira në ruajtjen e biodiversitetit në Evropë, por ka ende shumë për të bërë për të ndalur humbjen e tij. Niveli i zhdukjes së llojeve mund të mos jetë aq i shpejtë sa në kontinentet e tjera, por rreth 25 % e llojeve të kafshëve në Evropë janë ende në rrezik zhdukjeje, madje edhe lloje të zakonshme po vuajnë nga humbja e habitateve të përshtatshme. Inventari më i fundit i mbulesës së tokës në BE tregon se sipërfaqet artificiale, si pasojë e zhvillimit urban e industrial dhe ndërtimit të infrastrukturave të reja, po shtohen me shpejtësi në gjithë Evropën. Kjo ndodh shpesh në kurriz të zonave të vyera natyrore, veçanërisht ligatinave dhe livadheve, të cilat kanë pësuar humbje të mëdha në të kaluarën. Habitatet e tjera po izolohen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri, deri aty sa afërsisht një e treta e territorit të BE është tashmë mesatarisht apo shumë e fragmentuar. Kohët e fundit, ndryshimi i klimës është bërë një shqetësim i madh si për njerëzit ashtu edhe për biodiversitetin. Po kështu është edhe përhapja e vazhdueshme e specieve invazive që zhvendosin bimët dhe kafshët vendase. Kërcënime të tjera ndaj natyrës përfshijnë ndotjen, shfrytëzimin e paqëndrueshëm të burimeve natyrore dhe braktisjen e tokës. Pasojat e mundshme janë tepër serioze. Këto kërcënime dhe presione të vazhdueshme mund të ndikojnë seriozisht shëndetin e ekosistemeve, shumë prej të cilave nuk mund të ofrojnë sasinë dhe cilësinë optimale të shërbimeve që duhet të ofrojnë, si sigurimi i ajrit dhe ujit të pastër, apo kontrolli i përmbytjeve dhe erozionit. Biodiversiteti i Evropës - një trashëgimi e pasur natyrore Flamingo në Lagunën e Nartës Massimiliano Sticca

10

11 Legjislacioni i BE për natyrën një partneritet unik Njerëzit në mbarë Evropën kanë shprehur shqetësimin e tyre për humbjen e biodiversitetit. Në përgjigje të këtij shqetësimi në rritje, qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i kane vënë vetes synimin ambicioz për të ndaluar humbjen dhe për të rikthyer biodiversitetin në Evropë deri në vitin 2020. Direktiva e Shpendëve dhe Direktiva e Habitateve janë në themel të legjislacionit evropian për ruajtjen e natyrës. Këto direktiva përfaqësojnë iniciativën me shtrirjen më të gjerë dhe më ambicioze të ndërmarrë ndonjëherë për të ruajtur trashëgiminë natyrore të Evropës. Peizazh nga liqeni i Ohrit, Lin Tomasz Pezold

12

13 Qëllimi dhe objektivat Të dyja Direktivat, ajo e Shpendëve dhe e Habitateve, u mundësojnë të 28 vendeve anëtare të punojnë së bashku brenda së njëjtës kornizë të fortë ligjore, në mënyrë që të mbrohen speciet dhe habitatet më të cënueshme në gjithë arealin e tyre natyror brenda BE-së, pavarësisht nga kufijtë politikë apo administrativë. Miratuar në vitin 1979, Direktiva e Shpendëve synon të mbrojë të gjithë shpendët e egër dhe habitatet e tyre më të rëndësishme në të gjithë BE-në. Direktiva e Habitateve, miratuar 13 vjet më vonë në vitin 1992, paraqet masa të ngjashme me atë të shpendëve, por e shtrin mbulimin e saj mbi rreth një mijë lloje bimësh e kafshësh të tjera të rralla, të kërcënuara ose endemike. Objektivi i përgjithshëm i të dy direktivave është të sigurojë që llojet dhe habitatet që ato mbrojnë, ruhen apo rehabilitohen drejt një statusi të favorshëm ruajtjeje në të gjithë arealin e tyre natyror brenda BE-së. Prandaj kjo është më shumë se vetëm ndalimi i degradimit apo zhdukjes së tyre, synimi është të garantohet që llojet dhe habitatet të rehabilitohen mjaftueshëm për tu mundësuar atyre mbijetesën afatgjatë. Legjislacioni i BE për natyrën një partneritet unik Zambaku Shqiptar (Lilium albanicum), Korab-Koritnik Tomasz Pezold

14

15 Kërkesat kryesore Direktiva e Shpendëve dhe ajo e Habitateve u kërkojnë vendeve anëtare të zbatojnë dy grupe kryesore masash: grupi i parë i masave u kërkon vendeve anëtare të caktojnë regjime të rrepta mbrojtjeje për gjithë shpendët e egër të Evropës si dhe llojet e tjera të rrezikuara, të listuar në Aneksin IV të Direktivës së Habitateve, si brenda dhe jashtë zonave Natura 2000. grupi i dytë i masave kërkon përcaktimin e zonave kryesore për ruajtjen e llojeve dhe habitateve të listuara në Aneksin I dhe II të Direktivës së Habitateve dhe Aneksin I të Direktivës së Shpendëve, si dhe për shpendët shtegtarë. Së bashku, këto zona janë pjesë e një rrjeti ekologjik koherent të zonave natyrore, njohur si Rrjeti Evropian Natura 2000. Përveç përzgjedhjes së zonave për rrjetin Natura 2000, e cila bëhet mbi kritere tërësisht shkencore, masat e ruajtjes sipas të dyja direktivave duhet të marrin parasysh kushtet ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe karakteristikat rajonale dhe lokale të vendeve në fjalë. Për të kontrolluar nëse masat e marra po arrijnë synimet e tyre, vendet anëtare monitorojnë progresin dhe raportojnë në Komisionin Evropian çdo gjashtë vjet mbi statusin e ruajtjes së specieve dhe habitateve me rëndësi Evropiane të pranishme në territorin e tyre. Më pas, Komisioni Evropian i bashkon këto informacione për të përcaktuar tendencën e përgjithshme për secilën specie dhe habitat, në të gjithë BE-në, dhe nëse ato kanë arritur apo janë drejt arritjes së statusit të favorshëm të ruajtjes. Legjislacioni i BE për natyrën një partneritet unik Pelikanë në Lagunën e Karavastasë, Divjakë Ardian Fezollari

16

17 Mbrojtja e llojeve Grupi i parë i masave të Direktivës së Shpendëve dhe Habitateve lidhet me mbrojtjen e disa llojeve në gjithë arealin e përhapjes së tyre në të gjithë Evropën, çka do të thotë brenda dhe jashtë zonave Natura 2000. Masat për mbrojtjen e llojeve synojnë të gjitha llojet e shpendëve që rriten në mënyrë natyrore në BE si dhe llojet e tjera të listuara në Aneksin IV të Direktivës së Habitateve. Në thelb, ato u kërkojnë vendeve anëtare që të ndalojnë: Të gjitha format e kapjes apo vrasjes së vullnetshme në natyrë; Shqetësimin me dashje, p.sh., gjatë periudhës së shumimit, dimërimit dhe shtegtimit; Përkeqësimin dhe shkatërrimin e vendeve të shumimit apo pushimit; Prishjen me dashje të foleve dhe vezëve apo mbledhjen, grumbullimin, prerjen, shkuljen apo shkatërrimin e bimëve të mbrojtura në natyrë; Përdorimin e gjithë mjeteve të kapjes e vrasjes pa dallim të kafshëve që shkaktojnë zhdukjen lokale dhe shqetësimin serioz të popullatave të këtyre llojeve, dhe Mbajtjen, transportimin dhe shitjen e individëve të kapur në natyrë. Përjashtimet lejohen vetëm në rrethana të caktuara (p.sh., për të parandaluar dëmtime serioze në të mbjella, bagëti, pyje, peshkim dhe ujëra) kur nuk ka zgjidhje të tjera të kënaqshme dhe pasojat e këtyre përjashtimeve nuk bien ndesh me qëllimin e përgjithshëm të Direktivave. Legjislacioni i BE për natyrën një partneritet unik Si përjashtim, disa lloje shpendësh të listuara në Aneksin II të Direktivës së Shpendëve mund të gjuhen, por gjuetia e tyre duhet të bëhet sipas disa rregullave të caktuara. Më tej, mbledhja në natyrë apo shfrytëzimi i llojeve të listuara në Aneksin V të Direktivës së Habitateve mund të jetë subjekt i masave të menaxhimit. Foka e Mesdheut (Monachus monachus) Zafer Kizilkaya

18

19 Rrjeti Natura 2000 një rrjet ekologjik i koordinuar Në qendër të të dy Direktivave të Natyrës qëndron krijimi i një rrjeti të gjerë ekologjik të zonave të ruajtjes së natyrës - i quajtur Rrjeti Natura 2000. Të 28 vendet anëtare kanë përcaktuar zonat Natura 2000 për të ndihmuar ruajtjen e habitateve dhe specieve të rralla të pranishme në territorin e tyre. Deri më tani rrjeti përfshin mbi 27,000 zona. Në total, ato mbulojnë një sipërfaqe të konsiderueshme: pothuajse një të pestën e sipërfaqes tokësore të Evropës dhe një pjesë të rëndësishme të deteve përreth. Kjo e bën atë rrjetin më të madh të zonave të mbrojtura kudo në botë. Syri i Kaltër, Sarandë AKZM

20

21 Përcaktimi i zonave Natura 2000 Zonat e Rrjetit Natura 2000 përzgjidhen në bazë të kritereve shkencore për të siguruar mbrojtjen e zonave më të përshtatshme për speciet dhe habitatet me rëndësi Evropiane. Sipas Direktivës së Habitateve, çdo vend anëtar fillimisht identifikon dhe propozon për ruajtje zona të rëndësishme për ruajtjen e specieve dhe habitateve që gjenden në territorin e tyre. Pas kësaj, Komisioni Evropian, me ndihmën e vendeve anëtare, Agjencisë Evropiane të Mjedisit dhe ekspertëve shkencore, përzgjedh zonat me interes për komunitetin (SCIs). Nëse lista kombëtare konsiderohet e pamjaftueshme, vendet anëtare duhet të propozojnë zona të tjera për të plotësuar rrjetin. Pas përzgjedhjes, Zonat me Interes për Komunitetin bëhen pjesë e Rrjetit Natura 2000. Shtetet anëtare kanë kohë deri në gjashtë vjet për ti shpallur ato si Zona të Veçanta Ruajtje dhe të ndërmarrin masa për t i mbajtur ose rivendosur llojet dhe habitatet e pranishme në gjendje të mirë. Përzgjedhja e zonave sipas Direktivës së Shpendëve bëhet pak më ndryshe: zonat klasifikohen nga vendet anëtare dhe pas vlerësimit përfshihen direkt në Rrjetin Natura 2000. Përzgjedhja e zonave me interes për komunitetin (SCI) bëhet në nivelin e 9 rajoneve biogjeografike: secili me karakteristikat e tij të vegjetacionit, klimës, topografisë dhe gjeologjisë, që siguron njëtrajtshmërinë ekologjike të rrjetit si një i tërë Rrjeti Natura 2000 një rrjet ekologjik i koordinuar Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta Felix Bilani

22

23 Menaxhimi i zonave Natura 2000 Në të gjitha zonat Natura 2000: duhet të shmangen aktivitetet që mund të shqetësojnë në mënyrë të konsiderueshme speciet ose të përkeqësojnë habitatet për të cilat është përzgjedhur zona, veç kësaj Kur është e nevojshme duhen marrë masa pozitive për të ruajtur dhe rivendosur habitatet dhe llojet e pranishme, duke marrë parasysh kushtet ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe karakteristikat rajonale dhe lokale të zonës në fjalë. Përveç kësaj, zonat Natura 2000 duhet të mbrohen nga projektet e reja të zhvillimit apo nga ndryshime të mëdha në përdorimin e tokës, të cilat mund të dëmtojnë seriozisht vlerat e tyre natyrore, me përjashtim të rasteve kur këto zhvillime kanë një interes të gjerë publik dhe merren masat e nevojshme për kompensim. Çdo shtet anëtar vendos vetë se si të respektojë këto kushte. Megjithatë, të gjitha masat mbrojtëse duhet të marrin parasysh kushtet ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe karakteristikat rajonale dhe lokale të zonës në fjalë. Për secilën zonë Natura 2000, objektivat dhe masat e ruajtjes duhet të caktohen brenda kontekstit të kërkesave ekologjike të llojeve dhe habitateve me rëndësi evropiane të pranishme. Kjo do të përcaktojë llojin e menaxhimit që kërkohet për të mbajtur dhe rikthyer zonën në një status të mirë ruajtjeje. Edhe pse jo e detyrueshme, Direktiva e Habitateve rekomandon fort përdorimin e planeve të menaxhimit për zonat Natura 2000 si mjete për përcaktimin e objektivave dhe masave në mënyrë të hapur dhe transparente. Ato janë instrumente të rëndësishme që ndihmojnë në krijimin e konsensusit mbi zgjidhjet afatgjata të menaxhimit të zonës midis gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, si dhe krijimin e një ndjesie të përbashkët pronësie dhe përgjegjësie për rezultatin përfundimtar. Rrjeti Natura 2000 një rrjet ekologjik i koordinuar Ekspertë në terren NaturAL Project

24

25 Natura 2000 - pjesë e një peizazhi të gjallë Edhe pse rrjeti përfshin rezerva natyrore strikt të mbrojtura, Natura 2000 përmbledh një përqasje shumë më të gjerë të ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, përqëndruar kryesisht tek njerëzit që punojnë me natyrën dhe jo kundër saj. Meqë çdo zonë është e veçantë, theksi bie më shumë mbi gjetjen e zgjidhjeve lokale për probleme lokale të menaxhimit në bashkëpunim të ngushtë me pronarët, aktorët dhe gjithë palët e interesuara. Direktivat e Shpendëve dhe Habitateve paraqesin një përqasje moderne, fleksibile dhe gjithëpërfshirëse në ruajtjen e zonave të mbrojtura, e cila pranon se njerëzit janë pjesë përbërëse e natyrës dhe të dy së bashku punojnë më mirë në partneritet me njëri-tjetrin. Kështu, çdonjëri ka një rol për të luajtur në suksesin e Natura 2000 qofshin autoritete publike, pronarë privatë, ndërtues, OJQ të mbrojtjes së natyrës, shkencëtarë, ekspertë, komunitete lokale apo individë. Lidhja e partneriteteve dhe bashkimi i njerëzve ka edhe vlerë praktike. Faktikisht, shumë zona Natura 2000 janë tashmë nën një formë aktive të përdorimit të tokës dhe janë pjesë integrale e peizazhit që i rrethon. Shumë prej tyre janë të vlefshme pikërisht për shkak të mënyrës se si janë menaxhuar deri tani, ndaj është e rëndësishme që këto lloj aktivitetesh të mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Rrjeti Natura 2000 një rrjet ekologjik i koordinuar Dhi në kullotë në Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës - Dangëlli Massimiliano Sticca

26

27 Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm Direktivat e Shpendëve dhe Habitateve mbështesin parimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të integruar. Qëllimi i tyre nuk është të ndalojnë të gjitha aktivitetet ekonomike brenda zonave Natura 2000, por të gjejnë mënyrat që këto aktivitete të kryhen duke ruajtur dhe mbështetur llojet dhe habitatet e vlefshme që ndodhen në to, si dhe duke ruajtur shëndetin e përgjithshëm të ekosistemeve natyrore në të mirë të gjithë shoqërisë. Çafka e bardhë (Egretta garzetta) Massimiliano Sticca

28

29 Lejet Natura 2000 për planet dhe projektet e reja Për zhvillimet e reja brenda apo përreth zonave Natura 2000, neni 6 i Direktivës së Habitateve krijon një procedurë lejesh për çdo plan apo projekt që mund të ketë ndikime të rëndësishme mbi një a më shumë zona, veçmas apo në kombinim me plane apo projekte të tjera. Ky sistem i përbashkët mbarë evropian krijon kushte të barabarta loje për ndërtuesit dhe siguron që vendet anëtare të mos përfitojnë ndaj atyre që kanë standarde më të larta mjedisore. Gjithashtu, ajo parandalon që përpjekjet e një vendi për të ruajtur biodiversitetin të cënohen nga një zhvillim i pakontrolluar diku tjetër. Projektet që mund të dëmtojnë duhet të kalojnë një vlerësim të përshtatshëm për të përcaktuar natyrën e saktë dhe shtrirjen e ndikimeve të mundshme mbi llojet dhe habitatet me rëndësi evropiane të pranishme në zonë. Më tej i takon autoriteteve përgjegjëse kombëtare të vendosin ta miratojnë ose jo planin apo projektin. Kjo mund të bëhet vetëm pasi ata të jenë siguruar që ai nuk do të ndikojë negativisht në integritetin e asaj zone. Synimi është të provohet mungesa e ndikimeve më tepër se sa prania e tyre. Megjithatë, mund të bëhet përjashtim për plane apo projekte që konsiderohen të nevojshme për arsye madhore me interes të gjerë publik dhe që nuk kane alternativa të tjera dhe kanë, ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme kompensuese për të siguruar që rrjeti Natura 2000 në tërësi të mos rrezikohet. Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm Martin peshkatari (Alcedo atthis) pexels

30

31 Investimi në të ardhmen për të mirën e natyrës dhe njerëzve Realizimi i një rrjeti Natura 2000 tërësisht funksional do të nxisë një përdorim më koherent dhe efektiv të burimeve tona të vyera natyrore si dhe do të mbështesë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Ky rrjet mund të çojë gjithashtu drejt politikave të zhvillimit më të integruara dhe të bashkërenduara, çka do të sjellë aktivitete të tjera ekonomike të bazuara në ekosisteme të shëndetshme. Megjithatë, për të arritur këtë kërkohen investime financiare të rëndësishme, aktualisht të vlerësuara në rreth 5.8 miliardë në vit. Ndërkohë që përgjegjësia kryesore për financimin e Natura 2000 i takon vendeve anëtare, Direktiva e Habitateve njeh nevojën e mbështetjes nga BE dhe qartësisht e lidh sigurimin e masave të nevojshme të ruajtjes së natyrës me sigurimin e bashkëfinancimit nga BE. Që prej vitit 1992, fondet LIFE të BE-së kanë kontribuar mbi 1.2 miliardë Euro në projekte demonstrative dhe praktika më të mira për menaxhimin dhe rehabilitimin e zonave Natura 2000 në të gjithë Evropën. Fonde të tjera të rëndësishme Evropiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, peshkimin dhe zonat detare, dhe zhvillimin rajonal ofrojnë mundësi të rëndësishme investimesh në zonat Natura 2000, çka ndihmon në sigurimin e rolit që ato duhet të luajnë në mbështetje të aspekteve socio-ekonomike dhe karakteristikave rajonale të pjesëve të ndryshme të Evropës. Këto investime janë jo vetëm të rëndësishme por kanë kuptim edhe nga pikëpamja ekonomike. Si shtylla e infrastrukturës së gjelbër të Evropës, Natura 2000 shërben si një rezervuar i rëndësishëm i ekosistemeve të shëndetshme që ofrojnë shërbime të shumëfishta mjedisore për njerëzimin, vlera e të cilave është vlerësuar ndërmjet 200 dhe 300 miliardë Euro në vit. Vlerësohet që çdo vit 1.2 deri 2.2 miliardë vizitorë shkojnë në zonat Natura 2000 duke prodhuar përfitime nga aktivitetet rekreative me vlerë 5-9 miliardë Euro në vit. Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm Bjeshkët e Namuna IUCN

32

33 Sfidat që na presin Direktivat Evropiane të Shpendëve dhe Habitateve kanë demonstruar qartë aftësinë e tyre për të sjellë vlerë të shtuar thelbësore për njerëzimin, duke siguruar përfitime të shumëfishta si për natyrën dhe për njerëzit. Deri më sot ato mbeten zemra e strategjisë së BE-së për biodiversitetin. Por me gjithë progresin e madh deri më sot, mbetet ende shumë për të bërë në të ardhmen për të arritur synimet ambicioze të vëna nga vendet anëtare të BE-së për ndalimin e humbjes dhe rehabilitimin e biodiversitetit në Evropë deri në 2020. Sfidat kryesore për të ardhmen, siç përcaktohen në Strategjinë e Biodiversitetit të BE-së, fokusohen veçanërisht në sigurimin e zbatimit të plotë të Direktivave Evropiane të Habitateve dhe Shpendëve. Kjo nënkupton plotësimin e rrjetit, veçanërisht në mjedisin detar, garantimin e një mbrojtjeje, menaxhimi dhe financimi të përshtatshëm të zonave Natura 2000, rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së aktorëve, sigurimin e zbatimit më të mirë të ligjeve dhe përmirësimin e monitorimit të habitateve dhe llojeve me rëndësi Evropiane. Veç kësaj, është e rëndësishme të përshkallëzohen më tej përpjekjet dhe të integrohen kërkesat për menaxhimin dhe ruajtjen e llojeve dhe habitateve në politikat e përdorimit të ujit dhe tokës, si brenda dhe jashtë zonave Natura 2000. Por, që tani, Direktivat Evropiane të Shpendëve dhe Habitateve po japin fryte. Jo vetëm është ndalur shkatërrimi në masë i habitateve kryesore, por një sërë llojesh kanë filluar të shfaqin shenja rehabilitimi. Njohuritë tona për nevojat e tyre për ruajtje janë shtuar gjerësisht duke çuar në masa mbrojtëse më të mira e më të fokusuara, të cilat nga ana tjetër, po marrin mbështetje më të madhe financiare nga BE. Një tjetër sukses i direktivave është që kanë bashkuar njerëzit drejt një objektivi të përbashkët. Është e qartë që biodiversitetit i duhet ndihma jonë për tu rehabilituar, por nëse e bëjmë si duhet ai do na e kthejë mbrapsht të shumëfishuar me përfitimet e shumta që natyra e shëndetshme i ofron njerëzimit. Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm Kanionet e Osumit, Skrapar Massimiliano Sticca

34

35 Materiale të tjera për lexim mbi Natura 2000 dhe biodiversitetin në BE: Fakte mbi përfitimet ekonomike nga Natura 2000 (8 faqe, 2013) Direktiva e Habitateve 20 vjet në mbrojtje të biodiversitetit në Evropë (52 faqe, 2012) Strategjia e biodiversitetit e BE deri 2020 (28 faqe, 2011) Investimi në Natura 2000 për natyrën dhe njerëzit (24 faqe, 2013) Ndërtimi i një infrastrukture të gjelbër për Evropën (24 faqe, 2013) Llojet e huaja dhe invazive përgjigja e Bashkimit Evropian (24 faqe, 2014) Gjithë sa më sipër mund të gjenden në faqen e internetit për natyrën dhe biodiversitetin të Drejtorisë së Përgjithshme për Mjedisin të Komisionit Evropian: http://ec.europa.eu/environment/nature/index_en.htm Lidhje të tjera të rëndësishme: Skema e çmimeve Natura 2000: http://ec.europa.eu/environment/nature/natura2000/awards/index_en.htm Programi EU LIFE: http://ec.europa.eu/environment/life/index.htm Shiko Natura 2000: http://natura2000.eea.europa.eu Kreditet e Fotove: Kopertina: Grup çafkash të bardha (Egretta garzetta) në lagunën e Nartës, Vlorë Massimiliano Sticca Faqja 4: Peizazh nga Laguna e Orikumit Massimiliano Sticca Faqja 5: Nga e majta në të djathtë Pelikani Xhoni PK Divjakë-Karavasta Massimiliano Sticca, Liqeni i Pogradecit Tomasz Pezold, Orchis albanica JMM, Plazhi i Zvërnecit Adzm Vlorë Faqja 6: Shpella e Haxhi Aliut, Karaburun Massimiliano Sticca Faqja 8: Flamingo në Lagunën e Nartës Massimiliano Sticca Faqja 10: Peizazh nga liqeni i Ohrit, Lin Tomasz Pezold Faqja 11: Nga e majta në të djathtë Liqeni i Pogradecit Tomasz Pezold, Qershi Tomasz Pezold, Zambaku i detit (Pancratium maritimum L.) Alfred Mullaj, Lugina e Thethit AKZM, Blini (Acipenser sturio) Shutterstock Faqja 12: Zambaku Shqiptar (Lilium albanicum), Korab-Koritnik Tomasz Pezold Faqja 14: Pelikanë në Lagunën e Karavastasë, Divjakë Ardian Fezollari Faqja 16: Foka e Mesdheut (Monachus monachus) Zafer Kizilkaya Faqja 18: Syri i Kaltër, Sarandë AKZM Faqja 19: Nga e majta në të djathtë Crocus tomoricus IUCN/M.deSanctis, PK Llogara Massimiliano Sticca, Rreqebulli i Ballkanit (Balkan Lynx) Joerg Pukownik, Liqeni i Shkodrës AKZM Faqja 20: Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta Felix Bilani Faqja 22: Ekspertë në terren NaturAL Project Faqja 24: Dhi në kullotë në Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës - Dangëlli Massimiliano Sticca Faqja 26: Çafka e bardhë (Egretta garzetta) Massimiliano Sticca Faqja 27: Nga e majta në të djathtë Peshkatar ne Lugunën e Karavastasë Massimiliano Sticca, Përmet Stamos Abatis, Vizitorë në PK Divjakë-Karavasta Adzm Fier/Ardian Koci Faqja 28: Martin peshkatari (Alcedo atthis) pexels Faqja 30: Bjeshkët e Namuna IUCN Faqja 32: Kanionet e Osumit, Skrapar Massimiliano Sticca Faqja 34: Peizazh nga Laguna e Nartës, Vlorë Massimiliano Sticca Të gjitha fotot në këtë publikim mbajnë të drejtën e autorit. Asnjë foto nuk mund të përdoret pa lejen paraprake me shkrim të fotografëve.