Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

Similar documents
kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

NJOFTIM PËR KONTRATË

Faksi:

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of Kosovo ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKE PROCUREMENT REVIEW BODY

ÇKA DUHET TË DINI. Libër Informacioni për Operatorët Ekonomik Si të jeni i suksesshëm në Tregun Kosovar të Prokurimit Publik

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of Kosovo

RAPORT VJETOR I AGJENSISË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT PËR PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

NJOFTIM PËR KONTRATË

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

Autori është pedagog në Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë në lëndët nga e Drejta Biznesore dhe E drejta Biznesore Ndërkombëtare 2

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

Si të paraqes ofertën për një Ndërmarrje Shoqërore - NSH?

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Politizim

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre Vendi kryesor i dorëzimit Kazerma e FSK-së në Prishtinë.

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

VENDIM Nr.443, datë

PRISHTINE PRISTINA.-.J

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

MISIONI I KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË DHE PRIVATIZIMI I PRONËS SHOQËRORE Përshkrim kritik i procesit aktual të privatizimit në Kosovë

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

RREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT TË KOSOVËS

Curriculum Vitae - CV

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

PROCESI I AKREDITIMIT

OFERTA REFERENCE PER SHITJ~N ME SHUMICE TE AKSESIT BITSTREAM. nga. ALBtelecom Sh.a.

Curriculum Vitae - CV

informimit dhe transparencës, ISHSP është fokusuar në këtë projekt për të ndërgjegjësuar, promovuar dhe monitoruar komunikimin e këtyre

SHE-ERA Shoqata Afariste e Gruas ANALIZË E POZITËS SË GRUAS NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË KOSOVË

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Arbitrazhi Nëntor, 2014

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

VLLASTIMIR GJORGJEVIQIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

OPINION NR. 2 MBI PROJEKTLIGJIN PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR 1

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

~;. REPUBLIKA E KOSOVES i REPU~L1KA KOSOVA (~?f)i. 2g.or. 1..0I~ F'RISHlINE PRiST INA

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 12 / 03 MAJ 2013, PRISHTINË. Ligji Nr. 04/L-155 PËR SISTEMIN E PAGESAVE

Transcription:

DHOMA E POSAÇME E GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS PËR ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AGJENCINË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT SPECIAL CHAMBER OF THE SUPREME COURT OF KOSOVO ON PRIVATIZATION AGENCY OF KOSOVO RELATED MATTERS POSEBNA KOMORA VRHOVNOG SUDA KOSOVA ZA PITANJA KOJA SE ODNOSE NA KOSOVSKU AGENCIJU ZA PRIVATIZACIJU C-I.-12-0054 Rut Invest GMBH Përfaqësuar nga Linn Slattengren, avokat Interlex Associates, Andrea Gopa 9, kati 1, Prishtinë Paditësi Kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Kolegji I, i përbërë nga Alfred Graf von Keyserlingk, gjyqtar kryesues, Shkelzen Sylaj dhe Qerim Fazliji, gjyqtarë, pas seancës vendimmarrëse të mbajtur më 27 mars 2013, lëshon këtë: Aktgjykim Padia refuzohet si e pabazuar Rrethanat faktike dhe procedurale E paditura është duke privatizuar Ndërmarrjen e Re Hotel Onix Banja e Pejës dhe Ilixhe. Pas dy tenderëve të dështuar, më 20 prill 2012 u shpall një njoftim i tretë ndërkombëtar i tenderimit. Sipas Rregullave të Tenderit të aplikueshme, të gjithë ofertuesit e interesuar janë të obliguar që të para kualifikohen para se të dorëzojnë ofertat e tyre. Neni 7.2 i Rregullave të Tenderit parashkruan: Secili ofertues i mundshëm duhet t i ofrojë Agjencisë dëshmi të dokumentuara, siç janë të specifikuara në formularët e bashkangjitur ne Shtojcën E, deri në atë masë që sipas zgjedhjes së Agjencisë të jenë të pranueshme, se Ofertuesi i mundshëm i plotëson kriteret në vijim:

a) Se ai ose Kompania Vartëse duhet të ketë përvojë në zhvillimin, menaxhim dhe operacione me hotele dhe/ose Qendra ILIXHE me një qarkullim vjetor minimal prej 3 (tre) milion EUR për se paku secilën nga 3 vitet e fundit dhe minimum 20% të ardhurave duhet të vijnë nga aktivitetet e ILIXHES për së paku tri vite të njëpasnjëshme, b) Personeli kryesor: Ekspert në Menaxhment të Lart me së paku 10 vite përvojë në menaxhim/operacione në së paku dy projekte të ngjashme (hotel/ilixhe) dhe eksperti kryesor mjekësor me së paku 10 vite përvojë në mjekim me rehabilitim/terapi. Në rast se Ofertuesi i mundshëm ka Kompani Vartëse ashtu si është definuar në Nenin 1 të definicionit mbi Kompaninë vartëse në këto Rregulla të tenderit, Ofertuesi i mundshëm duhet t i sigurojë Agjencisë një kopje të një instrumenti me shkrim dhe ligjërisht detyrimor që rregullon marrëdhëniet e Ofertuesit të mundshëm me asi lloj kompanie vartëse, dhe ai dokument duhet të përmbajë informacionet që thirren në nën/nenet (a)-(d) të Nenit 1 të definicionit mbi Kompanitë vartëse. Neni 1 i Rregullave të Tenderit përcakton se Kompania vartëse nënkupton cilëndo korporatë ose entitet biznesi të cilën: (1) Ofertuesi i mundshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi e posedon dhe të cilën gjithashtu e kontrollon ose (b) është në pronësi ose nën kontroll të Ofertuesit të mundshëm. Për qëllim të këtij definicioni kuptimi i fjalës posedon duhet të nënkuptojë pronësi të mbi 50% të kapitalit të aksioneve të asi lloj korporate ose pronësi mbi 50% të interesave në asi lloj entiteti; ose (2) ka marrëdhënie bashkëpunimi me Ofertuesin e mundshëm të ndërtuar përmes një instrumenti me shkrim që është ligjërisht i detyrueshëm si (i) marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët, (ii) ndërmarrje në pronësi të përbashkët,ose (iii) ka kontratë për shërbime menaxheriale. Obligimet e palëve nën kësi lloj instrumenti të shkruar duhet qartësisht të (a) jenë të lidhura me Aktivitetin e kërkuar për biznes të post privatizimit të subjektit të ri; (b) të krijoj shkallë materiale të përfshirjes për secilën palë në pajtim me normat e standardeve industriale të Aktiviteteve të kërkuara për biznes; (c) të theksojë premtimet e dhëna materiale nga secila palë në mbështetje të Aktiviteteve të parapara të biznesit të subjektit të ri; dhe (d) të theksojë angazhimet, detyrimet dhe përgjegjësitë të secilës prej palëve në mbështetje të aktiviteteve të sipër përmendura nën (a), (b) dhe (c).

Më 18 qershor 2012 Paditësi i parashtroi të Paditurës dokumentet për parakualifikim dhe pasi që e Paditura me anë të letrës së datës 21 qershor 2012 (shih shkresat e lëndës, faqe 49) kishte kërkuar dokumente shtesë, Paditësi më 26 qershor 2012 parashtroi informacion dhe dokumente shtesë për para-kualifikim. Padia është referuar në lidhje me listën e detajuar të të gjitha dokumenteve të parashtruara nga ana e Paditësit (shih shkresat e lëndës, faqe 4 dhe 5). Me anë të letrës së datës 29 qershor 2012 (shih shkresat e lëndës, faqe 51) Komisioni i Vlerësimit për vlerësimin e kualifkueshmërisë refuzoi kërkesën e Paditësit për përfshirje në listën e ofertueseve të pranueshëm, duke thënë se: Në bazë të dokumenteve të parashtruara, Komisioni nuk ka arritur në një konstatim që është plotësuar kriteri i kërkuar në bazë të Rregullave të Tenderit Paditësi e ka kundërshtuar këtë aktvendim dhe Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave i të Paditurës me anë të letrës së datës 10 korrik 2012 (shih shkresat e lëndës, faqe 56 dhe 57) e refuzoi ankesën, duke thënë:... Në bazë të dokumentit të parashtruar nga Rutinvest Gmbh Company, Komisioni nuk ka qenë në gjendje që të arrijë një konstatim në lidhje me plotësimin e kriterit të kërkuar sipas Rregullave të Tenderit Nuk është konfirmuar që Kompania Vartëse ka dëshmuar përvojë në zhvillimin, menaxhim dhe operacione me hotele dhe/ose Qendra ILIXHE dhe minimum 20% të të ardhurave duhet të vijnë nga aktivitetet e ILIXHES për së paku tri vite të njëpasnjëshme. Për sa i përket kompanisë në fjalë, nuk është dorëzuar asnjë dokumentacion, i cili konfirmon lidhjen ligjore në mes të Rutinvest GmbH Company dhe kompanive Solvenius dhe Pairan GmbH. Megjithatë në bazë të Rregullave të Tenderit, neni 7.13 Vendimi i Menaxhmentit mund të atakohet në Dhomën e Posaçme Më 6 nëntor 2012 Paditësi parashtroi një padi pranë DHPGJS-së duke kundërshtuar këtë Vendim. Paditësi deklaron se ka parashtruar të gjitha dokumentet e nevojshme të kërkuara me anë të Rregullave të Tenderit në mënyrë që të vërtetojë se posedon përvojën e nevojshme dhe mjetet financiare. Paditësi thekson se vendimi është i pabazuar dhe kërkon që të shpallet i pavlefshëm. Më tej, Paditësi kërkon që e Paditura të shpalos informata në lidhje me ato që kandidatët e tjerë kanë parashtruar për para-kualifikim dhe, nëse e Paditura refuzon të veprojë në këtë mënyrë për arsye të konfidencialitetit, që t i paraqes informacion të tillë gjykatës in camera. Paditësi gjithashtu kërkon që gjykata, nëse konstaton se paditësi ka vepruar sipas rregullave të tenderit, të

urdhërojë ri-tenderimin, duke deklaruar se paditësi është i para-kualifikuar. Ai më tej kërkon që gjykata të urdhërojë ri-tenderimin edhe nëse asnjë ofertues nuk ka vepruar sipas rregullave të tenderimit apo nëse paditësi ka qenë i trajtuar në mënyrë të padrejtë. Paditësi kërkon që e Paditura të urdhërohet që të mos kryej shitjen me ofertuesin fitues të tenderit të fundit. Paditësi pretendon se pas përjashtimit nga ofertimi i vetëm një ofertuesi, kishte ngelur mundësia e ofrimit të një çmimi më të ulët. Ai argumenton se e paditura është përpjekur që t i shmanget një shitjeje garuese. Me anë të mbrojtjes së saj të parashtruar pranë Dhomës së Posaçme më datë 3 dhjetor 2012 e Paditura kërkon që të refuzohet padia si e papranueshme ose si e pabazuar. E Paditura deklaron se në pajtim me nenin 4.1 të Ligjit mbi Dhomën e Posaçme, pranë Dhomës së Posaçme mund të kundërshtohen vetëm vendimet e lëshuara nga Bordi i Drejtorëve të Agjencisë, ndërsa në rastin në fjalë vendimi i kundërshtuar është lëshuar nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave. Sa i përket kundërshtimit të përzgjedhjes së ofertuesit fitues, e Paditura deklaron se një padi e tillë është e papranueshme, sepse aktualisht nuk ekziston asnjë Bord i Drejtorëve, i emëruar në Agjenci, prandaj asnjë prej 3 ofertuesve të parakualifikuar nuk ishte përzgjedhur. E Paditura deklaron se procedura e tenderimit ka qenë ligjore, legjitime dhe është kryer në pajtim të plotë me rregullat e tenderit dhe Ligjin mbi AKP-në. E Paditura konteston pretendimin se ka ajo ka anuluar ofertat me çmime më të larta ofertuese dhe se ka vazhduar procedurën me çmimet më të ulëta të ofertave. Ajo deklaron se Paditësi është ofertuesi i vetëm i diskualifikuar, ndërsa procedura ka vazhduar me 3 ofertues të tjerë. Më 6 nëntor 2012 Paditësi parashtroi një kërkesë për urdhër paraprak gjyqësor për të parandaluar AKP-në nga shitja e Ndërmarrjes së Re Hotel Onix Banja e Pejës dhe Ilixhe, Sh.p.k. deri në gjykimin e plotë të padisë. Më 14 nëntor 2012 Kolegji i Specializuar 1 refuzoi Kërkesën për Urdhër Paraprak Gjyqësor si të pabazuar. Shkresat e lëndës janë referuar sa i përket detajeve të tjera të parashtresave të palëve. Arsyetimi Ligjor Padia është e pranueshme. Ashtu siç është përcaktuar në nenin 7.13 të Rregullave të Tenderit dhe nga e vetë e Paditura në letrën e saj të datës 10 korrik 2012, është deklaruar saktësisht

se vendimi i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave me anë të së cilit është diskualifikuar paditësi, mund të kundërshtohet pranë Dhomës së Posaçme. Neni 4.1.1 që Dhoma e Posaçme ka juridiksion ekskluziv mbi lëndët që përfshijnë: kundërshtimi ndaj një vendimi apo ndonjë veprimi tjetër nga AKM-ja apo Agjencia, ndërmarrë në bazë të Rregullores së AKM-së, apo përkatësisht në bazë të Ligjit mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kolegji e kupton këtë dispozitë si një rregullore mbi juridiksionin, dhe jo si një rregullore në lidhje me çfarë mund të kundërshtohet në gjykatë. Porse, e drejta për të kundërshtuar diskualifikimin rrjedh nga fakti se kjo nuk është vetëm një hap i brendshëm procedural i të paditurës, por një vendim me anë të së cilit përjashtohet paditësi nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në garë. Është në interesin e dukshëm të të dyja palëve që e drejta e paditësit për pjesëmarrje të jetë seriozisht e vlerësuar para përcaktimit të ofertuesit fitues. Me anë të kësaj përpjekjet e panevojshme për paditësin dhe të paditurën në procedurën e mëtutjeshme dhe vonesa në kohë janë shmangur. Në veçanti është shmangur ajo që vendimi përfundimtar i të paditurës duhet të kthehet mbi bazën që paditësi është diskualifikuar pa ndonjë justifikim. Padia nuk është e bazuar. Në bazë të Rregullave të Tenderit, ligjshmëria dhe drejtësia e të cilave nuk është kundërshtuar nga paditësi, e paditura ka pasur të drejtë që të diskualifikojë paditësin. 1. Sipas nenit 7.2 a) paditësi ose ose Kompania Vartëse duhet të ketë përvojë në zhvillimin, menaxhim dhe operacione me hotele dhe/ose Qendra ILIXHE me një qarkullim vjetor minimal prej 3 (tre) milion EUR për se paku secilën nga 3 vitet e fundit dhe minimum 20% të ardhurave duhet të vijnë nga aktivitetet e ILIXHES për së paku tri vite të njëpasnjëshme Vetë paditësi nuk ka pasur asnjë përvojë në hotele dhe/apo qendra të ilixheve. Ai gjithashtu nuk pretendon se kompanitë e tij vartëse Eisenmann, Peiran apo Solvenius të posedojnë përvojë të tillë. Deri më tani ai vetëm i referohet menaxhmentit të Roland Berlinger Klinik dhe Gesundheits. Me anë të Provës Materiale Nr.13 të shkresave të lëndës (faqe 102 deri 110) ai parashtron në detaje:

a. Roland Berger runs a Eltern & Kind Kliniken Dienstleistungs GmbH, që është një asociacion i përbërë prej 10 spitaleve, me një qarkullim prej 40 milion eurove. Nëpërmjet kësaj kuptohet aktiviteti i Roland Berger që ka të bëjë me marketing dhe negocim gjeneron me 30 milion euro. Spitalet janë të pavarura dhe garojnë njëra me tjetrën. Asociacioni prezanton vetveten në fushat e administratës, marketingut dhe shpërndarjes në një mënyrë të njësuar si jashtë ashtu edhe brenda. Gjykata konstaton se ky nuk është një pretendim i qëndrueshëm i veprimtarisë së spitaleve. Roland Berlinger i shërben këtyre spitaleve, por nuk operon me to. Më tej Paditësi bile as nuk pretendon që qarkullimi prej 40 milionësh, respektivisht prej 30 milionësh, i referohet një periudhe prej tre vitesh të njëpasnjëshme. b. Roland Berlinger, sipas Provës Materiale Nr.13 gjithashtu e ka edhe Kurhotel Panland Betriebs GmbH. Kjo mund të jap përvojë relevante, megjithatë Prova Materiale 3 nuk shpalos qarkullimin e kësaj kompanie. Kjo nënkupton gjithashtu se ky pretendim nuk është i mjaftueshëm. Më tej neni 7.2a i Rregullave të Tenderit kërkon që përvoja të jetë e dëshmuar. Parashtresa e informacionit me shkrim pa nënshkrim nuk konsiderohet dëshmi. 2. Por, si do që të jetë, kontributi i Roland Berlinger nuk mund të numërohet në favor të paditësit. Lidhja në mes të paditësit dhe Rland Berlinger, siç është përcaktuar në Marrëveshjen e Shërbimeve të Menaxhmentit (Prova Materiale 12, faqe 98 deri 101 i shkresave të lëndës nuk është i mjaftueshëm. Neni 1 i Rregullave të Tenderit thotë: Kompania vartëse nënkupton cilëndo korporatë ose entitet biznesi të cilën:... (2) ka marrëdhënie bashkëpunimi me Ofertuesin e mundshëm të ndërtuar përmes një instrumenti me shkrim që është ligjërisht i detyrueshëm si (i) marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët, (ii) ndërmarrje në pronësi të përbashkët, ose (iii) ka kontratë për shërbime menaxheriale. Obligimet e palëve nën kësi lloj instrumenti të shkruar duhet qartësisht të (a) jenë të lidhura me Aktivitetin e kërkuar për biznes të post privatizimit të subjektit të ri; (b) të krijoj shkallë materiale të përfshirjes për secilën palë në pajtim me normat e standardeve industriale të Aktiviteteve të kërkuara për biznes; (c) të theksojë premtimet e dhëna materiale nga secila palë në mbështetje të Aktiviteteve të parapara të biznesit të subjektit të ri; dhe (d)

të theksojë angazhimet, detyrimet dhe përgjegjësitë të secilës prej palëve në mbështetje të aktiviteteve të sipër përmendura nën (a), (b) dhe (c). Marrëveshja e Shërbimeve të Menaxhmentit në një fjali të dytë thjeshtë deklaron se paditësi është i interesuar që të menaxhojë kompaninë së bashku me stafin e Berlinger Health. Kjo fjali nuk krijon asnjë detyrim ligjor për Berlinger, madje as edhe për paditësin. Pastaj nën pikën 8 të marrëveshjes thuhet se në rast se paditësi do ta merr Banjën e Pejës, stafi i Berlinger Health do të ofrojë tërë ekspertizën dhe përvojën e anëtarëve të saj, si dhe të partnerëve dhe vartësve për menaxhimin dhe operimin e ndërmarrjes. Kjo fjali nuk thekson ndonjë përfshirjet, detyrimet dhe përgjegjësitë e secilës palë. Prandaj, e paditura nuk e ka shkelur të drejtën e paditësit duke e diskualifikuar atë nga tenderi dhe rrjedhimisht vendimi i datës 10 korrik 2012 nuk shpallet i pavlefshëm. Paditësi gjithashtu në këtë fazë të procedurës së tenderimit nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë që e paditura t i shpalos atij apo gjykatës informacion në lidhje me çfarë kandidatët e tjerë kanë parashtruar për para-kualifikim. Gjykata nuk duhet dhe nuk mundet që të bëjë inspektimin tani (in camera). Gjithashtu as parashtresa e paditësit nuk e justifikon urdhrin që e paditura të mos ia shes atë ofertuesit fitues dhe të shpall një tender të ri. Për të gjitha këto kërkesa paditësi nuk ka përmendur asnjë bazë ligjore dhe nuk ka asnjë bazë ligjore. Shpenzimet e Gjykatës Gjykata nuk cakton shpenzimet e gjykatës pasi që presidiumi i gjykatës deri më tani nuk ka lëshuar një listë me shkrim të aprovuar nga Këshilli gjyqësor i Kosovës (Neni 57 Paragrafi 2 i Ligjit mbi Dhomën e Posaçme), Kjo do të thotë se deri më tani nuk asnjë bazë të mjaftueshme për caktimin e shpenzimeve gjyqësore Këshillë Juridike Kundër këtij aktgjykim mund të parashtrohet Ankesë. Ankesa e tillë mund të parashtrohet brenda 21 ditësh tek Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme. Ankesa duhet t i dërgohet edhe palës tjetër dhe të dorëzohet tek Trupi Gjykues nga Ankuesi brenda 21 ditësh. Ankuesi duhet të dorëzojë tek Kolegji i Apelit dëshminë se e ka dërguar Ankesën edhe tek pala tjetër.

Afati i paraparë fillon në mesnatën e asaj dite kur Ankuesit i është dërguar aktgjykim me shkrim. Kolegji i Apelit do ta refuzojë ankesën si të papranueshme nëse Ankuesi nuk e parashtron atë brenda afatit të paraparë. E Paditura mund të ushtrojë përgjigje tek Kolegji i Apelit brenda 21 ditëve nga data kur i është dërguar ankesa, duke e dorëzuar përgjigjen edhe tek ankuesi dhe tek pala tjetër. Ankuesi pastaj i ka 21 ditë afat pasi që t i dërgohet përgjigja në ankesën e tij, për ta dorëzuar përgjigjen e vet tek Kolegji i Apelit dhe për ta dërguar atë tek pala tjetër. Pala tjetër pastaj i ka 21 ditë afat pasi që t i dërgohet përgjigja e ankuesit që të dorëzojë kundërpërgjigjen e tij tek Ankuesi dhe tek Kolegji i Apelit. Alfred Graf von Keyserlingk, Gjyqtar Kryesues [nënshkruar]