Analizë e politikave 03/2017

Similar documents
Analizë e politikave 02/2017

Analizë politikash 05/2016

Përtej retorikës politike

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Reforma e administratës publike në Kosovë

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Raporti Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2016

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

Material Diskutues: Bujqësia dhe Zhvillimi Rural 1

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PLA

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

TRYEZA TEMATIKE PESHKATARI DHE SIGURI TË USHQIMIT

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Efiçienca e energjisë në Kosovë

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

VLERSIMI STRATEGJIK MJEDISOR I PLANIT ZHVILLIMOR URBAN TE PRISHTINES

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Agjenda për Reforma Evropiane (ARE)

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

MBROJTJA E MJEDISIT NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

SISTEMI BUXHETOR I KOSOVËS POLITIKAT DHE QËNDRUESHMËRIA. (Raport hulumtues)

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Redaktimi teknik dhe dizajni: Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

Republika e Kosovës Republika Kosovo Republic of Kosovo Kuvendi Skupština Assembly

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Transcription:

Analizë e politikave 03/2017

Puna e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Agjenda Evropiane per vitin 2017 Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Institutit për Politika Zhvillimore dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së, DANIDA-së apo KCSF-së. 1

Përmbajtja Hyrje... 3 1. Bujqësia dhe pylltaria... 4 2. Mjedisi dhe planifikimi hapësinor... 5 4. Agjencitë e pavarura... 6 Përfundime... 7 2

Hyrje Po bëhen një vit që në Kosovë hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në mes të Repubikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. E konsideruar si një marrëveshje me rëndësi historike si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik, ajo përmban një sërë detyrash dhe obligimesh që janë jetike për integrimin. Gjithashtu, raporti i Komisionit Evropian për Kosovën i publikuar tre muaj më parë vuri në dukje një sërë vështirësish të cilat duhet të i tejkalojnë institucionet e Kosovës në procesin e integrimit. Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor e ka mundësinë unike që këto sfida ose një pjesë të tyre ti fus drejtëpërdrejtë në planin e vet të punës për vitin 2017. Raporti i KE për KE për Kosovën është një udhërrëfyes jo vetëm për progresin në shërbim të procesit të integrimit por edhe pasqyrë e stadit të zhvillimit ekonomiko-social në përgjithësi. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), monitoron dhe mbështetë punën e Komisionit që nga shtatori i vitit 2016. Kjo analizë është përgatitur për dy qëllime kryesore: të i ofrojë Komisionit një pasqyrë të problemeve kryesore që janë evidentuar si pjesë e sfidave në integrimin evropian dhe të shërbejë si një përkujtues për rolin që ka Komisioni në adresimin e tyre. Masat e propozuara reflektojnë dy funksione themelore të komisioneve parlamentare dhe Kuvendit në përgjithësi: funksionin ligjvënës dhe atë mbikëqyrës. Ne kemi propozuar edhe masa ligjore edhe mbikëqyrëse në shërbim të rritjes së llogaridhënjes ndaj publikut dhe organit më të lartë politik, Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përfundimisht analiza mëton të shërbejë edhe si një pasqyrë e punës së Institutit për Politika Zhvillimore në programet për zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje demokratike me qëllim të identifikimit të fushave ku duhen shtuar përpjekjet, resurset dhe impakti. Analiza është ndarë në kaptina të veçanta dhe është bazuar në fushëveprimtarinë e Komisionit Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. Pas hyrjes, kapitulli i parë i kushtohet Tregtisë dhe Industrisë ku me theks të veçantë janë trajtuar fusha të ndryshme të ndara në dy nënkapituj kryesor, tregun dhe industrinë. Në kapitullin e zhvillimit ekonomik ne kemi vendosur energjinë, minierat dhe mineralet, ndërmarrjet publike dhe komunikimin elektronik dhe postar dhe si fusha kryesore. Në pjesën e infrastrukturës është trajtuar infrastruktura hekurudhore dhe ajo rrugore. Kësaj analize ia kemi kushtuar një pjesë të veçantë agjencive të pavarura dhe rolit që duhet të ketë Komisioni në adresimin e një numri të madh të çëtjeve që ndërlidhen me funksionimin, funksionalizimin, mbikëqyrjen dhe pavarësinë e tyre. Analiza është përpiluar duke marrë për bazë themelore çështjet e domosdoshme në procesin e integrimit evropian. Asaj i janë shtuar edhe sqarimi i masave të mëparshme, ideve dhe diskutimeve në të kaluarën dhe opsionet politike. Në fund të pjesëve kryesore janë ofruar disa masa që INDEP i konsideron si rrugët më të mira për t u ndjekur. Ato më pas janë përmbledhur në një listë të prioriteteve në fund të këtij dokumenti. Ne jemi të vetëdijshëm që jo me çdo gjë që do të lexoni në këtë analizë do të pajtoheni, dhe jo secila kaptinë e nënkaptinë ka përfshirë gjithçka që duhet thënë për to. Në fund të fundit, ne synojmë që në vitin 2017 të hapim debatin i cili për një pjesë të konsiderueshme të këtyre temave ka munguar. 3

1. Bujqësia dhe pylltaria Një nga fushat në të cilat Kosova pretendon të ketë përparësi të krahasuar. Në këtë kuptim, Komisioni i bujqësisë mund të luaj rol shumë të rëndësishëm në promovimin e këtij sektori përmes një legjislacioni favorizues dhe i cili merr në konsideratë vlerësimet e raportit të progresit. Prodhimtaria në bujqësi është e kufizuar nga madhësia relativisht e vogël e ngastrave të tokave, qasja e dobët tek tregjet e gjera dhe mungesa e investimeve në teknologji të reja. 1 Problemi i ngastrave të vogla nuk ka qenë thjeshtë i identifikuar nga Komisioni Evropian. Ngastrat e vogla kanë qenë të identifikuara edhe në raportet e mëhershme të Komisionit Evropian dhe raporteve të brendshme. Ato ndikojnë në prodhimtarinë jo vetëm të produkteve bujqësore të ekonomisë prodhuese por edhe të sektorëve të tjerë që rrjedhin nga bujqësia. Kështu, një hulumtim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), mbi Tregun e prodhimeve të qumështit dhe mundësisë së Kosovës për Zhvillim zhvilluar në vitin 2015 gjeti se pikërisht mungesa e ngastrave më të mëdha bujqësore ndikon në prodhimtarinë e qumështit, fuqisë për të mbuluar tregun vendor dhe kapacitetin për të filluar eksportin. Megjithë benefitet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, efektet e saj në një pjesë të konsiderueshme të sektorëve bujqësor nuk do të ndihen. Neni 28 i marrëveshjes në lidhje me obligimet e BE-së ndaj Kosovës i rënditë një pjesë të madhe të këtyre sektorëve ndaj të cilëve BEja nuk do të heqë kufizimet. 1. Qe nga data e hyrjes ne fuqi te ke saj Marre veshjeje, BE-ja do te shfuqizoje te gjitha ku zimet sasiore, dhe masat me efekt te nje jte mbi importet e produkteve bujqe sore qe e kane origjine n ne Kosove. 2. Qe nga data e hyrjes ne fuqi te ke saj Marre veshjeje, BE-ja do te shfuqizoje detyrimet doganore dhe pagesat me efekt te nje jte pe r importet e produkteve bujqe sore qe e kane origjine n ne Kosove, pe rvec atyre te krere ve 0102 (gjedhe te gjalla), 0201, (mish gjedhi, i freskeẗ ose i ftohur) 0202 (mish gjedhi, i ngrire ), 1701 (Sheqer nga kallami ose nga panxhari dhe sakaroze kimikisht e paste r, ne forme te ngurte ), 1702 (Sheqerna tjera, duke pe rfshire laktoze n, maltoze n, glukoze n dhe fruktoze n kimikisht te pastra ne forme te ngurte ; shurupet e sheqerit qe nuk pe rmbajne aromatizues ose ngjyrose s; mjalte arti ciale, qofte e pe rzier ose jo me mjalte natyrale; karamel) dhe 2204 (Vere rat nga rrushi i freskeẗ, pe rfshire vere rat e forti kuara; mushti i rrushit pe rvec atij te cekur ne kreun 2009) i Nomenklature s se Kombinuar. 2 Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në këtë periudhë mund të luaj rol shumë konstruktiv në zhvillimin e një debati se cilat janë masat që Kosova duhet të ndërmarrë për tejkalimin e këtyre kufizimeve. Një element tjetër në të cilin Kosova ka çaluar sipas raportit të Komisionit Evropian është çështja e rehabilitimit të tokave. Ka pasur probleme me sasinë e tokave 1 Komisioni Evropian, (2016), Raporti për Kosovë, Stabiliteti Makroekonomik, Struktura e Ndërmarrjeve Sektoriale, e qasshme në https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_kosovo.pdf (qasur në janar, 2017) 2 Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, (2015), Ligji Nr. 05/L-069 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit në mes të Republikës së Kosovës në njërën anë dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë Atomike në anën tjetër, neni 28, e qasshme në https://gzk.rks-gov.net/actdetail.aspx?actid=11239 (qasur në janar, 2017). 4

të përfshira në skemën e rehabilitimit dhe në parandalimin e përdorimit ndërrimit ilegal të destinimit të tokave. Shqetësimi rritet kur kemi parasysh faktin se buxheti për mbështetjen e bujqësisë ka pësuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit ndërkohë që efektet e saj janë lënë shumë për të dëshiruar. Skemat mbështetëse të shtetit duhen analizuar në raport me efektin që kanë pasur. Në pjesën e pylltarisë, agjenda evropiane e Komisionit kufizohet në masë të madhe ga baza ligjore në fusha të tjera. Në pjesën e pylltarisë, niveli i prerjes ilegale të pyjeve është ende i madh për të folur për një zhvillim të qëndrueshëm të pyjeve. 3 Ndalimi i prerjeve ilegale, megjithatë, nuk mund të shpresojmë se do të ndodhë pa zhvillim të alternativave të ngrohjes siç janë ngrohjet qëndrore, projektet e kogjenerimit, zhvillimi i politikave të efiçiencës së energjisë etj. Të gjitha këto kanë ndikuar në një depyllëzim si pasojë e prerjes së pakontrolluar dhe ilegale të pyjeve. Mbështetja e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë nga Bashkimi Evropian është paraparë edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Bashke punimi do te kete si synim vec ane risht modernizimin dhe ristrukturimin e sektorit te bujqe sise dhe sektorit agro-industrial ne Kosove, posacȩ risht qe te arrij ke rkesat sanitare te BE-se, te pe rmire soje menaxhimin e ujit dhe zhvillimin rural si dhe te zhvilloje aspektet e lidhura me sektorin e pylltarise ne Kosove dhe te mbe shtese pe rafrimin gradual te legjislacionit dhe praktikave te Kosove s me acquis te BE-se. 4 Meqenëse Bashkimi Evropian ka paraparë projekte për mbështetje të Kosovës pikërisht në modernizimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë, harmonizimi me bazën ligjore do të ishte shumë i nevojshëm. Sidomos këtu duhet thënë që për shembull për rritjen e madhësisë mesatare të fermës nevojitet patjetër bashkërendim i politikave me nivelin lokal dhe me akterët që kanë rol në formësimin e politikave fiskale. 2. Mjedisi dhe planifikimi hapësinor Mjedisi përbën një nga elementet ku Kosova nevojitet të bëjë progres të përshpejtuar. Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën vë në dukje mungesën e zbatimit të legjislacionit më tepër sesa e mungesës së tij. Edhe pse legjislacioni horizontal për ambientin është në fuqi, nevojitet fuqizimi i zbatimit të tij. 5 Në pjesën e mbrojtjes së mjedisit, raporti i Komisionit Evropian vë në dukje këto elemente më së shumti: 1. Në implementim të legjislacionit Kosova është në fazë krejt të hershme 2. Implementimi i dokumenteve vlerësimit të ndikimit në mjedis duhet fuqizuar dukshëm 3. Strategjia për kualitetin e ajrit duhet të vihet në zbatim 4. Duhet të kompletohet sistemi për matjen e kualitetit të ajrit 3 Komisioni Evropian, (2016), Raporti për Kosovë, Politikat Sektoriale, Bujqësia dhe Peshkataria, e qasshme në https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_kosovo.pdf (qasur në janar, 2017) 4 Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, (2015), Ligji Nr. 05/L-069 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit në mes të Republikës së Kosovës në njërën anë dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë Atomike në anën tjetër, neni 102, e qasshme në https://gzk.rks-gov.net/actdetail.aspx?actid=11239 (qasur në janar, 2017). 5 Komisioni Evropian, (2016), Raporti për Kosovë, Politikat Sektoriale, Bujqësia dhe Peshkataria, e qasshme në https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_kosovo.pdf (qasur në janar, 2017) 5

5. Në pjesën e mbeturinave (mbetjeve) Komisioni Evropian thekson se mungon edhe gjëja më bazike siç është ajo e definimit të qartë të termave në legjislacion të tillë si riciklimi e ripërdorja të cilët nuk janë sa duhet të qartë 6. Në pjesën e menaxhimit të ujërave ka nevojë të bëhet shumë në identifikimin e vendburimeve të ujërave dhe një sistemi të menaxhimit të tyre dhe shumë më tepër nevojitet të bëhet në sistemin e menaxhimit të humbjeve në rrjet 7. Në pjesën e ndryshimeve klimatike nevojitet të bëhet shumë më tepër në fillimin e zbatimit të legjislacionit. Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor mund të luaj rol shumë të rëndësishëm në monitorimet e zbatimit të legjislacionit në fushat e sipërpërmendura me theks të veçantë sa i takon fushës së menaxhimit të ujërave dhe kualitetit të ajrit, në cilat në masë të madhe varen nga niveli qëndror dhe ku adresa është më e definuar. Në pjesën e ndryshimeve klimatike, Komisoni duhet të insistojë në informata rreth hartimit dhe zbatimit të Planit të Kosovës për Reduktimin e Emisioneve. Pjesa e mbrojtjes së mjedisit është një fushë e cila kërkon veprim të përbashkët të më shumë se një komisioni. Në pjesën e mbrotjes së pyjeve dhe biodiversitetit nevojitet koordinim në mes të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Për shembull, pa një përpjekje serioze të dyja komisioneve nuk mund të ketë harmonizim të legjislacionit për mbrojtje të lumenjëve për shkak se njëri komision e ka nën fushëveprim legjislacionin që rregullon fushën e mbrojtjes së ambientit dhe mbrojtjes së lumenjëve ndërsa tjetri atë të sektorit minerar në Kosovë. Përpjekja e përbashkët e Komisioneve do të mund të hapte debatin për një sërë temash të aspektit zhvillimor dhe të balancimit të tij me aspektet ambientale. Komisioni Evropian ka identifikuar edhe mungesën e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor si një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet mbrojtja e ambientit në Kosovë. Kjo me theks të veçantë në mbrojtjen e tokave bujqësore. Kjo do të kërkojë angazhim të komisionit në punë me Ministrinë e Bujqësisë, atë të Pushtetit Lokal dhe komuneve të Kosovës në mënyrë që të ketë rezultate më të mëdha. 4. Agjencitë e pavarura Si edhe çdo vit tjetër, Raporti i Komisionit Evropian vë në dukje problemet që ndërlidhen me mbikëqyrjen parlamentare ndaj institucioneve të pavarura. Përmes formës së raportimit të iniciuar nga Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri është bërë një hap i mirë në standardizimin e formës së raportimit për agjenci të pavarura. 6 Kjo formë e raportimit bashkë me formën e raportimit financiar po aplikohen tashmë për agjencitë e pavarura. Megjithatë, nevojitet që të ndërmerren hapa shtesë në vlerësimin efektiv të kualitetit të raporteve vjetore. Kuvendi ka dështuar që në mënyrë të duhur të mbikëqyrë institucionet e pavarura, autoritetet rregullatorë dhe agjencitë, raportet e të cilave shpesh kalohen pa marrë në konsideratë plotësisht rezultatet e debatit. Mungesa e mandateve të qarta, raportimit të duhur dhe mekanizmave të 6 Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Republikës së Kosovës, (2014), Rekomandime Nr. 04/5364/90-2245 lidhur me funksionimin e rregullatorëve dhe agjencive të pavarura që i raportojnë Kuvendit: Prishtinë. 6

llogaridhënjes, si dhe fragmentimi institucional, vazhdojnë të paraqesin problem për mbikëqyrje dhe reforma efektive. (Komisioni Evropian). Kuvendit qartësisht i mungon një mekanizëm i mirëfillt kontrolli ndaj agjencive të pavarua. Raporti vjetor, që është mjeti pothuaj i vetëm i Kuvendit për të mbikëqyrur punën e agjencive të pavarura ende nuk është një mjet i fuqishëm mbikëqyrës. Kjo për arsye se në njërën anë për shumicën absolute të agjencive të pavarura ligji nuk parasheh asnjë masë ndëshkuese në rast të mosaprovimit të raporteve vjetore, dhe në anën tjetër nuk ka një standard të qartë të vlerësimit të këtyre raporteve dhe përmbajtjes së tyre. Përfundime Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim hapësinor është prej komisioneve me sfidat më të mëdha në procesin e integrimit evropian. Këto ndërlidhenjo vetëm me gjendjen e përgjithshme në fushat si bujqësia, pylltaria, mjedisi e planifikimi hapësinor por edhe për shkak se trajtimi i tyre nga aspekti ligjor dhe praktik kërkon edhe kapacitete më të mëdha të Komisionit por edhe bashkëpunim më të gjerë me komisione të tjera dhe institucione. Komisioni mund të organizojë tryeza të përbashkëta diskutimi dhe aktivitete të përbashkëta të monitorimit të zbatimit të legjislacionit në mënyrë që të ketë rezultate më të efektshme. Në pjesën e bujqësisë Komisioni mund të fokusohet në dy fusha kryesore. E para të punojë në monitorimin e thuktë të ndihmave shtetërore dhe të subvencioneve në bujqësi. Kjo duhet bërë në atë mënyrë që të kërkojë llogari nga ana e Ministrisë së Bujqësisë bie fjala se përse ende importojmë produkte të cilat me vite janë subvencionuar. Komisioni të shikojë mundësinë e angazhimit të ndonjë eksperti që do të vlerësojë efektin ekonomik të subvencioneve në bujqësi, aplikimin e tyre dhe të sygjerojë ndryshimet e nevojshme. Tek bujqësia një tjetër element në të cilin Komisioni duhet të fokusohet është inicimi i politikave që inkurajojnë rritjen e parcelave bujqësore në atë mënyrë që të inkurajohet prodhimtaria bujqësore. Komisioni veçanërisht duhet të fokusohet në monitorimin e zbatimit të Ligjit Nr. 02/L- 26 për Tokën Bujqësore dhe Ligjit Nr. 04/L-040 për Rregullimin e Tokave. Të dyja këto ligje përbëjnë bazë shumë të mirë që Komisioni të inicojë ndryshime në pjesën e rehabilitimit dhe mbrojtjes së tokave bujqësore dhe bashkimit të tokave. Komisioni duhet të fillojë procedurat për monitorimin e zbatimit të Ligjit Nr. 2003/3 për Pyjet e Kosovës, plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-153 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Pyjet e Kosovës. Në të njëjtën kohë komisioni përmes thirrjes në pëgrgjegjësi ndaj ministrit duhet të kërkojë përgjegjësi për punën e Agjencionit të Pyjeve që funksionon nën Ministrinë e Mjedisit. Në anën tjetër, komisioni mund të inicojë një diskutim me komunat rreth sistemeve të ngrohjeve qendrore si masë për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve. Komisioni duhet të punojë me agjenci të pavarura. Këto agjenci, si Bordi Këshilldhënës për Mbrojtjen e Mjedisit, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale et., luajnë rol thelbësor në pjesë të rëndësishme të mandatit të Komisionit dhe si të tilla duhet të kenë vëmendjen e tij. Aktivitete të përbashkëta për mbrojtjen e lumenjëve mund të organizohen me KPMM-në dhe ministritë relevante. 7

Kjo analizë është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). 8