Problemi me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Similar documents
Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Reforma e administratës publike në Kosovë

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

PLANI ZHVILLIMOR STRATEGJIK Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Republika e Kosovës PLAN STRATEŠKOG RAZVOJA

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

VLERËSIM I RREZIKUT NGA KORRUPSIONI NË SEKTORIN E SHËNDETËSISË NË KOSOVË PROGRAMI I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM Prishtinë

REPUBLIKA E KOSOVËS - РЕПУБЛИКА КОСОВO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE УСТАВНИ СУД CONSTITUTIONAL COURT

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

STRATEGJIA PER DECENTRALIZIMIN E SHERBIMEVE SOCIALE NE KOSOVE ( )

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Planifikimi i projektit/programit

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

NJOFTIM FALËNDERIMET. E drejta e autorit Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat), 2012

Republika e Kosovës. Republika Kosovo - Republic of Kosovo. Qeveria Vlada - Government

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

Analizë politikash 05/2016

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Rishikimi funksional i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

Aneksi Përmbledhje e rezultateve kryesore të hulumtimit kuantitativ të kryer për nevoja të këtij raporti nga Index Kosova - Partner of BBSS

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

Rishikimi funksional i sistemeve dhe kapaciteteve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Vlerësimi i performancës

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Strategjia e zhvillimit rajonal

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Decentralizimi Fiskal dhe Transferimi i Granteve Në Vendet në Tranzicion: Një Perspektivë Kritike

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

Raporti i Performancës së Komunave

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

SKENIMI I INTEGRITETIT

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

Liderët e Kosovës takohen me negociatorë nga disa vende Krijimi i shërbimeve më të mira mjekësore Koalicioni Kthimi në udhëkryq. osce.

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Governme

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

RAPORTI I VLERËSIMIT AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE PROGRAMOR PËR BPRAL KOLEGJIN. Raporti 23 Qershor, 2012

Abstrakt. Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri përbën një nga sektorët më të rëndësishëm dhe

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Transcription:

Problemi me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës Ilir Hoxha, Medina Braha kolegji-heimerer Arsim dhe Karrierë në Shëndetësi 1

The views expressed in this publication are not necessarily those of the Friedrich Ebert Foundation or of the organizations for which the authors work. The publication is available online at www.fes-prishtina.org 2

Situata Qëllimi kryesor i reformës së filluar në mandatin qeverisës 2011-2014 ka qenë përmirësimi i cilësisë, përshtatshmërisë dhe efikasitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimi i mbrojtjes financiare të qytetarëve në rast të nevojës për kujdes shëndetësor. 1 Elementet kyçe të kësaj reforme kanë qenë: (i) futja e një sistemi të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor me themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, (ii) ridizajnimi i funksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe krijimi i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe (iii) ridizajnimi i strukturës organizative të institucioneve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë krijimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), si ofrues të 2 shërbimeve shëndetësore spitalore. Me miratimin e Ligjit të ri të Shëndetësisë në dhjetor të vitit 2012, dhe më vonë Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, reforma ka kaluar nga planifikimi në zbatim. Strategjia ekzistuese e Sektorit 3 të Shëndetësisë 2017-2021 ka për detyrë udhëheqjen e zbatimit afatgjatë të reformës. Krijimi i SHSKUK ka qenë një hap kontrovers i reformës shëndetësore. Në parim, SHSKUK-ja, shpesh e referuar si shërbimi profesional ose shërbimet e linjës, ka pasur qëllim të integrojë 4 sistemin e kujdesit shëndetësor spitalorë (QKUK dhe spitalet regjionale) përgjatë vijave profesionale (për shembull, gjinekologji, neonatologji, kirurgji, etj.) (Figura 1). Klinikat e QKUKsë me këtë model do të ishin në maje të menaxhimit të shërbimeve profesionale (specialistike) nëpër gjitha spitalet regjionale publike të Kosovës. Edhe pse në parim një ide interesante, ky nocion është zhvilluar pa një analizë të mirë të përfitimeve dhe efekteve që mund të ketë në sistemin shëndetësor. Është menduar se ky ri-organizim do të sjell deri te ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore bazuar në performancë, efiçiencë dhe efektivitet. Po ashtu është menduar se ky sistem do të bashkërendojë shërbimet e specializuara shëndetësore dhe të sigurojë një nivel të lartë të shkëmbimit të njohurive dhe përvojës profesionale ndërmjet 5 institucioneve përbërëse. Problemi qëndron në faktin se ky model nuk është testuar botërisht dhe se ka një përvojë të limituar në një nga rajonet administrative të Suedisë. Ky element i reformës mund të komplikojë implementimin e reformës së financimit të shëndetësisë. Për shembull, kontraktimi për shërbimet shëndetësore është një prej 1 LuxDev (2017). Analiza e situatës në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 2 LuxDev (2017). Analiza e situatës në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 3 LuxDev (2017). Analiza e situatës në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 4 Qendra Klinike Universitare e Kosovës 5 LuxDev (2017). Analiza e situatës në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës 3

komplikimeve të mundshme. Dilema do të jetë: si të kontraktohen shërbimet e linjës për pacientët që kanë patologji që kërkojnë shërbime nga disa shërbime të linjës (specialistike). Edhe nëse do të ketë përgjigje në këtë pyetje, ajo do të jetë e komplikuar dhe vështirë e menaxhueshme. Figura 1. Koncepti ideor për SHSKUK SHKSKUK QKUK Prizren Gjilan Mitrovicë Shërbimi i linjës Gjinekologji dhe Obstetrikë Shërbimi i linjës Kirurgji Shërbimi i linjës Interno Shërbimi i linjës Infektivë Shërbimi i linjës Dermatologji SHSKUK është menduar si një organizim horizontal ku shërbimet shëndetësore do të menaxhoheshin në suaza të linjave (shërbimeve) profesionale (specialistike) të prezantuara me kutitë e gjelbërta në figurë. Këto linja profesionale do të menaxhonin shërbimet shëndetësore në gjitha spitalet publike deri sa klinikat specialistike të QKUK-së do të ishin në pika e koordinimit/menaxhimit/udhëheqjes. Hapat e parë drejt zbatimit të konceptit të SHSKUK kanë rezultuar me futjen në kontroll menaxhues të spitaleve regjionale nga SHSKUK. Thjeshtë është krijuar një organizatë ombrellë që menaxhon gjithë sektorin spitalorë shëndetësorë publik në Kosovë (Figura 2). Realizimi i përgjysmuar i këtij koncepti veçse është manifestuar me probleme të ndryshme. Transferimi i kompetencave menaxhuese te SHSKUK-ja ka komplikuar menaxhimin e spitaleve rajonale. Askush nuk e di se çfarë është duke ndodhur saktësisht gjë që kontribuon në zhvillimin e një konfuzioni të përgjithshëm dhe lë hapësirë për zhvillimin e proceseve negative. Një prej tyre është edhe centralizimi i plotë i shërbimit spitalor. Kjo është duke e bërë 4

edhe më jofunksional sistemin publik dhe është duke ndikuar negativisht në spitalet regjionale që tashmë kanë qenë funksionale brenda sistemit ekzistues. Efekt tjetër negativ është një kontroll i plotë mbi burimet e sistemit të kujdesit shëndetësor spitalor, në veçanti, mbi burimet financiare, emërimin e menaxhmentit të spitaleve rajonale dhe QKUK, si dhe përzgjedhjen dhe punësimin e personelit shëndetësor. Figura 2. Organizimi aktual i SHSKUK SHKSKUK QKUK Prizren Gjilan Mitrovicë Zbatimi i konceptit të SHSKUK ka rezultuar me futjen në kontroll menaxhues të spitaleve regjionale nga SHSKUK. Thjeshtë është krijuar një organizatë ombrellë që menaxhon gjithë sektorin spitalorë shëndetësorë publik në Kosovë që nuk ka qenë ideja origjinale për SHSKUK. Qëllimi i këtij policy brief është të vlerësojë ofertën e partive politike për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 karshi një prej problemeve kyçe të sektorit shëndetësor në Kosovë, që është rishikimi i sistemit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës. Ne jemi interesuar në veçanti të kuptojmë planet konkrete për rishikimin e sistemit aktual dhe masat konkrete që synojnë të bëjnë atë,një sistem funksional shëndetësorë në sektorin publik. 5

Të gjeturat kryesore Për koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ideja e shërbimeve të linjës dhe SHSKUK-së ka qenë parimisht e mirë sepse ka synuar të emërojë një titullar të pronës për institucionet publike shëndetësore. Problemet me të janë shfaqur sepse nuk është implementuar si duhet. Për shembull, shuarja e QKUK-së nuk ka qenë e paraparë me ligj. Sidoqoftë, SHSKUK-ja nuk mund të implementohet në Kosovë sepse nuk i përshtatet kontekstit Kosovar. Koalicion i udhëhequr nga PDK kanë ofruar një fuqizim të sistemit me tri nivelet (primar, sekondar dhe terciar) që do të përcillej me ndryshimin e kornizës ligjore që rregullon ketë. Disa nga masat konkrete që lidhen me riorganizimin e sektorit publik spitalor që propozohen nga ky koalicion ishin: Standardizimi i shërbimeve shëndetësore përmes përpilimit të protokoleve dhe të planeve të menaxhimit në të gjitha nivelet; Rishikimi dhe funksionalizimi i rrjetit aktual të institucioneve shëndetësore; Qendra e re Klinike Universitare e Kosovës me Spital Rajonal për Prishtinën me mentorim ndërkombëtar dhe një plan të mirëmenduar për shpërndarjen e burimeve ekzistuese njerëzore; si dhe krijimi i një QKUK-je të re në Prizren. Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, u pozicionua se ky sistem nuk është i suksesshëm dhe se nevojiten ndryshime ligjore për ta riorganizuar. Ata pajtohen se SHSKUK-ja e ka centralizuar sistemin dhe ata ofrojnë një riorganizim i cili do bëjë një decentralizim substancial të sistemit që do të forconte klinikat, me c 'rast kompetencat menaxhuese do të kalonin tek këto të fundit. Lëvizja Vetëvendosje konsideron që sistemi aktual nuk është funksional dhe propozoi masa që ndërlidhen me ndërprerjen e keqmenaxhimit duke u fokusuar në nevojat e institucioneve publike dhe ndërmarrja e investimeve të nevojshme në fushat ku një gjë e tillë kërkohet. Vullneti politik është thelbësorë për të arritur këtë. Element tjetër me rëndësi është orientimi kah zhvillimi dhe përmirësimi e jo kah interesat e ngushta personale apo grupore. Elemente tjera të propozuara nga LVV-ja janë riorganizimi i kujdesit, fuqizimi i realizimit të protokolleve, luftimi i korrupsionit dhe funksionalizimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH). 6

Konkluzat dhe rekomandimet Përderisa propozimet nga koalicioni i udhëhequr nga LDK-ja si dhe Lëvizja Vetëvendosje japin disa principe të përgjithshme sa i përket masave që do të ndërmarrin lidhur me riorganizimin e SHSKUK-së, koalicioni i udhëhequr nga PDK dukej se pat një ofertë me masa konkrete për riorganizimin e sistemit spitalor publik që korrespondon me nevojat në terren. Duhet të pranohet që Lëvizja Vetëvendosje ofron një spektër të rëndësishëm të masave përcjellëse që janë parakushte të rëndësishme për reformimin e duhur të sistemit edhe pse s'janë specifik me masat që lidhen direkt me ri-strukturimin e SHSKUK-së. Janë dy çështje themelore qe nuk janë komplet të specifikuara në programet politike e që janë qenësore për progres. Së pari, principi themelor është se SHSKUK-ja mund të mbetet një mundësi e mirë për të adresuar disa çështje kyçe në sistemin e kujdesit shëndetësor, por jo të jetë njësia udhëheqëse/administruese e sistemit publik spitalor në Kosovë. SHSKUK-ja mund të jetë një mekanizëm për koordinim më të mirë të kujdesit shëndetësor, vlerësim të vazhdueshëm të performancës së institucioneve shëndetësore, fuqizim të standardeve të kujdesit, përkrahës në ndërtimin organizativ të spitaleve dhe ndihmës në procesin e planifikimit të burimeve njerëzore e madje edhe në aktivitetet prokuruese. Edhe zhdukja e saj nga sistemi është opsion dhe është më pak i keq se situata aktuale. Së dyti, kushdo që e marr timonin për drejtimin e sektorit shëndetësor duhet të punojnë në rishikimin e të gjitha instrumenteve ligjore që definojnë sistemin aktual. Kjo mund të përfshijë rishqyrtimin e ligjit të shëndetësisë, udhëzimit administrativ që rregullon punën e SHSKUK-së si dhe statutit e SHSKUK-së. Kjo do duhet të realizohet me një proces konsultativ që siguron një pjesëmarrje substanciale të gjitha palëve relevante. Pas kësaj, duhet të definohet një plan afatmesëm për realizimin e masave ligjore dhe të realizohet tranzicioni i plotë pa i bërë edhe një shok të ri sistemit shëndetësor në vend. Në këtë proces është esenciale që publiku, e në veçanti menaxhmenti i njësive spitalore dhe profesionistët shëndetësorë, të jenë mirë të informuar dhe pjesëmarrës në procesin e tranzicionit. Një model për organizimin spitalorë në Kosovë - Ministria e Shëndetësisë mund të shqyrtojë mundësitë përbrenda kornizës ekzistuese ligjore për të rritur dhe përkufizuar autonominë e 7

spitaleve publikë me qëllim të përmirësimit të performancës së spitaleve. Duke parë efikasitetin shumë më të lartë në nivelin primarë të kujdesit shëndetësorë dhe një përgjegjshmëri shumë më të lartë të institucioneve shëndetësore në këtë nivel, ne besojmë se një sistem i devoluimit të sistemit qeverisjes edhe menaxhimit të spitaleve publike do të ishte shumë më efikas se sistemi ekzistues. Me këtë model spitalet publike do të kalonin në menaxhim të komunave që ato ju shërbejnë, në vend të menaxhimit direkt nga Ministria e Shëndetësisë ose Shërbimi Spitalorë Klinik dhe Universitarë i Kosovës (SHSKUK) (Figura 3). Kjo do të arrihej me krijimin e bordeve të spitaleve publike rajonale që do të përbëheshin ekskluzivisht nga përfaqësues proporcional (varësisht nga numri i popullatës) që vijnë nga komunat në fjalë. Për shembull spitali rajonal i Gjilanit do të kishte në bord përfaqësues të votuar nga asambletë komunalë në Gjilan, Viti, Kamenicë, dhe Ranilluk. Këto borde do të përzgjidhnin drejtorin dhe do të merreshin me zhvillimin strategjik dhe qeverisjen e institucioneve shëndetësore të nivelit sekondarë. Në Prishtinë do të duhej të krijohej një spital regjional (sekondarë). Qendra Klinike Universitare në anën tjetër do të duhej të jepej në menaxhim nga një institucion me reputacion e që është institucion publik shëndetësor, në rastin ideal nga një vend evropian, në mënyrë që të zhvilloj një standard të ri të menaxhimit të institucionit pasi që kjo nuk besoj që mund të krijohet nga dinamika aktuale zhvillimit dhe gjendjes së institucionit. Kjo do të eliminonte shumë probleme aktuale që ka institucioni dhe të njëjtën kohë do të mund të implementohet me formimin e spitalit rajonal (sekondarë) të Prishtinës. Me këtë model roli i SHSKUK do të reduktohej në funksionet që lidhen me monitorimin e kualitetit të shërbimeve, mbrojtjen e interesave të përbashkëta të spitaleve, realizimin e prokurimit të përbashkët të spitaleve për blerjet që sigurojnë çmime më të mira, si dhe funksioneve tjera aksesore të përfaqësimit të spitaleve. Në këtë model SHSKUK do t'ju shërbente spitaleve dhe nuk do të kishe asnjë funksion menaxhues apo qeverisës të spitaleve. 8

Figura 3. Një model për organizimin spitalorë dhe të SHSKUK-së SHKSKUK QKUK Prizren Gjilan Mitrovicë Bordi Menaxhues me hisedar nacional. Bordi Menaxhues me hisedar lokal. Bordi Menaxhues me hisedar lokal. Bordi Menaxhues me hisedar lokal. Me këtë model spitalet publike do të kalonin në menaxhim të komunave që ato ju shërbejnë. Kjo do të arrihej me krijimin e bordeve të spitaleve publike rajonale që do të përbëheshin ekskluzivisht nga përfaqësues proporcional (varësisht nga numri i popullatës) që vijnë nga komunat në fjalë. Në Prishtinë do të duhej të krijohej një spital regjional (sekondarë). 9

Problemi me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës www.fes-prishtina.org The views expressed in this publication are not necessarily those of the Friedrich Ebert Foundation or of the organizations for which the authors work. The publication is available online at www.fes-prishtina.org Printed in Prishtina, 2017. 10 10