RAPORT MONITORIMI MBI DREJTËSINË ZGJEDHORE

Similar documents
PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykatën e Apelit Administrativ. Monitorimi i gjykimeve administrative

DREJT DREJTËSISË. Analizë e procesit civil në gjykatat e rretheve gjyqësore

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese...

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

VENDIM Nr.443, datë

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

ANALIZË E SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Politika e tmerruar nga reforma në drejtësi, përjashton ndërkombëtarët nga vetingu, ja prapaskenat e vendimit të Parlamentit Faqe

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Manual për Vëzhgimin e Teknologjive të Reja të Votimit

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Zbardhen emrat, ja kush janë 5 anëtarët e ONM që do shkundin drejtësinë shqiptare, nga pjesëtarë të EULEX te gjyqtarë e prokurorë federalë

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

informimit dhe transparencës, ISHSP është fokusuar në këtë projekt për të ndërgjegjësuar, promovuar dhe monitoruar komunikimin e këtyre

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

IKD Rr. Rrustem Statovci Prishtinë E: Tetor 2018 Prishtinë, Republika e Kosovës

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

Analizë politikash 05/2016

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari

UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

EKZEKUTIMI I DETYRUESHËM I VENDIMEVE GJYQËSORE DHE PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Bastisen shtëpitë e një ministri dhe një ish-ministri, grabiten qindra mijëra euro, policia mban të fshehur ngjarjen

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

E Shtunë 14 Janar 2017

Mirënjohje. Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

RAPORT PERIODIK Nr maj. 27 maj 2011

DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

RREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT TË KOSOVËS

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

TRANSPARENCA DHE PRONA E DREJTE DHE DETYRIM KUSHTETUES

ABC ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian. Profesor Klaus-Diter Borçard

Agjencia Kosovare e Privatizimit

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Pushtet pa përgjegjësi: Rregullimi i pushtetit ndërkombëtar në Kosovë dhe shtimi i përgjegjshmërisë

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

RAPORT VJETOR Për veprimtarinë e Avokatit të Popullit 1 Janar 31 Dhjetor Viti 2015

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Transcription:

Contact: Tel/fax: + 355 4 2245078; Mob. + 355(0)692469393; (0)682039297; E-mail: info@zgjedhje.al; Website: www.zgjedhje.al; ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE 21 QERSHOR 2015 RAPORT MONITORIMI MBI DREJTËSINË ZGJEDHORE 1 Qershor - 10 Gusht 2015 Tiranë, më 1 Shtator 2015

Ky publikim u prodhua me ndihmën e Bashkimit Europian. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi vetëm e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian. Aksioni i Monitorimit të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) për Zgjedhjet Vendore të 21 Qershorit 2015 u bë i mundur me mbështetjen e: - Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, - Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe - Delegacionit të Bashkimit Europian (BE) në Tiranë, si edhe - të kontributit vullnetar të aktivistëve të të 33 organizatave të KVV-së përgjatë realizimit të aksionit të monitorimit. 2

PËRMBAJTJA I. Hyrje 5 II. Sistemi Shqiptar i Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore 7 III. Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Sistemin e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore 11 IV. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Sistemin e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore 13 IV.1. Pavarësia dhe paanshmëria (objektive dhe subjektive) 13 IV.2. Mjetet efektive për për t u ankuar ndaj vendimeve administrative 18 IV.3. Drejtësia Zgjedhore si garancia më e lartë e procesit zgjedhor 22 IV.4. Inkoherenca në vendimmarrje 24 IV.5. Shkelja e prezumimit të pafajësisë 26 V. Kolegji Zgjedhor në Sistemin e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore 29 V.1. Dublimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i Gjykatës Kushtetuese 29 V.2. Kolegji Zgjedhor si burim i së drejtës zgjedhore, rasti i kandidaturës së njësisë vendore Bashkia Kurbin 32 V.3. Kolegji Zgjedhor si burim i së drejtës zgjedhore, rasti i regjistrimit të dy subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e 21 Qershorit 2015 33 VI. Vlerësim i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë 36 VII. Fjalorth 38 Faqe 3

4

I. HYRJE Procesi i realizimit të drejtësisë zgjedhore është momenti më suprem në një proces zgjedhor. Ky proces, megjithëse jo një proces i mirëfilltë gjyqësor, përpiqet të japë drejtësi dhe të zgjidhë ankimimet e subjekteve elektorale lidhur me realizimin e procesit zgjedhor, konform standarteve e parimeve më të mira demokratike të mishëruara në një shtrat ligjor, i cili ndër të tjera përmirësohet edhe nga praktika vendimmarrëse e vetë këtij procesi. Rëndësia e këtij procesi është po aq vendimtare sa edhe vetë procesi zgjedhor, madje është bërë pjesë e pashmangshme dhe thelbësore e tij. Që prej viteve 2000 drejtësia zgjedhore po fiton gjithmonë e më shumë gravitet në tërë vendet demokratike. Kjo si për shkak të precedentëve të kësaj drejtësie që janë bërë vendimtarë në ecuritë zgjedhore, por sidomos të vlerave që përpiqet të vërë në zbatim. Në qasjen e vendeve të zhvilluara, procesi zgjedhor nuk përbën një administrim aritmetik të shumatoreve të vullneteve të qytetarëve, por konsiderohet si momenti ku vlerat perëndimore duhet të arrijnë manifestimin më të lartë. Drejtësia Zgjedhore është përpjekja që, në sajë të shtratit ligjor, përgjatë regjimit elektoral të manifestohen këto vlera të artikuluara në një seri aktesh, dokumentash dhe marrëveshjesh ndërkombëtare, në të cilat edhe Shqipëria aderon dhe është zotuar në zbatimin e tyre. Në demokracinë shqiptare, Drejtësia Zgjedhore, për shkak edhe të një krize besimi në perceptimin publik dhe ligjshmërie ku ndodhet Sistemi i Drejtësisë Shqiptare, është shoqëruar me përpjekje dhe incidente manipuluese të subjekteve zgjedhore. Megjithë përvojën negative shqiptare, Sistemi i Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore përbën garanci në ruajtjen e parimeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në rezultante ky sistem është një vlerë e rëndësishme në shëndoshjen e demokracisë. Procesi zgjedhor i Zgjedhjeve për Qeverisjen Vendore të 21 Qershorit 2015 u finalizua me vendimin për shpalljen e rezultateve përfundimtare 1, duke mbyllur edhe procesin e ankimimeve dhe apelimeve, proces ky që përbën mekanizmin e Drejtësisë Zgjedhore në sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri. Procesi i zgjidhjes së konflikteve zgjedhore në këto zgjedhje, ndonëse ishte voluminoz në numrin e investimeve të subjekteve zgjedhore, rezultoi pa polemika dhe me rrëzimin gati tërësor të tyrin. Në vazhdën e monitorimit të organizimit të procesit para zgjedhor, të ditës së zgjedhjeve dhe të procesit pas zgjedhor, i kushtoi një vëmendje të veçantë tërë Sistemit të Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore. 1 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vendimi Numër 965, datë 10.08.2015 Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 qershor 2015. 5

Periodiciteti i zhvillimit të zgjedhjeve është një prej kushteteve kryesorë në përpjekjet e një vendi për konsolidimin e demokracisë, por nuk mund të pranohet asesi që ky periodicitet dhe domosdoshmëria e zhvillimit dhe realizimit të zgjedhjeve të shndërrohet padrejtësisht në një pretekst për ligjërimin e shkeljeve proceduriale, argumentim ky i vërejtur disa herë në sjelljen e pothuaj tërë institucioneve përgatitore dhe administruese të zgjedhjeve, e veçanërisht në qasjen e anëtarëve dhe administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky evidentim shtron nevojën që në trajtimin e Drejtësisë Zgjedhore në Shqipëri, të analizohet tërë Sistemi i Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore për zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, si dhe të bëhet edhe qasja me ato të zgjedhjeve të mëparshme të 23 Qershorit 2013, duke u mbështetur jo vetëm në kuadrin ligjor shqiptar. Analiza dhe vlerësimet janë mbështetur edhe në parimet dhe dokumentat ndërkombëtare, si dhe në praktikat e vendeve me demokraci të zhvilluar, si një domosdoshmëri për të patur jo vetëm saktësi dhe harmoni juridike në trajtimin e bërë, por edhe si një qasje konsistente e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë në aksionet monitoruese të tij. Pas një panorame lidhur me Sistemin e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore në vendet me demokraci të zhvilluar dhe në Shqipëri, raporti ndalet dhe analizon të tre hallkat e Drejtësisë Zgjedhore: Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe Kolegjin Zgjedhor. Analiza ilustrohet me gjetje të dala nga vëzhgimi i kryer në funksionimin dhe performancën e të tre niveleve të këtij sistemi, duke theksuar se vëzhgimi ka qenë sporadik dhe sipërfaqësor përsa i përket Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) 2, dhe permanent dhe thelbësor përsa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 3 dhe Kolegjit Zgjedhor 4. 2 Vëzhgimi në nivelin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor është mbështetur në informacionet e marra prej Komisionerëve të KZAZ-ve si dhe nga pjesëmarrja sporadike e vëzhguesve të KVV-së në mbledhjet e KZAZ-ve. Transparenca e ulët e Komisionerëve lidhur me punën e tyre, si dhe cedimi në disa raste në marrjen e informacionit prej tyre, u përpoq të plotësohej dhe të verifikohej, për aq sa ishte e mundur, prej monitorimit të ecurisë së problematikave të vërejtura në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Kolegjin Zgjedhor, apo edhe prej indicieve të marra prej pasqyrimit në media. Vlen të theksohet nevoja në vijimësi për një monitorim permanent dhe të imët të punës së Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, me vlerë specifike përsa i përket Drejtësisë Zgjedhore, ku dhe puna e tyre vuan më së shumti. Pakualifikimi i komisionerëve si dhe presionet politike të cilat janë më të ndjeshme në çështjet kontestuese zgjedhore, e kthejnë këtë nevojë në një domosdoshmëri për mirëfunksionimin e këtij niveli të Drejtësisë Zgjedhore. 3 Theksojmë se monitorimi i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shoqërua prej një niveli të ulët bashkëpunimi si dhe prej shkeljes prej tij, në jo pak raste, të së drejtës së informimit. 4 Duhet thënë se edhe puna në Kolegjin Zgjedhor vuajti jo pak nga një mungesë transparence. Përmendim rastet e mosnjoftimit të seancave gjyqësore, të mospublikimeve të vendimeve të marra, si dhe të mosdhënies së informacionit lidhur me kërkesat e paraqitura për posedim të vendimeve të marra. 6

II. SISTEMI SHQIPTAR I ZGJIDHJES SË KONFLIKTEVE ZGJEDHORE Në praktikën e deri më sotme, Sistemet e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore (SZKZ) mund të kategorizohen në 5 lloje. Kjo ndarje bëhet kryesisht mbi faktin se cilit institucion i ngarkohet tagri i gjykimit final, natyra dhe juridiksioni i tij. Institucionet që japin verdiktin në këto sisteme janë të listuar si më poshtë vijon: a. Trupë legjislative; b. Trupë gjyqësore; c. Gjykatë e zakonshme e pushtetit gjyqësor; - Gjykatë ose Këshill Kushtetues; - Gjykatë administrative; - Gjykatë zgjedhore speciale; d. Trupë e administrimit zgjedhor me fuqi gjyqësore; e. Trupë ad hoc, qoftë kombëtare ose ndërkombëtare. Ndonëse të ndara në 5 kategori të mëdha, në Sistemet e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore gjenden shumë shembuj të ndërmjetëm si ai i Gjermanisë. Në këtë vend, çertifikimi i zgjedhjeve i ngarkohet Bundestag-ut, por apelimi kryhet në Gjykatën Kushtetuese Federale. Si rezultante, SZKZ-ja në Gjermani bashkëdrejtohet nga një trupë legjislative dhe një trupë gjyqësore, me peshë specifike të kësaj të fundit 5. Aktet normative mbi të cilët ndërtohen mekanizmat e Drejtësisë Zgjedhore, grupohen në ato të së drejtës ndërkombëtare dhe ato të së drejtës së brendshme të vetë shteteve. Ndër aktet ndërkombëtare më të rëndësishme përmenden kryesisht Dokumenti i Mbledhjes së Kopenhagenit i Konferencës për Dimensionin Njerëzor të KSBE-së (Konferenca mbi Sigurinë dhe Bashkepunimin në Europë), Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Deklarata e Kritereve për Zgjedhje të Lira dhe të 6 Ndershme. 5 Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Elektorale, Drejtësia Zgjedhore: Manuali Ndërkombëtar IDEA, viti 2010, faqe 69, paragrafi 179. http://www.idea.int/publications/electoral_justice/upload/inlay-electoral-justice.pdf. 6 Dispozitat e këtyre akteve ndërkombëtarë duhet të shërbejnë si parime në hartimin e Kodit Zgjedhor dhe në ndërtimin dhe funksionimin e mekanizmave të Drejtësisë Zgjedhore: Garantojnë Proces të Lirë dhe të Ndershëm Paragrafi 5.10 i Dokumenti i Mbledhjes së Kopenhagenit i Konferencës për Dimensionin Njerëzor të KSBE-së, Kopenhagen, 5-29 qershor 1990. http://www.osce.org/odihr/elections/14304?download=true Paragrafi 13.0 i Dokumenti Përmbledhës i Vienës i KSBE-së, 19 janar 1989. http://www.osce.org/mc/40881?download=true. Neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Romë, 4 nëntor 1950. http://www.echr.coe.int/documents/convention_sqi.pdf Neni 14 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datës 16 dhjetor 1966. http://www.magjistratura.edu.al/media/users/4/pakti%20per%20te%20drejtat%20civile%20dhe%20politike %20OKB.pdf Garantojnë Gjyqësorin e Pavarur Paragrafët 19, 20 dhe 21 të Dokumenti i Mbledhjes së Kopenhagenit i Konferencës për Dimensionin Njerëzor të KSBE-së Paragrafi 4 Të drejtat dhe pëgjegjësitë e shteteve i Deklaratës së Kritereve për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, pika 9, e miratuar në unanimitet nga Këshilli Ndër Parlamentar, Sesioni i 154-ët, Paris, 26.03.1994. http://www.ipu.org/cnl-e/154-free.htm. 7

Drejtësia Zgjedhore në Shqipëri është një mekanizëm kompleks dhe i fragmentarizuar për shkak të numrit të operatorëve që përfshihen dhe mangësive ligjore në rregullimin e punës së tyre. Kjo mangësi është pjesë edhe e diskutimit të jurisprudencës së Drejtësisë Zgjedhore mbi kodifikimin e normave që i përkasin kësaj të drejte. Mbi këtë çështje, njëri qendrim është për kodifikimin tërësor të kësaj të drejte brenda Kodit Zgjedhor, ndërsa qendrimi tjetër nuk e shikon me vend 7, këtë qasje duke argumentuar, për shembull, se krimet elektorale meritojnë të qendrojnë si pjesë e Kodit Penal 8. Në vlerësimin e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, duke e marrë në konsideratë përvojën shqiptare, unifikimi në Kod Procedural Zgjedhor i të tërë rregullimeve të çështjeve zgjedhore është alternativë më e mirëmenduar dhe më efikase. Kjo edhe për faktin se Kodi Zgjedhor ka mbetur me një natyrë amorfe, sepse, ndonëse në përmbajtje ka një natyrë proceduriale, në titull dhe në strukturim është një kod i zakonshëm. Sot, burimet normative të brendshme të së Drejtës Zgjedhore shqiptare rregullohen prej këtyre akteve: a. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë ; 10 b. Ligji për Partitë Politike ; 11 c. Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë ; d. Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë; 12 e. Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë ; 9 Garantojnë Procesin Zgjedhor Kodi i Praktikave të Mira i Çështjeve Zgjedhore i Komisionit të Venecias. Adoptuar nga Komisioni i Venecias në sesionin e 52-të (Venecia, 18-19 Tetor 2002). http://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=cdl-ad(2002)023rev-e. Komentet e Përgjithshme të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, nr. 31 (Adoptuar nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në sesionin e 18-të, date 29 Mars 2004), http://daccess-ddsny.un.org/doc/undoc/gen/g04/419/56/pdf/g0441956.pdf?openelement ) dhe Nr. 32. (https://www1.umn.edu/humanrts/gencomm/hrcom32.html) 7 Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Elektorale, Drejtësia Zgjedhore: Manuali Ndërkombëtar IDEA, viti 2010, faqe 43, paragrafi 105. 8 Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e njeriut (ODIHR), Zgjidhja e Konflikteve Zgjedhore, viti 2000, Shkeljet zgjedhore të cilat përbëjnë vepër penale duhet të jenë objekt i një kapitulli të veçantë në Kodin Penal dhe mundësisht të referohen në Kodin Zgjedhor. Vëmendje e veçantë duhet dhënë përputhshmërisë të parashikimeve në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale, për të shmangur paqartësitë mbi pasojat ligjore që lidhen me ata. http://aceproject.org/ero-en/topics/electoral-disputeresolution/resolving%20election%20disputes%20in%20the%20osce%20area%20%28odihr%20200 0%29.pdf/at_download/file 9 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr. 10 019, datë 29.12.2008, ndryshuar me ligjin nr. 74/2012 datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015) 10 Ligji Numër 8580, datë 17.02.2000, Për Partitë Politike (I ndryshuar me Ligjin Numër 10374, datë 10.02.2011, dhe me Ligjin Numër 17/2014, datë 20.02.2014) 11 Ligji Numër 7905, datë 21.03.1995, Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar, Kreu X, Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, http://www.hidaa.gov.al/ligje/kodi%20penal%20i%20rsh.pdf 12 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr. 10 019, datë 29.12.2008, ndryshuar me ligjin nr. 74/2012 datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015), Neni 155, Procedura e shqyrtimit të kërkesëpadisë, pika 1: 1. Në shqyrtimin gjyqësor të kërkesëpadive për të gjitha veprimet procedurale që nuk rregullohen nga ky Kod, Kolegji Zgjedhor zbaton dispozitat e Kodit të Procedurës Civile për gjykimin e çështjeve në shkallën e parë. 8

f. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të këtij rregullimi ligjor, përfshihen disa institucione. Operatori i parë është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku subjektet zgjedhore mund të bëjnë rekurs të vendimeve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, si dhe të vendimeve të vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor i ngarkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tagrin e një gjykimi administrativ të kontestimeve që i paraqiten 13. Operatori i dytë është Kolegji Zgjedhor, i ngritur pranë Gjykatës së Apelit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku subjektet zgjedhore mund të ngrenë padi kundër vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo trupë përbëhet prej tetë gjyqtarësh të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sipas Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor bën gjykim gjyqësor, vjen si shkallë e dytë në 14 drejtësinë zgjedhore dhe vendimet e tij janë të formës së prerë. Vendimmarrja e kësaj gjykate mund të kategorizohen në tre lloje vendimesh: a. pushim i gjykimit (për shkak të tejkalimit të afatit ose në mungesë kompetence); b. gjykim i çështjes në themel; c. vendos pranimin e plotë ose të pjesshëm të padisë; d. vendos rrëzimin e plotë ose të pjesshëm të padisë; e. detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim. Deri me Vendimin Numër 53, datë 07.05.2013, të Gjykatës Kushtetuese, në traditën ligjore si hallkë e fundme në Sistemin e Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore qendronte Gjykata Kushtetuese. Kjo traditë mbështetej në artikullin 131, gërma f, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila cakton Gjykatën Kushtetuese për gjykimin e pretendimeve të individëve 16 për një proces të rregullt gjyqësor. Sipas atij vendimi problematik dhe të kritikuar, Gjykata Kushtetuese vendosi se cënimi i të drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë proçeseve të zhvilluara në KQZ dhe në 17 15 13 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr. 10 019, datë 29.12.2008, ndryshuar me ligjin nr. 74/2012 datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015), Pjesa X, Ankimimi në rrugë administrative i vendimeve të Komisioneve Zgjedhore. 14 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr. 10 019, datë 29.12.2008, ndryshuar me ligjin nr. 74/2012 datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015), Pjesa XI, Ankimimi në rrugë gjyqësore i vendimeve të KQZ-së dhe pavlefshmëria e zgjedhjeve. 15 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, Vendimi Numër 53, datë 07.05.2013, me objekt: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit numër 727, datë 26.05.2011 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i vendimit numër 52, datë 08.06.2011 të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë. 16 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 të Kuvendit Popullor. Miratuar me referendum më 22.11.1998. Shpallur me dekretin nr. 2260, datë 28.11.1998 të Presidentit të Republikës, z. Rexhep Mejdani. Ndryshuar me ligjin nr. 9675, datë 13.1.2007. Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.4.2008. Ndryshuar me ligjin nr. 88/2012 (datë 18.09.2012), Neni 131, gërma f: (...) f. Gjykata Kushtetuese vendos për gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese për një proçes të rregullt ligjor, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave. 9

Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese 18. Tjetër institucion i përfshirë në këtë mekanizëm, ndonëse nuk është i përcaktuar shprehimisht, është edhe Gjykata Administrative. Kjo gjykatë mund të investohet në rastin e pretendimeve ndaj vendimeve administrative sanksionuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas kritereve të përmendura në fillim, shembulli shqiptar është problematik në vendosjen se kujt modeli i përket. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbën një trupë të administrimit zgjedhor me fuqi të gjykimit administrativ e vendosur si shkallë e parë të gjykimit. Më pas vjen Kolegji Zgjedhor, i cili përbën trupë gjyqësore me tagrin e gjykatës zgjedhore speciale. Në analizë të kuadrit ligjor, vendimi i formës së prerë pa të drejtë kontestimi në piramidën gjyqësore e merr Kolegji Zgjedhor. Megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak se kryen një gjykim administrativ dhe është më fleksibël në procedurë, është ai që mban në përgjegjësi ecurinë e ankimimit dhe tërë procesit. Fleksibiliteti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve argumentohet në atë se ai kryen një gjykim inkuizitor me elementë nga gjykimi kundërshtues. Në këtë drejtim, duhet përmendur se një element shumë i rëndësishëm që ka parashikuar legjislatori në procedurën e gjykimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është edhe investimi i tij në kërkimin e provave. Kodi Zgjedhor i njeh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të drejtën, që nëse e çmon të 19 nevojshme në gjykimin e ankimimit, të kërkojë prova të mëtejshme në gjykim. Precedent negativ në raportin midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor është procesi zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend të 23 Qershorit 2013. Në ato zgjedhje, Kolegji Zgjedhor vendosi të dublonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në tagrat më kryesorë dhe vitalë të tij. Kjo për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte mbetur me katër anëtarë nga shtatë, dhe nuk mund të kryente vendimmarrje cilësore me pesë vota pro. 17 Deklaratë e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, datë 30.05.2013, Zgjidhja e ngërçit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve domosdoshmëri pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. http://www.zgjedhje.al/index.php?idart=49&gj=sh. 18 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, Vendimi Numër 53, datë 07.05.2013:... Si konkluzion, Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në argumentet e dhëna më sipër, vlerëson njëzëri se pretendimet e kërkuesve Partia Socialiste dhe Rrok Rroku, lidhur me cënimin e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor gjatë proçeseve të zhvilluara në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. http://www.gjk.gov.al/include_php/previewdoc.php?id_kerkesa_vendimi=1381&nr_vendim=1. 19 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr. 10 019, datë 29.12.2008, ndryshuar me ligjin nr. 74/2012 datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015), Neni 136, Paraqitja e pretendimeve dhe kërkimi i provave, pika 2: 2. Pas paraqitjes së pretendimeve të palëve, KQZ-ja, me kërkesë të secilës prej tyre ose kryesisht, mund të vendosë marrjen e provave të tjera kur çmon se marrja e tyre është në dobi të gjykimit. 10

Ky precedent u morr për bazë, vetëm në një rast, edhe në Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore të vitit 2015 20. Përvoja zgjedhore e krijuar, pas Reformës Ligjore të 2012 në Kodin Zgjedhor, për Zgjedhjet Parlamentare të 2013 dhe për Zgjedhjet Lokale të 2015, ka deformuar institucionet zgjedhore dhe përkatësisht ato të Drejtësisë Zgjedhore. Vetëamputimi i Gjykatës Kushtetuese nga Drejtësia Zgjedhore, dublimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe i Gjykatës Kushtetuese prej Kolegjit Zgjedhor, denormativizimi i jetës institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë një traditë ligjore ku Drejtësia Zgjedhore nuk mund të gjej vend. III. KOMISIONET ZONALE TË ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV), janë trupat kolegjiale që përpos të tjerave, iu besohet gati tërësisht mbarëvajtja e ditës së zgjedhjeve. Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, përpos administrimit iu ngarkohet nga Kodi Zgjedhor edhe tagri i gjykimit të kontestimeve të subjekteve zgjedhore. Këto komisione të ngritura ad-hoc, me një formulë mbi bazën e balancimit politik, janë tepër të atakueshëm prej presionit politik. Garancia më e fortë që këto komisione të funksionojnë ashtu siç e kërkon kuadri ligjor është trajnimi që duhet kryer prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në rastin më të keq, këta komisionerë të jenë të vetëdijshëm kur veprojnë në përputhje apo në kundërshtim me ligjin. Lirim-emërimet e ekzagjeruara në numër dhe në kohë të anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, e vështirësojnë dhe, në shumë raste, e pamundësojnë trajnimin e tyre. Ashtu si edhe në zgjedhjet e shkuara, papërgatitja e komisionerëve mbi detyrat dhe të drejtat, e sidomos mosnjohja e tagrave dhe e instrumentave në lidhje me Drejtësinë Zgjedhore, shkaktoi artificialisht disa problematika në Zgjedhjet për Qeverisjen vendore të 21 Qershorit 2015. Monitorimi i Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor është mbështetur më së shumti në vëzhgim sporadik të mbledhjeve të tyre, pra jo sipas një prezence permanente, dhe vlerësimi është kryer duke u mbështetur në informacionet e marra prej komisionerëve të KZAZ-ve. Kjo metodologji ka hasur vështirësi dhe prej nivelit të ulët të këtyre 21 komisionerëve në bërjen transparente të punës së tyre. 20 Kolegji Zgjedhor, Vendimi Numër 35, datë 22.07.2015: Gjykimi i çështjes në themel duke vendosur shpërndarjen e mandateve nominale për Këshillin e Bashkisë Kurbin, Qarku Lezhë, si dhe përcaktimin e mandateve nominale për cdo parti politike në bazë të projekt-vendimit të KQZ-së / aneksit bashkëlidhur. http://www.gjykataeapelittirane.al/vendimkz/vendime2015/vendim%20kolegi%20zgjedhor%20 NR.35%20date%2022.07.2015.pdf 21 Zgjedhja e kësaj metodologjie u kushtëzua nga burimet e limituara financiare për mbështetjen e Aksionit Monitorues të KVV-së për Zgjedhjet Lokale të 21 Qershorit 2015. 11

Dy problematika kryesore theksohen në punën e këtyre komisioneve dhe në veçanti përsa i përket ngritjes së ankimimeve në këto komisione zgjedhore. Vihet re se në rastet e paraqitjes së ankimimeve apo kontestimeve, këto nuk pasqyrohen në procesverbale. Janë vërejtur shumë raste, kur ky mosveprimi vjen edhe prej faktit se komisionerët ishin të patrajnuar dhe të pa informuar për detyrimet ligjore që i janë ngarkuar si hallkë e parë e mekanizmit të Drejtësisë Zgjedhore. Në rezultante, këty dy shkaqe e zhbëjnë parashikimin ligjor që i njeh subjekteve zgjedhore të drejtën për të paraqitur ankimimet në këtë moment të procesit zgjedhor. E tëra kjo u agravua edhe prej informalitetit në punën e këtyre komisioneve. Përmendim këtu mosrepsektimin e orareve të punës dhe ceremonialitetin në nisjen dhe mbylljen e mbledhjeve, duke e bërë të vështirë adresimin prej subjekteve zgjedhore si dhe vetë vëzhgimin prej vëzhguesve. Sipas vëshgimit të kryer, janë arritur të evidentohen vetëm disa raste kontestimi të paraqitura në këto komisione prej subjekteve zgjedhore pas procesit zgjedhor. - Në KZAZ nr. 16, Bashkia Mat - Gjatë numërimit, në QV nr. 0924 në kutinë e votave për kandidatin mungonin 2 vota dhe ato u gjetën në kutinë e kandidatëve për Këshill. Në datën 22.06.2015 u mbajt procesverbal për mungesën e dy votave, në datën 23.06.2015 pasi filloi numërimi për Këshillin Bashkiak në kutinë e QV nr. 0924 u gjetën 2 votat e munguara, të cilat ishin hedhur gabim. Pas kësaj KZAZ-ja mori vendim të hapet kutia e materialeve për verifikim. Kjo solli tensionim të situatës pasi koalicioni APPD e kundërshtoi. Lidhur me këtë u bë ankim në KZAZ me objekt: Për kundërshtim të vendimit për hapjen e kutisë së materialeve zgjedhore të QV nr. 0924, të cilën KZAZ vendosi ta hapte. - Në KZAZ nr. 52, Bashkia Librazhd - Partia Republikane (PR) kërkoi rinumërimin e votave në kutitë e QV-ve me numër: 2704, 2704/1, 2707, 2752 dhe 2741 pasi pretendon se rezultati në këto QV është deformuar. Gjithashtu, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re (PDMR) pretendon se votat e kësaj partie i janë kaluar në sistem emrit pasardhës. - Në KZAZ nr. 65, Bashkia Poliçan - Subjekti zgjedhor PD ka ankimuar lidhur me pesë vota të cilat ua kishin quajtur të pavlefshme. Kërkesa për shqyrtimin e votave nuk u aprovua pasi diferenca e votave midis partive ishte e madhe dhe shqyrtimi i tyre nuk do të bënte ndryshim. - Në KZAZ nr. 77, Bashkia Tepelenë - Ka patur këto ankimime: 1. Kandidati i PD-së ka kërkuar rinumërim të votave. 2. Kandidati i pavarur ka kërkuar rinumërim të votave. 3. Kandidati i pavarur ka bërë një ankimim për vendimin e marrë nga ana e KZAZ-së për fletët e votimit që u morrën në 4 QV për të plotësuar numrin e fletëve të votimit për Qendrën e Posaçme të Votimit në burgun e Bençës. - Në KZAZ nr. 78, Bashkia Gjirokastër - Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) ka bërë një ankimim në datën 24.06.2015, por shkresa e dërguar ishte e paqartë pasi pretendohej se në kutitë e votimit 3 dhe 4 nuk janë numëruar saktë votat e kësaj force politike, por pa specifikuar numrin e QV-së. KZAZ-ja nuk ka marrë vendim pasi mungonte numri i QV-së. 12

IV. KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE Analiza e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si pjesë e Sistemit të Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore pashmangshmërisht duhet bërë në dy plane: analizë e kuadrit ligjor zgjedhor veçanërisht për këtë institucion dhe ecuria ligjore e këtij insitucioni. Përsa i përket kuadrit ligjor, në këtë analizë janë evidentuar dy handikape që Kodi Zgjedhor ia lejon procesit. I pari ka të bëjë me parakushtin kryesor për një proces gjykimi të rregullt, i cili është pasja e një institucioni gjykues të pavarur dhe të paanshëm. Ndonëse Kodi Zgjedhor në vullnetin dhe në frymën e tij kërkon të vendosë mekanizma dhe garanci për të mos e lejuar varësinë dhe anëshmërinë e Komisionit Qendror të Zgjedheve, përvoja ka provuar të kundërtën. Së dyti, e drejta kontestuese mbetet afirmative, nëse nuk mundësohen mjete efektive për realizimin e ankimimit. Kodi Zgjedhor, edhe për shkak të skenës politike që është gjendur legjislatori në hartimin e tij, edhe për shkak të qendrimit negativist që ka patur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ia del t ia garantojë subjekteve zgjedhore instrumentat ligjorë për të ngritur ankimimet e tyre. Përsa i përket ecurisë instutucionale të vëzhguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tre janë vërejtjet dhe gjetjet kryesore të evidentuara: nulizimi i procesit ankimor prej aktorëve protagonistë, inkoherenca në vendimmarrje dhe shkelja e prezumimit të pafajësisë. Në vijueshmëri procesi ankimor është vlerësuar si moment kritik për t u evituar (ose për t u përdorur politikisht) prej anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe prej përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore. Ky qendrim është argumentuar si shfaqje e bindjes politike dhe madje institucionale se procesi ankimor shkon në drejtim përkundër vullnetit demokratik zgjedhor. Një qendrim ky që zhbën çdo standart që kërkon Kodi Zgjedhor, aktet ndërkombëtare dhe një proces i rregullt ligjor. Inkoherenca në vendimmarrje është një fenomen që ka shoqëruar gjithmonë proceset zgjedhore. Agravimi i kësaj tradite, nuk përbën më thjesht moszbatim të kuadrit ligjor, por një vullnet diskrecional të autoritetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi vetë ligjin zgjedhor. Në fund, përmendet precedenti i ri, tepër i rrezikshëm i krijuar në këto zgjedhje, ai i shkeljes së prezumimit të pafajësisë. Në vendimmarrjen e saj, diskrecionaliteti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve arriti të shkelte dhe një parim thelbësor të së drejtës. Kjo u vërejt në rastin e ç regjistrimit të kandidaturës së Partisë Demokratike për Kryetar të Bashkisë së Këlcyrës. IV.1. Pavarësia dhe paanshmëria (objektive dhe subjektive) Neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, me titull E drejta për një proces të rregullt, garanton se Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe 13

detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij 22. Sipas Deklaratës së Kushteve për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme të vitit 1994 i miratuar nga Këshilli NdërParlamentar: Shtetet duhet të sigurojnë që shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ankesat e lidhura me procesin zgjedhor trajtohen brenda shtrirjes së afatit të procesit zgjedhor dhe në mënyrë efikase nga një autoritet i pavarur dhe 23 paanshëm, si një komision elektoral apo gjykatat. Në këtë logjikë, parimisht dhënia e atributit të gjykimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe bërjen pjesë të Sistemit të Zgjidhjes së Konflikteve Zgjedhore nuk përbën shqetësim. Kriteri thelbësor që kërkohet që prej Kartës së Kopenhagenit deri tek Deklarata së Kushteve për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme është pavarësia dhe paanshmëria e 24 tribunalit. Së pari, pikëpyetja ngrihet nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e gëzon dhe e reflekton kriterin kryesor që i kërkohet, të jetë i pavarur dhe i paanshëm në gjykim. Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut 25 dhe e Komitetit për të Drejtat e Njeriut 26 i është referuar parimit të pavarësisë dhe paanshmërisë në një seri kazusesh. 22 Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Neni 6, E drejta për një proces të rregullt, pika 1: 1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë. 23 Deklarata e Kritereve për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, e miratuar në unanimitet nga Këshilli Ndër Parlamentar, Sesioni i 154-ët, Paris, 26.03.1994. http://www.ipu.org/cnl-e/154-free.htm 24 Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Neni 14.1 Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka ё t drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund ë largohen t gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana çanta tё ve tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve. 25 Vendime të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut me objekt shkeljen e Nenit 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut: Findlay kundër Mbretërisë së Bashkuar, Gjykata për të Drejtat e Njeriut, datë 25.02.1997. http://hudoc.echr.coe.int/sites/eng/pages/search.aspx?i=001-58016. Capmbell dhe Fell kundër Mbretërisë së Bashkuar, Gjykata për të Drejtat e Njeriut, datë 28.06.1984. http://hudoc.echr.coe.int/sites/eng/pages/search.aspx?i=001-57771. Wettstein kundër Zvicrës, Gjykata për të Drejtat e Njeriut, datë 21.12.2000. http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-59102. Sramek kundër Austrisë, Gjykata për të Drejtat e Njeriut, datë 22.10.1984. http://hudoc.echr.coe.int/sites/eng/pages/search.aspx?i=001-57581. 26 Vendime të Komitetit për të Drejtat e Njeriut me objekt shkeljen e Nenit 14 të Konvetës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike: 14

Gjykata për të Drejtat e Njeriut në vendimin e saj në çështjen Findlay kundër Mbretërisë së Bashkuar shprehet se: (...) Për të vendosur nëse një gjykatë mund të vlerësohet si e pavarur, duhet kushtuar vëmendje, inter alia, mënyrës së përzgjedhjes së anëtarëve të tij dhe kushtet e qendrimit në zyrë, pasja e garancive kundër presionit të jashtëm dhe pyetjes nëse trupa shfaq dukjen e pavarësisë. (...) Përsa i përket paanshmërisë, ka dy aspekte të kësaj kërkese. Së pari, gjykata duhet të jetë subjektivisht e çliruar nga paragjykime dhe qasje personale. Së dyti, duhet të jetë e paanshme nga një pikëvështrim objektiv, që do të thotë se duhet të japë garanci për përjashtimin e çdo dyshimi legjitim në këtë drejtim. (...) Konceptet e pavarësisë dhe paanshmërisë objektive janë të lidhura ngushtësisht. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë e rregullon përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në nenet 14 dhe 15. Ndonëse vendosen kriteret që garantojnë kandidatura me profil të pavarur, të paanshëm, profesionist, në shmangie të konflikteve të mundshme të interesit dhe me integritet 27, mekanizmi përzgjedhës është i mbështetur në konsentuim jo vetëm politik, sepse kandidaturat miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë, por sidomos për 6 anëtarë konsentuimi është partiak 28. Perterer kundër Austrisë, Komiteti për të Drejtat e Njeriut, CCPR/C/81/D/1015/2001, datë 20.08.2004. http://www.bayefsky.com//pdf/austria_t5_iccpr_1015_2001.pdf. Karttunen kundër Finlandës, Komiteti për të Drejtat e Njeriut, CCPR/C/43/D/387/1989, datë 14.10.1991. http://www1.umn.edu/humanrts/undocs/html/dec387.htm. Paksas kundër Lituanisë, Komiteti për të Drejtat e Njeriut, CCPR/C/110/D/2155/2012, datë 29.04.2014. http://lrv-atstovas-eztt.lt/uploads/paksas_2155-2012_un_hrc_views.pdf. 27 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr. 10 019, datë 29.12.2008, ndryshuar me ligjin nr. 74/2012 datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015), Neni 12 Përbërja e KQZ-së, pika 2: 2. Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere: a) të jetë me moshë mbi 35 vjeç; b) të jetë me arsim të lartë; c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme: i) në fushën e së drej tës; ii) në administratën pub like; iii) në administrimin e zgjedhje ve; iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratik e apo politikat publike; ç) të mos jetë i dënuar penalisht; d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit; dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit; e) të mos ketë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat e Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror; ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës. 28 Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Elektorale, Skema e Menaxhimit Zgjedhor, ribotim, viti 2014, faqe 88, paragrafi 154: Emërimi i bazuar në partitë politike shpesh nënkupton se anëtarët e TAZ [Trupave të Administrimit Zgjedhor] shërbejnë në TAZ si përfaqësues apo agjentë të partisë politike, dhe përveç administrimit të paanshëm të proceseve zgjedhore, shërbejnë edhe për të mbrojtur interesat e partisë që i ka emëruar. Megjithatë, ndërsa cilido anëtar individual shihet nga jashtë si partizan, cilido prej tyre shërben gjithashtu për të siguruar se të tjerët nuk marrin avantazhe kështu që TAZ-ja mund, në fund të fundit, të perceptohet e besueshme si një trupë e pavarur. Dizenjimi i Administrimit Zgjedhor bazuar në Partitë Politike 111, Kapitulli 4. Përbërja, Rolet dhe Funksionimi i anëtarëve të TAZ-ve shpesh e mban detyrën për një term të 15

a. 2 komisionerë propozohen prej partisë më të madhe në mazhorancë. b. 2 komisionerë propozohen prej partisë më të madhe në opozitë. c. 1 komisioner propozohet prej grupimit të deputetëve të mazhorancës duke përjashtuar partinë më të madhë në mazhorancë. d. 1 komisioner propozohet prej grupimit të deputetëve të opozitës duke përjashtuar partinë më të madhë në opozitë. e. 1 komisioner, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përzgjidhet sipas një mekanizmi që i nënshtrohet konsentuimit mazhorancë-opozitë. Konstituimi i Komisionit me konsentuim politiko-partiak përbën bazë për të ngritur dyshime sesa objektivisht i paanshëm mund të jetë ky institucion në punën e tij. Shqetësimi për mungesë objektive paanshmërie mund të zbehet relativisht kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryen aktivitet administrues zgjedhor, kjo falë edhe mekanizmit balancues që mund të ketë. Shqetësim real bëhet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryen detyra si pjesë e Drejtësisë Zgjedhore 29. Nëse konstituimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përbën shkak legjitim për të dyshuar objektivisht paanshmërinë e tij, ecuria institucionale e tij përbën bazë për ta dyshuar edhe subjektivisht paanshmërinë e tij. Operatorë monitorues të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndër ato edhe, kanë vënë në pah një votim gati tradicional en block të komisionerëve në çështje të diskutueshme, dhe kjo në përkim më qendrimet e 30 përfaqësuesve të forcave politike nga të cilët janë propozuar. Inklinimi dhe bias-i politik në votimin e komisionerëve në shumë raste është reflektuar shumë qartë në disa deklarata të vetë komisionerëve apo përfaqësuesve të partive 31 politike. caktuar dhe nuk mund të lirohet nga detyra përveçse për arsye si shkelje e detyrave të veta, ose me tërheqjen e tyre prej autoriteteve emëruese. Ndryshimet e shpeshta të përfaqësuesve të vet prej partive ka megjithatë potencial për të dëmtuar punën e TAZ-së.. http://www.idea.int/publications/emd/loader.cfm?csmodule=security/getfile&pageid=66788. 29 Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e njeriut (ODHIR), Manual për Monitorimin e Drejtësisë Administrative, viti 2013, faqe 43, paragrafi 1: Së bashku me lirinë nga ndërhyrjet e mundshme politike nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ, parimet e pavarësisë u referohen edhe procedurave e kualifikimeve për emërimin e gjyqtarëve, sigurinë e qëndrimit në detyrë dhe kohëzgjatjen e mandatit, si dhe shfaqjen e pavarësisë së gjyqësorit. http://www.osce.org/sq/albania/165886?download=true. 30 Astillo Algar kundër Spanjës, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, 28.10.1998. Nën kushtet e një testi objektiv, duhet të përcaktohet nëse, pavarësisht nga sjellja personale e gjykatësit, ka fakte të konstatuara që mund të ngrenë dyshime mbi paanashëmrinë e tij. Në këtë pikëpamje, edhe pamja mund të ketë një farë rëndësie. Ajo çka vihet në lojë në këtë rast është besimi që duhet të frymëzojnë gjykatat në një shoqëri demokratike, përfshi besimin tek i akuzuari. Prandaj, çdo gjykatës mbi të cilin ka një arsye legjitime për të patur frikë nga mungesa e paanshmërisë duhet të tërhiqet. Në marrjen e vendimit nëse, në një rast të dhënë, ka arsye legjitime për të patur frikë nga mungesa e paanshmërisë për atë gjykatës specifik, këndvështrimi i të akuzuarit është i rëndësishëm por jo vendimtar. Ajo çka është vendimtare është nëse kjo frikë mund të shihet si objektivisht e justifikuar. http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-58256#{"itemid":["001-58256"]} 31 Transkripte të deklaratave të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgjatë seancave plenare ose në deklarata publike: 16

KomisioniQendror i Zgjedhjeve si organi më i lartë në organizimin e zgjedhjeve i janë ngarkuar të treja pushtetet: ai ekzekutiv, legjislativ dhe ai gjyqësor. Nëse pushteti ekzekutiv dhe legjislativ mund të bashkërenditen duke e ndihmuar dhe pa e cënuar njëri tjetrin, krejt e kundërta ndodh me atë gjyqësor. Nga juristë të së Drejtës Zgjedhore pranohet dhe diskutohet se veshja e trupës përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve me tagra gjyqësorë përbën moment për mbivendosje pushtetesh. Sipas Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryen gjykim administrativ edhe ndaj vendimeve të veta 32. Në këtë rast, tagri i ngarkur është haptazi në kundërshtim jo vetëm me parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë, por në shkelje të çdo parimi që ka të bëjë me procesin e gjykimit. "Unë nuk ngarkoj kolegët e mi me faje të karakterit politizim të debatit, unë po vë gishtin te administrata e KQZ-së. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të tërhiqej vetë projekti i administratës. Çfarë e shtyu administratën të risillte projekt të ri, nuk e ka bërë ndonjëherë, përveç se, interesave të partisë në pushtet, e cila kërkoi me ngulm shtimin e KZAZ-ve". Komisioneri Denar Biba, datë 11.01.2013. "Kam përshtypjen që çështje të caktuara, të cilat janë thjesht dhe vetëm administrative, politika ka pasur ndikimin e vetë". Komisioneri Ilirian Muho, datë 11.01.2013. http://www.sot.com.al/politike/debat-n%c3%ab-kqz-p%c3%abr-mandatet-pd-lsi-marr%c3%abveshjep%c3%abr-t%c3%ab-mbajtur-n%c3%ab-fuqi-skem%c3%abn-e-2009#sthash.q750bam2.dpuf. Megjithëse të propozuar nga struktura parlamentare e të votuar me shumica, që tejkalojnë ngjyrimet partiake në Kuvend, dje, ne u trajtuam si anëtarë të rëndomtë partie, duke na fyer, e madje ndonjërin, edhe duke e cënuar në nderin e dinjitetin e tij personal e profesional. Në rrethana si këto, kur mbrojtja ligjore e institucionale, që supozohej se e kishim të garantuar si anëtarë të institucionit të ngarkuar nga ligji, për t u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, është përdhosur haptazi, vlerësoj se duhet të jap dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetarit dhe njëherësh anëtarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Populli ynë e meriton demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ndaj ne nuk mund të tallemi, duke i servirur atij një KQZ si teatër marionetash, në duart e politikanëve. Komisioneri Denar Biba, datë 16.04.2013. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=255353. Ti je i bindur politikisht dhe e ke lënë Komisionin me katër anëtarë. Të kanë dhënë urdhër të ikësh dhe je bindur politikisht. T i s mund të na bësh moral. (...) Thuaji në Parlament ato ti, thuaja Ilirit, se prej atij i ke këto.. Komisioneri Hysen Osmanaj drejtuar Komisionerit Denar Biba, datë 02.06.2015. http://www.panorama.com.al/anetari-i-ps-ne-kqz-denar-biba-flet-me-gjuhen-e-metes-merreni-me-qetesi-edashuri/. Mënyra sesi e filluat mbledhjen cënon Kodin Zgjedhor. Nuk mundeni ju anëtarë të KQZ, të bëni debate politike. Probleme jashtë rendit të ditës i sjellim ne në tavolinën tuaj. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, z. Njazi Kosovrasti, datë 02.04.2015 http://www.sot.com.al/politike/bllokohet-kqz-opozita-braktis-mbledhjen-komisioni-n%c3%abkolaps#sthash.uxfrpmei.dpuf. Në Shqipëri ka mjaft probleme me emrat. Unë në diplomën e shtetit e kam Osman, ndërsa në regjistrimin për ushtar, Besim. Debati për zonjën Duma bëhet për shkak të frikës që keni nga ajo. Ajo po i verbon njerëzit, pasi është shumë simpatike. Dhe po i shkojnë pas nga të gjitha drejtimet. Komisioneri Hysen Osmanaj, datë 08.05.2015. http://fax.al/read/news/123827/9587162/hysen-osmanajgrida-duma-po-i-verbon-njerezit-se-eshte-shume-simpatike. 32 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr. 10 019, datë 29.12.2008, ndryshuar me ligjin nr. 74/2012 datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015), Neni 124 E drejta e ankimit, pika 3: 3. Kundër vendimit të KQZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore, të marrë sipas nenit 123 të këtij Kodi, mund të paraqitet ankim po në KQZ jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e këtij vendimi. 17

IV.2. Mjetet efektive për për t u ankuar ndaj vendimeve administrative [Shtetet pjesëmarrëse] solemnisht deklarojnë se mes elementeve të drejtësisë, të cilat janë thelbësore për të shprehur në mënyrë të plotë dinjitetin e brendshëm dhe për të drejta të barabarta dhe të patjetërsueshme për të gjitha qeniet njerëzore, janë këto: (...) Çdokush do të ketë mjete efektive për t u ankuar ndaj vendimeve administrative, për të garantuar respektimin e të drejtave themelore dhe për të siguruar integritet ligjor 33. Për Zgjedhjet për Qeverisjen Vendore të 21 Qershorit 2015, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u paraqitën në total 115 kërkesa ankimore, nga këto 23 i përkisnin periudhës para zgjedhore dhe 92 kërkesa ankimore i përkisnin periudhës pas zgjedhore 34. Nga këto, në periudhën pas zgjedhore u pranua plotësisht një kërkesë ankimore dhe një tjetër u pranua pjesërisht 35. Në disa raste, kundër vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjektet zgjedhore iu drejtuan Kolegjit Zgjedhor. Në periudhën para zgjedhore në Kolegjin Zgjedhor u ngritën 20 ankime para zgjedhore dhe 20 ankime u ngritën në periudhën pas datës së zgjedhjeve. Pas shqyrtimit të tyre, Kolegji Zgjedhor ka pranuar 9 kërkesa ankimore dhe ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka rrëzuar 25 kërkesa ankimore dhe ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe ka pushuar 6 ankimime. Shifrat tregojnë një numër të lartë kontestimesh prej subjeketeve zgjedhore dhe proporcionalisht vihet re një numër i vogël i apelimeve të pranuara sidomos në 36 Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Autorët e apelimeve përfshinin kategori dhe përkatësi spektrash politikë të ndryshëm, por 37 më së shumti ishin parti jo parlamentare dhe një numër i vogël kandidatësh të pavarur. 33 OSBE. Dokumenti i Mbledhjes së Kopenhagenit i Konferencës për Dimensionin Njerëzor të KSBE-së, Kopenhagen 1990, paragrafi 5.10. http://www.osce.org/odihr/elections/14304?download=true. 34 Deklarata e Kryetares së KQZ-së, Znj. Lefteri Luzi, datë 10.08.2015, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. http://www.cec.org.al/sq-al/kreu/id/403/deklarata-e-kryetares-se-kqz-se-zj-lefterije-luzi. 35 Kërkesat ankimore të subjekteve zgjedhore Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. 36 Kjo është shoqëruar dhe nga një numër i lartë i kërkesave ankimore me mangësi në dokumentacion, të cilat në disa raste edhe pas kthimit për plotësim të dokumentacionit nuk u përgjigjën për plotësimin e tyre. Pas ditës së zgjedhjeve u regjistruan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 26 kërkesa ankimore me mangësi në dokumentacion, të cilat u kthyen për plotësim. 37 Subjektet zgjedhore që paraqitën kërkesa ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas ditës së zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015: 1. Partia Bashkimi Liberal Demokrat (kërkesat ankimore numër: 24, 53) 2. Partia Lëvizja E Legalitetit (kërkesat ankimore numër: 25, 34) 3. Partia Balli Kombëtar (kërkesat ankimore numër: 26, 27) 4. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare (kërkesat ankimore numër 28, 29, 30, 31, 44, 45, 81) 5. Partia Demokratike e Shqipërisë (kërkesat ankimore numër : 32, 39, 105, 108) 6. Partia Agrare Ambjentaliste (kërkesa ankimore numër: 33) 7. Z. Bujar Fezga, kandidat i pavarur (kërkesa ankimore numër 35) 8. Partia Uniteti Kombëtar (kërkesat ankimore numër: 36, 82, 83) 9. Partia Fryma e Re Demokratike(kërkesat ankimore numër: 37, 38, 53) 10. Partia Demokristiane e Shqipërisë (kërkesat ankimore numër: 40, 41, 42) 11. Partia Kristian Demokrate(kërkesat ankimore numër: 43, 46, 47, 102, 103) 12. Partia për Mbrotjen e të Drejtave të Emigrantëve (kërkesat ankimore numër: 48) 18